6 minute read

Foreword

Parathënie

Jam shqiptare. Jam vajzë, bijë, grua, motër. Jam drejtuese. Jam krenare t’i kem të tria këto cilësi.

Advertisement

Çfarë do të thotë kjo?

Jam shqiptare – Krenare që kam lindur në një vend që për mua, ngelet i pazëvendësueshëm. Pavarësisht sfidave të ashpra, përplasjeve të shumta dhe problemeve madhore që akoma ndeshim, ne ngelemi një shembull i mrekullueshëm vazhdimësie.

Historia dhe kalvaret e vendit tim mund të lexohen dhe studiohem me kërshëri nga plot studiues, aq të veçantë ngelemi. Por, së pari, vendin e veten duhet ta studiojmë, ta duam e ta krijojmë vetë ne! Jetojmë në kohëra ndryshimesh të mëdha, plot dramacitet. Kohëra delikate kur njerëzit me integritet, kanë mundësinë dhe duhet patjetër të japin kontribut e të sjellin ndryshimin pozitiv që mezi presim të gjithë. Më së tepërmi ndjehem krenare kur kuptoj se çfarë domethënie ka për mua të qënit shqiptare: Thelbësore! Sepse jam pjesë e një vendi ku njerëzit, ashtu si unë, trashëgojnë, kultivojnë dhe besojnë akoma te vlerat, parimet, traditat dhe afrimiteti njerëzor. Janë karakteristika që bazohen në elemente identifikuese shqiptare si: dashamirësia, sakrifica, respekti, modestia, kurojoja, këmbëngulja, tradita, zemra e hapur, toleranca, integriteti dhe mbi të gjitha dinjiteti njerëzor. Ka shumë karakteristika të tjera që na veshin apo i veshim vetes, e me to, përcaktojmë cilët jemi, çfarë bëjmë dhe si veprojmë. Jam grua – njëra prej 1.442.855 grave në Shqipëri. 51% e popullsisë shqiptare janë gra. Kjo shifër na jep të drejtën dhe mundësinë të jemi pjesë e marrjes së vendimeve prej të cilave, varet edhe fati ynë. Me bashkëshortët, baballarët, vëllezërit, djemtë e kolegët tanë, na vjen mirë kur jemi pjesë e përcaktimit të rrjedhave për vendin, familjet dhe punët tona. Mundësitë që ne të jemi të pranishme e ndikuese janë ende në zhvillim e sipër, por, edhe pse nuk jemi të gjitha të dukshme, rastet për të qenë kontribuuese i shfrytëzojmë qoftë individualisht, qoftë duke ndarë rolet e përgjegjësitë mes nesh, vajza e djem, burra e gra njëkohësisht për Shqipërinë. Jam drejtuese – Aktive! Luftarake! Jam njëra prej të shumtave që bëjnë përpjekje titanike për të ecur përpara e për të ndryshuar mjedisin rreth vetes. Qëllimi që më bashkon me 51% -in tjetër të bashkëkombëseve gra, është dëshira për ta parë veten aty ku duhet të jemi: në radhën e vepruesve, e jo të audiencës: krah me të tjerët, duke kontribuar të sjellim ndryshime në Shqipëri.

Ashtu si shumë gra dhe vajza të tjera, e kuptoj vlerën e të qenit bashkë në kauzën e përfshirjes, e jo të përjashtimit. Shqiptaret e mira e të mençura, vajzat dhe gratë që keni përreth në jetën tuaj, pasqyrojnë karakteristika që lënë gjurmë në punën e tyre në organizata, institucione, familje, individë dhe në gjithë shoqërinë shqiptare. Këto gjurmë nuk i lemë vetëm për shkak të kompetencave, por mbi të gjitha, për shkak të karakterit, integritetit, vetëmohimit, shpirtit të sakrificës dhe punës së palodhur që mbajmë mbi shpinë, e luftojmë që Shqipërinë, ashtu si në vargje: “ta shohim zonjë”. Të qenit shqiptare, grua dhe njeri që drejton së pari nga karakteri, e pastaj nga kompetencat, janë elementet kryesorë që më shtynë të aplikoj dhe të përzgjidhem si njëra prej drejtueseve të brezit të ri në programin e Lidershipit Ndërkombëtar nga McCain Institute në Washington DC, në vitin 2017-2018.

Në periudhën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, synimi ishte të përfaqësoja Shqipërinë me zotimin se sa të kthehesha në atdhe, do përkushtohesha për të bërë detyrën time për t’i mundësuar këto ndryshime! Në këtë kontekst u frymëzova që mes të tjerash, të ndërmarr nismën, Woman Can / Vajzat për Shqipërinë, motivuar nga programi nxitës në Institutin McCain, që në fillimet e mia aty, në Shtator 2017. E nisa sepse sot Shqipëria ka nevojë për energji dhe shembuj pozitivë nga puna e grave dhe vajzave për të cilat nuk flet pothuajse askush, nga të mirat, punëtoret, modestet që anashkalojmë, por ama që kanë rol kyç jo thjesht prej aftësisë, por mbi të gjitha, prej karakterit e personalitetit frymëzues që kanë. Washington DC dhe Tiranë, Shtator 2017 – Mars 2019

Why this book?

This book is about leadership values and principles in Albania and the role of women in that leadership circle. Women constitute 51% of the Albanian population, hence, we’re bringing the portraits of 51 women and young women representing our current and future role. This book walks you into a large female leadership circle and highlights 51 leadership traits, and introduces you to Albanian female leaders, who are not public figures. These women use these traits on a daily basis to lead those with whom they work. This was a purposeful decision, to give space, recognition, and gratitude to all those women who serve and make us proud and often are not recognized for their efforts. These women work in a variety of places and ways where their notable achievements often go unnoticed, but each day go to work at schools, hospitals, media outlets, institutions, farms, and countless other places that touch our lives. The 51 leadership traits are defined through the lives and actions of the women selected by a large group of people who contribute to the website page Women Can. I want to thank the many women and men who suggested names of these inspirational leaders, situations, and leadership traits. In conclusion, I want us all to be inspired by the emblem of Albania and Albanian women, Mother Teresa. Two of her quotes are meaningful for the Albania of today and this book in particular – “Do not wait for leaders; do it alone, person to person” and “We fear the future because we are wasting today.” We are at a moment in our time in our country to support an emerging, shared leadership structure that embraces women leaders who have been making a difference, often alone and person to person, for a long time. Let’s not waste today because we fear that change but welcome it for the power it brings for positive and meaningful change.

Disa fjalë për librin

Ky është një botim për vlerat, parimet, karakterin dhe lidershipin e heshtur të grave që me punën dhe përpjekjet e tyre, e bëjnë familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë të mbahet në këmbë çdo ditë. Por, janë aq modeste e të heshtura, saqë anashkalohen, edhe pse janë gati 1 milionë e 500 mijë. Gratë përbëjnë 51% të popullsisë në Shqipëri, prandaj edhe sjellim në këtë libër portretet e 51 grave dhe vajzave që pasqyrojnë rolin tonë të tanishëm e ndikimin për të ardhmen e përbashkët. I kam quajtur “Vajza” sepse është termi më i bukur që përmbledh jo moshën, por bukurinë njerëzore që personazhet e portretizuara, nga 10 deri në 65 vjeç, kanë në karakterin e tyre, në punë e në shpirt. Libri ju shoqëron në udhëtimin e një rrethi frymëzues vlerash dhe thekson 51 karakteristika e parime të forta njerëzore. Ato sillen tek ju jo si koncepte më vete, por si pjesë përbërëse e karakterit të 51 vajzave, që edhe pse nuk janë as të njohura, as figura publike, janë lidere të pamohueshme në punët që bëjnë individualisht. Elementet e shpjeguara në këtë libër janë sinonim i përditshmërisë së këtyre grave e vajzave, që karakterin e kanë udhërrëfyesin e tyre të funksionimit. Shprehia e këtij karakteri buron nga pasoni, sakrifica, përkushtimi, standardet dhe modestia e pakrahasueshme me të cilën punojnë prej një jete të tërë. Të 51 portretet kanë një karakteristikë të përbashkët: Modestinë. Edhe pse të përkushtuara e me rëndësi në pozicionet jopublike që kanë, të gjitha këto vajza dhe gra ruajnë thjeshtësinë dhe modestinë në arritjet e tyre, çka i bën edhe më të admirueshme si shembull për t’u ndjekur. Arsyeja për janë zgjedhur figura jopublike ishte e qëllimtë, sepse kështu i japim hapësirë, mirënjohje dhe vlerësim të gjitha atyre vajzave dhe grave