3 minute read

Data Analyst, Institute for Higher Education

Sister Elda Nikolli

Religious Sister / Teacher In the remote areas of Albania where poverty may be prevalent, Sister Elda is not distracted from her focus on working with youth and their potential or the problems that confront them as part of that process. Sister Elda is committed to being at the table where problems and their solutions are discussed. While these discussions take place in the remote, yet beautiful parts of Albania, Sister Elda is aware that 84% of online youth in Albania use either Facebook or Instagram and why she has to keep up with changing technology to be of help to them.

Advertisement

She is a leader that knows how important it is to use the new tools to engage, educate and connect with the youth. Being savvy in the technology and social media world can bring outstanding results and attract a bigger number of people to connect to the cause, conversation and solution-oriented discussions she leads as well as connect with those she serves.

Sister Elda works with groups of 15 teenagers or more, teaching them Italian, but also life lessons, love, commitment and activism. She also dedicated 100 hours a year to teach Italian to university students, who say: “We all believe we speak good Italian. Then sister Elda comes, and we realize we have a long way to go. But we do not feel the gap between where we are and where we need to be with the Italian language, thanks to her,”- said A. Marku, commenting on social media about Sister Elda. A real adaptive leader, Sister Elda embraces changes that help her serve the youth of Albania.

“I like travelling to the remote areas and time with people living there, keeping them active and engaged. I enjoy being with them because the lively, enthusiastic, and spiritually fit youth are the drivers of change for Albania. It is them who will make our future brighter. And I learn from my young friends too. Since most of them are social media users, I’ve learned how to use their communications methods and I do it with clear objective: to spark ideas, to build trust and to allow the youth to initiate discussions and ideas they can grow” – Elda Nikolli

Në zonat e thella të Shqipërisë, varfëria është akoma e pranishme. Megjithatë, Motër Elda Nikolli nuk e lejon varfërinë që të bëhet pengesë në objektivat dhe fokusin që ka. Vijon të motivojë të rinjtë, pavarësisht problemeve jetike siç është varfëria.

E përkushtuar dhe e gatshme që të udhëtojë deri në skutat me të largëta ku problemet bashkëjetojnë me njerëzit, ajo ulet e diskuton me ta për vështirësitë dhe mundësitë e zgjidhjes. Edhe pse shumë të thella, (e po aq të bukura), zonat malore të Shqipërisë mbajnë akoma brenda tyre vajza e djem që janë të pasionuar (si gjithë bashkëmoshatarët e tyre), pas internetit dhe rrjeteve sociale. 84% e të rinjve shqiptarë janë përdorues të Facebook-ut ose Instagram-it; prandaj Motër Elda e mban veten të përgatitur dhe të përditësuar po aq sa ata, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i ndihmojë “me metodat e tyre”. Motër Elda punon me grupe prej 15 a më shumë adoleshentësh a fëmijësh në ditë. Nuk u mëson të tjerëve vetëm italisht, por edhe mësime jete, dashurie, përkushtimi dhe aktivizimi. Vijon ndërkohë t’i dedikojë rreth 100 orë në vit leksioneve të italishtes për studentët e nivelit universitar. Një prej tyre shprehet: “Këtu në Shqipëri të gjithëve na duket se flasim shumë mirë italisht. Pastaj vjen motër Elda, fillon të flasë dhe aty e kuptojmë se sa shumë rrugë paskemi për të bërë. Megjithatë, jemi të ndërgjegjshëm se këto mangësi në gjuhën Italiane do t’i sheshojmë shpejt, falë aftësive dhe përkushtimit të saj” - Komenti i studentit A.MARKU në rrjetet sociale për motër Eldën. Elda Nikolli

Motër fetare / Zonja e Këshillit të Mirë / Dioqeza Rrëshen

“Më pëlqen të udhëtoj në zona të largëta, të rri me njerëzit që banojnë atje, e t’i përfshij në aktivitete të ndryshme. Të rinjtë aktivë e me botë të pasur shpirtërore, janë ata që do e ndryshojnë Shqipërinë. E kam si mision timin që të investoj kohë dhe energji duke u shërbyer komuniteteve dhe njerëzve në zona të largëta. Janë larg gjeografikisht, por edhe të lidhur me botën si të gjithë: përmes internetit e rrjeteve sociale. Prej tyre kam mësuar edhe unë se si të përdor metodat e reja të komunikimit teknologjik, që edhe të krijojnë besim tek unë e të diskutojmë për çështje që shpesh i mbajnë peng.” – Elda Nikolli