3 minute read

author at Klan Magazine

Mimoza Nogu

English Language Teacher / Runner

Advertisement

“I always try new teaching methods, or new initiatives in life. It is not easy to accept the new things. There is a resistance, within me and outside, with the students or colleagues. However, resistance to change should not become the barrier in our willingness to grow. I can never settle for what I know and what I love in my class to develop, together with students, the ability to learn, de-learn and re-learn. There can be no limitations on learning. The human mind is bigger than any barriers we have invented, hence, keep learning” – Mimoza Nogu Mimoza is an English teacher, a runner, an enthusiast of new initiatives and a young woman who is not afraid to seek changes in her career, inspiring others to do the same.

She is fully aware of her strengths and she has developed her leadership style in her ability to adapt to sudden changing circumstances, often those she creates. She turns obstacles into opportunities in class and in life, never abandoning her curiosity and willingness to constantly learn and grow. When the alternative methods of e-learning and Service-Learning Approach were introduced in Albania, Mimoza was the first one to volunteer and insert those methods in her teaching. She teaches at least 5 classes a day with the new methods and now feels more comfortable, as students have finally embraced it. “When I overcome the resistance to change, I see how I become better in my critical thinking and determination to push forward. I notice this in my running endeavors and use the lessons I learn in sport as examples of growth and determination in class, to motivate my students,” says Mimoza, a true determined and charismatic leader.

Mimoza është vrapuese, mësuese anglishteje dhe sipërmarrëse që i pëlqejnë nismat e reja. Nuk e njeh frikën për të ndryshuar karrierën, për të marrë drejtime të reja në jetë apo për të rrezikuar nën çadrën e të nxënit. Është plotësisht e vetëdijshme për pikat e saj të forta dhe e ka krijuar stilin e vet të punës bazuar mbi aftësinë për t’u përshtatur, sado të papritura të jenë situatat (veçanërisht ato që krijon vetë). Mimoza i kthen pengesat në mundësi, në klasë dhe në jetë, duke mos hequr dorë nga kurioziteti dhe dëshira e saj për të mësuar e për t’u rritur vazhdimisht në shumë drejtime, aktualisht, edhe në administratë.

Disa vite më parë, kur në Shqipëri mbërritën metoda të reja të të nxënit online apo ato të shërbimit komunitar, Mimoza ishte vullnetarja e parë që i përqafoi pa hezitim për t’i përdorur në orën e saj. Pikërisht me metodat interaktive ajo jep mësim 5 orë në ditë dhe ndjehet e realizuar kur sheh se edhe nxënësit e mirëpresin dhe kanë rezultate më të mira falë saj. “Kur arrij ta kapërcej frikën e ndryshimit, vë re sa shumë përmirësohem në analizën kritike dhe vendosmërinë për më tej. Këtë e shoh edhe në aktivitetin tim të ri: atë të vrapimit. Mësimet që marr nga sporti i atletikës, i përdor si shembuj motivimi në klasë apo në punë. Janë shembujt që pëlqehen më shumë”- thotë Mimoza, e cila veçohet për vullnetin dhe kuriozitetin për të mësuar në çdo kohë. Mimoza Nogu

Mësuese anglishteje / Atlete / Këshilltare

“Më pëlqen të eksperimentoj në mësimdhënie, ama vë re se në klasë, ka njëfarë rezistence ndaj ndryshimit. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shndërrohet në pengesë për t’u rritur. E kemi përqafuar aftësinë të mësojmë, të çmësojmë dhe të rimësojmë. Tek e fundit nuk ka as korniza, as kufi tek të nxënit. Mendja e njeriut është më e madhe sesa çdo barrierë që kemi shpikur, prandaj nuk kemi pse përdorim justifikime. Mos ndaloni kurrë së mësuari!” – Mimoza Nogu