Drita Islame, Korrik 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 7 (366) | Korrik 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

KORRIK 2013

Di

1


2

Di

KORRIK 2013


KORRIK 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 7 (366) Korrik, 2013 ISSN 2226-7115

5

Ramazani, shkolla e vlera të larta njerëzore

6

Fokus

7

Aktualitet

Tirazhi 5000

12 Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial

Ramazani gjallëron tradita të bukura

- Akreditohet Universiteti Bedër - Kryetari i KMSH, Haxhi Selim Muça shpallet "Qytetar Nderi" i Shkodrës - Turqia mbledh ndihma për xhaminë e re të Tiranës - Viti i xhamive të reja

Forum Wakil Ebu Mujahid Sheriati dhe e drejta

14

Komente & Opinione Emrie Skuka

Besimi islam është domosdoshmëri në jetën tonë

18

Dossier & Histori Edmond Sharka

Myslimanët shqiptarë në SHBA

22 26

34

Personalitet

37

Bota jonë

40 44

Agjërimi, disiplinë morale, shpirtërore, fizike e shoqërore

Bota jonë Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla

Bota jonë Xhemal Balla

Agjërimi, Nata e Kadrit, zbritja e Kur'anit

47

Psikologji Altin Torba

Nëse dëshiron të bëhesh lider

50

Familja Aisa Kokiçi

Fëmijë të varur pas kompjuterit

52

Kur'an

Shëndeti Fatih Kolbay

Funksionet e mrekullueshme të lëkurës së njeriut

Durimi në Kur'an

Hadith Elton Harxhi

54

Foto Arkiv

56

Xhamia e vjetër në Lushnje

Haxhi Hafiz Sabri Koçi

Të mirat mjekësore dhe shpirtërore të Ramazanit

Dëlirësia është virtyt i myslimanit

30

Retrospektivë Hafiz Sabri Koçi Hytbe me rastin e festës së Bajramit të Ramazanit

Komente & Opinione Nuredin Nazarko

Pse duhet të arratisemi nga mendimi?

16

32

Kuriozitete - Diplomohet 100 vjeçe - Telefoni që kushton vetëm 1 stërlinë

Faqja juaj Feim Hoxha

Kur natyra "ankohet"!

4

Di

KORRIK 2013


Editorial “O ju që besoni! Agjërimi është bërë obligim për ju, ashtu siç u qe bërë obligim edhe atyre që ishin para jush, që ju të jeni të devotshëm.” (2:183)

RAMAZANI

SHKOLLA E VLERAVE TË LARTA NJERËZORE Ramazani, muaji i agjërimit, muaji i namazit të natës, muaji i leximit dhe i këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, muaji i shpëtimit nga zjarri, përfshin të gjitha rrethinat që janë përreth në shpirtin e të drejtës, të virtytit dhe të dhembshurisë. Ramazani është pranuar si një muaj i rëndësishëm në shoqërinë islame për zbatimin e drejtësisë shpirtërore. Në këtë muaj nuk ka ndryshim midis stomakut të të varfërit e atij të të pasurit. Gjatë këtij muaji ne luftojmë me dëshirat tona të natyrshme legale, në mënyrë që të mund të fitojmë vullnetin për të braktisur mëkatet dhe dëshirat tona të ndaluara. Ramazani është një periudhë vetedukimi për fuqizimin e ndjenjave shpirtërore. Duke agjëruar hiqet dorë prej gjërave të zakonshme, që janë e drejta jonë më e natyrshme, prej gjërave të ndaluara si: gënjeshtra, shpifja dhe thashethemet. Ramazani na dhuron të vërtetën, fuqinë dhe lirinë gjatë ditëve të urisë dhe të etjes, sepse gjatë lutjeve dhe zbatimit të urdhërave të Allahut, agjëruesi ndjen liri dhe pavarësi të plotë. Agjërimi është disiplina më e drejtë e të gjithë disiplinave shpirtërore për çdo mysliman, mashkull e femër. Qëllimi i të ushqyerit shpirtëror është aftësimi i njeriut për të arritur afërsinë me Zotin e për të përfituar kënaqësinë e Tij. Agjërimi është lartësim i shpirtit, ushtrim për forcimin e trupit dhe nxitës për bamirësi. Ai është mbrojtës i njeriut. Në trupin e uritur zemra bëhet e pastër, zgjatet intelekti dhe shkëlqen intuita, ndërsa ngopja

e verbon zemrën dhe e turbullon mendjen. Agjërimi është akti më intim i devotshmërisë. Ai edukon, formon, rilind, disiplinon, fisnikëron dhe zhvillon të bukurën, atë që është humane dhe e dobishme. Prandaj ai duhet të jetë përpjekje për fisnikërimin e vetes me moral hyjnor. Ramazani është një muaj unik i vetanalizës, i rishikimit të vlerave morale e shpirtërore, i ekzaminimit kritik të portretit shpirtëror. Në këtë periudhë besimtarët përpiqen që t’ia dedikojnë sa më shumë kohën Allahut, e prandaj ky muaj është koha e të vjelave të fryteve të veprimeve tona. I dërguari i Allahut ka thënë: “Për çdo vepër të mirë njeriut i dhurohet rritja e shumëfishtë nga 10 – 700 herë’. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: “Agjërimi është një përjashtim sepse ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblej aq sa Unë do të dëshiroj…” Ramazani është muaji i durimit, kurse shpërblimi i durimit është Xheneti. Ramazani është muaji i barazisë, i shtimit të mirësisë, gjesti i dikujt që i jep iftar një të agjëruari mund të bëhet pretekst për faljen e mëkateve të tij dhe për shpëtimin nga Xhehenemi. Ata që e trajtojnë Ramazanin si muaj të urisë së ditës, ngopjes së natës dhe leximit formal të Kur’anit, nuk do të kenë kurrfarë dobie prej tij. Ndërsa ata që e konsiderojnë si shkollë për përtëritjen e besimit dhe edukatës, për forcimin e shpirtit dhe vazhdimin e një jete më të mirë, do të kenë dobi prej tij, do të fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe shpërblimin e premtuar prej Tij.

KORRIK 2013

Di

5


Fokus

RAMAZANI

Myslimani e ka detyrë që çdo punë apo alë ta nisë me emrin e Allahut, sepse falënderimi i Tij është detyrë parësore. Falënderimi që myslimani bën për Krijuesin e vet, del në pah akoma më shumë gjatë adhurimeve që ai kryen, sidomos gjatë agjërimit, sepse ai e kryen në bindje të urdhrit të Krijuesit dhe vetëm për Krijuesin e tij. Afrimi i Ramazanit, muajit të agjërimit, sjell edhe një lloj impenjimi për myslimanët, të cilët përgatiten moralisht e shpirtërisht për të kryer këtë ritual vjetor. Edhe pse tek ne feja u ndalua për gati 25 vjet, regjimi i vjetër nuk e pati kurrsesi forcën për të shuar dritën e besimit te Zoti në zemrat e myslimanëve shqiptarë. Fillimet e zhvillimeve demokratike, sollën menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit dhe të ringritjes së institucioneve fetare. Natyrisht besimtarët myslimanë, panë me sytë e tyre të konkretizur alën e Zotit në Kur’an “Kur erdhi ndihma e Allahut...”, dhe vërtet ishte vetëm ndihma e mëshira e të madhit Zot që bëri të mundur që edhe ne të gëzojmë të drejtat dhe të praktikojmë lirisht fenë tonë, si qytetarë të një vendi demokratik. Është fakt se qysh në vitin e parë të lejimit të praktimit të besimit u konstatua ringjallja e traditës së hershme, tradita e bukur e kujdesit të amvisave, që Ramazani të gjallërohej edhe me një guzhinë më të zgjedhur, madje edhe me disa gatime karakteristike. Pa dyshim është mëshira e të madhit Zot për robtë e Tij që i mbush me besim e me hare zemrat e besimtarëve, sa herë që ata i drejtohen Krijuesit të tyre dhe kërkojnë ndihmën e Tij. Shqiptarët prej 23 vitesh po përjetojnë atë atmosferë gëzimi, hareje e kënaqësie të veçantë që krijohet gjatë muajit të mirësisë, muajit të mëshirës, muajit të Kur’anit. Myslimanët shqiptarë, krahas agjërimit, në këtë muaj të bekuar, kanë kujdes të veçantë të jenë humanë në të tërë kuptimin e alës dhe ky humanizëm gjen shprehjen e tij të plotë, jo vetëm në kryerjen e agjërimit, por edhe në atë mirësjellje e mirësi tradicionale, të shoqëruar me një bujari të shtuar dhe me atë mikpritje e sajdisje të veçantë me të cilën myslimani pret mikun që i vjen si mysafir në shtëpi për të ndarë iftarin së bashku. Ne si populli kemi tradita shumë të bukura për të festuar këtë muaj kaq të dashur një pjesë e të cilave kanë filluar të

6

Di

KORRIK 2013

GJALLËRON TRADITA

TË BUKURA

ringjallen. Nuk mendohej kurrë që iftari të kalohej vetëm me pjesëtarët e familjes, sepse ishte nderim i veçantë që kryefamiljari, ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ishin të ftuar për iftar te fqinjët, te miqtë e farefisi, madje kaq rëndësi i jepej këtij zakoni, saqë iftaret ishin të rezervuara ende pa nisur Ramazani. Të gjithë e kemi vënë re se sa me kënaqësi e përgatisin amvisat tona iftarin, madje si pa e kuptuar edhe vetë ato, gatuajnë më shumë se sa ka nevojë familja. Duket sikur diçka e brendshme i shtyn që të jenë të përgatitura për ta shtuar bujarinë e shtëpisë dhe për ta respektuar mikun që vjen e nderon shtëpinë e tyre. Amvisat tona kanë filluar me kohë të rezervojnë diçka më shumë për ta pasur vetëm për këtë muaj dhe shpesh i dëgjojmë t’i thonë sho-shoqes se gjellët e iftarit i shton vetë i madhi Zot. Ato nxitojnë që iftarin ta servirin sa më shpejt, sepse dalëngadalë afron edhe koha për të shkuar në xhami për të falur namazin e Teravisë.


Aktualitet

VENDI

Akreditohet Universiteti Bedër Universiteti Bedër përfundon procesin e akreditimit. Pas një pune të gjatë, të nisur rreth një vit më parë, me firmosjen e urdhrit nr.223. datë 4.6.2013 nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përputhje me vendimin nr.469, datë 3.5.2013 të Këshillit të Akreditimit, universiteti ka marrë akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit në nivelin bachelor dhe master. Procesi nisi me ngritjen e grupit të vetëvlerësimit të brendshëm, i cili udhëhoqi të gjithë procesin e akreditimit. Pas përgatitjes dhe dorëzimit të raporteve të vetëvlerësimit institucional dhe raporteve për çdo program studimi, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ngriti grupin e ekspertëve të jashtëm. Ekspertët e jashtëm vlerësuan informacionin e paraqitur nga raportet e vlerësimit të brendshëm dhe më pas i dorëzuan APAAL-it konkluzionet e tyre, në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara për procesin e akreditimit.

Universiteti Hëna e Plotë Bedër pajiset me certifikatën e cilësisë ISO 9001: 2008 Një tjetër vlerësim për cilësinë që ofron Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Pas përfundimit me sukses të procesit të akreditimit, Universiteti Hëna e Plotë Bedër është pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001: 2008 e cila është një standard ndërkombëtar lidhur me sistemin e menaxhimit të cilësisë. Ky standard është i zbatueshëm për çdo institucion që operon në aktivitete dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshi këtu edhe arsimin. ISO 9001:2008 bazohet në tetë parimet e menaxhimit të cilësisë të cilat janë thelbësore për mirëfunksionimin e institucionit. Në rastet kur zbatohen plotësisht, këto parime mund të ndihmojnë në përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë. Kjo certifikatë është një tregues i rëndësishëm i vlerësimit ndërkombëtar që i bëhet universitetit dhe vjen si një garanci për të gjithë ata që studiojnë në këto auditorë, por edhe studentët e ardhshëm si dhe prindërit e tyre.

Më pas Këshilli i Akreditimit pranë agjencisë mori vendimin për akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit që ofrohen në universitet. Ky është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e këtij institucioni të arsimit të lartë, si edhe certifikimi i standardeve të larta që ofron. ÇFARË ËSHTË PROCESI I AKREDITIMIT? Procesi i akreditimit është një proces, nëpërmjet të cilit një organ qeveritar, joqeveritar ose privat vlerëson cilësinë e një institucioni të arsimit të lartë në tërësi ose të një programi të veçantë studimi, në mënyrë që të njohë zyrtarisht plotësimin minimal të standardeve të cilësisë. Rezultati i këtij procesi zakonisht është dhënia e një statusi (një vendim po, jo ose me kusht) të njohjes ose dhënia e licencës për të ushtruar aktivitet brenda një afati kohor. KORRIK 2013

Di

7


Kryetari i KMSH, Haxhi Selim Muça shpallet "Qytetar Nderi" i Shkodrës

Ditën e shtunë më 15 qershor 2013, gjatë aktivitetit fetaro shkencor, Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, Këshilli i Bashkisë Shkodër i ka akorduar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës. Titulli iu dorëzua nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër z. Bardhyl Lohja. Kreu i KMSH, pas marrjes së këtij titulli u shpreh: “Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem qytetar nderi i Shkodrës, qytetit të dijes, kulturës dhe vlerave islame”.

PERSONALITETET E TJERA QË U DEKORUAN GJATË KËTIJ AKTIVITETI: 1. H. Hafiz Abaz Golemi (1870-1925) 2. Hafiz Adem Kazazi (1880-1944) 3. Hafiz Halit Bushati (? – 1916) 4. Haxhi Ibrahim Kaduku (1869 – 1949) 5. Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943) 6. Haxhi Hafiz Jusuf Kelmendi (1876 – 1943) 7. Jusuf Efendi Tabaku (1797-1904) 8. Sheh Shaban Domnori (1868 – 1934) 9. Hafiz Musa Dërguti (1888-1961) 10. Hafiz Myrteza Vuci (1891-1954) 11. Sheh Qazim Hoxha (1893 – 1959) 12. Hafiz Sabri Bushati (1889 – 1971) 13. Myderriz Selim Efendi Çoba (? – 1900) 14. Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia) (1814 – 1891) 15. Hafiz Sheuqet Boriçi (1884 – 1965) 16. Vehbi Ismaili (1919 – 2008) 17. Xhemal Naipi (1887 – 1955) 18. Hafiz Ymer Bakalli (1880 -1953) 19. Sheuqet Muka (1887 – 1967) 20. Qazim Rroji

Nderohen personalitetet e kulturës islame në Shkodër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Shkodër, organizuan më 15 qershor 2013, aktivitetin fetaro-shkencor: Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, ku u promovua libri me të njëjtin titull, botim i KMSH-së dhe u dekoruan nga Këshilli i Bashkisë Shkodër personalitetet më të larta islame të këtij qyteti. Të pranishëm në këtë eveniment ishin përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si: Kryetari Haxhi Selim Muça, Nënkryetari z. Bujar Spahiu si dhe Drejtori i Kulturës në KMSH, z. Genti Kruja, përfaqësues nga pushteti lokal, Myftinia Shkodër, qytetarë e besim-

8

Di

KORRIK 2013

tarë të shumtë. Në alën e tij përshëndetëse Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, pasi shprehu kënaqësinë e tij që gjendej në Shkodër, në vendin e kulturës dhe dijetarëve të shquar, falënderoi Këshillin Bashkiak për vlerësimin që i kanë bërë personaliteteve më të larta islame të këtij qyteti. “Ne sot nderojmë dhe promovojmë gjurmët e ndritshme dhe kontributet e vyera të 100 personaliteteve shqiptare të kulturës islame dhe veçanërisht të disa prej figurave më të shquara të Shkodrës, mbarë Shqipërisë, por edhe me gjerë se kaq. Në fakt, ne, duke i nderuar dhe përkujtuar prijësit


myslimanë shqiptarë, kemi nderuar veten tonë sepse hadithi i Profetit Muhamed a.s. thotë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.” Kështu, këta dijetarë dhe ulema janë rruga e Profetit, që ne mundohemi të ndjekim çdo ditë. Sot, brezat e rinj, kanë një motiv më shumë për t’u ndjerë krenarë me jetën dhe veprën e intelektualëve të nderuar dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, të cilët punuan dhe vepruan gjatë gjithë jetës, për të mbjellë harmoni, dije, përkushtim, kulturë, qytetari dhe mbi të gjitha paqe në shoqëri. Këto cilësi dhe virtyte, për të cilat punuan dhe vepruan, bënë që shqiptarët të jenë më të lidhur dhe më të afruar me njëri-tjetrin, më solidarë me nevojtarin, më bashkëpunues me çdo njeri, pavarësisht përkatësisë së tij fetare. Kjo e bën edhe më tërheqëse veprën dhe jetën e këtyre burrave të shquar të besimit dhe kombit. Shkodra, sot më shumë se kurrë duhet të ndjehet krenare për këta burra të shquar, që na mësuan dhe na mëkuan çdo të mirë për jetën e sotme dhe të përtejmen. Nderim dhe respekt për hoxhallarët e urtë të Shkodrës”, u shpreh z. Muça. Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, në referatin “Kontributi i Prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes kombëtare”, theksoi rolin dhe kontributin e myslimanëve në zgjimin e ndërgjegjes e vetëdijes kombëtare si dhe krijimin e shtetit shqiptar. “Një rol të rëndësishëm në historinë e kombit tonë kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin prijës myslimanë, ku në kushtet dhe rrethana të ndryshme dhe shpesh herë mjaft të vështira, punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë. Në këtë rast, një kontribut të rë-

ndësishëm në këtë fushë, kanë dhënë shumë personalitete shqiptare të kulturës islame”, nënvizoi z. Kruja. Ndërkohë myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, në alën e tij përshëndetëse, u shpreh se liria e besimit ishte një nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë dhe se të gjithë myslimanët e sotshëm janë duke ecur në gjurmët e të parëve tanë, pa të cilët, siç u shpreh ai, nuk do të ishim këta që jemi sot. Në nder të figurave që kanë kontribuuar në Shkodër, por jo vetëm, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka nderuar me titujt “Qytetar Nderi” 20 personalitetet më të shquara të kulturës fetare islame, për kontributin e tyre të palodhur në përhapjen Islamit dhe në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në periudha të ndryshme të historisë. Titujt u janë shpërndarë familjarëve të hoxhallarëve të shquar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër dhe Nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu. Surpriza e këtij aktiviteti ishte dekorimi me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” i hirësisë së tij Haxhi Selim Muçës, duke shënuar kështu edhe titullin e parë që i jepet një personaliteti për së gjalli. Gjithashtu në këtë organizim u kënduan pjesë kuranore si dhe u recitua një poezi e Sheh Ahmet Shkodrës nga mjeshtri i madh i skenës shqiptare aktori Bujar Asqeriu. Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët në trojet e veta sapo kanë kaluar vitin jubilar të 100 vjetorit të ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar. Në kuadër të këtij jubileu, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori iniciativën e organizimit të shumë aktiviteteve, konferencave e botimeve, për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare te shqiptarët.

Turqia mbledh ndihma për xhaminë e re të Tiranës Me një urdhëresë të Entit për Çështjet Fetare (Diyanet), në Turqi ka nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave në të gjitha xhamitë e vendit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Sipas shkresës së Diyanetit turk është parë e arsyeshme fillimi më 21 qershor 2013 në të gjitha xhamitë në Turqi i

fushatës së ndihmës me qëllim për të kontribuar në ndërtimin e “Xhamisë Qendrore të Tiranës”, duke u shprehur se shqiptarët kanë shumë nevojë për një faltore, sidomos besimtarët e Tiranës, të cilët e ushtrojnë besimin e tyre në hapësira të papërshtatshme. Ndihmat do të mblidhen përmes ekspozitave dhe vendKORRIK 2013

Di

9


osjes së kutive në ambientet e xhamive pas namazit të ditës së premte. Fushata do të vazhdojë deri më datë 5 korrik 2013. Myftinitë e prefekturave dhe nënprefekturave janë ngarkuar me detyrën për të marrë masat e duhura për të siguruar që fushata e ndihmës të realizohet në formën e duhur. Guri i themelit për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës është vendosur në vitin 1993 me një ceremoni ku kishin marrë pjesë Presidenti i kohës Sali Berisha dhe Kreu i Komunitetit Mysliman, i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi. Pas dy dekadash, ky gur u rivendos në 20 prill 2013 për të sjellë një projekt të ri, i cili sipas arkitektëve do të zbukurojë Tiranën. Përveç të qenit një vend për adhurimin e Zotit, xhamia e re e kryeqytetit shqiptar do të jetë një kompleks shumë funksional, për të gjithë shqiptarët. Xhamia e re do të jetë e një stili ballkanas dhe do të përfshijë në të edhe elementë arkitekturorë shqiptarë. Ajo do të jetë e lartë rreth 35 metra, ndërkohë që do të ketë 4 minarè, 55 m të larta. Kompleksi i ri në qendër të Tiranës është projektuar nga

arkitekti turk, Muharrem Hilmi Senalp, i njohur për veprat e tij në Turqi, Gjermani, Bosnjë, Japoni dhe Australi.

Viti i xhamive të reja Viti 2013 ka qenë edhe viti i ndërtimit të xhamive të reja dhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe për mbarë besimtarët myslimanë në vend. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë inauguruar dhjetëra xhami të reja dhe përuruar dhjetëra rikonstruksione të xhamive ekzistuese. Më poshtë janë shkëputur pjesë nga kronikat për ndërtimin e xhamive të reja gjatë muajve të fundit. KUÇ, SHKODËR | 18 PRILL 2013 Ditën e enjte, më 18 prill 2013, në prag të namazit të mesditës, Myftinia Shkodër ka organizuar ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Kuç, Komuna Guri i Zi. Xhamia e re e fshatit Kuç, vjen në vazhdën e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Shoqatën Bamirëse “Mirësia”, që ka arritur të ndërmjetësojë me një grup bamirësish nga Bahrejni, për ndërtimin e kësaj xhamie të re. SUL, DEVOLL | 3 MAJ 2013 Ditën e premte, datë 3 maj 2013, në Sul të rrethit të Devollit është inauguruar xhamia e re e këtij fshati. Besimtarët myslimanë të Sulit në rrethin e Devollit, tashmë do t’i kryejnë ritet fetare në xhaminë e re të fshatit të tyre. Në

SUKTH, DURRËS

ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, Nënkryetari Bujar Spahiu, Myftiu i Zonës Korçë, Qazim Muçi, Myftiu i Devollit, Artur Vrenozi, Kryetari i Komunës Miras, z. Kryeart Sejdo, drejtori i Medresesë së Korçës, z. Omer Çallësh etj. SUKTH, DURRËS | 31 MAJ 2013 Në prani të drejtuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të kryesuar nga Kryetari H. Selim Muça, myftiut të Gostivarit Shaqir Fetahu si dhe besimtarëve e banorëve të shumtë, u inaugurua xhamia e re e fshatit Sukth të Durrësit. Xhamia e ndërtuar në qendër të Sukthit ka si pjesë të saj klasa të posaçme për zhvillimin e kurseve të Kur’anit dhe mësim-besimit si dhe ambiente të tjera shërbimi. Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, në alën e tij uroi përzemërsisht të pranishmit për këtë investim të rëndësishëm, duke vlerësuar rolin e xhamisë shqiptare në periudha kyçe të historisë së Islamit dhe kombit shqiptar. YRSHEK, TIRANË | 31 MAJ 2013 Në të njëjtën ditë u inaugurua edhe xhamia e fshatit Yrshek të komunës Kashar në Tiranë, të cilës i është bërë një rikonstruksion total. Në alën e tij përshëndetëse myftiu i Tiranës Ylli Gurra, theksoi rëndësinë që ka ndërtimi i një xhamie, vend adhurimi për besimtarët myslimanë të cilët po shtohen dita-ditës. Ai gjithashtu falënderoi donatorët

10

Di

KORRIK 2013


për këtë dhuratë që i kanë bërë banorëve të kësaj zone.

SUL, DEVOLL

QATROM, KORÇË | 4 QERSHOR 2013 Në Qatrom të Korçës është inauguruar më 4 qershor 2013, xhamia së bashku me qendrën e re shëndetësore të fshatit, investim i një grupi donatorësh nga Kuvajti i realizuar nën kujdesin e fondacionit “Mirësia”. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, H. Ylli Gurra, kancelari Ali Zaimi, nënkryetari Gazmend Aga, myftiu i Zonës Korçë, H. Qazim Muçi, përfaqësues të institucioneve të rrethit, të pushtetit lokal, përfaqësues të shoqatave bamirëse, besimtarë e banorë të zonës. BATHORE, TIRANË | 3 QERSHOR 2013 Më 3 Qershor 2013 është përuruar qendra kulturore fetare në Bathore. Kjo qendër e konceptuar si kompleks multifunksional e ndërtuar pranë xhamisë, është e përbërë nga klasa, biblioteka dhe ambiente shërbimi për aktivitete fetare e kulturore. Aty do të zhvillohen kurse të mësim-besimit, Kur’anit, gjuhëve të huaja, etj. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Spahiu, u shpreh se ndërtimi i qendrave të tilla në Shqipëri është shumë i domosdoshëm pasi ato gjallërojnë jetën kulturore e fetare të zonës në të cilën ndodhen. Ndërtimi i Qendrës u financua nga shoqata kuvajtiane “Bejtuz Zekat”. BEGAJ, TROPOJË | 14 QERSHOR 2013 Fshatit Begaj të Tropojës iu shtua edhe një objekt kulti, një xhami e re, ku besimtarët myslimanë do të kenë hapësirën e tyre të nevojshme për të kryer faljet ditore.

SELITË, TIRANË

Përfundimi i punimeve të kësaj xhamie do të shënohej me ceremoninë e inaugurimit të saj, e cila u zhvillua ditën e premte, dt. 14.06.2013. Ndërtimi i kësaj xhamie u financua nga një grup donatorësh nga Kuvajti kurse zbatimi i projektit u realizua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. SELITË, TIRANË | 28 QERSHOR 2013 Më 28 qershor 2013, pak ditë para fillimit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë - Myftinia Tiranë, organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Selitë të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik. Të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi, ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, zyrtarë të tjerë të KMSH-së, Kryetari i Komunës Farkë Fatbardh Plaku, drejtues të shoqatave partnere, imamë të xhamive të qytetit, si dhe mjaft besimtarë e banorë të zonës. Kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça, falënderoi të pranishmit, donatorin që kontribuoi për ngritjen e xhamisë, si dhe firmën që mori përsipër ndërtimin e saj, përgëzoi të gjithë ndërtuesit e xhamive të tjera që janë ndërtuar kohët e fundit dhe nënvizoi se këto janë ndër xhamitë më të bukura në Shqipëri. Gjithashtu z. Muça u shpreh se “Tiranës iu shtua edhe një xhami e re dhe e bukur, por bukurinë më të madhe ia shton prezenca juaj gjatë faljes në të dhe uroj që ashtu siç është mbushur sot plot e përplot kjo xhami të mbushet çdo të Xhuma apo dhe pesë herë në ditë”. Në përmbyllje të alës së tij, Kryetari Muça është lutur që kjo xhami të shërbejë për besimtarët e kësaj zone si pikë orientimi në rregullimin e jetës së tyre fetare e shoqërore. KORRIK 2013

Di

11


Forum

WAKIL ABU MUJAHID

SHERIATI DHE E DREJTA Qeverisja islame në shekullin XXI

Viti 2011 përfundoi me ndryshime të pakthyeshme në Lindjen e Mesme, ku hegjemonia e disa diktatorëve u përmbys nga popujt e tyre nën zgjedhë. Sakrifica dhe dëshira për ndryshim e popullit të Sirisë dhe Jemenit vazhdoi edhe në 2012. Ka një dyshim të zbehtë që bota do të jetë dëshmitare e kolapsit të të tjera regjimeve diktatoriale në rajon. Ndërsa myslimanët e Lindjes së Mesme vazhdojnë të gjakosen për t’u çliruar nga zinxhirët e diktaturës, debati për të ardhmen vazhdon. Për shembull, në Egjipt, edhe pse ancien regime ka mbetur i pacenuar, zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në fund të nëntorit të 2011, ndërkohë që presidencialet priten të mbahen në korrik të 2012. Sidoqoftë, çështja e mënyrës dhe karakterit të qeverisjes nuk është përfolur akoma, edhe pse roli i Islamit në ndërtimin e shtetit është i pashmangshëm dhe influenca e tij mbetet e qartë. Aleanca tripalëshe anglo-frako-amerikane është gjendur kujdesshëm mes këtyre ndodhive, pasi synon të shfrytëzojë shpirtin protestues për të vendosur brezin e udhëheqësve të tyre, që do u mundësojnë siguri dhe mbështetje të mëtejshme për interesat perëndimore në rajon. Në këto rrethana të rrëmujshme, dilema nëse Islami mund të vendosë të drejtën është në mendjet e shumë perëndimorëve. Në fund të fundit, askush nuk do që të rikthehen ditët e Mubarakut, Ben Aliut dhe Gadafit. Njerëzit duan një autoritet të përgjegjshëm, transparent dhe të drejtë. Ky artikull përshkruan se si Sheriati mund të përmbushë shpresat dhe pritshmërinë e miliona protestuesve, duke

12

Di

KORRIK 2013

siguruar që e drejta është vendosur. Ky artikull ilustron historinë islame dhe vë në pah se si ligji islam ka garantuar të drejtën shumë shekuj para se europianët mund të kenë ëndërruar për standarde të tilla. Këtu argumentohet që drejtësia në botën myslimane mund të ndërtohet vetëm përmes ligjit islam. PËRKUFIZIMI I SË DREJTËS Para se të bëjmë këtë përkufizim, është e rëndësishme që të largojmë disa keqkuptime. Njëri syresh është bindja e shumë politikanëve perëndimorë që e drejta është monopol i demokracisë laike perëndimore.1 Fjala vjen, Thomas Bingham-i, ish-kryetar i gjykatave angleze, ka thënë: “Ka patur debate nëse e drejta mund të ekzistojë pa demokraci. Disa kanë argumentuar që është e mundur.”2 Supozimi i Bingham-it bazohet në konceptin e gabuar që qeverisja e mirë mund të jetë rezultat vetëm i demokracisë. Deri më sot Perëndimi ka shfaqur demokacinë si të vetmin sistem të përshtatshëm për njerëzimin, por ka dështuar të bindë botën myslimane që demokracia është ilaçi i të gjitha sëmundjeve të saj. Mark Welton ka vërejtur me vend se “demokracia është një term me vlera të larta, që mbart konotacione pozitive për amerikanët dhe europianët. Por, i njëjti koncept që përdoret pa kriter nga politikanët perëndimorë, perceptohet në Lindjen e Mesme arabe si kod, si 1. Lordi Goldsmith QC, “Qeverisja dhe e drejta në Epokën Moderne”, leksion i mbajtur më 22 shkurt të vitit 2006 (ish Prokuror i Përgjithshëm i Anglisë). 2. Thomas Bingham, “The Sikth Sir David William Lecture” (leksion i mbajtur në 2006), fq.35.


“maska” e përpjekjeve perëndimore për të rizaptuar territoret arabe dhe për të grabitur resurset e tyre natyrore”.3 Burimet islame ligjore dhe historike e hedhin poshtë maskën e sugjeruar që e drejta është e vetmja një qasje e Perëndimit. Welton-i shkruan: “Koncepti që i vishet ‘së drejtës’ është në fakt një vlerë ligjore dhe politike që e ndan si Perëndimi ashtu edhe Islami. E, nëse gdhendet siç duhet, mund të sigurojë një strukturë të dobishme për diskurs dhe kuptueshmëri më efektive midis këtyre dy traditave.” Pra, çfarë kuptojmë ne me parimin e së drejtës? Le t’i hedhim një sy përkufizimit të Bingham-it, i cili thotë që nën këtë parim “të gjithë personat dhe autoritetet brenda një shteti, qofshin publikë a privatë, janë titullarë të të vepruarit në të mirë të ligjeve që njihen dhe që janë në perspektivë, të cilat administrohen në gjykata”4. Në parim, Islami nuk ka asnjë kundërshtim me këtë përkufizim, madje ky i fundit manifestohet edhe në strukturën ligjore dhe politike të Islamit.5 E drejta kërkon që ligji të jetë i qartë dhe i arritshëm në mënyrë që qytetarët e një shteti të jenë të vetëdijshëm për kufijtë e ligjit, të cilit duhet t’i binden. E drejta kërkon që qeveria të garantojë të drejta themelore bazë, si prezumimi i pafajësisë, derisa të vërtetohet fajësia me vendim gjykate; të mos ketë vonesa arbitrare që cenojnë procesin e rregullt ligjor, si dhe e drejta për gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Të gjitha organet ekzekutive dhe juridike duhet ta zbatojnë të drejtën, sepse askush nuk qëndron mbi ligjin.6

të Perëndimit. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Profetët u kanë prirë bijve të Israelit. Kur një profet ka vdekur, një tjetër e ka zëvendësuar atë, por nuk do të ketë profet të tjerë pas meje. Shpejt do të ketë mëkëmbës, dhe ata do të jenë shumë. Përmbusheni besnikërinë (premtimin e besnikërisë) ndaj tyre dhe jepjuni atyre hakun. Allahu do t’u kërkojë llogari për atë që Ai ju besoi.”7 Kalifati është kujdestari i njerëzve dhe detyra e tij është të sigurojë që sheriati është realizuar; kështu që, drejtësia të mbizotërojë. Allahu thotë: “E nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët.”8 Në kalifat nuk ka hierarki të burimeve të së drejtës9, sepse ligji nuk ka zbritur nga njeriu, por nga Krijuesi i tij. Allahu thotë: “Prandaj, gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu.”10 Gjithashtu: “Urdhri (ose gjykimi) i takon vetëm Allahut.”11 Ligjeve të Allahut u takon sovraniteti (sheriatit), e jo njerëzve. Kalifati përhap sheriatin në vendet e Islamit. Imam Ebu Hasan el-Mawardi ka thënë: “Imamati është në vazhdën e profetëve, për të mbrojtur besimin (Islamin) dhe për të rregulluar problemet e kësaj bote.”12 Kështu, e drejta bazohet në sheriat. Ashtu siç thotë Welton-i: “Edhe bota islame është e devotshme ndaj të drejtës që ka zbritur, edhe pas dobësive të shekullit XIX dhe XX të kolonializmit perëndimor dhe formave të mëvonshme të tij – ende e dëshirojnë si virtyt, plotësisht të pajtueshëm me ligjin dhe traditën islame.”13

NJË ANALIZË E SHKURTËR PËR SISTEMIN E QEVERISJES NË ISLAM Dihet se sistemi qeverisës në Islam është kalifati. Ky sistem i ka rrënjët në sheriat dhe në historinë e Islamit. Ky nuk është një sistem si ai i paradigmës demokratike

Përktheu: Nejona Kadzadej

3. Mark David Welton, “Islami, Perëndimi dhe e drejta”, f. 172 (2007). 4. Bingham, f. 5. 5. Duke zbërthyer këtë parim të përbashkët në këtë diskurs vis-à-vis me të drejtën, ky artikull nuk ka për qëllim të paqtojë kritikën që i bëhet Islamit. Përkundrazi, muslimanët që përkrahin sheriatin besojnë se Islami ka trashëguar një sistem superior në krahasim me ideologjitë, sepse Islami e ka origjinën te Krijuesi dhe jo te mendja e njeriut. 6. Ky artikull përfshin çdo diskurs mbi legjislacionin, pasi një stru turë e tillë është e papajtueshme me filozofinë politike dhe ligjore të Islamit.

7. Imam Neveviu, Rijadus Salihin (Këshilli Kombëtar i Hixhrit, 1992), hadith nr. 657 8. Kur’ani, 5:42 9. Për të sqaruar konceptin, bëhet një paralelizim me terminologjinë legjislative perëndimore. Në islam nuk ka një hierarki të burimeve të së drejtës si në kushtetutat klasike sekulare, sepse burimet e së drejtës në islam (Kur’ani, hadithet, ixhmaja, kijasi) nuk njohin kontradikta midis tyre ashtu siç mund të ndodhë rëndom në legjislacionin perëndimor. (shën. i përkth.) 10. Kur’ani, 5:48 11. Kur’ani, 12:40 12. Abu’l Hasan al Mawardi, Al-Ahkam As-Sultaniyyah (Ta-Ha Publ cantions, Londër, 2005 reprint), fq 10 13. Welton, fq 173 KORRIK 2013

Di

13


Komente & Opinione

NUREDIN NAZARKO

PSE DUHET

TË ARRATISEMI NGA

MENDIMI? Në themel të jetësimit të të jetuarit të cilësdo qenie njerëzore qëndron botëkuptimi mbi pozicionin dhe statusin e njeriut në botë. Botëkuptimi i njeriut formohet natyrshëm përgjatë rritjes dhe vetëdijësimit të njeriut se është një qenie tërësisht e veçantë nga pjesa tjetër e krijesave. Njeriu është njeri, pikërisht sepse mund të zgjedhë dhe zgjedhja nënkupton vendosje përballë njeriut e rrugëve, sipas të cilave ngjyroset rrugëtimi i njeriut drejt kthimit në banesën e parëhershme. Në përputhje me zgjedhjen e bërë fillon e trasohet rrugëtimi i të jetësuarit të modus vivendi. Përpjekjet dhe mundimet për jetësimin e modus vivendi, vijnë si rezultat i pasjes së një qëllimi të lartë për t’ia mbërritur. Të jetësuarit e modus vivendi në përputhje me parimet e epërme, në qoftë se zgjedhja është realizuar sipas këtyre parimeve, kërkon prej njeriut një jetesë të ekuilibruar dhe në harmoni me natyrën njerëzore. Jetesa e kësaj natyre nuk e detyron njeriun të arrijë të pamundurën, pasiqë prej njeriut nuk kërkohet e pamundura. Prej njeriut kërkohet të jetësojë aq sa është e mundur në përputhje me mundësitë që ka njeriu. Është prej rendit të natyrshëm të gjërave dallueshmëria midis qenieve njerëzore. Kjo dallueshmëri shpërfaqet si në sferën materiale po ashtu edhe në atë intelektuale. Dallueshmëria intelektuale çon domosdoshmërisht në jokuptimësi të njëjtë ndaj parimeve të epërme dhe një njohje jo të njënjëjtë të këtyre parimeve. Kësisoj ka njerëz të thjeshtë, njerëz të ditur dhe përmbi të diturit edhe më të ditur. Duke patur këtë lloj diferencimi në raport me dijen, pra me njohjen e gjërave në të vërtetën e tyre, është detyrë e atyre që nuk dinë të tregojnë interes për të ditur, duke iu drejtuar atyre që dinë. Në gjithë këtë proces ku janë të implikuar ata që dinë dhe ata që kërkojnë të

14

Di

KORRIK 2013

dinë, pyetjet e shtruara dhe përgjigjet e marra do të vërtiten rreth atyre çështjeve të cilat nuk janë dukshme të qarta. Është e sigurt që përgjigjja do të vijë në përputhje me atë që di dhe njeh përgjigjedhënësi. Natyrisht që deri në këtë pikë të çështjes që kemi ndërmendur të trajtojmë, gjërat kanë rrjedhur natyrshëm. Por ku qëndron problematika shqetësuese atëherë? Nuk duhet të harrojmë se parimet e epërme të zbuluara përmes zbulesës ndahen në dy kategori të mëdha, të ndërlidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën. Nga njëra anë kemi parimet e epërme që flasin rreth çështjeve të besimit dhe, nga ana tjetër, parime që shtjellojnë rregulla se çfarë duhet dhe nuk duhet zbatuar, se çfarë duhet përmbushur e nga çfarë duhet hequr dorë. Gjërat të cilat duhet përmbushur ose jo nuk qëndrojnë në të njëjtën shkallë rëndësie. Disa janë më të rëndësishme dhe disa më pak të rëndësishme, disa bazike e disa periferike. Diferencimi në rëndësi vjen e bëhet më i qartë nëpërmjet klasifikimit në këto kategori; të urdhëruara qartësisht, të pëlqyera, të lejuara, të papëlqyera dhe të ndaluara qartësisht. Çdokush që ka pranuar me zemër të pastër dhe të sinqertë parimet e epërme, nuk ndërmend të vendosë në peshojën e diskutimit dhe debatit çështjet që janë tërësisht të qarta. Natyra njerëzore kërkon të marrë një përgjigje për çështje të cilat nuk janë të qartësuara plotësisht, në mënyrë që të jetë sa më afër së vërtetës së çështjes që kërkon të qartësojë, për të mos shkelur aty ku nuk duhet shkelur. Pikërisht këtu nis e përvijohet problematika e arratisjes nga mendimi. Faqeza qëndrojnë pyetësi dhe i pyeturi. Pyetësi, duke i shkuar nga pas me këmbëngulje idesë se i pyeturi di më shumë nga ai që pyet në lidhje me çështjet që duhen


qartësuar, nis e krijon një hendek midis atyre që dinë apo që konsiderohen se dinë dhe atyre që kërkojnë të dinë. Në këtë mënyrë fillon e kristalizohet e merr formë kasta e të diturve nga njëra anë dhe ata që presin përgjigje për çështjet që i shqetësojnë nga ana tjetër. Ata që janë më të ditur se pjesa tjetër e njerëzve dhe ata që janë më të ditur se të diturit kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, përderisa të ketë njerëz mbi sipërfaqen e Tokës, por kristalizimi dhe formimi i kastës së të diturve na përball me një problematikë jo të vogël, madje shumë të mprehtë. Krijimi i një kaste që veçon veten apo që veçohet prej atyre që kërkojnë përgjigje, nënkupton pronësi mbi dijen edhe në qoftë se diçka e kësaj natyre nuk pretendohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithashtu nënkupton uniformitet brendapërbrenda kastës dhe çimentim të uniformitetit. Uniformiteti nuk mund të lejojë prezencën e një freethinker dhe kësisoj dashur pa dashur të ditur besohet të jenë një numër tejet i përkufizuar njerëzish nga një numër i kufizuar vendesh. Prej këndej nis e harliset tendenca e përjashtimit dhe mospranimit të interpretimit që bie ndesh me frymën uniformiste të kastës, aty ku çështjet janë interpretative dhe diskutabile. Duke u përveçuar në këtë lloj mënyre kasta i jep të kuptojë pjesës që kërkon përgjigje se ekskluzivitetin e përgjigjes e ka vetëm kasta dhe nuk duhet dyshuar në vërtetësinë e përgjigjes, pasiqë kasta është më e dijshme mbi të vërtetën e parimeve të epërme dhe kundërshtimi i kastës do të thotë kundërshtim i parimeve meqenëse kasta e legjitimon përgjigjen nëpërmjet këtyre parimeve. Duke i shkuar nga pas kësaj mendësie tek disa mendje fillon e përvijohet besimi i patundur ndaj vërtetësisë së përgjigjeve që vijnë nga kasta. Por nuk përfundon me kaq. Meqënëse kasta përkujdeset ekskluzivisht për këto çështje, atëherë përse duhet të shqetësohemi për të hulumtuar, kur përgjigjet na vijnë si receta të gatshme? Përse duhet të mendojmë rreth këtyre çështjeve, kur është kasta që mendon për ne? Nevoja për t’iu shmangur mendimit, për t’iu shmangur hulumtimit rrjedh nga tmerri dhe frika se mosrakordimi me uniformitetin e kastës në çështjet interpretative mund të jetë herezi. Frika dhe tmerri për t’u përballur me të tilla konfliktualitete në raport me kastën, çmonton të menduarit nga njeriu dhe sjell nënshtrimin pa kushte ndaj përgjigjeve që vijnë prej kastës. I gjendur në këtë gjendje ky njeri mbetet të thotë amin për çfarëdolloj përgjigje të marrë, sepse kasta është “e pagabueshme”. Njeriu që noton në të tilla mendësi bie nën varësinë psikologjike të kastës. Për çfarëdo çështje që e shqetëson, ai nuk orvatet të mendojë aspak dhe ndihet i çliruar nga tmerri dhe frika vetëm kur përgjigjja vjen nga kasta, sepse ndihet i pasigurtë dhe i dërrmuar në aftësitë e tij për të menduar dhe zgjedhur mbi një çështje interpretative. Personaliteti i tij tashmë është rrënuar paq, pasiqë të menduarit e tij është në varësi të kastës dhe në këtë pikë ai nuk ndërmend të ketë asgjë të vetën, përveç bindjes pa kushte. Madje dhe gjendja e tij emocionale është në varësi të autoritetit të kastës, përderisa ndjen frikë dhe tmerr nga kundërshtimi i kastës dhe çlirim e qetësi nga përgjigjet e kastës. Frika, ankthi dhe tmerri se si kasta do ta përcaktojë

atë që mendon ndryshe, ç’ekuilibron psikologjinë e të varësuarit, sepse për këtë njeri impersonal mosveprimi sipas përgjigjeve të kastës, nënkupton shkelje të shenjtërisë së parimeve të epërme. Rënia në të tillë gjendje e bën këtë njeri të ndihet sikur e gjithë bota është shembur përmbi të dhe kjo shembje rrjedhoi nga mendja grishëse dhe kuturisëse. Prandaj, duke shpresuar shpëtimin nga ky çekuilibrim, bie në një çekuilibrim edhe më të rëndë, dorëheqjen nga të menduarit, sepse vetëm duke u dorëhequr në mënyrë të parevokueshme nga të menduarit garantohet respekti dhe bindja ndaj misticitetit dhe shenjtërisë së kastës. Mendjet e kësaj natyre nxitojnë të marrin dhe pranojnë përgjigje për çështjet që i shqetësojnë vetëm nga kasta që kanë përzemër dhe që nuk dyshojnë në vërtetësinë e përgjigjes së saj. Në të njëjtën kohë nxitojnë të hedhin poshtë dhe të mos pasojnë asnjë lloj qasje tjetër për çështje të caktuara, duke shfaqur qartësisht impersonalitetin e tyre në raport me dijen dhe janë të tilla mendje impersonale, hermetike, konservuese burim konfliktualitetesh. Janë burim konfliktualitetesh, sepse atë sferë të çështjeve që urtësia e të Urtit e ka lenë diskutabile, përpiqen ta standardizojnë dhe uniformizojnë me të njëjtat përmasa dhe ngjyra për të gjithë njerëzit, pa i marrë fare në konsideratë rrethanat dhe gjendjen në të cilat jeton njeriu. Kështu, përkundër gjerësisë dhe universalitetit të parimeve të epërme, cilësi që na ftojnë pandalshëm për të menduar rreth urtësive që përcjellin, mendjet e varësuara kthehen në kategori operacionale dhe mekanicistike, pra në vatra të vdekjes së mendimit. Kjo kategori mendjesh hermetike që nuk zotëron asnjë mendim autentik mund ta etiketojë si deviator edhe një anëtar të kastës që mund të japë një përgjigje ndryshe nga kasta, sepse kjo ishte fryma sipas së cilës u frymuan këto mendje. Tmerri dhe frika e mospërnjështimit të mendimit personal me atë të kastës, shpërfytyrojnë personalitetin e njeriut deri në nivelin e një automati. Kjo gjendje i siguron kastës me apo pa dashjen e saj dominancë dhe privilegje në raport me të tilla mendje. Nuk duhet të harrojmë se edhe kasta ndihet e shqetësuar dhe e frikësuar nga mendjet grishëse që pareshtur kërkojnë dhe hulumtojnë, aty ku kërkimi dhe hulumtimi jo vetëm që janë të hapura për njeriun, por shtrohen si detyrë ndaj çdokujt që rreh të thellohet në urtësinë e zbulesës. Kjo frikë e kastës ndaj mendjes grishëse, e detyron atë të dashurojë mospraninë e të menduarit tek njeriu, sepse vetëm kështu nuk preket ekskluziviteti i kastës mbi njohjen e parimeve të epërme. Nga gjithë sa shtruam më sipër si problematikë nuk ndërmendim rrënimin e autoritetit të njerëzve të ditur. Njerëzit kanë nevojë të pashtershme për njerëzit e ditur, sikundërse të diturit kanë nevojë të pashtershme për më të diturit. Dija qëndron e hapur ndaj gjithkujt në çdo kohë dhe në çdo vend dhe si e tillë nuk mund të shndërrohet në pronë private të një kaste të caktuar. I fundmi që dëgjon dijen e transmetuar, mund ta kuptojë më mirë sesa ai që e transmeton. Nuk duhet rrënuar autoriteti i njerëzve të ditur. Duhet rrënuar miti mbi pronësinë ekskluzive të kastës përmbi të menduarit. KORRIK 2013

Di

15


EMRIE SKUKA

BESIMI ISLAM ËSHTË DOMOSDOSHMËRI

NË JETËN TONË

Në këndvështrimin e gjithkujt, institucionet e ngritura, si shpirtërore ashtu edhe ato shtetërore, luajnë rolin e tyre në të gjitha problemet e jetës shoqërore, politike apo shtetërore. Shpesh e ndjejmë dorën dhe forcën e tyre. Por, më shumë i kërkojmë atëherë kur kemi nevojë për ta. Madje, ndodh shpesh të gjykojmë mbi drejtësinë dhe prioritetin e tyre, por edhe mbi atë se si do të ishte më e mira për t’u bërë. Kemi dëgjuar debate nëpër emisione televizive dhe kemi lexuar komente të ndryshme në shtypin e shkruar në lidhje me rolin e fesë, përfshirjen e saj në problemet e ndryshme shoqërore dhe ndikimin që ajo ka. Para së gjithash, duhet thënë e rithënë se feja Islame zbriti në tokën tonë si dhuratë dhe amanet prej Allahut. Atë e thirri vetë zëri i Tij, si bekim, shpëtim e shpërblim, përkundrejt fqinjësisë që na rrethon. Ndaj edhe populli ynë diti të hynte në portën që ia çeli Allahu. Përpos vlerave të saj të shumta njerëzore, shëndetësore, njohëse, infrastrukturës shpirtërore, marrëdhënieve familjare e ndërfisnore, shqiptarët gjetën veten në Islam dhe Islami gjeti te shqiptarët myslimanin e përkushtuar. Ndër fatet e islamizimit të kombit tonë, është ruajtja e kufijve etnikë. Atje ku ngrihet gota e ujit për të çelur iftarin në muajin e madhnueshëm të Ramazanit, atje janë edhe kufijtë e Shqipërisë së vjetër. Kjo vlerë e madhe është një realitet, që vetëm dëshira e Allahut e ka realizuar. Në mjedisin shqiptar, sot po përplasemi me realitete e mundësi të ndryshme, të cilat shpesh i kthejnë sytë nga institucionet fetare për rrugëzgjidhjen e tyre. Fillimisht dua të tregoj një tregim alegorik të ndodhur vite më parë, në fillimet e mia si mësuese. Në trevën e Dibrës, Luznia është e njohur për tregime të tilla. Në një ambient dasme, kishin ardhur për urim ata që quheshin “kryesia e kooperativës”. Gjendja ekonomike ishte 10 lekë të vjetra për ditë pune. Njëri nga fisi i të zotit të dasmës e pyet kryetarin e kooperativës: “Po ç’është ky komunizmi, o kryetar?” I shkreti kryetar, që donte ta thjeshtonte përgjigjen, i shpjegon: “Po, komunizëm do të thotë qumësht sa të duash, tlyn, gjizë e mish sa të duash!” “Heu! – kërceu fshatari – po unë paskam qenë në komunizëm! Pse më luejtët bre!” E gjithë ironia u

16

Di

KORRIK 2013

kalua me një të qeshur nga të gjithë. Sot, kur të gjitha institucionet sociale e shpirtërore po preken nga sëmundje, gjoja moderniste perëndimore, më shumë se çdo gjë është nevoja e ushqimit shpirtëror, për t’u kthyer aty ku ishim. Familja, baza e shoqërisë, marrëdhënia burrë-grua, qeliza e jetës e bekuar nga Zoti për t’i dhënë buzëqeshjen asaj si dhe të drejtën e trashëgimisë së botës, është në shënjestrën e antivlerave. Ajo po goditet në thelbin e saj, në emër të bashkëjetesës, si një gjetje e re e familjes moderne; në emër të divorcit, si një e keqe e vogël e familjes dhe kusht i modernizmit të seksit femëror, apo të fëmijës epruvetë. Mentaliteti i gjymtuar shkon edhe më tej: të rritësh fëmijë pa praninë e prindit, babait, edhe kjo qenka moderne, risi e kohës. Vazhdon modernizmi të fusë në grackë shpirtin


njerëzor, kur servir mendësi të reja se fëmija duhet të bëjë jetën e vet të pavarur pas moshës 18 vjeç, se prindi nuk është më përgjegjës ndaj tij, se djali apo vajza mund të martohen, të ndahen, të rimartohen dhe përsëri të ndahen. Të braktisen fëmijët dhe të importohen fëmijë të burrit apo gruas, edhe kjo na qenka moderne. Nuk njohin e nuk dinë ku janë e cilët janë fëmijët e tyre dhe, kur ju ndodhin probleme inçesti, u rrotullohet truri dhe atëherë ... kujtohen: “Jo, po mirë e ka feja Islame, që nuk lejon këtë apo atë!” Këto kohë të reja heqin nga përgjegjësia prindin për fëmijën dhe fëmijën për prindin. Të jetojnë veç, të administrojnë gjithçka veç. Të jenë larg njëri-tjetrit, a thua se mes tyre ka tabore të ngrehura! Jeta e një myslimani të mirë është e ndërtuar në një familje të madhe, ku, siç thuhet “çdo mal ka rëndësinë e vet”, çdo njeri ka vendin, respektin, rolin, vlerën, intimitetin e pavarësinë e tij, të drejtat e detyrat e tij. Gjithçka shkon në harmoni dhe jeta e cilitdo është e mbushur, pa strese e boshllëqe.

Jeta e një myslimani të mirë është e ndërtuar në një familje të madhe, ku, siç thuhet “çdo mal ka rëndësinë e vet”, çdo njeri ka vendin, respektin, rolin, vlerën, intimitetin e pavarësinë e tij, të drejtat e detyrat e tij. Gjithçka shkon në harmoni dhe jeta e cilitdo është e mbushur, pa strese e boshllëqe. Le të ballafaqojmë kontrastet e sotme me ato të para disa viteve. Sa familje të mëdha kishte pak vite më parë dhe sa të vetmuara ka sot? Nuk jeton dot një nënë apo baba me një çift të sapomartuar?! Çfarë sjell jeta në vetmi dhe çfarë ajo e jetuar me gjininë më të afërt? Cilën e uroi dhe bekoi Allahu i Madh? Mes shumë rrëfimesh e mësimeve të urta të pleqve, me të cilët jam rritur, më kujtohet kur thonin: “Ne pleqtë, duke ju parë ju, të rinjve, rinohemi. Ju, duke na parë ne, mësoni të pleqëroni!” Kjo ndarje jetësh, ky veçim, ky mosinteresim për jetët e të tjerëve, ka çuar, sidomos brezin e ri, drejt alkoolit e veseve të tjera të dëmshme. Këtu lypset e kërkohet ndërhyrja e mësimeve fetare drejt vlerave, që i patëm e që po i shtyjmë si të vjetra e të dala mode, duke nxjerrë më keq sytë tanë. Është koha për të mësuar dhe

për të ditur të ndalemi të sqarojmë opinionin dhe më gjerë, për vlerat shumëdimensionale të Islamit, nëpërmjet ajeteve kuranore, ku thuhet: “Po, Allahu dëshmon për atë që ta zbriti ty, atë që ta zbriti sipas dijes së vet.” Që në krijesën e vetë njeriut, Kur’ani e shpjegon atë sipas etapave, plot 1400 vite më parë se shkenca. Në krijimin e embrionit si “copë mishi e përtypur” thuhet në ajetet kuranore. Ndërsa në trajtimin shkencor flitet për një embrion (marule), një sferë zgavër (bastocid) brenda gjashtë javësh. Në Kur’an thuhet: “Ai ju krijoi ju në barqet e nënave krijim pas krijimi, në tri errësira.” Në biologji flitet për lëngun amniotik, i cili mbron embrionin dhe që formon pjesët e trupit të njeriut, për shtresën e parë, pjesët e jashtme, shtresën uterinare, etj. Pas gjashtë javësh embrioni bëhet 1.5 cm, ku dallohet shtylla kurrizore, skeleti, duart. Kështu zënë, shpjegohen e besohen alët e Kur’anit, të transmetuara si porosi, gojë pas goje, se fillimet e shtatzanisë janë si lulet e pemës dhe mund të bien nga një e shkundur e lehtë. Prandaj duhet të bëjnë kujdes të gjithë e jo vetëm nëna, edhe kur mësojmë se gruaja lehonë e ka varrin të hapur 6 muaj pas lindjes. Këto profeci e kanë shpjegimin e vet në ajetet kuranore dhe jo vetëm kaq, në këto ajete, diku thuhet se njeriu u krijua nga një pikë uji. A nuk mund të sjellim pranë shpjegimin si ADN-ja e njeriut? Sjellim në vëmendje 2000 proteinat në trupin e njeriut dhe mundësia e kombinimeve për formimin e çdo proteine është e barabartë me të anasjelltin e një numri me dyzet zero mbrapa. A nuk i bën karshillëk Kur’ani me pikën e ujit, me analizën e kësaj pike uji? Vënia në dispozicion e të mirave të njerëzimit, të veçorive fizike e kimike të atomit të karbonit, oksigjenit, të molekulës së ujit, përcaktimi i tyre me saktësi të mahnitshme, të çojnë drejt përfundimeve se në gjithësi nuk ka vend për rastësi. Ky harmonizim i jashtëzakonshëm në të gjitha organizmat dhe në gjithësi, është mrekullia e një Zgjuarsie dhe Aftësie të ndërgjegjshme. Vetëm një mendje irracionale mund të mos e pranojë. Mësimet kuranore për shëndetësinë, gjeografinë, gjeologjinë, për detin, astronominë, gjejnë vend për t’u shpjeguar. Të lexojmë këtë ajet: “Drejto shikimin (në drejtim të qiellit) nëse sheh ndonjë plasaritje. Mandej, herë pas here, drejto shikimin dhe, shikimi do të kthehet tek ti i përkulur dhe i molisur.” Këto ballafaqime e shpjegime e detyrojnë çdo besimtar që t’i vejë vetes detyrë që të bëjë ç’është e mundur të bisedojë e t’i propogandojë ato me mënyra tërheqëse tek të rinjtë dhe fëmijët; të bëjë përqasjen e çdo lënde mësimore me ajetet e Kur’anit. Kudo, kultet dhe besimtarët që shërbejnë në to, nuk duhet të jenë vetëm si shenjë e besimit dhe të mjaftohen vetëm me vizita. Sa interes do të zgjonte një vizitë e një grupmoshe në xhami, ku do të bisedohej me nxënësit për shpjegimet shkencore (biologjike, fizike, astronomike etj.) Kjo duhet të bëhet, pasi autoritetet përgjegjëse fetare mund të hyjnë në bisedime me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky pikëtakim i fesë dhe shkencës të mos mbetet detyrë vetëm e medreseve, por të bëhet i njohur në të gjitha shkollat publike dhe jopublike. Përhapja e dijes është jo vetëm dëshirë, por edhe detyrë ndaj Allahut, për të çuar tek njerëzit të vërtetat e vonuara. KORRIK 2013

Di

17


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

MYSLIMANËT

SHQIPTARË

NË SHBA (1914 - 2000)

Amerika, toka e premtuar për evropianët por dhe shqiptarët, udhëtimet e para drejt saj i kanë nisur që në fund të shek. XIX, që në vitin e largët 1876, ndërsa i regjistruari i parë zyrtarisht që ka hyrë në SHBA është Kolë Kristofori në 1889 nga rrethi i Korçës. Në vitet 1900 numri i shqiptarëve që jetonin në SHBA ishte 42 persona kryesisht shqiptarë nga Jugu, të vendosur në Massachusetts, ndërsa mbas Luftës së Parë Botërore (1918), në një studim thuhet se numri i shqiptarëve në SHBA kishte arritur në afër 50.000 banorë.1 Ndër shqiptarët që kanë emigruar drejt Amerikës kanë qenë të besimeve të ndryshme, normalisht dhe shumë myslimanë, aktualisht në SHBA ka mbi 20 xhami2 të shqiptarëve ku shumë prej tyre kanë dhe qendrat multifunksionale. Organizimi i shqiptarëve myslimanë si komunitet në SHBA ka filluar që në 16 shkurt 1914, dhe në 11 prill 1915, për herë të parë myslimanët shqiptar në Biddeford me mbledhjen e parë të tyre, vendosin të ngrenë një organizatë përfaqësuese dhe organizuese për ta, “Shoqëria Muhemedane Kombëtare” dhe si kryetar të tyre caktuan Bexhet Nepravishtën, anëtarët që morën pjesë nga qytetet e tjera ishin ata që morën përsipër që të përfaqësojnë shoqërinë myslimane në qytetet e tyre. Më 28 korrik, Sekretari i Shoqërisë do të thërriste anëtarët në një mbledhje tjetër dhe kështu do bëheshin ndryshime sërish, ku si Kryetar dhe Sekretar u caktua Hasan Bitinca (me rrogë 35$/muaji), rrogë të cilën kryetari nuk e kërkoi ta marrë duke patur parasysh gjendjen ekonomike të Shoqërisë, edhe pse disa pjesëtarë të kryesisë hoqën dorë nga rroga, sërish bilan1. www.albanian.irib.ir/ radioculture/ lajme/ artikuj/ culture/ item/ 78613 -40-vjetori-i-xhamis% C3% AB-qendr% C3% ABs-islameshqiptare-% E2%80% 93-amerikane-p% C3%ABr-shtetet-new-york%E2% 80%93 -news-jersey 2. Shqiptarët myslimanë në amerikë po ndërtojnë dy xhami të reja marrë nga: www.malesia.org

18

Di

KORRIK 2013

ci i shoqatës ishte negativ. Paralelisht me këto zhvillime në Maine, që në vitin 1915 u ndërtua Xhamia e parë nga shqiptarët në SHBA, kurse në 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë. Më 8 mars 1916 organizatorët me anë të një thirrjeje të quajtur “Thirrja Muhamedane” bënë një kuvend të madh të myslimanëve shqiptarë në No Grosvenordale Coon, ku si kryetar u zgjodh Sefer Prishtina, dhe mbas bisedave dhe debateve konstruktive ndër të tjera vendosën që të hapeshin 10 degë të tjera të Shoqërisë Shqiptaro-myslimane në SHBA, ndër të cilat: No Grosvenordale Coon, (No Grosvenordale) So Bridge, Londsdale, R. I., Milwauke, Wisc., Waterbury, Coon., Philadelphia, Pa., Pontiac, Mich., New Beddford, Mass., Central Falls, 3 Në vitin e dytë të veprimtarisë së Shoqërisë gjërat do të shkonin mirë, të ardhurat financiare do të ishin të mjaftueshme për veprimtarinë fillestare. Më 1 janar 1917 thirret mbledhja tjetër duke patur parasysh nevojat, mblidhen kryetarët e qendrave dhe pas bisedimesh e debatesh të nxehta vendosën që qendra e shoqërisë të vendoset në Waterbury Coon. dhe kryetar e sekretar i saj të zgjidhet Adem S. Vishocica (pa rrogë). Duket qartazi që në vitin e tretë të jetës së saj, shoqëria ishte në drejtimin e duhur, ishte e njohur tashmë dhe punohej për ta stabilizuar dhe për ta përparuar akoma më tej. Në vitin e katërt të jetës (1918), shoqëria mblidhet sërish 3. Shqipërija, Nr. 1, Mars 1918; Waterbury Coon.-ShBA.


për të bërë bilancet, si kryetar zgjidhet Refo Çapari. Ashtu si vetë e shprehin në revistën “Shqipërija”, “Shoqëria Fetare Muhamedane Shqiptare” është themeluar mbi parimet e kombësisë, dashurisë, bashkimit të plotë midis shqiptarëve…” Më 11 mars 1918 në mbledhjen e e bërë nga Sh. F. M. Sh. u vendos: Me anë të një marrëveshje të gjithë grupet e përçara të bashkohen për sigurimin e atdheut, myslimanë e jo-myslimanë dhe më 14 mars 1918 për këtë do të mbahet një kongres në qendrën e F. M. SH. në Waterbuty Coon. Të ftuar për të marrë pjesë në këtë nismë ishin 35 anëtarë, ndër të cilët personalitete të ndryshme fetare, etj.4 Pothuajse çdo vit “Shoqëria e Shqiptarëve Myslimanë në Amerikë” do të bënte mbledhjen e saj të përgjithshme duke diskutuar për çka ishte bërë mirë, çka duhej përmirësuar dhe në çdo vit do të ndërroheshin drejtuesit me dakortësi mes tyre, duke bërë zgjedhje me votë për drejtuesin e radhës, për më tepër që e gjithë kjo, ‘postet’ e marra nga kjo detyrë kishin paga shumë të ulëta ose nuk kishin fare, thënë ndryshe gjithçka bëhej për hir të Zotit, pra për interesin e mbarë myslimanëve dhe jo për interesa të ngushta financiare. Më 6 janar 1919 do të bëhej mbledhja e radhës, si gjithmonë me mirësjellje mbledhjen e hap kryetari i vitit që sapo mbaroi, zgjidhet kryetari i ri dhe pikërisht ky vazhdon mbledhjen dhe aktivitetin, në këtë vit kryetar u zgjodh Mazllëm Panariti dhe sekretar Iljas Përmeti. Kjo praktikë e drejtimit të Qendrave Islame Shqiptare në SHBA do të ishte pothuajse e përhershme deri në ditët e sotme, ku dëshira për të kontribuar jo domosdoshmërisht shprehet me “synimin e drejtimit” të Qendrave Islame, por respektohen fillimisht të diturit, hoxhallarët, e më pas zgjedhjet bëhen me vota të mbarë pjesëmarrësve dhe Kryetari i zgjedhur e konsideron privilegj, por njëkohësisht dhe përgjegjshmëri të lartë. Ajo që bie më shumë në sy në këtë mbledhje që zgjati më shumë se të tjerat është se, Kryetari tashmë u caktua me rrogë të plotë që të merrej intensivisht me këtë çështje, në çdo qytet ku ka myslimanë shqiptarë mund të hapej një degë të shoqërisë, u propozua që anëtarët të paguanin këste mujore më të larta për t’i ardhur në ndihmë qendrës, u propozua kuota prej 2 $ për anëtar,5 ishte një shumë minimale, nga marsi 1918-1919 kjo shoqëri kishte dhe zërin e saj në media revistën SHQIPËRIJA, e cila nuk do ta kishte jetën e gjatë, do të mbyllej për arsye financiare.6 Një nga xhamitë më të vjetra është dhe ajo e shqiptarëve e ngritur në Harper Woods.7 Për arsye se nuk kemi arritur në asnjë lloj të dhëne se cili ishte aktiviteti i myslimanëve shqiptar në SHBA që nga fundi i Luftës së Parë Botërore (saktësisht që nga 1919 deri në vitin 1948/49, kjo periudhë kohore ngelet e pa trajtuar, megjithatë, gjendja mbas Luftës së Dytë Botërore do të ndryshonte krejtësisht, ku numri i shqiptarëve në SHBA 4. Të dhënat nga periudha 1914-1919 janë marrë nga 2 botimet e R vistës SHQIPËRIJA që kemi mundur të sigurojmë. 5. Shqipërija, Viti dytë i botimit, Volumi II, Nr. 2; Vjeshta e parë 1919; Waterbury Coon.-ShBA, 6. DRITA ISLAME, Viti XXII Nr. 3, Mars 2013- Tiranë. 7. Për më shumë shih: http://www.biid.lsa.umich.edu dhe webe tjera të qendrave të ndryshme islame shqiptare në SHBA.

do të shtohej, gjithashtu dhe numri i myslimanëve, të cilët tashmë kishin nevojë për hoxhallarë të kualifikuar, për një edukim më të mirë fetar për ta dhe fëmijët e tyre, do kërkonin hoxhallarë të ditur shqiptarë nga Shqipëria ose nga gjithandej nga ata njihnin. Një nga këta thirrës ishte dhe hoxha i nderuar Imam Vehbi Ismaili (1919 -2008), një nga drejtuesit e myslimanëve shqiptarë në Detroit për rreth 6 dekada, (prill 1949 – 1996) me kërkesën e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane më vonë Qendra Islame Shqiptare pra me kërkesë të myslimanëve, thirret që të shërbejë si imam në Detroit. Më 30 korrik 1949 organizoi Kongresin e Parë të Myslimanëve në Detroit, qendra nën drejtimin e tij do të botonte revistën islame “Jeta muslimane shqiptare”(1949-1958), gjithashtu dhe do të organizohej më mirë, aq sa vetëm për një kohë të shkurtër nga ardhja e hoxhës në Detroit, saktësisht më 6 qershor 1951, u inaugurua xhamia e parë e ndërtuar nga vetë shqiptarët, e cila u zgjerua më 1959 vendi i së cilës do të shitej në 1962 për të ndërtuar një xhami dhe kompleks më të madh. Në vitin 1963 në Detorit u ndërtua një Qendër e madhe Islame. Xhamia kishte një kapacitet prej 500-600 vendesh dhe ambiente të tjera ndihmëse si bibliotekë, zyra, klasa, etj. Gjatë viteve 1970-80 imam Vehbiu tregoi se dashuria për atdheun i ishte shtuar më shumë nga largësia, gjë që e tregoi duke vizituar 3 herë trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, duke tentuar të vizitojë Shqipërinë për të cilën ka bërë KORRIK 2013

Di

19


disa kërkesa që i janë refuzuar dhe vetëm në vitin 1988, pas 49 vitesh largimi, do të bëhej e mundur që Imami të vizitonte Shqipërinë, në 1991 e vizitoi sërish vendin e tij me një delegacion të madh nga SHBA. Gjatë viteve 19631993, Qendra Islame në Detroit me në krye Imamin, do të vazhdonte aktivitetet e saj në thirrjen e njerëzve në fenë e Allahut, në përmirësimin moral dhe shpirtëror të shqiptarëve, gjithashtu në organizimet e shumta mbarë-shqiptare që bëheshin për të diskutuar dhe konsultuar mbi gjendjen në Shqipëri, veçanërisht mbas ndalimit të Besimit(1967), ku shpesh i gjen krah për krah hoxhallarët e priftërinjtë, duke diskutuar se çka mund të ndryshohej dhe me se mund të kontribonin ata si shqiptarë ndaj shtetit të tyre të katandisur si mos më keq nga komunistët. Ishte sërish imam Vehbiu i cili bëri të mundur organizimin e një mbledhje të myslimanëve shqiptarë e të realizonte më 10.07.1993 themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar për SHBA-në dhe Kanadanë me Kryetar të zgjedhur njëzëri nga pjesëmarrësit, të nderuarin Imam Vehbiun.8 Në mbledhjen e dytë të tij, Komuniteti vendosi të botojë revistën “Thirrja Islame” (el DAWU)9, revistë fetare – kulturore, e cila do të dilte çdo tre muaj, me përmbajtje tërësisht fetare, përjashto lajmet që vinin nga mbarë shqiptarët, apo numrin 14-15, i cili i është kushtuar totalisht luftës në Kosovë10, dhe për të cilën Qendra Islame Shqiptare në Detroit, por jo vetëm, ka ndihmuar shumë duke sensibilizuar të huajt për realitetin në të cilën gjendej Kosova, por gjithashtu duke nxitur shqiptarët për t’u bërë pjesë e luftës duke ndihmuar financiarisht apo në çdo lloj mënyre, ku në vitin 1994, kanë arritur ta ndihmojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës me një shumë prej 17.200$, një shumë mjaft e dobishme për Kosovën në ato ditë të vështira. Në vitin 1994 revista “Thirrja Islame” ka uruar për Bajram 12 qendra shqiptare-islame në mbarë SHBA-në, gjë që tregon se Komuniteti Mysliman Shqiptar i SHBA-së kishte arritur një nivel të kënaqshëm institucionalizimi dhe njëkohësisht njohje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.11 Një nga punët e mira të realizuara gjatë këtij viti ishte më 16.10.1994 në Kenosha, Wisconsin ku u hap një Qendër e Madhe Islame e Shqiptarëve bashkë me xhaminë, me fondet e vetë myslimanëve me një vlerë prej 382.400 $, Qendër e cila do të drejtohej prej Imam Iljaz Fetahut dhe me pjesëmarrjen e 140 anëtarëve. MYSLIMANËT SHQIPTARË NË NJU JORK12 Aktiviteti i organizuar nga myslimanët në këtë shtet do të ishte në një nivel shumë më të lartë, një organizim i cili do të nisë pothuajse paralel me ndalimin e besimit në Shqipëri. Kongresi i Parë i myslimanëve shqiptarë të Nju Jorkut u mbajt më 15 maj 1966, me iniciativën e Imam Isa Hoxhës 8. Imam Vehbi Ismaili, Jeta dhe Vepra, V. 1; Logos-A- Shkup 2009, fq. 20. 9. Thirrja Islame, Nr. 2-4, 1994, Beverley – New York 1994.(vetëm 2 kopje gjenden në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare). 10. Thirrja Islame, Nr. 14-15, 1998, Beverley – New York 1998. 11. Thirrja Islame, Nr. 2-4, 1994, Beverley – New York 1994. 12. www.aicc-ny.org ; www.islamicfinder.org

20

Di

KORRIK 2013

(mbërritur këtu në 1962), këshilli provizor i myslimanëve mbajti mbledhjen e parë, si kryetar të mbledhjes dhe kryetar nderi zgjodhi të nderuarin Salih Myftija (70 vjeç) ishMyfti i Shkodrës dhe Kosovës, i cili kishte vetëm disa muaj që kishte ardhur në SHBA. Si kryetar të Qendrës Islame Shqiptare në Amerikë pjesëmarrësit zgjodhën të nderuarin Vahid Çika dhe Rexhep Kumbarçe sekretar. Përgjatë dy viteve punë aktiviteti i drejtuesve do të përqendrohej në njohjen juridikisht të Qendrës Islame, më pas kryetari i paraqiti dorëheqjen Salih Myftisë, i cili nuk e pranoi por e mbështeti që të vazhdojë punën. Në nëntor 1968 u mblodh Kongresi i Dytë i cili pikë së pari, si gjithmonë zgjodhi kryetarin duke rikonfirmuar Vehbi Çikën, gjithashtu në këtë mbledhje u mor vendimi për botimin e revistës Përpjekja Jonë, organ fetar e kulturor i Qendrës Islame, botimin e parë do ta kishte në janar 1970. Në vitin 1967/1968 është hapur shkolla e parë fetare kombëtare shqipe në “Setlement University” në Manhatan, ku kanë marrë pjesë 70 nxënës me mësues Selahudin Velaj dhe Nesti Andrea që jepnin gjuhën shqipe, Isa Hoxha që jepte bazat e besimit e shumë mësues të tjerë.13 Kongresi i Tretë u mbajt në Nëntor 1970 si kryetar u zgjodh Ing. Mahmut Cungu, i cili në 16 maj 1971 jep dorëheqje për arsye shëndetësore, gjatë diskutimit u vendos që të formoheshin komisione për lagjet e dy qyteteve me kryetarët përkatës që të monitoronin situatën dhe të punonin për Thirrjen Islame. Kongresi i Katërt u mbajt në maj 1971 i quajtur ndryshe i Jashtëzakonshëm, pasi kryetari i mëparshëm Ing. Mahmut Cungu, jep dorëheqje për arsye shëndetësore, si kryetar u zgjodh i nderuari Rexheb Kumbarçe, i cili kishte qenë aktiv dhe pjesë e stafit të Qendrës që nga Kongresi i parë, i cili do të jepte rezultat që në këtë mbledhje, duke u fokusuar në dy pika të rëndësishme, 1- Hapi fushatën për foltoren, duke trokitur çdo derë për ndërtimin e Xhamisë. 2- Blerja e një ndërtese për faltore brenda 6 muajsh, vetëm në hapje të kësaj fushate pikërisht në këtë mbledhje, u mblodhën 12.200 $. Përfundimisht në nëntor 1972 kjo nismë do të përmbyllej duke inaguruar Qendrën Islame Shqiptare me Xhaminë dhe mbarë kompleksin e saj në praninë e shumë shqiptarëve dhe mediave vendase. Edhe pse Qendra ishte futur në borxhe qëllimi kryesor dhe madhështor ishte arritur në një kohë rekord. Për këtë u bë dhe një event madhështor në të cilën ishin të ftuar dhe përfaqësues të besimeve të tjera, katolikë, ortodoksë 13. Përpjekja Jonë, Vol. XIII, No. 13-14, Prill – Maj 1987, fq. 41.


dhe bektashinj, njëri nga të pranishmit Zef Pashko Deda mban një alim të gjatë ku ndër të tjerat tha: “Kjo Qendër do të bëhet strehë jo vetëm e lutjeve dhe e selisë së “Qendrës Islame Shqiptare në Amerikë” por edhe shkollë për mësimin e gjuhës (shqipe) të fesë e të moralit, ashtu si edhe për çdo shërbim tjetër shoqëror e patriotik” dhe si problem kryesor ai nuk shikon se cila nga besimet ka më shumë përkrahës shqiptarë, por se si realisht ishte Vendlindja e tyre, që sapo kishte ndërmarrë një hap aq të guximshëm sa asnjë shtet tjetër gjatë shek. XX nuk e kishte ndërmarrë, pra heqjen e besimit nga zemrat e njerëzve. Për këtë ai vazhdon e thotë se: “Komunistët shqiptarë që ta privojnë popullsinë nga çdo e drejtë më e natyrshme politike, civile e shoqërore; që ta zhveshin nga çdo virtyt e parim të lartë njerëzor, që ta zbresin në shkallën më të ultë të skllavërisë, në një makinë pa shpirt e pa ndjenja, që ta shkëpusin nga besimi në Zotin, në mirësi e drejtësi, pikë së pari hoqën lirinë si më e para dhe më e madhja pengesë në realizimin e planit të tyre çnjerëzor dhe gjakatar. Prandaj ne që jetojmë në botën e lirë duhet ta ndjejmë më shumë detyrën dhe përgjegjësinë që të punojmë gjë luftojmë kundër këtij çnjerëzimi në emër të lirisë së përbashkët kombëtare qoftë edhe “njëri te kisha tjetri te xhamia”. Vlerësimi i tij për objektet e kultit që po ngriheshin në SHBA është se: “Edhe një herë faltoret shqiptare si gjatë gjithë historisë së tyre po bëhen çerdhe të nacionalizmit shqiptar për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave të mira shqiptare, për të cilën shquhemi dhe nderohemi në botë.” 14 Ky ishte inaugurimi i xhamisë së 4 shqiptare në USA, në Nju Jork, Neju Xhersi, Detroit, Uaterbori dhe Çikago. Për t’u përmendur në veçanti në ndërtimin e kësaj xhamie është dhurimi i 650$ nga Lidhja Katolike Shqiptare Amerikane, të mbledhura nga katolikët shqiptarë për ndërtimin e xhamisë15 diçka e ngjashme kishte ndodhur më parë me ndërtimin e Qendrës Islame në Detroit, kur Fan Noli kishte dhuruar 500$ për ndërtimin e kësaj qendre. Në 16 shtator 1973 (pra 2 vjet mbas zgjedhjes së kryetarit) u mblodh Kongresi i Pestë në të cilin normalisht mori pjesë dhe kryetari Rexhep Kumbarçe, i cili pasi vuri në dukje punën e bërë deri nën drejtimin e tij, me të mirat dhe mangësitë, me këshillën se ku duhej vënë theksi i lë vendin kryetarit

të ri, zotërisë Abdullah Kaloshi. Puna më e madhe e këtij kryetari bashkë me stafin normalisht do të ishte shlyerja e borxhit të marrë për ndërtimin e qendrës, gjë të cilën do ta realizonte deri në kongresin e radhës (1975). Kongresi i Gjashtë u mbajt në 22 Qershor 1975, pjesëmarrësit të kënaqur nga puna e kryetarit Abdullah Kaloshit, e rizgjedhin për herë të dytë si kryetar të tyre. Në këtë kongres me telegram përshëndet dhe kryetari i “Albanin Islamic Center Jamaica” e gjithashtu me vonesë në kongres mbërrin dhe kryetari e njëkohësisht imami i “Albanin Islamic Center Filadelfia”.16 Abdullah Kaloshi do të ishte drejtues i Qendrës Islame deri në 27 Prill 1980 kur u mbajt Kongresi i Tetë, në të cilin për herë të parë kryetari u shkarkua nga detyra, dhe në vend të tij u zgjodh Remiz Barolli, dhe ky aktivist shumëvjeçar i Qendrës në alë. Barrolli e drejtori qendrën për 6 vite rresht, deri në 20-27 Prill 1986, kur qendra do të mbushte plot 20 vjet jetë, për të cilën do të zhvillohej një ceremoni madhështore festimi. Në këtë datë u mbajt Kongresi Njëmbëdhjetë (Prill 1986), një tubim madhështor që sipas të pranishmëve mund të ishin më shumë se 1000 vetë. Në këtë kongres u vunë në dukje çfarë janë bërë nën drejtimin e stafit aktual të Qendrës por dhe stafit që Qendra ka patur gjatë 20 viteve, duke vënë në dukje veçanërisht punën e palodhur të aktivistëve si zotërinjve Salih Myftija (i cili kishte ndërruar jetë në 1978) gjithashtu dhe kryetarët ndër vite si Vahit Çika, Ing. Mahmut Cungu, Rexhep Kumbarçe, Abdullah Kaloshi dhe kryetari i fundit Remzi Berolli, i cili u zgjodh kryetar nderi i përhershëm. Ndryshe nga kongreset e tjera aktivitetet ishin të shumta dhe alën do ta kishin organizatorët dhe drejtuesit, me praninë e personaliteteve të ndryshme fetare, gazetarë, etj., do të bëhej një eveniment madhështor dhe kryetari i ri do të zgjidhej vetëm në ditën e fundit. Si kryetar u zgjodh Zenun Nezaj.17 Sa për numrin e shqiptarëve myslimanë në SHBA gjatë viteve 1966-1986 ekziston vetëm një të dhënë mbi martesat e lidhura mes tyre që në total shkon në rreth 400 çifte, ku shumica janë shqiptarë të pastër, ndërsa një pakicë shqiptarë/re që janë martuar me jo-shqiptarë/re,18 Gjatë dekadës së fundit të shek. XX, që në fillim të viteve ‘90 mbarë shqiptarët myslimanë në SHBA dhe Kanada e në gjithë diasporën janë angazhuar me çështjen e Kosovës, duke dhënë kontributin e tyre moral, financiar, duke informuar dhe ndërgjegjësuar mbarë opinionin botëror dhe politikanët për çka ndodhte realisht në Kosovë, pasi serbët e paraqisnin situatën ‘paqësore’ me probleme të vogla. Nuk ka munguar nga shqiptarët lobimi pranë drejtuesve ndërkombëtarë për ndërhyrje të shpejtë në Kosovë dhe të parandaloheshin masakrat që po ndodhnin atje, dhe ndërhyrja e SHBA-së ishte e shpejtë me nismën e saj pa miratimin e OKB-s, e cila do ta mbështeste pas ndërhyrjes.

14. Zef Pashko Deda, Edhe një tjetër faltore…, Përpjekja Jonë, Volumi III, Nr.4, 12.11.1972, New York - New Jersey ; fq. 166-168. 15. Shih revistën; Përpjekja Jonë, Volumi III, Nr.4, 12.11.1972, New YorkNew Jersey; fq. 166-168.

16. Përpjekja Jonë, Volumi V, Nr.7-8, 12.11.1976, New York-New Jersey, f. 125-134. 17. Përpjekja Jonë, Vol. XIII, No. 13-14, Prill – Maj 1987, fq. 39-47. 18. Përpjekja Jonë, Vol. XIII, No. 13-14, Prill – Maj 1987 gjithashtu dhe në Vol. XIV, No. 15-16, Gusht – Shtator 1989. KORRIK 2013

Di

21


Kur’an

DURIMI NË KUR'AN Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë.”1 “Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me pakësim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave. Prandaj, përgëzoji të duruarit.”2 “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”3 “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë, se në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.”4 “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.”5 Ajetet kuranore që flasin për durimin dhe vlerën e tij janë të shumta dhe të njohura. Besimi është dy lloje: durim dhe falënderim. Duke qenë se besimi është i tillë, atëherë besimtari e ka më se të domosdoshme që të kapet fort pas tyre. Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim që ne ta këshillojmë njëri – tjetrin për durim. Lind pyetja: Çfarë është durimi? KOMENTI I AJETIT “O BESIMTARË! BËHUNI TË DURUESHËM DHE NXITENI NJËRI-TJETRIN TË JENI TË TILLË.” Durimi është gjysma e besimit, madje ai është i tërë besimi. Që njeriu të adhurojë Allahun duhet të jetë i durueshëm, që të thotë të vërtetën duhet të jetë i durueshëm, që të ruajë shikimin nga gjërat e papëlqyeshme duhet të jetë i durueshëm, që ta fitojë riskun hallall duhet të jetë i durueshëm. Në ditët e sotme ne kemi shumë nevojë që të jemi durueshëm në gjithçka. Durimi ynë duhet të jetë ve1. Ali Imran: 200. 2. Bekare: 155. 3. Zumer: 10. 4. Shura: 43. 5. Bekare 153.

22

Di

KORRIK 2013

tëm për Allahun dhe askënd tjetër. Në këtë ajet kur’anor Allahu i urdhëron besimtarët që të jenë të durueshëm, madje ata duhet ta nxisin njëri-tjetrin që jenë durueshëm. Nëse ndodh që dikush vjen tek ti për të qarë një hall, atëherë ti duhet që t’ia lehtësosh hallin qoftë edhe me alë të mira, t’i thuash se nuk ka njeri pa halle, ka halle e halle, t’i thuash që të durojë sepse në këtë hall që ai ka rënë patjetër që ka një urtësi nga Allahu.”6 KOMENTI I AJETIT “SIGURISHT QË NE DO T’JU SPROVOJMË ME FRIKË DHE URI, ME PAKËSIM TË PASURISË, TË NJERËZVE DHE TË TË LASHTAVE. PRANDAJ, PËRGËZOJI TË DURUARIT.” Sprova, kurrsesi nuk mund të konsiderohet gjë e keqe. Gjë e keqe është që njeriu mos të rezistojë ndaj sprovave. Në të vërtetë, çdo sprovë është provim. Askush nuk thotë se provimet janë të këqija. Në fakt, ato janë të këqija për ata njerëz që nuk i bëjnë dot ballë dhe ngelin në provim. Ndërsa ai që përpiqet dhe del i pari, normalisht që provimi për të është i mirë. Sprova e parë: frika, që do të thotë, se njeriu ka frikë dhe nuk është i qetë nga diçka që i shkakton dëm. Shpirti i njeriut zotëron potenciale të shumta, por nuk është në harmoni të plotë kur përballet me frikën. Që njeriu t’i bëjë ballë frikës duhet të përpiqet maksimalisht që të rendë pas shkaqeve që e largojnë frikën. Nëse njeriu dorëzohet ndaj frikës, atëherë ai nuk mund t’i rezistojës asaj, pavarësisht potencialeve që zotëron. 6. Marrë nga tefsiri i dijetarit Nabulsi.


Në fakt, në çastet e frikës njeriu ka nevojë për një stabilitet shpirtëror për ta kapërcyer këtë sprovë me sukses. Por nëse frika i kalon kufijtë e duhura, atëherë njeriu nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se e ka shtuar burimin e frikës, sepse në këtë rast njeriu nuk është përballur me të me gjithë potencialin që zotëron. Njeriu duhet krijojë imunitet që e pengon frikën të përparojë dhe kështu ai e kalon këtë sprovë me sukses. Durimi është një prej shkaqeve të këtij imuniteti. Sprova e dytë: Uria. Uria ka të bëjë me ushqimin që është i domosdoshëm për jetën. Nëse njeriu është i uritur, atëherë atij çdo lloj ushqimi i duket i shijshëm. Shumëllojshmëria e ushqimeve nuk vjen si rezultat i urisë së njeriut, por sepse atij i pëlqen të ketë lloje të ndryshme ushqimesh për shijen e tij. Por për të shuar urinë, ai do të hante çfarëdolloj ushqimi. Kur njeriu është i lodhur do të flinte edhe në një shtrat dërrase. Por kur nuk është i lodhur, nuk do të ndihej rehat as edhe në një shtrat të shtruar me pupla. Atëherë sprova e urisë është durimi ndaj ushqimit të domosdoshëm që i kthen njeriut jetën. Njeriu ushqehet për të pasur lëndën bazë për jetën. Prandaj edhe Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim agjërimin që të mësohemi se si ta durojmë urinë. Allahu i Lartësuar kërkon nga besimtarët që të jenë përgatitur dhe t’i bëjnë ballë urisë. Prandaj besimtari i bën ballë frikës sepse është i përgatitur, i bën ballë urisë sepse është stërvitur për një rast të tillë. Sprova e tretë: Pakësimi në pasuri. Njeriut mund t’i pakësohet pasuria për shumë arsye; ajo mund të shkatërrohet, mund të vidhet, mund t’i humbasë etj. Të gjitha këto janë sprova nga Allahu i Lartësuar që njeriu të provohet se është apo nuk është i kënaqur me caktimin e Allahut. Në pamje të jashtme edhe dhënia e sadakasë mund të duket se është pakësim në pasuri. Por e vërteta qëndron ndryshe, sepse Profeti (a.s.) ka thënë: “Pasuria nuk pakësohet nga dhënia e sadakasë. Prandaj jepni

sadaka.”7 Tregohet se ushtarët bizantinë i morën me forcë Beshir Et Tabarijut 400 lopë. Skllevërit që merreshin me kullotjen e lopëve, shkuan dhe i treguan Beshirit se çfarë kishte ndodhur. Atëherë Beshiri u tha atyre: Shkoni se jeni të lirë. U dha lirinë ndërkohë që ata kushtonin 1000 dinarë. Kur djali i tij i tha: O baba, u bëmë të varfër, ai iu përgjigj: Biri im, pusho, sepse kjo është një sprovë prej Allahut. Sprova e katërt: Pakësimi në frymë. Kjo ka të bëjë me humbjen e ndonjë pjese të trupit ose me vdekjen e njeriut të dashur. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.”8 Profeti i Allahut, Ejubi (a.s.), u sprovua në pasuri, fëmijë dhe në veten e tij. Një ditë gruaja e tij i tha që t’i lutej Allahut që t’ia largonte të keqen duke qenë se lutja e tij ishte e pranueshme tek Allahu. Profeti i nderuar e pyeti gruan: Sa vjet kemi qenë në mirëqenie dhe shëndet të plotë? Gjashtëdhjet vjet – u përgjigj ajo. Atëherë – tha ai, unë kam turp që ta lus Allahun që të na e largojë të keqen përderisa nuk jam sprovuar po aq vjet?! Thuhet se kur Sa’d ibnu Ebi Uekas shkoi në Mekë, ndërkohë që kohë më parë ai ishte verbuar, njerëzit nxituan për ta takuar që të bënte lutje për ta, sepse lutjet e tij ishin të pranuara tek Allahu. Abdulla ibnus Saib tregon: Shkova tek ai, dhe pasi iu prezantova më tha: Ti je lexuesi i njohur i Kur’anit në Mekë. Po – i thashë. Pastaj e pyeta: O xhaxha! Ti i lutesh Allahut për njerëzit, po sikur t’i luteshe për veten tënde që të të kthente shikimin?! Ai duke buzëqeshur ma ktheu: Biri im, caktimi i Allahut është më i mirë për mua sesa shikimi.” Sprova e pestë: Pakësimi i të lashtave. Njeri i lumtur është ai i cili e di se fara që ka hedhur në Tokë mbin 7. Transmeton imam Ahmedi. 8. Zumer: 42. KORRIK 2013

Di

23


me lejen e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “A e shihni atë që mbillni? Vallë, ju e bëni atë qëtë mbijë apo jemi Ne rritësit e saj? Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni. E do të thoni: Ne jemi të dëmtuar, madje jemi krejt të privuar nga furnizimi.”9 Pakësimi i të lashtave mund të ndodhë për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore, dikush mund të vjedhë..etj. Nëse besimtari dëshiron të mbjellë fidanin më të mirë në Xhenet dhe të pastrojë veten duke fituar kënaqësinë e Bujarit, atëherë le të durojë kur Allahu e sprovon me pakësimin e të lashtave. Le ta dijë mirë se Allahu e sprovon që të lumturohet, sepse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përhershme. E rëndësishme është që besimtari t’i kalojë këto sprova me sukses dhe t’i përballojë vështirësitë e kësaj bote duke i qenë i fortë në besim. Ai duhet ta dijë mirë se jeta e kësaj bote është urë kalimi, ndërsa synimi i tij kryesor është Xheneti i Amshueshëm. Dhe në fund, ai i cili duron ndaj këtyre sprovave ka një përfundim të bukur e të këndshëm që është: Përgëzoji të duruarit për shpërblimin e madh; Përgëzoji të duruarit se ata janë të udhëzuar në rrugën e drejtë; Përgëzoji të duruarit me lumturinë në të dy botët; Përgëzoji të duruarit me Xhenet; Përgëzoji të duruarit se Allahu i do ata; Përgëzoji të duruarit se Allahu është gjithmonë me ta; Përgëzoji të duruarit se Allahu është i kënaqur me ta; Përgëzoji të duruarit me fshirjen e mëkateve; Përgëzoji të duruarit me lehtësimin pas vështirësisë. KOMENTI I AJETIT “VETËM ATA QË JANË TË DURUESHËM, DO TË SHPËRBLEHEN PA MASË.” Shpërblimi i durimtarëve është i pallogaritshëm. Çdokush që është i kënaqur me fatkeqësinë me të cilën 9. Uakia: 63 – 67.

24

Di

KORRIK 2013

përballet duke qenë durimtar, shpërblimi i tij është i pamasë. Shpërblimi i durimtarit është i njëllojtë me shpërblimin e agjëruesit, ku në një hadith kudsij Allahu i Lartësuar thotë: “Agjërimi është për Mua dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të.”10 Husejni transmeton nga gjyshi i tij Profeti Muhamed (a.s.), i cili ka thënë: “Kryeji obligimet që të jesh adhuruesi më i mirë. Ji i kënaqur (me caktimin e Allahut) që të jesh njeriu më i pasur. Biri im! Në Xhenet ka një pemë që quhet Pema e Brengës. Ata të cilët kanë pasur brenga në këtë jetë do të paraqiten, por për ta nuk do të ketë peshore, nuk do të ketë regjistra dhe shpërblimi do të jetë i pakufishëm. Më pas Profeti (a.s.) lexoi ajetin kuranor: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”11 Dijetari i shquar Muhamed ibnu Uthejmin thotë: “Për sa i përket durimit, shumëfishimi i shpërblimit të tij është i pamasë nga Allahu i Lartësuar. Kjo tregon se shpërblimi i tij është shumë i madh, saqë njeriu nuk ka mundësi që ta imagjinojë këtë shpërblim, sepse nuk është përcaktuar me numër. Këtu nuk themi se vepra e mirë shpërblehet nga dhjetë deri në shtatëqind fish, jo, ajo që themi është se shpërblimi është i pa masë.”12 KOMENTI I AJETIT “KUSHDO QË DURON DHE FAL, TA DIJË, SE NË TË VËRTETË, KËTO JANË NGA VEPRIMET MË TË VIRTYTSHME.” Kur besimtarit i ndodh diçka e papëlqyeshme nga një njeri, ai duron sepse e di mjaft mirë se kjo ka ndodhur me vullnetin e Allahut. Kështu që ai vazhdon të jetë akoma i lidhur me Allahun. “Njeriu i cili duron, fal dhe toleron, në të vërtetë ka kryer një veprim të hijshëm. Ndoshta, ky ajet kuranor mbart një kuptim të fshehtë që ngjan 10. Transmeton imam Muslimi. 11. Marrë nga “Tefsirul Munir” i doktor Ue be Zuhejlit. 12. Marrë nga “Shpjegimi i Rijadus Salihin” të dijetarit të shquar Muhamed ibnu Uthejmin.

me kuptimin e ajetit kuranor: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur.”13 Të gjithë të Dërguarit e Allahut janë të nderuar e të respektuar, të gjithë e kanë zbatuar me përpikëri urdhrin e Allahut dhe e kanë përcjellur mesazhin hyjnor tek njerëzit, por, megjithatë, në mesin e tyre ka pasur disa të dërguar që kanë qenë më këmbëngulës e më të vendosur. Po kështu edhe në lidhje me këtë ajet kuranor, kuptojmë se ai i cili duron dhe fal është më i vendosur se të tjerët, sepse ai duron ndaj caktimit të Allahut dhe është i kapur fort pas fesë. Pra, njeriu mund të marrë hak ndaj atij që i ka shkaktuar dëm, por edhe mund ta falë. Ai që fal, pa dyshim ka kryer një veprim të virtytshëm. Tregohet njëherë se në një tubim, dikush filloi të ofendonte dikë në mesin e njerëzve, mirëpo ai që po ofendohej u përmbajt megjithëse u turpërua. Pasi ai që ofendoi mbaroi, i ofenduari lexoi ajetin kuranor: “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë, se në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” Një dijetar që ishte i pranishëm, tha: Betohem në emër të Allahut që ky njeri e ka kuptuar mjaft mirë ajetin kuranor, ndërkohë që shumë të tjerë e kanë lënë pas dore. Dijetari i shquar Muhamed ibnu Uthejmin thotë: “Ky ajet kuranor e nxit njeriun që të durojë dhe të falë ata që i kanë shkaktuar ndonjë të keqe. Megjithatë, jo gjithmonë preferohet falja, sepse Allahu i Lartësuar faljen e ka shoqëruar me pajtimin duke thënë: “Atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut.”14 Nëse falja nuk shoqërohet me pajtim, atëherë nuk ka pse të ketë falje. Si shembull për këtë mund të themi: Nëse personi që të ka shkaktuar një të keqe njihet si njeri i lig, nëse e fal ligësia e tij shtohet, atëherë më mirë është që t’i mos ta falësh, por përkundrazi të marrësh hakun për arsye të pajtimit. Por, nëse personi që ti e fal nuk të shkakton më ndonjë të keqe, atëherë është më mirë që ta falësh, sepse 13. Ahkaf: 35. 14. Shura: 40.


Allahu i Lartësuar thotë: “Për atë, që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut.” Duke qenë se shpërblimi i njeriut është tek Allahu, atëherë është më mirë për të që ta marrë shpërblimin prej Tij se sa prej punëve të mira të shokut të tij në Ditën e Gjykimit.”15 KOMENTI I AJETIT: “O BESIMTARË! KËRKONI NDIHMË PËR VETEN NËPËRMJET DURIMIT DHE NAMAZIT! NË TË VËRTETË, ALLAHU ËSHTË ME TË DURUARIT.” Përmes këtij ajeti kuranor, Allahu i Lartësuar kërkon prej nesh që të kërkojmë ndihmë nëpërmjet durimit dhe namazit. Por përse të durojmë? Sepse durimi është përmbajtja ndaj çdo gjëje prej së cilës njeriu ka frikë. Durimi merr ngjyra nga më të ndryshmet në varësi të pozitës së njerëzve në adhurim. Si shembull të kësaj po paraqesim përgjigjen e imam Aliut, i cili kur u pyet për të drejtat ndaj fqinjit, tha: Ju e dini se ne nuk duhet t’i bëjmë atij ndonjë të keqe? Po – thanë ata. Po ashtu ne duhet të durojmë kur ai na bën ndonjë të keqe – tha ai. 15. Marrë nga “Shpjegimi i Rijadus Salihin” të dijetarit të shquar Muhamed ibnu Uthejmin.

Pra, ajo që kërkohet prej njeriut, jo vetëm që nuk duhet t’i bëjë ndonjë të keqe komshiut të tij, përkundër kësaj ai duhet të durojë edhe sjelljen e keqe të tij. Durimi e ndihmon njeriun që të zbatojë urdhrin e Allahut dhe që të mos ta kryejë atë vepër që Allahu e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar e ka privuar njeriun nga dëshirat dhe epshet e tij shfrenuese dhe në të njëjtën kohë e ka urdhëruar që të kryejë gjëra që njeriu has vështirësi në zbatimin e tyre. Prandaj njeriu i cili privohet nga dëshirat shfrenuese dhe që zbaton urdhëresat e vështira ka nevojë për durim. Besimtari medeomos duhet të jetë i durueshëm, sepse nëpërmjet durimit Allahu është gjithmonë me të. Ky ajet kuranor, kurrsesi nuk e bën besimtarin pesimist ndaj çdo lloj fatkeqësie dhe problemi që përballet në jetë. Ajeti kuranor na thërret se që besimi i besimtarit të jetë i fortë dhe i palëkundur është më se e domosdoshme që të kërkojë ndihmë nëpërmjet durimit dhe namazit. Çështja nuk është e thjeshtë, ajo ka nevojë për sakrificë të madhe, sepse durimi është përmbajtja e vetes ndaj problemeve të vështira. Kështu që, çdo njeri i cili ndjek rrugën e besimit, ka nevojë që të kërkojë ndihmë në-

përmjet durimit, që të ketë mundësi të përballet me vështirësitë e ndryshme. Thënia e Allahut: “Në të vërtetë, Allahu është me durimtarët”, do të thotë se Allahu i Lartësuar kërkon prej nesh që jetën ta përballojmë duke qenë gjithmonë me Të dhe në rrugën e Tij. Në të vërtetë, njerëzit nuk kanë frikë vetëm se atëherë kur shmangen nga rruga e Zotit. Ndërsa ai i cili është në rrugën e Zotit, shejtani nuk guxon ta prekë. Allahu i Lartësuar kërkon prej besimtarëve që të kërkojnë ndihmë nëpërmjet durimit dhe namazit ndaj probleme dhe halleve të cilat janë përtej mundësisë së tyre. E vërteta është se njeriu kërkon ndihmë atëherë kur nuk ka mundësi. Çfarë të bëjë njeriu kur problemi me të cilin përballet është përtej mundësive të tij? Në këtë rast, ai duhet të kërkojë ndihmë tek Ai i cili i zgjidh hallet dhe problemet. Thënia e Allahut: “Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit”, na tërheq vëmendjen se njeriu do të përballet me halle dhe probleme të vështira, prandaj Allahu i Lartësuar dëshiron prej besimtarëve që të përgatiten shpirtërisht për t’i bërë ballë vështirësive.

KORRIK 2013

Di

25


Hadith

ELTON HARXHI

- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -

DËLIRËSIA

ËSHTË VIRTYT I MYSLIMANIT Ebu Seid Sa’d ibnu Malik ibnu Sinan El Hudri transmeton: “Një grup njerëzish nga ensarët kërkuan nga Profeti (a.s.) që t’u jepte diçka dhe ai u dha. Ata i kërkuan përsëri dhe ai përsëri u dha, derisa i mbaroi gjithçka kishte. Kur e harxhoi gjithçka kishte, tha: “Çdo të mirë që e posedoj nuk do t’ua kursej, mirëpo ai i cili kërkon dëlirësi, Allahu ia jep atë; ai i cili kërkon pavarësi, Allahu ia jep atë dhe ai i cili kërkon durim, Allahu do t’ia japë atë. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e kompletuar sesa durimi.” (Buhariu dhe Muslimi)

26

Di

KORRIK 2013


SHPJEGIMI I HADITHIT Në këtë hadith, Profeti (a.s.) i këshillon dhe i porosit një grup njerëzish nga Ensarët se si duhet të jetë në të vërtetë myslimani. I këshillon se myslimani duhet të jetë i dëlirë nga harami, nuk duhet të lypë nga njerëzit, duhet të jetë i pavarur nga të tjerët si dhe të jetë i durueshëm për t’i bërë ballë vështirësive të jetës derisa t'i vijë ndihma nga Allahu i Lartësuar. Po ashtu në këtë hadith, vërehet mjaft qartë butësia, mirësia dhe sjellja e pashembullt e Profetit (a.s.) me shokët e tij. Ai nuk u dëshpërua nga humbja e asaj që posedonte, madje me dashurinë më të madhe që kishte për ta u tha: “Çdo të mirë që e posedoj nuk do t’jua kursej.” I tillë ishte Profeti (a.s.), asnjëherë nuk kursehej për shokët e tij. Jo vetëm kaq, por ai nuk kursehej për askënd që vinte dhe i kërkonte diçka. Por, megjithatë, përkundrejt gjithë kësaj bujarie të pashembullt nga ana e tij, në të njëjtën kohë ishte mësues dhe edukonjës mjaft i mirë. Ai u jep shokëve të tij një mësim shumë të mirë në lidhje me durimin, mbështetjen tek Allahu dhe rendjen pas shkaqeve. Pasi ua vërtetoi me alë dhe vepra se nuk kursen asgjë për ta nga ajo që posedon, tha: “Mirëpo ai i cili kërkon dëlirësi, Allahu ia jep atë, ai i cili kërkon pavarësi, Allahu ia jep atë dhe ai i cili kërkon durim, Allahu do t’ia japë atë. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e kompletuar sesa durimi.” Këto orientime profetike rikthejnë çdo gjë në ekuilibër dhe formojnë personalitetin e myslimanit duke e ruajtur dhe mbrojtur karakterin e tij. Duke medituar në alët e Profetit (a.s.) “ai i cili kërkon dëlirësi, ai i cili kërkon pavarësi dhe ai i cili kërkon durim”, vërejmë se besimtari i cili i kërkon këto tri gjëra do të shpërblehet, dhe këtë shpërblim ia jep Allahu. Allahu do t’ia japë dëlirësinë, pavarësinë dhe durimin. A ka shpërblim më të madh për njeriun se sa shpërblimi që i jep Allahu?! Është më se e vërtetë se besimtari do ta marrë shpërblimin e premtuar, por ky shpërblim nuk arrihet nëse ai nuk përpiqet dhe nuk sakrifikon për të qenë i dëlirë nga mëkatet, i pavarur nga të tjerët dhe durimtar ndaj sprovave. Profeti (a.s.) me mësimet e tij edukative dëshiron që besimtari të jetë i lidhur gjithmonë me Krijuesin e tij. Nëse besimtari i mbështet Allahut të Lartësuar dhe rend pas shkaqeve, atëherë i bën ballë vështirësive të jetës, e kërkon riskun duke qenë krenar dhe e di mjaft mirë se Allahu nuk e humbet shpërblimin e vepërmirëve. Ndërtimi i alive të profetit (a.s.) është me të vërtetë i habitshëm. Dijetarët thonë: Ai i cili kërkon dëlirësinë duke mos lypur, Allahu ia jep. Nëse njeriu arrin në këtë pozitë kalon në një tjetër më të lartë duke kërkuar që të krijojë pavarësi nga njerëzit, por nëse ata i japin nuk e refuzon, Allahu do ta pasurojë zemrën e tij. Pas kësaj, njeriu kërkon një pozitë më të lartë që është virtyti i durimit, nëse njerëzit i japin nuk e merr. Kjo është pozita më e lartë. Dhe në fund, Profeti (a.s.) thotë: “Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më të kompletuar se sa durimi”, sepse durimi përmbledh virtytet më të larta të moralit, është pjesë e besimit dhe ai është në pozitën e kokës në kraha-

sim me trupin. Ai i cili nuk duron, në të vërtetë i mungon besimi. Durimi është ushqimi i besimtarit përgjatë gjithë jetës, sepse besimtari duron në adhurim, duron kur kërkon riskun, duron ndaj fatkeqësive, duron ndaj privimeve, duron e duron. Atëherë, padyshim që, shpërblimi i durimtarëve është i pakufishëm duke u bazuar në thënien e Allahut: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”1 RREGULLA DHE DISPOZITA FETARE DISPOZITA FETARE NË LIDHJE ME LYPJEN Juristët islamë kanë rënë dakord se lejohet për atë që është i varfër dhe për atë që është i zhytur në borxhe, që të kërkojë lëmoshë aq sa për të ushqyer familjen apo për të larë borxhin. Por me kusht, kur ai nuk ka mundësi të punojë, ngaqë është i sëmurë apo se të ardhurat që siguron nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, për njeriun është më mirë që të jetë i dëlirë dhe mos të lypë, por të gjejë mbështetje tek Allahu i Lartësuar dhe të jetë i durueshëm derisa Allahu t’i largojë brengën që e mundon. Një kusht tjetër i domosdoshëm është që lypësi nuk duhet të kërkojë më tepër se ajo që i nevojitet për të kryer hallin e tij. Lypësi duhet të ketë parasysh edhe disa gjëra: nuk duhet të ngulmojë që tjetri t’i japë medeomos lëmoshë, ose ta imponojë atë. Feja Islame e ndalon lypjen për atë person i cili ka mundësi të punojë dhe që i plotëson nevojat familjare. Në këtë rast, lypësit nuk duhet t’i ofrohet ndihmë. E nëse atij i jep dikush lëmoshë, ai obligohet që ta kthejë mbrapsht. MËSIMET QË NXJERRIM NGA HADITHI – Bujaria e Profetit (a.s.) – Porosia për të bërë atë që është më e dobishme. – Motivimi. – Vlera e dëlirësisë. – Pasuria e shpirtit. – Vlera e durimit. BUJARIA E PROFETIT (A.S.) Bujaria është tregues i besimit dhe në të njëjtën kohë ajo dëshmon se personi i cili përshkruhet me këtë virtyt ka mendim të mirë për Allahun e Lartësuar. Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më bujar që ka parë historia e njerëzimit. Për bujarinë e Profetit (a.s.) kanë dëshmuar të gjithë shokët e tij. Më poshtë po përmendim disa thënie të tyre: Enesi thotë: “Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më i mirë, më bujari dhe më trimi.”2 Ibnu Abasi thotë: “Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më bujar në gjërat e hajrit. Ai ishte akoma më bujar në muajin e Ramazanit kur takohej me engjëllin Xhibril.”3 Suhejl ibn Sa’d thotë: “Një grua shkoi tek Profeti (a.s.) me një rrobë dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Po ta jap këtë rrobë që ta veshësh. Profeti (a.s.) e mori sepse kishte nevojë për të dhe e veshi. Një prej shokëve të tij kur e pa 1. Zumer: 10. 2. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi. 3. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi. KORRIK 2013

Di

27


ka qenë shkaku kryesor i rrënjosjes së Islamit në zemrat e këtyre personave. Në këtë kontekst nuk ka alë më të bukur se ala e Enesit, i cili ka thënë: “Njeriu i cili e pranonte Islamin e pranonte për të mirat materiale të kësaj bote, por në momentin që hynte në këtë fe madhështore, Islami për të ishte shumë herë më i dashur se jeta e kësaj bote.” POROSIA PËR TË BËRË ATË QË ËSHTË MË E DOBISHME Në këtë hadith vërehet mjaft qartë porosia e Profetit (a.s.) drejtuar shokëve të tij. Prandaj besimtari duhet t’i këshillojë njerëzit gjithmonë për të bërë atë që është më e dobishme për ta. Duke vepruar kështu, ai zbaton alën e Profetit (a.s.) i cili thotë: “Feja është këshillë.”6 Po ashtu fiton edhe shpërblim të madh, sepse Profeti (a.s.) ka thënë: “Ai i cili i thërret të tjerët në udhëzim (Islam), merr të njëtin shpërblim si të pasuesve (të alës së tij), dhe atyre nuk u pakësohet asgjë nga shpërblimi i tyre.”7

rrobën që kishte veshur Profeti (a.s.), i tha: O i Dërguari i Allahut! Sa e bukur qenka kjo! Ma jep mua! Profeti (a.s.) tha: Urdhëro! Kur profeti (a.s.) u largua, të pranishmit e qortuan shokun e tyre duke i thënë: Nuk u kënaqe kur e pe Profetin (a.s.) që kishte veshur atë rrobë për të cilën kishte nevojë, por shkove dhe ia kërkove?! Apo e dije se kur dikush i kërkon atij diçka, ai nuk e kthen duarbosh?! Mirëpo, ai u përgjigj: Dëshirova që të merrja bereqetin e saj, pasi vetë Profeti e veshi atë. Ndoshta kur të vdes, kjo rrobë do të jetë qefini im.”4 Bujaria e Profetit (a.s.) ishte një prej shkaqeve që shumë njerëz përqafuan fenë islame. Njëherë një njeri erdhi tek Profeti (a.s.), ndërsa ai i dhuroi një kope me dhen. Ky njeri u kthye tek populli i tij dhe u tha: O njerëz! Besoni, sepse Muhamedi jep aq shumë saqë nuk ka frikë nga varfëria. Profeti (a.s.) ishte aq bujar saqë edhe kur ishte në shtratin e vdekjes e porositi Aishen që të jepte sadaka. Aishja thotë: “Kur sëmundja e rëndoi Profetin (a.s.) kishte shtatë ose nëntë dinarë. Ai tha: O Aishe, çfarë bëre me ato monedha? I kam unë – u përgjigja. Jepi sadaka- më tha! Mirëpo unë u mora me diçka tjetër dhe nuk i shpërndava. Më vonë ai më pyeti përsëri: O Aishe, çfarë bëre me monedhat? I kam akoma – u përgjigja. M’i jep – më tha. I solla dhe ia vura në dorë, pastaj tha: “Si do ta mendoje Muhamedin të takohej me Allahun duke pasur me vete këto?!”5 Siç shihet qartë, Profeti (a.s.) nuk grumbulloi pasuri, sepse ai e dinte mjaft mirë se pasuria është mjet dhe jo qëllim. Prandaj, ai e shfrytëzoi pasurinë për të afruar njerëzit. I dha pasuri parisë së Mekës, Ebu Suanit, Hakim ibnu Hizamit, Harith ibnu Hishamit dhe Nadir ibnu Harithit. Po ashtu, ai u dha pasuri edhe kryetarëve të fiseve arabe si Ujejne ibnu Husnit apo Akrau ibnu Habisit. Bujaria e Profetit (a.s) 4. Transmeton Buhari. 5. Transmeton Ibnu Hibani. Dijetari i shquar Shuajb Arnauti e ka sa tësuar këtë hadith.

28

Di

KORRIK 2013

MOTIVIMI Edhe në këtë hadith, si në shumë hadithe të tjera, Profeti (a.s.) i motivon njerëzit që të jenë të dëlirë e sa më të durueshëm. VLERA E DËLIRËSISË Dëlirësia është fryt i besimit të njeriut. Ajo është argumenti më i mirë që dëshmon se njeriu i cili përshkruhet me këtë cilësi është krenar. Përveç kësaj ajo është veprim tepër fisnik dhe personi i cili përshkruhet me të gëzon respekt në mesin e njerëzve. Pikërisht për këtë arsye, Profeti (a.s.) na nxit që të jemi të dëlirë dhe të krijojmë pavarësi nga lypja: “Ai i cili kërkon dëlirësi, Allahu ia jep atë, ai i cili kërkon pavarësi, Allahu ia jep atë.” Profeti (a.s.) thotë: “Banorët e Xhenetit janë tre: Sulltani i drejtë i suksesshëm dhe që jep lëmoshë, njeriu me zemër të butë për të gjithë të afërmit e myslimanët dhe, njeriu i varfër që është i dëlirë.”8 Në një hadith tjetër Profeti (a.s.) thotë: “Kush më garanton mua që mos të lypë nga njerëzit asgjë, unë i garantoj atij Xhenetin.”9 Dëlirësia është disa llojesh: Dëlirësia nga mëkatet: Myslimani e ruan dorën, këmbën, sytë, veshët nga harami. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij.”10 Ndërsa Profeti (a.s.) thotë: “O ju të rinj! Ai i cili ka mundësi të plotësojë të drejtat ndaj gruas, atëherë le të martohet, sepse martesa e ruan syrin nga harami. Por nëse nuk keni mundësi, atëherë agjëroni, sepse agjërimi është mburojë.”11 Dëlirësia nga pasuria e të tjerëve: Myslimani është i dëlirë në lidhje me pasurinë e të tjerëve. Atë që e merr nga pasuria e të tjerëve është vetëm ajo që i takon. Po ashtu ai e ruan 6. Transmeton Muslimi. 7. Transmeton Muslimi. 8. Transmeton Muslimi. 9. Transmeton Ebu Daudi. 10. Nur: 33. 11. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.


dhe e mbron pasurinë e jetimit. Nëse myslimani është në gjendje të mirë, nuk e prek pasurinë e jetimit, përkundrazi e shton atë. E nëse është i varfër, shpenzon nga pasuria e jetimit aq sa i duhet. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është i pasur, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t’jua dorëzoni pasurinë, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.”12 Dëlirësia nga ushqimi dhe pija: Myslimani përmbahet nga vendosja e kafshatës të ndaluar (haram) në gojën e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë.”13 Dëlirësia e gjuhës: Myslimani duhet ta ruajë gjuhën e tij nga sharjet dhe ofendimet. Nga gjuha e tij duhet të dalin vetëm alë të mira e të ëmbla. Profeti (a..s) thotë: “Myslimani nuk sulmon me alë, nuk mallkon, nuk thotë alë të pamoralshme e as të pista.”14 Dëlirësia nga lypja: Myslimani edhe nëse është i varfër e ka shumë nevojë, vetëpërmbahet dhe nuk lyp e as u kërkon njerëzve. Allahu i Lartësuar, në Kur’anin Famëlartë, i ka lavdëruar ata besimtarë, që megjithëse ishin të varfër nuk lypnin për shkak se ishin të dëlirë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk mërzisin njerëzit duke lypur.”15 PASURIA E SHPIRTIT Njerëzit në këtë botë mundohen që të kenë sa më shumë pasuri, të gëzojnë një pozitë të lartë në shoqëri, të kenë pushtet, të kenë e të kenë. Por a është e vërtetë që njeriu nëpërmjet pasurisë që posedon është i pasur?! Absolutisht jo. Sa të pasur ka dhe sa të tjerë do të ketë të cilët nuk ndihen rehat me pasurinë që kanë dhe sa të varfër ka dhe do të ketë që megjithëse janë të varfër, ndihen të qetë. Sekreti i kësaj enigme qëndron në pasurinë e shpirtit, apo thënë ndryshe njeriu është i kënaqur me riskun e Allahut. Ebu Hurjejra tregon: Njëherë Profeti (a.s.) tha: “Kush do t’i zbatojë alët (porositë) e mia, apo t’i mësojë që t’ua tregojë të tjerëve që t’i zbatojnë? Unë – o i Dërguari i Allahut – tha Ebu Hurjera. Profeti (a.s.) e kapi prej dore dhe i tha: Numëro pesë këshilla: Ruaju nga mëkatet që të jesh adhuruesi më i mirë ndër njerëz. Ji i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu që të jesh njeriu më i pasur. Sillu mirë me komshiun që të jesh besimtar. Atë që e do për vete duaje edhe për të tjerët që të jesh mysliman. Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vdes zemrën.”16 Pra, pasuria e shpirtit qëndron në atë që Allahu ka përcaktuar për njeriun. Ëmbëlsia dhe shija e kënaqësisë është më e ëmbël se çdo gjë. Të qenët i kënaqur e ruan myslimanin nga furtunat e pafund të jetës. 12. Nisa: 6. 13. Bekare: 172. 14. Transmeton Et Tirmidhi. Hadithi është i saktë. 15. Bekare: 273. 16. Transmetojnë Et Tirmidhi dhe Ibnu Maxheh.

Kënaqësia i ngjan një kopshti ku hijet e pemëve e ruajnë besimtarin nga çdo gjë e keqe. VLERA E DURIMIT Për vlerën e durimit Profeti (a.s.) thotë: “Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e kompletuar sesa durimi.” Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar durimtarët duke thënë: “Ata që durojnë kur janë në skamje, në sëmundje dhe në kohë lufte janë besimtarë të vërtetë dhe që e kanë frikë Allahun.”17 EPILOG Dëlirësia është virtyt i profetëve të Allahut, i kalifëve dhe i besimtarëve të devotshëm. Një prej personaliteteve të ymetit mysliman që e ka pasur dëlirësinë në karaktetin e tij ka qenë prijësi i besimtarëve Omer ibnu Abdul Azizi, i cili me alët dhe veprat e tij është një shembull dhe model i mirë për të gjithë brezat. Më poshtë po përmendim një ngjarje që dëshmon për dëlirësinë e tij nga mëkati: Një natë, një prej ministrave të shtetit hyri tek prijësi i besimtarëve Omer ibnu Abdul Azizi. Ata filluan të diskutonin rreth punëve dhe problemeve të ndryshme që po përballej shteti islam. Pasi diskutuan gjerë e gjatë, ndryshuan temën e diskutimit duke folur për gjëra nga më të ndryshmet, por që nuk kishin të bënin me çështjet e ymetit. Menjëherë Omeri u çua, fiku kandilin dhe ndezi një tjetër. Ministri u habit shumë, prandaj e pyeti: Pse këtë kandil e fike dhe ndeze atë tjetrin? Epo – i tha Omeri, derisa ne po flisnim për problemet e shtetit islam nuk kishte ndonjë problem, por kur filluam të flisnim për gjëra të tjera, e fika këtë kandil dhe e ndeza këtë tjetrin, sepse nuk bën që për gjërat tona personale të harxhojmë nga pasuria e ymetit. Ndërkohë që kandili që ndeza është i imi dhe kështu ne mund ta shfrytëzojmë dritën e tij pa problem. 17. Bekare: 177. KORRIK 2013

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

KORRIK 2013


XHAMIA E VJETËR NË LUSHNJE E NDËRTUAR GJATË VITEVE 30'

KORRIK 2013

Di

31


Retrospektivë

HAFIZ SABRI KOÇI

Hytbe me rastin e festës së

BAJRAMIT TË RAMAZANIT Vllezën e motra, lavdi të madhit Zot që na bëri të mundur t’ia mbërrinim kësaj dite, kësaj sofre të madhe bujare të Allahut, ditës së Bajramit të Madh. Kjo është një ditë shumë e dashtun, shumë e mëshirshme dhe e dhimbshme tek Allahu. Allahu me Madhëninë e vet i ka ndriçuar zemrat, mendjet dhe gjendjen morale dhe shpirtërore. Me anën e kësaj dite të madhe, në të cilën jemi grumbulluar në këtë faltore është lumturi e madhe për ne që arritëm edhe një herë të prezantoheshim në këtë faltore, që quhemi mysafirë të Allahut. “Allahu ka thënë që në sipërfaqen e dheut, shtëpiat e Mia janë faltoret, aty ku vehet gjëja më e ndritun në sexhde, fytyra e njeriut, pra kjo është një lavdi, një mirësi e madhe prej Allahut, që duhet të jemi krenar, të gëzum e të lumtur. Sot na mbuloftë Rahmeti i Allahut, na mbuloftë mëshira e dhembshuria e dashuria e Tij. Pra, për ne është një gëzim tepër i madh, sot jemi të falun e të mëshirum Allahut me Madhninë e vet, të gjithë besimtarët e besimtaret i ka falur të gjithë, i thërret sot në festën bujare të rahmetit, mëshirës e dhembshurisë së Tij. Kjo ditë sot është ditë e çmueshme për të gjithë neve dh duhet që të kujdesemi pë veten tonë të pastër, të lumtur, të ruajmë e të kemi kujdes që të dalim të pastër dhe të rrimë besnikë kësaj pastërtie. Sot ne i përgjigjemi thirrjes së Zotit “O Zot, i madh, Ti je Krijuesi jonë, Ti na ndriçove me të hongër e të pime në të urumin Ramazan, e bone dritë për të gjithë besimtarë e besimtare, më ndihmove në këtë mes për të mposhtur armikun më të madh të krijuar, që është epshi. Epshet në përgjithësi te njeriu, është vetë djalli që mundohet të na prishë ne me Allahun, por nuk ka gjë që na prish me Allahun, sepse Allahu është Krijuesi jonë. Ai është i Dashuni jonë dhe e ka derdh krejt mirësinë në fytyrat njerëzore. Dhembshunia dhe dashunia ka agu në fytyrat e krejt besimtarëve, pavarsisht se djalli ka pas fuqinë e vet me i tradhëtu se i hudh në greminë, por prapë Allahu nuk i le mas pastërtisë e rahmetit të vet, por i thërret tek rahmeti i Tij, mëshira e Tij, tek mburoja e Tij. Njeriu është botë e madhe se e ka nderu nga të gjitha krijesat e tjera. Kur është krijuar njeriu i parë, Ademi, janë habit të gjithë melekët kur e kanë pa formën e bukur të tij dhe thanë se nuk ka gjë më të bukur që i ngjet fytyrës së Hazreti Israfilit, një prej melekëve që është më i bukuri dhe më i preferueshmi prej të gjithë melekëve të tjerë, prandaj njeriut i dha këtë formë të bukur që s’e ka kërrkush, njeriun e ndriçoi e bani që s’ka si bahet. Por, iu thotë atyne njerëzve, të cilët janë gënjy e mash-

32

Di

KORRIK 2013

tru nga djalli: “O njeri, kush është ai që juve ju prish me Mu, kush është ai që ju largon prej Meje, kush është ai që ju mashtron juve? A po përfitut nga bujaria e Allahut e dulet jashtë dore. Allahu është Ai që ju krijoj juve, në mënyrë të drejtë, të hijshme, të bukur. Me të gjithë gjymtyrët në vend, të gjitha organet në vend, por ju bani që të keni pjesë nga cilësitë e e veset e hajvanit dhe ato të njeriut të vërtetë.” Njeriut të plotësuar, plotësohet atëherë kur gjithmonë nuk i humb lidhjet me Zotin po mban gjithnjë, prandaj atëherë melekët thonë: “O Allah, masi i krijove njerëzit me hongër e me pi, me të mathme e me të veshme, me fejesë e martesë, atëherë na le për Ahiret, dhe ata leri për dynja”. I tha: “S’kam si me i lanë për dynja vetëm ata, se ata janë punë e mjeshtris Teme. Unë e kam ndërtuar trupin Vetë, kam zgjedh atë formë Vetë. Unë i kam dhënë shpirt nga gjallënia Jeme, prandaj s’ka si të jetë.” Ai është për dynja e për ahiret, është ai që do të arrij të jetë në Xhenet e të gjithë uniformat e tyne nuk i ndahen Resulullahut. Por, të gjithë me besim të plotë i gëzohen të mirat që na ka përgatit Allahu. Prandaj për njeriun janë bajramet, ramazanet, është kultura e dituria. I thotë Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Të kam eduku Vetë, të kam mësu Vetë, të kam dhënë atë që s’e ke dit.” “Kurrëkush s’mund ta marrë dijet në atë çka i ka dhënë Zoti. Prandaj, çdo ditë Allahu na mëson, na edukon, na madhëron e mban ma afër madhnisë së Tij. Pejgamberi ynë (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjithë njerëzia janë si familje e Zotit.” “O njeri, juve ju kam kriju për Mu, Unë jam për gjithçka kam kriju vetëm për ju.” Prandaj, dielli po ndrit vetëm për ne, hëna po ndrit për ne, planeti gjithë është vetëm për ne, toka riprodhon për ne, ujrat janë për ne. Prandaj, kjo ditë i thërret njerëzit të jenë pranë Zotit, asnjë mos të largohet. Ato dije që kena fitu të mira, i dimë të gjithë, por duhet me i vënë në jetë, duhet të dimë që nuk është prej kujt, por prej Allahut. Allahu na ka urdhërue në punë të drejtë, pasi është Vetë i Drejtë, që nesër në gjygjin e përgjithshëm, Ai ka me dhënë secili atë çka meriton.” “Në qoftë se ju do të keni mirësinë të silleni mirë e sidomos me njëri-tjetrin e të keni turp prej Allahut, Allahu është ai që do t’iu shpërblejë juve.” Sahabët dëgjuan Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) që porosiste: “Kini turp prej Zotit” – Ne turp kemi ja resulullah, ne e respektojmë, respektojmë marrën e turpin.” A nuk e din që Zoti ju sheh në të gjithë manovrimet tuaja. Prandaj, dijen dhe kulturën që keni marrë,


pse e lini jashtë normës? – përgjigjet Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) – “Nuk quhet turp kshtu si thoni, thuhet për atë kokë që keni mbi qafë, që ka gjithë atë përbërje. Syri ka veprimin e vet, hunda ka veprimin e vet, goja ka veprimin e vet. Atë ruaje e mos e vë kundër shkeljes së Zotit. Prandaj, ruaje fort synin, gojën, gjuhën sidomos, gjuhën që merret me mbartjje alësh nga njëra në tjetrën. Ajo që fut ngatërresa mes njerëzve. Ajo që shpif dhe i bie në qafë të tjerëve, ajo do të jetë armiku kryesor i njeriut. Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Armiku i njeriut është gjuha, po ashtu, syni e veshi, po ashtu, menja dhe menja si me thonë është ajo që duhet të jetë mbi të gjitha.” Lum ai që nuk merret me të tjerët, po merret me hallet e veta.” Pra, vëllezën e të dashun, duhet që të merremi me veten tonë. Ta marrim në dorëzim veten tonë, të marrim me ngarku vetet tona në çka keq ky dhe mos të dalim asnjëherë jashtë orbitës, jashtë kufijve që na ka vu Allahu. Duhet që gjithmonë ne të luftojmë me veten tonë. “Luftëtar i vërtetë është ai që lufton epshet e tija dhe asnjëherë nuk ka guxim kur të vijë dita e funit të japim at shpirt, at shpirt që na ka dhënë Allahu, vetë atë shpirt që Ai e manovron dhe kërkon pastërti prej nesh. “Ka shpëtu ai, robi që e man të pastër shpirtin e vet, zemrën e vet, man të pastër trupin e vet e asnjëherë nuk i shkon kundër. Prandaj, sot është kjo ditë e madhe për të gjithë ata njerëz që do sillen të mbledhin mendjen e pranohen me atë bukuri që iu ka dhënë Allahu, me atë të hongër e të pime, që iu ka dhënë Allahu, që rritet bagëtia, gjithçkaja rritet për ta largu njeriu, gjithçka për ta vesh e mbath njeriu, prandaj, duhet të menojmë se nuk është rrugë e drejtë të dalim lakuriq, femra të kenë kujdes vetë, se për atë trup që ka marrë në ngarkim prej Allahut, do të japë llogari. Ai thotë se tre ka me i rasë robi vetes së vet. Ka me rasë turpin, ka me i rasë punën dhe trupin. Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Musliman quhet ai që ruhet të mos trazojë, që të mos bëjë keq me gjuhë e me dorë.” Prandaj, ne jemi një familje në përgjithësi sidomos këtu në vendin tonë, kemi për detyrë t’i këshillojmë të rinjtë e të rejat që të mos largohen nga rruga e Zotit. T’i këshillojmë ata njerëz që merren me vese të këqija që të bien nga rruga e vërtetë. Detyra e të gjithë neve sot dhe mesazhi i kësaj dite është të porosisim të gjithë besimtarët të ruajnë veten e vet. Të mos dalin jashtë normave në folje, mendim, pamje, në të gjitha të mendohet të ruhet prej zullumit. Mos i bëj zullum kujt, mos i bëj dëm kujt. Më mirë të jesh i dëmtuar se sa dëmtues. Prandaj Allahu i kërkon njerëzve të jetojnë në paqe njoni me tjetrin, si një familje. Kjo tokë qe begatë, me pejgamberanë, me intelektualë, me dije që ata janë ajka e njerëzimit dhe qësoj njerzie nuk pati rilindje. Prandaj, Allahu nuk i don ata që shpifin, ngatarrojnë, bëjnë alë poshtë e përpjetë dhe nxjerrin njerëz nga rruga. Prandaj ne duhet të dimë edhe një gjë si jeton islamizma. Se si jetojnë myslimanët me të gjithë njerëzit. Duhet të dimë se Allahu na ka marrë neve me gjithë krijesat e tij, domethënë njeriun. Pra, ça është njeriu, është më i nerum në mënyrë të veçantë, pra Zoti na neron, pse duhet t’i kundërvihemi të bëhemi prej punonjësve. Pra, meqenëse ne jemi prej nji gjine me çdo njeri duhet që ta ndihmojmë, nerojmë, respektojmë sa kena mundësi, të si-

llemi mirë, të ruhemi të mos bëjmë dëm e të tjera me radhë. Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Më e rëndësishmja e kësaj familjeje që të gjithë njerëzit pa dallim feje, veç si origjinë jemi të detyrum me respektu çdo njeri, ka fe, s’ka fe, është njeri e duhet me e respektu dhe neru, e ke prej një babe e prej një nëne. “Se ke ardh pre një nëne e babe, duhet me rujt kujdesin më të madh me pa me e marrë me të mira, nëse është komshi, është fe tjetër, apo s’ka fe fare, duhet ta nderosh, nëse vuan për të hongër, duhet ta nimosh, nëse nuk ka veshje, me nimu, në qoftë se e ke takatin tënd. Gjithashtu, me i shku për festë që ka, për urimin që ka, i ka lind djali, a ka martu vajzën, a ka martu djalin. Të gjithë këto norma janë se është njeri mbi të gjitha, mund të hedhësh në luftë nëse ai do me nxjerrë nga vatani, në qoftë se ai nuk të len me kry ritet e tua besimtare, bëhet pengesë, atëherë përgati forcën dhe kundërviju se ai ka dalë jashtë norme, jashtë binarëve. Çdo gjë dëmtuese e ka të ndalume me hy në shpi të njeriut, prandaj nuk duhet që neve të kemi dallim, prandaj neroje, respektoje çdo njeri, qoftë për kombësi. Arsyeja është se janë të një origjine, arsyeja e dytë është se kanë edhe kombësi, arsyeja e tretë është dhe ai dhe ti ke atë fe, pra, janë shumë arsye që nuk na ndajnë nga njoni prej tjetrit. Ne duhet t’i shkulim konfliktet mrena familjes, të dalim e të shkojmë e ta vejmë buzën në fytyrën e nanës e të babës e t’i thomi: Qofsh e nerume, Zoti të marrtë në mëshirë në të dy jetët, se ti je sebep që unë kam ardhë në këtë botë. T’i heqim dhimbje të mos e bajmë me dhimbje. Të respektojmë paqen mes njëri-tjetrit. Të respektojmë falje e amnisti të përgjithshme. T’i hekim inatet e huja për me rujt vatanin, vendin tënd ku jeton. Prandaj, ne duhet që të falim të metat. U falim çdo gjë na kanë bo, t’i falim, hallall i qoftë, Zoti e faltë atë e neve. Kjo është ajo punë që me dalë faqebardhë para Allahut, vëllezën e motra, sot në këtë ditë jemi të pastër sikur kena lind prej nane, por duhet të rujmë veten tonë, për më tepër, të ruajmë zemrën tonë, mos majmë huje, mos hakmerremi, por t’i falemi, si Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). “Gjithmonë, falja, o Muhamed, këshilloi në rrugën e drejtë me durim e tërhiqi nga injorantët.” Prandaj, i ka neru të gjithë besimtarët, intelektualët edhe njëherë më mirë se masa, ekzistenca hyjnore, veprimi dhe sjellja e kultura e Allahut dhe Ndershmëria e Tij. Prandaj, është detyrë e të gjithë neve që të kemi pajtim. Kjo ditë e madhënishme u thërret në pajtim, mes njoni-tjetrit, t’i shujmë flakët, zhdukim këto mosmarrëveshje, këto krime. E gëzofshim këtë ditë e marrshim këtë rahmet të Zotit, Allahut. Urime e bekime gjithë besimtarët islamë kudo që janë! Allahu na bashkoftë si një trup i vetëm e të jemi menjëherë faqebardhë e të ruajmë këtë se nuk jemi të garantu a mbërrijmë vitin e ardhshëm, a nuk mbërrijmë. Allahu është Falës, patjetër që Allahu është falës. Nuk fal vetëm atë që nuk heq dorë nga shirki, atë që i vejnë shok Allahut, ata që zëvendësojnë Allahun. S’ka të dashtun tjtër, përveç Allahut. Më i Mirë, më i Meritumi. Ai që meriton respektin është Allahu vetë, prandaj ne nuk kemi dyshim. E dimë krejtësisht lëvizjen dhe qarkullimin e Tij, prandaj Allahu na mëshiroftë e mos na ndaftë prej Xhenetit.

KORRIK 2013

Di

33


Personalitet

HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI (1921-2004) KRYETARI I PARË I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË PAS KOMUNIZMIT (1990-2003) Haxhi Hafiz Sabri Koçi lindi më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik për të përballuar jetën e rëndë. Pa u mbushur ende viti i gëzimit të djalit, erdhi lajmi i kobshëm. Idrizi kishte vdekur dhe Sabriu mbeti jetim. Kështu filloi një jetë plot vuajtje për familjen. Nënë Zenja mposhti dhimbjen dhe u bë për djalin e vogël jo vetëm nënë e dhembshur, por edhe babë, iu përkushtua rritjes dhe edukimit të të birit. Vdekja e babait e bëri që në fëmijëri të hershme të hyjë shpejt në jetë, të mësojë e të përballojë vetë vështirësitë e t’i zgjidhë ato mbarë e mirë, si e lyp e drejta e zakoni i mirë e mësimet fillestare të fesë Islame që kishte marrë në shtëpinë e vet, e shquar për tradita fetare. Një zotëri nga Shkodra, Kryetari i Komunës, Adem Kastrati, duke e

34

Di

KORRIK 2013

parë zgjuarsinë e Sabriut të vogël 10 vjeç, ia mbushi mendjen nënës Zenjë dhe kushërinjve, që ta dërgonte në Shkodër për të mësuar dhe kështu i vetëm, në vitin 1932, filloi një jetë plot sakrifica e vështirësi, jeta e shkollës dhe jeta e punës. Djaloshi i vogël me sjelljen, devotshmërinë, përkushtimin e mençurinë e tij, fitoi shpejt respektin e të gjithëve, e posaçërisht të mësuesit të besimit, Hafiz Muhamedit. Hafiz Muhamedi, duke admiruar zërin e tij aq të bukur e lejonte të kryente ndonjëherë detyrën e myezinit. Pasi mori mësimet fillestare të fesë, Hafiz Muhamed Kastrati, duke parë përparimin e shpejtë të Sabriut në mësime dhe zellin e përpjekjet e tij, u interesua te myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi, që ai ta pranonte si nxënës të vetin (talebe). Kështu, me ndihmën e pakursyer të Haxhi Muhamed Bekteshit, i cili e trajton si fëmijën e vet, Sabriu i përkushtohet plotësisht studimeve. Për këtë kohë H. Sabriu thotë: “Me sa mbaj mend unë, kah fundi i vitit tridhjetë, Shkodra kishte arritur një zhvillim të madh të fesë... Në fakt, ishte ashtu siç i thonë arabët: “Mehdul el ilmi”, djepi i diturisë dhe i kulturës islame”.1 Shumicën dërmuese të lëndëve i mësoi te H. Muhamed Bekteshi, ndërsa disa prej tyre, si specialitete të veçanta, si: p.sh. ligjin mbi trashëgiminë dhe Kiraetin e mësoi te Hafiz Sabri Beg Bushati2, ndërsa tefsirin e mësoi te Sheh Qazim Hoxha në periudhën që ishte në Shkodër.3 Mbas 15 vjet pune këmbëngulëse, më në fund arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. E përkthyer në gjuhën shqipe, diploma (ixhazeti) ka këtë përmbajtje: “Kjo është formula e diplomës sime me të cilën vëllain tim Për Zotin, zotninë tonë Sabri Idriz Koçi, i cili është i pajisun me të gjitha cilësitë e nalta Is1. Nga intervista e H. H. Sabri Koçit, dhënë gazetës “Elif”, mars-prill, 1991, fq. 8, intervistoi në Kajro Muhamed Syla e Ahmet Ymeri. 2. Luli, Faik-Dizdari, Islam, “Një jetë në shërbim të fesë”, Tiranë, 1997: 13. 3. Po aty, fq. 13.

lame dhe i plotësoi shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike të mbështetuna në Kur’anin e Madhnueshëm dhe në Hadithet e Hazreti Muhammedit (a.s.), të mbështetuna edhe në arsyet mendore filozofike dhe unë nevojtar i varfër tek mëshira e të Madhit ZOT, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Begteshi). Data e diplomimit, muaji RebiulEvel, ditën e enjte 1370 Hixhri. Muhamet Teufik”. Një vëmendje e veçantë i kushtohej zotërimit të gjuhës arabe, gramatikës dhe sintaksës së saj, që shërbente si bazë për mësimin e Kur’anit, ilustrimin dhe komentimin e tij. Por, duke marrë parasysh se shtrohej detyra e mësimit të Kur’anit përmendësh, për atë që dëshironte të fitonte titullin “Hafiz”, vështirësitë shtoheshin, aq më tepër duke marrë parasysh kërkesat e larta që kishte Myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi. Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës, rrëzë kështjellës “Rozafat”, në Luguçesme, pastaj në Xhaminë e Bardhë e më vonë në lagjen Dudas. Ai me këmbëngulje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besimtarë të lagjes, zuri miqësi me ta, për pak kohë ia ndryshoi gjendjen xhamisë, e zbukuroi atë. Në vitin 1952 emërohet imam në Xhaminë e Rusit të vogël. Hafiz Sabriu plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, duke rrokur probleme që shqetësonin besimtarët, me alën e thjeshtë, por të zjarrtë shtonte radhët e besimtarëve, gjithnjë e më shumë të rinj vinin në xhami e ndiqnin ritet fetare, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Kundërshtimet e goditjet nuk vonuan. Lidhur me këtë Hafiz Sabriu kujton: “Sekretari i Parë i PPSH-së për rrethin e Shkodrës në atë kohë, me paturpësi vjen e futet në xhami brenda dhe ma nxjerr rininë përjashta, ndërsa kryetari i degës më bën presione nga më të ndryshmet duke më thënë:


“Ti je më reaksionari i të gjithë klerikëve, pasi po na e helmon rininë, po ju jep opium, më thotë se duhet të zhvishesha nga petku fetar. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranoja diçka të tillë dhe të tërhiqesha nga ajo rrugë që kisha nisur qysh në fëmijëri”.4 Për ta larguar nga besimtarët e shumtë të Rusit, e transferojnë në xhaminë Plakë, një xhami shumë e njohur, por e vjetër. Nuk ishte lokali ai që i tërhiqte besimtarët. E meremetoi atë, futi ujin brenda dhe e pajisi për bukuri. Duke parë popullaritetin në rritje të Hafiz Sabriut, organet shtetërore ndërhyjnë dhe e transferojnë në Krujë, gjoja duke e graduar nën/Myfti. Për ta larguar nga besimtarët, që e ndiqnin kudo, me Dekretin Nr. 534, në bazë të vendimit Nr. 55, datë 23.5.1956 e transferojnë përsëri duke e emëruar Myfti në Kavajë, ku gjeti një mbështetje shumë të ngrohtë nga besimtarët. Pavarësisht nga vështirësitë e pengesat e shumta, në Kavajë Hafiz Sabriu iu përkushtua detyrës me zell të pashoq. U zmadhua xhamia e Ali Hajdarit, kurse në fshatrat përreth u ngritën 15 xhami të reja. Veprimtaria ishte shumë e madhe në atë periudhë, në të cilën sa vinte e shtohej lufta e pushtetit dhe e organeve të sigurimit kundër fesë. Ai kërkonte të kthehej në Shkodër, por në vend që t’i plotësohej kjo nevojë jetike për të dhe për familjen, e transferojnë në Korçë. Me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet përsëri imam në Shkodër. Tashmë përvoja e fituar në shërbim të fesë që në moshë të re, kishte arritur pjekurinë dhe Xhamia e Rusit, siç quhej, u bë objekt diskutimesh të ndryshme në familjet e besimtarëve dhe në zyrat e pushtetit. Populli kërkonte që të kultivohej feja, ashtu siç duhej, ndërsa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi fundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestuan. Hafiz Sabriu kujton: “Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshën4. Nga kujtimet e Hafiz Sabri Koçit.

detej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova... E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët”.5 Arrestimi i Hafiz Sabriut ishte një provë e qartë se organet e dhunës nuk lejonin asnjeri, qoftë ky edhe hoxhë apo prift të vepronte i lirë, të shkonte i lirë kundër interesit të politikës së Partisë në fuqi. Me dënimin e Hafiz Sabriut me akuza të sajuara synonin të shuanin besimin në alën e Zotit, në mësimet e fesë, synonin t’i hapnin shtegun ideologjisë komuniste, synonin të përgatisnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta të njeriut. Tani e priste burgu, puna e rëndë fizike, tortura e shoqëruar me të gjitha mungesat. Qëndroi në burg 20 vjet, 4 muaj e 18 ditë. Jeta e Hafiz Sabriut është një provë e gjallë durimi e besimi, vullneti e përpjekjeje për jetë a vdekje. “Ashtu ishte shkruar prej Zotit (xh.sh.), shkruan Hafiz Sabriu, të përjetoja të gjithë atë që njeriu nuk ia dëshiron kurrë njeriut. U mbështeta në Zotin...”6 Komunistët, të lidhur me pranga e futën në burg, e ai doli vërtetë i moshuar e i lodhur fizikisht, por me shpirt të lirë, shpirtin e zemrën nuk mundën dot t’ia përulnin, besimin në Zotin nuk mundën dot t’ia shuanin, përkundrazi, vuajtja e mjerimi qe një provë për të. E ai fitoi e doli më i fuqishëm. Më 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Një ditë përmallimi. Kishte hyrë 45 vjeç dhe dilte i moshuar, 65 vjeç. Jashtë e priste gruaja e drobitur nga hallet e jetës, djemtë që i kishte lënë fëmijë e ishin bërë burra. Por një gjë kishte rëndësi, kishte fituar mbi të gjitha të këqijat e mjerimet e burgut. Ishte mëshira dhe fuqia e të madhit Zot, që pas 50 vjetësh të dalë 5. Kujtime të H. Sabri Koçit, blloku nr. 1. fq. 11-12. 6. Intervistë me H. Sabri Koçin, dhënë r vistës “El Hilal”, botim special, Shkup 1991: 11. KORRIK 2013

Di

35


në dritë e drejta, të shpërblehet gjaku dhe sakrifica e qindra e mijëra shqiptarëve, që vdiqën nën breshërinë e plumbave, që u shkrinë në qelitë e errëta apo lanë rininë e pjesën më të madhe të jetës në kampet e shfarosjes e në burgjet komuniste. Po Zoti i ndihmoi. U mposht me turp diktatura. “16 nëntor 1990”. Kjo ditë nuk erdhi rastësisht. Ishin dëshirat dhe ëndrrat e një populli, të ndrydhura e të heshtura, që gufuan aq vrullshëm në ato ditë nëntori. Rinia shkodrane, duke marrë bekimin e prindërve dhe të moshuarve iu përvesh punës. Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë. Që në orët e para të mëngjesit njerëzit lëviznin nga të gjitha drejtimet: nga ura e Bahçallëkut, nga ura e Bunës, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin në sheshin e xhamisë së Plumbit, në oborret e shtëpive. Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje e vesh më vesh. Për këtë ngjarje të shënuar për fenë Islame dhe për të gjithë Shqipërinë Hafiz Sabriu ka thënë: Kjo ngjarje më forcoi edhe më tepër besimin në Zotin e vërtetë që thotë në librin e Tij të shenjtë: “Të pafetë duan e përpiqen me të gjitha mënyrat që të shuajnë Dritën Hyjnore nga zemrat besimtare të njerëzve, por Zoti ka vendosur që ajo dritë të mos shuhet kurrë”. (Kur’ani, 9:32). Ceremonia e 16 nëntorit 1990 nuk qe thjesht një ceremoni fetare, ajo krahas vlerës së saj të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Hafiz Sabriu ka thënë: “S’ka krim më të madh se t’i mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës së të Madhit Zot”. Në xhaminë e Plumbit u organizua një mbledhje e vogël nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, si të themi në ilegalitet, u vendos krijimi i “Bashkësisë Islame Shqiptare” me qendër në Shkodër. Krijimi i Shoqatës “Bashkësia Islame Shqiptare” dhe miratimi i saj më 23. 1. 1991, zgjedhja e Këshillit të Për-

36

Di

KORRIK 2013

kohshëm, e Kryetarit Hafiz Sabri Koçi dhe sekretarit z. Mithat Myftia, selia e saj në qytetin nismëtar të Shkodrës, qe një ngjarje me rëndësi që nxiti një veprimtari të dendur fetare në të gjithë Shqipërinë.7 Më 14 shkurt 1991 u organizua mbledhja e parë zyrtare me përfaqësues nga të gjitha rrethet që u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në këtë mbledhje, pasi u diskutua gjendja dhe mundësitë, u shtrua për miratim statuti dhe programi i Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe u zgjodh kryesia e përbërë nga H. Sabri Koçi, Sali Ferhati, Ramazan Rusheku, Sali Tivari, Ismail H. Muçej.8 Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u zgjodh me votim unanim Hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi. Haxhi Hafiz Sabri Koçi kishte besim të thellë në fuqinë e Zotit se feja në Shqipëri do të lulëzojë krahas zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë demokratike. Gjithnjë në alën e tij mishërohej qartë dhe në mënyrën më të kthjelltë dëshira dhe përkushtimi ndaj fesë dhe atdheut të tij.9 Pas një jete tepër aktive në shërbim të fesë, besimtarëve dhe të atdheut të tij, Shqipërisë, më 18 qershor 2004, Haxhi Hafiz Sabri Koçi u nda nga kjo jetë materiale për të vazhduar udhëtimin e tij të përjetshëm në prezencën e Krijuesit të tij, Allahut të Madhërueshëm. Ai është vlerësuar nga shumë personalitete vendase dhe të huaja. H. Hafiz Sabriu është dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” nga këshillat bashkiak të Tiranës dhe Shkodrës. Figura e tij e nderuar është bërë tematikë simpoziumesh dhe panelesh në shumë aktivitete të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në qendër dhe rrethe. H. Hafiz Sabri Koçi do të mbetet një figurë e paharruar e Islamit në Shqipëri. 7. Luli, Faik-Dizdari, Islam, “Një jetë në shërbim të fesë”, Tiranë, 1997: 79. 8. Tivari, Salih, Arritjet trivjeçare të Kom nitetit Mysliman të Shqiptar, në gazetën “Drita Islame”, viti III, nr. 1 (44), janar 1994: 1. 9. Luli, Faik, Dizdari, Islam, Bushati, Nex mi, “Në kujtim të brezave”, Shkodër, 1997: 625-648.


Bota jonë

AGJËRIMI

DISIPLINË MORALE, SHPIRTËRORE, FIZIKE E SHOQËRORE

AGJËRIMI, BAZË E ISLAMIT Baza a instituti i agjërimit në Islam erdhi mbas atij të lutjes. Agjërimi u bë i detyrueshëm në Medine, në vitin e dytë të Hixhretit. Para kësaj Profeti agjëronte me dëshirën e vet, si një devocion, në të dhjetën ditë të Muharremit dhe i urdhëronte, gjithashtu, ndjekësit e vet ta agjërojnë atë ditë, mbasi kishte një ditë agjërimi edhe për Kurejshët bazuar në një thënie të Aishes (Buhari, kapitulli 30, hadithi 1). Origjina e agjërimit në Islam mund të gjurmohet kështu deri në kohën kur Profeti ishte ende në Mekë, mirëpo sipas Ibni Abbasit ndodhi mbasi emigroi në Medine, ku iu tregua se edhe Musai agjëronte të dhjetën ditë të Muharremit për kujtim të shpëtimit të izraelitëve, dhe myslimanët si më të afërt te Musai (a.s.) e bënë si rregull ta agjërojnë atë ditë (Buhari 30: 90). NJË INSTITUT I PËRGJITHSHËM Subjekti i agjërimit në Kur’an është zhvilluar vetëm në një vend, domethënë në ajetin 28, kapitulli dy, megjithëse agjërimi është përmendur edhe në raste të tjera. Ky ajet fillon me shënimin që instituti i agjërimit është i përgjithshëm: “O besimtarë! Agjërimi u bë i detyrueshëm mbi juve ashtu sikundër ishte i detyrueshëm për ata para jush, kështu që të mund të ruheni nga e këqijat” (2: 183). E vërteta e kësaj shprehje, që agjërimi “ishte i detyrueshëm për ata para

jush”, dëshmohet edhe nga historia e feve. Ushtrimi i agjërimit ka qenë i njohur pothuaj në të gjitha fetë e kumtuara, megjithëse e njëjta rëndësi nuk i është dhënë në të gjitha, si dhe format e qëllimet ndryshojnë. “Metodat dhe qëllimet e tyre ndryshojnë shumë sipas klimës, racës, qytetërimit dhe rrethanave të tjera; por do të ishte e vështirë të gjeje ndonjë sistem fetar të përmendur që të mos e ketë njohur fare atë.” (Encyklopedia Britanica, Art, Fasting). KUPTIMI I DHËNË NGA ISLAMI Cruden-i në Librin e tij, Bible Concordence, thotë se agjërimi, në të gjitha kombet mbahej “në kohë zie, fatkeqësie ose vdekje”, e kjo provohet me fakte, mirëpo Islami i ka dhënë këtij ushtrimi një kuptim të lartë e të zhvilluar. Ai refuzoi kryekëput idenë e zbutjes të zemërimit të Zotit, ose për të fituar dashurinë e Tij me anë të vuajtjeve vetëdashëse, dhe i zëvendësoi këto me agjërime të rregullta e të vazhdueshme, pa marrë parasysh gjendjen individuale e krahinore, si një mjet për të zhvilluar fakultetet e brendshme të njeriut. Kur’ani flet edhe për agjërime të tjera si për t’u shkarkuar nga shkelja pa dashur e ligjeve Hyjnore megjithatë këto janë krejt të dallueshme nga agjërimi i detyrueshëm i Ramazanit, dhe janë përmendur si një alternativë ndaj një vepre bamirëse, si p.sh. ushqimi i një të varfri. Agjërimi në Islam, si institut, është bërë disiplinë shpirtKORRIK 2013

Di

37


ërore, morale e fizike e urdhrit më të lartë, dhe kjo është bërë e qartë nga ndërrimi i formës dhe i qëllimit. Duke bërë këtë institut të vazhdueshëm, gjithë idetë e frikës, të fatkeqësisë e të mëkatit janë të përjashtuara, ndërsa qëllimi i tij i vërtetë është treguar qartë duke thënë: që të mund të ruheni (tettekun) nga të këqijat. Fjala itteka, e cila do të thotë, të ruash një gjë nga gjithçka që e dëmton, ose ta ruash nga çdo gjë që sjell përfundime të këqija. Përveç kësaj ala është përdorur në Kur’an në kuptim të përmbushjes të detyrave (4: 1), ku erham (lidhjet fisnore të gjakut) janë quajtur si një objekt i ittekas, ose përgjithësisht si në ittekull-Llahe, ku Zoti është qëllimi i ittekas, e prandaj kuptimi i saj për të gjitha këto raste është një përmbushje e detyrimeve. Në gjuhën e Kur’anit të qenët mutteki, do të thotë, të arrish gradën e zhvillimit më të lartë shpirtërore. “Zoti është miku i Muttekijve” (45:19); “Zoti i do Muttekijët” (3: 75); 9: 4, 7); “Zoti është me Muttekijët” (2: 194; 9: 36, 128); “Fundi është i mirë për Muttekijët” (7: 128; 11: 49; 28: 83); Për muttekijët është një vend i shkëlqyer” (38: 49). Këto dëshmojnë qartë se Mutteki, sipas Kur’anit, është ai njeri që ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit shpirtëror. NJË DISIPLINË SHPIRTËRORE Agjërimi, sipas Islamit, së pari është një disiplinë shpirtërore (9:112 dhe 66:5). Kur’ani, duke folur mbi Ramazanin, i referohet veçanërisht afrimit te Zoti, mbërritja e të cilit është një nga qëllimet e agjërimit e pastaj shton: “Kështu, ata lypset t’i përgjigjen thirrjes Time (duke agjëruar) e të Më besojnë që kësisoj të mund të gjejnë rrugën për te Mua” (2:186). Në hadithet profetike, gjithashtu, i është dhënë rëndësi e posaçme faktit që, kënaqësia Hyjnore, lypset të jetë qëllimi i fundit në agjërim: “Cilido që agjëron Ramazanin, duhet të ketë besim në Mua e të kërkojë kënaqësinë Time” (Buhari, 2: 28). Profeti tha ”Agjërimi është mburojë, kështu që agjëruesi s’duhet të merret me biseda të kota... sigurisht fryma e një njeriu që agjëron është më e këndshme te Zoti sesa era e myshkut; ai ndalohet nga ushqimi e pija e nga dëshirat e tjera, vetëm e vetëm që të fitojë kënaqësinë Time: agjërimi është vetëm për Mua” (Buhari 80:2). S’ka nxitje më të madhe se ajo e të fikurit të etjes e të urisë, kur pija dhe ushqimi janë nën zotërimin e çdonjërit prej nesh e urdhërojmë veten, jo vetëm një herë e dy, por përditë e rregullisht për një muaj të tërë me qëllim për t’iu afruar sa më tepër Qenies Hyjnore. Ndër skutat e fshehta të shtëpisë së tij s’ka kush që ta shohë nëse lag fytin e djegur me një gotë ujë të freskët, mirëpo

38

Di

KORRIK 2013

tek ai është zhvilluar ndjenja e afrimit te Zoti në gradë të atillë që nuk dëshiron të lagë edhe buzën me një pikë ujë. Sa herë që i vjen ndonjë shtytje e keqe ai e mposht, sepse pikërisht në momentin kritik, i thotë një zë nga brenda: “Zoti është me ty; Zoti të sheh”. NJË DISIPLINË MORALE Në agjërim gjithashtu shtrihet edhe disiplina morale, sepse është fusha ku njeriut i mësohet morali i lartë i kësaj jete sprove, që ai duhet të përballojë, për të duruar mundimin më të madh, vetëm e vetëm që të mos zhytet në atë që është e lejueshme për të. Ky mësim përsëritet për çdo ditë gjatë një muaji të tërë; dhe pikërisht sikur ushtrimi fizik që zhvillon njeriun fizikisht ashtu edhe ushtrimi moral, me anë të agjërimit e të frenimit, forcon anën morale të jetës së tij. Qëllimit, që çdo gjë e paligjshme lypset të shkelmohet dhe e keqja duhet të urrehet, i mbërrihet vetëm me anë të agjërimit. Një tjetër pikëpamje e zhvillimit moral të njeriut, me anë të këtij mjeti, është se në këtë mënyrë, ai stërvitet për të mposhtur dëshirat e tij fizike dhe lakmitare. Ai ha ushqim në intervale të rregullta, e s’ka dyshim se kjo është e dëshiruar edhe nga rregullat e jetës, për faktin se agjërimi një muaj në vit, i jep atij mësimin më të lartë. Ai në vend që të jetë skllavi i lakmive e i epsheve, bëhet zotërues i tyre e kështu i aftë për të mbajtur rrugën e drejtë në këtë jetë kalimtare. Njeriu, që është bërë i zoti të kontrollojë dëshirat e tij, bën që fuqia e vullnetit të tij të zhvillohet kaq shumë sa mund të urdhërojë lirisht vetveten e kështu t’ia arrijë madhështisë së vërtetë morale. VLERA SHOQËRORE E AGJËRIMIT Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, siç përshkruhet në Kur'an, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë më efektive se ajo që realizohet me anë të namazit. Në këtë të fundit, i pasuri e i varfri, i madhi e i vogli (në gradë), të gjithë mblidhen në faltore, pesë herë në ditë, me kondita plotësisht të barabarta, e kështu themelohen marrëdhënie të shëndetshme shoqërore. Mirëpo me t’u parë hëna e Ramazanit, është shenjë e një lëvizjeje të përgjithshme drejt barazimit, e cila nuk është e kufizuar vetëm në një pjesë ose krahinë, por përmbledh krejt botën myslimane. Pasaniku e i vobekti mund të rrinë gju më gju në një rresht brenda në xhami, por në shtëpitë e tyre jetojnë në kondita të ndryshme. I pasuri ulet në sofër ose mbi tryezë të mbushur me plot të mira dhe ngop barkun nga 4-5 herë në ditë, ndërsa i varfri nuk mund të gjejë ushqim as sa për të shuar tamam urinë qoftë edhe dy herë në ditë. Ky i fundit ndjen gërryrjen e urisë,


gjë që i pari nuk e njeh fare, atëherë si mundet i pasuri të ndjejë e të simpatizojë të papasurin? Kësisoj ekziston një pengesë e madhe në mes të dy klasave në shtëpitë e tyre, dhe se kjo pengesë zhduket vetëm kur i pasuri detyrohet të ndjejë dhimbjen e urisë sikur vëllai i tij më i varfër e të kalojë pa ngrënë gjatë ditës, e se kjo provë do të përshkojë jo vetëm një ditë ose dy, por një muaj. Në këtë mënyrë i pasuri e i varfri, në gjithë botën myslimane, vihen në barazi të plotë, në atë që do të hanë vetëm dy herë në 24 orë në ditë, megjithëse gjellët mund të mos jenë njëlloj, por i pasuri së paku detyrohet t’i shkurtojë e të adoptojë thjeshtësinë e ushqimit që bën vëllai i tij i vobektë. Kjo rrugë ngjall, pa dyshim, një simpati të veçantë në zemrat e pasanikëve ndaj të varfërve, dhe është kjo arsyeja që jemi urdhëruar për t’i ndihmuar më tepër nevojtarët, veçanërisht gjatë Ramazanit. VLERA FIZIKE E AGJËRIMIT Sado që mund të tingëllojë si paradoks ngelja pa ngrënë gjatë intervaleve të ditës, kjo shton shijen e të ngrënit. Pushimi për një muaj i organeve të tjera u jep atyre fuqi të re porsi një tokë që lihet djerr, e nga pushimi që bën, bëhet më prodhuese. Po kështu gjithë organet e trupit janë bërë në mënyrë që vetëm shlodhja u shton aftësinë e tyre për punë, e sa më mirë të jetë aftësia e organeve të tretjes, aq më e shëndetshme vjen rritja fizike e njeriut. Agjërimi ka edhe një vlerë tjetër fizike e ndoshta më të rëndësishme. Njeriu, që nuk mund të përballojë vështirësitë e jetës, sikur qëllon shpesh, pa konfortet e zakonshme, nuk mund të thotë se është i përshtatshëm për luftën e kësaj bote. Çasti që njeriu i tillë bie në vështirësi ose mungesë, sikurse mund të ndodhë shpeshherë, fuqia e tij është e destinuar të dështojë. Pra, në këtë rast, agjërimi e mëson atë të përballojë fatkeqësitë e jetës, i jep një mësim praktik, me të cilin shton fuqitë e tij të qëndrimit drejt atij qëllimi. MUAJI I RAMAZANIT Me disa përjashtime që do të përmenden më poshtë, myslimanëve iu duhet të agjërojnë për 29 ose 30 ditët e muajit të Ramazanit. Numri ekzakt varet në pamjen e hënës, e cila mund të duket mbas 29 ose 30 ditësh. Agjërimi fillon me hënën e re të Ramazanit dhe mbaron me dukjen e hënës së re të muajit Shevval. Përcillet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Ne jemi një popull që as nuk shkruajmë as nuk mbajmë llogari për sa i përket këtij, pse muaji është kështu e kështu, duke i treguar me gishta një herë 29 e një herë 30” (Buhari, 30: 13).

Një hadith tjetër thotë: “Profeti kur përmendi Ramazanin tha: mos agjëroni deri sa ta shihni hënën e re, dhe mos e ndërpreni deri sa ta shihni prapë atë, e nëse ka re llogariteni lënien e saj” (Buhari, 30: 11 dhe Muslimi, 13:2). Një tjetër hadith thotë se, në qoftë qielli me re tridhjetë ditë duhet të plotësohen (Buhari, 30:11). ZGJEDHJA E RAMAZANIT Urdhri i Kur’anit që flet mbi agjërimin në Ramazan është si vijon: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ishte kumtuar Kur'ani, udhëheqës i njerëzimit e provues i qartë i udhës e i dallimit; prandaj kushdo prej jush që dëshmon ardhjen e këtij muaji, duhet ta agjërojë atë” (Bekare, 2:185). Siç mund të kuptohet nga alët e urdhrit zgjedhja e këtij muaji të posaçëm për agjërim nuk është pa arsye. U zgjodh për shkak se është muaji në të cilin ishte kumtuar Kur’ani. Dihet fare mirë se ky Libër i Shenjtë ishte kumtuar pjesë-pjesë gjatë një periudhe prej 23 vitesh, prandaj me zbulimin e tij në muajin e Ramazanit ka qëllim se revelata e tij e parë filloi në atë muaj, dhe se kjo historikisht është e vërtetë. Ky është muaji që dëshmon eksperiencën më të madhe shpirtërore të Profetit e në këtë mënyrë ishte konsideruar si muaji më i përshtatshëm për disiplinën shpirtërore të botës myslimane. Ka shumë arsye për zgjedhjen e një muaji hënor. Ky i fundit viziton të gjithë stinët e se vështirësitë e dobitë pjesëtohen nga krejt bota. Një muaj diellor mund t’i kishte dhënë dobi vetëm një pjese të botës me ditët e shkurtra e me klimën e ftohtë, ndërsa pjesën tjetër do ta ngarkonte me vështirësitë e ditëve më të gjata dhe klimës më të nxehtë. Muaji hënor është më i përshtatshëm me natyrën e përgjithshme të mësimeve islame dhe se gjithë popujve u takon t’i shijojnë avantazhet që mund të rrjedhin nga kjo nga ana tjetër, po të ishte caktuar një kohë e posaçme, disiplina do të kishte humbur krejt vlerën e saj. I detyrohet zgjedhjes të një muaji të caktuar që me ardhjen e tij krejt bota myslimane vihet në lëvizje, si të thuash, nga një korrent nga skaji më i afërt deri në atë më të largëtin. Lëvizja që sjell ardhja e Ramazanit në botën myslimane, është turma më e madhe mbi sipërfaqen e tokës. I pasuri e i varfri, i nalti e i ulëti, zotëria e shërbëtori, sunduesi e i sunduari, i ziu e i bardhi, myslimani i Evropës ose i Lindjes së Largët, nga njëri skaj i dheut në tjetrin, menjëherë ndërrojnë mënyrë e jetesës kur ata e shohin me sy hënën e Ramazanit si drapër i hollë që duket nga ana e perëndimit. S’gjendet mbi sipërfaqe të tokës një shembull lëvizjeje e popullit në grup në një shkallë kaq të madhe, dhe kjo i detyrohet muajit të Ramazanit. KORRIK 2013

Di

39


PROF. DR . RUZHDIE QAFMOLLA

TË MIRAT

mjekësore dhe shpirtërore

TË RAMAZANIT Agjërimi islam është një lloj i veçantë i shërbimit ndaj Allahut në trupat e shëndoshë dhe trupat e aftë, duke observuar një lloj të veçantë abstenimi (nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet martesore, etj) për një periudhë të veçantë (nga muzgu deri në agim), duke qenë të detyrueshëm në muajin hënor të quajtur Ramazan. Dobitë e Ramazanit mund t’i trajtojmë në disa pikëpamje dhe t’i shikojmë ato në disa këndvështrime. Të nisur nga kjo trajtimi i Ramazanit do të bëhet në këto plane: - Në planin moral – religjioz; - Në planin social – shkencor; - Në planin shëndetësor.

40

Di

KORRIK 2013

NË PLANIN MORAL – RELIGJIOZ Ramazani ka rrjedhur prej alës arabe Ramd që do të thomë “me djeg”. Në këtë muaj të gjitha mëkatet digjen, anullohen. Ky është muaji në të cilën Allahu i dhuron amnisti (falje) të përgjithshme të gjithë besimtarëve, burrave myslimanë dhe grave myslimane (k. 33:35). Por për ne të jesh i ligjshëm për këtë mëshirë dhe falje ne duhet të shohim poshtë qenie të tjera njerëzore dhe t’u tregojmë atyre falje dhe mëshirë. Profeti Muhamet a.s. thotë: “Allahu nuk do të jetë i mëshirshëm me ata që nuk janë të mëshirshëm me njerëzimin”. Ramazani përfshin të gjitha rrethinat që janë përreth në shpirtin e të drejtës, të virtytit dhe të dhemshurisë. Sikurse bimët kanë sezonin e tyre të lulëzimit, ashtu dhe Ramazani është koha e vitet për rritjen dhe lulëzimin e mirësisë dhe drejtësisë. Ramazani quhet “Muaji i Allahut”. Në këtë muaj bëhet një shërbim i detyrueshëm shpirtëror, tërësisht një muaj në vit dhe që dirigjohet nga Allahu (xh.sh). Ky shërbim njehësohet me emrin “agjërim”. Ky agjërim kryhet në një muaj të veçantë siç është muaji i Ramazanit. Ai është i veçantë sepse fsheh brenda vetes një natë të shënuar “Natën e Kadrit”. Ai është i veçantë sepse në këtë muaj filloi shpallja e Kur’anit të Madhërueshëm. Synimi final i agjërimit në Islam është aspekti moralo-shpirtëror për të cilin në Kur’an thuhet: “O besimtarë, agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, mbase do të bëheni të devotshëm” (Bekare, 183). Të gjithë popujve në çdo kohë, Allahu xh.sh ua bëri obligim agjërimin me domethënie dhe qëllim të njëjtë që të jenë religjioz. Me religjionin këtu nënkuptojmë qëndrimin e gjithmbarshëm jetësor i cili është i kufizuar dhe i përcaktuar me zbatimin e detyrave fetare. Agjërimin e kanë njohur të gjithë popujt, madje edhe ata, të cilët nuk e kanë pasur shpallje qiellore. Vetë agjërimi ka pasur historikun e zhvillimit të tij. Agjërimin e kanë njohur popujt duke filluar nga egjiptianët, grekët, romakët, më vonë hebrenjtë, budistët, kristianët. Agjërimi është njohur jo vetëm nga populli i thjeshtë, por edhe nga qeveritarë, mendimtarë madje edhe nga shkrimtarë. Kështu mund të flitet për Leon Tolstojin, i cili jo vetëm e ka njohur agjërimin por edhe e ka pasqyruar atë në veprën e tij të famshme “Rruga në jetë”,


ku shkruan: “Kush dëshiron të jetë dhe më gjatë patjetër duhet t’i kthehet mposhtjes së lakmive trupore dhe pasioneve tokësore, shpirtit të tij të përjetshëm.” Feja Islame, si shpallje e fundit në edicionin e shpalljeve të Zotit, e cila është e papërshtatshme për çdo kohë e vend, për sot dhe nesër, zgjodhi mesin ekuilibrues dhe maturinë konstante. Islami e theksoi qartë nevojën e besimtarit nëpërmjet detyrave si instrumente mjaft të fuqishëm për ngadhënjimin e dobësive dhe pasioneve të njeriut. Në këtë kuptim janë të njohura hadithet e Muhamedit a.s mbi agjërimin si rregullues tejet efikas për vendosjen e ekuilibrit njerëzor në këtë botë. “Çdo vepër që e bën njeriu është e tij, përveç agjërimit. Agjërimi është i imi dhe vetëm Unë do të jap shpërblim për të”, (Hadith kudsi). “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse durimi është gjysma e besimit”. “Agjëroni, do të jeni të shëndoshë”. Atëherë në vetvete del pyetja se ç’është agjërimi? Ç’përfaqëson ai? Agjërimi në Islam nuk është uri, por një disiplinë shpirtërore dhe trupore. Qëllimi kryesor i agjërimit është devotshmëria. Devotshmëri do të thotë: lëshim, largim dhe përmbajtje nga instiktet e ulta, nga veprat e këqija dhe pastrimi i shpirtit nëpërmjet veprave të mira, duke bërë të mundur kultivimin e virtyteve fisnike dhe të gjitha këto me qëllim për t’iu nënshtruar vullnetit të Zotit. H. Muhamedi a.s. në lidhje me këtë e ngriti devotshmërinë në shkallën më të lartë duke thënë: “Devotshmëria ndaj Allahut është koka e urtësisë.” Agjërimi është kurban për trupin dhe peshqesh për shpirtin. Agjërimi është lartësim i shpirtit, ushtrim për përforcimin e trupit dhe nxitës për bamirësi. Ai është mbrojtës i njeriut. Devotshmëria është qëllimi i vërtetë i agjërimit dhe nëse e kuptojmë dhe e pranojmë si qëllim kryesor të agjërimit, atëherë pas tij do të gjejmë të gjitha frutet dhe dobitë e tij. Agjërimi i Ramazanit nuk është vuajtje, ai është durim dhe siç thotë Pejgamberi as. “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse durimi është gjysma e besimit”. Prandaj durimi (sabri) në Islam është vuajtje e mbizotëruar. Vuajtja është mundim, dhimbje e frikë, kurse sabri është lumturi. Agjërimi ndoshta ia refuzon ushqimin taksor trupit të pangopur të njeriut, por e përgatit atë për ta ushqyer me begati qiellore duke i dhuruar këtij trupi pastërti dhe shëndet. Dhe në qoftë se ky agjërim bëhet vërtet me devotshmëri, shpërblimin njeriu do ta ketë në atë botë. Në Kur’an thuhet: “Atij që dëshiron shpërblim në atë botë do t’ia shumëfishojmë, ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë botë do t’ia japim, por nuk do të ketë pjesë në atë botë” (Esh-shura 20). RËNDËSIA E RAMAZANIT NË PLANIN SOCIAL-SHKENCOR Në fakt rëndësia e Ramazanit duhet të vëzhgohet edhe

në planin social-shkencor. Kjo për arsye se Islami i jep rëndësi të veçantë jetës familjare, jetës së komunitetit. Islami nuk shtyn të larguarit prej shoqërisë. Personaliteti zhvillohet në shoqëri ose në komunitet. Islami i shikon interesat e shoqërisë mbi interesat e individit. Shërbimi ndaj Zotit bëhet nëpërmjet një jete të pastër në shumëllojshmërinë e shoqërisë. Zoti ka krijuar njerëzit me kapacitete të ndryshme fizike, emocionale, intelektuale dhe shpirtërore. Ai na ka bërë të gjithëve ne të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin për përfitime të dyanshme. Agjërimi është një institucion në të cilin individi përfiton fizikisht dhe moralisht. Agjërimi forcon dispozionin e individëve për t’iu bindur ligjit dhe për të respektuar rendin publik, shoqërinë. Islami vë theksin tek nënshtrimi ndaj Allahut, si konseguencë, thekson nënshtrimin ndaj autoriteteve duke filluar me shembullin në shtëpi. Në Islam, nuk duhet të themi “unë”, por “ne” për arsye të theksit në jetën e komunitetit. Këtë e qartëson lutja “Ihdinas Siratal Mustekim”, domethënë na udhëhiq në shtegun e drejtë, pra jo vetëm mua. Pra, nga kjo kuptohet që Ramazani dhe respektivisht agjërimi ka rëndësi sociale se secili person kërkon me veprimet e tij të dalë në dritë i gjithë komuniteti, bashkësia islame duke e bërë të mirëorganizuar e të mirëdisiplinuar. Muaji i Ramazanit na mëson dhe na stërvit të jemi preciz dhe të saktë në kohë dhe në punët e përditshme. Koha e KORRIK 2013

Di

41


çeljes së agjërimit dhe e fillimit të tij është ekzakte. Kjo gjë na mëson ne që vija e demarkacionit është ndërmjet hallallit dhe haramit. Ky përcaktim është tepër i rëndësishëm për ngritjen e shpirtit tonë në piedestalin më të lartë në shkallën shpirtërore. Agjërimi na jep rastin që të akordojmë tamam trupin, që të zhvillojmë cilësitë e durimit, kontrollit të zemërimit, gjaknxehtësisë etj. Personi që agjëron duhet të shmangë veprime jo të mira. Agjërimi i tillë dhe si rrjedhojë mohimi i vetvetes prej gjërave të tilla duhet të bëhet për të rritur ndërgjegjen dhe lidhjen me Allahun xh.sh, Krijuesin e gjithësisë. Efekti i agjërimit në personalitetin njerëzor është vendimtar dhe kapital. Ai e aftëson njeriun t’i nënshtrohet urdhërave të Allahut dhe e sjell atë në harmoni dhe ekuilibër midis trupit dhe shpirtit. Agjërimi është instituti i përmirësimit të karakterit moral dhe shpirtëror të njeriut. Nga pikëpamja sociale, gjatë agjërimit njeriu bëhet më tepër tolerant dhe i vjen keq të përballet me rrethana jo të këndshme. Pra, në këtë muaj është frenimi i vetvetes me veprime që bien ndesh, pra janë kundër Allahut: si imoraliteti, grindjet, korrupsioni, thashethemet etj. Në këtë muaj njeriu bëhet tolerant, bamirës, ndihmon të varfrit, mënjanon çdo të keqe nga trupi, familja, shoqëria. Muaji i Ramazanit është periudhë vjetore stervitore për një ekzaminim ku të gjitha organet perceptuale të trupit disiplinohen, janë ato organe që na i ka dhënë Allahu si besim në pikëpamje që ne të bëhemi shërbëtor të tij në tokë, psh.: Gjuha është një organ shumë fisnik, duhet të mbahet e pastër dhe nuk duhet të përdoret për t’u tallur me të tjerët, për të sharë, për të bërë shpoti, për të folur me gjuhë të errët, për të mashtruar e për të gënjyer. Në fakt të gjitha këto dhurojnë shenjtërinë e agjërimit dhe e shtyjnë atë. Ezopi thotë: Gjuha eshtra nuk ka por eshtra thyen”, pra kjo gjuhë të fut në gjak, në grindje dhe kjo gjuhë të lumturon si person, si familje, si komunitet. Islami do të thotë paqe; pra vëre këtë gjuhë në shërbim të Islamit se do të kesh paqe dhe lumturi. Dora, është një tjetër organ i rëndësishëm, me anë të të cilit kryhen veprime të dobishme ose të dëmshme. Me duar punon dhe shpërblehesh sipas asaj që bën. Puna e dobishme e ka shpërblimin në Ahiret dhe e dëmshmja në Xhehenem. Veçanërisht kësaj duhet t’i ruhemi gjatë muajit të Ramazanit. Këmbët, sigurisht edhe këto organe kanë rëndësinë jetësore. Këto organe janë ato të cilët i shpien njerëzit në kafene, në klubet e natës, në xhami, etj. Por njerëzit, veçanërisht rinia duhet të dominojë këto organe dhe t’i vërë në dispozicion të Islamit. NË PLANIN MJEKËSOR Shkenca është në gjendje të evolucionit të vazhdueshëm dhe zbulimeve që ndjekin njëra-tjetrën. Studime të shumta janë bërë kohët e fundit në lidhje me dobitë shëndetësore të agjërimit. Agjërimi islam, që relativisht është më i ashpër dhe më

42

Di

KORRIK 2013

i gjatë se në fetë e tjera është objekt diskutimesh dhe studimesh në mjaft konferenca botërore të mjekësisë së sotme. Sot, kur të gjitha shkencat kanë përparuar dukshëm, ndër to edhe mjekësia, vlera e agjërimit është edhe më evidente. Ky vlerësim gjen vetveten në Hadithin e H.Pejgamberit a.s. ku thotë: “Agjëroni, do të jeni të shëndoshë.” Sot në vendet e zhvilluara, ekzistojnë institucione të specializuara, të cilat merren me studimin e dobive të agjërimit, duke konkluduar se gjatë ramazanit trupi pastrohet nga helmet që gjenden në të, pa prodhuar helme të reja. Kështu mjeku i njohur Riedlin nga studimi i tij që i bëri njerëzve me agjërim pohoi se: “Agjërimi është një operim pa bisturi”. Sa më shumë që përparon shkenca e mjekësisë aq më të shpeshta dhe të shumta janë të dhënat mbi vlerën e madhe të agjërimit nga aspekti mjekësor. Nuk është çështje e panjohur se në Zvicër, Angli, Gjermani e Francë ekzistojnë klinika të specializuara ku shërbimi i të sëmurëve me sëmundje të ndryshme bëhet ekskluzivisht me trajtim të agjërimit. Në aspektin shëndetësor agjërimi prezanton fuqinë e trupit kundër shumë sëmundjeve. Mbas rezultateve tashmë të njohura, nuk na befason aspak fakti që shumë mendje të mëdha njëkohësisht kanë qenë edhe aplikues të agjërimit. Kështu Uinston Çërçill në moshë të thellë shpeshherë praktikante shpesh agjërimin 24-48 orësh duke dëshmuar se agjërimi është mënyra më e mirë që të arrihej koncentrimi i plotë i mendimeve. Mjeku amerikan Shelton, luftëtar për qëllime shëruese, e preferon përmbajtjen nga ushqimet për qëllime shëruese në kohë zgjatje prej tre javësh. Sipas të dhënave të mjekëve specialistë, agjërimi bën shërimin ose ndikon pozitivisht në përmirësimin e: - sëmundjeve të zemrës; - sëmundjeve të veshkave; - sëmundjeve të mëlçisë; - përmirëson veprimin kardiovashkular; - përmirëson tensionin e gjakut; - normalizon aritminë dhe frymëmarrjen e parregullt; - forcon torusin e zemrës; - ndikon pozitivisht tek ato që


janë me diabet, me reumatizëm, etj - me agjërim mund të pengohet arteroskleroza, madje mund të përmirësohet edhe gjendja e të sëmurit. Dijetari i madh gjerman i mjekësisë Heinc Hillman në librin e tij “Mjeku shtëpiak për të shëndoshët dhe të sëmurët”, shkruan: “Në kohën e sotme është harruar plotësisht metoda magjike që u ka ndihmuar shumë brezave më herët në ruajtjen e shëndetit. Ajo është metoda e agjërimit.” Mjekësia bashkëkohore ka dëshmuar me studime të hollësishme se çdo lloj agjërimi shkakton kthesë konstante në organizëm. Agjërimi e rrit ndikimin bakterial të gjakut dhe në këtë mënyrë rrit dhe aftësinë imunologjike të organizmit ndaj sëmundjeve infektive. Gjatë agjërimit organizmi nuk ka dëmtime përkundrazi njeriut i akordohen dukuri siç tregohen më poshtë: 1. Nuk ka ndryshime të dallueshme në hematologjinë rutinë ose elektrolitin e serumit. 2. Provat e funksionit të mëlçisë duke përfshirë SGOT, SGPT, fosfat alkalin, timoli dhe provat e tjera funksionale janë normale. Serumi, albuminat, globulinat dhe proteinat në serum total janë normale. 3. Niveli i gastrinës dhe i kolestitokenës së plazmës janë normale. 4. Përqindja metabolike bazë është normale. Jodini lidhës proteinik është normale. 5. Pesha trupore nuk ndikohet aspak, përkundrazi disa myslimanë gjatë muajit të Ramazanit shtojnë në peshë në sajë të ushqimit që marrin. 6. Përqindjet e filtrimit glomerural janë normal edhe graviteti specifik i urinës mbetet konstant. 7. Përqendrimi i glukozës në gjak ruhet normalisht në 80% me prodhimin hepatik të glukozës duke barazuar përdorimin kryesisht me trurin që oksidon afërsisht 100 GMS glukozë për minutë në CO2 dhe H 2O. Truri vet konsumon një të tretën deri në një të katrën e kalorive lokale ose rreth 500 k/kal përditë. Pas dymbëdhjetë orë agjërimi niveli i glukozës në gjakun e kapilarëve arrin afërsisht me atë të gjakut në vena. Gjatë orëve të para të agjërimit glukogjeni i rritur dhe rezultatet e sekrecionit të insulinës të ulur rezultojnë në

stimulimin glukogjenolizës hepatike; dhe magazinimin gradual bie, rritet përqindja e uljes së sekretimit të insulinës dhe glukogjeni rritet. 8. Stomaku i agjëruesit është bosh dhe i kontraktuar. Sekrecioni biliar është i ulët dhe presioni në zonën e trashë është respektivisht i vogël. FIZIOLOGJIA E TRUPIT NË URINË PROGRESIVE Gjatë agjërimit njeriu mund të jetojë në indet e vetë trupit të tij për qëllime energjie. Zemra Zemra si organ qëndror i sistemit të qarkullimit të gjakut gjithmonë është në punë ritmike aktive. Mirëpo madhësia e punës së saj nuk është gjithmonë konstante, por varet nga nevojat e organizmit. Mjeku i njohur Benedikt thotë se, gjatë agjërimit, zemra kursen 14.000 rrahje. Për punën e vet zemra shfrytëzon sheqernat, albuminat dhe yndyrnat. Nga sheqernat shfrytëzon glukozën, por si depo kryesore energjitike shfrytëzon glikogenin, koncentrimi i të cilit rritet gjatë agjërimit. Këto gjëra janë thënë para 14 shekujsh nga H. Muhamedi a.s. ku thotë: “Mos i mbytni zemrat tuaja me ushqim dhe pije të tepërta ngase zemra vdes pikërisht sikur bima kur ka ujë në të”. Veshkat Veshkat bëjnë pastrimin e gjakut nga materiet e dëmshme që janë prodhime të zbërthimit të lëndëve ushqyese në organizëm. Me zvogëlimin e marrjes së ushqimit, zvogëlohet edhe puna e veshkave, duke e lënë në qetësi për shërimin e saj. Edhe për shkencëtarët e kësaj fushe të mjekësisë do të ishte me interes thënia vijuese e Pejgamberit a.s.: “Për çdo gjë ka pastrim, e pastrim për trupin është veshka”. Mëlçia Mëlçia është organi më me rëndësi në trupin e njeriut, sa që ai me të drejtë quhet “laboratori i organizmit”. Quhet i tillë se ai bën dezintoksikimin e organizmit nga helmet. Prandja çdo agjërim është pushim dhe shërben për përtëritjen e mëlçisë. Dihet se me anë të urisë zvogëlohen shtresat e yndyrës që sjellin dëmtimin e zemrës, shfaqjen e arteriosklerozës dhe shpejtimin e plakjes. Kështu mund të përmendim gjithë organet funksionimin e tyre dhe si mbrohen ato gjatë agjërimit. Pra, kuptohet se agjërimi është një mjet për rikuperimin e organizmit në përgjithësi dhe organeve në veçanti. Le ta vëmë veten gjatë këtij agjërimi përpara sprovës në çdo fushë të jetës duke shfaqur tipare të virtytit, duke ecur drejt përsosjes morale dhe duke krijuar harmoni në raportet tona njerëzore, si dhe me krijuesin tonë, Zotin e madhëruar, në të mirë të njerëzimit, në dobi të kombit dhe për lulëzimin e Shqipërisë sonë të dashur. KORRIK 2013

Di

43


XHEMAL BALLA

Agjërimi kultivon tek agjëruesi një vetëdije të shëndoshë, sepse ai e mbron agjërimin e tij edhe fshehur edhe publikisht. Ai e mban atë që të kënaqë Zotin e tij dhe të kënaqë vetëdijen e tij me ndershmëri dhe përpikërinë e tij në vetvete dhe publikisht.

AGJËRIMI, NATA E KADR “O ju besimtarë! Ju është bërë farz të agjëroni në ditë caktuara, ashtu si popujve të kaluar, me qëllim që të shmangeni nga rruga e keqe.” (Bekare 183-185) “Kur vjen muaji i Ramazanit hapen dyert e qiellit dhe mbyllen dyert e xhehenemit.” (Hadith, transmeton Ebu Hurejra) Qëllimet kryesore për të cilat Zoti (xh.sh.) e ka bërë detyrë agjërimin janë: qëllimi fizik apo shëndetësor dhe qëllimi moral. Agjërimi ka qëllim shëndetësor sepse zbaton porositë mjekësore, rregullon stomakun, që është organizmi i përgjithshëm i trupit. Ashtu siç thotë Profeti (a.s.): “Agjëroni që të keni shëndet.” Agjërimi kultivon tek agjëruesi një vetëdije të shëndoshë, sepse ai e mbron agjërimin e tij edhe fshehur edhe publikisht. Ai e mban atë që të kënaqë Zotin e tij dhe të kënaqë vetëdijen e tij me ndershmëri dhe përpikërinë e tij në vetvete dhe publikisht. E mëson besimtarin të jetë i durueshëm, zemërgjerë, i drejtë dhe të disiplinojë dëshirat e tij epshore dhe të mund të vendosë veten e tij mbi të gjitha ngacmimet fizike. Ky është njeriu me karakter, me personalitet, me fuqi dhe vullnet të përpiktë. Agjërimi është një urdhër i Zotit për besimtarin që të bëjë kontrollin e vetvetes, të ruajë dinjitetin dhe lirinë personale, të jetojë në paqe. Agjëruesi është në gjendje të kontrollojë vetveten, të ushtrojë një komandë të plotë ndaj epsheve të tij; disiplinon

44

Di

KORRIK 2013

dëshirat e tij dhe u reziston dëfrimeve të palejuara. Ky njeri është në gjendje të sigurojë vetveten, të fitojë dinjitetin e tij, të sigurojë një paqe të brendshme e cila është burimi i paqes me Zotin, e si pasojë me të gjithë. Myslimani që agjëron është ndryshe nga të tjerët. Ai karakterizohet nga një pastërti e brendshme dhe e jashtme, shpirti i tij është i kristaltë sepse është afër Zotit (xh.sh.). MËSIME NGA AGJËRIMI Zoti (xh.sh) në Kur’an, sure “Bekare”, ajeti 105, thotë: “E kush e përjeton prej jush muajin e Ramazanit, le të agjërojë.” Ndërsa Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk është i fuqishëm ai që tërbohet, por ai që e kontrollon veten në çastin e shqetësimeve të mëdha.” Pra, myslimani që agjëron me vullnet të lirë dhe bindje të plotë për hir të Zotit dhe afrimit të Tij, duhet të mendojë në këto kushte se pasioni, epshi, dëmi, armiqësia dhe urrejtja janë dobësi që e shkatërrojnë shpirtin e njeriut. Agjërimi e bën besimtarin të jetë i sinqertë, nuk njeh hipokrizi dhe tradhti, veçse devotshmëri. Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Zoti nuk ka nevojë për largimin e ndonjërit nga pirja, në qoftë se ai nuk e largon gënjeshtrën”. Gjithashtu ai e ka ndaluar agjërimin t’i vihet të keqes me të keqe, paturpësisë me paturpësi dhe thotë: “Në qoftë se ndonjëri e shan ose e sulmon le të thotë: Unë agjëroj... Nuk gënjej, nuk sulmoj e as nuk dëmtoj.” Sa me


“Ne e zbritëm Kur’anin natën e Kadrit. Ç’të bëri ty të dish se çfarë është nata e kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një muaj. Me lejen e Zotit, këtë natë zbresin Engjëjt dhe Xhibrili për çdo çështje. Ajo që përcakton Zoti është paqe deri në agim të mëngjesit.”

RIT, ZBRITJA E KUR’ANIT vlerë të madhe është morali i sinqeritetit të njeriut karshi njeriut, sepse njeriu nuk ka vetëm natyrë trupore materiale, por edhe natyrë shpirtërore të zemrës. Kur njeriu e harron këtë të vërtetë, bie në një nivel shumë të ulët, poshtërohet dhe përbuzet shumë. Agjërimi e bën myslimanin të disiplinuar në dëshirat e tij, ushqehet, fle dhe zgjohet në mënyrë të disiplinuar dhe të organizuar. Uria ditore është e përbashkët për familjen myslimane, në të njëjtën kohë hanë iftarin, në të njëjtën kohë falen me vëllezërit myslimanë. Këtu bashkohet i riu me të moshuarin, i dituri me të paditurin, i pasuri me të varfrin. Agjërimi është një mjet pajtimi dhe respektimi në mes këtyre kategorive njerëzish dhe e bën myslimanin një njeri me personalitet dhe karakter të fortë, me vullnet që i shmang të gjitha pasionet negative, por kjo ndjenjë bashkimi dhe vëllazërimi duhet të bëhet realitet dhe me vëllezërit e tjerë myslimanë. Si e presin ata iftarin, a i mjafton ushqimi, a kanë nevojë? Dhe myslimani i devotshëm e ndjen se duhet të ndihmojë edhe ata që të gëzohen në iftaret e tyre dhe tek besimtari lind një ndjenjë e re, e bukur bujarie. Përderisa njeriu, myslimani është i barabartë përpara Zotit dhe përpara ligjit, duhet të shohë atë që ka pranë, si jeton, si ta ndihmojë atë. Njeriu që agjëron e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë besimtarëve të tjerë ndaj detyrës së njëjtë, karshi Zotit (xh.sh.) me të njëjtën mënyrë dhe me

të njëjtat qëllime dhe motive. NATA E KADRIT Zoti (xh.sh) në Kur’an në suren “El-Kadr” thotë: “Ne e zbritëm Kur’anin natën e Kadrit. Ç’të bëri ty të dish se çfarë është nata e kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një muaj. Me lejen e Zotit, këtë natë zbresin Engjëjt dhe Xhibrili për çdo çështje. Ajo që përcakton Zoti është paqe deri në agim të mëngjesit.” Kjo është nata e vlerësimit, është nata më e vlefshme, më e rëndësishmja ngase me të fillon shpallja e dritës në të gjithë botën. Është më e dobishme se një mijë muaj, është më e rëndësishme ngase në të zbresin engjëjt në qiellin e dynjasë në tokë, rreth njerëzve, zbresin për shkak se Zoti (xh.sh.) përcakton çdo çështje të vitit dhe Ai nuk përcakton tjetër veç atë që është në dobi të njerëzve. Nata e Kadrit sipas dijetarëve islamë është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Kjo natë është mbajtur e fshehur nga Allahu (xh.sh.), sepse është nata e të mirave për besimtarët myslimanë, nata që shumohet ibadeti, natë shprese për të mira dhe begati nga Allahu (xh.sh.). Në këtë natë çdo send që gjendet në tokë bën sexhde, të gjitha dritat janë të ndezura derisa të dalë drita, pranohet lutja e atyre që luten dhe kërkojnë nga Zoti (xh.sh.) dhe prandaj duhet të jemi në rrugë të drejtë të nderimit dhe të respektit për njëri-tjetrin dhe në rrugën e Zotit, i cili në këtë KORRIK 2013

Di

45


muaj të Ramazanit, posaçërisht i mëshiron besimtarët. Është transmetuar nga Buhariu, se: “Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) 10-të ditët e fundit të Ramazanit, mbyllej në xhami (i’tikaf) dhe qëndronte në shtëpinë e Allahut, aty ku qëndrohet më pranë Tij në falje dhe lutje.” Në këto ditë, ashtu siç transmetohet nga Aishja (r.a.), Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i mbante gjallë me këndim Kur’ani, sepse kjo ishte nata më e afërt dhe vendi më i afërt me të falurit me shqiptim e alëve të Allahut (xh.sh.). Për këtë natë Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “O Zot! Ti je falës, e do faljen, më fal mua”. Prandaj për ne në këtë natë të madhe lind si detyrë të mbështesim Profetin dhe të udhëhiqemi sipas porosive të tij, në të gjitha punët, duke nderuar dhe respektuar ashtu siç thotë vetë Zoti në Kur’an “Ju (umeti i Muhamedit) jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaheni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun”. (El-Imran, 10) ZBRITJA E KUR’ANIT “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kur’ani.” (El-Bekare, 185) Kur’ani zbriti pjesë-pjesë për t’i dhënë mundësi njerëzve që ta lejojnë dhe ta kuptojnë domethënien e tij, ta mësojnë të shkruar dhe njëkohësisht ta mësojnë përmendësh. Kur’ani është ala e Allahut, është burimi origjinali i të gjitha parimeve dhe normave të fesë islame, është baza e vërtetë mbi të cilin qëndron e gjithë ndërtesa e fesë islame. Ashtu siç përmendet në suren “Esh-Shura” ajeti 192, me të vërtetë Kur’ani është shpallja e zbritur H. Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) brenda 23 vjetëve dhe i zbriti sipas ngjarjeve dhe sipas kohës gjatë së cilës Profeti ishte i preokupuar për të përtërirë botën që e kishte mbuluar errësira. Fillimi i zbritjes ka filluar në një natë të bekuar të muajit të Ramazanit, kur Muhamedi në vetmi mendonte për njerëzit e tij, të cilët kishin marrë rrugën e

46

Di

KORRIK 2013

shtrembër në besimin e idhujve. Pikërisht në këtë natë në prag të mëngjesit, i vjen një zë nga Xhibrili “Ik’re” (lexo). Zëri i përsëritet tri herë radhazi derisa i thuhet: “Lexo, me emrin e Zotit tënd”. Pikërisht në këtë natë Muhamedi mori barrën e rëndë të profetësisë, të shpalljes së besimit islam. Kur’ani ka zbritur në dy qytete, në Mekë dhe në Medine. Në Mekë u zbritën 2/3 e Kur’anit, kurse në Medine 1/3 e tij. Ajetet e zbritura në Mekë kanë karakter fetar, besimin në një Zot dhe Muhamedin si të dërguarin e Tij, besimin në ditën e gjykimit, urdhëron njeriun të pajiset me morale të larta, e thërret për drejtësi dhe mirësi, të mbajë premtimin e dhënë, të ketë frikë Zotin, të largohet nga çështjet që cenojnë moralin dhe e ndalon çdo gjë që është kundër të vërtetës, të falesh e të japësh zekatin, etj. Ndërsa ligjet apo problemet qytetare u plotësuan me zbritjen e sures “Bekare” dhe “En-Nisa” në Medine ku u formua dhe u konsolidua shteti. Në shumë ajete të Kur’anit Zoti (xh.sh.) është betuar në krijesat e Tij, por ky betim është ndryshe nga betimi i njerëzve për krijimin e gjithësisë. Fjala hyjnore në formë betimi zbulon se punët e Zotit (xh.sh.) janë dy llojesh: -Të dukshme dhe të kuptueshme -Të vështira për t’u kuptuar. Prandaj Zoti (xh.sh.) me diturinë e Tij të pafund, për të treguar të vërtetën e punëve të vështira dhe të padukshme ia ka sjellë njerëzimit në formë betimi, si dëshmues dhe vërtetues i tyre në formë krahasimi. H. Muhamed mbajti një qëndrim të patundur për të përhapur rrugët e drejtësisë së Kur’anit, për të shuar errësirën e padijes së popujve barbarë. Pati shumë kundërshtime, por suksesi qe i shpejtë dhe u bënë transformime të thella, për një periudhë fare të shkurtër. Myslimanët e të gjithë botës i ndjekin parimet e tij, i cili nuk predikoi vetëm në teori, por i zbatoi edhe në praktikë me shembullin e tij personal, si dhe u bë shembull për ndjekësit dhe vazhdon e do vazhdojë të jetë model i njeriut të përsosur, i dërguar i fundit i Zotit (xh.sh.) deri në fund të kësaj bote.


Psikologji

ALTIN TORBA

NËSE DËSHIRON TË BËHESH LIDER Aftësia analizuese, tregues nismëtar i lidershipit

Rrallë kujt prej nesh s’i ka ndodhur që për lider apo drejtues të ndryshëm, të mos kemi hamendësuar se nëse ne do ishim në vendin e tyre do ta kishim bërë këtë lidership shumë më mirë... Madje dikush prej nesh në këto ëndërrime me sy hapur ka vendosur ose ka pranuar t’ia vendosin edhe kollaren e krerëve më të lartë të vendit... Nuk ka asgjë të keqe që njeriu të ushqejë aspirata të këtyre përmasave, por e keqja këtu qëndron tek ngatërrimi midis dëshirës për të qenë lider dhe hamendjes së personit se ai është vërtetë një lider... Teksa ripërtypim hamendjen se ne jemi alternativa e lidershipit që ende nuk është vlerësuar drejtë, çdo gjë mund të na shkojë ndërmend, përveç faktit se detyra e një lideri përbën një përgjegjësi të madhe, që nëse nuk performohet siç duhet do të jetë për njeriun turpërim dhe zhgënjim në të dy botët... Nuk desha të zgjatem më tej në këtë hyrje, por shpresojmë që ta zbresim nga kryeradha e këtij artikulli frazën “Nëse dëshiron të bëhesh lider...” dhe të përçojmë tek ju atë që thonë shkencëtarët e zhvillimeve njerëzore mbi konkretizimin e sa në alë. Të dhënat më të fundit shkencore tregojnë se: “Vetëm 1 % e njerëzve lindin për t’u bërë liderë; vetëm 1 % e njerëzve lindin të pamundshëm për t’u bërë liderë dhe 98 % e njerëzve mund të bëhen liderë.” - Para se të bëjmë një udhëtim në botën e lidershipit, le të përmendim dy përkufizime të shkurtra por shumë domethënëse që nxjerrin në pah ndryshimin thelbësor midis vartësisë [zbatimit] dhe lidershipit [drejtimit]: Vartësia: Është kryerja e saktë e çështjeve. Lidershipi: Është kryerja e çështjeve të sakta. E përderisa lidershipi konsiston në kryerjen e çështjeve të sakta, s’ka dyshim se hapi i parë drejt një lidershipi të

kualifikuar është ekzaminimi i treguesve të liderit të së ardhmes. Treguesit e liderit të së ardhmes: Lidershipi është përkufizuar si: aftësia për t’i lëvizur pasuesit drejt konkretizimit të synimeve. Treguesit e liderit të së ardhmes konsistojnë në disa dhunti specifike të cilat çdonjëri prej nesh do t’i dëshironte tek vetja, fëmijët apo dashamirët e tij. Treguesit që e favorizojnë poseduesin e tyre që të bëhet një lider i suksesshëm janë gjashtë: Gjashtëshja e treguesve të liderit të së ardhmes: Së pari: Aftësia analizuese Së dyti: Iniciativa Së treti: Guximi Së katërti: Serioziteti Së pesti: Ambicia Së gjashti:Ambienti elitar KORRIK 2013

Di

47


Në këtë trajtesë do të bëjmë alë pikërisht për treguesin e parë: AFTËSIA ANALIZUESE Analiza është metodë studimi përmes së cilës e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i të tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve. E kundërta e analizës është sinteza, metodë përmes së cilës anët e veçanta përmblidhen e përgjithësohen me qëllim që sendet dhe dukuritë të vështrohen në tërësi. Aftësia analizuese konsiderohet dhuntia e parë dhe më e rëndësishme e pranishme tek liderët në fuqi ose kandidatët për të qenë liderë. Pak kohë më parë, shumë prej studiuesve dhuntinë në alë e kishin zëvendësuar me dhuntinë e inteligjencës së avancuar; porse studimet e fundit kanë treguar se inteligjenca është e trashëgueshme dhe nuk mund të përfitohet përmes përvojës. Konkretisht eksperimentet treguan se: binjakët identikë – që vijnë nga e njëjta vezore – kanë thuajse të njëjtin koeficient inteligjence midis tyre; binjakët jo identikë – që vijnë nga dy vezore të ndryshme – kanë një koeficient inteligjence të përafërt midis tyre por jo të barasvlershëm; fëmijët që i takojnë prindërve të njëjtë kanë një koeficient më të përafërt inteligjence midis tyre sesa me pjesën e mbetur të familjarëve të tyre dhe shoqërisë, por jo aq të lartë sa në rastin e binjakëve; dhe kështu me radhë... Prej këtu del në pah fakti se në rastin e dhuntisë së inteligjencës së avancuar, kemi të bëjmë me një çështje gjenetike [të trashëgueshme], fikse dhe të paluhatshme në kohë... Pra kur flitet për inteligjencën e avancuar duhet ta dimë se ajo është subjekt i dhuntive të cilat Allahu i Lartësuar i ka shpërndarë midis njerëzve sipas Vullnetit të Tij sovran... Konkluzioni: duke qenë se inteligjenca është një çështje gjenetike, ajo nuk mund të përfitohet dhe as mund të pësojë ndryshim... Gjithsesi të dhënat tregojnë se lidershipi dhe shkalla e lartë e inteligjencës nuk janë në përpjesëtim të

48

Di

KORRIK 2013

drejtë dhe se një inteligjencë normale do të ishte e mjaftueshme për të qenë një lider i suksesshëm... Kësisoj, një inteligjencë normale është më se e mjaftueshme për të zhvilluar aftësinë analizuese tek individi. Ndryshe nga inteligjenca, aftësia analizuese mund të zhvillohet dhe përmirësohet përmes të ushtruarit në të. Të qenët e aftësisë analizuese prej dhuntive kyçe, duket qartë tek analistët e kualifikuar të cilët të mahnitin me mënyrën se si arrijnë të lidhin midis fragmenteve dhe qëndrimeve të shkapërderdhura, falë të dhënave ekzistuese, që në pamje të parë duken të pamjaftueshme. Të tillët gëzojnë aftësinë e rrallë që të depërtojnë prapa kuintave duke përdorur atë që në fakt është diçka e prekshme për të gjithë njerëzit, falë kualiteteve të tyre për të bërë lidhjen dhe harmonizimin midis të dhënave ekzistuese... Analisti i aftë arrin të depërtojë tek realiteti i një qëndrimi apo ngjarje të caktuar dhe të spikasë shtysat, impaktin, dimensionet dhe orientimet e pritshme... Aftësia analizuese fshihet në kapacitetet e njeriut për ta segmentuar në pjesë kryesore një qëndrim, ngjarje apo lajm të ndërlikuar e të akumuluar dhe pastaj në qasjen e këtyre pjesëve kryesore dhe orvatjen për t’i kuptuar, gjykuar, kritikuar, krahasuar, vlerësuar, klasifikuar, konkluduar dhe parashikuar ato në rrjedhën tërësore

të tyre... Aftësia analizuese nuk është e thjeshtë aq sa duket, porse e veçanta e ditëve tona është se individi mund të ushtrohet dhe perfeksionohet në lëmin e kësaj teknike, pasi sot janë lehtësuar shumë mundësitë e kualifikimit në të. Në përgjithësi subjekti i analizimit janë personat, qëndrimet dhe institucionet, të cilët në ditët tona është bërë e mundur të analizohen përmes një sistemi të standardizuar shkencor... Një gjë që duhet sqaruar është fakti se memorizimi mekanik nuk ka të bëjë fare me rritjen e aftësive të individit për të analizuar... Identifikimi i aftësisë për të analizuar Si është e mundur të kuptohet nëse kjo dhunti gjendet apo jo tek një person i caktuar, si një tregues mbi shanset e tij reale për të qenë një lider i suksesshëm? Treguesit që hedhin dritë mbi aftësinë analizuese të individit janë të shumtë, por ne po mjaftohemi duke përmendur katër më kryesoret: 1. Pyetjet inteligjente: Personi që posedon aftësi analizuese di të bëjë pyetje të zgjuara dhe janë këto pyetje që përbëjnë treguesin më të mirë mbi këtë kualitet. Në fakt këtu nuk bëhet alë për një pyetje të vetme, por bëhet alë për një seri pyetjesh të kombinuara që i shërbejnë arritjes së mirorientuar


tek një rezultat i caktuar; pyetje që e “ngacmojnë” dhe vënë para një fakti të kryer personin të cilit i drejtohen; pyetje që i shkatërrojnë barrierat virtuale të të menduarit tradicional dhe që e bëjnë palën tjetër të përqafojë– së paku brendazi – bindjen se kjo rrjedhë e mirësistemuar pyetjesh dhe kjo mënyrë hierarkike konkludimi, është unike. Pyetjet inteligjente nuk synojnë thjesht të përthithin informacion, por, për më tepër, synojnë të pushtojnë vëmendjen dhe kthjellojnë deri në thelb mendimin e palës tjetër. Model referent: Husejn el Khuzeiu, prej kryepleqve dhe oratorëve të Kurejshëve, ngarkohet të negociojë me Muhamedin (a.s.) lidhur me çështjen e cenimit të idhujve. Husajni hyri tek Profeti a.s. dhe i tha: “O Muhamed, kam marrë vesh se ti i shan idhujt (zotat) tanë dhe na quan mendjelehtë”... Profeti a.s. i tha: “O Husejn, sa hyjni adhuron?” I tha: Shtatë, një në qiell dhe gjashtë në tokë. Profeti a.s. i tha: “O Husejn, kur të kanoset uria dhe varfëria kë lut?” I tha: Atë që është në qiell? Profeti a.s. i tha: “Kur të humbet fëmija, kujt i lutesh?” Tha: Atij që është në qiell. Sakaq i Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Ai Një i Vetëm ta përmbush lutjen dhe ti shoqëron me Të tjetërkënd!” Në këtë moment Husejni u zgjua dhe u bind mbi atë që i tha Profeti a.s.. Profeti i ofroi atij Islamin, me ç’rast Husejni hyri në Islam. [Tirmidhiu (3483)]

2. Komentet e mençura: Bëhet alë për komente aluduese, të rezervuara, as të tepruara dhe as të mangëta. Këto komente të shkurtra u japin njerëzve mësime dhe informacione më shumë sesa leksione të tëra. Interpretimet apo komentet e mençura, me kthjellimin që u sjellin mendjeve të njerëzve, tregojnë për mendjen e kthjellët nga ku burojnë. Lidhja e këtyre komenteve me fuqinë analizuese është e qartë, pasi ato s’janë veçse produkt i kësaj analize të ndërlikuar. Model referent: Pas kthimit prej Betejës së Tebukut, hipokritët që nuk i qenë përgjigjur mobilizimit në të – që në fakt përbënin pjesën dërrmuese – erdhën t’i justifikoheshin rrejshëm Profetit a.s. dhe ai ua pranoi sipërfaqësoren e tyre. Ndër personat që nuk i ishin përgjigjur thirrjes për luftë ishte dhe sahabi i shquar Ka’b ibën Maliku r.a., që erdhi tek Profeti a.s. dhe me sinqeritetin më të madh e pranoi gabimin që kishte kryer. Profeti a.s. e komentoi alën e Ka’bit duke thënë: “Ky po që tha të vërtetën”; ku në fakt u zbulua edhe realiteti i hipokritëve. 3. Konceptimi i shpejtë: Në situata të veçanta, teksa shumicës së të pranishmëve u duket se filli po humbet, mendja analizuese, thjeshton opsionet e konsumuara, ngre opsionet e reja dhe e tërheq fillin e zgjidhjes së enigmës.

Model referent: Zbuluesit e Profetit a.s. në vigjilje të Betejës së Bedrit, kapin dy prej djelmoshave skllevër që mbushnin ujë për llogari të ushtrisë së idhujtarëve mekas. Profeti a.s. deshi të marrë prej tyre informacion mbi faktin se sa ishte numri i ushtrisë, por dihet vështirësia e nxjerrjes së informacionit prej dy individëve që përveçse dy djelmosha të njomë, ishin prej skllevërve... Befas enigma merr zgjidhje përmes pyetjes që spikat konceptimin në kohë rekord të situatës... pa vonesë Profeti a.s. i pyet dy djelmoshat: “Sa deve therni në ditë?” Përgjigja ishte: Një ditë nëntë e një tjetër dhjetë... “Numri i tyre është midis 900-shes dhe 1000-shes”, konkludoi Profeti a.s., nisur nga realiteti i njohur se në marshimet ushtarake, me një deve të vetme ushqeheshin rreth njëqind ushtarë. 4. Parashikime të mirëqena: Analisti i aftë përmes analizimeve të mirëfillta që i bën një qëndrimi a situate, jep parashikimet e tij në lidhje me atë që pritet të ndodhë... Nëse parashikimet në shumicën e rasteve dalin të sakta, kjo tregon mbi kualitetet e larta analizuese dhe suksesin në lëmin e lidershipit. Parashikimi përbën një proces zinxhir analitik, ku shoshiten disa gjasa dhe përjashtohen disa të tjera dhe në fund konkludohet në gjasën më të madhe. Parashikimi i saktë është treguesi analistit të aftë që ka kapacitete të larta lidershipi. Model referent: Idhujtarët e Mekës e thyen Armëpushimin e Hudejbijes me qëndrimin armiqësor që mbajtën ndaj një fisi aleat të myslimanëve. Ndërkaq Profetit a.s. në kohë rekord i vijnë të gjitha të dhënat dhe i ulur midis shokëve të tij parashikon orientimin e ngjarjeve duke thënë: “Sikur kam para meje Ebu Suanin, që ka ardhur të zgjasë marrëveshjen...”. Në këto alë e sipër shfaqet Ebu Suani... krerët e Mekës kishin nxituar ta mbulonin shkeljen e tyre dhe vetë Ebu Suani ishte nisur nxitimthi të negocionte me Muhamedin a.s. për rinovimin e marrëveshjes para se të ishte vonë... Vijon... KORRIK 2013

Di

49


Familja

AISA KOKIÇI

FËMIJË TË VARUR PAS KOMPJUTERIT Sipas studimeve të zhvilluara së fundmi, 42,3 % e fëmijëve të ciklit nëntëvjeçar dhe të mesëm kalojnë më shumë se tri orë në ditë para kompjuterit. Të mbajtur në shtëpi edhe nga pasiguria e rrugës, fëmijët nxiten më shumë të qëndrojnë përballë kompjuterit. Specialistët sugjerojnë alternativa të tjera lojërash për shfrytëzimin sa më të mirë të kohës. Me mbylljen e shkollave një pjesë e fëmijëve fillojnë pushimet e një pjesë tjetër ngelen në shtëpi. Ka prej atyre të cilët preferojnë t’i kalojnë pushimet përballë kompjuterit. Por studimet e zhvilluara kohëve të fundit tregojnë se më shumë se 42% e fëmijëve të ciklit nëntëvjeçar kalojnë më shumë se tri orë para kompjuterit. Sigurisht që shtimi i përdorimit të kompjuterit lidhet edhe me përdorimin e internetit dhe rrjeteve sociale. Djemtë kalojnë më shumë kohë para kompjuterit sesa vajzat. Edhe familjet pohojnë se fëmijët hanë shumë shpejt apo nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit për shkak të kompjuterit, tabletës apo telefonit celular. Nuk është i pakët as numri i atyre fëmijëve të cilët e kalojnë para kompjuterit edhe orarin kur duhet të ishin në gjumë. Këto fëmijë të varur pas kompjuterit edhe shoqërinë preferojnë ta zgjedhin nga interneti. Varësia ndaj kompjuterit ka arritur shifra alarmante. Ky fakt sjell me vete dhe shumë zakone dhe vese të këqija. Ka shumë të rinj, të cilët njihen me të droguar nëpërmjet internetit. Në këtë mënyrë ata e kanë të lehtë të bien në kurthin e tyre. Familjet duhet të tregojnë kujdesin maksimal në këtë pikë.

50

Di

KORRIK 2013

FËMIJËT DUHET TË LUAJNË ME LOJËRA TË TJERA KRAHAS KOMPJUTERIT Familjet duhet të vendosin një kufi për sa i përket kohës së kaluar para kompjuterit. Në të njëjtën kohë t’i mundësojnë fëmijëve të tyre kalimin e kohës me shokët. Fëmijët e kanë të nevojshme të luajnë jashtë në mënyrë të pavarur. Prindërit duhet të organizojnë plane ditore bashkë me fëmijët e tyre dhe brenda këtij plani të ndahet një interval kohor për lojërat. Disa fëmijë mund të luajnë shumë lojëra kompjuterike për shkak të problemeve psikologjike që kanë. Për, këto fëmijë familjet duhet të kontaktojnë specialistët përkatës. Ndalimi i përdorimit të internetit nuk është zgjidhja kryesore. E rëndësishme është të zbulosh arsyen e fokusimit të tyre pas internetit. Zakonisht fëmijët e mbyllur në vetvete, me mungesë vetëbesimi, me probleme psikologjike, zakone të këqija apo ato që përjetojnë probleme me familjet e tyre janë më të prirur të zënë shokë nëpërmjet inetrentit. Pikët e fituara në lojërat kompjuterike janë pikë virtuale. Edhe pse fëmija nuk përfiton gjë nga ana materiale, ai fillon të lavdërohet i emocionuar duke thënë “kam fituar kaq pike apo kam lënë mbrapa kaq lojtarë”. Si pasojë e kësaj, fëmijët fillojnë të zënë shoqëri në internet


FËMIJA MËSON DUKE LUAJTUR

Fëmijët e ditëve të sotme fatkeqësisht kalojnë pjesën më të madhe të kohës para kompjuterit, televizorit apo internetit. Ata preferojnë të qëndrojnë vetëm sesa të luajnë me shokët e tyre. Faktorë të ndryshëm si urbanizimi, rritja e pritshmërisë akademike, video-lojërat, interneti, shqetësimet e prindërve, i shtyjnë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Krahas zbavitjes së fëmijës loja ndihmon edhe në zhvillimin motorik dhe mendor të tij. Specialistët kanë ndezur alarmin duke na bërë thirrje se po shtohet numri i fëmijëve që hanë e pinë para kompjuterit, që nuk dëshirojnë të dalin nga dhoma dhe nuk kanë marrëdhënie sociale me të tjerët. Të luash lojë është një përvojë. Është përvojë e cila kërkon pak mund dhe emocion. Loja e një fëmije pasqyron botën e tij në mënyrë simbolike. Përveç të qenit një moment zbavitës për fëmijën, loja mbështet zhvillimin motorik dhe mendor të fëmijës dhe ndihmon në lehtësimin e përplasjeve emocionale. Loja është një element i pazëvendësueshëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Bashkë me lojën fëmijët zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, aftësitë motorike dhe krijon një efekt pozitiv në zhvillimin fizik të tyre. FËMIJA MËSON TË NDAJË ME TË TJERËT DHE TË ZBULOJË GJËRA TË REJA Me ndihmën e lojës fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe do të arrijnë një nivel të kënaqshëm mendor para fillimit të shkollës. Në këtë mënyrë ata mësojnë të ndajnë me të tjerët, të zbulojnë dhe mësojnë gjëra të reja. Kur i zgjasni fëmijës një lojë i dhuroni një objekt që i flet ndjenjave të tij me anë të prekjes dhe shikimit. Kur zgjidhni lojëra të përshtatshme për fëmijët tuaj i ndihmoni më shumë në zhvillimin e tyre fizik, emocional dhe mendor. FËMIJËT MBYLLEN NË SHTËPI Ditëve të sotme ne shohim se ka ndryshuar shumë përvoja shkollore e fëmijëve. Ata zbaviten në mënyrë pasive me anë të televizorit, internetit dhe kompjuterit dhe si rrjedhojë komunikojnë më pak me njerëzit përreth dhe natyrën. Disa prindër e konsiderojnë kompjuterin si një drogë për fëmijën dhe si një pengesë për parandalimin e shumë sjelljeve negative të marra nga ai. Krahas kësaj, prindërit nuk e kanë të lehtë të kufizojnë kohën e përdorimit të kompjuterit. Si rrjedhojë fëmijët kalojnë shumë kohë para tij duke u bërë skllevër të kompjuterit. FËMIJËT QË LUAJNË NË NATYRË JANË MË TË PËRQENDRUAR Fëmijët e qytetit nuk arrijnë të kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, kjo edhe për shkak të sjelljes shumë kontrolluese të prindërve. Sipas një studimi të publikuar në revistën

“American Journal of Public Health” bëhet e ditur se aktivitetet e zhvilluara në natyrë minimizojnë më shumë mungesën e përqendrimit dhe hiperaktivitetin sesa ato të zhvilluara në ambiente të mbyllura. Kjo sepse fëmijët harxhojnë më shumë energji jashtë duke lëvizur dhe si rrjedhojë përqendrohen më mire në mësim. LOJA NDIKON NË ZHVILLIMIN EMOCIONAL Fëmija fillon të komunikojë me njerëzit përreth qëkur lind. Me rritjen e tij ai fillon të zgjerojë zinxhirin e personave me të cilët komunikon. Aftësi si komunikimi, zhvillimi i marrëdhënies, dallimi i të mirës nga e keqja zhvillohen me anë të lojërave në grup apo me kukullat. Krahas kësaj, kur prindërit bëhen pjesë e lojës së fëmijës zhvillohen lidhje më të forta mes tyre. Me ndihmën e komunikimit të krijuar mes prindërve dhe fëmijës gjatë lojës, fëmija e ndjen se prindi i dhuron të gjithë vëmendjen dhe kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënies së tyre. Prindërit që luajnë me fëmijët mësojnë të komunikojnë më mire me ta. Edhe fëmijët që nuk kanë një zhvillim të mire gjuhësor arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet lojës. Në këtë mënyrë prindi arrin të kuptojë më mirë mendimin e fëmijës së tij. Edhe rregullat sociale mësohen me anë të lojës. Një fëmijë i cili luan me prindin apo me shokun e tij mëson të respektojë radhën, t’u përshtatet rregullave të lojës dhe të komunikojë me palën përballë. ÇFARË DUHET TË BËJNË FAMILJET? • Jepuni fëmijëve lojëra të cilat aktivizojnë kreativitetin e tyre si kube, lego apo formuese në vend të lojërave të gatshme. Edhe plastelina, ngjyrat, shkumësi ndikojnë në shfaqjen e kreativitetit të lojës. Ju mund t’i ndihmoni të krijojnë historitë e tyre pasi t’i lexoni një përrallë me figura duke nxitur kështu forcën imagjinare. • Disa fëmijë mund të dëshirojnë të zbulojnë lodrat e reja; informojeni atë në rast të hasjes në ndonjë vështirësi apo në ato momente kur e shihni se i duhet ndihmë. Vizatimi dhe ngjyrosja ndihmon në pasurimin e forcës imagjinare. • Ndërkohë që fëmija vizaton, ju nuk duhet të vendosni kufij ato t’i ndërhyni në mënyrën e vizatimit. Kjo është e rëndësishme sa i përket zhvillimit të kreativitetit tek ta. • Përdorimi i ngjyrave dhe formave të ndryshme mbështet kreativitetin e fëmijës. • Fëmijëve të moshës 3-4 vjeç mund t’u jepni objekte të përshtatshme në vend të lodrave. • Zbulimi i veçorive të tjera të një lodre apo përdorimi i saj në vendin e një lodre tjetër është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fuqisë imagjinare të fëmijës.

KORRIK 2013

Di

51


Shëndeti

FATIH KOLBAY

Funksionet e mrekullueshme të lëkurës njerëzore Lëkura është kontakti i parë fizik i krijesës me botën përreth. Prandaj ajo është organi që percepton çdo të mirë ose të keqe. Kur’ani shpall hapur se lëkura do të dëshmojë kur ne të thirremi për të dhënë llogari Ditën e Gjykimit. Lëkura, e cila ka një sipërfaqe rreth 1.65 m2 dhe peshon afërsisht 9.5 kg, është patjetër organi me sipërfaqen dhe peshën më të madhe në trupin e njeriut, por gjithsesi funksionet e mrekullueshme të saj janë akoma një mister për ne. NJË STRUKTURË SHTRESORE Lëkura njerëzore është e ndërtuar në tri shtresa, epiderma (shtresa më e jashtme), derma (indi lidhor dhe enët e vogla të gjakut nën epidermën) dhe hipoderma (shtresa më e thellë e lëkurës), ku secila nga këto ka një metabolizëm të veçantë unikal. Secila nga strukturat përbërëse të lëkurës ka funksione të caktuara. Të gjitha këto funksione duhet të jenë intakte në mënyrë që organizmi ynë të jetë i shëndetshëm. Në veçanti epiderma dhe derma kanë funksionet e tyre të ndara, por gjithashtu kanë edhe të përbashëta dhe të gjitha këto janë në shërbim të mbijetesës së organizmit njerëzor. Trashësia e lëkurës varion nga 8 mm në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve deri në më pak se 1 mm në qepallat e syve. Në epidermë janë gjetur 4 lloje qelizash të cilat kanë detyra të ndryshme. Pamja e jashtme e lëkurës sonë në kuptimin e cilësisë, ngjyrës, hidratimit dhe mbi të gjitha freskia dhe shëndeti i saj varen nga ndërveprimet midis këtyre funksioneve qelizore. NJË ORGAN I VETËM ME SHUMË FUNKSIONE Është interesante që shumica e njerëzve nuk e dinë faktin se lëkura është një organ. Ajo jo vetëm mbulon organizmin tonë por kryen shumë detyra me rëndësi si: -ndihmon mbajtjen e ujit, -ndihmon ruajtjen e temperaturës trupore, -percepton prekjen, -siguron një pengesë për mikrobet, -depoziton dhjamin, -depoziton vitaminën D, -vepron si pengesë mekanike ndaj goditjeve, -ndihmon eliminimin e produkteve përfundimtare të metabolizmit, -siguron mbrojtje ndaj agjentëve ambiental si i ftohti, i nxehti dhe rrezet ultraviolet. Dihet nga të gjithë se detyra kryesore e lëkurës është mbrojtja e organizmit nga agjentët ambiental dëmtues. Eshtë e padiskutueshme se qëllimi thelbësor i lëkurës është të sigurojë një mburojë ndërmjet nesh dhe ambientit rrethues. Kjo është bërë e mundur nga shtresat e qelizave të sheshta epiteliale të cilat izolojnë mikroorganizmat dhe agjentët kimik nga organizmi.

52

Di

KORRIK 2013

NË RIGJENERIM TË VAZHDUESHËM Të gjitha këto përfitime që përmendëm nuk do të zgjasnin shumë nëse qelizat e lëkurës nuk do të rigjeneroheshin. Ky proces i mrekullueshëm i rigjenerimit ndodh përmes një operacioni zëvendësues i cili varet nga ndarja qelizore e vazhdueshme në shtresën bazale të lëkurës. Sa më shumë i afrohen këto qeliza shtresës sipërfaqësore, aq më shumë ato humbasin formën dhe konsistencën origjinale duke u kthyer në qeliza të vdekura por tashmë të keratinizuara. Qelizat e vdekura vazhdimisht shkoliten nga sipërfaqja e epidermës duke ua lënë vendin qelizave të reja që ngjiten nga shtresat e mëposhtme të lëkurës. Ky proces emërtohet si “rigjenerim qelizor”. Shtresa e qelizave të vdekura ose keratinociteve përbën shtresën më të jashtme të epidermës (stratum corneum). Këto qeliza të ngurtësuara dhe të brirëzuara janë të projektuara nga Krijuesi ynë për të qenë si një pengesë mbrojtëse, përndryshe qelizat e tjera në brendësi nuk do të ishin të izoluara nga agjentët dëmtues të mjedisit të jashtëm dhe mikroorganizmat. Qelizat e gjalla të epidermës vdesin nëpërmjet një procesi shumë të ndërlikuar duke treguar një vetëmohim vullnetar i cili i bën të mundur njeriut të mbijetojë, një bekim i vërtetë nga Allahu i Gjithëmëshirshëm. RREGULLIMI I TEMPERATURËS TRUPORE Rregullimi i temperaturës konsiderohet si një nga detyrat më të rëndësishme që i janë dhënë lëkurës. Gjatë jetës sonë në çdo moment humbasim ujë nga trupi nëpërmjet avullimit. Kjo humbje e madhe e lëngjeve trupore duhet të parandalohet me çdo kusht. Duke ngushtuar apo zgjeruar enët e gjakut dhe me anë të shumë gjendrave të djersës, avullimi në sipërfaqen e lëkurës e bën atë më të freskët ose më të ngrohtë në një limit të mirërregulluar. Qelizat dhjamore të lëkurës parandalojnë humbjen e temperaturës dhe kur trupi mbingrohet, enët e gjakut në epidermë dërgojnë më shumë gjak në sipërfaqe për t’u freskuar. Kështu, përfundimi që mund të nxjerrim është se një nga detyrat kryesore të lëkurës është parandalimi i humbjes së lëngjeve përmes avullimit. Një detyrë tjetër e lëkurës është depozitimi i dhjamit dhe prodhimi i vitaminës D (25-dihydroxycholecalciferol). Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna që


të habitshme vetëshërimi që, padyshim, tregon për një Projektues Inteligjent. Një plagë e lëkurës shërohet nga poshtë lart dhe nga periferia drejt qendrës. Në fazat e para të shërimit, indi lidhor është ai që shkon në zonën e dëmtuar. Thellësia e plagës përcakton se sa mirë do të shërohet ajo. Procesi i rigjenerimit fillon menjëherë por akoma nuk e dimë se çfarë e nxit atë që në fill të herës. Ndërsa plaga shërohet, anët e saj fillojnë të afrohen përmes një procesi të quajtur kontraktim. Pjesa më e mahnitshme e këtij fenomeni janë fazat e mëvonshme të shërimit. Duket sikur të gjitha këto qelizat janë plotësisht të ndërgjegjshme kur dhe ku të përfundojnë shërimin. Askush deri më sot nuk mund të thotë se përse ato papritur ndalojnë punën e tyre sapo rigjenerimi ka përfunduar. gjendet në ushqime dhe gjithashtu mund të sintetizohet nga organizmi ynë pas ekspozimit në rrezet ultraviolet (UV) të diellit. Rrezet diellore janë një element jetik për prodhimin e vitaminës D sepse rrezet ultraviolet nxisin sintezën e saj në lëkurë. Kjo veçori themelore e lëkurës sonë është edhe një pikë kyçe për zhvillimin e skeletit njerëzor. DËSHMITARJA Lëkura njerëzore ka gjithashtu detyrën e komunikimit me mjedisin e jashtëm nëpërmjet ndjeshmërisë. Ajo mbledh informacion ndjesor nga mjedisi, gjë e cila realizohet nga një numër i pafund receptorësh (për shembull, për të ngrohtin dhe të ftohtin) në mbaresat nervore brenda dermës. Mbaresat nervore në lëkurë janë kontakti i parë i trupit me botën e jashtme. Në çastin e lindjes, eksperienca e parë e foshnjës me botën fizike perceptohet përmes ndjesisë së prekjes. Qelizat nervore bëjnë të mundur që lëkura të perceptojë dhe të transmetojë sinjale të prekjes, dhimbjes, kruarjes etj. Si një kufizuese midis organizmit dhe mjedisit, lëkura është gjithashtu prezantuesja e parë e njeriut me krijesat e tjera të botës. Kur’ani deklaron qartë se lëkura do të dëshmojë kur ne të thirremi në llogari Ditën e Gjykimit: “Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë. Ata do t’u thonë lëkurave të veta: ´Pse dëshmuat kundër nesh?`, e ato do të përgjigjen: ‘Allahu, i cili ja jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni`. Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj ju shkatërroi e ju u bëtë humbës.” Siç tregohet edhe në ajetin Kuranor, njeriu në botën e përtejme është i gjallë dhe i vetëdijshëm ashtu siç është e gjallë dhe e vetëdijshme çdo gjë në atë botë. Pra, si çdo pjesë e trupit të njeriut edhe lëkura do të dëshmojë pro ose kundër tij. Ajeti thotë se ajo është një pasqyrë e të gjitha kontakteve dhe një regjistruese e bindur e punëve tona. PLAGA DHE SHËRIMI Një tjetër mision madhështor i lëkurës sonë është roli i saj në shërimin e plagëve. Lëkura njerëzore ka një aftësi

NJË MBUROJË NDAJ MIKROBEVE Lëkura jonë na shërben gjithashtu duke organizuar dhe aktivizuar sistemin imunitar. Disa qeliza specifike, të cilat formojnë një rrjetë në epidermë apo në shtresën më të jashtme të saj, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet duke rregulluar përgjigjen e sistemit imunitar ndaj mikrobeve. Përveçse një pjesëmarrëse në sistemin imunitar duke parandaluar futjen e baktereve, mykeve dhe viruseve, lëkura gjithashtu është një strehim për një numër shumë të madh limfocitesh T. Këto ushtarë të bindur për mbrojtje, sulmojnë dhe shkatërrojnë bakteret, myket, viruset, parazitet, toksinat dhe qelizat kanceroze që mund të shkaktojnë sëmundje. Prandaj, lëkura është si një pengesë e ujit ashtu edhe një mburojë nga agjentët ambiental, duke mos lejuar derpërtimin e mikroorganizmave të padëshiruar të depërtojnë në brendësi të trupit. Krijuesi ynë i Gjithëlavdishëm dhe Jetëdhënës na ka dhënë neve një dhuratë të çmuar si lëkura. Ai e di se çfarë i nevojitet nevojtarit dhe pa dyshim Ai është në dijeni të nevojave të qelizave, organeve dhe metabolizmit tonë duke i dhuruar formën dhe funksionin më të bukur trupit tonë. Para se ne t’i lutemi Atij duhet të kujtojmë se sa më të qëndrueshme të jenë kërkesat tona aq më bujare është përgjigja e Tij. Sinqerisht, duket se nuk ka mënyrë tjetër për të shpjeguar mrekullinë e lëkurës njerëzore sesa krijimi i saj nga Allahu Mëshirëplotë. Përktheu: Erjon Sukaj Referencat 1. Cognis Deutschland GmbH & Co. KG Skin Care Forum 2006. 2. ABPI - The Association of the British Pharmaceutical Industry. 3. Dr. K.K. LO, Social Hygiene Handbook - 2nd Edition. 4. Helmut Leonhardt, His, Zyt und Mikroanatomie des Menschen, Vol. 3, Thieme, Stuttgart 1990. 5. H. Brannon M.D., The skin anatomy ed. 2002. 6. Beauty Clinics Hashmi.com. Skin Analysis 2005. 7. Goldsmith LA, Biochem and Physiology of the Skin 2nd ed NY Oxford University Press, 1991. 8. Breathnach AS. Atlas of the Ultrastructure of Human Skin. London: J. & A. Churchill, 1971. 9. Elias PM. Epidermal lipids, membranes, and keratinization. Int J Dermatol 1981; 20: 1-19. 10. National Skin Care Institute 2005-2006 website. 11. Ali Ãœnal, The Qur’an with Annotated Interpretation in Modern English, The Light, Inc., NJ:2006. KORRIK 2013

Di

53


Kuriozitete Diplomohet 100 vjeçe Meksikania Manuela Hernandez u diplomua nga shkolla fillore në moshën 100-vjeçare. E lindur në vitin 1913 në rajonin e Oaxacaz, Hernandez e kishte braktisur shkollën për të ndihmuar familjen me punët e shtëpisë.Mirëpo, në moshën 99-vjeçare ajo u rikthye në shkollë me këshillën e nipërve, ndërsa këtë vit u diplomua. Gjatë një prononcimi për televizionin “UNO”, Hernandez tha se “e dua shumë shkollën, mirëpo si pasojë e kushteve të vështira nuk e vazhdova dot”. 100vjeçarja tha se mendon ta vazhdojë shkollën.

Google lëshon balona për të çuar internet në zonat rurale Motori i kërkimit në internet “Google” ka zbuluar një projekt interesant, nisjen e balonave fluturuese në ajër për të shpërndarë internet në pjesë të ndryshme të botës. Google ka hedhur në atmosferë 30 balona me internet në rajonin e Canterbury të Zelandës së Re, e cila planifikon të lëshojë edhe 20 të tjera. Balonat, që i ngjasojnë një kandili të bardhë deti, përdorin një kombinim të erës, energjisë diellore dhe “algoritmeve komplekse” për të qëndruar në një pjesë të caktuar të qiellit, shprehet lideri i projektit Mike Cassidy. Balonat komunikojnë me antena të vendosura në sipërfaqen e tokës disa qindra metra poshtë për të siguruar qasje interneti në ato zona. Synimi është të ofrohet akses dhe internet i shpejtë 3G për njerëzit që jetojnë në zonat e largëta. Nismëtarët e kësaj ideje janë shpresëplotë se në të ardhmen ndoshta me këto balona mund të ndihmohen vendet që janë goditur nga fatkeqësitë, dhe kanë probleme me komunikimin në ueb. Firma thotë se koncepti mund të ofrojnë një mënyrë për të lidhur dy të tretat e popullsisë së botës që nuk kanë një lidhje të mirë në rrjet. Google do të lëshojë balona për të çuar internet në zonat rural dhe terrene të vështira.

Telefoni që kushton vetëm 1 stërlinë Nëse nuk jeni të dhënë pas rrjeteve sociale, lojërave apo internetit, atëherë ky është telefoni i duhur për ju. “Alcatel One Touch 232” ju mundëson shkëmbimin e thirrjeve apo mesazheve, dhe më e bukura është se kushton vetëm 1 sterlinë. Është telefoni ideal për ata që nuk e vrasin mendjen të kenë pajisjen më të fundit e më të sofistikuar në treg. Ka orë me alarm, radio, makinë llogaritëse dhe një ekran 3.8 cm (1.5 inç)

54

Di

KORRIK 2013


128x128 me ngjyra. Peshon vetëm 60 gramë dhe ka një bateri që mban deri në 226 orë. “Jo të gjithë duan telefonin më të fundit”, thotë Sofi Evans nga “PrePayMania.co.uk”, ueb-faqja nga ku ky telefon mund të blihet online. “Shumë njerëz duan një telefon

të thjeshtë që u mundëson të bëjnë dhe marrin telefonata apo mesazhe. Kushton vetëm 1 stërlinë dhe thjesht duhet ta mbushësh me 10 të tjera. Kjo është diçka e mirë, pasi njerëzit e marrin dhe e përdorin në çast. Është një telefon i thjeshtë me të gjitha veçoritë bazë. Është i përkryer për ata që nuk e

vrasin mendjen për të pasur telefonin më të mirë të mundshëm”. “Alcatel One Touch 232” vjen pak kohë pasi “Nokia” hodhi në treg dy modele me çmim të ulët, “105” dhe “301”, të cilët kushtojnë nga 13 stërlina.

Miqtë i bëjnë mirë shëndetit! Thënia e vjetër se “ai që gjen një mik, gjen një thesar”, është më se e vërtetë. Për shkencën, në fakt, një jetë me marrëdhënie të pasura dhe me përmbushje është një eliksir i vërtetë për shëndetin, jo vetëm psikologjik, por edhe fizik. Këtë e konfirmojnë studime të ndryshme. Me kalimin e viteve studiuesit kanë nxjerrë në dritë shumë efekte pozitive që miqtë dhe koha që kalojmë me ta, na bëjnë mirë për shëndetin. MIQ DHE TË LUMTUR, PA EFEKTE ANËSORE Dy antropologë të Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar që në bazën e ndjenjave të miqësisë ekziston një neurotransmetues që hyn në kategorinë e endogjen opioidit. Bëhet alë për endorfinën, substancën që lufton të ashtuquajturat hormone të stresit, duke na dhuruar një ndjenjë mirëqenie. Në këtë drejtim kanë arritur edhe rezultatet e një studimi të publikuar në revistën shkencore “Hormones & Behavior” e realizuar nga një studiuese e Universitetit të Miçiganit, Stephanie Brown. Miqësia midis grave ndikon pozitivisht në humorin e tyre, edhe për shkak se ajo mund të ndikojë në prodhimin hormonal. Në veçanti, miqësia nxit sekrecionet e progesteronit (substancë tjetër që vepron në reduktimin e nivelit të ankthit) në kurriz të kortizolit, i njohur si hormoni i stresit. MË SHUMË MIQ, MË PAK DHIMBJE Një tjetër studim, i botuar në “Journal of the American College of Surgeon”, ka nxjerrë në pah sesi shumë të sëmurë që kanë shumë miq, ndiejnë

më pak dhimbje. Por edhe që miqësia ka aftësinë të zbusë pikëllimin e një vdekjeje apo të një divorci dhe të parandalojë shenjat e hershme të çmendurisë. Duket se miqësia ka efekte pozitive edhe tek ato gra që janë të prekura nga kanceri i gjirit. Në mënyrë të veçantë, ajo do të reduktonte perceptimin e simptomave dhe dhimbjen që lidhen me të, duke dhënë një avantazh në luftën kundër sëmundjes. Një sondazh që ka përfshirë 3.139 gra të identifikuara me tumor gjiri, vuri në dukje se përfitimet për to lindin jo vetëm nga mbështetjet emocionale, por madje edhe nga mbështetjet materiale të ofruara nga miqtë. Në çdo rast, ndikimi i miqve me të vërtetë duhet të jetë i fortë, përderisa këtë e ka thënë edhe një studim i tretë i kryer tek mbi 3 mijë infermiere të prekura nga e njëjta sëmundje. Ai ka treguar se sa më shumë të njohur dhe miq, aq më shumë reduktohet edhe rreziku i vdekjes.

Nëse dëshironi të jetoni gjatë, të qetë dhe në formë, përpara se t’u drejtoheni mjekëve dhe trajnerëve të atletikës, gjeni kohë për jetën shoqërore. Kjo është ala e shkencëtarëve…

MIQËSIA ZGJAT JETËN DHE BËN MIRË PËR SHËNDETIN Studime të tjera vazhdojnë të tregojnë se përfitimi i një jete të mirë sociale vjen nga miqësia, ajo ka efekte të shkëlqyera mbi jetëgjatësinë. Rezultatet e një studimi australian, i cili ka zgjatur dhjetë vjet, theksojnë se pasja e një rrjeti të gjerë miqsh ul me 22% rrezikun e vdekjes së të moshuarve. Ndërsa një studim nga Universiteti Brigham Jang i botuar në “PloS Medicine”, ka zbuluar se marrëdhëniet shoqërore rrisin shanset tona për të mbijetuar me 50%. Kështu në fund, shkencëtarët kanë llogaritur që të kesh pak marrëdhënie miqësore mund të konsiderohet një faktor vërtet i rrezikshëm për shëndetin, i barasvlefshëm me të pirit e 15 cigareve në ditë, më i dëmshëm sesa mosbërja e aktiviteteve fizike dhe obeziteti. Kjo, sepse miqësia mund të kontribuojë edhe në efektin e dobësimit. Të qëndrosh i shoqëruar, me shoqërinë, rrit efektin e djegieve të yndyrave. Në këtë rast, të paktën për momentin, këto prova u takojnë vetëm minjve, por shkencëtarët amerikanë të Universitetit Shtetëror të Ohajos, janë të bindur se eksperimenti gjithashtu mund të ofrojë informata të dobishme në aspektin e metabolizmit të njeriut. Supozimi është se stimujt socialë shtyjnë trurin të prodhojë BDNF, një faktor i rritjes, që ndër të tjera indukton transformimin e yndyrës së bardhë (celulitin e shëmtuar) në yndyrë kafe (të mirë). Por arsyet e mira për të kultivuar aktivisht miqësinë nuk kanë mbaruar akoma. Jeta shoqërore, bëjnë të ditur nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, mund të sjellë të mira edhe në sistemin imunitar. KORRIK K O R R I K 2013 20 2 0 113 3

Dii

55 55


Faqja juaj

FEIM HOXHA

Natyra, kjo krijesë e bukur e Krijuesit, që duket sikur flet me gjuhën e saj. Kjo krijesë, ndaj së cilës më së shumti i është bërë padrejtësi, sikur i thotë njeriut: Më shiko mua, unë jam krijuar për të qenë në shërbimin tënd, ndaj pse u dashka të më quaje “krijues”?! Unë erdha për t’i shërbyer njeriut! Unë kam Krijuesin tim! Allahu i Madhëruar natyrën ia nënshtroi njeriut dhe atë e bëri të përmbajtur. Allahu ia nënshtroi njeriut ajrin, detet, diellin, hënën, yjet, pluhurin, erërat. Njeriu shërbehet me metale, bimë dhe kafshë, sipas ligjeve sipas të cilave noton gjithësia, që të jetë e dobishme. “A nuk e dini ju se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e Allahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm. “ Një pyetje që na vjen në mendje është: ”Si është e mundur që ata filozofë të famshëm dhe të ashtuquajtur brilantë e pranuan një besëtytni të tillë, ia dorëzuan asaj mendjet e tyre dhe vazhdojnë ta ndjekin atë rrugë? Idhulli i ri i ka përfshirë të gjithë idhujt e mëparshëm, kjo është natyra, e cila përbëhet nga yjet më të gjitha veçoritë e tyre, hëna më të gjitha veçoritë e saj, njeriu më të gjitha veçoritë e tij, kafshët më të gjitha veçoritë e tyre, uji më të gjitha veçoritë e veta. Kështu janë përmbledhur të gjithë idhujt e mëparshëm në një idhull, e ky është idhulli me i madh, idhujtarët e konsiderojnë se ky është krijues! Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë: “Të dërguarit e tyre u thanë:”(çfarë)?! A ka dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve e të tokës!? Gjëja imagjinare dhe jolëndore që natyralistët e quajnë natyrë, nuk ka një realitet; në qoftë se ajo duhet të ketë një ekzistencë reale të jashtme, atëherë kjo “ekzistencë” është: një vepër arti; ajo nuk mund të jetë artisti. Ajo është një qëndisje dhe nuk mund të jetë qëndistari. Ajo është

56

Di

KORRIK 2013

një koleksion dekretesh; ajo nuk mund të jetë lëshuesi i dekreteve. Ajo është një përmbledhje e ligjeve të krijimit; ajo nuk është Ligjvënësi. Ajo është vetëm një perde e krijuar për dinjitetin e Zotit xh.xh.; ajo nuk mund të jetë Krijuesi. Ajo është pasive dhe e krijuar; ajo nuk mund të jetë autore i krijimit. Ajo është një ligj, jo një fuqi dhe nuk mund të posedojë fuqi. Ajo është marrëse-përfituese, ajo nuk mund të jetë burimi. Madhështia e artistit vlerësohet me vlerën e veprave të tij. Zogj këngëtarë, lule ngjyra-ngjyra, hollësi të një arti mrekullor të vëzhguara edhe në qenien më të vogël e sa e sa të tjera. Në të gjitha këto, Allahu, me gjuhën e natyrës, i bën të shqiptohen e këndohen emrat dhe atributet e Tij dhe, duke i ekspozuar shfaqjet e këtyre emrave dhe atributeve nën emërtimin “shkaqe”, ua paraqet qenieve të vetëdijshme për t’i vëzhguar e soditur. Kurse vetë sodit habinë dhe mahnitjen e tyre! Njeriu është më i përpunuar sesa natyra. Nëse njeriu mendon mbi veten e tij, do të zbulojë se: * ai i arsyeshëm, kurse natyra nuk ka arsye. * ai ka dituri, kurse natyra nuk ka dituri. * ai ka vullnet, kurse natyra nuk ka vullnet. * ai ka shqisa, kurse natyra nuk ka shqisa. * ai ka shikim, kurse natyra nuk sheh. * ai posedon shqisa dhe ndjenja, kurse natyra nuk ka mençuri. * ai punon me mençuri, kurse natyra nuk ka mençuri. *ai ka sjellje të mirë-moral, kurse natyra nuk ka moral. Atëherë, pse do të duhej që njeriu, krijesa me virtytet dhe më vlerat më të larta humane të bijë në këtë humnerë të pafund? Përgjigjën ua lëmë atyre që filluan jetën e tyre dhe e mbaruan, por asnjëherë nuk arritën ta njohin Krijuesin e tyre! Ata nuk bënë gjë tjetër pos mohuan Atë që i krijoi, që iu dha jetë, mendje dhe logjikë. “...pra merrni përvojë, o ju të zotët e mendjes!”


RABEEA AL- NASSER

Kjo është një histori e cila ka ndodhur më shumë se 80 vjet më parë, ku banorët e fshatit mendonin dhe jetonin më thjesht se tani. Shumë prej fshatrave në Jordani kanë dy komunitete fetare, të krishterë dhe myslimanë, të cilët ndajnë të njëjtën tokë, qiell dhe ujë. Shumë prej tyre i festojnë ditët dhe netët e shenjta të njëri-tjetrit. Njëri prej këtyre fshatrave quhet Alrafid, në jug të Jordanisë. Si të gjithë fshatarët, njerëzit atje punojnë në tokë, dhe ditët më të mira për ta janë ditët kur bie shi. Ramazani, muaji i agjërimit, atë vit ra në dimër. Ditët e festave dhe Ramazani nuk vijnë në të njëjtën kohë çdo vit për myslimanët. Sipas kulturës islame, myslimanët përdorin vitin Hixhri (viti islam), i cili i takon ciklit hënor.

Është dimër dhe Ramazan, dhe njerëzit po agjëronin, nga agimi deri në muzg. Imami i xhamisë i lajmëronte ata me ezan për të nisur agjërimin në agim dhe në muzg për të ndaluar agjërimin, dhe për të ngrënë ushqimin e tyre. Fshatarët, pasi hanin ushqimin e tyre (iftarin), mblidheshin të gjithë së bashku në shtëpinë e njërit prej tyre për të ngrënë ëmbëlsira dhe konsumuar pije të ngrohta si dhe për të folur rreth shiut dhe bujqësisë së tyre. Në një natë prej netëve të Ramazanit, imami i xhamisë ishte i sëmurë, dhe ai qëndroi për disa ditë në shtëpi, dhe kështu nuk mund të thirrte ezanin për t’i lajmëruar njerëzit në agim ose në muzg. Atë natë, edhe prifti i fshatit ishte aty kur ata folën për sëmundjen e imamit dhe për vuajtjet e tyre gjatë agjërimit, sepse ata nuk mund të hanin deri sa t’u bënte tërësisht natë, në mënyrë që të kuptonin se kur bëhet muzg, siç thotë Kur’ani. Befas, njërit prej të rinjve të fshatit, i erdhi një ide. Ai iu kthye priftit, i cili po qëndronte bashkë me fshatarët e tij, dhe e pyeti: “Prifti ynë, përse nuk i bie kambanës së kishës për të ndaluar agjërimin tonë kur të bëhet muzg, meqenëse imami ynë është i sëmurë?” Të gjithë e përkrahën këtë ide, kështu që prifti tha: “Unë do të kaloj njëherë nga imami e t’i tregoj, nëse pajtohet dhe ai me këtë.” Ditën tjetër prifti shkoi të vizitonte imamin për t’u siguruar për shëndetin e tij dhe për t’i treguar për propozimin. Imami e pranoi idenë dhe e falënderoi priftin nëse ai do t’i binte kambanës për fshatarët, meqenëse bënte shumë ftohtë dhe ai ishte ende sëmurë edhe për disa ditë, derisa të rifitonte shëndetin. Kështu, banorët e fshatit Alrafid e ndalonin agjërimin e tyre në kohën që ata dëgjonin kumbimin e kambanës së kishës. Kjo kambanë bie ende mbi kishë, jo në Alrafid, por këtu në Amman, duke i sjellë ndërmend myslimanëve dhe të krishterëve historinë e tij me banorët e atij fshati të largët. Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA

KORRIK 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

KORRIK 2013


KORRIK 2013

Di

59


60

Di

KORRIK 2013


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.