Revista Delirje & Edukim Nr.23

Page 1

TURPI ËSHTË NGA DEGËT E IMANIT lfq. 8

LLOJET E ZEMRAVE lfq. 23

POZITA E GRUAS NË ISLAM lfq. 33

MBAJTËSIT E GACËS lfq. 45

&

MARS 20 11 | REBIUL-EVVEL - REBIUL-AHIR 1432 | NR. 2 3 | ÇMIMI 1 €

REVISTË MUJORE FETARE EDUKATIVE KULTURORE SHKENCORE

femra dhe kurthet e armikut

Qëndrimi i Islamit ndaj femrës është njollosur tashmë nga të tjerët dhe feja akuzohet nga shumica e njerëzve. Femra në Islam është ajo krijesë që Allahu e ka nderuar me këtë fe, e ka ruajtur me mesazhin e Tij dhe e ka ngritur me sheriatin e Tij në pozitën më të lartë, qoftë si nënë, vajzë apo grua në çdo komunitet ku jeton. fq.40

Kjo botë është pasuri, e pasuria më e mirë e sajë është gruaja e devotshme





PËRMBAJTJA EDITORIALI Unejs MURATI

Muhamedi sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem, pishtar dhe shëmbëlltyrë e të gjithë muslimanëve .................................... 2 Mr. Abdulmelik‐Besfort MAXHUNI

Gabimet më të përhapura te shqiptarët që janë në kundërsh‐ tim me besimin, adhurimin dhe moralin islam (II) .................. 4 Salih ibën Ta Ha AbdulVahid

Turpi është nga degët e imanit ................................................ 8 Dr.Muhamed ibën Abdulvehab El‐Akil

Adhurimi i melaikeve dhe obligimet e tyre ............................ 12 Lirim SADIKU Kryeredaktor:

Unejs MURATI Zv. Kryeredaktor:

Mr. Fidan XHELILI Anëtarët e revistës:

Adem AVDIU Sabahudin SELIMI Xheladin LEKA Bashkëpunëtorët:

Bali SADIKU Fehmi DALIPI Lirim SADIKU Namik VEHAPI Shuajb REXHA

Dashuria për hir të Allahut .................................................... 17 Othman HASKAJ

Llojet e zemrave ..................................................................... 23 Dr. Ibrahim ibën Amir er‐Ruhejli

Qëndrimi i sinqertë ................................................................ 27 Adem AVDIU

Përgjigje të qarta ndaj dyshimeve me të cilat argumentohet lejimi i mevludit (III) ............................................................... 30 Abdul‐Aziz ibën Baz

Pozita e gruas në Islam .......................................................... 33 Unejs MURATI

Si duhet ta dojë burri gruan e tij ............................................ 38 Dr.Abdullah ibën Vekil Eshejh

Redaktor gjuhësor:

Arian KOÇI Boton:

Femra dhe kurthet e armikut ................................................. 40 Abdurrahman Ibën Nasir es‐Sa’dij

Mbajtësit e gacës ................................................................... 45

Shtëpia botuese Atik

KËNDI I LUTJEVE

Gjilan, Republika e Kosovës

Dr. AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Beder

Tirazhi: 1000

Mirësitë e përmendjes së Allahut dhe urdhri për të .............. 47

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com

NDIHMO REVISTËN

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës


Editorial

MUHAMEDI S A L  L A L L A H U

A L E J H I

V E

S E L  L E M

P I S H T A R D H E S H Ë M B Ë L LT Y R Ë E T Ë GJITHË MUSLIMANËVE Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka moralin më të lartë dhe më i miri prej jush është ai që është më i miri me gruan e tij.” Është shkruar dhe folur shumë për pishtarin e të gjitha kohërave, për njeriun për të cilin dëshmon çdo gjallesë, për njeriun që u dërgua të plotësonte virtytet e moralit, për njeriun që u dërgua si mëshirë për të gjitha krijesat, për njeriun që përhapi qetësi dhe siguri globale me fjalën dhe veprën e tij. Ky njeri është i biri i Abdullahut, i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Duke qenë i tillë, atëherë është obligim i çdo muslimani ta pasojë atë në çdo pore të jetës së tij, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë e Allahut. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte shembull në çdo sferë të jetës së tij, por në këtë shkrim do të ndalemi te morali dhe raportet e tij me ata që e rrethuan atë.

Ë

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me bashkëshortet e tij Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ______________ [1] Hadithi është i mirë, e përmend Albani në Mishkatul Mesabih, 3200. [2] Sahih et Tirmidhiu, nr 3890. [3] Transmeton Muslimi. [4] Transmeton Muslimi. [5] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani. [6] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani, nr. 2863.

2

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

"Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka moralin më të lartë dhe më i miri prej jush është ai që është më i miri me gruan e tij.”[1] Ibën Saidi transmeton nga ibën Amri radijAllahu anhu, i cili ka thënë: "I është thënë Muhamedit sallAllahu alejhi ve sel-lem se kush është njeriu më i dashur prej tij. Ka thënë: "Aishja." E nga burrat? Tha: "Babai i saj (Ebu Bekri).”[2] Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos ta urrejë apo injorojë besimtari besimtaren. Nëse urren diçka tek ajo, pëlqen diçka tjetër.”[3] Abdullah ibën Amër ibën Asi radijAllahu anhuma transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dunjaja është tregti dhe tregtia më e mirë e saj është gruaja e devotshme.” [4] “O Allah, më bëj mbrojtës të dy të dobëtëve, jetimit dhe gruas!”[5] “Me të vërtetë gratë janë binjaket e burrave.”[6]


Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në rolin e prindit Ebi Derda radijAllahu anhu transmeton se një njeri erdhi dhe tha: "Unë kam grua dhe nëna ime më urdhëron shkurorëzimin e saj."Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Prindi është dera e mesme e xhenetit.”[7] Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka hyrë në dhomën ku ishte djali i tij Ibrahimi radijAllahu anhu, i cili kishte vdekur. Sytë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nisën të lotojnë. AbduRrahman ibën Avfi i tha: "Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?" Atëherë ai i tha: "O ibën Avf, këta janë lotët e mëshirës", pastaj e vazhdoi fjalën duke thënë: "Me të vërtetë syri loton, zemra mërzitet dhe nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun. E me ndarjen tënde, o Ibrahim, ne jemi të pikëlluar.”[8] Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në rolin e gjyshit Transmeton Amër ibën Shuajbi nga babai i tij, e nga gjyshi i tij radijAllahu anhum, se ka thënë: "I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon të moshuarin.”[9] Ebi Katade Harith ibën Rrebi’i radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Unë ngrihem të fal namazin dhe dua t'ua zgjas atë, por dëgjoj të qarët e fëmijëve dhe shpejtoj pak, ngase urrej që të jetë e rëndë kjo për nënën e tij.” [10] Transmetohet se Enesi radijAllahu anhu, kur kalonte pranë fëmijëve, i përshëndeste ata dhe thoshte se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e vepronte një gjë të tillë. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në raport më të afërmit e tij Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush do që Allahu ta zgjerojë furnizimin ndaj tij dhe të zgjasë jetën e tij, mos të shkëpusë lidhjet farefisnore.”[11]

lem në pozitën e vizitorit Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Një njeri vizitoi një vëlla në fshatin tjetër dhe Allahu në rrugë i dërgoi një melek. E kur iu paraqit atij, i tha: Kë po kërkon? Tha: Dua të vizitoj një vëlla timin në këtë fshat. I tha: A ke ndonjë përfitim nga ai? Tha: Jo, pos që e dua për Allahun e Madhëruar. I tha: Jam dërguar nga Allahu të të përgëzoj se Allahu të do ty ashtu si e do ti vëllanë tënd.”[12] Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me jetimin Sehl ibën Se’adi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Unë dhe përgjegjësi i jetimit në xhennet jemi kështu", duke bërë me shenjë te gishti treguesi dhe gishti i mesëm i dorës."[13] Ebi Hurejra transmeton se një njeri u ankua tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se i ishte ngurtësuar zemra. I Dërguari i tha: "Nëse do që të të zbutet zemra, atëherë ushqe një skamnor dhe përkëdhel kokën e jetimit.”[14] Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me fqinjët e tij Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Vallahi nuk ka besuar, vallahi nuk ka besuar, vallahi nuk ka besuar!" I thanë: "Kush, o i Dërguar i Allahut?" Tha: "Ai, fqinji i të cilit nuk ka siguri prej dëmit të tij.”[15] Sipas një transmetimi të Muslimit: "Vallahi nuk do të hyjë në xhennet ai prej dëmit të të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me prindërit Asimi transmeton nga gjyshi i tij, i cili thotë: "Thashë: O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më tepër respektin? Tha: Nëna jote. E pastaj? Tha: Nëna jote. E pastaj? Tha: Nëna jote. I thashë: Po pastaj? Tha: Babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës”.[16] Kryeredaktor: Unejs MURATI

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-

Gjilan/Kosovë

______________ [7] Transmeton Tirmidhiu, hadithi është i mirë. [8] Transmeton Buhariu. [9] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, hadithi është i mirë. [10] Transmeton Buhariu [11] Mutefekun alejhi [12] Transmeton Muslimi [13] Transmeton Buhariu [14] I vërtetë, Silsiletu Sahiha. [15] Mutefekun alejhi [16] Transmeton Buhariu.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

3


GABIMET MË TË PËRHAPURA TE SHQIPTARËT QË JANË NË KUNDËRSHTIM ME BESIMIN, ADHURIMIN DHE MORALIN ISLAM II Besimi se lyerja e pragut të shtëpisë me mjaltë apo hedhja e grurit në fytyrat e musafirëve nga nuset e posardhura në shtëpinë e burrit sjell bereqet në jetën bashkëshortore.

P

51 - Përcjellja e xhenazeve nga gratë dhe burrat së bashku, gratë përpara me kurora me bindjen se gratë zëvendësojnë melekët e Zotit, besim ky i disa fraksioneve të krishtera, Zoti na ruajtë. 52 - Besimi se nuk ka martesë pa unaza të fejesës dhe ndryshimit të tyre nga dy palët dhe nëse burri në ditën e martesës nuk ia vë unazën në gishtin e gruas së tij, kjo argumenton se martesa do të ketë probleme, që është pjesë e besimit të krishterë. 53 - Të vajtuarit me zë para kufomës së të vdekurit, të mbajturit zi, veshja e rrobave të zeza, distancimi nga jeta normale dhe

4

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

kënaqësitë e saj, mosprerja e thonjve, shkulja e flokëve etj. 54 - Vendosja e fotografive nëpër varre dhe bindja se ndërtimi i varreve ndihmon jetesën e të vdekurit në varr, por traditë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është që të vendoset një gur i thjeshtë në drejtim të kokës së të vdekurit. 55 - Bërja e hallvës nga familjarët e të vdekurit pas varrimit të tij me bindjen se ajo largon pikëllimin e të dashurve të tij. 56 - Bindja se kush ha i pari nga hallva e përgatitur për një të vdekur ka radhën që të vdesë. 57 - Moskërkimi i diturisë apo i ndonjë


shkence që ka nevojë një popullsi muslimane, e cila nuk bie ndesh me parimet e besimit islam me pretekst se ka prejardhje jo islame, por adresa e fesë islame është dituria. 58 - Besimi se nëse i pari fëmijë lind vajzë është argument mallkimi, besim i dikurshëm i politeistëve injorantë arabë para zbritjes së Kur'anit. 59 - Besimi se të martuarit me dy, tri deri në katër gra ka qenë dispozitë e veçantë vetëm për kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por për këtë kohë nuk vlen. 60 - Besimi se homoseksualizmi është dukuri normale. 61 - Besimi se kamata lejohet në këtë kohë, duke mos harruar se kamata është shpallje luftë kundër Allahut. 62 - Besimi se lejohet të shërohet me gjëra që ka ndaluar Allahu dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si p.sh. me vajin e derrit dhe çdo gjëje që i përket atij etj. 63 - Besimi se synetia e meshkujve është traditë injorante. 64 - Besimi se lyerja e pragut të shtëpisë me mjaltë apo hedhja e grurit në fytyrat e musafirëve nga nuset e posardhura në shtëpinë e burrit sjell bereqet në jetën bashkëshortore. 65 - Besimi se mosprishja e virgjërisë së gruas në natën e parë të martesës është argument mallkimi i asaj gruaje. 66 - Të besuarit se romët, ashkalintjë nuk mund të bëhen muslimanë menjëherë me shqiptimin e shehadetit pa ndërruar 30 fe. 67 - Besimi se nuk ka pendim absolut për ithtarët e bidateve dhe thirrësit në të, edhe pse pendimi i tyre rrallëherë realizo-

het. 68 - Besimi se dijetarët dhe hoxhallarët duhen të jenë të pagabueshëm. 69 - Besimi se Allahu qëndron kudo, ndërkohë që argumentet Kur'anore, profetike dhe konsensusi i dijetarëve islamë aludojnë se Ai qëndron mbi Arsh, por me dije Ai është kudo. 70 - Përqeshja e dispozitave të fesë islame apo mosbesimi në aftësitë dhe zotësitë e fesë islame si fe universale për të gjitha kohërat. 71 - Besimi se këndimi i mevludit sjell lumturi për të vdekurit dhe bereqet dhe shëndet për të gjallët. 72 - Besimi se të vdekurit dëgjojnë në varret e tyre gjithmonë. 73 - Besimi se nata e Regaibit është natë në të cilën nëna e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka mbetur shtatzënë me të. Allahu e shkatërroftë atë që ka shpikur këtë besim! 74 - Pretendimi i dikujt se e ka parë Allahun në ëndërr. 75 - Besimi se dikush ka mundësi ta shohë Allahun në këtë botë absolutisht e pamundur, por në botën tjetër besimtarët do ta shohin Allahun në xhennet. 76 - Të argumentuarit me caktimin e Allahut për mosudhëzim në fenë e Allahut apo mossukses në jetë. 77 - Groposja e librave fetarë me bindjen e moskeqpërdorimit të tyre. 78 - Të porositurit e të afërmve para vdekjes që kufomën e tij ta djegin apo ta hedhin në det. 79 - Ndarja e pasurisë në mënyrë të njëjtë për djemtë dhe vajzat, ndërkohë që sheriati porosit dy hise djalit, një vajzës. Urtësia e kësaj qëndron në atë se femra nga lindja deri në martesë e ka të sigu-

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

5


ruar jetën (ushqimin dhe veshmbathjen) nga babai i saj, kurse pas martesës është nën kujdesin e burrit, kurse mashkulli pas martesës fillon jetë të re dhe ka nevojë për dy hise për ndërtimin e kësaj jete. 80 - Bindja se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë melek. 81 - Puthja e Kur'anit para se të fillohet leximi i tij apo kur të kapet herën e parë në dorë. 82 - Bindja se nëse nuk i thuhet dikujt menjëherë pas përfundimit të namazit në xhami "Allahu kabull", namazi është i mangët. 83 - Bindja se temxhidi është ibadet që duhet të realizohet patjetër para varrimit të të vdekurit. 85 - Bindja se të vdekurin duhet ta pastrojnë vetëm hoxhallarët apo hoxheshat. 86 - Bindja se fëmija i posalindur nuk lihet në një dhomë vetëm për një kohë të shkurtër, të paktën pa lënë në atë dhomë edhe fshesën e dorës (klasike) që ta shoqërojë. 87 - Bindja se mbulimi i fytyrës së fëmijës së porsalindur me petk të verdhë i largon atij zverdhin apo sarillëkun. 88 - Tallja se mbajtja e mjekrës është sunet, kurse rruajtja e saj farz. 89 - Besimi se ngritja e duarve para dhe pas rukusë në namaz nuk ka bazë në asnjë medhheb. 90 - Bindja se shërimi në spital apo të

shëruarit me barna është bidat. 91 - Bindja se Turqia ka fenë më të fortë ndaj të gjitha vendet e tjera muslimane. 92 - Tallja e disa mendjelehtëve se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Ademi alejhis selam dhe se ai ka qenë shqiptarë, saqë sipas tyre edhe "historianët e kanë vërtetuar këtë". 93 - Bindja se copëtimi i bukës me dorë është më i bereqetshëm, kurse prerja e saj me thikë i ngjason jomuslimanëve. 94 - Bindja se kush ha thërmijat e bukës më shumë, Allahu ia shton pasurinë më tepër. 95 - Konsiderimi i arabëve në tërësi si magjupë, në shenjë nënçmimi, Zoti na ruajtë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë arab dhe Kur'ani është në gjuhën arabe. 96 - Tallja dhe bindja se Allahu të gjithë njerëzit do t'i fusë në xhennet me pretekst se Allahu nuk e ka krijuar askënd me zor- siç ka ditur të na krijojë ashtu ka për të na futur në xhennet. Kjo tallje njeriun e nxjerr nga besimi në mosbesim. 97 - Besimi se martesat e Muhamedit me shumë gra kanë ndodhur sepse ka qenë epsharak, një bindje e pjellë nga të krishterët. 98 - Besimi se varrimi i muslimanëve dhe i të krishterëve apo i feve të tjera në një vend është e lejuar. 99 - Besimi se shiat dhe sunnitë janë

"Ishin njerëzit dikur si gjethi i butë pa ferra, por sot janë ferra pa gjethe. Nëse hesht të shajnë, nëse flet të nënçmojnë, nëse i braktis të akuzojnë dhe të sulmojnë".

6

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


vëllezër. Kjo vëllazëri nuk ka mundësi të realizohet kurrë ashtu siç nuk ka mundësi deveja të futet në vrimën e gjilpërës. 100 - Martesa e fëmijëve - djemve dhe vajzave- sa janë në djep. 101 - Bindja se femrat aq janë të djallëzuara, saqë edhe shejtanin e fusin në shishe. 102 - Shikimi në trupin e femrës apo të mashkullit lakuriq me bindjen e lejimit, se ky meditim në krijimtarinë e Allahut është shkak për shtimin e besimit dhe forcimit të tij, besim i dervishëve ekstremë. 103 - Shikimi i femrave të huaja me bindjen se është e lejuar sepse Allahu e do të bukurën, edhe ky besim i dervishëve ekstremë. 104 - Dërgimi i fëmijëve për pagëzimin e tyre te shehlerët e tarikateve të ndryshme me shpresë që të bëhen evlia. 105 - Dërgimi i djemve para ose pasi të bëhen synet në tyrben e Sulltan Muratit, duke u sjellë rreth varrit të tij shtatë herë e më pas vendosja e kapeles që qëndron mbi varrin e tij në kokën e synetliut me shpresë që të bëhet sulltan me nam si Sulltan Murati. 106 - Mospirja e ujit nga gota e qelqit apo mosngrënia e ushqimit nga enët e porcelanit në datën 10 të muajit Muharrem, me bindjen se Husejni, nipi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur është vrarë atë ditë e kanë detyruar të pinte ujë dhe të hante ushqim të përzier me baltë. Në shenjë solidarizimi me dhembjen e tij ushqimi dhe uji duhet shërbyer vetëm në enë prej balte. Ky është besimi i shiave të devijuar. 107 - Besimi se Homeini ka qenë musliman i mirë.

108 - Ndarja e besimit islam në sheriat, hakikat dhe marifet: tre komponentët kryesorë të dervishëve në përfitimin e gradave si myrid, myhib dhe sheh. Dije, o lexues i sinqertë, Allahu të ruajtë nga çdo e keqe, që u mundova të hedh sado pak dritë mbi gabimet më të përhapura të shqiptarëve, të cilat bien ndesh me besimin e pastër islam, me qëllim që t'i largohen devijimit. Nëse kjo temë ia ka qëlluar të vërtetës në përgjithësi, pranoje dhe përhape për hir të Allahut dhe lëri arsyet e pabaza dhe përtacinë. Në anën tjetër, nuk çuditem po ta sulmosh dhe kritikosh këtë artikull pa argumente sepse shumica e njerëzve në këtë kohë janë aq të prishur, saqë nuk di si t'i përshkruaj ndryshe nga ajo siç i ka përshkruar njëri nga dijetarët e selefit njerëzit e kohës së tij: "Ishin njerëzit dikur si gjethi i butë pa ferra, por sot janë ferra pa gjethe. Nëse hesht të shajnë, nëse flet të nënçmojnë, nëse i braktis të akuzojnë dhe të sulmojnë". Mr.Abdulmelik-Besfort MAXHUNI Zerka/Jordan

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

7


TURPI ËSHTË NGA DEGËT E IMANIT

Nëse turpi largohet nga burri apo gruaja, atëherë ai ose ajo do të veprojë çfarë të dojë dhe do të flasë çfarë të dojë, ashtu siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nga fjalët që kanë trashëguar njerëzit nga Profetët e mëparshëm është: “Në qoftë se nuk ke turp, bëj çfarë të duash.”

R

Robër të Allahut, këto janë disa çështje besimi në të cilat ka mësim, këshilla dhe shembuj. A e dini se cila është? Sinqeriteti në turp. Robër të Allahut! 1. Turpi është nga imani (besimi). Ibën Umeri radijAllahu anhuma thotë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kaloi pranë një njeriu nga ensarët derisa ai ishte duke e këshilluar vëllanë e tij për turpin dhe i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos e refuzo këtë sepse turpi është nga imani.” D.m.th. mos e kundërshto turpin e tij.[1] 2. Turpi është degë nga degët e imanit. ______________ [1] Muttefekun alejhi. [2] Muttefekun alejhi. [3] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2629.

8

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Imani është gjashtëdhjetë e ca apo shtatëdhjetë e ca degë, më e larta prej tyre është fjala La ilahe il-lAllah, ndërsa më e ulëta është largimi i pengesave nga rruga. Dhe turpi është degë nga degët e imanit.”[2] Po ashtu ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Turpi dhe të folurit e paktë janë dy nga degët e imanit, ndërsa të folurit e pahijshëm dhe të folurit e shumtë janë dy nga degët e nifakut (dyfytyrësisë).”[3] 3. Turpi është miku i imanit. Nëse është imani, është edhe turpi, por nëse nuk gjendet imani, atëherë nuk


gjendet as turpi. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Imani dhe turpi janë miq që të dy; nëse njëri nga ata largohet, atëherë largohet edhe tjetri.”[4] 4. Turpi është nga feja islame ose e tërë feja islame dhe morali i saj. Një nga sahabët thotë: “Ishim te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe një nga të pranishmit e ceku turpin, më pas të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut, turpi a është nga feja?” Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Turpi është e gjithë feja.”[5] Po ashtu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet çdo fe ka një moral (ahlak), ndërsa morali i islamit është turpi”.[6] 5. Nëse turpi gjendet te ndonjë burrë ose grua, vetëm se e zbukuron atë. E nëse largohet, atëherë e njollos ose e shëmton. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ekziston turpi në ndonjë gjë vetëm se e zbukuron atë dhe nuk ekziston paturpësia në diçka vetëm se e njollos atë.”[7] 6. Turpi e udhëheq njeriun për në xhennet I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Turpi është nga imani, ndërsa imani gjendet në xhennet. Të folurit e pahijshëm është vrazhdësi, ndërsa vrazhdësia është në xhehennem.”[8] 7. Turpi është moral bujar, të cilin e do Allahu i Lartësuar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu është i Gjallë dhe Mbulues,[9] e do turpin dhe

mbulimin (e të metave të të tjerëve).”[10] 8. Turpi e pengon njeriun nga punët dhe fjalët e liga. Ebu Sufjani para se ta pranonte Islamin, kur doli para Herakliut që ai ta pyeste për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tregon duke thënë: “Sikur të mos kisha turp se do të më zbulonin, do të kisha gënjyer për të.”[11] Nëse turpi largohet nga burri apo gruaja, atëherë ai ose ajo do të veprojë çfarë të dojë dhe do të flasë çfarë të dojë, ashtu siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nga fjalët që kanë trashëguar njerëzit nga Profetët e mëparshëm është: “Në qoftë se nuk ke turp, bëj çfarë të duash.”[12] Atëherë mos u çudit nëse sheh një grua që vepron çfarë të dojë. Kjo nuk është tjetër vetëm se argument i largimit të turpit të saj. Nëse gruaja nuk ka turp dhe iman, atëherë nuk ka turp nga të tjerët dhe nuk ka turp as nga Allahu. Robër të Allahut! Turpi në gjuhën e sheriatit është morali bujar që e ndalon njeriun nga puna dhe fjalët e liga dhe nga neglizhenca ndaj hakut të Allahut dhe hakut të robërve të Allahut. Dijetarët turpin e kanë ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë: Turpi nga Allahu dhe Pjesa e dytë: Turpi nga njerëzit. Sa i përket turpit nga njerëzit, ai është turpi nga njëri-tjetri, si: turpi i fëmijës nga babai, turpi i gruas nga burri i saj, turpi i injorantit nga të diturit, turpi i të

______________ [4] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2636. [5] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2630. [6] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2632. [7] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2635. [8] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2628. [9] Mbulues i mëkateve dhe të metave të robërve të Tij (sh.p.). [10] Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Nesaiu. [11] Transmeton Buhariu. [12] Transmeton Buhariu.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

9


miturit nga i moshuari, turpi i vajzës të tregojë se dëshiron të martohet. Aishja radijAllahu anha thotë: “O i Dërguari i Allahut, vajza beqare ka turp (që të kërkojë martesë). Ai tha: “Pëlqimi i saj është heshtja.”[13] Në kohën e mëhershme, kur nga vajza kërkohej të pranonte martesën me dikë, nga turpi që kishte nuk fliste fare, por ata e kuptonin nga heshtja e saj se pranon. Atëherë ku mbeti turpi o ummeti islam?! Unë e shoh se turpi është larguar nga gratë tona, nuk ka më turp nga njerëzit, nuk ka më turp nga Allahu, me përjashtim të atyre që Allahu i ka mëshiruar. Robër të Allahut! Shumë njerëz nuk kanë turp nga Allahu. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia ka qartësuar ummetit të tij se si duhet të ketë turp nga Allahu. Ibën Mesudi radijAllahu anhu thotë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë u tha shokëve të tij: “Kini turp nga Allahu.” Ata i thanë: “Ne kemi turp nga Allahu, o i Dërguari i Allahut dhe falënderimi i takon Atij.” Ai tha: “Jo, kjo (që ju po mendoni), por keni turp nga Allahu me turp të vërtetë. Ta ruash kokën

dhe çka përfshin ajo, të ruash stomakun dhe çfarë posedon ai dhe të përkujtosh vdekjen dhe fatkeqësitë. Ai që e do botën tjetër i lë bukuritë e kësaj bote, e kush i vepron këto do të ketë turp nga Allahu me turp të vërtetë.”[14] Robër të Allahut! I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në këtë hadith na lajmëroi se turpi ndaj Allahut arrihet me disa gjëra: a) Ta ruash kokën që mos t’i bëjë sexhde askujt tjetër veç Allahut, sepse t’i bësh sexhde dikujt tjetër veç Allahut është e ndaluar. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur ta kisha urdhëruar ndonjërin t’i bënte sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj.”[15] b) Ta ruash kokën që të mos bëjë mendjemadhësi ndaj robërve të Allahut, ngase mendjemadhësia ndaj robërve të Tij është e ndaluar. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nuk do të hyjë në xhennet ai i cili në zemrën e tij ka mendjemadhësi qoftë edhe sa një grimcë.”[16] c) Ta ruash shikimin tënd që mos të shikojë gratë e zhveshura rrugëve.

“Turpi është nga imani, ndërsa imani gjendet në xhennet. Të folurit e pahijshëm është vrazhdësi, ndërsa vrazhdësia është në xhehennem.”

______________ [13] Transmeton Buhariu. [14] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2638. [15] Sahih Sunen et-Tirmidhij, 926. [16] Sahihul-Xhami’, 7674.

10

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin, ulin shikimet (prej haramit)...”[17] Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin, ulin shikimet e tyre...”[18] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha një njeriu: “Largoje shikimin tënd.”[19] ç) Ta ruash gjuhën tënde nga përgojimi, shpifja, gënjeshtra, dëshmia e rrejshme, muzika dhe punët e fjalët e pahijshme sepse vërtet Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha Muadhit radijAllahu anhu: “Ndale këtë (gjuhën)!”[21] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha një njeriu i cili kërkoi nga ai t’ia tregonte rrugën e shpëtimit: “Ndale gjuhën tënde, të të mjaftojë shtëpia jote dhe qaj për mëkatin tënd.”[21] d) Ta ruash të dëgjuarit që të dëgjojë përgojim, shpifje, muzikë, dije se Allahu do të të pyesë për dëgjimin tënd në Ditën e Kiametit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “I është shkruar birit të Ademit pjesa e tij nga zinaja, do ta arrijë atë dhe nuk mund t’i ikë. Zinaja e dy syve është shikimi (i ndaluar), zinaja e dy veshëve është dëgjimi (i ndaluar), zinaja e gjuhës është të folurit (e ndaluar), zinaja e dorës është prekja,[22] zinaja e njeriut është të ecurit (për në zina) dhe zemra dëshiron dhe mendon, ndërsa organi (gjenital) e vërteton këtë ose e përgënjeshtron.”[23] e). Ta ruash kokën për meshkujt është të

mos e rruash mjekrën. Të rruarit e mjekrës është e ndaluar. Imamët e katër medhhebeve janë unanimisht të një mendimi se rruajtja e mjekrës është e ndaluar dhe ai që e rruan mjekrën e ka ndryshuar krijimtarinë e Allahut. Kjo është edhe përngjasim me gratë dhe përgjigje ndaj shejtanit dhe pasim i tij, ashtu siç na ka treguar Allahu për fjalët e shejtanit, i cili thotë: “Do t’i urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijesat e Allahut.”[24] ë). Nga turpi i gruas është që ta ruajë kokën e saj. Ta ruajë fytyrën e saj duke mos i hequr qimet e fytyrës ngase heqja e tyre është e ndaluar, edhe nëse e urdhëron bashkëshorti i saj, pasi nuk ka respektim të krijesës në mëkat ndaj Krijuesit ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:“Allahu e ka mallkuar atë që heq vetullat dhe atë që ia heq vetullat.”[25] Vijon Ahsenul-Bejan min mevakif Ehlul-Iman Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha AbdulVahid Përshtati: Sabahudin SELIMI Viti / Kosovë

______________ [17] En-Nur: 30. [18] En-Nur: 31. [19] Transmeton Muslimi. [20] Rijadus-Salihin e Albanit, 1530. [21] Silsiletul-Ehadith es-Sahiha, 890. [22] Përshëndetja me shtrëngim duarsh e grave me të cilat e ka të lejuar martesën dhe të ngjashme me këto (sh.p.). [23] Transmeton Buhariu. [24] En-Nisa, 119. [25] Trans Buhariu dhe Muslimi

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

11


ADHURIMI I MELAIKEVE DHE OBLIGIMET E TYRE Allahu i ka cilësuar se janë adhurues, në thënjen e Tij të bekuar "…robër të ndershëm…" dhe ka qartësuar se urdhërohen dhe i nënshtrohen fjalës së Tij: "…nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar."

TEMA E PARË ADHURIMET MË TË RËNDËSISHME TË MELAIKEVE

A

Allahu i ka nderuar melaiket dhe i ka obliguar me adhurime të shumta dhe të ndryshme. Ngarkimi i tyre me këto adhurime nuk do të thotë se ata janë të barabartë me ne në llojin e adhurimit, mirëpo Allahu i ka urdhëruar për shumë lloje adhurimesh të mëdha që përputhen me krijimin dhe me trupat e tyre, pasi Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij.

12

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

Me një shikim të përgjithshëm, themi se ato me të cilat i ka ngarkuar Allahu melaiket janë të përafërta në mënyrë të përgjithshme me adhurimet që na janë ngarkuar neve, edhe nëse kanë dallim në formë dhe numër. Argumentet nuk tregojnë se melaiket janë ngarkuar me adhurime të veçanta, që nuk kanë ngjashmëri me adhurimet në sheriatin islam. Allahu i ka cilësuar se janë adhurues,


në thënjen e Tij të bekuar "…robër të ndershëm…" dhe ka qartësuar se urdhërohen dhe i nënshtrohen fjalës së Tij: "…nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar."[1] Si dhe: "I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen me përpikmëri asaj me çka urdhërohen."[2] Ndërsa në fjalën e Allahut: "Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim vetëm se me urdhrin e Zotit tënd."[3] Allahu ka qartësuar se të gjitha veprimet e melaikeve janë urdhra nga Zoti. Buhariu e ka transmetuar shkakun e zbritjes së këtij ajeti në hadithin e ibën Abasit radijallahu anhuma, ku thotë: "I Dërguari i ka thënë Xhibrilit: "A nuk po më viziton më shumë se ç'je duke më vizituar?" Ibën Abasi tha: "Atëherë zbriti ky ajet."[4] Këto argumente dhe të tjera të ngjashme tregojnë se Allahu i ka ngarkuar melaiket me veprime të veçanta për ta, edhe pse ata hyjnë nën

fjalën e Allahut: "Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm Allahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje."[5] "Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë."[6] "Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e toka, mandej kur t’ju thërrasë ju me një të thirrur prej tokës, ju menjëherë dilni. E Tij është ç’ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen."[7] Këto citate kur'anore dhe të tjera tregojnë se melaiket i kryejnë këto lloj adhurimesh, ndër të cilat janë: a) Përmendja, madhërimi dhe lutja drejtuar Allahut Përmendja e Allahut, madhërimi dhe lutja e Tij janë adhurimet më të

"…nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar."

______________ [1] Et-Tahrim: 6 [2] En-Nahl: 50 [3] Merjem: 64 [4] Buhariu (3046). [5] Err-Rra'd: 15 [6] El-Isra: 44 [7] Err-Rrum: 25-26

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

13


shfaqura të melaikeve. Argumentet që flasin për këtë në Kur'an dhe Sunnet janë të shumta, si për shembull fjala e Allahut: "…e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!”[8] Pastaj: "(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na e mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!”[9] Madhërimi i Zotit nga melaiket nganjëherë përmendet bashkë me kërkimin e faljes së tyre për njerëzit, siç thotë Allahu: "Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se Allahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi."[10] E ndodh të bashkëngjitet lutja e tyre për banorët e tokës me madhërimin ndaj Zotit dhe istigfarin (kërkimin e faljes për njerëzit), siç qëndron në fjalën e Allahut: "Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth tij lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që be______________ [8] El-Bekare: 30 [9] El-Bekare: 32 [10] Esh-Shura: 5 [11] Gafir: 7-9 [12] El-A'raf: 206 [13] El-Enbija: 19-20

14

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

suan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falua atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit! Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti! Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh.”[11] E ndodh të bashkëngjitet madhërimi i Allahut me sexhde ndaj Tij, siç thotë Allahu: "S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde."[12] Madhërimi i melaikeve Allahun është madhërim i vijueshëm që nuk ndërpritet, siç thotë Allahu: "Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket) nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata lartësojnë (Allahun) natë e ditë dhe nuk mërziten."[13] Madhërimit të tyre nuk i mvishet plogështi e as mërzitje, siç thotë Allahu:


"Po nëse ata (kafirët) janë kryeneçë (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit."[14] Melaiket siç e madhëruan Allahun kur deshi ta krijonte Ademin alejhi selam, gjithashtu do ta madhërojnë edhe kur Allahu do të shfaqet që të gjykojë mes njerëzve dhe ditën kur xhennetlinjtë hyjnë në xhennet, Allahu na bëftë prej tyre dhe gjithashtu ditën kur xhehennemlinjtë hyjnë në xhehennem kërkojmë nga Allahu që të mos na bëjë prej tyre. Allahu thotë: "E do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet “(prej të gjithëve) falënderuar qoftë vetëm Allahu, Zoti i botëve!”[15] Nga dashuria e tyre ndaj madhërimit të Allahut dhe madhërimit të shumtë që e bëjnë ndaj Tij e kanë quajtur vetveten me këtë emër dhe Allahu e ka aprovuar këtë emërtim, gjë që tregon për çiltërsinë e tyre dhe se e meri-

tojnë këtë emër. Këtë e gjejmë në fjalën e Allahut: "Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim) dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta e madhërojmë Atë)."[16] Shumica e ajeteve kur'anore tregojnë se melaiket e madhëronin Allahun me fjalët e tyre "Subhanallahi ve bihamdihi". Kjo mënyrë është e dashur për Allahun e Madhëruar, për këtë arsye edhe e ka zgjedhur për melaiket që e madhërojnë, siç qëndron në hadithin e Ebu Hurejrës radijallahu anhu, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dy fjalë që janë të dashura te Mëshiruesi, të lehta për gjuhën, ndërsa të rënda në peshore janë subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil–adhim."[17] Nga Ebu Dherri transmetohet se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pyetur se cila fjalë është më e vlefshme. I Dërguari tha: "Ajo fjalë që e ka zgjedhur Allahu për melaiket e Tij apo robërit e Tij: subhanallahi ve bihamdihi."[18]

Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve).

______________ [14] Fusilet: 38 [15] Ez-Zumer: 75 [16] Es-Saffat: 165-166 [17] Buhariu (6\2749). Dhe ky është hadithi i fundit në koleksionin autentik të Buhariut. [18] Muslimi (2731).

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

15


Në një transmetim tjetër thotë: "Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "A nuk do t'ju tregoj për fjalët më të dashura për Allahun? (Ebu Dherri) Tha: "O i Dërguari i Allahut, më trego për fjalët më të dashura për Allahun. I Dërguari i tha: "Me të vërtetë fjalët më të dashura për Allahun janë-subhanallahi ve bihamdihi."[19] Ndodh që melaiket ta madhërojnë Allahun duke mos e përmendur falënderimin, siç ka ardhur në fjalën e Allahut: "Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!”[20] Ndërsa për lutjen e melaikeve për besimtarët tregojnë argumentet e shumta: ajo ose është lutje e përgjithshme për besimtarët ose lutje e veçantë e kufizuar për dikë, nëse kryen vepra të mira të caktuara. Nga lutjet e tyre të përgjithshme është fjala e Allahut: "Ai ju mëshiron ju e edhe engjëjt e Tij (luten për juve), për t’ju nxjerrë ju prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besim-

tarëve është shumë mëshirues."[21] Ibën Kethiri, Zoti e mëshiroftë thotë: "Namazi i melaikeve për njerëzit është me kuptimin e lutjes për ta dhe kërkimit të faljes."[22] (Në ajet ka ardhur fjala që melaiket çojnë salat për njerëzit, pra salati i melaikeve për njerëzit është lutje e tyre për ta.) Kjo thënie transmetohet nga Ebu El-Alije në Sahihun e Buhariut te libri mbi Tesfirin e Kur'anit. Kjo lutje ka gjurmë të mëdha në mëshirën e Allahut për njerëzit dhe nxjerrjen e tyre nga errësirat në dritë. Allahu e di më mirë. Në numrat e tjerë do të flasim për lutjet e veçanta të melaikeve.

"Dy fjalë që janë të dashura te Mëshiruesi, të lehta për gjuhën, ndërsa të rënda në peshore janë subhanallahi ve bi-hamdihi, subhanallahil– adhim."

______________ [19] Po aty. [20] El-Bekare: 32 [21] El-Ahzab: 43 [22] Tefsir ibën Kethir (3\496).

16

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

"Bindjet e fraksioneve muslimane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm". Dr.Muhamed ibën Abdulvehab El-Akil Përshtati: Mr. Fidan XHELILI Aman/Jordan


DASHURIA PËR HIR TË ALLAHUT

Muslimani i sinqertë është po ai musliman që nëse një vëlla musliman e godet një fatkeqësi, ky ta ndiejë atë dhembje sepse e do për hir të Allahut dhe nëse gëzohet, ta ndiejë gëzimin sepse e do për hir të Allahut.

D

Dashuria duhet të jetë vetëm për hir të Allahut. Nëse e do dikë, duaje për hir të Allahut e jo për shkak të farefisit apo partisë, jo për shkak të pozitës apo pasurisë apo për ndonjë dobi të kësaj bote, sepse dashuria e tillë është e kotë. Në ditët e sotme dashuria për hir të Allahut ka humbur, por ka mbetur dashuria për shkak të partisë dhe grupit ku njeriu bën pjesë. Allahu na ruajttë nga kjo dashuri! Cila është rruga që të çon te dashuria për hir të Allahut? Është po ajo rrugë të cilën e kanë ndjekur shokët e Resulullahut sallAllahu alejhi ve sel-lem me udhëzimin profetik. Ne sot jemi ashtu siç thotë All-

ahu i Lartësuar: "Por shumica e njerëzve nuk e dinë." Shpresojmë dashurinë dhe shpëtimin, por nuk ndjekim rrugën që të çon te dashuria për hir të Allahut, që është kapja për Sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Anija në të thatë nuk lundron, prandaj si thua që e do dikë për hir të Allahut, por nuk e lajmëron fare që e do? Duhet ta duash vëllanë tënd ngase ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem , duhet ta duash sepse ai është rritur me sjellje të Islamit dhe u mëson të mirën të tjerëve, urdhëron njerëzimin për të mirë dhe ndalon nga e keqja.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

17


1

Dashuria për hir të Allahut është ushqim dhe kënaqësi që besimtari e përjeton në zemrën e tij I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ëmbëlsinë e vërtetë të besimit e ka shijuar ai tek i cili gjenden këto tri cilësi: Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur për të se gjithçka tjetër, që ta dojë ndonjërin prej njerëzve vetëm për hir të Allahut të Lartmadhëruar dhe të urrejë të kthehet në kufër, pasi Allahu e ka shpëtuar prej tij, siç urren të hidhet në zjarr.”[1] Në një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ëmbëlsinë e vërtetë të besimit e ka shijuar ai tek i cili gjenden këto tri cilësi: Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë për të më të dashur se gjithçka tjetër, të dojë për hir të Allahut dhe të urrejë vetëm për hir të Allahut, hedhja e tij në zjarr të jetë më e dashur për të sesa t’i bëjë shok Allahut.”[2] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush dëshiron të shijojë ëmbëlsinë e imanit, le ta dojë njeriun për asgjë tjetër pos për hir të Allahut.”[3]

Bera ibën Azibi thotë: "Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut dhe ai tha: "Cila është shtylla më e fortë e Islamit?" Thamë namazi. "Më pas?" Thamë agjërimi i muajit të Ramazanit. "Më pas?" Thamë xhihadi. "Më pas? Shtylla më e fortë e imanit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.”[4]

3

Dashuria për hir të Allahut është prej plotësimit të imanit

"Kush dëshiron të shijojë ëmbëlsinë e imanit, le ta dojë njeriun për asgjë tjetër pos për hir të Allahut.”

2

Dashuria për hir të Allahut është shtylla më e fortë e Islamit

______________ [1] Buhariu [2] Sahih tergib ve terhib 3010 [3] Sahih tergib ve terhib 3012 [4] Sahih tergib ve terhib 3030 [5] Sahih tergib ve terhib 3029

18

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush i do të tjerët për hir të Allahut dhe i urren për hir të Allahut dhe jep (lëmoshë) për hir të Allahut, përmbahet nga dhënia për hir të Allahut vetëm se ka plotësuar imanin.”[5]

Vëllezër muslimanë! Ne jetojmë në një kohë kur kërkohet prej nesh që të duam njëri-tjetrin për hir të Allahut, kur vëllai që i jep (ndihmon) vëllait, të mos i japë për shkak të partisë apo përfitimeve të kësaj bote, mirëpo veprën ta bëjë për hir të Allahut. Muslimani i sinqertë është po ai musliman që nëse një vëlla musliman e godet një fatkeqësi, ky ta ndiejë atë dhembje sepse e do për hir të Allahut dhe nëse gëzohet, ta ndiejë gëzimin sepse e do për hir të Allahut.


4

Dashuria për hir të Allahut është rrugë që të shpie në xhennet

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni, nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet jush. A doni t’ju udhëzoj në diçka, që nëse i përmbaheni, do të duheni mes jush? Jepni ndërmjet jush selam.”[6] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "A dëshironi të dini për njerëzit tuaj në xhennet?" Thanë: "Po, o i Dërguari i Allahut." Tha: "Pejgamberi është në xhennet, i besuari (siddiku) është në xhennet dhe njeriu i cili e viziton vëllanë e tij në një pjesë të Egjiptit dhe vizita e tij bëhet vetëm për hir të Allahut, ai është në xhennet.”[7]

5

Allahu i do ata që duhen për hir të Tij

Muadhi tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem duke thënë: "Allahu i Lartësuar tha: "Ia kam bërë obligim vetes që t'i dua ata që duhen për hir Timin…”[8] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Allahu i Lartësuar tha: "Është vërtetuar dashuria Ime për ata që duhen për hir Timin, është vërtetuar dashuria Ime për ata që vizitohen për hir Timin, është vërtetuar dashuria Ime për ata që japin sadaka për hir Timin.”[9]

6

Ata që duhen për hir të Allahut në Ditën e Kiametit do të jenë nën hijen

e Arshit të Allahut I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit thotë: "Ku janë ata që u deshën për hir të Madhërisë Sime? Sot do t’i fus nën hijen Time, që s'ka hije pos hijes Sime.”[10] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Shtatë (persona) do të jenë nën hijen e Allahut, që s'ka hije pos hijes së Tij... e prej tyre janë dy njerëz që duhen për hir të Allahut bashkohen dhe ndahen për hir të Allahut.”[11]

7

Ata që duhen për hir të Allahut do të dallohen me nur Ditën e Kiametit

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tregon se Ditën e Kiametit do të ketë njerëz që do t'u shndritin fytyrat nga nuri, drita, por nuk janë Pejgamberë e as dëshmorë. I thanë: "E kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?" Tha: "Janë ata që duheshin për hir të Madhërisë së Allahut të Lartësuar.”[12]

8

Ata që duhen për hir të Allahut në Ditën e Kiametit nuk kanë frikë kur të tjerët frikësohen dhe nuk dëshpërohen kur të tjerët dëshpërohen I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha për ta:"Nuk frikësohen kur të tjerët frikësohen dhe nuk dëshpërohen kur të tjerët dëshpërohen. Dhe lexoi fjalën e Allahut: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk

______________ [6] Muslimi [7] Sahih tergib ve terhib 2580 [8] Sahih tergib ve terhib 3018 [9] Sahih tergib ve terhib 3021 [10] Muslimi [11] Sahih Buhariu, Muslimi [12] Sahih tergib ve terhib 9022

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

19


do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.”[13][14] Veprat që e forcojnë dhe e ndihmojnë dashurinë për hir të Allahut janë: a) Lajmërimi i atij që do për hir të Allahut I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nëse dikush prej jush e do vëllanë e vet, ta njoftojë se e do atë.”[15] Enesi tregon se ishte një njeri tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem dhe më pas kaloi aty pranë një njeri tjetër. Ky i tha të Dërguarit të Allahut: "Unë e dua këtë njeri (që kaloi para nesh)." I Dërguari i Allahut tha: "A e ke njoftuar atë?" Më pas ai vrapoi, e takoi atë dhe i tha: "Unë të dua për hir të Allahut." Ky ia ktheu: "Të dashtë Ai për të cilin më deshe.”[16] Kur ti e njofton vëllanë tënd se e do për hir të Allahut, ky lajm është shkas për dashurinë dhe afrimin e zemrave të atyre që duhen për hir të Allahut. b) Përhapja e selamit është shkas i dashurisë I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet jush. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse i përmbaheni, do të duheni në mes jush? Jepini selam njëri______________ [13] Junus: 62 [14] Sahih tergib ve terhib 3023 [15] Buhariu, “Adab el mufred”. [16] Sahih Rijadus salihin- Albani [17] Sahih Muslim [18] Sahih Buhari [19] Sahih el’irva 8/234

20

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

tjetrit.”[17] Robër të Allahut! Në ditët e sotme shohim një të ri që hyn në xhami dhe e sheh tjetrin duke u falur apo duke lexuar Kur’an, hyn në xhami dhe nuk jep fare selam. A e dini pse? Sepse nuk i takon grupit të tij apo xhematit të tij. A thua Allahu të urdhëroi për të mos dhënë selam?! Njeriu ecën rrugës dhe sheh përballë një vëlla tjetër, por nuk i japin selam njëritjetrit. A thua pse? Sepse nuk janë të një grupi a xhemati dhe kështu ndahet ummeti dhe humb dashuria për hir të Allahut. Jepi selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh sepse selami është shkas i afrimit dhe dashurisë. c) Dhënia e dhuratave Dhuratë (hedije) është kur një vëlla i jep një gjë një vëllai tjetër me qëllim që ajo të jetë vetëm për hir të Allahut dhe Fytyrës së Tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jepni hedije që të duheni.”[18] Hedija është shkas i dashurisë, mirëpo ajo që i jepet dikujt për shkak të kërkimit të ndonjë pune apo diçkaje tjetër nuk është hedije, por ryshfet dhe dhënësi hyn në mallkimin e Allahut. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "E ka mallkuar Allahu atë që jep ryshfet dhe atë që e merr ryshfetin.”[19]


d) Vizita e vëllait tënd për shkak të dashurisë për të Vizita nuk duhet të jetë e shpeshtë, por as e rrallë, prandaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Vizito herë pas here që të shtohet dashuria.”[20] Domethënë mos i shpeshto vizitat që ta mërzitësh vëllanë tënd musliman e as mos i pakëso që të të harrojë, mirëpo gjej një mesatare. e) Kujdesi për të vepruar vepra të mira dhe largimi nga mëkatet

pron njëri prej tyre.”[22] Le ta mësojmë dashurinë nga njerëzit që vërtet duheshin, nga sahabët e të dashurit tonë Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Allahu i Lartësuar në suren el-Hasher na tregon dashurinë e ensarëve ndaj muhaxhirëve: “Ndërsa ata që banojnë në Medinë (ensarët) dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët (muhaxhirët) që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi për atë.”[23] Dashuria e ensarëve ndaj muhaxhirëve ka qenë dashuri e vërtetë, e vërtetuar nga veprat e tyre, saqë një ensar i tha muhaxhirit "këto janë paratë e mia dhe të tuat, shtëpia ime dhe e jotja". E nëse ensari ka qenë i martuar me dy gra, i ka thënë vëllait të tij muhaxhir të zgjidhte njërën prej tyre, që ta ndante me qëllim që ai të martohej me të! A kemi sot vëllezër që e ndajnë pasurinë dhe shtëpinë me vëllanë që duan? Mendoj se përgjigjja është nuk ka, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, të cilët janë të paktë. Le të kenë frikë Allahun ata që e ndanë ummetin, e përçanë për hir të interesave personale dhe materiale dhe për shkak të

Shtatë (persona) do të jenë nën hijen e Allahut, që s'ka hije pos hijes së Tij... e prej tyre janë dy njerëz që duhen për hir të Allahut bashkohen dhe ndahen për hir të Allahut.”

Devotshmëria dhe vepra për hir të Allahut është shkak që të tjerët të të duan. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.",[21] d.m.th. dashuri në zemrat e njerëzve.

Robër të Allahut! Gjynahet dhe mëkatet janë shkas për ndarjen e atyre që duhen për hir të Allahut. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Për dy persona që duhen për hir të Allahut të Lartësuar apo Islamit shkas i ndarjes së tyre është mëkati që ve______________ [20] Sahih xhamiu 3562 [21] Merjem: 96 [22] Buhariu, Adab el mufred [23] El-Hashr: 9

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

21


partisë e xhematit. Kur njeriu e do tjetrin sepse ai është futur në partinë apo xhematin e tij dhe e urren sepse ka dalë nga partia apo xhemati i tij, ky është shkatërrim i madh. Merr shembull nga ensarët e muhaxhirët, të cilët u deshën për hir të Allahut dhe Allahu i deshi ata dhe i forcoi kundër armikut. Allahu i Lartësuar thotë në suren el-Fet'h: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre.”[24] Por pse ishin të ashpër ndaj mohuesve dhe të mëshirshëm ndaj besimtarëve? Sepse u deshën për hir të Allahut. E nëse humb dashuria mes nesh dhe shtohet urrejtja dhe përçarja, atëherë dashuria kalon te të tjerët, jobesimtarët. Robër të Allahut! Në Sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ardhur një hadith për njeriun e mirë që vizitoi vëllanë e tij për hir të Allahut e më pas Allahu dërgoi një melek për të pyetur për qëllimin e vizitës. Imam Muslimi shënon hadithin që e transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Një njeri vizitoi vëllanë e tij në një fshat tjetër. Allahu dërgoi një engjëll në rrugën që ai po shkonte dhe kur erdhi tek ai, i tha: "Ku po shkon?" Ai i tha: "Po shkoj te një vëlla i imi që banon në këtë fshat." Engjëlli i tha: "A pret nga ai ndonjë të mirë, të cilën ai e ruan për ty?" Ai tha: "Jo, përkundrazi, e dua atë për hir të Allahut të Madhëruar." Ai i tha: "Vërtet, unë jam i dërguar nga Zoti për tek ti, për të të njoftuar se Allahu ______________ [24] El-Fet’h 29 [25] Muslim

22

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

të do ashtu siç e deshe atë njeri për hir të Tij.”[25] DOBI DHE MËSIME NGA KY HADITH 1 - Pohimi i dashurisë së Allahut të Madhëruar ndaj atyre që duhen për hir të Tij. 2 - Lidhjet mes njerëzve për qëllime jo të brishta apo interesa jetësore janë më të mira dhe më të qëndrueshme. 3 - Pëlqimi i vizitave për hir të Allahut dhe inkurajimi për të vizituar njëritjetrin, për arsye se kjo vepër i mban lidhjet e ngushta. Me prishjen e këtyre lidhjeve ndodh e kundërta. 4 - Kush e do dikë për hir të Allahut, Allahu do ta dojë atë. O Allah, na bëj prej atyre që duhen për hir të Madhështisë Tënde! Së fundi: Ndahu qoftë dhe me të gjithë për hir të Rrahmanit E jo për pasione dhe dëshira të shejtanit. Duro pa u zemëruar e pa u ankuar fale çdokënd që gabon pa e qortuar. Nëse për bojkotin je i detyruar Largohu prej tyre pa i lënduar. Bazuar në: 1- Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I. Nahi. 2- Ahsenul Bejan min mevakif ehli el-iman – Salih ibën Taha Abdulvahid. Përmblodhi dhe përshtati: Lirim SADIKU Prizren / Kosovë


LLOJET E ZEMRAVE Zemra e pastër është ajo zemër e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar prej epsheve që bien ndesh me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, prej çdo dileme që bie ndesh me lajmet e Allahut, prej çdo adhurimi tjetër përveç adhurimit të Allahut, prej çdo gjykimi tjetër përveç gjykimit të Profetit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të.

F

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe begatitë e Tij qofshin për Profetin Muhamed, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu nuk i ka krijuar kot krijesat e Tij, por për t’i ngarkuar me urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Allahu u ka ngarkuar krijesave të kuptuarit e udhëzimeve të Tij në përgjithësi e në detaje. Pastaj mbi këtë bazë i ka ndarë krijesat në të lumtur e të hidhëruar dhe për të dy grupet ka përgatitur vendbanimin e merituar. Allahu u ka dhuruar krijesave mjetet e dijes e të punës, të cilat janë zemra, dëgjimi, shikimi dhe gjymtyrët e tjera, si mirësi dhe nderim nga ana e Tij. Falënderimin ndaj Allahut për këto shqisa e shpreh vetëm ai që i përdor

këto shqisa për njohjen dhe zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të Allahut. Ndërsa krijesa që i përdor këto shqisa në shërbim të dëshirave dhe epsheve, duke mos plotësuar të drejtën e Krijuesit të vet mbi to, ka për t’u hidhëruar rëndë kur të vijë momenti i dhënies llogari për shqisat. Llogaria për të drejtën e Krijuesit mbi këto shqisa është e pashmangshme. Allahu thotë: “Dëgjimi, shikimi dhe zemra, për të gjitha këto është përgjegjës.” [1] Zemra në lidhje me gjymtyrët e tjera është si mbreti në raport me ushtarët e tij. Ushtarët veprojnë dhe punojnë sipas urdhrave të mbretit. Të gjithë ushtarët janë të nënshtruar ndaj mbretit, i cili sundon mbi ta dhe i vendos ku të dëshirojë.

______________ [1] El Isra`: 36

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

23


I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë.” Meqë pozita e zemrës qenka e tillë, është mjaft e rëndësishme që krijesat të preokupohen me njohjen dhe ruajtjen e shëndetit të saj. Zemra mund të jetë e gjallë ose e vdekur dhe në bazë të kësaj ajo ndahet në tre lloje: zemër e shëndoshë, zemër e vdekur dhe zemër e sëmurë. Së pari: Zemra e shëndoshë. Zemra e shëndoshë është zemra e pastër. Vetëm ata që e takojnë Allahun me këtë zemër kanë për të shpëtuar Ditën e Gjykimit. Allahu thotë:“Atë ditë nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët. Atë ditë shpëton vetëm ai i cili vjen tek Allahu me zemër të pastër.” [2] Mbiemri e pastër, i përdorur këtu si cilësi e zemrës, tregon se zemra me një cilësi të tillë është e pastër, e mbrojtur dhe e pacenuar nga sëmundjet. Zemra e pastër është ajo zemër e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar prej epsheve që bien ndesh me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, prej çdo dileme që bie ndesh me lajmet e Allahut, prej çdo adhurimi tjetër përveç adhurimit të Allahut, prej çdo gjykimi tjetër përveç gjykimit të Profetit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Zemër e pastër është zemra e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar në raport me dashurinë për Allahun. Kjo zemër e do Allahun sikurse e ka dashur i Dërguari i Tij, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Në frikën prej Allahut, në shpresën tek Ai, në mbështetjen tek Ai, në pendimin, në nënshtrimin ndaj Tij, në dhënien përparësi kë______________ [2] Esh Shuara: 88 [3] El Huxhurat: 1

24

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

naqësisë së Allahut në çdo moment dhe në largimin nga çdo gjë që të çon në hidhërimin e Tij kjo zemër gjithmonë pason shembullin e Profetit, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Ky është adhurimi real, i cili nuk duhet t’i dedikohet askujt përveç Allahut. Zemra e pastër është zemra e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar prej çdo lloj forme shirku (idhujtarie). Ajo tërë adhurimin ia ka kushtuar vetëm Allahut, në vullnet, dëshirë, dashuri, mbështetje, kthim, përkushtim, frikë, shpresë etj. Tërë punët e saj ia ka dedikuar Allahut: nëse do diçka, e do për Allahun; nëse urren diçka, e urren për Allahun; nëse jep diçka, e jep për Allahun; nëse nuk e jep diçka, nuk e jep për Allahun. E tërë kjo mjafton që zemra të jetë e pastër vetëm atëherë kur ka shpëtuar në këto punë nga nënshtrimi, dorëzimi dhe pasimi i dikujt tjetër përveç të Dërguarit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Njeriu duhet ta lidhë fort zemrën e tij me ndjekjen dhe pasimin e të Dërguarit të Allahut në fjalë e në vepra, qoftë në fjalët e zemrës, të cilat janë besimi i saj, qoftë në fjalët e gjuhës, të cilat lajmërojnë për atë që gjendet në zemër apo qoftë edhe në punët e zemrës, të cilat janë dëshira, dashuria, urrejtja dhe veprat e gjymtyrëve. Drejtuese mbi të gjitha këto që thamë, qoftë diçka e madhe apo e vogël, te çdo njeri duhet të jetë shpallja me të cilën është dërguar Muhamedi, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Muslimani nuk del para të Dërguarit të Allahut me ndonjë besim, fjalë apo vepër. Allahu thotë: “O ju që keni besuar mos dilni përpara Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” [3]


Pra, mos flisni diçka pa e thënë ai dhe mos veproni diçka derisa t’u japë urdhër. Disa prej të parëve tanë kanë thënë: -Çdo vepre, sado e vogël qoftë, i parashtrohen dy pyetje; pse dhe si? Pse po e vepron dhe si do ta kryesh? E para është pyetje rreth shkakut të veprimit dhe shtytësit të tij. A mos është ndonjë përfitim i shpejtë i vepruesit, prej përfitimeve të kësaj dynjaje, si dëshira për t’u lavdëruar prej njerëzve ose frika prej sharjeve dhe ofendimeve të tyre apo marrja e diçkaje të dëshiruar ose largimi prej diçkaje të urryer? Apo shtysa e kryerjes së veprës ka qenë realizimi i adhurimit ndaj Allahut dhe afrimi për tek Ai? Kjo pyetje i drejtohet njeriut dhe kërkon t’i thotë: -O njeri, a e bëre këtë vepër për Zotin tënd apo për veten dhe dëshirën tënde? Ndërsa e dyta është pyetje rreth pasimit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të, në këtë vepër. A ka qenë kjo vepër e kryer prej teje o njeri në përputhje me atë që e ka bërë legjitimë Allahu nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të, apo nuk ka qenë legjitime dhe e dëshiruar nga Allahu? Pyetja e parë është për sinqeritetin, e dyta për pasimin. Allahu nuk e pranon veprën

pa këto të dyja. Prej pyetjes së parë shpëtohet duke realizuar sinqeritetin, ndërsa prej së dytës shpëtohet duke realizuar pasimin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Duke realizuar këto që thamë, zemra ruhet dhe i garanton njeriut shpëtim dhe lumturi. Së dyti: Zemra e vdekur. Lloji i dytë i zemrës, në kundërshtim me të parin, është zemra e vdekur dhe e pajetë, e cila nuk e njeh Zotin, nuk e adhuron Atë, nuk e do, nuk e kënaq, nuk i bindet Atij etj. Ajo i nënshtrohet dhe u shkon pas epsheve e kënaqësive, edhe pse Zoti i saj zemërohet nga një gjë e tillë. Kjo zemër gjatë arritjes së epsheve dhe dëshirave nuk do t’ia dijë nëse zemërohet apo kënaqet Zoti nga ky veprim. Njeriu i kësaj zemre në dashuri, frikë, shpresë, gëzim, zemërim, hidhërim, madhërim e në nënshtrim në vend që të adhurojë me to Allahun, adhuron dikë tjetër. Nëse ky njeri do diçka, e do sipas dëshirës së vet, nëse urren diçka, e urren sipas dëshirës së vet, nëse jep diçka, e jep sipas dëshirës së vet dhe nëse nuk e jep diçka, nuk e jep sepse kështu e udhëheq dëshira e vet. Dëshira e tij është parësore dhe më e preferuar për të se kënaqësia e Zotit të tij. Dëshira është udhëheqësja e këtij njeriu,

“Atë ditë nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët. Atë ditë shpëton vetëm ai i cili vjen tek Allahu me zemër të pastër.”

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

25


epshi është komandanti, injoranca është drejtuesja dhe indiferentizmi është mbartësi. Ky njeri me këtë lloj zemre është i zhytur në mohim. Ai mundohet dhe preokupohet vetëm për përmbushjen e kërkesave të tij të kësaj bote. Dëshirat verbuese dhe dashuria për gjërat e çastit e kanë dehur. Kur ftohet për tek Allahu dhe për tek jeta e pafund, nuk i përgjigjet ftuesit por ndjek çdo shejtan të keq. Kjo jetë këtë njeri herë e hidhëron e herë e kënaq. Dëshira e verbon dhe e ruan nga çdo gjë tjetër përveç së kotës. Kontaktimi me këtë njeri dhe me këtë lloj zemre sjell sëmundje. Jetesa me të është helm dhe qëndrimi me të është shkatërrim. Së treti: Zemra e sëmurë. Lloji i tretë i zemrës është zemra e sëmurë që ka jetë, por e ka prekur diçka. Kjo zemër është me dy anë, herë tërhiqet nga njëra anë e herë nga tjetra. Ajo i përket në fund të fundit anës që fiton. Ajo tërhiqet nga ana e jetës kur anon nga dashuria për Allahun, besimi në Të, sinqeriteti ndaj Tij dhe mbështetja tek Ai. Ndërsa kur zgjedh dhe u jep përparësi epsheve duke u preokupuar me shtimin dhe arritjen e tyre, kur zgjedh zilinë, mendjemadhësinë, vetëpëlqimin, dëshirën për tu dukur më lart se të tjerët, dëshirën për të bërë shkatërrime në tokë do të thotë se kjo zemër po anon drejt shkatërrimit të saj. Kjo zemër është midis dy ftuesve. Një ftues i cili e thërret për tek Allahu, i Dërguari i Tij dhe për tek jeta e pafund dhe një ftues i cili e thërret për tek çasti. Në këtë rast ajo i përgjigjet anës që ka më afër. Zemra e parë është e gjallë, e qetë, e butë dhe e vëmendshme. E dyta është e thatë ______________ [4] El Haxh: 52-54

26

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

dhe e vdekur. Ndërsa e treta e sëmurë, e cila do të shpëtojë nëse më pranë ka shpëtimin ose përndryshe do të shkatërrohet nëse ka pranë shkatërrimin. Këto tre lloje zemrash Allahu i ka përmendur në Kur`an, ku thotë: “Ne nuk dërguam para teje asnjë të Dërguar (me shpallje) dhe asnjë Pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i Dërguari) dëshiroi diçka, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij shejtani, e Allahu asgjëson atë që hedh shejtani dhe Allahu fuqizon argumentet e Veta. Allahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet. E për ta bërë atë (dyshim) që shejtani e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe për ata që i kanë të zemrat të ngurta. S’ka dyshim se zullumqarët janë në një armiqësi të pandarë midis njëri-tjetrit. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’ani) është vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe zemrat e tyre të jenë të sigurta me të. Allahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.” [4] Allahu në këto ajete i ka ndarë zemrat në tre lloje. Dy zemra në sprovë dhe një të shpëtuar. Zemrat e sprovuara janë zemra e sëmurë dhe zemra e ngurtë. Zemra e sigurt është zemra e shpëtuar, e cila është e sigurt në Zotin e vet, e përulur dhe e dorëzuar tek Ai. “Igathetu lehfan min mesajidi shejtan” i Ibën El Kajjimit. Përshtati: Othman HASKAJ Durës/Shqipëri


QËNDRIMI I SINQERTË

Ki kujdes o musliman e mos iu largo fjalëve të qarta të Allahut, që të drejtohen edhe ty. Ki kujdes nga pasimi i epshit dhe i shejtanit duke pasuar atë që ndoqën të parët e tu sepse secili do të përgjigjet për veten. Ki kujdes e druajtje që pasi të erdhi e vërteta, të thuash se prindërit e gjyshërit e mi dhe njerëzit rreth meje janë në një gjë tjetër, pasi kjo, pasha Allahun, është argument i kotë dhe i pavlerë, është argumenti i idhujtarëve të humbur.

F

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, kurse salati dhe selami qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në ditën e fundit.

Dije se Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit për një urtësi të madhe dhe s'ka dyshim se ajo është adhurimi i Allahut dhe përsosja e teuhidit ndaj Allahut të Lartësuar, siç thotë Allahu i Plotfuqishëm: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër pos që të më adhurojnë."[1] Mbi këtë urtësi e ndërtoi lumturinë e tyre, nëse ata punojnë për përsosmërinë e saj. Por nëse e kundërshtojnë, do të kenë vuajtje e mjerim, prandaj fundi i çdo muvahidi[2] është xhenneti, kurse fundi i çdo mushriku[3] është zjarri, Allahu na ruajtë! Pejgam-

beri sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë, hyn në xhennet dhe kush e takon Allahun duke i shoqëruar diçka, hyn në zjarr."[4] O musliman, ke nevojë që të ndalesh me vetveten me qëndrim të sinqertë para se të të kalojë koha, ta shikosh e ta llogaritësh duke thënë: A jam unë muvahid i vërtetë apo mos vallë ka hyrë tek unë diçka nga shirku? Ki kujdes o rob i Allahut se mos të mashtron nefsi sepse ke të bësh me Atë të Cilit nuk mund t'i fshihet asgjë, në dijen e të Cilit është e barabartë e fshehta dhe e shfaqura. Allahu thotë: "Thuaj: Nëse ju e fshihni atë që keni në gjokse apo e shfaqni, Allahu atë e di." [5] Para se të flas për këtë duhet ta dish se adhurimi për të cilin ti u krijove është emër i përgjithshëm i çdo gjëje që e do Allahu dhe është i

______________ [1] Edh-Dharijat: 56. [2] Ai që e njëson Allahun me adhurim (sh.p). [3] Ai që adhuron dikë tjetër pos Allahut apo e shoqëron dikë tjetër me Allahun (sh.p). [4] Transmeton Muslimi me nr. hadithi 3088. [5] Alu-Imran: 29.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

27


kënaqur me të, qofshin nga veprat apo fjalët, të dukshme apo të padukshme. Frika, dashuria, droja, përulja, nënshtrimi e të tjera janë nga veprat e padukshme, kurse namazi, lutja, betimi, flijimi (kurbani) e të ngjashme janë vepra të dukshme, por që të gjitha këto adhurime nuk lejohet t'i dedikohen dikujt tjetër përveç Allahut. E kush ia dedikon dikujt tjetër pos Allahut, pa marrë parasysh a është melek i privilegjuar (e afërt) apo Pejgamber i dërguar apo njeri i mirë, vetëm se ka rënë në shirk të madh. E nëse ke dyshim, atëherë medito për ajetet në vazhdim e shpresoj tek Allahu ta udhëzojë zemrën tënde drejt së vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë: "Ata nuk qenë të urdhëruar përveçse ta adhurojnë Allahun me adhurim të sinqertë e fe të pastër..."[6] "...Ka nga njerëzit që përveç Allahut marrin të adhuruar dhe i duan ata si Allahun..."[7] "Mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni Mua, nëse jeni besimtarë!" [8] "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve, Ai nuk ka shoqërues me këtë jam urdhëruar dhe unë jam i pari i besimtarëve."[9] "Thuaj: Lutjuni atyre të cilët i adhuruat përveç Tij (Allahut), por ata nuk mund t'ua largojnë të keqën nga ju,e as nuk mund ta ndryshojnë.” [10] "... e ata të cilët i lutni pos Allahut nuk posedojnë asgjë, as sa një cipë e bërthamës (së hurmës), nëse i lutni, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, edhe po ta dëgjonit nuk do t'ju përgjigjen, e Ditën e Kiametit do ta mohojnë ad-

hurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk do të të informojë ty ashtu si Ai, i Gjithëdijshmi.”[11] “O ju njerëz, ja një shembull, vini veshin pra. Vërtet ata që po i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi (i tjetërkujt pos Allahut), edhe i luturi (pos Allahut).”[12] O musliman, a je ti prej atyre që e realizuan tevhidin që u përmend në këto ajete dhe nuk i shoqëron Allahut asgjë nga krijesat, as në veprat e shfaqura as në veprat e fshehta? Nëse je i tillë, lum për ty! Përgëzim pas përgëzimi me xhennet, gjerësia e të cilit është sa toka e qiejt ditën kur do të të thërrasë Zoti yt bujar nga mesi i robërve të Tij muvahidinë. Allahu i Lartësuar thotë: “O robërit e Mi, për ju sot s'ka as frikë e as pikëllim. Ata të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë. Hyni në xhennet të gëzuar ju dhe gratë tuaja. Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti dhe me çka kënaqet syri, në të do të qëndrojnë përgjithmonë." [13] Nëse je prej atyre që i bëjnë shirk Allahut e kërkoj mbrojtje prej Allahut që të mos jesh prej tyre mjerë për ty për këtë rrugë fatale e shkatërrimtare. Allahu i Lartësuar thotë: "... se me të vërtetë kush i bën shok Allahut, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri..."[14] Kurse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut sepse Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues."

______________ [6] El-Bejjineh: 5. [7] El-Bekare: 165. [8] Alu-Imran: 175. [9] El-Ena'm: 162. [10] El-Isra: 56. [11] Fatir: 13-14. [12] El-Haxhxh: 73. [13] Ez-Zuhruf: 68-71. [14] El-Maide: 72.

28

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


thotë: "Kush vdes duke lutur, adhuruar dikë tjetër pos Allahut, hyn në zjarr."[15] Kujdes vëlla musliman se mos e takon Allahun me diçka nga shirku, se me të vërtetë pasha Allahun nuk do të shpëtosh kurrë e mos të të mashtrojnë veprat e shumta, namazi, agjërimi, haxhi e sadakaja sepse shirku i asgjëson të gjitha veprat e nuk të mbetet asgjë. A nuk e ke lexuar në librin e Allahut kur Allahu i drejtohet Pejgamberit më të ndershëm e më fisnik, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Vërtet ty të është shpallur e edhe (Pejgamberëve) të tjerëve para teje: nëse i bën shirk Allahut, veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve."[16] Pasi përmendi një grup të madh prej të Dërguarve të afërt, i Lartësuari tha: "... e sikur t’i bënin shok Atij, do t’ju humbë çdo gjë nga ajo që kanë punuar."[17] A thua vallë ti je më i ndershëm tek Allahu sesa të Dërguarit e Tij, të cilëve iu drejtua me këtë ajet?! Ki kujdes o musliman e mos iu largo fjalëve të qarta të Allahut, që të drejtohen edhe ty. Ki kujdes nga pasimi i epshit dhe i shejtanit duke pasuar atë që ndoqën të parët e tu sepse secili do të përgjigjet për veten. Ki kujdes e druajtje që pasi të erdhi e vërteta, të thuash se prindërit e gjyshërit e mi dhe njerëzit rreth meje janë në një gjë tjetër, pasi kjo, pasha Allahun, është argument i kotë dhe i pavlerë, është argumenti i idhujtarëve të humbur. A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut për ta: "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): pasoni atë që Allahu e shpalli", ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë. Vallë, edhe atëherë kur prindërit e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe kur nuk kanë qenë në rrugën e drejtë?!" [18] Gjithashtu edhe fjalën e Allahut për ta: "Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre."[19] Gjithashtu ki kujdes nga mashtrimet e shejtanit në këtë çështje duke të thënë se kur u drejtohesh njerëzve të mirë, u lutesh atyre, u afrohesh me flijime e betimi, nuk e ke për qëllim t'i adhurosh ata, por i afrohesh Allahut me dashurinë ndaj tyre

dhe shpreson ndërmjetësimin e tyre. Dije o rob i Allahut se pasha Allahun kjo është feja e idhujtarëve të parë nga populli i Nuhut, Ibrahimit dhe i idhujtarëve arabë tek të cilët u dërgua Pejgamberi ynë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dëshmoi për ta se janë në zjarr dhe u distancuan nga ata dhe feja e tyre të gjithë Pejgamberët. Dëgjo fjalën e Allahut dhe gjykimin e Tij për ta: "... ndërsa ata që në vend të Tij (Allahut) adhurojnë miq të tjerë (duke thënë) "ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut", s’ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E vërtet Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar e jobesimtar."[20] Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: "Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bënë dëm, e as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu..."[21] Në fund, o rob i Allahut, dije se çfarëdo që të ka ndodhur në të kaluarën nga shirku, nëse ti pendohesh tek Allahu me pendim të sinqertë e besnik dhe largohesh prej tij, Allahu do ta pranojë pendimin tënd, do të të falë e do t'i shndërrojë punët e tua të këqija në të mira dhe ky është Zoti yt Bujar, i Cili të drejtohet me fjalën: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut sepse Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues."[22] E lus Allahun Bujar e Fisnik të më udhëzojë mua dhe juve në çdo të mirë, të na bëjë nga robërit e Tij të sinqertë të pastër nga shirku e të pastër nga mëkatet e gabimet. Me të vërtetë Ai dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve se vërtet Ai i meriton lutjet, kurse paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin mbi familjen e shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe pasojnë atë me dinjitet deri në Ditën e Fundit. Dr. Ibrahim ibën Amir er-Ruhejli Përshtati: Namik VEHAPI Gjakovë / Kosovë

______________ [15] Transmeton Buhariu [16] Ez-Zumer: 65. [17] El-Ena'm: 88. [18] El-Bekare: 170. [19] Ez-Zuhruf: 22. [20] Ez-Zumer: 3. [21] Junus: 18. [22] Ez-Zumer: 53. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

29


PËRGJIGJE TË QARTA NDAJ DYSHIMEVE ME TË CILAT ARGUMENTOHET LEJIMI I

MEVLUDIT P j e s a

e

t r e t ë

Gjithashtu, në Hashijetu ed-Dirdir thuhet: "Kujdes! Nga agjërimet që janë mekruh, ashtu siç kanë thënë disa, është agjërimi i ditës së lindjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem duke e llogaritur këtë ditë si festat e tjera." DYSHIMI I KATËRT

P

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e madhëronte ditën në të cilën lindi dhe e falënderonte Allahun për këtë begati madhështore, por festimin e shfaqte duke e agjëruar atë ditë, ashtu siç është transmetuar nga Ebu Katade, se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pyetur për agjërimin e ditës së hënë dhe është përgjigjur: "Në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më është shpallur (Kur'ani)."[1] Pra, nga kjo kuptojmë se festimi i kësaj dite është i njëjtë, qoftë me agjërim apo ushqyerje të të varfërve ose me bashkimin e një grupi njerëzish për të bërë dhikër apo për të dërguar salavat mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si dhe gjithashtu për të dëgjuar ______________ [1] Sahihul Muslim, libri i agjërimit 2/820, hadithi numër 1160. [2] Shiko El Insaf nga Ebi Bekër el Xhezairi, 44, me pak ndryshime.

30

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

për virtytet dhe moralet e ndritura të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI Së pari: Edhe sikur festimi i mevludit të kishte për qëllim të falënderuarit e Allahut për dërgimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në këtë ditë, atëherë do të ishte e logjikshme dhe e argumentuar që ky falënderim të ishte ashtu siç e falënderoi Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Allahun, pra me agjërim,[2] por ata që e festojnë këtë ditë nuk agjërojnë, madje disa deklarojnë se është mekruh (e urryer) agjërimi i ditës së hënë që pajtohet me datën 12 të muajit Rebiul evel, me argumentin se është ditë feste për muslimanët.


Për këtë ka transmetuar El Hatabi,[3] i cili ka thënë: "Dijetari Zurruki[4] ka thënë në Komentimin e Kurtubijes (libër në medhhebin malikij): "Agjërimin në ditën e lindjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (mevludit) e kanë konsideruar mekruh, vepër jo të pëlqyer disa që janë të afërt me kohën e tij, për të cilët është vërtetuar dituria dhe zgjuarsia dhe ka thënë: "Kjo ditë është nga festat[5] e muslimanëve dhe për këtë nuk duhet të agjërohet."[6] Gjithashtu, në Hashijetu ed-Dirdir thuhet: "Kujdes! Nga agjërimet që janë mekruh, ashtu siç kanë thënë disa, është agjërimi i ditës së lindjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke e llogaritur këtë ditë si festat e tjera."[7] Ky mendim bie në kundërshtim me Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem sepse Resulullahu alejhi selatu ve sel-lem ka agjëruar ditën e hënë dhe ka inkurajuar për të. Ata me këtë veprim e kundërshtojnë me vetëdije Sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke e bërë të qartë se kjo gjë është e qëllimshme. Kështu vërtetohet kotësia e ekspozimit të dashurisë së tyre ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për arsye se dashuria është në pasim të Sunnetit e jo në shtirje. Së dyti: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem nuk e ka agjëruar datën në të cilën lindi dhe kjo është data dymbëdhjetë Rebiul evel, por edhe nëse është e vërtetuar si datë,[8] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem agjëroi ditën e hënë, e cila përsëritet katër apo pesë herë në muaj dhe duke u bazuar këtu, veçimi i datës dymbëdhjetë të muajit Rebiul evel me veprime të ndryshme dhe përjashtimi i ditës së hënë në çdo javë konsiderohet korrigjim ndaj Ligjdhënësit (Zotit) dhe përmirësim i veprës së Tij. A ka gjë më të shëmtuar se kjo?! Allahu na mbrojttë nga kjo gjë![9] Së treti: Agjërimi i ditës së hënë ka edhe veçori të tjera nga ajo që u përmend në hadithin në të cilin u mbështetën ata. Prej veçorive të kësaj dite është se ngrihen veprat ashtu siç ngrihen në ditën e enjte dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka bërë sunnet Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem agjërimin e saj, ashtu siç tregohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Ngrihen veprat në ditën e hënë dhe të enjten e unë dëshiroj që veprat të më ngrihen duke qenë agjërueshëm."[10] Kush e agjëron këtë ditë, nuk ka nijetin se po e bën agjërimin sepse është dita kur ka lindur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, porse për shkak se veprat ngrihen në ditën e hënë dhe të enjte dhe kjo është dita që filloi

______________ [3] Ky është Muhammed ibën Muhammed ibën Abdurrahman er-Rruajni ebu Abdullah, i njohur si El Hattabi prej fakihëve malikij. Lindi më 902, vdiq më 954 sipas hixhretit. [4] Ky është Ahmed ibën Muhammed Isa el Bernesij el Fasi ebul Abbas Zeruk, fakih, muhadith. Lindi më 846, vdiq më 899 sipas hixhretit. [5] Dijatari Ali ibë Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid, Allahu e ruajttë, thotë: " Disa bidatxhinj ekstremë kanë thënë se nata e mevludit është më e vlefshme se Nata e Kadrit, por kjo është kotësi. E ka kritikuar këtë hoxha i madh Ali el Kariju (nga dijetaret e mëdhenj hanefi, rahimehullah, ka vdekur më 1014 sipas hixhretit) në librin e tij El Mevridur-Revij, në faqen 97, ku thotë: "Vlefshmëria nuk është përveçse kur adhurimi në të është më i vlefshëm me dëshmi teksti nga Kur'ani. "Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj" dhe nuk njihet kjo vlefshmëri për natën e lindjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem as nga Kur'ani, as nga Sunneti e as nga dijetarët e këtij ummeti. Shiko El Hukmul Hak fil Ihtifali bi Mevlidi Sejjidil Halk, faqe 14. [6] Mevahibul Xhelil li Sherh Muhtesar Halil nga Ebi Abdil-lah el Magribij, i njohur me nofkën el-Hattabi, 2/405. [7] Sherh ed-Dirdir li Muhtesar el-halil, me koment nga ed-Dusukij, 1/517; El hurushij ala muhtesar Seidij halil (1/241) dhe Hashijetu es-Savi alashSherh es-Sagir (2/232). [8] Të parët tanë të mirë kanë rënë në mospajtim në lidhje me kohën kur ka lindur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: disa kanë thënë se ka lindur në muajin Ramazan, disa kanë thënë se ka lindur në muajin Rebiul evel, prandaj sikur të ishte kjo natë festë dhe e veçuar me adhurime, do të ishte e ditur dhe e njohur dhe nuk do të kishte ndodhur kundërshtimi në përcaktimin e muajit të kësaj ngjarjeje. Shiko për këtë El Hukmul Hak fil Ihtifali bi Mevludi sejidil Halk, faqe 14, nga dijetari Ali ibën Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid. [9] El Insaf fima kile fil Mevlidi minel guluvi vel ixhhaf, nga Xhazairij (44). [10] Transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij në Kitabus-Sijam, babun ma xhae fi suvmil ithnejn vel hamis (3/122), hadithi numër 447. Ky tekst i hadithit është nga Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen garib. Po ashtu e transmeton Nesaiu në Sunenin e tij në Kitabus-Sijam, babun Suvmul Ithnejnul Hamis (4/201-202). Ebu Davudi në Sunenin e tij në Kitabus-Suvm, babun suvmul Ithnejn vel Hamis (2/325), hadithi numër 5436 dhe në Musnedin e Ahmedit (5/201). Albani thotë se hadithi është sahih, ashtu siç është në Sahih Sunenut-Tirmidhij (1/227).

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

31


t'i zbresë shpallja Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Së katërti: Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e agjëroi ditën e hënë, a i shtoi agjërimit të tij ndonjë festim, ashtu siç e festojnë ata që e praktikojnë mevludin, duke u mbledhur, kënduar, lavdëruar dhe duke ngrënë e pirë? Përgjigjja është jo, pasi atij i mjaftoi vetëm agjërimi. Atëherë, nuk u mjafton muslimanëve ajo që i mjaftoi Pejgamberit të tyre sal-lAllahu alejhi ve sellem?! A mund të thotë ai që ka logjikë të shëndoshë se nuk i mjafton?! Atëherë pse të paraqiten para Zotit me shtesa në fe? Allahu thotë: "Atë që ua jep i Dërguari, merreni e atë që ua ndalon, largohuni prej saj..."[11] Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ruhuni e kini kujdes nga gjërat e reja, se çdo shpikje është bidat e çdo bidat është devijim."[12][13] Së pesti: Thënia se festimi ndodh qoftë me agjërim apo të ushqyerit e atyre që kanë nevojë... e thënie të ngjashme, janë akuza të rrezikshme mbi më të mirët e këtij ummeti– sahabët e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ndaj atyre që i pasuan këta. Është akuzë për neglizhencë ngase nuk e paskëshin kuptuar qëllimin e agjërimit të ditës së hënë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke mos e festuar këtë ditë! Dijetari Ibën Munië i kritikon ata që argumentohen se Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem me agjërimin e tij në ditën që ka lindur e ka inspiruar ummetin e tij që ta festojë lindjen e tij. Ai thotë: "E ata nga injoranca dhe paaftësia e tyre për të kuptuar qëllimin që kishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem me agjërimin e ditës së hënë nuk e

paskëshin festuar këtë ditë për arsye se u ishte fshehur qëllimi i agjërimit të ditës së hënë. U desh të shfaqeshin rafiditë, keramitët, fatimitë dhe të ngjashëm me ta nga pasuesit e bidateve, të cilët me "mendjemprehtësinë", "largpamësinë", "besimin e fortë" dhe "dashurinë" e zjarrtë që kishin për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem arritën që ta kuptojnë qëllimin e Resulullahut alejhi selatu ve sel-lem, prandaj bënë thirrje që të festohet mevludi!? Me të vërtetë nuk verbohen sytë, por zemrat në gjokse. Me këtë u themi shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut e gjashtë të tjerëve prej dhjetë të përgëzuarve me xhennet, Hasanit, Husejnit, nënës së tyre Fatimes, grave të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe të tjerëve se nuk e keni kuptuar drejt Resulullahun alejhi selatu ve sel-lem ashtu siç e kanë kuptuar këta që e festojnë mevludin sepse nuk e praktikuat mevludin për ta kujtuar lindjen e Mustafait sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu siç iu inspirua këtyre! Ky është pretendimi i tyre dhe të menduarit e tyre të devijuar. Dëshirat e gabuara të verbojnë dhe të shurdhojnë.[14] Kjo është gjendja e atij që largohet nga e vërteta dhe pason dëshirat, i ofendon të parët e këtij ummeti dhe më të mirët e tij duke kundërshtuar, e patën për qëllim këtë apo nuk e patën. Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë në të drejtën! Vijon. Adem AVDIU Gjakovë / Kosovë

______________ [11] Hashër: 7. [12] Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij në Kitabus-Sunne Babun fi luzumis-Sunneh (4/200-201) numër 4607 dhe teksti i hadithit është nga ky. Po ashtu e transmeton Ibën Maxhe në Sunenin e tij në Mukadimeh Babun Itibau sunnetul Hulefaur-Rrashidin (1/15-16), numër 42. Tirmidhiu në Sunenin e tij në Kitabul Ilm, Babun Ma xhae fil ahdhi bis-Sunneh vexhtenabul Bida (5/44-45) numër 2676 dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Po ashtu e transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (4/126-127) dhe Hakimi në Mustedrekun e tij në Kitabul ilm (1/95-96) dhe thotë se senedi i këtij hadithi është sahih dhe me të pajtohet Dhehebiu. [13] "Shiko El Insaf fima kile fil Mevlid nga Xhezairij (44-45). [14] Shiko Hivar meal Malikij, 50-51, me pak ndryshime.

32

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


POZITA E

GRUAS NË ISLAM

Pozitën e gruas dhe ndikimin e saj në qetësimin e shpirtrave na e ka qartësuar ajeti kur’anor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë...”

F

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, ndërsa salavatet dhe selamet tona qofshin mbi zotërinë e Profetëve dhe të Dërguarve, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë atë deri në Ditën e Ringjalljes. Gruaja muslimane zë një vend të lartë në Islam dhe ka ndikim të madh në jetën e çdo muslimani sepse është shkolla e parë në edukimin e shoqërisë së mirë, nëse ajo ecën sipas udhëzimeve të librit të Allahut dhe

Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kapja për këto dy gjëra e largon muslimanin dhe muslimanen nga çdo humbje dhe ummeti mund të devijojë vetëm atëherë kur largohet nga rruga e Allahut të Lartësuar dhe rruga e Profetëve dhe të Dërguarve të Tij alejhimus-salatu ves-selam. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ju kam lënë dy gjëra. Nuk do të jeni të humbur përderisa jeni të kapur për to: librin e Allahut dhe Sunnetin tim.”[1]

______________ [1] Transmeton Muslimi me fjalë të tjera, 1218.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

33


Disa nga ajetet kur’anore aludojnë për rëndësinë e gjinisë femërore si bashkëshorte, motër dhe vajzë, duke përmendur po ashtu edhe të drejtat dhe obligimet e saj. Një gjë e tillë është cekur edhe në shumë thënie profetike. Rëndësia e saj qëndron në faktin se ajo ballafaqohet me vështirësi të shumta, të cilat ndonjëherë ua kalojnë vështirësive të burrave. Nderimi i nënës dhe sjellja e mirë me të, duke i dhënë përparësi në këtë rast edhe ndaj babait, është obligim. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”[2] Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë

muaj...”[3] Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, kush e meriton më shumë kujdesin tim ndaj tij?" Ai tha: “Nëna jote.” Tha: "E më pas?" Tha: “Nëna jote.” Ai i tha: "E më pas?" Tha: “Nëna jote.” Ai prapë i tha: "E më pas?" Tha: “Babai yt.”[4] Nga kjo kuptojmë se nënës i takon tri herë më shumë respektim në krahasim me babanë. Pozitën e gruas dhe ndikimin e saj në qetësimin e shpirtrave na e ka qartësuar ajeti kur’anor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë...”[5] Hafidh ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e fjalëve të Allahut “meveddeten ve rahmeh”, ka thënë: “ElMeveddete është dashuria, ndërsa ErRrahmeh është butësia-mëshira. Njeriu i afrohet gruas (bashkëshortes) për shkak të dashurisë që ka ndaj saj

“Ju kam lënë dy gjëra. Nuk do të jeni të humbur përderisa jeni të kapur për to: librin e Allahut dhe Sunnetin tim.”

______________ [2] Llukman: 14. [3] El-Ahkaf: 15. [4] Transmeton Buhariu, 5971; Muslimi, 2548. [5] Err-Rrum: 21.

34

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


ose butësisë, mëshirës, në mënyrë që ajo të ketë prej tij fëmijë." Feja islame ka ardhur që ta ruajë dinjitetin e gruas dhe ta mbrojë atë, ta ngrejë në vendin e duhur për të. Islami na nxiti që ta largojmë atë nga çdo gjë që e turpëron dhe njollos dinjitetin e saj. Kjo është arsyeja që ia ka ndaluar gruas të veçohet me të huaj, të udhëtojë pa mahrem, e ndaloi që t'i shfaqë bukuritë, një vepër e kohës së injorancës, ngase ato nxisin fitne dhe shfaqje haptazi të imoralitetit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme...”[6] Et-teberruxh është shfaqja e bukurive dhe pjesëve që nxisin fitne. Islami e ndaloi gruan nga përzierja me burra të huaj për të, i mësoi të folurit me zë të ulët kur e kërkon dikush për fejesë, vetëm e vetëm për shkak të largimit nga fitnet, lakmia dhe imoraliteti, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni fjalë të matura.”[7] Sëmundja e cekur në këtë ajet është sëmundja e epshit, prandaj Allahu e porositi gruan të jetë e matur në veshjen e saj, duke ia bërë obligim mbulesën, e cila është mbrojtje për të dhe pastrim i zemrave për të gjithë.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani, unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës”.[8] Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë: “...E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...”[9] E pasuan ato urdhrin e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe vendosën menjëherë hixhabin dhe u veçuan nga burrat e huaj. Ebu Davudi transmeton me zinxhir transmetuesish të mirë nga Umu Seleme radijAllahu anha, e cila ka thënë: "Kur zbriti ky ajet (ajeti i hixhabit), dolën gratë e ensarëve dhe mbi kokat e tyre dukej si një korb nga veshjet. Ato vishnin veshje të zeza."[10 Po ashtu transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh nga nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahu anha, e cila ka thënë: "Ishim duke shkuar në haxh me të Dërguarin sallAllahu alejhi ve sel-lem dhe kur kalorësit afroheshin për të kaluar afër nesh, ne lëshonim mbulesën nga koka në fytyrat tona dhe kur kalonin, e hiqnim nga fytyra." Nëna e besimtarëve Aishja radijAllahu anha ka qenë nga gratë më të kapura në fe, dije dhe sjellje. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për të ka thënë:

______________ [6] El-Ahzab: 33. [7] El-Ahzab: 32. [8] El-Ahzab: 28. [9] El-Ahzab: 53. [10] Sahih Sunen Ebi Davud, 4101. I saktë.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

35


“Vlera e Aishes ndaj grave të tjera është i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si vlera e theridit[11] ndaj të gjitha kur falte namazin e sabahut, ishin të ushqimeve.”[12] Therid është çorbë me pranishme gratë besimtare të mbështjella mish dhe bukë. Po ashtu është saktënë veshjet e tyre e më pas ktheheshin në suar nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve shtëpitë e tyre dhe nuk i njihte askush sel-lem, se kur i urdhëroi gratë që të nga errësira.”[14] dilnin në vend të hapur (musal-la) për Ky hadith argumenton se shamia, mbulesa ishte traditë e grave të satë falur namazin e Bajramit, ato thanë: "O i Dërguari i Allahut, ndon- habëve radijAllahu anhum, të cilët ishin gjenerata më e jëra nga ne nuk ka mirë dhe më e ndermbulesë (xhilbab)." “Kur njerëzit të shme, me moralin dhe Atëherë Profeti salsjelljet më të larta, me lAllahu alejhi ve selshohin një të keqe imanin më të plotë lem tha: “Le t'ia ndajë dhe me veprat më të motra e vet një pjesë dhe nuk e mira, ishin shembulli nga xhilbabi i saj.”[13] ndryshojnë atë, Nga kjo kuptojmë se më i mirë në sjellje për gratë e sahabëve ekziston frika se dhe vepra për të tjerët radijAllahu anhum ka që do të vinin pas (së shpejti) do t’i qenë e njohur që grutyre. Atëherë neve na aja nuk duhet të dalë përfshijë Allahu bëhet e qartë ajo që pa mbulesë. Profeti veprojnë disa gra në me dënimin e sal-lAllahu alejhi ve kohën tonë duke sel-lem nuk i lejoi të shfaqur bukuritë e Tij.” dalin pa mbulesë, në tyre dhe duke bërë mënyrë që të lehtësime në çështjen shmangeshin fitnet dhe t’i ruante ato e mbulesës. Dalja e tyre nëpër tregje të nga shkaqet e shthurjes dhe zbukuruara dhe të parfumuara është imoralitetit, që zemrat e të gjithëve të në kundërshtim me argumentet e shembeten të pastra, edhe pse jetonin në riatit dhe me atë që ishin të parët tanë shekullin më të mirë, kur burrat dhe të mirë. S'ka dyshim se kjo është punë gratë besimtare ishin më larg shpifjeve e urryer dhe është obligim për uddhe dyshimeve. Ka ardhur në dy hëheqësit, dukë përfshirë ministrat koleksionet e sakta nga Aishja radijAl- dhe dijetarët dhe ata që urdhërojnë në lahu anha, e cila ka thënë: “I Dërguari të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, që ______________ [11] Kjo ka qenë çorba më me vlerë në atë kohë. [12] Transmeton Buhariu, 3411; Muslimi, 2446. [13] Transmeton Buhariu, 324; Muslimi, 890. [14] Transmeton Buhariu, 578; Muslimi, 645.

36

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


ta ndryshojnë një gjë të tillë dhe mos ta përkrahin në asnjë mënyrë, në bazë të mundësive dhe mjeteve që kanë, të cilat mund t’i përdorin për ndalimin e kësaj pune të urryer. T'i bëjnë gratë që të mbulohen dhe të vishen me rroba modeste dhe serioze dhe mos të përzihen me burra në tregje. Kini frikë Allahun o besimtarë dhe ndaloni mendjelehtët, ndaleni gratë tuaja nga ajo që Allahu ka ndaluar për to dhe urdhërojini që të mbulohen. Kini frikë zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe dënimin e ashpër të Tij. Është saktësuar nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Kur njerëzit të shohin një të keqe dhe nuk e ndryshojnë atë, ekziston frika se (së shpejti) do t’i përfshijë Allahu me dënimin e Tij.”[15] Allahu i Lartësuar në librin e Tij fisnik ka thënë: “Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.”[16] Kini kujdes, Allahu ju mëshiroftë, nga ata që ftojnë për metoda të ndryshme dhe përdorin rrugë të ndryshme në mënyrë që t’i bëjnë gratë të përzihen me burra të huaj dhe ato të punojnë në punët e burrave. Me këtë ata kanë për qëllim shkatërrimin e shoqërisë is-

lame dhe t’i japin fund njëherë e përgjithmonë pastërtisë, vetëpërmbajtjes dhe dëlirësisë së kësaj shoqërie. Duke pretenduar me thirrje të pabaza se kinse gruaja në shoqërinë islame është e diskriminuar dhe se ajo meriton këtë apo atë, kanë për qëllim ta nxjerrin nga shtëpia e saj dhe ta dërgojnë aty ku kanë dëshirë. Por kufijtë e fesë së Allahut janë të qartë dhe urdhrat e Tij janë të qarta, ashtu si edhe Sunneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E lus Allahun e Lartësuar që të na mundësojë të gjithëve që ta pasojmë librin e Tij fisnik dhe të kapemi fort pas Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem! E lusim të na mbrojë nga fitnet që çojnë në humbje dhe nga pasimi i epsheve, të na bëjë ta shohim të vërtetën të vërtetë dhe të na mundësoj pasimin e saj dhe ta shohim humbjen si humbje dhe të na mundësojë largimin prej saj! Salavatet, selamet dhe begatitë e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e tij, Profetin tonë Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen dhe shokët e tij. “El-Mufid fi mexhalisi shehri Ramadan” Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë Përshtati: Sabahudin SELIMI Viti/Kosovë

______________ [15] Sahih Sunen ibën Maxheh, 4005. I saktë. [16] El-Maide: 78-79.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

37


Si duhet ta dojë burri gruan e tij Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve.

F

Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetmit që meriton adhurim. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi atë që na mësoi moralin e lartë, mbi atë që na mësoi si të dashurohet dhe respektohet femra, qoftë ajo grua, motër, nënë, vajzë, hallë apo teze. Shprehja e ndjenjave mes dy të dashuruarve është nga themelet kryesore për një jetë të lumtur bashkëshortore dhe argument i ngrohjes së emocioneve mes tyre. Gjithashtu duhen shprehur ndjenjat e dashurisë ndaj nënës, por edhe ndaj vajzës, motrës, hallës apo tezes. Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve. Kjo nuk aludon që të mos i bëjnë dhurata njëri-tjetrit, madje i Dërguari i Allahut sal-

ë j o d a tt

e h u d i

S

______________ [1] Hadithi i mire, “Sahihul xhami’j” nr 3004 [2] E saktësoi Albani në Sahih el Xhami’i, 379. [3] Saktësoi Albani në Sahih el Xhami’i, 381.

38

lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar duke thënë: "Dhuroni dhurata, shtohet dashuria mes jush” ,[1] që d.m.th. se dhurata ndaj dikujt sjell dashuri dhe ngrohtësi tek ai. Kjo duhet të jetë gjatë tërë jetës, jo për një ditë në vit e ditët e tjera të jenë ferr për ta. Dhurata për një ditë të caktuar, për festë të caktuar, nuk lejohet. Islami i pastër na ka inkurajuar t'i shprehim ndjenjat tona ndaj të tjerëve dhe t'u tregojmë atyre se me të vërtetë i duam. Transmeton Mikdad ibën Ma’dij Keribe, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: "Nëse dikush prej jush e do vëllanë e vet, ta lajmërojë atë se e do.”[2] Ebi Salim el Xhejshani transmeton se ka shkuar tek Ebu Umejte në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: "Kam dëgjuar Ebu Dherrin duke thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Nëse e do dikush vëllanë e vet, të shkojë tek shtëpia e tij e ta lajmërojë se e do për hir të Allahut.”[3]

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


E gjithë kjo është për njerëzit në përgjithësi, d.m.th. për dashurinë ndaj muslimanit dhe lajmërimi i tij për të. Po për gruan tënde?! Allahu e ka cilësuar si njeriun më të afërt dhe më të ngrohtë, siç thotë në Kur’an: "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”[4] Shembull më të mirë kemi pishtarin e të gjitha kohërave deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk e fshihte dashurinë që kishte ndaj Aishes radijAllahu anha, por e shprehte haptazi. Transmeton Ebu Uthmani, se atij i ka treguar Amr ibën El Asi, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kishte dërguar në një mision luftarak. Ai thotë: "U afrova tek ai dhe e pyeta: -Kush është njeriu më i dashur tek ti? Tha: Aishja. I thashë: -E nga burrat? Tha: -Baba i saj. Pastaj i thashë: -Kush? Tha: Umeri, pastaj numëroi edhe disa njerëz të tjerë."[5] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka inkurajuar që mes bashkëshortëve të ketë përherë fjalë të ngrohta, fjalë falënderuese dhe të ëmbla, sidomos kjo gjë duhet të jetë e theksuar te femrat ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu nuk e shikon një grua që nuk falënderon burrin e vet.”[6] Madje Islami e lejoi në një formë edhe gënjeshtrën, kur bëhet fjalë për shprehjen e emocioneve të ëmbla ndaj gruas. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk lejohet gënjeshtra, pos në tri situata: kur burri i flet gruas diçka që e kënaq atë, në rast lufte, për të pajtuar dy njerëz.”[7] Kështu vazhduan edhe sahabët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke shprehur fjalë të mira dhe dashurie për gratë e tyre. Kjo traditë vazhdoi edhe më tej nëpër gjeneratat e pasuesve të Sunnetit. E kanë pyetur Ebu Uthman en Nisaburin se cila ishte vepra prej së cilës shpresonte shpërblim të madh dhe priste të mira të mëdha? Tha: "Isha në kohën e martesës dhe prindërit donin të më martonin, por kundërshtoja. Një ditë më

erdhi një grua dhe më tha: "O Ebu Uthman! Për hir të Allahut kërkoj nga ti të martohesh me mua. E solli babanë e saj, i cili ishte i varfër, dhe ai më martoi me të. U gëzua shumë dhe kur shkova tek ajo, pashë mangësi dhe sëmundje, por ajo nga dashuria e madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma. Nuk dola nga dhoma vetëm e vetëm që ta ruaja zemrën e saj, mos t'ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa asnjëherë urrejtje ndaj saj. Kemi jetuar kështu 15 vjet, derisa ajo vdiq, e nuk di që kam ndonjë vepër më të mirë që të shpresoj tek ajo pos ruajtja e zemrës së saj nga lëndimi."[8] Ndërsa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Është thënë se një njeri u martua me një grua dhe kur do të bënte marrëdhënie intime me të, ka parë mangësi në trupin e saj (një sëmundje që deformonte lëkurën e trupit). Ky burri i tha se kishte probleme me shikimin dhe pastaj i kishte thënë se ishte i verbër. Kështu vazhdoi jeta e tyre martesore duke e lënë gruan të kuptojë se ky ishte i verbër tërësisht. Pas 20 vitesh ajo vdiq dhe nuk e kuptoi se ai shikonte. E pyetën se pse e kishte bërë këtë dhe kishte thënë: "Urreja që ta mërzisja nëse i thosha se po e shihja mangësinë e saj."[9] Ndjenjat e dashurisë janë ndjenja që shprehen, që burojnë nga brendia e njeriut, d.m.th. nga zemra e tij. Zemra është botë e fshehur, ku nuk ka mundësi të hyjë askush dhe t'i dijë qëllimet dhe ngrohtësinë e saj, me përjashtim të asaj që zemra e përcjell përmes të dërguarit të saj, e cila është gjuha, mjeti i vetëm që shpreh ndjenjat e saj. Vazhdimi i një jete të lumtur dhe të ngrohtë bashkëshortore duhet të përcillet patjetër me shprehje të ngrohta mes tyre. Është plotësisht e padrejtë të respektohet gruaja me një tufë lulesh në një ditë të vetme të vitit. Ky është respekti më i madh që ata i bëjnë gruas, nënës, vajzës apo motrës së tyre. Meritat e vetme gruaja, nëna, vajza, motra i gjejnë në Islamin e pastër, prandaj le të kthehemi në praktikimin e Islamit të pastër, se në të gjejmë shpëtimin e kësaj bote kalimtare dhe të asaj të përjetshmes.

j i t e an

u r g i rr

bu

Unejs MURATI Gjilan/Kosovë

______________ [4] Err Rrum: 21 [5] Buhari 4/192 [6] Silsiletu es Sahiha 1/518. [7] Silsiletu es Sahiha 1/74. [8] Ibën el Xhevzi, Sajdul Hatir 132. [9] Medarixhu Salikin 2/326.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

39


FEMRA Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më shumë prej njerëzve që ta shoqëroj?" Ka thënë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Babai yt."

M

Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbë nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.”[1]

______________ [1] En-Nisa: 1.

40

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

O ju të dashur për hir të Allahut! Janë dy kapituj të rrezikshëm përmes të cilëve armiqtë tanë u munduan të realizojnë qëllimet e tyre për shkatërrimin e Islamit. Ata janë kapitulli i akides (besimit) dhe kapitulli i familjes. Sa i përket kapitullit të parë, e kanë realizuar qëllimin e tyre duke përhapur fraksione të devijuara dhe besime të gabuara, me qëllim që t'i fusin ato në origjinalitetin e fesë sonë. E shkatërruan besimin e rinisë islame duke bërë grupime, duke bërë pasues dhe partiakë të tyre dhe duke akuzuar njëri-tjetrin për mosbesim. Sa i përket kapitullit të dytë, shkatërrimit të familjes me anën e shkatërrimit të shtyllës kryesore, që është femra, aktu-


lem e ka bërë nënën njeriun që meriton shoqërim dhe bamirësi, siç transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: "Erdhi një njeri dhe e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sellem: "O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më shumë prej njerëzve që ta shoqëroj?" Ka thënë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Babai yt."[3] Shpirti përmallohet për xhihad, ka etje për të rënë dëshmor në mejdanin e ndershmërisë dhe të mbetet në jetën e lumtur, mirëpo haku i prindërve dhe qëndrimi me ta, bamirësia ndaj tyre është më parësore se xhihadi, me përjashtim të rastit kur obligohet xhihadi. Transmeton Ebu Daudi hadithin e Abdullah ibën Amër ibën Asit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i cili thotë: "Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thotë: "Kam ardhur të betohem për të bërë hixhret me ty dhe i kam lënë prindërit e mi duke qarë." I thotë atij: "Kthehu te prindërit e tu dhe bëji të qeshin ashtu siç i ke bërë të qajnë."[4] Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindit."[5] Ndodh që vetja jote të urdhëron për keq apo djajtë prej njerëzve dhe xhinëve të shtyjnë të bësh keq, mirëpo shkaqet e pastrimit dhe filtrimit tënd nga ato mëkate dhe të këqija janë në kënaqësinë e prindit. Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Erdhi një

aliteti është dëshmitar dhe argument për këtë që themi. Ne do të flasim për kapitullin e dytë duke përmendur gjashtë pika: Pika e parë: Shembuj të ndritur të pozitës dhe respektit ndaj femrës në Islam Pika e dytë: Kush janë armiqtë e femrës Pika e tretë: Paraqitje e kurtheve të armiqve të saj Pika e katërt: Diskutim historik shkurtimisht mbi lëvizjen e emancipimit (degjenerimit) të femrës Pika e pestë: Cili është obligimi ynë Pika e gjashtë: Sugjerime (e lusim Allahun që të përfitojmë prej tyre) Pika e parë: Shembuj të shkëlqyer të pozitës dhe respektit ndaj femrës në Islam Qëndrimi i Islamit ndaj femrës është njollosur tashmë nga të tjerët dhe feja akuzohet nga shumica e njerëzve. Ne do të përmendim disa shembuj të ndritur për pozitën dhe respektin ndaj femrës në Islam sepse nuk gjen shembuj që i përngjajnë Islamit në asnjë fe, në asnjë ligj apo popull. Femra në Islam është ajo krijesë që Allahu e ka nderuar me këtë fe, e ka ruajtur me mesazhin e Tij dhe e ka ngritur me sheriatin e Tij në pozitën më të lartë, qoftë si nënë, vajzë apo grua në çdo komunitet ku jeton. Nëse është nënë, Allahu e ka krahasuar hakun e Tij me hakun e saj duke thënë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.”[2] Ku ka ngritje më të mirë sesa ta krahasojë Allahu hakun e Tij me hakun e saj? Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel______________ [2] El Isra: 23. [3] Buhariu (Fet’h 10/401) dhe Muslimi nr. 2548. [4] Suneni Ebi Davud nr. 2528; Nesaiu 7/143 dhe Ibën Maxheh nr. 7282. [5] Tirmidhiu nr. 1899; El Hakimi 4/151 dhe Buhariu në Edebul Mufred.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

41


njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, unë kam bërë mëkat të madh. A ka për mua pendim?" Atëherë i thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem: "A ke nënë?" Ai thotë jo. "A ke teze?" Ai thotë se po. "Bëhu bamirës ndaj saj", i thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem.[6] Zgjerohet gjoksi i besimtarit për atë që është shkaktare për ekzistencën e tij, edhe nëse e kundërshton në fe, edhe nëse nuk është e udhëzuar. Esma, bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, thotë: "Më erdhi nëna ime, e cila ishte idhujtare. E pyeta Pejgamberin sallAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: -Ka ardhur nëna ime dhe është kundërshtare. A ta mbaj lidhjen me të? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem tha: "Po, mbaje lidhjen me nënën tënde."[7] Nëse është vajzë, haku i saj është si haku i vëllait të saj në sjellje dhe ngrohtësi prindërore, duke praktikuar drejtësinë. “Me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi."[8] “Bëhuni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë.”[9] Gjithashtu transmetohet prej Nu’man ibën Beshirit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Mbani drejtësi mes

fëmijëve tuaj, mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj, mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj!”[10] E sikur të mos ishte drejtësia obligim i patjetërsueshëm dhe urdhër i prerë, femra do të kishte përparësi më të madhe dhe pozitë më të lartë se djemtë, por transmetohet nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bëni drejtësi mes fëmijëve tuaj në dhënie (dhurata) dhe sikur të ishte dashur të veçoja dikë, do t'i veçoja vajzat."[11] Kur'ani i ka nënçmuar besimet e devijuara, të cilat i urrejnë vajzat kur lindin. Allahu i Lartësuar thotë: "Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre!”[12] I Dërguari i Allahut e konsideronte prej mëkateve të mëdha zgjatjen e dorës për mbytjen e vajzës së pafajshme.[13] Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka pyetur Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se cili është mëkati më i madh,

“Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindit."

______________ [6] Tirmidhiu nr. 1968, ibën Hibani (Mevarid 496) dhe El Hakimi 4/155. [7] Buhariu (Fet’h 5/323) dhe Muslimi nr. 1003. [8] En-Nahl: 90. [9] El-Maide: 8. [10] Buhariu (Fet’h 5/211) nr. 2586, Muslimi 3/1241-1244, Ebu Davudi 3/815 dhe ky tekst është nga ai. [11] Suneni i Bejhekiut 6/177. [12] Këtu hyn edhe aborti (sh.p.). [13] Buhariu (Fet’h 8/163) dhe Muslimi nr. 86.

42

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


ndërsa ai i tha: "T'i bësh rival Allahut, i Cili është Ai që të krijoi." I thashë se kjo është shumë e madhe. Pastaj cila? Tha: "Ta mbysësh vajzën nga frika se ajo ushqehet me ty.”[14] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem këshillon për bamirësi ndaj tyre duke thënë: "Kush i ka tri vajza apo tri motra, dy vajza apo dy motra dhe është bamirës ndaj tyre, bën sabër ndaj tyre dhe i frikësohet Allahut për to, do të hyjë në xhenet."[15] Nëse është grua e martuar, është prej begative të Allahut që meriton të përmendet. Allahu thotë: "Ne dërguam edhe para teje të Dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra.”[16] Gjithashtu është edhe kërkesë e robërve të devotshëm të Allahut: "Dhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë e ne na bëj shembull për të devotshmit.”[17] Ajo është shtylla e komunitetit dhe bazë e tij. Përbuzja e gruas është ekstremizëm dhe e kundërta e udhëzimit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ishte më i devotshmi. Kjo konsiderohet ekstremizëm dhe kundërshtim i Sunnetit të tij, kur thotë: “Janë shkatërruar ata që janë ekstremistë"[18] dhe "kush e kundërshton Sunnetin tim, nuk është me mua."[19] Burri ndaj gruas së tij ka disa obligime, të cilat sheriati i mbron dhe i zbaton. Ato obligime i besohen vetëm

burrit sepse nuk janë të thjeshta. Më poshtë do të japim një paraqitje të shkurtër të këtyre obligimeve. 1- Mehri është dhurata të cilin Allahu e ka bërë obligim ndaj gruas dhe nuk është dëmshpërblim që ajo duhet ta zbatoj apo që ti përmbahen të drejtave bashkëshortore, po edhe sikur femra të jetë e pajtimit për mos marrjen e saj nuk lejohet pos pas martesës. ”Grave jepuni dhuratën e kurorëzimit së tyre (nikahun) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.”[20] 2- Furnizimi i saj me të mira: “I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siç është rregull.”[21] 3- Banimi dhe veshmbathja: "Ato, sipas mundësisë suaj, vendosini në ndonjë vend ku banoni ju.”[22] Krahas këtyre obligimeve materiale, ajo ka edhe të drejta morale. 1- Ajo është e lirë të zgjedhë burrin e saj dhe babai i saj nuk ka të drejtë që ta detyrojë për diçka që ajo e urren. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk kurorëzohet vajza e cila është beqare përderisa të pyetet ajo dhe nuk kurorëzohet e veja përderisa të urdhërohet për të.[23] 2- Është obligim për burrin e saj që t'ia mësojë fenë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri,

______________ [14] Ebu Davudi nr. 5147, Tirmidhiu nr. 1913, Ibën Hibani nr. 2044 (në zinxhirin e tij gjendet Seid ibëm Abdurrahman ibën Mukmil El-Asha, që vetëm Ibën Hibani ka thënë se është thika). Kjo është fjala e Abdulkader Arnautit në Xhamial usul 1/413 dhe kthehu në es-Sahiha, hadithi nr. 294, kurse Albani thotë se është daif. Në këtë kapitull ka hadithe të shumta që e forcojnë këtë. [15] Er-Rrad: 38. [16] El-Furkan: 74. [17] Muslimi nr. 2670. [18] Buhariu (Fet’h 9/104), Muslimi I1401). [19] En-Nisa: 4. [20] El-Bekare: 233. [21] El-Bekare: 233. [22] Et-Talak: 6. [23] Buhariu (Fet''h 12/339).

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

43


lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe japë shumë të mira në një send që ju e urgurët.”[24] reni."[26] Alusi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Argu- Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mentohet me këtë se burri e ka obligim ka thënë: "Të mos e urrejë besimtari besqë t'i mësojë obligimet fetare familjes së imtaren. Nëse e urrejnë atë disa nga krijetij.” Shiko në praktikimin dhe sjelljen e sat, të tjerët e pëlqejnë atë."[27] Kjo ishte një paraqitje e shkurtër e disa Ismailit alejhi selam, "Ai urdhëronte shembujve të pozitës dhe respektit të familjen e vet me faljen e namazit dhe me femrës në Islam, që nuk zekat dhe ishte shumë i mund t'i gjesh në asnjë pranishëm te Zoti i ”Grave jepuni dhu- komunitet prej komutij."[25] Shumë prej nesh me saqë edhe ratën e kurorëzimit niteteve, keqardhje e neglizhoarmiqtë që kanë vizituar së tyre (nikahun) jmë këtë obligim dhe vendet islame kanë dëshnuk e praktikojmë tek muar se nuk ekziston fe më të mirë, e në ata që kanë më merita që e respekton femrën siç qoftë se ato nga prej njerëzve që të mëe ka respektuar Islami sojnë dhe e lëmë anash dhe asnjë ligj nuk ia ka vullneti i vet ju duke u munduar që të plotësuar asaj të drejtat. falin diçka nga ajo, praktikojmë obligimin Shkrimtarja Arnun e furnizimit (mirëmbathotë: "Sikur të punonin atëherë hajeni atë jtjes së familjes) dhe femrat tona në shtëpitë e hallall të mirë.” nuk e dimë se kjo është tyre dhe të shërbenin, do më e madhe dhe më të ishte më mirë dhe do parësore. të kishte më pak prob3- Të jetë xheloz për të dhe ta mbrojë leme sesa të punësohen në vende të tjera, prej syve të këqij e të pangopur, të mos e ku hijeshia e jetës së saj kalon përgjithlejojë të bëjë fesad, të mos e lejojë të jetë monë. Ah, sikur të ishin vendet tona si objekt i argëtimit dhe shthurjeve dhe vendet e muslimanëve, ku ka mirësjellje, mos t’ia heqë hixhabin për shkak të civi- maturi dhe pastërti.”[28] lizimit apo degjenerimit. Vazhdon... 4- Gjithashtu obligohet që të kalojë një jetë të mirë me të dhe të jetë bamirës El-mer’etu ve kejdul e’ada ndaj saj duke mos bërë trazira për disa Dr.Abdullah ibën Vekil Eshejh gabime të saj apo keqkuptime midis tyre. "Kaloni jetë të mirë me to. Nëse i urreni Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të Viti/Kosovë ______________ [24] Tahrim: 6. [25] Merjem: 55. [26] En-Nisa: 19. [27] Muslimi nr. 1469. [28] Femrat tona mes Perëndimit dhe pastërtisë, Nasir Elumer, 56.

44

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1


MBAJTËSIT E GACËS “Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.”

E

Enes ibën Maliku radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzit, kur mbajtësi i fesë së tij do të jetë si mbajtësi i gacës.” Transmeton Tirmidhiu. Ky hadith përmban lajmërim dhe udhëzim. Sa i përket lajmërimit, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka paralajmëruar që nga fundi i botës (para kiametit) do të pakësohet e mira dhe shkaqet e saj dhe do të shumohet e keqja dhe shkaqet e saj. Ata që i përmbahen fesë janë të paktë dhe kjo pakicë do të jetë në gjendje të rëndë dhe vështirësi të mëdha, ngjashëm me gjendjen e mbajtësit të gacës, për shkak të fuqisë së kundërshtarëve dhe shumimit të sprovave shkatërrimtare, sprovave të dyshimeve dhe ateizmit, sprovave të epsheve dhe preokupimit të njerëzve me këtë botë dhe zhytjes së tyre në të në formën e jashtme

dhe brendshme, dobësimit të imanit dhe vetmisë së tepërt për shkak të pakicës së përkrahësve dhe ndihmëtarëve. Mirëpo i kapuri pas fesë së tij, i cili reagon për largimin dhe asgjësimin e kundërshtimeve dhe pengesave të cilave nuk u del përballë vetëm se njeriu syçelë (me dije të madhe), i cili është i bindur dhe besimtar i fortë, do të jetë nga robërit më të mirë, më i graduari tek Allahu dhe me pozitë më të lartë tek Ai. Sa i përket udhëzimit që përmban ky hadith, ai është udhëzim për ummetin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të mësojnë veten e tyre në këtë gjendje, ta dinë se nuk ka rrugëdalje tjetër dhe se kush futet në këto pengesa dhe bën durim me fenë dhe besimin e tij, me gjitha këto kundërshtime, s’ka dyshim se do të ketë tek Allahu gradat më të larta dhe Allahu do ta ndihmojë të realizojë

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

45


atë që do dhe e kënaq, ngase ndihma është në bazë të ngarkesës. Sa e ngjashme është koha jonë me këtë përshkrim të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase nuk ka mbetur nga Islami vetëm se emri i tij dhe nga Kur’ani vetëm se forma e tij. Po shohim iman të dobët, zemra të përçara, shtete të ndara, armiqësi dhe urrejtje që po ndajnë muslimanët, armiq të hapur dhe të fshehur, të cilët punojnë fshehtas dhe haptas për eliminimin e fesë, ateizëm dhe materializëm, të cilat kanë fundosur dhe zhdukur me ndyrësirën e erërave dhe dallgëve të përplasura të tyre pleqtë dhe të rinjtë, propagandë për prishjen e moralit dhe eliminim të pjesës së mbetur të frymëmarrjes. Njerëzit janë orientuar drejt zbukurimeve të dynjasë, derisa ajo u bë synimi i diturisë së tyre dhe preokupimi më i madh, saqë për të pajtohen dhe për të hidhërohen. Shohim propagandë të fëlliqur për largim nga ahireti, orientimi i gjithanshëm për ndërtimin dhe rregullimin e dunjasë, shkatërrimin e fesë, përbuzjen e saj dhe tallja me pasuesit e saj dhe çdo gjë që i atribuohet asaj, lavdërim dhe fryrje, arrogancë dhe mburrje në bazë të qytetërimeve të cilat janë ndërtuar mbi ateizëm, të cilit njerëzit ia kanë parë dhe përjetuar gjurmët, shkëndijat dhe sherrin. Me këto të këqija të njëpasnjëshme, dallgëve të përplasura të detit, pengesave të shumta dhe sprovave të zymta të sotshme dhe të ardhshme shohim vërtetësinë e këtij hadithi. Megjithatë besimtari nuk bëhet pesimist për mëshirën e Allahut, nuk i humb shpresat nga ndihma e Allahut, shikimi i tij nuk është i kufizuar në shkaqet e dukshme, por me zemrën e tij çdoherë sheh drejt shkaktarit të shkaqeve, el Kerim, el Vehhab (Bujarit, Dhuruesit). Kështu rrugëdalja do të jetë para syve të tij sepse Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, se do t’i japë lehtësi pas vështirësisë dhe ______________ [1] Et-Talak, 2-4.

46

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

rrugëdalje së bashku me brengën, ngase çlirimi nga brengat bëhet atëherë kur brengat janë në kulmin e tyre. Në këtë gjendje, besimtari duhet të thotë “la havle ve la kuv-vete il-la bil-lah” (Askush tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e as fuqi), “HasbunAll-llahu ve ni’mel Vekil” (Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë), AlAll-llahi tevek-kelna” (Tek Allahu jemi mbështetur), “Allahumme lekel hamd ve ilejkel mushteka” (O Allah, vetëm Ty të takon falënderimi dhe te Ti ankohemi), “Entel Muste’an, ve bikel Mustegath” (Ti je Ndihmëtari më i mirë dhe nga Ti kërkohet ndihmë), “La havle ve la kuv-vete il-la billahil Alijjil Adhim” (Askush tjetër përveç Allahut të Gjithëditurit, të Lartësuarit, nuk ka forcë e as fuqi). Sa të ketë mundësi ai duhet të ngrihet dhe të bëjë punë nga imani, këshilla dhe davet, të kënaqet me pak nëse nuk ka mundësi të arrijë të shumtën dhe të pajtohet me mënjanimin e një pjese të sherrit nëse nuk mund ta largojë të tërin. “Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.”[1] Këtu mbaron fjala e dijetarit të nderuar, Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të madhe! Abdurrahman Ibën Nasir es-Sa’dij Përshtati: Xheladin LEKA Zurich/Zvicër


Këndi i lutjeve

Mirësitë e përmendjes së Allahut dhe urdhri për të “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.”

A

Allahu në Kur’an thotë: "Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj (me shpërblim).”[1] “...e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve).”[2] “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!”[3] “...përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”[4] “Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes.”[5] “...për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.” [6] “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!”[7] “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë

këtë, do të humbin.”[8] “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.”[9] “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” [10] Ebu Musa el Esh’arij radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Allahun është si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.”[11] Në një transmetim të Muslimit thuhet: "Shembulli i shtëpisë ku përmendet Allahu dhe i shtëpisë ku nuk përmendet Allahu është si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.”[12] Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi radijAllahu anhuma transmetojnë se që të dy ishin dëshmitarë kur Profeti

______________ [1] El Bekare: 152 [2] El Ankebut: 45 [3] El Ahzab: 41-42 [4] El Ahzab: 35 [5] Alu Imran: 41 [6] Alu Imran: 191 [7] El Bekare: 200 [8] El Munafikun: 9 [9] Fatir: 10 [10] El A’raf: 205 [11] Mutefekun alejhi [12] Buhariu 6407, Muslimi 779 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

47


sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Nuk ulet një grup për të përmendur Allahun, vetëm se melaiket do t'i rrethojnë, do t'i mbulojë mëshira, do të zbresë mbi ta qetësia dhe Allahu do t'i përmendë tek ata që janë afër Tij (Melaiket).”[13] Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte duke ecur rrugës për në Mekë, kaloi afër kodrës së quajtur Xhumdan dhe tha: "Kaloni nga Humdani ngase këndej kanë kaluar muferridunët." Atëherë e pyetën: "Kush janë muferridunët, o i Dërguari i Allahut?" Tha: "Ata burra dhe ato gra që e përmendin Allahun shumë.” [14] Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu dërgon melaike që ecin nëpër rrugë duke kërkuar përmendësit e Allahut. E, nëse gjejnë turma njerëzish që përmendin Allahun, thërrasin mes tyre "ejani te nevojat e juaja". Atëherë i mbulojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dunjasë. I pyet Allahu edhe pse dihet se Allahu e di më mirë: Çfarë thonë robërit e Mi? Ata thonë: -Bënin tesbih, tekbir, tahmid dhe të lavdëronin. Allahu u thotë atyre: -A më kanë parë Mua? Ata thonë: -Për Allahun ata nuk të kanë parë Ty! Allahu thotë: -Po sikur të më shihnin? Thonë: -Sikur ata të të shihnin, do ishin më të zellshëm në adhurimin ndaj Teje, më të zellshëm në lavdërim dhe në tesbih. Thotë Allahu: -Çfarë kërkonin nga Unë? Thonë: -Kërkonin xhenetin. Thotë Allahu: -A e kanë parë atë? Thonë: -Jo, për Allahun, nuk e kanë parë atë! Thotë: -Po sikur ta shihnin atë? Thonë: -Do jenë shumë më të kujdesshëm dhe shumë kërkues të tij, do kenë dëshirë të madhe për të. Thotë: -E prej çfarë kërkojnë të mbrohen? Thonë: -Nga zjarri. Tha: -E kanë parë atë? Thonë: -Për Allahun, nuk e kanë parë atë! Tha: -Po sikur ta shihnin atë? Thonë: -Do ishin nga ata që do të ikin më së shpejti dhe nga ata që frikësohen prej tij. Allahu do të thotë: -ju jeni dëshmitarë se Unë ua kam falur atyre. Do thotë një nga melekët: -Aty është një njeri që nuk është prej tyre, por është bashkuar me ta për një nevojë. Allahu thotë: -Ata që janë ulur aty nuk mërziten nga kuvendi dhe muhabeti i tyre.”[15] Abdullah ibën Busra radijAllahu anhu transmeton se dy njerëz thanë: "O i Dër______________ [13] Muslimi 2700 [14] Muslimi 2676 [15] Transmetojnë Buhariu 6408, Muslimi 2689 [16] Tirmidhiu 3375, Ibën Maxheh 3793 [17] Muslimi 2701 [18] Buhariu 7405, Muslimi 2675 [19] Trimidhiu 3377, Ibën Maxheh 3790

48

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1

guar i Allahut. Ligjet e Islamit tani u bënë të shumta dhe të njohura prej nesh. Na mëso diçka që të përforcohemi në të." Tha: "Gjuha jote të jetë e lagur me përmendjen e Allahut.”[16] Ebu Said el Hudarij radijAllahu anhu transmeton se ka thënë: "Ka dalë Muavija në xhami, ka parë një grup njerëzish të ulur dhe u ka thënë: -Për çfarë jeni ulur? Thanë: -Jemi ulur të përkujtojmë Allahun. Tha: -Për Allahun. vetëm për këtë gjë jeni këtu? Thanë: -Për Allahun, kjo është e vetmja gjë që jemi ulur këtu. Tha: -Unë betohem se nuk dyshoj diçka te ju,(edhe pse unë kam qenë nga më të paktit që kam transmetu nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ngase i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem takoi një hallkë, njerëz të ulur në formë rrethi, dhe u tha: "Për çfarë jeni ulur këtu në rreth?" Thanë: "Jemi ulur të përkujtojmë Allahun ta falënderojmë për udhëzimin tonë dhe mirësitë që na dhuroi." Tha: "Për Allahun, vetëm për këtë gjë jeni mbledhur?" Thanë: "Vallahi nuk jemi mbledhur për diçka tjetër pos për këtë!" Tha: "Vallahi unë nuk dyshoj te ju, por erdhi Xhibrili e më lajmëroi se Allahu i Madhëruar lavdërohet me ju tek melaiket.”[17] Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë: “Unë jam afër robit Tim kur mendon për Mua dhe Unë jam me të kur më përkujton. Nëse më përkujton në vetvete, do ta përkujtoj atë në vetveten Time. Nëse më përkujton në grup, do ta përkujtoj atë në një grup më të mirë sesa ata.”[18] Ebu Derdai radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "A t'ju tregoj për punën më të mirë, më të dashur për Zotin tuaj, e cila ju ngre më së larti në shkallët e xhenetit, më e mirë për ju sesa lëmosha nga ari dhe argjendi, “më e mirë për ju sesa të takoni armikun dhe tua godisni qafat atyre dhe t’ua godasin qafat tuaja?" I thanë: "Po, gjithësesi (o i Dërguar i Allahut)!" Tha: "Përmendja e Allahut.”[19] Dr. AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Beder Përshtati: Unejs MURATI Gjilan / Kosovë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.