Issuu on Google+

KUSH PO E CENON TOLERANCËN MES QYTETËRIMEVE lfq. 2

URDHËRI NË TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA -II- lfq. 17

MË E MIRA QË ËSHTË THENË PËR TY MOTËR lfq. 31

&

QERSHOR 20 11 | JUMADA E L- AHIR - REXHEB 1432 | NR. 2 6 | ÇMIMI 1 €

REVISTË MUJORE FETARE EDUKATIVE KULTURORE SHKENCORE

“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer: 3


PËRMBAJTJA EDITORIALI Adem AVDIU

Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve ...................... 2 Lirim SADIKU

Vlera dhe kushtet e fjalës la ilahe il‐lAllah ............................... 4 Mr. Fidan XHELILI

Parathënia e ibën Maxhes Kapitulli i tetë: Të larguarit nga logjika dhe analogjia ................................................................ 9 Muhamed el XHUHEMI

Ejani të emigrojmë së bashku ................................................ 14 Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ‐II‐ .............. 17 Kryeredaktor:

Unejs MURATI

Dr. Abdullah bin Vekil ESH‐SHEJH

Femra dhe kurthet e armikut ‐IV‐ .......................................... 24 Zv. Kryeredaktor:

Mr. Fidan XHELILI Anëtarët e revistës:

Havla Beshir Abidin

Mbulesa e femrës muslimane, ibadet e jo adet .................... 26

Adem AVDIU Sabahudin SELIMI Xheladin LEKA

Unejs MURATI

Bashkëpunëtorët:

Jeta dhe vepra e Imam Neveviut ........................................... 33

Bali SADIKU Fehmi DALIPI Lirim SADIKU Namik VEHAPI Shuajb REXHA

Më e mira që është thënë për ty motër ................................ 31 Sabahudin SELIMI Prof.dr. Abdurrezak ibën Abdul Muhsin el‐Bedër

Duaja dhe realiteti i saj .......................................................... 36

Redaktor gjuhësor:

Arian KOÇI Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com

NDIHMO REVISTËN

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës


Editorial KUSH PO E CENON TOLERANCËN MES

QYTETËRIMEVE Është për t’u pikëlluar se si bogdanianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarët ndër shekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjen ktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse të goditet faqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje me Perandorinë Osmane, që i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesiste homo homini lupus (Njeriu për njeriun është ujk).

K

Kur flitet për tolerancë ndërfetare tek shqiptarët, nuk ka dyshim se hulumtimi dhe debati në lidhje me këtë tematikë është burim mesazhesh plot paqe, është shembull që duhet ta pasojnë pa hezitim jo vetëm civilizimi perëndimor, por mbarë shoqëria njerëzore. Në të kaluarën dhe sot, nëpër vendet e ndryshme të globit, konfliktet ndërfetare e civilizuese shkaktuan luftëra me pasoja gjenocidale, të pasuara nga urrejtje shumëdimensionale edhe pas shuarjes së konflikteve të përgjakshme. Në të kaluarën, qytetërimet më të fuqishme ushtarakisht kanë dominuar mbi më të dobëtat, siç ndodhi me Trojën, Kartagjenën, Andaluzinë muslimane (Spanjën), popujt autoktonë të Amerikës, me vendet e kolonizuara, ndërsa sot dominimi i një qytetërimi mbi tjetrin realizohet edhe me mjete të tjera përveç forcës luftarake, e cila konsiderohet më determinuesja në mbizotërim kur humben shpresat nga rrugët e tjera, si ekonomike, diplomatike, nxitja e trazirave nëpër vende të ndryshme, sidomos në ato shtete të udhëhequra nga diktatorë të njohur etj. Aktualiteti i fillim shekullit 21 po dëshmon qartë dy sfida shumë serioze me të cilat po ballafaqohen civilizimet e ndryshme, në veçanti qytetërimi musliman në Siujdhesën Ballkanike. Këto sfida cenojnë tepër negativisht tolerancën dhe bashkëjetesën mes qytetërimeve dhe për këtë kërkohet një trajtim skajshmërisht serioz i çështjes. Kjo arrihet

përmes hulumtimeve dhe analizave të thukëta në frymën akademike për të evituar problemet që mund të shkaktohen nga këto sfida, të cilat janë ekstremizmi fetar dhe ekstremizmi sekularist. Për këto dy ideologji satanike ka paralajmëruar edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair me fjalët: "Sekularistët agresivë dhe ekstremistët janë duke i nxjerrë punë njëri-tjetrit. Së bashku, ata paraqesin një sfidë të madhe për njerëzit e feve."[1] Ekstremizmi fetar Sa herë që diskutohet për këtë problem, opinioni është mësuar, e në shumë raste edhe i është imponuar, se ekstremizëm fetar ka vetëm tek muslimanët, si rezultat i sëmundjes së quajtur islamofobia. Këtë sëmundje e ka ndihmuar edhe ideologjia binladeniane, për t'u sulmuar padrejtësisht mesazhi i vetëm qiellorIslami burimor. Në këtë temë do të fokusohemi në ekstremizmin e ekspozuar nga katolikët fanatikë, të cilët po shtegtojnë me mentalitetin bogdanian, që reflekton jo më pak injorancë e inkuizicionizëm ideologjik. Ideologjia bogdaniane cenon seriozisht jo vetëm tolerancën ndërfetare, por edhe ndërsektare dhe kundërshton gjithashtu sekularizmin joagresiv. Kjo ideologji duhet të ndalet dhe të mos i jepet hapësirë për të ushtruar propagandën skajshmërisht djallëzore dhe antikombëtare. Bogdanianët kohëve të

______________ [1]Shiko Feja në periudhën e globalizmit. Gazeta Koha Ditore, 30-31 dhjetor 2010- 1, 2 e 3 janar 2011.

2

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


fundit po ofendojnë ndjenjat fetare të muslimanëve në mënyrën më hitleriane,[2] duke njollosur gjakun e të parëve tanë shqiptarë që dhanë jetën për Islamin dhe me këtë akt heroik e ruajtën edhe identitetin kombëtar, siç ndodhi në Lugun e Baranit. Shqiptarët muslimanë luftuan heroikisht në mbrojtje të Stambollit. Çfarë i shtyu të luftojnë për fenë e Zotit, për Islamin?! Sepse e pranuan me dhunë këtë fe?! Nuk ka dyshim që ishte dashuria e zjarrtë e në zemrat e tyre për Kur’anin dhe Traditën e Profetit të mbarë njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit të Gjithëpushtetshëm qofshin mbi të. Është për t'u vlerësuar shkencërisht mendimi i dhënë nga shkrimtari i njohur Sabri Godo në emisionin Opinion të udhëhequr nga gazetari Blendi Fevziu, ku temë debati ishte përhapja e Islamit me dhunë apo jo. Ai pat deklaruar: "Perandoria Osmane kishte kodin e qartë nuk ka dhunë në fe- dhe për ndonjë dhunë të ushtruar nga ndonjë ushtar është e padrejtë të thuhet se Perandoria Osmane ka ushtruar dhunë në përhapjen e fesë."[3] Edhe ipeshkvi Nikë Prela në intervistën dhënë Diturisë Islame është shprehur: "Sikur të përhapej Islami me dhunë, edhe kjo pakicë katolike që jemi do ishim bërë muslimane." Perandoria Osmane nga faktet historike nuk njihet që ka ushtruar dhunë gjenocidale, ashtu siç u ushtrua mbi muslimanët e Spanjës. Akuzat që i bëhen Perandorisë Osmane, se ka bërë gjenocid, janë mbështetur mbi pasionet e urrejtjes patologjike apo për t’u hakmarrë ndaj zhvillimit ekonomik që po arrin sot Republika e Turqisë nën udhëheqjen e kryeministrit të nderuar Rexhep Taib Erdogan. Këto akuza ndaj Turqisë po bëhen për ta defaktorizuar ndikimin e saj në problemet konfliktuoze jo vetëm në rajonin e Lindjes së Afërt, por në mbarë globin. Historikisht populli turk ka qenë mik i shqiptarëve. Nën Perandorinë Osmane, krahas hebrenjve, grekëve, sllavëve etj., shqiptarët ishin ndër zotëruesit më të mëdhenj të kapitaleve të perandorisë, ndërsa në Shqipëri ata ishin pothuajse zotëruesit e plotë të tyre. Megjithatë, Kosovën si rajoni më i zhvilluar i Shqipërisë dhe i Ballkanit e shkatërruan luftërat e Austrisë, Serbisë dhe

në aleancë me ta të forcave shqiptare katolike të udhëhequra nga Pjetër Bogdani kundër Perandorisë Osmane, që u zhvilluan pikërisht në këtë rajon. Mbas kësaj, edhe Shqipëria dhe shqiptarët nuk mundën ta marrin veten asnjëherë nga ky shkatërrim.[4] Është për të ardhur turp se si disa bogdanianë përmes shkrimeve të tyre sulmojnë Turqinë, e cila është duke e përkrahur Republikën e Kosovës dhe politikën mbarëshqiptare. Me këtë politikë, Turqia argumenton dhe fuqizon miqësinë me shqiptarët, ndërsa bogdanianët mundohen ta helmojnë nën sloganin "armiku kryesor i shqiptarëve është Perandoria Osmane". Kjo tezë i takon propagandës politike serbe që nga mesi i shekullit 19 dhe është përdorur për t’i futur shqiptarët në luftë me Perandorinë Osmane sa herë që një gjë e tillë i nevojitet nacionalizmit serb dhe Serbisë. Futja e shqiptarëve në luftë kundër Perandorisë Osmane konsiderohej si kusht i realizimit të programeve nacionaliste serbe.[5] Nuk duhet harruar beteja e Kosovës në qershor të vitit 1389, ku ushtria e Perandorisë Osmane shpëtoi shqiptarët nga gjenocidi serb që mbizotëronte në atë kohë. Po ashtu edhe aleanca e NATO-s në vitin 1999 e shpëtoi popullin shqiptar të Kosovës nga kanibalizmi millosheviqjan, duke e përmbyllur triumfin me ndërhyrjen e trupave ushtarake në muajin qershor. Për të bërë një krahasim me betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe atë të NATO-s më 1999, formulohet slogani sërish qershori për shqiptarët. Është për t’u pikëlluar se si bogdanianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarët ndër shekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjen ktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse të goditet faqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje me Perandorinë Osmane, që i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesiste homo homini lupus (Njeriu për njeriun është ujk). Ekstremizmi i katolikëve fanatikë duhet ndalur ngase bie ndesh me vlerat njerëzore dhe qytetëruese. Ky erupsion duhet deaktivizuar nga krateri bogdanian për të ruajtur dhe mos cenuar tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Adem AVDIU

______________ [2] Për të mos u zgjeruar nuk po i përmendim emrat dhe idetë e bogdanianëve ngase janë të njohur për lexuesit. [3] Deklarata është në mënyrë kuptimore jo tekstuale. [4] Shiko librin Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 58, nga dr Hysamedin Feraj. [5] Shiko Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 125.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

3


VLERA DHE KUSHTET E FJALËS

LA ILAHE ILLALLAH

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës: "Këdo që takon mbrapa këtij muri duke dëshmuar la ilahe il-lAllah me bindje dhe sinqeritet nga zemra përgëzoje me xhennet.”

N

Njeriu gjatë jetës së tij e dëgjon dhe e shpreh shpesh frazën la ilahe il-lAllah, shprehje për të cilën është krijuar qielli, toka dhe të gjitha krijesat. Me të Allahu i Lartësuar dërgoi Pejgamberë, zbriti libra dhe shpalli fenë e Tij. Për shkak të saj janë vënë regjistrat dhe peshoret, për shkak të saj është hapur tregtia me xhennetin dhe xhehennemin, për të janë ndarë krijesat në besimtarë e jobesimtarë. Ajo është origjina e krijimit. Ka tekst të shkurtër, me pak shkronja, është e lehtë për gjuhën dhe e rëndë në peshore. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur tregoi për Musain tha:

4

"O Zot, më mëso një gjë të të përkujtoj dhe të lus me të! O Musa, thuaj la ilahe il-lAllah. Tha: "Të gjithë robërit e thonë atë." Tha: "O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çfarë ka në to, përveç Meje, dhe shtatë tokat të viheshin në njërën anë të peshores, kurse la ilahe il-lAllah në anën tjetër, shprehja la ilahe il-lAllah do të peshonte më rënd.” Përmendja më e mirë pra është shprehja la ilahe il-lAllah. I Dërguari i Allahut thotë: "Duaja më e mirë është ajo në Arafat. Shprehja më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje është la ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu, lehul el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


shej’in kadir.” La ilahe il-lAllah është çelësi i shtëpisë së paqes. Për këtë fjalë pyeten të parët dhe të fundit. Kjo fjalë dallon kufrin prej Islamit, është fjala e devotshmërisë dhe lidhja më e fortë e njeriut me Allahun. I Dërguari i Allahut sal-lAhu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush thotë la ilahe illAllah dhe mohon atë që adhurohet përveç Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij i mbetet Allahut." Është fjala me të cilën Allahu dëshmoi për Veten e Tij, dëshmuan engjëjt dhe njerëzit e ditur. Allahu i Lartësuar tha: "Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij." Alu Imran: 18 La ilahe il-lAllah është shkalla më e lartë e besimit. I Dërguari i Allahut tha: "Imani është gjashtëdhjetë e ca shkallë, më e larta dhe më mira është fjala La ilahe il-lAllah, më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga..." Është thirrje për të vërtetën dhe lirimin nga shirku. Për shkak të saj u krijuan krijesat, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Dhe Unë nuk i krijova njerëzit dhe xhinët veçse të më adhurojnë Mua.” Edh Dharijat: 56 Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe nuk kemi sjell ndonjë të Dërguar para teje e që të mos e kemi frymëzuar {duke

thënë} la ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” El Enbija: 25 La ilahe il-lAllah është fjala e besimit dhe kush e thotë duke qenë në shtratin e vdekjes e më pas vdes në këtë fjalë, shpirti i tij ngrihet tek Allahu i Lartësuar dhe hyn në xhennet. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vdes dhe fjala e fundit e tij është la ilahe il-lAllah, do të hyjë në xhennet.” La ilahe il-lAllah është fjala e besimit që ndalon mbetjen e deklaruesit përgjithmonë në zjarr. I Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Vërtet Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë që thotë la ilahe il-lAllah dhe që ka për qëllim Fytyrën e Allahut.” La ilahe il-lAllah është fjala e besimit për shkak të së cilës luftuan të Dërguarit e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ranë dëshmorë shumë sahabë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jam urdhëruar që t'i luftoj njerëzit përderisa thonë la ilahe il-lAllah Muhammeden resulullah, të falin namazin, të japin zekatin. Nëse e bëjnë këtë, janë ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre vetëm me të drejtë islame dhe se llogaria e tyre i mbetet Allahut.”[1] Fjala La ilahe il-lAllah për banorët e xhennetit është si uji i ftohtë për

______________ [1] Muslimi.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

5


banorët e dunjasë. Kush e shqipton atë, ka mbrojtur pasurinë dhe gjakun e tij. Gjëja e parë që kërkohet nga jobesimtarët kur ftohen në Islam është deklarata la ilahe il-lAllah. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur e përcolli Muadhin për Jemen, i tha: "Ti do të shkosh te të krishterët dhe çifutët. Gjëja e parë në të cilën do t'i ftosh të jetë dëshmia la ilahe il-lAllah.” Çdokush që e thotë këtë fjalë do ta shpëtojë në dunja dhe në ahiret? Përgjigjja është jo, ngase hipokritët në çdo kohë e në çdo vend thonë la ilahe il-lAllah dhe dëshmojnë se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, por prapë janë në fundin e zjarrit të xhehennemit. Allahu i Lartësuar thotë: "Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehennemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” En Nisa: 145 Sot është për t’u çuditur sa shpesh e dëgjojmë këtë fjalë, por për disa është thënie e gjuhës dhe jo e zemrës, ngase zemra e tyre përgënjeshtron gjuhën e tyre. Këta janë në fund të xhehennemit. Allahu i Lartësuar thotë: "...sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre. Allahu e di mirë çfarë fshehin ata." Alu Imran: 167 Allahu i Lartësuar thotë: "Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të

6

vërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë." El Bekare: 8-9 Ndërsa ai që thotë la ilahe il-lAllah dhe i përgjigjet kushteve të kësaj thënieje, ka shpëtuar në dunja dhe ahiret. La ilahe il-lAllah është tarifa e xhennetit. Kush e ka fjalën e vet të fundit, hyn në të. Kjo shprehje të shpëton nga zjarri, të sjell faljen, është më e mira e mirësive, fshin mëkatet dhe gabimet, ngre peshoren përballë regjistrave të mëkateve. Kushtet e fjalës la ilahe il-lAllah Kjo shprehje i bën dobi shqiptuesit të saj vetëm me plotësimin e tetë kushteve. 1- Dituria për kuptimin e kësaj shprehjeje duke pohuar atë që kërkon kjo shprehje me ibadetin e saj dhe duke mohuar çdo send që adhurohet me Allahun Allahu i Lartësuar thotë: "Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni." Muhamed: 19 Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të vërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zot tjetër të vërtetë që meriton të adhurohet veç Allahut)." Ez Zuhruf: 86

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vdes duke e ditur se s'ka të adhuruar me meritë pos Allahut, do të hyjë në xhennet.” 2- Besimi i plotë që i kundërvihet dyshimit Allahu i Lartësuar thotë: "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë." El Huxhurat: 15 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Çdo rob që do t’i dalë përpara Allahut, duke dëshmuar se nuk meriton të adhurohet me të drejtë pos Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, Allahu do ta fusë në xhennet.”[2] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës: "Këdo që takon mbrapa këtij muri duke dëshmuar la ilahe il-lAllah me bindje dhe sinqeritet nga zemra përgëzoje me xhennet.” 3- Sinqeriteti që hedh poshtë shirkun, i shprehur nga fjala La ilahe il-lAllah Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” EzZumer: 3 Dhe: "E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo

është feja e drejtë." El Bejine: 5 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Më të ngriturit e njerëzve që meritojnë shefatin tim Ditën e Kiametit janë ata që thanë la ilahe il-lAllah me sinqeritet nga zemra e tyre.” 4- Dashuria për këtë shprehje, për atë që shpreh ajo dhe të kënaqurit me këtë Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” El En’am: 162-163 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush i posedon këto tri cilësi ka arritur ëmbëlsirën e imanit: të jetë për të Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur tek ai se çdo gjë, të dojë për hir të Allahut, të urrejë të kthehet në mosbesim pasi Allahu e shpëtoi ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i foli një beduini për ligjet e Islamit, derisa beduini tha: "Për Allahun as nuk do t’i shtoj e as nuk do t’i pakësoj gjë kësaj që më the!" Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Është i shpëtuar në qoftë se u tregua i sinqertë.” 5- Besnikëria që pengon dyfytyrësinë, pasi ata e thonë atë me gjuhën e tyre duke mos besuar atë që shpreh ajo

______________ [2] Muslimi.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

7


Allahu i Lartësuar thotë: "Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënë në provë? Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që Allahu t'i dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë." El Ankebut: 1-3 Dhe: “Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.” El Bekare: 8 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka njeri që thotë la ilahe il-lAllah dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij, me besnikëri nga zemra, vetëm se Allahu ka për t'ia bërë haram zjarrit.” 6- Bindja për realizimin e të drejtave të saj, veprave të obligueshme, me sinqeritet ndaj Allahut duke kërkuar kënaqësinë e Tij Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre është “dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.” EnNur: 51 7- Pranimi dhe dorëzimi që hedh poshtë refuzimin duke iu bindur urdhrave të Allahut dhe duke lënë ndalimet e Tij Allahu i Lartësuar thotë: "Kush i dorëzohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke

qenë punëmirë, ai është kapur për vegën më të fortë. Tek Allahu do të kthehet çdo gjë.” Lukman: 22 8- Mohimi i idhujve dhe i çdo sendi që adhurohet karshi Allahut Tagut është çdo send që adhurohet karshi Allahut, edhe nëse njeri është i kënaqur që të adhurohet nga të tjerët.[3] Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” El Bekare: 256 I Dërguari i Allahut thotë: "Kush thotë la ilahe il-lAllah dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrja e pasurisë dhe derdhja e gjakut të tij, kurse llogaria e tij mbetet tek Allahu." E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë pronarë të kësaj fjale dhe të të kuptuarit të saj. Literatura: 1- Kurani i Madhërishëm - Prof.Hasan I. Nahi 2- El akidetu el evelen leu kenu jalemun- Salih ibën Taha Abdulvahid 3- La ilahe il-lAllah –Dr. Salih Fevzan Përmblodhi dhe përshtati: Lirim SADIKU Prizren / Kosovë

______________ [3] Nëse ndokush adhurohet nga të tjerët, por ai nuk është i kënaqur me këtë, atëher nuk quhet Tagut. Siç është shembulli i Isaut alejhi selam, Aliut, Hasanit, husejni radijAllahu anhum, etj.

8

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


P A R AT H Ë N A E

“SUNENIT” TË IBËN MAXHES LIBRI MBI SUNNETIN

KAPITULLI I TETË: TË LARGUARIT NGA LOGJIKA DHE ANALOGJIA

Dituria dhe të kuptuarit e fesë është dhuntia më e madhe. Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, e bën ta kuptojë fenë."

SHPJEGIMI RRETH TRANS METUESVE

HADITHI NUMËR 52

U

Urve ibën Zubejri transmeton nga Abdullah ibën Amr ibën el-Asi radijAllahu anhuma të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Me të vërtetë Allahu nuk e merr diturinë duke e fshirë atë nga gjokset e njerëzve, mirëpo me vdekjen e dijetarëve, derisa nuk lë asnjë dijetar. Atëherë njerëzit për prijës marrin injorantët, këta injorantë pyeten dhe japin fetva me padituri, duke humbur kështu veten dhe të tjerët." Transmetojnë Buhariu (nr. 100, 7307) dhe Muslimi (nr. 2673).

Hadithin e parë e transmeton Urve ibën Zubejri nga Abdullah ibën Amr ibën el-Asi radijallahu anhuma. Urve ibën Zubejri është nga tabiinët e mëdhenj, njëri nga shtatë juristët e njohur të Medinës, djali i Zubejr ibën Avamit, njërit nga sahabët më të mëdhenj dhe prej të përgëzuarve me xhennet. Urve është djali i Esmës, vajzës së Ebu Bekrit. Kishte për teze Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Ka lindur në vitin 23 të hixhretit dhe ka vdekur në vitin 94, sipas mendimit të saktë .[1]

______________ [1] Shiko Tehdhibut-tehdhib të ibën Haxher el-Askalanit (3/92). Mueseset err-rrisale.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

9


Abdullah ibën Amr ibën el-Asi radijallahu anhu është sahabi i njohur, ai që shkroi më shumë hadithe nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Për këtë ka dëshmuar Ebu Hurejra kur thotë: "Nuk është ndokush që ka transmetuar më shumë hadithe se unë pos Abdullah ibën Amrit, sepse ai shkruante ndërsa unë nuk shkruaja." Ka vdekur në vitin 65 të hixhretit në Egjipt, sipas mendimit më të saktë.[2] Historiku i thënies së këtij hadithi Urve ibën Zubejri thotë: "Aishja më tha: "O biri motrës sime! Kam dëgjuar se Abdullah ibën Amri do të kalojë pranë nesh për në haxh. Takoje atë dhe pyete sepse ai ka marrë shumë dituri nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem." Urve thotë: -E takova Abdullahun dhe e pyeta për shumë gjëra që ai i përmendte nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në mesin e atyre gjërave përmendi edhe hadithin: "Me të vërtetë Allahu nuk e merr diturinë duke e fshirë atë nga gjokset e njerëzve…" Kur ia tregova Aishes këtë hadith, iu duk interesant dhe nuk e pranoi menjëherë dhe më tha: "A të tha se e ka dëgjuar këtë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! "Vitin tjetër Abdullah ibën Amri prapë po vinte për haxh dhe do të kalonte nga Medina. Aishja i tha Urves që të dilte e ta pyeste për të njëjtin hadith. Urve thotë: -E takova dhe e pyeta dhe prapë më tregoi të njëjtin hadith. Kur i tregova për këtë Aishes, ajo tha: "Mendoj

se ka thënë të vërtetën sepse nuk shtoi në të asnjë fjalë e as nuk pakësoi." Në një transmetim tjetër Aishja thotë: "Pasha Allahun, e ka mbajtur mend Abdullah ibën Amri!"[3] DOBITË E HADITHIT • Kujdesi i sahabëve për hadithin Në këtë hadith shohim kujdesin e veçantë që sahabët i kushtonin hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem. Aishja radijallahu anha nuk e pranoi menjëherë, por e vërtetoi a e kishte dëgjuar Amr ibën el-Asi atë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apo jo. Kjo metodë e të vërtetuarit të haditheve konsiderohet njëra nga metodat e sahabëve. Njëkohësisht këtu shohim edhe saktësinë dhe korrektësinë e Amr ibën el-Asit, i cili të njëjtin hadith e kishte përsëritur pas një viti pa i ndryshuar as edhe një fjalë të vetme. Allahu i kishte përgatitur ata që të jenë mbartës të këtij mesazhi hyjnor tek gjeneratat e ardhshme, prandaj ishin shembull se si duhet të ruhet hadithi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. • Vlera e diturisë dhe e dijetarëve Hadithi flet për vlerën e diturisë dhe të dijetarëve dhe se për sa kohë që dituria dhe dijetarët janë në mesin e njerëzve, ata janë të mbrojtur nga devijimi dhe shkatërrimi. Te popujt e mëhershëm Allahu dërgonte të Dërguar dhe Pejgamberë sa herë që shfaqej

______________ [2] Shiko El-Isabe të Ibën Haxher el-Askalanit (4/`192). Darul- xhijl, botim i parë. [3] Buhariu (7308) dhe Muslimi (2763).

10

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


nevoja për ta, mirëpo duke qenë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është i Dërguari i fundit dhe pas tij nuk do të ketë Pejgamber, është më se e nevojshme që njerëzit të kenë dikë që ta pyesin për çështjet e fesë sepse është e pamundur që të gjithë t'i dinë çështjet e fesë në mënyrë të thukët. Një gjë e tillë nuk është e kërkuar sepse janë dijetarët ata që e marrin përsipër këtë përgjegjësi dhe me çiltërsinë, ndërgjegjen dhe sinqeritetin më të madh i këshillojnë njerëzit, i mësojnë si të ecin rrugës që e kënaq Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këtë çështje e kanë kuptuar armiqtë e Islamit dhe me çdo mënyrë e mjet mundohen të zbehin ndikimin e dijetarëve në masën e gjerë muslimane, duke shpifur e trilluar kundër dijetarëve, duke i cilësuar ata si të shitur, dijetarë të hajzit e nifasit, dijetarë të udhëheqësve, etj. Kur arrihet ky qëllim, domethënë shkëputja e popullit me dijetarët dhe zbehja e ndikimit të tyre në masë, atëherë populli patjetër duhet të drejtohet nga dikush dhe merr për prijës injorantë të cilët janë të humbur vetë dhe njëkohësisht humbin edhe të tjerët. Argumentet që flasin për vlerën e diturisë dhe të dijetarëve janë të shumta, si në vijim: a) Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "Dije se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd..."Muhamed: 19. Imam Buhariu në koleksionin e tij autentik emërtoi një kapitull me titullin Dituria është

para fjalës dhe veprës. Pra, dituria i paraprin fjalës dhe veprës dhe nuk duhet të ketë vepër pa dituri. Gjëja më parësore që duhet të mësohet është se si robi ta njohë Allahun, Zotin e tij, si ta veçojë në sundimin e Tij, në adhurimin për Të dhe t'i njohë emrat dhe cilësitë e Tij, pastaj të mësojë se si ta edukojë veten dhe pastaj të tjerët në virtytet e larta dhe të ecë rrugës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. b) Dituria mbjell devotshmërinë dhe frikë respektin tek njeriu. Allahu thotë: "Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët." Fatir: 28 Gjithashtu Allahu thotë: "Ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet. Dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është plotësuar!” Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai (leximi i Kur'anit) ua rrit përuljen." El-Isra: 107-109 c) Dituria dhe të kuptuarit e fesë është dhuntia më e madhe. Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, e bën ta kuptojë fenë."[4] Edhe për vlerën e dijetarëve ka shumë argumente, ku mund të përmendim: a) Allahu i ka lavdëruar dijetarët me fjalët: "Përkundrazi! Ai (Kur'ani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit." El-Anke-

______________ [4] Transmeton Tirmidhiu (nr. 2645) dhe ka thënë se hadithi është i mirë dhe autentik.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

11


but: 49 b) Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve siç ka ardhur në hadithin e njohur. c) Ngritja e gradave të dijetarëve në mënyrë të veçantë. Allahu thotë në Kur'an: "Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” El Muxhadele: 11 d) Vepra e dijetarit nuk ndërpritet me vdekjen e tij, ndryshe nga të tjerët, veprat e të ci ndërpriten. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kur njeriu vdes, i ndërpriten veprat, me përjashtim të tri rrugëve: lëmosha rrjedhëse, dituria prej së cilës përfitohet ose nga fëmija i mirë që lutet për të."[5] Shumë e shumë argumente të tjera tregojnë për vlerën e diturisë dhe të dijetarëve, por u mjaftuam me këto për të mos u zgjatur. • Kujdes nga kush e merr fenë Hadithi që jemi duke sqaruar tregon shumë qartë për këtë çështje, pasi aludon se kur njeriu pyet atë që nuk ka dituri, atëherë ai që përgjigjet e humb veten dhe të tjerët. Muslimani duhet të ketë kujdes që të mos pyesë dikë pos atyre që kanë dituri të thellë, të saktë dhe që janë dëshmuar nga dijetarët e mëdhenj brez pas brezi për diturinë e tyre sepse ndryshe ndodh devijimi dhe shkatërrimi. Allahu na ruajttë! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

ka thënë: "Nga shenjat e kiametit është të kërkohet dituria tek të vegjlit (te njerëzit që nuk e meritojnë)."[6] Muhamed ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Me të vërtetë kjo dituri është fe, prandaj shikoni se nga kush e merrni fenë tuaj."[7] Të mjaftohemi me këshillën e Allahut në Kur'an kur thotë: "Andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë)." En-Nahl: 43 Zaten nuk kanë ardhur sprovat e njëpasnjëshme, t�� pakapërcyeshme dhe dërmuese e shkatërruese për ummetin islam vetëm se nga largimi, injorimi dhe mospërfillja e dijetarëve të mirëfilltë e të spikatur. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu! • Kujdes nga dhënia e fetvave pa dituri Imam ibën Maxheh, autor i Sunenit, Allahu e mëshiroftë, e ka sjellë këtë hadith duke e vendosur nën kapitullin me titull "Të larguarit nga logjika (errrre'ju) dhe analogjia". Lidhja e emërtimit të këtij kapitulli me hadithin e dhënë qëndron në atë se kur dijetarët, të zotët e mendjes, ata të cilët e njohin Kur'anin dhe Sunnetin, kur këta të vdesin, atëherë mbeten njerëzit e paditur, të cilët nuk i njohin dispozitat e Kur'anit, nuk e njohin Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kur pyeten nga ndokush, në mungesë të dijes dhe frikës ndaj Allahut, ata japin fetva jo të bazuara në Kur'an dhe

______________ [5] Transmeton Muslimi (nr. 1631). [6] Sahihul Xhami' (2207). [7] Muslimi në parathënie.

12

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


Sunnet, pra detyrohen të japin fetva me logjikën e tyre ashtu si ua merr mendja, mundohen të bëjnë analogji në mungesë të njohurive rreth ajeteve kur'anore dhe haditheve profetike dhe kështu ndodh shkatërrimi e devijimi, Allahu na ruajttë. Hadithi pra nxit që të mos nxitojmë në dhënien e fetvave kur na mungojnë argumentet, të mos nxitojmë të bëjmë analogji apo me logjikën tonë të japim fetva kur nuk e njohim argumentin sepse kështu humbim veten dhe të tjerët. Duhet ditur se dhënia e fetvave pa dituri është e ndaluar dhe nga mëkatet e mëdha. Ky veprim kthehet për të keq për atë që jep fetva, për atë që kërkon fetva dhe njëkohësisht njolloset edhe imazhi i fesë së Allahut kur fetvatë janë në kundërshtim me të. Çështjen e dhënies fetva pa dituri Allahu e ka konsideruar të rëndë dhe e ka ndaluar. Allahu në Kur'an thotë: "Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut." Es-Saff:7 Gjithashtu Allahu thotë: "Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë." EnNahl: 116 Dhe: "...dhe për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)." Kaf: 18 Të shumta janë ajetet në këtë kontekst,

ndërsa nga hadithet e të Dërguarit sallAllahu alejhi ve sel-lem që tregojnë për rrezikun e dhënies fetva pa dituri dhe se kjo është e ndaluar është edhe hadithi që jemi duke sqaruar: " …këta injorantë pyeten dhe japin fetva me padituri, duke e humbur kështu veten por edhe të tjerët." Gjithashtu edhe hadithet: "Kush jep fetva pa dituri, mëkati i asaj vepre i takon atij që jep fetva."[8] "Kush më atribuon mua diçka që nuk e kam thënë, lë t'ia përgatisë vetes vendin në zjarr."[9] Argumentet për këtë temë janë të shumta, por u mjaftuam me këto nga frika e zgjatjes. Allahun e lusim të na bëjë të sinqertë dhe nga kërkuesit e dijes! Allahu na furnizoftë me devotshmëri që na ndalon nga dhënia fetva pa dituri. Fjala jonë e fundit është se falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij. Përgatiti: Mr. Fidan XHELILI Aman / Jordani

______________ [8] Sahihul Xhami' (6068). [9] Po aty 6161.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

13


EJANI TË

EMIGROJMË SË BASHKU

Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e ka përmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librin Ihkamul Ahkam sherh Umdetul Ahkam, ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti në Habeshe (Etiopinë e sotme), atëherë kur sahabët keqtrajtoheshin nga politeistët në Mekë.

F

Falënderimi dhe lavdia i qoftë Allahut, kurse përshëndetjet qofshin për Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Hixhreti ose emigrimi rrjedh nga folja hexhere, largim, bojkotim, e cila është e kundërta e bashkimit. Thuhet për shembull filan popull ka bërë hixhret nga ky vend në vendin tjetër, d.m.th. ka lënë vendin e parë dhe ka shkuar në të dytin, ashtu siç ka vepruar Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij kur bënë hixhret nga Meka në Medinë. Hixhret (emigrim) është kur njeriu ndahet nga tjetri me trup, me gjuhë ose me zemër. Allahu i Lartësuar në rastin kur gruaja nuk e dëgjon burrin thotë: "Largohuni nga shtrati...” En-Nisa: 34. Në këtë rast mosafrimi ndaj saj është për qëllim largimi

14

me trup. Po ashtu fjala e Allahut kur tregon për ankesën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tek Zoti i tij. "Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kur'anin, si (diçka) të urryer.” El Furkan: 30 Ky bojkotim i Kur’anit është për qëllim me zemër dhe gjuhë. Kurse fjala e Allahut az-ze ve xhel-le: "...dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme” përfshin tri mënyrat e hixhretit, me gjuhë, trup dhe zemër, ndërsa fjala e Allahut të Lartësuar "dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)...” përfshin të gjitha mënyrat e mundshme të hixhretit. Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e ka përmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librin Ihkamul Ahkam sherh Umdetul Ahkam,

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti në Habeshe (Etiopinë e sotme), atëherë kur sahabët keqtrajtoheshin nga politeistët në Mekë. Hixhreti i dytë është nga Meka në Medinë. Hixhreti i tretë është hixhreti i fiseve të ndryshme arabe deri tek i Dërguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem, që të mësonin ligjet e fesë dhe pastaj ktheheshin në vendin e tyre për t’ua mësuar njerëzve. Hixhreti i katërt është hixhreti i banorëve të Mekës që u bënë muslimanë, të cilët vinin te Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sellem pastaj ktheheshin prapë në vendin e tyre. Hixhreti i pestë është hixhreti nga gjërat që ka ndaluar Allahu i Lartësuar. Ky lloj i fundit hixhreti është edhe objektivi i këtij artikulli dhe është një thirrje për veten tonë, për vëllezërit tanë dhe për njerëzit përreth nesh, që t'i bojkotojmë epshet, edukatën e keqe, mëkatet, t'i lëmë dhe t’i refuzojmë ato. Ky është hixhreti obligativ për ne, në çdo kohë dhe në çdo vend, madje deri në Ditën e Kiametit, ngase është hixhreti nga çdo gjë që ka ndaluar Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin Tarikul Hixhretejn thotë: "Hixhreti është dy llojesh. I pari është hixhreti me trup prej njërit vend në tjetrin dhe rregullat e tij janë të njohura. I dyti është hixhreti me zemër tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ky hixhret përmban parafjalët prej dhe tek, kështu që njeriu bën

hixhret me zemrën e tij prej dashurisë ndaj dikujt tjetër tek dashuria e Allahut, prej të qenët rob i dikujt tjetër tek të qenët rob i Allahut, prej frikës, shpresës, mbështetjes te dikush tjetër, tek frika, shpresa, mbështetja tek Allahu, prej lutjes, kërkimit, përuljes ndaj dikujt tjetër tek lutja, kërkimi, përulja ndaj Allahut.” Pastaj Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, tregon gjendjen e robit besimtar, i cili është emigrues tek Allahu dhe thotë: "Ai në çdo kohë ka dy hixhrete, hixhretin tek Allahu me zemër, dashuri, robërim, mbështetje, kthim, dorëzim, frikë, shpresë, kthimi nga Ai dhe nevoja për Të në çdo frymëmarrje të tij. Dhe hixhreti tek i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në lëvizjet e tij të jashtme dhe të brendshme, që ato të jenë në përputhje me Sunnetin e tij…” Pra, hixhreti i mbetur deri në Ditën e Kiametit në çdo kohë dhe në çdo vend është hixhreti ndaj mëkateve, gjërave të ndaluara, zakoneve të këqija, zakoneve të injorancës, dyshimeve etj. Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, transmetojnë nga Abdullah ibën Amër ibën el Asi radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Musliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit kanë shpëtuar muslimanët, kurse emigrues është ai i cili largohet nga ajo që ka ndaluar Allahu.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Hixhreti është dy llojesh: të lësh mëkatet dhe të bësh hixhret tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Dhe nuk do të ndërpritet hixhreti derisa pendimi pranohet dhe pendimi vazhdon të pranohet derisa të lindë dielli nga perëndimi. E nëse lind nga perëndimi, atëherë vuloset çdo zemër dhe çfarë ka në të, dhe njerëzve u mjaftojnë veprat (d.m.th. nuk u bëjnë dobi më veprat e

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

15


mira).”[1] Në një transmetim tjetër, një person e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sellem se cili hixhret është më i miri. Ai tha: "Të lësh atë që urren Zoti yt.”[2] Dijetari i nderuar el Izz ibën Abdus-Selam në librin Shexheretu el me’arif ve el ahval ve salihu el akvali ve el a’mal thotë se hixhreti është dy llojesh: hixhreti i vendbanimeve dhe hixhreti i mëkateve dhe armiqësisë, por më e vlefshmja është hixhreti i mëkateve dhe armiqësisë ngase në të arrihet kënaqësia e Rrahmanit dhe poshtërimi i epshit dhe i shejtanit. Duhet të shpejtojmë në këtë hixhret që e kënaq Allahun, të bëjmë hixhret prej kufrit dhe shirkut në iman dhe teuhid, të bëjmë hixhret prej shpikjes në fe në Sunnet dhe pasim, të bëjmë hixhret prej veprave të ndaluara në veprimin e obligimeve, prej moskujdesjes ndaj gjërave të urryera në veprimin e punëve të pëlqyera, të bëjmë hixhret nga nxirja e fletëve tona me mëkate dhe punë të këqija në zbardhimin e tyre me adhurime dhe punë të mira, të bëjmë hixhret nga teprimi dhe neglizhimi në rrugën mesatare dhe të përmbajturit në rrugën e drejtë si dhe të bëjmë hixhret nga çdo gjë e keqe dhe e ndyrë në çdo të mirë dhe të pastër. Nëse hixhreti bëhet kështu, atëherë është argument i plotësimit të imanit dhe argument i dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe me këtë mënyrë hixhreti tregohet se robërimi i plotë është vetëm ndaj Allahut dhe njeriu arrin mirësinë dhe fiton xhennetin. Zëri që del nga gjendja dhe fjalët e tij është: "Unë do të mërgoj te

Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” Në fund, o ti që ke vendosur të bësh hixhret tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, ki kujdes që këtë vepër ta bësh vetëm për hir të Allahut, nëse dëshiron të arrish frytet e mira në këtë botë dhe në botën tjetër, ngase Pejgamberi sal-laAllahu alejhi ve sellem ka paralajmëruar për këtë gjë të rëndësishme kur ka thënë: "Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, hixhreti i tij do të jetë për atë që ka bërë hixhret.”[3] Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Muhaxhir i vërtetë është ai që bën hixhret tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Muhaxhiri për të bërë pasuri në realitet është tregtar, kurse muhaxhiri për të martuar një vajzë në realitet është kërkues nuseje, kështu që asnjëri prej këtyre nuk është muhaxhir i vërtetë.” Ibën Al-lan thotë: "Hixhreti i çdokujt tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, me qëllim dhe nijet, do të ketë shpërblim dhe sevap.” Lus Allahun të na japë sukses në çdo punë të cilën e do dhe është i kënaqur prej saj! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

______________ [1] Transmeton Ahmedi dhe e ka konsideruar të mirë Albani [2] Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Albani [3] Muttefekun alejhi

16

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Muhamed el XHUHEMI Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Xheladin LEKA Zyrih / Zvicër


URDHËRIMI PËR TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA II

Por nëse në mendjen e tij mbizotëron ndonjë fraksion i keq, thashetheme e fitne, atëherë ai do t’i thërrasë njerëzit në humbje dhe mendon se është duke vepruar mirë.

K

Këto janë disa çështje besimi në të cilat ka mësim, këshilla dhe shembuj. Jemi në çështjen e tridhjetë e shtatë nga çështjet e besimit dhe pikërisht në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja me sinqeritet të plotë. Robër të Allahut, nëse ne urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja në bazë të mundësive që kemi, është obligim të kemi parasysh këto rregulla.

atij që urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja, ngase Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf: 108 Ai që thërret tek e mira dhe ndalon nga e keqja me padituri do të bëjë më shumë dëm se dobi.

Rregulli i parë: Dituria Është e domosdoshme të kesh njohuri rreth së mirës që urdhëron dhe së keqes që ndalon. Po ashtu është e domosdoshme të kesh parasysh kategorinë e

Rregulli i dytë: Butësia dhe urtësia me njerëzit Nëse ne urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja, duhet të sillemi mirë dhe butë me njerëzit. Allahu i

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

17


Lartësuar thotë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...” Alu Imran: 159 Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” Et-Tevbe: 128 Allahu i Lartësuar kur e dërgoi Musain dhe Harunin te Faraoni u tha: “Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!.” Ta Ha: 44 I Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: “Nuk ekziston mirësia-butësia në diçka dhe të mos e hijeshojë atë dhe nuk ekziston ashpërsia në diçka dhe të mos e shëmtojë atë.”[1] I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjithashtu thotë: "Vërtet Allahu është i butë dhe e do butësinë në të gjitha gjërat dhe jep për butësinë çfarë nuk jep për ashpërsinë.”[2] O thirrës në Islam, përgëzoni e mos armiqësoni dhe kini kujdes nga ashpërsia, kini kujdes nga tekfiri i muslimanëve, ngase ai që i thotë vëllait të vet kafir, ajo fjalë do të kthehet te njëri nga ata të dy. Thirrësi në rrugën e Allahut që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja duhet të jetë pasues i Traditës Profetike dhe të jetë i butë me njerëzit. Sufjan eth-Thevrij, Allahu e mëshiroftë,

ka thënë: “Nuk urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja vetëm se ai tek i cili gjenden këto tri cilësi: urdhëron me butësi dhe ndalon me butësi; urdhëron me drejtësi dhe ndalon me drejtësi dhe urdhëron me dituri dhe ndalon me dituri." Rregulli i tretë: Durimi Allahu i Lartësuar, kur e urdhëroi të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që ta paralajmëronte dhe ta thirrte popullin e tij në adhurimin e Allahut, e porositi duke i thënë: “O ti i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)! Mos jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë dhe për hir të Zotit tënd, duro.” El-Muddeththir: 1-7 Nëse thirrësi në rrugën e Allahut, që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, keqtrajtohet nga gjuha dhe dora e të tjerëve, duhet të bëjë durim për Allahun. Ashtu siç i tha Llukmani birit të tij: “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!” Lukman: 17 Allahu i Lartësuar gjithashtu i tha të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!” El-Muzzemmil: 10 Rregulli i katërt: Mundësia

______________ [1] Transmeton Buhariu. [2] Transmeton Buhariu.

18

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


Ai që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, urdhëron dhe ndalon në bazë të mundësisë e njohurive që ka. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka...” ElBekare: 286. Ndërsa i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “...e nëse nuk mundet (ta ndryshojë të keqen me dorë apo me fjalë), atëherë e urren me zemrën e tij e kjo është pjesa më e ulët e imanit.”[3] Kjo na argumenton qartë se ai që urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja urdhëron dhe ndalon në bazë të mundësisë dhe fuqisë që ka. Rregulli i pestë: Dobitë dhe dëmet Është e domosdoshme në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja që të shikohen dobitë dhe dëmet që vijnë pas saj. Nëse pas urdhrit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja vjen dëm më shumë se dobi, atëherë duhet të ndalemi. Ndërsa nëse pas urdhrit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja ka dobi ummeti musliman, atëherë vazhdojmë duke urdhëruar për të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja. Robër të Allahut! Përqendrohuni me ne që ta mësojmë sinqeritetin në urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja nga ky njeri musliman i cili erdhi nga skajet e qytetit duke nxituar, në mënyrë që ta urdhëronte popullin e tij për të mirë dhe ta ndalonte nga e keqja, duke flijuar shpirtin e tij për këtë. Allahu e ka përshkruar kështu ngjarjen e tij në Kur’an, e cila do të lexo-

het deri në Ditën e Kiametit. Allahu i Lartësuar i tha të Dërguarit tonë sallAllahu alejhi ve sel-lem: “Përmendu atyre”, që do të thotë: -O i Dërguari i Allahut, përkujtoja popullit tënd, i cili të përgënjeshtroi, shembullin- “e banorëve të qytetit, kur u erdhën të Dërguarit.” Dy të Dërguar “që ata i quajtën gënjeshtarë.” Pra, filluan t’i quajnë gënjeshtarë. “Pastaj i përforcuam të Dërguarit me një të tretë.” I përforcuam dy të parët me një të Dërguar të tretë. “E ata thanë.” Pra, të Dërguarit i thanë popullit të tyre: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!” D.m.th. ne jemi dërguar nga Zoti juaj, i Cili ju krijoi dhe urdhëroi që vetëm Atë ta adhuroni, i Cili nuk ka shok. “Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne.” Jasin: 13-15 D.m.th. si Allahu ju shpalli juve shpallje kur jeni njerëz si ne? Sikur të ishit vërtet të Dërguar, do të ishit melaike! Ky ishte një dyshim i shumë popujve gënjeshtarë. Gjithmonë çuditeshin dhe thoshin: -A ka sjellë Allahu njeri si të Dërguar?! Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sepse kur të Dërguarit e tyre sillnin prova të qarta, ata thoshin: “Vallë, vdekatarë-njerëz si ne do të na udhëheqin?” Et-Tegabun: 6 Po ashtu thotë: “Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të Dërguar një njeri?” El-Isra: 94 Dyshimi i njerëzve: Sikur Allahu të dëshironte të sillte një të Dërguar nga melaiket te njerëzit, do ta dërgonte, por i dërgoi njerëz që t’u flasin dhe ta përc-

______________ [3] Transmeton Muslimi (175), shiko Sahihul-Xhami’ (6250).

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

19


jellin shpalljen, në mënyrë që ta kuptojnë atë që ua përcjellin. Allahu i Madhëruar vazhdon duke na treguar ngjarjen e tre të Dërguarve. “(Banorët u thanë të Dërguarve) ...e i Gjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallur asgjë; ju vetëm gënjeni”. Ata (të Dërguarit) u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne jemi vërtet të Dërguar te ju dhe kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë." Jasin: 15-17 Thirrësi në rrugën e Allahut nëse e pason Profetin sal-lAllahu alejhi ve sellem dhe është i sinqertë në Allahun gjatë thirrjes së tij, atëherë nuk frikësohet. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem nuk ka pasur tjetër obligim vetëm se të thërrasë qartazi, as thirrësit nuk kanë pasur tjetër obligim vetëm se të thërrasin të tjerët qartazi, pa marrë parasysh a u përgjigjen njerëzit apo jo thirrjes së tyre. Vazhdon tregimi: “Banorët thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju”, -ju konsiderojmë si një shenjë e keqe. “Nëse nuk tërhiqeni, do t’ju gurëzojmë dhe me siguri do t’ju godasë një dënim i dhembshëm prej nesh”. Ata (të Dërguarit) u përgjigjën: “Fatkeqësia që ju ndollët, mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?!" D.m.th. na konsideroni ne si një shenjë e keqe, ngase ne ju thërrasim në adhurimin e Allahut dhe në xhennet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka? “Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.” Jasin: 18-19

20

Dhe kështu banorët e këtij vendi dëshiruan t’i vrasin të dërguarit. Një njeri besimtar dëgjoi për lajmin dhe erdhi nga skajet e qytetit me nxitim, siç e ka përshkruar Allahu në Kur’an: “Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe tha: “O populli im, ndiqni të Dërguarit!” Jasin: 20. Shikoni këtë njeri besimtar, i cili erdhi duke nxituar dhe duke u kujdesur për thirrjen në rrugën e Allahut. Tha: -O populli im, pasoni të Dërguarit, pasoni ata që nuk kërkojnë kompensim, të Dërguarit ju thërrasin që të adhuroni Allahun, ju thërrasin të lini shirkun dhe adhurimin e idhujve, nuk ju kërkojnë pasuri për thirrjen e tyre. Ata nuk ju bëjnë thirrje për ndonjë parti, as për ndonjë kombësi dhe as për ndonjë fanatizëm. Pasojini ata që nuk kërkojnë kompensim nga ju dhe janë të udhëzuar, ngase i udhëzuari i thërret njerëzit në udhëzim, ndërsa i humburi i thërret njerëzit në humbje. Nëse thirrësi është i udhëzuar në rrugën e drejtë, ka njohuri nga libri i Allahut dhe Sunneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke pasuar rrugën e sahabëve, atëherë i thërret njerëzit në udhëzim, në rrugë të drejtë. Por nëse në mendjen e tij mbizotëron ndonjë fraksion i keq, thashetheme e fitne, atëherë ai do t’i thërrasë njerëzit në humbje dhe mendon se është duke vepruar mirë. Më pas u tha atyre: “Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


Cili do të ktheheni të gjithë?" Jasin: 22 Ai që më krijoi meriton të adhurohet dhe për këtë nuk i lejohet asnjë krijese që t’i bëjë ibadet dikujt tjetër pos Allahut. Allahu ka thënë: “Dhe tek Ai do të ktheheni.” El-Bekare: 245, që t’i dënojë ata që bënë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bënë mirë, me shpërblimin më të mirë. Më pas u tha atyre: “Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij?" Kjo është pyetje në formën mohuese dhe qortuese. “Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.” Jasin: 23. D.m.th. ata idhuj që ju adhuroni nuk kanë asgjë në dorë. Nëse Allahu i Lartësuar dëshiron të më godasë me ndonjë fatkeqësi, këta idhuj nuk do të mund të më shpëtojnë. “Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.” Jasin: 24 “Unë i kam besuar Zotit tuaj.” E tha këtë burrërisht para masës, nuk e fshehu imanin e tij. “Andaj, më dëgjoni!” Jasin: 25. Disa dijetarë kanë thënë se këto fjalë ua ka thënë të Dërguarve: -Unë i kam besuar Zotit tuaj, i Cili ju dërgoi, atëherë më dëgjoni o të Dërguar në mënyrë që të dëshmoni për mua para Allahut në Ditën e Kiametit. Disa të tjerë kanë thënë: -Me këto fjalë iu drejtua popullit të tij, i cili qe ngulitur në kufrin e vet me inat. Pasi e shprehu haptazi imanin e tij, populli e dënoi

ashpër duke e gurëzuar dhe duke e goditur me këmbë derisa ndërroi jetë. Edhe pse ata e goditnin, ai nuk ndalej duke thënë: -O Allahu im, udhëzoje popullin tim ngase ata janë injorantë. I doli fryma e fundit duke e thirrur popullin e tij. Pasi vdiq iu tha atij: “Hyr në xhennet.” Pra, Allahu i tha atij hyr në xhennet dhe pasi hyri, gjeti aty mirësi pa fund. Atëherë tha siç e ka përshkruar Allahu në Kur’an: “Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!” Jasin: 26-27. Ibën Abbasi radijAllahu anhu ka thënë: “E ka këshilluar popullin e tij sa ishte në këtë jetë me fjalët: “O populli im, ndiqni të Dërguarit!” Dhe pas vdekjes së tij me fjalët: “Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!” Qëllimi i tij ishte që sikur populli i tij të kishte mundësi ta kuptonte se në çfarë mirësie dhe në çfarë shpërblimi madhështor kishte arritur ai, kjo do t’i orientonte ata në pasimin e të Dërguarve. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me të për interesimin e tij të madh që populli i tij të udhëzohej edhe pse e vranë-, por ai megjithatë dëshiroi sa ishte gjallë dhe i vdekur që ata të udhëzoheshin. Allahu subhanehu ve teala e dënoi popullin e tij, që përgënjeshtroi të Dërguarit dhe vrau lajmëtarin e tyre. Allahu thotë: “Por pas (vdekjes së) tij, Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

21


kishte nevojë për të Dërguar.” Jasin: 28. Në komentimin e ajetit është thënë se Allahu nuk dërgoi më në popullin e tij të Dërguar që t’i thërrisnin ata sërish në besim ngase Allahu ua bëri të qarta argumentet dhe prapë në ta nuk kishte hajër. Është komentuar gjithashtu se Allahu nuk zbriti ndonjë ushtri nga qielli për t’i dënuar ata, ngase për Allahun punët janë shumë të lehta. Ai dërgoi vetëm Xhibrilin alejhi selam dhe ai lëshoi vetëm një zë dhe vdiqën të gjithë. Allahu thotë: “(Mjaftoi për t’i dënuar ata) vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u shuan përnjëherësh.” Jasin: 29 Robër të Allahut, shembujt dhe mësimet që nxjerrim nga kjo ngjarje janë si vijon: E para: Besëtytnitë dhe parandjenja e fatkeqësive janë shirk dhe njëherazi është cilësi e femohuesve dhe jobesimtarëve. Shiko popullin e këtij fshati, që ishte femohues, se çfarë u thanë të Dërguarve: “Banorët thanë: “Ne parandiejmë fatkeqësi nga ju.” Pra, për shkakun tuaj. Shiko gjithashtu popullin e Faraonit, kur i vinte ndonjë e mirë : “... Ata thoshin: “Këtë e kemi merituar! E kur i godiste ndonjë e keqe, atë e merrnin si

ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij.” El-A’raf: 131. Pra, merrnin si ogur të zi Musain dhe ata që e pasonin atë. Gjithashtu populli i Salihut i thanë atij: “...Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre që janë me ty.”(En-Neml: 47. Pra, ata i konsideronin si ogur të zi. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Oguri (parandjenja për diçka të mirë apo të keqe) është shirk, oguri është shirk dhe nuk ka njeri që nuk bie në të, por Allahu e largon atë me tevekkul (mbështetje në Allahun).”[4] Gjithashtu ka thënë: “Nuk është prej nesh kush bën ogur ose kërkon t’i bëhet (nga të tjerët), kush parashikon (gjërat) ose kërkon t’i parashikohen (nga tjerët), kush bën magji ose kërkon t’i bëhet magji (nga tjerët). Ai që shkon te parashikuesi (falltori)[5] dhe i beson në atë që thotë vetëm se e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.”[6] Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka mbartje të sëmundjeve (vetëm se me lejen e Allahut), nuk ka ogur, nuk ka ogur nga shpendët dhe nuk ka ogur nga muaji Safer.”[7][8] Nuk i përket muslimanit të parandiejë fatkeqësi për asgjë. Nëse i shkon mendja ndonjëherë, le t’i mbështetet Allahut dhe le të vazhdojë atë që ka

______________ [4] Sahih Et-Tirmidhij. [5] Nga më të njohurit në Kosovë është Burdushi, i cili po mashtron nevojtarët duke u mbështetur në petkun e Islamit dhe hoxhëllarëve, por realisht është një gënjeshtar që përmes gënjeshtrave që i thonë shejtanët e tij përfiton të mira materiale. Sikur ai realisht do të mund të shëronte njerëzit, do të shëronte vëllanë e tij, që e mban të mbyllur në kafaz. Shkuarja tek ai dhe te çdokush tjetër të ngjashëm me të është shirk dhe mohim i asaj që i është shpallur të Dërguarit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. O robër të Allahut, mbështetjuni Allahut dhe kërkoni shërim në mënyrë të ligjshme e jo përmes shejtanëve, qofshin ata nga njerëzit apo xhinët (sh.p.). [6] Sahih El-Xhami’ (5311). [7] Safer është njëri nga muajt sipas kalendarit hënor. [8] Sahih El-Xhami’ (7407).

22

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


pasur për të bërë, por nëse kthehet nga puna e tij për shkak të ndonjë parandjenje, vetëm se ka bërë shirk. E dyta: Thirrësi në rrugën e Allahut do të shpërblehet për thirrjen e tij edhe nëse thirrjes së tij nuk i përgjigjet askush. E tij është që të bëjë të qartë të vërtetën dhe të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja, pa marrë parasysh a i përgjigjen njerëzit apo jo. Ai pa dyshim është i shpërblyer tek Allahu, ndërsa pranimi nga të tjerët dhe udhëzimi është në dorën e Allahut, i Cili është i vetëm. Shikojeni këtë njeri besimtar, i cili e thirri popullin e tij dhe nuk besoi askush prej tyre, por megjithatë atij iu tha “hyr në xhennet”. Shumë thirrës urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, por nëse gjejnë kundërshtim nga njerëzit e lënë këtë gjë. Jo o vëllezër muslimanë, bëhuni të qëndrueshëm dhe urdhëroni për të mirë e ndaloni nga e keqja ashtu siç jemi urdhëruar me Kur’an dhe Sunnet dhe bëni durim. E treta: Vdekja është e vërtetë dhe gjithsesi të gjithë do të vdesin, por në çfarë gjendjeje do të vdesim? A do të të zërë vdekja duke falur namaz, duke lexuar Kur'an apo duke urdhëruar për të mirë dhe ndaluar nga e keqja? Apo do të të zërë vdekja duke mos falur namaz dhe duke i lënë anash urdhrat e Allahut? Shikoni o robërit e Allahut, vdiq ky njeri, ky musliman thirrës (në rrugën e Allahut), por vdiq duke urdhëruar për të mirë dhe duke ndaluar

nga e keqja dhe hyri në xhennet. Shikoni edhe popullin e tij, edhe ata vdiqën, por vdiqën duke përgënjeshtruar të Dërguarit dhe duke bërë kufër, vdiqën në shirkun e tyre dhe përfunduan në zjarr përvëlues. Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit...” Alu Imran: 185 Bëhu i kujdesshëm o rob i Allahut, në mënyrë që të të vijë vdekja duke qenë në adhurim ndaj Tij. Nëse të shkon mendja ta lësh namazin, thuaji vetes: -O shpirti im, sikur vdekja të vijë në këto momente, çfarë do t’i thuash Zotit tënd? Nëse dëshiron të kërkosh ndihmë ose shërim nga i vdekuri (varrezat në tyrbe), thuaji vetes: -O shpirti im, sikur vdekja të trokasë në derën tënde në këtë moment, çfarë do t’i thuash Zotit tënd? Nëse dëshiron të marrësh kamatë, thuaji vetes: -O shpirti im, sikur vdekja të zbresë mbi ty në këtë moment, çfarë do t'i thuash Zotit tënd në Ditën e Kiametit? E lusim Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit madhështor, që të na vdesë ne dhe ju me iman! Ahsenul-Bejan min mevakif EhlulIman Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Përshtati: Sabahudin SELIMI Viti / Kosovë

23


FEMRA -IVEdukimi i shëndoshë është mburojë prej çrregullimeve që kanë kapluar shoqëritë dhe është mbrojtje prej mendimeve të devijuara. OBLIGIMI YNË

E

E përmbledhim këtë, lexues të nderuar, duke përmendur çështjet në vijim: E para: Të mburremi me këtë fe. “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” Alu Imran 139 Ka përfunduar koha e turpit dhe e frikës pse jemi pjesëtarë të fesë islame dhe ka filluar koha e sinqeritetit dhe e shfaqjes së saj. Na brengos fakti se disa fëmijë myslimanësh kanë marrë rrugën e shfrenimit ndërkohë që shumë njerëz që i kanë stërmbushur vendet e amoralitetit dhe kanë arritur kulminacionin e mëkateve

kanë filluar të kthehen në fenë e Allahut. E dyta: Të furnizohemi me dituri të saktë të jurisprudencës islame. Nuk ka asgjë më të fortë sesa posedimi i argumentit të ndritshëm e të qartë. Me diturinë e jurisprudencës islame njeriu zbulon lajthitjet e humbësve dhe devijimin e tyre. E treta: Shfletimi i librave të Perëndimit dhe të Lindjes që paraqesin gjendjen e shoqërisë së tyre. Këta kanë filluar të thërrasin aty-këtu pasi kanë provuar mjerim e degjenerim për shkak të shfrenimit dhe largimit nga feja e tyre. E katërta: Të kemi sinqeritet dhe vendosmëri në edukimin e djemve dhe vajzave tona.[1] “Çdokush nga ju është përgjegjës dhe

______________ [1] Transmetojnë Buhariu (Fet’h 13/111) dhe Muslimi (1829).

24

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


çdokush nga ju do të japë llogari për përgjegjësinë e tij.” Edukimi i shëndoshë është mburojë prej çrregullimeve që kanë kapluar shoqëritë dhe është mbrojtje prej mendimeve të devijuara. E pesta: Të kemi njohuri për sekularizmin nga librat dhe shkrimet e tyre dhe t'u tërheqim vërejtjen njerëzve prej mashtrimit dhe lajthitjës së tyre. Duhet ta sqarojmë rrezikun e tyre për popullin dhe fenë tonë, të përmendim metodat që kanë planifikuar ata në vendet islame dhe që mund t'i përdorin edhe në vendet e tjera. E gjashta: Ta kthejmë popullin nga dijetarët dhe thirrësit që t'i njohin mendimet dhe qëndrimet e tyre, në mënyrë që të largohen nga hilet e atyre që dëshirojnë devijimin e të rinjve. Po e përfundojmë këtë shkrim duke paraqitur disa propozime. 1- Publikimi i njohurive islame në plan programet mësimore për femrat. Ka kaluar një kohë e gjatë e ne nuk kemi mundur të nxjerrim plan program mësimor për femrat. 2- Hapja e qendrave të kulturës islame, të cilat kujdesen për të drejtat e femrës në Islam, për obligimet e saj dhe që t'u sqarohet keqtrajtimi i femrës në Lindje dhe Përmendim në mënyrë që t'u kundërvihemi dyshimeve të atyre që dëshirojnë degjenerimin e femrës. Nuk është mirë që të vonohet dhe të mos futet kjo metodë në shkolla dhe universitete.[2] 3 - Duhet të zgjidhet çështja e punësimit të gruas pas një studimi të thelluar nga njerëz që kanë njohuri dhe përvojë në fushën e arsimit, të cilët mburren me fenë

e tyre dhe kanë njohuri në jurisprudencën islame. 4- Ka ardhur koha që të hapet një universitet i cili harton projekte që i përshtaten kësaj gjinie dhe na largon nga kundërshtimet në shoqërinë tonë. 5- Puna e grave nuk është një detyrë e pastër administrative, por është e lidhur me personalitetin dhe rolin e saj në shoqëri dhe përshtatshmërinë e saj. Nga këtu duhet studiuar ky subjekt me anë të sheriatit dhe interesit të ummetit. 6- Heqja e afateve në arsimimin e femrës për arsye se ky sistem ka ndikim negativ për femrën dhe nuk do të thotë se çdo gjë që praktikohet te meshkujt duhet të praktikohet edhe te femrat. 7- Duhet të rishikohet çështja e punësimit të femrës. Nuk është e drejtë që ajo të largohet nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe të mos kthehet deri në mbrëmje, ashtu siç nuk është e drejtë që ajo të punojë mbi dymbëdhjetë orë. Çfarë pengese ka nëse i caktohet femrës gjysmë orari punësim dhe paga të jetë në raport me punën? Çfarë pengese ka nëse i jepet femrës leje e paguar para dhe pas lindjes që të kujdeset për fëmijën e saj? Ka shumë familje ku janë të punësuar edhe burri edhe gruaja, ndërkohë që ka edhe të tjera ku nuk është i punësuar asnjëri. Për këtë mund të debatohet, por me kushtin që të mos e barazojmë femrën me mashkullin në sistemin e punësimit. "El-Mer'etu ve kejdul e'da" Dr. Abdullah bin Vekil ESH-SHEJH Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI Viti / Kosovë

______________ [2] Siç kërkohet hyrja e lëndës fetare në shkollat publike (sh.p.).

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

25


MBULESA

E FEMRËS MUSLIMANE, IBADET E JO ADET Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën muslimane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur, e ngritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike. Mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet.

Ç

Çrregulluesit dhe thirrësit gjoja për çlirimin e femrës janë përpjekur vazhdimisht që ta zhveshin femrën muslimane nga turpi dhe mbulesa, duke përdorur metoda djallëzore, duke propaganduar se shkaku i mospërparimit të saj është mbulesa, pastërtia dhe turpi. Ata thonë se nëse femra dëshiron përparim dhe qytetërim, atëherë nuk kërkohet nga ajo gjë tjetër përveçse të heqë petkun e besimit, të pastërtisë e të turpit dhe në këtë mënyrë do ta gjejë veten në krye. Por e vërteta që shkëlqen çdoherë është se moszbulimi i trupit, mbulesa dhe turpi janë në vetvete adhurim ndaj Zotit të gjithësisë dhe dëgjueshmëri ndaj të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën muslimane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur, e ngritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike. Mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet. Sa më e kujdesshme të jetë muslimania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i

shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin e saj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nga njerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon që një sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit të saj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatare ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon gjë tjetër përveç pastërtisë. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Gruaja është avret[1] dhe kur del (nga shtëpia), atë e vëzhgon shejtani."[2] Argumentet e obligueshmërisë së mbulesës dhe kushtet e saj Allahu i Lartësuar thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë

______________ [1] Avret do të thotë pjesë e turpshme, që nuk lejohet të shfaqet para të huajve. E ka cilësuar i Dërguari i Zotit gruan me këtë emër për të sqaruar se ajo nuk duhet ta shfaqë trupin e saj dhe se njerëzit duhet t'i ruajnë shikimet e tyre dhe jo të shikojnë aty ku nuk është e lejuar për ta (sh.p.). [2] Transmeton Tirmidhiu

26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


ndytësinë e mëkatit dhe t'ju pastrojë tërësisht."ElAhzab: 32-33 Dhe: "O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." El-Ahzab: 59 Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Dy lloje (njerëzish) nga banorët e zjarrit s'i kam parë (ende): njerëz të cilët në duart e tyre mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve me të cilat i godasin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura,[3] përdridhen dhe i bëjnë (njerëzit) të dridhen (nga provokimi i epshit të tyre), kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta. Nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe as që do ta ndiejnë aromën e tij, edhe pse aroma e tij ndjehet nga një largësi e madhe."[4] Në këtë hadith ka profetësi dhe paralajmërim për shfaqjen e njerëzve mizorë dhe zullumqarë, të cilët i godasin dhe i rrahin njerëzit me shkopinj, si dhe për shfaqjen e lakuriqësisë, e cila sot është e pranishme kudo. Kushtet e mbulesës 1. Duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe duarve.[5] I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është shprehur: "Oj Esma, kur gruaja arrin moshën madhore, nuk bën që të duket prej saj përveç kësaj", dhe bëri me shenjë nga fytyra dhe duart (e tij)."[6]

2. Nuk duhet të jetë zbukurim në vetvete I Lartësuari thotë: "…të mos zbulojnë stolitë e tyre…" En-Nur: 31 Si dhe: "Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme." El-Ahzab: 33 3. Nuk duhet të jetë e tejdukshme e tij, edhe pse aroma e tij ndihet nga një largësi e I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Do të ketë në fund të ummetit tim gra të veshura të zhveshura, kokat e tyre do të jenë si gungat e deveve të dobëta. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara!" Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: "Nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe as që do ta ndiejnë aromën madhe."[71] 4. Duhet të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë, që të mos ekspozojë asgjë nga trupi i saj Usame Ibën Zejdi thotë: "Më dhuroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një kibtijje të dendur, nga ajo që ia kishte dhuruar atij Dihjetul Kelbij dhe unë pastaj ia dhurova atë gruas sime. Më pyeti i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Pse nuk të shoh që e vesh kibtijjen?"[8] Thashë: -Ia kam dhuruar gruas sime, o i Dërguar i Allahut. Ai tha: "Atëherë urdhëroje që të veshë nën të një fustë[9] sepse unë frikësohem që t'i shfaqet asaj forma e eshtrave të saj".[10] 5. Nuk duhet të jetë e parfumuar I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Çdo grua që parfumohet dhe kalon pranë burrave, në mënyrë që ata ta ndiejnë aromën e saj,

______________ [3] Janë të veshura dhe të zhveshura (në të njëjtën kohë) për shkak të rrobave të tyre të holla dhe të tejdukshme, përmes të cilave duket trupi brenda (sh.p.). [4] Sahihul Xhami', pjesa 2/3799 [5] Fytyra dhe duart lejohen të mos mbulohen. Ajo që shumë femra muslimane praktikojnë sot në botën arabe dhe joarabe, duke mbuluar edhe fytyrën dhe duart, nuk është obligative (sipas shumicës dërrmuese të dijetarëve), por është sunnet dhe e pëlqyer, sidomos në ditët e sotme kur amoraliteti, lakuriqësia, sytë e së keqes dhe të shkatërrimit i sheh kudo. Mbulimi i fytyrës në arabisht njihet me shprehjen "nikab" (ferexhe). Meqë jemi te ferexheja, nuk dua të flas për padrejtësitë, diskriminimin, shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në disa vende evropiane dhe së fundi në Francë apo edhe kundërshtimin e kushtetutës së këtyre vendeve nga vetë këto vende në rastin e ndalimit të ferexhesë. Këtë shkelje dhe diskriminim e vëren dhe e kupton kushdo që di pak për të drejtat e njeriut dhe lirinë e besimit dhe të manifestimit të tij, por më intereson të theksoj dhe të sqaroj se mbulesa (hixhab në arabisht) ndryshon nga nikabi (burka apo ferexheja), e cila po ndalohet në këto shtete "demokratike". Çudia më e madhe është se në shtetin tonë më të ri "demokratik", i cili mundohet të jetë kopje e vendeve të mëdha, ndalohet mbulesa (hixhabi) nëpër shkollat fillore dhe të mesme, duke u argumentuar me veprimin e këtyre shteteve, ndërkohë që ato shtete bëjnë diçka krejt tjetër nga kjo që bëjnë pushtetarët e shtetit më të ri "demokratik" në Evropë. Ferexheja nuk është hixhab, por ndalimi i secilës prej tyre nuk është tjetër vetëm se diskriminim dhe racizëm, adresa e së cilës është sulmi dhe lufta ndaj Islamit dhe muslimanëve (sh.p.). [6] Transmeton Ebu Davudi [7] Transmeton Muslimi [8] Rrobë që e përdornin banorët e Egjiptit (sh.p.). [9] Fustë është një këmishë e brendshme për gra. [10] Transmeton Ahmedi, Bejhekiu dhe Ebu Davudi Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

27


është lavire."[11] Nga Musa bin Jesari transmetohet nga Ebu Hurejra, se një grua kishte kaluar pranë tij (të fundit), ndërsa aroma e (parfumit të) saj ndihej (larg) dhe ai i tha asaj: "Oj robëresha e Zotit, për në xhami je nisur?" Ajo i tha se po. Ai i tha: "A je parfumuar?" Ajo ia ktheu se po. Atëherë i tha: "Kthehu dhe lahu sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Nuk ka grua që del (nga shtëpia) për në xhami e parfumuar dhe Allahu t'ia pranojë namazin e saj, derisa të kthehet në shtëpinë e saj dhe të lahet."[12] I Dërguari i Zotit gjithashtu thotë: "Nëse del ndonjëra prej jush në xhami, atëherë mos t'i afrohet parfumit (d.m.th. të mos parfumohet)."[13] 6. Nuk duhet t'i ngjajë rrobave të meshkujve E ka mallkuar i Dërguari i Allahut "burrin që vesh rroba si të femrave dhe gruan që vesh rroba si të mashkullit." [Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe Ahmedi] I ka mallkuar gjithashtu i Dërguari i Zotit sallAllahu alejhi ve se-lem "përngjasuesit (burra) me gratë dhe përngjasueset (gra) me burra". [Buhariu] Profeti i Zotit salAllahu alejhi ve selem thotë: "Tre (persona) nuk hyjnë në xhennet dhe nuk i shikon (ata) Zoti në Ditën e Gjykimit: të padëgjueshmin ndaj prindërve, gruan që përngjan me meshkujt dhe dejuthin ."[14][15] 7. Nuk duhet t'i përngjajë veshjeve të jobesimtarëve Allahu i Madhërishëm thotë: "Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë ."[16] El-Xhathije: 18 Dhe: "…E nëse shkon pas dëshirave të tyre pasi të

kanë ardhur argumente të qarta, ti nuk do të kesh prej Allahut ndihmës dhe as mbrojtës." Err-Rra'd: 37 I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shprehet: "Njeriu do të jetë (Ditën e Gjykimit) me atë që do."[17] Besimtarja sigurisht që ka dëshirë të ngjallet me nënat e besimtarëve (gratë e të Dërguarit të Zotit), Zoti qoftë i kënaqur me to. 8. Nuk duhet të jetë veshje fame Kjo do të thotë se nuk duhet të jetë tërheqëse për syrin për shkak të dallimit të saj në ngjyrë apo formë nga veshjet e njohura në atë vend. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vesh veshje fame në këtë dunja, do ta veshë Allahu atë me petkun e nënshtrimit Ditën e Gjykimit, pastaj do ta djegë atë." Për femrën lejohet veshja e mëndafshit, siç thuhet në hadithin e Abdullah Ibën Amrit, i cili thotë: "Doli para nesh i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem dhe në njërën dorë kishte rrobë mëndafshi, kurse në tjetrën ar. Dhe tha: "Këto të dyja janë të ndaluara (haram) për meshkujt e ummetit tim, por të lejuara për femrat e këtij ummeti."[19] URTËSIA E MBULESËS Allahu Fuqiplotë ka urdhëruar në Kur'anin Fisnik që femrat të mbulohen dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre (vetëm kur dalja jashtë është e nevojshme) si dhe ka paralajmëruar nga lakuriqësia dhe provokimi i meshkujve, për t'i mbrojtur femrat dhe meshkujt nga çrregullimet dhe shkatërrimet.

______________ [11] Transmeton Nesaiu, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu [12] Transmeton El-Bejhekiu [13] Transmeton Muslimi [14] Dejuth quhet ai që e sheh të keqen në familjen e vet dhe nuk ka xhelozi dhe nuk i ndryshon gjërat. Me fjalët "nuk hyjnë në xhennet dhe nuk i shikon Allahu në Ditën e Gjykimit", në hadithin në fjalë qëllimi është se nuk hyjnë në të në kohën kur hyjnë banorët e tij, edhe pse më vonë (pas dënimit) mund të hyjnë, përderisa janë muslimanë (sh.p.). [15] El-Hakimi, Bejhekiu dhe Ahmedi [16] Qëllimi me "ata që nuk dinë" janë jobesimtarët, pasi ajeti flet për besimin dhe jobesimtarët me mosdijen dhe injorancën e tyre si dhe për pasimin e epshit dhe dëshirave, duke vazhduar në besimin e tyre të kotë dhe në mohimin e Zotit të Vërtetë (sh.p). [17] Muttefekun alejhi [18] Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh [19] Ibën Maxheh

28

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


I Lartësuari thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë të matura. Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahun do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë ndytësinë e mëkatit dhe t'ju pastrojë tërësisht." El-Ahzab 32-33 I Lartësuari në këtë ajet i ka ndaluar gratë e të Dërguarit të Tij, njëkohësisht nënat e besimtarëve, gratë më të ndershme dhe më të pastra, që të llastohen me zë (për t'i provokuar meshkujt) duke zbutur dhe zbukuruar zërin, në mënyrë që të mos e shtyjë kjo atë që në zemrën e tij ka sëmundje drejt amoralitetit duke menduar se ato me këtë zë miratojnë një gjë të tillë. I ka urdhëruar gjithashtu që të qëndrojnë në shtëpi duke mos dalë ashtu siç ishte zakon në injorancën e hershme (para Islamit), duke shfaqur bukurinë dhe pjesët e turpshme të trupit, si koka, fytyra e zbukuruar, qafa, gjoksi, duart, këmbët dhe kështu me radhë, ngase kjo sjell çrregullim dhe shkatërrim të madh dhe nxitje të epshit të meshkujve drejt amoralitetit. Nëse Zoti i Gjithëfuqishëm i paralajmëron nënat e besimtarëve nga këto gjëra, duke qenë ato më të ndershmet dhe më të pastrat, atëherë gratë e tjera kanë më shumë nevojë për këtë paralajmërim dhe ndalim ngase edhe frika për të rënë në amoralitet është më e madhe. Për përfshirjen e të gjitha grave në këtë dispozitë më së miri dëshmon fjala e Allahut në këtë ajet: "Dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij ."[20] El-Ahzab: 33. Këto urdhëresa në këtë ajet janë për të gjitha gratë. Ajeti tjetër thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre

(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atë pas perdes sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." El-Ahzab: 53 Në këtë ajet vërejmë shumë qartë obligueshmërinë e të mbuluarit të grave (nga meshkujt) dhe ruajtjen e pjesëve të turpshme ndaj tyre. Zoti i Lartë sqaron se mbulesa është më e pastër për zemrat e burrave dhe të grave dhe më e sigurt për mosrënien në amoralitet dhe shkaqet e tij. Gjithashtu thotë: "O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." El-Ahzab: 59 Veçoritë e mbulesës 1- Mbulesa vjen nga turpi Turpi i femrës muslimane duhet ta shtyjë atë që të mbulojë trupin e saj dhe të mos e shfaqë për këdo. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Turpi dhe besimi janë dy gjëra të pandara, nëse njëra largohet, largohet edhe tjetra."[21] Kush e ka të mbushur zemrën me besim, do të ketë ruajtje, turp dhe siguri. 2- Mbulesa vjen nga dëlirësia Dëlirësia është nga cilësitë dhe frytet e besimit. Allahu Fuqiplotë thotë: "…kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen…" El-Ahzab 59. Mbulesa është pra shpallje dhe shenjë e dëlirësisë dhe e pastërtisë së asaj që e mban atë. 3- Mbulesa vjen nga besimi Besimtarja patjetër duhet t'u përgjigjet dhe nënshtrohet urdhrave të Zotit të saj, që thotë: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme (të trupit) të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç bur-

______________ [20] Ajeti flet për femrat në përgjithësi e në veçanti për gratë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç shihet në citimin e tij të mëhershëm në po të njëjtën faqe, ku ajeti është shkruar i plotë (sh.p.). [21] Sahihul Xhami', p.1/3200

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

29


rave të tyre, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet, apo djemve të vëllezërve të vet, djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!" En-Nur: 31 Mbulesa buron nga besimi sepse Zoti i thërret (në këtë ajet) gratë me zërin dhe thirrjen më të lartë, që është thirrja e besimit. "O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupit …" [el-Ahzab: 59], ndërsa edhe këtu vërejmë se i thërret me thirrjen më të lartë dhe më të ngritur, duke i cilësuar me cilësinë e besimit. 4- Mbulesa vjen nga xhelozia Të jesh xheloz për nderin dhe familjen është nga cilësitë e besimit. Atë që nuk ka xhelozi i Dërguari i Zotit e ka cilësuar me shprehjen "ed-dejjuth". I tillë është ai që s'e ka problem kush hyn dhe kush del në familjen e tij. Aliu radijAllahu anhu në një rast pat thënë: "Kam dëgjuar që gratë tuaja përzihen me të huajt (jobesimtarë) nëpër tregje. A nuk jeni xhelozë?! Nuk ka mirësi te ai që nuk ka xhelozi (për familjen e tij)." 5- Mbulesa vjen nga pastërtia Pastërtia e shpirtit dhe e trupit janë mburojë për femrën muslimane. Allahu i Lartësuar thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje…" El-Ahzab: 32 Gjithashtu thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre

(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atë pas perdes, sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." El-Ahzab: 53 Allahu është Ai i Cili ka krijuar trupat dhe zemrat tona dhe është më i Dituri për atë që i pastron ato. "A (thoni) se nuk di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai është më i Njohuri (për çdo gjë) dhe më i Dituri?" El-Mulk: 14 6- Mbulesa vjen nga devotshmëria: Kujdesi dhe ruajtja (e kufijve të Zotit) e shndërron femrën muslimane në një person të sinqertë dhe të kujdesshëm, që e ka frikë Zotin dhe dënimit të Tij dhe përpiqet të arrijë kënaqësinë e Zotit, kështu që ajo kujdeset edhe për veshjen e saj në mënyrë që të jetë ashtu siç do Zoti, me veshjen e devocionit, emblema e besimtares. Allahu thotë: "…Dhe petku i devotshmërisë, ai është më i miri." El-A'raf: 26 7- Mbulesa është mbrojtje I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Çdo femër që e heq petkun e saj në shtëpi të huaj, Allahu e largon nga ajo mbrojtjen e Tij."[22] Mbulesa pra vjen nga turpi, dëlirësia, besimi, xhelozia, pastërtia, devotshmëria dhe është mbrojtje. Ajo femër që mban këtë veshje me këto veçori është e domosdoshme të respektohet dhe të nderohet sepse kjo është ajo që respekton njerëzoren dhe shpirtëroren, që është kulturë dhe edukatë njerëzore, kurse lakuriqësia është prapambetje, përngjasim me kafshët dhe dalje jashtë natyrës dhe edukatës njerëzore.[23] Havla Beshir Abidin Bota e femrës muslimane Përshtati: Mr. Selatin MEHANI Aman / Jordani

______________ [22] Sahihul Xhami', p.1/2708 [23] Kam dëgjuar të thonë se mbulesa islame është prapambetje, ngecje dhe kthim në kohërat e lashta, në kohën e gurit, por asnjëherë në librat e historisë së njerëzimit s'kam lexuar që njerëzit në kohën e gurit janë veshur në tërësi apo kanë pasur mbulesë islame. Ata që na kthejnë në kohën e gurit më saktë janë pikërisht këta që thërrasin për zhveshje, lakuriqësi dhe liri të plotë të (mos)veshjes, vetëm se dallimi mes kohës së gurit dhe kohës moderne është se në atë kohë nuk janë veshur në mungesë të veshjes, ndërsa sot kjo bëhet për shkak të mungesës së turpit dhe edukatës njerëzore (sh.p).

30

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


MË E MIRA QË ËSHTË THËNË PËR TY

MOTËR

Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

M

Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi. Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim. Për çdo motër që ka përqafuar metodën e thjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve të bukura. Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëve ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve. Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe përmirësuese e gjendjes. Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e

zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butsi. Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Më i miri prej jush tek Allahu është më i devotshmi Allahu në Kur’an thotë: "Më i devotshmi prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” El Huxhurat: 13 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Me të vërtetë gratë janë binjake të burrave.” Vepra dhe shpërblime Allahu në Kur’an thotë: "Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim).” Alu Imran: 195 Pronësia dhe fitimi Allahu në Kur'an ka thënë: "Meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe

1 2 3

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

31


femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij." En Nisa: 32 Pjesë nga trashëgimia Allahu në Kur'an thotë: "Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar." En Nisa: 7 Të mbrojtura nga shpifjet Allahu në Kur'an thotë: "Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh." En Nur: 23 E drejta për martesë Allahu në Kur'an thotë: "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë." Err Rrum: 21 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kjo botë është tregti dhe tregtia më e mirë është gruaja e ndershme."[1] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja që ka bereqetin më të madh është ajo që ka mehrin më të ulët."[2] Obligueshmëria e marrjes së pëlqimit nga femra për martesën e saj Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk martohet e veja derisa të konsultohet dhe nuk martohet virgjëresha derisa të merret pëlqimi i saj." I thanë: "O i Dërguar i Allahut, e cili është pëlqimi i saj?" Tha: "Heshtja."[3] Mospengimi i femrës në martesë Allahu në Kur'an thotë: "Mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë." El Bekare: 232 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nëse ju vjen dikush dhe ju kërkon martesë, jeni të

4 5 6

kënaqur me fenë e tij, me moralin e tij, atëherë martojeni. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të keni sprova të shumta dhe do të përballeni me probleme të shumta."[4] Drejtësia Allahu në Kur'an thotë: "Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj." En Nisa: 3 Allahu në Kur'an thotë: "Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur." En Nisa: 129 Mbrojtja Allahu në Kur'an thotë: "Sa u përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas).Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më." En Nisa: 34 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i ka dy gra dhe anon ka njëra më shumë, do vijë Ditën e Gjykimit me njërën pjesë të anuar."[5]

9

10

7 8

______________ [1] Transmeton Muslimi. [2] Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi. [3] Mutefekun alejhi. [4] Transmeton Tirmidhiu, Albani e ka bërë të mirë. [5] Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Nisaiu. Albani e ka cilësuar të vërtetë.

32

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Më e mira që është thënë për ty motër "Darul Watan" Përshtati: Unejs MURATI


J E TA DHE VEPRA E

IMAM NEVEVIUT Dijetarët janë njerëzit më të dashur për të tjerët dhe kjo është një nga shenjat e kësaj bote që tregon se Allahu është i kënaqur me ta, ashtu siç thotë në Kur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” Merjem: 96

F

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili në librin e Tij madhështor ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” El-Muxhadele: 11. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij me mirësi deri në Ditën e Gjykimit. Pa dyshim se Allahu do t’i lartësojë në grada të larta ata që besojnë dhe në veçanti ata që janë shkaktarë që besimtarët ta mësojnë fenë dhe besimin e tyre ashtu siç janë urdhëruar. Sigurisht që meritën më të madhe për këtë e kanë dijetarët, përtëritësit e

Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët janë njerëzit më të dashur për të tjerët dhe kjo është një nga shenjat e kësaj bote që tregon se Allahu është i kënaqur me ta, ashtu siç thotë në Kur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” Merjem: 96 Ndër veprat më të dashura për Allahun është mësimi dhe përhapja e fesë së Tij. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur Allahu e do një njeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: -Unë e dua filanin, duaje edhe ti. Dhe Xhibrili e do këtë njeri. Pastaj thërret në qiell dhe thotë: -Allahu e do filanin, dojeni edhe ju. Dhe e duan atë banorët e qiellit. Pastaj bëhet i pranuar në Tokë.”[1]

______________ [1] Transmetojnë Buhariu (3209) dhe Muslimi (2637).

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

33


Një nga këta dijetarë, i cili vuri në dispozicion tërë jetën e tij në shërbim të kësaj feje dhe ishte shumë i pranuar nga të tjerët, është edhe Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë. Kjo është arsyeja pse nga të tjerët quhej Gjallërues i Fesë, edhe pse ai e urrente një cilësim të tillë nga modestia që kishte. Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, lindi në muajin Muharrem të vitit 631 hixhri në fshatin Neva, i cili gjendet në Sirinë e sotme. Prindërit e tij ishin muslimanë të mirë dhe të sinqertë në adhurimin e Allahut subhanehu ve teala. Si çdo dijetar tjetër, edhe Neveviu, Allahu e mëshiroftë, që në fëmijërinë e tij u dallua nga të tjerët. Interesimi i tij për fenë e Allahut lindi që nga fëmijëria e tij. Dijetari i nderuar Jasin ibën Jusuf njëherë kaloi nga fshati ku jetonte Neveviu dhe pa se fëmijët nuk e donin në lojërat e tyre, prandaj ai largohej prej tyre duke qarë dhe fillonte të lexonte Kur’an. Pasi e pa këtë ngjarje, shkoi te babai i Neveviut dhe e këshilloi që ta angazhonte në kërkimin e diturisë. Dhe babai i tij kështu veproi. Që në moshën dhjetëvjeçare filloi mësimin e Kur’anit përmendësh dhe leximin e librave të fikhut në prezencën e disa dijetarëve në fshatin e tij. Në vitin 649h, i shoqëruar nga i ati, shkoi në qytetin e Damaskut në mënyrë që të vazhdonte mësimet në njërën nga shkollat e atij qyteti, që quhej Darul-Hadith, e cila ishte ngjitur me xhaminë e njohur Mesxhid El-Emevij. Dy vjet më vonë, po nën shoqërimin e të atit, mori rrugën për në haxh. Më pas u kthye në Damask duke vazhduar

34

kërkimin e diturisë dhe u thellua në të derisa i kaloi të gjithë moshatarët dhe u bë shembull për të gjithë. Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, që nga fillimi i kërkimit të diturisë kishte hequr dorë nga kënaqësitë e kësaj bote; hante pak dhe thjesht, vishej me rroba të thjeshta e të lira, nuk ishte i martuar dhe as që mendonte për një gjë të tillë, ngase dashuria dhe kënaqësia që gjente në kërkimin e diturisë e bëri t'i harrojë kënaqësitë e shumta të kësaj bote. Kjo e bëri Imam Neveviun të jetë shembull për të tjerët në dituri, frikë ndaj Allahut dhe adhurim të Tij, në urdhër për të mirë dhe ndalim nga e keqja, duke filluar nga udhëheqësit e deri tek njerëzit më të thjeshtë. Jeta e tij në kërkim të diturisë pas vendosjes në Damask mund të karakterizohet nga tri gjëra. E para: Ishte i përpiktë dhe i zellshëm në kërkimin e diturisë. Që herët ai kërkoi dituri nga të gjitha disiplinat e fesë. Në kërkimin e saj gjente kënaqësi dhe gëzim si askund tjetër. Ai ishte i përpiktë në lexim dhe në mësim përmendësh- kishte mësuar përmendësh librin Et-Tenbih vetëm për katër muaj e gjysmë. Dijetari Ibrahim ibën Ahmed el-Magribi e kishte bërë lexues të tij në ligjëratat që mbante. Po ashtu ishte mësimdhënës në shkollën Darul-Hadith el-Eshrefij-je dhe në shkolla të tjera. E dyta: Ishte i palodhur në kërkimin e diturisë. Nxënësi i tij, Alauddin ibën elAttar, ka treguar se Imam Neveviu kishte ndjekur edhe dymbëdhjetë ligjërata në ditë, që përfshinin të gjitha disiplinat që i nevojiten një kërkuesi diturie. Ai mbante

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


përherë shënime që kishin të bënin me ligjëratat. E treta: Shkroi libra që kur ishte tridhjet vjeç, saktësisht në vitin 660h. Allahu i Lartësuar i dha begati në kohën e tij dhe ai shkroi libra të mëdhenj, saqë pothuajse nuk gjendet shtëpi muslimani që nuk e ka një nga librat e tij, siç janë RijadusSalihin, Sherh Sahihul-Muslim dhe Erbein En-Nevevij-je (dyzet hadithet e imam Neveviut). Pothuajse këta libra janë librat më të përhapur në botën islame si në gjuhën arabe edhe në gjuhë të tjera. Dy prej tyre fatmirësisht janë përkthyer edhe në gjuhën tonë. Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë se ajo që ka bërë të përhapen kaq shumë librat e Imam Neveviut është sinqeriteti i tij i pastër në shkrimin e tyre. E lusim Allahun që të na bëjë edhe ne të sinqertë! Disa nga librat e tij 1) Kitabul-Mexhmu’ 2) Sherh Sahihul-Muslim 3) Rijadus-Salihin 4) Erbein En-Nevevijje 5) Et-Tibjan fi adabi Hameletil-Kur’an 6) Tehdhibul-Esmai vel-Lugat 7) Revdatut-Talibin ve umdetul-Muftin. Disa nga mësuesit e tij 1) Abdurr-Rrahman ibën Ibrahim ibën Siba’ El-Fezari 2) Is’hak ibën Ahmed El-Magribij 3) Ibrahim ibën Musa El-Makdisij thume Dimeshkij 4) Ibrahim ibën Isa El-Muradij El-Endelusij thume Misrij thume Dimeshkij. 5) El-Aziz ibën Muhamed ibën AbdulMuhsin El-Ensarij El-Hamudij EshShafi’ij 6) Abdurr-Rrahman ibën ebi Umer

Muhamed ibën Ahmed ibën Kudame ElMakdisij. Disa nga nxënësit e tij 1) El-Hafidh Xhemalud-Din El-Miz-zi 2) Reshidud-Din El-Hanefij 3) Ebul-Abbas Ahmed ibën Fereh El-Ishbilij 4) Bedrud-Din ibën Xhema’ah 5) Alaud-Din ibën El-Attar. Vdekja e tij Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, u kthye në vitin 676h në vendlindjen e tij, në fshatin Neva, ku u sëmur dhe vdiq më 24 Rexheb të po atij viti. Edhe pse jeta e tij ishte shumë e shkurtër, vetëm dyzet e pesë vite, ai la pas një thesar të madh diturie nga i cili përfitojnë muslimanët që nga vdekja e tij deri në ditët tona dhe do të përfitojnë me lejen e Allahut edhe ata që do të vijnë pas nesh, deri në ditën kur do të ringjallemi. Nuk na mbetet tjetër vetëm se ta lusim Allahun e Lartësuar me cilësitë e Tij të Larta dhe me emrat e Tij të bukur që ta mëshirojë Imam Neveviun me Mëshirën e Tij të pafund dhe të na bashkojë me të në xhennetet e Tij. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Lutja jonë e fundit është falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Sabahudin SELIMI

35


DUAJA

DHE REALITETI I SAJ Dua është kur njeriu lutet me zemër dhe ndien nevojë gjatë lutjes së tij për Allahun, si për të mirat fetare edhe ato të dunjasë dhe për të gjitha çështjet e tjera, në mënyrë që zemra të kthehet nga Allahu azze ve xhel-le. Njeriu duhet të tregohet i varfër, nevojtar dhe i përulur, i kthyer tek Allahu duke kërkuar strehim tek Ai.

D

Duaja është fjalë arabe që ka kuptim të qartë dhe argumentim të mirëfilltë. Është infinitiv i foljes dea-jeduu- dua’en, që ka kuptim kërkimi apo lutjeje. Thuhet deahu - e ka lutur atë dhe ka kërkuar prej tij. Mund të themi se duaja sipas kuptimit leksikor apo etimologjik ka kuptimin e kërkimit. Përkufizimi më i mirë që mund t'i bëhet duasë në terminologjinë e sheriatit është përkufizimi i shejhul Islam ibën Tejmijes rahimehullah, i cili thotë: "Duaja është kërkimi i asaj që i bën dobi thirrësit si dhe kërkimi i zbulimit të asaj që mund t'i sjellë dëm atij apo pengimi i saj.”[1] Medito për këtë përkufizim përmbledhës. Duaja është kërkim, lutje dhe kthim tek

Allahu ose kërkim i lidhur ngushtë me të mirat, kërkim i tyre duke qenë i etur për to dhe i kujdesshëm në arritjen e tyre apo kërkim mbrojtjeje nga të ligat apo largim i tyre para se të të godasë e keqja apo ngritje dhe largim i saj nëse të ka goditur. Është vërtetuar në hadith të vërtetë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Duaja të bën dobi në atë që ka zbritur (të ka goditur) dhe në atë që ende nuk ka zbritur.”[2] Duaja largon atë që ka zbritur, kurse atë që ende nuk ka zbritur e pengon. Është vërtetuar prej Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: "Nuk e ndryshon kaderin (asgjë tjetër) përveç duasë.”[3] Dihet se duaja është prej kaderit (përcak-

______________ [1] Mexhmuu el-Fetava ( 10/10), shiko Bedaiu el-Fevaid (3/835), botim i Daru alemu el-Fevaid. [2] Transmeton Hakimi (1/670) prej ibën Umerit, ndërsa Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami (5721). [3] Transmetojnë Ahmedi (5/280) dhe ibën Maxheh (90), ndërsa dijetari i madh, Albani rahimehullah, e ka cilësuar këtë hadith si të mirë-hasen në Es-Sahihah (154).

36

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


timit). Allahu subhanehu ve teala ka caktuar për robin ndonjë gjë që e godet atë apo ndonjë gjë tjetër që gati sa nuk e ka goditur, por ajo largohet ose pengohet me dua. Pra, Allahu subhanehu ve teala e bën duanë shkak të largimit të së keqes ose të pengimit të saj dhe për këtë mund të themi se duaja është kërkim i të mirave prej Allahut si dhe pengim ose largim i të këqijave. Nëse mediton për duatë e transmetuara prej Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem, do të shohësh se një pjesë e tyre janë kërkim i dobive: "O Zot, na jep të mira në këtë dunja, dhe të mira në ahiret", "O Zot, ma përmirëso fenë time që është mbrojtje e çështjes sime…", "O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar…", "O Zoti im, kërkoj prej Teje çdo të mirë...", "O Zoti ynë, na jep të mira në këtë dunja…", "O Zoti im, më jep mua devotshmëri…" e kështu me radhë. Me këto lutje ai kërkon të mira, kërkon prej Allahut subhanehu ve teala që të dhurojë dhe lehtësojë dobi, qofshin ato fetare ose të dunjasë. Kjo pjesë e duasë ka të bëjë me tërheqjen e të mirave. Ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me dëmet, me pengimin e tyre para se të ndodhin ose me largimin e tyre nëse të kanë goditur. Në shumë prej lutjeve Pejgamberike gjejmë këtë formë: "Na ruaj prej dënimit të xhehennemit...", "Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin e xhehennemit…", "O Zoti im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga zemërimi Yt…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtje te Ti nga pamundësia dhe përtacia…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtje te Ti nga frika dhe koprracia…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia dhe dëshpërimi…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtjen

Tënde nga mundimi i njerëzve dhe fundosja në borxhe", "O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga morali i prishur, epshet dhe sëmundjet”, e kështu me radhë lutje të cilat përmbajnë ose largim të të ligave ose pengim të tyre. Kur Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem i sillnin ndonjë të sëmurë, ai thoshte: "O Allah! Zoti i njerëzve, na e largo sëmundjen, shëro ngase Ti je që shëron, nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim që mund çdo sëmundje.”[4] Kur Uthman ibën el Asi, që ankohej prej dhembjeve në trupin e tij, shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai i tha: "Vendose dorën në vendin ku ndien dhembje dhe thuaj tri herë bismilah (në emër të Allahut), pastaj thuaj shtatë herë: Kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja e kësaj që po ndiej dhe ia kam frikën."[5] Ne kemi shumë nevojë për dua në çdo çështje dhe në çdo çast të jetës. Të mirat nuk mund të arrihen vetëm se me ndihmën e Allahut dhe pëlqimin e Tij, ashtu si nuk ka shpëtim dhe mbrojtje prej dëmeve, shkatërrimit dhe të ligave vetëm se me mirësinë, ndihmën dhe mbrojtjen e Allahut xhel-le ve ala. Kjo është duaja, ky është realiteti i saj. Realiteti i duasë është të luturit e Allahut dhe të kërkuarit prej Tij që të tërheqim dobitë fetare të dunjasë dhe të ahiretit si dhe të pengojmë të ligat ose t'i largojmë ato. Siç e shohim, në të gjitha rastet kemi nevojë për Allahun subhanehu ve teala. Medito vëlla i dashur për një çështje që ka shumë rëndësi dhe është e lidhur ngushtë me duanë, e cila na sqaron dhe qartëson pozitën e lartë dhe të vlefshme që ka duaja

______________ [4] Transmetojnë Buhariu (5743) dhe Muslimi (2191) nga Aishja radijallahu anha. [5] Transmetojnë Muslimi (2202), Ebu Daudi (3891) dhe Tirmidhiu (2080). Dhe thotë se hadithi është i mirë. Transmeton edhe Ibën Maxhe (3522).

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

37


në fe. Fillimi i duasë është që zemra të ndiejë nevojën që ka për Allahun subhanehu ve teala dhe varfërinë e plotë para Tij. Prej shkaqeve të pranimit të duasë është prania e zemrës, domethënë që duaja të bëhet me zemër dhe zemra e besimtarit të jetë e kthyer nga Allahu xhel-le ve ala, siç ka ardhur në një hadith të vërtetë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje[6] dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet duasë së asaj zemre që është e luhatur."[7][8] Dua është kur njeriu lutet me zemër dhe ndien nevojë gjatë lutjes së tij për Allahun, si për të mirat fetare edhe ato të dunjasë dhe për të gjitha çështjet e tjera, në mënyrë që zemra të kthehet nga Allahu azze ve xhel-le. Njeriu duhet të tregohet i varfër, nevojtar dhe i përulur, i kthyer tek Allahu duke kërkuar strehim tek Ai. Kështu vërehet dallimi mes nevojtarit dhe të tjerëve. Allahu në Kur'an thotë: "A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen..." EnNeml 62. Zemra e nevojtarit është e pranishme dhe e përqendruar plotësisht. Nevoja, përulja dhe nënshtrimi i tij ndaj Allahut xhel-le ve ala janë shumë më të mëdha sesa të atij që është në gjendje të mirë, jeton në mirësi, dhunti dhe begati. Kur ky i fundit i lutet Allahut, ndoshta i lëviz buzët por zemra e tij nuk është e pranishme. Ndërsa zemra e nevojtarit është e përqendruar plotësisht në lutjet e veta, në kërkesën dhe domosdoshmërinë e tij për Allahun xhel-le ve ala si dhe në mendimin e mirë që ka për Allahun. Shpesh njeriu nuk është serioz në dua dhe

lutjet e tij janë të pakta, ose lutet por zemra e tij është e pakujdesshme dhe e zbrazur. Shumë të paktë janë ata robër të Allahut të cilët edhe kur janë në lumturi, dhunti dhe begati, kthehen tek Allahu me një kthim të sinqertë në lutjet dhe kërkesat e tyre. Është transmetuar prej Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një hadith i vërtetë, ku ka thënë: "Kush dëshiron që Allahu t'i përgjigjet në vështirësitë dhe brengat e tij, atëherë le t'i lutet Allahut shumë kur është në gjendje të mirë."[9] Kthehet nga Allahu kur është në begati dhe gjendje të mirë materiale, kthehet nga Allahu dhe shton duatë, kërkimin e mbrojtjes dhe përuljen ndaj Tij, ndërsa zemra e tij është e pranishme gjatë lutjes dhe kërkimit, jo si ata që luten me gjuhë dhe zemrën e kanë të zbrazur. Prej urtësive që mund të përmenden këtu është ajo që transmeton Ibën ebi Dunja në librin e tij En-Nijjetu ve el-Ihlas, ku thotë: "Umer ibën Abdulazizi kaloi pranë një njeriu që kishte një gur të vogël në dorë dhe po luante me të e thoshte: "O Zot, më marto me hyritë e xhennetit!" Umer ibën Abdulazizi e dëgjoi dhe i tha: "Sa keq je duke u lutur! Ah, sikur ta hidhje gurin dhe të ishe i sinqertë në duanë tënde!" Nëse i do me të vërtetë hyritë e xhennetit, bëj dua sa më shumë dhe bëhu i sinqertë në to, që zemra jote të mos jetë e zbrazur dhe e pakujdesshme ndërkohë që lutesh me gjuhë. Disa njerëz i ngrenë duart e tyre në dua, por shohin në të djathtë dhe në të majtë të gjitha lëvizjet e të tjerëve, ndërsa zemrat e tyre janë të zbrazura nga duaja. Më me rëndësi në kapitullin e duasë është prania e zemrës dhe kthimi i saj nga Allahu

______________ [6] Allahu xhel-le ve ala do t'u përgjigjet lutjeve tuaja (sh.p.). [7] Nuk i përgjigjet duasë së atij që nuk është i vendosur në atë që kërkon apo që nuk e ka zemrën të pranishme kur lutet dhe është e zënë me diçka tjetër dhe jo me lutjen e tij. Shiko Tuhveti el-Ahvedhij (9/416-417). [8] Transmetojnë Hakimi në El-Mustedrek (1/493) dhe Tirmidhiu (3479), ndërsa Albani e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami (245). [9] Transmetojnë Tirmidhiu (3382), Hakimi në El-Mustedrek (1/544), ndërsa Albani e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami' (6290).

38

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


subhanehu ve teala, mendimi i mirë për Allahun dhe bindja në përgjigje. E themi këtë sepse disa njerëz luten në formë prove, a po u përgjigjet Allahu apo jo. Tek ai nuk zë vend fjala: "Lutjuni (kërkoni) Allahut duke qenë të bindur në përgjigje". Kur zemra e njeriut është e pranishme dhe e kthyer nga Allahu xhel-le ve ala, i lutet Krijuesit dhe kërkon prej Tij të mirat e dunjasë dhe të ahiretit. Këtu po sjellim një shembull sa për sqarim. Prej lutjeve të transmetuara është edhe ajo që gjendet në Sahihun e Muslimit, ku Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Allahu im, ma përmirëso fenë time, që është mbrojtëse e çështjes sime, ma përmirëso dunjanë time, në të cilën jetoj, ma përmirëso ahiretin tim, ku është kthimi im, bëj që jeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo të mire dhe bëj që vdekja ime të jetë rehati prej çdo të keqeje!” Kur i lutesh Allahut xhel-le ve ala, për shembull me këtë lutje të rëndësishme, duhet të ndjesh se ke shumë nevojë për përmirësimin e fesë tënde, të dunjasë dhe të ahiretit tënd dhe se përmirësimi i tyre është në dorën e Allahut xhel-le ve ala. Udhëzimi është në dorën e Allahut, përqendrimi (në fe) është në dorën e Allahut, ndihma është në dorën e Tij, përmirësimi i dunjasë, fesë dhe ahiretit është gjithashtu në dorën e Tij, gjithçka që ndodh në këtë gjithësi, sepse nuk ka ngritje, ulje, nënçmim, privilegj, dhuratë apo privim prej saj vetëm se prej Allahut tebareke ve teala. Ai është Zoti i të gjithave, kozmosi është i Tij, vepron në të si do Ai subhanehu ve teala, çfarë dëshiron Allahu bëhet e çfarë nuk dëshiron, nuk mund të ndodhë. “Atë që Allahu ua dhuron

njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që ai e ndal nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij.” Fatir 2. E tërë çështja është në dorën e Allahut subhanehu ve teala, fillim e mbarim, Ai jep dhe ndalon, ul dhe ngre, i vdes dhe i ngjall krijesat. Duhet të kesh bindje të thellë dhe besim të plotë në zemrën tënde se përmirësimi i fesë dhe i dunjasë tënde është në dorën e Tij, prandaj kthehu tek Allahu duke kërkuar strehim dhe duke kërkuar prej tij që ta përmirësojë fenë, dunjanë dhe ahiretin tënd. Fillo me fenë[10] ashtu siç filloi edhe i Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Përmirësimi i fesë, i dunjasë dhe i ahiretit është në dorën e Allahut xhel-le ve ala. "O Zoti im, bëj që jeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo të mire dhe bëj që vdekja ime të jetë rehati prej çdo të keqeje!” Medito për këtë çështje të fshehur para teje. A shtohet në jetën tënde ndonjë vit? A shkruhen për ty ditë dhe muaj apo ajo që ka mbetur është shumë e paktë? Si dëshiron që të jetë çështja jote në ditët që do të vijnë? Është çështje e fshehur dhe ti nuk di asgjë për të, mirëpo ke nevojë për Allahun subhanehu ve teala për përmirësimin e gjendjes tënde sot dhe në të ardhmen. Ngrije çështjen tënde tek Allahu tebareka ve teala, kërko mbrojtje të plotë prej Tij, kërko prej Tij përmirësimin e fesë dhe ahiretit tënd duke u kthyer plotësisht nga Ai me përulje dhe kërkim të plotë prej Tij. Ky është realiteti i duasë në sheriatin islam. Lexues të nderuar! Duaja ka pozitë të lartë në sheriatin islam dhe ne kemi nevojë për të në çdo gjë: në

______________ [10] Përmirësimi i fesë është parësor, kurse kujdesi ynë për fenë nuk do të thotë largim prej kujdesit për dunjanë. Në lutjet e tjera Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "O Zoti im, mos e bëj dunjanë kulmin e ambicieve tona, as arritjen e diturisë sonë për shkak të saj.” [Transmeton Tirmidhiu (3502) dhe ka thënë se hadithi është i mirë]. Nuk ka diçka të keqe t'i kushtosh rëndësi dunjasë, mirëpo nuk duhet bërë kulmi i ambicieve tona dhe qëllim të diturisë sonë.

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

39


namaz, në haxh, në agjërim, në zekat, në çështjet e dunjasë etj. Ja disa shembuj. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha Muadh ibën Xhebelit: "O Muadh! Unë të dua. Mos e lë në fund të çdo namazi pa thënë: O Zoti im, më ndihmo të të përmend e të falënderoj dhe më mundëso që të të adhuroj sa më mirë!"[11] Mediton këtu për një gjë shumë interesante. Pasi u fale dhe e përfundove namazin tënd, kush është ai që ta mundësoi këtë namaz? Kush është ai që ta lehtësoi ardhjen deri në namaz? A nuk është Allahu? Sahabët në poezitë e tyre thoshin: Pasha Allahun! Sikur të mos të ishte Allahu, nuk kishim për t'u udhëzuar as për t'u falur e as për të agjëruar. Sikur të mos ishte Allahu, ti nuk kishe për t'u falur, nuk kishe për të agjëruar, nuk kishe për të lexuar Kur’an, nuk kishe për të ardhur në xhami. Kur të përfundosh namazin në fund të tij e lut Allahun, xhel-le ve ala: ”O Zoti im, më ndihmo të të përmend e të të falënderoj dhe ma mundëso që të të adhuroj sa më mirë”. Kërko prej Allahut subhanehu ve teala që të të ndihmojë në kryerjen e adhurimeve sa më mirë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në një hadith tjetër thotë: "Haxhiu dhe ai që bën umre janë musafirë të Allahut, (Allahu) i thirri ata dhe iu përgjigjën thirrjes së Tij. E kur ata kërkuan prej Tij, atëherë Ai iu përgjigj atyre."[12] Medito për nevojën e haxhiut për dua dhe pozitën e duasë në haxh. Haxhiu e përsërit telbijen shumë herë kur shkon për në Mekë dhe gjatë kryerjes së ceremonive të haxhit duke u lutur dhe duke kërkuar

mbrojtje prej Allahut subhanehu ve teala. Medito për lutjen me të cilën i drejtohesh Allahut tebareke ve teala për të të udhëzuar në rrugën e drejtë, një lutje e cila përsëritet shtatëmbëdhjetë herë në namazet farz, kur thua në suren el-Fatiha "na udhëzo në rrugën e drejtë". Shejhul Islam ibën Tejmije rahimehullah thotë: ”Duaja më e dobishme, më me vlerë dhe më me urtësi është duaja e sures elFatiha: "Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëve i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” El-Fatiha 6-7. Nëse Allahu e udhëzon njeriun në këtë rrugë, ia mundëson atij nënshtrimin ndaj Tij dhe largimin prej mëkateve, nuk e godet atë ndonjë e keqe as në dunja e as në ahiret.”[13] Kërko prej Allahut xhel-le ve ala që të të udhëzojë për në rrugën e drejtë. Po të mos dëshironte Allahu të të ndihmonte, nuk do të udhëzoheshe në këtë rrugë dhe pa pëlqimin dhe ndihmën e Allahut nuk do të përqendroheshe në këtë rrugë. "Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mire) në jetën e kësaj bote edhe në boten tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çka të dojë." Ibrahim: 27. Fikhu ed-Dua’ë Prof.dr. Abdurrezak ibën Abdul Muhsin el-Bedër Përshtati: Bali SADIKU Medinë / Arabi Saudite

______________ [11] Transmetojnë Ebu Daudi (1522) dhe Nesaiu (1303), ndërsa Albani e ka cilësuar si të vërtetë në Sahih Ebi Daud (1347). [12] Transmetojnë ibën Maxheh (2893) dhe ibën Hibbani (4613) dhe Taberaniu në El-Muxhemu el-Kebir (12/422) prej ibën Umerit radijAllahu anhuma. Dijetari Albani e ka cilësuar si të mirë në Es-Sahiha (1820). [13] Mexhmuu el-Fetava (14/320).

40

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1


Revista Delirje & Edukim Nr.26