Revista Delirje & Edukim Nr.11

Page 1


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Xheladin Leka

Kush po i bën padrejtësi gruas?! .......................................... 2 Xheladin Leka

Historiku i festës së 8 Marsit dhe qëndrimi i Islamit ndaj saj .................................................................................. 4 Adem Avdiu Kryeredaktor:

Zejd Haziri Anëtarët e revistës:

Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka

Çfarë thotë Kur’ani dhe Bibla për mbulesën ......................... 8 Dr. AbduRrazak ibën Abdul‐Muhsin El‐Bedr

Respektimi i femrës në Islam .............................................. 11 Fehmi Dalipi

A janë të barabartë burri dhe gruaja në Islam? .................. 16

Bashkëpunëtorët:

Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi Redaktor Teknik:

Avni G. Gashi Ballina/Dizajni:

Avni G. Gashi

Muhamed ibën Ibrahim El Hamed

Dispozita e përzierjes së meshkujve me femra ................... 19 Sabahudin Selimi

Kushtet e veshjes së femrës muslimane ............................. 22 Unejs Murati

Për ty motër ........................................................................ 26 Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë ............................ 31 Xheladin Leka

Fetva bashkëkohore të rëndësishme për motrën muslimane ............................................................ 35

Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës

Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij

Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ‐III‐ .......................... 38 Stafi i Revistës

Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen ................................... 40


Editorial

KUSH PO I BËN

I S Ë T J E R PAD GRUAS?! Islami i dha gruas vendin që meriton, pa teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar ka përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas.

N

ë kohën kur gruaja ishte robëreshë, ajo nuk kishte asnjë ndikim në shoqëri, përçmohej, torturohej dhe i merrej nderi pa dëshirën e saj, bile edhe varrosej për së gjalli. Në këtë gjendje të rëndë nuk kishte kush ta mbronte, ishte e vetmuar, pa forcë, pa shpresë, pa jetë.

këshilltare, me një fjalë ajo është gjysma e popullit, por edukon gjysmën tjetër.

Për shkak të vlerës së madhe të saj, Islami i ka kushtuar kujdes të veçantë gruas, sidomos është kujdesur për ruajtjen e nderit të saj dhe të familjes së saj. Për këtë arsye, Islami i caktoi asaj llojin e veshjes, metodën e ecjes, mënyrën e të folurit, vetëm e vetëm Derisa erdhi Islami dhe u shpall Kur’ani, i që ta ruajë këtë margaritarë nga dhëmbët cili i dha forcë, i doli në ndihmë, e nderoi, e ujqërve, të cilët nuk njohin vlera dhe nuk e privilegjoi, i dha shpresë dhe e ktheu kanë mëshirë. përsëri në jetë. Me gjithë këto dhunti dhe veçori të Islami i dha gruas vendin që meriton, pa shumta që Islami i dha gruas, në shekullin teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar tonë armiqtë e përbetuar të nderit dhe të ka përmendur shumë dispozita për të në gruas arritën ta përbuzin femrën edhe me Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muha- shumë se ç’ishte e përbuzur para Islamit. medi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalët Për fat të keq, kjo përbuzje ka kapluar edhe e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka shumë motra muslimane që janë bërë vikemrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas. timë e ujqërve të uritur, të cilët presin të Femra, sipas Islamit, është shtylla kryesore gëlltisin çdo gjë. e shoqërisë: ajo është nënë, edukuese, Aq nënçmim dhe padrejtësi të madhe i

2

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


bënë asaj, saqë e nxorën nga shtëpia, duke bërë që fëmijët e saj t’i edukojë televizioni apo interneti, kurse ajo gjatë gjithë ditës është në punë dhe kur kthehet në shtëpi, nuk ka mundësi të qëndrojë me fëmijët e saj qoftë edhe një orë sepse nuk ka mundësi.

mbulohen me petkun e pafajësisë dhe të fisnikërisë. Motra të nderuara! Ruajuni këtyre njerëzve të fëlliqur, ngase përmes jush ata prishin shtëpitë, shkatërrojnë lidhjet bashkëshortore, përhapin amoralitetin dhe fundosin në humnerë një popull në tërësi.

Femra në Perëndim përdoret si reklamë për çdo gjë: nëse dëshirojnë të reklamojnë Nëse te romakët e vjetër gruaja është konndonjë fabrikë, do të shohësh foton e saj, sideruar krijesë e fëlliqur, ndërsa te të krnëse dëshirojnë të reklamojnë ishterët është konsideruar djall, e cila nuk ndonjë produkt, do ta shodo të mund ta shijojë xhenhësh aty, madje edhe renetin kurrë, në botën peklamimi i këpucëve rëndimore e të moderniznuk bëhet ndryshe uar nuk konsiderohet divetëm se me foton e çka më shumë sesa një një femre pranë këplodër me të cilën mund të ucëve. luajë kushdo. Ata nuk janë mjaftuar me këtë robëri të saj, por kanë kaluar edhe ekstremin kur e konsideruan vetë atë si një mall me të cilën bëhet shitblerje. A nuk keni dëgjuar se sa mijëra femra të reja në Perëndim dhe Evropë (dhe jo në shtetet islame) shiten me një çmim shumë të ulët për të kënaqur epshet e meshkujve të ndyrë? Pas këtij akti, ajo kthehet dhe hidhet në rrugë ashtu siç hidhen mbeturinat në kazanin e mbeturinave. A nuk janë këta të poshtër të cilët bëjnë kontrabandë me gjininë femërore, bëjnë tregti me të për interesa të tyre si të ishte një kafshë, madje si diçka edhe më e pavlerë?! Ky është realiteti i atyre që thërrasin për të drejtat e gruas dhe pretendojnë respektin dhe kujdesin ndaj saj, kurse në realitet kanë zemra ujqërish kriminelë, edhe pse

Atëherë, pra, përse motra muslimane vazhdon të ecë pas këtij karvani, i cili ka si pikënisje nënçmimin, shkatërrimin dhe robërimin e saj, kurse stacioni i tij i fundit është çmenduria, narkomania, vrasja dhe zjarri i xhehennemit, i cili është i ndezur fort për ato që kanë lënë urdhrat e Allahu pas shpine? Ky është dallimi mes drejtësisë që Islami i dha femrës dhe nënçmimit që i bëri asaj shoqëria njerëzore bashkëkohore. I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve...

Në emër të redaksisë: Xheladin Leka

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

3


HISTORIKU I FESTËS SË

8 MARSIT DHE QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ SAJ E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as nuk ia plotëson nevojat personale? Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një kohe thahet? A thua kjo lule ia zbut zemrën, pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për fëmijët e saj, të cilët nuk i sheh pothuajse gjatë tërë vitit? Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim, prandaj edhe nuk është çudi pse ata e festojnë këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta gëzojnë nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin.

F

alënderimi i takon Allahut të Madhëruar. Paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin për robin më të dashur të Allahut, Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në përfundimin e kësaj bote. Muhamedi alejhi selam në shumë hadith na ka lajmëruar që ummeti i tij islam me kalimin e kohës do të pasojë popujt e tjerë, qoftë ky pasim në fenë ose në traditat e tyre. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka paralajmëruar për këtë epidemi në mënyrë që muslimanët të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga kjo rrugë e gabuar. Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Do t'i pasoni traditat e tyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah për krah, do t'i pasoni ata në qoftë se hynë edhe në vrimë të hardhucës.” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, çifutët dhe të krishterët?” Tha: “Po, kush tjetër?”[1] Mirëpo, për fat të keq, ndodhi ajo së cilës i është frikësuar i dashuri ynë, Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj i shohim muslimanët teksa festojnë shumë festa të pop______________ [1] Transmeton Buhariu (3456) dhe Muslimi (6952).

4

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

ujve të tjerë, të cilët kanë kulturë tjetër nga kultura jonë, jetë tjetër dhe fe tjetër. Ndër këto pasime të verbra është edhe festimi i ditës së nënës, apo siç njihet tek ne 8 Marsi. Me këtë festë popujt e tjerë janë munduar të tregojnë respektin ndaj nënës, duke veçuar për të një ditë të vitit dhe duke i dhuruar në atë ditë nënës lule, ëmbëlsira, buzëqeshje, bile edhe duke festuar e gjithë familja së bashku me të. Por kjo festë nuk përfundon këtu, ajo ka marrë një ngjyrë tjetër festimi në këtë shekull, saqë është bërë në shumicën e vendeve të botës festë zyrtare shtetërore. A thua pra, çfarë qëndrimi ka Islami ndaj kësaj feste dhe çfarë qëndrimi duhet të kenë muslimanët ndaj nënave të tyre në këtë festë? Para se të japim përgjigje, duhet të sqarojmë së pari historikun e kësaj feste, ngase vendimi për një çështje rrjedh nga kuptimi i saj. HISTORIKU I SAJ Thuhet që origjina e kësaj feste vjen nga grekët e vjetër, të cilët e festonin këtë festë bashkë me festat e pranverës dhe sipas grekëve këto festa


i dhuroheshin Zotit Nënë, të cilën e quanin Reja, gruaja e Kronsit, i cili ishte Zoti Atë! Kjo festë festohej edhe në Romën e vjetër dhe shërbente për të adhuruar dhe madhëruar Sejbelin, e cila konsiderohej nëna e zotave të tyre. Kjo festë filloi tek ata 250 vite para lindjes së Isait alejhi selam. Këto festa fetare tek romakët quheshin “Hilaria” dhe vazhdonin tri ditë, nga 15 marsi deri më 18 mars. Më vonë, në fillim të shekullit XX, kjo festë u bë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ideja për ta bërë këtë festë zyrtare buroi nga Ana Xharfis. Kjo grua nuk ishte martuar asnjëherë dhe i shërbente nënës së saj gjatë gjithë kohës, derisa ajo vdiq. Pas vdekjes së nënës së saj, ajo vërejti që fëmijët në Amerikë nuk ua dinë vlerën nënave të tyre dhe për këtë arsye ajo filloi një fushatë te re, duke u munduar që këtë obligim që kanë fëmijët ndaj nënave të tyre ta shprehin me këtë festë, e cila duhet të bëhet festë zyrtare shtetërore dhe për hir të kësaj feste do të ketë pushim në të gjithë

shtetin. Dhe ashtu ndodhi. Kongresi Amerikan zyrtarisht e bëri këtë festë shtetërore dhe ditë pushimi në vitin 1913. Vlen të theksohet që kjo grua kishte përkrahje edhe nga kisha, saqë kisha i dha kësaj një dhuratë në formë respekti dhe nderimi për këtë iniciativë që kishte marrë në vitin 1908, pra 5 vite para se kjo festë të bëhej zyrtarisht festë shtetërore. Ky nderim nga kisha bëri që iniciativa e saj të ketë edhe më shumë zë në masën e gjerë dhe në organet drejtuese të shtetit.[2] Pasi e kuptuam historikun e kësaj feste, cili është qëndrimi i Islamit ndaj saj? Kjo festë sipas Islamit është e ndaluar për shumë arsye. Kjo festë që nga fillimi i saj paska qenë festë fetare dhe përmes kësaj feste politeistët adhuronin zotat e tyre, përveç Allahut të Lartmadhëruar. E si ka mundësi që një musliman të festojë një festë e cila ka rrënjë të tilla?! Kjo festë është rikthyer në skenë nga kisha, ndërsa muslimani i sinqertë ka fenë e tij, e cila

______________ [2] http://www.saaid.net/mktarat/aayadalkoffar/34.htm.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

5


i tregon çfarë të festojë dhe çfarë jo, kështu që nuk ka nevojë të marrë festa nga të krishterët apo çifutët, bile një gjë e tillë është kategorikisht e ndaluar. Në fenë tonë islame, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar që kemi vetëm dy festa gjatë vitit dhe një festë gjatë javës. Dy festat e vitit janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, kurse festa e javës është dita e xhuma.

për e v ë j nn ë b së h e f s t e k “Ku për i e k ë u t n h s ë ë q epër v o j a sonë, .” ar refuzu E, sikur ne muslimanët të kishim pasur nevojë për ndonjë festë tjetër, s’ka dyshim që Allahu do të na kishte treguar për të ose në Kur’an ose përmes Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe duke qenë se nuk na kanë treguar për këtë festë as Kur’ani dhe as Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hadithet e tij, aludon që kjo festë nuk na nevojitet dhe nuk përkon me mësimet e Islamit. Kjo festë, përveçse nuk ekziston në fenë tonë, në të njëjtën kohë ndalohet sepse Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre”[3], prandaj edhe muslimani e ka të ndaluar rreptësisht t’u përngjajë të krishterëve apo çifutëve duke festuar festat e tyre. Një përngjasim i tillë është mëkat i madh, edhe pse hadithi në formën e dukshme të tij aludon që përngjasimi me jobesimtarët është mosbesim.

FJALËT E DIJETARËVE PËR KËTË FESTË Për arsyet që u përmendën më lart dhe për arsye të tjera, dijetarët islamë e kanë ndaluar të festohet kjo festë, në çfarëdo mënyre qoftë ky festim. Komisioni i Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite, pasi është pyetur për festimin e 8 Marsit, është përgjigjur kështu: “Nuk lejohet festimi i 8 Marsit dhe as festimi i festave të tjera të ngjashme me të ngase Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush bën një vepër që nuk i përket fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar.” Festimi i 8 Marsit nuk është prej veprave që ka vepruar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe as shokët e tij, por as dijetarët e mirë të këtij ummeti, prandaj një vepër e tillë konsiderohet bidat dhe përngjasim me jobesimtarët.”[4] Dijetari i nderuar, Muhamed ibën Salih el Uthejmin, thotë: “Të gjitha festat që kundërshtojnë festat islame janë të shpikura dhe nuk kanë ekzistuar në kohën e selefëve të mirë, e ndoshta zanafilla e tyre vjen nga jobesimtarët, kështu që përveçse janë bidate, gjëra të shpikura, janë edhe përngjasim me jobesimtarët, armiqve të Allahut të Lartësuar. Festat islame janë të njohura në Islam: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe dita e xhuma. Nuk ka në Islam festa të tjera përveç këtyre tri festave dhe çdo festë që është shpikur përveç këtyre triave, është e refuzuar dhe e kotë në ligjin e Allahut.” Pastaj dijetari vazhdon: “Prandaj nuk lejohet për muslimanët që të festojnë 8 Marsin apo ta dallojnë këtë ditë nga ditët e tjera duke shprehur gëzim apo duke dhuruar dhurata. Muslimani duhet të jetë krenar me fenë e tij dhe të lavdërohet me këtë fe që ka dhe t’i mjaftojë ai adhurim që i ka caktuar Allahu atij, duke mos lënë diçka mangët dhe duke mos shtuar diçka në të. Gjithashtu, muslimani nuk duhet të jetë

______________ [3] Shejh Albani e ka konsideruar të saktë, shiko “Sahihul Xhami” (2831). [4] www.alifta.net, janë përgjigjur në këtë fetva dijetarët e nderuar: Abdul Aziz ibën Baz, AbuRrezak el Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’uud.

6

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


i luhatur dhe të pasojë verbërisht të tjerët, përkundrazi, duhet të përpiqet të formojë personalitetin e tij ashtu siç e kërkon sheriati dhe kështu të bëhet i pasuar nga të tjerët dhe jo pasues i tyre. Sheriati i Allahut është i plotë në të gjitha sferat e jetës, ashtu siç thotë Allahu: “Sot përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha Islamin si fenë tuaj.”[5] Fjalët e dijetarëve për ndalimin e kësaj feste janë të shumta dhe nuk kemi mundësi t’i përmendim të gjitha, por mendoj se ajo që u përmend mjafton sa për të sqaruar qëndrimin e tyre ndaj kësaj feste. PSE ISLAMI E NDALON FESTIMIN E 8 MARSIT? Shumë muslimanë kur dëgjojnë që në Islam është e ndaluar kjo festë, hutohen dhe mendojnë që Islami ndalon respektimin e gruas. Këto dyshime ndodhin shpeshherë veçanërisht nga muslimanët që jetojnë në Perëndim, ngase ata ndikohen nga lajmet dhe propaganda e jobesimtarëve. Duke pasur parasysh këtë çështje, desha të theksoj shkurtimisht që Islami nuk është kundër gruas dhe nderimit të saj, bile Islami aq shumë e ka nderuar nënën, saqë e ka bërë obligim ndaj fëmijëve t’u shërbejnë prindërve të tyre, sidomos nënës. Erdhi një njeri një ditë tek Muhamedi alejhi selam dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij?” Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj cili?” U përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj”? U përgjigj: “Nëna jote.” Ai tha përsëri: “Pastaj?” Pejgamberi u përgjigj: “Babai yt.”[6] Sa bukur e ka përmendur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tri herë nënën, në mënyrë që t’i tregojë çdo muslimani se ajo e ka mbajtur në bark dhe kjo është përmendja e parë, pastaj ajo e ka lindur me gjithë ato vështirësi dhe kjo është e dyta, e pastaj ajo është kujdesur për të derisa është rritur dhe kjo është

hera e tretë. Ky hadith ishte vetëm për dobi, pasi argumentet në Islam për respektimin e saj janë aq të shumta saqë është e vështirë të mblidhen me një vend. Islami i ka obliguar muslimanët që t’i respektojnë nënat e tyre çdo ditë, në çdo gjë, dhe t’i ndihmojnë në çdo problem që u paraqitet në jetë, sidomos kur janë të shtyra në moshë. Prandaj, një musliman nuk ka nevojë të veçojë një ditë në vit për të gëzuar nënën e tij, ngase ai e ka për obligim fetar që ta gëzojë nënën e tij çdo ditë dhe çdo herë të jetë afër saj kur ajo ka nevojë për të e jo vetëm një herë në vit. E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as nuk ia plotëson nevojat personale? Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një kohe thahet? A thua kjo lule ia zbut zemrën, pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për fëmijët e saj, të cilët nuk i sheh pothuajse gjatë tërë vitit? Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim, prandaj edhe nuk është çudi pse ata e festojnë këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta gëzojnë nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin. Kurse ne si muslimanë e kemi obligim t’u dhurojmë nënave tona lule çdo ditë, bile çdo orë, dhe këto lule të jenë fjalët e mira, shërbimi që bëjmë ndaj tyre, dashuria e madhe që kemi ndaj tyre dhe jo thjesht një lule plastike e cila është larg realitetit dhe nuk e çon në vend qëllimin e saj, por një lule e cila është mbjellë në zemrën e djalit për nënën e tij dhe rritet çdo ditë ashtu edhe siç kalojnë vitet e nënës së tij. Pra, nëna muslimane le të gëzohet sepse ajo nuk ka një ditë të sajën një herë në vit si të tjerat, ngase Islami urdhëron që e gjithë jeta e saj të jetë e gëzuar, edhe më e mirë se 8 Marsi. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Ai i Cili i jep çdokujt atë që meriton! Xheladin Leka

______________ [5]http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_7733.shtml. [6] Transmeton Buhariu (5971) dhe Muslimi (6664).

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

7


ÇFARË THOTË

KUR’ANI DHE BIBLA P Ë R

M B U L E S Ë N

Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi, mbulesa me të cilën obligohen muslimanet. Ato duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri dhe krenari. Për të arritur deri te implementimi i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra.

J

etojmë në një kohë plot sfida, të cilat po na shoqërojnë ditë e natë deri në vdekje. Propaganda skajshmërisht antiislame dhe shumëdimensionale nuk ka të ndalur, sulmet ideologjike të shoqëruara aspak me mëshirë e ndërgjegje janë të gjitha të shigjetuara me plot urrejtje e armiqësi kundër Islamit, fesë së natyrshmërisë njerëzore dhe programit për të gjitha sferat e jetës e për mbarë kombet e globit, fesë të cilën e zgjodhi Zoti i Madhërishëm, sundimtari absolut. Shumë herë shkak i këtyre sulmeve po bëhen vetë muslimanët, të cilët me sjelljet e tyre po paraqesin imazhe negative, me të cilat Islami nuk ka të bëjë fare. Kjo vjen si rezultat i largimit nga metodologjia që reflekton Islamin autentik. Por sulmet ideologjike përmes librave, revistave, ligjëratave, debateve televizive dhe emisioneve dokumentare i hasim të drejtuara direkt kundër fondamenteve, parimeve dhe udhëzimeve islame dhe ky fenomen është një mesazh shumë i qartë që duhet të na nxisë

për vigjilencë dinamike dhe dashuri maksimale në praktikimin e fesë islame për të formuar personalitetin e vërtetë islamik dhe kjo kërkon orientim shkencor e jo fanatizëm fraksionist e medhhebor. Këto sulme vullkanike vërshojnë edhe kundër veshjes që Islami parasheh për muslimanen. Kundërshtimet e tilla priten dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga sekularistët dhe ideologjia feministe me të gjitha rrymat e saj[1] si dhe nga ideologjitë e tjera, të gjitha produkte të mendjes njerëzore. Në këtë kohë, disa dijetarë e mendimtarë u sfiduan dhe u viktimizuan ideologjikisht nga këto kundërshtime satanike duke përhapur fetva skandaloze në lidhje me mbulesën islame, duke e tjetërsuar atë nga ajo që parasheh koncepti islam me qëllim që të paraqiten sa më modernë dhe bashkëkohorë; një mbulesë e cila ka nevojë për mbulesë dhe që shfaq bukurinë femërore duke korruptuar lehtë ndjenjat mashkullore dhe duke nxitur pasione djallëzore.[2]

______________ [1] Si feminizmi liberal, socialist dhe radikal. [2] Në lidhje me mbulesën fetare sipas sheriatit, lexoni librin “Mbulesa” nga dijetari eminent dhe fakihu i kohës sonë, Imam Albani, Allahu e mëshiroftë.

8

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


Ai që ka dëshmuar se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij duhet që personalitetin e tij ta formojë në pajtueshmëri me atë që kërkon kjo dëshmi, mbi të cilën ndërtohet e gjithë feja, e cila përfshin të gjitha sferat e jetës nga lindja deri në vdekje. Krijuesi ynë kërkon nga njerëzimi që t’i përgjigjet këtij mesazhi hyjnor dhe të mos shprehë revoltë duke ia kthyer shpinën dritës kur’anore dhe udhëzimeve profetike dhe nën hijen e kësaj metodologjie qiellore[3] realizohet të larguarit nga të gjitha rrugët e burimit djallëzor. Kush e ngulit mu në kandil të zemrës dashurinë e shoqëruar me respekt dhe nënshtrim ndaj metodologjisë në fjalë, do të shfaqë Islamin burimor dhe gjithë atë që urdhëron kjo fe, do ta praktikojë atë me bindje dhe do të largohet me urrejtje nga çdo gjë që ndalon kjo fe. Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi, mbulesa me të cilën obligohen muslimanet. Ato duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri dhe krenari. Për të arritur deri te implementimi i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra. Së pari, duhet ta kuptojmë Kur’anin dhe të meditojmë mbi ajetet e tij. Së dyti, të veprojmë me Kur’an. Kur urdhërohet diçka me të, ajo gjë duhet zbatuar, por nëse ndalohet ndonjë gjë, duhet të largohemi prej saj. Kur zbriti ajeti i mbulesës, Pejgamberi sallallahu alejhi ve sel-lem ua tha sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe ata pastaj u kthyen te shtëpitë dhe ua thanë këtë ajet bijave, grave, nënave dhe motrave të tyre, të cilat u mbuluan.[4] Allahu i Plotpushtetshëm thotë: “O Pejgamber! Thuaju grave dhe bijave të tua si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën

e tyre (të kokës) mbi gjithë trupin. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ngacmohen nga të tjerët. Allahu është Falës i madh dhe gjithnjë Mëshirëplotë.” [5] Dhe në suren Nur thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.[6] Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre...” [7] Mesazhet që ngërthejnë këto ajete janë: - obligueshmëria për mbulimin e tërë trupit nga koka e deri në fund të këmbëve; - mbulesa reflekton besimin, nderin, thjeshtësinë, sakrificën dhe mbrojtjen nga shikimet e liga; - mbulesa nuk duhet të jetë e tejdukshme; - nuk duhet të jetë e zbukuruar; - të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë dhe e hollë; - të mos jetë e parfumuar; - mos t’i përngjajë veshjes së meshkujve e as asaj të jobesimtarëve. BIBLA, PRO MBULESËS Nuk u takon besimtarëve dhe besimtareve që të veprojnë me librat e mëhershëm qiellore ngase ata kanë pësuar ndryshim nga origjinali prej faktorit njeri. E sa i përket ruajtjes së Kur’anit, atë e ka marrë përsipër Allahu deri në kataklizëm, pasi Krijuesi dhe Sundimtari i krijimit thotë: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.”[8] Ne me këtë nëntitull kemi synim që njerëzve afetarë t’u sqarojmë se nuk është vetëm Islami që e bën obligim mbulesën, por edhe Bibla e urdhëron një gjë të tillë, ngase kur është fjala për mbulesën kritikat ngërthejnë në vetvete se

______________ [3] Këtë metodologji e implementuan gjenerata e artë, sahabët, shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me rrugën e të cilëve Allahu ishte i kënaqur. Kjo mjafton për të gjitha gjeneratat e tjera që ta pasojnë rrugën e tyre, pra kur është vërtetuar me Kur’an dhe hadith se Allahu është i kënaqur me gjeneratën e parë të kombit musliman, atëherë kjo sinjalizon qartë se kënaqësia e Zotit të Madhëruar arrihet duke pasuar metodologjinë e sahabëve dhe jo rrugët të cilat kundërshtojnë rrugën e tyre me paudhësi si mosbesim, shpikje e mëkatime. [4] Shiko “El Akidetu Ev-velen lev kanu Jalemun” 1/275 nga Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid. Botoi Mektebul Guraba, 1428h. [5] Ahzab: 59. [6] Ka për qëllim fytyrën dhe shuplakat e duarve deri te kyçet. [7] Nur: 31. [8] Hixhër: 9. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

9


mbulesa është prapambetje dhe diskriminim gjinor dhe këto akuza lëshohen si raketa vetëm në adresë të Islamit, duke e anashkaluar Biblën. Kjo bëhet edhe për një arsye tjetër, se ky obligim biblik është i injoruar nga pasueset e saj, me përjashtim të murgeshave.[9] Ja çfarë lexojmë në Bibël në lidhje me mbulesën: “Çdo grua që lutet apo profetizon me krye të zbuluar, turpëron kryetarin[10] e vet: sepse është e njëjtë sikurse t’i kishte qethur flokët.[11] E po ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kryet, le të qethet;[12] por, në qoftë se është turp për grua ta qethë e ta rruajë kryet, atëherë le të mbulohet.”[13] Këto citate janë skajshmërisht të qarta se Bibla e urdhëron femrën që të mbulohet sepse me këtë mbulesë dallohet nga prostitutat, duke qenë se mosmbulimi është turp dhe gjë e pamoralshme. Në të kundërt, gruaja e pambuluar duhet t’i ketë flokët e qethura ose të rruara. Në citatin tjetër, i cili e përforcon obligueshmërinë e mbulesës, lexojmë: “Prandaj gruaja duhet të mbajë një shami koke si shenjë varësie për hir të engjëjve.”[14] Kjo mbulesë e mbron femrën nga shikimet e liga prej të cilave paralajmëron e qorton Bibla si dhe mbulesa i shpëton sytë e meshkujve që të mos mëkatojnë. Bibla thotë: “Keni dëgjuar se qe thënë: “Mos e thyej kurorën!” E unë po ju them: Kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të

hidhet në ferr.”[15] Po ashtu Bibla e ndalon që femra t’i përngjajë mashkullit në veshje dhe anasjelltas, kur thotë: “Një grua nuk duhet të mbajë veshje meshkujsh, as një burrë veshje femrash. Zoti, Perëndia juaj, e urren atë që bën ashtu.”[16] Kjo le të shërbejë si përkujtim edhe për femrat nazaretiane, që nëse marrin mësim dhe i zbatojnë këto këshilla biblike, mbasi edhe besojnë në të, do ta ndihmojnë moralin që sot në shoqërinë tonë është në dekadencë. PËRFUNDIM Mesazhi i Zotit që nga Pejgamberi Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem është vetëm Kur’ani dhe Sunneti, ligj që rregullon jetën individuale dhe shoqërore për gjithë popujt e rruzullit tokësor dhe nuk do të realizohet harmonia, siguria, lumturia dhe paqja në tokë nëse njerëzimi do t’ia kthejë shpinën sheriatit të Zotit. Kur njerëzimi revoltohet kundër Mbretit të gjithësisë duke u larguar e kundërshtuar urdhërimet, ndalesat dhe këshillat e Tij, nuk ka dyshim se do të shfaqen në fytyrën e tokës dhuna, luftërat, dënimet dhe shumë gjëra të tjera negative të pranishme sot. Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Mesazhit Tim, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.”[17] Pra, njerëzimi vetëm përmes Mesazhit të Zotit (Kur’anit dhe Sunnetit) realizon sigurinë dhe lumturinë në këtë botë dhe në amshueshmëri. Adem Avdiu

______________ [9] Murgëria nuk ka qenë e legjitimuar, por e shpikën ata vetë. Allahu thotë: "...ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën." Hadid: 27. [10] Në Diodatin e Ri, përkthim 1991-94, qëndron “turpëron kryet e vet”. Po kështu gjendet edhe në gjuhën arabe texhlibul are ala re’siha. Botim i vitit 1995, Arabic Bible NVA Copyright 1988 IBS. [11] Ndërsa në përkthimin e ECM 1993 qëndron: “Ajo sillet si të ishte prostitutë, me flokë të qethur.” [12] Në përkthimin e ECM është e shënuar në kllapa “e le të përjashtohet”. [13] Bibla, Besëlidhja e Re, Letra e parë drejtuar Korintianëve 11/5,6 . Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994. [14] Bibla, Dhiata e Re, Letra e parë drejtuar bashkësisë së Korintit 11/10. Përkthimi i vitit 1993 ECM. Në këtë përkthim lexojmë komentin se engjëjt e pranishëm nuk durojnë mospërfillje. Ndërsa në përkthimin e Dom Simon Filipaj qëndron: “Prandaj, gruaja duhet ta mbartë mbi krye shenjën e varshmërisë, për shkak të engjëjve.” Dom Simoni shtjellon: “Në mbledhjet e bashkësisë, sipas një interpretimi çifut të Lgp 23,15 në mbledhje janë pranë edhe engjëjt, prandaj qëndrimi duhet të jetë me nderim dhe rregull. [15] Bibla, Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut me titull Mësimi mbi kurorëthyerjen 5/27, 28 dhe 29. Përkthimi nga Dom Simon Filipaj. [16] Bibla, Dhiata e Vjetër, Libri i Besëlidhjes së Ripërtërirë 22/5. Përkthimi i vitit 1993 ECM. [17] Sure Ta ha: 124.

10

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


Femrës Respektimi i

në Islam

Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).”

M

e të vërtetë, femra muslimane, nën hijen e mësimeve të drejta dhe udhëzimeve të urta islame, jeton një jetë të ndershme, të mbushur me respekt dhe ndershmëri, që nga dita e parë e ardhjes se saj në këtë botë dhe duke vazhduar kështu në të gjitha etapat e jetës së saj, si vajzë, pastaj si nënë, si bashkëshorte, si motër, si hallë, si teze etj. Në të gjitha këto periudha, ajo ka të drejtat e saj të veçanta dhe gëzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmëri. 1 - Në kohën kur ajo është vajzë, feja islame fton për bamirësi ndaj saj dhe përkushtim në rritjen, mbikëqyrjen dhe edukimin e saj, që ajo të formohet si një grua e mirë, e mbrojtur dhe e ndershme. Po ashtu, Islami i ka qortuar ashpër jobesimtarët para periudhës islame për varrosjen e vajzave të tyre për së gjalli dhe urrejtjen që kishin për lindjen e tyre. Thotë i Madhëruari: "Dhe kur ndonjëri prej tyre përgëzohet me lindjen e

vajzës, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim. Ai fshihet nga njerëzit, për shkak të keqes që u lajmërua. Ai pyet vetveten, a ta mbajë atë (vajzën), i përulur, apo ta varrosë. Sa i keq është gjykimi i tyre!..." Nahl-58/59


Transmetohet nga Mugire ibën Shu'bete se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu ua ka ndaluar juve mosrespektimin e nënave, koprracinë dhe të kërkoni (pa nevojë), si dhe varrosjen e vajzave për së gjalli…" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ibni Haxheri ka përmendur se para Islamit jobesimtarët vajzat e veta i kanë varrosur në dy mënyra: - E para, burri e ka urdhëruar gruan e vet që, kur të vinte koha e lindjes, lindja të bëhej afër një grope. Në qoftë se do t'u lindte djalë, e linin të jetonte; në qoftë se do t'u lindte vajzë, e hidhnin në gropë. - E dyta, kur vajza mbushte gjashtë vjeçe, burri i thoshte gruas së vet që ta parfumonte dhe ta zbukuronte vajzën, gjoja se do të vizitonin disa të afërm. Pastaj largohej me vajzën në shkretëtirë, derisa shkonte te ndonjë pus dhe i thoshte vajzës që të shikonte në pus, ndërsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari) Kurse, Islami e ka konsideruar vajzën si begati të madhe dhe dhuratë të çmuar nga Allahu i Madhëruar: "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve dhe i

12

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

tokës. Ai krijon çka të dojë. Kujt të dojë, Ai i dhuron vetëm femra ose vetëm meshkuj, ose i dhuron çift, meshkuj e femra, dhe kë të dojë e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm dhe i fuqishëm." Shura, 49/50 Nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem transmetohet të ketë thënë: "Kush ka një vajzë dhe nuk e varros atë për së gjalli, nuk e nënçmon dhe nuk i jep përparësi djalit ndaj saj, Allahu do ta futë në xhenet." (Transmeton Ahmedi) Ukbete ibën Amiri ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Kush ka tri vajza dhe bën durim në rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do të jenë për të shpëtim nga zjarri." (Transmeton Ibni Maxheh) Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në një hadith tjetër thotë: "Kush i rrit dy vajza, derisa të arrijnë moshën madhore, unë dhe ai në Ditën e Gjykimit do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe ka bashkuar gishtërinjtë e vet)." (Transmeton Muslimi) Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore


ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).” (Musnedi i Ahmedit) Xhabir ibën Abdil-lah ka thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, u siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në xhenet.” Njëri nga të pranishmit pyeti: “Po ai që ka dy vajza?” I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Po, edhe ai që ka dy vajza." (Transmeton Buhariu, në Edebul-Mufred) Transmeton Aishja se një beduin erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha atij: "Ju i puthkeni fëmijët tuaj?! Ne nuk i puthim." Atëherë, Pejgamberi i tha:"Unë nuk kam asgjë në dorë, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 2 - Islami ka bërë thirrje për respektimin dhe nderimin e veçantë të gruas, si nënë. Ka ftuar për bamirësi ndaj tyre, që të angazhohemi të jemi në shërbim të tyre, të bëjmë lutje për to dhe mos t'u shkaktojmë asnjë lloj shqetësimi, por t'i trajtojmë ashtu siç trajtohen shokët më të mirë. Thotë Allahu i Madhëruar: "Ne e urdhëruam njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, ndërsa bartja dhe gji-dhënia e tij zgjati tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë), derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe, kur t'i mbushë dyzet vjet, ai thotë: 'Zoti im, më inspiro të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, të bëj vepra të mira, të cilat i pëlqen Ti, dhe m'i bëj të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe jam musliman." Ahkaf, 15 Allahu në një ajet tjetër thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhuroni askënd, pos Tij, dhe të silleni mirë me prindër. Nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka arritur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të buta dhe, në shenjë mirësjelljeje, shtrije pranë tyre krahun tënd përulës dhe mëshirues, dhe thuaju;'Zoti im, mëshiro ata dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." Isra 23/24 Transmeton Ebu Hurejra se i është thënë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Kush e meriton më shumë mirësjelljen time?" Pejgamberi tha: "Nëna jote". "Pastaj kush?", u pyet prapë. "Nëna jote", u përgjigj ai. "Pastaj kush?", u pyet edhe një herë. "Babai yt", ia ktheu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Abdullah Ibën Umeri ka thënë: "Erdhi një njeri të Pejgamberi, që t'i jepte besën për hixhret (shpërngulje prej një vendi që banohet nga jobesimtarë në një vend që banohet nga besimtarë), pasi i kishte lënë prindërit e vet duke qarë për të. Atëherë, Pejgamberi i tha: "Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë." (Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh) Thotë Abdullah ibën Mes’udi: "E kam pyetur Pejgamberin se cila është vepra më e dashur tek Allahu. Tha: "Falja e namazit në kohen e vet." I thashë:"Pastaj cila?" Tha: "Mirësjellja ndaj prindërve." I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi në rrugën e Allahut." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prindërve ndonjë shqetësim apo çfarëdo lloj dëmi, bile e ka llogaritur një gjë të tillë si mosrespektim ndaj prindërve, për të cilën do të llogaritet në Ditën e Gjykimit, madje e ka konsideruar prej mëkateve më të më-

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

13


dha. Ebu Bekrete ka thënë: "Pejgamberi ka thënë: “A doni t'ju informoj për mëkatin më të madh (tri herë e përsëriti të njëjtën pyetje)?" Ata thanë: "Po, gjithsesi, o i Dërguari i Allahut.” Tha: "Të bërit shokë Allahut, mosrespektimi i prindërve", pastaj u ul, pasi ishte i shtrirë, e tha: "...edhe dëshmia e rrejshme". Dhe vazhdoi ta përsëriste atë, saqë menduam: “Ah, sikur të heshtte!" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Thotë Aliu: "Ka thënë Pejgamberi: "Allahu e mallkon atë i cili i mallkon prindërit (nuk i respekton ata)." (Transmeton Muslimi) 3 - Islami nxit në respektimin e femrës si bashkëshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siç ajo ka obligime ndaj tij. Prej të drejtave të gruas në Islam janë: mirësjellja ndaj saj, bamirësia ndaj saj, si në ushqim ashtu edhe në veshmbathje; sjellja me butësi ndaj saj, të bëhet durim me të, të trajtohet me respekt, ngase në Islam njerëzit më të mirë janë ata të cilët janë më të mirët me familjen e tyre. Prej të drejtave të saj po ashtu është që t'u mësohet atyre feja, të kihet xhelozi për to, t'u ruhet nderi dhe përgjithësisht të ketë mirësjellje ndaj tyre. Prej ajeteve përmbledhëse të të drejtave të gruas është fjala e të Madhëruarit: "... dhe kaloni jetë të mirë me to…" Nisa, 19 Po ashtu, në Sunnet ka ardhur një numër i konsiderueshëm hadithesh që edhe më tepër e përforcojnë respektimin e të drejtave të femrës dhe përkujdesjen që duhet pasur për to. Prej këtyre haditheve është ai që e transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është

14

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

krijuar nga një bri i shtrembër, e gjëja më e shtrembër në bri është pjesa më e lartë e tij. Në qoftë se doni ta drejtoni atë, do ta thyeni; në qoftë se e lëni ashtu, ai do të mbetet i shtrembër. Dhe silluni mirë me gratë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Neveviu: "Në këtë hadith theksohet sjellja me butësi ndaj tyre, bamirësia, durimi ndaj sjelljes së tyre jo të mirë, të përballohet dobësia intelektuale e tyre, urrejtja e shkurorëzimit pa ndonjë arsye dhe të mos pritet nga ato të jenë të përkryera. Allahu e di më së miri." (Sherh Sahih Muslim) Po ashtu, në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejra, i Dërguari i Allahut thotë: "Besimtari me imanin (besimin) më të plotë është ai i cili e ka moralin më të mirë, ndërsa më të zgjedhurit tuaj janë ata që sillen më së miri me gratë e tyre." (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu) Xhabir ibën Abdil-lah thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë në hutben e tij, në haxhin lamtumirës: "Kini frikë Allahun se si po silleni me gratë, ngase ju i keni marrë ato amanet nga Zoti dhe u është bërë hallall fjetja me to, me fjalën (lejen) e Allahut. Ndërsa ato kanë për obligim që mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni. E, në qoftë se ato bëjnë një gjë të tillë, atëherë edukojini ato me një rrahje të lehtë. Ju keni për obligim furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, aq sa keni mundësi." (Transmeton Muslimi) Me frazën "mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni" mendohet që mos t'u japin leje për hyrje a qëndrim në shtëpitë tuaja askujt që ju e urreni, qoftë burrë apo grua. Ebu Hurejra thotë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Mos ta urrejë një musliman një muslimane (mos ta urrejë burri gruan e vet),


se në qoftë se urren një cilësi të saj, pëlqen një tjetër." (Transmeton Muslimi) Me frazën "mos ta urrejë" mendohet që kush prej jush nuk e pëlqen një cilësi të gruas së vet dhe nuk është i kënaqur më atë cilësi, mos ta urrejë gruan sepse ajo mund të ketë virtyte të tjera të larta dhe sjellje të tjera shumë të mira. Transmeton Aishja se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gratë janë si motrat e burrave." (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu) Thotë Ibni Ethiri duke komentuar frazën "si motrat": "Të ngjashëm dhe të njëjtë në moralin dhe natyrën e tyre, sikur ato të ishin një pjesë e ndarë nga burrat, ashtu siç është krijuar Hava nga Ademi." (En-Nihajtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether) Në këtë hadith bëhet qartazi thirrje për mirësjellje ndaj grave dhe trajtim të shkëlqyer të tyre si dhe për butësi e bamirësi, saqë nuk do koment. 4 - Islami porosit të respektohet femra si motër, si hallë apo si teze, duke urdhëruar që të mbahen lidhjet me to dhe të ndihmohen, të ruhet pozita dhe e drejta e tyre. Për gjithë këtë ka premtuar një shpërblim të madh. Transmeton El-Mikdam ibën Madekerib se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të thotë: "Me të vërtetë, Allahu porosit të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë me baballarët tuaj, pastaj ju porosit të silleni mirë me më të afërmit." (Transmeton Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe Ibni Maxheh) Ebu Seid el-Hudrij thotë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Nuk ka kush që i ka tri vajza, apo tri motra dhe përkujdeset për to, përveçse do të hyjë në xhennet." (Transmeton

Tirmidhiu dhe Ebu Davudi) Thotë Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të: "Ka thënë Pejgamberi: “Farefisi është lidhje nga Zoti. Kush e mban atë lidhje, Allahu e ruan atë; kush e humb atë lidhje, Allahu do ta humbë atë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Transmeton Enes ibën Maliku se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron t'i shtohet risku (furnizimi) dhe t'i zgjatet jeta, le të mbajë lidhje me farefisin." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 5 - Bile sikur femra të jetë e huaj për dikë, pra nuk është e afërm e tij dhe ka nevojë për ndihmë, Islami nxit për përkujdesje, për bamirësi dhe ndihmë ndaj saj dhe për këtë ka përgatitur shpërblime të mëdha. Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam të ketë thënë: "Ai që përkujdeset për një të ve apo për një të varfër, është si muxhahidi në rrugën e Allahut, apo si ai që falet vazhdimisht dhe nuk pushon, apo si ai që agjëron pandërprerë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kjo që u tha më lart është një pjesë shumë e vogël e respektit dhe nderit që gëzon femra nën hijen e mësimeve islame. E, ku mund ta gjejë femra një përkujdesje kaq të madhe, respekt dhe bamirësi të lartë? Bile nuk mund të gjejë as përafërsisht në ndonjë fe tjetër përveç kësaj feje, me të cilën Allahu është i kënaqur për robërit e Vet. Dr. AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr Përshtati: Gazmend Mehmeti

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

15


A JANË TË BARABARTË

BURRI DHE GRUAJA NË ISLAM? Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë se disa njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit "drejtësi" dhe kjo është gabim, ngase nuk thuhet barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Për shkak të kësaj thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë diference ka në mes mashkullit dhe femrës?! Ata e barazuan mashkullin me femrën, derisa komunistët thanë: Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi askënd, as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin e tij, e kështu me radhë...

A

është përmendur në Kur'an barazia e gruas me burrin?

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. E para: Termi "barazia mes burrit dhe gruas", për të cilin thërrasin shumë mendimtarë në Lindje dhe Perëndim në fusha të ndryshme të jetës, është term që bazohet në devijim dhe mungesë të vetëdijes, sidomos kur folësi ia vesh këtë barazim Kur'anit të Shenjtë apo fesë islame. Pjesë e gabimit të njerëzve në kuptimin e këtij termi është thënia "Islami është fe e barazisë". E vërteta është të thuhet "Islami është fe e drejtësisë". Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë se disa njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit "drejtësi" dhe kjo është gabim, ngase nuk thuhet barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Për shkak të kësaj thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë diference ka në mes mashkullit dhe femrës?! Ata e barazuan mashkullin me femrën, derisa komunistët thanë: Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi askënd, as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin e tij, e kështu me radhë... Mirëpo, nëse përdorim termin “drejtësi”, që do të

16

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

thotë "dhënia secilit atë që meriton", do të eliminohet ky gabim dhe termi bëhet i drejtë, ngase asnjëherë nuk është përmendur në Kur'an "Allahu ju urdhëron për barazi", por ka ardhur "Allahu ju urdhëron për drejtësi", Nahl, 90 Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve." Nisa 58 Ka gënjyer ndaj Islamit ai që thotë se “feja islame është fe e barazisë”, sepse feja islame është fe e drejtësisë, Islami bashkon dy gjëra të barabarta dhe ndan dy gjërave që janë të ndryshme. Kush e njeh fenë islame nuk thotë që feja islame është fe e barazisë, madje ajo që aludon për kotësinë e kësaj rregulle është se shumë ajete që janë përmendur në Kur’an e mohojnë këtë barazi të pretenduar. Allahu thotë: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Zumer 9 Dhe thotë: "Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh ose a janë të njëjta errësirat me dritën?" Rra'd 1 Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan më pas." Hadid 10 Po ashtu Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndenjën [nuk luftuan] dhe ata që me pasurinë dhe jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut." Nisa 95 Asnjëherë nuk është përmendur në Kur’an qoftë edhe një shkronjë që urdhëron për barazi, por


Kur’ani urdhëron për drejtësi. Fjala drejtësi gjithashtu është e pranuar edhe nga vetë njerëzit, pasi për shembull dikush ndien që është më i privilegjuar se një tjetër qoftë në dituri, pasuri, frikë ndaj Allahut etj., prandaj nuk e pranon që tjetri të jetë i barabartë me të. Çdo njeri e di se është gabim nëse themi se mashkulli është i barabartë me femrën (Sherhu el Akideti el ëasitijeh 1/180-181). Prandaj, Islami nuk ka bërë barazi mes burrit dhe gruas në ato çështje ku barazimi mes tyre do të ishte padrejtësi ndaj njërit prej tyre, për arsye se barazimi në vendin e gabuar është padrejtësi e madhe. Kur'ani e ka urdhëruar femrën të vishet ndryshe nga burri për arsye të dallimit mes dy gjinive në provokim kundrejt tjetrit. Provokimi nga burri është më i vogël sesa provokimi nga femra dhe për këtë arsye veshja e femrës dallon nga e mashkullit, ngase nuk është prej urtësisë të urdhërohet femra të zbulojë prej trupit të saj atë që zbulon mashkulli për shkak se provokimi nga trupi i saj dhe trupi i tij është i ndryshëm, siç do ta sqarojmë më poshtë. E dyta: Në ligjin islam janë disa gjëra ku femra ndryshon nga burri, si vijon: 1 - Përgjegjësia: Allahu i Madhëruar ka thënë: "Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzime nga pasuria e tyre." Nisa 34 2 - Dëshmia: Kur'ani e ka barazuar dëshminë e një burri me dëshminë e dy grave: ''Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra." Bekare 282 Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “...për shkak të mangësisë së mendjes që ka femra, dy gra zëvendësojnë një burrë në dëshmi, siç është transmetuar në “Sahihun” e Muslimit, nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "O gra, jepni lëmoshë e kërkoni falje sa më shumë, sepse kam parë që ju jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Një grua e mençur në mesin e tyre tha: “Përse, o Dërguari i Allahut, ne jemi shumica e banorëve të zjarrit?” Ai tha: “Sepse ju mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve. Nuk kam parë askënd më të mangët në mendje dhe në fe sesa ju.” Ajo ka thënë: “Ç'është

kjo mangësi në mendje dhe në fe?” Ai ka thënë: “(Mangësia në mendje) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli, kurse mangësia në fe konfirmohet me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni dhe gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni (për shkak të menstruacioneve apo lehonisë).” (Tefsiri i Ibën Kethirit, 1/336) Ka disa gra që janë më të afta sesa disa burra, mirëpo kjo nuk është esenca dhe ato nuk janë shumica dërrmuese e tyre, kështu që edhe sheriati është i ndërtuar mbi atë që është e përgjithshme dhe e shpeshtë. Por, mungesa e mendjes së gruas nuk do të thotë se ajo është e çmendur, mirëpo emocionet e mundin mendjen e saj në shumicën e rasteve dhe kjo ndodh tek ajo më shumë se ç’ndodh te burri. Këtë fakt mund ta refuzojë vetëm arroganti. 3 - Femra trashëgon gjysmën e asaj që trashëgon burri: Ka thënë Allahu i Lartësuar: "Allahu ju urdhëron [çështjen e trashëgimit] fëmijët tuaj; për mashkullin hise sa për dy femra." Nisa 11 Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe për shkak që Allahu është më i ditur për interesat e tyre, ka vendosur ndarjen në mes tyre në bazë të diferencimit që ka ditur prej interesave të tyre.” (Tefsiri i Kurtubiut [5/164]) Pasi burri ka më shumë shpenzime sesa gruaja, atëherë është e përshtatshme që të ketë më shumë trashëgimi se gruaja. 4 - Veshja: Pjesët e turpshme te gruaja janë i gjithë trupi i saj dhe më së paku është thënë se asaj nuk i lejohet të zbulojë asgjë tjetër përveç duarve dhe fytyrës. Po ashtu, thuhet se asaj nuk i lejohet të zbulojë asgjë nga trupi i saj. Ka thënë Allahu: "O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, le të vënë shamitë (mbulojën) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." Ahzabe 59 Pjesa e turpshme e burrit është prej kërthizës deri tek gjunjët. I është thënë Abdullah ibën Xhafer ibën ebi Talibit: “Na trego atë që ke dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe çfarë ke parë prej tij dhe mos na trego tjetër jashtë kësaj, edhe nëse është e besueshme.” Tha: "Çka është në mes kërthizës dhe gjunjëve është turp (avret)." (Transmeton Hakimi në “Mustedrek” 6418 dhe shejh Albani e ka bërë hadithin të mirë në ‘Sahih

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

17


el-xhami’5583.) Këta shembuj ishin vetëm për sqarim, edhe pse ekzistojnë shembuj të shumtë. Ka edhe dallime të tjera mes dy gjinive, si për shembull: - burri ka të drejtë të martohet me katër gra në një kohë, kurse gruaja vetëm me një burrë; - burri posedon të drejtën e divorcit, kurse gruaja jo; - burrit i lejohet të martohet me femra çifute dhe të krishtera, kurse gruas muslimane i lejohet të martohet vetëm me musliman; - burrit i lejohet të udhëtojë pa prezencën e gruas apo të ndonjërit prej kujdestareve [mahrem] të tij, kurse gruaja nuk lejohet të udhëtojë pa kujdestar [mahrem]; - namazi në xhami është obligim për burrat, ndërsa për gratë është e kundërta e kësaj, ngase namazi në shtëpinë e saj është më i dashur për Allahun e Madhëruar; - gruaja lejohet të veshë mëndafsh dhe ar, por një gjë e tillë nuk i lejohet burrit. E gjithë kjo që u përmend është bazuar në ndryshimin e burrit prej gruas, për arsye se mashkulli nuk është si femra. Thotë Allahu: "… e mashkulli nuk është si femra.” (Alu Imran, 36 Burri dallon nga gruaja në shumë gjëra: në forcë, në trup dhe në vrazhdësi, kurse femra është e butë dhe e ndjeshme. Burri gjithashtu dallon nga gruaja në mendje, ngase dihet se mashkulli është më i fortë në vetëdijen dhe memorien e tij, ndërsa gruaja e ka memorien më të dobët dhe harron më shumë se ai. Një gjë e tillë shihet qartë pasi shumica e dijetarëve dhe e shkencëtarëve në botë janë burra. Ka disa femra të cilat janë më të afta sesa disa burra dhe e kanë memorien më të fortë, mirëpo kjo nuk e anulon esencën dhe rregullin e përgjithshëm që cekëm më lart. Në aspektin e emocioneve, burri i zotëron ato kur është i gëzuar apo nervoz, kurse femrat ndikohen edhe nga efekti më i vogël emocional, prandaj lotët e saj rrjedhin qoftë edhe prej ngjarjes më të vogël emocionale. Nga dallimet mes tyre është edhe xhihadi, i cili është obligim vetëm për burrat. Gratë nuk kanë xhihad, luftë, e kjo është mëshirë prej Allahut për to dhe kujdes për gjendjen e tyre. Prandaj është detyrim të themi se nuk janë dispozitat e burrit si dispozitat e grave. E treta: Ligji islam e ka barazuar gruan me burrin

18

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

në shumë adhurime dhe transaksione, si për shembull: gruaja merr abdest si burri, pastrohet si burri, falet si falet burri, agjëron siç agjëron burri, përveçse kur është në ciklin mujor apo në lehoni, jep zekat si burri, bën haxh si burri, por dallon nga burri në disa dispozita të pakta. Asaj i lejohet shitblerja, i lejohet të japë lëmoshë, i lejohet të lirojë robin nëse është nën sundimin e saj etj., për arsye se gratë janë motra të burrave, siç është transmetuar nga Aishja, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut është pyetur për mashkullin që gjen shenja lagieje (në rroba), mirëpo nuk ka parë ëndërr erotike, se a duhet të pastrohet. I Dërguari i Allahut është përgjigjur: “Duhet të marrë gusël.” Është pyetur për një mashkull që ka parë ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e lagura, se a duhet të pastrohet. I Dërguari i Allahut i ka thënë: “Nuk ka nevojë që të marrë gusël.” Umu Seleme ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, në qoftë se një grua e sheh këtë, a duhet të marrë gusël?” Ai ka thënë “Po, se gruaja është binjaku i burrit.” (Transmeton Tirmidhiu 113, Ahmedi 25663. Shejh Albani e ka konsideruar hadithin autentik në "Sahih et-Tirmidhij” 98.) Rezymeja Gruaja është e njëjtë me burrin në disa gjëra dhe dallon nga ai në disa të tjera, por shumica e dispozitave të ligjit islam zbatohen njëjtë si për burrat ashtu edhe për gratë. Atë që i dallon dy gjinitë muslimani e shikon si mëshirë prej Allahut, se Ai është më i ditur se krijesat e Tij, kurse jobesimtari dhe arroganti e shikon si padrejtësi dhe punon sipas kokës së tij duke pretenduar barazi mes dy gjinive! Le të na tregojë ai neve si ka mundësi që burri të mbetet shtatzënë dhe t’i japë gji fëmijës, meqë gjinitë janë të njëjta?! Si mund të veprojë sipas kokës së tij dhe të pretendojë barazinë mes tyre, kur e sheh dobësinë e gruas dhe gjendjen e saj atëherë kur ka ciklin mujor?! Ai vazhdon të punojë sipas kokës së tij derisa copëtohet para shkëmbit të realitetit. Kurse muslimani i vërtetë mbetet i qetë me besim duke iu dorëzuar urdhrit të Allahut. Allahu e di më së miri. Përmblodhi dhe përshtati: Fehmi Dalipi


P Ë ZIIER ERJJES RZ PËR ES DISPOZITA E

SË MESHKUJVE ME FEMRA

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "S'ka dyshim se mundësia e përzierjes së femrave me meshkuj është origjina e çdo belaje dhe sherri, kjo është nga shkaqet më të mëdha të zbritjes së dënimeve në përgjithësi. Siç është shkak për prishjen e çështjeve të përgjithshme dhe individuale, përzierja e meshkujve me femra është shkak për shtimin e imoralitetit dhe prostitucionit, është shkak për vdekje të përgjithshme dhe epidemi të vazhdueshme.”

S

’ka dyshim se feja e pastër islame me udhëzimet e saj të drejta e të mira e ka ruajtur pozitën e femrës muslimane, duke ia ruajtur nderin dhe karakterin e saj. Islami ka marrë përsipër krenarinë dhe lumturinë e saj, ia lehtësoi asaj shkaqet për një jetë të qetë, larg nga vendet e dyshimit, sprovave, të keqes e shkatërrimit dhe e tërë kjo është nga mëshira e Allahut për robërit e Tij, pasi u zbriti atyre legjislacionin e Tij që të jetë këshillues për ta e dobi kundër shkatërrimit të tyre, forcues ndaj devijimit dhe garantues për lumturinë e tyre. E nga kjo, o robër të Allahut, është edhe ajo që ka legjitimuar Allahu nga analiza të mëdha ruajtëse e hapa të fortë kurimi, të cilat i japin fund sprovave (fitneve) mes meshkujve e femrave, ndihmon në largimin e mëkateve shkatërrimtare, kjo është mëshirë nga Allahu për robërit e Tij dhe ruajtje për moralet e tyre duke i ruajtur nga poshtërimi në dunja dhe dënimi në ahiret. Në Islam kanë ardhur argumente që alu-

dojnë se sprova e femrës janë të mëdhaja e nëse shfaqen,e nuk pritet diçka e mirë nga to, pos që përfundimi është mjerues. Është transmetuar nga Usame ibën Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje sprovë më të dëmshme për meshkujt sesa femrat."[1] Gjithashtu nga Ebu Seid el-Hudri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini frikë dunjanë dhe kini frikë femrat, sepse sprova e parë te Beni Israilët ka qenë femra."[2] Kush mediton mbi historinë me gjithë gjerësinë që ka, do të gjejë një gjë të tillë, s'ka dyshim se ndër shkaqet më të mëdha të gërshetimit të kulturave, prishjes së shoqërive, lënies anash të moralit, shkatërrimit të mirësive dhe përhapjes së krimeve është lakuriqësia e femrës dhe përzierja e saj me meshkuj, ekstremizmi në zbukurim e dukje, vetmia e saj me meshkujt që i ndalohen asaj, anëtarësimi i saj në chate të ndryshme, ekspozimi i saj në ven-

______________ [1] Transmeton Buhariu 5096 dhe Muslimi 2740. [2] Transmeton Muslimi 2742.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

19


de publike duke qenë në kulmin e zbukurimit. Islami nuk e urdhëroi së koti femrën që të mbulohet dhe nuk e ndaloi nga gjërat e mësipërme vetëm se për ta ruajtur atë nga sprovat, nga ekspozimi ndaj situatave të dyshimta e të ndyra, për ta ndaluar atë nga rënia në krime e dëme dhe për ta mbuluar me petkun e devotshmërisë, pastërtisë dhe nderit si dhe duke i mbyllur të gjitha shtigjet që dërgojnë në imoralitet. Allahu i Lartësuar thotë: "Rrini në shtëpitë tuaja e mos u zhvishni si në fillim të injorancës." Ahzab: 33 Gjithashtu Allahu thotë: "E nëse ju i pyetni ato për diçka, atëherë pyetni ato pas perdeve, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." Ahzab: 53 Gjithashtu Allahu thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre “ Nur: 31 Gjithashtu Allahu thotë: "O ti Pejgamber, thuaji grave, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t’i lëshojnë mbulesat e tyre, kjo është më e mirë që të njihen e mos dëmtohen, e Allahu është Ai i Cili fal shumë dhe është Mëshirëbërës." Ahzab: 59 Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “.....andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura “ Ahzab: 32 Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Femra është auret, kur ajo del nga shtëpia atë e shoqëron shejtani."[3] Ummu Humejd es-Saidije, Allahu qoftë i kënaqur me të, shkoi te Resulullahu sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e dëshiroj namazin me ty.” Ai i tha: "E kam ditur se ti e do namazin me mua, kurse namazi yt në shtëpinë tënde është më i mirë se namazi yt në dhomën tënde, e namazi në dhomën tënde është më i mirë se në shtëpinë tënde, e namazi në shtëpinë tënde është më i mirë se namazi në xhaminë e lagjes tënde, e namazi në xhaminë e lagjes tënde është më i mirë se namazi në xhaminë time."[4] Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Safi më i mirë për burra është i pari e më i keqi është i fundit dhe safi më i mirë për femra është i fundit e më i keqi i pari."[5] E tërë kjo është për ruajtjen e femrës nga përzierja me meshkujt, për shkak të adhurimit dhe namazit në të cilën muslimani apo muslimania është më larg dyshimeve të shejtanit dhe cytjeve të tij. E si mund të qëndrojë puna me daljen nëpër tregje dhe vendet publike etj.?! Te Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, hyri një robëreshë, (mevla) dhe i tha: “Oj nëna e besimtarëve, kam bërë tavaf rreth Qabes shtatë herë, e kam prekur ruknin (njëri nga skajet e Qabesë) dy apo tri herë.” Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha: “Mos të shpërbleftë Allahu, mos të shpërbleftë Allahu! Je shtyrë me burrat. Sikur të kishe thënë tekbir e të ecje!” Ia tha asaj këtë përderisa ajo ishte në vendin më të ndershëm, në tokën më të mirë, në vendin e adhurimit afër Qabesë. E si qëndron puna e asaj që përzihet me burra nëpër tregje, pazare e në vende publike duke qenë në në

______________ [3] Transmeton Imam Tirmidhiu 1173, kurse shejh Albani e ka saktësuar në “Sahih Tirmidhi” 936 . [4] Transmeton Imam Ahmedi 6/371, kurse shejh Albani e ka cilësuar hasen ligajrihi në “Sahihu Tergib” 340. [5] Transmeton Muslimi 440.

20

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


kulmin e zbukurimit?! Është përgëzim për femrën muslimane nëse e jeton jetën e saj e nënshtruar ndaj këtij udhëzimi të drejtë e orientimi të ndershëm, duke mos u ndikuar nga ata që ftojnë në punë të ndyra e në fitne, Allahu thotë: "Allahu do që t'ua pranojë pendimin tuaj e ata që i pasojnë epshet dëshirojnë që të anoni me një devijim të madh." Nisa: 27 S'ka dyshim se Islami ia ka ndaluar këto gjëra femrës për ta ruajtur atë dhe tërë shoqërinë që të mos poshtërohen moralet e të largohet nderi, të përhapen krimet e të shtohet çrregullimi (fesadi). Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "S'ka dyshim se mundësia e përzierjes së femrave me meshkuj është origjina e çdo belaje dhe sherri, kjo është nga shkaqet më të mëdha të zbritjes së dënimeve në përgjithësi. Siç është shkak për prishjen e çështjeve të përgjithshme dhe individuale, përzierja e meshkujve me femra është shkak për shtimin e imoralitetit dhe prostitucionit, është shkak për vdekje të përgjithshme dhe epidemi të vazhdueshme.” Ka edhe një parim të madh që duhet pasur parasysh, e ai është se dispozitat e sheriatit që kanë të bëjnë me femrën apo dikë tjetër janë shumë të përsosura, nuk ka mangësi në to e as defekte, nuk ka padrejtësi në to e as rrëshqitje. Si të mos jenë kështu përderisa janë nga Gjykuesi më i mirë dhe zbritje prej Allahut, Zoti i botëve, i Urti në mirëmbajtje, Shikuesi i

robërve të Tij, i Gjithëdituri në lumturinë, shpëtimin, përmirësimin e tyre në dunja e ahiret! Nga armiqësia më e madhe dhe mëkati më i rëndë është që të thuhet për diçka nga dispozitat e Allahut që kanë të bëjnë me femrën apo dikë tjetër se në to ka padrejtësi apo rrënim, mangësi ose lajthitje. Kush e thotë këtë fjalë apo diçka prej këtyre fjalëve, ai nuk e ka vlerësuar dhe madhëruar Zotin e tij ashtu siç duhet e as që e ka respektuar Atë siç duhet respektuar. Allahu i Lartësuar thotë: "E ç’është me ju që nuk i shprehni madhëri Allahut ashtu siç e meriton?” Nuh: 13, që d.m.th. nuk i shprehni madhëri Atij. Nga madhërimi i Allahut të Lartësuar është që t’i respektosh dispozitat e Tij dhe t’u nënshtrohesh urdhrave të Tij dhe të besosh se në to është shpëtimi, përsosmëria dhe madhëria. E, kush beson të kundërtën e kësaj, a ka më larg sesa ky nga pozita e mirë dhe që e meriton më shumë poshtërimin dhe nënçmim në dunja e ahiret? O Allah, na hap gjokset tona për ndjekjen e sheriatit Tënd dhe kapjen për fenë Tënde e na largo të gjitha fitnet, ato që janë të shfaqura apo të fshehta! O Allah, përmirësoji gratë e muslimanëve dhe vajzat e tyre!

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre “

El Fevaidu el Menthuretu Dr.AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr Përshtati: Namik Vehapi

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

21


KUSHTET E VESHJES SË FEMRËS MUSLIMANE “Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi, Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.” Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë atë një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë një krah dhe nuk e shtojnë më shumë.”

F

alënderimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili në librin e Tij famëlartë ka thënë: “O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.”[1] Përshëndetjet tona qofshin mbi Profetin tonë alejhi salatu ve selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën e Gjykimit. Kush shikon me vëmendje në librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dërguarit sallAllahu alejhi ve sel-lem, gjen se veshja e femrës muslimane duhet të plotësojë disa kushte. Dijetarët këto kushte i kanë sqaruar shumë qartë në librat, shkrimet dhe punimet e tyre. Ne, në dashtë Allahu, do t’i cekim ato me disa sqarime, duke sjellë argumente për çdonjërën

prej tyre në mënyrën më të lehtë dhe të shkurtër të mundshme. Kushti i parë Veshja duhet të jetë e gjatë dhe e plotë, që të mos shihet prej saj asgjë nga trupi i femrës. Ajo vendoset në kokën e saj dhe shkon deri në fund të thembrave, madje edhe më gjatë. Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi, Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.” Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë atë një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë një krah dhe nuk e shtojnë më shumë.”[2] Nëse thellohemi në meditimin e kësaj thënieje të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe

______________ [1] Surja el-Ahzab, ajeti 59. [2] Transmeton Tirmidhiu 1731, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë.

22

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


e krahasojmë atë me veshjen e njerëzve që jetojnë rreth nesh, do të shohim se si ata e kanë ndryshuar këtë thënie të tij dhe si shejtani i mallkuar luan me mendjet e tyre të dobëta dhe i bëri të harrojnë urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe urdhrin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Do të shohim se burrat lëshojnë rrobat e tyre ashtu siç u urdhëruan gratë, ndërsa gratë veshin rrobat e shkurtra ashtu siç u urdhëruan burrat, madje edhe më shkurt. Është obligim për çdo motër muslimane, që ka besuar Allahun e Lartësuar për Zot dhe Muhamedin alejhi salatu ve selam për të Dërguar, që të mbulojë tërë trupin e saj me përjashtim të fytyrës dhe shuplakave të duarve, nëse dëshiron të jetë e shpëtuar në këtë botë nga shikimet e pasuesve të epsheve dhe në botën tjetër të jetë e shpëtuar nga zjarri i xhehennemit. Kushti i dytë Veshja duhet të jetë e gjerë, në mënyrë që të mos përshkruhet trupi dhe gjymtyrët e tij. Nuk lejohet për gruan që të veshë rroba të ngushta në prezencën e burrave. Në këtë ndalesë hyjnë edhe disa mantilë, të cilët janë të ngushtë në mes dhe kështu e përshkruajnë trupin dhe gjymtyrët e saj. Usame ibën Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më dhuroi një rrobë të dendur, që ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi e unë ia dhurova gruas sime. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më tha: “Ç’është me ty që nuk e vesh rrobën që ta dhurova?” I thashë: “Ia dhurova gruas sime.” Ai më tha: “Shko dhe tregoji që të veshë nën të një fustan (apo diçka tjetër). Frikësohem se do t’ia përshkruajë trupin e saj.” Në transmetimin e Ebu Davudid: “Urdhëroje gruan tënde që të veshë nën të një rrobë që mos ta përshkruajë (trupin e sajë).”[3]

Dijetarët kanë thënë: “Nuk lejohet për gruan që ta shtrëngojë belin e saj në asnjë mënyrë, sepse kjo e bën që t’i përshkruhet trupi.” Kushti i tretë Veshja duhet të mos jetë e tejdukshme dhe përmes saj nuk duhet të shihet trupi, edhe nëse ajo që e vesh mendon se është e gjerë, e gjatë dhe e plotë. Pra, nuk lejohet veshja e saj nëse është e tejdukshme. Është transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Dy grupe njerëzish prej banorëve të zjarrit akoma nuk i kam parë: disa burra që (me vete) mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve dhe me ta i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura por të zhveshura (gjysmëlakuriqe apo veshin rroba të tejdukshme), të pandershme (mëkatare) dhe që të tjerët i shpien në mëkate. Kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe nuk do ta shijojnë aromën e tij, edhe pse ajo ndihet nga një largësi e madhe.”[4] Në këtë thënie të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem hyn çdo veshje që ka lakuriqësi, është e ngushtë apo e tejdukshme dhe nuk e mbulon tërë trupin. Nëse këtë thënie të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e krahasojmë me kohën që jetojmë, do t’i gjejmë këto dy lloje njerëzish për të cilët na tregoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kjo thënie e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është një nga argumentet që vërteton profetësinë e tij, sepse ajo që ai paralajmëroi në këtë hadith është vërtetuar në kohën tonë. Kushti i katërt Veshja nuk duhet t’u ngjajë rrobave të burrave në asnjë mënyrë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që gratë t’u përngjajnë burrave dhe anasjelltas. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I

______________ [3] Transmeton Imam Ahmedi 21786, shejh Albani hadithin e ka konsideruar të mirë. [4] Transmeton Imam Muslimi 2128.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

23


Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka mallkuar ata burra që u përngjajnë grave dhe ato gra që u përngjajnë burrave.”[5] Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ai tregon se “i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka mallkuar ata burra që veshin rrobat e grave dhe ato gra që veshin rrobat e burrave.” [6] Gjithashtu Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri kategori njerëzish nuk do të hynë në xhennet dhe Allahu nuk do t’i shikojë ata në Ditën e Gjykimit: mosrespektuesi i prindërve, gruaja që u ngjan burrave dhe njeriu i pamoralshëm (ai që i shpie njerëzit në prostitucion).”[7] Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve në këtë kohë, do të vijmë në përfundim se shumica e tyre përfshihen në këto thënie të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me përjashtim të disave që i ka mëshiruar Allahu i Lartësuar. Sheh se si burrat i zgjasin rrobat e tyre, në duart dhe qafat e tyre mbajnë zinxhirë ari dhe stoli të tjera, gjë që është e lejuar vetëm për gratë. Po ashtu gratë i shkurtojnë rrobat e tyre ashtu siç u urdhëruan burrat, madje në shumicën e rasteve e tejkalojnë këtë masë dhe janë gjysmëlakuriq. Vallë a mendojnë këta njerëz se do të vdesin një ditë dhe do të dalin para Allahut, Zotit të botëve? Ndoshta kjo do t’u bjerë në mend, mirëpo do të jetë vonë. Allahu i Lartësuar thotë: “E kur të vijë vala e madhe (kiameti), atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. E për sa i përket atij që e ka tepruar. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij.”[8]

Kushti i pestë Veshja nuk duhet të jetë e ngjashme me atë të jobesimtareve. Është e ndaluar që t’u përngjajmë jobesimtarëve dhe jobesimtareve në çdo aspekt, si gratë ashtu edhe burrat. Nuk duhet t’u përngjajmë atyre në rite, ceremoni, tradita dhe çdo gjë tjetër. Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”[9] Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nga kjo thënie (e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kuptohet se përngjasimi me jobesimtarët është i ndaluar (haram), edhe pse në shikim të parë (nga ky hadith) kuptohet se ai që u përngjan jobesimtarëve është jobesimtar. Ashtu si në fjalët e Allahut të Lartësuar kur thotë: “E kushdo prej jush që i bën ata miq (hebrenjtë dhe të krishterët), është me ata.”[10] Transmeton Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është me ne ai që u përngjanë atyre që nuk janë me ne (jobesimtarëve). Mos u përngjani hebrenjve dhe të krishterëve...”[11] Për fat të keq, në kohën që ne jetojmë shohim se shumica e muslimanëve kanë rënë në kurthin e përngjasimit me jobesimtarët e sidomos në veshje dhe ceremoni, gratë në veçanti dhe burrat në përgjithësi. Vallë a kanë qenë pantallonat veshje për femrat muslimane ndonjëherë, qofshin ato të ngushta apo të gjera? A kanë qenë rrobat gjysmëlakuriqe veshje e femrave muslimanë ndonjëherë? A ka qenë veshja që përshkruan trupin veshje e femrave muslimane ndonjëherë? Jo, për Allahun, asnjëherë! Kjo nuk është tjetër vetëm se një rezultat i in-

______________ [5] Transmeton Imam Buhari 5885. [6] Transmeton Ebu Davudi 4098, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë. [7] Transmeton imam Ahmedi 6180, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka konsideruar të vërtetë. [8] Surja en-Naziat, 34-41. [9] Transmeton Ebu Davudi 4031, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë. [10] Surja Maide, 51. [11] Transmeton Tirmidhiu 2695, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë.

24

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


trigave të shejtanit dhe realizim i betimit të tij. Po ashtu, Allahu i Lartësuar në librin e Tij të shenjtë për betimin e shejtanit thotë: “...do t’i urdhëroj ata dhe do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin dhe jo Allahun, ai ka pësuar humbje të qartë.”[12] Kushti i gjashtë Veshja nuk duhet të jetë nga ato rroba që bien në sy dhe tërheqin vëmendjen e të tjerëve apo të jetë nga ato ngjyra që bien nga larg në sy dhe ndjellin mendjemadhësi tek ajo që i vesh. Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vesh në këtë botë ndonjë veshje që me të dallohet nga të tjerët (tërheq vëmendjen e të tjerëve), Allahu në Ditën e Kiametit do t’i veshë atij veshje poshtërimi të ndezur me zjarr.”[13] Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Qëllimi i këtij hadithi është se rroba e tij dallohet në mesin e njerëzve ku jeton, për shkak se ngjyra e rrobave të tij është e veçantë nga ngjyra e rrobave që vishen në atë vend, të tjerët vazhdimisht e shikojnë (sepse bie nga larg në sy) dhe kështu ai tregohet mendjemadh ndaj tyre.”[14] Kushti i shtatë Rrobat apo trupi nuk duhet të jenë të parfumuar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shumë thënie të tij na ka treguar se gruas nuk i lejohet të parfumohet, vetëm se në shtëpi, te bashkëshorti i saj. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’ariu, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Cilado grua që parfumohet dhe kalon afër burrave që ta shijojnë aromën e saj, ajo është lavire.”[15] Transmeton Zejneb eth-Thekafijje se i Dër-

guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëra nga ju (gratë) dëshiron të dalë në xhami, atëherë të mos parfumohet.”[16] Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse kjo është e ndaluar për atë (grua) që dëshiron të shkojë në xhami, atëherë si do të jetë kjo dispozitë për atë (grua) që dëshiron të shkojë në treg apo të dalë në rrugë? S’ka dyshim se kjo është edhe më e ndaluar dhe mëkati është më i madh. El-Hejtemi ka thënë (në librin e tij “Ez-Zevaxhir”) se dalja e gruas nga shtëpia e saj e parfumuar dhe e zbukuruar është nga mëkatet e mëdha, edhe nëse këtë ia lejon burri i saj.”[17] Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të na forcojë në këtë fe të pastër dhe të na bëjë të gjithëve nga banorët e xhennetit Firdevs! Përmblodhi dhe përshtati Sabahudin Selimi Kjo temë kryesisht është marrë nga librat: 1) “Xhilbab el-Mer’etil-Muslime”, i dijetarit Muhamed Nasiruddin el-Albani 2) “El-Harbul-Baride”, i shejhut Bedër ibën Alij elUtejbi Literatura e konsultuar: 1) Kurani Fisnik, me përkthim të Sherif Ahmetit. 2) “Muhtesar Sahihul-Buhari”, me verifikim të Muhamed Zuhejrit. 3) “Sahihu Muslim”, me verifikim të Muhamed Fuad Abdulbakit. 4) “Musnedul-Imam Ahmed”, me verifikim të Shuajb Arnautit. 5) “Sunenu et-Tirmidhi”, me verifikim të haditheve nga shejh Albani. 6) “Sunenu Ebu Davud”, me verifikim të haditheve nga shejh Albani. 7) “El-Musannef”, Ibën ebi Shejbe el-Kufi, DarulFikër.

______________ [12] Surja en-Nisa, 119. [13] Transmeton Ebu Davudi 4029, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë. [14] Nejlul-Evtar esh-Shevkani. [15] Transmeton Imam Ahmedi 32/19711, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka bërë të mirë. [16] Transmeton Ibën ebi Shejbe në “Musan-nefin” e tij, vëllimi 6, fq. 217. Shejh Albani hadithin e ka konsideruar të vërtetë. [17] Libri “Xhilbab el-mer-etil-Muslime”, fq. 139.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

25


y t r ë P

MOTËR

Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbrojtja e të drejtave të gruas”.

F

alënderimi i takon Zotit të botëve, përfundimi u takon të sinqertëve dhe nuk ka armiqësi vetëm se ndaj të padrejtëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve, Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Në këtë kohë kur është përhapur e pavërteta, kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë shtuar shprehjet tingëlluese që në shikimin e jashtëm duken si të mëshirshme, por që kanë brendësi të ndyrë, shkatërruese dhe falimentuese. Është mashtruar me këto shprehje kush është mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak, është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre si dhe të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre, me qëllim që mos të mashtrohet prej tyre i hutuari apo të shkojë pas tyre injoranti. Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbrojtja e të drejtave të gruas”. Thirrësit e këtyre parullave pretendojnë se gruaja nën hijen e Islamit është robëreshë në pranga, nga të cilat duhet të lirohet në mënyrë që të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që të ketë mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të gjitha sferat dhe organizatat. Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për këtë qëllim, ata janë bashkuar për thirrjen në: - daljen e gruas nga shtëpia e saj dhe përfshirjen e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës; - veçimin dhe përzirjen me burra pa ndonjë ku-

26

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

fizim; - heqje të mbulesës krejtësisht; - të ecurit në hapat e gruas perëndimore; - asgjësimin e moralit të turpit dhe thyerjes së pengesave mes dy gjinive; - thirrjen për shkollim të përzier; - barazi të plotë mes gruas dhe burrit. Në fakt, me këtë kuptim të lirisë ata nuk dëshirojnë tjetër vetëm se të kënaqen me gruan si dëshirojnë ata, duke qenë gruaja sa më pranë tyre; në zyra, në fabrika, në punishte, në diskoteka, në rrugë dhe në çdo vend që dëshirojnë ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perëndimore, e cila i ka të gjitha të drejtat sipas mendimit të tyre në vendet e Perëndimit, e cila u bë e lirë në çdo pore të jetës, madje ajo pranon kë dëshiron dhe ndalon kë dëshiron për lidhje intime. E ky është kulmi i lirisë për ta! Ah, sa jetë të lumtur jeton gruaja perëndimore nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e mashtrues! Kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë (prishjes) së gruas në vendet tona? FEMRA NËN HIJEN E ISLAMIT Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet arabe, para Islamit, femra ka qenë nga gjërat e pavlera që nuk kishte të drejta, por kishte obligime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të saj dhe e fëmijëve të burrit pas vdekjes së tij. Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhëniet me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi tjetër e saj. Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe ud-


hëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi padrejtësinë ndaj femrës, e barazoi atë dhe burrin në shumë gjëra dhe bëri dallim mes tyre në gjëra të tjera. Islami e nxori femrën nga burgu i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e parimeve islame si dhe nguliti bazat e përgjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e gruas ndaj burrit, për t’i bërë ata dy anëtarë të së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre plotëson shokun e tij në një strukturë dashurie, harmonie dhe mëshire. Me të vërtetë femra në Islam ka zërin e saj, i cili i dëgjohet, ka prezencë të qartë, të drejta legjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarësinë dhe lirinë e saj në tërësinë e bazave legjitime dhe moraleve të larta islame. FEMRA “BIJË” Kur ajo është bijë, Islami është kujdesur për edukimin e saj, për rritjen dhe zhvillimin e saj, për durimin dhe bamirësinë ndaj saj. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sellem, ka thënë: "Kush kujdeset për dy vajza derisa të rriten (në moshën e pjekurisë), unë dhe ai vijmë në Ditën e Kiametit (afër meje)” dhe bashkoi e shtrëngoi gishtat e tij." Transmeton Muslimi Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: "Nuk ka musliman që të ketë dy vajza e që i edukon ato dyja derisa të jetë me to ose të jenë me të, vetëm se kanë për ta futur në xhennet (d.m.th. bëhen sebep)." (Transmeton Ibën Maxhe dhe el Hakimi dhe e ka vërtetuar el Mundhiriu). E nga mëshira e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndaj vajzave ishte se ai falte me njerëzit namazin dhe mbante me vete Umameten, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut (mbesën e vet), e kur shkonte në sexhde, e lëshonte dhe kur ngrihej, e merrte përsëri në krahë. (Mutefekun alejhi) FEMRA “MOTËR” Është ajo për të cilën Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem porositi t’i tregohet bamirësi dhe shoqëri e mirë. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush ka nën kujdes tri vajza apo tri motra, ose dy vajza ose dy motra dhe është kujdesur ndaj tyre dhe ka pasur frikë Allahun kundrejt tyre, ai ka xhennetin." (Transmeton. Tirmidhiu, e ka vërtetuar Albani) FEMRA “NËNË” Të drejtën e të cilës Allahu e ka madhëruar

duke thënë: "Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim dhe u bëni mirësi prindërve..." Nisa, 36. Pra, të drejtën e prindërve Allahu e ka bërë detyrë menjëherë pas të drejtës së Tij. Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: "…por sillu me ta në dunja me dashamirësi." Llukman, 15 "Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngrini zërin (duke u thënë “uf!”), por t’u drejtoheni atyre me shprehje nderuese e me respekt." Isra, 23 Një burrë e pyeti Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Kush prej njerëzve meriton respektin më të madh mbi mua? I tha: "Nëna jote." Tha: “Pastaj kush? I tha: "Nëna jote." Tha: “Pastaj kush? I tha: "Nëna jote." Pastaj kush? Tha "Babai yt.” E ku gjendet kjo bamirësi ndaj nënave në Perëndim? Madje vdes ndonjëra në shtëpinë e saj apo në shtëpinë e pleqve (në azil) dhe varroset duke mos pyetur për të askush nga fëmijët e saj! FEMRA “BASHKËSHORTE” Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që ta kalojmë jetën mirë me të, duke thënë: "Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë." Nisa,19 Dhe fjala e mirë përfshin në vete të gjitha llojet e respektit, mirësisë dhe mëshirës. Allahu ka qartësuar gjithashtu se martesa është nga provat madhështore të Tij, kur mes dy bashkëshortëve ka bërë qetësim, dashuri dhe mëshirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nga treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen." Rrum, 21 I ka ndaluar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem padrejtësitë ndaj gruas dhe ka urdhëruar të bëhet durim ndaj saj, duke thënë: "Nuk nxehet muslimani nga muslimania. Nëse urren diçka nga ajo, i pëlqen diçka tjetër e saj." (Transmeton Muslimi) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja është krijuar nga brinja. Prandaj, nëse dëshiron ta drejtosh, do të përfundosh duke e thyer atë. Kështu që bjeri rrotull saj që të jetosh me të." (Transmeton Ahmedi, e ka vërtetuar Albani.) I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar gjithashtu se sjellja e mirë me gratë është shenjë e fisnikërisë dhe e natyrshmërisë së lartë. Ai, sallAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Më i miri

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

27


nga ju është më i miri për gruan e tij." (Transmeton. Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka vërtetuar Albani.) Madje, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë shpenzimin më të mirë të burrit atë që shpenzon për gruan dhe fëmijët e tij, duke thënë: “Pasuria më e mirë që shpenzon burri është ajo që shpenzon për familjen e tij." (Transmeton Muslimi) FEMRA “GRUA” Cilado qoftë ajo grua, Islami ka urdhëruar për respektimin e saj, për përkujdesjen dhe ruajtjen e ndjenjave të saj. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ju këshilloj që të përkujdeseni mirë për gratë." (Mutefekun alejhi) Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: "O Zoti im! Me të vërtetë unë ngushtohem për të drejtat e dy të dobëtëve: jetimit dhe gruas." (Transmeton. Nisaiu dhe Ibën Maxhe. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.) DUKURI TË TJERA NGA NDERIMI I GRUAS NË ISLAM 1. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në origjinën njerëzore, pasi ajo shihej si ndyrësi, gabim dhe djall. Allahu i Madhëruar thotë: "O njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje (Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkëshorten) e saj, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht që Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju." Nisa, 1 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Gratë janë motra të burrave." (Transmeton. Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë) 2. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në vepër dhe shpërblim. Allahu thotë: "O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se tek Allahu më i nderuari prej jush është ai që është më me takva (më muttekini - që i frikësohet dhe që i përkushtohet më shumë Allahut). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur." Huxhurat, 13 Allahu thotë: "Dhe kushdo që bën vepra të drejta e punë të mira, mashkull apo femër qoftë dhe është besimtar i vërtetë në Njësinë e Allahut (Musliman), një i tillë do të hyjë në xhennet dhe atyre nuk do t’u bëhet as padrejtësia më e vogël qoftë

28

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

edhe sa nakira (lëvozhgë e bërthamës së hurmës)." (En Nisa, 124) Allahu thotë: “Në këtë mënyrë, Zoti i tyre e pranoi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): “Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjesëtarë të barabartë) prej njëri-tjetrit." Alu Imran, 195 3. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në të drejtën e pasurisë dhe fitimit; gruaja ka të drejtë të ketë pasuri si sipërmarrje, kopshte, ar dhe argjend apo lloje kafshësh, pa marrë parasysh a është grua, bijë apo motër, bazuar në fjalën e Allahut: "Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkojini Allahut nga begatitë e Tij." Nisa, 32 4. Islami i ka caktuar gruas pjesën e saj në trashëgimi, pasi nuk trashëgonte asgjë nën hijen e injorancës së vjetër. Allahu i Madhëruar thotë: "Ka pjesë për burrat nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit dhe ka pjesë për gratë nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit nga ajo, qoftë e pakët apo e shumtë – pjesë e ligjshme e detyruar." Nisa, 7 5. Islami i ka paralajmëruar burrat që mos t’u shkaktojnë dëme grave të tyre dhe ka urdhëruar që të sillesh mirë ndaj grave apo edhe të ndahen me të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë mbushur periudhën e tyre të përcaktuar, ose i rimerrni ato mbi baza të arsyeshme, ose i lëni të lira po mbi baza të arsyeshme, por mos i merrni (prapë) për t’i lënduar. Dhe kushdo që e bën këtë gjë, ai i ka bërë dëm vetvetes." Bekare, 231 6. Islami e ka ngarkuar burrin që të paguajë mehrin për gruan e tij, e cila është e lirë në shpenzimin e atij mehri. Po kështu i ka obliguar burrit të shpenzojë për të në varësi të gjendjes ekonomike të tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Grave jepuni dhuratën e kurorëzimit të tyre (mehrin) më gjithë zemër." Nisa, 4 Allahu thotë: "Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës." Nisa, 34 Allahu thotë: "I pasuri le të shpenzojë sipas pasurisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vështirësisë lehtësi." Talak, 7 7. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është


se ai e ka ndaluar martesën e quajtur “Esh shigar”. Kjo lloj martese është që burri t’i thotë një burri tjetër: “Më jep mua motrën apo vajzën, në mënyrë që unë të të jap për grua motrën ose vajzën time, pa pasur mehër mes tyre për vajzat.” (Mutefekun alejhi) Sigurisht që kjo lloj martese e dëmton femrën së tepërmi dhe e ndalon atë nga e drejta e mehrit dhe obligimet e tjera që lidhen me të. 8. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ai e ka ndaluar martesën e saj pa lejen e saj. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kërkoni leje nga gratë për martesën e tyre." (Transmeton Nesai dhe e ka vërtetuar Albani.) 9. Gruaja ka të drejtë ta shikojë personin që kërkon dorën e saj për martesë, gjithashtu edhe burri ka të drejtë ta shohë atë, se ndoshta sheh diçka që e ndalon për ta pranuar atë për bashkëshorte. Umer Ibën el Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Mos i martoni vajzat tuaja me burra të shëmtuar, sepse ato pëlqejnë te burrat atë që edhe ata pëlqejnë te gratë (bukurinë).” 10. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se i ka këshilluar burrat që të zgjedhin atë që është fetare e të mos mjaftohen vetëm me bukurinë, pasurinë apo prejardhjen e saj, sepse Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja martohet për katër gjëra; për pasurinë e saj, për bukurinë e saj, për prejardhjen e saj ose për fenë e saj; ndaj përpiquni të martoheni me atë që është fetare, që të të mbushen duart me pluhur (begati e lumturi).” (Mutefekun alejhi) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjithashtu ka thënë: "Kjo botë është plaçkë dhe plaçka më e mirë e saj është gruaja e devotshme." (Transmeton Muslimi) Kjo argumenton se Islami e shikon gruan me respekt dhe e vlerëson në bazë të personalitetit, moralit dhe sjelljes së saj e jo përmes pamjes apo bukurisë së saj, siç ndodh në botën perëndimore. 11. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se shpifjen për to ai e ka bërë nga mëkatet e mëdha, e gjithë kjo për të mbrojtur nderin dhe virtytin e saj. Një burrë e pyeti Pejgamberin sallAllahu alejhi ve sel-lem për mëkatet e mëdha dhe ai i tha: "Ato janë nëntë...", dhe në mesin e tyre përmendi: "Shpifjen për të pastrat." (Transmeton. Ebu Davudi dhe Nesai. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.) 12. E nga mëshira e Islamit ndaj gruas është se ka bërë që nëse ajo vdes e në barkun e saj ka foshnjë, Allahu ia llogarit asaj shpërblimin e

shehidit, bazuar në fjalën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “... edhe për gratë lehona (apo shtatzëna), të cilat i vret fëmija i tyre, ka shehidllëk." (Transmeton Ahmedi. Shejh Albani e ka bërë të mirë.) 13. E nga mëshira e Islamit ndaj gruas është se haxhin dhe umren për gruan ai e ka bërë lloj xhihadi në rrugë të Allahut dhe kjo është lehtësim për gruan, duke marrë parasysh dobësinë e saj dhe nevojën e mbulimit. Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: “Thashë: “O i Dërguar i Allahut! A ka xhihad për gratë?” Tha: “Po, për to ka xhihad, por nuk ka luftë në të; haxhi dhe umreja." (Transmeton Ibën Maxhe dhe e ka vërtetuar Albani.) 14. Nga argumentet e nderimit të Islamit ndaj gruas është se ai i ka kritikuar njerëzit e injorancës, të cilët i urrenin vajzat. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilitdo prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar apo ta shtjerë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i lig gjykimi i tyre?" Nahl, 5859 15. Islami i ka konsideruar vajzat dhuratë nga Allahu dhe i ka paraprirë ato në përmendje para djemve në Kur’an, në Fjalën e Allahut: "Allahut i përket mbisundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë Ai do. Ai i dhuron (fëmijë) femra kujt do Ai dhe Ai i dhuron (fëmijë) meshkuj atij që do Ai." Shura, 49 16. E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se e ka udhëzuar në zgjedhjen e emrave të bukur dhe të përshtatshëm për të në të gjitha kohët e jetës së saj. Është vërtetuar se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia ka ndërruar emrin një gruaje që e quanin “Asije” dhe e quajti “Xhemile”. (Transmeton Muslimi) 17. E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ajo e ruan emrin e saj, të babait dhe të fisit të saj edhe pas martesës, e jo siç veprohet në vendet e Perëndimit, ku me rastin e martesës gruaja humb emrin e vet, të babait dhe të fisit të vet dhe thirret me emrin apo mbiemrin e burrit të vet. 18. I ka mbrojtur Islami për gruan të drejtat e shtratit, që është e drejta e saj në marrëdhëniet intime. Kështu, edhe gruaja ka të drejtë të kërkojë shkurorëzim nëse burri e ndalon nga kjo e drejtë, d.m.th. nëse burri nuk kryen marrëdhënie me të apo nëse është nga ata që nuk kanë epshe ndaj grave, gjëra të cilat nuk i njo-

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

29


hin kulturat e qytetëruara të kohës sonë. 19. Islami i ka lejuar gruas që të ankohet ndaj burrit të saj, nëse ai sillet keq me të. Disa gra shkuan te gratë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe u ankuan ndaj burrave të tyre. Atëherë i Dërguari alejhi selam tha: “Shumë gra kanë kaluar nga familja (gratë) e Muhamedit dhe janë ankuar për burrat e tyre. Dijeni se ata burra nuk janë nga më të mirët në mesin tuaj.” (Transmeton Ebu Daudi dhe Nesai. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë.) 20. E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas janë edhe ato gjëra të cilat thirrësit për lirinë e gruas i shohin si kufizime dhe pranga për gruan, por që në realitet ato janë pranga dhe kufizime për vetë ata, pasi me ekzistencën e atyre kufizimeve ata nuk kanë mundësi që ta robërojnë gruan apo t’ia marrin nderin siç dëshirojnë ata. Shtëpia është vendi natyral i gruas, bota e saj e posaçme, e cila nuk është më pak e vlefshme se ndërmarrja, punishtja apo shoqata, madje ajo vallahi ka rëndësi më të madhe se të gjitha këto, sepse prej saj dalin gjenerata dhe nga ajo edukohen burra. E nëse gruaja e nënvlerëson shtëpinë e saj dhe bashkohet me burrin në sferat e punës, kush do të merret me përgjegjësinë e përgatitjes së gjeneratave të ardhshme? Por, megjithatë, kjo nuk ndalon që gruaja të jetë në punë jashtë shtëpisë, duke pasur parasysh rregullat islame për këtë, por me kusht që kjo mos të ndikojë negativisht në përkujdesjen për mbretërinë e posaçme të saj brenda shtëpisë së saj. Veçimi dhe përzierja me burra janë faktorët kryesorë të problemeve, prishjes dhe tradhtive bashkëshortore, shkurorëzimit dhe beqarisë, krimeve e të tjera. Mbulesa e gruas muslimane është shenjë e nderit të saj dhe adresë e dinjitetit dhe seriozitetit të saj. E, nëse ajo e heq dhe e flak atë, ajo humbet në skëterrën e errët dhe bëhet pre e ujqërve të uritur nga çdo vend. Ecja pas hapave të gruas perëndimore është dështim fatal dhe shkatërrim i qartë, sepse kuptimi i kësaj është se gruaja muslimane ka humbur identitetin e saj dhe i është dorëzuar kulturës dhe zakoneve perëndimore, për dështimin e së cilës kanë dëshmuar vetë njerëzit me logjikë të Perëndimit. Turpi (ndrojtja) është jeta dhe nëse gruaja e humb turpin e saj, atëherë zotëron vetëm pamjen e jashtme, e cila nuk argumenton asgjë, por realisht llogaritet në mesin e të vdekurve. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Me të vërtetë çdo fe ka moral dhe morali i Islamit është turpi." (Transmeton Ibën

30

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

Maxhe dhe e ka bërë të mirë Albani.) Edhe të mësuarit me përzierje nuk sjell të mira dhe për këtë shkak shumë perëndimorë tani thërrasin për ndarje mes dy gjinive gjatë mësimit, madje ekzistojnë një numër shkollash, universitetesh dhe fakultetesh të papërziera. Në Perëndim kanë filluar të shkruajnë se meshkujt dhe femrat po angazhohen më shumë me dashuri sesa me mësim në shkollat e përziera! Ndërsa barazia mes burrit dhe gruas në të gjitha sferat është kundër natyrshmërisë dhe realitetit që ka krijuar Allahu për të dy gjinitë e kundërta, që gjinia njerëzore të vazhdojë të ketë nevoja reciproke dhe plotësuese të njëra-tjetrës e jo grindje e mospëlqime. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe mos dëshironi ato gjëra me të cilat Allahu ka bërë që disa prej jush të dallohen nga të tjerët. Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij. Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë." Nisa, 32 Ky është qëndrimi i Islamit ndaj gruas, o ju të cilët po thërrisni për lirinë e saj prej tyre, dhe nuk ka në të diçka që ndalon nga shfrytëzimi i forcës së saj apo nga përfitimi prej zbulimeve të saj në çdo gjë që është e dobishme. Ajo që ndalohet është vetëm shfrytëzimi i fuqive të saj në vallëzim, zhveshje dhe veprimeve të dyshimta me njerëzit e prishur. Ky qëndrim ndalon gjithashtu që ajo të jetë mall i lirë nga i cili përfitohet në kohën e bukurisë dhe lulëzimit të saj e pastaj hidhet në koshin e harresës. Islami ndalon gjithashtu nga të qenët e gruas vetëm grua reklamash, që ngacmon epshet dhe sjell para, por me anë të së cilës shkatërrohen brezat. Sa madhështore është kjo fe dhe mësimi i saj, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë! Përgatitur nga sh.b : Darul Vatan Përshtati:Unejs Murati


ROLI I GRUAS NË PËRMIRËSIMIN E SHOQËRISË Sa shumë humb qëllimi dhe ndodhin probleme nëse nuk ka urtësi! Nga urtësia e thirrjes në fenë islame është që thirrësi të zbresë në rangun e të thirrurit; nëse është i pashkollë, sillet me të me sjellje që i përshtaten atij, nëse është i ditur, por që ka diçka nga neglizhenca dhe pavëmendja, sillet sipas gjendjes së tij. E, nëse është i ditur, por ka mendjemadhësi dhe e kundërshton të vërtetën, sillet me të sipas gjendjes që i përshtatet.

F

alënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë. Atij i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe të veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë që e humb Allahu, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm dhe dëshmoj se nuk ka të Dërguar tjetër që meriton të

pasohet dhe që është Pejgamberi i fundit të cilin e ka dërguar Allahu me udhëzime dhe fe të vërtetë. Ai e kumtoi shkresën dhe e realizoi porosinë, e këshilloi ummetin, bëri luftë për hir të Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët dhe pasuesit e tij të mirë deri në Ditën e Gjykimit! Kam nderin të shpreh atë që kam në mendjen time për këtë temë të ndërlikuar, e cila është "Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë". I mbështetur në Allahun e Madhëruar dhe duke kërkuar nga Ai suksesin për t’ia qëlluar të vërtetës dhe të saktës, them se me të vërtetë roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë është një rol me rëndësi të madhe sepse përmirësimi i shoqërisë bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë: Përmirësimi i jashtëm Ky është ai përmirësim që bëhet nëpër tregje, xhami dhe në shumë vende të tjera publike. E në këto vende dominojnë më tepër burrat, pasi ata dalin më tepër dhe shfaqen nëpër vende publike.

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

31


Mënyra e dytë: Përmirësimi i shoqërisë nga pas mureve Kjo mënyrë përmirësimi bëhet në shtëpi dhe në shumicën e rasteve bie mbi supet e grave, pasi gruaja është zonja e shtëpisë, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar duke iu drejtuar dhe urdhëruar gratë e Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: "Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni veten siç bënin në kohën e xhahilisë (periudha e injorancës para Islamit), edhe falni rregullisht namazin (ekimis-salat), dhe jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu vetëm se dëshiron ta largojë prej jush er-eixhz (veprat e ulëta, gjynahet, çdo gjë të keqe), o pjesëtarë të familjes (së Pejgamberit a.s.), dhe t’ju bëjë ju të pastra plotësisht e pa asnjë njollë." Ahzab, 33 Rëndësia e rolit të gruas në përmirësimin e shoqërisë Mendojmë se nuk e kemi tepruar nëse themi se përmirësimi i gjysmës së shoqërisë apo edhe më shumë se gjysmës varet nga gruaja, madje për dy arsye. Arsyeja e parë: Gratë janë në numër njësoj sa burrat, nëse nuk janë edhe më shumë se ata, d.m.th. se pasardhësit e Ademit alejhi selam janë më shumë gra, ashtu siç na kanë treguar edhe shumë hadithe profetike, por kjo gjendje ndryshon nga një vend në një vend tjetër dhe nga një kohë në një kohë tjetër. Mund të jenë shumica gra në një vend dhe ndodh të jetë e kundërta në një vend tjetër, ashtu si mund të ndodhë që në një kohë mund të ketë më shumë gra, ndërsa në një kohë tjetër e kundërta. Por, në çdo rast, gruaja luan rol të madh në përmirësimin e shoqërisë. Arsyeja e dytë: Edukimi i parë i gjeneratave

32

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

bëhet në prehrin e gruas dhe me këtë bëhet e qartë rëndësia e asaj me të cilën obligohet gruaja në përmirësimin e shoqërisë. Përbërësit themelorë për përmirësimin e gruas në shoqëri Në mënyrë që të vërtetohet rëndësia e gruas në përmirësimin e shoqërisë, patjetër gruaja duhet të posedojë disa veçori apo përbërës kryesorë që të ngrihet në qëllimin e saj të përmirësimit. Në vazhdim po paraqesim disa nga këto veçori: Veçoria e parë: Përmirësimi i vetë gruas Vetë gruaja duhet të jetë e përmirësuar në veten e saj, me qëllim që të jetë shembull i mirë dhe model i mirë për vajzat si ajo. Mirëpo si mund ta arrijë gruaja përmirësimin? Le ta dijë çdo grua se nuk ka mundësi të arrijë përmirësimin vetëm se me dituri dhe këtu kam për qëllim dijen islame, të cilën gruaja mund ta arrijë përmes librave, nëse ka mundësi, ose nga gjuha e dijetarëve, pa marrë parasysh a janë këta dijetarë meshkuj apo femra. Në kohën tonë është shumë e lehtë që gruaja të kërkojë dituri nga goja e dijetarëve, me anë të kasetave të incizuara, se këto kaseta elhamdulilah kanë rol të rëndësishëm në drejtimin e shoqërisë në atë që është e mirë, nëse i përdorin për këtë qëllim. Pra, për përmirësimin e gruas kërkohet dije, sepse nuk mund të ketë përmirësim vetëm se me dije. Veçoria e dytë: Qartësi në të folur dhe fjalor i pastër D.m.th. që Allahu i Madhëruar ta ketë nderuar atë grua me qartësi në fjalë dhe fjalor të pastër, në mënyrë që të ketë gjuhë të zhdërvjellët, mundësi që ta shprehë atë që ka në brendësinë e saj me shprehje të sinqerta dhe që ta bëjë publike atë që ka në zemër. Ka shumë njerëz që nuk kanë


mundësi ta shprehin atë që ndiejnë, apo e shprehin por jo me shprehje të qarta dhe komunikuese dhe me këtë nuk arrihet qëllimi që kanë thirrësit islamë për përmirësimin e shoqërisë. Shtrohet pyetja: Si arrihet deri tek kjo? Si mund të arrihet deri te qartësia dhe fjalori i pastër, të shprehurit e asaj që është në brendësi me shprehje të sinqerta, të cilat tregojnë për atë që gjendet në brendësinë e gruas? Rruga e cila shpie te kjo gjendje është që gruaja të ketë dije në gjuhë, në gramatikë, morfologji e sintaksë. Patjetër duhet të ketë marrë mësime, sado të pakta, në mënyrë që të shprehë atë që ka në brendësinë e saj me shprehje të vërteta e të sinqerta dhe që më pas të ketë mundësi ta përcjellë deri te mendja e grave me të cilat flet. Veçoria e tretë: Urtësia Gruaja duhet të ketë urtësi në thirrjen e saj dhe për transmetimin e dijes tek ato që e dëgjojnë. Urtësia është vendosja e çdo gjëje në vendin e saj, ashtu siç kanë thënë njerëzit e dijes. Urtësia është nga mirësitë e Allahut për robin e Vet. Allahu i Madhëruar thotë: "Ai i dhuron urtësinë atij që Ai dëshiron, dhe atij të cilit i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhuruar mirësi e madhe." Bekare, 169 Sa shumë humb qëllimi dhe ndodhin probleme nëse nuk ka urtësi! Nga urtësia e thirrjes në fenë islame është që thirrësi të zbresë në rangun e të thirrurit; nëse është i pashkollë, sillet me të me sjellje që i përshtaten atij, nëse është i ditur, por që ka diçka nga neglizhenca dhe pavëmendja, sillet sipas gjendjes së tij. E, nëse është i ditur, por ka mendjemadhësi dhe e kundërshton të vërtetën, sillet me të sipas gjendjes që i përshtatet. Pra, njerëzit janë në tre rangje: të paditur, të ditur, dembelë të ditur kundërshtues.

Nuk ka mundësi të baraspeshohen me njëri-tjetrin, mirëpo patjetër secili duhet të zbresë në shkallën e tij. Për këtë arsye, kur e ka dërguar i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, Muadhin në Jemen, e porositi: "Ti je duke shkuar tek një popull që janë Ithtarë të Librit." Ia tha që Muadhi ta dinte gjendjen e tyre dhe të përgatitet për ta me atë që është e përshtatshme me këtë gjendje dhe t’u flasë atyre me atë që është e përshtatshme gjithashtu për këtë gjendje.

...në çdo ra luan rol të st, gruaja m përmirësim adh në in shoqërisë. e Veçoria e katërt: Edukata e mirë D.m.th. që gruaja duhet t’i edukojë mirë fëmijët e saj, sepse fëmijët e saj janë burrat dhe gratë e së ardhmes dhe në hapat e para të rritjes së tyre ballafaqohen me nënën e tyre. Nëse nëna është me moral e sjellje të mirë dhe ata rriten e edukohen në duart e saj, ata patjetër që do të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e shoqërisë. Për këtë shkak, obligohet gruaja e cila ka fëmijë që të kujdeset për fëmijët e saj dhe të kujdeset për edukimin e tyre. Ajo duhet të kërkojë ndihmë nga babai i tyre, nëse nuk ka mundësi që ta bëjë vetë përmirësimin apo nga ai që është përgjegjës për ta, nga xhaxhallarët apo fëmijët e vëllë-

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

33


zërve apo të tjerë. Nuk duhet që gruaja të dorëzohet para gjendjes aktuale dhe të thotë se “njerëzit janë bërë kështu dhe nuk kam mundësi t’i përmirësoj”, pasi nëse dorëzohemi para gjendjes aktuale, nuk kemi mundësi të bëjmë përmirësime, pasi përmirësimi patjetër duhet të përmirësojë atë që është prishur apo ta ndryshojë të mirën në diçka më të mirë se ajo, derisa të drejtohen gjërat. Pastaj dorëzimi para aktualitetit nuk është përmendur në fenë islame. Për këtë, edhe kur Muhamedi alejhi selam u dërgua te populli politeist, individët e të cilit adhuronin idhujt, prishnin lidhjet e gjakut dhe bënin padrejtësi ndaj njerëzve pa të drejtë, ai nuk u dorëzua, por as Allahu nuk e lejoi që të dorëzohet para aktualitetit, por i tha: “Kësisoj shpalle hapur atë (mesazhin e Allahut) që je urdhëruar dhe largohu prej mushrikëve (politeistë, paganë, idhujtarë, mohues të njëshmërisë së Allahut, që i vënë shok Atij)." Hixhr, 94 Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që ta publikojë të vërtetën dhe të kundërshtojë idhujtarinë e të bënte sikur e harroi politeizmin dhe armiqësinë e tyre derisa të arrinte qëllimin. Dhe kështu ndodhi. Dikush mund të thotë: E dimë se urtësi është që të përmirësojmë, por jo me atë shpejtësi që kërkojmë, sepse shoqëria është në të kundërtën e asaj që ne dëshirojmë. Kështu që patjetër njeriu duhet të kalojë nga gjërat më të rëndësishme në ato poshtë tyre, d.m.th. të fillojë me përmirësimin e gjërave më shumë të rëndësishme, pastaj të kalojë dalëngadalë tek të tjerat, derisa të arrijë qëllimin e tij. Veçoria e pestë: Zhdërvjelltësia në thirrje D.m.th. që gruaja të ketë rol dhe ndikim në dhënien e kulturës ndaj vajzave të saj përmes shoqërisë, në shkolla, universitete

34

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

apo edhe në shkollat pasuniversitare. Gjithashtu edhe përmes takimeve që ndodhin mes grave, në vizitat që bëhen, ku ajo ka mundësi të thotë fjalë të dobishme. Më ka ardhur lajmi elhamdulilah që disa gra kanë luajtur rol shumë të madh në këtë drejtim dhe se kanë programuar takime me vajza në fushën e diturive islame dhe të gjuhës arabe. E kjo padyshim se është nisje e mirë për të cilën falënderohet gruaja dhe shpërblimi i tyre mbetet për to edhe pas vdekjes së tyre. Pejgamberi alejhi selam thotë: "Kur vdes njeriu, i ndërpriten të gjitha punët, përveç tri gjërave: lëmosha rrjedhëse, dituria prej së cilës përfitojnë njerëzit apo fëmija i cili bën dua për të." Nëse gruaja është aktive në shoqërinë e saj për shpërndarjen e thirrjes, me anë të vizitave apo tubimeve në shkolla apo me mënyra të tjera, ajo do të ketë gjurmë të mëdha dhe rol të gjerë në përmirësimin e shoqërisë. Kjo është ajo që m’u kujtua për momentin në lidhje me rolin e gruas në përmirësimin e shoqërisë dhe përmendjen e veçorive të këtij përmirësimi. Lus Allahun e Madhëruar që të na bëjë të udhëzuar dhe udhëzues, të përmirësuar dhe përmirësues dhe të na dhurojë Mëshirën e Tij, se Ai është Dhuruesi më i madh! Falënderimi i takon Zotit të botëve dhe paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin alejhi selam, mbi shokët dhe pasuesit e tij më të mirë deri në Ditën e Gjykimit! Muhamed ibën Salih el Uthejmin Përshtati:Unejs Murati


F E T V A BASHKËKOHORE TË RËNDËSISHME PËR MOTRËN MUSLIMANE  E

C I L A

M B A N

M B U L E S Ë 

Disa motra mendojnë që makijazhi që vënë për dasma apo për ndonjë festë tjetër ua ndalon atyre namazin përderisa janë në këtë gjendje. Ky është gabim trashanik. Ato kanë mundësi të marrin abdest para se të vënë makijazh dhe pastaj të falen edhe nëse janë me makijazh, ngase makijazhi nuk e ndalon namazin. ngjyrosë ato me ngjyrë të zezë, ngase për një gjë të tillë ka ndaluar Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem. ejohet vallëzimi i gruas në mesin e Kurse ngjyrat e tjera lejohen, mirëpo le të grave dhe nuk ka ndonjë problem për mundohet të zgjedhë ngjyra të mira dhe të këtë gjë. Po ashtu lejohet edhe këndimi që rëndomta, në mënyrë që të mos bjerë në bëhet nëpër dasma nga gratë, me kusht që sy te motrat e tjera. fjalët që përdoren në këto këngë dasmash Po ashtu, femra muslimane duhet të ketë të mos jenë të pista, të mos bëhet ndonjë kujdes të mos i zgjedhë këto ngjyra duke provokim apo përmes tyre të keqpërdoret pasuar mosbesimtaret, ashtu siç po veprondonjë urdhër i Islamit, sepse përndryshe jnë shumë femra sot, të cilat paso në disa lejohet këndimi dhe nuk ka ndonjë pen- artiste apo këngëtare edhe në ngjyrën e gesë. flokëve të tyre. Ky gjest është i ndaluar, haram. LYERJA E FLOKËVE DHE VETULLAVE PËR ZBUKURIM PËRDORIMI I PARUKËS APO I PJESËVE NGA FLOKËT ejohet që gruaja muslimane t’i lyejë flokët apo vetullat me ndonjë ngjyrë ërdorimi i parukës, e cila bëhet nga për zbukurim, ashtu siç i lejohet të lyejë disa femra, sidomos në dasma apo sytë apo buzët. Mirëpo nëse ajo është e tubime të tjera, është i ndaluar rreptësisht moshuar dhe i janë thinjur qimet e flokëve në Islam, përveç nëse kjo gjë është e doapo të vetullave, atëherë nuk lejohet që t’i mosdoshme; p.sh. nëse i ndodh ndonjë VALLËZIMI I GRUAS NË MESIN E GRAVE

L

L

P

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

35


të rruhen apo të shkulen dhe këto janë qimet që gjenden te pjesët e turpshme ose në sqetulla. Lloji i tretë: Qimet të cilat nuk ka argument nga sheriati për obligueshmërinë e heqjes apo lënies së tyre dhe këto janë qimet e këmbëve, të duarve, të gjoksit ose të barkut etj. Këto qime janë të lejuara të rruhen, po edhe nëse nuk i largon, nuk ka asgjë të keqe.

femre që t’i bien të gjitha flokët, qoftë nga ndonjë sëmundje apo ndonjë operacion, atëherë kësaj i lejohet të përdorë parukë, pra, kur është ndonjë rast i domosdoshëm. Kurse ngjitja e flokut me flokun tjetër me qëllim të zbukurimit dhe zgjatjes së flokëve është e ndaluar, ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar atë grua që i zgjat flokët e veta duka u ngjitur atyre flokë të huaj apo flokë artificialë. Një vepër e tillë është mëkat i madh.

QIMET QË DALIN MES VETULLAVE

ZBUKURIMI I FYTYRËS OSE I DHËMBËVE NËPËRMJET OPERACIONEVE PLASTIKE

L

ejohet rruajtja e këtyre qimeve ngase nuk bëjnë pjesë në ndalimin i cili është peracionet plastike ndahen në dy përmendur në hadith, ngase ai ndalim lloje. Lloji i parë janë operacionet që është i veçante për vetullat, kurse qimet që bëhen për të larguar një të metë në fytyrë dalin mes tyre nuk janë pjesë e tyre. apo në pjesët e tjera të trupit, e metë që ka LYERJA E THONJVE ME NGJYRË mundësi të jetë që nga lindja apo edhe ka ndodhur më vonë në ndonjë aksident. Ky ejohet që gruaja t’i lyejë thonjtë me lloj pra është i lejuar të rregullohet me opngjyrë nëse është në mesin e grave apo eracion, ngase operacioni e largon këtë të metë dhe e kthen pjesën e saj në gjendjen me të afërmit e saj, mirëpo duhet të ketë kujdes gjatë abdesit, pasi disa lloje ngjyrash normale. Lloji i dytë janë ato operacione që disa për thonj nuk lejojnë depërtimin e ujit dhe femra i përdorin për të zbukuruar fytyrën nëse nuk e largon këtë ngjyrë para abdesit, apo ndonjë pjesë tjetër të trupit duke mos atëherë abdesti i saj nuk është i saktë dhe pasur nevojë, por thjesht për t’u dukur sa as namazi. më e bukur. Kjo gjë është e ndaluar, ngase është ndryshim në krijimin e Allahut.

O

L

RRUAJTJA E QIMEVE NGA TRUPI

Q

imet që gjenden në trupin e femrës ndahen në tre lloje. Lloji i parë: Qimet që ndalohet të rruhen, të cilat janë qimet e vetullave apo të kokës pa ndonjë nevojë. Lloji i dytë: Qimet të cilat është obligim

36

Muhamed jhi ve sel-l i sal-lAllahu alee atë grua q m e ka mallkuar veta duka ë i zgjat flokët e flokë të hu u ngjitur atyre aj apo flok ficialë. ë arti-

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


Kurse disa ngjyra të tjera, si kënaja apo ndonjë ngjyrë tjetër, e cila nuk e ndalon depërtimin e ujit, nuk është problem të mos largohet dhe abdesti dhe namazi i saj janë të saktë.

kohor brenda të cilit duhet të shkurtohen thonjtë dhe ai është maksimumi 40 ditë. E, nëse kalojnë 40 ditë, ajo e ka për obligim t’i presë thonjtë. Përveç këtij caktimi në këtë hadith, rritja e thonjve është e ndaluar edhe për arsyen se nuk është kulPËRDORIMI I BARNAVE PËR turë e muslimaneve, por modë e cila ka RRITJEN E FLOKËVE ardhur tek ne nga jobesimtaret apo femrat që janë larg nderit dhe moralit. Prandaj, ejohet përdorimi i çfarëdo lloji bar- femra besimtare nuk lejohet t’u ngjajë nash për rritjen e flokëve, qoftë ele- atyre. ment kimik apo bar bimor popullor, me FEMRA MUSLIMANE DHE një kusht: që të jetë e sigurt që ky element PUNËSIMI nuk i bën dëm femrës apo flokut të saj. Nëse ky dyshim evitohet, atëherë lejohet ejohet për femrën muslimane të përdorimi i tyre, sidomos kur gruaja me punojë, nëse ajo plotëson këto kushte: këtë gjë ka për qëllim të zbukurohet sa më shumë për burrin e saj, bile për një qëllim - burri i saj të pajtohet me punësimin e saj; - puna e saj të mos përmbajë ndonjë gjë të të tillë do të shpërblehet. ndaluar, p.sh. të punojë në ndonjë vend ku shitet alkooli apo mish derri etj.: NAMAZI DHE MAKIJAZHI - të mos ketë përzierje në punë mes meshkujve dhe femrave, ngase një isa motra mendojnë përzierje e tillë është mëkat i madh; që makijazhi që - të mos ndikojë punësimi i saj në vënë për dasma apo lënien anash të obligimeve për ndonjë festë tjetër familjare, qoftë ndaj burrit apo ua ndalon atyre nafëmijëve të saj. Nëse plotësomazin përderisa janë hen këto kushte dhe gruaja ka në këtë gjendje. Ky nevojë të punojë, atëherë i lejoështë gabim trashanik. het të punësohet, edhe pse qënAto kanë mundësi të drimi i saj në shtëpi duke u marrin abdest para se të kujdesur për edukimin e fëmijëve është vënë makijazh dhe pastaj të falen edhe nëse janë me makijazh, ngase më parësor dhe më i dobishëm për të dhe për të ardhmen e fëmijëve të saj. makijazhi nuk e ndalon namazin. Gjithashtu qëndrimi i saj në shtëpi sjell harmoni dhe siguri edhe te bashkëshorti i RRITJA E THONJVE PËR saj. ZBUKURIM Allahu e di më së miri. uk lejohet rritja e thonjve për zbukurim ngase Muhamedi sal-lAllahu Përmblodhi dhe përshtati: Xheladin Leka alejhi ue sel-lem ka caktuar intervalin

L

L

D

N

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

37


DISA

KËSHILLA

PËR

EDUKIMIN E FËMIJËVE III Regjistroje fëmijën tënd nëpër kurse verore, nëpër qendra ose xhami ku mësohet Kur'ani, leximi apo mësimi përmendësh i tij, nëpër gara diturie dhe nëpër aktivitete të tjera. 51. Arsyetoje fëmijën tënd kur gabon ndonjëherë. 52. Nxite atë që të dallohet me diçka nga të tjerët dhe thuaji: “E di që ti je fëmijë ndryshe nga të tjerët dhe se ke mundësi ta bësh një gjë të tillë”. 53. Bëji fëmijët e tu të dallohen me diçka nga të tjerët. 54. Mos u tall me fjalët dhe sjelljet e fëmijës tënd. 55. Mësoja fëmijës shprehjet e përshëndetjes, mikpritjes dhe bujarisë. 56. Mos e tepro me arsyetim dhe argumentim ndaj fëmijës. 57. Mos e eduko fëmijën duke i dhënë para kur dëshiron ta nxitësh për ndonjë punë, ngase një gjë e tillë e dobëson personalitetin e tij përballë parasë. 58. Bëje fëmijën tënd shokun numër një.

për lojë. 60. Siguroji atij disa lojëra të dobishme për të. 61. Lëre të lirë që t’i zgjedhë disa lojëra vetë. 62. Mësoja fëmijës tënd notin, vrapin dhe disa lojëra që i japin forcë. 63. Kur të luash me fëmijën tënd, lëre që të fitojë ndaj teje ndonjëherë. 64. Ushqeje fëmijën tënd me masë të caktuar. 65. Rregulloja orarin e ushqimit atij. 66. Tërhiqja vërejtjen fëmijës prej të ushqyerit të tepruar. 67. Mos e ia merr për të madhe gabimet e bëra gjatë ngrënies. 68. Përgatit ushqimin që fëmija e preferon. FORMIMI SHPIRTËROR DHE NDËRTIMI I PERSONALITETIT

ZHVILLIMI FIZIK I FËMIJËS 59. Jepi fëmijës tënd kohë të mjaftueshme

38

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

69. Dëgjoje fëmijën tënd mirë dhe kushtoji rëndësi të veçantë çdo fjale që flet.


70. Lëre të përballet me problemet e tij vetë, por mund ta ndihmosh duke mos e hetuar ai një gjë të tillë. 71. Nderoje fëmijën tënd dhe falënderoje kur bën ndonjë punë me përpikmëri. 72. Mos e bëj fëmijën tënd që të betohet shpesh, por thuaji se e beson pa u betuar fare. 73. Largohu prej shprehjeve kërcënuese dhe frikësuese. 74. Mos e bëj fëmijën që të mendojë se është njeri i keq, budalla dhe i pakuptueshëm. 75. Mos u lodh me pyetjet e fëmijës tënd, por mundohu të përgjigjesh për çdo gjë që të pyet ai me përgjigje të lehta dhe bindëse. 76. Përqafoje fëmijën dhe bëje atë të kuptojë se ti e do atë dhe je i butë ndaj tij. 77. Konsultohu me të në disa çështje dhe puno sipas dakordimit me të. 78. Lëre fëmijën tënd në një farë mënyre të lirë, kur ai dëshiron të marrë ndonjë vendim.

kafe, çaj apo edhe fruta. 81. Përshëndete fëmijën tënd dhe uroji mirëseardhjen kur vjen tek ti, atëherë kur ti je me shokët e tu. 82. Bëje fëmijën të angazhohet në aktivitetet e xhamisë, aktivitetet shoqërore, si kujdesi ndaj arkës së jetimëve dhe të gjorëve.[1] 83. Aftësoje, mësoje dhe ushtroje fëmijën tënd për punë, shitblerje dhe përfitim hallall. 84. Bëje atë që të ndiejë dhembje për të tjerët, për brengat e tyre dhe të mundohet për lehtësimin e atyre brengave. 85. Ruaje fëmijën tënd dhe mos e bëj atë që të merret me çështjet e dunjasë. 86. Bëje atë që t’i shohë frytet e punës shoqërore. 87. Dërgoje fëmijën që të kryejë disa punë dhe që të kuptojë me të se ti je i sigurt dhe nuk dyshon fare në sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. 88. Mos e ndalo që ai vetvetiu t’i zgjedhë shokët e tij, por mund ta bësh atë të zgjedhë ndonjë shok që ti e dëshiron. Vijon

“Dëgjoje fëmijën tënd mirë dhe kushtoji rëndësi të veçantë çdo fjale që flet.“

FORMIMI SHOQËROR 79. Regjistroje fëmijën tënd nëpër kurse verore, nëpër qendra ose xhami ku mësohet Kur'ani, leximi apo mësimi përmendësh i tij, nëpër gara diturie dhe nëpër aktivitete të tjera. 80. Lëre atë që vetvetiu ta respektojë musafirin, t’i shërbejë atij për shembull me

Shkëputur nga libri "Mi'etun ëe thelathune fikreh fi terbijeti essigar" Shkroi: Dr Ahmed iben Uthman el-Mezid dhe Dr Adil iben Alij esh-Shiddij Përshtati: Bali Musli Sadiku

______________ [1] Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, pra që të ngrihen nëpër xhamitë tona arka në të cilat mblidhen ndihma për jetimët, të gjorët dhe nevojtarët, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë atyre dhe duke kërkuar shpërblim tek Allahu për një gjë të tillë (sh.p).

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0

39


Lexuesit

pyesin Dijetarët

përgjigjen PYETJA: Selam alejkum hoxhë i nderuar! Ju drejtohemi me pyetjen e parë nga revista jonë, brenda rubrikës së re të titulluar “Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen”. Një motër pyet: A bën që unë, një motër muslimane, të studioj drejtimin juridik dhe nëse më jepet një vend pune, të punoj si avokat mbrojtës, jo avokat që gjykon, por vetëm avokat mbrojtës? Përmes këtij posti kam mundësi t’i ndihmoj edhe muslimanët, nëse u bëhet e padrejtë. PËRGJIGJJA: Dr. Sa’d ibën Nasir ibën AbdulAziz esh Shithrij Nuk lejohet studimi i juridikut përveçse nga ai që është ekspert në dallimin mes ligjeve njerëzore dhe dispozitave të legjislacionit islam, në mënyrë që të mos gjykojë me të kotën apo ta mbrojë atë, si shkak i mosnjohjes së të vërtetës. Ai kësisoj kundërshton të vërtetën dhe kjo është e papranueshme dhe e kotë. Ndërsa sa i përket detyrës si avokat, edhe kjo nuk është e lejuar, sepse ai e mbron njeriun për të përfituar diçka që është në kundërshtim me sheriatin. Rreth dijetarit në fjalë: Dr. Sa’d ibën Nasir ibën AbdulAziz esh Shithrij lindi dhe u rrit në një familje me tradita të larta dhe njohuri të mëdha, saqë i ati dhe gjyshi ishin nga dijetarët e mëdhenj. Mbaroi fakultetin në Universitetin e Riadit, ku pastaj mbrojti edhe temën e magjistraturës dhe të doktoraturës. Autor i shumë librave dhe punimeve, ekspert i shkencës së Usuli Fikhut. Anëtar i shumë forumeve dhe komisioneve për fetva. Ish-anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite. Recensues i shumë punimeve. Mësuesit e tij më të dalluar ishin: Abdul Aziz ibën Baz, Abdul Aziz al Sheikh e shumë të tjerë. Ligjërues në një nga xhamitë e Riadit. Ligjërues në Universitetin e Riadit.

Përshtati: Stafi i Revistës

40

Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.