Issuu on Google+


PËRMBAJTJA EDITORIALI Zejd HAZIRI

Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm ............................... 2 Mr.Abdulmelik‐Besfort MAXHUNI

Gabimet më të përhapura te shqiptarët që janë në kundërsh‐ tim me besimin, adhurimin dhe moralin islam ........................ 4 Mr. Fidan XHELILI

Parathënia e "Sunenit" të Ibën Maxhes ................................... 7 Unejs MURATI

Shtëpia e besimtarit dhe shtëpia e zullumqarit ..................... 11 Halid ibën ABDURRAHMAN Kryeredaktor:

Programi i ditës ideale në jetën e muslimanit ....................... 14

Unejs MURATI

Xhabir SHEME

Zv. Kryeredaktor:

Të njohim të Dërguarin e Allahut Muhamedin sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem ..................................................................... 17

Mr. Fidan XHELILI Anëtarët e revistës:

Adem AVDIU Sabahudin SELIMI Xheladin LEKA Bashkëpunëtorët:

Bali SADIKU Fehmi DALIPI Lirim SADIKU Namik VEHAPI Shuajb REXHA

Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llah

Disa bindje të atyre që e tepruan në madhërimin e Profetit Muhamed sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem .................................. 21 Adem AVDIU

Përgjigje të qarta ndaj dyshimeve me të cilat argumentohet lejimi i mevludit (II) ................................................................ 24 Zejd HAZIRI

Koment i shkurtër i muhadithit të Medinës, Shejh Abdul‐ Muhsin el‐Abbad ................................................................... 27 Abdulmuhsin Hamd el‐Bedër

Arian KOÇI

Edhe një herë, butë o pasuesit e Sunnetit me pasuesit e Sunnetit! ................................................................................ 31

Boton:

Ali Hasen el‐Halebi el‐Etheri

Shtëpia botuese Atik

Pastrim i shkrimeve apo i mendimeve? ................................. 36

Gjilan, Republika e Kosovës

Mjekra, simbol i “vehabizmit” apo reflektim i Traditës Profetike? ............................................................................... 39

Redaktor gjuhësor:

Tirazhi: 1000

Adem AVDIU

Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el‐Lahim

Trashëgimia në Islam (VI) ....................................................... 41 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com

Mr. Selatin MEHANI

Ngritja e çmimeve .................................................................. 43

NDIHMO REVISTËN

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës


Editorial

HYTBET E XHUMASË DHE

HATIBËT E

S O T S H Ë M

Transmetohet nga sahabi Irbad ibën Sarijeh, radijAllahu anhu, i cili ka rrëfyer se “i Dërguari i Allahut njëherë na këshilloi me një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë”

A

Ajo që shpeshherë bëhet pjesë e debatit mes muslimanëve është pyetja se çfarë përfituam sot nga hytbeja e xhumasë. Por para kësaj është pyetja: Ku do ta falim sot xhumanë, te një hatib i cili ligjëron shkurt e shpejt apo diku ku së paku xhamia ka ambient të mirë, edhe pse hytbeja nuk është e mirë? Pyetjet e tilla të japin të kuptosh se për shkak se përgatitja e hatibëve është shumë e dobët dhe e cekët nga ana akademike, kjo i bën muslimanët që t’u ikin ligjëratave boshe e të padobishme. Disa hatibë flasin gjatë, por nuk japin asnjë mesazh; disa ia qëllojnë temës së hytbes, por oratoria e tyre është në nivel të ulët; disa prej hytbeve janë tërësisht pa kurrfarë përmbajtjeje dhe e shtyjnë muslimanin të largohet nga xhumaja bindshëm e të thotë: “Po, hoxha foli për këtë temë!” Disa prej tyre ligjëratat i kanë bosh nga fjalët e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij. E tërë hytbeja është filozofi shterpë, e pakuptimtë, asnjë porosi nuk mbillet në kokën e atij që ka qenë i pranishëm në xhuma. Dhe më e keqja është se ai hatib mendon se ka qenë i përkryer apo se ndoshta nuk ka hatib si ai! Ka të atillë që as profesionalisht nuk e meritojnë të jenë hatibë sepse së pari as leximin e ajeteve nuk e bëjnë

2

sipas gramatikës dhe rregullave të texhvidit; ata në realitet as që e kuptojnë gjuhën e Kur'anit dhe të hadithit, andaj gabimet e tyre nëpër hytbe janë trashanike dhe kur i dëgjon gabimet të dhemb veshi ose të duket sikur dikush lëshon një zë rrëqethës në mes të një qetësie të madhe. Disa prej tyre përmendin në gjuhën shqipe një hadith me një kuptim, kurse në arabisht lexojnë një hadith krejt tjetër! Ka edhe të atillë që u duket vetja si në odën e burrave dhe thua ti se ai është kryeplaku i katundit, ku të gjithë heshtin kur ai flet. Ai harron se karakteristika e xhumasë është shumë ndryshe. Hytbeja e tij nuk duhet ta vërë në gjumë xhematin, por t'ia nxjerrë gjumin, që ata t’i bëjnë sytë katër kur ligjëron ai. Disa hatibë nuk i kushtojnë rëndësi fare vetëdijes së xhematit që kanë para vetes; disa harrojnë se para tyre ka njerëz intelektualë me shkollim universitar, që ndoshta kanë lexuar libra për fe më shumë sesa vetë ata hatibë. Disa prej tyre janë edhe tregues përrallash e shqiptues hadithesh e rrëfimesh të shpikura e të pabaza në fe, disa prej tyre fatkeqësisht i kemi dëgjuar edhe duke thënë

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


fjalë kufri…. la ilahe il-lallah! Ndodh që të ketë edhe prej atyre që janë më politikanë sesa vetë politikanët apo më gazetarë se gazetarët. Pra, realiteti i hatibëve të sotshëm në fakt është shumë dëshpërues e pak shpresëdhënës për përmirësimin e atyre që shkojnë në xhuma. Pak hatibë të sotshëm ndikojnë me hytbet e tyre në shtimin e besimit të xhematit. Të paktë janë ata hatibë që i kanë bërë hytbet e tyre objekt diskutimesh mes muslimanëve deri në xhumanë e ardhshme; të paktë janë ata hatibë që e kanë shtyrë xhematin t'i incizojnë hytbet e tyre për të përfituar nga ato hytbe edhe në të ardhmen apo për t’ua transmetuar të tjerëve që nuk kanë qenë prezentë... të paktë… shumë të paktë. Realiteti është, siç e lakova edhe në fillim, se xhemati çdo xhuma mendon ku ta falë atë dhe vazhdimisht mundohet t’i ndërrojë xhamitë me shpresë se do të ketë fat për të dëgjuar diku ndonjë hytbe të mirë e të dobishme. Pse? Ngase hatibët e tyre janë: dëshpërues, monotonë, pa mesazhe deri në javën tjetër, pa këshilla mbresëlënëse e prekëse, më shumë ofendues sesa qortues me të drejtë, pa fjalë të Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, filozofë e përrallaxhi dhe jo njerëz të argumentit nga shpallja e kështu me radhë. Këta nuk e kanë parasysh fare Traditën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ligjërim. Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është shëmbëlltyra jonë edhe në këtë rast patjetër, pasi nuk ka kohë dhe vend kur ne nuk duhet ta marrim shëmbëlltyrën e tij si mostër. Allahu thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” [1] Shumica e këtyre hatibëve e lexojnë këtë ajet nëpër hytbet e tyre, por e kundërshtojnë me formën e hytbes së tyre dhe mënyrën e ligjërimit, ndërsa për bidatet në to të mos flasim (shiko librin tonë “Bidatet e xhumasë”, botuar më 2005). Tradita e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hytbet e tij ka qenë krejtësisht ndryshe. Hytbet e tij para së gjithash ishin: 1- të shkurtra por përmbledhëse, sepse edhe vetë ai ka thënë se prej pesë gjërave që Allahu e ka veçuar atë nga Pejgamberët e tjerë është se atij i është dhënë ligjërimi me fjalë përmbledhëse. Nuk është arsyetim për hatibët se kjo ka qenë karakteristikë vetëm e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pasi ne jemi nga ummeti i tij dhe hatibi hytben e tij duhet ta bëjë përmbledhëse duke e ndarë në pika dhe

me argumente sa më aluduese pa e tepruar me detajet; 2-plot me këshilla e përkujtime prekëse, mbresëlënëse e ndikuese, ushqim i besimit të muslimanëve. Transmetohet nga sahabi Irbad ibën Sarijeh, radijAllahu anhu, i cili ka rrëfyer se “i Dërguari i Allahut njëherë na këshilloi me një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë…” [2] 3- frikësuese e kërcënuese, saqë sahabët e kanë cilësuar atë të frikshëm në hytbet e tij, sikur paralajmëronte për ndonjë ushtri që ishte nisur t'i sulmonte; 4- arsimim dhe shkollë, edukatë dhe mësim, urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Transmetohet nga Ummi Hisham bint Harithetu ibën Nu’man se ka thënë: “E kam mësuar (suren) “Kaf, vel-Kuranil-Mexhid” vetëm nga gjuha e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e lexonte atë në çdo xhuma në minber kur u ligjëronte njerëzve.”[3] Transmetohet nga Xhabiri, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se Sulejk ibën Gatafani kishte ardhur në xhami teksa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte qenë duke ligjëruar (dhe ishte ulur pa i falur dy rekate). Atëherë ai i tha: “O Sulejk! Ngrihu dhe fali dy rekate dhe shpejto në to.” Pastaj tha: “Kur dikush prej jush vjen në ditën e xhumasë dhe imami ligjëron, le t’i falë dy rekate dhe të shpejtojë në to.” [4] Këto ishin disa nga karakteristikat e hytbeve të Pejgamberit tonë, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, shëmbëlltyrës sonë, të cilat i kanë anashkaluar një numër i madh hatibësh, për fat të keq. Kështu duhet të jenë hytbet e hatibëve, së paku të pajisura me njërën nga këto veçori. E kur të ndodhë kjo, ata do të jenë më progresivë dhe përmirësues të gjendjes shpirtërore të muslimanëve, me anë të së cilës u rregullohet jeta e kësaj bote dhe e ahiretit. Përndryshe xhemati do të vazhdojë të mendojë se si të ikë sa më shpejt nga hytbet monotone e shterpë nga dija dhe motivi kryesor që do t'i sjellë ata në xhuma do të jetë vetëm obligueshmëria e namazit të xhumasë, por jo hytbeja prekëse dhe mbresëlënëse e hatibit. Mirëpo, ç’të bësh, të vërtetën ka thënë Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur thotë: “Kur i jepet pozita atij që nuk e meriton, prite kiametin.” [5] Allahu azze ve xhel i përmirësoftë hatibët e xhamive tona, ua shtoftë dijen dhe pasimin e Traditës Pejgamberike në çdo sferë, edhe në mënyrën e ligjërimit nëpër hytbe, amin! Allahu i dëgjon lutjet tona dhe u përgjigjet atyre! Zejd HAZIRI Gjilan / Kosovë

______________ [1] EL-Ahzab: 21 [2] Transmetoi Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët, hadith hasen. [3] Trans Muslimi 873. [4] Trans Muslimi 875 [5] Trans Buhariu 2

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

3


GABIMET MË TË PËRHAPURA TE SHQIPTARËT QË JANË NË KUNDËRSHTIM ME BESIMIN, ADHURIMIN DHE MORALIN ISLAM Falë Zotit, pastaj mendimit të mirë që kishte ndaj Islamit, populli musliman shqiptar arriti me peripeci që ta ruajë besimin e vet islam, traditën, nderin, miqësinë, mikpritjen etj., edhe pse me mangësi dhe dobësi. PARATHËNIA

F

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili është një, pa rival, kurse salavatet dhe selamet më të mira qofshin për të Dërguarin e Allhut, Muhamedin alejssalatu vesselam, vulën e Pejgamberëve, për familjen e tij të pastër, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që ecin rrugës së tij deri në Ditën e Kiametit. Nuk ka dyshim se çdo thirrës në rrugën e Allahut është ballafaquar me besëtytni, injorancë dhe anomali të ndryshme gjatë prezantimit të Islamit. Nuk është çudi sepse dihet që fusha e davetit është e mbushur me gjëra të tilla, sidomos nëse thirrësi në Kur'an dhe Sunnet rrjedh nga një vend që është udhëhequr me dekada nga sistemet më armike të Islamit, siç janë komunizmi dhe ateizmi. Në mesin e vendeve që morën nasibin e këtyre sistemeve ishte edhe Kosova, populli i së cilës gjithmonë ka qenë si një kurban i shtrirë që priste të shihte vdekjen me sy. Është e natyrshme që këto sisteme të kenë krijuar një tërësi tiparesh të egra, me të cilat është synuar

4

krijimi i strukturave dhe gjeneratave kundërshtare të Islamit nga vetë populli ynë. Një armë për luftimin e Islamit ishte largimi i muslimanëve nga dituria e Kur'anit dhe Sunnetit, duke përdorur për këtë fushatë elementet më vulgare të mundshme, si propagandën demagogjike me pamje dhe ngjyra të ndryshme, në shumicën e rasteve në emër të "shqiptarisë". Sa herë që populli ynë në kushtet e veta modeste fillonte ta përshtaste jetën islame sipas sistemit që udhëhiqte shtetin, ende pa u adaptuar mirë hynte në fuqi një sistem i i ri, që e privonte nga Islami, madje edhe ëndrrat dhe ndjenjat ua shkatërronte. Falë Zotit, pastaj mendimit të mirë që kishte ndaj Islamit, populli musliman shqiptar arriti me peripeci që ta ruajë besimin e vet islam, traditën, nderin, miqësinë, mikpritjen etj., edhe pse me mangësi dhe dobësi. Mirëpo koha ecën, prandaj as ne nuk duhet të ndalemi aty ku kemi qenë. Thirrësit në Islam duhet të ndërmarrin sa më shpejt masat e duhura për mbrojtjen e besimit të vëllezërve tanë muslimanë të trojeve shqiptare, duke u ofruar atyre një Islam të pastër burimor,

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


që përfshin besimin, adhurimin, moralin dhe edukatën, por mbi të gjitha pastrimin dhe dëlirjen e besimit, bindjeve, adhurimeve të tyre nga bestytnitë, nga risitë e futura nga armiqtë e Islamit, sepse siç dihet efekti pozitiv mund të shihet vetëm atëherë kur pastrohet plotësisht vendi. Pikërisht kjo temë do të nxjerrë në pah gabimet më të njohura të shqiptarëve muslimanë, të cilat bien ndesh në mënyrë të drejtëpërdrejtë me besimin e pastër, me adhurimin dhe moralin islam. Këto gabime nuk janë mbledhur dhe tubuar nga librat, por nga vetë populli, i kemi dëgjuar në periudha të ndryshme kohore gjatë thirrjes-davetit të njerëzve në këtë fe apo jemi pyetur për to gjatë ceremonive të ndryshme si vdekje, lindje, syneti, martesa, etj.E lusim Allahun e Lartmadhëruar që ky shkrim të sjellë dritën e vetëdijesimit për braktisjen e këtyre gjërave. GABIME NË KUNDËRSHTIM ME BES IMIN, ADHURIMIN DHE MORALIN ISLAM 1 - Kërkimi i mbrojtjes, i faljes së mëkateve, i shërimit, i martesës nga të vdekurit ose therja e kurbaneve për ta, bërja tavaf rreth varreve të tyre, bërja sexhde në drejtim të tyre, të zotuarit në emër të tyre... janë gjëra që kundërshtojnë besimin dhe nuk lejohet t'ia drejtojmë askujt tjetër përveç Allahut të Lartëmadhëruar. 2 - Komentimi i deklaratës islame-shehadetit "La Ilahe il-lAllah" me "nuk ka krijues tjetër pos Allahut". Ky komentim bie ndesh me parimet e pastra Kur'anore dhe profetike, pasi kuptimi i vërtetë i saj është "nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut". 3 - Bërja e bidateve dhe shumë shirkeve me nijetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjet afrimi tek Allahu. 4 - Të folurit për fenë e Allahut pa dije dhe argument. Duhet ditur se çdo mendim i shprehur ose fjalë e thënë pa dije dhe argument konsiderohet shpifje ndaj Allahut dhe fesë së Tij. 5 - Të tepruarit në dashurinë për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjëra për të cilat ai nuk na ka porositur. 6 - Të shkuarit te magjistarët dhe falltorët dhe të kërkuarit ndihmë prej tyre. Të besuarit në fjalët dhe veprat e tyre është mosbesim. 7 - Dashuria për jobesimtarët, fasikët-të prishurit, bidatçinjtë dhe shoqërimi apo përkrahja e tyre dhe urrejtja e besimtarëve, të devotshmëve, pasuesve të Sunnetit dhe mosshoqërimi apo mospërkrahja e tyre.

8 - Praktikimi i ibadeteve dhe i çdo pune tjetër me syefaqësi, me qëllim të arritjes së lëvdatave të njerëzve dhe dashurisë së tyre, duke harruar se përfitimi i dashurisë së Allahut është kusht për pranimin e një vepre, kurse ai njerëzve shkak i asgjësimit të veprave. 9 - Mosmbështetja në Allahun (tevekkul) në të të gjitha çështjet, me bindje se fuqia dhe potencialet e njeriut janë të mjaftueshme. 10 - Ndërtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret e njerëzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve në to me bindje se janë vende të bekuara dhe të paprekshme ose lidhja apo varja e penjve nëpër muret e tyre me qëllim të realizimit të dëshirave. 11 - Parashikimi i fatit të mirë apo të keq nëpërmjet shtazëve apo simboleve. I ngjashëm është edhe parashikimi i fatit të keq nëse na pret rrugën një mace e zezë etj.. 12 - Të zotuarit apo të betuarit me emrat, simbolet dhe famën e njerëzve të ndryshëm konsiderohet shirk, politeizëm. 13 - Të besuarit se ligji i Allahut -Kur'ani dhe Sunneti- nuk është i nevojshëm për këtë kohë ose zëvendësimi i ligjit të Allahut me ligjet e tjera të mangëta të pjella nga logjika e prishura të jobesimtarëve. 14 - Mosfalja e namazit, refuzimi i tij, neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk është gjynah i madh. 15 - Akuzimi i njerëzve me mosbesim pa argumente dhe kushtet e parapara të vendosura nga dijetarët islamë. 16 - Komentimi i emrave dhe cilësive të Allahut me komentime çoroditëse apo përngjasimi i tyre me cilësitë e krijesave, mohimi i kuptimeve të vërteta të tyre apo krahasimi dhe shembëllimi i tyre me gjëra që nuk i përkasin Lartmadhërisë së Allahut. 17 - Bindja se nuk llogaritet mëkat, bidat-risi ose mosbesim fjala apo vepra e dikujt që bie ndesh me Kur'anin dhe Sunnetin, nëse nijeti i tij është i pastër. 18 - Sharja e shokëve të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (sahabëve) duke thënë gjëra që kundërshtojnë drejtësinë e tyre apo përshkrimi i tyre me cilësi që njollosin besimin, moralin, edukatën dhe karakterin e tyre. 19 - Sharja e prijësve muslimanë, përhapja e dobësive, të metave të tyre, dalja kundër tyre, akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argumente dhe kushtet e parapara nga Kur'ani dhe Sunneti për këtë gjë. 20 - Mallkimi dhe sharja e dijetarëve, e hoxhallarëve të njohur për qëndrueshmëri në rrugën e

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

5


drejtë dhe të pastër në pajtueshmëri me metodologjinë e Muhamedit alejhissalatu vesselam dhe shokëve të tij. 21 - Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nëse ai nuk i përmbahet fesë së Allahut apo për shkak të urrejtjes ndaj kryetarëve të shtetit. 22 - Ekstremiteti dhe fanatizmi në mendime, njerëz, medhhebe, dijetarë e hoxhallarë, pa marrë parasysh faktin se çdokush e qëllon të vërtetën apo gabon. I pagabueshëm është vetëm Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij si bashkësi. 23 - Këndimi i Kur'anit për të vdekurit me para ose jo, talkini, qelimet, ilahitë etj. 24 - Bindja se thirrja e njerëzve në Ditën e Gjykimit do të bëhet me emrat e çdo njeriu dhe nënave të tyre dhe jo me emrat e baballarëve për shkak se nëna e çdo njeriu dihet me siguri, kurse babai mund të mos jetë babai i vërtetë i tij. Kjo nënkuptohet si dyshim ose shpifje në nderin e nënave muslimane dhe kjo bindje bazohet në një hadith të shpikur nga një jehudi. 25 - Të besuarit se krishterët dhe çifutët nuk janë jobesimtarë apo nuk do të hyjnë në zjarr apo të besuarit se edhe kishat janë shtëpi të Allahut ose manifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditave të tyre. 26 - Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanë pësuar ndryshime dhe deformime. 27 - Kremtimi dhe manifestimi në emër të Islamit i çdo feste apo date me rëndësi për të cilën nuk ka argument nga Kur'ani dhe Sunneti i vërtetë. 28 - Shkrirja plumb njerëzve, sidomos fëmijëve në raste tronditjesh psiqike për shkak të frikës së madhe etj. 29- Të besuarit se syri i kaltër, patkoi, gërshërët, hudhra apo ndonjë gjë tjetër dhe varja e tyre në shtëpi, automobila dhe njerëz largon syrin e keq apo shpirtrat e këqij. 30 - Të besuarit se prerja e thonjve natën apo në ditë të caktuara nuk lejohet apo sjell fat të keq. 31 - Besimi dhe bindja se shëndeti, udhëzimi, lumturia arrihen me para, por në realitet paraja është mjet që ndihmon arritjen e tyre e kurrsesi nuk është bazë e tyre. 32 - Mosbesimi në përcaktimin e së mirës dhe së keqes nga Allahu. 33 - Mosbesimi në Ditën e Gjykimit, dënimit dhe shpërblimit në varr, jetën në të, ringjalljen, peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetin dhe xhehennemin…etj. 34 - Mosbesimi në melaike apo të besuarit se melaiket janë vajzat e Zotit.

6

35 - Mosbesimi në ekzistimin e xhinëve dhe veprave të tyre, si fuqia, shpejtësia, ngacmimet etj. 36 - Mosbesimi në ekzistimin e Dexhallit apo të besuarit se Dexhalli është televizori. 37 - Të besuarit se shehlerët, dervishët, nuk janë të devijuar ose ata dinë të fshihen apo ata janë më të udhëzuar se Pejgamberët, sahabët, dijetarët a hoxhallarët e zakonshëm që janë pjesëtarë të katër medhhebeve të njohura. 38 - Ndezja e qirinjve apo e dritës deri në mëngjesin e 15 ditëve të para menjëherë pas vdekjes së dikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtëpinë e tij gjatë këtyre 15 ditëve. 39 - Besimi se Hidri (alejhisselam) është gjallë dhe ka mundësi të paraqitet në fizionominë e njerëzve të ndryshëm. 40 - Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerëzve transferohen në trupat e njerëzve të tjerë, shtazëve apo bimëve. 41 - Të thënët mos të kish qenë Allahu dhe filani më kishte ndodhur kjo apo ajo. Me këtë fjalë njeriu i përshkruan rival Allahut, por duhet të thuhet Allahu pastaj filani. 42 - Të besuarit se Kur'ani i sotëm është i falsifikuar dhe jo i kompletuar. 43 - Tallja se agjërimi i Ramazanit ka qenë tri ditë, por njerëzit apo shtypi i keq i asaj kohe i Kur'anit kanë shkruar 30 ditë. 44 - Besimi se haxhi mund të realizohet edhe në vende të tjera pos Mekës apo shpenzimi i parave të përgatitura për haxh për ndonjë gjë tjetër ka shpërblimin e haxhit. 45 - Besimi se alkooli apo vera dhe gjërat e tjera dehëse janë të lejuara. 46 - Besimi se muzika është e lejuar dhe se ajo është ushqim për shpirtin. 47 - Besimi se Iblisi ka qenë melek, por pastaj është shndërruar në djall (shejtan). 48 - Besimi se të marrët udhë me qëllim të vizitës së varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem është ibadet i veçantë apo porositja e haxhinjve për përcjelljen e selamit të dikujt tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem 49 - Prerja e kurbanit në themelin e shtëpisë, xhamisë etj., gjatë ndërtimit të tyre me bindjen se prerja e kurbanit sjell në këto gjëra bereqet. 50 - Vizita e varreve në ditë dhe vende të caktuara, si vizita e varreve që bëhet tek ne në mënyrë familjare apo të organizuar vetëm për Bajrame.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Mr. Abdulmelik-Besfort MAXHUNI Zerka/Jordan


P A R AT H Ë N A E

“SUNENIT” TË IBËN MAXHES LIBRI MBI SUNNETIN

KAPITULLI MBI PASIMIN E TRADITËS SË UDHËHEQËSVE TË DREJTË E TË UDHËZUAR

Devotshmërinë e ka përkufizuar më mirë tabi'ini i njohur Talk ibën Habibi, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: "T'i nënshtrohesh Allahut me argument nga Allahu duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të largohesh nga mëkati ndaj Allahut me argument nga Allahu duke iu frikësuar dënimit të Tij."

H

HADITHI NR. 42 Nga Irbad Ibën Sarije transmetohet të ketë thënë: "Një ditë u ngrit i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe na këshilloi me një këshillë mbresëlënëse, prej së cilës zemrat u drodhën dhe sytë u përlotën. (Dikush i tha) "O i Dërguari i Allahut! Na këshillove sikur të ishte këshilla jote e fundit. A na le pas ndonjë testament?" (I Dërguari) Tha: "Ju këshilloj me frikërespekt (devotshmëri) ndaj Allahut, dëgjoni dhe respektoni (udhëheqësin), edhe nëse është rob nga Abisinia (Etiopia).Pas meje do të shihni divergjenca dhe kundërshtime të forta, por ju pasojeni Sunnetin tim dhe të udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe kini kujdes

nga gjërat e shpikura sepse çdo risi është humbje." Hadithin e transmeton Ebu Davudi, Kitabus-suneh, hadithi nr. 4607, Tirmidhiu: Kitabul-ilm, nr. 2676, Ibën Maxheh, Kitabus-suneh, nr. 42, ndërsa hadithin e sipërpërmendur me shprehjet e tij e transmeton Ibën Maxheh. Dijetari Albani e konsideron të saktë. HADITHI NR. 43 DHE 44 Gjithashtu transmetohet që Irbad ibën Sarije të ketë thënë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na këshilloi me një këshillë prej së cilës rrodhën lotët dhe u drodhën zemrat. Thamë:

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

7


"O i Dërguari i Allahut! Kjo është këshilla e atij që jep lamtumirën e fundit. Na porosit!" (I Dërguari) Tha: "Ju kam lënë në të bardhën (e pastër) ku nata e saj është si dita dhe nuk devijon prej saj pas meje vetëm se njeriu i shkatërruar. Kush prej jush do të jetojë, do të shohë divergjenca të shumta, por ju kapuni për Sunnetin që njihni nga unë dhe nga udhëheqësit e drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë. Respektoni udhëheqësin edhe nëse është rob nga Abisinia sepse besimtari është modest, nga të udhëhiqet ai shkon pas." Hadithin e transmeton Ibën Maxheh nr. 43 dhe Imam Ahmedi me nr. 17142. Albani e ka cilësuar të saktë në "Sunenin" e Ibën Maxhes dhe në "Es-Sahiha" (nr. 937). Në lidhje me këtë hadith Rreth transmetuesit Irbad Ibën Sarije es-Sulemij, Ebu Nuxhejh, Allahu qoftë i kënaqur me të, është sahabi për të cilin ka zbritur fjala e Allahut: "(Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut)." (Et-Tevbe: 92) Ka hyrë në Islam që herët, saqë transmetohet të ketë thënë: "Unë isha një e katërta e Islamit". Jetonte në Medinë në Xhaminë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pra ishte prej banorëve të Sufes. Ka jetuar në Sham e më vonë në Hims, ku vdiq në vitin 75 hixhri. Sqarimi i hadithit Në këtë hadith shohim qartë kujdesin e të Dërguarit sal-lAllahun alejhi ve sel-lem për shokët e tij, duke i këshilluar dhe mësuar, sepse këshilla është gjallëria e zemrave të besimtarëve dhe u bën dobi vetëm besimtarëve,

siç na ka treguar Allahu në Kur'an: "Dhe këshilloji ata sepse këshillimi u bën dobi vetëm besimtarëve."[1] Përveç kësaj, kjo këshillë e të Dërguarit sallAllahu alejhi ve sel-lem shihet nga përshkrimi i sahabit se ishte këshillë mbresëlënëse dhe prekëse, saqë dëgjuesve u dridheshin zemrat dhe lotët u rridhnin. Jo vetëm që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte kujdes t'i këshillonte shokët e vet, por në këtë hadith shohim që edhe ata kujdeseshin që të përfitonin sa më shumë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem saqë zemrat e tyre dëgjonin para veshëve, shpirti i tyre drejtohej nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem para trupit të tyre sepse ishin të bindur që i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem flet vetëm atë që i shpallet nga Allahu, prandaj e donin atë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, më shumë se prindërit, fëmijët, pasuria dhe më shumë se vetja. Ata ishin edukuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ishin nxënës të tij dhe dinin çfarë dhe kur të pyesnin. Kur e panë që i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem po i këshillonte me këtë këshillë nga e cila rridhnin lotët dhe dridheshin zemrat, menduan se ishte këshilla e fundit e tij, prandaj i kërkuan që t'i këshillonte me diçka që do t'i përcillte gjatë tërë jetës, që do ta kishin para vetes sa herë që do të gjendeshin pranë ndonjë gjendjeje të patejkalueshme. Kjo ishte arsyeja që i thanë t'i këshillonte, t'u linte një garanci, që nëse kapeshin pas saj, do të shpëtonin në këtë botë dhe në botën tjetër. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem edhe këtë herë i këshilloi me disa fjalë që duhet të shkruhen me shkronja të arta, të mësohen, të trashëgohen dhe të përcillen brez pas brezi për shkak të domethënieve të shumta që ngërthejnë dhe nevojës së madhe që ka muslimani në veçanti dhe shoqëria në përgjithësi. - Këshilla e parë: "Ju këshilloj me frikërespekt

______________ [1] Edh-Dharijat: 55

8

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


(devotshmëri) ndaj Allahut." Kjo është këshilla që e bën njeriun të lumtur e krenar, të nderuar nga Allahu dhe nga njerëzit, të shpëtuar në këtë botë dhe botën tjetër: frikërespekti dhe devotshmëria ndaj Allahut. Me këtë këshillë Allahu i këshillon të gjithë njerëzit në përgjithësi. Në shumë raste në Kur'an thotë: "O ju njerëz, kini frikën Zotit tuaj." Me këtë këshillë u drejtohet edhe njerëzve që ishin para nesh nga ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterëve). Allahu thotë: "I kemi këshilluar ata që ishin para jush nga ithtarët e librit, por edhe ju që t'i keni frikën Allahut." Allahu me këtë këshillë i këshillon në shumë ajete kur'anore edhe besimtarët muslimanë duke iu drejtuar: "O ju që keni besuar, kini frikë Allahun..." Përveç kësaj, me këtë këshillë Allahu i drejtohet edhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem, edhe pse ai ishte më i devotshmi i të devotshmëve. "O ti Pejgamber, kije frikë Allahun..." Edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndiqte të njëjtën rrugë dhe shpesh i këshillonte shokët e tij me këtë këshillë që të jenë të devotshëm ndaj Allahut. Kur shohim se sa rëndësi të madhe i ka dhënë Allahu devotshmërisë (frikërespektit) ndaj Tij, po ashtu edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, është detyrim ta dimë se ç'është devotshmëria në mënyrë që ta zbatojmë këtë urdhër të rëndësishëm. Devotshmërinë e ka përkufizuar më mirë tabi'ini i njohur Talk ibën Habibi, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: "T'i nënshtrohesh Allahut me argument nga Allahu duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të largohesh nga mëkati ndaj Allahut me argument nga Allahu duke iu frikësuar dënimit të Tij." Kur pyetej Umeri radijAllahu anhu për devotshmërinë, thoshte: "Të kesh kujdes se si ecën në jetën tënde ashtu siç kujdeset se ku e vendos këmbën e tij ai që kalon pranë

një vendi me gjemba, që të mos shpohet." -Këshilla e dytë: "Dëgjoni dhe respektoni (udhëheqësin), edhe nëse ai është rob nga Abisinia (Etiopia)". Islami i jep rëndësi të madhe unitetit dhe bashkimit sepse në të ka fuqi dhe rezultat, ndërsa në përçarje dhe kaos ka vetëm dobësi e dështim. Është e njohur për pushtuesit parulla "përça dhe sundo", pasi sundimi më i lehtë që mund t'i bëhet një populli është kur arrin të përçash udhëheqësit dhe popullin. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i kushtonte kujdes të veçantë bashkimit, unitetit dhe respektimit të atij që udhëheq punët e muslimanëve sepse me një hadith thotë: "Dora e Allahut është me xhematin." Allahu thotë në Kur'an: "O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja."[2] Komentatorët e Kur'anit kanë thënë se në këtë ajet është përsëritur folja "bindjuni" kur është përmendur Allahu dhe i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem, që tregon se bindja ndaj tyre është e pavarur dhe e lartësuar në vetvete, ndërsa kur janë përmendur udhëheqësit ajo nuk është përsëritur. Ata kanë thënë se kjo aludon që bindja ndaj tyre është e varur nga bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Nëse ajo që urdhërojnë është gjë e pëlqyer dhe e kërkuar, atëherë duhet të respektohen, mirëpo nëse urdhrat e tyre bien ndesh me ligjin e Allahut, atëherë në atë që urdhërojnë nuk bën t'u bindet atyre sepse nuk ka respekt dhe bindje ndaj krijesës duke i bërë mëkat Krijuesit. Në këtë këshillë, duke i dhënë rëndësi të veçantë respektimit të udhëheqësve, i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, merr një shembull duke thënë se nëse udhëheqësi është rob nga Etiopia, ju duhet ta dëgjoni. Dijetarët kanë thënë se ky shembull është për të treguar rëndësinë e bindjes ndaj prijësve dhe jo se një rob bën që të jetë prijës i musli-

______________ [2] En-Nisa: 59

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

9


manëve, kur dihet se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Prijësit e muslimanëve duhet të jenë prej kurejshëve." -Këshilla e tretë: "Pas meje do të shihni divergjenca dhe kundërshtime të forta, por ju pasojeni Sunnetin tim dhe të udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballa dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura sepse çdo risi është humbje." Këtu shfaqet një mrekulli nga mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili na tregon se do të ndodhin shumë mospajtime mes muslimanëve. Dhe ashtu ndodhi. Muslimanët me kalimin e kohës u përçanë dhe pati luftëra të shumta mes tyre. Të flitet për shkaqet e përçarjeve mes muslimanëve duhet të shkruhen me libra të tërë, por këtu do të përmendim vetëm dy shkaqet kryesore. I pari: Mospërfillja nga ana e muslimanëve e kësaj këshille që jemi duke elaboruar, pra moskapja e tyre për Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe të udhëheqësve të drejtë, I dyti: Ndikimi i armiqve nga jashtë. Mirëpo i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk e la ummetin e tij pa zgjidhje. Ai nuk u tregoi vetëm se do të ndodhin përçarje mes tyre, por u dha edhe ilaçin me të cilin mund t'i tejkalojmë këto mospajtime. Ai u tha që i ka lënë në rrugë të drejtë, të pastër si loti, të bardhë si bora, saqë nata dhe dita e saj janë të njëjta. Ajo është rruga e tij dhe e udhëheqësve të udhëzuar e të drejtë. Jo vetëm kaq, por për t'u treguar atyre rëndësinë e kapjes për Sunnetin e tij dhe udhëheqësve të drejtë pas tij i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u mori një shembull praktik shumë të logjikshëm duke u thënë: "Kapuni për të me dhëmballë" duke përdorur mënyrën alegorike për ruajtjen e mirë të një gjëje. Më pas u tha: "Kini kujdes nga gjërat e shpikura në fe sepse çdo risi është humbje". Këtë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e përsëriste pothuajse në çdo hytbe të tij: Ai

10

thoshte: "Udhëzimi më i mirë është udhëzimi im dhe gjërat më të këqija janë gjërat e shpikura dhe çdo risi është humbje e çdo humbje të çon në zjarr". Rezymeja Nëse dëshirojmë të japim një konkluzion rreth këtij hadithi, do të shohim se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në këtë hadith ka dhënë të gjitha sugjerimet që e bën një popull ngadhënjimtar dhe triumfues. Që një popull të jetë ngadhënjimtar, së pari duhet të jetë i devotshëm ndaj Krijuesit, në mënyrë që të fitojë kënaqësinë dhe përkrahjen e Tij. Kur e ka përkrahjen e Krijuesit, atëherë çdo përkrahje tjetër është e pavlerë. Pas kësaj duhet të jetësojë praktikën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokëve të tij duke u larguar nga çdo risi ne fe. Pas kësaj ky popull duhet të jetë i bashkuar rreth një flamuri, flamurit të fjalës "La-ilahe- il-lAllah", duke respektuar prijësit e vet, duke mos u përçarë dhe duke treguar për njëri-tjetrin dashuri e respekt. Vetëm me këto këshilla do të ecë përpara, do të jetë triumfues në këtë botë dhe faqebardhë para Zotit në botën tjetër. Në fund, falënderimet i takojnë vetëm Allahut.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Mr.Fidan XHELILI Aman / Jordan


S HTËPIA E BESIMTARIT DHE SHTËPIA E ZULLUMQARIT Shtëpia e muslimanit është ajo ku i vogli mëshirohet, rrethohet me përkujdesje, dashuri dhe ndjenja, është ajo ku respektohet i moshuari dhe përmendet shpesh fjala e Allahut: "Thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”

Allahun e falënderojmë që na krijoi në formën më të mirë dhe na dha mendjen për të menduar. E falënderojmë gjithashtu që na dërgoi të Dërguarin e Tij që të na udhëzojë dhe na e bëri të qartë atë që duhet të mbjellim dhe edukojmë në shtëpitë tona. Shtëpitë e muslimanëve duhet të jenë qetësim dhe prehje për bashkëshortët, prindërit dhe edukuesit. Në shtëpinë e muslimanit mbizotërojnë marrëdhënie shumë të mira mes anëtarëve të saj, ngase ajo është ndërtuar mbi bazën e urdhrave të Allahut dhe porosive të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ajo është shtëpi që rigjallëron respektin ndaj Allahut të Madhëruar dhe kthimin tek Ai për çdo problem që ndodh në

A

të, ngase kështu na ka urdhëruar Allahu kur thotë: "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari.”[1] Shtëpia e muslimanit është ajo ku i vogli mëshirohet, rrethohet me përkujdesje, dashuri dhe ndjenja, është ajo ku respektohet i moshuari dhe përmendet shpesh fjala e Allahut: "Thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”[2] Shtëpia e muslimanit është e dashur për çdo anëtar që ia do të mirën tjetrit ashtu si vetes, pasi Allahu na mëson kështu: "Ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” [3]

______________ [1] En Nisa: 59 [2] El Isra: 24 [3] El Hashr: 9

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

11


Në shtëpinë e muslimanit marrëdhëniet mes anëtarëve nuk ngrihen në bazë të përfitimeve materiale, por ndërtohen mbi dashurinë, fjalën e ëmbël dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Shtëpia e muslimanit është ajo ku respektohet burri, qoftë ai i pasur apo i varfër, i sëmurë apo i shëruar, i ri apo i moshuar, përgjegjësia i takon atij, ai është shtylla e shtëpisë dhe mbrojtës i saj, përgjegjës për gruan dhe fëmijët e tij nga devijimet në dunja dhe në ahiret, e Allahu në Kuran na tregon e thotë :”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” [4] Shtëpia e muslimanit është vendi ku gruaja nderohet dhe ka pozitë të lartë, ngase me respektin ndaj saj fitohet xhenneti. Allahu në Kuran thotë: “Çoni jetë të mirë me to.” [5] Është pyetur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nga një njeri, se kush është ai që unë duhet t’ia kushtoj kujdesin tim? Ai i tha: “Nëna jote.” Burri i tha: “Pastaj kush?” I tha sërish: “Nëna jote.” E pyeti prapë: “Pastaj kush?” I tha: “Nëna jote.”[6] Shtëpia e muslimanit është vendi ku fjala e prindit mbrohet dhe respektohet, ku idetë e tij nuk kundërshtohen, se Allahu në Kuran thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” [7] Shtëpia e muslimanit është vendi ku respektohet musafiri dhe komshiu sepse praktiko-

het hadithi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit të nderojë musafirin. Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit të sillet mirë me komshiun.”[8] Në shtëpinë e muslimanit padrejtësia, urrejtja dhe zilia nuk kanë vend. Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi atij dhe prej dorës së tij janë të mbrojtur muslimanët.”[9] Shtëpia e muslimanit është vendi ku anëtarët e saj ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë një trup i përbashkët. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani për muslimanin është si një trup i vetëm, njëra pjesë forcon tjetrën.”[10] Shtëpia e muslimanit është vendi ku të gjithë kanë të drejtat e veta, ku të gjithë gëzojnë të drejtën në trashëgimi dhe nuk lejohet të anashkalohet dikush nga pjesa që Allahu ka urdhëruar të ndahet. Allahu në Kuran ka thënë: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).” [11] E tillë duhet të jetë shtëpia e çdo muslimani, një shtëpi e ngritur mbi baza të shëndosha, ku mbretëron lumturia, dashuria dhe respekti. Shtëpia e zullumqarit Shtëpia e zullumqarit është vendi ku mungon ndjenja e mirë, rehatia, mëshira, ku i vogli nuk e respekton të rriturin dhe i rrituri nuk e mëshiron të moshuarin. Ajo është shtëpia ku çdo marrëdhënie mes

______________ [4] Et Tahrim: 6 [5] En Nisa: 19 [6] Buhariu dhe Muslimi. [7] El Isra: 23 [8] Buhariu dhe Muslimi. [9] Buhariu dhe Muslimi. [10] Buhariu dhe Muslimi. [11] En Nisa: 7

12

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


anëtarëve lidhet me përfitime materiale të kësaj bote të shkurtër: nëse ka dobi, është i mirë, nëse nuk ka dobi nuk është i mirë dhe si rrjedhojë e kësaj raportet e tyre janë shumë negative dhe të neveritshme. Ky është gabimi që mbjell padrejtësi. Shtëpia e zullumqarit është ajo ku prindi nuk respektohet, ku kafsha nuk mëshirohet, ku mbizotëron ligji i forcës, që jep urdhra dhe ndalesa. Shtëpia e zullumqarit është ajo ku injorohet i dobëti, nuk respektohet gruaja, nënçmohet i sinqerti dhe nënvlerësohen veprat e të devotshmit. Shtëpia e zullumqarit i ngjan shtëpisë së merimangës, në të cilën mungon çdo gjë pozitive, mungon dashuria, mungon ngrohja dhe modestia. Allahu në Kuran thotë: “Rasti i atyre që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut është si rasti i merimangës, që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin ata!” [12] “Veç sikur ta dinin ata” rëndësinë e afërsisë, mëshirës, dashurisë, qetësisë, sigurisë, sinqeritetit, ndihmës, respektit dhe devotshmërisë! “Veç sikur ta dinin ata” rrezikun e ftohjes dhe humbjes së marrëdhënieve të mira mes burrit dhe gruas, mes fëmijës dhe prindit, mes familjes në përgjithësi dhe komshiut! “Veç sikur ta dinin ata”, ka kuptimin të kenë dije, por për të marrë dije duhet patjetër mësim, sinqeritet, ndihmë për durim dhe namaz. “Veç sikur ta dinin ata” rëndësinë e përgjegjësisë që i takon burrit në shtëpinë e muslimanit, nëse me të vërtetë burri është në gjendje të kuptojë përgjegjësinë, që është përgjegjësia e kujdesit, furnizimit, mbrojtjes, marrëdhënieve të mira, qofshin ato emocionale apo shpirtërore ndaj prindërve, gruas, fëmijës dhe të gjithëve që jetojnë me ta. “Veç sikur ta dinin ata” se prishja e programit

familjar islam e kthen shtëpinë e muslimanit në shtëpi merimange, ku prindi e përzë fëmijën nga shtëpia vetëm pse praktikon Islamin, e nënvlerëson vajzën e vet vetëm pse ajo ka vënë mbulesën islame, ku fëmija vret nënën dhe babanë, ku vajza del nga shtëpia për shkak të presionit nga prindi, ku gruaja ndahet nga burri sepse nuk praktikon Islamin dhe e pengon atë të mbulohet, e shumë probleme të tjera të jetës së përditshme. Kush dëshiron që shtëpia e tij të jetë si ajo e merimangës?! Kush dëshiron që shtëpia e tij të jetë e brishtë në marrëdhëniet mes anëtarëve të saj?! Kush dëshiron që në shtëpinë e tij të mungojë qetësia dhe siguria?! Shtëpia e muslimanit duhet të jetë shtëpia që bazohet te respekti ndaj Allahut, frikë ndaj Tij, dashuria dhe mëshirë, vendi ku bashkohen dashuria dhe mëshira dhe janë si një pemë e ujitur me ngrohtësi e dashamirësi, ku trupi është lart dhe rrënjët thellë në tokë. Ky trup është i palëkundur, plot gjethe, me erë të këndshme, me lule shumëngjyrëshe, me fryte të këndshme për shikuesit, të cilëve u shton dashuri, frikë respekt, sinqeritet dhe bamirësi. Kujdes! Shtëpia jote nuk duhet të marrë mësim nga “Shtëpia e Sfidës”, e cila sjell degjenerim, injorancë dhe mallkim, shtëpi me të cilën Allahu është i hidhëruar, shtëpi që na kthen mbrapa me një kulturë të ulët dhe larg modelit të popullit tonë, shtëpi ku përdhoset çdo vlerë njerëzore, ku më shumë përdoret alkool se ujë. A duhet të jetë kjo shtëpi model për rininë tonë dhe familjet tona?! Unejs MURATI Gjilan / Kosovë

______________ [12] Ankebut: 41

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

13


PROGRA MI I

DITËS IDEALE NË JETËN E MUSLIM ANIT

Vepra e mirë në tërë vitin: Qëllimi i kësaj ideje është të marrësh një zarf dhe të vësh në të 360 fletë, secila me nga një ide për ndonjë punë të mirë. Për çdo ditë merr nga një fletë dhe praktiko atë që shkruhet në të.

V

Vëlla i dashur! Zgjidh një ditë nga java apo muaji dhe shndërroje në program praktik duke e bërë atë ditë shembull ideal në respektimin e Allahut të Lartësuar. Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Dynjaja është tri ditë: dita e djeshme, e cila ka kaluar me çdo gjë të saj; dita e nesërme, që ndoshta nuk do ta arrish, dhe dita e sotme, e cila është për ty. Atëherë puno në të.” Perspektivat 1. Qëllimi i kësaj ideje është ushtrimi për shfrytëzimin e një ditë nga java apo muaji, që pastaj ajo ditë të jetë pikënisje për shfrytëzimin e ditëve të tjera në këtë mënyrë deri

14

në përfundimin e jetës. 2. Për realizimin e këtij programi duhet të jesh i lirë plotësisht nga punët dhe detyrimet jo të domosdoshme, duke iu përmbajtur me seriozitet planit. 3. Ky program ideal mund të përdoret qoftë edhe një ditë në muaj. 4. Mund të bashkëpunosh me ndonjë vëlla për realizimin e këtij programi. 5. Këshillohet që në këtë ditë të largohesh nga shoqërimi me të tjerët, në mënyrë që programi të realizohet pa ndonjë mangësi. 6. Është mirë sikur kjo ditë ideale të jetë ndonjë ditë e vlefshme, si dita e xhuma apo e hëna ose e enjtja, ngase këto ditë kanë veçori në Islam; në ditën e hënë dhe të enjte ngrihen veprat tek Allahu, kurse dita e xhuma është dita më e mirë e javës.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


7. Filloje këtë program që në natën e ditës që keni zgjedhur. 8. Planifikoje mirë këtë ditë, duke shkruar punët që do të bësh. Këto punë mund të jenë ato që do të përmend në këtë shkrim inshAllah. Rezultati i pritshëm pasi realizimit të këtij programi në ditën ideale është: - fitimi i sevapit për çdo punë të mirë që do të bësh; - arritja e kënaqësisë së adhurimit të Allahut; - luftimi i epshit dhe shfaqja e fuqisë së vullnetit për realizimin e këtij programi; - trajnimi për të shfrytëzuar kohën dhe kalimin e saj në respektim ndaj Allahut. Ibën Mes’udi radijallahu anhu thotë: "Nuk pendohem për asgjë siç pendohem për ditën në të cilën perëndon dielli; jeta më është shkurtuar, kurse vepra ime e mirë nuk është shtuar.” Si ta fillosh këtë ditë? - Bëj nijet që natën që ta agjërosh këtë ditë dhe të falësh namaz nate. - Bjer në gjumë herët, që të mos mbetesh pa gjumë, në mënyrë që trupi të jetë i çlodhur për të realizuar programin ditor me nijet të mirë. - Merr abdest para se të flesh dhe thuaji duatë e gjumit duke iu përmbajtur etikës para gjumit dhe gjuha të jetë në përmendjen e Allahut derisa të të kaplojë gjumi. - Ngrihu nga gjumi gjysmë ore para daljes së agimit, duke thënë duatë e ngritjes nga gjumi. - Përdor misvakun, merr abdest dhe fali shpejt dy rekate, duke u kujdesur të përqendrohesh në to dhe mos të të ikë mendja diku tjetër, në mënyrë që të të falen mëkatet e kaluara. Pastaj fal namazin e natës, pastaj vitrin, pastaj bëj istigfar (thuaj estagirull-llah) deri në ezanin e sabahut;

- kur të thirret ezani, thuaj ashtu siç thotë muezini dhe në fund thuaj duanë e ezanit (Allahumme rabbe hadhihi… - Dil në xhami herët dhe i parfumuar duke përmendur Allahun me duanë e daljes nga shtëpia dhe duanë e shkuarjes në xhami, duke e ndierë shpërblimin e veprave të mira që ke bërë dhe shpërblimin e hapave për në xhami, por mos harro të përmendësh duanë e hyrjes në xhami dhe të hysh së pari me këmbën e djathtë. - Pastaj fal dy rekate sunnet të sabahut dhe prit duke bërë dhikër apo duke lexuar Kur’an ose duke bërë dua derisa të fillojë namazi dhe kujdesu të arrish safin e parë. - Pas namazit përqendrohu te dhikri që thuhet pas namazit dhe qëndro ulur në vendin e faljes duke përmendur Allahun me dua të ndryshme, sidomos me lutjet e mëngjesit. Qëndro kështu derisa dielli të lindë dhe të ngrihet sa një shtizë (përafërsisht 15 minuta pas lindjes së tij). - Pastaj fal dy rekate duke ndier shpërblimin e Allahut, i cili është sa një haxh dhe një umre e plotë, e plotë, e plotë. - Pastaj lute Allahun të të japë bereqet në këtë ditë, ashtu siç është transmetuar në sunet: "Allahumme innij es’eluke hajre ma fi hadha el jevm, fet’hahu ve nasrahu ve nurehu ve bereketehu ve hudahu, ve eudhu bike min sherri ma fihi ve sherri ma ba’dehu." - Pastaj dil nga xhamia duke pasur me vete nijetin e mirë dhe veprimin e punëve të mira gjatë kësaj dite. Bëji këto punë në pjesën e mbetur të ditës, varësisht se kush të përshtatet më shumë. - Fal pesë kohët e namazit në xhami, duke u kujdesur edhe për sunnetet para dhe pas farzeve. - Lexo një xhuz të plotë të Kur’anit, duke e medituar atë. - Jep sadaka para ose ndonjë mall. - Ruaju nga të folurit e panevojshëm, duke

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

15


e ndërruar këtë me dhikër, dëgjim Kur’ani - Falëndero Allahun që ta mundësoi ta apo të ndonjë ligjërate të dobishme etj. plotësosh këtë ditë me këto punë të mira. - Shfrytëzo kohën mes akshamit dhe jacisë për lexim të Kur’anit, shko në ndonjë ders Edhe dy ide për njerëzit seriozë: etj. - Vepra e mirë në tërë vitin: Qëllimi i kësaj - Vizito varrezat vetëm ose me ndonjë vëlla. ideje është të marrësh një zarf dhe të vësh -Fal dy rekate me përkushtim të plotë pas në të 360 fletë, secila me nga një ide për çdo abdesti. ndonjë punë të mirë. Për - Vizito ndonjë të afërm ose çdo ditë merr nga një fletë "Dynjaja është ndonjë vëlla që e do për hir dhe praktiko atë që tri ditë: dita e të Allahut. shkruhet në të. - Zgjidh dy hadithe dhe Nëse i vepron këto katër djeshme, e cila ka -çështje mundohu t’i futësh në në këtë ditë, do të kaluar me çdo gjë të praktikë në këtë ditë, p.sh. kesh për shpërblim xhennjë nga hadithet e librit saj; dita e nesërme, netin: "Rijadus-salihin" apo nga 1. ushqye një të varfër; 2. që ndoshta nuk do ndonjë libër tjetër i doagjëro këtë ditë; 3. vizito të bishëm. ta arrish, dhe dita e sëmurin; 4. përcill - Jepi dhuratë dikujt që e xhenazen. sotme, e cila është Në fund, kam një lutje për do, që ta forcosh edhe më shumë lidhjen mes jush. për ty. Atëherë puno vëllanë tim. - Dhuroji ndonjë cd ose fleKush e lexon këtë shkrim në të.” tushkë dikujt që e sheh se dhe përfiton prej tij diçka të është larg rrugës së Allahut. mirë apo i rritet ambicia dhe - Shkruaj ndonjë letër me ndonjë këshillë të vullneti, mos të më harrojë nga duatë e dobishme dhe dërgoje te ndonjë mik apo mira të tij, duke thënë: "O Zot, fute në shok i yti, që mendon se ka nevojë për të xhenet, bëje të begatë kudo që është dhe (letër në e-mail, sms apo letër normale). jepi sukses që t'i shërbejë Islamit dhe musli- Mundohu të vizitosh një të sëmurë në manëve derisa të të takojë Ty! O Allah, këtë ditë, në mënyrë që të kërkojnë falje për prano! ty 70 mijë melekë. Allahu të shpërbleftë për këtë dua dhe të - Mos i harro duatë gjatë hyrje-daljes nga takoftë ty e gjithë ajo që u lute për mua! shtëpia dhe xhamia, hipja në mjetin e udHalid ibën ABDURRAHMAN hëtimit etj. - Shfrytëzo mundësitë e volitshme për punë Përshtatur me disa shkurtesa: të mira në këtë ditë: buzëqeshja, selami, Xheladin LEKA shkuarja në ndonjë varrim, këshillimi, fjala Zurich / Zvicërr e mirë, ndihmesa e dikujt, largimi i brengës së dikujt, futja e gëzimit në zemrën e muslimanit, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja, etj. - Lexo ndonjë histori dijetari, prej së cilës të shtohet vullneti për punë të mira.

16

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


TË NJOHIM TË DËRGUARIN E ALLAHUT

MUHAMEDIN S A L  L A L L A H U

A L E J H I

V E

S E L  L E M

MATERIAL NË FORMË PYETJE  PËRGJIGJE PJESA E DYTË Gjëja e parë që iu shpall të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej Kur’anit është fjala e Allahut të Madhëruar: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”

P 18

Përmend disa prej shenjave që i ndodhën Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem para profetësisë. Guri i jepte selam atij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Transmetohet nga Xhabir ibën Semura radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë njoh një gur që ndodhet në Mekë, i cili para dërgimit tim (si Profet) më përshëndeste. Unë e di edhe tani se ku ndodhet ai.” Mutefekun alejhi. Ëndërra e vërtetë: Transmetohet nga Aishja raijAllahu anha se ka thënë: “Gjëja

e parë që me të cilin i filloi shpallja të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte ëndërra e vërtetë...”[1]

19

Kur i zbriti shpallja të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem? Ditën e hënë, duke u bazuar në hadithin që transmeton Katade radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u pyet në lidhje me agjërimin e ditës së hënë. Ai tha: “Në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë po ashtu jam dër-

______________ [1] Mutefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

17


guar (si Profet dhe i Dërguar).”[2]

dyzet vjeç.

20

24

Cila është gjëja e parë që iu shpall të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej Kur’anit? Gjëja e parë që iu shpall të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej Kur’anit është fjala e Allahut të Madhëruar: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”[3] Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo është e sakta në të cilën ndodhen xhumhurët e dijetarëve prej të parëve (selefëve) dhe të mëvonshmëve (halefëve).”

21

Çfarë ndodhi pas kësaj?

Shpallja u ndërpre. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim se sa e gjatë ka qenë kjo ndërprerje. Ata kanë thënë gjashtë muaj, kanë thënë edhe dyzet ditë.

22

Çfarë ndodhi më pas?

Pas kësaj ndërprerje, të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i filloi përsëri shpallja.[4]

23

Në ç’moshë ka qenë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur i filloi shpallja prej Allahut të Lartësuar? Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë

Përmend shkallët e thirrjes që ndoqi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E para: Thirrja në fshehtësi, e cila vazhdoi tre vjet. E dyta: Thirrja haptazi, e cila vazhdoi deri në fund të jetës së tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

25

Përmend se kush ishin të parët që pranuan Islamin. Prej grave: Gruaja e tij, Hatixheh bintu Huvejlid radijAllahu anha. Prej burrave: Ebu Bekër es Sidiku radijAllahu anhu. Xhumhurët prej dijetarëve janë të një fjale se i pari që e ka pranuar Islamin prej burrave është Ebu Bekër es Sidiku radijAllahu anhu. Prej fëmijëve: Ali ibën ebi Talibi radijAllahu anhu. Prej robërve: Zejd ibën Harithi.

26

Kush ishin njerëzit që iu përgjigjën më shumë thirrjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem? Njerëzit që iu përgjigjën më shumë thirrjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishin të dobëtit dhe robërit. Ndërsa për sa i përket njerëzve me pushtet, ata nuk i linte “pozita” dhe mendjemadhësia që t’i përgjigjeshin asaj në të cilën ftonte i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem. Ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar në lidhje me popullin e Nuhut (alejhis selam): “Ne nuk po

______________ [2] Muslimi. [3] El Alak: 1-5 [4] Shih hadithin të cilin e transmeton Xhabiri raijAllahu anhu dhe që është mutefekun alejhi. Aty tregohet se të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem iu shpallën ajetet nga surja “El Muddeththir: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!” (1-5)

18

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


shohim vetëm se ty po të ndjekin njerëzit më të ulët.”

jeshtar.”[8] d) E akuzuan se ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem lexon përrallat e të parëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t’i shkruhen e t’i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”[9]

27

Si filloi thirrja haptazi?

Filloi me shpalljen e fjalës së Allahut të Madhëruar: “Dhe tërhiqja vërejtjen familjes dhe të afërmve të tu.”

28

Përmend disa prej akuzave që mushrikët hodhën ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem. a) E quajtën të çmendur. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe thonë se ai është i çmendur.” Po ashtu fjala e Tij: “Dhe thanë: O ti që të është shpallur përkujtimi. Me të vërtetë që ti je i çmendur.” Ndërsa Allahu i Madhëruar u kundërpërgjigjet atyre me fjalën e Tij: “Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur. Ai është dërguar vetëm që t’ju paralajmërojë para një dënimi të rëndë.”[5] Dhe fjala e Tij: “Pra, paralajmëro (o Muhamed), sepse ti, për dhuntinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhor, as i çmendur!”.[6] b) E quajtën njeri të magjepsur. Allahu i Madhëruar thotë: “Mohuesit thonë: “Ju shkoni veçse pas një njeriu të magjepsur.”[7] c) E akuzuan si gënjeshtar. Allahu po ashtu thotë: “Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gën-

29

Në cilin vend takohej i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me shokët e tij në fillim të thirrjes? Ata mblidheshin në shtëpinë e El Erkam ibën ebi el Erkamit.

30

Kur ndodhi emigrimi i parë për në Abisini? Në vitin e pestë të dërgimit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si i Dërguar.

31

Kush ishte shkaku i këtij emigrimi?

Ikja për të ruajtur fenë prej vendit të sprovave për në vendin e sigurisë.

32

Sa ishte numri i atyre që u nisën për emigrim? Numri i tyre ishte katërmbëdhjetë burra dhe katër gra.

33

Përmend disa prej atyre që emigruan për në Abisini. Prej tyre ishte Uthman ibën Affanin dhe bashkëshortja e tij, Rukija, vajza e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Ebu Selemeh dhe bashkëshortja e tij Ummu Selemeh, Mus’ab ibën Ume-

______________ [5] Es Sebe’: 46 [6] Et Tur: 29 [7] El Isra: 47 [8] Sad: 4 [9] El Furkan: 5

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

19


e ku ka vend më të keq se ai!” b) Hixhreti i cili është i pëlqyeshëm.

jri etj.

34

Sa qëndruan këta në Abisini?

Nuk qëndruan shumë gjatë, vetëm dy muaj (Shaban dhe muajin Ramazan) të vitit të pestë të dërgimit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si Profet dhe i Dërguar. Pas kësaj ata u kthyen përsëri, në të njëtin vit, në Mekë.

35

Çfarë përfitojmë ne nga lejimi e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndaj shokëve të tij për të emigruar për në Abisini? Nga kjo përfitohet legjitimiteti i emigrimit prej vendeve të kufrit për në vendet islame. I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka për t’u ndërprerë emigrimi (hixhreti) derisa të ndërpritet pendimi dhe nuk ka për t’u ndërprerë pendimi derisa dielli të lindë andej nga perëndon.”[10] Hixhreti është dy llojesh: a) Hixhreti i cili është vaxhib. Dhe ndodh në rastin kur personi nuk mund të shfaqë fenë e tij dhe as nuk mund të kryejë detyrimet fetare. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që janë keqbërës të vetvetes,[11] u thonë: “Në ç’gjendje ishit?”[12] Ata thonë: “Ishim të pafuqishëm në tokë.”[13] (Engjëjt) u thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë që të emigronit në të?”[14] Por vendi i këtyre është xhehennemi,

36

Cili ishte shkaku që ata u kthyen përsëri në Mekë? Dijetari islam Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Atyre u arriti lajmi se kurejshët kishin pranuar Islamin, porse kjo ishte gënjeshtër, prandaj u kthyen në Mekë. Kur ata vunë re se çështja ishte bërë edhe më e vështirë se ç’ishte në fillim, disa prej tyre u kthyen përsëri, ndërsa të tjerët qëndruan duke u bërë ballë mundimeve të ashpra të kurejshëve.”

37

Çfarë bënë ata kur panë se lajmi që u erdhi ishte gënjeshtër dhe se situata në Mekë ishte bërë edhe më e vështirë se në fillim? I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u dha përsëri leje që të emigronin për herë të dytë për në Abisini.

38

Sa ishte numri i tyre këtë herë?

Dijetari islam Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej burrave emigruan tetëdhjetë e tre persona, ndërsa nga gratë tetë.” Po ashtu thuhet “se kanë qenë nëntëmbëdhjetë gra”. Përgatiti dhe përshtati: Xhabir SHEME Lushnje/Shqipëri www.ril-al.com

______________ [10] E transmeton Ebu Daudi. [11] Duke vepruar vepra që janë shkak për zemërimin e Allahut ndaj tyre dhe duke mos emigruar te muslimanët, por duke ndenjur në mesin e jomuslimanëve apo duke luajtur rolin e hipokritit dhe duke përkrahur jomuslimanët kundër muslimanëve. Ajeti përfshin ata që kanë qenë në këtë gjendje në kohën e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe të gjithë ata që u përputhen gjendjes së tyre në të gjitha kohët. [12] Në lidhje me fenë dhe besimin tuaj. [13] Justifikohen duke thënë se populli i vendit të tyre i pengonte ata nga besimi dhe nga pasimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se këta ishin të dobët e të pafuqishëm për të duruar shtypjet e tyre. [14] A nuk mund ta linit vendin tuaj dhe të largoheshit prej atyre që ju pengonin nga besimi në Allah dhe nga pasimi i të Dërguarit të Allahut dhe të shkonit në atë vend ku ishit të ruajtur nga idhujtarët dhe ku mund të adhuronit vetëm Allahun dhe të pasonit të Dërguarin e Tij? [15] En Nisa: 97

20

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


Disa bindje të atyre që e tepruan në madhërimin e Profetit

MUHAMEDIN S AL L ALL AHU

ALE J H I

V E

S E L  L E M

“Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe askush përveç Allahut nuk i di: përveç Allahut askush nuk e di se çfarë bartin femrat shtatzënë; përveç Allahut nuk e di askush se ç'do të ketë të nesërmen; përveç Allahut nuk e di askush se kur do të vijë shiu; përveç Allahut nuk e di askush se në cilën pjesë të tokës do të vdesë njeriu dhe përveç Allahut nuk e di askush se kur do të bëhet kiameti.”

I

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e paralajmëroi ummetin e tij që të mos binte në teprim me fjalët: "Kini kujdes nga teprimi (guluvi) në fe sepse ata që ishin para jush i ka shkatërruar teprimi...”[1] Ai kishte për qëllim ithtarët e librit (çifutët dhe nesarët), për të cilët Allahu ka thënë: “Thuaju: O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj...”[2] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia bëri me dije ummetit të tij që të mos veprojë si ata që ishin para tij dhe i ndaloi nga teprimi në lavdërim dhe kalimi i kufijve në lartësimin e tij. Por disa grupime, rruga e të cilëve ishte larg rrugës së drejtë të Allahut, e kundërshtuan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ale-

jhi ve sel-lem në ndalesën e tij. Ata e tepruan në lavdërimin e tij duke folur me padijen e tyre dhe duke mos pasur asnjë argument nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sallAllahu alejhi ve sel-lem devijuan nga rruga e drejtë duke menduar se janë duke vepruar mirë. Teprim i këtij lloji janë edhe fjalët e Burejleviut, i cili thotë: “Vërtet i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pronari i tokave, pronari i njerëzve, pronari i popujve, pronari i të gjitha krijesave. Në dorën e tij janë përkrahja dhe ndihma, në dorën e tij janë çelësat e xhennetit dhe xhehennemit, ai ndihmon në botën tjetër dhe është pronari i fuqisë dhe i zgjedhjes në Ditën e Kiametit. Ai largon dhembjet dhe

______________ [1] Shiko Ibën Ebi Asim, Es-Sunneh, fq. 98. [2] El-Maide: 77.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

21


fatkeqësitë, ai e ruan dhe e ndihmon ummetin e tij dhe vetëm drejt tij ngrihen duart për lutje.”[3][4] Fjalë të tij janë edhe këto: “Vërtet i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është shëruesi i sëmundjeve dhe i dhembjeve, i zgjidh ummetit të tij çdo problem dhe është ai që largon komplekset, i ndihmon krijesat, ua ngre gradat, i ruan dhe i ndihmon dhe u largon belatë. Ai e bëri zjarrin të ftohtë për Ibrahimin alejhi selam. Ai dhuron, jep, sundimi i tij është i vlefshëm, urdhri i tij është i vazhdueshëm në të dyja botët.”[5] Nuk di se çfarë la ky Burejleviu për Allahun, Zotin e botëve!? Teprim është edhe të besuarit e disa grupeve të humbura ekstreme se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem di të fshehtën (gajbin). Këtu futen fjalët e Busejrit, i cili thotë: “Vërtet nga bujaria jote është kjo botë dhe tjetra dhe nga dija jote është dituria e Levhit dhe e lapsit.”[6] Edhe fjalët e Burejleviut, që shprehet: “Vërtet dituria e Levhit dhe e lapsit, ajo që ka qenë dhe do të jetë, është e njëjtë nga dituria e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sellem.[7] Kjo që thanë Burejleviu dhe Busajri para tij janë teprim i shthurur sepse e llogaritën diturinë e Levhit dhe të lapsit si pjesë të dijes së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ne e kemi sqaruar që mendimi i Ehli Sunnetit është se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk e di dijen e fshehtë, me përjashtim të asaj që Allahu i Lartësuar i mësoi

(përmes shpalljes). Atë e di vetëm Allahu i Lartësuar. Kemi përmendur edhe ajetet kur’anore që aludojnë për këtë dhe këtu do të shtojmë fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për këtë çështje. Ai thotë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe askush përveç Allahut nuk i di: përveç Allahut askush nuk e di se çfarë bartin femrat shtatzënë; përveç Allahut nuk e di askush se ç'do të ketë të nesërmen; përveç Allahut nuk e di askush se kur do të vijë shiu; përveç Allahut nuk e di askush se në cilën pjesë të tokës do të vdesë njeriu dhe përveç Allahut nuk e di askush se kur do të bëhet kiameti.”[8] Nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahu anha, ka thënë: “Kush thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka parë Zotin e tij vetëm se ka gabuar, pasi Ai (Allahu) thotë: “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë." Kush thotë se ai (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) e di të fshehtën vetëm se ka gënjyer, pasi Ai (Allahu) thotë: “Askush (në qiejt dhe tokë) nuk e di diturinë e fshehtë përveç Allahut.”[9] Disa nga grupimet e humbura besojnë se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është dritë (nur) e krijuar nga drita e Allahut dhe se nuk është njeri. Bindjen e tillë e kanë Burejlevitë dhe të tjerë pasues të grupeve të sufive (dervishëve). Në mesin e shkrimeve të tyre që aludojnë për këtë janë edhe fjalët e Ahmed Jar elBurejlevij, i cili thotë: “Allahu vërtet e krijoi formën e Muhamedit nga drita e emrit të Tij El-Bedi’ El-Kadir dhe e shikoi atë

______________ [3] Sikur ky njeri në vend të fjalës “Vërtet i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem” të thoshte “Vërtet Allahu i Lartësuar”, kuptimi i fjalisë do të ishte i drejtë sepse të gjitha cilësitë që ka përmendur në vijim i përkasin vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka shokë. Ky është besimi i sufive, dërvishëve, që e cilësojnë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me cilësitë që i përkasin vetëm Allahut Subhanehu ve Teala. Atë që i kundërshton e etiketojnë duke thënë se ky person nuk e do Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. (sh.p.) [4] Envar Rida, fq. 240, Mekalu i’xhaz El-Burejlevij, iktebesehu ihsanun ilahij. Shiko edhe El-Burejlevije, fq 69. [5] El-Istimdad ala exhjalil-irtidad lilBurejlevij, fq. 32-33; Iktebesehu ihsanun ilahij. Shiko edhe El-Burejlevije, fq. 68. [6] Dituria e cila është shkruar në librin e Levhi Mahfudhit. (sh.p.) [7] Halisul-i’tikad lilBurejlevij, fq. 38; Iktebesehu ihsanun ilahij, referenca paraprake, fq. 87. [8] Transmeton Buhariu 13/361, hadithi nr. 7379. [9] Transmeton Buhariu 13/361, hadithi nr. 7380.

22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


me emrin e Tij, El-Kahir, e më pas e qartësoi me emrin e Tij, El-Letif El-Gafir.”[10] Allahu i Lartësuar e ka përmendur në Kur’an se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sellem ishte njeri. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: SubhanAllah, i Lartësuar është Zoti im! Unë nuk jam tjetër veçse njeri – i Dërguar!”[11] Po ashtu, në suren El-Kehf, Allahu e urdhëroi Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të thotë: “Thuaj: Unë jam vetëm një njeri, sikurse edhe ju, që më është shpallur se vetëm një Zot është Zoti juaj.”[12] Teprim është edhe ajo që veprojnë shumë njerëz të humbur, të cilët e konsiderojnë vizitën e varrit të tij si ditë feste dhe e vizitojnë shpesh atë ditë, i drejtohen me lutje dhe prekin muret rrethues duke menduar se kjo është mënyra se si duhet lartësuar ai. Por e vërteta është se ai lartësohet me pasimin dhe respektimin e tij, me veprimin e asaj që ka urdhëruar dhe mosveprimin e asaj që ka ndaluar. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ndaloi ummetin e tij që ta konsiderojë ditë feste vizitën te varri i tij, duke thënë: “Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varreza dhe mos e bëni varrin tim ditë feste, por dërgoni salavat mbi mua sepse salavatet tuaja më arrijnë nga kudo që ju jeni.”[13] Festë llogaritet çdo tubim i përgjithshëm që përsëritet gjithmonë, çdo vit, muaj apo javë e të ngjashme me këto.[14] Ndërsa sa i përket lutjes te varri i tij, kur ndonjëri prej selefëve i jepte selam Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe më pas dëshironte të lutej, kthehej në drejtim të

kiblës duke u lutur, ndërsa varri mbetej në krahun e majtë.[15] Krahas këtij madhërimi të tepruar të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nga fraksione të ndryshme, në anën tjetër gjejmë edhe vrazhdësi ose pakujdesi ndaj hakut të profetësisë dhe Profetëve në përgjithësi dhe ndaj Profetit tonë sal-lAllahu alejhi ve sellem në veçanti. Këtu veçojmë guximin e fraksioneve në raport me profetësinë dhe Profetët, të cilët i nënvlerësojnë vlerat e tyre, i ulin gradat e tyre dhe ngrenë disa nga prijësit e tyre mbi gradën e Profetëve alejhimus-selam. Shiat thonë se grada e imamëve të tyre është më e lartë se grada e të Dërguarve dhe melaikeve. Homeini ka thënë: “Nga domosdoshmëria e medhhebit tonë është se imamët tanë janë në një gradë që nuk mund ta arrijë as meleku më i afërt e as Profeti, i Dërguari...”[16] Disa sufi ekstremë thonë për imamët e tyre se ata janë në gradë më të lartë se të Dërguarit e Allahut. “Vasatij-jetu Ehlis-Sun-neh bejnel-firak” Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll-llah Përshtati me disa shkurtime: Sabahudin SELIMI Viti / Kosovë

______________ [10] El-Fetava en-nuajmijje, fq 37. Iktebesehu ihsanun ilahij, El-Burejlevije, fq. 102. [11] El-Isra: 93. [12] El-Kehf: 110. [13] Transmeton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij 2/367. [14] Transmeton Ebu Davudi 2/534m hadithi nr, 6042. Hadithi ka rrugë të tjera transmetimi, me të cilat ngrihet në shkallën e saktësimit. [15] Shiko librin e ibën Tejmijjes, Iktidaus-Siratil-Mustekim, 1/299. [16] El-hukumetul-Islamijje, i Homeinit, fq. 52-53. Botuar nga El-Mektebetul-Islamijje el-Kubra.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

23


PËRGJIGJE TË QARTA NDAJ DYSHIMEVE ME TË CILAT ARGUMENTOHET LEJIMI I

MEVLUDIT P j e s a

e

d y t ë

Tekstet e Kur'anit argumentojnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Po për ata që mohuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë.” DYSHIMI I DYTË

P

Pasi përmend thënien e Ibën Haxherit, Sujutiu thotë: “Më është paraqitur mbështetje në një bazë tjetër për këtë dhe kjo është ajo që ka transmetuar Bejhekiu nga Enesi radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë akikën[1] për vete pas shpalljes",[2] megjithatë është transmetuar se gjyshi i tij, Abdulmutalibi, ia ka bërë akikën Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ditën e shtatë dhe akika nuk përsëritet për herë të dytë. Nga kjo mund të aludohet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem e ka vepruar këtë për të treguar falënderimin për Allahun, që ka mundësuar ekzistimin e të Dërguarit të mëshirës për botët dhe nderim për ummetin e tij, ashtu siç ka vepruar kur ka dërguar salavate për veten e tij. Për këtë është e lejuar për ne që të shfaqim falënderim me mevludin e tij duke bashkuar vëllezërit, duke i ushqyer të tjerët dhe gjëra të ngjashme...”[3] PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI Ky dyshim është i shuar dhe i refuzuar për arsye se ky hadith nuk është i vërtet-

______________ [1] Akika është therja e deles kur lind fëmija, qoftë djalë apo vajzë; për djalë dy, ndërsa për vajzë një. [2] “Sunenun Kubra” nga Bejhekiu (9/500). [3] “Husnul maksed fi amelil mevlud” nga Sujutij (64-65).

24

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


uar. Imam Ahmedi thotë se ky hadith është munker,[4] ndërsa Neveviu thotë se është hadith i kotë (dobët). Ibën Haxheri thotë: “Ky hadith nuk është i vërtetuar.” DYSHIMI I TRETË Sujutiu transmeton nga Hafidh Shemsudin el Xhezerij se ka thënë në librin e tij “Arefut-tarif bi mevlidin-nebij: "Është parë në ëndërr Ebu Lehebi pas vdekjes së tij dhe i është thënë: “Si është gjendja jote?” Ka thënë: “Në zjarr, përveçse më lehtësohet (dënimi) çdo natë të së hënës dhe pi mes këtyre dy gishtërinjve kaq ujë”, ka bërë me shenjë sa maja e gishtit, “për shkak se kam liruar Thuvejben (robëreshë e tij) kur më ka përgëzuar për lindjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe që i ka dhënë gji atij." Kur Ebu Lehebi jobesimtar, të cilin Kur'ani e qorton, shpërblehet në zjarr për shkak të gëzimit për lindjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si do të jetë gjendja e muslimanit besimtar nga ummeti i Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili gëzohet për lindjen e tij dhe shpreh dashurinë dhe salavate ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem? Shemsudin ibën Nasër ed-Dimeshkij thotë: “Është vërtetuar se Ebu Lehebit i lehtësohet dënimi i zjarrit në ditën e hënë për shkak se ka liruar Thuvejben nga gëz-

imi i lindjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe më pas ka recituar: Kur ky jobesimtar që është qortuar E shkatërrohet në xhehennem përgjithmonë Atij në ditën e hënë përherë I lehtësohet dënimi nga gëzimi për Ahmedin. E çfarë mendon për atë rob që gjithë jetën e tij Për Ahmedin është i gëzuar e vdes besimtar? PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI Së pari: Ky hadith është mursel[5] (i dobët). E ka treguar Urvetu mursel dhe nuk ka përmendur se kush e ka treguar këtë hadith, ashtu siç është përmendur në “Sahih”: “Thuvejba, robëresha e Ebu Lehebit, që ai e liroi, i dha gji Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kur Ebu Lehebi vdiq, e panë (në ëndërr) disa prej familjes së tij në gjendje të mjerueshme dhe i thanë: “Çfarë ke arritur (atje)?” Tha: “Nuk kam arritur pas jush asgjë, përveçse më jepet ujë për shkak se kam liruar Thuvejben.”[6] Edhe sikur të jetë hadithi me sened[7] deri te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem,[8] në këtë ngjarje është përmendur ëndrra me të cilën nuk argumentohet.[9]

______________ [4] Hadithi munker është nga llojet e haditheve të dobëta. [5] Mursel është prej llojeve të haditheve të dobëta, pra kur tabi'ini thotë “ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”. Me hadithe të dobëta nuk argumentohet dhe nuk lejohet që nga këto hadithe të legjitimohet diçka në fenë e Allahut dhe të nxirren rregulla dhe vendime në sheriatin islam. [6] “Sahihul Buhari” (5101) [7] Senedi është zinxhiri i përbërë nga personat që transmetojnë hadithin. [8] Disa mundohen t'i mashtrojnë të tjerët duke u thënë se hadithin e ka transmetuar Imam Buhariu rahimehullah në “Sahihun” e tij. Në realitet, në “Sahihul Buhari” hadithet që janë me sened deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë të vërteta, por Imam Buhariu në “Sahihun” e tij ka treguar edhe hadithe me sened jo të plotë dhe disa pa sened (mualekatet e tij). Nga këto mualekate ka që janë sahih, hasen dhe daif, ndërsa ngjarja e Ebu Lehebit është daif. Thënia e dijetarëve se hadithet në “Sahihul Buhari” janë të vërteta ka për qëllim ato hadithe që Buhariu i transmeton me sened deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e jo për mualekatet e tij. [9] Shiko “Fet'hul Barj” të Ibën Haxherit (9/145).

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

25


Së dyti: Nuk është vërtetuar që Thuvejben e ka liruar Ebu Lehebi kur ka lindur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por lirimi i saj ka ndodhur para hixhretit, shumë kohë pasi i ka dhënë gji, ashtu siç është vërtetuar në librat e historisë dhe të biografisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Së treti: Tekstet nga Kur’ani argumentojnë qartë se veprat e jobesimtarëve janë të asgjësuara, ashtu siç thotë Allahu subhanehu ve teala: "E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.”[10] I Plotfuqishmi thotë: "Shembulli i veprave të atyre që mohuan Zotin e tyre është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë. E ky është ai dështimi i madh.”[11] Ebu Lehebi u takon këtyre ajeteve dhe nuk i bën dobi lirimi i Thuvejbes për arsye se veprat e tij janë të asgjësuara. Së katërti:Tekstet e Kur'anit argumentojnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Po për ata që mohuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë.”[12] Ky ajet citohet edhe për Ebu Lehebin për shkak të kufrit të tij të madh, armiqësisë së tij ndaj Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe keqtrajtimeve që i ka bërë atij. E si të mos jetë

kështu kur për këtë ka argument të qartë, siç thotë Allahu: "Qoftë shkatërruar Ebu Lehebi, e ai është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.”[13] Me këtë sqarohet se nuk ka argument për dyshim, ngase nuk është e vërtetuar që Ebu Lehebi është gëzuar për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se e ka liruar Thuvejben kur ka lindur i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai ishte nga armiqtë më të mëdhenj të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj nga ky dyshim nuk ka argument që lejohet mevludi. Vijon

______________ [10] El Furkan: 23. [11]Ibrahim 18 [12]Fatir 36 [13]Mesed 1-3

26

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Version i shkurtuar dhe me ndryshime e shtesa nga tema “El ihtifalu bi mevlidin-nebij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”, e librit “El e'jadë ve etheruha alel muslimin”, faqe 283, nga Dr. Sulejman ibn Salim es-Suhejmi Përgatiti versionin e shkurtuar me ndryshime e shtesa: Adem AVDIU Gjakovë / Kosovë


KOMENT I SHKURTËR I MUHADITHIT TË MEDINËS, SHEJH AB DULMUHSIN ELABBAD, RRETH FJALËS SË IMAM SHATIBIUT:

“Nuk është i nevojshëm përcaktimi i personit që ka bërë ndonjë bidat, nëse bidati (në fjalë) nuk është prej bidateve të mëdha” Tekstet e Kur'anit argumentojnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Po për ata që mohuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë.”

I

4- Ibën Huzejmeh rahimehullah është prej imamëve të hershëm të hadithit, autor i librit të tevhidit dhe “Sahihut” të tij, me recensimin e shejh Albanit rahimehullah. Edhe ky imam kishte një ixhtihad të gabuar –sipas disa dijetarëve- në hadithin “Allahu e ka krijuar Ademin në syretin e tij” dhe Ibën Tejmije rahimehullah ka shkruar rreth 100 faqe kundër këtij alimi të madh në këtë çështje. Megjithatë ai është cilësuar si “prijësi i imamëve” nga dijetarët e hadithit (muhadithët) dhe ishte hoxha i muhadithit të madh Ibën Hibbani rahimehullah.[1] Tani është radha për dy dijetarë të famshëm të këtij ummeti, të cilët na kanë lënë një trashëgimi sublime të dijes fetare e shkencore nga të gjitha sferat. Ata kanë lënë libra që nga shekulli i tetë hixhri, për të cilët sot e asaj

kohe të gjithë dijetarët e kërkuesit e dijes kanë nevojë dhe thuajse janë të varur nga librat e tyre, të cilët kanë mbushur horizontin anembanë globit. Janë libra që rrallë të mos gjenden në ndonjë librari. Pa dyshim që kjo është prej bereqetit të Allahut, suksesit të Tij, që ia jep kujt të dojë nga robërit e Tij. Është fjala është për Neveviun dhe Ibën Haxher el-Askalanin, Allahu i mëshiroftë. I kam sjellë këtu sepse me gjithë dijen e madhe që na kanë lënë këta dijetarë eminentë, kanë ekzistuar disa pasues tekesh, mendjelehtë e injorantë, të cilët me kapacitetin e tyre të ulët të të menduarit kanë nxitur për djegien e librave të këtyre dy dijetarëve (!) për shkak të disa gjykimeve të tyre të gabuara në çështje të akides, duke anashkaluar kështu esencën e tyre të shëndoshë, ngritjen e tevhidit, mbrojtjen

______________ [1] “Err-rrisale el-mustatrefeh”, faqe 20, e Kittanit.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

27


dhe jetën për jetësimin e Sunnetit Pejgamberik dhe luftimin e bidateve dhe shirkut. Ata kanë anashkaluar tërë atë mund e përpjekje madhështore shkencore në fusha të ndryshme të fesë, që e cituam lart, mund i cili ka qenë një nga frytet e ruajtjes së Hadithit Pejgamberik (siç ishin librat e Ibën Haxherit “TehdhibutTehdhib” dhe “Takribut-Tehdhib”, “Feth’ul Bari”, “El-isabeh fi temjiizis-sahabeh”). Që nga koha e tyre e deri më sot pa këta libra dijetarët e hadithit dhe të shkencave të tjera nuk mund të shkruajnë punimet e tyre. Nuk ka dijetar hadithi apo kërkues dijeje që kam takuar e të mos i ketë pasur para syve në tavolinat e tyre librat e këtyre dijetarëve dhe madje jo vetëm nga një botim të tyre, po nga të gjitha botimet që ekzistojnë. Ibën Haxheri rahimehullah është një dijetar për të cilin janë thënë fjalë madhështore, por po ndalem vetëm te fjala e Imam Albanit rahimehullah, i cili e ka pasur zakon të thotë për Ibën Haxherin: “Nuk lind nëna më si Ibën Haxheri.” Nuk dua të lë pa përmendur librin e imam Neveviut rahimehullah në komentimin e “Sahihut” të Muslimit, një libër për të cilin kërkuesit e dijes sakrifikojnë shumë për ta mësuar në ligjëratat e shumta të dijetarëve të ndryshëm. Kurse kopshti i tij, “Rijadus-Salihin”, është një libër të cilin e njeh i madh dhe i vogël, e gjen në shtëpinë e çdo muslimani dhe s’ka dijetar që nuk i ka hyrë komentimit të tij me gojë apo me shkrim. Neveviu është autor i shumë e shumë librave të vlefshëm dhe të përdorshëm nga dijetarët dhe kërkuesit e dijes. Dhehebiu i madh në “Tedhkiretul-Huffadh” e ka lavdëruar Neveviun me tituj si “Imami, Hafidhi i pashembullt, Shembulli, Shejhul-Islami, dija e evlijave”…. Megjithatë disa “mendjelehtë e injorantë” (është fjala për haddaditë) tentuan çrrënjosjen e trashëgimisë së madhe të këtyre dy dijetarëve eminentë, mirëpo ata mbetën vetëm një ankth i shkurtër i muslimanëve, pasi dijetarët e këtij

ummeti u ngritën në mbrojtjen e kësaj trashëgimie -edhe pejgamberike, sepse dijetarët janë trashëgues të Pejgamberit tonë sallAllahu alejhi ve sel-lem dhe i zmbrapsën pretendimet e tyre qëllimkeqe. I falënderuar qoftë Allahu! Këta injorantë e qëllimkëqij u kapën pas disa gjykimeve të gabuara të këtyre dy dijetarëve, posaçërisht në disa çështje të akides, edhe pse disa prej atyre gabimeve nuk kanë qenë fjalë të tyre, por vetëm se i kanë transmetuar nga komentatorët e tjerë të hershëm të haditheve (“Et-Tenbih”, faqe 5 me recensim të shejh Bin Bazit, Fevzanit dhe tjerë). Në bazë të kësaj, hadaditë i nxitnin njerëzit që të digjnin dy librat kryesorë të tyre, “Fet’hul Barin”, komenti i “Sahihut” të Buhariut në 17 volume i Ibën Haxherit, si dhe “El-Minhaxh”, komenti i “Sahihut” të Muslimit, gjithashtu voluminoz sipas botimit, nga Neveviu. Ata u tretën me fjalët e vëllezërve të këtyre dy nga dijetarët e vonshëm bashkëkohor, e prej tyre po cekim këto: 1- Shejhu, Al-lameh, Hammad el-Ensari rahimehullah ka thënë: “Sikur të kisha pasur pushtet mbi atë që thotë “të mos lexohet “Fet’hul-Bari” dhe “Komenti i Neveviut Sahihun e Muslimit”, do ta kisha arrestuar e burgosur derisa të pendohet. Pa dyshim që ajo fjalë del vetëm nga një mendjelehtë.”[2] 2- Kurse dijetari i madh Muhamed Salih elUthejmin rahimehullah është pyetur në lidhje me këta dijetarë kështu: “Cili është qëndrimi juaj rreth disave që kritikojnë dy hafidhat (Neveviun dhe Ibën Haxherin) dhe pretendojnë se ata janë prej bidatçinjve? A thua gabimi i dijetarit në akide – qoftë edhe nëse është nga ixhtihadi dhe te’evili- e bën atë që të konsiderohet prej grupimeve të shpikura? A ka dallim mes gabimit në çështjet teorike dhe praktike?” Shejhu i nderuar u përgjigj: “Pa dyshim se dy shejhët dhe hafizët (e hadithit, Ibën Haxheri

______________ [2] El-Mexhmu’u” 2/582 të AbdulEvvel Hammad, djali i shejh Hammadit, përmes “Ed-delail el-vefijjeh”, fq. 12.

28

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


dhe Neveviu) janë prej besnikëve të moçëm e shumë të dobishëm në ummetin islam. E, nëse ka pasur prej tyre ndonjë gabim në te‘evilin (komentim jo korrekt) e disa teksteve që kanë të bëjnë me Cilësitë e Allahut, s’ka dyshim se ajo u mbulohet atyre me të mirat dhe dobitë e shumta të tyre. Mendojmë se gabimet që kanë ndodhur janë vetëm si rrjedhojë e ixhtihadit dhe te‘evilit të pranueshëm, qoftë edhe vetëm sipas mendimit të tyre. E lus Allahun e Lartësuar që ajo të jetë prej gabimit të falur dhe mirësia dhe dobia e ardhur prej tyre të jetë prej mundit të shpërblyer dhe që për ta të vlejë fjala e Allahut të Lartësuar: “Pa dyshim që veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.”[3] Ajo që mendojmë ne është se ata të dy janë prej Ehlu Sunnetit dhe Xhematit. Dhe këtë e dëshmon shërbimi i tyre ndaj Sunnetit të Pejgamberit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem, kujdesi i madh në pastrimin e Sunnetit nga gjërat që i atribuohen dhe puna e tyre në verifikimin e dispozitave që nxirren nga Sunneti. Edhe pse ata kanë kundërshtuar rrugën e Ehlu Sunnetit në disa ajete dhe hadithe të Cilësive (të Allahut), ishte ixhtihad i gabuar, kështu që shpresojmë nga Allahu që t’i trajtojë ata me faljen e Tij. Kurse sa i përket (pyetjes rreth) gabimit në akide, nëse gabimi është në kundërshtim me rrugën e selefit, atëherë ai është devijim pa mëdyshje, porse ai që e ka bërë atë gabim nuk gjykohet si i devijuar derisa t’i kumtohet argumenti. E, nëse i kumtohet argumenti dhe megjithatë ai vazhdon në gabimin dhe devijimin e tij, atëherë ai është devijant në atë ku e ka kundërshtuar hakun, edhe pse në çështje të tjera është selefi. Pra, ai nuk cilësohet si bidatçi në mënyrë absolute, as nuk cilësohet si selefi në mënyrë absolute; porse cilësohet si selefi në atë që është në pajtim me selefin, por si bidatçi në atë që i ka kundërshtuar ata, ashtu siç kanë thënë

Ehlu Sunneti për fasikun (gjynahqarin), se ai është muëmin në atë që ka nga imani, por fasik në gjynahet që bën. Pra, as nuk i jepet cilësia absolute, as nuk i mohohet absolutësia e atributit. Kjo është drejtësia me të cilën na ka urdhëruar Allahu, përveçse nëse bidatçiu ka shkuar deri në atë masë saqë ka dalë nga feja me bidatin e tij dhe në atë rast ai nuk meriton kurrfarë nderi.” Këtu mbaron fjala e shejh Uthejminit nga libri i tij i “Dijes” fq. 198, përmes “Ed-delail el-vefijjeh”. Pra, muxhtehidi kur gabon shpërblehet dhe nuk ka gjynah për të. Bazë këtu është hadithi i Amër ibën Asit radijallahu anhu në “Sahihun” e Buhariut (7/157) dhe të tjerët. Ibën Tejmije rahimehullah në “Mexhmu’ul Fetava” (19/123) thotë: “Medhhebi i Ehlu Sunnetit është se nuk ka gjynah për atë që bën ixhtihad, edhe nëse gabon.”[4] Gjithashtu thotë: “Kurse sa u përket atyre që bëjnë ixhtihad (në ndonjë çështje të fesë), ndonjëherë ia qëllojnë e ndonjëherë gabojnë. Nëse bëjnë ixhtihad dhe gabojnë, ata kanë një shpërblim për ixhtihadin e tyre dhe gabimi i tyre është i falur. Kurse njerëzit e devijuar bëjnë bashkim të detyrueshëm mes gabimit dhe gjynahut, kështu që ndonjëherë e teprojnë në të dhe thonë (për hoxhallarët e tyre) “ata janë të mbrojtur nga gabimet (nuk gabojnë)”, por ndonjëherë tjetër shkojnë në ekstremitetin tjetër duke thënë “ata kanë bërë gjynah me gabimet e tyre”. Ndërsa njerëzit e dijes dhe të imanit nuk thonë për askënd se është i pagabueshëm, as nuk e bëjnë gjynahqar (atë që gabon në ixhtihad).” (Po aty: 35/69) Ibën Tejmije rahimehullah e detajon edhe më shumë çështjen e atij që bën ixhtihad duke thënë: “Pra, muxhtehidi i cili argumenton – qoftë ai ndonjë imam apo udhëheqës, dijetar apo hulumtues, studiues apo mufti ose dikush tjetër, kur bën ixhtihad duke pasur frikë Al-

______________ [3] Hud: 114 [4] Në librin “Kavaid fit-teamul meal-ulema”, fq. 157, i shejh AbdurRahman el-Luvajhik me recensim të Imam Bin Bazit rahimehullah, 1415 h.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

29


lahun aq sa ka mundësi, kjo është ajo që Allahu e ka ngarkuar dhe ai kështu konsiderohet i nënshtruar ndaj Allahut, e meriton shpërblimin nëse ka frikë aq sa duhet dhe Allahu nuk e ndëshkon atë”[5] Ashtu siç tha shejhul-Islami këtu, ixhtihadi për të cilin nuk shkruhet gjynah dhe fitohet sevapi është ai ixhtihad që bëhet nga njerëzit e ixhtihadit. Sa u përket njerëzve të rëndomtë, edhe nëse ata e pretendojnë diçka të tillë, nuk futen nën atë parim të nxjerrë nga fjala pejgamberike sepse nuk janë të autorizuar për të dhe qëndrimet e tyre janë të bazuara në logjikë e teka. Të njëjtën gjë thotë edhe Imam Shatibiu rahimehullah në librin e tij “El muvafakat” (4/168). “Ixhtihadi që ndodh në sheriat është dy llojesh. I pari është ixhtihadi që merret në konsideratë, ai legjitim, i cili buron nga të zotët e tij, të cilët e kanë pjekur atë që nevojitet për ixhtihad. Kurse lloji i dytë është i pakonsiderueshëm, që buron nga personi që nuk e di se çfarë duhet plotësuar për të bërë ixhtihad dhe ky lloj ixhtihadi është thjesht mendim, burimi i të cilit është pasioni, interesat, pasim i tekave dhe zhytje në injorancë. Çdo mendim i nxjerrë nga këto burime pa dyshim që nuk pranohet sepse është në kundërshtim me të vërtetën që ka zbritur Allahu i Madhërishëm: “Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota.”[6][7] Vërejtje: Të mos mashtrohet dikush e të thotë se ky parim vlen edhe për Sejid Kutubin dhe të tjerë si ai, ngase esenca e tij nuk ka qenë Sunneti dhe udhëzimi profetik, as nuk ka qenë ndonjë muxhtehid sepse ai nuk ka qenë as dijetar e lëre më muxhtehid- sipas kritereve të Shatibiut, që i sollëm më lart. Në fund, nuk duhet menduar se kjo që u shkrua deri tani nga qëndrimet e dijetarëve të konsiderueshëm të Sunetit është në përputhje

me bidatin e Muvazanes. Kurrsesi! Të gjitha këto janë parime të drejta që gjenden nëpër librat e dijetarëve të këtij ummeti dhe nëse dikush pretendon ashtu, atëherë edhe ata dijetarë (që kanë marrë, mësuar, ua kanë mësuar të tjerëve dhe kanë këshilluar që të mësohen librat e asaj elite muxhtehidësh), si Ibën Haxheri, Neveviu, Shevkani dhe të tjerë, edhe ata atëherë na qenkan në përputhje me atë bidat të Muvazanes! Kurrsesi! E vërteta është se kjo është drejtësia dhe mëshira e Ehlu Sunnetit mes tyre dhe me të tjerët, ndryshe nga pasuesit e tekave dhe të pasioneve, siç thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije rahimehullah: “Ehlu Sunneti janë më të dijshmit për hakun dhe më të mëshirshmit me njerëzit.” Dhe sikur të mos ishte praktikuar kjo drejtësi, atëherë sa e sa dituri, libra e dijetarë do të ishin hedhur në një qosh, kurse njohuria dhe dituria do të tretej e nuk do të ishte sot në mesin tonë. Këto çështje pas frikës ndaj Allahut- shtjellohen me detaje e jo gjithmonë me përgjithësime, pasi përgjithësimet siç dihet nga librat e “rregullave të bidatit”shpeshherë janë shkak i rënies në bidat. E lus Allahun e Madhërishëm që të na furnizojë me qëllim të mirë në kuptimin e së vërtetës, në mënyrë që ta shohim të vërtetën si të vërtetë e pastaj ta ndjekim atë dhe që të na ruajë nga mendimet e nxjerra nga tekat dhe pasionet! Allahu i dëgjon lutjet tona dhe u përgjigjet atyre.

______________ [5] “Minhaxhus-Sunneh” (5/111) përmes “Kavaid fitteamul meal-ulema”, fq. 158. [6] El Maide: 49 [7] Këtu mbaron fjala e Shatibiut përmes “Kavaid fit-teamul”, fq. 162.

30

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Përgatiti: Zejd HAZIRI Gjilan / Kosovë


EDHE NJË HERË, BUTË O PASUESIT E SUNNETIT ME PASUESIT E SUNNETIT! Bojkoti që lavdërohet është ai që sjell fryte dhe jo ai që sjell prishje. Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (28/173) ka thënë: “E nëse do të ndodhte që sa herë që ka mosmarrëveshje mes dy muslimanëve të kishte bojkot, nuk do të mbetej vëllazëri.”

F

Falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk ka forcë dhe fuqi vetëm se me Allahun. Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndihmuan atë. Në vijim, ata pasues të Sunnetit dhe xhematit që merren me diturinë dhe ndjekin rrugën e të parëve tanë të mirë janë personat që kanë më tepër nevojë në këtë kohë që të bashkohen dhe të këshillojnë njëri-tjetrin, sidomos kur dihet se ata janë pakicë e pakicës në krahasim me grupimet e devijuara nga rruga e të parëve tanë të mirë. Para më shumë se dhjetë vitesh, në fundin e kohës së dy dijetarëve të nderuar, Abdulaziz ibën Baz dhe Muhamed ibën Uthejmin (Allahu i mëshiroftë), një pjesë shumë e vogël e pasuesve të Sunnetit nisën të paralajmëronin prej disa grupimeve të devijuara nga rruga e të parëve tanë të mirë. Kjo ishte një punë e

lavdëruar dhe e mirë, por është për të ardhur keq që pasi ndërruan jetë dy dijetarët e nderuar, disa prej këtij grupi të vogël nisën të flisnin për disa vëllezër të tyre që janë pasues të Sunnetit dhe që thërrasin në të ashtu siç kanë qenë të parët tanë të mirë, qofshin këtë thirrës brenda shtetit tonë apo edhe jashtë tij, megjithëse e kishin obligim ndaj atyre që ta pranonin mirësinë e tyre dhe të mblidhnin forcat që të përmirësonin, nëse vërtetohej që kishte ndonjë gabim, dhe të mos e angazhonin veten e tyre duke bërë tubime, duke i përmendur ata dhe duke i ndaluar të tjerët prej tyre, por duhet të merreshin me diturinë duke mësuar vetë, duke i mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje në të. Kjo është metoda e saktë në përmirësim, metoda që ka ndjekur edhe shejhu ynë Abdulaziz ibën Baz, imami i pasuesve të Sunnetit dhe xhematit në kohën tonë, Allahu e mëshiroftë. Ata që merren me dijen sot janë të

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

31


paktë dhe është nevoja të shtohen e jo të pakësohen, është nevoja të bashkohen e jo të përçahen dhe të thuhet për ta ashtu siç thonë dijetarët e gjuhës, “e vogla nuk zvogëlohet.” Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “Mexhmuul Fetava”(28/51) thotë: “Dhe e dini se prej rregullave bazë, edhe të fesë, është bashkimi i zemrave, i fjalës dhe përmirësimi mes njëri-tjetrit sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Kijeni frikë Allahun dhe përmirësoni gjendjen tuaj.” Dhe thotë: “Kapuni fort pas litarit të Allahut që të gjithë dhe mos u përçani.” Si dhe: “Dhe mos u bëni si ata që u përçanë dhe kishin mosmarrëveshje pasi u erdhi atyre e qarta, ata kanë dënim të madh.” Ka edhe shembuj të tjerë që urdhërojnë për bashkim dhe bashkëpunim dhe që ndalojnë nga mosmarrëveshja dhe përçarja. Ata që e kanë këtë bazë janë pasuesit e xhematit, kurse ata që dalin nga kjo bazë janë pasuesit e grupimeve.” Në lidhje me këtë temë kam shkruar një broshurë me titull: “Butë o pasuesit e Sunetit me pasuesit e Sunetit”, e cila është botuar në vitin 1424 sipas hixhretit (2003), më pas në vitin 1426h (2005) e më pas është botuar edhe në “Mexhmu kutub we resail” (6/281-327) në vitin 1428h (2007). Në të kam përmendur shumë argumente prej Kur’anit, Sunnetit dhe fjalëve të dijetarëve të Sunnetit dhe kjo broshurë pas parathënies ka përmbledhur këto tematika: Mirësia e të shprehurit dhe qartësimit, Ruajtja e gjuhës nga fjalët vetëm se në mirësi, Paragjykimi dhe spiunimi, Butësia, Pozita e pasuesve të Sunnetit ndaj dijetarit nëse gabon se ai arsyetohet dhe nuk mënjanohet e as nuk bëhet bidatçi, Sprova e mënjanimit dhe përfoljes prej disa nga pasuesit e Sunnetit në këtë kohë dhe rruga e shpëtimit prej saj, Risia e sprovimit të njerëzve me persona, Parandalimi nga sprova e përfoljes dhe e bërjes bidatçi prej disa nga pasuesit e Sunnetit në këtë kohë. Është për të ardhur keq që kohët e fundit gjërat u keqësuan më shumë dhe shigjetat janë

32

drejtuar kundër disa pasuesve të Sunnetit, duke i përfolur dhe duke i konsideruar si bidatçinj dhe pasojat që rrjedhin prej kësaj si bojkotimi. Përsëriten po ato pyetje: Çfarë mendon për filanin që e ka bërë bidatçi filani? A ta lexoj librin e filanit që e ka bërë bidatçi filani? Disa nxënës të vegjël thonë: Çfarë qëndrimi ke ndaj filanit të cilin e ka bërë bidatçi filani? Dhe duhet patjetër që të kesh një qëndrim, se përndryshe të bojkotojnë! Çështja rëndohet edhe më shumë kur këto gjëra ndodhin në vendet e Evropës apo në vende të tjera ku nxënësit që pasojnë Sunnetin janë shumë të paktë dhe kanë nevojë shumë të madhe që të marrin dije të dobishme dhe të shpëtojnë nga sprova e bojkotimit si shkak i pasimit të verbër në përfolje (xherh). Kjo metodë është përafërsisht si metoda e Ihvanul Muslimin, për të cilën themeluesi i tyre ka thënë: “Njerëzit duhet t’i përgjigjen thirrjes suaj, por ju mos shkoni tek askush...sepse e gjithë mirësia gjendet këtu, kurse të tjerat nuk shpëtojnë nga problemet.” (“Mudhekirat ed-DawE ve edDaijeh” 232) Hasen el-Bena gjithashtu ka thënë: “Pozita jonë ndaj thirrjeve të tjera që kanë dalë në këtë kohë, të cilat kanë përçarë zemrat dhe kanë shpërndarë mendimet, është që t’i peshojmë me peshoren e thirrjes sonë: ato që përputhen me të, mirë se të vijnë, kurse nga ajo që e kundërshton atë ne jemi të pastër.” (“Mexhmuil Resail Hasen el-Bena”: 240) Do jetë më mirë për këta nxënës që në vend që të merren me këtë fitne, të merren me leximin e librave të dobishëm të Ehli Sunnetit, sidomos librat e dijetarëve bashkëkohorë, si: “ElFetava” të hoxhës tonë Abdulaziz ibën Baz, “El-Fetava” të komisionit të përhershëm të fetvave, librat e hoxhës Ibën Uthejmin etj., sepse do të përfitonin dije të vyer dhe do të ruheshin nga thashethemet dhe nga gibeti i vëllezërve të tyre prej Ehli Sunnetit. Ibën Kajimi në librin “El-xhevabul kafi” (203) ka thënë: “Është për të ardhur çudi me personin i cili e ka të lehtë

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


të ruhet që të hajë nga mishi i ndaluar apo zullumi, imoraliteti, vjedhja, pirja e alkoolit apo shikimi i haramit etj., por e ka të rëndë që të ruajë gjuhën e tij. Sheh dikë që tregohet me gisht për fenë e tij, për zuhdin dhe adhurimin e tij, por ai flet fjalë që e hidhërojnë Allahun dhe nuk u vë rëndësi atyre fjalëve dhe prej tyre i ulen gradat më shumë sesa largësia mes lindjes dhe perëndimit. Mund të shikosh një person i cili është i ruajtur nga gjërat e prishura dhe zullumi, por gjuha e tij shpif ndaj nderit të të gjallëve dhe të të vdekurve dhe ai nuk e ka problem atë që flet.” E nëse gjendet ndonjë fjalë prej pasuesve të Sunnetit diku e përgjithshme dhe diku më e hollësishme, duhet të mendohet mirë dhe duhet që fjalën e përgjithshme ta kthejmë te fjala më e shtjelluar sepse Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Mos paragjyko për ndonjë fjalë që del prej vëllait tënd besimtar vetëm se për mirë, përderisa ti gjen vend për mirë në atë fjalë.” E ka përmendur këtë edhe imam Ibën Kethiri në shpjegimin e tij të sures El-Huxhuratë. Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në librin “Err-Rredu ala El-Bekrij ” (324) ka thënë: “Është e ditur se fjala e shtjelluar e hedh poshtë atë që është e përgjithshme dhe shprehja e qartë është më parësore se aludimi.” Dhe ka thënë në librin “Es-Sarimul Meslul” (2/512): “Nëse merren nga medhhebet e fukahave fjalët e përgjithshme pa u kthyer tek ato fjalë që janë të sqaruara dhe te bazat e tyre, kjo të shpie në medhhebe të prishura.” Në librin “El-xhevabu sahih” 4/44 ka thënë: “Është detyrë që të shpjegohet fjala e folësit me fjalët e tij dhe të merret fjala e tij nga çdo anë e të dihet zakoni i tij se çfarë ka për qëllim dhe çfarë ka dashur të thotë, nëse thotë diçka.” Duhet ditur se si ata që sqarojnë gabimet edhe ata të cilëve u janë sqaruar gabimet nuk janë të pagabueshëm dhe askush prej tyre nuk shpëton prej gabimit. Ajo që kërkohet është përsosmëria, por nuk mund të bëhemi asketë ndaj asaj që ka më pak mirësi dhe ta shpërfillim,

nuk mund të themi ose përsosmëri ose humbje, ose dritë të plotë ose errësirë. Përkundrazi, edhe drita e zbehtë ruhet dhe luftohet që ta shtojmë atë, edhe nëse nuk arrijmë dot dy ndriçues, njëri është më mirë se errësira. Allahu e mëshiroftë shejhun tonë Abdulaziz ibën Baz, i cili e kaloi jetën e tij duke mësuar, punuar, duke mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje dhe ishte prej atyre që u jepte kurajë dijetarëve dhe nxënësve të dijes që të mësonin dhe të thërrisnin të tjerët. Unë e kam dëgjuar personalisht duke këshilluar njërin prej dijetarëve me këto gjëra dhe ai u arsyetua duke thënë se këtë gjë nuk e don dijetari. Ai, Allahu e mëshiroftë, i tha: “Miop është më mirë sesa qorr”, d.m.th. ajo që nuk arrihet e gjitha nuk lihet e gjitha. Më mirë me shikim të dobët sesa i verbër fare. Hoxha ynë e ka humbur shikimin e tij rreth moshës njëzetvjeçare, porse Allahu ia zëvendësoi me shikimin e urtësisë me të cilën u bë i njohur te të afërmit dhe tek ata që e kishin larg. Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (10/364) ka thënë: “Nëse nuk arrihet drita e pastër, saqë nuk mund të ketë vetëm se dritë që nuk është e pastër dhe njerëzit mbeten në humbje, nuk duhet të shahet personi dhe të ndalohet prej dritës së zbehtë, me përjashtim të rastit kur arrihet te drita që nuk ka zbehtësi. Në të kundërt sa e sa u larguan prej saj dhe u larguan fare prej dritës?!” Kjo ngjan me fjalën e disa njerëzve: E vërteta është një e vetme dhe nuk shpërbëhet, prandaj ose merreni të gjithën ose lëreni të gjithën. Ta marrësh të gjithën është e drejtë, por ta lësh të gjithën është e kotë; kush ka diçka prej së vërtetës këshillohet që ta mbajë atë dhe të mundohet që të marrë atë që i mungon prej së vërtetës. Bojkoti që lavdërohet është ai që sjell fryte dhe jo ai që sjell prishje. Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (28/173) ka thënë: “E nëse do të ndodhte që sa herë që ka mosmarrëveshje mes dy muslimanëve të kishte bojkot, nuk do të mbetej vëllazëri.” Gjithashtu

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

33


ai ka thënë (në 28/206): “Bojkotimi ndryshon sipas personit që i bëhet bojkoti, sipas forcës apo dobësimit të tij, apo shumimit të tyre dhe pakësimit të tyre në numër, pasi qëllimi i bojkotit është edukimi i personit që i bëhet bojkoti dhe që njerëzit e tjerë të mos bëhen si ai. Nëse dobia është më e madhe, në mënyrë që bojkoti ndaj tij ta pakësojë të keqen që gjendet tek ai dhe ta frikësosh atë, atëherë bojkoti është i lejuar. Por nëse as atij që i bëhet bojkot e as të tjerët nuk frikësohen, përkundrazi shtohet e keqja e tyre, dhe ai që e bën bojkotin është i dobët dhe dihet mirë që bojkoti shkakton pasoja të rënda më shumë se përmirësim, atëherë bojkoti nuk lejohet.” Ai shton dhe thotë: “E pasi ta mësoni këtë, dijeni se bojkoti i lejuar është prej punëve për të cilat ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij (është adhurim) dhe duhet që bindja të jetë e sinqertë për Allahun dhe në përputhshmëri me urdhrin e Tij, të jetë bojkot i sinqertë vetëm për Allahun dhe i saktë, kurse ai që bën bojkot si pasojë e epshit apo bën bojkot për të cilin nuk është i urdhëruar, ai është jashtë asaj që thamë. Sa e sa vepra veprohen si pasojë e epshit duke pretenduar se është bindje ndaj Allahut!” Dijetarët kanë përmendur se nëse ndonjëri prej dijetarëve gabon, nuk pasohet në atë gabim, por as që hidhet poshtë, por ai gabim falet për shkak të shumë punëve të mira të tij, siç ka thënë edhe hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (3/349). “(Ata që kanë gabuar) Nëse nuk e vejnë gabimin e tyre si bazë, në mënyrë që të dallojnë me të prej xhematit islam, duke krijuar dashuri dhe urrejtje, atëherë është prej gabimeve dhe Allahu i Lartësuar ua fal besimtarëve gabimet e këtij lloji. Si ky shembull u ka ndodhur shumë prej të parëve tanë të mirë. Prej imamëve të tyre ka fjalë që i kanë thënë sipas ixhtihadit, megjithëse ato bien në kundërshtim me atë që ka ardhur në Kur’an dhe Sunnet. Në pozitë të kundërt është ai që krijon dashuri dhe urrejtje rreth atij gabimi dhe përçan xhematin e muslimanëve.” Imam Dhehebiu në librin “Sijeru A’lam en-Nubela” (14/39) ka thënë: “Nëse për

34

çdo gabim të ndonjë dijetari në bazë të ixhtihadit të tij në çështjet dytësore, gabim që falet, ne do ta bënim atë bidatçi dhe do ta bojkotonim, nuk do të shpëtonte prej nesh as Ibën Nasër, as Ibën Mendeh e as ai që është më lart se ata. Allahu është Ai që i drejton krijesat e Tij në të vërtetën, Ai është mëshiruesi më i madh dhe prej Tij kërkojmë mbrojtje prej pasimit të epshit.” Ai më pas ka shtuar (në 14/376): “Nëse këdo që do të gabonte në ixhtihadin e tij duke e pasur besimin e pastër dhe duke u mundur që të pasonte të vërtetën do ta hidhnim poshtë dhe do ta konsideronim bidatçi, shumë pak prej imamëve do të shpëtonin prej nesh. Allahu i mëshiroftë që të gjithë me mirësinë dhe bujarinë e Tij!” Ibën Xhevzi ka përmendur se nuk duhet të jetë pasimi i epshit në bërjen e xherhit. Ai thotë në librin e tij “Sajdul Hatir” (143): “Kam takuar dijetarë me gjendje të ndryshme në gradat e dijes dhe më i dobishmi prej tyre për mua ishte ai që punonte me dijen e tij, edhe nëse dikush tjetër ishte më i ditur se ai. Gjithashtu jam shoqëruar me një grup dijetarësh të hadithit që dinin përmendësh, por ata ishin tolerant ndaj gibetit dhe e konsideronin si “xherh ve ta’dil”... Kam takuar Abduwvehab el-Enmatij, i cili ishte sipas rregullave të selefit dhe s’kam dëgjuar në mexhliset e tij gibet...” Në librin e tij “Telbis Iblis” (2/689) ai thotë: “Dhe prej hileve të shejtanit ndaj atyre që merren me hadithin është të përfolurit e njëri-tjetrit, në mënyrë që të shprehin mllefin e tyre duke e konsideruar atë si “xherh”, të cilën e kanë përdorur të parët tanë të mirë të këtij umeti në mënyrë që të mbronin fenë, por Allahu i di më së miri qëllimet.” E nëse kjo ka ndodhur në kohën e Ibën Xheuzit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 597 hixhri, si do jetë puna me ata që jetojnë në shekullin e 15 hixhri? Kohët e fundit është botuar një libër i dobishëm me titull “Sqarimi se si duhet të sillemi ndaj atij që gabon prej pasuesve të Sunnetit dhe xhematit”, me autor shejh Muhamed ibën Abdullah el-Imam nga Jemeni. Përmbajtjen e

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


këtij libri e kanë pranuar pesë dijetarë të Jemenit. Ky libër ka përmbledhur shumë fjalëve të dijetarëve të Ehli Sunnetit, si nga të hershmit ashtu edhe nga bashkëkohorët, sidomos të hoxhës së Islamit Ibën Tejmijes dhe imam Ibën Kajimit, Allahu i mëshiroftë. Ky libër është si këshillë për pasuesit e Sunnetit që të tregohen të sjellshëm mes tyre. Unë kam shfletuar shumë tematika të këtij libri dhe kam përfituar në lidhje me disa thënie dhe vendin se ku t’i gjeja, si thënie të dy imamëve, Ibën Tejmijes dhe Ibën Kajimit, të cilat i kam përmendur në këtë temë. Unë këshilloj që të lexohet ky libër dhe të përfitohet prej tij. Prej gjërave të mira që ka përmendur në këtë libër (në faqen 170) veçoj: “Mund të bëhet dikush xherh (të përflitet për gabimet e tij) prej dikujt që është i denjë për kritikën që bën prej Ehli Sunnetit, por bëhet shkak që të përhapet fitnja e bojkotit, përçarjes dhe përplasjes, derisa mund të arrihet deri në luftë mes Ehli Sunnetit. E nëse ndodhin gjëra të këtilla, kuptohet që "xherhi" çoi deri në fitne, prandaj është obligim që të rishikohet mënyra e të përfolurës dhe mirësitë apo pasojat dhe se si duhet ta mbajmë të vazhdueshme vëllazërinë, të ruajmë davetin dhe të rregullojmë gabimet, pasi nuk është e saktë këmbëngulja në atë mënyrë dmth xherhi, e cila na solli pasoja.” Nuk ka dyshim se edhe dijetarët e tjerë dhe nxënësit e dijes kanë ndier atë që kanë ndier këta vëllezër nga Jemeni dhe lëndohen prej kësaj përçarjeje e mosmarrëveshjeje dhe dëshirojnë që t'i këshillojnë vëllezërit e tyre në atë që vëllezërit e Jemenit u treguan më të shpejtë, Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ndoshta edhe kjo këshillë ka një pjesë prej fjalës së Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Besimi i Jemenit dhe urtësia e jemenasve.” Transmetuar nga Buhariu (3499) dhe Muslimi (188). Gjithashtu shpresojmë që kjo këshillë prej vëllezërve të Jemenit ta arrijë qëllimin e shkrimit dhe shpërndarjes së saj dhe nuk besoj që ndonjëri prej pasuesve të Sunnetit është pro këtij lloj xherhi si dhe të jetë i preokupuar që

ta vazhdojë sepse është mënyrë që nuk sjell fryte, por vetëm armiqësi dhe urrejtje mes pasuesve të Sunnetit dhe ngurtësim të zemrave. Nuk ka të mbaruar çudia e një të “mençuri”, se në kohën që perëndimorët punojnë për të shkaktuar prishje në dy vendet e shenjta, e sidomos në prishjen e moralit në seminarin e tyre ne Xhide, të cilën e quajtën me të padrejtë “Seminari i Hadixhes, bijës së Huvejlidit” për të cilën kam shkruar edhe një material me temën “Nuk është e drejtë që emri i Hadixhes, bijës së Huvejlidit, të jetë temë e prishjes së gruas” dhe them në këtë kohë të ketë prej pasuesve të Sunnetit që merren me njëri-tjetrin duke folur dhe ndaluar të tjerët prej tyre. E lus Allahun e Lartësuar që të bëjë të mundur që të gjithë pasuesit e Sunnetit në çdo vend dhe kohë të kapen pas Sunnetit dhe të tregojnë vëllazëri mes tyre si dhe të bashkëpunojnë në mirësi dhe devotshmëri e të largojnë çdo gjë që është shkak përçarjesh apo mosmarrëveshjesh mes tyre! E lus Allahun e Lartësuar që t'ua bëjë të mundur të gjithëve muslimanëve që ta kuptojnë fenë dhe të tregohen të qëndrueshëm në të vërtetën! Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij. Abdulmuhsin Hamd el-Bedër 16/1/1432h-22/12/2010 Medine / Arabia Saudite Përshtati: Ebul Harith Abdurrahman RAMA 08.02.1432 h -12.01.2011

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Durrës / Shqipëri

35


PASTRIM I SHKRIMEVE APO I MENDIMEVE? Pasha Allahun e Madhëruar, në emër të të Cilit betohemi, nuk e them kot, por duhet të vendosim barrierat kundër atyre që e teprojnë në fe, kundër atyre që i bëjnë njerëzit qafirë, të cilët hapën dyert për nxjerrjen e ligjeve kundër “çdo armiku të pafavorshëm të fesë”, që e cilësojnë pastaj Islamin si fe ekstremiste dhe muslimanët si terroristë, duke mos bërë dallime mes tyre. E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i veprave të këqija të tyre. Kjo u bë pengesë e pathyeshme e thirrjes së vërtetë islame dhe shkaku kryesor i shtimit të dhunës dhe shtypjes ndaj muslimanëve dhe i shkatërrimit të pozitës dhe forcës së tyre.

n

Në disa revista të botuara në dy vendet e shenjta kam lexuar një artikull të vogël, ku jepeshin edhe fjalët e disa thirrësve që merrnin pjesë në supoziumin “Polemikë Atdhetare”. Aty flitej për formimin e një “komisioni për pastrimin e librave” që përmbajnë tekfir të tepruar dhe që gjenden në bibliotekat e këtyre dy vendeve. Ky ishte një lajm përgëzues dhe ma hapi gjoksin sepse pashë që tani kishin vendosur të vinin dorë në vendin e plagës dhe kishin konstatuar burimin e dhembjeve. Mirëpo kjo rregullore duhet të shikohet e meditohet mirë në disa detaje, të cilat do t’i paraqesim në vazhdimësi. 1. Kam pasur shpresë që kjo rregullore

36

do të ishte më e hershme, që do t’i paraprinte -në bazë të asaj se “mbrojtja është më e mirë sesa shërimi”- shpërndarjes së këtyre mendimeve të kota e të shtrembëruara, mirëpo ka qenë caktimi i Allahut dhe Ai vepron çka të dojë. Falënderimi i takon Allahut që tani po ndreqet kjo mangësi. Unë kam bërë thirrje për atë që është më e madhe se kjo, në themel, në librin tim me titull “El-exhvibetu el-mutelaimeh”, i cili është botuar para disa vitesh. Aty kam thënë (faqe 37): “Kemi shpresuar… paraqitjen e qartësimeve dhe fetvave ndaj librave të bidatxhinjve, partiakëve, tekfirsave, librat dhe ligjëratat e të cilëve

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


mbushin muret e bibliotekave dhe prtrave dhe kotësive të këtyre librave, ishin mendjet e të rinjve dhe të rejave.” kundërshtimi i dyshimeve infektuese, shKam folur edhe kundër atyre që kanë fuqizimi i mendimeve të kota që fshihen shfaqur mendimet e tyre te rinia në në to me argumente të forta studimore, përgjithësi duke pretenduar se ato janë jo me mendjelehtësi ose me shfuqizim të mendime të vërteta, që përmbajnë konpërgjithshëm. sensuse, por në realitet ishin mendime të 5. Patjetër që pas këtij pastrimi duhet të gabuara e të fëlliqura. ofrohet e ëmbla. Është obligim i domosFalënderimi i takon Allahut të Lartësuar doshëm që këta libra të zëvendësohen me që u arrit kjo marrëveshje dhe u bë ky vepra të vërteta studimore, të cilat të takim, i cili e lidh të mirën drejtojnë në metodën e Ehli tek e mira dhe bashkon të Sunnetit për kundërshÇdo njeri syçelë timin e të devijuarve dhe qëlluarën me të qëlluarën. dhe largpamës i kundërshtuesve të metodës 2. Grumbullimi dhe selefite nga radhët e havarsheh pasojat e kësaj ixhëve dhe murxhiave. ndalimi i librave ka mundësi që ta shtyjë fatkeqësie shumë të Duhet përkujtim dhe vërendonjë grup të caktuar jtje ngase rreziku nga tekqartë dhe nuk është njerëzish që të rendin në firsat që e teprojnë në fe kërkimin e tyre, t’i lexoështë shumë më i madh nevoja të ketë jnë dhe të zgjerohen për sesa rreziku i murxhiave të qartësim të shumtë të mësuar shkaqet e humbur, por në të dyja ka vërteta (!) të ndalimit të të këqija. dhe sqarim të tyre, por kjo ka mundësi Ky përkujtim dhe vërejtje tepërt. të shkaktojë reagimin e duhet dhënë pas meditimit kundërt, bazuar në rregnë pika të përpikta, pasi ullën “çdo e ndaluar është e kërkuar”, bindja e tekfirit realizohet duke e tepruar duke i hedhur baltës ujë siç thuhet. në fe dhe me teprimin e tyre mendojnë 3. Grumbullimi dhe ndalimi i librave në se afrohen tek Allahu me gjakderdhje. kohën e zhvillimit teknologjik dhe inter- Kush i ka këto ide është i bindur se është netit në vetvete nuk ka rezultat të madh në të vërtetën në veprat e tij, edhe nëse dhe dobi të shumta, pasi e gjithë bota sot ato janë shkatërrime, vrasje apo shështë bërë mos të them “fshat i vogël”, përthime! por dhomë e vogël. Kurse pala e kundërt- mëkatarët dhe ata Atë që ndalon, do ta shohësh brenda që kanë bindje të irxhaut (në vepra)ditës ose të nesërmen në shumë faqe inndiejnë vetëm mëkatin në mosrespekterneti. Kjo mund të jetë fillimi i një timin e urdhrit të Allahut. çështjeje dhe jo mbarimi dhe nuk është e Por nuk është vetëm ndjenja e tyre se i mundur ta ndalosh atë. bëjnë mëkat Allahut, mirëpo gjendja e 4. Më me vlerë është zbulimi i gënjeshtyre në ato mëkate paraqet ilustrim se

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

37


rreziku më i madh i tyre nuk ka mundësi të dalë dhe të rritet aq shumë sa t’i atribuojnë diçka fesë së Allahut, ngase thjesht janë mëkatarë dhe asgjë më shumë. Ndërsa ummeti sot ankohet nga këto dy grupime, mirëpo ankesa nga tekfiri i tepruar është më e madhe dhe më shqetësuese. Aktualiteti dëshmon Çdo njeri syçelë dhe largpamës i sheh pasojat e kësaj fatkeqësie shumë të qartë dhe nuk është nevoja të ketë qartësim të shumtë dhe sqarim të tepërt. Këtë çështje e vërtetojnë edhe më shumë përgjigjet e pyetjeve vijuese: Cili është mendimi që vret popullin dhe është prezent në mesin e tij? Cili është mendimi që i nxit jomuslimanët kundër muslimanëve dhe i dobëson ata? Cili është mendimi nga i cili po e pësojnë të gjithë- udhëheqësit dhe të udhëhequrit, populli dhe persona të caktuar? Cili është mendimi që u kthye në referim studimor nga shumt të rinj, që bëri “drejtues injorantë” mendjelehtët imagjinues dhe të pakualifikuar, duke lënë anash dijetarë të përpiktë, hoxhallarë të mëdhenj e të moralshëm? Cili është mendimi që ndau vëllanë nga vëllai, prindërit nga fëmijët, burrin nga gruaja dhe e gjithë kjo fatkeqësisht në emër të fesë? Allahu na ruajttë nga ky ekstremizëm, nga kjo paturpësi, se pa dyshim feja nga e gjithë kjo vallahi është e pastër! Pasha Allahun e Madhëruar, në emër të të Cilit betohemi, nuk e them kot, por

38

duhet të vendosim barrierat kundër atyre që e teprojnë në fe, kundër atyre që i bëjnë njerëzit qafirë, të cilët hapën dyert për nxjerrjen e ligjeve kundër “çdo armiku të pafavorshëm të fesë”, që e cilësojnë pastaj Islamin si fe ekstremiste dhe muslimanët si terroristë, duke mos bërë dallime mes tyre. E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i veprave të këqija të tyre. Kjo u bë pengesë e pathyeshme e thirrjes së vërtetë islame dhe shkaku kryesor i shtimit të dhunës dhe shtypjes ndaj muslimanëve dhe i shkatërrimit të pozitës dhe forcës së tyre. E lus Allahun që ta qartësojë të vërtetën dhe ta ngrejë lart, ta nënçmojë të kotën dhe ta ulë poshtë si dhe t’i udhëzojë ata që janë të humbur nga rinia e muslimanëve, që ata të kthehen në rrugën e drejtë të mesme, pa teprim dhe neglizhencë, pa shtesë dhe lënie mangët, pa havarixhët e neveritshëm e të urryer dhe pa murxhiat e degjeneruar! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botës!

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Ali Hasen el-Halebi el-Etheri Burimi: www.alhaleby.com Përshtati:Unejs MURATI Gjilan / Kosovë


MJEKRA SIMBOL I “VEHABIZMIT” APO REFLEKTIM I TRADITËS PROFETIKE? Sot, atyre që mbajnë mjekra u thonë vehabi ose binladenianë. A kanë të drejtë të akuzojnë kështu këdo që ka mjekër? Pse vallë këta njerëz ende vazhdojnë të jenë të robotizuar nga propaganda e stërmbushur me gënjeshtra, mashtrime e manipulime?

k

Kohët e fundit ata që mbajnë mjekra janë vënë në shënjestër kudo që udhëtojnë dhe shumica e njerëzve i sheh me syrin e urrejtjes. Burim i kësaj urrejtjeje pa dyshim u bë 11 shtatori 2001, kur e gjithë bota ishte dëshmitare e terrorit të vërtetë që ndodhi ndaj dy kullave binjake. Sipas gjykimeve zyrtare, prapa tyre qëndron organizata terroriste e Al Kaidës, ndërsa sipas disa analistëve perëndimorë dhe atyre lindorë prapa këtyre sulmeve qëndrojnë lozha sekrete, të cilat e përdorën për të realizuar planet e tyre në rrafshin global për përfitime politike dhe ekonomike. Këto gjykime njihen edhe si ide konspiracioni që mbjellin frikë, dyshime dhe paragjykime të tmerrshme te popullata e thjeshtë. Sido që të jetë, këto sulme janë ter-

roriste dhe ata që qëndrojnë prapa tyre dhe autorët e vërtetë të këtij sulmi do t’i zbulojë e ardhmja; nëse jo në këtë jetë, pa dyshim në Ditën e Kiametit. Por urrejtjen kundër djemve me mjekër po e ushqejnë edhe sulmet e tjera terroriste kamikaze që ndodhin nëpër vende të ndryshme në emër të Islamit. Por kjo fe është larg veprimeve të tilla djallëzore. Përderisa ujku ishte i pastër nga gjaku i Profetit Jusuf, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, Islami është edhe më i pastër nga gjakderdhjet që po shkaktohen nga vampirizmi binladenian. Ideologjia binladeniane nëpër disa libra, media dhe filma dokumentarë etiketohet edhe si vehabizëm dhe ky term sipas tyre përfaqëson rrugën dhe mësimet e dijetarit islam të shekullit 18,

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

39


Muhamed ibën Abdulvehabit. Në realitet, dijetari Muhamed ibën Abdulvehab, Zoti i madhërishëm e mëshiroftë, ka qenë pasues i drejtë i mësimeve dhe parimeve autentike të fesë islame dhe nuk ka bërë thirrje për ide dhe mendime që dërgojnë në radikalizëm të çoroditur. Këtë e dëshmon trashëgimia e tij intelektuale e reflektuar në librat e tij të mrekullueshëm. Sot, atyre që mbajnë mjekra u thonë vehabi ose binladenianë. A kanë të drejtë të akuzojnë kështu këdo që ka mjekër? Pse vallë këta njerëz ende vazhdojnë të jenë të robotizuar nga propaganda e stërmbushur me gënjeshtra, mashtrime e manipulime? Ne nuk e mohojmë se binladenianët kanë mjekra, porse jo çdokush që mban mjekër është pasues i ideologjisë terroriste. Në kohën e Jugosllavisë moniste thuhej se jo çdokush që mban mjekër është marksist. Personat që i takojnë kulturës religjioze të qytetërimit islam dhe që janë larg bindjeve të djallëzuara ekstremiste, nëse respektojnë urdhrin për mjekrën, me këtë veprim kanë reflektuar mesazhin e gjithë Profetëve e në veçanti porosinë e Profetit të fundit dhe të mbarë njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të gjithë Profetët. Njerëzimi është i obliguar të zbatojë mesazhin e Zotit dhe ata që shprehin revoltë kundër revelatës së Mbretit të mbarë krijesave do të jenë të humbur dhe lufta e tyre pa dyshim do t’u sjellë poshtërimin e dekadencën, ashtu siç i ndodhi faraonit. Meqë amshueshmëria është jeta për të cilën duhet të punojmë për të triumfuar, atëherë rruga e vetme për të arritur suksesin madhështor është implementimi i shpalljes qiellore, e finalizuar nga Kur’ani dhe Tradita Profetike. Sa bukur shprehet shkrimtari i madh, akademiku Rexhep Qosja në romanin e tij Bijtë e Askujt (1/227-228): “Njohja e të vërtetave dhe të drejtave (hyjnore) në tokë na e bën të mundshëm takimin dhe bisedën me Zotin”. Kjo motivon të mençurin që të respektojë me

40

dashuri fjalët hyjnore dhe dihet që Zoti ka porositur në mënyrë urdhërore përmes Profetit të Tij të fundit që besimtarët të mbajnë mjekër, prandaj ata që e zbatojnë këtë porosi të shenjtë reflektojnë Traditën Profetike dhe nuk duhen shikuar me syrin e urrejtjes nëse janë larg terrorizmit. Nëse gjykimi bazohet vetëm në dukje, duke anashkaluar bindjet, ai gjykim është i padrejtë dhe padrejtësia nuk mund të shoqërojë ndërgjegjen. Pasuesit e ideologjisë binladeniane nuk duhet t’i kundërshtojmë pse mbajnë mjekër, por sepse pasojnë rrugën e satanizuar me bindje dhe vepër. Prej tyre ka që nuk e respektojnë në praktikë mjekrën! Kush ka bërë besëlidhjen me Zotin duke thënë deklaratën islame la ilahe il-lallah muhammedun resulullah - nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Muhamedi është i Dërguari i Tij, duhet t'i mbrojë me dashuri të gjitha parimet fetare, edhe nëse nuk i praktikon. Ai duhet të shprehë respekt ndaj atyre që e zbatojnë fenë drejt, pa keqkuptime e larg ideologjive të demonizuara. Këtë besëlidhje vetëm të sinqertët dhe të ndërgjegjshmit e mbrojnë me xhelozi dhe dashuri të vullkanizuar, por këtë ndërgjegje, sinqeritet dhe dashuri e cenon injoranca dhe shoqëria me ata që janë bërë pionierë të djallit të mallkuar dhe synojnë zhdukjen e dritës së Islamit. Ky synim nuk do të arrihet kurrë, ashtu siç nuk mund të errësohet drita e diellit me frymën e gjithë njerëzimit. Ata që reflektojnë dritën e udhëzimeve kur’anore dhe porosive profetike, të cilët janë respektues në praktikë të mjekrës, nuk duhen ngatërruar me pasuesit e tarikateve sufiste apo me ideologjinë shi’ite (rafidizmin), ngase jo çdokush që mban mjekër pason drejt mësimet e Profetit të njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Adem AVDIU Gjakovë/Kosovë


TRASHËGIMIA NË

ISLAM VI Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "...E nëse janë dy (motra) e më shumë, atëherë atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë...'' TEMA E NJËMBËDHJETË TRASHËGIMTARËT E NJË TË KATËRTËS SË PASURISË

A

Ata janë dy llojesh: 1. Bashkëshorti (burri) 2. Bashkëshortja (gruaja) apo bashkëshortet (gratë).[1] Kushtet e bashkëshortit për të trashëguar një të katërtën (e pasurisë): Për të arritur këtë ka vetëm një kusht prezent, që është prezenca e anës degëzore, të cilët janë fëmijët e gruas, pa marrë parasysh a janë meshkuj apo femra, të shkallës së njëjtë apo më të largët, një apo më shumë, nga i njëjti bashkëshort apo tjetër. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "...E nëse ato (bashkëshortet-gratë) kanë fëmijë, atëherë juve (bashkëshortit-burrit) ju takon një e katërta e pasurisë... ''[2] Kushtet e bashkëshortes apo bashkëshorteve për të trashëguar një të katërtën e pasurisë:[3] Për të arritur këtë ka vetëm një kusht mosprezent (mohues), që është mosprezenca e anës degëzore,

të cilët janë fëmijët e bashkëshortit, pa marrë parasysh a janë meshkuj apo femra, të shkallës së njëjtë apo më të largët, një apo më shumë, nga e njëjta bashkëshorte apo tjetra. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: ''...Atyre (bashkëshorteve) u takon një e katërta e pasurisë, nëse ju nuk keni fëmijë...''[4] TEMA E DYMBËDHJETË TRASHËGIMTARËT E NJË TË TETËS SË PASURISË Ata që trashëgojnë një të tetën janë bashkëshortja apo bashkëshortet. Për të arritur këtë ka vetëm një kusht prezent, që është prezenca e anës degëzore, të cilët janë fëmijët e bashkëshortit, pa marrë parasysh a janë meshkuj apo femra, të shkallës së njëjtë apo më të largët, një apo më shumë, nga e njëjta bashkëshorte apo tjetra. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "E nëse ju (bashkëshortët-burrat) keni lënë fëmijë, atëherë atyre (bashkëshorteve-grave) u takon një e teta e pasurisë...''[5]

______________ [1] Nëse burri është i martuar më shumë se një herë, por maksimumi që mund të ketë janë katër gra. (sh.p) [2] En-Nisa: 12. [3] Nëse janë më shumë se një bashkëshorte, atëherë ato e ndajnë një të katërtën e pasurisë mes tyre në mënyrë të barabartë, por nëse është vetëm një bashkëshorte, atëherë ajo e merr një të katërtën të plotë. (sh.p) [4] En-Nisa: 12. [5] En-Nisa: 12.

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

41


TEMA E TREMBËDHJETË TRASHËGIMTARËT E DY TË TRETËS SË PASURISË Ata janë katër persona që duhet të plotësojnë kushtet paraprake si vijon: 1 - Bijat 2 - Bijat e të birit 3 - Motrat e plota 4 - Gjysmëmotrat (nga babai). Kushtet e bijave për të trashëguar dy të tretat e pasurisë: Për të arritur këtë ka dy kushte: 1 - Mosprezenca e vëllait të saj, pa marrë parasysh a është vëlla i plotë apo gjysmëvëlla (vëlla nga nëna apo nga babai). Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu ju urdhëron për (çështje të trashëgimisë) fëmijët tuaj: birit i takon aq sa u takon dy bijave ...”'[6] Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: Allahu caktoi që vajza të ketë gjysmën e asaj që merr djali. Kjo është e përgjithshme dhe përfshin gjendjen e saj nëse është vetëm me vëllezërit e saj gjithashtu përfshin gjendjen e saj nëse është me motrat e saj. 2 -Të jenë dy bija e më shumë. Argument për këtë kusht është se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u dha dy bijave të Sa'd ibën Rebij dy të tretat e pasurisë. Kushtet e bijave të birit për të trashëguar dy të tretat e pasurisë:[7] Për të arritur këtë ka tre kushte: 1 - Mosprezenca e anës degëzore, e atij që është më parësor se ato, pa marrë parasysh a është biri i të vdekurit apo biri i të birit, një apo më shumë, meshkuj apo femra. Argument për këtë kusht është ixhmai (konsensusi) i dijetarëve. 2 - Mosprezenca e vëllait të tyre qoftë ai i plotë apo gjysmëvëlla (nga babai) apo djalë i xhaxhait të tyre, që janë në të njëjtën shkallë. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu ju urdhëron për (çështje të trashëgimisë) fëmijët tuaj: birit i takon aq sa u takon dy bijave..."[8] Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: shprehja veled (fëmijë) në ajet është në mënyrë të përgjithshme, përfshin atë që ka këtë cilësi, prandaj fëmijët e bijve (janë fëmijë që) i përfshinë kjo cilësi. 3 - Të jenë dy e më shumë. Argument për këtë kusht është i njëjti argument tek bijat.[9]

Kushtet e motrave të plota për të trashëguar dy të tretat e pasurisë: Për të arritur këtë ka katër kushte: 1- Mosprezenca e anës degëzore, që janë fëmijët apo fëmijët e bijve. Argument për këtë kusht është ixhmai (konsensusi)i dijetarëve. 2 - Mosprezenca e anës bazore nga radha e meshkujve. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "Allahu ju përgjigjet për çështjen e kelale-s.[10] Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër..."[11] Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: Në ajet është kushtëzuar që në çështjen e kelale-s motrat trashëgojnë dy të tretat e pasurisë, prandaj motrat nuk e trashëgojnë këtë përmasë nëse është prezent babai apo gjyshi (të cilët janë ana bazore). 3 - Mosprezenca e vëllait të plotë. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "E nëse janë trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon aq sa u takon dy femrave (motrave)..."[12] Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: në ajet është përmendur trashëgimia e përbashkët mes meshkujve dhe femrave dhe motrave nuk u është caktuar përmasë e veçantë kur kanë vëllezër. Kjo aludon se ato nuk marrin përmasë të caktuar në prezencën e meshkujve, por vetëm kur janë pa vëllezër. 4 - Të jenë dy a më shumë. Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "...E nëse janë dy (motra) e më shumë, atëherë atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë...''[13] Kushtet e gjysmëmotrave (nga babai) për të trashëguar dy të tretat e pasurisë: Për të arritur këtë ka pesë kushte, katër kushtet që u përmendën më lart për motrën e plotë dhe 5 - Mosprezenca e vëllezërve dhe motrave të plotë. Argument për këtë kusht është ixhmai (konsensusi) i dijetarëve për shkak se vëllezërit e plotë janë më parësorë se gjysmëvëllezërit sepse janë më afër të vdekurit me dy afërsi, me afërsinë e babait dhe afërsinë e nënës, kurse gjysmëvëllezërit (nga babai) kanë vetëm një afërsi, afërsinë e babait. Vijon "El-Feraid" Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el-Lahim Përmblodhi dhe përshtati: Namik VEHAPI Gjakovë / Kosovë

______________ [6] En-Nisa: 11. [7] Transmeton Imam Tirmidhiu në "Sunenin" e tij, libri i trashëgimive, kapitulli trashëgimia e dy bijave 3/38/2172 dhe Imam Ibën Maxhe në "Sunenin" e tij, libri i trashëgimive, kapitulli i trashëgimisë së fëmijëve 2/908/2720, kurse shejh Albani e ka cilësuar hasen (të mirë). Shih "Sunnen Tirmidhi", me nr. hadithi 2092 dhe "Sunnen Ibn Maxhe", me nr. hadithi 2720. [8] En-Nisa: 11. [9] Hadithi i mësipërm. [10] Është ai që nuk ka prindër e as fëmijë që e trashëgojnë. (sh.p) [11] En-Nisa: 176. [12] En-Nisa: 176. [13] En-Nisa: 176.

42

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


Ngritja e

ÇMIMEVE Ngritja e çmimeve pa dyshim që është një nga këto probleme dhe është shumë më rëndësi për t’u diskutuar, sidomos në këto kohëra kur është shfaqur kjo “epidemi e madhe”, e cila ka pasur pasoja për jetët e shumë njerëzve dhe i ka shtyrë të bëjnë shumë mëkate dhe kundërvënieve duke u munduar që të arrijnë riskun e tyre.

M

Me të vërtetë ligji i Zotit është suprem dhe përfshin të gjitha çështjet e jetës. Për çdo çështje ose problem jetësor përgjigjen e suksesshme dhe më të mirën, e cila i shëron këto çështje, do ta gjesh në Librin e Zotit dhe në Traditën e të Dërguarit sallAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Lartësuar thotë: “Sot ua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”[1] Muslimani e ka për obligim që çdo problem ta kthejë te ligji suprem i Zotit, i cili i sqaron atij të vërtetën nga e kota, të saktën nga gabimi dhe e drejton për tek ajo që

është e dobishme për të. Nga dhuntitë më të mëdha të Zotit është që Ai ka vendosur si peshore mes Tij dhe krijesave drejtësinë, zaten qiejt dhe toka janë krijuar vetëm mbi këtë parim. I Lartmadhëruari thotë: “Vërtet Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi…”[2] Nëse Allahu Fuqiplotë që është mbi shtatë qiejt urdhëron për diçka, muslimanët obligohen ta zbatojnë urdhrin e Tij, ta realizojnë dhe të punojnë për implementimin e tij në të gjitha çështjet e tyre. Zoti u ka caktuar rrugën e drejtë krijesave të Tij për lehtësimin e transaksioneve dhe

______________ [1] El-Maide: 3 [2] En-Nahl: 90

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

43


veprimin e anëve pozitive me njëri-tjetrin. Në të kundërtën, kur njerëzit kundërshtojnë urdhrat e Tij, veprojnë në kundërshtim me ligjin e Tij, gjenden në probleme të mëdha dhe në mesin e tyre shfaqen shenjat e mizorisë dhe tiranisë dhe përhapen armiqësitë dhe urrejtjet. Ngritja e çmimeve pa dyshim që është një nga këto probleme dhe është shumë më rëndësi për t’u diskutuar, sidomos në këto kohëra kur është shfaqur kjo “epidemi e madhe”, e cila ka pasur pasoja për jetët e shumë njerëzve dhe i ka shtyrë të bëjnë shumë mëkate dhe kundërvënieve duke u munduar që të arrijnë riskun e tyre.[3] Ngritja e çmimeve ka shkaqe të shumta dhe të ndryshme, ndër të cilat mund të veçoj: - Së pari: Shtimi i mëkateve dhe i kundërvënieve si dhe largimi i njerëzve nga feja. Ky është shkaku kryesor për shfaqjen e kësaj epidemie. Dihet që mëkatet shkaktojnë shkatërrimin e të korrave dhe gjallesave si dhe përhapjen e çrregullimeve në tokë dhe det. I Lartësuari thotë: “Janë shfaqur të zeza (bela, skamje, katastrofa…) në tokë e në det për shkak të veprave të njerëzve (të këqija), e që ta përjetojnë një pjesë të asaj (të keqeje) që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga veprat e liga).”[4] Thotë po ashtu: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai fal.” [5] Allahu i Gjithëfuqishëm i sprovon robërit e Tij për shkak të disa mëkateve që bëjnë,

në mënyrë që të kenë kujdes dhe ta llogarisin veten. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “O ju muhaxhirë![6] Për pesë gjëra sprovuese unë lutem që të mos i arrini (në kohë): Nuk është shfaqur imoraliteti te një popull, derisa e kanë bërë publik (imoralitetin e tyre), përveçse është përhapur në mesin e tyre kolera dhe sëmundje (të tjera) që nuk kanë qenë prezente te paraardhësit e tyre të mëhershëm. Nuk e kanë pakësuar matjen dhe peshoren[7] përveçse i ka kapluar thatësia, vështirësitë në furnizim dhe padrejtësia e udhëheqësve ndaj tyre. Nuk e kanë ndaluar dhënien e zekatit të pasurisë së tyre përveçse u është ndaluar uji nga qielli dhe sikur të mos ishin shtazët, nuk do t’u binte shi. Nuk e kanë prishur besëlidhjen e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij përveçse i ka nënshtruar Allahu ndaj armikut të tyre të jashtëm, të cilët u kanë marrë diçka që ishte në dorën e tyre. Dhe nuk e kanë lënë udhëheqësit e tyre gjykimin me librin e Zotit (azze ve xhel-le) duke mos e studiuar atë që ka zbritur Zoti, përveçse u ka sjellë Zoti telashet me njëri-tjetrin.”[8] A e kanë parë njerëzit këtë hadith madhështor, në të cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u sqaron shkaqet dhe pasojat e mëkateve të mëdha, të cilat nuk sjellin asnjë të mirë për njerëzit, përkundrazi, sjellin atë që ata nuk e duan dhe nuk e pëlqejnë. - Së dyti: Lakmia (e tepërt) për pasurinë dhe dëshira për shtimin e saj. Dashuria për pasurinë dhe pakujdesia në përfitimin e saj qoftë edhe me rrugë dhe metoda të

______________ [3] Shembulli më i mirë për këtë është ajo që ndodhi para pak ditësh në Tunizi, ku situata tejkaloi çdo kufi, duke shkuar deri te protestat dhe revolta popullore, e cila shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve dhe ende nuk është ndalur (e nëse ndalet, kush e di se ku tjetër do të fillojë). Gjithçka filloi nga pakënaqësia ndaj rritjes së çmimeve dhe solli rrëzimin e qeverise dhe rebelimin mbarëpopullor kundër udhëheqjes së vendit. Ndoshta ka pasur edhe shkaqe dhe arsye të tjera. (sh.p) [4] Err-Rrum: 41 [5] Esh-Shura: 30 [6] Emigrantet Mekas te cilet emigruan ne Medine [7] D.m.th. mashtrimin dhe matjen e sendeve gjatë shitblerjes. (sh.p) [8] Trans Bejhekiu dhe Hakimi, kurse Albani e saktëson në “Sahihul Xhami”, nr. 7978.

44

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


ndaluara- është e dukshme për të gjithë, veçanërisht me përhapjen e transaksioneve me kamatë dhe përzierjen e hallallit me haram. I Gjithëfuqishmi thotë: “Dhe e doni pasurinë me dashuri të tepruar.”[9] Kur dominon kjo te njerëzit, atëherë problemi është shumë i rrezikshëm dhe në shumë çështje pasoja është kundërshtimi i ligjit të Zotit të Madhërishëm. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Për Zotin, nuk është varfëria ajo që ia kam drojën për ju, por frikësohem se do t’ju hapet dunjaja (t’ju hyjë në zemër dhe të jepeni pas saj) ashtu siç iu hap atyre që ishin para jush, do të garoni për të ashtu siç garuan ata dhe do t’ju shkatërrojë ashtu siç i shkatërroi ata.”[10] - Së treti: Manipulimi i tregtarëve dhe i monopolistëve[11] me artikujt për të cilët njerëzit kanë nevojë. Kjo bëhet duke i rezervuar dhe fshehur artikujt me qëllimin e ngritjes së çmimeve (në një kohë të caktuar) për të arritur një përfitim më të madh. Ky veprim është i dëmshëm për njerëzit dhe veçanërisht për të varfrit dhe nevojtarët, prandaj është i ndaluar (në Islam) sepse është zullum i qartë dhe Allahu ka urdhëruar që t’i shmangemi. Allahu thotë në hadithin kudsij: "O robërit e mi! Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes Sime dhe e kam bërë të ndaluar edhe në mesin tuaj, prandaj mos bëni padrejtësi.."[12] Ndërsa i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Nuk ka besim (të plotë) asnjëri prej jush përderisa të mos dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për veten e tij.”[13] Kush është besimtar i sinqertë është e domosdoshme dhe obligim që të

mos i ngushtojë vëllezërit e tij duke u ndaluar atyre mirësitë e Zotit me monopolizimin e artikujve për të cilët ata kanë nevojë. - Së katërti: Pakësimi i sasive të disa artikujve të domosdoshëm nga ana e disa shteteve eksportuese. Po flasim për ato gjëra që u nevojiten njerëzve. Pakësimi i artikujve të eksportuar bëhet për shkak të ngritjes së çmimit për importuesin dhe ai detyrohet që ta ngrejë çmimin edhe për tregtarët për arsye të përfitimit më të madh. Kështu veprojnë edhe tregtarët dhe në këtë mënyrë artikulli kalon nga një dorë në tjetrën derisa kur të arrijë tek konsumatori e dobëson atë për shkak të mungesës së artikullit dhe çmimit të lartë të tij. Nga këto shkaqe që përmendëm dhe nga të tjera bëhet e qartë pasoja e shtrenjtimit të çmimeve për njerëzit dhe shtetet. Duhen kundërshtuar manipuluesit dhe duhet punuar kundër monopolit të tyre me artikujt e domosdoshëm, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë. ISLAMI DHE NGRITJA E ÇMIMEVE Islami në sistemin e tij financiar parasheh dhe pranon pronësinë private përderisa rrugët e përfitimit janë të ligjshme. Ai pranon lirinë e veprimit në pasuri përderisa ky veprim përkon me shpirtin e sheriatit dhe përderisa interesi i personit nuk shkel interesin e shoqërisë. Por nëse ndodhin padrejtësi apo tirani nga ana e personit apo komunitetit, atëherë sistemi islam zotëron masa preventive me të cilat garan-

______________ [9] El-Fexhr 20. [10] Muttefekun alejhi [11] Monopolizimi është fshehje e artikullit derisa prania e tij në treg të jetë e paktë, në mënyrë që të shitet me çmim më të lartë. Më vonë do të flasim për të. (sh.p.) [12] Muslimi [13] Muttefekun alejhi

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

45


ton ndaljen e çdonjërit te kufijtë e tij dhe pengimin e kujtdo që joshet drejt shkeljes së këtyre kufijve. Islami ka vendosur rregullat e domosdoshme dhe të nevojshme për ruajtjen e balancës mes personit dhe shoqërisë, udhëheqësit dhe të udhëhequrve. Tekstet kur’anore dhe fjalët profetike ndalojnë nga tirania dhe çrregullimet, mashtrimet dhe manipulimet, nga mangësitë dhe teprimet. Në dritën e këtyre rregullave, fjalët e të dashurit të Zotit kanë qenë të qarta -kur kemi të bëjmë me çështjen e caktimit të çmimeve-, duke sqaruar kështu rëndësinë e caktimit të kufijve të domosdoshëm me qëllim të mosshtrenjtimit të artikujve për njerëzit dhe të mosmanipulimit nga ana e tregtarëve dhe lakmitarëve. Shtrenjtimi është një problem që kërkon trajtim të fortë dhe qasje serioze nga ana e udhëheqësisë së shtetit, në mënyrë që gjërat elementare dhe të domosdoshme të njerëzve të jenë të ruajtura dhe garantuara. Kjo mund të arrihet vetëm me një studim të thukët të arsyeve të shtrenjtimit dhe mënyrës së trajtimit me anë të rrugëve të ligjshme, larg padrejtësisë dhe paragjykimit. Imponimi i çmimeve (nga udhëheqësit shtetërorë) është “bllokim i preteksteve” (për padrejtësi), kur dihet se “bllokimi i preteksteve” (sedd edh-dherai arab)[14] është nga argumentet e legjislacionit islam dhe bazë nga bazat e tij. “Sedd edhdherai” d.m.th. ndalimi i disa gjërave të lejuara në esencë nëse ato shpijnë në diçka të dëmshme, kur dihet se ajo që shpien tek e ndaluara është e ndaluar. Lënia e

njerëzve të lirë në shitblerje dhe në caktimin e çmimeve (sipas dëshirës) është diçka e lejuar në esencë, por nëse kjo (liri) shpie në shfrytëzim, lakmi apo manipulim me gjërat e domosdoshme të njerëzve, atëherë në bazë të këtij rregulli sheriatik (sedd edh-dherai) merren masat parandaluese dhe detyrohen tregtarët me një çmim të caktuar për artikujt e tyre. Ndoshta dikush mund të thotë se caktimi i çmimeve (nga organet shtetërore) është kufizim i të drejtave të tregtarëve në shitblerje dhe këtu ka dëm për ta, ndërkohë që dëmi është i refuzuar në Islam. Atëherë themi: Dëmi që mund të vijë nga manipulimi i tregtarëve me çmimet e artikujve është më i madh sesa dëmi që vjen nga detyrimi i tyre që të shesin me një çmim të caktuar dhe nuk ka dyshim se dëmi më i madh duhet të largohet me dëmin më të vogël. RASTET KUR UDHËHEQËSI SHTETI MUND TË NDËRHYJË NË CAKTIMIN DHE IMPONIMIN E ÇMIMEVE 1- Nevoja e njerëzve për artikullin: Nëse një artikull është i nevojshëm apo i domosdoshëm për njerëzit dhe pa të nuk ia dalin dot, atëherë udhëheqësi ndërhynë në caktimin e çmimit të atij artikulli, nëse ekziston frika se tregtarët mund ta shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për atë artikull dhe t’ia ngrenë çmimin. Caktimi i çmimeve në këtë rast është shërim i mirë i nevojave të njerëzve. Hoxha i Islamit Ibën Tejmijje thotë: "Ajo për të cilën njerëzit

______________ [14] “Sedd edh-dherai” (arabisht) d.m.th. ndalimi i disa gjërave të lejuara nëse ato shpijnë në diçka të ndaluar dhe këtë (ndalim) mund ta bëjë udhëheqësi musliman nëse e sheh të arsyeshme apo të nevojshme dhe nëse interesi i përgjithshëm e kërkon. Janë të obliguar ta bëjnë këtë edhe njerëzit nëse kanë dijeni se një veprim i caktuar (i cili në esencë është i lejuar) mund të përfundojë me ndonjë veprim të ndaluar apo krim, p.sh.: nuk i lejohet shitësit të rrushit t’ia shesë rrushin dikujt nëse ai e di se blerësi me rrushin e blerë do të prodhojë pije alkoolike, edhe pse shitja e rrushit është e lejuar në esencë. (sh.p).

46

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1


kanë nevojë nuk bën të shitet përveçse me çmimin e njëjtë (në treg). Nëse nevoja për shitblerjen e tij është e përgjithshme, atëherë e drejta (e saj) është e Zotit." Ka për qëllim me fjalën “është e drejtë e Zotit” ajo që ne sot e quajmë interes i përgjithshëm dhe nuk ka dyshim se sigurimi i interesave të përgjithshme është më parësor sesa interesat personale dhe ambiciet individuale.

çmimeve (nga organet shtetërore), që të mos shesin përveçse me çmimin e njëjtë dhe të mos blejnë pasuritë e njerëzve përveçse me çmimin e njëjtë (të ngjashëm me tregun), prandaj caktimi i çmimeve në raste si ky është obligim pa asnjë mëdyshje."[16] Kjo që ka thënë hoxha i Islamit është shumë e saktë, sepse caktimi i çmimit në këtë rast është mënjanim i padrejtësisë dhe largim i dëmit nga njerëzit.

2 - Në rast monopoli: Kjo bëhet nëse bllokohet artikulli i nevojshëm dhe nuk shitet me qëllim të ngritjes së çmimit në një kohë të caktuar. Kjo pa dyshim se është e ndaluar në Islam. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nuk monopolizon përveçse ndonjë gabimtar.”[15] Rregullat e përgjithshme të Islamit kanë ardhur për të sjellë drejtësi dhe lehtësim për njerëzit , eliminim të vështirësive e dëmeve si dhe largim të vuajtjeve. 3 - Në rast kufizimi: Kjo ndodh kur disa shtete apo rrethe shoqërore e kufizojnë shitjen e disa artikujve të nevojshëm (apo një sasi të caktuar të prodhimit sh.p) te njerëz të caktuar pa marrë parasysh nëse kjo sjell dobi apo dëm për konsumatorët. Në këtë rast disa shitës arrijnë ta kufizojnë shitjen dhe bëjnë kontrollimin e saj në llogari të blerësve. Për këtë hoxha i Islamit Ibën Tejmijje thotë: "…por edhe më shumë se kjo është kur njerëzit “bëhen besnik” në mosshitjen e ushqimeve apo artikujve të tjerë përveçse personave të caktuar, në mënyrë që ata pastaj ta shesin atë. Në këtë rast është obligim (fetar) caktimi i

4 - Në rast bashkëpunimi (të tregtarëve): Kjo ndodh kur bëhet organizimi i tregtarëve dhe arrihet marrëveshje mes tyre që çmimet e disa artikujve t’i kenë nën kontroll duke i ndryshuar ato sipas tekave të tyre, në mënyrë që të kenë fitim të madh dhe e kundërta, kur blerësit bashkohen dhe bëjnë marrëveshje që ndonjë artikull ta blejnë vetëm me një çmim të caktuar (që e caktojnë vetë), në mënyrë që t'u shkaktojnë shitësve humbje. Për këtë arsye në raste të tilla duhet imponuar çmimi për shkak të mënjanimit të dëmeve dhe që çmimet të mos bëhen mjet loje. Rregulli i përgjithshëm për caktimin e çmimeve (nga ana e organeve shtetërore) thotë: Çdo herë kur te tregtarët mbisundon lakmia, i kaplon pasioni dhe i kontrollon egoizmi, kur ndodhin manipulime dhe shfrytëzime, atëherë bëhet obligim (fetar) për udhëheqësit që të ndërhyjnë duke caktuar çmimet e artikujve.

______________ [15] Trans Muslimi [16] Kjo po ashtu ndodh kur tregtarët bëjnë marrëveshje me shtresën e të pasurve që artikuj të caktuar mos t’ua shesin të tjerëve dhe në këtë rast ata premtojnë se do ta blejnë atë artikull me çmim më të madh, nëse artikulli është i limituar dhe i nevojshëm, prandaj bëhet kjo marrëveshje ndërmjet tyre që ai artikull t’i shitet vetëm shtresës së pasur ngase në këtë mënyrë të varfrit nuk mund ta blejnë dhe do të ketë mjaftueshëm për të pasurit. (sh.p).

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

47


SI NDËRHYN UDHËHEQËSI MUS LIMAN NË IMPONIMIN E ÇMIMEVE NË MËNYRË TË DREJTË, QË TË MOS KETË DËM PËR SHITËSIT APO BLERËSIT? - Së pari: Udhëheqësi ndihmohet nga persona që kanë përvojë, si tregtarët (e drejtë), ekonomistët etj., në caktimin e çmimit të përshtatshëm, në mënyrë që çmimi të mos jetë në dëshirën e njërës apo tjetrës palë, të mos kënaqë dhe realizojë vetëm nevojat e shitësve apo blerësve, por të jetë i kënaqshëm për të dyja palët, duke mos i shkaktuar dëm as shitësit por edhe duke mos qenë i paarritshëm dhe i pakapshëm për blerësit. Kjo do të thotë se çmimi duhet të plotësojë nevojat e secilës palë dhe të jetë i drejtë duke qenë fitimprurës për shitësit dhe i arritshëm dhe i mundshëm për blerësit. Kushtëzimi i imponimit të çmimit të drejtë (sipas rregullave islame) është një çështje e domosdoshme ngase imponimi i çmimit bëhet për mënjanimin e dëmeve dhe padrejtësisë, prandaj nuk bën që ai në vetvete të jetë i padrejtë dhe i dëmshëm. - E dyta: Kontrollimi i çmimeve është shumë i rëndësishëm kur kihet parasysh se shumë tregtarë në shumë raste manipulojnë me çmimet duke u përpjekur që të kenë përfitime të shumta. Nëse shteti cakton persona për kontrollimin dhe monitorimin e tregut dhe çmimeve të artikujve, atëherë çdo gjë mund të jetë nën kontroll dhe nuk mbetet shans dhe as mundësi për tregtarët që të manipulojnë me çmimet dhe artikujt dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë dëme dhe as probleme për tregtarët dhe për furnizimin e njerëzve me artikujt

48

e nevojshëm dhe të domosdoshëm. Në raste të tilla udhëheqësi cakton edhe ndëshkime edukative në bazë të asaj që ai e sheh të arsyeshme dhe frytdhënëse, por dënimet duhet të rezultojnë me dobi për interesat e përgjithshme. Në bazë të kësaj që thamë, mund të konkludojmë se imponimi i çmimit ndodh nëse realizohen dy kushte: I pari: Që shkaku i rritjes së çmimit (nga ana e tregtarëve) të jetë si rezultat i kërkesave të shumta dhe nevojës së madhe për artikullin si dhe mungesa e tij në treg. I dyti: Që nevoja e njerëzve (për artikullin) të jetë e madhe dhe e përgjithshme. Sa herë që interesat e njerëzve dhe përfitimi i tyre është i përgjithshëm dhe jo personal, atëherë duhet që çmimi të jetë i caktuar nga organet kompetente. Kjo gjithsesi mund të ndryshojë me ndryshimin e kohërave dhe vendeve dhe zbatimi i saj bëhet sipas gjendjes së tregut dhe përpjekjeve të tregtarëve për të manipuluar çmimet. Por nëse nevojat e njerëzve janë plotësuar dhe është arritur interesi dhe përfitimi i përgjithshëm pa imponimin e çmimeve, atëherë nuk është nevoja për një imponim të tillë. Kur kjo nevojë nuk është plotësuar dhe mbi popullin është shtuar padrejtësia dhe kur blerja e artikujve të nevojshëm bëhet e paarritshme, atëherë bëhet obligim për udhëheqësit shtetërorë që të ndërhyjnë dhe të caktojnë çmimet në mënyrë të drejtë dhe fitimprurëse për të dyja palët (shitësit dhe blerësit).

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Përmblodhi dhe përshtati: Mr. Selatin MEHANI Aman/Jordan


Revista Delirje & Edukim Nr.22