Gazeta Express 12 Gusht 2008

Page 12

12

E martë, 12 gusht 2008

Express

Ballkan redaktor: Faton Raçi e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Crvenkovski do të nënshkruaj ligjin për gjuhë Presidenti maqedonas, Branko Crvenkovski, vlerëson se Parlamenti e rimiratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në pajtim me procedurat ligjore dhe kushtetuese, gjegjësisht pas njoftimit me shkrim nga ana e presidentit. Rrjedhimisht, presidenti mori vendim që të mërkurën, pas kthimit nga pushimi vje-

tor, ta nënshkruaj vetëm dekretin për hyrjen në fuqi të këtij ligji, e jo edhe ligjeve tjera me të cilat kushtëzohej kthimi i opozitës në Parlament. Sipas presidentit Crvenkovski, Ligjet për lobim, për marrëdhënie pune, ekspropriim, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë, s’do të nënshkruhen për shkak se u rimiratuan në kundërshtim

Tash edhe p

Robin Harris, The Times

Për diplomatët dhe ushtarët perëndimorë ishte më i lehtë injorimi i natyrës së projektit të Serbisë së Madhe, të cilin Karadzic dhe kolegët e tij po e aplikonin në fillimvitet e nëntëdhjeta. Arsyeja është e thjeshtë: Ai projekt i qartazi dhe kryesisht gjenocidal. Po të njihej, strategjia e dakorduar ndërkombëtare për neutralitet do të ishte e pamundur. Viktimat kryesore të shënjestruara të atij programi ishin myslimanët e Bosnjës. Në sytë e propagandistëve serbë popullata myslimane e Bosnjës ia vlente urrejtjen, për dy arsye: shkaku i religjionit dhe ngase historikisht i konsideronin renegat të serbizmit. Biljana Plavsic, zëvendësja e Karadzicit, që më vonë edhe e trashëgoi , sqaronte: “Materiali i prishur gjenetikisht (i serbëve) pranoi islamin”. “E tani, natyrisht, në secilën gjeneratë të ardhshme ky gjen thjesht vetëm është shumëzuar. Po bëhet gjithnjë e më keq...”, ankohej ajo. Mirëpo, ja që një zgjidhje përfundimtare tani e kishin në dorë, kështu që 100,000 myslimanë atë “prishje”e paguan me jetë. Andaj, sulmi mbi myslimanët e Bosnjës ishte sulm ndaj islamit, dhe ai nënkuptonte, për shembull, edhe shkatërrimin e përngjitshim dhe sistematik të xhamive. Për më tepër, Karadzic politikën e tij edhe e prezantoi me këto fjalë. Kërkonte nga Perëndimi që t’i shpërfillte krimet serbe – të cilat njëkohësisht edhe i mohonte sepse forcat e tij po mbronin interesat e Perëndimit. “Është e habitshme se si SHBA po e ndihmojnë dhe përkrahin islamin militant”, ankohej ai. E kjo asokohe ishte gënjeshtër. Myslimanët boshnjakë nuk ishin militantë. Ata tradicionalisht ishin një popull sllav me religjion të matur, që pinin raki, hanin mish derri dhe jetonin të qetë. Mirëpo, falë veprave të Karadzic, gënjeshtra kërcënon të shndërrohet në të vërtetë. Të nëntëdhjetat e hershme ishin kyçe për rritjen e terrorizmit global islamik, përfshirë edhe atë që mandej do të bëhet Al-Qaeda, e në Bosnjë ishte qendra e gjithë kësaj. Qeveria kryesisht myslimane e Sarajevës në dëshpërim i ishte kthyer grupeve dhe vendeve islamike. Paratë dhe armët vinin në sasi marramendëse – mes tjerash, me sa duket, edhe nga Osama bin Laden. Gjithashtu, arritën edhe disa mijëra muxhahedinë, fillimisht nga Irani dhe Afganistani, e më vonë edhe nga Afrika Veriore

dhe Lindja e Mesme. Meqë më shumë binin në sy për nga taktikat e tyre gjakatare se sa për nga efikasiteti ushtarak, këta ushtarë të huaj fillimisht u angazhuan në luftë kundër serbëve, e pastaj edhe kundër kroatëve në Bosnjën Qendrore (1993), pas ndarjes së dy ishaleatëve. Akoma po zbulohen krimet e tyre të shumta. Sot, megjithëse në mënyra të ndryshme, është interes i përbashkët i Karadzic dhe Bin Laden përhapja e idesë se luftërat në ish-Jugosllavi paraqitnin një ndeshje gjigante të civilizimeve. Në realitet ishte ndryshe. Bosnjën në vitin 1995 e shpëtoi intervenimi i Amerikës, i fuqisë më eksplicite krishtere në botë. Ndërkohë që nga bota islamike ishte pikërisht Turqia - shteti më eksplicit sekular me popullatë shumicë myslimane - e jo ajatollahët dhe xhihadistët, ajo që bëri më së shumti për sigurimin e respektimit të shtetësisë boshnjake. Trashëgimia e Karadzic sigurisht se do të dëshmohet me jetëgjatë se poezitë e tij. I pastruar etnikisht, minishteti i serbëve të Bosnjës që e krijoi, nuk planifikon të lejojë kthimin e popullatës joserbe, e as të heq dorë nga synimi që t’i bashkohet Serbisë. Ndërkaq reagimi islamik ndaj gjenocidit që e kryen serbët do të vazhdojë ta komplikojë mbrojtjen e Perëndimit nga terrorizmi. Pas Marrëveshjes së Daytonit, me të cilën në vitin 1995 përfunduan konfliktet e armatosura- por edhe karriera e Karadzic - u desh që të shkonin edhe muxhahedinët. Por, meqë fituan shtetësi boshnjake, shumë nga ta arritën të mbeten. Nën presionin e SHBA, disa prej më të dyshimtëve pastaj u larguan, por shumë mbetën. Shpresat islamike për konvertimin e myslimanëve boshnjakë në ekstremistë ishin të kota deri tani. Por kushtet për këtë ekzistojnë. Me shuma marramendëse parash saudite u financua ndërtimi i xhamive të reja, e shumë imam të ardhshëm të tyre ndodhen në trajnim jashtë vendit dhe i nënshtrohen ndikimit vahabit. Në vetë Bosnjën vepron një rrjet fondacionesh islamike për ndihmë dhe arsimim, një rrjet organizatash humanitare dhe OJQ me seli jashtë, ngase hapësira u është lëshuar nga qeveria joefikase dhe e korruptuar. Në vendet tjera këso organizatash u dëshmuan si rrugë drejt ekstremizmit islamik dhe AlQaeda’s. Megjithatë, s’është e thënë që shumica e myslimanëve boshnjakë të radikalizohen e që Bosnja të shndërrohet në bazë ose derë për terroristë. Kjo është gjë me rëndësi. Me Kroacinë, që do të duhej të hynte në BE në vitin 2010, dhe me Serbinë, të cilës me gjasë do t’i ofrohet hyrja me procedurë të shpejtuar, është vështirë të shikosh se si Bosnja po lejohet të mbetet prapa. Megjithëse, të njëjtave qeveri evropiane që dikur shikonin se si fanatikët antimyslimanë po e shkatërronin Bosnjën e vjetër, tani do t’iu duhet të ndalojnë fanatikët myslimanë për të mos e shndërruar Bosnjën e re në një kërcënim për Perëndimin.

k o l u m n e

Si e përhapi Karadzic terrorizmin islamik S’ka aq shumë gjasa që mbajtja e Radovan Karadzic në Hagë t’i kënaqë adhuruesit e tij të mbetur. Meqenëse është një ëndërrimtar që merret me ide që i tejkalojnë aftësitë e tij, prokurori do ta thyej lehtë. Edhe pse, përkundër faktit se pseudopoeti dhe pseudodoktori Kardzic ka një pamje absurde, ideologjia që ai përfaqëson ishte mjaft serioze sa për të shkaktuar pasoja katastrofale dhe vështirë të riparueshme.

me procedurat ligjore, pra pa njoftimin paraprak të presidentit. Për rimiratimin e këtyre ligjeve në Parlament Crvenkovski i cilësoi si shkelje të rëndë të normave kushtetuese dhe ligjore, sepse një procedurë e tillë është e mundur vetëm pas njoftimit me shkrim nga ana e Presidentit në adresë të kryetarit të Parlamentit.

Kreu i shtetit po mban "peng" dekretimin e disa ambasadorëve. Kuvendi e ka dhënë pëlqimin. Tiranë,11 gusht — Marrëdhëniet mes institucionit të Presidencës dhe Qeverisë kanë pasur uljengritjet e tyre. Ditët e fundit është vërejtur një ulje e tensionit, duke i hapur rrugë bashkëpunimit. Por, prova e radhës për të parë nëse ky bashkëpunim është real apo jo do të jenë ambasadorët. Kjo, sepse Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar seanca dëgjimore me disa kandidatë për ambasadorë, të cilët duhet të dekretohen nga presidenti i Republikës për të marrë mbështetjen përfundimtare dhe për të nisur zyrtarisht punën. Qeveria ka propozuar për ambasador në OKB sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, i cili para pak javësh zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Ky komision e ka dhënë mbështetjen për këtë kandidaturë dhe emrin e Ferit Hoxhës ia ka kaluar për dekretim presidentit të Republikës, i cili, deri më tani, nuk e ka n nënshkruar emërimin e tij për Ambasadën shqiptare në OKB. Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka pranuar edhe një tjetër kandidaturë të propozuar nga qeveria, Kujtim Xhanin, i cili propozohet si ambasador për vendet e Azisë. Edhe ky propozim ka kaluar te presidenti i Republikës, ndonëse ai ende nuk e ka nënshkruar. Ndërkohë, pritet të ndërrohen edhe disa ambasadorë tjerë, një pjese të të cilëve u ka mbaruar mandati, kurse pjesës tjetër ose i është kërkuar largimi, ose kanë kërkuar vetë që të largohen nga vendi ku janë caktuar. Spiro Koçit, ambasadorit në Serbi, i ka mbaruar mandati dhe pritet zëvendësimi i tij me një diplomat tjetër. Mandati i ka përfunduar edhe ambasadorit në Maqedoni, Vladimir Prela, i cili në shtator duhet të zëvendësohet me një diplomat tjetër. Arben Çejku,

H PËRPLASENOSPËI?RIS BERISHA-T

Kreu i KE në Shqipëri, ambasadori Helmuth Lohan, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe presidenti Topi.

i cili deri më tani ka mbajtur postin e atasheut diplomatik në Kosovë, pritet ta zëvendësojë. Po ashtu, pritet të caktohet edhe emri i diplomatit të ri në Mal të Zi. Ndërkohë që mësohet se ambasadori në Rusi, Teodor Laço, ka kërkuar të largohet nga shteti rus për t’u caktuar në një tjetër Ambasadë të një vendi më afër Shqipërisë. Ndërkaq është kërkuar largimi i ambasadorit në Greqi, Vili Minarolli, sepse ka pasur disa pakënaqësi në lidhje me ushtrimin e detyrës nga ana e tij. Të gjitha këto emërime dhe shkarkime ambasadorësh duhet të kenë përsipër nënshkrimin e presidentit të Republikës. Andaj fillimi i sesionit të ri për politikën pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, dhe kjo ka për ta zbuluar më së miri se si janë realisht marrëdhëniet mes presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Dyshimet vijnë pasi sesioni politik që sapo u mbyll nuk ka qenë shumë i mirë për krye-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.