RAPORTI_2009-2010

Page 1

KOMUNA E BOGOVINËS

RAPORT VJETOR

2009-2010


KOMUNA E BOGOVINËS

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

2

Komuna e Bogovinës

Historia e Komunës

Komuna e Bogovinës gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në bregun e majtë të lumit Vardar, nën shpatin e maleve të Sharrit, në ultësirën e Pollogut. Në këto anë kalon autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar. Paralelisht me të gjendet edhe rruga rajonale e cila i lidh komunat dhe vendbanimet përgjatë shpatit të Sharrit. Në territorin e Komunës së Bogovinës ka gjashtë shkolla fillore, tri fusha sportive dhe një motel. Territori i Komunës së Bogovinës është 135 km., gjendet në lartësi mbidetare 460 deri 1150 metra. Komunat tjera fqinje janë Tetova, Bërvenica dhe Vrapçishti. Dendësia mesatare e popullatës në Bogovinë, është 175 banorë në një km2. Kjo dendësi e madhe është rezultat i numrit të madh të popullatës dhe hapësirës së vogël. Numri i përgjithshëm i popullatës është 30788 banorë, kryesisht shqiptarë etnik, të cilët banojnë në 16 vendbanime. Emrat e vendbanimeve janë: Bogovinë, Pirrok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik, Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sëllarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë dhe Çiflik.

Për herë të parë komuna është krijuar në vitin 1996, sipas planit për ndarjen territoriale, i cili është bazuar në kufijtë e komunës së mëparshme të vitit 1950.

Burimet natyrore Burim më i madh natyror është toka e lërueshme, që zë sipërfaqe prej 2/5 nga toka bujqësore. Përveç malit Sharr, këtu gjendet edhe liqeni i Bogovinës. Nuk ekziston rrugë për të shkuar në këtë liqe, kjo pjesërisht e parandalon shfrytëzimin e plotë të mundësive që i ofron i njëjti. Me rëndësi më të madhe në këtë rajon është liqeni glacial në malin Sharr: Liqeni i Bogovinës.


RAPORT VJETOR ‘09-10

FJALIMI I KRYETARIT HAZBI IDRIZI Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë Kam shumë arsye pse Ju drejtohem në këtë fund viti! Jetojmë në një kohë ku shumë punë qëndrojnë para nesh, jetojmë në një kohë të konceptimit të ngjarjeve ndryshe, jetojmë në një kohë të një krize të përgjithshme ekonomike. Çdo fjalë që e them, jam i bindur në përgjegjësinë që kam, jam i bindur në rrugën e unitetit mes të gjithëve, vetëm e vetëm, komunën tonë ta çojmë përpara drejt rrugës së ndritur që vet natyra na e fal. Komuna gjatë kësaj periudhe besoj se e ka dëshmuar se edhe përkundër vështirësive të ndryshme që ka hasur, me theks të veçantë buxhetin e limituar, ka arritur të tregojë pikësëpari një përkushtim të madh drejt realizimit të projekteve të parapara. Së dyti, të bëj një punë që nuk dëmton dhe nuk nënçmon tjetrin, së treti të përpiqemi që sadopak të dimë se nga shpie rruga për në Evropë. Ju jeni dëshmitar, se shumë projekte duke nisur nga ato kapitale në infrastrukturë si: Ujësjellësit, kanalizimet, rrugët, rrugicat, trotuaret, sheshet duke vazhduar me investime në arsim për përmirësimin e kushteve të fëmijëve tanë, pastaj investime në sport e deri tek projektet ekologjike, si dhe projekteve për përmirësimin e kushteve për fuqizimin e ekonomisë lokale, komuna ka investuar gati se në të gjitha sferat, gjithashtu kemi krijuar një bashkëpunim të ngusht me qeverinë, donatorë të huaj

duke implementuar shumë projekte në sfera të ndryshme. Komuna ka involvuar qytetarët në proceset e vendimmarrjes, nëpërmjet forumeve të ndryshme ku qytetarët kanë participuar direkt në përcaktimin e prioriteteve. Kështu, kemi dëshmuar se komuna është kujdesur që prioritetet e qytetarëve gjithmonë të jenë në vend të parë. Më lejoni të Ju falënderoj, për interesin dhe përkushtimin e treguar nga ana e Juaj gjatë kësaj periudhe në realizimin e projekteve të përbashkëta. Unë Ju siguroj se komuna e jonë, do të vazhdoj të punoj me tempo edhe më të fortë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim të implementimit të plan – programeve dhe aktiviteteve të parapara dhe se do të jemi partner i Juaj, gjithmonë në interes të qytetarëve. Fundviti ka shumë kuptime, mbi të gjitha ka kuptimin e një ftese të sinqertë për të bashkuar çdo zemër shqiptari në një detyrë të madhe e të përbashkët, të një transformimi tërësorë që ngërthen çdo qelizë të jetës shqiptare! Me këtë dëshmojmë se NE E MBAJMË FJALËN!

3


KOMUNA E BOGOVINËS

KËSHILLI KOMUNAL Këshilli është përfaqësues i qytetarëve që vendos në suaza të kompetencave komunale. Për shqyrtimin e çështjeve, vërtetimin dhe caktimin nga sfera të caktuara, këshilli nga përbërja e tij mund të formojë komision të përhershëm dhe të përkohshëm. Këshilli dhe mënyra për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit nga paragrafi 2 i këtij neni, rregullohet me statut. Përbërja e komisioneve nga paragrafi 2 i këtij neni, përkon me përfaqësimin proporcional të partive politike në këshill.

Zgjedhja e anëtarëve të këshillit Këshillin e përbëjnë përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta të përgjithshme dhe zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Zgjedhja e anëtarëve të këshillit rregullohet me ligj.

Kompetencat e këshillit Këshilli: 1. Këshilli: 2. Sjell statutin e komunës dhe dispozita tjera; 3. Sjell buxhetin e komunës dhe llogari vjetore të komunës; 4. Cakton lartësinë e burimeve të veta të të ardhurave për financim të ko-

4

munës, në suaza të caktuara me ligj; 5. Themelon shërbime publike në kuadër të kornizave të veta dhe kryen mbikëqyrje mbi punën e tyre; 6. Emëron anëtarë në këshillat administrativ në detyrat publike që i ka themeluar; 7. Aprovon programe për punën dhe planet financiare në shërbimet publike, të cilat i ka themeluar komuna; 8. Aprovon raportet për ekzekutim të buxhetit të komunës dhe llogarinë vjetore të komunës; 9. Vendos për dhënie të lejes, për kryerjen e veprimtarisë të interesit publik me rëndësi lokale në pajtim me ligjin; 10. Aprovon raportet për punën dhe llogaritë vjetore të shërbimeve publike, të cilat i ka themeluar komuna; 11. Vendos për mënyrën e disponimit të pronësisë së komunës; 12. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës në pajtim me ligjin; 13. Zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të komunës në pajtim me ligjin; 14. Shqyrton dhe aprovon raportin vjetor, për sigurim publik në rajonin e komunës që e dorëzon deri te ministri i Punëve të Brendshme dhe Avokati Popullor; 15. Mundet t’i jap rekomandime personit udhëheqës të njësisë rajonale, në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga sfera e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion; 16. Kryen edhe punë tjera të caktuara me ligj.


RAPORT VJETOR ‘09-10

Planifikimi urbanistik Në bazë të programit vjetor për përpilimin dhe miratimin e planeve urbanistike në Komunën e Bogovinës, të miratuara nga Këshilli Komunal për vitin 2010, janë përgatitur planet urbanistike për vendbanimet: Pallçishti i Poshtëm (plotësim-ndr yshimi i planit urbanistik për Bllok-6); Përgatitja e planit urbanistik për vendbanimin Pallçisht i Epërm-Kallnik; Përgatitja e planit urbanistik për vendbanimin Zherovjan; Përgatitja e planit urbanistik jashtë vendbanimit Pallçisht i Poshtëm për ndërtimin e institucioneve publike me

destinim për shëndetësi dhe çështje sociale (vend i quajtur “Vakëf”); Përgatitje e planit urbanistik jashtë vendbanimit të Zherovjanit (vendi i quajtur “Karaxhica”), për ndërtimin e objekteve me destinim të kombinuar- objekte publike dhe prodhimtari; Përgatitja dhe miratimi i planit urbanistik jashtë vendbanimit Kamjan (vendi i quajtur “Çiflik”).

5


KOMUNA E BOGOVINËS

Dokumentacionet urbanistike lokale Në sferën e projekteve zhvillimore gjatë vitit 2010, u miratuan dhe janë në proces të realizimit dokumentacionet urbanistike lokale të: Depo për pemëtari / Investitori Amet Ismaili / Sëllarcë e Epërme Pompa e benzinës dhe objekteve tjera afariste / K.K. Kamjan investitor Besnik Ismaili; Plan për mbindërtim të objektit “Swiss Centre” / K.K. Bogovinë, Investitori Bejtulla Bilalli; Plan për objekte afariste / K.K. Bogovinë, investitor Rijat Haliti Gurguricë;

6

Përgatitja e projekteve infrastrukturale Ujësjellësi- Pallçisht i Poshtëm Kanalizimet-Incizimi i terrenit në vendbanimet: Bogovinë, Siniçan, Sëllarcë e Epërme dhe Zherovjan; Rrugë- Përgatitja e dokumentacioneve teknike dhe projekteve për rrugë komunale të vendbanimeve: Pirok, Bogovinë, Sellcë, Sëllarcë e Epërme, Kamjan dhe Zherovjan; Trotuare-Projekti përgjatë rrugës “Skënderbeu”. Vlera e përpilimit të projekteve arrin shumën: 3.048.833 den. 49.695.00 euro.


RAPORT VJETOR ‘09-10

TATIMET DHE TAKSAT KOMUNALE Tatimet dhe taksat lokale si të hyra kryesore vetanake të buxhetit të komunës, kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunës, si dhe në qëndrueshmërinë financiare të saj, me këtë dhe më shumë shërbime të ofruara nga komuna për qytetarët. Të hyrat nga tatimet dhe taksat, shfrytëzohen për kryerjen e ingerencave të përcaktuara me ligj, gjegjësisht punëve me interes publik, të rëndësishme në aspekt lokal për Komunën e Bogovinës si në: infrastrukturë, zhvillim ekonomik lokal, arsim, ambient të pastër, furnizim me ujë etj. Në vitin e fundit në Komunën e Bogovinës janë ndërmarrë shumë masa dhe aktivitete, për ndërtimin e një rrethine të përshtatshme për zbatimin e politikës së tatimeve dhe taksave lokale, me qëllim të rritjes së të ardhurave në buxhetin e komunës dhe trajtim të barabartë të të gjithë obliguesve tatimorë. Në njësinë për buxhet dhe financa, administrohen këto tatime dhe taksa të përcaktuara me ligj:

I. Tatimet në pronë Tatimi në pronë; Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë; Tatimi mbi qarkullimin e palujatshmërive.

II. Taksat Komunale Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste.

I.1. Tatimi në pronë Administrimi i tatimit në pronë, në Komunën e Bogovinës ka filluar në vitin 2006, me decentralizimin financiar dhe marrjen e ingerencave nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale. Baza tatimore me obliguesit tatimor është marrë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, e cila ka qenë me të dhëna shumë të vjetruara të regjistruara shumë vite më herët. Me qëllim të përmirësimit të bazës tatimore, si dhe përcaktimit të gjendjes reale të pronave të paluajtshme në territorin e Komunës së Bogovinës, që i nënshtrohen tatimit në pronë. Në korrik të vitit 2009, kemi marrë aktivitet për regjistrimin e të njëjtave. Procesi i regjistrimit në terren është kryer nga student të përzgjedhur, gati nga të gjitha vendbanimet në Komunën e Bogovinës, të koordinuar nga ana e administratës komunale.

7


KOMUNA E BOGOVINËS

Rezultatet e pritura nga ky regjistrim, janë përcaktim më real i obliguesve tatimorë, trajtim i barabartë i të gjithë qytetarëve për të paguar detyrimet tatimore, rritje të të hyrave tatimore etj. Nga ky aktivitet kemi: • •

8

Rritje prej 44.0% të vendimeve për tatim në pronë, ose në numër prej 1461 vendimeve. Rritje të vlerës së përcaktuar për tatim në pronë prej 204.00% ose në vlerë prej 3.976.943,00 denarë, të dhëna që mund të shihen më mirë në tabelën e mëposhtme.


RAPORT VJETOR ‘09-10

Raport i pagesës, arkëtimit të tatimit në pronë në periudhën prej 01.01.2009 deri 17.12.2010 vit.

9


KOMUNA E BOGOVINËS

10


RAPORT VJETOR ‘09-10

Nga të dhënat e mësipërme, mund të konstatojmë se në kuartalin e parë dhe të dytë të vitit 2010 kemi një rritje të madhe të pagesës së tatimit në pronë me 183.8%, më shumë ose në shumë prej 927.898,00 den. Në këtë vit kemi një shpërndarje të drejtë dhe informim të saktë të obliguesve tatimorë, si dhe nga kjo kemi një interesim shumë më të madh të qytetarëve, dhe atyre u jepen informatat e duhura në kohë nga ana e administratës komunale.

I.2 dhe I.3. Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë dhe tatimi në shitblerje të paluajtshmërive Në periudhën prej 01.04.2009 deri më 17.12.2010 janë të procesuara 372 fletëparaqitje që kanë të bëjnë me tatimin në shitblerje të paluajtshmërive, me vlerë të përcaktuar të tatimit prej 10.041.881,00 denarë dhe 216 fletëparaqitje që kanë të bëjnë me tatimin në dhuratë dhe trashëgimi me vlerë të përcaktuar të tatimin prej 263.356,00denarë. Pagesa, arkëtimi i tatimeve të pronës që kanë të bëjnë me kalimet e pronës: tatimi në shitblerje dhe tatimi në trashëgimi dhe dhuratë.

11


KOMUNA E BOGOVINËS

Grafiku ku shihet pagesa për vitet 2009 dhe 2010, të tatimeve të kalimit të pronës.

* Për vitin 2010 deri më 17.12.2010 Në tabelën dhe grafikun e mësipërm shihen numri i vendimeve të mara për tatimin në shitblerje, trashëgimi e dhuratë.

12


RAPORT VJETOR ‘09-10 këto të dhëna janë të mara nga Regjistri Qendror i R.M-së dhe kemi vendosur sistem që permanent t’i marrim të dhënat e reja me obliguesit e rinj tatimor. Pas Taksat komunale për emërtim të hapësir- regjistrimit të obliguesve të rinj tatimorë, ave afariste janë të përcaktuara me Ligjin kemi bërë përcaktim të taksës komunale për taksa komunale, si dhe tarifa e tyre për të njëjtit, për vitet për të cilat me ligj është përcaktuar me vendim të Këshillit është dashur t’u përcaktohet taksë kotë Komunës së Bogovinës, paraqesin një munale, këtyre obliguesve u kemi dërnga burimet shumë të rëndësishme të të guar vendime për këto vite. Rezultatet hyrave të buxhetit te komunës. nga këto aktivitete janë: kemi rritur në Të dhënat për firmat e regjistruara janë masë të madhe numrin e obliguesve tamarrë me kalimin e ingerencave, për timor për taksë komunale për emërtim përcaktimin e taksës komunale tek ko- të hapësirave afariste, rritje të vlerës së munat nga Drejtoria e të Hyrave Pub- përcaktuar për taksë komunale, trajtim like në vitin 2006, deri në vitin 2009 të barabartë të të gjithë obliguesve tatikanë qenë të njëjtat të pandryshura. morë që të gjithë të paguajnë detyrimet Në shator të vitit 2009, kemi ndërmarrë e tyre, përmbushje e detyrimit ligjor për aktivitet dhe masa për regjistrim të të përcaktim të taksës komunale, për të gjithë personave juridik aktiv, të regjis- gjithë obliguesit aktiv të regjistruar, rritje truar me seli në Komunën e Bogovinës, e të hyrave të buxhetit të komunës etj. Të dhëna të rëndësishme në lidhje më taksat për emërtim të hapësirave afariste, i kemi të paraqitura në tabelat e mëposhtme:

II.1. Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste

P.

T.

P.

T.

P.

T.

P.

T.

P.

T.

Juridik Vetanak Juridik Vetanak Juridik Vetanak Juridik Vetanak Juridik Vetanak

13


KOMUNA E BOGOVINËS Në tabelë dhe grafik shihet se në vitet 2009 dhe 2010, kemi shtim të obliguesve tatimorë për 49.9 % ose në numër prej 270 obliguesve tatimorë

Grafiku ku shihet trendi i regjistrimit të obliguesve tatimorë. Pagesa e taksës komunale për emërtim të hapësirave afariste.

Pagesa për të njëjtat periudha kohore 2009-2010 taksë komunale.

14


RAPORT VJETOR ‘09-10

INVESTIME KAPITALE Projekti: Ujësjellësi – Trasimi dhe sjellja e ujit prej ujërave të Sharrit me gjatësi 8 km, punët tokësore dhe montimi i gypave. Vendbanimi: Pirok. Financuar: Komuna e Bogovinës, Fondi i Ujërave, Ministria e Transportit, participimi i qytetarëve në vlerë prej 75.000,00 euro. Vlera: 10.387.000.00 denar. Afati i realizimit: 2009 Faza e parafundit.

Projekti: Ujsjellsi – Zherovjan. Vendbanimi: Zherovjan. Financuar: Buxheti Komunal. Vlera: 1.139.127 den. 18.567 euro. Afati i realizimit: 2009 Faza e parafundit.

Projekti: Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugës komunale Bogovinë-Zherovajn. Vendbanimi: Bogovinë. Financuar nga: Banka Botërore. Vlera: 12,435,800.00 denar. Afati i realizimit: 2010.

Projekti: Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Siniçan-Sëllarcë e Epërme. Vendbanimi: Siniçan- Sëllarcë e Epërme. Financuar: Banka Botërore. Vlera: 10,000,000.00 denar. Afati i realizimit: 2010.

15


KOMUNA E BOGOVINËS

Projekti: Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Novakë. Vendbanimi: Novakë. Financuar: buxheti komunal. Vlera: 6.700.000 denar.

Projekti: Rikonstruimi dhe shtrimi me bekaton pllaka të rrugës Pallçisht i Poshtëm-Kallnik. Vendbanimi: Pallçisht i Poshtëm – Kallnik. Financuar: Komuna e Bogovinës. Vlera:1.537,500.00 denar. Afati i realizimit: 2009.

Projekti: Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Kamjan-Magjistral (M4); Vendbanimi: Kamjan; Financuar: Komuna e Bogovinës dhe Ndërmarrja Publike “Makedonija Pat”. Vlera: 10,000,000.00 den. Afati i realizimit: 2010.

Projekti: Ndërtimi dhe rikonstruimi i trotuareve pëgjatë rrugës regjionale R-402; Vendbanimi: Kamjan; Financuar: Byroja për Zhvillim Regjional; Vlera: 2.000.000 den. Afati i realizimit: 2010.

16


RAPORT VJETOR ‘09-10 Projekti: Ndërtimi i trotuareve përgjatë rrugës rajonale; Vendbanimi: Pallçisht i Poshtëm Financuar: SDC Forumet në bashkësi dhe Komuna e Bogovinës Vlera: 4,499,000.00 denar Afati i realizimit: 2010. Projekti: Ndërtimi i kanalit dhe tamponimi përgjatë rrugës Siniçan – Sëllarcë e Epërme. Vendbanimi: Siniçan- Sëllarcë e Epërme. Financuar: Komuna e Bogovinës. Vlera: 2.460.000 den. Afati i realizimit: 2009-2010.

17


KOMUNA E BOGOVINËS

NDËRTIMI I RRUGËVE LOKALE Gjatë kësaj periudhe është investuar edhe në rrugë lokale nëpër vendbanimet e komunës dhe atë:

• Pirok-rrugë lokale me sipërfaqe 6000 m2, vlera e projekteve 3,971,500.00 denar;

• Ndërtimi i unazës, kanalit të iregacionit, rekonstruimi i trotuarit– rrethit. Vlera e Projektit: 1.964.800 ose 32.000. euro.

• Bogovinë: janë ndërtuar rrugë lokale në sipërfaqe prej 2800 m2, vlera e projekteve 1,710,800.00 denar.

18


RAPORT VJETOR ‘09-10

• Kamjan: janë ndërtuar rrugë lokale në sipërfaqe prej 3700m2, vlera e projekteve gjithsej 2,250,000.00 denar vlen të përmendet edhe participimi i qytetarëve në këto projekte.

• Kallnik: rrugë lokale me Sipërfaqe prej 800m2, vlera e projekteve 510,000.00 denar;

• Sëllarcë e Epërme: janë ndërtuar rrugë lokale me sipërfaqe prej 6000m2, vlera e projekteve 6,762,230.00 denar. Financimi i këtyre projekteve është bërë me koofinancim nga ana e buxhetit komunale në vlerë prej 5.051.430.00 denar; dhe pjesa tjetër nga ana e banorëve të Sëllarcës së Epërme në vlerë prej 1.710.800.00 denar.

• Siniçan: janë ndërtuar rrugë lokale me sipërfaqe 2700m2, vlera e projekteve 1.833.000.00 denar.

19


KOMUNA E BOGOVINËS

• Zherovjan: janë ndërtuar rrugë lokale me sipërfaqe 1500m2, vlera e projekteve 916.500.00 denar, participimi i qytetarëve në vlerë prej 300.000.00 denar.

• Urviç: ndërtimi i rrugës lokale me sipërfaqe prej 1700m2, vlera e projektit 1.038.700.00 denar.

• Novosellë: ndërtimi i rrugës lokale me sipërfaqe prej 2000m2, vlera e projektit 1.222.000.00 denar.

• Krijimi i PLAE – Plani lokal aksional ekologjik, financuar nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, 300.000 den. 5.000 euro.

• Rehabilitimi i deponive të Egra: Projekt i financuar nga Ministria e ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 1.000.000 den.

20


RAPORT VJETOR ‘09-10

Investimet në infrastrukturën shkollore Projekti: Instalimi i nxehjes qendrore në shkollën ”Sabejdin Bajrami” f.Kamjan; Vendbanimi: Kamjan Financuar: USAID /PEP dhe Komuna e Bogovinës; Vlera: Komuna e Bogovinës-2.000.000 den. USAID – 1.300,000,00 den. Shkolla ”Sabejdin Bajrami”-719.864.00 denar Total: 4.019.864.00 den. 65.576.00 euro. Afati i realizimit: 2009.

Projekti: Rikonstruimi i nyjeve sanitare sh.f. “ Liria” Zherovjan. Vendbanimi: Zherovjan. Financuar: Komuna e Bogovinës dhe sh.f. ”Liria”. Vlera: Komuna e Bogovinës 796.900 den., sh.f. ”Liria” 306.300 den. Afati i realizimit: 2010.

21


KOMUNA E BOGOVINËS Projekti: Rregullimi i oborrit të sh.f. “ Dervish Cara”; Vendbanimi: Kallnik; Financuar: Komuna e Bogovinës Vlera: 217.356 den. Afati i realizimit: 2009.

Projekti: Ndërtimi rrethojës dhe oborrit të shkollës territoriale “Naim Frashëri” në f.Rakovec; Vendbanimi: Rakovec; Financuar: komuna e Bogovinës Vlera: 615.000 den. Afati i realizimit: 2010.

Projekte të finanCuara nga MASH, USAID dhe Mbretëria Holandeze Sh.f. “Abdyl Frashëri” Bogovinë, ndarja: 1. Pajisja laboratorike (teknologjia) 60 %. 2. Trajnimi i kuadrit arsimor 20 %. 3. Infrastruktura 20 %. 4. Vlera: 760.740 den.12,400 euro.

22

Sh.f. “Sami Frashëri” Pirok ndarja: 1. Pajisje me mjete pune bashkëkohore dhe mjete ndihmëse. 2. Trajnimi kuadrit arsimor. 3. Tema I - Trajnimi për teknikat e të mësuarit. 4. Tema II – Trajnim për shkathtësitë e komunikimit. 5. Vlera 484.128 den. 7.900 euro.

Sh.f. “11-Tetori” Jellovjan ndarja: 1. Trajnimi i arsimtarëve 20%. 2. Mjete pune 20%. 3. Infrastruktura rrethoja e shkollës 60%. 4. Vlera 300.000 den. 5.000 euro.

Sh.f. “11 Tetori” Urviç ndarja: 1. Trajnimi i arsimtarëve 20%. 2. Mjete pune 20%. 3. Infrastruktura rrethoja e shkollës 60%. 4. Vlera 642.000 den. 10.464 euro.

Sh.f. “Liria” Zherovjan ndarja: 1. Ngritja profesionale e arsimtarëve për kriteret e notimit 30%. 2. Infrastruktura dhe me mjete pune. ,,Aplikimi i klasës së pare” (renovim dhe inventar 30 %). 3. Furnizimi me mjete mësimore 40%. 4. Vlera 353.500 den 5.762 euro.

Sh.f. “Dervish Cara” Pallçisht i Poshtëm ndarja: 1. Trajnimi i arsimtarëve 20%. 2. Të mirat materiale 40% kabinet 1. Fizikë-Kimi dhe 2. Biologji 3. Infrastruktura 40% shtruarja e dyshemeve (korridoreve) dhe klasave. 4. Vlera 688.045 den. 11.215 euro.


RAPORT VJETOR ‘09-10

Investim në Sport dhe Kulturë Projekti: Ndërtimi i fushës sportive. Vendbanimi: Kamjan. Financuar: Kolegji privat “YAHA KEMAL”. Vlera: 12.220.000 den. Afati i realizimit: 2010-2011.

Projekti: Mbështetje financiare të Klubeve Sportive. Financuar: Buxheti Komunal. Vlera: 610.000 den. 10.000 euro. Afati i realizimit: 2009-2010.

Projekti: Ndërtimi i sallës sportive. Vendbanimi: Zherovjan. Financuar: Agjencioni për Rini dhe Sport. Vlera: 30.550.000 den. Afati i realizimit: 2009.

23


KOMUNA E BOGOVINËS

Projekti “Forume në Bashkësi”

“Forumet në Bashkësi” është programi i Agjencionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve në aktivitetet komunale duke rritur ndikimin e tyre në krijimin e politikave lokale dhe marrjen e vendimeve. Vlera e projektit arrin 7.500.000.00 denar , komuna e Bogovinës ka participuar në vlerë prej

24

3.000.000.00 denar dhe nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) 4.500.000.00 denar. Forumi në fund të procesit selektiv dhe realizimit të 7 sesioneve, zgjodhi realizimin e dy projekteve: Ndërtimin e trotuareve përgjatë rrugës rajonale R 402 dhe blerjen e mjetit transportues (kamionit) për hedhurina.


RAPORT VJETOR ‘09-10

Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar / IPA komponenti 2 R. e Maqedonisë; Partner: Komuna e Bogovinës dhe Komuna Tragan R. e Shqipërisë; Fusha e bashkëpunimit: Kohezioni social në aspektin kulturorë; Statusi: Në proces të evaluimit den. Buxheti: Komuna e Bogovinës 2.269.950 den. 37.000 euro. Komuna Tregan 1.779.150 den. 29.000 euro.

Projekti: INTACT International network of towns- Rrjeti ndërkombëtar i komunave; Financuar: Komisioni Evropian; Organizata implementuese: ALDA. Komuna e Bogovinës është partner në projekt.

25


KOMUNA E BOGOVINËS

Investime tjera Emri i projektit: Trotuari dhe kanali, f.Bogovinë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 119. 557 den. Emri i projektit: Ndriçimi publik, f.Kallnik. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 100. 735 den. Emri i projektit: Murri i varrezave në f.Bogovinë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 165. 436 den. Emri i projektit: Murri i lumit, f.Bogovinë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 181.191 den. Emri i projektit: Blerja e mjetit themelorë buldozer. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 1. 633. 825 den. Emri i projektit: mjete themelore. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 502. 162 den. Emri i projektit: Vetura. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 300. 444 den. Emri i projektit: pastrim i objektit të shkollës në f.Sëllarcë e Epërme. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 305.000 den. Emri i projektit: investime tjera – rrugë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 122 .327 den.

26

Emri i projektit: Uji, rryma, salla në Kamjan dhe Zherovjan. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 116.000 den. Emri i projektit: ndërtimi i rrugës dhe i kanalit në f. Pallçisht dhe Kallnik. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 135. 700 den. Emri i projektit: ndërtesa e bashkësisë lokale në f.Pallçisht. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 600. 000 den. Emri i projektit: trotuari te varrezat në f.Bogovinë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 293.185 den. Emri i projektit: furnizimi me gurrë për rregullimin e lumit në f.Bogovinë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 450. 000 den. Emri i projektit: Punë me mekanizëm të rëndë. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 400.000 den. Emri i projektit: rregullimi i varrezave. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 26. 199 den. Emri i projektit: mirëmbajtja e ndriçimit publik në nivel komunal dhe në sallën sportive. Financuar: Buxheti komunal. Buxheti: 1. 040. 273 den.


RAPORT VJETOR ‘09-10

Donacione dhe Grante për 2011 Donatori: Banka Evropiane për Investime. Shuma e grantit: 524.000 euro. Projekti: Kanalizime dhe ujësjellës. Donatori: Banka Evrpoiane për Zhvillim dhe rekonstruim Shuma e grantit: 300.000 euro. Projekti: Për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve komunale.

Donatori: Banka Botërore dhe Ministria e Ekonomisë Shuma e grantit: 300.000 usd.Projekti: Efikasiteti energjetik, investime ne shkollat fillore: “11 Tetori” Novo Sellë : 100.000 usd. dhe 75.000 eur.“Dervish Cara” Pallçisht i Poshtëm 100.000 usd. “Lira” Zherovjan. 100.000 usd. Donatori: USAID Shuma e grantit: 100.000 usd.Projekti: Rikonstruim dhe instalim të nxehjes qendrore në sh.f. “Sami Frashëri” – Pirok.

27


KOMUNA E BOGOVINËS

Investimet e Komunës së Bogovinës gjatë periudhës 2009 - 2010 3.048.833 den.

49.655 euro

Investimet kapitale

61.158.427 den.

996.065 euro

Ndërtimi i Rrugëve lokale

23.479.530 den.

382.402 euro

9.183.833 den.

149.573 euro

Investim në Sport dhe Kulturë

43.380.000 den.

706.514 euro

Projekti “Forume në Bashkësi”

7.500.000 den.

122.149 euro

Investime tjera

6.764.513 den.

110.171 euro

Përgatitja e projekteve infrastrukturale

Investimet në infrastrukturën shkollore

Total:

28

154.514.880.00 den. 2.516.529 euro


RAPORT VJETOR ‘09-10

Takimet e kryetarit të Komunës së Bogovinës, z. Hazbi Idrizi me përfaqësues të ndryshëm

Vizita e realizuar e Ambasadorit Amerikan në Maqedoni z. Filip Riker me kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Hazbi Idrizi dhe stafit komunal.

Takimi i kryetarit të komunës z. Hazbi Idrizi, me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoni, Z-nj. Llilia Buruncuic.

29


KOMUNA E BOGOVINËS

Fjalimi i ambasadorit turk në Maqedoni z. Gurol Sokmen Suer, me rastin e vënies së gurthemelit të Kolegjit Jahja Kemal në Kamjan.

Zv/Kryeminstrat: A. Ademi, V. Naumovski, me rastin e vënies së gurrthemelit të kolegjit “Jahja Kemal” në Kamjan.

Fjalimi i Kryeministrit të R.Maqedonisë z.Nikola Gruevski, me rastin e hapjes solemne të sallës sportive në Zherovjan/Takimi mes Kryeministrit Nikola Gruevski dhe kryetarit të komunës z.Hazbi Idrizi.

Takimi i kryetarit të komunës z. Hazbi Idrizi, me ministrat: F. Besimi, N. Jakupi dhe z. Irfan Dehari.

30


RAPORT VJETOR ‘09-10

Vizita e prefektit të qarkut të Elbasanit me z.Shefqet Delialis, Kryetari i Komunës së Treganit z.Durim Çekrezi.

Vizita e Kryetarit të komunës së Bogovinës në Turqi, Takimi mes dy kryetarëve z.Hazbi Idrizi dhe kryetarit të Komunës Imranie z.Hasan Xhan.

Vizita e zv/kryeministrit z. Abdilaqim Ademi në Komunën e Bogovinës.

Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, me Drejtorin e Kolegjit “Jahja Qemal” z. Jakup Arsllan.

31


KOMUNA E BOGOVINËS

2009

2010


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.