Raporti2011

Page 1

2011

KOMUNA E BOGOVINËS RAPORT VJETOR

2011


KOMUNA E BOGOVINËS

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME Komuna e Bogovinës Komuna e Bogovinës gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në bregun e majtë të lumit Vardar, në shpatin e maleve të Sharrit, në ultësirën e Pollogut. Në këto anë kalon autostrada Shkup- Tetovë – Gostivar. Paralelisht me të gjendet edhe rruga rajonale e cila i lidh komunat dhe vendbanimet përgjatë shpatit të Sharrit. Në territorin e Komunës së Bogovinës ka gjashtë shkolla fillore, tre fusha sportive dhe një motel. Territori i Komunës së Bogovinës është 135 km2, gjendet në lartësi mbidetare 460 deri 1150 m. Komunat tjera fqinje janë: Tetova, Bërvenica dhe Vrapçishti. Dendësia mesatare e popullatës në Bogovinë, është 175 banorë në 1 km 2 . Kjo dendësi e madhe është rezultat i numrit të madh të popullatës dhe hapësirës së vogël. Numri i përgjithshëm i popullatës është 30.788 banorë, kryesisht shqipëtar etnik, të cilët banojnë në 16 vendbanime. Emrat e vendbanimeve janë: Bogovinë, Pirok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sedllarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë dhe Çiflik.

2

Historia e Komunës Për herë të parë komuna është krijuar në vitin 1996, sipas planit për ndarjen territoriale, i cili është bazuar në kufijtë e komunës së mëparshme të vitit 1950.

Burimet natyrore

Burim më i madh natyror është toka e lërueshme që zë sipërfaqe 2/5 nga toka bujqësore. Përveç malit Sharr, këtu gjendet edhe liqeni i Bogovinës. Nuk ekziston rrugë për të shkuar në këtë liqen, kjo pjesërisht e parandalon shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron i njëjti. Me rëndësi më të madhe në këtë rajon është liqeni glacial në malin Sharr: liqeni i Bogovinës.


RAPORT VJETOR 2011

FJALIMI I KRYETARIT HAZBI IDRIZI

fikimit të buxhetit dhe investimeve kapitale në Komunë. Me këtë kemi dëshmuar dhe dëshmojmë se kërkesat e qytetarëve gjithmonë janë në vend të parë

Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë Sikurse vitin e kaluar, ashtu edhe këtë fundvit e pamë të udhës që të japim raport vjetor për aktivitetet komunale për vitin 2011 dhe shpresojmë se kjo do kalojë në traditë për sa i përket komunikimit të pushtetit lokal me qytetarët. Komuna edhe këtë vit, përkundër vështirësive të ndryshme, arriti të realizojë projektet e parapara në buxhetin komunal të vitit 2011. Ju jeni dëshmitar se shumë projekte, duke u nisur nga ato kapitale, në infrastrukturë, si: ujësjellësit, rrugët, rrugicat, trotuaret, sheshet, duke vazhduar me investime në arsim për përmirësimin e kushteve të fëmijëve tanë. Më lejoni të potencoj se Komuna këtë vit, për sa u përket investimeve kapitale, është përqëndruar më së tepërmi në përmirësimin e infrastrukturës shkollore edhe atë në pesë objekte shkollore të komunës sonë, investime këto, të natyrës së rindërtimit dhe instalimit të nxemjes qendrore. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, komuna ka zbatuar shumë projekte në sfera të ndryshme, prej të cilave vlenë të theksohet projekti “Forumi Buxhetor”, të financuar nga SDC-ja, që ishte vazhdimësi e projektit “Forume në Bashkësi”, projekt i cili u mundësoi qytetarëve të përfshihen në procesin e plani-

Njëherit, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj qytetarët për interesin dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të projekteve të ndryshme. Me këtë ne Ju sigurojmë se komuna do të vazhdojë të punojë edhe më tepër gjatë viteve në vijim me qëllim të zbatimit të plan – programeve dhe aktiviteteve të parapara, gjithmonë në interes të qytetarëve. Më në fund, nuk më mbetet gjë tjetër, përveç se, t’ju uroj shëndet dhe harmoni familjare.

3


KOMUNA E BOGOVINËS

KËSHILLI KOMUNAL Këshilli është përfaqësues i qytetarëve që vendos në suaza të kompetencave komunale. Për shqyrtimin e çështjeve, vërtetimin dhe caktimin nga sfera të caktuara, këshilli nga përbërja e tij mund të formojë komision të përhershëm dhe të përkohshëm. Këshilli dhe mënyra për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit nga paragrafi 2 i këtij neni , rregullohet me statut. Përbërja e komisioneve nga paragrafi 2 i këtij neni, përkon me përfaqësimin proporcional të partive politike në këshill.

Zgjedhja e anëtarëve të këshillit Këshillin e përbëjnë përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta të përgjithshme dhe zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Zgjedhja e anëtarëve të këshillit rregullohet me ligj.

4

Kompetencat e këshillit Këshilli: 1. Sjell statutin e komunës dhe dispozita tjera; 2. Sjell buxhetin e komunës dhe llogari vjetore të komunës; 3. Cakton lartësinë e burimeve të veta të të ardhurave për financim të komunës në suaza të caktuara me ligj; 4. Themelon shërbime publike në kuadër të kornizave të veta dhe kryen mbikqyrje mbi punën e tyre; 5. Emëron anëtarë në këshillat administrativ në detyrat publike që i ka themeluar; 6. Aprovon programe për punën dhe planet financiare në shërbimet publike të cilat i ka themeluar komuna; 7. Aprovon raportet për ekzekutim të buxhetit të komunës dhe llogarinë vjetore të komunës; 8. Vendos për dhënie të lejes, për kryerjen e veprimtarisë të interesit publik me rëndësi lokale në pajtim me ligjin; 9. Aprovon raportet për punën dhe llogarinë vjetore të shërbimeve publike, të cilat i ka themeluar komuna; 10. Vendos për mënyrën e disponimit të pronësisë së komunës; 11. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës në pajtim me ligjin; 12. Zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale, të ministrisë së punëve të brendshme të komunës në pajtim me ligjin; 13. Shqyrton dhe aprovon raportin vjetor, për sigurim publik në rajonin e komunës që e dorëzon deri te ministri i punëve të brendshme dhe Avokati Popullor; 14. Mundet t’i jep rekomnadime personit udhëheqës të njësisë rajonale në MPB nga sfera e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion; 15. Kryen dhe punë të tjera të caktuara me ligj;


RAPORT VJETOR 2011

PLANIFIKIMI URBANISTIK Në bazë të programit vjetor për përpilimin dhe miratimin e planeve urbanistike në Komunën e Bogovinës, të miratuara nga këshilli komunal për vitin 2011 janë përgatitur planet urbanistike për vendbanimet:

- Plani urbanistik për f.Zherovjan me nëntë blloqe të parapara, sipërfaqja e planit është 78 ha si dhe Plani Urbanistik Detal për bllokun 3 me sipërfaqe 4.5 ha.

Dokumentacionet urbanistike lokale

-Pallçisht i Poshtëm – plotësim – ndryshim me plan detal urbanistik për bllokun 6, nga gjithsej 9 blloqe të parapara, me sipërfaqe të bllokut 6, 11.44 ha

Në sferën e projekteve zhvillimore gjatë vitit 2011, me iniciativë të sektorit privat, u miratuan dhe janë në proces të realizimit dokumentacionet urbanistike lokale të objekteve për prodhimtari, shërbimeve, industrisë së lehtë, objekteve komerciale, etj, jashtë vendbanimeve: Bogovinë, Pirok, Kamjan, Sedllarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm.

5


KOMUNA E BOGOVINËS

TATIMET DHE TAKSAT KOMUNALE

Përgatitja e projekteve infrastrukturale - Projekti për kaptimin e ujit për pije, në f. Pallçisht i Poshtëm - Projekti për rindërtimin e shkollave fillore në vendbanimet: Pirok, Kamjan, Pallçisht i Poshtëm si dhe në Novo Sellë, me instalimin e nxemjeve qendrore në kuadër të projektit “Efikasiteti energjetik”. - Projekti i shkollës rajonale në f. Sellcë e Keçe, etj.

6

Tatimet dhe taksat lokale si të hyra kryesore vetanake të buxhetit të komunës kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunës si dhe në qëndrueshmërinë financiare të saj, me këtë dhe me shumë shërbime të ofruara nga komuna për qytetarët. Të hyrat nga tatimet dhe taksat, shfrytëzohen për kryerjen e ingerencave të përcaktuara me ligj, gjegjësisht punëve me interes publik, të rëndësishme në aspekt lokal për Komunën e Bogovinës si në: infrastrukturë, zhvillim ekonomik lokal, arsim, ambient të pastërt, furnizim me ujë, etj. Gjatë viteve të fundit në Komunën e Bogovinës janë ndërmarrë shumë masa dhe aktivitete, për ndërtimin e një rrethine të përshtatshme për zbatimin e politikës së tatimeve dhe taksave lokale, me qëllim të rritjes së të ardhurave në buxhetin e komunës dhe trajtim të barabartë të të gjithë obliguesve tatimorë. Në njësinë për buxhet dhe financa, administrohen këto tatime dhe taksa të përcaktuara me ligj:


RAPORT VJETOR 2011

I.Tatimet në pronë • Tatimi në pronë; • Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë; • Tatimi mbi qarkullim të patundshmërive II.Taksat komunale • Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste I.1. Tatimi në pronë Administrimi i tatimit në pronë, në komunën e Bogovinës ka filluar në vitin 2006, me decentralizimin financiar dhe marrjen e ingerencave nga ana e njësive të vetqeverisjes lokale. Bazat tatimore me obliguesit tatimor është marrë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, e cila ka qenë me të dhëna shumë të vjetëruara, të regjistruara shumë vite më parë. Me qëllim të përmirësimit të bazës tatimore, si dhe përcaktimit të gjendjes reale të pronave të patundshme në territorin e komunës së Bogovinës, që i nënshtrohet tatimit në pronë, në korrik të vitit 2009 kemi marrë aktivitete për regjistrimin e të njëjtave. Procesi i regjistrimit të të njëjtave është kryer nga student të përzgjedhur, gati nga të gjitha vendbanimet në Komunën e Bogovinës, të koordinuar nga ana e administratës komunale.

7


KOMUNA E BOGOVINËS Raport i pagesës, arkëtimit të tatimit në pronë në periudhën prej 01.01.2010 deri 13.12.2011

Muajt Janar - Dhjetor

Pagesa për tatim në pronë për vitin 2010

Muajt Janar - Dhjetor

8

Viti 2010

Viti 2011


RAPORT VJETOR 2011 Nga të dhënat e mësipërme, mund të konstatojmë se në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2011 kemi një rritje të konsiderueshme të pagesës së tatimit në pronë me 31 % ose në shumë prej 730.953 den. Nga kjo del se kemi një interesim të madh të qytetarëve për të shlyer detyrimet ndaj komunës. 1.2. dhe 1.3. Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë dhe tatimi në shitblerje të paluajtshmërive Pagesa, arkëtimi i tatimeve në pronë, që kanë të bëjnë me kalimet e pronës: tatimi në shitblerje dhe tatimi në trashëgimi dhe dhuratë.

Muajt Janar - Dhjetor

Muajt Janar - Dhjetor

Në tabelën dhe grafikun e mësipërm shihen numri i vendimeve të marra për tatimin në shitblerje, trashëgimi dhe dhuratë.

9


KOMUNA E BOGOVINËS

II.1. Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste janë të përcaktuara me Ligjin për taksa komunale, si dhe tarifa e tyre është përcaktuar me vendim të Këshillit të Komunës së Bogovinës, paraqesin një nga burimet shumë të rëndësishme të buxhetit të Komunës së Bogovinës. Të dhënat për firmat e regjistruara janë marrë me kalimin e ingerencave për përcaktimin e taksës komunale tek komunat nga DHP-ja, të cilat nga viti 2006, deri në vitin 2009, kanë qenë të pandryshuara. Në shtator të vitit 2009, kemi ndërmarrë aktivitetet dhe masat për regjistrim të të gjithë persosnave juridik aktiv, të regjistruar me seli në Komunën e Bogovinës. Këto të dhëna janë marrë nga Regjistri qendror i RM-së dhe kemi vendosur sistem që në mënyrë të vazhdueshme t’i marrim të dhënat e reja me obliguesit e rinj tatimor. Pas regjistrimit të obliguesve të rinj tatimor, kemi bërë përcaktim të taksës komunale për të njëjtët, për vitet për të cilat me ligj është dashur t’u përcaktohet taksë komunale, këtyre obliguesve u kemi dërguar vendime për këto vite. Rezultatet nga këto aktivitete janë: kemi rritur në masë të madhe numrin e obliguesve tatimor për taksë komunale për emërtim të hapësirave afariste, rritje të vlerës së përcaktuar për taksë komunale, trajtim të barabartë të të gjthë obliguesve tatimor që të gjithë të paguajnë

10

detyrimet e tyre, përmbushje e detyrimit ligjor për përcaktim të taksës komunale për të gjithë obliguesit aktiv të regjistruar, rritje e të hyrave të buxhetit të komunës,etj. Pagesa për të njëjtat periudha kohore 2010 - 2011 , taksë komunale


RAPORT VJETOR 2011

ZGJEDHJA E STATUTIT JURIDIK TË OBJEKTEVE TË NDËRTUARA PA LEJE Me përcaktimin e statutit juridik të objektit pa leje, nënkupton regjistrimin e objektit pa leje në librin publik për regjistrimin e të drejtave të patundshmërive dhe përfshirjen e të njëjtin në dokumentacionin e planit urbanistik, në mënyrë dhe procedurë të përcaktuara me ligj.

Përmbajtja e kërkesës për përcaktimin e statusit juridik të objekteve pa leje

Që nga fillimi i muajit mars 2011, Kryetari i Komunës, Hazbi Idrizi dhe administrata komunale i njoftuan qytetarët përmes formës së shkruar dhe mediatike për mënyrën dhe dokumentacionet e nevojshme për aplikim. Ky proces ishte mjaft i suksesshëm. Këtë e dëshmon fakti se nga fillimi i Marsit 2011 deri më 1 Shtator 2011, kanë aplikuar 2806 qytetarë, ndërsa deri më tani kemi miratuar dhe kemi dhënë 528 Aktvendime të plotëfuqishme dhe nga i gjthë ky proces, për momentin, brenda këtij viti kemi arkëtuar të hyra nga legalizimi i objekteve pa leje, në vlerë prej 11.650.000,00 denarë.

Parashtruesi i kërkesës për përcaktim të statusit juridik, mund të jetë: person fizik, shtetas i RM-së , person juridik të regjistruar në Regjistrin Qendror të RM-së dhe institucionet që janë posedues të objekteve pa leje. Ky ligj hyri në fuqi më 1 Mars 2011 dhe zgjati deri më 1 shtator 2011, “Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 23”, Ligji për veprim me objekte të ndërtuara pa leje. Kryetari i Komunës dhe administrata komunale paraprakisht bënë përgatitjen e tyre profesionale, formuan dy komisione komunale që të jenë në shërbim të kërkesave të qytetarëve, me qëllim të realizimit sa më efikas të procesit të legalizimit të objekteve pa leje ndërtimi.

11


KOMUNA E BOGOVINËS

INVESTIME KAPITALE Projekti: Ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve komunale Vendbanimi: Bogovinë Financuar: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Buxheti: 3.000.000, 00 den Afati i realizimit: 2011 Projekti: Ujësjellësi – trasimi dhe sjellja e ujit prej ujërave të Sharrit me gjatësi 8 km, punët tokësore dhe montimi i gypave Vendbanimi: Pirok Financuar: Komuna e Bogovinës, Fondi i ujërave, Ministria e transportit dhe lidhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve në vlerë prej 75.000.00€ Buxheti: 10.387.000.00 denarë Afati i realizimit: Viti 2011 Projekti: Rregullimi i shtratit të lumit Vendbanimi: Bogovinë Financuar: Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve Buxheti: 3.900.000,00 denarë Afati i realizimit: Viti 2011

12


RAPORT VJETOR 2011

Projekti: Rindërtimi dhe shtrimi me pllaka begatoni Vendbanimi: Pirok Financuar: Komuna e Bogovinës Buxheti: 2.300.000,00 denarë. Afati i realizimit: viti 2011

Projekti: Ndërtimi i objektit të Bashkësisë Lokale Vendbanimi: Pallçisht i Poshtëm Financuar: Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve Buxheti: 1.100.000, 00 denarë Afati i realizimit: viti 2011

Projekti: Ndërtimi i rrethojës së oborreve shkollore Vendbanimi: Rakovec, Novo Sellë dhe Kallnik Financuar: Komuna e Bogovinës Buxheti: 1.634.264,00 denarë Afati i realizimit: viti 2011

13


KOMUNA E BOGOVINËS

NDËRTIMI I RRUGËVE LOKALE Gjatë vitit 2011 është investuar edhe në rrugë lokale nëpër vendbanimet e komunës edhe atë:

Siniçan – rrugë lokale me sipërfaqe prej 1460 m2. Financuar: nga Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve Vlera e projekteve: 1.120.000,00 denarë.

Pallçisht i Poshtëm – rrugë lokale me sipërfaqe prej 4.300 m2 . Financuar: nga Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Vlera e projekteve: 2.644.500 denarë.

Zherovjan – rrugë lokale me sipërfaqe prej 800 m2. Financuar: nga Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Vlera e projektit: 492.000,00 denarë

14


RAPORT VJETOR 2011

Kamjan – rrugë lokale me sipërfaqe prej 1.300 m2. Financuar: nga Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve Vlera e projekteve: 799.500,00 denarë

Kallnik – rrugë lokale me sipërfaqe prej 1.800 m2. Financuar : nga Komuna e Bogovinës dhe pjesëmarrja e qytetarëve Vlera e projekteve: 2.460.000,00 denarë

Bogovinë – rregullimi i parkut në sheshin e fshatit Bogovinë Financuar: nga Komuna e Bogovinës Vlera e projektit: 610.000,00 denarë

15


KOMUNA E BOGOVINËS

INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN SHKOLLORE, SPORT DHE KULTURË

Projekti: Rindërtimi dhe instalimi i nxemjes qëndore në SH.F. “ Sabedin Bajrami” Vendbanimi: Kamjan Financuar: Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim Buxheti: 100.000 $ Afati i realizimit: Viti 2011

Projekti: Rindërtimi dhe instalimi i nxemjes qëndore në SH.F. “ Dervish Cara” Vendbanimi: Pallçisht i Poshtëm Financuar: Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim Buxheti: 100.000 $ Afati i realizimit: Viti 2011

16


RAPORT VJETOR 2011

Projekti: Rindërtimi dhe instalimi i nxemjes qëndore në SH.F. “ 11 Tetori” Vendbanimi: Novo Sellë Financuar: Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim, Komuna e Bogovinës Buxheti: 100.000 $ Afati i realizimit: Viti 2011

Projekti: Rindërtimi dhe instalimi i nxemjes qëndore në SH.F. “ Sami Frashëri” Vendbanimi: Pirok Financuar: PEP / USAID – 100.000 $, Komuna e Bogovinës - 3.845.000,00 denarë dhe pjesëmarrja e qytetarëve – 430.500,00 denarë Afati i realizimit: Viti 2011

Projekti: Ndërtimi i fushës sportive Vendbanimi: Kamjan Financuar: Kolegji “Yahya Kemal”, me pjesëmarrje të buxhetit komunal Vlera momentale: 8.600.000,00 denarë Afati i realizimit: 2011 – 2012

17


KOMUNA E BOGOVINËS

PROJEKTI| “FORUME NË BASHKËSI” “Forume në Bashkësi” është program i Agjencionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) që ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në aktivitetet komunale duke rritur ndikimin e tyre në krijimin e politikave lokale dhe marrjen e vendimeve. Sivjet, në kuadër të këtij programi, në Komunën e Bogovinës u mbajt “Forumi Buxhetor” që është vazhdimësi e programës së lartpërmendur dhe kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit dhe investimeve kapitale në Komunë. Me këtë projekt, qytetarëve ju dha mundësia të vendosin se cilat projekte do të financohen nga buxheti komunal dhe ai i SDC-së që arrinë shumën 4.800.000 den. Forumi në fund të procesit selektiv dhe realizimit të pesë sesioneve, zgjodhi realizimin e projektit: Mbrojtje ekologjike – rregullimi i shtratit të lumit në f.Bogovinë dhe në f.Pirok. Si qëllime kryesore të projektit ishin mbrojtja nga hudhja e mbeturinave, përmirësimi i ambientit jetësor dhe mbrojtja nga vërshimet e sipërfaqeve rreth lumit.

18


RAPORT VJETOR 2011

INVESTIME TJERA

Projekti: Ndërtimi i rrugicës me begaton në f.Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 305.000,00 denarë

Projekti: Trotuari dhe kanali në f. Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 400.000,00 denarë

Projekti: Ndërtimi i rrugës me tamponim në Novakë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 355.027,50 denarë

Projekti: Përpilimi i projekteve Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.873.000,00 denarë

Projekti: Pastrimi i deponive të egra Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 876.000,00 denarë

Projekti: Përpilimi i projektit të rrugës Pirok – Sellarcë e Epërme Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 127.056,50

Projekti: Ndërtimi i fushës sportive në f.Rakovec Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 305.158,00 denarë

Projekti: Ndërtimi i rrugicës në f. Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 303.526,00 denarë

Projekti: Ndërtimi i urës tek parku i f.Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.830.000,00 denarë

Projekti: Rruga Orviç - Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 609.984,00 denarë

Projekti: Hapja e pusit në fushën sportive të f.Kamjan Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 175.584,00 denarë

Projekti: Ndërtimi i rrugicës në f.Novo Sellë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 303.930,00 denarë

Projekti: Gypa për kanalizim Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 670.000,00 denarë

19


KOMUNA E BOGOVINËS

Projekti: Pastrimi i lumit në Bogovinë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 736.257,00 denarë Projekti: Blerja e mjeteve themelore (vetura) Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 553.140,00 denarë Projekti: Botimi i buletinit të komunës Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 295.200,00 denarë Projekti: Botimi i udhërrëfyesit turistik Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 610.000,00 denarë Projekti: Përgatitja e bazamentit për shkollën rajonale “Abdyl Frashëri” – Sellcë e Keçe Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 600.000,00 denarë Projekti: Hapja e rrugëve për zhvillim të turizmit malor Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.300.000,00 denarë

20

Projekti: Ndërtimi i rrugës në f.Pallçisht i Poshtëm Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.230.000,00 denarë Projekti: Ndërtimi i rrugës në f. Jellovjan Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.353.000,00 denarë Projekti: Ndërtimi i rrugës në f. Kallnik Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 1.310.000,00 denarë Projekti: Ndërtimi i oborrit të shkollës në f. Novosellë Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 480.000,00 denarë Projekti: Ndërtimi i rrugës në f. Pirok Financuar: Buxheti komunal Buxheti: 330.000,00 denarë


RAPORT VJETOR 2011

DONACIONE DHE GRANTE PËR VITIN 2012

INVESTIMET E KOMUNËS SË BOGOVINËS GJATË VITIT 2011

Donatori: Banka Evropiane për investime Shuma e grantit: 524.000 € Projekti: Kanalizim dhe ujësjellës Donatori: Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim Shuma e grantit: 185.000 € Projekti: Ndërtim dhe rehabilitim të rrugës komunale në f.Pirok Donatori: USAID Shuma e grantit: 100.000 $ Projekti: Rindërtim dhe instalim të nxemjes qendrore

21


KOMUNA E BOGOVINËS

TAKIMET E KRYETART TË KOMUNËS SË BOGOVINËS, Z. HAZBI IDRIZI ME PËRFAQËSUES TË NDRYSHËM Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me përfaqësues të Ambasadës zvicerane, si dhe me përfaqësues të SDC-së.

Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me përfaqësues të Kolegjit “Yahya Kemal” Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me Kryetarin e partisë së BDI-së z. Ali Ahmeti, z. Hazbi Lika, z. Abdilaqim Ademi dhe z. Irfan Dehari.

22


RAPORT VJETOR 2011

Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me Drejtoreshën e Bankës Botërore , Z-nja Llilia Buruncuic

Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me Ministrin Ekonomisë z. Fatmir Besimi.

Pjesëmarrja e Kryetarit të Komunës së Bogovinës në konferencën rajonale për bashkëpunim ndërkufitar, në Prevallë të Prizrenit, Republika e Kosovës

Takimi i kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi me Ministrin e Ekologjisë z. Nexhati Jakupi, z. Talat Xhaferi dhe z. Fatmir Izairi.

23


KOMUNA E BOGOVINËS 2011


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.