besim,shkurt

Page 1

12 Shkurt 2011

KuvendI

Mujdin Ismaili

Nga programi vjetor 2009/10

Projektet tona nuk do të mbeten në letër..

Tatimet dhe taksat komunale..

Nebi Ademi

Restaurohet shkolla në Pirok

Kuvendi Organ i Komunës së Bogovinës.r.16

Shkurt 2011

HORIZONTALISHT Kryetari i Pakistanit (shq.). RTV afgan. - Tokë a arë e mbjellë me tërshërë (shq.). 3.I shkuar.- Etni.- Enxhi Nini (nistoret). Shkuarjet Active Directory Services (shkurt.)-Enti i statistikës (shkurt). Rrobat, petkat.Arjeta (dim.).- Emnak i Amarës (emër mysliman). Mal grek. - Pajisja me armë. -Targa e Italisë. Dramë e Relës. - Lloj kërpudhe, e cila, mund të ndizet shpejt nga shkëndijat e gurit të zjarrit. -Këngëtarja jonë Blerina. Që i përket nënës, amtar. Podiumi. 9.Secila nga mbledhjet e herëpashershme të një organi përfaqësues a të zgjedhur (shq.). - Kohë e caktuar e punës (sh. shq.). lO.Djalë i Proknës (mit. gr). -Gur yjor (shq.).

VERTIKALISHT Banori i një qyteti tonë. Vëniet e etiketave. Ai që shet raki (shq.). Shenja e veriut. -Aktorja amerikane Turman. -Ljoj bime, anason. Numëror rreshtor. -Rokada e vogël. Tingull, ton. -Targa e Tajlandës. -Furra e shporetit. Ministerio de Relaciones Exteriores (shkurt.) -Asociacioni i Mediumeve të Shtypura (shkurt.)- Idriz Seferi (nistoret).Që lidhet me ushtrinë. -Shenja e tonelatës. Që i takon shëndetësisë. E lyej me ar, praroj. -1 (romakçe). - Direk. Bëj rritjen e dikujt, kujdesem që të rritet. -1 pandershëm. Azera Shkreli (nistoret). Misionari. Thirrja. -Zakon, traditë. Skenaristi i njohur anglez Fleming. - Futbollisti ynë Shala(shq.).

Program ynë qeverisës në harmoni të plotë me të gjithë dashamirët!

Risi... Kësaj vere edhe kuajt do të jenë me pushime...


Editorial

K

Program ynë qeverisës në harmoni të plotë me të gjithë dashamirët!

omuna e Bogovinës është qendër perspektive dhe me një mundësi të mirë për rininë shqiptare, e cila mëton rrugës drejt një ardhmërie të ndritur evropiane. Sfidat shoqërore në Evropën globale, mundësitë e rinisë për të patur pjesë aktive në këtë proces;mundësitë e qytetarëve të komunës tonë në tregun e

Buletin mujor Botues: Komuna e Bogovinës

KuvendI

KuvendI

2 Shkurt 2011

punës në një krahasim ndërkombëtar, në domosdoshmërinë e përfitimit të kualifikimit bazë, të kompetencave specifike dhe të arsimimeve të kualifikuar etj. Për ne me rëndësi është që të bashkojmë qëllimet, dëshirat, motivet, energjitë, shpresën dhe vendosmërinë. Kjo është e kuptueshme, sepse gjithçka që bëhet për qytetarët, bëhet jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe në interes të progresit të komunës. Nga ana tjetër rinia është forca vitale që më tepër se çdo grup shoqëror është e gatshme të përqafojë përparimet e sotme të shkencës, teknikës dhe teknologjive të reja dhe t'i çojë ato më përpara. Komuna jonë duhet të ndihet e privilegjuar dhe në të njëjtën kohë tepër e përgjegjshme që të shpreh

mirënjohjen për shumë nisma të nisura.Pikërisht këtu është fjala për vënien e institucionit bazë për arsim dhe dije, Kolexhin “Jahja Kemal”. Kjo është më shumë se një bashkëpunim dhe perspektivë që i hapet këtij rajoni, që me siguri është i pandarë nga gjithë procesi zhvillues e integrues që komuna jonë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kanë përcaktuar tashmë për këtë vend të bukur. Komuna e Bogovinës gjithherë ka qenë në një rrugë me më shumë sfida historike, kjo është kuptimplotë, për çka ky rajon ka përjetuar në dy dekadat e demokracisë. Dhe nuk e teproj në se do të thosha që ky rajon është përballur jo me një, por me disa sfida. Ai ka njohur kuint esencën e asaj, se si një komunë e re mund të ngrihet tërësisht nga e para, se si një popullësi e tërë dhe veçanërisht një brez i ri të shikojë nga e ardhmja, se si ëndrrat e dëshirat e veta t'i kanalizojë gjithnjë e më shumë në realitete e ndryshime tani të dukshme e të prekshme. Komuna e Bogovinës për ata që e njohin ka triumfuar në të gjitha aspektet, nga një zonë tërësisht rurale dhe furnizuese me produkte bujqësore e blegtorale për shumë zona, është

Botohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Bogovinës, z.Hazbi Idrizi Adresa:Komuna e Bogovinës, email:kuvendi-bg@hotmail.com Redaktimin dhe mbarështrimin e materialeve për botim e bënë Shtëpia botuese “Shqiptarja”-Tetovë Tel.071/581-410

iniciativa ime mori një përgjigje shokuese nga disa prindër, që ndoshta as që e meritojnë këtë emër dhe është paradoksale të mendosh se janë pikërisht këta, që nuk kanë llogari të harxhojnë 400 denarë për jetën e fëmijëve të tyre, nuk kursejnë 400 – 500 euro për një palë oja këmishash apo mbi 1000 euro për një palë dimije ( nuk jam aspak kundër traditës) për gratë e tyre të dashura. Pa diskutim që nuk janë të gjithë prindërit kështu, prandaj në emër të jetës dhe të ardhmërisë, ende sa nuk është vonë, apeloj te të gjithë prindërit që ju punon mendja dhe zemra, të gjejmë një zgjidhje për transportin e sigurtë të fëmijëve tanë. Është e vërtetë se në muajt e fundit kemi parë ndonjë kombi që transporton fëmijë, por kjo punë duhet bërë më me seriozitet dhe me shumë përgjegjësi dhe nuk duhet parë vetëm thjesht si biznes, sepse për hir të së vërtetës mjetet që transportojnë nxënës janë të stërmbushur jashtë çdo norme, duke harruar fare se ato janë qenie njerëzore, madje shumë të brishta. Ky problem duhet të ngrihet edhe në Ministrinë e Arsimit, e cila duhet të gjejë një zgjidhje dhe t`ju sigurojë transport edhe nxënësve të shkollave 9 vjeçare, ashtu siç ju ka siguruar nxënësve të shkollave të mesme, por në rast të kundërt, ne nuk do të rrimë duarkryq, por do të kontribuojmë vetë financairsht kundrejt një shume të logjikshme mujore, sepse bëhet fjalë për distanca jo shumë të gjata për automjetet, për distanca brenda fshatrave. E rëndësishme është që fëmijët tanë të mos ndjehen të rrezikuar dhe shërbimet ndaj tyre të kryhen në përuthje me të gjitha normat, duke i trajtuar ata si qenie njerëzore dhe jo si thasë që mund t`i stivosh njëri mbi tjetrin. Është mirë që të përzgjidhet personi që do ta kryejë këtë shërbim, që ta bëjë punën me ndërgjegje dhe humanizëm dhe të ketë një ndjenjë përgjegjësie jo vetëm ndaj prindërve, por edhe ndaj autoritetit të shkollës përkatëse.

Shkurt 2011

11

RINOVOHET SHKOLLA ” SAMI FRASHËRI ” NË FSHATIN PIROK

K

ëto ditë atmosferës së zhurmshme të nxënësve në shkollën 9- vjeçare “ Sami Frashëri ” në fshatin Pirok i është shtuar edhe atmosfera e punës për rinovimin e kësaj shkolle. Ky projekt realizohet në bazë të një investimi financiar me vlerë 100 mijë dollarë të USAID – PEP- it, një organizatë kjo që ka realizuar edhe shumë projekte të tjera në objektet edukativo – arsimore. Të gjitha punët që do të realizohen në shkollën e Pirokut do të kryhen duke pasur parasysh edhe projektin tjetër për harxhimin me efikasitet të energjisë. Për të na sqaruar më mirë rreth punëve që do të kryhen , ne kontaktuam me drejtorin e shkollës “ Sami Frashëri ” të Pirokut, z. Nebi Ademi, i cili për “ KUVENDI ” –n delkaron: - Me këtë investim të USAID-PEP-it prej 100 mijë dollarësh do të kryhet rinovimi i objektit, do të instalohet nxehja qendrore, do të bëhet lyerja dhe meremetimi i jashtëm i ndërtesës. Do të kryhet gjithashtu edhe rinovimi i çatisë, e cila do të bëhet me metal të plastifikuar. Dyert dhe dritaret i kemi rregulluar kohë më parë, prandaj tek ato nuk ka nevojë që të ndërhyhet, por punët nuk do të mbarojnë këtu, sepse do të kryhen punime edhe në hapësirat e jashtme përreth shkollës, do të realizohen punime për kullimin e ujërave dhe do të bëhet edhe bordura e objektit, me qëllim të mbrojtjes nga lagështira. Punimet për rinovimin e shkollës në fshatin Pirok kanë filluar në datën 18 shkurt dhe do të zgjasin 60 ditë kalendarike. Është duke u punuar me intensitet dhe seriozitet që ky projekt të realizohet me sukses brenda afateve kohore. Firma e përzgjedhur për këto punime është

firma ndërtimore nga Shkupi – “ TERMOTIKA ”. Punëtorët e kësaj firme janë duke punuar brenda kuadrit të marrëveshjes dhe për çdo segment të punimeve puna e tyre kontrollohet edhe nga mbikqyrësi i kësaj ndërmarrjeje ndërtimi. Zakonisht punët për rinovimin e objekteve shkollore kryhen në stinën e verës, kur nxënësit janë në pushim dhe moti është i mirë, por këtë radhë është pak më ndryshe, prandaj në bashkëpunim me realizuesit dhe kolektivin e shkollës po mundohemi që të gjitha punët të shkojnë paralelisht në rregull. Në mënyrë që të mos i lëvizim nxënësit dhe për një mbarëvajtje të procesit mësimor kemi menduar që meremetimet të kryhen pjesë-pjesë, por nëse do të lindë nevoja, paraprakisht i kemi marrë masat, që gjashtë klasa të zhvendosen për ta kryer mësimin në ambjentet e xhamisë. Jemi duke punuar me të gjitha forcat dhe mundësitë që të gjitha punët të kryhen më së miri dhe nxënësve të Pirokut t'u krijojmë kushte sa më të mira pune.”.


10 Shkurt 2011

Problemore

K

KuvendI

KuvendI

Transportimi i fëmijëve, problem që kërkon zgjidhje imediate

ohët moderne kanë trokitur te ne me të mirat dhe të këqijat e tyre. Krahas mrekullive teknologjike, komoditeteve në mënyrën e jetesës, etj. në përditshmërinë tonë ne duhet të ndeshemi edhe me probleme të llojeve të ndryshme . Shtimi i numrit të automjeteve në rrugët tona ka ardhur njëkohësisht me uljen e nivelit të ndërgjegjes dhe të përgjegjësisë së shoferave, si dhe me thyerjen e vazhdueshme të rregullave dhe ligjeve të komunikacionit. Pra, të dalësh sot në rrugë, do të thotë të kesh shumë kujdes, t`i hapësh sytë mirë dhe të parashikosh çdo gjë. Jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në fshatra , ndeshemi me të njëjtën problematikë, e cila thellohet edhe më tepër, sepse në disa fshatra rrugët janë të ngushta dhe mungojnë trotuarët, të cilët edhe kur ekzistojnë më shumë shfrytëzohen si parking. Jo për ta nxirrë realitetin, por për t`u përballur me të, mund të themi se rrugët tona sot mbartin mbi shpinë edhe rrezikimin e jetës së këmbësorëve dhe është e tmerrshme ta mendosh se numrin më të madh të këmbësorëve e përbëjnë pikërisht ata që janë më të dashurit tanë, më të pafajshmit dhe për shkak të moshës së tyre të njomë, edhe më të papërgjegjshmit - FËMIJËT.

E shohim se hapësirat e banimit në fshatrat tona po zgjerohen përditë e më shumë dhe si rrjedhojë, për shumë nxënës rritet distanca shtëpi – shkollë, prandaj përveç asaj që përmenda më lart, vlen të theksohet edhe një problem tjetër jo i vogël. Me futjen e programeve të reja bashkëkohore në procesin mësimor është shtuar numri i librave, fletoreve dhe mjeteve të punës që përmban një çantë shkollore, e cila rëndohet çdo ditë e më tepër mbi shpinën e njomë e të paformuar mirë të fëmijëve tanë, që nga mosha 6 vjeçare dhe si pasojë vijnë dhembjet e shpinës dhe deformimet. Themi me fjalë se fëmijët janë thesari i jetës sonë, por çfarë bëjmë ne për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre???... Personalisht me këto probleme u përballa para tre vjetësh, kur vajza ime hyri në klasë të parë dhe fëmija që sapo kishte mbushur 6 vjeç dhe për çdo sekondë ishte rritur nën kujdesin total të prindërve, duhej që dy herë në ditë, nën diellin përvëlues apo në ngricat dhe borën e dimrit, të përshkonte atë rrugë të gjatë dhe të rrezikshme, që përveç atyre që përmenda më lart, i mungojnë edhe trotuaret. Dhe kur flasim për fëmijë, e dini të gjithë se në kohën e sotme ekzistojnë edhe probleme të tjera, si tregtia me njerëz apo pedofilia. Nuk dua të tmerroj askënd, aq më pak veten time, po ky është një realitet i zi, që e dëgjojmë shpesh. Në 1 shtator të 2008-s, së bashku me vajzën time, vetëm nga lagja jonë, hynë në klasë të parë edhe shumë fëmijë të tjerë dhe që në momentin e parë bisedova me disa prej prindërve të tyre që të prenotojmë një minibus, i cili do t`i transportojë fëmijët tanë nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Më skandalizoi përgjigjia e disave prej tyre, që ende më kumbon në vesh:” Nuk m`ispllatën të jap kaq pare për cullët.”. Dhe bëhej fjalë për një shumë prej 400 denarësh në muaj për të siguruar në shumë plane jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë, por edhe për ta mbajtur veten larg stresit të përditshëm. Por ja që

Shkurt 2011

3

Editorial

transformuar në një zonë urbane, me një rritje popullsie të shënuar prej 30788,kryesisht popullatë shqiptare. Nga një rajon pa institucione qeverisëse dhe shërbyese për qytetarët, u shndërrua në një rajon me institucione dhe marrdhënie qeverisëse në rrugët e bashkëkohores, duke u renditur tashmë ndër komunat e qëndrueshme të vendit për nga numri i popullsisë dhe kontributi që ajo ofron për menaxhimin e nevojave aktuale e perspektive të qytetarëve të saj. Një zonë në pjesën dërmuese informale, për shkak të migracionit të madh që ka ndodhur në këtë rajon, ku u ngritën vendbanimet e reja, ku infrastruktura rrugore, ajo e ujësjellës-kanalizimeve, energjisë elektrike, bizneset, janë produkte të bashkëpunimit hap pas hapi të qeverisjes vendore dhe mbarë biznesin, partnerët, shoqërinë civile, donatorët, të cilat krahas kontributit, konfirmuan metodën e stilin e ri të mendimit e punës, atë të iniciativës së lirë, e veçanërisht atë të kooperimit, për të arritur qëllimet e objektivat e përbashkëta aktuale dhe të

perspektivës. Kështu informaliteti ja la vendin proceseve graduale të formalizmit dhe zbatimit të ligjit, kaosi dhe anarkizmi, u zëvendësuan me orientimime të reja të bazuara në hartimin e planeve pjesore dhe mandej me plane orientuese strategjike afat mesme dhe afatgjata, të cilat komunën tonë e vënë mbi themele të patundura zhvilluese në të gjitha fushat. Ne erdhëm dhe synuam për të ndërtuar këtë zonë të re urbane, me qëllimin kryesor, për të edukuar e përgatitur fëmijët tanë, brezin e ri, me njohuri, sjellje e praktikat profesionale bashkëkohore, për t'u integruar në proceset zhvilluese të vendit dhe ato evropiane. Nisur nga kjo devizë, program ynë qeverisës, me mbështetjen dhe në harmoni të plotë me të gjithë dashamirët, ka qenë e mbetet prioriteti për edukimin, formimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të të rinjve. Në këto rrethana kuptohet që jo vetëm edukimi i përgjithshëm ka rëndësinë e vet për këtë kontigjent të madh në numër të rinjsh, por sidomos formimi profesional është edhe më i domosdoshëm, po të mbajmë parasysh që për shkak të kushteve ekonomike sociale tepër

të vështira që ka kaluar dhe vazhdon të ketë kjo zonë, mjaft të rinj nuk kanë mundur të ndjekin arsimin e duhur dhe të përfshihen në tregun e punës. Ndërkaq ky krah tepër aktiv pune, kërkohet edhe nga biznesi, i cili duhet thënë që kohëve të fundit ka një rritje të dukshme në Bogovinë. Vetëm për një periudhë të shkurtër janë regjistruan shumë biznese të reja, çka flet për zhvillimet me perspektivë ekonomike që po ndodhin në këtë rajon. Janë rikonstruktuara shkollat ekzistuese dhe do të ndërtohen objekte të reja shkollore. Në bashkëpunim me Bankën Botërore janë miratuar ngritje të reja, të cilat krijojnë mundësi reale për të shkuar drejt plotësimit të standardeve për mjedisin e klasave mësimore, laboratorëve, kabineteve të informatikës, sallave të mbledhjeve, bibliotekave, etj. Komuna e Bogovinës ka kontribuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, të rrjetit të energjisë elektrike, të ujësjellës kanalizimeve, mjedisit, etj, duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme kushtet e mësimdhënies për edukimin e të rinjve. Hazbi IDRIZI, Kryetar i Komunës së Bogovinës


4 Shkurt 2011

KuvendI

KuvendI

Shkurt

2011

9

DREJTOR I RI NË SHKOLLËN 9 – VJEÇARE “ SABEDIN BAJRAMI ” NË FSHATIN KAMJAN

Intervistë

projektet tona nuk do të mbeten në letër, por do të shohin dritën e realizimit

V

iti i ri erdhi me ndryshim e në shkollën 9 – vjeçare “ Sabedin Bajrami “ në fshatin Kamjan, ku, që nga data 11 janar 2011, në rolin drejtues të kësaj shkolle u emërua z. Mujdin Ismaili, si ushtrues detyre me mandat 6 mujor. Z. Ismaili ka qenë për 23 vjet rresht i punësuar në këtë shkollë si arsimtar i kulturës fizike dhe i njeh mirë problemet e hershme dhe të reja me të cilat ballafaqohet kjo shkollë. Gjatë këtyre vjetëve ai ka ndërruar katër drejtorë dhe , siç thotë edhe vetë, ka mësuar nga gabimet dhe mangësitë e secilit prej tyre dhe kjo përvojë pa diskutim që do t`i ndihmojë në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e punëve. Drejtori Mujdin Ismaili, duke pasur parasysh edhe ato që përmendëm më lart, tregon se prej kohësh e ka pasur aspiratë këtë post, për të cilin edhe ka

Projekte

Humor Në doganë Lajmi u hap tej e mbanë: -Ka ndryshime në doganë! Pas lajmit, shkresa mbërriu: -Hiqet delja, vihet miu! -Miu vjedh, po me pakicë, pak për vete, pak për miqtë. Eprorët japin vlerësime: -Në doganë ka përmirësime! Tjetër shkresë vjen si veriu: -Hiqet miu, vjen ariu! Ariu tjetër taktikë: ngopi veten, ngopi miqtë. -Tani, -thanë shefat e tij,dogana u vu në vijë! konkuruar dhe tani që ëndrra e tij është bërë realitet, ai ka vënë para vetes shumë detyra dhe objektiva, të cilat duan intuitë, këmbëngulje, bashkëpunim dhe shumë punë për t`u realizuar. Drejtori aktual i shkollës së Kamjanit thekson se kalimi i postit nga drejtoresha e mëparshme e kësaj shkolle te ai u bë në mënyrë shumë korrekte dhe brenda kuadrit ligjor. Edhe kjo ka rëndësinë e vet për mbarëvajtjen e punëve dhe sidomos për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe harmoninë brenda kolektivit, e cila është shumë domethënëse . “ Edhe pse unë jam i emëruar si ushtrues

Nuk më emërojnë mua në doganë!


8 Shkurt 2011

KuvendI

KuvendI

Në terren komunale. 1.2 dhe 1.3. Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë dhe tatimi në shitblerje të paluajtshmërive Në periudhën prej 01.04.2009 deri më 17.12.2010 janë të procesuara 372 fletëparaqitje që kanë të bëjnë me tatimin në shitblerje të paluajtshmërive, me vlerë të përcaktuar të tatimit prej 10.041.881,00 denarë dhe 216 fletëparaqitje që kanë të bëjnë me tatimin në dhuratë dhe trashëgimi me vlerë të përcaktuar të tatimin prej 263.356,00 den. Pagesa, arkëtimi i tatimeve të pronës që kanë të bëjnë me kalimet e pronës: tatimi në shitblerje dhe tatimi në trashëgimi dhe dhuratë.

Shkurt

2011

puna rrjedh shumë normalisht. Problem kyç për ne është mungesa e financave, të cilat janë çelësi për kryerjen e shumë punëve. Në kushtet që kemi mundohemi që të jemi sa më të kujdesshëm në të gjitha shpenzimet që bëjmë, kështu, jemi duke ekonomizuar sa më shumë shpenzimin e energjisë elektrike dhe të naftës për ngrohje, duke eliminuar shenzimin e kotë të tyre. Në përvojën time 23 vjeçare e di shumë mirë vlerën e mësimit kabinetik, prandaj e kam pasur prioritet edhe këtë aspekt. Prej vjet funksionon kabineti i kimisë, këtë javë hapëm kabinetin e biologjisë dhe javën e ardhshme shpresojmë të hapim edhe kabinetin e gjuhës angleze. Në punën tonë na duhet shpesh të përballemi edhe me nxënës problematikë, me të cilët duhet shumë punë dhe kujdes. Këto ditë arritëm t` i bindim disa prej këtyre nxënësve për të qenë të rregullt jo vetëm brenda orës së mësimit, por edhe në ambjentet e tjera të shkollës. Një rëndësi të veçantë i kushtojmë raportit mësues – nxënës, por edhe raportit shkollë – prindër dhe për këtë kemi shpeshtuar edhe mbledhjet e prindërve, sidomos për nxënësit semimaturantë. Ne i kushtojmë rëndësi dhe aktiviteteve të tjera, përveç procesit edukativo – mësimor. Aktualisht jemi duke u përgatitur për kremtimin e 7 Marsit, që është jo vetëm Dita e Arsimit Shqip, por edhe patronati i shkollës sonë.” – deklaron për “ KUVENDI” – n drejtuesi i shkollës 9 vjeçare “ Sabedin Bajrami ” të fshatit Kamjan, z. Mujdin Ismaili.

Intervistë

detyre me mandat 6 mujor, unë e kam marrë detyrën me shumë seriozitet dhe do të punoj si të isha drejtor me mandat të plotë katërvjeçar Kështu, si pikë të parë në planet e mia kam rregullimin e infrastrukturës së shkollës, duhen rregulluar dyshemetë e klasave, duhet lyer gjysma e shkollës, duhen meremetuar dyert dhe dritaret dhe padiskutim prioritet do t`i jepet ndërtimit të një salle sportive të nivelit bashkëkohor për shkollën tonë. Ne e dimë se që të realizohen këto duhen shuma të mëdha parash, por shpresojmë se me një bashkëpunim shumë të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme të Komunës së Bogovinës, si dhe me ndihmën e donatorëve të huaj , por edhe të disa ministrive që drejtohen nga shqiptarë, projektet tona nuk do të mbeten në letër, por do të shohin dritën e realizimit. Projektet e lartpërmendura vlejnë kryesisht për shkollën qendrore në fshatin Kamjan, se shkollat periferike në Sedllarcë të Epërme dhe në Siniçan kanë kushte të mira dhe

5


KuvendI

KuvendI

6 Shkurt 2011

Shkurt 2011

7

Nga Raporti vjetor për vitin 2009-2010

Projekte

T

Tatimet dhe taksat komunale

atimet dhe taksat lokale si të hyra kryesore vetanake të buxhetit të komunës, kanë një rol të rëndësishëm në zhvillim dhe në qëndrueshmërinë financiare të saj, me këtë dhe më shumë shërbime të ofruara për qytetarët. Të hyrat nga tatimet dhe taksat, shfrytëzohen për kryerjen e ingerencave të përcaktuara me ligj, gjegjësisht punëve me interes publik, të rëndësishme në aspekt lokal për Komunën e Bogovinës si në: infrastrukturë, zhvillim ekonomik lokal, arsim, ambient të pastër, furnizim me ujë etj. Në vitin e fundit në Komunën e Bogovinës janë ndërrmarë shumë masa dhe aktivitete, për ndërtimin e një rrethine të përshtatshme për zbatimin e politikës së tatimeve dhe taksave lokale, me qëllim të rritjes së të ardhurave në buxhetin e komunës dhe në trajtim të barabartë të

të gjithë obliguesve tatimorë. Në njësinë për buxhet dhe financa, administrohen këto tatime dhe taksa të përcaktuara me ligj: I.Tatimet në pronë -Tatimi në pronë; -Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë; -Tatimi mbi qarkullimin e palujatshmërive. II.Taksat Komunale -Taksat komunale për emërtim të hapësirave afariste. l.1.Tatimi në pronë -Administrimi i tatimit në pronë, në Komunën e Bogovinës ka filluar në

vitin 2006, me decentralizimin financiar dhe marrjen e ingerencave nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale. Baza tatimore me obliguesit tatimor është marrë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, e cila ka qenë me të dhëna shumë të vjetruara të regjistruara shumë vite më herët. Me qëllim të përmirësimit të bazës tatimore, si dhe përcaktimit të gjendjes reale të pronave të paluajtshme në territorin e Komunës së

Bogovinës, që i nënshtrohen tatimit në pronë. Në korrik të vitit 2009, kemi marrë aktivitet për regjistrimin e të njëjtave. Procesi i regjistrimit në terren është kryer nga student të përzgjedhur, gati nga të gjitha vendbanimet në Komunën e Bogovinës, të koordinuar nga ana e administratës komunale. ezultatet e pritura nga ky regjistrim, janë përcaktim më real i obliguesve tatimorë, trajtim i barabartë i të gjithë qytetarëve për të paguar detyrimet tatimore, rritje të të hyrave tatimore etj. Nga ky aktivitet kemi: Rritje prej 44.0% të vendimeve për tatim në pronë, ose në numër prej 1461 vendimeve. Rritje të vlerës së përcaktuar për tatim në pronë prej 204.00% ose në vlerë prej 3.976.943,00 denarë, të dhëna që mund të shihen më mirë në tabelën e më poshtme.

Projekte

Raport i pagesës, arkëtimit të tatimit në pronë në periudhën prej 01.01.2009 deri 17.12.2010

R

Nga të dhënat e mësipërme, mund të konstatojmë se në kuartalin e parë dhe të dytë të vitit 2010 kemi një rritje të madhe të pagesës së tatimit në

Pagesa për tatim në pronë për vitin 2009

pronë me 183.8%, më shumë ose në shumë prej 927.898,00 den. Në këtë vit kemi një shpërndarje të drejtë dhe informim të saktë të obliguesve tatimorë, si dhe

nga kjo kemi një interesim shumë më të madh të qytetarëve, dhe atyre u jepen informatat e duhura në kohë nga ana e administratës


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.