1 minute read

Planifikimi i bilancit të gjendjes

P Rfundimi

Në bazë të analizave financiare biznesi ka performuar me një rritje prej 85% për gjatë periudhës 2021-2022. Sfida kryesore gjatë analizave financiare ka qenë periudha e shkurtë e operimit mbi të cilën ka qenë e vështirë të nxirret një mesatare e rritjes së biznesit, mbi të cilën do të planifikonim për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Advertisement

Mirëpo, në bazë të dokumentacionit dhe të dhënave të paraqitura nga biznesi ne kemi krijuar një model mbi të cilin kemi planifikuar se si do të zhvillohet biznesi brenda vitit 2023-2027.

Për brenda 5 viteve kompania synon që ti fitoj rreth 20 milion eurove duke u bazuar në kapacitetet e shitjes së kompanive të cilat UNISOLAR është aksionare dhe përmes partnerëve të biznesit.

Ky planifikim do të realizohet me marrjen e linjës kreditore në vlerë prej 1 milion eurove të cilat ka planifikuar përmes njëres nga bankat e Kosovës, duke e mbështetur me kontratën 13 milionë euro dhe kontratat tjera.

Biznesi planifikon që 10% të fitimit neto në vitin e dytë që ta investoj në patundshmëri për nevoja të biznesit dhe 5% - 10% të fitimit neto ta investoj në asete për çdo vit.

Sa i përket llogarive të argtueshme duke pasur parasyshë gjendjen aktuale të tregut në Kosovë në mënyrë që të kemi një avantazh konkurues kemi planifikuar që të kemi një hapësirë për klientët tanë në vlerë prej 900,000 deri në 1,200,000.

Vlenë të theksohet që UNISOLAR L.L.C është përfaqësues ekskluziv dhe i vetëm i paneleve diellore dhe paisjeve përcjellëse nga AE Solar Co që e obligon ti përmbushim këto objektiva duke mbuluar edhe tregun e Shqipërisë.

Me krijimin e kompanisë Ballkan Solar Store ku UNISOLAR është 100% aksionare dhe Albania

Solar Store ku UNISOLAR është 51% aksionare, planifikojmë mbulimin e shitjeve. Ndërsa, UNISOLAR në Maqedoninë e Veriut do të merret me të njejtën veprimtari sikurse UNISOLAR

L.L.C në Kosovë.

Synimi kryesor i UNISOLAR L.L.C është që të arrij për çdo vit të instaloj 25MW panele solare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

This article is from: