3 minute read

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Next Article
UNISOLAR 2023-2027

UNISOLAR 2023-2027

Plani i Biznesit 2023-2027 i kompanisë UNISOLAR L.L.C është një plan ambicioz i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme. Ky planë bazën e planifikimit e ka në kërkesat e tregut dhe kontratat e nënshkruara me partnerët e biznesit.

Duke u bazuar në analizën e biznesit është e domosdoshme marrja e një linje kreditore në vlerë prej 1,000,000 eurove në njëren nga bankat e Kosovës. Kjo me qëllim që të zbutë problemet financiare me furnitorët të cilëve duhet që të gjitha pagesat të bëhen me parapagim. Ndërsa, klientët tanë nuk kanë mundësi që neve të na parapaguajnë. Linja kreditore do ta zgjidhë këtë problem sipas analizave financiare.

Advertisement

• Objektivat e kompanisë: Për çdo vit të instalojë mbi 25MW panele solare.

• Misioni: Me instalimet solare do të ndikojmë në rritjen e prodhimit të energjisë nga energjia e ripërtërithme që është edhe një nga objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.

• Fokusi i tregut: Unisolar synon tregun e Ballkanit.

• Avantazhi konkurrues: UNISOLAR L.L.C. do të fokusohet në ofrimin e vlerës shtuar dhe përfitimeve të veçanta për klientët, si cilësia e lartë e produkteve, shërbimi i shkëlqyer ndaj klientëve, garancitë të gjata, kosto konkurruese, teknologjitë inovative, etj. Gjetja e një pozicionimi unik në treg dhe zhvillimi i një strategjie të përshtatshme marketingu janë faktorë të rëndësishëm për të bërë që UNISOLAR L.L.C. të dalë përpara në konkurrencë.

• Kthimet e pritshme: Përmes kompanive në të cilat UNISOLAR është aksionare do të realizoj shitjen edhe në mbarë ballkanin, përveq në Shqipëri dhe Maqedoninë e veriut. Ky regjion ka mundësi dhe kapacitet që të arrijë objektivën prej 25MW instalime për vit.

2. PROFILI I KOMPANISË

UNISOLAR L.L.C. është e regjistruar si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në ARBK me datë 29 01 2021, me numër unik 811501817 me seli në Gjakovë UNISOLAR L.L.C. është e specializuar në ofrimin e produkteve solare për energjinë e rinovueshme. Kompania ofron zgjidhje të avancuara teknologjike për energjinë diellore, duke përdorur teknologjinë më të fundit në industrinë solare.

• Përmbledhja e kompanisë: UNISOLAR L.L.C është kompani kosovare që shet dhe ofron zgjidhje teknologjike për energjinë diellore. Produktet e saj përfshijnë panelë diellorë, inverterë solare, bateri diellore dhe produkte të tjera të lidhura me energjinë diellore. Kompania ofron zgjidhje të personalizuara për klientët e saj duke përshtatur produktet dhe shërbimet e saj për të plotësuar nevojat e tyre specifike.

• Deklarata e misionit: Përmes ofrimit të zgjidhjeve teknologjike për energjinë diellore dhe përdorimit të teknologjisë së pastër, UNISOLAR synon të ndikojë në rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe në zvogëlimin e varësisë nga burimet e energjisë nga termocentralet. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara për klientët e saj, kompania synon të plotësojë nevojat specifike të secilit klient dhe të bëhet zgjidhja e preferuar në tregun e energjisë diellore në Kosovë dhe në rajon. Duke ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe më inovativ, UNISOLAR synon të ndikojë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Kosovës dhe rajonit.

• Historiku i kompanisë: UNISOLAR është një kompani e re në tregun e energjisë diellore në Kosovë, e themeluar në vitin 2021. Kompania është fillimisht themeluar nga disa inxhinierë të Kosovës me përvojë në teknologjinë solare dhe ka filluar si një biznes i vogël, duke ofruar zgjidhje solare për klientët e vet. Me kalimin e kohës, UNISOLAR ka rritur shpejtësinë e zhvillimit dhe ka zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për të përshtatur nevojat e klientëve të saj. Kompania ka vazhduar të investojë në teknologjinë solare dhe ka shënuar sukses në fushën e furrnizimit dhe instalimit të panelëve diellorë në objekte të ndryshme si shtëpi private, biznese dhe objekte publike në Kosovë. Sot, UNISOLAR është një nga liderët në tregun e energjisë diellore në Kosovë dhe ofron zgjidhje solare të personalizuara dhe inovative për klientët e saj. Kompania ka arritur të bëhet një zgjidhje e preferuar për klientët e saj për shkak të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, si dhe përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë së energjisë diellore.

• Tregjet dhe shërbimet: UNISOLAR ofron shërbime dhe zgjidhje solare për klientët e saj në tregun e energjisë diellore në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

• Struktura organizative: UNISOLAR L.L.C. është aksionare e kompanisë Albanian Solar Store në Shqipëri me 51% të aksioneve UNISOLAR L.L.C. themeluar edhe dy kompani të tjera me pronësi të plotë 100% të aksioneve UNISOLAR D.O.O. në Maqedoninë e Veriut dhe Balkan Solar Store në Kosovë, që kanë për qëllim vetëm shitjen e paneleve.

• Struktura operative: UNISOLAR L.L.C. përbëhet nga një staf profesional dhe i specializuar, i organizuar në departamente të ndryshme që janë përgjegjës për aspekte të caktuara të operacioneve të kompanisë. Ka të punësuar 9 punëtorë në Kosovë, prej tyre 7 janë inxhinierë të diplomuar dhe 2 janë të diplomuar në financa. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 6 punëtorë, prej tyre 3 inxhinierë dhe 3 teknik. Gjithashtu, UNISOLAR pranon shërbime profesionale nga jashtë (outsources) varësisht nga nevoja dhe kërkesa e tregut.

• Qëllimet financiare: Qëllimi financiar kryesor i UNISOLAR është rritja e fitimit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i kompanisë.

This article is from: