
11 minute read
3. PËRSHKRIMI I BIZNESIT
Unisolar LLC, është themeluar në Janar të vitit 2021, nga inxhinierët e energjisë elektrike dhe të asaj së ripërtrishme: Z.Bujar Guci dhe Z.Kadri Krasniqi në Gjakovë, Kosovë. Unisolar L L C u themelua duke parë nevojën për një kompani serioze, e cila do të ishte më pranë klientëve në fushën e energjisë të ripërtrirshme. Në një kohë të shkurtur kompania Unisolar L.L.C. u bë lidere në fushën e energjisë të ripërtrirshme në Kosovë dhe rajon.
Duke u bazuar në përvojat e mëhershme personale në sisteme energjetike dhe duke pasur të gjitha kualifikimet e nevojshme europiane për sistemet fotovoltaike, të dy bashkëthemeluesit themeluan kompaninë Unisolar L.L.C., me synimin që t’i arrinte majat e një biznesi të suksesshëm në fushën e energjisë së ripërtrishme në Kosovë e më gjërë.
Advertisement
Kompania jonë ka instaluar mbi 5 MWp sisteme fotovoltaike vetëm gjatë kësaj periudhe 20212022, duke përfshirë këtu sistemet fotovoltaike për vet-konsum. Poashtu, kompania është zgjeruar edhe më tutje, me hapjen e kompanive simotër në Maqedonin Veriore me seli në Shkup, dhe në Shqipëri me seli në Tiranë.
Kompania jonë po avancon shumë në intensifikimin dhe mobilizimin e klientëve për benefitet e përdorimit të teknologjive te gjelbërta dhe vetëdijësimin e ruajtjes së ambitentit. Kjo arrihet me anë të produkteve sa më kualitative në tregun botëror, të tilla si brendet me të cilat ne bashkëpunojmë si: AE SOLAR GMBH dhe GROWATT NEW ENERGY.
Qëllimi kryesor i Unisolar L.L.C. është të ndikojë në rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme në Kosovë dhe në rajon, duke ndihmuar në zvogëlimin e varësisë nga burimet e energjisë fosile. Kompania gjithashtu angazhohet në përdorimin e teknologjisë së pastër dhe në respektimin e mjedisit.
Unisolar L.L.C. është një kompani e re në tregun e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, por ka arritur të bëhet një zgjidhje e preferuar për klientët e saj për shkak të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, si dhe përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë së energjisë diellore.
• Mundësitë: Tregu për shërbimet e ofruara nga UNISOLAR L.L.C. në Kosovë është në nivel të lartë, në tregun e energjisë së rinovueshme. Ky treg përfshin të gjitha entitetet që kërkojnë zgjidhje të mbetjes së qëndrueshme për nevojat e tyre të energjisë, përfshirë klientët biznesorë dhe konsumatorët në të gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për momentin, UNISOLAR ofron shërbime të ndryshme për produktet dhe instalimin e paneleve solare dhe baterive të energjisë së rinovueshme, si dhe konsulencë për zgjidhjen e nevojave të energjisë së ndryshme të klientëve të tyre. Kompania gjithashtu ofron shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të energjisë së rinovueshme. Në përgjithësi,
UNISOLAR planifikon të ofrojë shërbime të ndryshme shtesë në të ardhmen që do të ndihmojnë në zgjidhjen e nevojave të energjisë së klientëve të tyre në një mënyrë më efektive dhe të qëndrueshme.
• Përshkrimi i shërbimeve: Kompania jonë është e profesionalizuar më një stafë të kualifikuar për projektimin, instalimin dhe monitorimin e gjithë sistemeve fotovoltaike duke përfshirë: o Sistemet gjeneruese – Prodhimin e energjisë për gjenerim/shitje. o Sistemet komerciale – ON GRID për vet-konsum. o Sistemet rezidenciale – ON GRID për vet-konsum. o Sistemet rezidenciale – OFF GRID për vet-konsum. o Sistemet rezidenciale – HIBRID – që suportojnë akumulimin e energjisë, për vetkonsum.



Së fundi, Unisolar L.L.C. është çertifikuar edhe për instalimin e mbushësve elektrik për bateritë e makinave elektrike të brendeve: o Growatt New Energy. o EVBox.
• Partnerët kryesorë: Unisolar L.L.C. është përfaqësues ekskluziv i kompanisë AE SOLAR GMBH, për panelet fotovoltaike në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo, na bënë krenar neve si kompani, duke n’a motivuar për arritjet e sukseseve sa më të larta në fushën e energjisë së ripërtrishme.
• Çmimet: Politikat e çmimeve mund të ndryshojë vazhdimisht në varësi të kostove të tyre të biznesit dhe faktorëve të tjerë të tregut. Çmimet e shërbimeve mund të ndryshojnë gjithashtu në varësi të projekteve specifike të cilat kanë nevoja të ndryshme dhe vështirësi të ndryshme. UNISOLAR mund të përdorë strukturën e çmimeve për të ndryshuar tregun e synuar në Kosovë në një mënyrë pozitive. Mund të krijojmë çmime tërheqëse për të bërë shërbimet më të arritshme për klientët e tonë. Përveç kësaj, mund të bëjmë shërbimet tona unike duke ofruar zgjidhje të personalizuara për klientët e tonë, duke përdorur materiale cilësore të sistemeve solare dhe duke ofruar konsulencë të specializuar për zgjidhjen e nevojave të energjisë së rinovueshme. Gjithashtu, mund të përdorim teknologji të avancuara për të bërë sistemet më efikase dhe të ulim kostot e instalimit dhe mirëmbajtjes.
• Mbulueshmëria: UNISOLAR L.L.C. është prezente në Shqipëri me 51% të aksioneve në Kompaninë Albanian Solar System (ASS) dhe në Maqedoninë e Veriut me 100% të aksioneve me UNISOLAR D.O.O. Gjithashtu, UNISOLAR ka 100% të aksioneve të kompanisë Ballkan Solar System e themeluar në Kosovë në vitin 2023, që ka për synim të mbuloj shitjen e paneleve diellore në tërë Ballkanin.
UNISOLAR L.L.C. pas importit të produkteve nga AE Solar Co, furnizon Albanian Solar System dhe Ballkan Solar System që kanë për qëllim vetëm shitjen e produkteve solare. Ndërsa, UNISOLAR në Maqedoninë e Veriut do të merret njejt sikurse UNISOLAR L.L.C. me të gjitha shërbimet sikurse në Kosovë.
Në bazë të kontratës me AE Solar Co, UNISOLAR L.L.C. ka për obligim që të furnizohet minimum 25 MW për çdo vit, ku si garancion për të përmbushur këtë obligim kontraktual ka deponuar 300,000.00 euro në AE Solar Co, ku i zbaton 5% për çdo faturë gjatë porosive.

4. ANALIZA E TREGUT
UNISOLAR L.L.C. është duke synuar tregun ballkanik Synimin kryesor e ka në tri vendet ku operon momentalisht Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, pasi që energjia diellore është në rritje gjithnjë e më tepër dhe qeveritë e këtyre vendeve kanë bërë angazhime për të promovuar energjinë e rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturë të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisë solare. Gjithashtu, ka pasur një rritje në investimet në sektorin e energjisë solare nga investitorët vendas dhe të huaj.
Në Kosovë, UNDP dhe Banka Botërore kanë ndihmuar në zhvillimin e projekteve të energjisë solare në disa pjesë të vendit. Në Shqipëri, ka pasur një rritje e ndjeshme e instalimeve solare në disa vite të fundit dhe qeveria ka bërë një angazhim për të rritur përdorimin e energjisë solare.
Në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka lansuar një program për të inkurajuar instalimin e paneleve diellore në shtëpi dhe ndërtesa publike.

Në përgjithësi, tregu i energjisë solare në këto vende ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim në të ardhmen. Megjithatë, kjo varet nga faktorë si politikat qeveritare, investimet dhe angazhimi i kompanive dhe individëve për të ndërtuar dhe përdorur teknologji të reja.
BE-ja dëshiron që, deri më 2030, energjia solare ta përbëjë burimin e saj të vetëm më të madh të energjisë. Kjo nënkupton pothuajse trefishimin – gjatë shtatë viteve të ardhshme – e kapacitetit të saj të prodhimit të energjisë solare.
Maqedonia e Veriut - Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, në shtator 2022, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 434 014 MWh energji elektrike, 31.945 mil. nm3 gaz natyror, 328 382 ton qymyr dhe 93 006 ton produkte nafte Në termocentrale prodhohet 48.9 përqind e energjisë elektrike, 30.4 % në termocentralet e kombinuara, 18.4 % në hidrocentrale, 1.6 % në centralet e erës, 0.4 % në panele solare dhe 0.3 % nga bimët e biogazit. Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100.0% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, që do të thotë që 98.6% e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Këto statistika na bëjnë që të investojmë në tregun e energjisë solare në Maqedoni.
Shqipëria - Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por, vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë për sa i përket rrezatimit diellor llogaritet 20-30% më mirë se vendet e tjera të rajonit si Maqedonia , Kosova apo mos themi më tej vendet e ftohta europiane.
Ka një potencial shumë të madh për të zhvilluar këtë lloj teknologjie të prodhimit të energjisë që nuk është në ato nivele që duhet të ishte Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021 në Shqipëri ishin në prodhim 11 centrale të vogla fotovoltaike, ndërsa nuk u vu në punë asnjë central i ri fotovoltaik.
Sipas një raporti gjatë vitit 2021 në Shqipëri 5 parqe fotovoltaike dhe 6 parqe për prodhimin e energjisë nga era morën miratim për lidhje me sistemin energjisë, ndërsa 6 parqe të tjera fotovoltaike morën opinion paraprak për lidhje me këtë sistem. Në vitin e 2022 vetëm dy centrale fotovoltaike, Parku i Karavastasë dhe impianti në digën e Hidrocentralit të Vaut të Dejës janë në ndërtim e sipër, ndërsa të tjerat në procedura përgatitore.
Kosova - Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%) Kosova gjatë viteve të fundit u përball me krizë të furnizimit me energji në sezonin dimëror, që paraqet kohën e pikut të kërkesës. Për të kapërcyer këto sfida Kosova është vend ku mund të zhvillojë energji edhe nga burimet e ripërtëritshme, këtu hyn energjia nga dielli. Energjia nga Dielli është drita dhe nxehtësia që absorbojmë përmes teknologjive të ndryshme. Kjo energji është më e lirë se alternativat tjera të përdorura deri më tani siç janë, lëndët djegëse fosile, nafta, gazi, thëngjilli, uji. Panelet solare prodhojnë energji elektrike falas dhe ulin faturat tuaja të energjisë elektrike.Efekti fotoelektrik i paneleve mundëson shndërrimin e energjisë diellore në energji eklektike përmes qelizave fotovoltaike që janë pjesë përbërëse e paneleve solare.
• Lloji i industrisë: Në tregun e energjisë diellore në Kosovë, ka një potencial të madh rritjeje, pasi qeveria e Kosovës ka bërë angazhime për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për prodhimin e energjisë diellore. Në Kosovë ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e energjisë diellore nga investitorët vendas dhe të huaj. Kjo ka hapur rrugën për tregti të mëtejshme dhe rritje të tregut të energjisë diellore në vend. Klientët e mundshëm të UNISOLAR L.L.C. janë institucione shtetërore, biznese private dhe individë që duan të ndërtojnë dhe të përdorin instalime diellore për prodhimin e energjisë. Institucionet shtetërore mund të jenë një klientelë e rëndësishme për UNISOLAR, pasi qeveria e Kosovës ka bërë angazhime për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për prodhimin e energjisë diellore. Tregu i energjisë solare në Kosovë ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim në të ardhmen. Në vitin 2020, rreth 94% e energjisë elektrike në Kosovë u prodhua nga termocentrali i KEK-ut, i cili përdor qymyr si burim energjie. Megjithatë, në vitin 2020 u instaluan 200 kW panele diellore në Kosovë, duke treguar një rritje në interesin për energjinë solare. Kompania UNISOLAR L.L.C. mund të përshtatet në grupin demografik të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla që janë të interesuar për të ndërtuar një burim të tyre energjie duke përdorur panele diellore. Klientela e mundshme përfshin edhe institucione publike si shkolla, spitalet, dhe institucionet tjera që janë të interesuar për të përdorur burime të rinovueshme energjie.
• Segmentimi i tregut: Segmentimi i tregut është një proces i identifikimit të grupeve specifike të konsumatorëve të cilët kanë nevoja dhe karakteristika të ngjashme, dhe mund të jenë interesuar për produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompania. Në rastin e UNISOLAR
L.L.C., segmentimi i tregut mund të bëhet duke marrë parasysh disa faktorë të rëndësishëm. Këtu janë disa segmente të mundshme të tregut për kompaninë: o Tregu i ndërtimit të rezidencave, ku UNISOLAR fokusohet në segmentin e ndërtimit të rezidencave të reja ose të rinovimeve të objekteve ekzistuese. Kryesisht janë shtëpi private, apartamente ose zona banimi të tjera ku qeveria ose pronarët janë të interesuar për përdorimin e energjisë solare për të zvogëluar koston e energjisë dhe ndikimin në mjedis. o Tregu komercial dhe industrial: Kompania synon segmentimin e bizneseve komerciale dhe industriale. Këtu përfshihen ndërmarrjet, fabrikat, hotelet, qendrat tregtare dhe institucionet e tjera që kanë nevojë për një sistem energjie solare për të zvogëluar kostot e energjisë dhe për të përmbushur qëllimet e tyre të qëndrueshmërisë ambientale. o Tregu i eksportit: kompania shfrytëzon tregjet ndërkombëtare për të eksportuar produkte dhe shërbime. Në këtë rast, UNISOLAR L.L.C. ka identifikuar vende të tjera kryesisht të Ballkanit që kanë nevojë për zgjidhje të energjisë solare dhe të ofrojë produkte dhe shërbime në ato tregje.
• Konkurenca: Për të përballuar konkurrencën, UNISOLAR L.L.C. mund të fokusohet në ofrimin e vlerës shtuar dhe përfitimeve të veçanta për klientët, si cilësia e lartë e produkteve, shërbimi i shkëlqyer ndaj klientëve, garancitë të gjata, kosto konkurruese, teknologjitë inovative, etj. Gjetja e një pozicionimi unik në treg dhe zhvillimi i një strategjie të përshtatshme marketingu janë faktorë të rëndësishëm për të bërë që UNISOLAR L.L.C. të dalë përpara në konkurrencë.
• SWOT analiza: SWOT analiza është një metodë analize strategjike që i lejon një kompanie të identifikojë dhe të vlerësojë pikëfuqitë (Strengths), dobësitë (Weaknesses), mundësitë (Opportunities) dhe kërcënimet (Threats) në mjedisin e saj të brendshëm dhe të jashtëm.
P Rpar Sit
• Cilësia e lartë e produkteve dheshërbimevetëofruaranga UNISOLAR.
• Përvojaegjatënëtreg,menjë historik të vlefshëm dhe të besueshëm.
• Strategjia e brendshme e zhvillimit të produkteve dhe inovacioneve, që ndihmon në ruajtjen e avantazheve konkurruese.
• Përfaqësimiimirënëtreg,me një reputacion të mirë dhe të ndërthurur me vlera si ndërgjegjësimi për ambientin dhe qasja e ndërgjegjshme ndajkonsumatorëve.
Mund Sit
• Zhvillimi i produkteve të reja dhe inovacioneve në energjinë e diellit, si dhe zgjeriminëtregjetereja.
• Kërkesaerriturpërenergjitë rinovueshme dhe marrëveshjet e reja për klimën,qëdotëndihmojnënë rritjen e kërkesës për produkteteUNISOLAR.
• Zgjerimi i infrastrukturës së transportit dhe energjisë së diellit, që mund të ndihmojë në rritjen e kërkesës për produktetëUNISOLAR.
• Ndërhyrja në partneritete strategjike me kompanitë që kanë një reputacion të mirë dhe mund të ndihmojnë në rritjenebiznesit.
Dob Sit
• Konkurenca e fortë në treg, e cila mund të pengojërritjenebiznesit.
• Ndikimi i politikës dhe i regulativave qeveritare mbi industrinë, duke përfshirë edhe tarifat doganore dhe politikat fiskale.
• Ndërprerjetnëfurnizimin e produkteve apo materialeve, si dhe ndryshimet në kushtet e kreditimit nga ana e bankave.
• Përdorimi i teknologjisë së vjetruar dhe/ose mungesa e infrastrukturës për të mbështeturprodhimin.
Rreziqet
• Konkurrenca e fortë nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare, që mund të pengojnë rritjenetregut.
• Rrezikungainstabiliteti politikdheekonomik,i cili mund të ndikojë në rritjenebiznesit.
• Rreziku nga ndryshimet në teknologjinë e diellit dhe në kërkesën e tregut, që mund të ndikojnënëtëardhmen ebiznesit.
• Ndikimi i çmimeve të naftës dhe energjisë tradicionale në çmimet e produkteve të UNISOLAR.
5. PLANI OPERATIV
Kompania UNISOLAR L.L.C. është duke u rritur sipas një trendi të shpejt, ku në bazë të pasqyrave financiare të audituara në vitin 2022 ka rritur shitjet për 85% nga viti 2021. Pritet që për vitin 2023 të ketë shitje në vlerë 20 milion euro apo 25 MW të instaluara panele. Kontrata me AE Solar Co na obligon që ti përmbushim këto objektiva duke mbuluar edhe tregun e Shqipërisë. Për të përmbushur nevojat e konsumatorëve me panelet diellore dhe instalimin e tyre me pjesët përcjellëse UNISOLAR L.L.C. ka nevojë për një kredi prej 1 milion eurove në mënyrë që ti paguaj porositë me parapagim dhe mos të ketë problem me qarkullimin e parasë, pasi që është e vështirë që të mbulohen të gjitha obligimet ndaj kontraktorit ku e bëjmë porosinë, e në anën tjetër pagesat nga klientët realisht bëhen pas instalimit të sistemeve.
• Përmbushja e porosive: Kompania jonë porosit çdo muaj rreth 1 milion vlerë me panele diellore dhe me paisjet tjera përcjellëse. Kjo na krijon kushte që të përmbushim të gjitha kërkesat nga stoku dhe klientët të mos presin për produktet që janë të interesuar që ti blejnë dhe instalojnë.
• Pagesa: Nëse kemi një aprovim të linjes kreditore prej 1 milion eurove, ne kryejmë obligimet e porosive të para prej furrnitorëve dhe pas instalimeve të sistemeve dhe shitjen e produkteve te klientët kryhen edhe pagesat, kështu që kemi një përparsi me qarkullimin e mjeteve dhe nuk kemi probleme me pagesat. Pagesat ndaj furnitorëve bëhen me parapagim, ndërsa pagesat që i pranojmë nga klientët realizohen pas instalimeve dhe funksionimit të tyre.
• Klientët kyç: Thuja se 95% e klientëve janë biznese të cilat instalojnë panelet diellore në kulmet e bizneseve të tyre. Një pjesë e madhe e klientëve nga bizneset merren me projekte, ku i blejnë panelet nga UNISOLAR L.L.C. dhe i instalojnë te personat fizik. Pjesa tjetër janë persona fizik.
• Resurset njerëzore: Eksperienca e punëtorëve profesional është një avantazh konkurues ku kemi krijuar besimin te klientët tanë. Përmes ekipit profesional ne kemi arritur që të krijojmë një klientelë e cila është ndarë shumë e kënaqur me instalimin dhe shitjen e sistemeve për panelet diellore.
