
1 minute read
UNISOLAR 2023-2027
Plan Biznesi

Advertisement




Hyrje
UNISOLAR LLC është kompani e re në tregun kosovar e cila është themeluar në vitin 2021, ku shumë shpejt ka krijuar klientët besnik dhe ka hyrë në tregun regjional. Për tu zhvilluar edhe më tepër menaxhmenti i kompanisë UNISOLAR ka marrë vendim që të kontraktoj një kompani profesionale e cila do të hartoj një plan biznesi 5 vjeçar 2023-2027, ku do ti paraqesë të gjitha objektivat e saj dhe vizionin se ku do të arrijë brenda 5 viteve.
Kompania e kontraktuar është MPR & Consulting e cila përbëhet nga espertë me përvojë shumë vjeçare dhe me thirrje akademike të cilët janë dëshmuar si në aspektin shkencor, po ashtu edhe në aspektin praktik.
Ky plan biznesi do të jetë një udhërrëfyes i menaxhmentit të kompanisë UNISOLAR dhe do të shërbejë si një rrugë drejt zhvillimit të kompanisë.
Arsyeja se pse nevojitet një plan biznesi është:
• Procesi i të menduarit dhe shkrimit të planit ofron qartësi për biznesin.
• Nëse nevojitet kapital nga burime të jashtme, investitorët duan të shohin një plan që demonstron një mirëkuptim dhe vizion solid për biznesin.
• Plani do të ndihmojë në prioritizimin e detyrave që janë më të rëndësishme.
• Me rritjen, plani ofron një kuptim të përbashkët të vizionit për udhëheqësit e rinj.
Ky plan biznesi përbëhet nga 7 kapituj kryesorë dhe anekset shtesë:
1. Përmbledhje ekzekutive
2. Përmbledhje e kompanisë
3. Përshkrimi i biznesit
4. Analiza e Tregut
5. Plani operativ
6. Plani i marketingut dhe i shitjeve
7. Pasqyrat financiare
8. Plani Financiar


