Njeriu dhe natyra 5

Page 1

Polikron F. Dhoqina Drita Kolndreu Marsela Allushi Jeton Halili

NJERIU DHE NATYRA

5 NJERIU DHE NATYRA 5
ISBN: 978-9951-786-65-2

Polikron F. Dhoqina Drita Kolndreu Marsela Allushi Jeton Halili

NJERIU DHE NATYRA

5

Për klasën e 5-të të arsimit fillor

BOTIME

Prishtinë, 2022

Lejohet për botim teksti shkollor për klasën e pestë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nr. xxx, të datës xxx.

Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit Korrik, 2015

BOTIME

Drejtoi botimin: Arlinda RRUSHI Recensentë të MASHTi-t: Lulzim Millaku, Dashurie Shaqiri, Shemsi Morina Redaktore: Aida BARO Korrektor: Beniamin SHURDHI Paraqitja grafike: Gazmir MYTEBERI Kopertina: Enkeleda REXHA Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë ISBN: 978-9951-786-65-2

© Botime Pegi sh.p.k, dega në Kosovë, gusht 2022 Të gjitha të drejtat për këtë botim në gjuhën shqipe janë tërësisht të zotëruara nga Botime Pegi shpk. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, pjesërisht ose tërësisht, pa miratimin paraprak nga botuesi.

Botime Pegi: cel: +355 069 40 075 02; e-mail: botimepegi@botimepegi.al; web: www.botimepegi.al Sektori i shpërndarjes: cel: +355 069 20 267 73; 069 40 106 88; e-mail: marketing@botimepegi.al Shtypshkronja Pegi: cel: +355 069 40 075 01; e-mail: shtypshkronjapegi@yahoo.com

Hyrje

Paketa e lëndës “Njeriu dhe natyra” për klasën e pestë përbëhet nga Libri i nxënësit, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit.

Libri i nxënësit është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Libri është i këndshëm, i përshtatshëm, i lehtë në përdorim dhe me gjuhë të kuptueshme, lehtësisht të perceptueshme si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit.

Libri i nxënësit dhe Fletorja e punës nxitin nxënësin dhe e përfshijnë atë në mënyrë aktive dhe bashkëpunuese për të zhvilluar aftësitë bazë të kërkimit shkencor.

Libri i nxënësit ka në themel katër koncepte bazë: Materia, vetitë dhe shndërrimet; Bota e gjallë; Proceset fizike; Toka, mjedisi dhe gjithësia. Përmbajtja e tyre zgjerohet dhe trajtohet përgjatë njësive mësimore. Renditja e njësive mësimore, interpretimi dhe gjuha e përdorur janë në përputhje me karakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësit.

Ky tekst përmban figura dhe pyetje që nxitin nxënësin të diskutojë me argumente, të zhvillojë ide për veprimtari praktike dhe të zgjerojë njohuritë rreth zhvillimit shkencor, duke rritur në këtë mënyrë të menduarit kritik dhe gjykues në nxjerrjen e përfundimeve.

Çdo njësi mësimore ka të njëjtën strukturë organizimi. Fillimisht prezantohen konceptet e njohura, të cilat u paraprijnë termave apo dukurive të reja që trajtohen në vijim.

Në rubrikën “Veprimtaria”, nxënësi orientohet dhe nxitet në kryerjen e punëve praktike, si dhe në arritjen e përfundimeve. Rubrika “Lexo, mendo dhe përgjigju” përforcon njohuritë e trajtuara gjatë orës mësimore. “Zbato njohuritë” është pjesa ku nxënësi shpreh me fjalë ose me shkrim atë çka mësoi në njësinë mësimore.

Fletorja e punës përmban ushtrime të ndryshme, të cilat nxënësi mund t’i kryejë në klasë ose si detyra shtëpie

Ju urojmë suksese!

Përmbajtje

TEMA 1: MATERIA, VETITË DHE SHNDËRRIMET

1.1 Ndryshimi i gjendjes së lëndës

1.2 Ndryshimet fizike dhe kimike të lëndës

1.3 Përdorimi i lëndës në jetën e përditshme

1.4 Metalet dhe vetitë e tyre

1.5 Mineralet në vendin tonë

1.6 Hekuri dhe alumini, përdorimi i tyre në jetën e përditshme

1.7 Përdorimi i gurit gëlqeror

1.8 Lëndët djegëse fosile, qymyri, nafta dhe gazi natyror

1.9 Ndotja e mjedisit

1.10 Shpyllëzimi 24

1.11 Si mund të zvogëlohet ndotja e mjedisit 26 Kontrolloni përparimin tuaj 28

TEMA 2: BOTA E GJALLË

2.1 Qeliza dhe zbulimi i saj 30

2.2 Organizmat dhe larmia e qelizave të tyre 32

Ndërtimi i qelizës shtazore 34 2.4 Ndërtimi i qelizës bimore 36 2.5 Nga qeliza tek organizmi 38

2.6 Shumimi i qelizave 40

2.7 Punë praktike: Vëzhgimi i qelizës bimore dhe shtazore me mikroskop 42

2.8 Puberteti 44

2.9 Ndikimi i pubertetit në marrëdhëniet me të tjerët

2.10 Si të ruhemi nga abuzimet 48

2.11 Njeriu dhe shëndeti

2.12 Ndikimi i ushqimit në shëndetin e njeriut

2.13 Pasojat e substancave të dëmshme

Kontrolloni përparimin tuaj

TEMA 3: PROCESET FIZIKE

3.1 Madhësitë fizike dhe matja e tyre

3.2 Gjatësia dhe matja e saj

6
8
10
12
14
16
18
20
22
2.3
46
50
52
54
56
58
60

3.3 Vëllimi dhe matja e tij

3.4 Masa dhe matja e saj

3.5 Koha dhe matja e saj

3.6 Temperatura dhe matja e saj

3.7 Puna në fizikë. Fuqia

3.8 Puna dhe energjia mekanike

3.9 Energjia diellore dhe përdorimi i saj

3.10 Energjitë e ripërtëritshme hidrike

3.11 Të tjera energji të ripërtëritshme

3.12 Nxehtësia dhe transferimi i saj

3.13 Moti dhe matjet për të

3.14 Era, retë dhe reshjet në Tokë

3.15 Elektriciteti

3.16 Rryma elektrike dhe burimet e saj

3.17 Qarku elektrik

3.18 Punë praktike: Qarku elektrik

3.19 Drita, burimet dhe karakteristikat e saj 94

3.20 Pasqyrimi dhe përthyerja e dritës 96

3.21 Drita dhe ngjyrat e saj 98 Kontrolloni përparimin tuaj 100

TOKA 4: MJEDISI DHE GJITHËSIA

Sistemi ynë diellor

Dielli, burim i jetës

Toka jonë

Punë praktike: Pasojat e rrotullimit të Tokës

Globi. Harta të ndryshme

Hëna, sateliti natyror i Tokës

Toka ndryshon

Lëvizja e ujit të deteve dhe oqeaneve

Atmosfera dhe elementet meteorologjike

Uji dhe rëndësia e tij për jetën

Kontrolloni përparimin tuaj

62
64
66
68
70
72
74
76
78
80
82
84
86
88
90
92
4.1
102 4.2
104 4.3
106 4.4
108 4.5
110 4.6
112 4.7
114 4.8
116 4.9
118 4.10
120
122

MATERIA, VETITË DHE SHNDËRRIMET

1.1 Ndryshimi i gjendjes së lëndës

Fjalë kyçe:

i ngurtë, i lëngët, i gaztë

Çfarë dallimesh kanë mes tyre guri, druri, uji dhe tullumbacja e fryrë?

Të gjitha gjërat përbëhen nga materia (lënda). Çdo lloj materieje ka vetitë e veta, të cilat na tregojnë sesi duket, ndihet ose shijon materia. Ngjyra, madhësia dhe forma janë gjithashtu veti të materies.

Materia mund të ekzistojë në tri forma të ndryshme: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë. Këto forma quhen gjendje të materies.

Si mund t’i grupojmë këto lëndë për nga gjendja e materies?

Lëndët e ngurta e ruajnë formën e tyre. Lëngjet rrjedhin dhe marrin formën e enës. Gazet po ashtu rrjedhin dhe marrin formën e enës ku ndodhen, ato mbushin gjithë hapësirën e enës. Nëse ena është e hapur, gazet kalojnë jashtë.

Në dallim prej trupave të ngurtë dhe të lëngët që mund të shihen me sy, prania e gazeve vërehet duke parë efektet e tyre.

A e dini se...

Në Teksas, në datë 05.02.2022 u vu re një dukuri e çuditshme: trungu i bimëve kërciste me një tingull si gjuajtje me armë. Për shkak të temperaturës së ulët, uji brenda trungut të bimëve kaloi në gjendje akulli. Si rezultat, vëllimi i ujit u rrit duke krisur lëvoren e drurit, shoqëruar me krismë.

Lënda përbëhet nga grimca shumë të vogla, që quhen molekula ose atome. Ato nuk mund të shihen me sy të lirë, por vetëm me mjete zmadhuese speciale.

Te trupat e ngurtë, grimcat janë të ngjeshura fort së bashku dhe nuk mund të lëvizin nga pozicionet e tyre (zakonisht, ato lëkunden në vend). Kjo është arsyeja që trupat e ngurtë e ruajnë formën dhe vëllimin e tyre.

Te lëngjet, grimcat janë afër njëra-tjetrës, por kanë më shumë liri lëvizjeje. Në dallim prej trupave të ngurtë, grimcat në një lëng nuk kanë pozicione fikse. Ato janë gjithmonë në lëvizje. Kjo shpjegon pse lëngjet marrin formën e enës ku ndodhen. Pra, lëngjet nuk kanë formë të caktuar, por kanë vëllim të caktuar.

i gaztë i lëngët i ngurtë

6
1

1

Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimet

Te gazet, grimcat janë larg njëra-tjetrës. Hapësirat ndërmjet tyre janë të mëdha në krahasim me madhësinë e vetë grimcës. Këto hapësira janë boshe ose vakum. Kjo shpjegon pse gazet mund të shtypen, çka tregon që hapësirat midis grimcave bëhen më të vogla. Nëse gazet vendosen në enë te hapura, ato shpërndahen në hapësirë. Pra, gazet nuk kanë as formë, as vëllim të caktuar.

Veprimtari

Parashikim i sjelljes së të grimcave për tri gjendjet e lëndës (e ngurtë, e lëngët, e gaztë).

Hapat që duhen ndjekur

1. Një grup nxënësish prej 5-6 vetash del para klasës.

Mjetet e nevojshme Hapësirë për t’u grupuar nxënësit.

2. Një nxënës tjetër jep komandën: “Imitoni një trup të ngurtë!” Nxënësit qëndrojnë afër njëri-tjetrit pa lëvizur.

3. Jepet komanda: “Imitoni një trup të lëngët!”

4. Sa afër do të qëndrojnë nxënësit me njëri-tjetrin? Si do të lëvizin?

5. Jepet komanda: “Imitoni një trup të gaztë!” Si do të jetë qëndrimi në grup? Si do të lëvizin nxënësit? Jepni përfundimin tuaj, bazuar në njohuritë e marra.

Lexo, mendo dhe përgjigju

Sipas karakteristikave të përmbledhura në tabelë, identifiko llojin e lëndës: a) druri, qumështi, akulli, ajri, guri, molla.

ngurtë

lëngët

gaztë

kanë vëllim të caktuar?

kanë formë të caktuar?

Sa e dendur është? Shumë e dendur

dendur Sa e lehtë është të copëzohet?

Cilat lëndë janë në gjendje të ngurtë?

Cilat lëndë janë në gjendje të lëngët?

Cilat lëndë janë në gjendje të gaztë?

njohuritë

Uji në gjendje të lëngët dhe akulli përbëhen nga të njëjtat grimca, por kanë veti të ndryshme. Sqaro pse.

7
Tema
1 2
Zbato
Karakteristikat I
I
I
A
PO PO JO A
PO JO JO
E dendur Jo e
Vështirë Vështirë Lehtë b)
c)
d)

Ndryshimet fizike dhe kimike të lëndës

Fjalë kyçe:

ndryshim fizik, ndryshim kimik

Çfarë ndryshimi pëson lënda gjatë prerjes së drurit në copëza të vogla?

Djegia e drurit është ndryshim kimik apo fizik?

Si mund të dallojmë nëse ka ndodhur një ndryshim kimik ose fizik i lëndës?

Gjatë ndryshimeve fizike, lënda e ruan përbërjen e saj. Ndryshimi fizik përgjithësisht është i kthyeshëm dhe nuk formohet asnjë lënde e re. Për shembull: uji, akulli dhe avujt e ujit janë ujë. Këto ndryshime të gjendjes agregate të ujit janë të kthyeshme në varësi të temperaturës. Ndryshime fizike janë: ndryshimi i gjendjes agregate të lëndës (shkrirja, avullimi etj.), ndryshimi i madhësisë së lëndës (prerja, bluarja), tretja e substancave në tretës të caktuar (tretja e kripës në ujë) etj. Zakonisht, ndryshimet fizike vërehen fare lehtë, p.sh. merr një fletë fletoreje dhe prite në katër pjesë katrore. Vendosi këto pjesë në dysheme apo tavolinë, në mënyrë që copat të marrin formën e fletës origjinale. Ky është një ndryshim fizik i lëndës.

Pse mjegullohet xhami i syzeve gjatë dimrit, kur hyjmë nga mjedisi i jashtëm në banesë? Ndryshimi i gjendjes së ujit nga gjendja e ngurtë (akulli) në gjendje të lëngët apo avuj uji, për shkak të temperaturës, është ndryshim fizik.

Gjatë ndryshimeve kimike prodhohet lëndë e re. Lënda e re ka veti të ndryshme nga ajo fillestare. Kështu për shembull, djegia e letrës, shpërthimi i fishekzjarrëve janë ndryshime kimike. Një shpërthim i tillë prodhon nxehtësi, dritë dhe gaze të pakëndshme që ndotin mjedisin. Për këtë arsye është e këshillueshme që të mos luani me fishekzjarrë. Ndryshime kimike janë: djegia e qiririt, djegia e druve, ndryshkja e metaleve, frymëmarrja, tretja e ushqimit, fotosinteza etj.

8 1.2

Veprimtari

Përcaktimi i ndryshimeve të lëndës. Hapat që duhen ndjekur Ndajeni mollën dhe pataten në dy pjesë. Vrojtoni ngjyrën e mollës dhe patates menjëherë pas prerjes dhe dhjetë minuta pas prerjes. Copat e mollës dhe patates ndryshojnë ngjyrë nga e bardha në ngjyrë kafe.

Mjetet e nevojshme një mollë, një patate, thikë frutash.

Nxirrni përfundimin tuaj. Kalbja e pemëve dhe perimeve është ndryshim kimik apo fizik?

Përcakto nëse ndryshimi i lëndës është fizik apo kimik.

Formimi i plehut organik nga gjethet është ndryshim

Tretja e ushqimit në trupin tonë është ndryshim

Ndryshkja e portave të hekurit është ndryshim

Shkrirja e akullit është ndryshim

Shpërthimi i fishekzjarrëve është ndryshim

Djegia e qiriut është ndryshim

disa ndryshime të lëndës që ndodhin në natyrë, si dhe trego nëse këto ndryshime janë fizike apo kimike.

9 Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1
a.
b.
c.
d.
e.
f.
Identifiko
1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Fjalë kyçe: materialet, metalet, jometalet, vetitë e materialeve

Përdorimi i lëndës në jetën e përditshme

Nga se përbëhen sendet?

Vëzhgoni ilustrimin përbri. Çfarë shihni? Diskutoni me grupin tuaj se çfarë tregon ai. Pse janë bashkuar disa materiale?

Çdo material ka vetitë e veta. Materialet mund t’i përshkruajmë sipas ngjyrës dhe formës. Mund të ndiejmë nëse janë të forta apo të buta. Nëpër disa materiale kalon drita e mund të shohim përmes tyre. Këto materiale janë transparente. Disa materiale janë me shkëlqim. Disa të tjera mund të lakohen dhe të kthehen përsëri në gjendjen e tyre fillestare. Ato janë elastike. Ne mund t’i grupojmë materialet, duke u bazuar në vetitë e tyre, si ngjyra, forma, fortësia, shkëlqimi etj.

Shikoni dy fotografitë e kolibeve të qenushëve. Kolibja 1 dhe kolibja 2 janë ndërtuar me materiale të ndryshme. Për ndërtimin e tyre janë përdorur: tulla, tjegulla, dru, metale, plastikë, gozhda, beton, armaturë etj. Armatura dhe gozhdët janë metale, kurse tjegullat, tullat, druri, plastika, betoni janë jometale.

Metalet kanë veti kimike të përbashkëta. Prej vetive kimike të metaleve përmendim: shkëlqimin, lakueshmërinë, përçueshmërinë e nxehtësisë dhe përçueshmërinë elektrike.

Metalet kanë mijëra përdorime në jetën e përditshme. Telat brenda kabllove elektrike janë prej metali. Pa kabllo elektrike, nuk do të kishim rrymë elektrike. Po ashtu, trupat e makinave, kamionëve, trenave, aeroplanëve, kornizat metalike të dritareve, armatura mbështetëse brenda betonit me të cilin ngrihen ndërtesa të larta, ura etj., janë të gjitha prej metali. Te grupi i jometaleve bëjnë pjesë letra ose kartoni, pëlhura, sendet plastike,, tapa, sfungjeri, leshi, pambuku, shkumësi, xhami etj.

Jometalet kanë veti të ndryshme nga metalet. Ato nuk kanë shkëlqim metalik, mund të jenë të buta ose elastike si p.sh. goma, mund të jenë të forta ose të brishta si qelqi, nuk e përcjellin mirë elektricitetin dhe nxehtësinë, përdoren si izolatorë etj.

10 1.3
1 2

Materialet mund të bëhen më të forta kur përzihen me materiale të tjera.

Me përzierjen e hekurit me metale të tjera fitohet një material shumë i fortë, i quajtur çelik. Për shembull, pirunët, lugët, çezmat, tubat e ujit përbëhen nga çeliku, i cili nuk ndryshket. Ndërtuesit përziejnë rërën, ujin dhe çimenton për të përftuar betonin, i cili kur është i lagësht është i butë si balta, por kur thahet shndërrohet në material shumë të fortë.

Identifikimi i materialeve nga të cilat përbëhen disa trupa rreth nesh.

Hapat që duhen ndjekur

• Gjeni dhe vëzhgoni objekte të ndryshme në klasë.

• Gjeni materialet prej të cilave përbëhen objektet dhe shënoni emrat e tyre.

• Tregoni para klasës se çfarë keni gjetur. Nga se përbëhen këta trupa?

a. Cilat janë disa veti të metaleve?

b. Çfarë vetie kanë materialet transparente?

Çfarë materiali duhet të përdoret për të ndërtuar një kolibe për qenushin tënd, në mënyrë që ajo të jetë e freskët gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit?

11 Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1
Mjetet e nevojshme një letër dhe një laps
1 2 Lexo,
mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë
Veprimtari

1.4 Metalet dhe vetitë e tyre

Fjalë kyçe:

metale, legura, veti magnetike, përcjellshmëri elektrike, ndryshk

Çfarë materialesh duhet të përdoren për të ndërtuar një lopatë?

Pse e humbasin shkëlqimin objektet prej metali, pas njëfarë kohe?

Nëse hulumtoni në kuzhinë, mund të gjeni lehtë sende metalike, si: tenxhere, tigan, pirun, lugë, tas alumini, tel kuzhine etj. Po ashtu, makinat, biçikletat, avionët, automobilat, lokomotivat dhe veglat e ndryshme përbëhen nga metalet dhe përzierjet e tyre (legurat).

Në grupin e metaleve bëjnë pjesë: hekuri, alumini, bakri, kromi etj. Metalet kanë veti fizike të veçanta, siç janë: shkëlqimi metalik, përcjellshmëria elektrike dhe ajo e nxehtësisë, fortësia e madhe dhe qëndrueshmëria, ato mund të farkëtohen dhe kanë veti magnetike etj. Fjala veti përdoret për të përshkruar një material ose objekt dhe tregon tiparet dalluese të tij. Si tipar dallues i metaleve është shkëlqimi i tyre dhe quhet shkëlqim metalik. Ky shkëlqim vjen për shkak të aftësisë së tyre të fuqishme për të reflektuar rrezet e dritës. Metalet si argjendi, alumini, paladiumi kanë reflektimin më të lartë. Ato përdoren në prodhimin e pasqyrave.

Metalet përpunohen lehtë. Disa metale janë më elastike e disa të tjera më pak. Edhe forma e tyre mund të ndryshohet. Për shembull, vetëm prej 1 gram ari mund të bëhet një tel i hollë me gjatësi prej 3,5 km, i cili nuk ndryshket.

Metalet përcjellin rrymën elektrike dhe nxehtësinë

Metalet kanë përçueshmëri të lartë të nxehtësisë dhe të rrymës elektrike. Prej metaleve, përçuesit më të mirë të rrymës elektrike janë bakri, argjendi dhe alumini.

Disa veti të tjera të metaleve

Metalet mund të janë magnetike dhe jomagnetike. Kur metale, si: hekuri, nikeli, kobalti etj. vendosen pranë një magneti, ato tërhiqen nga magneti

12

Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1

dhe themi se kanë veti magnetike. Ndërsa disa metale të tjera si: alumini, bakri, plumbi etj. nuk tërhiqen nga magneti dhe themi se nuk kanë veti magnetike. Në kushte normale, metalet janë në gjendje të ngurtë, me përjashtim të merkurit, që është në gjendje të lëngët. Pika e shkrirjes së shumicës së metaleve është e lartë, dhe mund të sillet prej 40 deri 3400 gradë Celsius. Shumica e metaleve mund të nxehen në temperatura të larta, pa u shkrirë apo ndryshuar forma e tyre. Kjo është një nga arsyet pse tenxheret dhe tiganët prodhohen prej metali. Metali me pikën më të lartë të vlimit dhe me fortësinë më të madhe është Volframi, 5930°C, i cili përdoret kryesisht për prodhimin e fijeve të llambës ndriçuese.

Ndryshkja e metaleve

Disa materiale metalike kur janë të reja, shkëlqejnë, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tyre humbet, ato bëhen me njolla, pra ndryshken. Shkëlqimi i tyre metalik humbet pas qëndrimit për disa javë në ajër të lagësht, në tokë ose në ujë. Ndryshkja e metaleve mund të parandalohet. Para së gjithash, objektet metalike duhet të izolohen nga lagështia. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, për shembull, duke e ruajtur objektin metalik në një vend të thatë, duke lyer sipërfaqen e objektit me ngjyrë ose duke e veshur me plastikë.

Veprimtari

Përcjellja e nxehtësisë në trupa të ndryshëm.

Mjetet e nevojshme një gotë, lugë metalike, lugë plastike, lugë druri

Hapat që duhen ndjekur Mbushni një gotë me ujë të nxehtë. Vendosni në gotë një lugë metalike, një lugë druri dhe një lugë plastike. Pas njëfarë kohe qëndrimi në ujë të nxehtë, do të vëreni se luga metalike nxehet më shumë sesa luga plastike dhe ajo e drurit. Nxirrni përfundimin tuaj nga ky eksperiment. Cili material e përcjell më mirë nxehtësinë?

mendo

a. Shpjego prej çfarë materialesh janë të përbëra pjesët e biçikletës.

b. Hulumto prej cilave metale përbëhen objektet në dhomën ose klasën tënde.

c. Diskuto me shokët për përdorimin dhe vetitë e metaleve në jetën e përditshme. Cilën enë do të zgjedhësh për të pirë çajin? Një enë qelqi, porcelani apo metali? Pse?

Zbato njohuritë

13
1 2 Lexo,
dhe përgjigju

1.5

Fjalë kyçe: minerale, xeherorë, miniera

Mineralet në vendin tonë

Toka na siguron burimet kryesore për jetesë, siç janë: ushqimi, energjia, banimi, transporti, veshmbathja, etj. Nga Toka marrim edhe metalet, si dhe lëndët e djegshme për energji.

Shumë substanca të zakonshme që gjenden në Tokë përbëhen nga minerale. Mineralet janë substanca të ngurta që gjendet në natyrë. Kripa e kuzhinës, ari dhe hekuri janë minerale. Edhe grafiti në lapsin tuaj është mineral. Mineralet janë blloqet ndërtuese të shkëmbinjve.

Ato gjenden nën tokë dhe mbi tokë. Ato madje janë të pranishme edhe në fund të oqeanit. Ka më shumë se 3000 lloje të ndryshme mineralesh. Çdo mineral ka vetitë e veta.

Ngjyra

Është e lehtë të vëzhgosh ngjyrën e një minerali. Shumica e mineraleve janë njëngjyrëshe. Megjithatë, disa, si kuarci për shembull, kanë shumë ngjyra. Disa të tjera, si ari dhe piriti, kanë të njëjtën ngjyrë. Por për të identifikuar një mineral nuk mund përdoret vetëm ngjyra.

Shkëlqimi

Si karakteristikë tjetër e mineraleve është shkëlqimi. Disa minerale kanë shkëlqim si të metaleve, ndërsa disa të tjera nuk kanë shkëlqim. Shkëlqimi është një tjetër veti e përdorur për të identifikuar një mineral.

Fortësia

Fortësia e një minerali përshkruan se sa lehtë mund të gërvishtet.

Disa minerale, si grafiti, talku dhe gipsi, janë të buta. Ato mund të gërvishten me thonj. Mineralet e tjera, si diamanti dhe kuarci, janë shumë të forta dhe nuk mund të gërvishten.

Korja e Tokës përbëhet prej shkëmbinjve, të cilët dallohen për nga vetitë e tyre dhe mënyra e formimit.

14

Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1

Në disa shkëmbinj, ka minerale të cilat përmbajnë metale, si: hekuri, alumini, kromi, bakri etj. Shkëmbinjtë që përmbajnë minerale quhen xehe. Vendi ku nxirren xehet quhet xeheror ose minierë. Njerëzit që nxjerrin xehen quhen xehetarë ose minatorë. Prej xeheve përftohen metale, si: hekuri, alumini, plumbi, bakri etj.

Mineralet në vendin tonë

Kosova ka pasuri të shumta natyrore. Ato janë të shumëllojshme në sasi dhe cilësi. Minierat kryesore, të cilat gjenden në territorin e Kosovës janë: minierat e Plumb-Zinkut të kompleksit “Trepça” në Mitrovicë, si dhe minierat e Artanës, të Hajvalisë, Kishnicës dhe Badovcit. Në këto miniera nxirren mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit etj.

Kosova është e pasur edhe me jometale si: argjila, kuarc betoni etj.

Argjila në Kosovë është gjerësisht e përhapur. Dikur, në shumë qendra të Kosovës ekzistonin fabrika për prodhimin e tullave dhe tjegullave. Vendi ynë është i pasur edhe me materiale ndërtimi të cilësisë së lartë si: granitet, gëlqeroret dhe mermerët. Guri dekorativ, guri gëlqeror, mermeri i gjelbër gjenden kryesisht në krahinën e Deçanit dhe të Pejës.

15
a. Plotëso fjalitë e mëposhtme:
quhen xehe. quhen xeherorë. quhen xehetarë.
b. Cilat janë minierat më të rëndësishme në Kosovë? Cilat karakteristika përdoren për të dalluar mineralet? Rendit disa prej tyre. 1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Fjalë kyçe:

1.6 Hekuri dhe alumini, përdorimi i tyre në jetën e përditshme

ndryshkje, shkëlqim metalik, korrozion

Nëse vendosim një gozhdë dhe një lugë gjelle në ujë të kripur për disa ditë, do të vërejmë se gozhda do të ndryshojë pamjen e saj për shkak të ndryshkjes, ndërsa luga e gjellës do të mbetet e njëjtë. Si mendon, pse ndodh kjo? Gozhdët janë prej hekuri, kurse luga e gjellës prej alumini.

Përftimi dhe përpunimi i hekurit

Hekuri përbën 5% të kores së Tokës dhe është metali i dytë më i bollshëm pas aluminit. Hekuri është përftuar qysh në lashtësi, rreth 3000 vjet para epokës sonë, në Egjipt.

Hekuri fitohet prej xehes së hekurit. Xehet më të rëndësishme janë: piriti, hematiti dhe magnetiti. Në sasi të vogël, hekuri gjendet edhe i tretur në ujë e shërben si ushqim për bimët. Hekuri ka rëndësi të madhe edhe për shëndetin e njeriut. Nëpërmjet bimëve dhe kafshëve që ne i përdorim si ushqim, ky hekur mbërrin në trupin tonë. Mungesa e tij shkakton sëmundje te njeriu, siç është anemia.

Hekuri i pastër përftohet në industri nga shkrirja e xehes së hekurit në shkritore. Hekuri dhe prodhimet e tij p.sh., çeliku, përdoren për të bërë stufa, gypa, pllaka e lastra që shërbejnë për mbulimin e pullazeve, pjesë makinash, gozhdë, binarë hekurudhe etj. Po ashtu, hekuri përdoret edhe për ndërtimin e bazave të urave, dyerve dhe dritareve, varkave, tubacioneve të ujit, rrethojave të kopshteve etj.

A e dini se...

Sasia e hekurit që gjendet në gjakun e njeriut do të mjaftonte për prodhimin e një gozhde.

Alumini

Alumini fitohet me shkrirjen e xehes së aluminit, e cila ka ngjyrë të kuqe dhe quhet boksit. Alumini është metal i lehtë, me ngjyrë të bardhë, që shkëlqen, nuk ndryshket në ajër dhe ujë. Harkohet lehtë në fletëza të holla. E përçon mirë nxehtësinë. Meqenëse është i lehtë dhe i qëndrueshëm, ai përdoret për prodhimin e enëve të kuzhinës, përçuesve të rrymës elektrike, tavolinave dhe karrigeve, letrës së aluminit për paketime ushqimi, ambalazhit për kozmetikë,

16
hematiti magneti piriti

për telefonat e mençur, për prodhimin e llambave LED, printerët 3D të së ardhmes, pjesëve për makina dhe motorë, e sidomos për prodhimin e aeroplanëve. Madje, alumini përdoret edhe në makinat elektrike për t’i bërë ato sa më të lehta.

Lidhja e aluminit me litiumin dhe elemente të tjera si titani, nikeli, bën që ai të përdoret për ndërtimin e anijeve kozmike, raketave, sepse është më i lehtë dhe më i qëndrueshëm në kushte të hapësirës kozmike.

Aftësia e lartë reflektuese e aluminit bën që ai të përdoret për prodhimin e sipërfaqeve reflektuese të aparateve të ngrohjes, ndriçimit, pasqyrave etj.

Për shkak të rezistencës së lartë në korrozion, alumini përdoret për prodhimin e enëve për ruajtjen e ushqimit. Pothuajse të gjitha pajisjet me cilësi të lartë janë prej alumini: korniza dhe kapakë telefonash, kompjutera, tabletë, laptopë dhe shumë më tepër.

17 Tema 3
Materia, vetitë dhe shndërrimet
Tema 1
a. Trego dallimin ndërmjet hekurit dhe aluminit sa i përket vetive. b. Si përftohet hekuri nga xehet e tij? c. Pse alumini ka përdorim më të madh se hekuri në ndërtimin e makinave dhe aeroplanëve? 1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë Vetitë Hekuri Alumini Përdorimi Ndryshkja Pesha Shkëlqimi Elasticiteti Qëndrueshmëria
boksiti

1.7 Përdorimi i gurit gëlqeror

Çfarë materiali përdorim për të shkruar në tabelë të zezë?

Fjalë kyçe:

gur gëlqeror, shkumës, gëlqere, çimento, mermer, granit, argjilë

A keni menduar ndonjëherë për materialin që përdoret për lyerjen e mureve të shtëpive?

Shkumësi, gëlqerja, mella për çimento, janë disa nga llojet e gurit gëlqeror. Guri gëlqeror u nevojitet bimëve për ushqim. Zakonisht, bimët e shfrytëzojnë gurin gëlqeror në formë të tretur në ujë, njësoj si tretet kripa apo sheqeri në ujë.

Si u krijua guri gëlqeror

Po të shëtisim nëpër male të larta, shpesh hasim guaska të gjallesave të detit. Si vallë, kanë ardhur guaskat e kafshëve të detit deri në malet e larta? Në kohë shumë të lashta, për shkak të çrregullimeve tokësore si tërmetet apo të lëvizjes së kores së Tokës, aty ku sot është tokë, dikur ka qenë det, dhe e kundërta, atje ku gjenden sot detet, dikur ka qenë tokë. Kështu, në dete dhe oqeane kanë jetuar gjallesa me guaska gëlqerore. Pas vdekjes së tyre, këto guaska janë grumbulluar në fund të detit ose oqeanit në formën e shtresave. Për miliona vjet, këto shtresa janë ngjitur mes tyre, duke krijuar kështu një shtresë të trashë malesh gëlqerore. Këto male përbëhen prej guaskave të gjallesave të detit, argjilës, rërës, mbeturinave të bimëve etj. Që kjo është e vërtetë, e tregojnë edhe guaskat e kafshëve të detit që gjenden në gurin gëlqeror.

A e dini se...

Edhe po të vrojtojmë me mikroskop pluhurin e shkumësit, do të konstatojmë se ai përbëhet nga shumë guaska, mbeturina të imta të kafshëve të vogla, të cilat dikur kanë jetuar në det.

Identifikimi i gurit gëlqeror.

Hapat që duhen ndjekur

1. Vendosini gurët në një enë. Hidhni pak uthull mbi ta.

2. Po të hidhni pak uthull mbi gurin gëlqeror, ai shkumon dhe shushurit sikur vlon.

Mjetet e nevojshme disa lloje gurësh, mes tyre edhe një gur gëlqeror, uthull, një enë

18
Veprimtari 1

Shkumësi është një lloj guri gëlqeror me ngjyrë të bardhë dhe i butë. Ai mund të thërrmohet lehtë e të kthehet në pluhur.

Gëlqerja mund të jetë e pashuar dhe e shuar. Duke e pjekur gurin gëlqeror në furrat e gëlqeres, fitohet gëlqerja e pashuar. Kur gëlqeres së pashuar i shtohet ujë, fitohet një qull i bardhë dhe i dendur, që quhet gëlqere e shuar. Prej kësaj gëlqereje, ujit dhe rërës përgatitet mallteri. Gëlqerja e shuar përdoret edhe për gëlqerosjen e mureve.

Çimentoja nxirret nga guri i çimentos, i quajtur mellë. Mella është formuar gradualisht, duke u shtresuar argjila dhe guri gëlqeror. Pasi bluhet dhe piqet guri i çimentos, përftohet pluhuri i çimentos. Çimentoja është një lidhës që përdoret në ndërtim. Kur çimentoja përzihet me ujë, pas një kohe të shkurtër, forcohet si gur. Sa më gjatë të qëndrojë në ujë, aq më shumë forcohet.

Zakonisht, kur përzihet rëra me çimento dhe ujë, përftohet një material i fortë, i quajtur beton, i cili përdoret për ndërtimin e urave, ndërtesave për banim, fabrikave etj.

Mermeri është një lloj guri gëlqeror i fortë. Mermeri i lëmuar ka ngjyra të ndryshme (të bardhë, të kuqërremtë, të murrme, të zezë). Për shkak të bukurisë dhe shkëlqimit të vet, mermeri përdoret për veshjen e mureve të banesave dhe lokaleve, veshjen e monumenteve kulturore etj.

Graniti - Në dallim prej gurëve gëlqerorë, graniti formohet nga shpërthimi i magmës së shkrirë në thellësi të Tokës që nga hapësirat e nëndheshme e deri në sipërfaqen e saj. Prandaj, graniti është i fortë. Graniti më shpesh ka ngjyrë të përhimët, por ka edhe granit në ngjyrë të gjelbër. Po ta thërrmojmë granitin me çekiç, shohim se ai përbëhet prej pjesëve të ndryshme gurore. Pjesët e forta të granitit janë kuarcet, me të cilin mund të gërvishtet edhe qelqi. Për shkak të fortësisë së vet, graniti është i përshtatshëm për ndërtimin e themeleve të ndërtesave të mëdha, ndërtimin e këmbëve të urave, për shkallët etj.

Veprimtari 2

Hulumtimi i fortësisë së mermerit dhe granitit.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme një copë mermeri, një copë graniti

Merrni një copë gëlqerori mermer dhe një copë granit. Fërkojini me njëri-tjetrin. Vrojtoni cili prej këtyre materialeve do të gërvishtet.

Nxirrni përfundimin tuaj.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Si është krijuar guri gëlqeror?

b. Si fitohet gëlqerja e pashuar dhe e shuar nga guri gëlqeror?

c. Bëj dallimin ndërmjet mermerit dhe granitit.

d. Prej cilit material përbëhen tjegullat dhe tullat?

Zbato njohuritë

Rendit disa prej materialeve, të cilat përdoren për të ndërtuar ura dhe ndërtesa të larta.

19
Tema
3
Materia, vetitë dhe shndërrimetTema
1
1 2

1.8

Lëndët djegëse fosile, qymyri, nafta dhe gazi natyror

Fjalë kyçe:

karburant, fosil, naftë, benzinë, vajgur, vaj motorësh, gaz natyror, metan

A keni menduar ndonjëherë se si prodhohet rryma elektrike në Kosovë? Pjesa më e madhe e rrymës elektrike në vendin tonë prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Lëndët djegëse fosile janë formuar miliona vjet më parë nga bimët dhe kafshët e vogla pa jetë, të depozituara në fundin e moçaleve dhe kënetave. Ato kthehen dalëngadalë në qymyr, naftë ose gaz. Lëndët fosile janë burime energjie që nuk ripërtërihen. Kjo do të thotë se nëse i harxhojmë, ato nuk mund të formohen sërish.

Qymyri

Qymyri është krijuar para miliona vjetësh prej bimëve. Pemët marrin energji nga Dielli, ndërkohë që rriten. Kur kalben, ato bien në kënetë dhe mbulohen nga shtresa e baltës. Kështu, druri kthehet dalëngadalë në qymyr.

Minatorët nganjëherë gjejnë drurë të tërë të karbonizuar, që qëndrojnë vertikalisht ashtu siç kanë qenë dikur. Sa më e gjatë të jetë koha e formimit të qymyrit, aq më cilësor është ai. Kosova është e pasur me qymyr. Në territorin e saj, vendburimet e qymyrit (linjitit) gjenden në basenin e Dukagjinit dhe Drenicës.

Nafta

Nafta është karburant fosil në gjendje të lëngët. Ka ngjyrë kafe në të zezë, por edhe ngjyrë të çelët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga përbërja e saj kimike. Nafta është formuar nga organizma të vegjël bimorë dhe shtazorë, të ngordhur, të cilët janë depozituar përpara miliona vjetësh në fundin e ujërave të liqeneve, deteve dhe oqeaneve. Nën veprimin e mikroorganizmave, trysnisë dhe temperaturës së lartë, ata kanë filluar të zbërthehen, duke u kthyer në lëngje të yndyrshme. Mbetjet e tyre janë grumbulluar në fundin e ujërave dhe, me kalimin e kohës, janë mbuluar me rërë.

A e dini se...

Emërtimi “naftë” ka prejardhje nga gjuha persiane, Nafta, që d.m.th. djersitur, djersë toke. Emërtimi tjetër “petroleum” përbëhet prej fjalës greke “Petros” - gur dhe fjalës latine “Oleum” - vaj.

20
Moçal Terren Koha Ligniti Qymyri Nxehtësia dhe presioni

Nafta nxirret nga thellësi të ndryshme të tokës. Ajo mund të dalë vetë në sipërfaqe të tokës, nëse është nën shtypjen e gazeve. Mirëpo, presioni i gazeve shpeshherë nuk është i mjaftueshëm, prandaj duhet ushtruar presion artificial nga jashtë. Sot, në shumë vende të botës, nafta dhe gazi natyror nxirren me pompa nga thellësitë nën fundin e deteve dhe oqeaneve.

Gazi natyror

Gazi natyror, në dallim nga nafta, është formuar në thellësi më të mëdha dhe temperaturë më të lartë. Gazi natyror është përzierje gazesh. Nafta dhe gazi natyror shpesh gjenden së bashku. Në këto raste, gazi natyror mund të jetë i tretur në naftë. Gazi natyror ka erë karakteristike dhe kjo bën të mundur të zbulohet lehtë, në rast se ka rrjedhje të tij në lokalet e banimit. Gazi natyror, kur digjet, ndot më pak mjedisin në krahasim me naftën dhe qymyrin.

Pas qymyrit dhe naftës, gazi natyror është burimi i tretë për prodhimin e energjisë elektrike. Ai përdoret edhe si karburant për automjetet, kushton më lirë se benzina, çliron më shumë energji sesa ajo dhe e ndot më pak mjedisin.

Përdorimi i lëndëve djegëse

Lëndët djegëse janë shumë të rëndësishme për botën moderne, sidomos për transport, për prodhim elektriciteti, për ngrohje etj. Krahas kësaj, qymyri, nafta dhe gazi natyror si lëndë djegëse fosile përdoren në: furra të larta për shkrirjen e xeheve, për gatim e ngrohje në shtëpi, si lëndë e parë në industri etj. Me përpunimin e naftës përftohen lëndë të ndryshme djegëse, si: benzina për automobilat, kerozina për aeroplanët, mazuti për termocentrale etj. Po ashtu, prej naftës përftohet vaji për makinat, asfalti etj.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Prej nga vjen emërtimi naftë dhe petrol?

b. Shpjego si është formuar qymyri, nafta dhe gazi natyror.

c. Si dallohet prania e gazit metan në ajrin e lokaleve të banimit?

d. Cili karburant fosil ndot më pak mjedisin, kur digjet: qymyri, nafta apo gazi natyror?

Zbato njohuritë

Shkruaj disa veprimtari nga jeta e përditshme gjatë të cilave përdoren lëndët fosile.

21
Tema
3
Materia, vetitë dhe shndërrimet
Tema 1
1 2

1.9

Fjalë kyçe:

ndotje e mjedisit, efekti “serrë”, shi acid

Ndotja e mjedisit

Si mendoni, pse gjatë stinës së dimrit, ajri në zonën tuaj është më i ndotur se gjatë verës?

Gjatë dimrit, për ngrohjen e shtëpive përdoren lëndë djegëse fosile, të cilat çlirojnë në atmosferë ndotës të ndryshëm.

Po ashtu, makinat, fabrikat e uzinat lëshojnë në ajër lëndë ndotëse.

Çdo ndryshim i përbërjes së ajrit, tokës dhe ujit quhet ndotje. Gjatë djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror çlirohet sasi e madhe e ndotësve në ambient: në ajër, ujë dhe tokë.

SHIU ACID

Shiu acid

Këta ndotës, jo vetëm që dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, por ndikojnë edhe në shfaqjen e reshjeve acide, të cilat dëmtojnë fasadat e shtëpive, përmendoret, konstruksionet metalike etj. Formimi i shiut acid vjen si rezultat i gazeve që çlirohen në ajër, gjatë djegies së lëndëve fosile në fabrika, transport dhe banesa. Gazet e çliruara janë dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Këto gaze, kur arrijnë retë, bashkohen me to dhe ndryshojnë përbërjen e shiut, duke e bërë më acide. Kur bie në tokë, ai largon lëndët ushqyese nga dheu. Mungesa e tyre dobëson bimët dhe pemët deri në tharje.

Efekti “Serrë”

Gjatë djegies së lëndëve fosile çlirohen kryesisht gaze si p.sh. dyoksidi i karbonit, metani etj., të cilat shkaktojnë ndryshimin e klimës dhe ngritjen e temperaturave në Tokë. Këto gaze (ndotëse) ndryshe quhen edhe “gazet serrë”, të cilat formojnë një shtresë në atmosferë, që lejon depërtimin e rrezeve të Diellit në Tokë, por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e saj.

Por aktiviteti industrial i njeriut ka ndikuar negativisht në këtë fenomen, pasi ka shkaktuar rritjen e efektit “serrë”. Kështu, përdorimi i lëndëve djegëse, industria përpunuese, shpyllëzimi dhe rritja e popullsisë kanë sjellë rritje të sasisë së dyoksidit të karbonit dhe të oksideve të azotit në atmosferë.

22
Pemë të thara nga shiu acid

Dyoksidi i karbonit luan rolin e një batanijeje që mban ngrohtë, por sasia e tij e lartë, e rrit më shumë temperaturën, gjë që ka sjellë ngrohjen globale.

Si pasojë e ngrohjes globale, sot po ndodh më shpejt shkrirja e akullnajave në pole dhe në male të larta, në disa pjesa të planetit ka vërshime ujërash, kurse në pjesë të tjera, thatësira. Nëse nuk ndërmerren masa kundër ndryshimeve klimatike, pasojat do të jenë shkatërrimtare dhe të pakthyeshme, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor.

Për të zvogëluar ngritjen e temperaturave nga djegia e lëndëve fosile duhet të përdoren burime të tjera energjie, si: energjia e ujit, erës, diellit etj.

Veprimtari

Identifikimi i burimeve të ndotjes në vendbanimin tuaj.

Hapat që duhen ndjekur

Nxënësit ndahen në dy grupe.

Mjetet e nevojshme Laps dhe letër

1. Grupi i parë bën një listë të burimeve të ndotjes së mjedisit nga lëndët fosile në zonën e tyre.

2. Grupi i dytë bën një listë me efektet negative të ndotjes së mjedisit.

3. Nxënësit bëjnë prezantimin e hulumtimeve të tyre.

1

2

a. Çfarë e shkakton ndotjen e mjedisit jetësor? Jep shembuj konkretë.

b. Si ndikon ndotja në mjedisin tonë?

c. Si formohet shiu acid dhe çfarë dëmesh shkakton në Tokë?

d. Çfarë kupton me ngrohje globale? Jep disa arsye pse temperaturat në planetin Tokë po rriten vazhdimisht.

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

a. Rendit disa veprimtari që mund të bëhen për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të mjedisit. Jep shembuj specifikë dhe shpjego pse do të ishin të mira për mjedisin tonë.

b. Si mund të zvogëlohet sasia e shiut acid? Shkruaj dy rrugë që mund të sjellin këtë ndryshim.

c. Hulumto rreth ndryshimeve që ka pësuar efekti “serrë” në 100 vitet e fundit. Trego çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim.

23 Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1

Fjalë kyçe: ndotje, shpyllëzim, erozion

Shpyllëzimi

Shfrytëzimi i tokës nga njeriu sot bëhet në shumë drejtime. Si mendoni çfarë ndikimi mund t’i sjellë tokës ky veprim?

Çdo ngjarje, veprim që prish veçoritë dhe cilësitë natyrore të tokës emërtohet ndotje e tokës. Toka është e rrezikuar nga ndotja, kryesisht nga veprimtaria e njeriut. Shfrytëzimi i tokës për qëllime agrikulture dhe ndërtimi, si dhe prerja e pemëve janë disa prej tyre.

Shpyllëzim do të thotë të presësh pemë në një shkallë shumë të madhe, drurin e të cilave njeriu e përdor për të ndërtuar shtëpi, ferma apo për të prodhuar letrën. Përse përbën problem shpyllëzimi?

Prerja e pemëve prish mjediset natyrore ku jetojnë gjallesat, përfshirë bimët, kafshët, mikroorganizmat. Ajo ndikon dhe në sasinë e dyoksidit të karbonit në atmosferë, sepse pemët shfrytëzojnë dyoksidin e karbonit për të realizuar fotosintezën. Kur ato priten, sasia e dyoksidit të karbonit rritet. Edhe djegia e pemëve për të krijuar toka të reja sjell të njëjtin efekt.

Rritja e sasisë së dyoksidit të karbonit shkakton ndryshime negative në klimën e mjedisit përkatës. Pemët e mbrojnë tokën nga gërryerja. Rrënjët e tyre shkojnë thellë në tokë duke penguar rrëshqitjen e saj, gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Ato veprojnë edhe si një barrierë ndaj erërave. Rrëshqitja/gërryerja e dheut njihet me termin erozion

Shfrytëzimi i tokave

Shfrytëzimi i tokës nga njeriu sjell ndryshime edhe në sipërfaqen e saj. Një fenomen i tillë ndodh kur njeriu gërmon në tokë, ndërton dhe mbjell në të. Zgjerimi i qyteteve si shkak i rritjes së popullsisë ka çuar në rritje të kërkesës për më shumë tokë të lirë për të ndërtuar shtëpi, rrugë, spitale etj. Për këtë arsye, janë prishur sipërfaqe të mëdha të mbjella me pemë. Edhe agrikultura ndikon në ndryshimin e tokës. Një pjesë e pyjeve janë kthyer në sipërfaqe të mbjellash dhe ferma kafshësh. Ky ndryshim sjell jo vetëm pakësim të pemëve në mjedis, por edhe ndotje në tokë, sepse pakësohet oksigjeni. Nga ana tjetër, për të siguruar një rritje të mirë të të mbjellave njerëzit përdorin lëndë kimike, të cilat janë ndotëse për tokën. Për shembull, pesticidet, që përdoren për të eliminuar insektet dëmtuese; po ashtu edhe fertilizuesit që janë ushqyesit e bimës, por kur përdoren pa masë, kthehen në dëmtues. Ata përfundojnë në tokë dhe ndikojnë negativisht në veçoritë biologjike të bimëve.

24 1.10

Tema 3 Materia, vetitë dhe shndërrimetTema 1

Këto ndryshime negative që ndodhin në tokë, ndjekin zinxhirin ushqyes dhe përcillen deri te bimët, kafshët dhe njerëzit. Ndotja e tokës ndikon në përmasa serioze në ekosistem dhe rrezikon jo vetëm jetën e njeriut, por edhe të gjallesave të tjera. Për një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë të jetueshme është përgjegjësi e gjithsecilit që ta mbajë të pastër tokën.

Veprimtari

Hulumtimi i ndotjes në mjedis

Ndotja mund të përfundojë në një zinxhir ushqimor, duke shkaktuar ndikim negativ në shëndet. Kjo veprimtari demonstron mënyrën se si i përthith bima ndotësit nga toka, duke e përcjellë ndotjen deri te gjallesat që ushqehen me të. Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

një gotë e madhe, ujë rubineti, ngjyrues ushqimor i kuq ose blu, pluhur ose lëng; një kërcell selinoje i freskët, një lugë

1. Hidhni ujin në gotë. Më pas, hidhni një lugë të madhe ose 2-3 pika ngjyrues (në varësi të gjendjes së ngjyruesit). Në këtë rast, ngjyruesi luan rolin e ndotësit. Trazojeni mirë që të përftohet një ngjyrë e njëtrajtshme. Më pas, vendosni në gotë bimën e selinosë (edhe me gjethe, nëse ka) dhe lëreni për të paktën 3 ose 4 orë. Mund ta lini edhe gjatë gjithë natës. Në përfundim, nxirreni selinonë nga uji. Me anë të një thike (këtë proces mund t’ia kërkoni një të rrituri), pritni një segment në fundin e selinosë. Këtë bëjeni disa herë.

2. Çfarë vutë re në segmentet e prera të selinosë?

3. Ngjyrosësi i përdorur kryen rolin e ndotësit që merr bima nga toka nëpërmjet ujit. Çfarë do të ndodhte me shëndetin tonë, nëse do të konsumonim një bimë që ka ndotje brenda saj? Çfarë kuptojmë nga ky eksperiment? Diskutoni në klasë.

Pse është e rëndësishme toka për jetesën e gjallesave?

Si ndotet toka nga aktiviteti i njeriut?

Si ndikon shpyllëzimi në atmosferë?

Pse ndodh erozioni?

Bëj një listë me shkaktarët që çojnë në ndryshimin e sipërfaqes së e tokës dhe trego se çfarë mund të bëjë njeriu për ta mbrojtur atë.

Mblidh të dhëna mbi pakësimin e pyjeve në botë. Parashiko se si do të jetë situata e tyre në 100 vitet e ardhshme.

25
a.
b.
c.
d.
a.
b.
Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë 1 2

1.11 Si mund të zvogëlohet ndotja e mjedisit

Fjalë kyçe:

energji diellore, energji e erës, riciklim

A mendoni që njeriu është shkaktari kryesor i ndotjes së mjedisit?

Mbrojtja e mjedisit nga ndotja është e nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Është detyrim moral për njerëzit që të mbrojnë mjedisin nga ndotja dhe veprimtari të tjera që çojnë në shkatërrimin e tij. Për të mbrojtur planetin nga ndotja mund të fillojmë me disa gjëra të thjeshta në shtëpi, si për shembull: kursimi i ujit dhe energjisë elektrike, përdorimi sa më pak i makinave, duke ecur më shumë në këmbë, mbjellja e më shumë pemëve, hedhja e mbeturinat në vende të posaçme etj. Tanimë e dimë se përdorimi i lëndëve fosile shkakton ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit. Për këtë arsye, sot, njerëzit po përpiqen të mos përdorin lëndë fosile për prodhimin e energjisë elektrike dhe t’i zëvendësojnë ato me burime të tjera alternative energjie.

Burimet alternative të energjisë

Disa burime të energjisë janë të rinovueshme (të ripërtëritshme), si për shembull: energjia e diellit, energjia e ujit, energjia e erës dhe energjia gjeotermale (energjia brenda tokës). Disa burime të tjera janë jo të rinovueshme (të paripërtëritshme), si për shembull: energjia e bio-karburantëve, energjia nukleare etj. Këto burime të energjisë nuk e ndotin mjedisin dhe shpeshherë energjia, e cila prodhohet nga këto burime, quhet energji e gjelbër.

Menaxhimi i mbeturinave

Një formë tjetër e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja është edhe menaxhimi i mirë i mbeturinave. Njerëzit prodhojnë çdo ditë mbeturina të ndryshme, në shtëpi, shkolla ose biznese. Ndarja e mbeturinave dhe depozitimi i tyre në vendet e duhura është shumë e rëndësishme. Në shumë vende, mbeturinat e hedhura përpunohen dhe ripërdoren.

Procesi gjatë së cilit p.sh. shishja e qelqit përpunohet dhe prej saj krijohet objekt tjetër quhet riciklim.

26

Secili prej nesh mund të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes nëse tregohemi të kujdesshëm me sendet që përdorim.

Po ashtu, edhe shumë mbeturina mund të riciklohen si: mbeturinat e hekurit, çelikut, kanaçet prej alumini, shishet prej qelqi, letra, druri dhe plastika etj.

Produktet që mund të riciklohen

Produkte që riciklohen

Gazetat, librat, telefonat

Kanaçe prej alumini

Shishe qelqi dhe produkte të tjera prej qelqi

Produktet që fitohen

Letër gazete, karton, kuti vezësh, materiale ndërtimi

Kanaçe pijesh, llamarinat rrethuese, enë gatimi etj.

Shishe qelqi të llojeve të ndryshme

Produkte plastike Izolator, fije tapeti, tekstil etj.

Veprimtari

Hulumtimi i produkteve të riciklueshme

Hapat që duhen ndjekur

Nxënësit ndahen në tri grupe.

Mjetet e nevojshme tre kontejner, fotografi me objekte prej materialesh të ndryshme, laps dhe letër

Mësuesi i jep secilit grup disa fotografi, në të cilat janë të paraqitur objekte prej materialesh të ndryshme. Nxënësit duhet të përcaktojnë nëse objektet e dhëna mund të riciklohen dhe të vendosen në kontejnerin e veçantë. Nxënësit formojnë një tabelë në letër dhe regjistrojnë përfundimet e tyre.

1

a. Sqaro pse quhen burime të rinovueshme dhe jo të rinovueshme të energjisë.

b. Pse është e rëndësishme ndarja e mbeturinave?

c. Çfarë kupton me riciklim të mbeturinave?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Paraqit në klasë disa ide se si do t’i ricikloje shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit për t’i përdorur sërish ato.

27 Tema 3
Materia, vetitë
dhe shndërrimetTema 1
2
Reduktoni Ripërdoreni Ricikloni

Kontrolloni përparimin tuaj

1. Shkruaj nga një veti për secilin grup. a. trupat e ngurtë b. trupat e lëngët c. trupat e gaztë

2. Qarko përgjigje e saktë. Ndryshimi fizik: a. në këtë proces, lënda ruan përbërjen e saj; b. është i kthyeshëm; c. nuk formohet lëndë të re; d. të gjitha bashkë.

3. Qarko përgjigjen e saktë. Gjatë ndryshimit kimik: a. lënda ruan përbërjen e saj; b. prodhohet lëndë e re; c. është proces i kthyeshëm; d. të gjitha bashkë.

4. Përcakto se cila nga këto është ndryshim kimik i lëndës: a. shkrirja e akullit; b. prerja e drurit; c. bluarja e kafesë; d. djegia e cigares.

5. Trego cilën veti të lëndës shfrytëzojmë te këto objekte: a. Te tenxherja shfrytëzohet vetia e b. Te telat e bakrit c. Te termometri d. Te kova plastike

Tema 1

28
28

6. Qarko përgjigjen e saktë:

Shkëmbinjtë që përmbajnë minerale quhen:

a. xeherorë; b. minierë; c. xehetarë; d. xehe.

7. Trego nga se përbëhen këta trupa: a. Shkumësi b. Betoni c. Guaskat d. Graniti

8. Rendit tri lëndë fosile që njeh ti.

9. Trego shkaqet dhe pasojat e shiut acid.

Shkaqet: Pasojat:

10. Trego shkaqet dhe pasojat e efektit “serrë”.

Shkaqet: Pasojat:

11. Jep katër këshilla për mbrojtjen e mjedisit.

29 29

BOTA E GJALLË2

2.1 Qeliza dhe zbulimi i saj

Fjalë kyçe:

qelizë, mikroskop, teori qelizore

Bëni një udhëtim imagjinar në brendësi të trupit dhe shikoni pjesët që e ndërtojnë atë. A mund të thoni se cila ishte njësia më e vogël ndërtuese që takuat?

Toka është shtëpia e një numri të madh gjallesash, që ndryshojnë në pamje, përmasa dhe kushte për të jetuar. Si mendoni, a kanë ndonjë të përbashkët një algë dhe një elefant?

Po të shohim në mikroskop secilin prej tyre, do të vërejmë se ata kanë ngjashmëri. Të dyja janë gjallesa të ndërtuara nga njësi të vogla, të quajtura qeliza. Qeliza është njësia ndërtuese e të gjithë organizmave të gjallë dhe kryen funksionet kryesore jetësore. Ajo është pjesa më e vogël ndërtuese, e aftë për të jetuar. Shumica e qelizave kanë përmasa shumë të vogla dhe nuk mund t’i shohim pa mikroskop. Pa u krijuar mikroskopi, shkencëtarët nuk e kishin idenë e ekzistencës së qelizës. Ajo u pa për herë të parë në mikroskop 400 vjet më parë. Mikroskopi mundëson një pamje më të zmadhuar të gjërave.

Zbulimi i qelizës

Mikroskopi që përdori Robert Huk.

Shkencëtari anglez Robert Huk ishte i pari që vëzhgoi botën mikroskopike. Në 1665, R. Huk ndërtoi një mikroskop të thjeshtë dhe e përdori për të vëzhguar një pjesë të hollë tape. Nga ky vëzhgim vuri re dhomëza të panumërta, si hojet e bletës, të cilat i quajti qeliza. Në 1674, pak kohë pas R. Hukut, një tregtar danez që prodhonte lente, Antoni fan Liuvenhoek, vëzhgoi i pari qeliza bakteresh dhe qeliza shtazore si p.sh. qelizat e gjakut te kafshët. Ai përdori një mikroskop, rreth 9 herë më të fuqishëm se ai që përdori Robert Huku. Për secilën prej qelizave që zbuloi, ai vizatoi skica, duke treguar strukturën e baktereve, qelizave të gjakut, të cilat u bënë më të kuptueshme me përmirësimin e teknologjisë.

30
Qelizat e tapës së parë në mikroskop.

Në 1831, shkencëtari anglez Robert Braun zbuloi se brenda qelizës ndodhet një pjesëz qendrore, që ai e quajti bërthamë. Disa vite më pas, në 1838, shkencëtari gjerman Matias Jakob Shlaiden përdori mikroskopin për të parë bimët dhe arriti në përfundimin se çdo bimë është e ndërtuar nga qeliza. Në të njëjtin përfundim arriti në 1839, edhe studiuesi gjerman Teodor Shvan, por kësaj radhe për gjallesat shtazore. Shlaiden dhe Shvan së bashku, duke u bazuar në zbulimet e tyre dhe të studiuesve të tjerë në lidhje me qelizën themeluan teorinë qelizore. Teoria qelizore përbëhet nga pohime që tregojnë lidhjen midis qelizave dhe gjallesave.

Çfarë është qeliza?

Pohimet e teorisë qelizore janë:

• Të gjitha gjallesat janë të ndërtuara nga një ose më shumë qeliza.

• Qeliza është njësia bazë ndërtuese dhe funksionale e gjallesave.

• Qelizat e gjalla ndahen dhe prodhojnë qeliza të reja.

Cili është kontributi i R. Hukut në zbulimin e qelizës?

Çfarë zbulimi bëri A. fan Liuvenhoek?

Cilat janë pohimet e teorisë qelizore?

Hulumto si ka kontribuar mikroskopi në zbulimin e qelizës.

Lidh saktë:

Robert Huk

Shvan

Antoni fan Liuvenhoek

Robert Braun

Matias Jakob Shlaiden

Zbuloi bërthamën.

Ishte i pari që vëzhgoi botën mikroskopike.

Çdo bimë është e ndërtuar nga qeliza.

Vëzhgoi i pari qeliza bakteresh.

Çdo gjallesë shtazore është e ndërtuar nga qeliza.

31
Tema 3 Bota e gjallëTema II
a.
b.
c.
d.
a.
b.
1.
a.
2.Teodor
b.
3.
c.
4.
d.
5.
e.
1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë
Mikroskopi i Antoni fan Liuvenhoek-ut

2.2 Organizmat dhe larmia e qelizave të tyre

Fjalë kyçe: organizma njëqelizorë, organizma shumëqelizorë

Në planet jetojnë miliona gjallesa, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra për nga numri i qelizave, forma dhe madhësia.

Organizmat njëqelizorë dhe shumëqelizorë

Gjallesat ose ndryshe organizmat përbëhen nga qelizat, por numri i tyre është i ndryshëm për çdo organizëm. Kështu, një organizëm mund të këtë vetëm një qelizë që e ndërton atë ose trilionë qeliza. Organizmat e ndërtuar nga një qelizë e vetme quhen organizma njëqelizorë. Bakteret janë organizmat njëqelizorë më të shumtë në tokë.

Organizmat e ndërtuar nga shumë qeliza quhen organizma shumëqelizorë. Në grupin e shumëqelizorëve përfshihen bimët dhe kafshët.

Organizmat njëqelizorë i kryejnë të gjitha funksionet jetësore në saje të qelizës së vetme që kanë. Kjo qelizë kryen tretjen e ushqimeve, frymëmarrjen, largimin e mbetjeve, rritjen, riprodhimin, si dhe bashkëveprimin me mjedisin.

Organizmat shumëqelizorë kanë lloje të ndryshme qelizash, të cilat kryejnë punë të ndryshme në trup.

Këto qeliza, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kryejnë funksione jetësore për organizmin.

Forma e qelizave

Brenda çdo organizmi ka një larmi të madhe qelizash. Edhe pse ato kanë struktura të ngjashme, janë edhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Çdo qelizë është krijuar për një funksion specifik. P.sh. qelizat e bardha të gjakut mbrojnë trupin nga viruset dhe bakteret.

Qeliza të bardha gjaku

Qeliza të kuqe gjaku

Qelizë nervore

Qeliza të muskujve

Qelizat kanë edhe forma të ndryshme. Këto forma e ndihmojnë qelizën për ta kryer sa më mirë punën e saj. Shikoni një qelizë nervore në figurën përbri. Forma e saj si një degë peme (e gjatë me shumë degëzime) ndihmon që ajo të transmetojë informacion nga një pjesë trupi në një tjetër. Qelizat e kuqe të gjakut, me formë të dylugët, janë përshtatur për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin.

32
Organizëm njëqelizor, bakter Organizma shumëqelizorë

Madhësia e qelizave

Madhësia e qelizave në organizmat e gjallë mund të shkojë nga 1 mikrometër, që është një e milionta e metrit, deri në pak centimetra. Shumica e qelizave ka përmasa mikroskopike dhe nuk shihen me sy të lirë. Madhësia e qelizës s’është e lidhur me madhësinë e organizmit. P.sh. jo domosdoshmërisht qelizat e trupit të një elefanti janë më të mëdha se ato të një miu. Qeliza është e lidhur me punën që kryen. Kështu, qeliza nervore, si te miu ashtu dhe tek elefanti, është e gjatë dhe e degëzuar, pasi ajo kryen të njëjtin funksion, dërgon mesazhe në të gjithë trupin.

A e dini se...

Qelizë e bakterit

Qeliza vezë te njeriu

Qeliza vezë e pulës

Qelizë e bimore Qeliza vezë e bretkosës Qeliza vezë e strucit

Madhësitë e disa qelizave

Qeliza më e vogël është 0,1-0,5 mikrometër te bakteret dhe qeliza më e madhe është 170 mm x 130 mm dhe është veza e strucit. Veza, në përgjithësi, është një qelizë, që mund ta shohim pa nevojën e mikroskopit.

përgjigju

a. Çfarë quajmë organizma njëqelizorë?

b. Çfarë quajmë organizma shumëqelizorë?

c. A ndikon forma dhe madhësia në punën e qelizës? Pse?

njohuritë

Duke iu referuar fotos, ku tregohen madhësitë e disa qelizave, pëcakto nëse thënia është e vërtetë (V) apo e gabuar (G).

a. Qeliza bimore është më e vogël se qeliza e bakterit.

b. Qeliza vezë te njeriu është më e madhe se qeliza vezë e një bretkose.

c. Qeliza bimore është më e vogël se qeliza vezë e një bretkose.

d. Qeliza vezë e një bretkose është më e vogël se qeliza vezë e një struci.

33
Tema
3 Bota e gjallëTema II
1 2 Lexo, mendo dhe
Zbato

2.3 Ndërtimi i qelizës shtazore

Fjalë kyçe:

qelizë shtazore, citoplazmë, bërthamë, mitokondri, qelizë eukariote, qelizë prokariote

Çfarë ju vjen ndër mend, kur themi njësia më e vogël ndërtuese e trupit?

Trupi ynë është i ndërtuar nga më shumë se 200 lloje qelizash. Po të shikoni qelizën me mikroskop, do të shikoni se qelizat përbëhen nga njësi/struktura më të vogla, të quajtura organele (organe të vogla). Secila prej tyre ka një funksion të veçantë në mbajtjen gjallë të qelizës, falë funksionit që kryen. Qeliza shtazore është e rrethuar nga një mbështjellë e hollë, e quajtur membranë qelizore. Ajo i jep formë qelizës dhe kontrollon lëndët që hyjnë dhe dalin në të.

Citoplazma

Membrana qelizore është e mbushur me një lëng veshtullor, i quajtur citoplazmë. Ajo përbëhet kryesisht nga uji. Në citoplazmë janë të vendosura organelet që ka qeliza.

Bërthama

Mitokondria

Bërthama

Membrana qelizore

Citoplazma

Vakuola

Bërthama është qendra e kontrollit të qelizës. Ajo është një organel i madh, i rrumbullakët e i vendosur pothuajse në qendër të qelizës. Ajo vishet nga një membranë me pore, të cilat lejojnë disa lëndë të kalojnë përmes saj. Bërthama ka informacionin për gjithë aktivitetin që kryen qeliza. Rritja e qelizës, lëvizja e saj, si dhe shumimi janë veprimtari që kontrollohen nga bërthama e qelizës. Jo të gjitha qelizat kanë bërthamë. Bakteret janë organizma që kanë një qelizë, e cila nuk përmban bërthamë. Qeliza që nuk ka bërthamë quhet qelizë prokariote. Qelizat që kanë bërthamë në strukturën e tyre quhen qeliza eukariote. Qelizat që ndërtojnë bimët dhe kafshët janë qeliza eukariote.

Mitokondria

Është një organel që i siguron energji qelizës. Ajo djeg lëndë ushqyese dhe çliron energji, të cilën qeliza e përdor për të kryer veprimtarinë e saj.

Vakuola

Vakuola është një organel që shërben si magazinë. Ajo grumbullon ujë, ushqim dhe mbetje. Disa qeliza shtazore mund të kenë shumë vakuola të vogla ose mund të mos kenë fare.

34

Veprimtari

Lëvizja e lëndëve përmes membranës

Çdo qelize ka membranën e saj, e cila është shtresa që mundëson lëvizjen e lëndëve brenda dhe jashtë qelizës. Në këtë eksperiment do të tregojmë pikërisht lëvizjen e këtyre lëndëve përmes membranës dhe ndikimin mbi të.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

peshore, dy vezë, dy gota ose kavanoza me kapak, uthull, lugë, ujë, ujë me sheqer, cilindër i shkallëzuar

1. Peshoni 2 vezët dhe shënoni të dhënat në fletore, në një tabelë si më poshtë.

2. Hidhni 200 ml uthull në secilën gotë dhe vendosni ngadalë vezët brenda. Mbyllni kapakun dhe lëreni për dy ditë ashtu.

3. Me anë të një luge, nxirrni me kujdes vezët nga gotat dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

4. Peshoni secilën vezë dhe shënoni të dhënat në tabelë.

5. Hidhni 200 ml ujë në një cilindër të shkallëzuar dhe 200 ml ujë me sheqer në një cilindër tjetër. Në secilin prej tyre, vendosni njërën nga vezët dhe lërini një ditë aty brenda.

6. Me anë të një luge, nxirrni me kujdes vezët nga gotat dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

7. Peshoni secilën vezë dhe shënoni të dhënat në tabelë. Analizoni të dhënat që keni regjistruar në tabelë.

A ka ndryshuar pesha e vezës? Shpjegoni pse ka ndodhur kjo. Diskutoni në klasë përfundimet që keni arritur nga eksperimenti i kryer.

Matja e parë Matja e dytë Matja e tretë

a. Çfarë funksioni ka citoplazma?

b. Cili është roli i membranës qelizore në qelizë?

c. Çfarë pune bën mitokondria për qelizën?

njohuritë

Plotëso kuptimin e fjalive me fjalët që mungojnë. Qelizat shtazore zakonisht kanë formë_________________.

qelizës ndodhen disa struktura të vogla të quajtura___________.

është një organel që mbështjell qelizën shtazore. Organelet e qelizës vendosen në

është qendra e kontrollit të qelizës.

35 Tema 3 Bota e gjallëTema II
Veza 1 Veza 2
Brenda
_________________
______________. ___________
1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato

2.4 Ndërtimi i qelizës bimore

Fjalë kyçe:

qelizë bimore, mur qelizor, kloroplaste, vakuolë

Qelizat e gjallesave janë të ngjashme në shumë drejtime, por ato kanë edhe ndryshime. P.sh. të gjitha duan energji për të kryer funksionet jetësore, por mënyra se si e sigurojnë atë është e ndryshme. A mund të thoni se si e siguron energjinë qeliza bimore?

Bimët janë gjallesa shumëqelizore. Qelizat e tyre kanë disa organele të veçanta, që e ndihmojnë bimën të kryejë më mirë funksionet jetësore të saj.

Kloroplasti

Bimët, që të rriten, kanë nevojë për energji. Për këtë arsye, qelizat e tyre kanë një organel që thith energjinë diellore, të cilën e kthen në ushqim për bimën. Ky organel quhet kloroplast. Brenda tij gjendet një pigment që u jep gjetheve ngjyrën e gjelbër dhe quhet klorofil. Qelizat shtazore nuk kanë kloroplast ose klorofil. Ato e marrin ushqimin nga burime të tjera.

Vakuola

Bimët s’mund të lëvizin për të siguruar ujin kur s’ka shi, ndaj ato duhet të jenë të afta të grumbullojnë sasi të mëdha uji. Ndryshe nga qeliza shtazore, në qelizën bimore gjendet zakonisht një vakuolë e madhe qendrore. Kjo vakuolë grumbullon ujin që qeliza e përdor për proceset e saj, si p.sh. fotosintezën.

Muri qelizor

Qeliza bimore ka një veshje shtesë të jashtme mbi membranën qelizore, që quhet muri qelizor. Muri qelizor është një strukturë e qëndrueshme, e cila i siguron qelizës fortësi dhe mbështetje plus strukturës së saj.

Organele si membrana qelizore, bërthama, mitokondria, citoplazma gjenden si te qeliza shtazore, ashtu edhe te qeliza bimore.

36
mitokondri vakuola bërthama muri qelizormembrana qelizore kloroplaste

Veprimtari

Modelimi i qelizave të bimëve dhe kafshëve.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

2 qese plastike, perime të ndryshme sipas dëshirës, lugë, ujë, xhelatinë

1. Vendosni një qese plastike në një enë, e cila do të përfaqësojë qelizën bimore. Përdorni një qese tjetër plastike si qelizë shtazore.

2. Me anë të një luge, vendosni me kujdes xhelatinën në të dyja qeset derisa të mbushen plot.

3. Zgjidhni perime ose fruta të ngjashme me organelet e bimëve dhe kafshëve.

4. Vendosi perimet që keni zgjedhur brenda në qese dhe izolojeni atë.

5. Përpiquni t’i rregulloni modelet (t’i përshtatni duke iu referuar përkatësisht qelizës bimore në faqen 34 dhe asaj shtazore në faqen 32 të tekstit). Si duken modelet që ka krijuar secili nga ju?

6. Tregoni në klasë se ç’lloj perimesh zgjodhi secili për organet e qelizave dhe shpjegoni pse.

a. Çfarë karakteristikash ka qeliza bimore ndryshe nga qeliza shtazore?

Cili është funksioni i kloroplasteve në bimë?

Përse e përdor qeliza vakuolën?

vendos shenjën √ për çdo organel që gjendet

secilën prej tipave të qelizës.

37 Tema 3 Bota e gjallëTema II
b.
c.
Në tabelën e mëposhtme,
1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë Organel Qelizë bimore Qelizë shtazore Mur qelizor Membranë qelizore Bërthamë Kloroplast Citoplazmë

2.5

Fjalë kyçe:

qelizë, ind, organ, sistem, organizëm

Nga qeliza tek organizmi

Si mendoni, a kanë ngjashmëri midis tyre një qytet dhe një organizëm?

Në organizmat shumëqelizorë, qelizat kryejnë funksione të ndryshme, për shembull, kur duam të bëjmë shëtitje, qelizat nervore e çojnë mesazhin nga truri te këmbët. Më pas, qelizat muskulore ndihmojnë në lëvizjen e këmbëve. Qelizat kanë aftësi të mira për të punuar në grupe. Të gjitha së bashku, si grup qelizash, i mundësojnë një organizmi të kryejë të gjitha funksionet jetësore. Qelizat me formë dhe funksion të njëjtë grupohen dhe formojnë indet.

Organet dhe sistemet

Indet grupohen duke formuar organet. Organi është një grup prej dy ose më shumë indesh që punojnë bashkë për të kryer një funksion specifik. Lëkura është organi më i madh i trupit, i ndërtuar nga disa shtresa që veshin/mbulojnë brendësinë e trupit. Edhe zemra, truri, mushkëria dhe sytë janë organe të trupit të njeriut, që gjenden edhe te kafshët.

Edhe bimët kanë organe. Ato janë: rrënja, kërcelli, gjethja, lulja. Rrënjët thithin ujin dhe kripërat minerale nga toka, ndërsa organet e tjera i sigurojnë bimës lëndët ushqyese dhe shumimin. Një grup organesh që punojnë bashkë quhen sistem organesh. Organizmat shumëqelizorë, shpesh, ndërtohen nga një grup sistemesh të organeve, që kryejnë funksione të ndryshme jetësore. Për shembull, sistemi i qarkullimit të gjakut te njeriu formohet nga gjaku, enët e gjakut dhe zemra. Ai mundëson furnizimin me oksigjen të qelizës, lëndët ushqyese, si dhe largimin e mbetjeve. Trupi ynë furnizohet me oksigjen falë sistemit të frymëmarrjes. Sistemi tretës mundëson përpunimin e ushqimeve në trup, duke i zbërthyer në njësi të përdorshme për qelizën. Të gjitha qelizat, indet, organet dhe sistemet punojnë së bashku/ndërveprojnë dhe formojnë një organizëm. Nëse njëri prej tyre nuk punon si duhet, mund të shkaktojë sëmundje ose vdekje të organizmit.

38
qelizë ind organ sistem organesh organizëm

Veprimtari

Punë në grupe ose individuale

Mjetet e nevojshme fleta vizatimi, lapsa me ngjyra

Në këtë veprimtari, organizimi i trupit të njeriut do të krahasohet me strukturat që gjenden në një qytet, një shkollë, një pyll apo një ekosistem. Nxënësit mund të krijojnë dhe vetë gjëra ose vende krahasuese.

Hapat që duhen ndjekur

Në një fletë shënoni nga më e vogla te më e madhja strukturat që ndërtojnë organizmin.

Në anë të secilës strukturë, shënoni krahasimin që mendoni të bëni. Në shembullin e mëposhtëm është paraqitur krahasimi i një qyteti me organizmin e trupit të njeriut.

Tulla – Qeliza (Një qelizë është si një tullë, pasi të dyja janë pjesë ndërtuese, që krijojnë diçka më të madhe dhe funksionale.)

Shtëpia – Indet (Shumë qeliza grupohen dhe formojnë indet, ashtu edhe shtëpia, ndërtohet nga shumë tulla, njësia më e vogël.)

Një bllok shtëpish – Organet (Disa inde grupohen në organe, edhe disa shtëpi ndërtojnë një bllok shtëpish.)

Lagjja – Sistemet e organeve (Disa organe formojnë një sistem, disa blloqe shtëpish formojnë një lagje.)

I gjithë qyteti – Organizmi (Të gjitha strukturat punojnë për të funksionuar organizmi, edhe qyteti ndërtohet nga shumë struktura që mundësojnë jetesën.)

Diskutoni në klasë format krahasuese që keni zgjedhur, duke treguar funksionin e secilës prej strukturave me të cilat janë krahasuar pjesët ndërtuese të organizmit.

është njësia më e vogël që

janë

sistemet?

Jep disa shembuj të organizmave.

një

termat e mëposhtëm biologjikë nga më i vogli te më i madhi: sistem organesh, organ, qelizë, organizëm, ind.

39
Tema
3 Bota e gjallëTema II
a. Cila
ndërton
organizëm? b. Çfarë janë indet? c. Si
të ndërtuara
d.
Rendit
1 2 3 4 5 1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

2.6

Fjalë kyçe: shumimi i qelizës

Shumimi i qelizave

Ju ka ndodhur të gërvishtni dorën apo këmbën dhe pas disa ditësh keni vëne re se pjesa e dëmtuar është shëruar? Është magji apo mendoni se ka ndonjë shpjegim tjetër?

Një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodh në trup është formimi i qelizave të reja nga ato ekzistueset. Ky proces njihet si shumimi i qelizës ose ndarje e qelizës. Kur një qelizë ndahet, jep dy qeliza të reja. Secila prej tyre ndahet dhe së bashku japin katër qeliza të tjera, të cilat vazhdojnë të ndahen dhe të ndahen deri në sasinë që i nevojitet trupit. Qeliza që ndahet quhet qelizaprind, kurse qelizat e reja të formuara janë qelizat-bija.

Qelizat ndahen për shumë arsye, p.sh., për të zëvendësuar qelizat e vjetra, të dëmtuara (si në rastin e dorës suaj) dhe ato të vdekurat. Një arsye tjetër e ndarjes së tyre është rritja e organizmave. Kur një organizëm rritet, nuk do të thotë se rriten përmasat e qelizave që ka ai, por qelizat ndahen e ndahen për të prodhuar shumë e më shumë qeliza të reja. Në këtë mënyrë, sigurojnë rritjen. Në trup, ndahen çdo ditë afërsisht dy trilionë qeliza, duke mundësuar formimin e qelizave të reja të lëkurës, kockave, gjakut dhe lloje të tjerash qelizash sa herë që duhet. A e dini se ne humbasim 30 000-40 000 qeliza të vdekura lëkure, çdo 1 minutë?

Pra, rreth 50 milionë qeliza të vdekura brenda një dite, që do të thotë, një numër i madh qelizash lëkure për t’u zëvendësuar.

Shumimi i qelizave në trup është një proces jetësor, që ndodh çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, duke bërë të mundur formimin e qelizave të reja dhe funksionimin normal të të gjitha strukturave që përbëjnë një organizëm.

40
qeliza prind qelizat bija

Llojet e ndarjes qelizore

Ekzistojnë dy lloje ndarjesh të qelizave: mitoza dhe mejoza.

Kur qeliza prind ndahet dhe jep qeliza të reja identike si ajo, procesi quhet mitozë. Qelizat e trupit që ndahen me mitozë janë: qelizat e gjakut, të mushkërisë, stomakut, lëkurës, kockave etj. Mitoza na ndihmon të rritemi.

Një formë tjetër e veçantë e ndarjes së qelizës quhet mejozë. Qelizat riprodhuese femërore dhe mashkullore formohen në saje të mejozës. Qelizat që formohen nga ky proces janë me ndryshime nga qeliza prind.

a. Çfarë është shumimi i qelizave?

Pse është i rëndësishëm shumimi i qelizave?

Çfarë është mitoza?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Cilat janë qelizat që formohen me mejozë?

a. Shkruaj çfarë do t’i ndodhte trupit nëse qeliza s’do të kishte aftësi për t’u shumuar.

Plotëso kuptimin e fjalive me fjalët që mungojnë. Kur një qelizë prind ndahet formon _____ qeliza bija.

Qelizat riprodhuese formohen me anë të____________.

Qeliza të lëkurës, mushkërisë, kockave shumohen me anë të____________. Qelizat ndahen për të zëvendësuar _________, _________________, ___________________.

41 Tema 3 Bota e gjallëTema II
b.
c.
d.
b.
1 2
Qeliza riprodhuese Qeliza
mëlçisë
Qeliza të lëkurës
Qeliza të veshkave Qeliza gjaku

Vëzhgimi i qelizës bimore dhe shtazore me mikroskop 2.7

Pune praktike Qëllimi: Të përdorim mënyra të ndryshme për të vëzhguar pjesët ndërtuese të bimëve.

A. Vëzhgimi i qelizës bimore

Hapat që duhen ndjekur Merrni një kokërr qepë. Me ndihmën e mësuesit, priteni qepën për së gjati. Vizatoni në fletë atë çfarë shikoni, pasi të keni prerë qepën. Merrni një lupë dhe vëzhgoni me të lëkurën e qepës. Vizatoni atë që shikoni. Kërkojini mësueses t’ju ndihmojë të përgatitni një preparat. Shkëputni nga fletët e qepës lëkurën e saj të jashtme dhe vendoseni në një xham lamele. Mund ta ngjyrosni me një kunj pambuku me ngjyrues dhe shikojeni në mikroskop. Vizatoni në fletë çfarë shikoni.

42
Mjetet e nevojshme një qepë, kunja me pambuk, ngjyrues ushqimor, një pjatë, thikë, lupë, mikroskop

B. Vëzhgimi i qelizës shtazore

Hapat që duhen ndjekur

Merrni një kunj prej pambuku dhe fërkojeni në muret e brendshme të faqeve.

Kunjin me material vendoseni në xhamin e preparatit.

Preparatin e përftuar e vëzhgojmë në mikroskop.

Diskutoni në klasë

Çfarë vihet re në të dyja preparatet e vëzhguara në mikroskop?

Diskutoni në klasë struktura që vëzhguat në mikroskop në të dyja qelizat.

43 Tema 3 Bota e gjallëTema II

Fjalë kyçe: adoleshencë, pubertet

Puberteti

Në fotografi shikoni fëmijë që kanë ndryshime në gjatësi dhe në pamje, megjithëse janë të së njëjtës moshë. Këto ndryshime janë shenjat e para të një faze drejt rritjes. A mund të thoni si quhet kjo fazë e rritjes?

Rritja është një proces natyral për njeriun. Nga fëmijë kalojmë në adoleshencë dhe më pas të rritur. Adoleshenca është ajo e fazë e rritjes në të cilën nuk jemi më fëmijë, por ende nuk jemi të rritur. Pas foshnjërisë, adoleshenca është periudha e dytë e rritjes më të shpejtë të trupit.

Puberteti shënon fillimin e adoleshencës, gjatë së cilës një person fillon të zhvillojë disa karakteristika specifike të një të rrituri. Vajzat zakonisht hyjnë më shpejt në pubertet, ato e përjetojnë periudhën e pjekurisë midis moshës 9-13-vjeçare, ndërsa djemtë zakonisht ndryshojnë ndërmjet moshës 10-15-vjeçare. Përvoja e pubertetit për secilin individ ndikohet dhe nga gjenetika që ka trashëguar.

Ndryshimet fizike

Biologjikisht, puberteti fillon kur truri sinjalizon çlirimin e disa substancave kimike në gjak, të quajtura hormone. Këto hormone prodhohen në pjesë të caktuara të trupit dhe shkaktojnë ndryshime në pjesë të tjera të tij. Një ndryshim i rëndësishëm që ndodh në trup nën veprimin e hormoneve është edhe zhvillimi i karakteristikave (tipareve) seksuale sipas gjinive përkatëse. Organet riprodhuese të vajzave dhe të djemve maturohen duke prodhuar qelizat riprodhuese femërore dhe mashkullore ose të quajtura ndryshe gametë. Te vajzat, prodhimi i qelizës femërore, vezës, ndodh në organet riprodhuese, që janë vezoret. Kur vezoret piqen, dhe kjo ndodh gjatë pubertetit, janë të afta të prodhojnë qeliza vezë. Dalja e qelizës vezë jashtë trupit shoqërohet me gjakrrjedhje. Ky proces njihet si cikli menstrual, i cili mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Mund të flisni me prindin ose mjekun nëse keni dhimbje të pazakonta ose gjakrrjedhje të rëndë. Një tjetër ndryshim që përjetojnë vajzat në këtë fazë është rritja dhe zhvillimi i gjinjve.

Te djemtë, maturimi i testikujve (farorëve), organeve riprodhuese mashkullore, shoqërohet me prodhimin e spermatozoideve, qelizave mashkullore. Në këtë kohë, djemve u bëhet zëri më i thellë, muskujt zhvillohen më shumë.

Ndryshime tiparesh, të pranishme në të dyja gjinitë janë: dalja e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit, ndryshim i formës së trupit, rritje e procesit të djersitjes, si dhe rritje e disa pjesëve të trupit më shpejt se të tjerat, veçanërisht e duarve dhe këmbëve.

44 2.8
9 vjeç 19 vjeç

Sinjalet hormonale që ndodhin në trup gjatë pubertetit sjellin ndryshime të vrullshme që në fillimet e tij. Për këtë arsye, trupi duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë në disa drejtime. Ndër to përmendim: ushqyerjen, aktivitetin sportiv, higjienën.

Një ushqyerje e shëndetshme është e rëndësishme për të mbështetur rritjen në gjatësi, si dhe vëllimin e muskujve, të cilët ndryshojnë ndjeshëm në pubertet dhe kanë nevojë për më shumë kalori. Aktiviteti sportiv ndihmon trupin të përballojë më mirë ndryshimet fizike, si dhe të ruajë peshën dhe shëndetin mendor.

Një tipar tjetër që vihet re gjatë fillimit të pubertetit si pasojë e ndryshimeve hormonale është dhe rritja e aktivitetit të gjëndrave të djersës ose shfaqja e akneve, si te vajzat, ashtu dhe te djemtë. Për këtë arsye, sigurimi i një higjiene të mirë të trupit ndihmon lëkurën të jetë e pastër, pa baktere të dëmshme dhe pa aromë të pakëndshme.

Adoleshenca, faza në të cilën jeni dhe ju tashmë, është një periudhë e mirë për të krijuar sjellje të shëndetshme, të cilat mund të ruhen dhe kur të jeni të rritur.

Veprimtari

Kutia e pyetjeve

Përmes kësaj veprimtarie, nxënësit mund të bëjnë pyetje në mënyrë anonime rreth gjërave që dëshirojnë të dinë.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme laps, letër

Në një fletë të bardhë shkruani një ose dy pyetje në lidhje me ndryshimet që ndodhin në fazën e pubertetit ose ngjarje të tjera që lidhen me të. Në fletë nuk shënohet asnjë e dhënë tjetër përveç pyetje që ju bëni, pra fleta është anonime. Fletat me pyetje do të mblidhen nga mësuesi dhe përgjigjet e tyre do të trajtohen në orën tjetër. Në këtë mënyrë, nxënësit do të marrin informacionet që duan të dinë dhe mund të diskutojnë rreth tyre.

a. Çfarë është puberteti?

b. Rendit tri ndryshime që ndodhin te vajzat gjatë pubertetit.

c. Rendit tri ndryshime që ndodhin te djemtë gjatë pubertetit.

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Beni ndihet ngushtë për shkak se kohët e fundit i ka ndryshuar shumë zëri. Prandaj, është bërë më i ndrojtur. Çfarë këshille do t’i jepje që të mos ndihet kështu?

45 Tema 3 Bota e gjallëTema II
1 2

Fjalë kyçe:

shoqërizimi, shoqëri, marrëdhënie, ndryshime sociale, ndryshime emocionale

Ndikimi i pubertetit në marrëdhëniet me të tjerët

Ju jeni në fillimet e fazës së adoleshencës, a mund të përshkruani ndryshimet që ka sjellë në mendimet dhe sjelljet tuaja kjo fazë e rritjes?

Krahas ndryshimeve fizike, në adoleshencë përjetohen dhe ndryshime emocionale dhe shoqërore. Në këtë periudhë, njeriu fillon të mendojë dhe të vlerësojë mendimet ndryshe, fillon të identifikojë vlerat dhe besimet e veta, nën ndikimin e familjes edhe të mjedisit ku jeton. Ndryshimet që sjellin hormonet në pubertet, ndikojnë edhe në ndjenja. Individët karakterizohen nga shpërthime të herëpashershme emocionesh. Ndryshime të humorit, nervozizmi, pakënaqësia, vështirësia për t’u kuptuar nga të tjerët, janë disa nga përjetimet që sjellin ndryshimet biologjike, si te djemtë edhe te vajzat. Kërkimi dhe formimi i identitetit, i cili është një proces që nis gjatë adoleshencës, mund të shoqërohet edhe me forma rebelimi ndaj prindërve ose më të rriturve duke menduar që s’arrijnë të kuptohen dhe mbështetën nga ata në këtë fazë. Pyetje të tilla, si: “Cilat janë vlerat e mia? Çfarë dua të jem? Si të prezantohem në shoqëri? A është e pranueshme nga shoqëria pamja ime?” sjellin përjetime jo të mira emocionalisht. Mosmenaxhimi i këtyre emocioneve mund të çojë në distancim nga jeta shoqërore ose në mosmarrëveshje me njerëzit që i rrethojnë. Shpesh, këto situata mund të nxisin dëshirën për të përjetuar përvoja të reja, të cilat në disa raste mund të jenë edhe të rrezikshme, si p.sh. pirja e duhanit, alkoolit apo drogave. Këto janë sjellje të gabuara, të cilat dëmtojnë procesin e rritjes dhe shëndetin mendor edhe fizik. Shprehja e ndjenjave dhe dyshimeve që mund t’i shoqërojnë gjatë kësaj faze të rritjes mund ta lehtësojë këtë proces ndryshimesh.

Ndryshimet sociale

Adoleshenca nxjerr në pah ndryshime edhe në mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët adoleshentët. Shoqërizimi është një proces social që vazhdon gjatë gjithë jetës, në të cilin individi integrohet dhe bashkëvepron në shoqëri. Përmes këtij procesi, ai zhvillon përgjegjësinë e një të rrituri, përpunon aftësitë dhe rritet mendërisht. Një shembull i saj mund të jetë përgjegjësia që prindërit ju japin kur ju kërkojnë të kujdeseni për motrën ose vëllain më të vogël ose të përgatisni ndonjë ushqim që ju pëlqen.

46 2.9

Gjatë kësaj kohe, shokët e shoqet bëhen shumë të rëndësishëm. Prandaj, ata duhen zgjedhur me zgjuarsi. Miqtë e mirë, me mbështetjen dhe mendimet që japin, kanë gjithmonë ndikime pozitive në jetën tonë.

Termi shoqëri përfaqëson një  grup individësh të përfshirë në një bashkëveprim të vazhdueshëm marrëdhëniesh shoqërore. Kjo mund të përfshijë grupe shoqërore të së njëjtës gjini ose të gjinive të ndryshme. Takimet e vazhdueshme shoqërore midis adoleshentëve mund të sjellin lindjen e miqësive të ngushta, po ashtu edhe lindjen e ndjenjave të pëlqimit: pra, vajzave u rritet interesi ndaj djemve dhe anasjelltas. Këto ndjesi krijojnë lidhje emocionale midis adoleshentëve, të cilat janë pjesë e ndryshimeve që përjetojnë në këtë fazë të rritjes. Gjatë viteve të adoleshencës është mirë të flisni dhe të ndani përjetimet tuaja me individë të tjerë (prindër, mësues, psikologë). Ata mund t’ju ndihmojnë për t’i menaxhoni më mirë këto përjetime. Bisedat me individë te të cilët keni besim mund t’ju orientojnë të merrni vendimet e duhura dhe të bëni zgjedhje të mira në situata të ndryshme ku mund të gjendeni. Prindërit janë gjithmonë në anën tuaj, ndaj tregohuni të hapur me ta dhe ata do t’ju mbështetin dhe ndihmojnë në këto ndryshime të pubertetit.

a. Si e përkufizojmë termin “shoqëri”?

b. Cilat janë disa nga ndryshimet emocionale që shfaqen gjatë adoleshencës?

c. Cilat janë disa nga ndryshimet sociale që shfaqen gjatë adoleshencës?

a. Shokët/bashkëmoshatarët mund të kenë ndikim të madh në sjelljet e tua gjatë adoleshencës. Rendit disa shembuj pozitivë dhe disa shembuj negativë të ndikimit të tyre.

b. Mendo ku do të dëshiroje të kishe më shumë pavarësi. Shkruaj një letër për prindërit duke u shpjeguar se pse do të doje më shumë pavarësi dhe çfarë përgjegjësie do të pranoje për të treguar se je i gatshëm për të qenë i përgjegjshëm.

47 Tema 3 Bota e gjallëTema II
1 2
Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

2.10 Si të ruhemi nga abuzimet

Shiko fotografinë e mëposhtme dhe trego çfarë kupton me ilustrimin që paraqitet aty.

Fjalë kyçe:

abuzim seksual, abuzim verbal, abuzim fizik, bullizëm

Të gjithë kemi të drejtë për privatësi dhe hapësira personale, si dhe të mbrojmë veten tonë sa herë që duhet. Asnjë s’duhet të bëjë asgjë që t’ju dëmtojë.

Abuzimi është një sjellje lënduese, që ndodh në formën e keqtrajtimit fizik, verbal, emocional dhe seksual. Një person i abuzuar është ai, i cili është dëmtuar apo kërcënuar, mendërisht apo fizikisht nga veprimet e personave të tjerë. Abuzimi mund të ndodhë midis dy të panjohurve, por fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, ndodh midis personave që njihen si për shembull, familjarë, miq apo të njohur. Çdo formë abuzimi ka shenjat, tiparet dhe pasojat e veta. Ai mund të ndodhë kudo, në shkollë, rrugë, park ose edhe shtëpi. Të gjitha format e abuzimeve janë të gabuara dhe të dëmshme. Askush s’duhet të tolerojë apo lejojë asnjë formë abuzimi. Tregoni në familje, shkollë ose polici, çdo formë abuzimi. Kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët.

Abuzimi seksual është sjellje detyruese me qëllime seksuale nga një person ndaj një tjetri. Në disa raste, abuzuesi mund të përdorë edhe forcën për ta realizuar atë. Çdo veprim ose prekje që ai bën në mënyrë seksuale, duke krijuar bezdi dhe ndjesi të keqe te tjetri është formë e abuzimit seksual. Situata të një abuzimi seksual mund të përbëjnë përqafimet dhe puthjet e dyshimta ose të pavenda, prekjet në pjesët intime, afrimet e një personi që ju bën të ndiheni të frikësuar apo të pasigurt. Trupin tuaj askush s’ka të drejtë ta dëmtojë apo përdorë. Abuzimi seksual ndaj një personi përbën krim dhe dënohet me ligj.

Abuzimi fizik është çdo dëmtim ose lëndim që i shkaktohet trupit të një personi në mënyrë të qëllimshme nga një person më i rritur ose dhe bashkëmoshatar.

Abuzimi verbal dhe emocional është çdo veprim ose ngjarje që konsiston në përçmimin, frikësimin, manipulimin apo presionin sistematik dhe që dëmton në mënyre serioze zhvillimin e personit të abuzuar.

Abuzimi verbal/emocional dëmton vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, imazhin pozitiv për veten, shkakton probleme të ndërveprimit me të tjerët, ankth etj.

48

Bullizmi apo nëpërkëmbja është një formë e keqtrajtimit të qëllimshëm të një personi, që është në pozita më të forta, ndaj një tjetri, në mënyrë të përsëritur. Sjelljet përmes të cilave shfaqet bullizmi përfshijnë: vënien në lojë, thumbimin, kërcënimin, goditjen ose zhvatjen etj. Duhet kuptuar që bullizmi është abuzim, që shkakton lëndime dhe shqetësime.

Respektoni të tjerët dhe veten tuaj, një gjë e tillë ndihmon në parandalimin e keqtrajtimeve.

Unë kam rregullat e mia të sigurisë. Ato janë:

1. Unë u them prindërve ose mësueses përpara se të shkoj diku, të ndihmoj dikë, të pranoj ndonjë dhuratë apo të hipi në ndonjë makinë!

2. Unë marr një shok/shoqe të besuar përpara së të shkoj në vende të ndryshme apo të dal të rri jashtë!

3. Unë u them njerëzve “JO” qoftë mësuesit, prindit apo kujtdo tjetri që më ngacmon/prek ose më lëndon!

4. Unë u them prindërve/mësueses apo kujtdo tek i cili kam besim, nëse dikush më bën të ndihem i/e dëshpëruar, e pasigurt apo i/e frikësuar!

5. Unë nuk bisedoj me të panjohur!

6. Nuk bëj asgjë që më duket e gabuar edhe kur dikush më thotë që është mirë.

7. Unë nuk lejoj askënd të përfitojë në asnjë lloj situate nga mua.

Ju keni të drejtën të thoni “JO” për çdo gjë që ju bën të mos ndiheni mirë apo që ju frikëson! Mos hezitoni t’i tregoni një të rrituri tek i cili keni besim, në qoftë se ndodh diçka që nuk ju pëlqen.

1

a. Çfarë quajmë abuzim?

2

b. Në çfarë formash mund të shfaqet abuzimi?

c. Përshkruaj pse duhen raportuar abuzimet.

d. Si mund të mbrohemi nga abuzimet?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Lexoni situatat e mëposhtme.

a. Dëgjon një moshatar, që kërcënon se do të dëmtojë bashkëmoshatarë të tjerë.

b. Je dëshmitar që një moshatar dhunon verbalisht një nxënës tjetër.

c. Shokët tuaj po bëjnë një plan për t’u hakmarrë ndaj një nxënësi që i vuri në lojë.

d. Diskutoni në klasë se çfarë qëndrimesh do të mbani ju në secilën situatë. Argumentoni përgjigjen tuaj.

49 Tema 3 Bota e gjallëTema II

2.11 Njeriu dhe shëndeti

Fjalë kyçe:

shëndet mendor, shëndet fizik, shëndet social

Nëse ju pyesin çfarë do të thotë “shëndet”, si do t’i përgjigjeshit?

Termi “shëndet” tregon më shumë sesa të jesh mirë fizikisht e të mos kesh sëmundje. Shëndeti është një gjendje e plotë e mirëqenies fizike, mendore, emocionale dhe sociale. Të qenit në ekuilibër i të gjithë këtyre komponentëve do të thotë të gëzosh shëndet të mirë.

Me “shëndet fizik” kuptojmë që trupi i njeriut punon mirë, pa dhimbje ose vështirësi në aktivitetet ditore. Pra, trupi ynë ruan ekuilibrin në funksionimin e qelizave dhe pjesëve të tjera të tij. Të kesh shëndet të mirë fizik do të thotë:

• të kujdesesh për trupin tënd;

• të ushqehesh në mënyrë të ekuilibruar dhe të shumëllojshme;

• të bësh aktivitet fizik;

• të flesh mjaftueshëm;

• të kesh një higjienë të mirë personale dhe mjedisore;

• të shmangësh drogat dhe alkoolin.

Në shëndetin tonë fizik ndikojnë edhe faktorët mjedisorë. Ndotja e mjedisit përmes ajrit, zhurmave, lëndëve kimike, ujit, katastrofave natyrore, prishjes së habitateve, e kombinuar dhe me mënyrën e të jetuarit, ka kontribuar në shfaqjen e disa problemeve shëndetësore te njeriu. Këta faktorë mund të jenë pasojë edhe e ngjarjeve natyrore dhe e aktivitetit njerëzor. P.sh.: ajri i ndotur rrit mundësinë për infeksione dhe sëmundje të mushkërisë. Ekspozimi në rrezatim të lartë ultraviolet nxit mundësinë për tumore të lëkurës.

50
Trekëndëshi i shëndetit

Tema 3 Bota e gjallëTema IITema 3 Faktorët mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e njeriutTema V

Shëndeti mendor dhe emocional. Shumica prej nesh ndiejnë emocione të ndryshme gjatë gjithë ditës: lumturi, mërzitje, frikë, kënaqësi, zemërim, dashuri etj. Mënyra se si i shprehim këto lloj ndjenjash përbën shëndetin mendor. Shëndeti mendor nënkupton të ndierit mirë me veten dhe njerëzit që të rrethojnë në jetën e përditshme. Të menduarit dhe shprehurit pozitivisht na ndihmon të kemi një shëndet të mirë mendor dhe emocional.

Shëndeti social

Si i keni marrëdhëniet me shokët e shoqet? A mund të zgjidhni paqësisht një problem midis jush?

Kur shkoni te gjyshërit, ndiheni të kënaqur? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju bëjnë të kuptoni shëndetin tuaj social. Shëndet i mirë social do të thotë të keni aftësi të mira komunikuese në familje, në shkollë dhe në komunitet. Do të thotë gjithashtu të ndërtoni marrëdhënie të mira me njerëzit që vlerësoni dhe besoni.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Çfarë quajmë shëndet?

b. Rendit 2 sjellje që përmirësojnë shëndetin social.

c. Cilat janë disa mënyra pozitive për të përmirësuar shëndetin fizik?

Zbato njohuritë

a. Rikujto ngjarjet e javës së kaluar dhe shëno në fletore veprimet që ke kryer. Përshkruaj sjelljet që kanë ndikuar pozitivisht e negativisht në shëndetin tënd, si dhe çfarë do të ndryshoje në sjelljen tënde për ta përmirësuar atë.

b. Kroi është nxënës i shkëlqyer. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke mësuar, duke bërë detyra, si dhe në kompjuter. Si mendon, për cilat pjesë të shëndetit nuk po kujdeset ai? Çfarë mund të bëjë ai për t’i përmirësuar ato?

51
1 2

2.12 Ndikimi i ushqimit në shëndetin e njeriut

Fjalë kyçe:

energji, mbipeshë, nënpeshë

Si mendoni, a lidhet ushqimi me mënyrën se sa aktiv ndihemi?

Ushqimi që zgjedhim ndikon në shëndetin tonë. Në trupin tonë, ai zbërthehet në përbërësit e tij, pra ushqyesit, të cilët bëhen pjesë e trupit me funksionet që kryejnë. Për t`u ndier energjikë dhe të shëndetshëm duhet të kujdesemi për ushqimin që konsumojmë. Të ngrënit me tepri e disa ushqimeve ose edhe e vetëm një ushqimi mund ta dëmtojë shëndetin. Kështu, nëse konsumoni shpesh patatina, po bëni një

zgjedhje jo të shëndetshme, ato kanë sasi të lartë yndyre dhe kripe. Edhe ngrënia e pak lloje ushqimesh nuk është një zgjedhje e mirë për shëndetin, pasi trupi ka nevojë për të gjithë llojet e ushqyesve.

Për të qenë të shëndetshëm, duhet të ushqehemi në mënyrë të larmishme dhe të ekuilibruar, me qëllim që t’u sigurojmë qelizave të gjitha lëndët e duhura për proceset jetësore.

Mbipesha

Ngrënia me tepri e ushqimeve me yndyrë dhe pak larmi përbërësish mund të çojë në kequshqyerje. Mbipesha ose obeziteti është një gjendje e trupit që vjen nga kequshqyerja. Një person mbipeshë ka një sasi të lartë yndyre në trup, që çon dhe në rritje të peshës së tij. Kjo mund të vijë jo vetëm nga mungesa e një diete ushqimore të shumëllojshme, prej së cilës trupi merr ushqyesit e duhur në mënyrë të ekuilibruar, por dhe nga mungesa e aktiviteteve fizike në jetën e përditshme. Obeziteti rrit më shumë mundësinë për t’u sëmurur nga zemra dhe diabeti.

Nënpesha

Edhe të qenët nën peshë është e pashëndetshme. Kjo sjell mungesë energjie për trupin dhe rënie të peshës trupore. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve që sjell kjo formë e

52

kequshqyerjes dobëson sistemin imunitar dhe qelizat e trupit nuk punojnë siç duhet, duke u ndier të lodhura vazhdimisht. Një pjesë e njerëzve që duan të bien nga pesha apo të fitojnë peshë ndjekin forma të ndryshme dietash, për një kohë të shkurtër. Kujdes, kjo mund të jetë e rrezikshme! Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni një ushqyerje të ekuilibruar, të hidratoheni mirë dhe të kryeni aktivitet fizik.

Sa energji i nevojitet trupit?

Energjia që kërkon trupi vjen nga ushqimet. Këtë energji, ai e përdor për të bërë gjithçka jetësore. Energjia në ushqime matet në kalori (K).

Sasia e energjisë që i nevojitet trupit, varet nga mosha (pasi kjo ndikon në fazat e rritjes), nga përmasat e trupit dhe nga aktiviteti që kryen njeriu. Sa më shumë të kryeni aktivitet fizik, aq më shumë energji kërkon trupi.

Energjia që harxhohet në një orë gjatë disa aktiviteteve.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Çfarë kuptoni me fjalën kequshqyerje?

b. Cilat janë disa nga problemet shëndetësore që mund të shfaqen nga mbipesha?

c. Çfarë i ndodh trupit nëse është nën peshë?

d. Rendit faktorët që ndikojnë në sasinë ditore të energjisë që i duhet trupit.

njohuritë

a. Duke iu referuar grafikut, llogarit energjinë që i nevojitet çdo ditë një programueseje kompjuterike. Po shokut/ shoqes sate të ngushtë? Si arrite në këtë përfundim?

b. Shkruaj pse sot janë më të shumë adoleshentët mbi peshë sesa në të shkuarën.

53
Tema
3
Bota
e
gjallëTema
II
1 2
Zbato
Duke parë televizor Duke ecur Duke bërë patinazh Duke ngarë biçikletën Duke vrapuar
0 1000 2000 3000 4000 5000

2.13 Pasojat e substancave të dëmshme

Fjalë kyçe: substancë psikoaktive, duhan, alkool

Të gjitha ato lëndë kimike që ndikojnë në sistemin nervor dhe përvojat psikologjike, duke ndryshuar perceptimin shqisor, gjendjen shpirtërore, të menduarit dhe sjelljen e një personi jane quajtur substanca psikoaktive.

Këto substanca, përveçse te pijet alkoolike ose energjike, apo te duhani, mund të gjenden edhe në një pjesë të ushqimeve të përditshme, si kafeja, çokollata etj. Ndaj, duhet bërë kujdes në sasinë e çokollatës që konsumojmë. Ato mund të gjenden edhe tek ilaçet, prandaj barnat duhen marrë gjithmonë sipas udhëzimeve të mjekut ose farmacistit.

Substancat psikoaktive gjenden edhe te drogat, të cilat janë të paligjshme dhe të rrezikshme për shëndetin.

Shumë prej njerëzve e dinë se pirja e duhanit dhe e alkoolit janë sjellje të pashëndetshme, por pak prej tyre e dinë se sa dëme mund të shkaktojnë.

Rreziku nga duhanpirja

Nuk krijon varësi ndaj asgjëje.

Shijon më mirë ushqimet.

Kursim parash.

Duhani është bimë, një nga përbërësit që ka ai është nikotina. Ajo klasifikohet si stimulues, që rrit aktivitetin e trurit. Nikotina rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe shkakton varësi të lartë në organizëm. Kjo do të thotë se trupi ndien nevojë të vazhdueshme për të. Tymi i duhanit përmban më shumë se 4 mijë përbërje kimike, ku krahas nikotinës përfshihen: monoksidi i karbonit, katrani etj. Monoksidi i karbonit lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, e cila në këto kushte nuk mund të transportojë oksigjenin. Kjo sjell ulje të sasisë së oksigjenit që duhet të shkojë në qeliza.

Arsye për t’i thënë “Jo” duhanpirjes!

Mushkëri sportive.

Gojë më e pastër dhe shtëpi më e freskët.

Nuk lëshon në ajër lëndë të dëmshme për të tjerët.

Aftësi më të mira nuhatjeje. Shëndet më të mirë në të ardhmen.

Duhanpirja është një faktor që rrit mundësinë për shfaqjen e tumoreve të mushkërisë, sëmundjeve të zemrës, madje dëmton dhe lëkurën duke shkaktuar plakje të parakohshme.

Të gjitha format e duhanit shkaktojnë varësi dhe janë të dëmshme për shëndetin.

54

Rreziku nga alkooli

Alkooli është një përbërje e prodhuar nga procesi i fermentimit të lëndëve organike, kryesisht frutave. Alkooli i përket një grupi drogash, të quajtur depresantë që ngadalësojnë sinjalet në tru.

Truri ndikohet 6 minuta pasi keni pirë alkool. Ai shkon në tru, duke prekur pjesë të trurit që kontrollojnë lëvizjen, të folurit, kujtesën.

Personat që pinë rregullisht alkool krijojnë varësi prej tij dhe dëmtojnë funksionin normal të trurit të tyre. Disa efekte janë të menjëhershme, si: aftësia për të menduar, folur, ecur. Disa të tjera grumbullohen në trup dhe shfaqen kohë më vonë, duke dëmtuar mëlçinë, kockat, zemrën. Madje, shkaktojnë diabetin dhe dobësojnë sistemin imunitar.

Alkoolizmi është një sëmundje, në të cilën personi ka nevojë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike për alkool.

Ajo mund të kurohet me trajtime nga specialistët.

Alkooli dëmton shëndetin.

a. Çfarë quajmë substancë psikoaktive?

b. Si mund të ndikojë duhani në pamjen e një individi?

c. Çfarë ndikimi negativ ka duhani në trup?

d. Si ndikon alkooli në shëndetin e një individi?

e. A ka ngjashmëri midis duhanit dhe alkoolit? Po ndryshime?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

a. Hulumto si krijohet varësia nga duhani dhe alkooli dhe çfarë pasojash shkaktojnë në trup.

b. Shkruaj disa situata që mund t’i ndodhin një personi kur përdor duhan ose alkool.

c. Shkruaj çfarë faktesh do të përdorje për të bindur një shok që të mos pijë duhan ose alkool.

55
Tema
3 Bota e gjallëTema II
1 2

Kontrolloni përparimin tuaj

1. Plotëso fjalinë me fjalën e duhur:

Organizma njëqelizorë qeliza Robert Huk

organizma shumëqelizorë indet qelizat e gjakut

qelizat nervore lëkura

a. është njësia ndërtuese e të gjithë organizmave të gjallë.

b. ishte personi i parë që pa qelizën.

c. Bakteret janë

d. Bimët janë

e. dhe janë disa nga llojet e qelizave të trupit tonë.

f. formohen nga grupe qelizash me formë dhe funksion të njëjtë.

g. është organi më i madh i trupit.

2. Rendit dy ndryshime që kanë organizmat shumëqelizorë krahasuar me organizmat njëqelizorë.

3. Plotëso tabelën, duke krahasuar organelet që gjenden në qelizën bimore dhe në atë shtazore, si dhe funksionet që kryejnë ato.

Pjesët e qelizës Qelizë bimore, qelizë shtazore, te të dyja Funksioni Membranë qelizore Bërthama Mitokondria

Prodhon energji Qelizë bimore Përdor energjinë e Diellit për të prodhuar ushqim. Muri qelizor Citoplazma Te të dyja

4. Shkruaji një letër vetes, ku e këshillon se si duhet t’i kalojë sfidat dhe ndryshimet fizike dhe emocionale të pubertetit.

56 Tema 2

5. Në tabelën e mëposhtme, rendit faktorët pozitivë dhe negativë që ndikojnë në shëndetin fizik, mendor dhe social.

Faktorët pozitivë

Faktorët negativë

Argumento secilin nga faktorët e shënuar dhe diskuto rreth tyre me shokët e shoqet e klasës. Sillni shembuj të shëndetit fizik, mendor dhe social.

6. Përcakto nëse është e vërtetë (V) apo e gabuar (G):

a. Të ngrënit e ushqimit me tepri nuk e dëmton shëndetin tonë.

b. Për të qenë të shëndetshëm, duhet të ushqehemi vetëm në mënyrë të larmishme.

c. Mbipesha është një gjendje e trupit që vjen nga kequshqyerja.

d. Hidratimi nuk është shumë i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë. e. Persona të moshave të ndryshme kanë nevojë për të njëjtën energji.

7. Si e kupton pohimin: “Sa më shumë të kryeni aktivitet fizik, aq më shumë energji kërkon trupi”. Argumento përgjigjen.

8. Plotëso diagramin e Venit:

Pirja e alkoolitDuhanpirja

Të përbashkëtat

57

PROCESET FIZIKE

3.1 Madhësitë fizike dhe matja e tyre

Fjalë kyçe:

madhësi fizike, matje, njësi matëse, aparat matës

Çfarë është madhësia fizike?

Trupat dhe dukuritë natyrore që na rrethojnë janë të ndryshme.

Tek ata mund të dallojmë veti të ndryshme fizike.

Vetitë fizike të trupave dhe dukurive natyrore, që mund t’i krahasojmë ndërmjet tyre dhe që shprehen me një numër, quhen madhësi fizike.

Matja e madhësisë fizike

Vlera numerike e madhësive fizike gjendet duke bërë matje. Matja ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. Për shembull, kur udhëtojmë me makinë, na duhet të matim shpejtësinë e lëvizjes së saj. Kur njeriu është i sëmurë, duhet të matim temperaturën. Kur blejmë fruta, duhet të matim peshën e tyre etj. Që në kohë të hershme, nevoja i ka shtyrë njerëzit të mësojnë të matin.

Edhe pse matja ka filluar të bëhet në kohëra të hershme, të bësh një matje të saktë nuk është aq e lehtë.

Procesi, sipas të cilit përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike, quhet matje.

Një madhësi fizike matet duke e krahasuar me një madhësi të të njëjtit lloj, që quhet njësi matëse. Njësitë matëse pranohen si të tilla me marrëveshje. Sot, në përgjithësi, për çdo madhësi përdoret një njësi e caktuar dhe shumëfishat apo nënfishat e saj. Madhësia fizike përcaktohet nga një numër (vlerë numerike) dhe njësia përkatëse e saj. Për shembull, kur themi masa është 12 kg, 12 është vlera dhe kg (kilogram) është njësia. Kur themi rruga është 27 km, 27 është vlera dhe km (kilometër) është njësia.

58
3

Aparatet matëse

Mjetet që përdoren për matje, quhen aparate ose instrumente matëse.

Në çdo mjet apo aparat matës tregohet njësia matëse.

Për të përcaktuar vlerën e një madhësie fizike, mund të përdoren jo vetëm aparate të ndryshme, por edhe mënyra të ndryshme.

A e dini se...

Në Egjiptin e lashtë, njësia e përdorur për gjatësinë ishte kubit (cubit), e barabartë me largësinë nga bërryli te majat e gishtave. Me njësitë e sotme një kubit është rreth 45 centimetra.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Nga se përcaktohet një madhësi fizike?

b. Si i matim madhësitë?

c. A mund të përmendësh disa madhësi fizike?

Zbato njohuritë

a. Ndërto një tabelë si më poshtë dhe plotëso kolonën bosh të saj. Madhësia fizike Aparati matës Njësia që pëdoret gjatësia temperatura masa koha

Krahaso tabelën tënde me ato të shokëve. Çfarë mësove?

59
Tema
3 Proceset fizikeTema III
b.
1 2

3.2

Fjalë kyçe:

gjatësi, largësi, gjerësi, lartësi, trashësi, përmasë, decimetri, centimetri, milimetri, kilometri, kalibri, mikrometri

Gjatësia dhe matja e saj

Çfarë është gjatësia?

Gjatësia është madhësi fizike që tregon sa shtrihet një trup në hapësirë, sipas një drejtimi të caktuar. Për të shprehur gjatësinë, përdoren fjalë të ndryshme. Madhësinë e hapësirës ndërmjet dy vendeve (apo dy pikave) e quajmë largësi.

Për gjatësitë e një dhome në drejtime të ndryshme përdorim fjalët: gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Për një libër përdorim fjalën trashësi etj. Gjatësia, gjerësia, lartësia apo trashësia quhen përmasa të trupit.

Si matet gjatësia?

Si pajisje për matjen e përmasave të trupave apo të largësive ndërmjet tyre përdorim vizore apo metër. Njëri skaj i vizores (metrit) vendoset në njërën anë të trupit dhe lexohet shifra ku bie ana tjetër e tij. Rezultati i matjes shprehet me një numër dhe njësinë e gjatësisë, që është metri (m). Kur themi se gjatësia e dhomës është 3 m, do të thotë se gjatësinë e dhomës e kemi krahasuar me gjatësinë e një metri. Në jetën e përditshme, për matjen e gjatësisë, përveç njësisë metër përdoren edhe njësi më të vogla apo më të mëdha (nënfisha apo shumëfisha).

Për shembull, njësi më të vogla se metri janë decimetri (dm), centimetri (cm), milimetri (mm) etj.

60
Bllok i trashë
Kompjuter i hollë
Lartësia e pemës
Largësia ndërmjet syve

1 m =10 dm; 1 dm = 10 cm; 1 cm = 10 mm; 1 m = 100 cm

Njësia më e madhe se metri që përdoret zakonisht për matje të gjatësive të mëdha është kilometri (km). Një kilometër ka 1000 m.

Mjetet e përdorura për matjen e gjatësisë janë të llojeve të ndryshme. Përmendim, metrin shirit, metrin metalik, kalibrin, mikrometrin, etj.

A e dini se...

Njësia e gjatësisë inç (inch) u miratua në vitin 1324 nga mbreti Eduard II i Anglisë. Një inç u quajt gjatësia e tre kokrave elb të vendosura njëra pas tjetrës.

Veprimtari

Matja e gjatësisë

Hapat që duhen ndjekur

1. Zgjidhni trupat përmasat e të cilëve do të matni.

Mjetet e nevojshme

trupa të ndryshëm, metër rrobaqepësi, vizore, laps, letër

2. Ndërtoni një tabelë si më poshtë dhe plotësojeni atë me vlerat e gjetura gjatë matjeve. Nëse mundeni, shtoni dhe përmasa të tjera.

3. Diskutoni me shokët për mënyrën e matjeve. Çfarë mësuat?

Trupi Gjatësia (njësia) Gjerësia (njësia) Lartësia (njësia)

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Çfarë është gjatësia e një trupi?

b. Rendit mjetet që shërbejnë për matjen e gjatësisë. Shiko skemën e mëposhtme dhe shpjego lidhjen midis njësive matëse të gjatësisë:

njohuritë

61 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2
Zbato
1 mm 1 cm x10 x10 x10 1 dm 1 m

3.3 Vëllimi dhe matja e tij

Fjalë kyçe:

vëllimi, litri, metër kubi, decimetër kubi, centimetër kub, decilitri, mililitri, enë të shkallëzuara

Çfarë është vëllimi?

Vëllimi është një madhësi tjetër fizike. Ai shpreh se sa hapësirë zë një trup i ngurtë, i lëngët apo i gaztë.

Vëllimi i një trupi apo një ene që mund të mbushet me lëng ose gaz varet nga forma dhe përmasat e trupit apo të enës.

Si matet vëllimi?

Njësia matëse e vëllimit është metër kubi (m3), ndërsa njësitë matëse më të vogla të tij (nënfishat) janë decimetër kub (dm3) dhe centimetër kub (cm3).

1 m3 = 1 000 dm3

1 dm3 = 1 000 cm3

Njësia e vëllimit, që përdoret në jetën e përditshme, për matjen e lëngjeve, është litri (shënohet me l).

Për shembull, një litër është vëllimi i një kubi, çdo brinjë e të cilit është 10 cm.

1 l = 1 dm3 = 1 000 cm3

1 l = 1 000 cm3

Njësitë më të vogla matëse të litrit janë decilitri (dl), mililitri (ml).

1 l = 10 dl

1 l = 1 000 ml

Vëllimi i lëngjeve matet me enë të shkallëzuara, në përgjithësi në formë cilindri. Anash tyre janë shënuar njësitë e matjes, zakonisht mililitra.

Edhe shiringat janë të shkallëzuara në mililitra.

Si matet vëllimi i trupave të ngurtë?

Për të matur vëllimin e një trupi të rregullt gjeometrik, si: kubi, sfera, piramida, përdoren formula matematikore.

Matja e vëllimit të një trupi me formë të çrregullt mund të bëhet si më poshtë.

Merrni një enë me lëfyt, një enë të shkallëzuar, ujë, trupa në forma të çrregullta, që nuk treten në ujë si, gurë, gozhdë etj.

Mbushni enën deri në lëfyt me ujë.

Në të futet një nga trupat e ngurtë.

Nga lëfyti derdhet ujë në enën e shkallëzuar. Matni vëllimi i ujit të derdhur në të.

62
10cm 10cm 10cm = 1 litër 1 cm3

Vëllimi i trupit të ngurtë i futur në enën me lëfyt është sa uji i derdhur në enën e shkallëzuar.

A e dini se...

Njësia e vëllimit (për lëngjet) që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikë është gallon. (Në Angli, një gallon është rreth katër litra e gjysmë.)

Veprimtari

Matja e vëllimit të trupave.

Hapat që duhen ndjekur

1. Zgjidhni trupat e ngurtë, vëllimet e të cilëve do të matni. Trupi Vëllimi (njësia)

Mjetet e nevojshme trupa të ndryshëm të ngurtë, enë të shkallëzuara, laps, letër

2. Për çdo trup, bëni disa matje. Ndërtoni një tabelë dhe plotësojeni atë me vlerat e gjetura gjatë matjeve.

3. Diskutoni me shokët rreth provave të bëra. Çfarë mësuat?

Lexo, mendo dhe përgjigju

Çfarë është vëllimi i një trupi?

Rendit mjete që shërbejnë për matjen e vëllimit të një lëngu.

Rendit nga më e madhja te më e vogla njësitë matëse të vëllimit, të dhëna më poshtë.

GallonLitër dl l ml

63 Tema 3 Proceset fizikeTema III
a.
b.
1 2
Zbato njohuritë

3.4 Masa dhe matja e saj

Çfarë është masa?

Fjalë kyçe:

masa, kilogram, ton, gram, miligram, elektronike, kandar

Cili është më i rëndë: pjepri apo dardha?

Cili prej tyre ka masë më të madhe?

Cili është më i rëndë: topi i futbollit apo topi i tenisit? Cili prej tyre ka masë më të madhe?

Për trupat që rëndojnë më shumë, në përditshmëri, themi se kanë masë më të madhe, ndërsa për trupat e lehtë themi se kanë masë të vogël.

Masa është një madhësi tjetër fizike.

Masa përcaktohet nga sasia e lëndës prej së cilës përbëhet një trup.

Një trup që ka masë, zë një vend në hapësirë, pra ka një vëllim.

Masa e një trupi ndikon në gravitetin e tij. Sa më e madhe të jetë masa e një trupi, aq më shumë rëndon ai.

Masa e një trupi ndikon në ndryshimin e gjendjes së lëvizjes së tij.

Një trup me masë të madhe është e vështirë ta vëmë në lëvizje, kur është në prehje apo ta ndalim kur është në lëvizje.

Ndryshe ndodh me një trup me masë të vogël.

Si matet masa e një trupi?

Njësia e matjes së masës është kilogrami (kg).

Si njësi e masës së trupave të vegjël përdoret grami (1 kg = 1 000 g). Për trupa edhe më të vegjël (për shembull, tabletat e ilaçeve) përdoret miligrami (1 g = 1 000 mg).

Si njësi e masës së trupave të mëdhenj, që transportohen me kamion, tren apo anije, përdoret njësia ton (1 t = 1 000 kg)..

Për të matur masën e një trupi përdoret peshorja. Peshoret janë të formave dhe llojeve të ndryshme.

Në peshoret mekanike me dy pjata, në njërën pjatë vendoset trupi dhe në tjetrën, gurët e peshës, derisa peshorja të jetë në baraspeshë. Gurët e peshës tregojnë se sa është masa e trupit.

64

Në peshoret mekanike me sustë, masa e trupit të varur në peshore, tregohet me shigjetë.

Në peshoret elektronike, masa e trupit lexohet në një ekran.

Dikur, për matjen e masës, përdoreshin kandarët.

Për matjen e masës së një trupi përdoret fjala “peshoj”, por masa dhe pesha janë madhësi të ndryshme.

A e dini se...

Masa e një trupi mbetet e njëjtë në çdo vend të universit.

Veprimtari

Matja e masës së një sasie orizi.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme oriz, enë plastike, peshore kuzhine, laps, letër

1. Merrni një sasi orizi (një vëllim të caktuar, për shembull, një gotë) dhe hidheni në një enë.

2. Vendoseni enën në peshore dhe lexoni vlerën që tregon ajo.

3. Zbrazeni orizin në një enë tjetër dhe gjeni masën e enës bosh.

4. Gjeni masën e orizit duke bërë diferencën ndërmjet dy vlerave të gjetura.

5. Merrni dyfishin, trefishin e vëllimit të orizit. Si mendoni se do të jetë masa krahasuar me rastin e parë? Përsëritni të njëjtat veprime për të gjetur masat. A ju doli parashikimi?

a. Cilin mund të ndalim më lehtë një top pingpongu apo një top basketbolli? Pse?

b. Trego dallimin mes peshës dhe masës.

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Rendit gurët e peshave nga më i vogli te më i madhi.

20 g30 g 50 g 1 kg 500 g 2 kg 200 g

65 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

3.5 Koha dhe matja e saj

Fjalë kyçe:

koha, minuta, sekonda, ora, kronometri, metronomi, dekada, shekulli

Çfarë është koha?

Çdo dukuri në natyrë ka një fillim dhe një fund. Disa dukuri zgjasin shumë dhe disa të tjera më pak.

Koha është një madhësi fizike, që përdoret për të përcaktuar radhën e zhvillimit të ngjarjeve apo dukurive, si dhe zgjatjen e tyre.

Për shembull, mësimi fillon në orën 8:00 dhe mbaron në orën 8:45. Një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta.

Si matet koha?

Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet bëhet për një kohë të caktuar, e cila quhet ditë-natë.

Kohëzgjatja e një ditë-nate është ndarë në 24 pjesë të barabarta. Një pjesë e tillë quhet orë. Një orë është e ndarë në 60 minuta, ndërsa 1 minutë është e ndarë në

60 sekonda. Njësia bazë matëse e kohës është sekonda (s).

1 ditë = 24 orë

1 orë = 60 minuta

1 minutë = 60 sekonda

Në jetën e përditshme koha matet me orë, e cila shënohet me h.

Një nga mjetet për matjen e kohës është ora.

Orët janë të ndryshme, si orë mekanike, orë elektronike, orë diellore, orë me rërë etj.

Dikur janë përdorur orët diellore dhe orët me rërë.

Orët e sotme mund të jenë mekanike apo elektronike.

66

Për matjen e intervaleve të shkurtra kohore përdoret kronometri, i cili mat kohën me minuta dhe me sekonda. Muzikantët përdorin metronomin.

Për matjen e periudhave të gjata kohore përdoren: dita, java, muaji, viti, dekada, shekulli. 1 vit = 365 ose 366 ditë

1 dekadë = 10 vjet 1 shekull = 100 vjet

A e dini se...

Një orë e zakonshme elektronike “gabon” me një sekondë në rreth dy vjet. Veprimtari

Matja e kohës Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme një sferë e varur në një fije, laps, letër

1. Lidheni skajin e lirë të fijes në një pikë, në mënyrë që sfera të varet.

2. Shmangeni paksa sferën nga pozicioni i varur dhe e lini të lirë të lëkundet.

Me një orë matni kohën për një numër lëkundjesh dhe plotësoni tabelën. Numri i lëkundjeve 15 20 25 30 35 40 Koha

mendo dhe përgjigju

a. Si mendon, si ka funksionuar ora me rërë?

b. Koha mund të matet me dukuri që përsëriten. A mund të përmendësh të tilla dukuri?

njohuritë

Rendit nga më e vogla te më e madhja njësitë e matjes së kohës: një javë, një shekull, një muaj, një orë, një minutë, një sekondë, një vit, një dekadë.

67 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2 Lexo,
Zbato
3.

3.6 Temperatura dhe matja e saj

Fjalë kyçe:

ftohtë, ngrohtë, temperatura, termometri, grada celsius

Çfarë është temperatura?

Trupat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Nëse i prekim trupat, do të vërejmë një cilësi tjetër të tyre. Nga ndjesia e të prekurit, mund të themi se një trup është më i ftohtë apo më i ngrohtë se një tjetër.

Për shembull, nëse prekim hekurin, themi se është i nxehtë, por nëse prekim akulloren, themi se është e ftohtë.

Trupa të nxehtë janë: dielli, flaka, llava e vullkanit etj., ndërsa trupa të ftohtë janë: bora, akulli, uji i burimit etj.

Provoni!

Merrni tri enë dhe mbushini me ujë. Njërën mbusheni me ujë të ngrohtë (kujdes, jo të nxehtë), të dytën me ujë të ftohtë dhe të tretën me ujë ambienti. Fillimisht futni njërën dorë në ujin e ngrohtë dhe tjetrën në ujin e ftohtë. Mandej futni të dyja duart në ujin e ambientit. Çfarë ndieni në duar? Si ndihet uji i ambjentit nga dora që ishte në ujin e ngrohtë? Po nga dora tjetër?

Nga ndjesia e të prekurit mund të gabojmë.

Madhësia fizike që na tregon ftohtësinë apo ngrohtësinë e një trupi është temperatura.

Për trupat e nxehtë themi se kanë temperaturë të lartë, kurse për trupat e ftohtë themi se kanë temperaturë të ulët.

Si matet temperatura?

Çfarë ndodh kur dy trupa vihen në takim me njëri-tjetrin? Cili trup ftohet dhe cili ngrohet? Sa vazhdon ngrohja e njërit dhe ftohja e tjetrit?

Mjeti matës i temperaturës është termometri. Ai përdoret për të matur temperaturën e ujit, të ajrit apo të njeriut.

68
100oC37oC0oC 50oC20oC-10oC

Termometrat janë të llojeve të ndryshme. Më të përdorurit janë ata me merkur (zhivë) dhe ata me alkool të ngjyrosur.

Si është i ndërtuar një termometër i zakonshëm?

Termometri është një gyp i ngushtë me ndarje me vija, në fundin e të cilit ndodhet rezervuari i lëngut (zhivë, alkool etj.). Kur ngrihet temperatura, ngrihet dhe lëngu në gyp. Niveli i lëngut, pra dhe temperatura, tregohet nga vijat në tub. Njësia e temperaturës është grada Celsius (oC).

Termometri mjekësor shërben për të matur temperaturën e njeriut. Ky termometër ka shkallëzimin nga 35oC në 42oC, sepse temperatura e njeriut ndryshon ndërmjet këtyre temperaturave. Para përdorimit, termometri duhet shkundur, që zhiva të jetë poshtë 36oC.

A e dini se...

Temperatura më e lartë në ajër në Tokë, rreth 57o C, është regjistruar në Kaliforni (Amerikë) në 10 korrik 1913.

Veprimtari

temperaturës

termometrin

një apo dy

një tabelë

ditës.

një vend të dhomës dhe mos e lëvizni.

Mjetet e nevojshme termometër dhome, laps, letër

temperaturën

lexoni temperaturën që tregon termometri.

ajo më poshtë.

lartë.

qenë

ditës.

69 Tema 3 Proceset fizikeTema III
a. Çfarë tregon temperatura e një trupi? b. Me çfarë matet temperatura? c. Cila është njësia matëse që shpreh temperaturën? Shpjego çfarë tregojnë temperaturat - 10oC, 0oC, 20oC, 37oC, 50oC, 100oC në figurinat në fund të faqes përpara. Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë Gjetja e
mesatare të
Hapat që duhen ndjekur 1. Vendosni
2. Në çdo
orë
3. Plotësoni
si
Ora 7:00 8:00 Temperatura 4. Shënoni orën kur temperatura ka qenë më e
5. Shënoni orën kur temperatura ka
më e ulët. 6. Gjeni
mesatare të

3.7 Puna në fizikë. Fuqia

Çfarë është puna?

Fjalë kyçe: puna, zhvendosje, xhaul, fuqia, kuajfuqi

Fjala “punë” përdoret shpesh në jetën e përditshme. Kështu, do të thoshim se marrja e notave të mira kërkon shumë “punë”. Po ashtu, mësuesi shpjegon mësimin, bujku lëron tokën. Ata kryejnë punë. Pra, puna është aktivitet fizik ose mendor. Por në fizikë, termi “punë” ka një kuptim tjetër.

Themi se mbi një trup kryhet punë, nëse trupi lëviz nën veprimin e një force. Punëtori kryen punë, sepse karroca zhvendoset. Nëse ajo nuk do të zhvendosej, mbi të nuk do të kryhej punë, megjithëse tërhiqet.

Era fryn mbi velat, pra ushtron një forcë, duke e vënë varkën në lëvizje. Themi që era kryen punë mbi varkën.

Si përcaktohet puna?

Puna është një madhësi fizike, që vlerëson një dukuri të caktuar.

Madhësia e punës varet nga forca që ushtrohet mbi trupin.

Sa më e madhe të jetë forca, aq më e madhe është puna që ajo kryen.

Madhësia e punës varet edhe nga zhvendosja.

Sa më shumë të zhvendoset trupi nën veprimin e një force, aq më e madhe është puna e kryer.

Njësia e punës quhet xhaul. Ajo varet nga njësia e forcës dhe e gjatësisë.

70

Çfarë është fuqia?

Që të kryhet një punë, trupat duhet të ushtrojnë forcë. Kështu, në ilustrimin përbri, djali ushtron forcë të vogël, por i rrituri një forcë të madhe. Shihet se puna që kryejnë secili është e njëjtë, sepse zhvendosin të njëjtën kuti. Këtë punë e kryejnë për kohë të ndryshme.

Djalit i duhet më shumë kohë për ta zhvendosur kutinë. Kjo tregon se fuqia e djalit është më e vogël se ajo e të rriturit.

Fuqia tregon punën që kryhet në njësinë e kohës, pra sa shpejt apo ngadalë kryhet ajo.

A e dini se...

Për të krahasuar fuqinë e makinave të ndryshme përdoret njësia kuaj fuqi. Kjo, sepse dikur kuajt kanë qenë mjeti kryesor për kryerjen e punëve. Fuqia e një trupi.

Veprimtari

Hapat që duhen ndjekur

1. Gjeni figura mjetesh të ndryshme, të afta për të kryer punë (bazuar te Mjetet e nevojshme).

2. Renditini mjetet nga më e fuqishmja tek ajo më pak e fuqishmja.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Në cilin rast një forcë kryen punë mbi një trup?

b. Çfarë tregon fuqia e një trupi të aftë për të kryer punë?

Zbato njohuritë

Mjetet e nevojshme figura të ndryshme: avion, kalë, kamion, çiklist, vapor, veturë

a. Si e kuptoni shprehjen: “Të lexosh një libër nuk është punë, por ngritja e librit dhe vendosja e tij në sirtar është punë.”

b. Pse mbajtja e një ngarkese mbi kokë derisa krahët të lodhen nuk është punë?

c. Po ngritja e ngarkesës mbi kokë, a është punë? Pse?

71 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Fjalë kyçe:

energji, energji mekanike, energji e lëvizjes, energji e ruajtur

Puna dhe energjia mekanike

Çfarë është energjia?

Aktivitetet që kryejmë gjatë ditës janë të ndryshme. Mësojmë, luajmë, ndihmojmë në punët e shtëpisë etj.

A mund të kryejmë punë apo ndonjë

aktivitet, nëse jemi të lodhur?

A mund të lëvizë makina, nëse nuk ka karburant?

Të gjitha aktivitetet nuk mund t’i kryejmë dot pa pasur energji.

Cilido që duhet të kryejë një punë, mendore apo fizike, duhet të zotërojë energji. Kur është e nevojshme, kjo energji e grumbulluar, transformohet në punë, në mënyrë të vazhdueshme.

Themi se një trup zotëron energji, nëse është i aftë të kryejë punë.

Energjia gjendet e grumbulluar dhe në forma të ndryshme kudo në natyrë. Njerëzit e sigurojnë energjinë e nevojshme për aktivitetet e ditës nga ushqimi që konsumojnë.

Makinat, për të lëvizur, e marrin energjinë nga karburantet, gjatë djegies së tyre.

Energjia na vjen dhe nga Dielli nëpërmjet rrezeve të tij. Këtë e ndiejmë, sepse prej tyre ngrohemi.

Energjia mekanike

Çdo trup fizik zotëron energji. Është e rëndësishme që ajo të përdoret për të kryer punë.

Llojet e energjisë që zotërojnë trupat ndahen në: energji e lëvizjes dhe energji e ruajtur. Të dyja këto grupime përbëjnë atë që quhet energji mekanike.

Trupat që zotërojnë energji mekanike janë të aftë të kryejnë punë.

Energji e lëvizjes është energjia që zotërojnë trupat që janë në lëvizje.

Ajo varet nga shpejtësia dhe nga masa e trupit që lëviz. Kështu, një çekiç i madh e ngul një gozhdë më shpejt sesa një çekiç i vogël; një çekiç që lëviz shpejt, e ngul një gozhdë më shpejt se në rastin kur lëviz ngadalë.

Energjia e lëvizjes e ka burimin në energjinë e ruajtur, energji që e zotërojnë trupat në gjendje të caktuara.

Kështu, një trup që ngrihet në lartësi, harku i tendosur, susta e shformuar kanë energji, e cila më pas kthehet në punë.

72 3.8

Energjia e ruajtur në ujin e një liqeni, shndërrohet në energji të lëvizjes, kur uji bie në fletët e rrotës së mullirit.

Energjia e ruajtur në llastikun e harkut shndërrohet në energji të lëvizjes së shigjetës. Energjia e ruajtur dhe ajo e lëvizjes mund të shndërrohen në njëra-tjetrën. Gjithashtu ato shndërrohen dhe në punë.

A e dini se...

Njësia e energjisë është xhaul, e njëjtë me atë të punës. Ky emërtim është vendosur për nder të shkencëtarit anglez Xhejms Xhaul.

Veprimtari

Energjia mekanike dhe format e saj. Hapat që duhen ndjekur

1. Vëzhgoni trupat në figurë.

2. Ndërtoni një tabelë si më poshtë dhe e plotësojeni atë.

3. Diskutoni me shokët për mënyrën e plotësimit të tabelës. Trupi Energji e lëvizjes Energji e ruajtur

Mjetet e nevojshme figurat e trupave në figurën më poshtë, laps, letër

a. Kur thuhet se një trup zotëron energji?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Cilat janë format e energjisë mekanike?

Rendit shembuj të ndryshimit të energjisë së ruajtur në energji të lëvizjes dhe kësaj të fundit në punë.

73
Tema
3 Proceset fizikeTema III
b.
1 2

Fjalë kyçe:

energjia diellore, energji e ripërtëritshme, panele diellore, pilat diellore

Energjia diellore dhe përdorimi i saj

Çfarë është energjia diellore?

Burimi kryesor i të gjithë energjisë në planetin Tokë është Dielli. Energjia diellore përcakton klimën dhe rritjen e bimësisë, por ajo që është më e rëndësishmja, nëpërmjet tij, sigurohet drita dhe ngrohtësia.

Energjia diellore mund të përdoret për energji termike ose për t’u shndërruar në energji elektrike. Ndryshe nga burime të tilla sikurse janë qymyri apo nafta, energjia diellore është burim i ripërtëritshëm energjie. Nga ana tjetër, energjia diellore është e pastër, që do të thotë se nuk krijon shumë ndotje.

Përdorimi i energjisë diellore

Energjia diellore shfrytëzohet edhe për ngrohjen e mjediseve të banimit e të punës. Kjo ngrohje mund të bëhet në mënyrë direkte, pa pasur nevojë për pajisje të qarkullimit të nxehtësisë. Përmendim ngrohjen e shtëpive me dritare të mëdha apo të ujit të pishinave.

Ngrohja e mjediseve të banimit nëpërmjet energjisë diellore mund të bëhet dhe në mënyre jodirekte. Me këtë energji ngrohet uji ose ajri i ndodhur në një pajisje të veçantë. Më pas, për të siguruar ngrohjen e gjithë dhomave, me anë të pajisjeve ndihmëse, si tubat, uji i ngrohur qarkullon nëpër gjithë ndërtesën. Përmendim këtu panelet diellore për ngrohjen e ujit, që vendosen në çatitë e ndërtesave. Uji i ngrohur në to mund të qarkullohet në gjithë mjediset që duhet të ngrohen.

Energjia diellore mund të përdoret për përftimin e energjisë elektrike. Kjo arrihet nëpërmjet pilave diellore

Pilat diellore fillimisht janë përdorur në pajisje të vogla dore si makina llogaritëse dhe orët e dorës. Sot, për prodhuar sasi më të madhe energjie elektrike, ato vendosen në formë panelesh në hapësira të mëdha, sikurse janë çatitë e shtëpive. Kjo është një anë pozitive pasi në këtë mënyrë nuk zënë hapësirë shtesë.

74 3.9

Kjo energji është gjithashtu një burim i rëndësishëm energjie për anijet kozmike dhe satelitët artificialë.

Me zhvillimin e teknologjisë, është arritur të prodhohen edhe makina që, për të lëvizur, nuk përdorin karburant, por energji diellore.

A e dini se...

Po të mbuloheshin vetëm 4/100 e shkretëtirave të botës me pila diellore, ato mund të furnizonin gjithë botën me energjinë elektrike të nevojshme.

Veprimtari

Energjia diellore Hapat që duhen ndjekur

1. Përcaktoni (me ndihmën e prindërve) elementet e skemës së paraqitur.

2. Përshkruani rolin e secilit prej elementeve.

Mjetet e nevojshme

skemë e përdorimit të energjisë diellore, (mbani parasysh fjalët: panel, rezervuar, pompë, tuba), laps, letër

3. Përshkruani nëpërmjet skemës si realizohet ngrohja e gjithë banesës në këtë rast.

a. Pse energjia diellore është burim i ripërtëritshëm energjie?

b. Çfarë kupton me shprehjen: “Energjia diellore është energji e pastër”?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Ndërto një skemë ku tregohet përdorimi i energjisë diellore për përftimin e energjisë elektrike.

75 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Fjalë kyçe:

energji e pastër, lëndët djegëse fosile, turbinë, gjenerator, energjia hidrike, baticë

Energjitë e ripërtëritshme hidrike

Çfarë janë energjitë e ripërtëritshme?

Energji e rinovueshme ose e ripërtëritshme është ajo që përftohet nga burime energjie që nuk “shterojnë”.

Energjia e diellit është e tillë, pasi kjo energji nuk shfrytëzohet e gjitha dhe nuk mbaron kurrë.

Si shembuj të burimeve të energjisë jo të rinovueshme mund të përmendim lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi. Pasi i përdorim ose i djegim, këto burime zhduken përgjithmonë. Sot, pjesa më e madhe e botës mbështetet ende në energjinë jo të rinovueshme. Këto burime do të kenë fund. Prandaj, shkenca po punon për të shkuar drejt përdorimit sa më të frytshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Burimet e ripërtëritshme të energjisë prodhojnë më pak ndotje, pra ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit duke na siguruar ajër dhe ujë më të pastër.

Lloje të energjisë së ripërtëritshme

Energjia hidrike

Energjia hidrike është energjia që zotëron uji që rrjedh në një lum apo uji që bie nga një digë.

Në një hidrocentral, uji vë në lëvizje turbinat dhe ato vënë në punë gjeneratorët e prodhimit të energjisë elektrike.

Burimet hidrike janë burime të ripërtëritshme energjie, sepse prurjet e lumenjve janë të vazhdueshme.

Energjia hidrike është përdorur qysh në kohët e lashta, për punë të ndryshme, sikurse është bluarja e grurit.

Për prodhimin e energjisë elektrike, energjia hidrike ka filluar të përdoret nga fundi i shekullit 19-të.

76 3.10

Energjia e valëve dhe baticës

Kjo është energji që çlirohet nga valët e oqeanit, si dhe nga baticat. Baticat shkaktohen nga tërheqja gravitacionale që ushtron Hëna mbi Tokën, si dhe nga rrotullimi i Tokës. Nga lëvizja e sasive shumë të mëdha të ujit çlirohet shumë energji.

Energjia e valëve dhe baticave është energji e ripërtëritshme, sepse këto dukuri janë të vazhdueshme dhe ne nuk “shfrytëzojmë” asgjë kur shndërrojmë energjinë e tyre, për shembull, në energji elektrike.

Për shfrytëzimin e një energjie të tillë përdoren teknologji të ndryshme.

A e dini se...

Diga dhe hidrocentrali më i madh në botë është “Diga e tre grykave” në Kinë. Lartësia e saj është 181 m.

Veprimtari

Energjitë e ripërtëritshme hidrike Hapat që duhen ndjekur

1. Emërtoni dhe me ndihmën e prindërve elementet e skemës së paraqitur.

2. Përshkruani rolin e secilit prej elementeve.

Mjetet e nevojshme skemë e përdorimit të energjisë hidrike (kini parasysh fjalët: liqen, digë, turbinë, gjenerator, transformator), laps, letër.

3. Përshkruani nëpërmjet skemës si realizohet prodhimi i energjisë elektrike në këtë rast.

a. Pse energjia e valëve dhe baticave është burim i ripërtëritshëm energjie?

b. Pse energjitë e ripërtëritshme janë energji “të pastra”?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Trego shndërrimet energjetike që ndodhin në ujin e një hidrocentrali.

77 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Fjalë kyçe:

energji e erës, turbinë, biomasë, fotosintezë, energji gjeotermale, gejzer

Të tjera energji të ripërtëritshme

Energjia e erës

Erërat janë lëvizje të drejtuara të ajrit. Këto lëvizje të ajrit ndodhin për shkak të ngrohjes jo të barabartë të atmosferës; nga parregullsia e sipërfaqes së Tokës; si dhe nga rrotullimi i saj. Energjia e erës është përdorur qysh në lashtësi, si për lundrime, ashtu dhe për mullinjtë e erës. Fillimisht, ata përdoreshin për të pompuar ujin ose për të bluar miellin. Mullinjtë e erës përdoren ende në shumë vende të botës, për të pompuar ujin. Sot, energjia e erës përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo bëhet nëpërmjet turbinave të mëdha të erës. Turbinat me erë janë tepër të larta. Kulla e tyre shkon mbi 60 m, kurse me gjithë helikat (zakonisht janë tre), shkon rreth 100 m e lartë. Era rrotullon turbinën dhe kjo vë në punë gjeneratorin e prodhimit të energjisë elektrike. Në Tokë ka gjithmonë erë, ndaj kjo është burim i ripërtëritshëm energjie.

Energjia e erës nuk shkakton ndotje. Për të rritur prodhimin e energjisë elektrike ndërtohen “ferma” të mëdha me turbina. Këto “ferma” ndërtohen në vende ku ka gjithmonë erë, si për shembull në breg të detit.

Energjia e biomasës

Biomasa është çdo lëndë bimore apo shtazore që mund të shndërrohet në energji. Bimët mbledhin energji nga dielli nëpërmjet fotosintezës. Kjo energji mund të shfrytëzohet jo vetëm duke djegur bimët, por dhe duke krijuar lëndë djegëse si bionaftë. Për të përftuar energji mund të përdoret dhe gazi i krijuar nga mbeturinat dhe plehu.

Edhe energjia e biomasës konsiderohet si një burim energjie i ripërtëritshëm, sepse bimë dhe pemë ka përherë.

78 3.11
mbeturina gaz landfilli drithëra alkool i djegshëm drurë Llojet e biomasës

Energjia gjeotermale

Kjo është energji që del në sipërfaqen e Tokës nga brendësia e saj nëpërmjet ujërave termale (gejzerëve) dhe avujve. Ajo është burim i ripërtëritshëm energjie dhe mund të përdoret si për ngrohje, ashtu dhe për të prodhuar energji elektrike. Kjo energji ka fare pak ndikim në mjedis.

A e dini se...

Përdorimi i një turbine të madhe me erë, për prodhimin e energjisë elektrike, mund të parandalojë një ndotje nga djegia e qymyrit, me 5 000 ton dyoksid karboni në vit.

Veprimtari

Energjia e ripërtëritshme e erës Hapat që duhen ndjekur

1. Emërtoni, edhe me ndihmën e prindërve, elementet e skemës së paraqitur.

2. Përshkruani rolin e secilit prej elementeve.

Mjetet e nevojshme

skemë e përdorimit të energjisë së erës (kini parasysh fjalët: era, helika, kabllo, kulla, gjenerator, transformator), laps, letër

3. Përshkruani nëpërmjet skemës si realizohet prodhimi i energjisë elektrike në këtë rast.

a. Pse energjia gjeotermale është burim i ripërtëritshëm energjie?

b. Çfarë janë gejzeret?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Hulumto në internet mbi mënyrën e përdorimit për secilin lloj të biomasës.

79 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Fjalë kyçe:

nxehtësi, temperatura, energji termike, barazpeshë termike, përçueshmëri termike

Nxehtësia dhe transferimi i saj

Çfarë është nxehtësia?

Shpeshherë, në jetën e përditshme flasim rreth të nxehtit e të ftohtit. Shprehjet “trupi mori nxehtësi” apo “trupit i iku nxehtësia” lidhen me ndjesinë që kemi për dukuritë e ngrohjes dhe ftohjes. Po çfarë është nxehtësia?

Nxehtësi quhet energjia e brendshme e një trupi, e cila transferohet në një trup tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre. Nxehtësia mund të matet me të njëjtën njësi si dhe energjia, me xhaul.

Nxehtësia dhe temperatura janë të lidhura ngushtë, por nuk janë e njëjta gjë. Temperatura e një trupi përcaktohet nga shpejtësia e lëvizjes së molekulave, pra energjia e tyre. Sa më shpejt të lëvizin molekulat e një trupi, aq më e lartë është temperatura dhe aq më e madhe është energjia e brendshme e tij.

Për trupat që kanë temperaturë të lartë thuhet se janë të nxehtë, ndërsa ata me temperaturë të ulët janë të ftohtë.

Transferimi i nxehtësisë

Kur dy trupa me temperatura jo të njëjta, qofshin dhe në gjendje agregate të ndryshme, prekin në çfarëdo lloj mënyre njëri-tjetrin, ndodh një transferim energjie. Kjo energji e transferuar quhet nxehtësi ose dhe energji termike.

Ky transferim energjie bëhet nëpërmjet molekulave të trupave. Molekulat e trupit më të ngrohtë kanë energji më të madhe se ato të trupit të ftohtë. Prandaj gjatë kontaktit ato japin energji. Dhënia e energjisë, pra e nxehtësisë vazhdon derisa vjen një çast kur të dy trupat do të kenë të njëjtën temperaturë. Kjo quhet baraspeshë termike. Në baraspeshë termike ndërmjet trupave nuk ndodh transferim energjie. Energjitë e molekulave të trupave janë të njëjta.

80 3.12
transferimi i nxehtësisë i ftohtë
i nxehtë

Nxehtësia rrjedh nga trupi më i nxehtë në atë më të ftohtë. Molekulat e trupit më të nxehtë ngadalësohen, ndërsa ato të trupit më të ftohtë do të përshpejtohen. Për shembull, kur një kub akulli hidhet në ujin e një gote, akulli shkrihet se merr nxehtësi, ndërsa uji ftohet se jep nxehtësi.

Kalimi i nxehtësisë nga një trup te një tjetër nëpërmjet kontaktit quhet përçueshmëri termike. Metalet janë përçuese të mira të nxehtësisë, por plastika nuk është. Prandaj për gatim përdoren enë metalike, por shpesh me doreza plastike. Nxehtësia ndikon në gjendjen e lëndës. Për shembull, akulli është gjendja e ngurtë e ujit. Nëse e ngrohim (i japim nxehtësi), ai shndërrohet në lëng. Nëse i japim më shumë nxehtësi shndërrohet në avull.

A e dini se...

Kalimi i nxehtësisë nga një trup në një tjetër varet nga ndryshimi i temperaturave të tyre.

termike.

që duhen ndjekur

Me ndihmën e prindërve, mbushni një enë me ujë të

Merrni tre lugë prej lëndësh

Mjetet e nevojshme

enë me ujë të nxehtë (Kujdes!), lugë prej lëndësh të ndryshme, pak gjalpë, laps, letër.

vendosni pak gjalpë në to dhe futini në ujë.

Shikoni se në cilën lugë gjalpi shkrin më shpejt. Çfarë tregon kjo? Komentoni me shokët.

81 Tema 3 Proceset fizikeTema III
a. Kur arrihet baraspesha termike ndërmjet dy trupave? b. Cili është dallimi ndërmjet nxehtësisë dhe temperaturës? Çfarë ndodh me akulloren në një ditë vere? A ndodh e njëjta gjë në një ditë të ftohtë dimri? Pse? Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë Përçueshmëria
Hapat
1.
nxehtë 2.
të ndryshme,
3.
1 2 Veprimtari

3.13

Fjalë kyçe:

moti, reshje, retë, era, meteorologji, klima, anemometri, flugeri, barometri, higrometri, pluviometri, termometri

Moti dhe matjet për të

Çfarë është moti?

Pothuajse përditë dëgjojmë pyetje:

“Si është koha (moti) sot?”

“Si do jetë moti nesër?”.

Por çfarë kuptojmë me fjalën “mot”?

Moti shpreh gjendjen fizike të atmosferës.

Moti përcaktohet nga disa faktorë, si: temperatura, reshjet, retë dhe era. Në të njëjtin moment, moti është i ndryshëm në vende të ndryshme të planetit. Në disa vende mund të jetë me diell, ndërsa në vende të tjera, bie borë. Shkenca që merret me studimin e motit quhet meteorologji. Meteorologët studiojnë motin dhe përpiqen ta parashikojnë atë, duke matur madhësi të ndryshme fizike. Parashikimi i motit nuk është i lehtë pasi ky varet nga shumë faktorë.

Klima dhe moti i një vendi shprehin gjëra të ndryshme. Moti tregon ndryshimet e përditshme që ndodhin në atmosferë. Ndërsa klima tregon konditat atmosferike mesatare të një rajoni të caktuar, për një periudhë të gjatë kohore (vite apo dhe shekuj).

Stacioni meteorologjik

Stacioni meteorologjik është një koleksion instrumentesh që shërben për matjen e kushteve atmosferike. Këto matje ndihmojnë në studimin e motit dhe klimës së një vendi të caktuar. Shumica e stacioneve meteorologjike matin: temperaturën, lagështinë, shtypjen atmosferike, sasinë e reshjeve, si dhe shpejtësinë dhe drejtimin e erës.

Një nga instrumentet e zakonshme në një stacion meteorologjik është anemometri. Ai shërben për matjen e shpejtësisë së erës. Flugeri është një instrument që përdoret për të treguar drejtimin e erës.

Një pajisje e tillë, zakonisht model i një shpendi, vendoset dhe si zbukurim në pikën më të lartë të një ndërtese.

82

Barometri është një instrument, që shërben për matjen e presionit atmosferik. Meteorologët i përdorin vlerat e presionit atmosferik për të bërë parashikime afatshkurtra të motit. Higrometri është një instrument, që përdoret për të matur lagështirën apo sasinë e avujve të ujit në ajër. Pluviometri apo matësi i shiut është një instrument i përdorur nga meteorologët dhe hidrologët për të matur sasinë e reshjeve të shiut në një zonë, për një periudhë kohe të caktuar. Një pajisje e zakonshme e stacioneve meteorologjike është termometri. Shpeshherë, në stacione meteorologjike përdoren instrumente që kanë funksione të ndryshme: matja e lagështirës, presionit, temperaturës etj.

A e dini se...

Aerometri i parë mendohet të jetë shpikur në Itali, rreth gjashtë shekuj më parë.

Mjetet e nevojshme

Ndërtimi i një flugeri. Hapat që duhen ndjekur

Vrojtoni flugerin në figurë dhe përpiquni të ndërtoni një të tillë.

Përgatitni me kujdes shigjetën e rrotullueshme.

karton, laps me gomë në fund, gjilpërë me kokë, pjatë polisteroli, pipëz

Fiksoni shigjetën në një bazament, të krijuar me pjatën prej polisterolit.

Moti dhe klima janë gjëra të ndryshme. Cili është dallimi mes tyre?

Cili është dallimi ndërmjet higrometrit dhe barometrit?

Hulumto mënyrën e matjes së sasisë së reshjeve të shiut me anë të pluviometrit.

83
Tema
3
Proceset
fizike
Tema
III
a.
b.
Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë
1.
2.
3.
1 2 Veprimtari

3.14

Fjalë kyçe: era, retë, reshje, shiu, bora, breshëri

Era, retë dhe reshjet në Tokë

Çfarë është era?

Ndër dukuritë që përcaktojnë motin në një moment të dhënë janë era, retë dhe reshjet. Erën nuk mund ta shohim, por mund ta ndiejmë.

Era është lëvizja e sasive të mëdha të ajrit, që shkaktohet nga ndryshimet e presionit në atmosferën e Tokës.

Ajo fryn nga një zonë me presion të lartë drejt një zone me presion të ulët. Sa më i madh të jetë ndryshimi i presioneve, aq më e fortë është era. Ndryshimet e presionit shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës. Ajri i ftohtë prodhon presion të lartë, ndërsa i ngrohti presion të ulët.

Erërat shkaktohen dhe nga rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet.

Karakteristikat kryesore të erës, që përcaktohen nga meteorologët me anë të flugerit dhe anemometrit, janë drejtimi dhe shpejtësia. Drejtimi është ai nga vjen era, për shembull Jug-Veri.

Shpejtësia e erës matet në kilometra në orë.

Retë

Pothuajse çdo ditë shohim re. Ato janë herë të bardha e herë të errëta. Retë përbëhen nga pikla të vogla ose kristale uji. Këto krijohen kur ajri i ngrohtë, i cili përmban avuj uji, ngrihet drejt shtresave të ftohta të atmosferës. Gjatë ftohjes së ajrit, avulli i ujit shndërrohet në pika të vogla uji ose akulli.

Studimi i formimit dhe i përbërjes së reve i ndihmon meteorologët për të kuptuar më mirë motin.

Retë janë të disa llojeve. Ato grupohen sipas lartësisë ku ndodhen dhe sipas formës së tyre.

Retë e larta (1) ndodhen në lartësi 7-13 km mbi sipërfaqen e Tokës. Këto re shfaqen gjatë motit të mirë dhe mund të jenë të holla dhe të mprehta, si topa të vegjël pambuku apo dhe të sheshta.

Retë e mesme (2) ndodhen në lartësi 2-7 km. Këto janë re të dendura dhe formojnë një mbulesë gri të errët. Zakonisht, ato janë shenjë e shiut. Retë e ulta (3) ndodhen deri në lartësinë 2 km mbi sipërfaqen e Tokës. Këto janë re të sheshta dhe priren të mbulojnë pjesën më të madhe të qiellit. Ato kanë ngjyrë gri dhe mund të prodhojnë shi të lehtë.

Mjegulla (4) është një re që formohet tamam mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo formohet kur ajri afër Tokës ftohet mjaftueshëm për të shndërruar avujt e ujit në grimca uji ose akulli. Mjegulla mund ta vështirësojë shumë shikimin.

84
1 2 3 4

Reshjet

Rënia e ujit nga retë në formë shiu, bore ose breshri quhet reshje. Reshjet formohen nga cikli që ndjek uji në natyrë. Dielli ngroh ujin në sipërfaqen e Tokës. Avulli i krijuar ngrihet në atmosferë. Në shtresat e larta të saj, avulli kondensohet. Kjo sjell formimin e piklave të vogla që, më pas formojnë retë. Këto pikla bashkohen duke krijuar pika të mëdha, të cilat bien në tokë në formën e shiut Kur temperatura është nën zero formohen kristale të vogla akulli, të cilat kur bashkohen formojnë fjolla bore. Gjatë një stuhie, pikat e ujit të reve mund të ngjiten në shtresa shumë të ftohta, ku këto pika ngrijnë duke formuar breshërin (toptha akulli).

A e dini se...

Shpejtësia e erës brenda një tornadoje (lloj stuhie) mund të arrijë deri në 400 kilometra në orë.

Veprimtari

Krijimi i shiut. Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme gotë me grykë të gjerë, ujë i nxehtë, pjatë metalike, akull

1. Hidhni ujin e nxehtë në gotë dhe mbulojeni atë me pjatën metalike.

2. Mbi pjatën metalike hidhni copat e akullit dhe prisni disa minuta.

3. Ngrijeni pjatën dhe shihni çfarë është formuar poshtë saj. A ka bulëza uji?

4. Në këtë mënyrë, kemi krijuar shiun, ashtu siç ndodh në natyrë.

a. Nga se shkaktohet ndryshimi i presioneve ndërmjet dy vendeve?

b. Cili është shkaku i krijimit të erës?

c. Kur dhe ku krijohet mjegulla?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Pse kur hapim derën e banesës dhe një dritare përballë saj krijohet një rrymë ere? Argumento përgjigjen.

85 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Fjalë kyçe: elektricitet, ngarkesë pozitive, ngarkesë negative, elektroskop, përçues, jopërçues

Elektriciteti

Elektriciteti dhe elektrizimi i trupave

A keni vënë re që, teksa kriheni, krehri tërheq fijet e flokut? Po kur zhvishni një bluzë prej materiali sintetik, a dëgjohen kërcitje të lehta? Këto kërcitje, kur jeni në errësirë, shoqërohen me shkëndijëza të vogla. Pse ndodhin këto?

Provë 1: Merrni një tullumbace dhe fryjeni. Fërkojeni me flokun. Çfarë ndodh, kur filloni e largoni nga koka? Ajo do të tërheqë fijet e flokut.

Sikurse krehri apo bluza, edhe tullumbacja është e ngarkuar me elektricitet Një trup mund të ngarkohet me elektricitet, pra të elektrizohet, nëse fërkohet me një trup tjetër.

Bashkëveprimi i trupave të ngarkuar

Provë 2: Merrni dy tullumbace të fryra dhe fërkojini me të njëjtën copë të leshtë. Varini tullumbacet në dy fije dhe lërini të lira.

Vihet re që tullumbacet shtyjnë njëratjetrën, por tërheqin copën e leshtë. Këto prova na tregojnë se ka dy lloje elektricitetesh.

Elektricitetet e të njëjtit lloj shtyhen (për shembull, elektricitetet e ndodhura te të dyja tullumbacet). Elektricitetet e llojeve të ndryshme tërhiqen (për shembull, elektricitetet e ndodhura te tullumbacja dhe floku).

Nga se “shkaktohet” elektriciteti?

Elektriciteti nuk shkaktohet, ai ekziston te trupat. Trupat përbëhen prej grimcash të vogla, që quhen atome. Atomet përmbajnë dy lloje grimcash akoma më të vogla, me cilësi elektrike të kundërta. Njëri lloj ka ngarkesë elektrike pozitive dhe lloji tjetër, ngarkesë elektrike negative. Në një trup, në kushte normale, ngarkesat elektrike pozitive janë të barabarta me ngarkesat elektrike negative.

Nga fërkimi i dy trupave, prej njërit largohen ngarkesat elektrike negative dhe ai mbetet i ngarkuar pozitivisht.

Ngarkesat elektrike negative shkojnë te trupi tjetër dhe ai ngarkohet negativisht.

86 3.15

fizike

Për të kuptuar nëse një trup është i ngarkuar ose jo përdoret një pajisje që quhet elektroskop.

Nëse ngarkesat e tepërta të një trupi të elektrizuar mbeten vetëm në një pjesë (zonë) të tij, atëherë lënda përbërëse e këtij trupi quhet jopërçuese.

Lëndë jopërçuese janë: qelqi, plastika, druri etj. Nëse ngarkesat e tepërta të një trupi të elektrizuar shpërndahen në çdo pjesë të tij, atëherë lënda përbërëse e këtij trupi quhet përçuese. Lëndë përçuese janë të gjitha metalet.

A e dini se...

Elektrizimi i trupave kryhet më mirë në një mjedis të thatë dhe jo me lagështirë.

Veprimtari

Veçoritë e elektrizimit

Hapat që duhen ndjekur

Fërkoni trupin plastik me copën e leshtë.

Mjetet e nevojshme

trup plastik, trup metalik, copa të vogla letre dhe polisteroli, një copë e leshtë

Afrojeni te copëzat e letrës, të polisterolit dhe te floku juaj. Çfarë vini re?

Përsëritni të njëjtat veprime me trupin metalik.

Jepni një përfundim lidhur me cilësitë përçuese të dy trupave.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Ngarkesat negative janë përgjegjëse për elektrizimin e trupave. Pse?

Çfarë dallimi kanë trupat përçues nga ata jopërçues?

Ku ndodhen grimcat me cilësi elektrike të kundërta?

Zbato njohuritë

Meqenëse elektrizimi i trupave kryhet më mirë në një mjedis të thatë dhe jo me lagështirë, ç’mund të thuhet për përçueshmërinë e tyre në këtë rast? Argumento përgjigjen.

87 Tema 3 Proceset
Tema III
b.
c.
1.
2.
3.
4.
1 2

Fjalë kyçe:

energji elektrike, rryma elektrike e vazhduar / alternative, bateri

Rryma elektrike dhe burimet e saj

Çfarë është rryma elektrike?

Sikurse pamë në mësimin e kaluar, ngarkesat elektrike mund të mbeten aty ku shfaqen gjatë procesit të elektrizimit, por dhe mund të lëvizin nga një vend në një tjetër apo nga një trup në një tjetër.

Grimcat e ngarkuara me elektricitet, pra ngarkesat elektrike, që lëvizin nga një vend në një tjetër, zotërojnë energji. Energjia e lëvizjes në mënyrë të rregullt të tyre është ajo që quajmë energji elektrike.

Lëvizja e rregullt (e drejtuar) e ngarkesave elektrike quhet rrymë elektrike. Rryma elektrike rrjedh më lirshëm në tela prej bakri, alumini, argjendi etj. Ata janë përçues të mirë të elektricitetit, sepse këto lëndë përmbajnë shumë ngarkesa elektrike negative që mund të lëvizin lirshëm.

Jopërçuesit (izolatorët) e elektricitetit janë lëndë që përmbajnë pak ngarkesa elektrike që mund të lëvizin lirshëm. Të tilla lëndë janë: plastika, qelqi, goma, ajri etj.

Përdorimi i rrymës elektrike

Në shtëpitë tona, shumë pajisje funksionojnë vetëm në saje të energjisë elektrike pra, me rrymë elektrike.

Dritat, ventilatorët elektrikë, frigoriferët, kompjuterat, makinat larëse, ngrohësit e ujit apo televizorët (dhe lista është e pafund), janë pajisje të tilla që e shndërrojnë energjinë elektrike në forma të tjera të përdorshme energjie. Energjia elektrike përdoret në shëndetësi, në transportin publik, në industrinë e prodhimit të makinave etj.

88 3.16

Kjo energji përftohet në mënyra të ndryshme (në hidrocentrale, termocentrale etj.) dhe në vende të ndryshme, larg përdoruesit.

Për ta transportuar këtë energji deri te konsumatori përdoret rryma elektrike.

Nga se shkaktohet rryma elektrike?

Ngarkesat elektrike lëvizin nëpër përcjellës, për të formuar rrymën elektrike, nëse mbi to “vepron” një forcë. Kjo lëvizje sigurohet nga burimi i energjisë elektrike që mund të jetë: bateri, prizë muri, panel diellor etj.

Bateritë japin rrymë elektrike të vazhduar (rryma rrjedh në një drejtim dhe nuk ndryshon). Nga rrjeti elektrik në shtëpitë tona, marrim rrymë alternative (ajo ndryshon drejtim 50 herë në një sekondë).

A e dini se...

Rryma elektrike është një madhësi fizike që matet me një aparat që quhet ampermetër. Njësia e matjes është amper (A).

a. Çfarë quhet energji elektrike?

b. Ku është dallimi ndërmjet rrymës së vazhduar dhe rrymës alternative?

c. Pse rryma elektrike rrjedh më lirshëm në telat prej bakri apo alumini?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

a. Hulumto në internet dhe trego shndërrimet energjetike që ndodhin nga hidrocentrali te një përdorues i energjisë elektrike në shtëpi, për shembull te ngrohësi. Përdor fjalët: liqen, digë, turbinë, gjenerator, shtylla elektrike, tela, ngrohës.

b. Cilat pajisje në shtëpitë tona e shndërrojnë energjinë elektrike në forma të tjera energjie dhe në çfarë konkretisht?

89 Tema 3 Proceset fizikeTema III
1 2

Qarku elektrik

Fjalë kyçe:

qark, pol pozitiv/negativ, konsumatorët, çelës, lidhje seri/ paralel

Lëvizja e elektroneve, pra rryma elektrike nëpër përcjellës, ekziston vetëm nëse kemi një qark elektrik. Kur kemi rrymë në një qark, ai quhet “i mbyllur”.

Bateria

Bateria është burim i energjisë elektrike në një qark. Ajo është një pajisje brenda së cilës zhvillohen disa procese kimike. Pas këtyre proceseve, bëhet veçimi i ngarkesave pozitive në njërin pol (poli pozitiv) dhe i atyre negative në polin tjetër (poli negativ). Energjia kimike shndërrohet në energjia elektrike.

Lëndët kimike në bateri harxhohen, kështu që dhe energjia elektrike në to mbaron.

Bateritë janë të llojeve dhe të formave të ndryshme. Ato përdoren në makina, tek orët, në pultet e komandimit të televizorëve, kondicionerëve etj.

Qarku elektrik dhe elementet e tij Qarku elektrik është “rruga” përcjellëse, ku kalojnë ngarkesat elektrike. Nëpërmjet tij, ngarkesat elektrike kalojnë nga një pol i baterisë në polin tjetër. Kjo lëvizje jep rrymën elektrike.

Një qark i thjeshtë mund të përbëhet nga një fije e vetme prej teli përcjellës që lidhet me polet e baterisë.

Kujdes! Kjo nuk këshillohet të bëhet, sepse është e rrezikshme.

Qarku elektrik më i thjeshtë, përbëhet nga bateria, përcjellësit, çelësi dhe konsumatori i energjisë elektrike (për shembull, një llambë). Zakonisht përdoren qarqe shumë më të ndërlikuara.

Përcjellësit janë një nga pjesët përbërëse të qarkut elektrik. Ata janë tela metalikë, zakonisht prej bakri ose alumini, të veshur me plastikë.

- Konsumatorët e energjisë elektrike janë të llojeve të ndryshme, për shembull, pajisjet e ndriçimit, motorët, pajisjet elektroshtëpiake, ato të ngrohjes etj. Ata janë pjesë e qarkut elektrik.

Çdo qark elektrik duhet të ketë një çelës. Ai shërben për hapjen dhe për mbylljen e qarkut.

Lidhja e konsumatorëve në një qark

Konsumatorët mund të lidhen në qarqe në mënyra të ndryshme. Kjo bën që rryma që kalon në ta të ketë vlera të ndryshme.

90 3.17

Nëse konsumatorët janë të lidhur varg njëri pas tjetrit janë të lidhur në seri. Në këtë lidhje, rryma e dalë nga bateria kalon në çdo konsumator. Kjo bën që qarku të mos punojë, kur një konsumator digjet (dëmtohet).

Nëse konsumatorët janë të lidhur përballë njëri-tjetrit janë të lidhur në paralel. Në këtë lidhje, rryma e dalë nga bateria ndahet në secilin konsumator. Në këtë rast, djegia (dëmtimi) e një konsumatori nuk ndikon në punën e të tjerëve. Në përgjithësi, konsumatorët në mjediset e banimit dhe punës lidhen në paralel.

A e dini se...

Rryma elektrike alternative që përdoret në shtëpitë tona ka qenë ide e shpikësit Nikola Tesla, i cili kundërshtoi idenë e shpikësit Tomas Edison, për përdorimin e rrymës së vazhduar.

Veprimtari

Bateri në shtëpi

Hapat që duhen ndjekur

Në këtë veprimtari, keni nevojë për mbështetjen e prindërve!!

Mjetet e nevojshme

limon, tel i fortë bakri, gozhdë, llambë e vogël, tela të hollë përçues

1. Merrni limonin dhe shtypeni pak mbi banak, sa të zbutet (të lëngëzohet nga brenda).

2. Ngulni në limon telin e bakrit dhe gozhdën në largësi dy centimetra nga njëri-tjetri.

3. Me anë të telave të hollë, lidhni gozhdën dhe telin e bakrit me një llambë të vogël.

4. Çfarë vini re? Çfarë është krijuar? Diskutoni rezultatet me shokët.

1

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Cilat janë elementet e një qarku elektrik të thjeshtë?

b. Çfarë ndodh brenda një baterie?

2

Zbato njohuritë

a. Pse në një qark, ku konsumatorët janë të lidhur në seri, djegia e njërit bën që qarku të mos punojë? Argumento përgjigjen.

b. Pse konsumatorët në mjediset e banimit dhe punës lidhen në paralel? Argumento përgjigjen.

91 Tema 3 Proceset fizikeTema III

Pune praktike

Qarku elektrik

Fjalë kyçe:

qark i thjeshtë, kripë gjelle, ngjyrosës

1. Ndërtimi i një qarku të thjeshtë

Shikoni figurat e mësipërme për të realizuar qarkun tuaj.

Mjetet e nevojshme - një bazament dërrase për montimin e qarkut; - tela përcjellës 10-15 cm të gjatë; - një bateri çfarëdo; - llamba të vogla; - portollambë; - çelës.

Këshilla praktike:

Fillimisht, hiqni me kujdes izoluesit nga skajet e përcjellësve. Nëse nuk bëhet kjo, nuk krijohet kontakt elektrik.

Kujdes! Mos përdorni zjarr për zhveshjen e telave nga izolimi.

Lidhni skajet e zhveshura të përcjellësve me polet e baterisë, me çelësin dhe me portollambën. Vendosni llambën në portollambë dhe mbyllni çelësin. Nëse llamba nuk ndriçon, kontrolloni kontaktet.

2. Lëndë të tjera përçuese të elektricitetit

Kjo punë praktike tregon se përcjellësit nuk janë vetëm metalikë. Në këtë rast do të përdoret tretësira e kripës së gjellës.

92
3.18

Mjetet e nevojshme - ujë i pastër; - dy tasa qelqi; - kripë gjelle; - tela përcjellës 15-20 cm të gjatë; - pak ngjyrosës; - dy bateri; - llambë e vogël me portollambë.

Ndërtoni skemën elektrike si në figurë. Njërin tas mbusheni me ujë të pastër, ndërsa te tjetri hidhni kripë gjelle dhe ngjyrosës për ta dalluar.

Kur skajet e telave futen në tasin me ujë të pastër, llamba nuk ndriçon. Çfarë tregon kjo?

Kur skajet e telave futen në tasin me ujë të kripur, llamba ndriçon. Çfarë tregon kjo?

Uji i pastër nuk e përcjell elektricitetin.

Tretësira e kripës së gjellës e përcjell elektricitetin.

3. Lidhja e konsumatorëve në seri dhe paralel

Ndërtoni dy qarqe të thjeshta (me një bateri, me një llambë dhe një çelës).

Shtoni në secilin qark nga një llambë. Në njërin qark një llambë në seri dhe në tjetrin një llambë në paralel.

Vrojtoni ndriçimin e llambave në secilin nga qarqet. Si janë ndriçimet në secilin rast?

Çfarë përfundimi mund të nxirrni?

Diskutoni rezultatet me shokët.

Mjetet e nevojshme bateri, llamba të vogla, tela, çelësa.

93 Tema 3 Proceset fizikeTema III

Fjalë kyçe:

drita, rrezatim drite, burime të drejtpërdrejta/të tërthorta, burime natyrore/artificiale

Drita, burimet dhe karakteristikat e saj

Çfarë është drita?

Njohja e botës dhe informacioni që marrim prej saj në mënyrë të shpejtë kryhet nëpërmjet shqisës së të parit, pra, nëpërmjet syrit. Kjo bëhet e mundur vetëm në saje të dritës.

Drita është pjesë e një lloji të veçantë energjie që quhet “rrezatim elektromagnetik” ose dhe rrezatim drite.

Drita është e dukshme, por ka dhe lloje të tjera rrezatimesh elektromagnetike (valët e radiotelevizionit, rrezet X, mikrovalët etj.), të cilat janë të padukshme.

Rrezatimi i dritës, përveçse në rastin e djegies nga dielli, nuk është i dëmshëm.

Burimet e dritës Burime drite quhen të gjithë trupat që japin dritë. Këta trupa japin dhe energji termike.

Dielli, yjet, një qiri i ndezur, zjarri, llamba elektrike, vetëtima janë burime drite. Këta trupa quhen burime të drejtpërdrejta të dritës. Burime drite janë edhe trupat që kthejnë dritën e marrë nga burimet e drejtpërdrejta. Këto quhen burime të tërthorta të dritës. Hëna është një burim i tërthortë drite, sepse na dërgon dritën e marrë prej Diellit.

Burimet e dritës si Dielli, Hëna,vetëtima janë burime natyrore të dritës.

Burimet e dritës si llambat, fishekzjarrët, fenerët janë burime artificiale të dritës, sepse janë burimet të krijuara nga njeriu.

Çfarë është rrezja e dritës?

Drita ka karakteristika, të cilat mund t’i provoni me eksperimente të thjeshta. Ajo studiohet nëpërmjet rrezeve të saj.

Rrezja e dritës është një tufë e ngushtë e rrezatimit dritor (energjisë së dritës), që lëshohet nga një burim i caktuar.

Një shembull natyror i rrezeve dritore është drita e diellit, kur kalon përmes trupave të ndryshëm (re, pemë etj.).

94 3.19

Shënjuesi me lazer jep një rreze drite artificiale shumë të mirë.

Drita përhapet në vijë të drejtë. Kjo veti e dritës mund të vihet re kur ajo futet në një ambient të errët nga një e çarë e ngushtë; në dritat e skenës; në dritën që lëshojnë fenerët e makinës, të një fari etj. Drita përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Shpejtësia e saj varet nga mjedisi ku përhapet, por në boshllëk është rreth 300 000 kilometra për sekondë.

A e dini se...

Largësinë prej 150 milion kilometrash nga dielli në Tokë drita e përshkon për rreth 8 minuta, ndërsa një veturë për rreth 177 vjet?

Veprimtari

Përhapja e dritës Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

3 copa kartoni të njëjta, plastelinë, hapëse vrimash, elektrik dore

Shponi kartonët në mesin e tyre dhe vendosini të baraslarguar vertikalisht, duke i ngulur mbi plastelinë.

Vendosni një elektrik dore në njërën anë të rreshtit të kartonëve dhe fikni dritën.

3. Rregulloni kartonët në mënyrë që drita të shihet përmes të gjitha vrimave.

4. Çfarë tregon fakti se drita shihet kur kalon nëpër vrimat e kartonëve?

Çfarë është drita?

Si grupohen burimet e dritës?

Rendit disa burime artificiale të dritës.

shohim dritën e vetëtimës, pastaj dëgjojmë bubullimën e një rrufeje. Çdo të thotë kjo lidhur me shpejtësinë e zërit dhe dritës? Argumento përgjigjen.

95 Tema 3 Proceset fizikeTema III
a.
b.
c.
Ne
Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë
1.
2.
1 2

Pasqyrimi dhe përthyerja e dritës

Fjalë kyçe:

i tejdukshëm, i patejdukshëm, mjete optike, thjerra përmbledhëse/ shpërhapëse qelq zmadhues, mikroskop, teleskop

A kalon drita përmes çdo lënde?

Përhapja e rrezeve të dritës mund të komandohet me mjete e mënyra të ndryshme. Kjo varet nga trupi, ku kalon apo ku bie drita.

Trupi që e lejon dritën të kalojë përmes tij quhet i tejdukshëm. Trupat e ndodhur pas një trupi të tillë mund të shihen. Xhami i dritares është i tejdukshëm.

Trupi që nuk e lejon dritën të kalojë përmes tij quhet i patejdukshëm.

Trupat e ndodhur pas një trupi të tillë nuk mund të shihen. Druri, muri, letra etj., janë të patejdukshëm.

Ka dhe trupa gjysmë të tejdukshëm. Ata e lejojnë dritën të kalojë, por trupat pas tyre nuk duken qartë. Një xham i hollë është i tejdukshëm, por kur është i trashë, i humbet tejdukshmëria.

Pasqyrimi dhe përthyerja e dritës

Kur drita bie në një sipërfaqe, e cila ndan dy lëndë të ndryshme, mund të pasqyrohet. Lëndët mund të jenë: ujë dhe ajër; metal dhe ajër; xham dhe metal etj. Një sipërfaqe e rrafshët dhe e lëmuar bën një pasqyrim të saktë. Kur sipërfaqja është e ashpër, drita shpërhapet në të gjitha drejtimet. Pasqyrimi në këtë rast është jo i saktë, madje mund të mos kemi fare pasqyrim.

Kur drita kalon nga një lëndë e tejdukshme në një lëndë tjetër, ajo përthyhet duke ndryshuar drejtimin e saj.

Kjo është arsyeja pse një trup duket i përthyer kur një pjesë e tij është në ujë dhe pjesa tjetër në ajër.

Mjete dhe pajisje optike Pasqyrimi dhe përthyerja e dritës shfrytëzohen për ndërtimin e mjeteve optike.

Mjetet dhe pajisjet optike shërbejnë për të rritur aftësinë tonë të shikimit.

Thjerra është një trup i tejdukshëm, zakonisht në formën e një disku rrethor, tek i cili, të paktën, njëra nga faqet është e përkulur nga jashtë ose nga brenda. Ato përbëhen nga lëndë qelqi ose nga lëndë plastike. Thjerrat janë dy llojesh.

Thjerra përmbledhëse janë ato, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës përmblidhen.

Thjerra shpërhapëse janë ato, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës shpërhapen.

96 3.20

Syzet janë një mjet optik që shërbejnë për korrigjimin e shikimit. Ato janë të përbëra nga thjerra shpërhapëse ose nga thjerra përmbledhëse. Qelqi zmadhues përdoret për të lexuar shkrime të imëta. Ai përdoret nga të moshuarit.

Mikroskopi është një aparat, që shërben për të parë trupa shumë të vegjël, të cilët nuk mund të shihen me sy të lirë.

Teleskopi shërben për të parë trupa të largët: trupat qiellorë.

Mikroskopi dhe teleskopi përdorin thjerra të posaçme.

A e dini se...

Duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, mund të vërtiteni rreth Tokës shtatë herë në një sekondë.

Veprimtari

Përthyerja e dritës.

Hapat që duhen ndjekur

1. Në fletën e letrës, vizatoni dy shigjeta me drejtime të njëjta.

2. Mbushni gotën me ujë.

3. Vendoseni letrën pas gotës me ujë (si në figurë).

4. Shikoni shigjetën e poshtme përmes gotës me ujë. Çfarë vini re?

Lexo, mendo dhe përgjigju

Çfarë u shkakton thjerra rrezeve të dritës?

njohuritë

Cilët trupa shkaktojnë hije? Cila veti e dritës shfaqet në rastin e përftimit të hijes së një trupi? Argumento përgjigjen.

97 Tema 3 Proceset fizikeTema III
a. Cilët trupa quhen të tejdukshëm? Po të patejdukshëm? Jepni shembuj. b. Çfarë është përthyerja e dritës? c.
Zbato
Mjetet e nevojshme laps, letër, ujë dhe gotë qelqi
1 2

3.21 Drita dhe ngjyrat e saj

Fjalë kyçe:

dritë e bardhë, prizëm, ngjyrat e ylberit

A e keni vënë re që ylberi del në një ditë me shi, pasi ka dalë Dielli? Pse? Po vetë ylberi, çfarë është? Nga se shkaktohet ai?

Përbërja e dritës

Drita e Diellit, por përafërsisht edhe ajo që vjen nga një llambë, quhet dritë e bardhë. Ajo përbëhet nga një numër shumë i madh ngjyrash, por zakonisht një grup prej shtatë ngjyrash janë ato që dallohen më qartë. Këto janë ngjyrat që shohim në jetën e përditshme (në nuanca të ndryshme) dhe që i quajmë ngjyrat e ylberit.

Që të provohet se drita e bardhë është e përbërë prej ngjyrash të ndryshme, ajo duhet zbërthyer. Për herë të parë, zbërthimin e dritës e bëri shkencëtari anglez Isak Njutoni. Ai e realizoi këtë duke përdorur një trup gjeometrik prej qelqi, të quajtur prizëm. Sikurse shihet në figurë, në prizëm bie dritë e bardhë. Kur del nga prizmi, drita është në trajtën e një shiriti të ngjyrosur, ku bien në sy shtatë ngjyra. Ajo çka ndodh me dritën kur kalon nëpër prizëm, ndodh edhe kur kalon në piklat e vogla të ujit, në një ditë me shi ose pranë një ujëvare. Pra, ylberi shkaktohet nga zbërthimi i dritës së bardhë, kur ajo kalon në pikat e ujit.

Ngjyra e trupave

Drita është energji. Kur ajo bie mbi një trup, ai mund ta përthithë, mund ta pasqyrojë ose pjesërisht ta përthithë dhe pjesërisht ta pasqyrojë.

Ne themi se një mollë ka ngjyrë të kuqe, sepse dritat përbërëse të dritës së bardhë që bie mbi të

98

(veç të kuqes) përthithen prej saj. Drita e kuqe pasqyrohet prej saj dhe vjen në sytë tanë.

Ne themi se trupi është i zi, kur drita e rënë mbi të përthithet e gjitha.

Ne themi se bora është e bardhë, sepse drita e rënë mbi të pasqyrohet e gjitha dhe vjen në sytë tanë.

Pra, ngjyra e një trupi varet nga lloji i dritës që ai dërgon në sytë tanë pas pasqyrimit.

Ne shohim dritën që kthen trupi dhe jo atë që ai përthith.

Ngjyrat kryesore

Ngjyrat kryesore në natyrë janë tri: e kuqe, e gjelbër dhe blu. Nga përzierja në mënyra të ndryshme e këtyre tri ngjyrave mund të fitohen të gjitha ngjyrat e tjera.

Për të përftuar dritë me një ngjyrë të caktuar përdoren filtra ngjyrash.

A e dini se...

Ngjyrat: e kuqe, e gjelbër dhe blu, nuk mund të përftohen nga përzierja e ngjyrave të tjera.

Veprimtari

Krijimi i ngjyrës së bardhë (disku i ngjyrave)

Hapat që duhen ndjekur

1. Prisni kartonin në formën e një disku.

Mjetet e nevojshme

karton i bardhë, lasa me gjithë ngjyrat ose bojëra

2. Ndajeni diskun në aq sektorë, sa ngjyra të keni (mundësisht sa më shumë).

3. Mbushini sektorët me ngjyra sipas renditjes në figurë.

4. Shpojeni diskun në qendër, futni një gozhdë në të dhe rrotullojeni shpejt. Çfarë vini re? Diskutoni me shokët.

a. Nga se formohet ylberi?

b. Kur shohim barin jeshil çfarë ngjyre (ngjyrash) pasqyron ai?

c. Emërtoni shtatë ngjyrat e ylberit të treguara më sipër.

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Nëse një mollë e ndriçuar me dritë të bardhë është jeshile, si do të dukej ajo nëse do të ndriçohej me dritë të kuqe? Pse? Shpjego përgjigjen.

99
Tema
3 Proceset fizikeTema III
1 2

Kontrolloni përparimin tuaj

Tema 3

1. Rretho përgjigjen e saktë: Procesi, sipas të cilit përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike, quhet: a. matje b. njësi matëse c. aparat matës.

2. E saktë e gabuar

a) Njësia matëse e vëllimit është metër

b) Gjatësia, gjerësia, lartësia apo trashësia quhen përmasa të trupit.

c) Vëllimi i lëngjeve matet me enë të shkallëzuara.

d) Njësia e matjes së masës është litër.

3. Vëzhgo termometrat e mëposhtëm dhe përgjigju pyetjeve:

a. Cili termometër tregon temperaturën më të ulët?

b. Cili termometër tregon temperaturën më të lartë?

c. Cili termometër tregon temperaturën e ngrirjes?

d. Cilët janë dy termometrat që tregojnë të njëjtën temperaturë?

4. Lidh saktë:

ndryshimi i pozicionit të objektit forca puna që kryhet në njësinë e kohës fuqia veprimi që ushtrohet mbi trupin lëvizje madhësia fizike që varet nga forca dhe zhvendosja puna

5. Fërkimi i një tullumbaceje me një copë të leshtë ngarkon me elektricitet tullumbacen dhe copën.

100
1. Tullumbac i pafërkuar 2. Tullumbac i fërkuar

a. Në foton 1, çfarë ngarkese ka tullumbacja, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?

b. Në foton 1, çfarë ngarkese ka copa e leshtë, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?

c. Në foton 2, çfarë ngarkese ka tullumbacja, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?

d. Në foton 2, çfarë ngarkese ka copa e leshtë, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?

e. Në qoftë se vendos copa të vogla letre afër tullumbaces në foton 2, çfarë do të ndodhte me to? Shpjego pse.

f. A do të ndodhë e njëjta gjë kur afrojmë copën e leshtë te copat e letrës?

6. Fotoja tregon një qark të thjeshtë elektrik.

• Emërto pjesët e qarkut: A B

C D

B CDA• Vendos shkronjën A, B, C, D në një nga pohimet që i përshtatet më mirë pjesëve të qarkut.

Siguron burimin e energjisë.

Hap dhe mbyll qarkun.

Pajisje ndriçimi.

Rruga për lëvizjen e ngarkesave elektrike.

Trego çfarë ndodh me llambën kur çelësi është i mbyllur.

101

TOKA, MJEDISI DHE GJITHËSIA

Fjalë kyçe:

univers, galaktikë, sistem diellor, orbitë, lëvizje, gravitet

Njerëzit kanë gjithnjë qenë kureshtarë për hapësirën që na rrethon. Po çfarë vendi zë Toka jonë në hapësirë?

E gjithë hapësira rreth nesh quhet univers ose gjithësi. Shkencëtarët mendojnë se universi është krijuar për shkak të një shpërthimi të madh, Bing Bengut, prej të cili u formuan shumë galaktika. Sistemi ynë diellor bën pjesë në galaktikën “Rruga e Qumështit”.

4.1 Sistemi ynë diellor Sistemi ynë diellor përbëhet nga një mori trupash, si: planetët, hënat e tyre, asteroidet, kometat apo pluhuri kozmik. Të gjithë këta rrotullohen rreth Diellit. Ai ndodhet në qendër të sistemit diellor dhe është objekti më i madh i tij. Megjithëse Dielli është miliona herë më i madh se Toka, ai është një yll i zakonshëm në hapësirë, por meqë është ylli më i afërt me ne, na duket aq i madh.

Planetët formojnë pjesën me të rëndësishme të sistemit diellor. Secili planet rrotullohet rreth Diellit, përgjatë një orbite në formë elipsi, për një kohë të caktuar. Kjo do të thotë që çdo planeti i duhet një kohë e ndryshme për t’u rrotulluar rreth Diellit. Koha e rrotullimit të tyre rreth Diellit varet nga rrezja e orbitës së tyre, si dhe nga shpejtësia me të cilën lëviz planeti. Për shembull, planeti Mars, do dy herë më shumë kohë se Toka që të rrotullohet rreth Diellit, sepse rrezja e orbitës së tij është dy herë më e madhe se rrezja e orbitës së Tokës. Jupiterit i duhen 12 vite tokësore që të kryejë një rrotullim të plotë rreth Diellit.

Edhe Toka jonë është pjesë e këtij sistemi diellor. Ajo ndodhet rreth 150 milionë kilometra larg Diellit dhe ka një satelit natyror, Hënën, e cila rrotullohet rreth Tokës.

102
4
Merkuri Afërdita Toka Marsi Jupiteri Saturni Urani Neptuni

Çfarë e mban Tokën dhe planetët e tjerë në orbitën rreth Diellit?

Planetët qëndrojnë në orbitat e tyre rreth

Diellit për shkak të forcës tërheqëse të

Diellit dhe për shkak të inercisë.

Veprimtari

Ndryshimi i madhësisë së planetëve të brendshëm nga ata të jashtëm. Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

Letër, laps, vizore, gërshërë.

1. Vizatoni planetët sipas përmasave të modeleve të dhëna në tabelë.

2. Matni diametrin e secilit planet prej letre dhe vendosni emërtimet e planetëve.

3. Pasi t’i vizatoni, pritni me gërshërë secilin planet.

4. Vendosni sipas radhës planetët e brendshëm dhe planetët e jashtëm.

5. Vëzhgoni si duken dhe shpjegoni diferencën e madhësisë së planetëve të brendshëm nga ata të jashtëm.

1 Lexo, mendo dhe përgjigju

Diametri i modeleve të planetëve në letër në mm Planetët e brendshëm Merkuri 4 900 5 Afërdita 12 100 12 Toka 12 800 13

Planetët Diametri i planetit i rrumbullakosur me 100 km

Planetët e jashtëm Marsi 6 800 7 Jupiteri 143 000 143 Saturni 120 500 121 Urani 51 000 51 Neptuni 49 500 50

a. Trego nga se përbëhet sistemi ynë diellor.

b. Rendit planetët e sistemit diellor nga më i afërti me Diellin, te më i largëti.

c. A është Dielli qendra e gjithësisë?

d. Trego arsyen se pse Dielli nuk i tërheq planetët aq sa të përplasen me të?

e. Shpjego me fakte pse Jupiterit i duhet një kohë më e madhe se Tokës, që të kryejë një rrotullim të plotë rreth Diellit.

103
Nëse do të ishte vetëm forca e gravitetit, Toka do të lëvizte në drejtim të Diellit dhe do të përplasej me të. Nëse do të ishte vetëm inercia, Toka do të lëvizte në rrugë të drejtë. Të dyja forcat së bashku bëjnë që Toka të qëndrojë në orbitën e saj rreth Diellit. Diellit.

4.2 Dielli, burim i jetës

Fjalë kyçe:

Diell, rrezatim diellor, breza klimatikë

Ashtu si të gjithë planetët, Toka merr energji nga Dielli, po çfarë roli luan kjo energji për planetin tonë?

Dielli ka formën e një sfere dhe ka atmosferë. Në pjesën e jashtme të tij, temperatura shkon rreth 5500 gradë Celsius, kurse në brendësi mund të shkojë 15 milionë gradë Celsius. Ai përbëhet kryesisht nga gazet hidrogjen dhe helium. Djegia e gazit krijon dritë dhe nxehtësi. Në sipërfaqen e Diellit duken disa njolla që ndriçojnë më pak se pjesa tjetër. Njollat e mëdha dhe të errëta të Diellit, mund të shihen nga Toka me teleskop. Njollat lëvizin dhe ndryshojnë në numër e formë. Ato duken të errëta, sepse kanë temperaturë më të ulët se pjesa tjetër e Diellit.

Rrezatimi diellor dhe brezat klimatikë

Energjia përhapet në hapësirë në formë vale. Valët e diellit përhapen në të gjitha drejtimet në hapësirë.

Këto valë përbëjnë rrezatimin diellor. Një pjesë e rrezatimit shpërndahet në hapësirë dhe një pjesë arrin në Tokë duke e ngrohur atë.

Për shkak të formës sferike të Tokës, rrezet e Diellit bien në kënde të ndryshme në sipërfaqen e saj, duke e ngrohur tokën në mënyrë jo të barabartë. Për rrjedhojë, formohen breza me nxehtësi të ndryshme ose ndryshe brezat klimatikë.

Zonat e nxehta, të cila shtrihet në të dyja anët e ekuatorit, midis dy tropikëve.

Zonat mesatare (veriore dhe jugore), të cilat shtrihen mes tropikëve dhe rrathëve polarë në të dyja hemisferat.

Zonat e ftohta polare (veriore dhe jugore), të cilat shtrihen midis rrathëve polarë dhe poleve në të dyja hemisferat.

Në zonën ekuatoriale, rrezet e Diellit bien në mënyrë të drejtpërdrejtë, prandaj kjo zonë është e nxehtë gjatë gjithë vitit. Sa më shumë t’u afrohemi poleve, aq më e ftohtë është klima, pasi rrezet e Diellit bien pjerrtas.

Në zonën mesatare, gjatë stinës së verës, rrezet e Diellit bien drejt, prandaj është ngrohtë, kurse në dimër, rrezet e Diellit bien pjerrtas, ndaj dimri është i ftohtë.

104

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Rëndësia e rrezatimit diellor

Dielli është burimi kryesor i jetës në planetin tonë për bimët, kafshët dhe njerëzit. Bimët e përdorin energjinë e diellit për procesin e fotosintezës. Bimët u japin u japin ushqim organizmave të tjerë jetësorë. Në këtë proces krijohet oksigjeni, aq i domosdoshëm për zhvillimin e jetës. Pa energjinë e Diellit, bimët nuk mund të rriten. Pa bimë, nuk do të kishte kafshë, as njerëz. Pra, nuk do të kishte jetë.

Energjia diellore mund të përdoret edhe si burim energjie në jetën e përditshme. Ajo është e ripërtëritshme, nuk është ndotëse dhe na ndihmon në krijimin e një mjedisi të pastër.

Veprimtari

Hulumtoni ndikimin e Diellit në jetën e bimëve.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

2 vazo me lule të njëjta, bllok shënimesh, laps

1. Merrni dy vazo me lule (bimë). Njërën lëreni në një vend me Dielli dhe ujiteni rregullisht. Vazon tjetër lëreni në një mjedis të errët, ku nuk bie Dielli dhe ujiteni rregullisht.

2. Bëni një parashikim se çfarë do të ndodhë me dy bimët.

3. Ditën e parë, mbani shënim si është pamja e bimëve (ngjyra, madhësia etj.).

4. Pas një jave, shënoni çfarë ka ndodhur me dy bimët. Si janë zhvilluar ato? Cila është zhvilluar më mirë?

5. Dilni në një përfundim. Si ka ndikuar Dielli në zhvillimin e bimëve?

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Nga se krijohet nxehtësia e Diellit?

b. Pse është i rëndësishëm rrezatimi diellor?

c. Pse krijohen brezat e nxehtësisë?

d. Ku ndryshojnë brezat e nxehtësisë nga njëri-tjetri?

Zbato njohuritë

Plotëso kuptimin e fjalive me fjalët që mungojnë. është një yll i zakonshëm. Pa energjinë e Diellit, bimët Pa bimë nuk do të kishte as , as , pra nuk do të kishte Energjia përhapet në hapësirë në formë e përdorin energjinë e Diellit për procesin e fotosintezës.

105
1 2

4.3 Toka jonë

Fjalë kyçe:

Toka, planet, formë sferike, pole, ekuator, forcë tërheqëse

Qysh në lashtësi, njerëzit janë përpjekur të identifikojnë formën e Tokës. Por si është ajo në të vërtetë? Ku bazohemi për të përcaktuar formën e saj?

Popujt e vjetër besonin se Toka ishte e sheshtë dhe se Dielli dhe planetët e tjerë rrotulloheshin rreth saj. Ata mendonin se, po të lundronin larg në det, do të arrinin në skajet e Tokës dhe do të binin në hapësirë. Njerëzit nuk kishin mundësi ta shikonin Tokën nga hapësira, por fakti që kur Toka vendosej mes Diellit dhe Hënës bënte hije rrethore, i shtyu ata të mendonin se i vetmi trup që bën hije rrethore është sfera, prandaj përcaktuan që Toka ka formë sferike. Një fakt tjetër që Toka është e rrumbullakët është se, nëse ne shikojmë në horizont një anije duke u afruar, ne shohim më parë majën e saj, pastaj gradualisht shohim gjithë anijen. Po të ishte e sheshtë, do ta shihnim të tërë anijen që në largësi, jo vetëm majën e saj.

Tek objektet që janë më larg, dallohet vetëm pjesa e sipërme e tyre. Sa më afër janë ato, aq më e plotë duket figura.

106

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Tashmë e dimë që Toka është e rrumbullakët, por nuk ka formën e përsosur të sferës. Ajo është e shtypur në pole. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që, me anë të satelitëve artificialë të dërguar në hapësirë, të kemi pamje dhe informacion të plotë mbi formën dhe përmasat e planetit tonë. Shkencëtarët mendojnë se Toka mund të jetë krijuar rreth 4,6 miliardë vjet më parë.

Si të gjithë planetët, ajo rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar dhe gjithashtu rrotullohet rreth Diellit me një shpejtësi prej 107 000 km/orë. Megjithëse bën pjesë në grupin e planetëve të vegjël, përmasat e saj kanë rëndësi të madhe, pasi ndikojnë në forcën tërheqëse të saj. Falë kësaj force tërheqëse që ushtron, Toka mban të lidhur pas vetes atmosferën, shtresë kjo që është shumë e rëndësishme për jetën në Tokë. Për shkak të atmosferës që rrethon Tokën, ajo nuk është as shumë e nxehtë, as shumë e ftohtë. Ajri dhe uji që ka janë elementet kryesore të zhvillimit të jetës në Tokë.

Toka nuk qëndron drejt në orbitën e saj, por është e anuar 23 gradë.

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Çfarë forme ka Toka?

b. Argumento pse Toka është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë.

c. Çfarë rëndësia ka madhësia e Tokës?

Zbato njohuritë

Plotëso tabelën duke vënë shenjën +. Fakt apo opinion?

Thënia Fakt Opinion

Toka është e sheshtë.

Toka ka atmosferë.

Toka është e madhe.

Toka është e treta në radhë në sistemin diellor.

107
1 2

Pune praktike

Pasojat e rrotullimit të Tokës 4.4

Fjalë kyçe:

Tokë, Diell, bosht, orbitë, rrotullim, ditë-natë, stinë

Rrotullimi i Tokës rreth vetes

Toka rrotullohet rreth vetes për 24 orë, nga Perëndimi në Lindje në drejtim të kundër me akrepat e orës. Ne na duket sikur lëviz Dielli, ndërkohë që jemi ne që lëvizim së bashku me Tokën rreth boshtit të saj. Gjatë rrotullimit, në çdo moment të kohës, gjysma e sipërfaqes së Tokës gjendet përballë dritës së Diellit, ndërsa gjysma tjetër është në errësirë. Pjerrësia e boshtit të Tokës ndikon në gjatësinë e ditës dhe natës. Nëse boshti i Tokës nuk do të ishte i anuar, dita dhe nata do të ishin secila 12 orë, por ne e kemi mësuar që kjo ndodh vetëm në ditët e ekuinoksit të pranverës dhe të vjeshtës. Në solsticin e verës, kemi ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër, ndërsa në solsticin e dimrit, kemi natën më të gjatë dhe ditën më të shkurtër.

Veprimtari 1

Si formohet dita dhe nata?

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme një glob, një elektrik dore, një letër me ngjitës, laps

1. Shkruani te letra ngjitëse emrin e Kosovës dhe ngjiteni te pika që mendoni se është Kosova në glob.

2. Ndriçojeni globin me elektrikun e dorës.

3. Rrotullojeni ngadalë globin, duke treguar se në cilën zonë ndodhet vendi ynë, në zonën që është ditë apo natë. Vazhdoni ta lëvizini globin derisa të bëni një rrotullim të plotë të tij. Sa herë qëndroi në zonën e ditës vendi ynë? Sa herë qëndroi në zonën e natës?

108

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Rrotullimi i Tokës rreth Diellit

Përveçse rreth boshtit të vet, Toka rrotullohet edhe rreth Diellit. Koha që i duhet Tokës të rrotullohet rreth Diellit është 365 ditë, 5 orë, 49 minuta e 4 sekonda. Ky rrotullim bëhet nga Perëndimi në Lindje, në drejtim të kundërt të akrepave të orës, nëpër një rrugë që quhet orbitë e cila është në formën e elipsit (rreth i shtypur).

• Pasojat e rrotullimit të Tokës rreth Diellit janë:

• formimi i stinëve;

• ndryshimi i kohëzgjatjes së ditës dhe natës;

• ndryshimi i pozicionit të lindjes dhe perëndimit të Diellit në horizont.

Veprimtari 2

Formimi i stinëve

Hapat që duhen ndjekur Modeloni me plastelinë një sferë që të ketë formën e Tokës. Vendosni një kruajtëse dhëmbësh përmes sferës, e cila do të përfaqësojë boshtin e Tokës. Përcaktoni polet e Jugut dhe atë të Veriut dhe shtypeni sferën pak në të dyja polet. Me një laps, vizatoni ekuatorin që e ndan Tokën në dy hemisfera të barabarta. Mbajeni sferën në mënyrë të tillë që maja e kruajtjes së dhëmbëve të jetë e anuar. Drejtojeni elektrikun e dorës drejt sferës. Përshkruani si përhapet drita mbi sferë. Rrotullojeni sferën në atë mënyrë që në hemisferën e Veriut dhe të Jugut të kalojnë të katër stinët. Nxirrni përfundimet tuaja.

109
Mjetet e nevojshme argjilë ose plastelinë, një elektrik dore, një shkop i hollë ose kruajtëse dhëmbësh, laps

4.5 Globi. Harta të ndryshme

Fjalë kyçe: glob, hartë, kontinente

Me zhvillimi e teknologjisë, skicimi i hartave është lehtësuar shumë, duke i bërë ato më të përdorshme për njerëzit. Por të gjitha hartat, si të vjetrat edhe të rejat, kanë disa elemente të përbashkëta, të cilat i kemi mësuar në klasat e mëparshme. Cilat janë ato?

Hartat dhe globi paraqesin forma, madhësi dhe pozicione të sipërfaqes së Tokës. Harta është një model i Tokës i parë nga lart, kurse Globi është një model sferik i Tokës. Globet shërbejnë për qëllime të ngjashme me disa harta, por ndryshe nga ato, Toka paraqitet në tri përmasa.

Në një glob, mund të paraqiten vetëm sipërfaqet e mëdha të Tokës, si: kontinentet, oqeanet, liqenet dhe qytetet më të mëdha në botë.

Të gjitha vijat që bashkojnë Polin e Veriut me Polin e Jugut, quhen meridianë. Me marrëveshje, si meridian i parë, është marrë meridiani i Grinuiçit (ai kalon në Grinuiç, qytet afër Londrës).

Rrethi që ndan globin në dy gjysma të barabarta, quhet ekuator dhe e ndan botën në dy hemisfera: në hemisferën veriore dhe në hemisferën jugore. Të gjithë rrathët e tjerë, paralelë me ekuatorin, quhen paralele.

Paralelet dhe meridianët formojnë rrjetin gjeografik. Meridianët tregojnë gjatësinë gjeografike, ndërsa paralelet tregojnë gjerësinë gjeografike. Me ndihmën e gjerësisë dhe të gjatësisë gjeografike përcaktohet pozita e çdo vendi në glob. Mëso të lexosh hartën e globit.

110
Gjatësi gjeogra ke
Rrjeti gjeogra k Paralelet Meridianët Meridiani i Grinuiçit Ekuatori

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Hartat më të përdorshme janë: Harta fizike, në të cilën paraqitet relievi i tokës, si: mali, pllajat, oqeanet, lumenjtë etj. Harta politike, në të cilën vendet, qytetet dhe qytetet përfaqësohen me kufijtë e tyre politikë. Harta tematike, të cilat paraqesin informacione specifike, si: rrugët, reshjet e shiut, turizmi, klima, bimësia etj.

Të gjitha hartat kanë legjendën shpjeguese që na ndihmon ta lexojmë atë.

Veprimtari

Përcaktimi i orës lokale të vendeve të ndryshme në glob.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme

Një hartë me brezat e kohës. Nëse nuk e keni, mund ta gjeni në internet.

1. Llogaritni zonat kohore në planet, duke përdorur si referencë meridianin zero të Grinuiçit, të vendosur në Londër. Nga ky meridian zero, duke shkuar në drejtim të Lindjes, shtohet nga një orë për çdo zonë kohore. Kurse nga meridiani zero, duke shkuar drejt Perëndimit, zbritet nga një orë për çdo zonë kohore.

2. Një nga shokët do të zgjedhë vendin e preferuar dhe tjetri do të llogaritë orën në atë zonë. Pastaj ndërroni rolet.

a. Përse shërben globi?

b. Përse shërbejnë meridianët dhe paralelet?

c. Çfarë përfaqëson ekuatori?

d. Cilat janë tiparet e një harte fizike?

e. Ku ndryshon një hartë fizikë nga një hartë politike?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Nëse në Prishtinë është ora 1:00, sa është ora në Paris, i cili është në të njëjtin brez kohor?

111
1 2

Fjalë kyçe:

Hëna, sateliti natyror i Tokës

Hëna është i vetmi vend në hapësirë i vizituar nga njerëzit. Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë.

Tashmë e dimë që Hëna është satelit natyror i Tokës. Ajo rrotullohet rreth Tokës dhe të dyja bashkë rrotullohen rreth Diellit. Forca tërheqëse e saj është më e vogël se forca tërheqëse e Tokës, prandaj në Hënë mund të kërceni 6 herë më lart se në Tokë. Meqenëse në Hënë nuk ka as ajër as ujë, nuk ka as jetë.

Gjatë rrugës që bën duke u rrotulluar rreth Tokës, ndodh që ajo të vendoset mes Diellit dhe Tokës e për rrjedhojë të zërë dritën e Diellit. Dukuria e zënies së një trupi qiellor nga një tjetër quhet eklips.

Tokën e përfshijnë dy lloje eklipsesh: eklipsi i Diellit dhe ai i Hënës. Eklipset janë të plota ose të pjesshme. Ata ndodhin kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në vijë të drejtë.

Eklipsi i Hënës

Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka është në mes të Diellit dhe Hënës, pra hija e Tokës e errëson Hënën. Eklipsi i plotë i Hënës ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hije. Ky eklips zgjat rreth 2 orë. Eklipsi i pjesshëm ndodh kur vetëm një pjesë e Hënës hyn në zonën e hijes së Tokës. Para se të hyjë në zonën e hijes, Hëna fillon të errësohet derisa disku i saj bëhet plotësisht i errët dhe i padukshëm.

Eklipsi i Diellit

Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna është në mes të Diellit dhe Tokës, pra hija e Hënës mbulon një pjesë të Tokës (kjo pjesë e Tokës nuk e sheh Diellin). Eklipsi i plotë i Diellit ndodh kur hija e Hënës që bie në Tokë, nuk e lejon Diellin të duket në atë zonë të Tokës. Dielli duket si një disk i errët, i rrethuar nga një kurorë e zjarrtë. Eklipsi i plotë i Diellit zgjat 7,5 minuta.

112
4.6
Hënë, rrotullim, eklips, baticë Hije e plotë Hije e plotë Hije e Tokës Hije e pjesshme Hije e pjesshme Hije e Hënës Orbita e Hënës Orbita e Hënës Orbita e Tokës Orbita e Tokës Toka Toka Hëna Hëna Dielli Dielli Eklipsi i Diellit Eklipsi i Hënës

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Dielli bëhet i padukshëm për 3 minuta. Në fillim të eklipsit të Diellit, Hëna fillon të lëvizë drejt Diellit, duke ulur pak nga pak ndriçimin e tij, derisa e mbulon plotësisht dhe lë të duket vetëm kurora e tij zjarrtë.

Eklipsi i Diellit

Veprimtari

Eklipsi i Hënës

Simulimi i eklipsit të Diellit dhe të Hënës.

Hapat që duhen ndjekur

1. Njëri nxënës qëndron pa lëvizur me elektrikun e dorës, i cili do të përfaqësojë Diellin.

pjesshme

2. Në vijë të drejtë me të, në një distancë disa hapa, qëndron nxënësit tjetër që përfaqëson Tokën. Nxënësi i tretë, që përfaqëson Hënën, lëviz rreth e rrotull “Tokës”.

3. Në cilin pozicion do të qëndrojnë nxënësit për të imituar eklipsin e Hënës? Cilit trup i zihet drita e Diellit, Tokës apo Hënës?

4. Në cilin pozicion do të qëndrojnë nxënësit për të imituar eklipsin e Diellit? Cilit trup do t’i zihet drita e Diellit?

Lexo, mendo dhe përgjigju

a. Çfarë lëvizjesh kryen Hëna?

b. Pse nuk ka jetë në Hënë?

c. Si është pozicioni Diell, Tokë, Hënë gjatë eklipsit të Diellit?

d. Cili është shkaku i krijimit të baticave?

njohuritë

Vizato Tokën, Diellin dhe Hënën në pozicion të tillë që vizatimi të tregojë eklips të Diellit.

113
Mjetet e nevojshme tre nxënës, një elektrik dore
1 2
Zbato
Hije e plotë Hije e plotë Hije e Tokës Hije e pjesshme Hije e
Hije e Hënës Orbita e Hënës Orbita e Hënës Orbita e Tokës Orbita e Tokës Toka Toka Hëna Hëna Dielli Dielli

4.7 Toka ndryshon

Fjalë kyçe:

sipërfaqe e tokës, shtresa, pllaka kontinentale, tërmete, vullkan, erozion

Dimë që Toka si pjesë e grupit të planetëve të brendshëm është një trup shkëmbor. Këtë gjë ne e shohim në sipërfaqe të saj. Si është terreni i tokës në vendbanimin tuaj?

Nëse do të bënim një prerje vertikale të Tokës, do të shikonim që ajo përbëhet nga disa shtresa. Shtresa e sipërme e saj quhet kore e Tokës. 70% e kores së Tokës është e mbuluar nga uji i deteve dhe i oqeaneve. Korja e Tokës që gjendet poshtë ujit është më e hollë. Korja është relativisht e ftohtë (18-870 gradë C). Kjo shtresë shkon nga 8 km deri në 40 km thellësi. Poshtë kores ndodhet shtresa e mantelit, e cila është 2900 km e trashë. Ajo është e nxehtë nga 870 gradë C deri në 2200 gradë C. Për shkak të temperaturave të larta, ajo lëviz përgjatë pllakave të kores. Poshtë mantelit ndodhet bërthama, e cila në pjesën e jashtme është gjysmë e lëngshme. Kurse pjesa e brendshme e saj përbëhet nga metal i ngurtë. Shkencëtarët mendojnë se bërthama e bën Tokën një magnet gjigant.

Formimi i kontinenteve

Korja e Tokës përbëhet nga disa pllaka gjigante, të cilat lëvizin rreth mantelit. Ato lëvizin ngadalë në drejtime të ndryshme. Lëvizja e tyre për miliona vjet, e ka ndarë Tokën në pjesë të mëdha, të cilat quhen kontinente.

Toka ndryshon vazhdimisht

Nga lëvizja dhe përplasja e pllakave me njëra-tjetrën janë formuar malet, luginat, grykat, rrafshnaltat etj. Disa herë pllakat përplasen me njëra-tjetrën, duke ushtruar presion dhe forcë dridhëse, gjë që shkakton tërmetet. Kur presioni brenda Tokës është shumë i lartë, magma del nëpër të çarat e pllakave duke shpërthyer në vullkane. Edhe tërmetet, edhe vullkanet mund ta ndryshojnë relievin e Tokës.

114

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Toka ka pësuar dhe pëson ndryshime të vazhdueshme edhe për shkak të faktorëve të jashtëm siç janë: uji dhe ajri. Uji i rrjedhshëm mund t’i ndryshojë formën asaj, duke e gërryer atë. Rrjedhat e forta krijojnë gryka, lugina, kanione. Ato depozitojnë dhera në grykën e lumenjve. Edhe dallgët e deteve dhe oqeaneve gërryjnë tokën, duke formuar plazhe të sheshta e të lëmuara apo brigje të mprehta shkëmbore. Era mund të grumbullojë rërë si p.sh. në shkretëtirë apo plazhe të mëdha. Era së bashku me ujin gërryen shpatet e maleve duke krijuar forma unike në sipërfaqen e Tokës.

Veprimtari

Analizimi i shkaqeve që kanë sjellë ndryshime në një reliev të caktuar të tokës.

Hapat që duhen ndjekur

1. Vëzhgoni fotografinë dhe përshkruani se çfarë shikoni.

2. Nga vëzhgimet e bëra, përcaktoni se cilët faktorë mund të kenë vepruar për të formuar atë lloj sipërfaqeje të tokës.

3. Diskutoni me shokët për rezultatet e nxjerra dhe i krahasoni duke dalë në një rezultat të përbashkët.

Mjetet e nevojshme fotografi të ndonjë kanioni, mali vullkanik apo lugine akullnajore, letër, laps

Cilat janë shtresat e Tokës?

Si janë formuar kontinentet?

Pse ndodhin tërmetet?

Rendit disa faktorë që ndikojnë në ndryshimin e sipërfaqes së Tokës.

njohuritë

Bëj një vizatim për format e terrenit në zonën ku banon. Mund të vizatosh formën e tokës: mal, kodër, fushë, luginë apo ndonjë lumë a liqen, nëse ka në zonën tënde.

115
a.
b.
c.
d.
1 2 Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato

4.8

Fjalë kyçe:

valë, dallgë, rrymë detare ose oqeanike, baticë, zbaticë

Lëvizja e ujit të deteve dhe oqeaneve

Kush ka qenë pranë detit, ka parë që deti ndryshon vazhdimisht. Herë duket i qetë e herë është me dallgë. Në një moment të ditës deti afrohet e pas disa orësh shohim që largohet. Çfarë e shkakton gjithë këtë lëvizje të tij?

Uji i deteve dhe oqeaneve është vazhdimisht në lëvizje. Kjo lëvizje shfaqet si valë ose dallgë në sipërfaqen e deteve dhe oqeaneve. Një lëvizje tjetër e ujit ndodh në brendësi të deteve dhe oqeaneve nga një vend gjeografik në një tjetër. Kjo lëvizje quhet rrymë detare ose rrymë oqeanike. Zakonisht, drejtimi i rrymës detare dhe oqeanike ndjek drejtimin e rrymës ajrore. Kur rrymat detare ose oqeanike lëvizin nga ekuatori në drejtim të poleve quhen rryma të ngrohta, pasi temperatura e tyre është e ngrohtë. Kur lëvizja e rrymës detare apo oqeanike drejtohet nga Veriu për në Jug (nga polet drejt ekuatorit), quhen rryma të ftohta.

Çfarë e shkakton këtë lëvizje?

Faktori kryesor që ndikon në formimin e rrymave është era që fryn në sipërfaqen e deteve dhe oqeaneve.

Kur era është e lehtë, krijon valë. Kur era është e fortë, krijon dallgë. Kur ndodhin tërmete të forta poshtë deteve dhe oqeaneve, shkaktohen cuname, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha.

Fotografitë që shikoni më lart tregojnë të njëjtin vend, në orë të ndryshme të ditës, por niveli i detit është i ndryshëm. Ngritjet dhe uljet e detit brenda 24 orëve quhen

116

batica dhe zbatica. Gjatë baticës, niveli i detit ngrihet dhe deti përparon drejt tokës, kurse gjatë zbaticës, niveli i detit ulet dhe deti tërhiqet larg bregut. Çfarë e shkakton baticën dhe zbaticën?

Ne e dimë që Dielli, Toka dhe Hëna ushtrojnë forca tërheqëse ndaj njëra-tjetrës. Megjithëse Hëna është më e vogla ndër to, për shkak të afërsisë së saj me Tokën, forca e saj tërheqëse e saj ka efekt mbi Tokën. Kjo tërheqje shkakton baticën ose ngritjen dhe uljen e nivelit të ujërave në atë pjesë të Tokës që është përballë Hënës. Dy herë në muaj, kur Hëna është e re ose e plotë, batica është më e fortë.

1

2

a. Si lëviz uji i deteve dhe oqeaneve?

b. Cili është shkaku i formimit të valëve dhe dallgëve?

c. Ku ndryshojnë rrymat e ftohta nga rrymat e ngrohta?

d. Pse formohen baticat dhe zbaticat?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Kërko informacion për cunamet dhe diskutoni për to në klasë.

117
Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

4.9

Fjalë kyçe:

atmosferë, mot, klimë, temperaturë e ajrit, shtypje e ajrit, lëvizje e ajrit, lagështirë e ajrit, re, meteorologji

Atmosfera dhe elementet meteorologjike

Ju kujtohet nga klasat e mëparshme nga se përbëhej atmosfera dhe cilat ishin shtresat e saj?

Ekzosfera

Termosfera

Mezosfera

Stratosfera

Troposfera

Atmosferë quhet shtresa e ajrit që mbështjell Tokën. Ajo përbëhet kryesisht nga lëndë të gazta, si oksigjeni, azoti dhe dyoksidi i karbonit, por në të ka dhe elemente të tjera të lëngëta, si uji; dhe të ngurta, në trajtën e grimcave të pluhurit. Pa atmosferë nuk do të kishte jetë. Ajo e ruan ngrohtësinë që merr Toka nga Dielli, por gjithashtu na mbron nga rrezet e dëmshme të tij. Të gjitha gjallesat, njerëzit, kafshët e bimët thithin oksigjenin që gjendet në atmosferë e që u duhet për të zhvilluar proceset jetësore. Përveç kësaj, lëvizjet e përhershme të rrymave të ajrit që ndodhin në atmosferë, zbutin diferencat midis temperaturave të ditës dhe të natës, si dhe realizojnë shpërndarjen e dritës në Tokë. Rrezet e Diellit ngrohin tokën dhe ujin në planetin tonë. Një pjesë e kësaj nxehtësie të rrezeve të diellit kthehet e pasqyruar, duke ngrohur në këtë mënyrë ajrin. Meqë ajri ngrohet prej Tokës, sipërfaqja e poshtme e ajrit është më e ngrohtë se pjesa tjetër që ndodhet më lart. Temperatura e ajrit ulet me 0,5 gradë për çdo 100 metra lartësi. Temperatura e Tokës nuk është e njëjtë në të gjithë sipërfaqen e saj, si në ujë, në shkretëtirë, në pole etj., prandaj edhe temperatura e ajrit nuk është e njëjtë në vende të ndryshme të globit. Në zonën e ekuatorit, ku ajri është i nxehtë, shtypja e ajrit është më e ulët se në pole, ku ajri është më i ftohtë. Gjithashtu, gjatë dimrit, kur ajri është i ftohtë, shtypja atmosferike është më e lartë se në verë. Matja e shtypjes atmosferike bëhet me barometër. Në atmosferë formohen të gjitha dukuritë meteorologjike, si: retë, era, reshjet etj., të cilat ndikojnë në motin dhe klimën e një vendi.

Siç kemi mësuar tashmë fjalët mot dhe klimë nuk kanë të njëjtin kuptim. Moti nënkupton kushtet atmosferike të një vendi të caktuar në një kohë të shkurtër dhe ndryshon shumë shpesh. Klima tregon kushtet atmosferike të një vendi për një periudhë të gjatë, të paktën 30 vjet. Klima e një vendi nuk ndryshon shpesh. Vende të ndryshme kanë klimë të ndryshme.

Elementet e motit

Shtypja atmosferike e ajrit, temperatura, drejtimi i erës dhe lagështia janë elementet e motit, që lidhen ngushtë midis tyre. Po të ndryshojë njëri nga këto elemente, do të ndryshojnë edhe të tjerët, gjë që do sjellë ndryshimin e motit. Nëse temperatura e ajrit rritet, ajri bymehet dhe ngrihet lart duke u bërë më i rrallë e më i lehtë, për pasojë trysnia atmosferike ulet. Ndryshimet atmosferike të vendeve të ndryshme, krijojnë lëvizje të masave ajrore, pra erën. Era ka dy tipare: drejtimin dhe shpejtësinë. Drejtimi i erës përcaktohet me anë të anëve të horizontit. Ndërsa shpejtësinë e erës e matim me metër në sekondë (m/s).

118

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

Era ndikon në ndryshimin e temperaturës dhe lagështisë së ajrit, të cilat sjellin reshjet e kështu me radhë.

Rëndësia e parashikimit të motit?

Sa më i saktë të jetë parashikimi i motit, aq më shumë i japim ndihmë njerëzve që e kanë të lidhur veprimtarinë e tyre me motin p.sh.: peshkatarët, bujqit, aviatorët etj. Gjithashtu, çdo njeri do të orientohet më mirë se si të vishet, të marrë çadër me vete apo jo, të planifikojë një udhëtim etj. Harta që tregon motin quhet hartë sinoptike. Rrymat e ngrohta të ajrit paraqiten me ngjyrë të kuqe, kurse rrymat e ajrit të ftohta paraqiten me ngjyrë blu. Kur kemi përplasje të këtyre rrymave zakonisht ka reshje.

Veprimtari

Skicimi i një modeli të hartës sinoptike. Hapat që duhen ndjekur

1. Përcaktoni legjendën:

Mjetet e nevojshme

letër, lapsa me ngjyra, model harte i Kosovës ose një territori më të vogël

2. Vizato hartën sinoptike duke përdorur legjendën më lart.

a. Pse ka rëndësi atmosfera për Tokën?

b. Cilat janë elementet e motit?

c. Cilat janë disa mjete që ndihmojnë në parashikimin e motit?

d. Pse është i rëndësishëm parashikimi i motit?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

Gjej mesataren e reshjeve. Ditën e hënë ra 4 cm shi. Ditën e martë ra 8 cm shi dhe të mërkurën ra 6 cm shi. Sa është mesatarja e reshjeve për tri ditë?

119
1 2

4.10

Fjalë kyçe:

ujëra nëntokësore, ujëra mbitokësore, cikli i ujit

Uji dhe rëndësia e tij për jetën

Toka njihet ndryshe si “planeti blu.” A e dini pse?

Toka njihet si planeti i ujit, sepse 70% e sipërfaqes së tij përbëhet nga uji. Uji gjendet në lumenj, liqene, oqeane, akullnaja, ajër, nën tokë, mbi tokë, te bimët dhe në trupin e njeriut. Uji është në lëvizje të vazhdueshme ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës, dhe kjo lëvizje quhet ndryshe cikli i ujit. Dielli dhe era shkaktojnë avullimin e jashtëm nga toka, gjethet e pemëve, trupat e kafshëve, si dhe nga sipërfaqet e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë, uji, nga forma e lëngët, shndërrohet në avull. Nën disa kushte të caktuara, avulli kondensohet dhe bie mbi tokë në formën e vesës, shiut dhe dëborës. Procesi i rrjedhjes në përrenj e në lumenj, gjatë të cilit uji shpesh takon edhe materiale të tjera, quhet rrjedhje natyrore. Shirat ushqejnë lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin dhe derdhen në dete dhe oqeane. Një pjesë e reshjeve depërton nën tokë dhe krijon ujërat nëntokësore. Pjesa më e madhe e ujit në tokë është ujë i kripur e gjendet në dete dhe oqeane. Pjesa tjetër përbëhet nga uji i ëmbël i lumenjve, i liqeneve dhe ujërat nëntokësore.

Rëndësia e ujit për jetën në Tokë

Uji është i rëndësishëm për zhvillimin e jetës në Tokë. Të gjitha format e jetës varen prej tij. Vetë trupi i njeriut përbëhet nga 70% ujë. Për të funksionuar, atij i duhen nga 1 deri në 7 litra ujë në ditë. Uji gjendet edhe në trupin e gjallesave. Bimët dhe kafshët kanë

120

Tema 3 Toka, mjedisi dhe gjithësiaTema V

në përbërje të tyre ujë dhe kanë vazhdimisht nevojë për të. Veçanërisht frutat kanë në përbërje të tyre sasi të madhe uji. Edhe vetë Toka ka në përbërje të saj ujë, prandaj themi që pa ujë nuk ka jetë. Uji luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Kjo lidhet drejtpërdrejt me përdorimin e tij si ujë i pijshëm; për ujitje në bujqësi; në industri; për prodhimin e energjisë elektrike; për higjienën vetjake etj.

A e dini se...

Uji është edhe kurativ? Ju mund të keni dëgjuar për ujërat termale, disa burime ujërash me vlera kurative për shëndetin e njeriut. Kjo gjë ndodh për shkak se këto ujëra kanë në përbërje të tyre kripëra dhe minerale në sasi më të mëdha sesa burimet e zakonshme. Këto ujëra kanë vlera kuruese për sëmundje të ndryshme.

Veprimtari

Si formohet shiu?

Kujdes! Prova duhet të kryhet nën vëzhgimin e mësueses ose një të rrituri për shkak të objektit, që do të ngrohë ujin me flakë apo me korrent.

Hapat që duhen ndjekur

Mjetet e nevojshme tenxhere me ujë, kapak metalik, mjet për ngrohjen e ujit, fletoren e shënimeve, laps

1. Në një mjet që ngroh, vendosni tenxheren me ujë. Gjatë provës, mbani shënime duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve:

2. Çfarë ndodh me ujin kur nxehet?

3. Ku shkon avulli?

4. Në një distancë 20 cm, vendosni kapakun e tenxheres, që është i ftohtë. Ky kapak përfaqëson shtresat e ftohta të ajrit në natyrë. Çfarë ndodh me avullin, kur takon kapakun e ftohtë?

5. Dilni në përfundimin se si u krijuan piklat e ujit.

a. Ku gjendet uji në natyrë?

b. Si ndikon Dielli në avullimin e ujit?

Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë

c. Çfarë roli luan uji në natyrë? Vizato ciklin e ujit në natyrë.

121
1 2

Kontrolloni përparimin tuaj

1. Planetët rrotullohen rreth Diellit për shkak të:

a. të forcës së gravitetit; b. të inercisë; c. rrotullimit rreth vetes; d. të gravitetit dhe inercisë.

2. Rendit zonat klimatike të Tokës:

3. Shpjego kuptimin e fjalisë: “Dielli është burim i jetës në planetin tonë”.

4. Jep dy fakte që Toka është e rrumbullakët.

5. Këndi i animit të boshtit të Tokës është: a. 30 gradë; b. 32 gradë; c. 23 gradë; d. 43 gradë.

6. Cila është pasoja e rrotullimit të Tokës rreth vetes?

7. Cili është shkaku i formimit të stinëve në Tokë?

8. Ku ndryshojnë paralelet nga meridianët?

122
Tema 4 122

9. Në cilin tip harte jepen qartë kufijtë e vendeve?

a. harta fizike; b. harta tematike; c. harta politike; d. harta topografike.

10. Përcakto pozicionin e Diellit, Hënës dhe Diellit në momentin e eklipsit të Hënës.

11. Cili është shkaku i krijimit të kontinenteve?

a. lëvizja e pllakave gjigande të kores së tokës; b. korja e tokës; c. shtresat e tokës; d. përplasja e pllakave të tokës.

12. Lëvizja që ndodh në brendësi të deteve dhe oqeaneve nga një vend gjeografik në tjetrin është: a. baticë; b. rrymë detare; c. zbaticë; d. masë ajrore.

13. Rendit shtresat e atmosferës, duke filluar nga shtresa më pranë tokës.

14. Cilat janë dy karakteristikat e erës? dhe

15. Gjatësia gjeografikë përcakton:

a. zonat klimatike; b. orën lokale; c. shtypjen atmosferike; d. rrjetin gjeografik.

123

Fjalorth

alternative (rrymë elektrike) - rrymë që ndryshon drejtim dhe madhësi. anemometri - instrument një stacion meteorologjik që shërben për matjen e shpejtësisë së erës.

aparate matëse - mjetet që përdoren për matje.

baraspeshë termike - gjendje e trupave që shkëmbejnë nxehtësi, e cila arrihet kur trupat kanë të njëjtën temperaturë. barometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për matjen e presionit atmosferik.

bashkohen në trajtë fjollash dhe bien në tokë.

bateri - pajisje që shndërron energjinë kimike në energji elektrike.

baticë (dhe zbaticë) - avancimi dhe tërheqja e ujit në brigjet e deteve për shkak të tërheqjes gravitacionale që ushtron Hëna mbi Tokën.

biomasë - çdo lëndë bimore apo shtazore që mund të digjet duke u shndërruar në energji. bora - - kristale të vogla akulli, që krijohen nga kondensimi i avujve në shtresa shumë të ftohta të atmosferës, të cilat bashkohen në trajtë fjollash dhe bien në tokë.

breshëri – pika uji të reve që ngrijnë në shtresat shumë të ftohta të atmosferës, të çuara atje gjatë një stuhie dhe që bien në tokë. burime të drejtpërdrejta (drite) - trupa që lëshojnë dritë nga vetvetja. burime të tërthorta (drite) - trupa që kthejnë dritën e marrë nga të tjerët.

çelës - pajisje që shërben për hapje dhe mbyllje të qarkut. centimetër kub (cm3) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/1000 e dm3.

centimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e decimetrit. decilitri (dl) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/10 e litrit. decimetër kub (dm3) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/1000 e m3. decimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e metrit. dekada - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 10 vjet. dita - njësi për matjen e kohës, e barabartë me 24 orë. drita - pjesë e një lloji të veçantë energjie që quhet “rrezatim elektromagnetik”. dritë e bardhë - drita e Diellit, që përbëhet nga një tërësi ngjyrash nga e kuqja deri te vjollca. e vazhduar (rrymë elektrike) - rrymë që rrjedh në një drejtim dhe nuk ndryshon madhësi. elektricitet - ngarkesa elektrike e tepërt që ndodhet në një trup. elektroskop – pajisje që shërben për të kuptuar nëse një trup është i ngarkuar apo jo me elektricitet. enë e shkallëzuar - enë transparente, në përgjithësi në formë cilindri, anash të cilave janë shënuar viza, numra dhe njësi të matjes (zakonisht mililitra), që tregojnë vlerën e vëllimit të lëngut të hedhur në to.

124

energji - madhësi fizike, që shpreh aftësinë e një trupi për të kryer punë.

energji e erës - energjia mekanike që zotëron era (lëvizja e ajrit).

energji e lëvizjes - energjia që zotëron një trup që lëviz.

energji e pastër - energji që përdoret për t’u shndërruar në energji të tjera pa krijuar ndotje në mjedis.

energji e ripërtëritshme (e rinovueshme) - energji që përftohet nga burime energjie që nuk “shterojnë”.

energji e ruajtur - energjia që zotëron një trup në një gjendje të caktuar, për shembull një sustë e shformuar.

energji elektrike - energjia e lëvizjes në mënyrë të rregullt e grimcave të ngarkuara me elektricitet.

energji gjeotermale - energji që del në sipërfaqen e Tokës nga brendësia e saj nëpërmjet ujërave termale (gejzerëve) dhe avujve.

energji jo e ripërtëritshme (e parinovueshme) - e kundërta e “energjisë së ripërtëritshme”. Pasi i përdorim, këto burime zhduken përgjithmonë.

energji mekanike – energjia e lëvizjes dhe energjia e ruajtur e një trupi.

energji termike - energjia e transferuar nga një trup në një tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre (shih nxehtësi).

energji diellore – energjia që vjen nga Dielli.

energji hidrike - energjia që zotëron uji që rrjedh në një lumë apo uji që bie nga një digë.

era - lëvizja e sasive të mëdha të ajrit, që shkaktohet nga ndryshimet e presionit në atmosferën e Tokës. flugeri - instrument në një stacion meteorologjik, që përdoret për të treguar drejtimin e erës. fotosintezë - proces në të cilin bimët përdorin dritën e Diellit, ujin dhe gazin karbonik për të krijuar oksigjen dhe energji. fuqia - madhësi fizike, tregon punën që kryhet në njësinë e kohës, pra sa shpejt apo ngadalë kryhet ajo. gejzer - burim natyror uji dhe avulli të nxehtë. gjatësi - madhësi fizike, që tregon sa shtrihet një trup në hapësirë, sipas një drejtimi të caktuar. gjenerator - pajisje që shndërron energjinë kinetike të lëvizjes rrotulluese në energji elektrike. gjerësi - shih largësi (përdoret për largësinë sipas një drejtimi të caktuar ndërmjet dy pikave të një trupi). grada celsius - njësi për matjen e temperaturës. grami (g) - njësi për matjen e masës dhe e barabartë me 1/1000 e kilogramit. gurë peshe - gurë me masë të caktuar, që përdoren për peshim në disa peshore të hershme. higrometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për matjen e lagështirës apo sasisë së avujve të ujit në ajër.

i patejdukshëm (lëndë) - nuk lejon kalimin e dritës.

i tejdukshëm (lëndë) - lejon kalimin e dritës.

125

instrument matës - mjetet që përdoren për matje (shih aparat matës).

java - njësi për matje e kohës, e barabartë me 7 ditë.

jopërçues - që nuk e përçon rrymën elektrike, nxehtësinë etj. kalibri - instrument për matjen e përmasave të vogla të trupave.

kandar - mjet i hershëm për matjen e masës (për peshim).

kilogrami (kg) - njësia bazë për matjen e masës.

kilometri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1 000 m.

klima - tërësia e kushteve atmosferike mesatare të një rajoni të caktuar, për një periudhë të gjatë kohore.

koha - madhësi fizike, që përdoret për të përcaktuar radhën e zhvillimit të ngjarjeve apo dukurive, si dhe zgjatjen e tyre.

konsumatorët (elektrik) - pajisje që shndërrojnë energjinë elektrike në energji tjetër.

kronometër - pajisje për matjen e kohës (ka të tillë mekanik dhe elektronik).

kuaj fuqi - njësi për matjen e fuqisë. largësi – madhësia e hapësirës ndërmjet dy vendeve (apo dy pikave).

lëndë djegëse fosile - qymyri, nafta dhe gazi.

lidhje në paralel - lidhje e konsumatorëve përballë njeri-tjetrit. lidhje në seri - lidhje e konsumatorëve varg njëri pas tjetrit.

litri (shënohet me l) - njësi për matjen e vëllimit, e barabartë me 1 dm3.

madhësi fizike – vlerëson një veti të një trupi ose dukurie fizike, nga krahasimi me të njëjtën veti të trupave apo dukurive të tjera. Shprehet me një numër dhe njësinë përkatëse. masa - madhësi fizike, që përcaktohet nga sasia e lëndës prej së cilës përbëhet një trup. matje - procesi, sipas të cilit përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike. meteorologji - shkenca që merret me studimin e motit. metër - pajisje për matjen e përmasave të mëdha. metër kubi (m3) - njësi për matjen e vëllimit. metri - njësi për matjen e gjatësisë. metronom - pajisje për matjen e kohës (përdoret nga muzikantët). mikrometri - instrument për matjen e përmasave të vogla të trupave. mikroskop - aparat që shërben për të parë trupa shumë të vegjël, të cilët nuk mund të shihen me sy të lirë. miligrami (mg) - njësi për matjen e masës, e barabartë me 1/1000 e gramit. mililitri (ml) - njësi për matjen e vëllimit, e barabartë me 1/1000 e litrit. milimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e centimetrit. minuta - njësi për matjen e kohës, e barabartë me 60 sekonda. mjete optike - pajisje ku kalon ose pasqyrohet drita që shërbejnë për rritjen e aftësisë së të parit. moti - gjendja fizike e atmosferës që përcaktohet nga disa faktorë, si: temperatura, reshjet, retë dhe era.

126

muaji - njësi për matje e kohës, e barabartë me 28, 29, 30, 31 ditë.

ngarkesë negative - një nga dy llojet e elektricitetit.

ngarkesë pozitive - një nga dy llojet e elektricitetit.

njësi matëse – një madhësi fizike bazë e të njëjtit lloj me madhësinë që matet, që shërben për krahasim.

nxehtësi - energjia e brendshme e një trupi, e cila transferohet në një trup tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre.

ora - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 60 minuta.

orë - pajisje për matjen e kohës (të tillë ka mekanike dhe elektronike).

orë me rërë - pajisje për matjen e kohës, e përdorur në lashtësi.

panele diellore - pajisje që përdorin energjinë diellore për të përftuar energji termike.

përçues - trup që është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj. përçueshmëri termike - kalimi i nxehtësisë nga një trup te një tjetër nëpërmjet kontaktit.

përmasë – tërësia e madhësive fizike të një trupi që lidhen me vendin që zë ai në hapësirë (gjatësia, gjerësia, lartësia apo trashësia).

peshore elektronike - pajisje elektronike, që përdoret për peshim (janë peshore të sakta).

peshore me sustë - peshore që është e përbërë nga një sustë dhe përdor shformimin e saj për matje.

pilat diellore - pajisje që përdorin energjinë diellore për të përftuar energji elektrike.

pluviometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për të matur sasinë e reshjeve të shiut në një zonë, për një periudhë kohe të caktuar. pol negative - një nga daljet e baterisë që ka tepricë ngarkesash negative. pol pozitiv - një nga daljet e baterisë që ka tepricë ngarkesash pozitive. prizëm - trup gjeometrik. puna - madhësi fizike që vlerëson dukurinë e zhvendosjes së një trupi nën veprimin e një force dhe shpenzimin e energjisë. qark - “rruga” përcjellëse, ku kalojnë ngarkesat elektrike nga njëri pol i baterisë në tjetrin. qelq zmadhues - thjerrë e madhe që përdoret për të parë gjëra të imta. re - grumbullim piklash të vogla ose kristale uji të krijuara nga kondensimi i avujve të ujit në shtresat e ftohta të atmosferës. reshje - rënia e ujit nga retë në formë shiu, bore ose breshri. rrezja e dritës - një tufë e ngushtë e rrezatimit dritor (energjisë së dritës), që lëshohet nga një burim i caktuar. rryma elektrike - lëvizja e rregullt (e drejtuar) e ngarkesave elektrike. sekonda (s) - njësia bazë për matjen e kohës. shekulli - njësi për matje e kohës dhe e barabartë me 100 vjet. shiu - piklat e ujit të krijuara nga kondensimi i avujve në shtresat e ftohta të atmosferës, bashkohen duke krijuar pika të mëdha që bien në tokë nga forca e gravitetit. stacion meteorologjik - koleksion instrumentesh në të njëjtin mjedis,

127

që shërben për matjen e kushteve atmosferike.

teleskop - aparat që shërben për të parë trupa të largët (trupat qiellorë).

temperatura - madhësi fizike që tregon shkallën termike të një trupi (është i ngrohtë a i ftohtë). Ajo përcaktohet nga shpejtësia e lëvizjes së molekulave të trupit, pra energjia e tyre.

temperatura - madhësia fizike që na tregon ftohtësinë apo ngrohtësinë e një trupi.

termometri - pajisje për matjen e temperaturës (ka të tillë me lëng dhe elektronik).

thjerra përmbledhëse – thjerra, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës përmblidhen.

thjerra shpërhapëse – thjerra, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës shpërhapen.

ton (t) - njësi për matjen e masës dhe e barabartë me 1000 kilogramë.

trashësi - shih largësi (përdoret për largësinë sipas një drejtimi të caktuar ndërmjet dy pikave të një trupi); madhësia e prerjes tërthore të një trupi a të diçkaje tjetër. turbinë - pajisje që shndërron energjinë kinetike të lëvizjes vijëdrejtë në energjinë kinetike të lëvizjes rrotulluese. vëllimi - madhësi fizike që shpreh se sa hapësirë zë një trup i ngurtë, i lëngët apo i gaztë. viti - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 12 muaj. vizore - pajisje për matjen e përmasave të vogla. xhaul - njësi për matjen e punës. ylberi - dukuri optike natyrore që krijohet nga zbërthimi i dritës së bardhë në ngjyra të ndryshme prej piklave të vogla të ujit që qëndrojnë pezull në atmosferë pas shiut. zhvendosje - largësia më e shkurtër që përshkon një trup ndërmjet dy pikave sipas një drejtimi të caktuar.

128

REFERENCA

• Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, e rishikuar, Prishtinë, gusht 2016

• Kurrikula bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës, gusht 2016, Prishtinë

• Kurrikula lëndore/programi mësimor për lëndën “Njeriu dhe natyra”, Standarde për tekstet shkollore, Prishtinë

• https://www.dreamstime.com/

129

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” 37.016:504.3(075.2)

Njeriu dhe natyra 5 : për klasën e 5-të të arsimit fillor / Polikron Dhoqina ... etj. - Prishtinë : Pegi, 2022. - 130 f. : ilustr. ; 21.9 x 27.6 28 cm.

Edukata qytetare -- Tekste për shkolla fillore -- Mjedisi -- Mbrojtja

1, Dhoqina, Polikron 2. Kolndreu, Drita 3. Allushi, Marsela 4. Halili, Jeton

ISBN 978-9951-786-65-2

Aleph [000103370]

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Njeriu dhe natyra 5 by Arsim Kasneci - Issuu