
2 minute read
1.3 Përdorimi i lëndës në jetën e përditshme
from Njeriu dhe natyra 5
Fjalë kyçe:
materialet, metalet, jometalet, vetitë e materialeve
Advertisement
1
2

Nga se përbëhen sendet? Vëzhgoni ilustrimin përbri. Çfarë shihni? Diskutoni me grupin tuaj se çfarë tregon ai. Pse janë bashkuar disa materiale?

Çdo material ka vetitë e veta. Materialet mund t’i përshkruajmë sipas ngjyrës dhe formës. Mund të ndiejmë nëse janë të forta apo të buta. Nëpër disa materiale kalon drita e mund të shohim përmes tyre. Këto materiale janë transparente. Disa materiale janë me shkëlqim. Disa të tjera mund të lakohen dhe të kthehen përsëri në gjendjen e tyre fillestare. Ato janë elastike. Ne mund t’i grupojmë materialet, duke u bazuar në vetitë e tyre, si ngjyra, forma, fortësia, shkëlqimi etj. Shikoni dy fotografitë e kolibeve të qenushëve. Kolibja 1 dhe kolibja 2 janë ndërtuar me materiale të ndryshme. Për ndërtimin e tyre janë përdorur: tulla, tjegulla, dru, metale, plastikë, gozhda, beton, armaturë etj. Armatura dhe gozhdët janë metale, kurse tjegullat, tullat, druri, plastika, betoni janë jometale. Metalet kanë veti kimike të përbashkëta. Prej vetive kimike të metaleve përmendim: shkëlqimin, lakueshmërinë, përçueshmërinë e nxehtësisë dhe përçueshmërinë elektrike. Metalet kanë mijëra përdorime në jetën e përditshme. Telat brenda kabllove elektrike janë prej metali. Pa kabllo elektrike, nuk do të kishim rrymë elektrike. Po ashtu, trupat e makinave, kamionëve, trenave, aeroplanëve, kornizat metalike të dritareve, armatura mbështetëse brenda betonit me të cilin ngrihen ndërtesa të larta, ura etj., janë të gjitha prej metali. Te grupi i jometaleve bëjnë pjesë letra ose kartoni, pëlhura, sendet plastike,, tapa, sfungjeri, leshi, pambuku, shkumësi, xhami etj. Jometalet kanë veti të ndryshme nga metalet. Ato nuk kanë shkëlqim metalik, mund të jenë të buta ose elastike si p.sh. goma, mund të jenë të forta ose të brishta si qelqi, nuk e përcjellin mirë elektricitetin dhe nxehtësinë, përdoren si izolatorë etj.

Materialet mund të bëhen më të forta kur përzihen me materiale të tjera.
Me përzierjen e hekurit me metale të tjera fitohet një material shumë i fortë, i quajtur çelik. Për shembull, pirunët, lugët, çezmat, tubat e ujit përbëhen nga çeliku, i cili nuk ndryshket. Ndërtuesit përziejnë rërën, ujin dhe çimenton për të përftuar betonin, i cili kur është i lagësht është i butë si balta, por kur thahet shndërrohet në material shumë të fortë.
Veprimtari
Mjetet e nevojshme
Identifikimi i materialeve nga të cilat përbëhen një letër dhe një laps
disa trupa rreth nesh. Hapat që duhen ndjekur
• Gjeni dhe vëzhgoni objekte të ndryshme në klasë. • Gjeni materialet prej të cilave përbëhen objektet dhe shënoni emrat e tyre. • Tregoni para klasës se çfarë keni gjetur. Nga se përbëhen këta trupa?
1
Lexo, mendo dhe përgjigju
a. Cilat janë disa veti të metaleve? b. Çfarë vetie kanë materialet transparente?
Çfarë materiali duhet të përdoret për të ndërtuar një kolibe për qenushin tënd, në mënyrë që ajo të jetë e freskët gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit?