Issuu on Google+

BULETINI NUMËR 10

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


DEBATI PËR LEGJISLACIONIN E RI PAS ZGJEDHJEVE LOKALE

Dialog pas zbardhje incidentit me gazeta SHGM do të përmbahet prej çfardo qoftë bisedash me përfaqësuesit e qeverisë për legjislacionin e ri për media, derisa institucionet nuk e zbardhin dhe nuk përcaktojnë përgjgjesi për inicdentin e 24 dhjetorit me gazetarët Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

2

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë gjatë dy muajve të kaluar i ka përdorur të gjitha mekanizmat e mundshëm juridik për të zbardhur incidentin e 24 dhjetorit me gazetarët në Kuvend. Nga fundi i shkurtit, SHGM në rolin e personin juridik dhe në emër të disa gazetarëve që qenë të involvuar në incidentin me gazetarët, dorëzoi kërkesë deri te Gjykata kushtetuese duke kërkuar mbrojtjen e lirisë dhe të drejtës për lirinë e shprehjen dhe të mednimit. Paraprakisht, Shoqata dorëzoi parashtresë deri te Ministria e punëve të brendshme, me të cilën kërkonte që Sektori për kontroll të brendshëm dhe standard profesionale të përcaktojë përgjegjësi për pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit për dëbimin e gazetarëve. Kërkesë është bërë deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në të cilën këmbëngulte që të marë sqarim se me urdhër të kujt gazetarët qenë penguar për të ndjekur seancën e Kuvendit. Poashtu, nismë të ngjashme dorëzoi deri te Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti. Varësisht prej përgjigjes së Gjykatës kushtetuese, lënda do të çohet në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Gjatë kësaj periudhe SHGM pati një komunikim instensiv me përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtarë në përpjeke për të zbardhur incidentin në Kuvend dhe


jes së tarët

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kthimin e dialogut me Qeverinë për të përballur me sfidat e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Në kontaktet me përfaqësues të OSBE-së, Komisionit Evropian dhe me përfaqësuesit e disa ambasadave të vendeve evropiane në Shkup, u pranua argumentimi i drejtuesve të SHGM-së se dialogu mund të vazhdojë mbasi institucionet kompetente ta zbardhin incidentin e 24 dhjetorit dhe të përcaktojnë përgjegjësi për personin që ka urdhëruar pa kurrëfarë baze ligjore të pengohen gazetarët në kryerjen e obligimeve të tyre profesionale. Përveç kësaj, përfaqësuesit e SHGM-së, sugjeruan se për gazetarët nuk është e pranueshme të hapet çfardo debati për intencën e qeverisë për të miratuar legjislacion të ri për media para se të ndriçohet incidenti i 24 dhjetorit. Poashtu, u kërkua që ai debat të shtyhet pas zgjedhjeve lokale, pasi Komisioni anketues, i formuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, do ta dorëzojë raportin për ngjarjet në Kuvend. Argument i parë për shtyrjen e debatit për legjislacionin e ri pas zgjedhjeve ishte se SHGM nuk mund të marrë pjesë në debat pa zbardhur incidentin në Kuvend. E dyta, ai debat para zgjedhjeve lokale gjatë fushatës zgjedhore do të jetë joproduktiv për shkak të riskut të madh që ai të politizohet, dhe e treta, koha është shumë e shkurtë që të mund Shoqata të organizojë debat publik me anëtarësinë dhe me të gjithë palët e interesuara. Në fund, pozicioni i SHGM lidhur me dialogun dhe legjislacionin e ri është se ne jemi të gatshëm të rikthemi në dialog pasi të zbardhet incidenti dhe debati për legjislacionin e ri të zhvillohet në kuadër të Grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të Qeverisë dhe të SHGM-së. Pas zgjedhjeve lokale Ministria për administratën publike dhe shoqërinë informative mund ta publikojë konceptin e ligjit të ri, ndërsa SHGM, deri sa nuk shpallet raporti i Komisionit anketues, do të përmbahet nga kontaktet e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e qeverisë për konceptin, por do të organizojë debate interen me anëtarësinë dhe gazetarët. Pas publikimit të raportit dhe pasi të jetë përcaktuar përgjegjësia për incidentin në Kuvend, përfaqësuesit e SHGM do të kthehen në dialog në kudër të Grupit të punës. Në takimin e parë SHGM do të prezentojë vërejtjet e gazetarëve për konceptin e legjislacionit të ri për media dhe pasi do të arrihet pajtueshmëri për nevojën e miratimit të një ligji të tillë, ai mund të kalojë në procedurë qeveritare dhe më pas edhe në procedurë parlamenare, duke e ndjekur me debat publik me të gjitha palët e interesuara.

3


KOMISIONI EVROPIAN INTERSOHET PER INCIDENTIN E 24 DHJ

Sanino në SHGM për incid

D 4

rejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, nga mesi i janarit në Shkup, u takua me përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë për të biseduar për incidentin me gazetarët në Kuvend dhe për diskutuar mënyrat për ndriçimin e incidentit dhe për normalizimin e raporteve. Kryetari i SHGM, Naser Selmani sqaroi rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti me gazetarët dhe përsëriti qëndrimin e Këshillit drejtues se për kapërcimin e kësaj situate organwet kompetente është e nevojshme të ndriçojnë rastin dhe personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. Kjo do të tregojë se Kushtetuta nuk është vetëm dekor, se institucionet

Bashkë u konstatua se organet kompetente do të gjejnë mënyrë për të ndriçuar rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësi për dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

HJETORIT

dentin me gazetarët funksionojnë dhe se pengimi i punës së gazetarëve nuk tolerohet. „Bartja e përgjegjësisë është prevencioni më i mirë se incidente te ngjashme në të ardhemn“, tha Selmani. Për SHGM nuk është e rëndësishme forma se si institucionet do ta ndriçojnë incidentin, e rëndësishme është që shprehja deklarative e keqardhjes nga ana e kreut shtetërorë të ndiqet me hapa konkret për të përcaktuar përgjegjësi. Sipas Selmanit, dëshpruese do të jetë nëse nuk ka vullnet poliitik të ndriçohet incidenti duke kompromituar një nismë evropiane, përmes dialogut të zgjidhen problemet e meidave. Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Stefano Sanino shfaqi shpres se gjendja

do të normalizohet shpejt dhe SHGM<,si aktor i rëndësishëm i këtij procesi, do të kthehet në bisedimet me qeverinë dhe të marrë pjesë në zgjidhjen e sfidave të ardhshme me të cilat përballet hapësira mediatike. Sanino beson se për tejakimin e gjendjes aktuale do të jetë i nevojshëm vullnet politik nga organet kompetente, të cilët do të gjejnë mënyrë për të ndriçuar incidentin dhe të përcaktojnë përgjegjësi. U ra dakord që konsultimet mes SHGM dhe Komisionit Evroopian të vazhdojnë në interes të kapërcimit të gjendjes aktuale dhe për vazhdimin e agjendës evroopiane për përmirësimin e lirisë së shprehjes në Maqedoni, si vend kandidat për anëtarësim në BE.

5


OSBE E SHETESUAR PëR INCIDENTIN ME GAZETARET

Bret ofron ndihmë për kthimin e dialogut Ambasadori i OSBE-së Ralf Bret, është i gatshëm, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq, të ndihmojnë për të rikthyer dialogun për të zgjidhur sfidat me lirinë e shprehjes

P

6

ërfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në fillim të shkurtit në Shkup takuan ambasadorin e Misionit të Organizatës për bashkëpunim dhe siguri në Evropë, Ralf Bret, i cili tregoi interes të veçantë për incidentin në Kuvend, ku me 24 dhjetor ata qenë të penguar për të ndjekur seancën e buxhetit. U bisedua për përpjekjet për ndriçimin e rastit, për të krijuar parakushtet për vazhdimin e dialogut me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve aktuale me lirinë e shprehjes dhe të mediave. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, e informoi ambasadorin Bret për rrethanat e incidentit në Kuvend dhe përsëriti qëndrimin e Këshillit drejtues të SHGM-së se për të normalizuar raportet është e nevojshme që diksuh të mbajë përgjegjësi për incidentin. Kështu institucionet maqedone do të demostrojnë vullnet politik për të ndriçuar incidentin dhe angazhimin që incidente të ngjashme në të ardhmen nuk do të tolerohen. Përveç kësaj, institucionet me këtë qasje serioze do të dëshmojnë pjekuri politike dhe se kanë kapacitet të përballen me sfida të këtilla. Ambasadori Bret shprehu shqetësimin për incidentin me gazetarët në Kuvend dhe shfaqi ga-

tishmëri së bashku me përfaqësuesin e vaçantë të OSBE-së për lirtinë e medias, Dunja Mijatoviq, të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve. Bashkëbiseduesit folën edhe për raportin e fundit të Reporterëve pa kufi, ku Maqedonia ka shënuar një rrënie prej 22 vendesh. Të dy palët u pajtuan se janë të nevojshme masa të shpejta dhe energjike nga institucionet qeveritare për kapërcimin e shpejtë të problemeve, për të përmirësuar kushtet e punës së gazetarëve dhe të mediave. Përfaqësuersit e SHGM informuan përfaqësuesit e OSBE-së edhe për aktivitetet e Shoqatës për vetërregullimin në media, për çka amabsadori Bret shprehu gatishmëri për të ndihmuar procesin. Ai tha se OSBE fuqishëm mbështet këtë proces, si shumë të rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe për respektimin e standardeve dhe të etikës profesionale në gazetari. U fol edhe për çështje aktuale në sferën e mediave dhe të gazetarëve në vigjilje të zgjedhjeve lokale, ndërsa u shpreh edhe gatishmëria e të dy palëve për të vazhduar bashkëpunimi e mirë të deritashëm për të përballuar sfidat e reja.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

AMBASADORË EVROPIANË NË TAKIM ME SHGM

Diplomat evropian të shqetësuar për gjendjen e medias

N

ë dy muajt e parë të këtij viti, diplomat evropian në Shkup treguan interes për të takuar përfaqësuesit e Shoqatës se gazetarëve të Maqedonisë. Takime të ndara drejgtuesit e SHGM-së patën me ambasadoren e Holandës në Shkup Mirjam Shruman, me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Bullgarisë, Anik van Kalster, me sekretaren e parë në ambasadën britanike në Shkup, Krsitin Vinterburn dhe me këshilltaren e parë të ambasadorit suedezë në Shkup, Asha Peterson. Në fokusin e bisedimeve ishte incident i fundit me gazetarët në Kuvend dhe në përgjithësi gjendja me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Maqedoni.

Ambasadorja e Holandës në Shkup Mirjam Shruman dhe ambasadorja e Belgjikës në Sofje, Anik van Kalster, në takim me përfaqësues të SHGM, u interesuan për incidentin me gazetarët dhe për lirinë e mediave në Maqedoni

7


Ambasadorja Shruman shprehu shqetësimin e saj për incidentin me gazetarët dhe në përgjithësi për krizën politike nëMaqedoni, e cila, nëse nuk tejkalohet, mund seriozisht të rrezikojë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë. Shruman tregoi mirëkuptim për qëndrimet e SHGM lidhur me incidentin me gazetarët, si dhe me qasjen e Shoqatës për ndriçimin e rastit, si parakusht për normalizimin e raporteve dhe për vazhdimin e dialogut, si qasje evropiane për përballjen me sfidat. Shruman shfaqi interes të veçantë për ligjin për media të paralajmëruar nga Qeveria. Kryetari i SHGM-së,

8

Naser Selmani tha se debati për ligjin duhet të shtyhet pas zgjedhjeve lokale, pasi institucionet qeveritare do ta sqarojnë dhe do të konstatojnë përgjegjësi për incidentin me gazetarët. U fol edhe për raportin e Reporterëve pa kufi, i cili, sipas, përfaqësuesve të SHGM, është objektiv. Selmani tha se imazhi i keq i Maqedonisë në botë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias mund të përmirësohet me hapa të guximshëm dhe të shpejtë nga institucionet qeveritare dhe pa improvizime. Të dy palët shprehën kënaqësinë prej bashkëpunimit të frytshëm të deritashëm dhe u angazhuan që në të ardhemn ai të vazhdojë në interes të ndërsjellë. Përfaqësuesit e SHGM-së shfaqën faleminderimin për mbështjetjen e fuqishme të ambasadës holandeze në realizimin e qëllimeve të Shoqatës duke siguruar ndihmë teknike dhe të ekpertëve. Ambasada holandeze si mbështetës i fuqishëm i SHGM edhe në të ardhemn do të vazhdojë të koordinohet me përfaqësues të tjerë të përfaqësive të huaja dipolomatike dhe me institucionet e vendit për çështjet që janë të rëndësishme për gazetarët dhe mediat. Në takimin me ambasadorin e Belgjikës Kalster, kryetari Selmani informoi për incidentet e fundit me gazetarët, insistimin e SHGM-së për të ndriçuar atë dhe nevojën që dikush të bartë përgjegjësi, si dhe për pëprjekjet e Shoqatës për forcimin e lirisë së shprehjes dhe të medias. Përveç kësaj, dy bashkëbiseduesit folën edhe për arsyet e përkeqësimit të gjendjes së lirisë së shprehjes në Maqedoni, si dhe mënyrat për kapërcimin e kësaj gjendje të pavolitshme. Në takime të ndara me sekretaren e parë të ambasadës britanike, Kristin Vinterburn dhe me këshilltaren e ambasadorit sueedez Peterson, drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski foli për çështjet aktuale në sferën e medias, si dhe për qëllimet e SHGM-së të parapara në programin vjetor për vitin 2013. Ato u informuan edhe për planin aksional për përmirësimin e gjendjes së medias, përmirësimin e legjislacionit të medias, fushatat qeveritare, reforma e MRTV dhe përparimi i zbatimit të standardeve profesionale. Lidhur me ngjarjet e fundit në bashkësinë e medias, bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme që institucionet të tregojnë përgjegjësi dhe të përveshin mëngët për zgjidhjen e problemeve, sepse ato negativisht ndikojnë për zhvillimit demokratik të vendit dhe të imazhit të tij në botë. Përfaqësuesit e ambasadës suedeze në Shkup treguan interes që aktivisht dhe të koordinuar të marrin pjesë në ndjekjen e gjendjes së medias dhe në zgjidhjen e problemeve. U shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim konkret mes SHGM dhe ambasadës për realizimin e ndonjë prej qëllimeve të Shoqatës për këtë vit.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

SHGM në takim me Riçard Hovit

D

rejtori i SHGM, Dragan Sekullovski, nga mesi i shkurtit në Shkup, mori pjesë në takimin që organizatat e gazetarëve dhe të mediave patën me Riçard Hovit, raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Përveç drejtorit Sekulliovski, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të IMM, SPG, QZHM, MRTV dhe KRD. Qëllimi i takimit ishte që Hovit nga organiztat relevante të informohet për gjendjen e lirisë së medias në Maqedoni dhe informacionet e mbledhura do t‘i ndihmojnë për të përgaditur raportin para Parlamentit Ervropian për gjendjen e përgjithshme në Maqedoni. Pjesëmarrësit në takim i prezentuan qëndrimet e tyre për problemet e gazetarëve dhe të mediave dhe ofruan zgjidhje për kapërcimin e tyre. Hovit u njoh në detaje për incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend, ku gazetarët u dëbuan nga galeria e Kuvendit. Drejtori Sekullovski e përsëriti qëndrimin e SHGM se dialogu me Qeverinë mund të vazhdojë pasi institucionet do

ta zbardhin dhe do të përcaktojnë përgjegjësi për incidentin. Në SHGM nuk ka dilemë se të gjitha sfidat me lirinë e medias duhet të zgjidhen përmes dialogut, por se gjatë dialogut nuk do të tolerohen cfardo qoftë shkelje të lirisë së shprehjes. Sekullovski theksoi se është e nevojshme që të gjhitha palët të sillen me përgjegjësi për të rikthyer besimin. Në takim u fol edhe për raportin e Reporterëve pa kufi, ku Maqedonia shënon një rënie prej 22 vendesh në krahasim me vitin e kaluar. Pjesëmarrësit theksuan se duhet seriozisht të punohet në të ardhemen për përmirësimin e kushteve të punës të gazetarëve me qëllim mundësimin e lirisë më të madhe të mediave. Temë e veçantë e bisedës ishte edhe Plani aksional për përmirësimin e gjendjes së medias, ku janë definuar masa të qarta, siç janë përmirësimi i legjislacionit të mediave, reformës së MRTV, fushatave qeveritare dhe përmirësimin e zbatimit të standardeve dhe të etikës profesionale në gazetari.

9


SHGM DORËZOI KËRKESË NË GJYKATËN KUSHTETUESE PËR INC

Kërkohet mbrojtje që u penguan të raportojn

S 10

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë, nga fundi i shkurtit, në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për shprehjen publike të mendimit lidhur me incidentin me gazetarët në Kuvend. Në kërkesën e përgaditur nga ekipi i ekspertëve të SHGM, kërkohet që Gjykata kushtetuese të mbajë mbledhje publike dhe në bazë të legjislacionit pozitiv të konstatojë se me aktin e dëbimit të gazetarëve nga galeria e Kuvendit është shkelur liria e shprehjes dhe të njejtin ta suspendojë. Ekipi i juristëve vlerëson se Gjykata kushtetuese ka kometencë t‘i mbrojë të drejtat dhe liritë individuale të qytetarëve në pajtim me nenin 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 51 të Rregullorës së Gjykatës kushtetuese. Në aplikacion është argumentuar se me dëbimin e dhunshëm të gazetarëve nga galeria është shkelur neni 16 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe neni 10 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut. Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, fjalën publike, informimin publik, si dhe lirinë për formimin e

SHGM kërkon nga Gjykata kushtetuese të konstatojë se me dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit është shkelur liria e shprehjes, e garantuar me Kushtetutën e republiklës së Maqedonisë dhe Konventën evroopiane për të drejtat e njeriut

institucioneve për informim publik, ndërsa Konventa evropiane garanton se çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, që përfshinë edhe lirinë për të pasur mendimin e tij dhe të drejtën për të pranuar dhe përhapur informacione dhe ide, pa çfardo qoftë përzierje të pushtetit. Në kërkesën e dorëzuar, ekipi citon edhe katër ven-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

NCIDENTIN E 24 DHJETORIT

gazetarët jnë

dime të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut nga Starzburgu, në të cilat konfirmohet se roli i medias si qeni roje në opinion është vitale për procesin politik të demokracisë. Në dy vendime të Gjykatës theksohet edhe funksioni i mediave si mbrojtës i demokracisë në raport me të drejtën e opinionit të informohet për idet me interes publik. Sipas kërkesës, intervenimi i shtetit në rastin konkret me incidentin me gazetarët nuk plotëson asnjë nga kushtet e parapara në Konventën evropiane, që kufizimi të jetë i paraparë me ligj, të jetë i domosdoshëm në një shoqëri demokratike dhe të ketë për qëllim të mbrojë vlera qartë të përcaktuara. Ekipi i ekspëertëve e hedh poshtë argumentin se vendimi për dëbimin e gazetarëve nga galeria është miratuar në bazë të nenin 43 të Ligjit për Kuvendin, ku rregullohet mbajtja e rendit në ndërtesën e Kuvendit. Intervenimi i sigurimit të Kuvendit nuk mund të justifikohet, sepse gazetarët në asnjë moment nuk e shkelën rendin në galeri. Përveç kësaj, intervenimi është në kundërshtim me dispozitat e Rregullorës së Kuvendit dhe të Kushtetutës, të cilët garantojnë praninën e opinionit publik në mbledhjet e Kuvendit. Në

nenin 77 të Kushtetutës qartë është saktësuar se në çfarë rastesh mund të përjashtohet opinioni në seancat e Kuvendit. Për këtë është e nevojshme vendim i Kuvendit, të cilën do ta votonin dy të tretat e deputetëve. Për shkak të gjitha këto arsyeve ekipi i ekspertëve konstaton se intervenimi i shtetit në rastin konkret nuk e kalon testin e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit për një shoqëri demokratike. Përveç argumentimit, në aplikacion në detaje është përshkruar inicidenti në Kuvend, përdorimi i forcës fizike për dëbimin e gazetarëve nga galeria pa mos dhënë asnjë sqarim. Me këtë gazetarët qenë të penguar për të kryer obligimin e tyre profesional, të raportojnë për këtë ngjarje, për të cilin kishte interes të theksuar publik. Në një pjesë të kërkesës transmetohen edhe pjesë nga përgjigjet e Ministrisë së punëve të brendshme dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Poashtu, përmendet se tërë kreu shtetëror, duke u nisur nga kryetari i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvednit, kanë shprehur keqardhje për incidentin me gazetarët.

11


AVOKATI I POPULLIT PA KOMPETENTCË PËR DËBIMIN E GAZETARËVE NGA GALERIA E KUVENDIT

Mehmet i pafuqishëm kundër Kuvendit

A

12

vokati i popullit Ixhet Mehmeti thotë se nuk ka kompetencë për të vepruar ndaj parashtresës së Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë për shkak të pengimit të gazetarëve për të ndjekur seancën e buxhetit, duke shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Sigurimi i Kuvendit me 24 dhjetor pa asnjë sqarim dhe me dhunë i dëboi nga galeria e Kuvendit reportërët e Kuvendit , duke vendosur çenzurë për të ndjekur ngjarje dhe për të përhapur informacione. Avokati i popullit Mehmeti vendimin ku shpallë veten jokompetentë për të vepruar e ka bazuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjin për Avokatiun e Popullit dhe ligjin për Kuvendin. Në nenin 77 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Ligjit për Avokatin e popullit, ku definohen kompetencat e tij, thuhet se Avokati i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkilen me aktet, veprimet dhe neglizhencën për të vepruar të organeve të administratës dhe nga organe dhe organizata të tjera që kanë autorizime publike. Përveç kësaj, Avokati ka obligim të parandalojë diskriminimin dhe të angazhohet për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike në organet e pushtetit, komunat dhe entet dhe

Avokati i popullit thotë se ka komeptencë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkilen nga organet e administratës shtetërore, por jo edhe prej Kuvendit

shërbimet publike. Në përgjigjen me shkrim të Mehmeti thuhet se është shpallur jokomeptent për të vepruar ndaj parashtresës së SHGM sepse vendimi për dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit është miratuar nga kryetari i Kuvendit duke u thirur në nenin 43 të Ligjit për Kuvendin. Sipas kësaj, Avokati nuk ka mundur të veprojë kundër organit që ka zgjedhur atë në këtë funksion. Mehmeti për incidentin ka kërkuar sqarim edhe nga Ministria e punëve të brendshme, prej ku ka marrë përgjigje se masa për dëbimin e gazetarëve është ndërmarrë “për shkak të mbajtjes së rendit në Kuvend, duke kërkuar nga gazetarët ta lëshojnë galerinë dhe mbledhjen ta ndjekin nga pres-qendra”. Në shkresë përsëritet reagimi i Avokatit lidhur me incidentin me gazetarët, në të cilën ai shpreh shqetësimin e tij për ngjarjen. “Liria e informimit është fundament i çdo shoqërie demokratike pa të cilën nuk mund të ketë përparim. Shkelja e kësaj të drejte nuk mund të jetë në interes të qytetarëve dhe të shoqërisë”, thuhet në shkresë. Mehmeti vlerëson se gazetarët nuk guxojnë të pengohen në ushtrimin e profesionit të tyre dhe duhet t’u mundësohet qasje e lirë deri te informacionet me qëllim që objektivisht të informojnë opinionin publik.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë REPORTERËT PA KUFI PUBLIKUAN RAPPORTIN PËR LIRINË E MEDIAS NË BOTË

Të fundit në Ballkan për lirinë e medias

R

eporterët pa kufi, nga fundi i janarit, publikuan indeksin për lirinë e medias në botë për vitin 2012, ku Maqedonia është e radhitur e 116ta, që krahasuar me vitin e kaluar shënon rënie për 22 vende. “Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me keqardhje konstaton se ky vlerësim realisht reflekton gjendjen e medias maqedone. Pikëpmaje identike për situatën ka edhe SHGM për çka kemi alarmuar vitin e kaluar”, thuhet në reagimin e SHGM pas publikimit të raportit. Sipas SHGM, shqetësion fakti që Maqedonia në indeks është e fundit e radhitur sipas lirisë së medias prej vendeve të Ballkanit. “Në raport Maqedonia veçanërisht përmendet në kontekst negativ si vend i cili shënon rënie prej 22 vendesh për shkak të marrjes arbitrare të lejeve për punë të mediave dhe për shkak të përkeqësimit të kushteve të punës për gazetarët”, thuhet në reagimin e Shoqatës. Sa për krahasim, Maqedonia është e radhitur nën Nigerinë dhe para Venezuelës. Vetëm katër vende evropiane, Ukraina, Rusia, Turqia dhe Bjellorusia, radhitën më poshtë se Maqedonia. Shoqata përkujton se vetëm para katër vitesh Maqedonia radhitej në vendin e lartë të 34-të të listës së reporterëve pa kufi. “Është koha e fundit që institucionet e qeverisë, por

SHGM raportin vjetor të RPK, ku Makqedonia shënon rënie prej 22 vendesh në indeksin për lirinë e medias, e vlerëson si objektiv për shkak të marrjes arbitrare të lejeve të punës të mediave dhe përkeqësimit të kushteve të punës për gazetarët edhe partitë politike dhe opinioni të përballen me faktin se liria e medias në Maqedoni është seriozisht e cënuar dhe nuk mund të kapërcehet pa ndryshim qenësor të raportit ndaj punës së medias dhe të gazetarëve. Nevojitet vullnet i fuqishëm politik të lirohet hapësira që të mund media ta ushtroj misionin që e ka në çdo shoqëri demokratike si ‘qen roje” dhe si platformë e hapur për debat për çështje me interes publik”, vlerësoi SHGM. Përveç kësaj, në reagimin e SHGM theksohet se imazhi i keq në botë për lirinë e medias në Maqedoni nuk do të ndryshojë derisa Qeveria dhe partitë politike i trajtojnë mediat si mjet për manipulim me opinionin dhe si mjet për qërim hesapesh politike.

13


VAZHDOJNË KONSULTIMET PËR FORMIMIN E KËSHILLIT TË ETIKËS

Gazetarët për më shumë etikë në media

S

14

hoqata e gazetarëve të maqedonisë dhe Instituti maqedon i medias, gjatë muajt janar dhe shkurt, vazhduan konsultimet me gazetarët, redaktorët dhe pronarët e mediave për nevojën e themelimit të mekanizmit për vetërregullim në medias, me të cilin do të forcohet zbatimi i standardeve dhe të etikës profesionale në media. Në kudarë të konsultimeve, Grupi i Punës, i përbërë prej përfaqësuesve të SHGM dhe IMM dhe ekspertëVE të mediave, u takuan me pronarët, menaxherët dhe redaktorët e disa mediave kombëtare në Shkup, si dhe me pronarët e mediave lokale më me ndikim dhe me gazetarët e Qendrave rajonale në Kumanovë. Në takimet me gazetarët, redaktorët dhe përfaqësuesit e pronarëve të mediave, edhe njëherë u rikonfirmua mbështetja për vetërregullimin në media, i cili do të rikthejë besimin e qytetarëve te mediat. Përveç kësaj, në këto mbledhje u theksuan edhe të mirat e këtij sistemi, i cili me vite zbatohet në mediat e vendeve anëtare të BE-së dhe në të gjitha vendet e Ballkanit. Mbështetje për vetërregullimin dhe gatishmëri për të participuar në formimin e Këshillit të etikës në media është shprehur edhe në takimin me pronarët dhe menaxherët e Media print Makedonija, ku morën pjesë edhe

Në dy muajt e fundit, Grupi i Punës për vetërregullim takoi menaxhmentin e disa mediave kombëtare në Shkup, mes të cilave edhe me menaxhmentin e MPM dhe të RTVM, të cilët konfirmuan mbështetjen për formimin e trupit për vetërregullim në media

kryeredaktorët e tre gazetave të përditshme, „Dnevnik“, „Vest“, dhe „Utrinski vesnik“. Kryetari i Këshillit drejtues të MPM Dr. Sërgjan Kerim theksoi se për kompaninë e tyre vetërregullim nuk është risi sepse ata me vite kanë vendosur sistem të brendshëm të vetërregullimit. Ideja për vetërregullimin ka mbështetje të fuqishme edhe te servisi publik, RTVM, i cili duhet të jetë shtylla e sistemit maqedon të medias dhe shembull për vendosjen dhe zbatimin e standardeve të larta etike dhe profesionale. Në takimin me drejtorin Marjan Cvetkovski dhe zëvendsësin e tij, Harun Ibrahimi dhe me të gjithë redaktorët përgjegjës të televizonit dhe radios, njëzëri u mbështet ideja e e Shoqatës së gazetarëve për formimin e Këshillit të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

etikës, ku me përfaësues të vetë do të marrë pjesë edhe servisi publik. Drejtori Cvetkovski i njoftoi përfaqësuesit e Grupit të punës për vetërregullim se MRTV përgadit kod etik për gazetarët e shtëpisë, i cili është komplementar me vetërregullimin në nivel të mediave maqedone. Përfaqësuesit e SHGM faleminderuan për mbështetjen për vendosjen e mekanizmit të vetërregullimit, i cili vendos standarde dhe norma etike profesionale, pa të cilat nuk mund të paramendohet liria e medias. Përveç kësaj, SHGM jep mbështetje të fuqishme për RTVM në përpjekjet e tij për tu ngritur në servis të vërtet publik të qytetarëve. Në këtë periudhë Grupi i punës takoi edhe menaxhmentin e Televizoneve kombëtare Alfa dhe Telma. Në takimet të ndara me drejtorin e Alfa, Mlladen Damev dhe drejtorin e Telma, Risto Lazarov, u rikonfirmua mbështetja e pronarëve të këtyre dy televizoneve për të marrë pjesë në sistemin e vetërregullimit në media. Mbështetje të ngjashme SHGM për vetërregullimin mori edhe në takimet me pronarët e tre televizoneve lokale në Kumanovë, KRT, Hana dhe Festa, si dhe prej gazetarëve të kësaj Qendre rajonale. Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se mediat dhe gazetarët duhet të demostrojnë pjekuri dhe të themelojnë trupin e vetërregullimit, sepse liria e medias është edhe përgjegjësi dhe

zotim për të zbatuar standardet dhe etikën professionale të gazetarisë. Sipas tij, nëse mediat dhe gazetarët nuk vetërregullohen ekziston risk i lartë që puna e tyre të rregullohet me ligj. Në kuadër të konsultimeve me mediat për vetërregullimin, përfaqësues të Grupit të punës takuan edhe me Sasho Mitanovskin, përfaqësues i Shoqatës së radiodifuzerëve lokal, ku bëjnë pjesë qindra televizone dhe radio lokale. Në takim Mitanovski ishte i gatshëm të marrë pjesë në procesin e konsultimeve për formimin e Këshillit të etikës. Në muajin mars Grupi i punës duhe të takojë edhe përfaqësuesit e mediave të tjera kombëtare në Shkup dhe përfaqësuesit e mediave dhe të gazetarëve në Qendrën rajonale në Tetovë. Procesi i konsultimeve duhe të mbarojë nga fundi i marsit, ndërsa konferenca përmbyllëse, ku do të vlerësohen rezultat e procesit të konsultimeve dhe do të promovohet propozim statuti dhe rregulloret për punën e organeve të Këshillit të etikës, pritet të mbahet nga mesi i prillit. Në konferencë duhet të merren vesh aktivitet e ardhsme, para së gjithash, konsultime për animimin e anëtarëve të organeve të Këshillit, si dhe përgaditja e kuvendit themelues, i cili duhet të mbahet më së voni deri në fund të vitit.

15


PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT TË SHTYPIT TË KOSOVËS PËR VIZITË NË

Përvoja rajonale për në mediat maqedone

N

16

jë delegacion i Këshillit të shtypit të Kosovës, i përbërë prej drejtorit Nehat Islami, koordinatorit për ankesa, Nora Behluli dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun, Kerim Ondozi, me ftesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, me 30 dhe 31 janar qëndruan në Shkup. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave me Këshillin e shtypit të Kosovës, për përgaditjet e SHGM dhe partnerit Institutin maqedon të medias, për formimin e trupit për vetërregullim në mediat maqedone. Gjatë qëndrimit në Shkup, mysafirët nga Kosova patën takime me anëtarët e Grupit të punës për vetërregullim nga Maqedonia, ku shkëmbyen përvojat e tyre rreth formimit dhe punës se Këshillit kosovar, i cili me ndihmën e OSBE-së është formuar me ndihmën e OSBE-së para shtatë vitesh. Këshilli kosovar cilësohet

Këshilli i shtypit të Kosovës është i gatshëm të vejë në disponim SHGM dhe IMM përvojën dhe ekspertizën e tyre në përpjkejet për formimin e Këshillit të etikës në mediat maqedone


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ë SHGM

e

vetërregullimin si histori e suksesshëm për vetërregullimin në rajon, i cili është mbështetur nga të gjithë aktorët e medias kosovare, gazetarët, redaktorët dhe pronarët e medias. Në këtë duskutime, drejtori Nehat Islami u përgjigj në shumë pyetje dhe dilema të ngritura nga anëtarët e Grupit të punës për vetërregullim nga Maqedonia lidhur me fillimet e Këshiullit të tyre, strukturën organizative dhe procedurat e punës, sistemin e pranimit dhe të shqyrtimit të ankesave, raportin e medias ndaj vendimeve të Këshillit, finanismi dhe planet e ardhme të punës. Islami përshëndeti idenë për formimin e Këshillit të etikës në mediat e Maqedonisë, sepse përvoja e tyre flet se mekanizmi ndihmon në forcimin e zbatimit të standardeve dhe të etikës profesionale dhe i mbron mediat dhe gazetarët nga presione të ndryshme politike dhe ekonomike. Ai shprehu gatishmëri që të vihen në shërbim të Grupit të punës maqedon për vetërregullim që me përvojat dhe ekspertizën e tyre, statu-

tin dhe të gjitha rregulloret tjera që të ndihmojë në formimin e Këshillit etik të Maqedonisë. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e ka angazhuar islamin si ekspert të huaj , për të siguruar ndihmë me këshilla dhe përfaqësim në procesin e vendosjes së mekanizimit për vetërregullim në mediat e Maqedonisë. Vizita u organizua në kuadër të projektit për mbështetjen e vetërregillimit në mediat maqedone nga ambasada britanike në Shkup, i cii zbatohet nga SHGM dhe IMM. Vizita e radhës e Këshillit kosovar të etikës është paraparë nga fundi i prillit kur janë priten takime me gazetarë dhe redaktor si dhe përfaqësues të mediave të Maqedonisë. Nga përpjekjet e deritashme për vendosjen e sistemit të vetërregullimit ne media, SHGM, përveç takimeve të drejtpërdrejta me gazetarët, redaktorët dhe pronarët e mediave, ka shfrytëzuar edhe ndihmë ekspertësh nga përfaqësues të Këshillave të etikës nga Bosna, Norvegjia dhe Britania e Madhe.

17


SHGM NDAU SHPËRBLIMET GAZETARESKE PËR VITIN 2012

24 vesti dhe Telma shpërblehen për profesionalizmin e 24 dhjetorit

S

18

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë me 26 shkurt në përvjetorin e saj të 67të ndau shpërblimet për gazetari humtuese dhe për arritje njëvjeçarë në mediat e shtypura dhe elektornike për vitin 2012 “Jashar Erebara” dhe “Krste Petkov Misirkov”. Fituesit e shpërbilmeve “Jashar Erebara” janë televionet 24 Vesti dhe Telma për shkak të raportimit profesional për incidentet e 24 dhjetorit, ndërsa shpërblimi ‘Krste Petkov Misirkov” iu nda të gjithë reporterëve të Kuvendit për shkak të sjelljes së tyre profesionale gjatë atyre ngjarjeve. Anëtari i Këshillit drejtues i SHGM-së, Tamara Grnçarovska tha se Komisioni për ndarjen e shpërblimeve këtë vit, për shkak të incidentit me gazetarët në Kuvend, vendosi që këto shpërblime t’i ndajë mediave dhe gazetarëve që lanë gjurmë si shembull i mirë për profesionalizëm të lartë. Sipas Gërnçarovskës, incidentet treguan se gazetarët, përkundër presioneve të cilëve iu nënshtrohen gjatë punës së përditshme, treguan se janë të gatshëm të mbrojnë kauzën e gazetareske. Shpërblimet në emër të të shpërblyerve i pranuan kryeredaktori i 24 vesti, Boni Hristov dhe drejto-

ri i Telma, Risto Lazarov, ndërsa në emër të reporterëve të Kuvendit shpërblimin e pranoi gazetarja me përvojë nga Radio maqedonase, Mira Kostiq. Kryeredaktori Hristov tha se shpërblimi është i rëndësishëm për ato për shkak se vjenë nga kolegët, por shtoi se gazetarët e televizionit nuk kanë bërë asgjë të veçantë, përveç se kanë kryer obligimin prfesional për ta informuar opinionin për ngjarjet e 24 dhjetorit. Edhe drejtori i Telma, Risto Lazarov u faleminderua për shpërblimin dhe tha se Telma ndër vite ka ndërtuar një standard gazetaresk të raportimit. Gazetarja Mira Kostiq, e cila e pranoi shpërblimin për arritje të veçanta në mediat e shtypura dhe elektornike për vitin 2012 në emër të reporterëve të Kuvendit tha se është e nderuar që e pranon këtë shpërblim në emër të kolegëve. Kostiq tha se ky shpërblim do të dëshmojë si shembull pozitiv për kohën nëpër të clën ka kaluar gazetaria maqedone. Në ngjarjen e ndarjes së shpërblimeve morën pjesë gazetarë, përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të mediave, si dhe përfaqësues të korit diplomatik, ndërsa të pranishmit i zbaviti bendi muzikor. Evinimenti ishte mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenhauer në Maqedoni.

Shpërblimi për arritje njëvjeçarë në mediat e shtypura dhe elektronike për vitin 2012 “Krste Petkov Misirkov” e fituan reporterët e Kuvendit për shkak të rezistencës kur u dëbuan nga galeria e Kuvendit


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë KRD ME PROPOZIM-STRATEGJI PËR VEPRIMTARINË RADIODIFUZIVE

SHGM me zgjidhje për problemet e radiodifuzerëve

SHGM përshëndeti idenë e Këshillit për radiodifuzion për të miratuar Strategji për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në pesë vitet e ardhshme, por dorëzoi komente në të cilat identifikon burimet e problemeve dhe ofron masa për tejkalimin e tyre

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë në fillim të janarit dorëzoi vërejtjet për versionin e punës të Strategjinë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2013-2017 të përgaditur nga Këshilli për radiodifuzion. Në komentet për Propozim-strategjinë, SHGM i përshëndet përpjkejet e Këshillit për radiodifuzion për të përpiluar strategji për zhvillimin e sistemit radidiofuziv në pesë vitet e ardhshme, por megjithatë

vlerëson se ka nevojë për definimin më të qartë të problemeve dhe propozimin e masave konkrete për kapërcimin e tyre. SHGM ofroi sugjerime konkrete për tetë çështje të përfshira në strategjinë, siç janë Radiotelevizioni i Maqedonisë dhe Kanali i Kuvendit, fushatat qeveritare, sektori komercial, tregu mediatik, gjuha e urretjes, vetërregullimi, pluralizmi dhe koncentrimi mediatik. Lidhur me RTVM, SHGM vlerëson se problem kryesor i servisit publik është sigurimi i burimit stabël dhe

19


të pavarur të finansimit. “Nëse mbisundon qëndrimi se burim kryesor për finansimin e RTVM duhet të jetë taksa radiodifuzive, atëherë është e nevojshme që të parashihen mekanizma që do të garantojnë mbledhjen e plotë të taksës”, thuhet në vërejtjet me shkrim të Shoqatës. Përveç kësaj, propozohet sistem i kombinuar i finansimit përmes taksës radiodifuzive dhe nga buxheti i RM. Kanali i Kuvendit, sipas SHGM-së, duhet të jenë nën kontrollin e Kuvendit. Kjo do të thotë se finansimi i kanalit dhe politikës redaktuese përgjegjës është Kuvendi. Në propozim-strategjinë mungon nevoja për rregullimin me ligj të fushatave qeveritare në media. Prandaj, SHGM insiston që mjetet për këtë qëllim të definohen në mënyrë transparente në buxhet dhe të përcaktohen kritere të qarta dhe neutrale për mënyrën e shpërndarjes së fushatave në media.

20

“Pa regullimin me ligj të këtyre fushatave i lihet hapësirë Qeverisë të ndikojë në tregun mediatik dhe të cënojë politikën e pavarur redaktues të mediave”, qëndron në komentete e SHGM-së. Shoqata pajtohet me vlerësimin e KRD se mediat komerciale nuk sigurojnë të ardhura nga shitja e programit të vet, por vlerëson se në strategjinë duhet qartë të theksohet se sistemi mediatik në Maqedoni është i stërngarkuar dhe i paqëndrueshëm. “Njëra prej masave për përmirësimin e ofertës programore duhet të jetë edhe përmes pasurimit të formatit programor dhe medernizimit me pajisje. Këshilli duhet të angazhohet që një pjesë e taksës radiodifuzive ose nga fonde të veçanta të finansohen programe me interes publik në mediat komerciale”, proppozon Shoqata.

Ajo ofron edhe masa për mborjtjen e tregut mediatik nga konkurenca e pandermshe nga radiodifuzerët e mëdhenj duke promovuar çmime me lirime të larta të reklamës, të cilat shkaktojnë pasoja nëgative për subjektet tjera radiodifuzive. Këshilli duhet t[i zbulojë dhe t’i sanksionojë këto dukuri, bile edhe të mund të shqiptojë masa rigoroze kur do të konstatojë situata të tilla. “E nevojshme është që KRD ta mbrojë tregun mediatik, pa të cilin nuk mund të ketë media të lira dhe të pavarura”, konstaton SHGM. Lidhur me gjuhën e urrejtjes shoqata vlereëson se kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm përmes vetërregullimit, por duhet të rregullohet me ligj duke paraparë përgjegjësi penale në pajtim me standardet evropiane. “KRD është e nevojshme të angazhohet për miratimin e një legjislacioni të tillë”, thuhet në propozimet e Shoqatës. Ajo pajtohet me konstatimin e KRD se kemi zbatim të ulët të standardeve dhe të etikës gazetareske në media, por Këshilli nuk sqaron se cilat janë shkaqet dhe burimet e kësaj dukurie. Zgiidhje për këtë është vetërregullimi në media, për të cilën aktivisht punon Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me redaktorët dhe pronarët e medias. Është paraparë që deri në fund të vitit 2013 të formohet Këshilli i etikës, i cili do të forcojë zbatimin e standardeve dhe të etikës profesionale në media. Poashtu strategjia duhet të parasheh masa me të cilat do të zvogëlohet ndikimi politik ndaj mediave, sepse vetëm kështu ato do të kontribuojnë për zhvillimin e pluralizmit politik, përmes prodhimit të lajmeve të ndershme dhe do të transmetojnë qëndrime të ndryshme. Njëra nga masat është përcaktimi i kriterevet të qarta ligjore për shpërndarjen e fushtatave qeveritare, si dhe heqja e mundësisë ligjore që mediat të jenë donator të fushatave zgjedhore të partive politike. Sipas SHGM, kjo mundësi ligjore është burium i korupsionit mes politikës dhe mediave. Mirë është që KRD detekton se në hapësirën mediatike ekzistojnë media me lidhje të fshehura proonësore, por nuk besojmë se kjo gjendje do të kapërcehet vetëm me saktësimin e Memorandumit për bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e konkurencës. E nevojshme është që Këshilli të kërkojë kompetenca të reja ligjore që në bashkëpunim me institucione të tjera t’i zbulojë dhe t’i sanksionojë këto dukuri.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë KONFERENCË EKSPERTËSH PËR LIRINË E SHPREHJES

Përshkallëzohet gjendja e lirisë së shprehjes

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin ‘Progres” dhe Fondacionin Fridrih Ebert, me 20 shkurt (të hënën) në hotelin “Holidej inn” në Shkup, organizoi konferencë ekspertësh në temën: Çfarë ndohë me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Republikën e Maqedonisë?”. Në konferencë morën pjesë gazetarë, ekspertë, përfaqësues të mediave, të sektorit civil dhe të shoqatave porofesionale. Në pjesën e parë të debatit të titulluar si “Liria e shprehjes dhe liria e medias në Republikën e Maqedonisë”, fjalë rasti pati drejtori i SHGM-s, Dragan Sekullovski, drejtori i IMM, Biljana Petkovska dhe nënkryetari i SPPM, Dragan Antonovski. Tre folësit konstatuan se viteve të fundit në kontinuitet përkeqësohen kushtet për punë të gazetarëve dhe të mediave. Incidenti me gazetarët në Kuvend me 24 dhjetor tregoi se gjendja përshkallëzohet. Drejtori Sekullovski përsëriti qëndrimin e SHGM-së se dialogu me Qeverinë do të ngrihet derisa institucionet përgjegjëse nuk zbardhin incidentin me gazetarët në Kuvend dhe derisa dikush nuk bart përgjegjësi për atë. Në pjesën e dytë të debatit u fol për lirinë e shprehjes dhe të mediave nga aspekti i kornizës ligjore dhe të praktikës gjyqësore në Republikën e Maqedonisë dhe Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Në këtë temë ekspoze pati gjykatësja Caca Nikollovska dhe avokati Filip Medarski.

Ekspertët konstatuan se praktika e deritashme gjyqësore është joadekuate prandaj duhet edukim i gjykatësve për zbatimin e drejtë të ligjeve

Ekspertët konstatuan se ligjet nuk zbatohet ose zbatohen në mënyrë selektive. Përveç kësaj, praktika e deritashme gjyqësore tregon se ka mangësi të mëdha prandaj është e nevojshme që të punohet për edukimin e gjykatësve për të siguruar zbatimin e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim.

21


KONFERENCË EKSPERTËSH PËR ROLIN E MEDIAS NË ZGJEDHJE

Raportim profesional për

S

22

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenhauer dhe organizata tjera partnere, nga fundi i shkurtit, organizoi një konferencë ekspertësh, ku u fol për rolin e medias për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të OSBE-së, Këshillit për radiodifuzion, Komisionit shtëtërorë të zgjedhjeve, Asociacionit qytetar Most, Qendrës për zhvilimin e medias dhe organziata tjera të gazetarëve dhe të medias. Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë, varësisht prej kompetencës së tyre, folën për ndikimin e raportimit profesional të mediave për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. Kryetari i SHGM, Naser Selmani në fjalën e rastit tha se ideja e konferencës është që edhe njëherë të përkujtohemi për rolin e rëndësishëm që kanë mediat për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke respektuar nor-

Përfundim i përbashkët ishte se mediat gjatë fushatës zgjedhore duhet të respektojnë normat ligjore dhe etike për të kontribuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

mat ligjore dhe etike. Selmani tha se të gjitha aktorët që kanë kompetencë për ndjekjen e raportimit të mediave, duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mbulim profesional mediatik të zgjedhjeve dhe të parandalohen keqpërdorimet even-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

zgjedhje të ndershme tuale. SHGM do t’i ftojë gazetarët që gjatë fushatës zgjedhore t’i respetojnë standardet dhe etikën profesionale, ndërsa Këshilli për radiodifuzion të sanksionojë çdo shkelje të rregullave zgjedhore. Përfaqësuesi i OSBE-së, Mauro Kilvo tha se nuk ka demokraci pa zgjedhje, ndërsa zgjedhje të ndershme nuk mund të ketë pa media të lira. Tanja Popovska nga Asociacioni Most tha se mediat luajnë rol të madh për krijimin e percepcionit të përgjithshëm për zgjedhjet, ndërsa drejtori i Qendrës për zhvillimin e mediave, Roberto Beliçanec foli për kornizën ligjore që e rregullon mënyrën e ndjekjes së fushatës zgjedhore nga mediat. Sipas tij, ka nevojë për ndryshimin e legjislacionit, sepse disa pjesë të tij, siç është mundësia që mediat të japin donacione për partitë, nxisin korupsion në media, ndërsa rregullorja për sjelljen e mediave para fushatës zgjedhore kufizon debatin në media. Ai kërkoi që mediat ta bëjnë publike reklamën falas po-

litike për partitë. Nënkryetari i KSHZ, Subhi Jakupi foli për zgjidhjet nga Kodi zgjedhor, të cilat regullojnë rolin e mediave në zgjedhje. Kryetari i Këshillit për radiodifuzion, Zoran Trajçevski tha se nga monitorimi i deritashëm i raportimit të mediave për zgjedhjet janë vërejtur shkelje më të vogla të dispozitave ligjore në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Trajçevski tha se kjo është si rezultat i trajnimeve që Këshilli i ka mbajtur me përfaqësuesit e mediave rreth detyrimeve të tyre ligjore gjatë ndjekjes së zgjedhjeve. Profesoresha e Shkollës së lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, Snezhana Tërpevska tha se mediat kanë obligim që gjatë fushatës zgjedhore të organizojnë debate me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Tërpevska nënvizoi se gjatë periudhës parazgjedhore në raportimin e mediave ka pasur prani të gjuhës së urretjes.

23


PUNËTORI DYDITORE PËR GAZETARË

Pervoja gjermane për lustrimin

T 24

ridhjetë gazetarë nga mediat elektronike dhe të shtypura, si dhe student të gazetarisë, nga fundi i nëntorit në Shkup, ishin pjesë e projektit “Gjurmëve të informacionit të vërtetë – lustrim dhe dialog”, të cilin e organizoi Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenhauer. Në kudër të projektit gjatë dy ditëve të punëtorisë që u mbajtë me 23 dhe 24 nëntorë ishin të pranishëm dy gazetarë gjerman me përvojë të madhe në sferën e lustrimit Piter Grim dhe Johanes Ballajtes, të cilët njohuritë e tyre ua transmetuan kolegëve maqedon. Grim dhe Balajtes u përgjigjën në dhjetra pyetje të gazetarëve dhe studentëve maqedon për të zgjidhur dilema lidhur me procesin e lustrimit në vend.

Projekti i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Fondacionit Konrad Adenhauer kontribuoi për afrimin e dy botëve në dukje të ndara dhe ishte përpjekje për të prezentuar në një prizm tjetër procesin e lustrimit dhe krahasimin e punës së gazetarëve në Maqedoni me atë në Gjermani. Gazetarët maqedon patën mundësi të dëgjonë analizë të thuktë për praktikën gazetareske dhe për legjislacionin e lustrimit në Gjermani të prezentuar nga kolgët gjerman. Numri i shumtë i pyetjeve dhe debati i hapur kontribuan për njohjen më të mirë me problemet dhe me sfidat me të cilat përballen gazetarët që shkruajnë për lustrimin, si në Maqedoni ashtu edhe në Gjermani. Gazetarët maqedon nga media të ndryshme, si nga ato elektronike dhe të shtypra, e panë nevojën


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Në punëtorinë e organizuar nga SHGM dhe Fondacioni Konrad Adenhauer, dy ekspertë gjerman para tridhjetë gazetarëve maqedon folën për sfidën e raportimin për lustrimin

TRAJNIM PËR TRANSPARENCË TË BUXHETIT

Njohuri të reja për shpenzimin e parave publike

e një qasje më profesionale, të punës së gjatë dhe të mundimshme, dhe para së gjithash, nevojën për një qasje më ndryshe dhe shikim të problemit të lustrimit. Projekti u ndihmoi gazetarëve më me pervojë të kërkojnë aspekte të ndryshme për hetim, ndërsa atyre më të ri u dha mundësi që të degjojnë pikëpamje të ndryshme për modelin maqedon dhe gjerman të lustrimit dhe përballjes me të kaluarën. Në fund të punëtorisë u formuan katër grupe të ekipeve me nga tre gazetarë dhe redaktrorë me përvoja të ndrsyhme. Ekipet i drejtonin gazetarët Dragan Antonovski dhe Alaksandar Manasiev. Ekipet patën për detyrë të hetojnë nga një temë nga sfera e lustrimit që nuk është trajtuar fare në media ose nuk është trajtuar sa duhet. Një pjesë e storieve u botan në media të njohura maqedone, siç janë Radioja Evropa e Lirë dhe javorja “Republika”.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Qendra për analiza ekonomike, nga fundi i janarit, organizoi trajnim dyditorë për gazetar që ndjekin ngjarjet ekonomike. Qëllimi i trajnimit ishte që të shtohen njohuritë e gazetarëve rreth mënyrës së përgaditjes të një buxheti, të fitojnë shkathtësi të reja për tema ekonimike dhe me këtë të rritet transparenca diskale. gazetarët përmes ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike u njoftuan për të gjitha aspektet e buxhetit të shtetit dhe të komunave. Gjatë trajnimit u prezxentua edhe ueb faqja (www. mkbudget.org) ku gazetarët mund të gjejnë informacione të dobishme, si t‘i ndjekin institucionet në shpenzimin e parave publike. Prëfaqësuesit e QAE i prezentuan edhe rezultatat e anketës ku del që një pjesë e gazetarëve kanë njioguri të përgjithshme për mëenyrën e miratimit të buxhetit, mirëpo, nuk kanë njohuri specifike për deciçitin buxhetor, ciklin e buchetit, klasifikimin e buxhetit në ekonomik, funkcional dhe programor. Në anketë pjesë dërmuese e gazetarëve janë shprehur se kanë nevojë për informacione për buxhetin, por se të dhënat janë jocilësore dhe vështirë sigurohen.

25


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.


Bilten na ZNM alb jan i fev 2013