Issuu on Google+

BULETINI NUMËR 13

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

Përmbajtja Vërejtet e SHGM për propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive

3

Analiza e ekspertit britanik për Propozim ligjin e mediave

6

Ekspertizë e Këshillit të Evropës Ekspertizë e OSBE

10

Qëndrim unik i organizatave të gazetarëve dhe të medias për ligjin për media

12

Fjalim i drejtorit të SHGM në Parlamentin Evropian

14

Kongresi i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve në Dublin

16

Konferencë për lirinë e shprehjes në Ballkanin perendimor dhe Turqi

18

Raport i të dërguarit të OKB për lirinë e shprehjes në Maqedoni

20

Rasti i arrestimit të gazetarit Tomisllav Kezharovski

22

Apel i kryetarit të SHGM për gazetarët Tryezë e rrumbullakët për vetërregullimin në media

2

8

26 28

SHGM kërkon urgjencë për zbardhjen e incidentin me gazetarët

29

Takim i drejtuesve të SHGM me diplomatë evropian

30

Takim me ekspertin e Taeks-it dhe këshilltarin e ambasadës amerikane

32

Ambasadori norvegjez për vizitë në SHGM

33

Aktivitete të drejtorit të SHGM

34


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë SHGM PËRPILOI VËREJTJE PËR LERGJISLACIONIN E RI TË MEDIAS

Qeveria të tërheq propozim ligjin për media

M

inistria për shoqëri informative dhe administratë të tërheq propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive sepse koncepti është i gabuar dhe do të jetë shumë vështirë të përmirësohet teksti i ligjit. Në vend të këtij ligji, qeveria duhet të propozojë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me të cilat do të implementohet Direktiva evropiane për shërbimet audiovizive. Ky është konkluzioni i vërejtjeve të SHGM për Propopzim ligjin për

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se teskti i Propozim ligjit për media dhe shërbime audiovizive nuk mund të përmirësohet sepse koncepti është i gabuar

media dhe shërbime audiovizive, të cilat nga fundi i prillit janë dorëzouar në Ministrinë për shoqërinë informative dhe administratë. Sipas, SHGM, për nevojën e legjislacionit të ri të medias duhet të hapet debat i vërtet publik, i cili do të ofrojë përgjigje adekuate për problemet dhe sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët. Vërejtjet me shkrim të SHGM përbëhen nga tri pjesë. Në pjesën e parë kontestohet nevoja për miratimin e ligjit, në të dytën përfshihen lëshimet konceptuale dhe në fund ka propozime konkrete ku duhet të

3


4

ndryshohen nenet e ligjit me qëllim të përmirësohet teskti i ligjit. SHGM pohon se propozim ligji i ofruar është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Qeverinë. Në dy vitete e kaluara SHGM dhe Qeveria arritën marrëveshje parimore se në legjislacionin e miidas duhet të implmentohet Direktiva evropiane për shërbime audiovizive dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës. Ligji i ofruar rregullon shumë çështje dhe përmbajtja e tij del jashtë kornizave të përcaktuara. Përveç kësaj propozim ligji është në kundërshtim edhe me Udhërëfyesin për realizimin e qëlllimeve prioritare për vitin 2012 të miratuar në kuadër të dialiogut në nivel të lartë. Në pjesën për lirinë e shprehjes qeveria premton se do të shqyrtojë mundësinë për zgjidhje ligjore në pajtim me standardet evropiane për shpenzimin e mjeteve të buxhetit në media me transparencë dhe llogaridhënie. Teksti i ofruar nuk përman zgjidhje për fushatat e qeverisë në media, ndërsa mungon edhe analiza për ndikimin e ligjit ndaj rrjedhave të shoqërisë.

SHGM argumenton se ligji nuk është harmonizauar as me kërkesat e Bashkimit Evropian, i cili kërkon vetëm të implementohet Direktiva evropiane për shërbimet audiovizive. Përveç asaj, ligji miratohet pa debat të hapur publik, i cili nuk mundësoi përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. BE nënvizon se mediat punojnë nën presion të fushqiëm politik dhe ekonomik, ndërsa në ligj nuk ka asnjë nen që zvogëlon këtë lloj presioni. Fushata qeveritare përmenden në raportin e Bashkimit Evropian, por ligji nuk parasheh kritere për reklamimin e qeverisë në media. BE shpreh shqetësimin e vazhueshëm se trupi regullator i medias është nën ndikimin politik, ndërsa ne ligj jo vetëm që nuk ka zgjidhje për të liruar trupin nga këto ndikime, bile edhe më tepër e forcon varshmërinë. BE vazhdimisht konstaton se MRT nuk përmbush misionit e servisit publik dhe nuk ka burim të qëndrueshëm të finansimit, propozim ligji nuk i trajton këto vërejtje. Në pjesën e vërejtjeve konceptuale të SHGM thuhet se ligji nuk është harmonizuar me kushtutetën e Maqedonisë dhe standardet evropiane


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

sepse përpiqet të vendos regjim të vetëm regullator për të gjitha mediat, ndërsa nuk siguron as pavarësi të trupit rregullator dhe të servisit publik, RTM në pajtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës. Prandaj kërkohet barktisja e idesë për të rregulluar median e shtypur dhe të internetit, të mos definohet liria e shprehjes, ndërsa normat etike të gazetarisë të mos kodifikohen me ligj. Kontestohet definicioni gazetar dhe obligimi i medias kur raportojnë për parashikimin e motit të thirren në burime zyrtare dhe të mos jenë të obliguar të publikojnë informacion nga institucione shtetërore në rast të gjendjes së luftës ose për fatëkeqësi natyrore. SHGM i problematizon edhe definicionet botues i medias dhe publikime elektornike si dhe detyrimin e mediave të shtypura dhe të internetit të regjistrohen. Në pjesën e fundit të vërejtjeve kërkohet dhe argumentohet fshirja e neneve problematike të ligjit ose janë ofruar formulime adekuate për nenet që mund të përmirësohen. Vërejtjet janë rezultat i debatit publik që SHGM e organizoi me gazetarët gjatë muajit pril dhe

maj. Debati i parë me kolegët e Shkupit u organizua me 27 prill në hotelin Romantik në Veles, ku morrën pjesë mbi 70 pjesëmarrës, ndërsa debati i dytë me gazetarët e gjashtë qendrave rajonale, u mbajt me 17 maj në Ohër, ku morën pjesë mbi 80 gazetarë nga Kumanova, Tetova, Shtipi, Manastiri, Ohri dhe Strumica. Njëkohësisht me debatet, në SHGM u formuan edhe tre grupe pune, të përberë prej anëtarëve të organeve drejtuese të SHGM, gazetarë, ekspert mediash dhe përfaqësues të shoqatave tjera të gazetarëve dhe të mediave, të cilat duhej nga apekete të ndryshme ta analizojnë tekstin e ligjit. Grupi i parë analizoi dispozitat e përgjithshme të propozim ligjit, mediat e shtypura dhe të internetit, grupi i dytë ishte ngarkuar për zgjidhjet e ligjit për servisin publik dhe Agjencinë e medias dhe i fundit punoi për mënyrën e implementimt të Direktivës evropiane për shërbimet audiovizive në tesktin e ligjit. Vërejtjet janë rezultat i të gjitha kritikave dhe propozimeve të dala nga debati publik dhe nga konsultimet në kuadër të grupeve të punës.

5


SHGM PUBLIKOI ANALIZËN E EKSPERTIT BRITANIK PËR LIGJIN E MEDIAS

Ligji është në kundërshtim me standardet evropiane

S

6

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë nga mesi i majit publikoi analizën e ekspertit britanik Piter Norlander për Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive, ku thuhet se një pjesë e mirë e zgjidhjeve të ofruara të ligjit janë në kundërshtim me standardet evropiane të vendosura nga Këshilli i Evropës. Eksperti Norlander konteston idenë për rrëgullimin e mediave të shtypura dhe të internetit sepse një regjim unik për mediat rediovizive, të shtypura dhe të internetit nuk mund të merret si standard evropian. Ai vlerëson se këto tre forma të ndryshme të mediave kanë veçori të ndryshme dhe në Evropën Perendimore gjërësisht është pranuar parimi se për këto media duhet të zbatohen standarde të ndryshme. “Duhet të kontestohet urtia e kësa përpjekje për të krijuar një regjin unik regullator për të gjitha mediat dhe ideja duhet të rishikohet”, thotë eksperti në analizën e tij. Ai pohon se përbërja dhe kompetencat e Agjencise së medias nuk janë në harmoni me rekomandimet evropiane, ku këmbëngulet që trupat rregullatore të medias patjetër duhet të jenë të pavarur nga interesat politike. Eksperti vlerëson se zgjidhja e ofruar mundëson që interesat politike ta kontrollojnë Agjencinë prandaj propozon që kjo pjesë e ligjit të ndryshohet. Sipas tij, Agjencia nuk duhet të ketë mundësi për të mbyllur media, por vetëm të mund të nis procedsurë gjyqësore. Kjo nevojë është edhe

Eksperti britanik Piter Norlander në analizën për Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive pohon se një pjesë e mirë e zgjidhjeve të ligjit janë në kundërshtim me standardet evropiane

më e theksduar vëçanërisht nëse Agjencia mund të jetë e kontrolluar nga interesat politike. Për të është e papranueshme që të ndryshohet tërësisht rregullatori radioviziv në kohën kur liria e medias në Maqedoni është në rënie e sipër. Vërejtja tjetër serioze e ekspertit është për strukturën e Këshillit programor të RTM, i cili rrezikon të jetë rëndë i politizuar. Ai pohon se kjo zgjidhje është në kundërshtim me standardet evropiane për qeverisjen me serviset publike të medias. Për RTM në analizë ka vërejtje serioze edhe rreth finansimit. Sipas ekspertit, taksa radiovizive duhet të jetë reale dhe të ketë mundësi të mblidhet, nëse kemi parasysh të kaluarën kur RTM ka pasur problem me sigurimin e një burimi të qëndrueshëm finansimi. Eksperti juridik konteston edhe nenit 4 të ligjit, i cili imponon disa parime për botuesit e mediave, të cilat edhepse janë të bazuara në qëllime legjitime, përmbajnë definicione shumë të gjëra dhe mund t,u nënshtrohen keqpërdorimeve. Shembull, kërkesa që mediat të respetkojnë privatësinë, pa mos bërë asnjë përjashtim për interesin publik, i vendosur nga praktika gjyqësore e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Analiza e ekspertit britanik Norlander për porpozim ligjin është bërë me kërkesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në kudër të mbështetjes teknike nga ambasada holandeze për SHGM, për të cilën u jemi shume mirënjohës.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

EKSPERTIZË E KËSHILLIT TË EVROPËS PËR LIGJIN E MEDIAS

MOVS:

Një ligj i vetëm për mediat është e rrezikshme

Rregullimi i të gjitha mediave në një ligj shton rrezikun për pasaktësi, rregullim të tepëruar dhe paqartësi në një ligj gjithëpërfshirës”, paralajmëroi konsultanti i pavruar i Këshillit të Evropës, Bernard Movs

7


8

Përpjekja e qeverisë maqedone për të vendosur legjislacion të vetëm për të gjitha mediat është e kuptueshme, por është shumë ambicioze dhe në vete përmban risk të madh. Propozim ligji për media dhe shërbime audiovizive është shumë kompleks dhe i gjatë, vlerëson konsultatni i pavarur i Këshillit të Evropës, Bernard Movs në analizën e tij për Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive të përgaditur nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë. “Rregullimi i të gjitha mediave me një ligj përmban në vetë rreziqe nga pasaktësi, rregullim të tepruar dhe paqartësi në një ligj gjithëpërfshirës”, shkruan në ekspertizën e tij Movs. Ai pohon se ekzistojnë dallime të mëdha mes mediave të shtypura dhe audiovizie në formimin e opinionit publik. Këto dallime kërkojnë përgjigje të ndryshme legjislative, vlerëson Movs dhe propozon që ligji të ndahet në dy pjesë, njëri për mediat e shtypura dhe të internetit, ndërsa tjetri për mediat radiovizive. Në analizë vërejtje serioze ka për pozitën e Agjencisë së medias dhe për Këshillin programor të Radiotelevizonit maqedon. Kontestuese është zgjerimi i kompetencave të Agjencisë mbi mediat e shtypura dhe të internetit, e cila mund të kufizojë lirinë e shprehjes të garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, veçanërisht pjesa për regjistrimin e këtyre mediave. Sipas tij, dënimet patjetër duhet të jenë proporcionale dhe nuk guxojnë të rrezikojnë ekzistimin e mediave. Sugjeron që Agjencia për shkeljet eventuale të ligjit nga mediat, hapin e parë që duhet ta ndërmerr është të paralajmërojë mediat me shkrim, ndërsa procedurë për kundërvajtje të ngrej vetëm nëse media një shkelje të njejtë e përsërit gjatë një viti. “E drejta për të botuar lirshëm dhe pa pengesa të përmbajtjeve mediatike është element themelor i lirisë së medias. Detyrimi për t’u regjistruar pa nevojë e ngarkon shtypin dhe shkel parimin e proporcionalitetit. E njejta vlenë edhe për botuesit e publikacioneve të internetit”, thekson eksperti. Movs vërejtje ka edhe për procesin e nominimit të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media, i cili nuk garantoin pavarësi të rregullatorit nga ndikimet politike. Ai ka frik se pushteti mund të ketë ndikim dominues gjatë propozimit të anëtarëve të Këshillit nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe gjatë zgjedhjes së anëtarëve në Kuvend. Për të shmangur këtë rrezik, ai propozon që nomimnimi dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe në Kuvend të bëhet me dy të tretat e votave. Për pavarësi më të madhe të rregullatorit, Movs sugjeron që raporti vjetor për punën e Agjencisë të mos aprovohet nga Kuvendi, por vetëm të prezentohet, ndërsa deputetët të mund të diskutojnë për të. Për ekspertin e paqartë është edhe mënyra e finansimit të Agjencisë veçanërisht mundësia për të marrë donacione. Ai pyet nëse këto donacione mund t’I jep edhe qeveria?. “Sta-

Movs: S’ka dallim mes analizës time dhe të OSBE-së

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Instituti maqedon i medias në fillim të qershorit organizoi debat publik për Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive, ku eksperti i Këshillit të Evropës, Bernard Movs prezentoi vërejtjet e tij për ligjin. Movs mohoi se analiza e tij ndeshet me analizën e eksperti të OSBE. “Nuk jam i sigurt se ka dallime të vërteta mes analizës time dhe të asaj së OSBE-së. Kështuqë, si duket bëhet fjalë për keqkuptim”, sqaroi Movs. Ai sqaroi se ka dallime rreth komentimit të nenit 4 të ligjit në përdorimin e nenit 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut. “Nëse këto kufizime përsëriten vetëm në ligjin maqedn, pa mos u shtuar apo hequr diçka, atëherë askush nuk do të mund të thotë se janë në kundërshtim me Konventën. Tjetër gjë është nëse e përshkruani nenin e tërë ose do të shkëputni një pjesë të vogël të tij”, theksoi ai. Ai edhe njëherë i përsëriti vërejtjet e anlizës duke paralajmëruar për rrezikun që me kornizën e gjërë të ligjit të rrezikohet një rregullim i tepruar i medias dhe thekson se nuk ka ndarje të qartë mes shtetit dhe vetërregullimit. Theksoi mundësinë e hapur për ndikim politik mbi Agjencinë e medias si trup rregullator dhe sugjeroi një koncept tjetërfare për përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë të cilët në Kuvend duhet të zgjidhen me dy të tretat e votave, të ulet numri i anëtarëve që i propozon Kuvendi, ndërsa të rritet numri i anëtarëve të propozuar nga sektori civil. Si problem theksoi edhe paqartësinë për mbrojtjen juruduke e cila është e rregulluar me ligj. Si vërejtje e përmend edhe dallimin në politikën ndëshkuese, respektivisht se 2 për qind nga të ardhurat vjetore të medias për një shkelje më të lehtë është dënim


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

i rëndë, përkundër dënimit prej 3 për qind nga të ardhurat për koncentrim mediatik, që mund të jetë denim i butë. Ai shtoi se marja e licencës të punës së medias është dënim i ashpër. Mihajllo Lahtov nga misioni i OSBE theksoi se vërejtjet kyçe të organizatave ndërkombëtare dhe të organizatave të vendit korespondojnë mes veti, veçanërisht rreth pjesëve më të rëndësishme të ligjit. “Vërejtjet kyçe që përsëriten në pjesën më të madhe të analizave janë se ligji është shumë i madh dhe shumë kompleks, mungesën e nevojës për përfshirjen e mediave të shtypura dhe të internetit në ligj së bashku me mediat audiovizive, pastaj pjesa problematike rreth nominimit të anëtarëve të Agjencisë së medias dhe në Këshillin e RTM”, tha Lahtov. Anëtari i Këshillit drejtues të SHGM, Erdem Ahmet tha se përshtypja e parë është se vërejtjet kryesore në versionin e ri të ligjit nuk janë pranuar. “Ligji nuk duhet të përfshijë të gjitha mediat. Mendimi ynë është se ligji duhet të përfshijë vetëm mediat radiovizive, ndërsa interneti dhe mediat e shtypura duhet të hiqen nga ligji. Kjo nuk është bërë dhe kjo është vërejtje jonë kyçe dhe vërejtje e dytë është Agjencia, e cila kështu siç është koncipuar do të mund të jetë nën ndikimin e politikës”, tha Ahmed. Ai tha se vërejtjet e SHGM janë në të njejtën vijë me vërejtjet e akspertëve të huaj dhe të vendit. “Mendoj se vendimi përfundimtar do të jetë i qeverisë. Qëndrimi ynë është se nëse ligji kalon në këtë formë ndieshëm do ta cënojë lirinë e shprehjes në Maqedoni”, shtoi Ahmed.

biliteti dhe qëndrueshmëria finansiare janë element shumë I rëndësishëm për pavarësinë e Agjenicsë nga ndikimi politik”, konstatohet në raport. Përgjegjësia e anëtarëve të Këshillit të agjencisë duhe të kufizohet vetëm për shkelje të qëllimshme, të rënda dhe të papërgjegjshme, ndërsa kompensimi mujor është shumë i lartë. Në Evropë anëtarët e Këshillit të rregullatorit marrin çerekun e pagës mesatare, plus harxhiumeve të rrugës. Agjencia ka kompetenca shumë të mëdha të cilat nuk mund t’i zbatojë. Ajo mund t’i mbështes dhe t’i inkurajojë mediat për të plotësuar obligimet ligjore, por në fund është obligim i gjykatës të përcaktojë nëse janë plotësuar këto të drejta. “Marrja e lejes së punës është masë shumë e rëndë. Agjencia duhet ta paralajmërojë me shkrim paraprakisht bartësin e lejes në çdo rast”, sugjeron eksperti. Këmbëngul në mbrojtje gjyqësore prej masave administrative, gjë që garantohet në çdo shtet juridik. Problematik është edhe pjesa e ligjit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizonit maqedon, i cili është i nënshturuar nga ndikimet politike duke zvogëluar në mënyrë drastike pjesëmarrjen e sektorit civil në propozimin e anëtarëve të Këshillit. Ai propozon që të zvogëlohet numri i anëtarëve të propozuar nga Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërime dhe të SHNJVL, kurse të rritet numri i nominimeve në Këshill nga sektori civil. Për ekspertizën është e papranueshme të kodifikohet me ligj etika gazetareske prandaj kërkon që kjo çështje t’i lihet vetërregullimit në media, veçanërisht për mediat e shtypura dhe të internetit. Për të prevencioni nga koncentrimi mediatik është kyç për funkcionimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e pluralizmit të medias, por këmbëngulë për legjislacion me të butë për këtë çështje. Sipas tij, e gabuar është qasja për rregullimin e çështjes së përgjigjes dhe korigjimit, për të cilin propozuesi i ligjit thirret në Ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. “Prania e shpifjes dhe ofendimit nuk është parakusht për ekzistimin e të drejtës së përgjigje dhe korigjim. Faktor vendimtar është publikimi i fakteve të pasakta në media”, vlerëson Movs duke propozuar që të mbetet në ligj zgjidhja për përgjigje dhe korigjim nga ligji ne fuqi për veprimtari radiodifuzive. Lista e gjatë e definicioneve janë shumë konfuze, thotë eksperti dhe shton se pjesërisht definicionet janë të bazuara në definicionet ekzistuese të Direktivës evropiane për shërbimet audiovizive, por vëren se në ligj përdoret një gjuhë ndryshe. Definicioni gazetar është restriktiv nëse i përjashton gazetarët që nuk kanë marrëveshje pune me botuesit e medias ose frilenserët, thuhet të ekspertizë dhe shtohet se kjo çështje duhe t’i tangojë organizatat e gazetarëve, e jo ligjin. “Në Evropë definicion gjërësisht të pranuar për gazetar nuk ekziston”, përkujton eksperti.

9


EKSPERTIZË E OSBE PËR PROPOZIM LIGJIN PËR MEDIA

Kërcënim për lirinë Eksperti i OSBE-së Katerin Niman Metkalf pohon se në Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive ka kufizime që mund seriozisht të cënojnë lirinë e shprehjes

O

10

rganizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë përgaditi ekspertizë për Propozim ligjin për media dhe shërbimet audiovizie , ku bëhen vërejtje serioze për tekstin e ligjit. Në ligj ka shumë kufizime që mund të cënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Eksperti Katerin Niman Metkalf në ekspertizën e saj pohon se nuk ka nevojë për regjistrimin e mediave të shtypura dhe të internetit, ndërsa çështje tjera nga sfera e biznesit dhe mbrojtja e publikut, siç është shpifja, pornogrfia për fëmijë dhe thirrja për dhunë, janë rregulluar me legjislacionin tjetër, siç është Kodi penal. “Kërkesa për të regjistruar mediat e shtypura mund të ndikojë në njëfarë dore për të penguar publikimet dhe kështu të zvogëlohet pluralizimi dhe liria e medias”, pohon Metkalf. Ajo vlerëson se ligji përfshinë shumë gjëra të ndryshme duke e bërë të vështirë për ta zbatuar dhe krijon reziqe për kufizime plotësuese për disa lloje të medias. Eksperti kundërshton definicionin gazetar sepse ai mund të ketë efekt kufizues , ndërsa definiconet botues i medias dhe publikim elektornik janë skajshmërisht të gjëra, respektivisht shumë komplekse dhe rezikojnë të përfshijë shumë lloje të ueb portaleve, me çka mund të kufizohet liria e shprehjes. Lidhur me procedurën për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë së medias, eksperti vëren se ka një përfshirje të vogël të sektorit civil. “Ekziston rezik

që Agjencia të jetë shumë afër strukturave të pushtetit prandja duhet të inkuadrohet përfaqësim i fuqishëm i sektorit civil”, konkludon eksperti. Të njejtën vërejtje dhe rekomandim përsërit edhe në rastin e emërimit të anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizonit maqedon. Ai rekomandon se anëtarët e Këshillit të Agjencisë të zgjidhen në faza përndryshe të gjithë anëtarët do të zgjidhen dhe do të shkakrkohen njëkohësisht. Eksperti kundërshton që taksa radiodifuzive të përdoret për finansimin e trupit rregullator, ndërsa taksa në vend që të jetë fikse, duhet të parashihet formulë për përllogaritjen e saj. Vërejtje serioze eksperti ka për nenin 4, i cili nuk


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

e shrehjes

bën dallim mes cenzurës, e cila parasheh pëlqim paraprak për botimin e ndonjë lajmi në media dhe kufizimin e arsyeshëm të lirisë së shprehjes. Kontestuese për ekspertin është edhe zgjidhja për përgjigje dhe korigjim, ku lihet një përshtypje e gabuar se këto çështje shkojnë bashkë me shpifjen. Sipas Metkalf, shqetësuese është edhe pjesa se gazetarët mund të shprehin mendimin e tyre sepse në një shoqëri demokratike kjo është e kuptueshme, çdo gjë që nuk është e ndaluar, lejohet. Kritika ka edhe për politikën ndëshkuese ku patjetër të zbatohet veprimi në faza, njëherë paralajmërim, dënim në të holla dhe në fund meret leja

e punës. “Me sanksionet duhe të merret rregullatori duke siguruar mundësinë për ankimin e tyre në gjykatë”, thotë Mekalf dhe shton se rolet e rregullatorit dhe të gjykatës duhet të saktësohen qartë. Dënimet duhet të jetë reale dhe jo të tepruara në kontekst të standardit të vendit. Në fund, eksperti thotë se ligji mjegullon dallimin mes vetërregullimit dhe rregullimit formal duke e bërë të detyrueshëm. Kufizimet për pronësine janë shumë të detajuara dhe komplekse, të cilat edhepse kanë qëllim pozitiv për të siguruar pluralizmin e medias dhe të shmangin koncentrimin e pronësisë së medias, vendosin shumë kufizime, vlerëson eksperti.

11


QËNDRIM UNIK PËR VERSIONIN E DYTË TË LIGJIT PËR MEDIA

Nuk janë pranuar vëre

O 12

rganizatat e gazetarëve dhe të medias në Maqedoni me 18 qershor ndërtuan qëndrim të përbashkët për versionin e dytë të Propozim ligjit të medias dhe për shërbime audiovizive, i cili iu shpërnda autoriteteve vendore dhe përfaqësive diplomatike në Maqedoni. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të medias, Instituti maqedon i medias dhe Qendra për zhvillimin e medias shprehën pakënaqësi që Ministria për shoqëri informative dhe administratë nuk ka pranuar asnjë nga vërejtjet kryesore e tyre për propozim ligjin e medias. «Vlerësojmë se versioni i ri i Propozim ligjit ka vetëm ndryshime kozmetike, të cilat në esencë nuk përmirësojnë përmbajtjen e tesktit të ligjit», thuhet në dokumentin e këtyre organizatave. Sipas tyre, versioni i ri i ligjit nuk është në harmoni me Kushtetutën e RM-së dhe standardet evropiane, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes. «Shqetëson fakti që Ministria për shoqëri infor-

mative dhe administratë injoron rekomandimet e ekspertëve të vendit dhe të huaj, të cilët insistojnë të mos ketë një sistem unik rregullator për të gjitha mediat, të sigurohet pavarësia e Agjenccisë së medias dhe Këshillit programor të Radiotelevizonit maqedon. Në tre elementet kryesior siç janë: përbërja, pavarësia dhe transparenca dhe autorizimet e rregullatorit, korniza e ligjit dhe insistimi që nën një regjim rregullimi të vihen edhe mediat e shtypura dhe të internetit, si dhe pavarësia dhe funksionet e servisit publik nuk janë bërë kurrëfarë ndryshimesh», vërejnë këto organizata. Ato pohojnë se nuk do të pranojnë asnjë tekst ligji për media, ku nuk do të implementohen rekomandimet e ekspertëve të këshillit të Evropës dhe të OSBE-së. «Ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis për standardet evropiane të vendosura nga Këshill i Evropës. Maqedonia, si anëtare fuqiplotë në Këshillin e Evropës, duhet t’i plotësojë detyrimet dhe pritjet e organizatës më të vjetër në Evropë, e cila i kultivon parimet demokratike dhe promo-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ejtjet kryesore

SHGM, SPGPM, IMM dhe QZHM vlerësojnë se në versionin e ri të Propozim ligjit për media ka vetëm ndryshime kozmetike, të cilat qenësisht nuk kanë përmirësuar përmbajtjen e ligjit von mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Në fakt, analizat tona të brendshme dhe vërejtjet në masë të madhe korespondojnë me vërejtjet e OSBE dhe Këshillit të Evropës», theksojnë katër organizatat dhe shtojnë se veçanërisht shqetëson fakti që në versionin e ri të Propozim ligjit MSHIA nuk ofron zgjidhje për fushatat e qeverisë në media, të cilat rrënojnë tregun e medias dhe i ofrojnë pushtetit mundësinë për të ndikuar mbi politikën redaktuese të mediave. Ata në dokumentin me shkrim përkujtojnë se

për përmirësimin e ambientit mediatik në Maqedoni është e nevojshme edhe përmirësimi i kornizës ligjore të medias, e cila drejtpërdrejt apo tërthorazi ndikon në gjendjen e tashme të medias, siç janë, Ligji për marrëdhënie pune, ndryshime të Kodit elektoral për të pamundësuar që mediat të jenë donator të fushtave të partive politike, zbatimi i plotë i Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik dhe të Ligjit për të drejtat e autorit, dhe krijimin e një ambineti të volitshmë për vetërregullimin në media.

13


FJALIM I DREJTORIT TË SHGM NË PARLAMENTIN EVROPIAN Drejtori i SHGM Dragan Sekullovski në debatin në Parlamentin Evriopian për lirinë e medias në Balkanin perendimor dhe Turqi sqaroi arsyet për keqësimin e gjendjes me lirinë e shprehjes në Maqedoni

QEVERIA KUFIZON 14

lirinë e shprehjes


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

D

rejtori i SHGM Dragan Sekullovski, me ftesë të Parlamentit Evropian me 19 maj në Bruksel mori pjesë në debatin e Nënkomitetit për të drejtat e njeriut me temën: Aspekte ligjore të lirisë së medias në Ballkanin perendimor dhe

Turqi. Sekullovski ne fjalimin e tij theksoi se liria e shprehjes është sfide serioze e Maqedonisë në përpjeket e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin evropian. Përkundër asaj që ligjet e medias janë në frymën e standardeve evropiane, por implementimi i plotë dhe joselektiv nuk kënaq, duke përkujtuar raportet negative të Fridom haus, Reporterëve pa kufi, ku Maqedonia në pesë vitet e fundit nga vendi i 35, ra në vendin e 115. «Lirisë së media në Maqedonisë i duhet përmirësim i pashmangshëm», vlerësoi Sekullovski. Rënia në indeksin për lirinë e shprehjes ai e ilustroi me mbylljen e televizoneve private A1 dhe A2 dhe të

disa gazetave ditore, duke rrezikuar pluralizimin e medias, ndërsa me zgjerimin e Këshillit për radiodifuzion në vitin 2012, u rrit ndikimi politik mbi trupin rregullator të medias. Krahas ndryshimeve të pronësisë së disa mediave, nuk u sigurua pavarësia e medias, theksoi Sekullovski. Sipas tij, problematike është edhe gjendja e servisit publik, i cili finansohet nga mjetet e buxhetit, ndërsa qeveria përmes fushatave mediatike, në mënyrë jotransparente shpenzon gati një për qind të buxhetit të vendit për të rënuar pavarësinë e politikës redaktuese të mediave. «Këto fushata rrënojnë tregun mediatik dhe shumë shpesh imponojnë propagandë politike në media», konkludoi ai. Sekullovski përmendi edhe dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit me 24 dhjetor në Kuvend, duke penguar ata që të bëjnë punën e tyre, ndërsa opinionit ia kufizoi të drejtën për të qenë i informuar për çështje me interes publik. Ligji për media shkaktoi shqetësim sepse përveç implementimit të Direktivës evropiane, pushteti dëshiron të vejë nën një regjim rregullator të gjitha mediat. «Koncepti i ofruar do të krijojë probleme të reja ne vend që të zgjidh të vjetrat», tha Sekullovski duke ftuar qeverinë që t’i pranojë vërejtjet e ekspertëve të vendit dhe të huaj me qëllim që ligji të jetë në pajtim me standardet evropiane. Për të përmirësuar gjendjen e medias ai vlerësoi se qeveria duhet të ndryshojë edhe ligjet e tjera që ndikojnë mbi punën e medias dhe të gazetarëve, siç janë Ligji për marrëdhënie pune, Ligjin për qasje të lirë në informatat me karakter publik dhe të ndalojë median të donojë për fushatat elektorale të partive politike.

15


KONGRES I FEDERATËS NDËRKOMBËTARE TË GAZETARËVE

Kongresi i FNG kërkon liri për Kezharovskin

F

16

ederata ndërkombëtarë e gazetarëve në fillim të qershorit në Dublin mbajti kongres, ku zgjodhi drejtuesit e ri të orgnizatës. Për kryetar të FNG për tri vetet e radhshme u rizgjodh Xhim Bumela, i cili me 13 vota epërsi mundi konkurentin e tij, përfaqësuesin e sindikatave të gazetarëve belg, Filip Lerut, i cili nga delegatët fitoi 178 vota. Bumela ishte kandidat i përbashkët i sindikatave britanike dhe irlandeze dhe në këtë funkcion rizgjidhet për herë të tretë. Gjatë numrimit të votave u zbulua se në kutit e votimit ka katër fletë votimi më shumë sesa numri i delegatëve që kishin votuar. Përfaqësuesit e sindikatave e gazetarëve gjerman dhe një pjesë e delegatëve nga Kandaja reaguan për këtë parregullësi dhe kërkuan rivotim. Delegatëtët me votim refuzuan kërkesën e gjermanëve dhe kanadezëve, të cilët në shenjë revolte braktisën punimet e kongresit duke akuzuar organizatorët e kongresit për falsifikimin e votimit dhe për rënimin e autoritetit të FNG. Kongresi zgjodhi edhe katër zëvendësit e Bumelës, përfaqësues nga sindikatat e gazetarëve të Marokos, Brazilit, Kroacisë dhe Gjermanisë, ndërsa u ripërtri edhe Këshilli drejtues prej 16 anëtarëve. Në hapjen zyrtare të kongresit foli kryetari irlandez Majkëll Higins, i cili theksoi rëndësisnë për ruajtjen e pluralizmit të medias për zhvillimin e demokracisë. «Pluralizmi, shumësia e vërtet e mendimeve dhe të zgjedhjes janë të rëndësisë vendimtare dhe asnjëherë nuk duhet të vihen në zgjidhje të gabuar mes mediave partiake të veshura me idiologji. Parimi i pluralizmit dhe diverzitetit ne media janë kyçe për punën e tyre dhe kjo duhet të mbrohet nëse duam të garantojmë përhapje të lirë të ideve dhe informatave dhe të forcohet zbatimi i lirisë së shprehjes në mbarë botën», deklaroi

kryetari Higins para 300 delegatëve të kongresit në sallën e Spitalit mbretërorë Kilmanham. Ai foli edhe për kushtet e ndryshuara për punën e gazetarve në një ambient me pronësi të përqëndruar të mediave, teknologjisë së përparuar dhe publikut të fragmentuar. «Gazetarët përpiqen të hulumtojnë dhe të sigurojnë informacione për korupsionin politik dhe korporativ, të cilët mund të pengohen dhe të kërcënohen nga përfaqësuesit e monopoleve, duke inkuadruar edhe përdorimin e mjeteve të dhunshme, që, nëse kanë sukses, do të shkaktojë paraqitjen e rrejshme bile edhe falsifikimin e informacioneve që nuk do të jetë në interes publik të qytetarëve dhe është e qartë se do të jenë të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi», paralajmëroi Higins. Gjatë punës së kongresit u fol edhe për sfidat me të cilat përballen gazetarët në përgjithësi në


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Delegatët e kongresit të FNG besojnë se vendimi i gjyqit për paraburgim është sulm i drejtpërdrejt jo vetëm kundër Kezharovskit, por edhe ndaj lirisë së medias dhe lirisë se fjalës në Maqedoni

botë ndërsa u ngrit edhe tema për rolin e gruas në organizimin sindikal. Përveç kësaj u organizua edhe marshi i lirisë në kujtim të gazetarëve të vrarë në botë. Kongresi miratoi rezoluta të ndryshme dhe kërkesa me të cilat dënohen presionet ndaj gazetarëve në pjesë të ndryshme të botës . Një kërkesë e ngjashme u miratua edhe për Maqedoninë për rastin Kezharovski me kërkesë të përfaqësuesve të SPGPM dhe SHGM, që morën pjesë në kongres. Në dokument nga autoritetet maqedone kërkohet urgjentisht të lirojnë nga arresti gazetarin Tomislav Kezharovsi, ndërsa autorizohet Këshilli drejtues i FNG, të dërgojë letër urgjente deri te organet kompetente, Ministria e punëve të brendshme, Gjykata e Shkupit dhe Prokurori publik, përgjegjës për arrestimin e tij, për të kërkuar lirimin e tij. «Kongresi beson se vendimi i gjykatës për ar-

restin është sulm i drejtpërdrejt jo vetëm ndaj Kexharovskit, por njëkohësisht edhe ndaj lirisë së medias dhe lirisë së fjalës në Maqedoni», thuhet në kërkesën urgjente të Kongresit. Delegatët dhanë mbështetje të plotë për gazetarin Kexharovski dhe pakusht mbështetin të drejtën e tij për të mos zbuluar burimin e informacionit. «Kongresi botërorë i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve reafirmon qëndrimin se mbrojtja e burimeve të informacionit është e drejtë e garantuar me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare dhe parime themelore të gazetarësisë. Kjo e drejtë qartë është paraparë edhe në nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë», thuhet në dokumentin e miratuar. Kongresi i FDG dënoi edhe shoqërimin dhe arrestin e Kezharovsit për botimin e informacionit në vitin 2008.

17


KONFERENCË PËR LIRINË E SHPREHJES NË BALLKANIN PERËNDIMO

File: Si janë mediat, është demokracia

L 18

iria e shprehjes në vendet e Ballkanit perendimor dhe Turqi ishte tema e Konferecnës njëditore “Spik ap”, që u mbajt me 20 qershor në Bruksel, organizuar nga Komisioni evropoian, ku morën pjesë gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të medias. Eurokomesari Shtefan File shprehu angazhimin e fuqishëm për standarde më të larta për lirinë e shprehjes dhe të medias jo vetëm në vendet kandidate, por edhe në vendet anëtare të Bashkimit evropian. Forcimi i demokracisë është parakusht kryesor për vendet kandidate për anëtarësi, ndërsa liria e shprehjes është fundament i demokracisë. “Nëse doni të dini për demokracinë e një vendi, shikoni lirinë e medias, do të fitoni pasqyrë shumë të qartë”, tha File. Nuk ka standarde të dyfishta për vendet anëtare të BE dhe vendeve aspirante tha File dhe shprehu keqardhje që BE nuk ka legjislacion të përbashkët për lirinë e medias. Sipas tij, rezultati i konferencës së parë Speak ap në vitin 2011 është vendosja e lidhjes së fuqishme mes procesit të zgjerimit dhe lirisë së shprehjes si prioritet i lartë i BE, e cila përmes ndi-

hmës finansiare dhe teknike do t’u ndihmojë vendeve kandidate të arrijnë standarde të larta në këtë fushë. “Kjo do të thotë se jo vetë të miratohen ligjet, por edhe të zbatohen reformat dhe ligjet e reja”, theksoi ai. Dhuna kundër gazetarëve , vetëcenzura, keqpërdorimi i pushtetit kundër gazetarëve, mosfunksionimi i tregut mediatik, funksionim joadekuat i trupave rregullatore të mediave dhe të serviseve publike, vetërregullimi, janë problemet kryesore me të cilat përballen gazetarët e Ballkanit perendimor dhe Turqisë, përkujtoi File. “Në shumë vende kandidate, tregu mediatik nuk funksion mirë. Agjencitë rregullatore përgjgjës për sigurimin e kushteve të ndershme të punës, me shumë pak përjashtime, nuk funksionojnë mirë. Kjo lerë të hapur derën për ndikime politik në punën e gazetarëve. Serviset publike në vendet e Ballkanit perendimor ende janë të varura nga buxhetet vjetore për të cilët vendos politika. Ato duhet të jenë të pavarur, politikisht dhe finansiarisht neutral”, tha File. Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq bëri kritika të ashpra kundër qeverive të ven-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

OR DHE TURQI

Mijatoviq nga OSBE vlerësoi se gjendja me lirinë e shprehjes në Ballkanin perëndimor dhe Turqi përkeqësohet sepse qeveritë nuk kanë vullnetit politik për të përmirësuar gjendjen deve të Ballkanit perendimor dhe Turqisë sepse dy vitet e fundit gjendja me lirinë e shprehjes përkeqësohet, për çka dëshmojnë reagimet e saja të shpeshta për dënimin e dhunës kundër gazetarëve. “Kjo duhet ta aktiuvizojë alarmin në Vienë, në Strazbur dhe në Bruksel, siç duhet të ketë një kthjellje edhe në kryeqytetet e Ballkanit perendimor dhe Turqi”, alarmoi Mijatoviq. Përpjekjet e deritashme nuk kanë dhënë rezultat për shkak të mungesës së vullnetit politik të qeverive për të përmirësuar gjendjen, të cilat bile mohojnë ekzistimin e problemeve”, akuzoi Mijatoviq. “Shpreh mospajtim të thellë, duke mohuar problemet krijohen paqartësi dhe bllokojnë përparimin e vendeve. Shumë shpesh politikanët keqpërdorim mediat si mjet për të tensionuar situatën, si mjet për pazare politike, si mjet për tregëti. Kjo është tërësisht e gabuar dhe patjetër të ndryshojë. Mediat dhe liria e shprehjes janë vlera të përbashkëta. Ato janë sikur uji i pijshëm ose si ajri që thithim. Ato i përkasin të gjithë shoqërisë”, theksoi Mijatoviq dhe shtoi se kjo çështje është sfidë për drejtuesit politik të vendeve të rajonit si dhe obligim për

organizatat ndërkombëtare për të bërë presion mbi to që t’i respektojnë këto të drejta. Duke përmendur aktet e dhunës kundër gazetarëve në vendet e rajonit, ajo veçoi edhe masën e arrestit kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski për tekst të botuar para pesë vitesh si dhe Propozim ligjin e medias, i cili mund ta kufizojë lirinë e shprehjes. Në konferencë nga Maqedonia foli kryetarja e Sindikatës së pavarur të gazetarëve Tamara Çausidis, e cila theksoi se liria e shprehjes në Maqedoni është peng i kontestit të pazgjidhur të emrit. Ftoi që vendit t’i jepet data për nisjen e bisedimeve si mënyrë e vetme për të nxitur procesin e demokratizimit dhe integrimit. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, mori pjesë në debat në sesionin e pare, ku përmendi se pjesa dërmuese e problemeve të medias në Maqedoni burojnë nga shpenzimi jotransparent i mjeteve të buxhetit nga qeveria në media dhe finansimi i fushatave zgjedhore të partive nga mediat. Selmani ftoi nënkryetarin e qeverisë Fatmir Besimi, që qeveria ta rrit transparencën në shpenzimin e mjeteve publike në fushatat qeveritare në media.

19


KRITIKA TË ASHPRA PËR LIRINË E SHPREHJES NGA KOMBET E BASHKUARA

Pushteti frikëson gazetarë

I

20

dërguari special i Kombeve të Bashkuara për lirinë e shprehjes, Frank La Ru ka kritikuar qeverinë maqedone për cënimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias përmes presioneve të vazhueshme kundër medias dhe frikësimit të gazetarëve. “Vlerësimi im i përgjithshëm është se sistemi legjislativ në Maqedoni është i përparuar, por kjo nuk vlenë edhe për zbatimin e ligjeve në praktikë dhe politikat në realitet. Mendoj se në Maqedoni shqetëson atmosfera e frikësimit të mediave kritike, të cilat merren me veprimtari hulumtuese ose i kritikojnë funksionarët aktual të pushtetit”, tha i dërguari special i OKB, La Ru. Në raportin preliminar, La Ru pohon se përdorimi arbitrar i instrumenteve juridike për të shqetësuar mediat kritike sjellë rrezikun për heshtjen e zërave të rëndësishëm në vend. Vdekja e pasqaruar e redaktorit të gazetës Fokus, Nikolla Mlladenov dhe masa e arrestit për gazetarin Tomisllav Kezharovski, për La Runë janë ilustrim i mirë për gjendjen e keqe të lirisë së shprehjes. “Ftoj autoritetet të nisin hetim të hollësishëm për këtë rast me qëllim që shpejt të hiqet mjegulla e dyshimit dhe frika që u krijua me vdekjen tragjike të Mlladenovit”, ftoi ai. Sipas tij, masa e arrestit kundër Kezharovskit për zbulimin e identitin e dëshmitarit të mbrojtur, është joproporcionale. “Më vjenë keq që autoritetet refuzuan kërkesën time të takojë zotëri Kezharovski gjatë qëndrimit tim”, përfundoi La Ru. Arsye për shqetësim ai pa edhe në miratimin e legjislacionit të ri për media prandaj ftoi autoritetet të sigurojnë debat të hapur për finailizimin e ligjit. “Një ligj aq i rëndësishëm nuk guxon të përgaditet dhe të miratohet pa konsultim adekuat me shoqërinë civile, veçanërisht me shoqatat e gazetarëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut”, theksoi i dërguari i OKB për lirinë e shprehjes. Ai nuk haroi të përmend edhe fushatat qeveritare në media me të cilat qeveria privilegjon me-

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e shprehjes, Frank La Ru vlerëson se ligjet në Maqedoni janë të mira, por zbatimi dhe politika në teren është realitet i ndryshëm

diat proqeveritare. “Përdorimi i mjeteve publike për reklamë duhet të jetë i hapur për transparencë për të shmangur keqpërdrimin e këtyre mjeteve për promovimin e mediave miqësore në dëm të zërave kritik”, përkujtoi La Ru. Mbyllja e Televizonit A1 për shkak të akuzave për evazion fiskal, sipas të dërguarit të OKB, është masë joproporcionale e autoriteteve, me të cilën ishte eliminuar pluralizimi mediatik në vend. Krahas dekriminalizmit të shpifjes dhe ofendimit, ai vërejti se akuzat për këto vepra vazhdojnë të shtohen. “Për gjykatat është tërësisht e papërshtatshme të shqyrtojnë padi për shpifje dhe ofendim lidhur me citimin e deklaratave të funksonarëve publik ose të personave të tretë”, paralajmëroi ai. Sipas tij, formulimi i gjuhës së urretjes dhe nxitjes së urrejtjes në Kodin penal është jopresiz dhe i paqartë dhe ka efekt të frikshëm kundër lirisë së shprehjes. Ai pohoi se liria e shprehjes mund të kufizohet vetëm kur paraqet rrezik serioz për të drejtat e njeriut, por atëherë duhet të respektohen disa pa-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ët dhe shtyp median

rime, se kufizimi duhet të jetë i paraparë me ligj, i cili duhet të jetë i qartë, saktë i formuluar dhe i qasshëm për të gjithë, shteti duhet të dëshmojë se masa është e nevojshme dhe legjitime dhe se mjetet për arritjen e qëllimit janë proporcionale. I dërguari i posaçëm i OKB La Ru, në Maqedoni qëndroi prej 18 deri më 21 qershor, me qëllim të bëjë një vlerësim të plotë për gjendjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Gjatë qëndrimin La Ru takoi dhe përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv,

gjyqësor dhe me përfaqësuesit e sektorit civil. La Ru takoi edhe kryetarin e SHGM, Naser Selmani dhe drejtorin Dragan Sekullovski, të cilët mysafirit i dorëzuan një dosje që dëshmon për gjendjen e lirisë së shprehjes në Maqedoni. Kryetari Selmani mes tjerash tha se problem më i madh i medias në vend është korupsioni i nxitur nga pushteti përmes fushatave qeveritare në media dhe donacioneve të mediave për partitë politike gjatë fushatave elektorale.

21


LIRI PËR KEZHO RASTI I ARRESTIMIT TË GAZETARIT TOMISLLAV KEZHAROVSKI

22


ON

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënoi masën e arrestit kundër gazetarit të Nova Maqedonisë Tomisllav Kezharovski për tekst të botuar në vitin 2008, me të cilin ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. “SHGM reagon kundër demostrimit të panevojshëm të forcës gjatë arrestimit të gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe vlerëson se një mënyrë e tillë e sjelljes së institucioneve është joproporcional për arrestimin e një gazetari të dyshuar për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur”, thuhej në reagimin e SHGM. Për SHGM është e paqartë që gjykata arreston Kezharovskin pesë vite pas botimit të informacionit me të cilin zbulon identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, kur tashi nuk ekziston rrezik për të dëmtuar procesin gjyqësor dhe kur dëshmitari tashmë nuk ka këtë status. “Ato që ishin më përgjegjës për të mbrojShoqata e tur identitetin e dëshmitarit gazetarëve të të mbrojtur dështuan në puMaqedonisë nën e tyre. Gazetari ka pasur dyshim të bazuar se bëhet solidarizohet fjalë për keqpërdorim pranme gazetarin daj e ka botuar informacioTomisllav Kezhanin për të mbrojtur interes publik”, reagoi SHGM. Sipas rovski për publikinesh, gazetari duhet të resmin e informacion pektojë ligjet e shtetit, por duke mbojtur kodi etik i obligon gazetarët që në punën e tyre të kuinteresin publik jdesen për interesin publik. “Në nenin 5 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë thuhet: Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, por nuk do të botojë ose të fsheh çfardo qoftë në kundërshtim me interesin publik. Një dispozitë e këtillë ekziston në të gjitha kodet e gazetarëve në vendet e zhvilluara demokratike në botë. Sikur të mos ekzistonte një standard i këtillë profesional, atëherë gazetarët nuk do mundeshin të zbulojnë asnjë keqpërdorim të pushtetit. Liria e shprehjes në vende demokratike është parim, ndërsa çdo kufizim është përjashtim”, thekson SHGM.

23


Letër ambasadorëve për lirimin e

24

Kryetari i SHGM, Naser Selmani në fillim të qershorit dërgoi letër ambasadorëve të akredituar në Shkup ku shpreh shqetësimin për arrestimin e gazetarit Tomislav Kezharovski, të dyshuar per zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur, në një rast lidhur me vrasje. Në letër Selmani kërkon nga ambasadorët të angazhohen për të sqaruar rrethanat dhe të zbulohen akuzat kundër tij. Sipas tij, e paqartë është që organet gjyqësore ngritën procedurë kundër Kezharovskit, pesë vite pasi ka botuar informacionin, kur eventualisht do të mundej të dëmtonte hetimin. “Tashi një rrezik i tillë nuk ekziston sepse dëshmitari i mbrojtur nuk ka një status të tillë”, shkruan Selmani. Ai vlerëson se masa e arrestit është e pabazë sepse është në kundërshtim me nenin 191 të Ligjit të procedurës penale, i cili këtë masë e arsyeton vetëm kur ekziston rreziku që i pandehuri të braktisë vendin, të ndikojë mbi dëshmitarët apo dhe ta përsërit veprën. “Sipas njohurive të deritashme me të cilat disponojmë dhe konsultimet me ekspertët juridik, asnjë prej këtyre kushteve nuk është plotësuar për të arsyetuar masën e arrestit kundër Kezharovskit”, thuhet në letër. Selmani dyshon se arsye e vetme për të cilën është arrestuar gazetari është që t’i bëhet presion për të zbuluar burimin

e informacionit. “Sipas kushtetutës tonë dhe dokumentave ndërkombëtare, burimi i informacionit është i mbrojtur”, përkujtohet në letër. Selmani në fund solidarizohet me Kezharovskin që ka botuar informacionin e kontestuar sepse ka pasur qëllim legjitim, keqpërdorim të dëshmitarit të mbrojtur, gjatë procedurës gjyqësore për një rast vrasjeje. FNG: URGJENTISHT TË LIROHET KEZHAROVSKI Kongresi i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, i cili u mbajt në fillim të qershorit në Dublin miratoi një kërkesë urgjente me të cilën kërkohet nga autoritetet maqedone që menjëherë të lirojnë nga arresti gazetarin Tomisllav Kezharovski. Në kërkesën autorizohet Këshilli drejtues i FNG, që kërkesën ta përcjell deri te organet gjyqësore dhe të prokurrisë si dhe të policisë. “«Kongresi beson se vendimi i gjykatës për arrestin është sulm i drejtpërdrejt jo vetëm ndaj Kexharovskit, por njëkohësisht edhe ndaj lirisë së medias dhe lirisë së fjalës në Maqedoni», thuhet në kërkesën urgjente të Kongresit. Delegatët dhanë mbështetje të plotë për gazetarin Kexharovski dhe pakusht mbështetin të drejtën e tij për të mos zbuluar burimin e informacionit. «Kongresi botërorë i Federatës ndërkombëtare të ga-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Kezharovskit zetarëve reafirmon qëndrimin se mbrojtja e burimeve të informacionit është e drejtë e garantuar me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare dhe parime themelore të gazetarësisë. Kjo e drejtë qartë është paraparë edhe në nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë», thuhet në dokumentin e miratuar. Kërkesa urgjente u dorëzua nga përfaqësuesit e SPGPM dhe SHGM, të cilët morën pjesë në punën e Kongresit të FNG. OSBE: ARREST II KEZHAROVSKI MASË E ASHPËR Përfaqësuesi i lartë i OSBE për lirinë e medias Dunja Mijatioviq masën e arrestit kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski për shkak të botimit të stories hulumtuese në vitin 2008 ku zbulon identitetin e dëshmitarit të mbrojtur për rast vrasjeje e vlerësoi si masë të tepruar të autoriteteve maqedone. “Arrestimi i gazetarit në Shkup për një storie të botuar para disa vitesh është e tepruar dhe ndikon negativisht për lirinë e shprehjes”, vlerëson Dunja Mijatoviq. Sipas saj, masa e paraburgimit për Kezharovskin dërgon sinjal negativë për gjendjen e lirisë së medias në vend. “Gazetarëve patjetër duhet t’u lejohet të punojnë storie hulumtuese për çështje me interes publik, të çliruar

nga kërcimimi me burgim dhe duke mos qenë të detyruar të zbulojnë burimet e tyre të informacionit”, thekson MIjatoviq. Ajo vlerëson se edhe në raste kur bëhet fjalë për informacione të besueshme ose për dëshmitarë të mbrojtur, masa e paraburgimit është “e ashpër”. REPORTERËT PA KUFI KËRKOJNË LIRIMIN E KEZHAROVSKIT Organizata joqeveritare “Reporterët pa kufi”, ashpër ka dënuar arrestimin e gazetarit të Nova Maqedonisë Tomisllav Kezharovski, të akuzuar për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. “Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Tomisllav Kezharovskit, i cili mbahet në burgim nën justifikim të rrejshëm. Arrestimi dhe dënimi i tij qartësisht tregojnë se ekzistojnë qëllime tjera të cilat autoritetet duhet menjëherë t’i sqarojnë”, thuhej në kumtesën e Reporterëve pa kufi. Reporterët përkujtojnë se mbrojtja e burimeve të informacionit janë të garantuara me nenin 16 të Kushtetutës së Maqedonisë dhe ftoi delegacionin e Komisionit evropian në Shkup të informohet për rastin dhe publikisht të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Kezharovskit.

25


APEL I KRYETARIT TË SHGM DREJTUAR GAZETARËVE

KOHA ËSHTË PËR TË B Kryetari i SHGM, Naser Selmani fton gazetarët t’i bashkohen Shoqatës me të vetmin qëllim që më fuqishëm, më zëshëm dhe më me suskes për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre

K

26

ryetari i SHGM Naser Selmani në fillim të majit dërgoi apel deri te anëtarësia dhe gazetarët, ku ndanë shqetësimin me ta për degradimin dhe poshtërimin e përditshëm të profesionit dhe kontestimit të misionit dhe funksionit të gazetarisë. Selmani fton gazetarët në askion për të përmirësuar gjendjen me lirinë e shprehjes. “Duhet të kemi më shumë vetëbesim dhe solidaritet mes nesh. Koha është për të bashkuar radhët dhe së bashku të qëndrojmë në mbrojtje të profesionit tonë dhe të drejtave dhe lirive tona”, thotë Selmani. Ai thotë se drejtuesit e SHGM janë të gatshëm të ushëheqin betejën, e cila nuk mund të fitohet pa mbështetjen e gazetarëve. “Nuk guxojmë të lejojmë të jemi indifirent dhe të na paralizojë frika. Prandaj ju ftojmë të bëheni anëtarë të SHGM. Secili prej jush është i rëndësishëm. Dhe vetëm kështu do të jemi më të fuqishëm, më të zëshëm dhe më me sukses do të mbrojmë të drejtat dhe liritë tona”, fton Selmani. Ai konstaton se gazetarët janë të penguar nga insitucionet për të ushtruar në mënyrë profesionale punën e tyre, ndërsa standardi i gazetarit për

çdo ditë e më teper përkeqësohet dhe pagat e tyre janë më të ultat në rajon. “Situata nuk do të përmirësohet vetvetiu sepse politika demostron qartë gatishmëri për të heshtur mediat dhe për të kufizuar të drejtën opinionit për të ditur se si qeveria ushtron pushtetin”, përkujton ai. Propozim-ligji për media, sipas tij, është sulmi


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

BASHKUAR FORCAT

më i ri ndaj gazetarisë dhe lirisë së medias, me të cilin dëshirohet që përmes frikës të qeverisin median. Në apelin e tij Selmani përkujton edhe për fushatën e pandërprerë të pushtetit dhe të mediave proqeveritare kundër Shoqatës dhe drejtuesve të saj duke plasuar gënjeshtra dhe gjysëm të vërteta.

“E gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim për të nënçmuar punën tonë, dhe të goditet reputacioni dhe besimi i Shoqatës. Qëllimi i fundit është që të na pengojnë t’i realizojmë qëllimet tona të përbashkëta, të mbrojmë dhe të promovojmë gazetarinë profesionale dhe etike dhe lirinë e shprehjes pa të cilën nuk mund të ketë demokraci”, përfundon njeriu i parë i SHGM.

27


TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR VETËRREGULLIMIN NË MEDIA

Të forcohen standardet profesionale të gazetarëve

S

28

fidat aktuale për formimin e Këshillit të shtypit për mediat në Republikën e Maqedonisë u diskutuan në detaje nga ana e përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve dhe të medias në vend në tryezën e rrumbullakët të mbajtur me 6 qershor në Shkup. Debati u organizua nga Shoqata e gazetarëve në bashkëpunim me Institutin maqedon të medias me mbështetjen e UNESCO dhe Rrjetit të Evropës juglindore për profesionalizimin e mediave. Sipas ekspertëve të medias, procesi i digjitalizimit dhe mjedisi online çdo ditë e më teper e shtojnë nevojën për një profesionalizëm më të theksuar të medias. Petrit Saraçini, drejtor programor në Institutin maqedon të medias, tha se “standardet profesionale të gazetarëve duhet të forcohen edhe më duke ndjekur trnasformin digjital të mediave dhe mungesës së arsimit adekuat ose trajnimit mes profesionistëve të medias në të gjitha nivelet”. Në këtë kontekst, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në vitin 2010 nxiti themelimin e Këshillit të etikës në media, trup trepalësh i vetërregullimit i përbërë prej përfaqësuesve të redaktorëve dhe të gazetarëve, pronarëve të medias dhe përfaqësuesve të sektorit civil në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vitit 2012, Shoqata pati konsultime me një numër të madh të redaktorëve dhe të pronarëve të mediave, si dhe me anëtarësinë e saj, për rëndësinë e vetërregullimit dhe modeleve të ndryshme që mund të zbatohen në vend. “Këto diskutime janë hapat e parë për vetërregullimin në media në vend”, tha Tamata Gërnçarovska, anëtarë i Këshillit drejtues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë. “Shpresoj se shumë shpejt do të themelohet Këshilli i etikës, ku do të përfshihen edhe online mediat”. Në kontekst të vetërregullimit në media, në tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit diskutuan edhe për nivelin dhe natyrën e gjuhës së urrejtjes në mediat online në vend dhe si kjo mund të zgjidhet me mekanizmat e përgjegjësisë të mediave. Ky debat u organizua në kuadër të projektit të BEse dhe UNESCO-s, përgjegjësia e medias në Evropën Juglindore, i cili nisi në janar të vitit 2013.

“Këto diskutime janë hapa pionerësh për vetërregullimin në media në vend”, tha Tamara Gërnçarovska, anëtare e Këshillit drejtues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

SHGM DËNON SULMET KUNDËR GAZETARËVE

Ndëshkime për protestuesit që sulmuan gazetarë

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë në fillim të qershorit ashpër ka dënuar sulmet, kërcënimet verbale dhe pengimin e punës së ekipeve të gazetarëve në protestën para komunës Qendër në Shkup. “Shqetëson dukuria që në protesta vazhdimisht sulmohen gazetarët dhe kameramanët gjatë kryerjes së detyrave të punës, derisa policia e cila është në afërsi është vetëm vëzhgues i heshtur i ketyre sulmeve kundër lirisë së medias, por edhe cënojnë sigurinë e ekipeve të gazetarëve. Poashtu e pashembullt është që qytetarët që marrin pjesë në protesta publike mllefin ta shfryjnë kundër gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, të cilët janë në detyrë pune”, reagoi SHGM. Sipas SHGM, sulmet e vazhdueshme kundër punëtorëve të medias flet se në çfarë ambienti punojnë ato. “Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që në të ardhmen të ndërmari masa që të mos përsëriten sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në prani në policisë, ndërsa poashtu presim nga MPB t’i trajnojë pjesëtarët e saj për rolin e medias në një shoqëri demokratike dhe se çfarë imazhi të keq për vendin sjellin sulmet kundër gazetarëve, veçanërisht në prani të shërbyesve të policisë”,

ftoi SHGM dhe shpreson se MPB do t’i zbulojë protestuesit të cilët kërkcënuan gazetarët dhe të përgjigjen për këtë. “Përgjegjësi për këto sulme duhet të mbajnë edhe organizatorët e protestuesve”, theksoi SHGM. SKANDALOZE QË GREQIA KTHEN GAZETARË NGA KUFIRI Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në fillim të qershort ka dënuar incidentin në kufiri maqedono-grek kur policia greke nuk i lejoi hyrjen në territorin grek gazetarës së gazetës Dnevnik, Ivana Kostova. “Skandaloz është arsyetimi i policisë greke se gazetarja paraqet kërcënim për sigurinë publike të vendit. SHGM publikisht fton përfaqësinë diplomatike greke në Shkup të sqarojë skandalin e djeshëm në pikën kufitare”, ftoi SHGM. Shoqata e ftoi edhe Ministrinë e punëve të jashtme, e cila duhet të mbrojë qytetarët të cilëve në mënyrë arbitrare u shkilet e drejta e lëvizjes. “Ndalimi i ri për një gazetar maqedon për të mos hyrë në Greqi është rast i pashembullt për një vend anëtarë i Bashkimit Evropian”, përkujton SHGM.

29


TAKIME TË PËRFAQËSUESVE TË SHGM ME DIPLOMAT EVROPIAN

Lobim për legjislacio evropian të mediave Drejtuesit e SHGM në takimin me përfaqësuesit e Komisionit evropian dhe diplomatë belg kërkuan prej tyre të ushtrojnë presion ndaj qeverisë për të ndryshuar raportin ndaj medias

K 30

ryetari i SHGM, Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekuloovski nga mesi i majit takuan Dejvid Kulen, she i Zyrës në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim të Komisionit evropian. Në takim u fol për procesin konsultativ rreth Propozim ligjit për media dhe shërbime audiovizive, si dhe për përpjekjet për ndriçimin e incidentit me gazetarët me 24 dhjetor në Kuvend. Përfaqësuesi i Komisionit evropain përshëndeti inkuadrimin e SHGM në debatin publik për Propozim ligjin për medias dhe shfaqi shpresën se institucionet shumë shpejt do të formojnë Komisionin anketues dhe do të ripërtrijnë dialogun me gazetarët. Ai theksoi se Komisioni me kujdes të veçantë ndjek ngjarjet në Maqedoni dhe nxit të gjitha palët të bashkëpunojnë me qëllim që të miratohet legjislacion i cili do të ndihmojë të përmirësohet gjenjda e medias dhe liria e shprehjes.

Kryetari i SHGM Naser Selmani dhe drejtori Sekullovski informuan për debatet që SHGM ka organizuar me gazetarët dhe ekspertët e medias për Porpozim ligjin për media, prej të cilave dolën edhe vërejtjet për ligjin, që janë dorëzuar në Ministinë për shoqëri informative dhe administratë. Ato presin që qeveria t’i pranojë vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së, me qëllim që ligji të jetë i harmonizuar me standardet evropiane. Sipas SHGM, legjislacion i harmonizuar me standardet evropiane është parakusht për përmirësimin e gjenjdes me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Maqedoni. Selmani përsëriti qëndrimin se derisa Komisoni anketues nuk zbardh incidentin me gazetarët me 24 dhjetor në Kuvend, përfaqësuesit e SHGM do të përmbahen nga takimet e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e qeverisë. Nga fundi i muajit maj përfaqësursit e SHGM patën takim edhe me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë, Katrin


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

on

Rejmakers. Kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi zëvendës ambasadorin belg për nivelin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Maqedoni dhe me përpjekjet e SHGM për përmirësimin e gjendjes. Selmani tha se masat e qeverisë jo vetëm që nuk kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes, por edhe me tepër përkeqësojnë raportet në media. Si ilustrim ai theksoi incidentin me gazetarët në Kuvend, ku në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gazetarët qenë dëbuar nga galeria e Kuvendit duke i penguar për të bërë punën e tyre, ndërsa qe kufizuar edhe e drejta e opinionit për të qenë i informauar në mënyrë objektive për ngjarjet në Kuvend. Ai tha se do të çmojmë se raporti i pushtetit ndaj gazetarëve dhe medias ka ndryshuar kur instititucionet të mbledhin forcën dhe të ndriçojnë inicidentin me gazetarët, me qëllim që raste të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen. Mysafiri nga Sofja u interesua për nismën e qe-

verisë për të miratuar ligj për media, i cili shkaktojë reagimin e gazetarëtve dhe të medias. Selmani përsëriti se Propozim ligji për media është në kundsrshtim me kushtetutën e vendit dhe standardet evropiane, i cili jo vetëm që nuk do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së medias, por edhe më tepër do ta përkeqësojë. Ai ftoi diplomaten belge Rejmakers që qeveria e saj të përdor ndikimin e tyre ndaj qeverisë që ligji të mos miratohet në afate të shkurta dhe t’i pranojë vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së dhe të organizatave të gazetarëve dhe të medias të vendit. Ajo premtoi se do të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre që në takime bilaterale me qeverinë maqedone, por edhe në kuadër të Bashkimit evropian, do të insistojnë që liria e shprehjes të jetë parakusht për përparimin e vendit në procesin e integrimit në BE.

31


SHGM TAKOI EKSPERTIN SLLOVEN TË TAEKSIT

Hrvatin sqaroi pozicionin për ligjin për median

32

Drejtuesit e SHGM, kryetari Naser Selmani, anëtari i Këshillit drejtues Erdem Ahmed dhe drejtori Dragan Sekullovski, nga fundi i muajit maj në Shkup takuan Sandar Bashiq Hrvatin, ekspert i medias nga Sllovenia, angazhuar nga Komisioni evropian për ndihmë teknike (TAIEX) në Maqedoni me qëllim q�� të ndihmojë qeverinë për të miratuar ligj mediash që do të jetë në harmoni me standardet evropiane. Takimi me ekspertin nga Sllobenia ishte në funksion për të sqaruar qëndrimet e saj rreth disa zgjidhjeve të ligjit, të cilat për SHGM janë problematike. Eksperti Hrvatin informoi përfaqësuesit e SHGM se roli i saj në instrumentin e Taeksit është për të vlerësuar nëse në Propozim ligiin për media në mënyrë korekte është implementuar Direktiva evropaine për shërbime audiovizive. Ajo sqaroi se version i ligjit që ajo e ka reçenzuar, ndieshëm dallohet nga version i parë i ligjit që është botuar në opinion. Këtë ligj nuk kam mbështetur, ishte e qartë Hrvatin. Kryetari i SHGM prezentoi vërejtjet kryesore për propozm ligjin për media, siç është insistimi i qeverisë për të vendosur regjim të vetëm rregullator për të gjitha mediat, sigurimi i pavarësisë së Agjencisë për media dhe servisit publik, Radiotelevizonin maqedon, definicionet e paqarta, konfuze dhe të panevojshme në ligj, dënimet joproporcionale dhe sigurimi i mbrojtjes gjyqësore nga vendimet e rregullatorit. Të njejtat vërejtje i kanë përsëritur edhe ekspertët e Këshilllit të Evropës dhe të OSBE. Hrvatin sqaroi se roli i saj në procesin e miratimit të ligjit është këshillëdhënës, ajo jep këshilla dhe sugjerime qeverisë, por prej atyre varet nëse do t’i pranojnë vërejtjet e saj dhe do t’i inkorporojnë në tekstin e ligjit. Sipas natyrës së instrumentit Taeks, eksperti vetëm këshillon dhe nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e qeverisë. Gjatë periudhës së njetë përfaqësues të SHGM patën takim edhe me Anxhela Ageler, Këshilltare për marrëdhënie me median në ambasadën amërikane në Shkup, me të cilën biseduan për

Ambasada e SHBA në Shkup do të angazhojë një ekspert të mediave i cili do të ndihmojë drejtuesit e SHGM rreth ligjit për media dhe për të rritur efikasitetin e punës mundësinë e ofrimit të ndihmes teknike dhe ekspertësh për Shoqatën. Në bisedë Ageler përshëndeti pjesëmarrjen e SHGM në debatin publik për Propozim ligjin për media dhe shprehu bindjen e saj se vetëm me pjesëmarrje aktive të organizatave të gazetarëve në proces mund të presin që të pranohen vërejtjet e tyre, si dhe të përmirësohet teksti i ligjit. Ajo shprehu gatishmrinë e ambasadës amerikane për të ndihmuar SHGM me ndhmë ekspertësh duke angazhuar një ekspert të mediave, i cili do të ofrojë shërbime konsulente drejtuesve të SHGM me qëllim që të rritet efikasiteti i punës. Roli i tij do të ishte të vlerësojë punën e deritashme të shoqatës dhe të ofrojë hapa konkret që do të ndihmonin për të arritur rezultate edhe më të mira në punë. Përveç kësaj, ai do të inkuarohej edhe me sugjerimet e tij për Propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizive.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë AMBASADORI I NORVEGJISË PËR VIZITË NË SHGM

Norvegjia do të ndihmojë profesionalizimin e medias

A

mbasadori norvegjez me seli në Beograd, i cili mbulon edhe Maqedoninë, Nils Ragnar Kamsvog dhe bashkëpunëtorët e tij, në fillim të qershorit vizituan Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë, ku takuan anëtarët e Këshilit drejtues, Kristina Maçkiç dhe Erdem Ahmed, dhe drejtorin e SHGM, Dragan Sekullovski. Në takim u fol për gjendjen aktuale në sferën e medias me fokus të veçantë për Propozim ligjin për media, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të SHGM me Ambasadën norvegjeze në Beograd për të forcuar zbatimin e standardeve profesionale në media si dhe të vendoset kontakt mes gazetarëve të Maqedonisë dhe Norvegjisë. Në periudhën e njejtë drejtori i SHGM Dragan Sekullovski së bashku me disa përfaqësues të tjerë të sektorit civil që punojnë në sferën e

mbrojtjes së të drejtave të njeriut takuan ambasadorin suedez në Shkup, lars Wahlund dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u fol për zhvillimet e fundit lidhur me respektimin e e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë të gjendjes së medias si dhe arsyet që Maqedonia vazhdimisht shënon rënie në të gjitha raportet për lirinë e shprehjes dhe të medias nga organizmat relevante ndërkombëtare.

Drejtori i SHGM Dragan Sekullovski në takim me ambasadorin suedez në Shkup Lars Whalund foli për arsyet e rënies së lirisë së shprehjes në Maqedoni

33


DREJTORI I SHGM AKTIV NË NGJARJE VENDORE DHE RAJONALE

Bashkëpunim rajonal i organ Zyra e Fondacionit Konrad Adenhauer në Shkup, shprehu gatishmëri për të ndihmuar përmirësimin e situatës me lirinë e shprehjes

N

34

ë fillim të qershorit drejtori i SHGM, Dragan Sekuloovski pati takime me përfaqëesues të ndryshëm të sektorit civil dhe mori pjesë në ngjarje të ndryshme të oranizuara nga organizata të ndryshme të vendit dhe të huaja, ku u fol për gjendjen e medias në rajon. Kështu, Sekullovski takoi drejtorin e Zyrës së Fondacionit Konrad Adenhauer në Shkup, Anja Çimek dhe drejtorin rajonal të këtij fondacioni, Jan Boelts. Në takim u fol për sfidat me të cilat përballet sektori mediatik në Maqedoni si dhe për mundësinë që ky fondacion gjerman të mund të ndihmojë për përmirësimin e gjendjes. U folë dhe për projektet e mundshme të përbashkëta në nevel të rajonit ku fokusi do të ishte për përmirësimin e standardeve profesionale të gazetarëve. Poashtu, Sekullovski mori pjesë si panelist edhe në Koferencën konbëtare me temën raportet mes bashkësive fetare dhe shtetit, e cila u mbajt në Manastir, e organizuar nga Qendra për studime evropiane dhe Fondacioni Konrad Adenhauer. Debati pati për qëllim të vetëdijësojë pjesëmarrësit për diversitetin etnik dhe fetar dhe për të punuar për ndërtimin e tolerancës, si dhe të kontribuohet për procesin e demokratizimit të vendit duke promovuar lirinë

e shprehjes, dialog ndëretnik, ndërfetar dhe pluralizëm. Target grup i seminarit ishin pjesëtarët e bashkësive fetare, gazetarë dhe përfaqësues të sektorit civil. Përveç kësaj, Sekullovski nga mesi i qershorit me


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

nizatave të gazetarëve

ftesë të zyrës së TASCO në Shkup mori pjesë në puntori në Prishtinë, Kosovë, me temë: Lidhja e rrjeteve – Kapacitete dhe raporte mes organizatave qytetare dhe të mediave. Kjo ngjarje ishte organizuar nga TASCO, e mbështetur finansiarisht nga Drejtoria për

zgjerim i Komisonit evropian. Në konferencë morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të mediave. Ishin shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim rajonal mes organizatave dhe mediave pjesëmarrës në këtë ngjarje.

35



Bilten znm maj juni 2013 alb