Strategjia e Zhvillimit per Territorin e Bashkise Elbasan

Page 31

32 i kapaciteteve të larta prodhuese të ujit të pijshëm. Një menaxhim më i mirë i ofrimit të shërbimit do të sigurojë ujë të pijshëm në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan. Zona ujëmbajtëse shtrihet përgjatë qytetit të Elbasanit, ku ndodhin aktivitetet më të mëdha industriale, ekonomike dhe sociale. Kjo rrit mundësinë e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe ndotjes së tokës. Fluksi i ushqimit tregon që në territorin e Elbasanit produktet bujqësore që kanë prodhime të larta janë drithërat perimet, foragjerët dhe drufrutorët. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, kulturat më të përshtatshme bujqësore janë: drithërat, perimet e serave, fasulet, duhani, foragjerët, drufrutorët (vreshta, ullinj, pjeshkë). Prodhimin më të lartë nga produktet blegtorale e ka qumështi.

1.2.3 Mjedisi, ekosistemet dhe ndotja •

Burimet Ujore Sipërfaqësore

Bashkia e Elbasanit ka një rrjet të pasur hidrik. Territori i bashkisë përshkohet nga baseni i Lumit Shkumbin, i cili mbetet trupi ujor kryesor në bashki. Ai përshkon Bashkinë e Elbasanit nga lindja në perëndimi në një gjatësi prej 39 km. Lumi hyn në bashki nga fshatrat Labinot Fushë e Shushicë, vazhdon ndërmjet fshatrave Mjekës e Bradashesh dhe Papër dhe del nga territori i bashkisë për të vazhduar në drejtim të qytetit të Cërrikut. Brenda territorit të bashkisë, Shkumbini mbledh ujërat e një sërë lumenjsh të ndryshëm si Lumi i Garës që kalon në Labinot Fushë, Përroi i Manazders, Përroi i Zaranikës, Përroi i Baltëzës, Përroi i Kushes, Zalli i Papërit, të cilët ndodhen në anën e majtë të Lumit Shkumbin sjell me vete edhe ujërat e një numri të madh lumenjsh jashtë territorit të bashkisë (Lumit të Gjuraqit, vazhdim i degëzimeve Shmill dhe Shpell në degëzimin e tij djathtas, Zallit të Kostenjës (ish Lumi i Lunikut), degëzimi i Mesit, dhe Zallit të Qarrishtës (ose Rrapunit). Ky i fundit bashkohet në veri me Zallin e Gjurait, afër Librazhdit. Pjesa jugore e bashkisë preket edhe nga degë të Lumit Devoll (Baseni i Semanit). Ky degëzim është Përroi i Zallit të Gostimës (ndërmjet Gostimës dhe Stermenit), dhe Zalli i Kaçivelit të cilët shërbejnë si degë ushqyese kryesore të Devollit. Përveç lumenjve, bashkia ka edhe një numër liqenesh e rezervuarësh siç janë Liqeni i Treganit, ujëmbledhësi i Funarës dhe burimet termale në Tregan. Ndër rezervuarët dallohen tre ujëmbledhës në zonën e Funarit të rrethuar me kodra të veshura me pyje pishe. Në zonën e Funarit mund të përmendim edhe liqenet e Seferanit, Merhojës, etj. Si rrjedhojë e mangësive në menaxhimin e lumit apo keqpërdorimit të brezit të tokave përgjatë tij, në rrjedhën I. Sfidat e Bashkisë ELBASAN

e mesme dhe të ulët të Shkumbinit, zona ripariane ka pësuar dëmtime të theksuara (është ngushtuar, mungojnë të gjithë brezat e bimësisë së nevojshme si bimët e ulëta deri tek ato të larta, ose nuk ekziston). Në disa raste, zona ripariane është kultivuar si tokë bujqësore. Kjo ka ndikuar tek pamundësia për të mbrojtur tokën nga prurjet e lumit (përmbytjet), dhe mosndalimin e shkëmbimit të ndotjes mes tokave bujqësore e zonave të banimit kundrejt lumit nga njëra anë dhe ujërave sipërfaqësore dhe akuiferit nga ana tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme duke ditur se akuiferi kokrrizor dhe me kapacitet të lartë ujëmbajtës shtrihet veçanërisht poshtë qytetit të Elbasanit dhe fushave të Bradasheshit e Cërrikut. Gjithashtu, gjatë brigjeve të lumenjve vihet re shembja/dëmtimi i brigjeve ose gërryerja e tyre, që ka rezultuar në humbje të sipërfaqes së tokës. Për më tepër, dëmtime të zonës ripariane, të shkaktuara nga proceset gjeologjike e gërryese të vetë lumit si dhe ato nga ndërhyrja e njeriut në territor nëpërmjet bujqësisë e urbanizimit, janë vënë re përgjatë gjithë shtrirjes së trupit ujor në Bashkinë Elbasan duke filluar në Labinot Fushë, e cila është edhe hyrja e Lumit Shkumbin në territorin e bashkisë e deri në daljen e tij në Papër. Duke pasur si qëllim përcaktimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore në disa lumenj të Shqipërisë qendrore dhe lidhjen e kësaj cilësie me përdorimin e tokës në territorin e bashkisë apo jashtë saj, Co-PLAN44 kreu edhe monitorimin e cilësisë së ujërave të basenit të Shkumbinit, në 11 pika të tij. Disa nga pikat e monitorimit45 dhe disa parametra kimikë46 janë të përbashkët me monitorimet që kryen Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Për interpretimin e rezultateve janë marrë parasysh si standardet shqiptare ashtu edhe direktiva të ndryshme të Bashkimit Evropian. Lidhur me rezultatet, nga monitorimi i kryer u vu re se ujërat e Lumit Shkumbin janë alkalinë (pH >7)47 në të gjitha pikat e monitorimit, brenda dhe jashtë territorit të bashkisë (Figura 21), gjetje kjo që përputhet me rezultatet e monitorimit të ujërave nga AKM48. Në Lumin Shkumbin, thellësia e depërtimit të dritës nuk përbën problem sepse thellësia e lumit është e vogël pothuajse gjatë gjithë rrjedhës së mesme dhe të poshtme të lumit. Njëkohësisht, lumi ka ujëra të rrjedhshme të cilat kanë aftësi të pastrohen me shpejtësi. Përçueshmëria elektrike është brenda parametrave mjedisorë (nën 500 µhos/cm)49 me përjashtim të pikave 10-11 që përkojnë me segmentin lumor nga Rrogozhina deri në grykëderdhje, të cilat tregojnë vlera më të larta se normat e lejuara duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm ujor për zhvillimin e biodiversitetit. Vlerat tregojnë qartë një lidhje të drejtpërdrejtë të përçueshmërisë elektrike me pH-in, ku ujërat bazikë kanë vlera brenda normave të lejuara mjedisore.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.