Page 1

RAPORT MBI FINANCAT PUBLIKE VENDORE JANAR-QERSHOR, 2017

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit Tetor 2017

1


1. HYRJE Ky raport paraqet një analizë të shkurtër të performancës, prirjeve dhe situatës financiare të 61 bashkive të reja në gjysmën e parë të vitit 2017. Në këtë kuadër, raporti analizon shkurtimisht burimet e financimit të bashkive, koston e qeverisjes vendore dhe mënyrën e përdorimit të burimeve financiare publike në nivel vendor. Për të ndihmuar në analizë, raporti ofron krahasime të të ardhurave dhe shpenzimeve në terma vjetorë me gjashtëmujorët e parë të viteve të mëparshme, dhe prezanton disa përfundime mbi prirjet kryesore të financave vendore. Nga pikëpamja metodologjike, krahasimi me të dhënat faktike të gjashtëmujorëve të viteve të mëparshme bëhet duke iu referuar 373 njësive të qeverisjes vendore dhe mundëson nxjerrjen e disa përfundimeve paraprake mbi përmirësimet e sjella nga reforma administrative territoriale në eficiencën operacionale të bashkive të reja. Ky raport është pjesë e një serie raportesh të shkurtra me frekuencë tremujore dhe vjetore për financat vendore të përgatitur nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Burimi i të dhënave financiare vendore është Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë (Sistemi i Thesarit) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilat janë përpunuar dhe më pas publikuar në platformën www.financatvendore.al.1 2. TË ARDHURAT E QEVERISJES VENDORE Ky seksion përmban një analizë të të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes vendore sipas burimeve të financimit në gjysmën e parë të vitit 2017 duke i krahasuar ato me të dhënat e njëjtës periudhë të një viti më parë. E thënë ndryshe, ky seksion tregon nga burojnë fondet me të cilat bashkitë ushtrojnë funksionet dhe përgjegjësitë dhe ofrojnë shërbime për komunitetin përkatës. Në gjysmën e parë të vitit 2017, burimet financiare totale (sipas të dhënave progresive që përfshijnë periudhën janar-qershor) 2 në dispozicion të qeverisjes vendore regjistruan një vlerë 38.6 miliard lekë me një rritje prej 28.2% në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2016. Në terma nominalë, të ardhurat totale rezultuan rreth 8.5 miliardë lekë më të larta krahasuar me një vit më parë.

1

Ky raport paraprihet nga raporti vjetor për vitin 2016 dhe raporti i financave vendore për tremujorin e parë të vitit 2017 dhe do të pasohet nga raporte të tjera të cilat do të mund ti gjeni në platformën www.financatvendore.al. Në këtë platformë ju mund të ndërtoni vetë raportin tuaj për të monitoruar nga burojnë të ardhurat vendore dhe si shpenzohen ato nga bashkia juaj. Gjithashtu do të mund të gjeni edhe dokumente me interes si buxhetet dhe paketat fiskale të bashkisë tuaj. 2 Të ardhurat totale të njësive të vetëqeverisjes vendore përfshijnë të ardhurat e veta vendore (taksa, tarifa, të tjera dhe huamarrje) , të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike, të ardhurat nga taksat e ndara dhe të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara.

2


Tabelë 1. Të ardhurat sipas burimeve (të dhëna progresive 6-mujore, në lekë)

6M2010 6M 2011 6M 2012 6M 2013 6M 2014 6M 2015 6M 2016 6M 2017

Të ardhura nga burime të veta 6,934,598,790 7,112,130,360 6,970,212,210 5,831,316,790 6,878,789,780 7,426,278,340 9,058,101,030 11,750,082,330

Transferta e pakushtëzuar dhe specifike 6,818,561,280 10,520,319,000 5,744,859,000 6,003,367,390 6,607,503,290 5,601,599,770 9,927,593,660 12,268,562,510

Taksa të ndara

Transferta të kushtëzuara

Të ardhura totale

285,724,830 346,111,300 569,888,060 676,276,250 438,209,110 523,135,140 440,673,390 594,941,670

10,438,172,320 11,336,899,730 11,718,117,650 14,348,432,320 12,891,038,380 12,622,270,640 10,686,371,320 13,999,961,150

24,477,057,220 29,315,460,390 25,003,076,920 26,859,392,750 26,815,540,560 26,173,283,890 30,112,739,400 38,613,547,660

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Burimet financiare mbi të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejtë të plotë vendimmarrjeje përfaqësojnë rreth 63.7% të të ardhurave totale dhe përfshijnë: të ardhurat nga burimet e veta, të ardhura nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike3, të ardhura nga taksa të ndara. Në total, këto të ardhura regjistruan një vlerë prej rreth 24.6 miliard lekë përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2017, në rritje me rreth 26.7% në terma vjetorë. Të gjitha këto kategori të ardhurash regjistruan zhvillime pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit 2017. Grafik 1. Të ardhurat sipas kategorive (të dhëna progresive 6-mujore, në lekë) Të ardhura nga burime të veta

Transferta e pakushtëzuar dhe specifike

Taksa të ndara

Transferta të kushtëzuara

45 40 35 30 25

Në miliard lekë

Të ardhura totale

38.6 30.1 26.2

20 15 10 5 -

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

3

Transferta specifike deri më tani trajtohet si transfertë e kushtëzuar, por në vijim ajo do të jetë pjesë e transfertës së pakushtëzuar (pasi të kalojë faza tranzitore e transferimit dhe përbrendësimit të funksioneve të reja të transferuara).

3


Të ardhurat nga burimet e veta regjistruan një vlerë prej rreth 11.7 miliard lekë, në rritje me rreth 29.7% gjatë periudhës së konsideruar. Rritja e të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar dhe ajo specifike (për funksionet e transferuara nga rishtazi në nivel vendor) me rreth 23.6% kontribuoi pozitivisht në ecurinë e përgjithshme të të ardhurave vendore. Zhvillime pozitive u regjistruan edhe në të ardhurat nga taksat e ndara (taksa e automjeteve të përdorura, renta minerare dhe taksa e transferimit të pronësisë nga pasuritë e paluajtshme për personat juridikë) të cilat për periudhën e konsideruar shënuan rritje me rreth 35.0% në terma vjetorë. Të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara nga qeveria qendrore (ministritë e linjës) për funksionet e deleguara në nivel vendor dhe financimet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve (FZHR) regjistruan një vlerë prej rreth 14.0 miliard lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Në terma nominalë, transfertat ndërqeveritare u rritën me rreth 3.3 miliard lekë ose rreth 11.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 2.1 Burimet financiare të veta Burimet financiare mbi të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejtë të plotë vendimmarrjeje përfaqësuan rreth 63.7% të të ardhurave totale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Të ardhurat e veta vendore (taksat, tarifa, të tjera dhe huamarrje vendore) përfaqësojnë rreth 30.4% ndaj totalit të të ardhurave. Gjatë periudhës së konsideruar kjo kategori të ardhurash regjistroi një vlerë prej rreth 11.7 miliard lekë, në rritje me rreth 2.8 miliard lekë ose rreth 31.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuria e kësaj kategorie të ardhurash sinjalizon për vijimësi të përmirësimit të performancës në mbledhjen e të ardhurave vendore në përgjithësi. Grafik 2. Të ardhurat vendore Taksa

Tarifa

Të tjera

Të ardhura vendore

12 10 8

Në miliard lekë

14

6 4 2 0

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

4


Ecuria pozitive e të ardhurave të veta u kushtëzua ndjeshëm nga performanca e mirë e ndjekur nga të ardhurat nga taksat vendore të cilat regjistruan një nivel prej rreth 7.3 miliard lekë, në rritje me rreth 49.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Analiza e detajuar sipas zërave të taksave tregon kjo performancë pozitive është udhëhequr nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Të ardhurat nga kjo taksë kontribuuan me rreth 2.9 miliard lekë në buxhetin e vetëqeverisjes vendore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 661.4 milionë lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është gjashtëmujori i parë (në të gjithë periudhën e konsideruar) që të ardhurat nga kjo taksë shënojnë një vlerë të këtij niveli duke sugjeruar për rigjallërim të aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore). Në nivel bashkie, rreth 69.3% e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u regjistruan në buxhetin e bashkisë Tiranë (nivel ky rreth 11.6 herë më i lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave nga kjo taksë një vit më parë). Sikurse dhe pritej, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, vijojnë të ulin kontributin e tyre në totalin e të ardhurave nga taksat vendore. Gjatë periudhës së konsideruar, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 237.9 milionë lekë, në rënie me rreth 56.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grafik 3. Të ardhura nga taksat vendore

9.0 8.0 7.0 6.0

Taksa e ndikimit në infrastrukturë Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e b.v.

Në miliard lekë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme Taksa të tjera Total taksa vendore

7.7

4.7

5.0

5.2

4.0 3.0 2.0 1.0 0.0

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 2.6 miliard lekë, në rritje modeste me 5


2.5% në terma vjetorë. Në të gjitha vitet e marra në analizë, taksa mbi ndërtesat përbën mesatarisht rreth 87.8% dhe të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore zënë 10.2%, ndaj totalit të të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Në terma vjetorë, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat rezultuan në rreth 2.4 miliard lekë, në rritje me rreth 5.6% në gjashtë muajt e parë të vitit 2017. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore shënuan rënie vjetore të theksuar me rreth 20.6% krahasuar me një vit më parë. Taksa e truallit nuk rezulton të ketë regjistruar të ardhura në periudhën e konsideruar. Ky nivel mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve). Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet. Aktualisht, qeveria qendrore në këshillimin të vazhdueshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar, propozoi reformimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Veçanërisht, sugjerohet kalimi nga taksa me bazë fikse (i aplikuar aktualisht), në aplikimin e taksës së ndërtesës mbi vlerën e tregut të pronës. Në vijim të krijimit të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastrës fiskale) dhe reformimit të taksës së ndërtesës, të ardhurat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore pritet të pësojnë rritje të ndjeshme. Grafik 4. Të ardhura taksa mbi pasuritë e paluajtshme Mbi ndërtesat

Mbi tokën bujqësore

Mbi truallin

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme

2.5 2.0

Në miliard lekë

3.0 2.5

2.6

6M2016

6M2017

2.1

1.5 1.0 0.5 0.0 6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Të ardhurat nga tarifat e shërbimit përbëjnë një zë tjetër të rëndësishëm në buxhetin vendor i cili në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 kontribuoi me rreth 4.0 miliard lekë në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore. Ndaj totalit të të ardhurave, tarifat vendore përfaqësuan rreth 34.1% dhe shënuan rritje me rreth 6.0% në terma vjetorë për periudhën e konsideruar.

6


Grafik 5. Të ardhura tarifat vendore

4.0 3.0

Tarifa administrative

Tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit

Total tarifa vendore

Në miliard lekë

5.0

Tarifa për zënien e hapësirës publike

3.8

4.0

2.6

2.0 1.0 0.0

6M2010 6M2011 6M2012 6M2013 6M2014 6M2015 6M2016 6M2017 Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Një panoramë e përgjithshme mbi burimet e veta të financimit (ku bashkitë ushtrojnë diskrecion) evidenton diferenca të mëdha ndërmjet tyre në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Mesatarisht për 61 bashkitë në vend, të ardhurat nga burimet e veta përfaqësojnë rreth 47.7% të burimeve të veta të financimit, të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar dhe ajo specifike rreth 49.9% dhe të ardhurat nga taksat e ndara zënë një peshë marzhinale në totalin e të ardhurave. Në nivel të njësisë së vetëqeverisjes vendore, pesha që zënë të ardhurat e veta (taksa, tarifa dhe të tjera) në totalin e burimeve të financimit luhatet në një interval vlerash të gjerë: vlera minimale u regjistrua në bashkinë Has me 5.2% dhe vlera maksimale në bashkinë Tiranë me rreth 78.3%. Në përpjesëtim të zhdrejtë, aty ku të ardhurat nga burimet vendore janë të ulëta, të adhuruat nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike financojnë gjerësisht buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore. Konkretisht, në bashkinë Has, të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar përfaqësojnë 93.4% të financimeve nga burime të veta dhe në bashkinë Tiranë vetëm 19.9%. Bashkia Has dhe bashkia Tiranë janë dy raste ekstremë, por diferencat ekzistojnë edhe ndërmjet bashkive të tjera.

7


Grafik 6. Burimet e veta tĂŤ financimit pĂŤr 61 bashki

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

8


2.2 Burimet financiare të kushtëzuara Ndonëse nuk ushtrojnë kontroll mbi destinacionin e tyre, të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara (për funksionet e deleguara dhe FZHR) përfaqësojnë rreth 36.3% ndaj totalit të të ardhurave vendore. Në gjysmën e parë të vitit 2017, njësitë e vetëqeverisjes vendore regjistruan të ardhura nga transfertat e kushtëzuara në vlerën e rreth 14.0 miliard lekëve, në rritje me rreth 31.0% në terma vjetorë. Gjatë periudhës së konsideruar, transfertat e kushtëzuara përfshinë rreth 2.5 miliardë lekë nga Ministria e Zhvillimit Urban, rreth 800 milion lekë nga Ministria e Arsimit për programet e arsimit dhe rreth 500 milion lekë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (kryesisht nga FZHR). Diferenca jepet nga ministritë e tjera të linjës për funksione të deleguara (veçanërisht fondet e transferuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale). Grafik 7. Të ardhura nga transfertat e kushtëzuara

16 14 12

Min. Transportit dhe Infrastrukturës Min. Zhvillimit Urban Transferta të kushtëzuara

Në miliard lekë

Min. Mirëqënies Sociale Min. Arsimit dhe Sportit Min. të tjera

10 8 6 4 2 0

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

9


3. SHPENZIMET VENDORE Në këtë seksion paraqitet një analizë e shpenzimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore bazuar në natyrën ekonomike të shpenzimeve (p.sh. pagat e personelit, investimet etj.) dhe sipas klasifikimit të funksioneve të qeverisjes (arsimit, mbrojtje mjedisi, çështje ekonomike etj.). Në total, shpenzimet e kryera nga njësitë e vetëqeverisjes vendore në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 regjistruan një vlerë prej rreth 37.8 miliardë lekë. Ndonëse me një rritje vjetore prej rreth 46.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, totali i shpenzimeve rezulton të jetë më i ulët se totali i burimeve financiare në dispozicion të tyre. Në fakt ky fenomen mund të ndodhë, sidomos në gjysmën e parë të vitit, kur bashkitë janë në fazën e procedurave të prokurimit për kontrata të reja për mallra, shërbime dhe punë publike. Në terma vjetorë, shpenzimet u rritën me ritme më të përshpejtuara krahasuar me të ardhurat. Grafik 8. Të ardhura nga transfertat e kushtëzuara 50%

Shpenzime totale

Të ardhura totale 46.4%

40% 30%

28.2%

20%

15.1%

10% 0% -10% -8.9% -20%

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

3.1 Shpenzimet vendore sipas klasifikimit ekonomik Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2017, shpenzimet e njësive të vetëqeverisjes vendore u zgjeruan me rreth 46.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bazuar në klasifikimin e shpenzimeve sipas natyrës ekonomike të tyre rezulton se rritja e shpenzimeve vendore në periudhën e konsideruar është udhëhequr nga shpenzimet kapitale dhe ato për paga dhe sigurime shoqërore.

10


Tabelë 2. Të ardhurat sipas burimeve (të dhëna progresive 6-mujore, në lekë) Pagat e Personelit

Operative

Subvencione

Transferta

Interesa

Investime

Shpenzime totale

6M2010

4,884,888,430

4,139,129,370

263,481,160

8,076,919,350

39,165,110

6,495,325,020

23,898,908,440

6M2011

5,152,473,510

4,306,327,230

700,403,890

8,056,491,970

13,566,070

7,029,290,010

25,258,552,680

6M2012

5,070,495,300

4,455,006,610

254,969,680

9,501,704,760

19,087,330

4,949,642,040

24,250,905,720

6M2013

5,325,886,470

4,521,140,560

354,597,190

11,615,125,100

17,735,270

7,091,190,060

28,925,674,650

6M2014

5,469,891,200

4,029,512,890

167,633,410

11,631,698,970

12,431,340

3,126,060,410

24,437,228,220

6M2015

5,487,221,150

4,450,069,890

236,965,550

10,402,726,920

27,526,450

7,741,596,020

28,346,105,980

6M2016

7,570,077,180

4,354,282,660

141,379,330

9,400,821,060

23,886,800

4,325,001,690

25,815,448,720

6M2017

9,438,576,480

5,497,095,410

337,888,450

10,075,499,870

22,546,210

12,424,615,220

37,796,221,640

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet për personelin (paga dhe sigurime) përthihën rreth 9.4 miliard lekë gjatë periudhës së konsideruar, në rritje me rreth 24.7% në terma vjetorë. Shpenzimet për personelin kanë vijuar trendin rritës të vitit të mëparshëm ndikuar edhe nga rritja e numrit të punonjësve si pasojë e transferimit në nivel vendor të sërë funksionesh të reja. Shpenzimet e personelit për këto funksione mbulohen me të ardhurat nga transferta specifike. Njëkohësisht, faktor tjetër ndikues vlerësohet të ketë qenë rishikimi i nivelit mesatar referues të pagave në nivel vendor (në kahun rritës), të cilat nuk ishin prekur më parë nga rritjet e pagave të miratuara nga qeveria për nëpunësit publikë. Grafik 9. Shpenzimet sipas natyrës ekonomike (në mld. lekë) Shpenzime personeli Transferta Shpenzime totale

Operative Interesa

Subvencione Investime

40

37.8

35 28.3

30

25.8

25 20 15 10 5 -

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet për transferta për buxhetet familjare dhe individët në nevojë (funksion i deleguar) gjithashtu janë një zë i rëndësishëm në totalin e shpenzimeve vendore. Pas ngushtimit vjetor në dy vitet e mëparshme, gjatë periudhës së konsideruar shpenzimet për transfertat shënuan rritje me rreth 7.2% në terma vjetorë. Në pjesën më të madhe, këto fonde burojnë nga Ministria e Mirëqenies Sociale në trajtën e transfertës së kushtëzuar. 11


Shpenzimet operative të njësive të vetëqeverisjes vendore shfaqin një lloj qëndrueshmërie ndër vite. Në gjashtëmujorin në analizë, shpenzimet operative regjistruan një vlerë prej 5.5 miliard lekë, në rritje me rreth 26.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të gjithë zërat e përfshirë në shpenzimet operative kanë pësuar rritje në terma vjetorë. Specifikisht, kontribuuesit kryesorë në zgjerimin vjetor të shpenzimeve operative ishte rritja e shpenzimeve për materiale zyre, shpenzimet e transportit dhe të udhëtimeve dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e zakonshme. Grafik 10. Shpenzimet operative sipas zërave

5.0 4.0

Materiale zyre Shpenzime udhëtimi Të tjera operative 5.5

në mld lekë

6.0

Sherbime nga të tretë (ujë, energji etj.) Shpenzime transporti Mirëmbajtje e zakonshme Operative

4.5

4.4

3.0 2.0 1.0 0.0

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Shpenzimet kapitale ose investimet, përbëjnë një zë të rëndësishëm të buxheteve vendore dhe një parakusht për zhvillimin ekonomik vendor. Të dhënat për gjysmën e parë të vitit 2017 tregojnë për një rritje të fortë të shpenzimeve kapitale nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet për investime shënuan një vlerë prej rreth 12.4 miliard lekë nga rreth 4.3 miliard lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Ky nivel investimesh rreth 2.9 herë më i lartë krahasuar me një vit më parë rezulton të jetë financuar për rreth 9.1 miliard lekë nga burime të veta të bashkive, duke sinjalizuar për orientim zhvillimor afatgjatë të bashkive. Sipas funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, shpenzimet për çështjet ekonomike (ku përfshihet infrastruktura e transportit), strehimi dhe komoditetet e komunitetit (ku përfshihen shpenzimet për strehimin dhe urbanistikë, ujësjellës dhe kanalizime vendore, ndriçimi publik) zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në të gjitha vitet në analizë. Në gjysmën e parë të vitit 2017 rezulton se investimet për funksionin “çështjet ekonomike” janë rritur me 2.7 herë në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2016; investimet në funksionin “strehimi dhe komoditetet e komunitetit” janë trefishuar në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2016. 12


Grafik 11. Shpenzimet kapitale sipas funksioneve

12 10 8

Shërbimet e përgjithshme publike Shëndetësia Arsimi Shpenzimet Kapitale 12.4

në mld lekë

14

Cështjet ekonomike (infrastr. transp.) Strehimi dhe komoditetet e komunitetit Argëtimi, kultura dhe feja Mbrojtja sociale

7.7

6

4.3

4 2 0

6M2010

6M2011

6M2012

6M2013

6M2014

6M2015

6M2016

6M2017

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

Ndër vite, niveli i shpenzimeve kapitale ka qenë i luhatshëm edhe pse paraqet një korrelacion të mirë me ecurinë e burimeve financiare të veta të bashkisë. Shpesh, kjo luhatshmëri është përcaktuar edhe nga transfertat e kushtëzuara nga ministritë e linjës dhe/ose Fondi për Zhvillimin e Rajoneve. Gjithashtu, në fazimin në kohë të shpenzimeve kapitale ndikon edhe ecuria në zbatimin e planit të prokurimeve për mallra, shërbime apo punë publike nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Në total qeverisja vendore alokon rreth 42.2% të buxhetit për shpenzime operative dhe të tjera (përfshin shpenzime operative, subvencione, transferta dhe pagesa për interesa), rreth 32.9% në shpenzime kapitale dhe rreth 25% në shpenzime personeli (për paga dhe sigurime shoqërore). Për të treja kategoritë e shpenzimeve bashkitë paraqesin diferenca të forta ndërmjet tyre. Bashkia Libohovë rezulton të ketë dedikuar rreth 68.2% të buxhetit të saj gjashtëmujor për shpenzime kapitale (niveli maksimal i regjistruar). Në të kundërt, bashkia Dropull rezulton të ketë destinuar në investime vetëm 7.1% të buxhetit në dispozicion (niveli minimal i regjistruar).

13


Grafik 12. Shpenzimet sipas natyrës ekonomike për 61 bashki 100%

Paga dhe sigurime Operative dhe të tjera Kapitale 90%

80%

70%

60%

50%

40%

30%

20%

10%

0%

Bulqizë Shkodër Kuçovë Kukës Pogradec Lezhë Klos Mat Fushë_Arrëz Dibër Elbasan Sarandë Tropojë Gjirokastër Prrenjas Pustec Has Memaliaj Lushnjë Gramsh Shijak Patos Cërrik Krujë Vorë Kolonjë Tiranë Peqin Finiq Poliçan Berat Vlorë Kurbin Librazhd Delvinë Devoll Mallakaster Durrës Selenicë Kamëz Vau I Dejës Korçë Maliq Përmet Himarë Fier Malësi e… Rrogozhinë Skrapar Kavajë Roskovec Pukë Divjakë Belsh Ura_Vajgurore Mirditë Tepelenë Këlcyrë Konispol Libohovë

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

14


3.2 Shpenzimet vendore sipas klasifikimit funksional Në klasifikimin e shpenzimeve bazuar në funksionet e qeverisjes (klasifikimi COFOG), rezulton se të rreth 27.9% e burimeve financiare shpenzohet në funksion e “mbrojtjes sociale” (kryesisht këto janë fonde të kushtëzuara të transferuara nga Ministria e Mirëqenies sociale). Funksioni “çështjeve ekonomike” përfshin një sërë programesh buxhetore si transporti, bujqësia, pyjet etj., ku vihet re një rritje e shpenzimeve nga 3.1 miliard lekë në gjysmën e parë të vitit 2016 në rreth 7.9 miliard lekë në gjashtëmujorin e vitit 2017. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve me rreth 84.2% në terma vjetorë u regjistrua dhe në funksionin e “strehimit dhe komoditeteve të komunitetit” ku përfshihen shpenzime për strehimin vendor, zhvillimin e komunitetit, furnizimin me ujë etj.. Rritja e shpenzimeve në funksionin e “arsimit” vlerësohet të jetë pasojë e funksioneve të reja të transferuara në njësitë e vetëqeverisjes vendore (për pagat e personelit mësimdhënës dhe mbështetës në kopshte dhe çerdhe, dhe personelit mbështetës në arsimin fillor dhe të mesëm). Grafik 13. Shpenzimet sipas funksioneve 40

në mld lekë

30

37.8

Mbrojtja Sociale Shërbimet e përgjithshme publike

28.3 25.8

Rendi dhe siguria publike

20

Ceshtjet ekonomike Strehimi dhe komoditetet e komunitetit Shëndetësia

10

6M201 7

6M201 6

6M201 5

6M201 4

6M201 3

6M201 2

6M201 1

6M201 0

Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare

Burimi: Portali i Financave Vendore www.financatvendore.al

15


4. PËRFUNDIME Në vijim të reformës administrative dhe territoriale, 61 bashkitë duket të kenë përbrendësuar ndryshimet dhe të orientojnë sforcot e tyre në përmirësimin e menaxhimit financiar. Gjashtë muajt e parë të vitit 2017 regjistruan një performancë të mirë të bashkive në anën e të ardhurave të cilat shënuan rritje me rreth 28.2% në terma vjetorë. Ndonëse kjo rritje është udhëhequr më së shumti nga rritja e transfertave ndërqeveritare, përmirësime vihen re edhe në mbledhjen e të ardhurave nga burimet vendore. Megjithatë, niveli aktual i të ardhurave të mbledhura është larg potencialeve që burimet vendore paraqesin, si pasojë e problemeve strukturore në administrimin e tyre. Ndonëse performanca e përgjithshme rezulton të ketë zhvillime pozitive, analiza e detajuar në nivel njësie të vetëqeverisjes vendore paraqet diferenca të thella veçanërisht në peshën relative të burimeve të financimit ndaj totalit të të ardhurave vendore. Në këtë drejtim, ligji nr. 68/20017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” pritet të sjellë zhvillime pozitive në menaxhimin financiar vendor. Gjithashtu, pritshmëritë janë të mira edhe për taksën mbi pasuritë e paluajtshme, administrimi i të cilës pritet të lehtësohet në të ardhmen e afërt nëpërmjet krijimit të kadastrës fiskale. Shpenzimet totale u rritën me rreth 28.2% në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, event i pritshëm në vijim të transferimit të funksioneve të reja nga qeverisja qendrore. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes gjithashtu rezultojnë në rritje përgjatë periudhës së konsideruar. Megjithëse është ende herët për të nxjerrë përfundime, rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative dhe territoriale, rritje të eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative. Shpenzimet kapitale shënuan një kthesë të rëndësishme pozitive gjatë kësaj periudhe. Në total bashkitë investuan rreth 12.4 miliard lekë, rreth 2.9 herë më të larta krahasuar me nivelin e regjistruar një vit më parë. Fokusi kryesor i shpenzimeve kapitale të financuara nga të dy nivelet e qeverisjes mbetet infrastruktura e transportit, strehimi, urbanistika dhe ujësjellëskanalizimet. Luhatjet e forta në nivelin e investimeve varen nga një mori faktorësh përfshirë këtu transfertat nga ministritë e linjës dhe nga FZHR, por edhe nga kuadri ligjor për prokurimin publik i cili kërkon ndjekjen e disa proceseve të cilat mund të kërkojnë një periudhë kohe edhe më të gjatë se 3-4 muaj.

16

Raporti i Financave Vendore - T2 2017  
Advertisement