New Land Management and Development Practices

Page 56

110

Praktika të reja për zhvillimin dhe manaxhimin e tokës në Shqipëri

nevojave të zonës, bashkia ka kërkuar një koncept zhvillimi. Në momentin që koncepti i zhvillimit propozon ndërhyrje ndërtimore dhe duhet të balancojë edhe interesat e pronarëve ose të ftojë në proces zhvilluesit, cilado qoftë formula për ta bërë këtë, duhet të negociohet paraprakisht me IMK-në;

2. Ndërhyrja e tipit “katalizator” e shpjeguar më lart është një rast ilustrues. Që zona të rivlerësohet e gjitha, mund të identifikohen edhe 1 ose 2 ndërhyrje të tjera të këtij lloji. Ndërkohë, duhet të kihen parasysh: • në parim, pasi të paracaktohen edhe ndërhyrjet e tjera, bashkia në bashkëpunim me IMK-në do të lajmërojë komunitetin e zhvilluesve dhe të pronarëve se, nëse ka interesa për zhvillim në zonë, që ato të merren në konsideratë për shqyrtim, jo vetëm duhet të jenë në përputhje me konceptin e propozuar nga bashkia, por duhet që për të gjitha parcelat e prekura nga zhvillimi të paraqesin një studim të nëntokës. Zhvillimi do të merret në konsideratë për shqyrtim vetëm nëse studimi i nëntokës tregon se parcelat në fjalë nuk kanë objekte arkeologjike në nëntokën e tyre; Figura 79. Montazh i sheshit të propozuar1

Rasti 4: Durrës (2.0.11)

• bashkia dhe grupet e interesit duhet të bien dakort me ndërhyrjet e tipit “katalizator” dhe mbi këtë bazë të ndajnë zonën në disa nënzona (grupe parcelash) mbi bazën e të cilave mund të dorëzohen projektet për zhvillim. Këto grupe parcelash do të jenë subjekt i projektit për zhvillim, por edhe i mekanizmit “riorganizim parcelash” dhe/ose “rishpërndarje e intensiteteve të ndërtimit”; • nëse dy mekanizmat e mësipërm nuk mund të zbatohen brenda grupeve të parcelave qe do të krijojë bashkia, duhet të mendohet se si këto të drejta zhvillimi (intensitete) dhe të drejta pronësie (m2 tokë dhe/ose banesë) të transferohen diku tjetër brenda zonës (në të vetmen pjesë të kategorisë B të zonave arkeologjike) ose diku tjetër në qytet; • që pikat e mësipërme të realizohen, duhet që bashkia dhe grupet e tjera të interesit të bien dakord (dhe të miratojnë sipas parashikimeve ligjore) konceptin e zhvillimit me të gjitha ndërhyrjet “katalizator”. 3. Të gjitha propozimet e pikës 2 duhet të fazohen në kohë. 4. Bashkia do të japë leje për shfrytëzimin e strukturave të përkohshme me qëllim tregtar, të përbëra nga materiale druri ose metalike dhe që nuk kërkojnë gërmime për themele të nëndheshme. Këto struktura, të cilat mund të shfrytëzohen nga vetë pronarët apo të jepen me qira. Figura 80. Ndërhyrje të tjera “katalizatore” të propozuara

Ndërhyrje katalozatore 2

Ndërhyrje katalozatore 1 1 Ilustrimi grafik është një kolazh midis zonës së evidentuar nga analiza e mëparshme dhe imazheve planimetrike jashtë shkalle të projektit për sheshin “Iliria”, në kuadër dhe të konceptit të lidhjes së dy shesheve të tjera, nga arkitekti Michele Cro’.

111


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.