Revista 77 People & moore

Page 48

Platforma politike PLSHR

1

Shtetit

Fuqizimi i dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit!

a. Ngritja e institucionit të Referendumit semestral në çdo komunë dhe bashki, si dhe në nivel kombëtar, në të cilin të kalohet në test qeverisja tremujore, si dhe të pyetet populli për vendimet e rëndësishme të tre mujorit të ardhshëm. b. Ngritja e institucionit të Agjensisë së Supervizimit të Administratës publike. Agjensi e cila të varet direkt nga populli dhe të zgjidhet me votim të drejtëpërdrejtë. Kjo agjensi duhet të ketë detyrën e dërgimit në gjyq të çdo zyrtari apo nëpunësi të administratës që shkel ligjet e shtetit Shqiptar. c. Ngritja e një sistemi ligjor i cili dënon pikësëpari finaciarisht e më tej edhe penalisht çdo shkelje ligjore apo

administrative prej kujtdo që punon në administratën e shtetit shqiptar. d. Ngritja e Agjensisë së Investigimit Operativ pranë Kryeministrit për të investiguar çdo shkelje dhe shkelës dhe për ta dërguar atë para ligjit. e. Vendosja e Kamerave me audio dhe video në çdo zyrë dhe ambjent pune të administratës publike. f. Përqëndrimi i sa më shumë institucioneve të mundshme në një Zonë apo hapësirë administrative të çdo qyteti. Pra, Zona administrative do të bënte të mundur kursimin maksimal të shpenzimeve në energji, siguri, shpenzime operative, etj. Do të kishte më shumë kontroll, verifikueshmëri, më shumë transparencë dhe më shumë efiçencë. g. Investmi nga Qeveria e Shqipërisë e një shume prej 50 000 000 ( pesëdhjetë milionë euro) në vit, për fuqizimin e 50 mediave apo organizatave të cilat do të organizonin një emision televiziv apo radiofonik, apo në rrjetet sociale, emision i cili të bënte të mundur investigimin, faktimin dhe denoncimin publik të korrupsionit. Këto media do të ishin armë të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe të furnizonin me fakte dhe ngjarje reale të dy institucionet e krijuara, Agjensinë e. Supervizimit publik të zgjedhur drejtëpërdrejtë prej publikut, si dhe Agjensinë e Investigimit Operativ, pranë Kryeministrit. h. Investimi i një programi 8 vjeçar edukativ i cili të bëjë të mundur edukimin e brezit të ri kundër korrupsionit në shkollat e çdo niveli. i. Krijimi i Shkollës Kombëtare kundër korrupsionit e cila të krijojë evente, forume, konferenca, studime të përmuajshme për nivelin e korrupsionit. j. Fuqizimi i Institucioneve fetare, si dhe i gjithë institucioneve të tjera të cilat predikojnë për jetën e ndershme dhe pa korrupsion.

48 77 people&more ... 18 Prill 2013

revista nr 15 juli.indd 48

5/1/2013 12:41:52 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.