Issuu on Google+

Pastrim kimik

“ B O R A”

www.77news.al

Adresa: Rruga e “Bogdanëve”, pas shkolles “Avni Rustemi” Tiranë

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

Cel: +355 69 52 70 447 E-mail: agrondusha@libero.it

E MËRKURË, 18.12.2013 VITI II - NR.651

MENDIMI POZITIV

...>>fq.2

Premisat e shëndetit të mirë! Nuk është e lehtë të mësosh se çfarë është Qendra e mirë e çfarë jo për Mendimit Pozitiv veten. Për më tepër, ne jemi krijesa tejet inerte e dembele kur kemi të bëjmë me atë që ka vlerë esenciale për qenien tonë, pavarësisht se të gjithë ne, gjithnjë mendojmë se çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për veten dhe për të mirën tonë. Pavarësisht se ne mendojmë që jemi të lexueshëm, të arsimuar, të ngritur, megjithatë, aq pak dimë dije të dobishme esenciale dhe aq pak gjejmë kohë t'ia kushtojmë vetvetes, për të mirën tonë saqë as nuk mund ta keni përfytyrimin. Aq pak kohë mund t'ia kushtojmë vetes, saqë nuk jemi në gjendje që ta mobilizojmë veten të bëjmë për çdo ditë 20 minuta gjimnastikë mëngjesi apo lëvizje në natyrë. Nëse edhe fillojmë ndonjë aktivitet fizik, këtë e bëjmë kur të jetë bërë tepër vonë, zakonisht kur për këtë na shtrëngon shëndeti i çrregulluar dhe urdhri i mjekut. Shëndeti për njeriun është gjeja më e çmueshme. Shëndeti nuk mund të blihet, por të jetuarit në mënyrë të arsyeshme është çështje që bën pjesë në kompetencat tona. Është në mundësitë tona që të ndikojmë në jetën dhe shëndetin tonë vetëdijshëm, nëpërmjet vetëdijes, dhe atë, në radhë të parë: duke menduar pozitivisht, d.m.th. duke bërë çdo gjë që është e mundur që mendjen tonë ta përshkojnë sa më shumë dhe sa më gjatë mendimet pozitive. Duke vepruar pozitivisht, d.m.th. për çdo ditë duke ndërtuar raporte sa më pozitive me njerëzit e qeniet e tjera të gjalla të natyrës, e duke e shtyrë veten drejt sa më shumë veprimeve pozitive; kjo nënkupton bërjen..>> VIJON NË FAQEN 2

Ekonomi, Banka Qendrore ul sërish normën e interesit! Detyrim për ta shkatërruar!....................................fq.3 Drejtuesi i automjetit: Polici më vendosi gjobë, nuk i shkela rregullat e qarkullimit!........................fq.4 Alba Drink & Food, kompania që ofron korrektësi dhe cilësi austriake!...............................fq.5 Nis punën termocentrali diellor më i madh në botë!...............................................fq.6 Turqia krijon lidhje ekonomike me vendet e Amerikës Latine!...................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ekonomi, Banka Qendrore ul sërish normën e interesit! Banka Qendrore vendosi të ulë për të dytën herë brenda tre javëve të fundit, normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje duke e zbritur atë në nivelin e 3 përqindshit. Njoftimi u bë nga guvernatori i Bankës Ardian Fullani: “Reduktimi i normës bazë të interesit, i dyti në radhë pas atij të muajit të shkuar, reflekton projeksionet tona për presione të dobëta inflacioniste në afat të mesëm. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial, duke u shoqëruar me rritje të ngadalta të kostove të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit”, deklaroi guvernatori Fullani. Vendimi i Bankës është ndikuar edhe nga

një nivel i ulët i inflacionit i cili në muajin nëntor shënoi një tjetër rënie duke zbritur në 1 për qind, ndërkohë që sipas guvernatorit Fullani edhe presionet inflacioniste nga tregjet e huaja pritet të jenë të dobëta. “Përcjellja e stimulit monetar në tregjet financiare dhe ekonominë reale do të ndihmojnë në kthimin e inflacionit në objektivin 3 për qind”, tha Fullani. Që prej më shumë se dy vitesh, Banka qëndrore ka ndërhyrë shumë herë në uljen e normës së interesit me qëllim që të stimulojë ekonominë përmes përmirësimit të kushteve të financimit duke synuar një gjallërim të kreditimit, nxitje të konsumit dhe lehtësim të investimeve. Për më tepër: www.77news.al

sikur asgjë nuk është në duart e tyre, por njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptoni se kjo nuk është e vërtetë. Për këtë shkak gjithmonë duhet të gjeni mënyrat dhe modelet më të mira për ta rregulluar jetën për ta jetuar ashtu siç ju doni. Për ta arritur këtë qëllim në këtë post ju japim disa këshilla, të cilat mësohen gjatë jetës dhe të cilat njerëzve të lumtur u kanë ndihmuar në jetën e tyre. •Ju i mësoni njerëzit se si të sillen me ju. Ju e lejoni nëse ata sillen me ju mirë, ndershëm, zemërgjërë etj. dhe ju e bëni nëse nuk sillen ashtu. Nëse ata sillen me ju sikur të jenë me ndonjë mbeturinë, atëherë ajo ndodh ashtu sepse ju e keni lejuar atë sjellje ndaj jush •Merr përgjegjësi për veprimet e tua. Pa dyshim se ka raste kur zgjedhjet janë shumë të këqija, megjithatë zgjedhjet janë gjithmonë të tuat. Qoftë për gjërat, që i blen në shitore, për televizorin që e ke blerë, për dashurinë që e ke zgjedhur dhe për të gjitha vendimet e tjera në jetë, përgjegjësitë janë tuat. Prandaj duhet të jesh i ndërgjegjshëm për vendimet e tua, qofshin të mira apo të këqija •Mjaft u mundove t’i kënaqësh njerëzit. Është vetëm humbje kohe dhe energjie. Kënaqe veten! •Mësoju të falësh, të falurit të shpëton jetën. •Gjithçka, që posedon duhet ta duash me tërë zemrën ose duhet ta shfrytëzosh së paku një herë në vit. •Asnjëherë nuk do të pendohesh nëse punon pak dhe shëtit shumë, por përkundrazi

mund të pendohesh nëse punon shumë dhe shëtit pak. •Bëhu i sinqertë, po edhe nëse dhemb të jesh i tillë. •Nëse e ndjen se nuk është e drejtë, atëherë mos e bëj diçka. •Lexo sa më shumë libra. Sa më shumë që lexon, aq më shumë je më i pasur. •Kur thua “nuk jam i sigurt se si t’ia bëj” me siguri e di çfarë të bësh, por nuk të pëlqen. •Ushqehu drejt dhe ushtro sa më shumë. •Mjaft më i fajësove të tjerët. •Kultivoje veten në më shumë fusha. Bëhu pesoni që do të kishte folur për shumë tema, e jo vetëm për sport, ose vetëm politike etj •E vetmja gjë që fëmijët ua kanë borxh prindërve është dashuria, në të shumtën e rasteve. Jo jeta. Fëmijët nuk u pyetën nga prindërit nëse duan jetë. •Nëse e dashuron një njeri, trajtoje me të mirë çdo ditë •Ushtro të jesh vetëm. Shumë do të duhet ajo zotësi ndonjë ditë. •Të thuash JO është OK. T’i bësh gjërat që nuk do, të bën jo të lumtur •Mos e krahaso veten me të tjerët. •Mos i merr gjërat personalisht. Asgjë që thonë të tjerët nuk ka të bëj me ty. Ata vetëm e shprehin refleksionin e tyre ndaj botës. •Çdo gjë është percepsion. Çdo gjë. •Jeto në të tashmen. E kaluara është e përfunduar dhe nuk mund të ndryshohet. E ardhmja është plot me “nëse”, prandaj jetoje vetëm të tashmen. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...e rregullt të veprave të mira, duke u ofruar ndihmën, mirëkuptimin tonë njerëzve dhe qenieve të tjera për aq sa na lejojnë rrethanat dhe mundësitë; thjesht: duke kultivuar vetëdijen se po u shërbejmë njerëzve, po i shërbejmë jetës, sepse s'ka krijesë tjetër që meriton mirëkuptimin dhe tolerancën tonë më shumë se njeriu. Duke qenë sa më shumë në kontakt me natyrën, në gjirin e saj: duke thithur sa më tepër ajër të pastër në natyrë të hapur, duke përdorur sa më tepër ujë natyral të pastër, duke ecur zbathur nëpër tokë, sa herë që kjo është e mundur që të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me nënën tonëtokën, duke jetuar sa më natyrshëm që të jetë e mundur. Pastaj, duke u ushqyer me ushqim sa më të shëndetshëm, sa më natyror dhe mbi të gjitha, ajo që ka shumë rëndësi për punën e rregullt, normale dhe pa ngarkesa të organizmit tonë dhe përgjithësisht, për shëndetin: në mënyrë të ekuilibruar; kjo është ajo që i kontribuon shumë një trupi të shëndoshë. Ta kultivojmë për çdo ditë, aq sa kjo është e mundur brenda kapaciteteve tona përplot mungesa, pamundësi, pasione e kënaqësi, ekuilibrin shpirtëror. Ndër të tjera, të bëjmë sa më shumë dhe sa më shpesh lëvizje të mjaftueshme, mundësisht në natyrë sa më të pastër, në rrafshnalta ku shikimin mund ta hedhim në largësi të tejbukura. Rregulla për një jetë më të mirë! Shumë njerëz e jetojnë jetën ditë për ditë sikur nuk mund të ndryshojnë asgjë dhe Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Detyrim për ta shkatërruar! Punimet e mbetura pezull në rrugën "Dajti" e kanë kthyer atë në gjendje "reumatike" për banorët. E të mendosh që buxheti s'është i keq jo! Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Në Qytetin Studenti, Tiranë

Mendjen për pak ç'na e mori ky dreq transformatori! S'ju është plotësuar dëshira dhe doni t'i kërcënoni njerëzit me jetën tuaj?! Zgjidhje e shpejtë dhe efikase, transformatori gjendet në cep të rrugës. Ejani! Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Pranë Fakultetit Ekonomik, Tiranë

Ofrohet vend pune Kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0698411175/ Për më tepër www.biznesunion.al

Zante Cafe

Lëvizja

Adresa: Lagja ”Beqir Dardha”, rruga ”Qemal Stafa”, Elbasan e-mail: zantecafe@yahoo.com Cel: +355 69 68 49 400

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Drejtuesi i automjetit: Polici më vendosi gjobë, nuk i shkela rregullat e qarkullimit!

Qytetari A.P nga Durrësi (invalid i aksidentuar në punë) denoncon pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, faktin e vendosjes së një gjobe nga punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor në mënyrë të padrejtë, pa shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, juristët e qendrës po ndjekin rrugën administrative për të verifikuar pretendimet e qytetarit. Nga jeni dhe prej sa vitesh jeni drejtues automjeti? Unë jam nga qyteti i Durrësit. Para disa muajsh bleva një makinë të re (të përdorur) me dokumenta të rregullta e tipit “Ford” ngjyë gri. Dua të theksoj se jam drejtues automjeti prej 10 vitesh dhe disponoj pa-

tentë të rregullt, si dhe makinën e kam të siguruar. Përse jeni gjobitur? Në datën 21.10.2013 kur po kaloja tek “Pallati i Sportit” në Durrës përballë “Tirana Bank”, (në një xhep të rrugës) ku parkohen automjete, unë parkova edhe makinën time. Aty nuk ka asnjë tabelë që të ndalojë parkimin e makinave. Ndërkohë, më pas shkova në një lokal aty afër bashkë me një shokun tim. Në momentin që u kthyem vumë re se, në xhamin përpara makinës sime ishte vendosur padrejtësisht një fletë gjobe. Gjithashtu, vura re që të gjitha makinat e parkuara aty rrotull, nuk kishin asnjë fletë gjobe. Madje, pyeta disa taksistë që ishin aty afër të cilët më thanë që një punonjës i qarkullimit rrugor vendosi gjobën e iku me shpejtësi. Madje ata theksuan se, “në këtë vend lejohet që të parkohen makinat”. Përse e konsideroni vendosjen e gjobës të padrejtë? Shuma e gjobës që duhet të paguaj është 11 mijë lekë, por bashkë me të janë shtuar dhe kamatvonesat. Unë e kundërshtoj këtë veprim arbitrar. Jam banor i kësaj zone prej shumë vitesh dhe e njoh mirë çdo cep të saj. Jam i revoltuar për këtë padrejtësi, sepse sapo bleva makinën e re u gjobita menjëherë. Njëkohësisht nuk shkela asnjë rregull të qarkullimit rrugor, si dhe në vendngjarje nuk ekziston asnjë tabelë që të ndalojë parkimin. Unë nuk e kisha

vendosur makinën në trotuar apo në rrugë, ku ka qarkullim dhe mund të pengoheshin në lëvizshmëri makinat e tjera. Jam invalid dhe e kam të pamundur që të paguaj një gjë që nuk më takon me ligj. Kam qenë emigrant prej 15 vitesh në Greqi dhe jam aksidentuar në punë. Për këtë gjë, kam hapur një proces gjyqësor në shtetin grek ku kërkoj dëmshpërblimin në lidhje me dëmin që më është shkaktuar. Cili është apeli juaj? Punonjësit e policisë duhet të zbatojnë ligjin dhe mos aplikojnë për shkak të mbushjes së arkës së shtetit gjoba të padrejta. Shpeshherë vihet re qartë që makina edhe të personave me pushtet, mundet të parkohen kundravajtje apo mbi trotuarë, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndaj tyre nuk merret asnjë masë, kurse ne që nuk kemi asnjë përkrahje bëhemi pre e këtyre veprimeve arbitrare. Unë ditën e sotme do ta kundërshtoj pagesën e kësaj gjobe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Rrugore të Tiranës. Duhet të ketë një mënyrë më transparente për vërtetimin e kundravjatjes, sepse kjo shpeshherë çon në abuzivitet nga administrata shtetërore. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Financier. Dërgoni CV-të tuaja në: burimetnjerezore@shekulli.com.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

BAR PICADO

Adresa: Lagjia 5, Përbri Parkut Sportiv Durrës Cel: +355 69 25 93 429 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Alba Drink & Food, kompania që ofron korrektësi dhe cilësi austriake!

Në një intervistë me administratorin e kësaj kompanie, z. Tim Zhupani informojmë lexuesit e “77 News” dhe konsumatorët shqiptarë për produktet që kjo kompani ofron. Përshëndetje z.Zhupani. Në radhë të parë është me interes të mësojmë pak rreth jetës tuaj? Origjina e prindërve të mi është nga Korça. Kam lindur në Tiranë dhe jam larguar nga Shqipëria për në shtetin Gjerman, në moshë shumë të re. Ishte periudha kur u hapën ambasadat, në Korrik të vitit 1990.

Kam mbaruar arsimin e lartë në Gjermani. Aktualisht jam rivendosur këtu në kryeqytet. Kjo kompani është sipërmarrja juaj e parë? Jo, kam dhe sipërmarrje në Gjermani prej disa vitesh. Kisha shumë dëshirë të sillja dhe në vendin tim, kulturën gjermane të punës. Kjo është pak e vështirë besoj? Është pak, por ne jemi popull që përshtatemi shpejt. Kryesorja është tek aftësitë drejtuese të një sipërmarrje.

Cili është produkti kryesor i kompannisë ADF? Të gjitha produktet që ne ofrojmë kanë cilësinë e duhur në bazë të stadardeve të kompanisë tonë. Prej një viti e gjysëm ka hyrë në tregun ndërkombëtar FACE energy drink. Kjo pije ka një target të caktuar njerëzish që dinë të dallojnë, shijojnë dhe vlerësojnë. Kompania jonë ushtron të drejtën e shpërndarjes, furnizimit, marketingut dhe disa të drejta të tjera nga Kroacia deri në Greqi. Përse zgjodhët pikërisht këtë produkt? Impakti im i parë me FACE ka qenë në një panair në Austri. Sapo e pashë më tërhoqi dizenjoja. Por kur e provova u dashurova. Mua më pëlqejnë sfidat dhe deri në çastin që morëm të drejtën për ta sjellë FACE-in në rajon, unë pothuajse nuk flija gjumë. Më duhet të studioja tregun shqiptar dhe çmimet gjithashtu. Më duhej të ishim dominues në marketing, sepse problemi i vetëm është sa ta provojnë njëherë. Cili është reagimi? Shumë i mirë. FACE vjen në dy produkte. FACE energy drink dhe FACE Kids. Nuk ka asnjë lloj problemi me përzierjet. Ka liçensë Ndërkombëtare “Hallall”. Këtë verë u morëm me promocionin e FACE-it në jug të Shqipërisë. FACE Kids është një pije me vitamina dhe nuk ka efekte anësore për diabetikët. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Operatore. Dërgoni CV-të tuaja në: Internet_caffe@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Bar Restorant Vëllezërit Syla A d r e s a : Ku k ë s , M o r i n ë Cel: +355 69 20 82 830

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nis punën termocentrali diellor më i madh në botë!

Termocentrali diellor më i madh në botë do të fillojë punën nga fundi i vitit në Kaliforni. Energjia e fituar nga dielli dhe era konsiderohet përgjithësisht energji e pastër, ndryshe me atë nga qymyri. Por ambientalistët tani shqetësohen se zhvillimi në shkallë të gjerë i energjisë

diellore mund të dëmtojë ekosistemet e brishta të shkretëtirës. Ivanpah është një fushë pasqyrash që shkëlqen si imazh në shkretëtirën Mohave të Kalifornisë, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Las Vegasit. Joe Desmond është zyrtar i lartë i kompanisë BrightSource Energy, e cila po ndërton termocentralin. “Këtu gjendet një nga përqëndrimet më të larta të rrezeve diellore, në Ivanpah.” Në termocentral do të vendosen 170.000 pasqyra për të përqëndruar energjinë diellore në kaldaja të vendosura në majë të tri kullave të energjisë. Avulli i gjeneruar në këto kaldaja do të lëvizë turbinat për të prodhuar energji. Zoti Desmond thotë se avulli mund të arrijë

temperatura mbi 260 gradë celsius. Ambientalistët në përgjithësi e mbështesin idenë e termocentralëve diellorë, por shumica e tyre dëshirojnë që ekosisteme si ky këtu të vazhdojnë të qëndrojnë të paprekur. “Edhe pse shkretëtira duket e madhe, kur fillon të përdorësh pjesë të saj, kjo mund të ndikojë te mbijetesa afatgjatë e specieve të ndryshme”. Kompania “BrightSource Energy” ka shpenzuar më shumë se 50 milion dollarë deri tani për të rivendosur në mjedisin e saj breshkën e shkretëtirës që ishte në rrezik. Kompania “Brightsource Energy” i ka shitur paraprakisht energji disa pjesëve të Kalifornisë jugore dhe planifikon të fillojë punën në fund të këtij viti. Për më tepër: www.77news.al

Frutat e pyllit, si kurë për zemrën! Studiuesit kanë identifikuar gjithmonë veti shëruese tek frutat e pyllit, por tani një studim i ri afirmon se boronica dhe luleshtrydhet luajnë një rol jetik në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe atakun në zemër tek gratë. Të dhënat treguan se gratë që plotësojnë dietën e tyre me fruta pylli reduktojnë me mbi 30% problemet në zemër në krahasim me ata që konsumonin më pak. Frutat e pyllit kanë sasi shumë të ulët kalorish dhe rekomandohen në shumë programe për dobësim. Ato kanë fuqi të madhe antioksidante dhe ofrojnë më shumë vitaminë C se agrumet. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Agjent Shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692037070/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia krijon lidhje ekonomike me vendet e Amerikës Latine!

Si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike me vendet e Amerikës Latine, këtë javë Turqia do të presë dy konferenca në Aleancën e Paqësorit, në një zonë të tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik të përbërë nga Kili, Kolumbia, Meksika dhe Peruja. Gabriel Duque Mindlenberg, një përfaqësues i përhershëm i Aleancës së Paqësorit dhe i Kolumbisë në Organizatën Botërore të Tregtisë(OBT), do të mbajë fjalim në këto konferenca mjaft të rëndësishme. Temat kryesore të këtyre konferencave do të jenë mundësitë e biznesit në Turqi dhe në vendet e aleancës dhe forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve. Anëtarësimi i Turqisë në këtë aleancë është një hap i rëndësishëm

në përputhje me përpjekjet e saj për rritjen e bashkëpunimit me vendet e rajonit për platformat shumëpalëshe, pjesë e nismës së vendit për të thelluar bashkëpunimet me Amerikën Latine dhe Karaibet. Popullsia e kombinuar e vendeve anëtare të Aleancës së Paqësorit është 200 milionë, ndërsa produkti i brendshëm bruto(PBB) të katër vendeve, arrin në 2 trilionë dollarë, rreth 36 për qind e PBB-së së Amerikës Latine. Si pjesë e themelimit të lidhjeve të saj me Turqinë, Aleanca e Paqësorit po planifikon të hapë një zyrë tregtare në Stamboll. Me fluturimet e "Turkish Airlines" në Brazil dhe në Kolumbi e Meksikë, lidhjet tregtare të Turqisë me këtë rajon pritet të rriten ndjeshëm. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Turqisë dhe katër

Lëvizja

Bëash:Turqia forcon kontrollin e kufijve me BE! Ministri turk për Integrimin Europian dhe kryenegociatori, Egemen Bëash duke folur në një panel në Ankara, ka pohuar se vendi i tij do jetë një “qiell i hapur” për të gjithë emigrantët e paligjshëm si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot mbi liberalizimin e vizave. Kjo marrëveshje e pritur gjatë u nënshkrua, duke lejuar qytetarët turq të hyjnë pa viza në Europë dhe veç kësaj është edhe marrëveshja tjetër për të pranuar të gjithë emigrantët e paligjshëm që të kalojnë në territorin e BE nëpërmjet Turqisë. Hollësi të mëtejshme të marrëveshjes do të shpallen nga kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, pasi politika jonë është të kryejmë negociata të reja për udhëtimin pa viza për të gjithë emigrantët në BE. Turqia ka qenë tradicionalisht një vend tranzit për emigrantët e paligjshëm, por me ekonominë e saj në rritje dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mundësive të punësimit, kohët e fundit ajo është bërë një vend i përqendruar për emigrantët, tha zyrtari i qeverisë turke. Për më tepër: www.77news.al

vendeve anëtare themeluese të Aleancës së Paqësorit ishte 3 miliard dollarë në fund të vitit të kaluar. Në katër vitet e fundit, Turqia dhe Peruja kanë hapur ambasada në vendet e njëri-tjetrit, duke krijuar bazat për forcimin e lidhjeve dypalëshe. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Stamatologe. Dërgoni CV-të tuaja në: f_nandi09@hotmail.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Tek Zgara e Tironës

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë Tel: +355 69 56 75 953

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 18 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013

Hithra

Oferta më e mirë!

VETITË: Ndalon hemoragjitë Lufton aneminë Lufton infeksionet në rrugën urinare Përmirëson punën e mëlçisë Forcon rrënjët e flokëve Lufton zbokthin, etj.

Hithra

PËRDORIMI: Në 1 litër ujë që vlon shtohet 1 dorë me gjethe ose rrënjë. Lihet të ziejë 5 min. Çaji pihet gjatë ditës. Çajra të tjerë: Çaj për mjekimin zemrës dhe uljen e yndyrnave, Çaj për prostatën, Çaj për Majasëllin dhe Kolitin, Çaj për kollën dhe astmën, Çaj diabetik, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 20:00 E Dielë 08:00 - 20:00

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


18 dhjetor