Page 1

www.77news.al

ART Studio

Adresa: Rr.“Lidhja e Prizrenit”, pranë Gardës - Tiranë Cel: +355 68 22 42 709

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 17.12.2013 VITI II - NR.650

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Si të mendosh në mënyrë kreative! Të menduarit në mënyrë kreative Qendra e është thjesht gjetja Mendimit Pozitiv e mënyrave të reja, të cilat janë të përmirësuara për të bërë gjithçka. Shpërblimet e të gjitha llojeve të suksesit janë: suksesi në shtëpi, në punë dhe në komunitet, të cilat varen nga gjetja e mënyrave për t’i bërë gjërat më mirë. Hapi i parë: Beso se mund të bëhet. Ja një e vërtetë themelore: Për të bërë diçka, çfarëdo qoftë, së pari duhet të besojmë se mund të bëhet. Besimi se diçka mund të bëhet e vë mendjen në lëvizje për të gjetur një mënyrë për ta bërë atë. Kur beson, mendja jote e gjen mënyrën për të bërë atë që dëshiron të bësh. Kur beson se diçka është e pamundur, mendja jote shkon të punojë për ty për ta vërtetuar. Por kur beson, vërtet beson, se diçka mund të bëhet, mendja jote shkon të punojë për ty dhe të ndihmon t’i gjesh mënyrat për ta bërë atë. Besimi se diçka mund të bëhet e shtron rrugën për zgjidhje krijuese. Besimi se diçka nuk mund të bëhet është mendim shkatërrues. Kjo vlen për të gjitha situatat, si ato të vogla dhe ato të mëdha. Ti mund të gjesh mënyra për ta pëlqyer një person nëse beson se mundesh. Ti mund të zbulosh zgjidhje për problemet personale nëse beson se mundesh. Ti mund ta gjesh një mënyrë për ta blerë atë shtëpi të re, më të madhe nëse beson se mundesh. Besimi i çliron fuqitë krijuese. Beso, dhe do të fillosh të mendosh – në mënyrë konstruktive. Mendja jote do ta krijojë një mënyrë nëse e lejon atë. Aty ku ka vullnet, ka mënyrë. Beso se mund të bëhet. Kjo është themelore në të menduarit krijues. Ja disa këshilla për të të ndihmuar të zhvillosh fuqi..>> VIJON NË FAQEN 2

Dhuna largon fëmijët nga familja, gratë nuk denoncojnë bashkëshortët! Binaj: Rritja e taksave nuk i shtrenjton çmimet!........................................fq.2 Kruja Bardhë e Zi!....................................................fq.3 Paulo Gjoka: Biznesin e ngrita mbi pasionin për natyrën!.......................................fq.5 Mbledhim kapakët një nga një dhe i tejkalojmë pengesat hap pas hapi!...............fq.6 Naucodie: Liberalizimi i vizave do të ''shtojë kufijtë e Turqisë në BE''!........................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 17 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Binaj: Rritja e taksave nuk i shtrenjton çmimet!

Vjelja e taksave, më shumë se sa rritja e tyre, garanton më shumë investime në rrugë, shkolla, shëndetësi. Ndaj qeveria duhet t'i

miradministrojë taksat, më pas të mendojë rritjen e tyre. Eksperti Kontabël Agim Binaj, në një intervistë për mediat, dha sqarime rreth debatit për paketën fiskale, se më parë duhet përmirësuar sistemi tatimor i administrimit. Ai pranon se janë taksat që sjellin zhvillim dhe se një vend me taksa të ulëta, është i destinuar të mbetet i varfër. "Qeveria sot për sot nuk ka nevojë t'i rrisë taksat. Evazionin fiskal e kanë 50% të GDP, dmthn 50% e të ardhurave nuk regjistrohen në buxhet. Efekti nuk është i vogël, llogariten rreth 900 milion. Pra Shqipëria nuk ka nevojë të rrisë taksa, ka nevojë të administrojë taksat. Ne duhet të krijojmë kulturën e taksave, që secili shqiptar të bëhet i ndërgjegjshëm për të paguar taksat"- tha Binaj. Lidhur me deklarimin e palëve të interesit, se do të ketë rritje të çmimeve, Binaj qartëson se nivelin e çmimeve e përcakton

vetë tregu. "Thonë që do të rritet kostoja e jetesës, po unë nuk e gjykoj kështu, sepse çmimet në treg kanë për bazë kërkesë-ofertën, pra nuk rriten çmimet, sepse nuk do ta blejë njeri. Nuk ma do mendja që ajo do çojë aty"- u shpreh Binaj. Ndikimi i rritjes të barrës fiskale për investitorët, sipas Binajt, nuk përbën pengesë, pasi investitorët kërkojnë garanci. "Investitorët vijnë sepse tatim-fitimi ka qenë dhe 30%, edhe 22% dhe kanë ardhur. Investitori nuk e lidh shumë me sistemin fiskal, por me garancinë që ka ky vend", tha ai. E rëndësishmje sipas Binajt është rritja e përgjegjësisë së qytetarëve, bizneseve dhe administratës tatimore, për një fakt, taksat duhet të paguhen, e të mblidhen. Për më tepër: www.77news.al

interes në prodhim, kontabilitet, financa, dhe elemente të tjera të biznesit. Kjo të jep gjerësi dhe të përgatit për përgjegjësi më të mëdha. 3. Ji përparues (progresiv), jo prapashkues (regresiv). Ja disa hapa: 1. Me etje pranoje shansin për të bërë më shumë. Është kompliment të kërkojnë nga ti të marrësh një përgjegjësi të re. Pranimi i përgjegjësisë më të madhe në punë të bën të dallohesh dhe tregon se je më i vlefshëm. Kur fqinjët e tu kërkojnë nga ti t’i përfaqësosh në një çështje qytetare, prano. Kjo të ndihmon të bëhesh udhëheqës i komunitetit. 2. Pastaj, përqendrohu se “Si mund të bëj më shumë”. Do të vijnë përgjigje krijuese. Disa nga këto përgjigje mund të jenë planifikimi dhe organizimi më i mirë i punës tënde aktuale apo ndërmarrja e mënyrave të shpejta inteligjente në aktivitetet e tua rutinë, apo thjesht heqja dorë krejtësisht nga aktivitete jothelbësore. Shfrytëzimi dhe zhvillimi i ideve Idetë janë fryte të të menduarit tënd. Mirëpo ato duhet të shfrytëzohen dhe të vihen në punë për të pasur vlerë. Idetë janë si lëndët e lisit: shumë pak prej tyre japin fryte sepse ketrat i shkatërrojnë shumicën nga to. Idetë prishen shumë lehtë. Nëse nuk ruhemi, ketrat (njerëzit me të menduar negativ) do t’i shkatërrojnë shumicën prej tyre. Idetë kërkojnë trajtim special që nga koha që lindin derisa të transformohen në

mënyra praktike për t’i bërë gjërat më mirë. Përdori këto tri mënyra për t’i shfrytëzuar dhe zhvilluar idetë e tua: 1. Mos lejo të ikin idetë. Shkruaji ato. Çdo ditë lindin shumë ide të mira, por e keqja është se ato vdesin shpejt, sepse nuk shkruhen në letër. Kujtesa është skllav i dobët kur është fjala për ruajtjen dhe kultivimin e ideve të reja. Mbaj një bllok shënimesh me vete. Kur të vijë një ide, shkruaje. Njerëzit me mendje pjellore, krijuese e dinë se një ide e mirë mund të mbijë në çdo kohë, në çdo vend. Mos lejo të ikin idetë; përndryshe i shkatërron frutat e të menduarit tënd. 2. Pastaj, rishikoji idetë e tua. Futi këto ide në një dosje aktive. Ndërto një dosje dhe pastaj kontrolloje rregullisht dosjen tënde të ideve. Ndërsa kalon nëpër ide, disa, për arsye shumë të mira, mund të mos kenë fare vlerë. Hiqi qafe ato. Përderisa ideja ka ndonjë premtim, mbaje. 3. Kultivoje dhe shërbeje idenë tënde, bëje të rritet, mendo për të. Lidhe idenë me ide të ndërlidhura. Lexo çdo gjë që mund të gjesh që në një farë mënyre i ngjan idesë tënde. Hetoji të gjitha këndet. Pastaj, në kohën e duhur, bëje atë të punojë për ty, për punën tënde, për të ardhmen tënde. Përdor këto teknika për të menduar në mënyrë kreative (krijuese). *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... krijuese përmes besimit: 1. Eleminoje fjalën e pamundur nga fjalorët e të menduarit tënd. E pamundur është fjalë e dështimit. Mendimi “Është e pamundur” nis një reaksion zinxhir të mendimeve të tjera për ta vërtetuar se ke të drejtë. 2. Mendo për diçka speciale që dëshiron të bësh por ke ndjerë se s’mundesh. Bëj një listë të arsyeve pse mund ta bësh atë. Shumë nga ne i gozhdojnë dhe i shuajnë dëshirat tona thjesht sepse përqëndrohemi tek ajo se pse nuk mundemi, kur gjëja e vetme e denjë për përqendrimin tonë mendor është se mundemi. Shmangia e të menduarit tradicional Të menduarit tradicional është armiku personal numër një për personin që është i interesuar për program personal krijues të suksesit. Të menduarit tradicional e ngrin mendjen, bllokon përparimin dhe parandalon zhvillimin e fuqisë krijuese. Ja tri mënyra për ta luftuar atë: 1. Prano idetë. Mirëpriti idetë e reja. Shkatërroji këto mendime: “Nuk do të funksionojë”, “Nuk mund të bëhet”, “Është e kotë” dhe “Është budallallëk”. 2. Ji person eksperimentues. Ndërpriti rutinat e ngrira. Ekspozoje veten ndaj restoranteve të reja, librave të rinj, teatrove të reja, miqve të rinj; bjeri një rruge tjetër për punë ndonjë ditë, shko me pushime, bëj diçka të re dhe ndryshe në këtë fundjavë. Nëse puna jote është në shpërndarje, trego Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 17 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Panairi Kombëtar i Artizanatit! Hapet Panairi Kombëtar i Artizanatit. Mjeshtra të artizanatit paraqitën punimet e tyre me motive nga tradita. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Sheshi "Tre vëllezërit Frashëri", Tiranë

Kruja Bardhë e Zi! Ditë dhjetori në Krujë. Fototregim!

Përgatiti: I.Ç

Një Moment me pak Koment...

Krujë

Ofrohet vend pune Kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0698411175/ Për më tepër www.biznesunion.al

Zgara

Cel: +355 66 70 10 600 +355 67 38 19 930

Ofertë

+355 68 58 87 776 +355 69 67 57 733

Prej datës 16/11 – 26/11 2 lakrorë të vegjël + 1 coca-cola = 1000 lekë 2 lakrorë të mesëm + 1 coca-cola = 1400 lekë 2 lakrorë të mëdhenj + 1 coca-cola = 1800 lekë

Për çdo lakror merr 1 coca-cola falas!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E MARTË, 17 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Dhuna largon fëmijët nga familja, gratë hezitojnë të denoncojnë bashkëshortët! Nuk janë pak, por një në dy gra dhunohen në Shqipëri e megjithatë ato shpesh nuk janë gati që të flasin hapur për dhunën në familje. Alkooli është një nga faktorët që ndikon tek dhuna në familje dhe kjo duket qartë nga niveli i lartë i raportimit të grave, ku 69.1% thonë se partneri është shpesh nën efektin e alkoolit, ndërsa 35,5% pohojnë se partnerët e tyre konsumojnë shumë pije. Nisur nga kjo gjendje raporti për dhunë në familje nxjerr në pah se bashkëshortet e këtyre burrave përjetojnë thujase çdo lloj dhune në familje, nga ajo psikologjike deri në dhunën seksuale. Fëmijët janë ata që pas nënës lëndohen më shumë në familjet ku ushtrohet dhunë. Ata janë dëshmitarë të sjelljeve agresive në shumicën e rasteve.

Foto ilustruese

86.4% e grave të dhunuara kanë raportuar se fëmijët e tyre janë dëshmitarë të dhunës në familje, 42,8% e fëmijëve kishin probleme depresioni e ankthi, si pasojë e dhunës në familje, 31,2% e fëmijëve jetonin me frikë, 19,2% e fëmijëve janë lënduar ose dëmtuar dhe 5,5% e tyre kanë braktisur shtëpinë për të jetuar tek të afërm për t’i shpëtuar dhunës në familje. Pavarësisht kësaj traume të madhe familjare, gratë e dhunuara ende kanë frikë të denoncojnë bashkëshortët dhunues. Nga 52,8 % e grave që dhunohen vetëm 7,1% kanë guxuar të kërkojnë ndihmë autoriteteve, ndërsa të tjerat vazhdojnë të vuajnë në heshtje dhunën e ushtruar ndaj tyre. Për më tepër: www.77news.al

Taksat e reja pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale!

Në janar të vitit 2014, tatim - fitimi i bizne-

sit të madh do të rritet në 15 %, akciza e karburantit do të rritet me 7 lekë dhe pagat mbi 130 mijë lekë do të tatohen me 23%. Këto janë disa prej taksave që qeveria ka vendosur të rrisë në paketën e re fiskale të taksimit progresiv. Në draftin me ndryshimet fiskale, është vendosur rritja e tatim –fitimit të biznesit të madh nga 10 në 15%. Për biznesin e vogël me një xhiro vjetore nën 8 milionë lekë ky tatim do të jetë 7.5%. Taksim progresiv është vendosur edhe në të ardhurat personale nga pagat. Për pagat nën 30 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat do jetë zero. Nga 30 mijë lekë deri në 130

mijë lekë do taksohet me 13%, ndërsa sipër këtij niveli do tatohen me 23%. Në të dyja rastet tatohet vetëm diferenca që mbetet nga zbritja e shumës 30 mijë lekë të reja që nuk përfshihet në taksim. Në paketën e re fiskale është vendosur të rritet edhe akciza në disa prej produkteve bazë, si karburanti, duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht për cigaret nga 70 lekë/paketa që është aktualisht, në 1 janar 2014 parashikohet të jetë 90 lekë. Për duhanin e dredhur, akciza do të dyfishohet, ndërsa për pijet alkoolike rritja e kësaj takse do të arrijë deri në 30%. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Financier. Dërgoni CV-të tuaja në: burimetnjerezore@shekulli.com.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Argjendari

“ERKAN”

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 17 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Paulo Gjoka: Biznesin e ngrita mbi pasionin për natyrën!

Paolo Gjoka është pronari i biznesit "Lule Natyrale Gjoka". Për të ngritur biznesin e tij, ai ka bërë përpjekje të mëdha jo vetëm për pjesën e nevojshme financiare, por edhe në pjesën e mentalitetit shqiptar, pasi shumë prej nesh akoma e neglizhojnë pjesën e gjelbërimit apo dhe të blerjes së luleve. Gjoka ka bërë dhe shumë përpjekje për të fituar eksperiencën e duhur në kultivimin e bimëve dekorative. Gjatë një interviste për gazetën "77 News" , ai tregon se si u bë pjesë e biznesit të bimëve dekorative, pasionin e tij për natyrën, vë-

shtirësitë e hasura dhe sigurisht kënaqësinë që të jep suksesi në punë. Prej sa vitesh keni filluar aktivitetin tuaj? Biznesin tim e kam ngritur në vitin 2009. Fillimi ishte i vështirë sikurse për çdo individ që vendos të ndërmarrë një sipërmarrje dhe e mira e një biznesi si ky i imi është sepse në fillim nuk kërkon një kapital të madh për t’u ngritur, siç mund të kërkojnë sipërmarrje të tjera. Unë e kam nisur me një ambient shumë të vogël në fillim dhe gradualisht e zgjerova atë në përmasat që ka sot, në një serë

të madhe të cilën e kam të vendosur në Mamurras. Në Tiranë, kam një ambient (dyqan) ku ekspozoj dhe shes lule të ndryshme. Gjithashtu kam edhe tre dyqane të tjera në Tiranë ku shes lulet e mia. Këto dyqane, kam zgjedhur t’i hap në ato zona të Tiranës ku dhe lëvizja e njerëzve është më e madhe. Më vonë do ta zgjeroj biznesin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Disa lule që janë të përshtatshme për klimën tonë unë i kultivoj vetë, ndërsa disa të tjera i importoj nga jashtë, kryesisht nga Hollanda. Pse zgjodhët këtë biznes dhe jo diçka tjetër? Unë e dashuroj natyrën bashkë me gjithçka. Sipërmarrja jonë ju vjen në ndihmë me sistemime dhe gjelbërime të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, komplekseve të banimit, vilave, lokaleve, hoteleve, etj. Gjithashtu ne shërbejmë edhe me lule natyrale, vazo për lule, kompozim buqetash dhe shumë aksesorë të tjerë. Çelësi i suksesit tuaj? Korrektësia me klientët dhe mënyra e bërjes së marketingut janë dy elemente shumë të rëndësishëm që e rrisin, fuqizojnë dhe e bëjnë më të besueshëm në treg një biznes. Ju lutem mund t'i jepni dashamirësve të gjelbërimit, një adresë për të gjetur pikën tuaj? Me kënaqësi, rruga "Don Bosko", 30 m larg nga kryqëzimi me Unazën. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Operatore. Dërgoni CV-të tuaja në: Internet_caffe@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Gjiri i Lalzit E-mail: eduartpitarka@gmail.com

Lëvizja

Cel: +355 69 42 82 025 +355 69 40 98 047

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 17 DHJETOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbledhim kapakët një nga një dhe i tejkalojmë pengesat hap pas hapi! Projekti "Mbledhim kapakët një nga një dhe i tejkalojmë pengesat hap pas hapi" që ka filluar në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin Egje në Izmir të Turqisë është bërë shpresë edhe për veteranët e luftës në Kosovë. Ky projekt ka filluar rreth 1 vit e gjysëm më parë me një kapak të vetëm blu të shisheve plastike (për ujin) dhe deri tani janë mbledhur rreth 250 milionë kapakë të tillë, nga riciklimi i të cilëve janë siguruar të ardhura të mjaftueshme për të blerë rreth 100 karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Projekti në të njëjtën kohë mbron edhe natyrën dhe përkrahet si nga banorët e thjeshtë, ashtu edhe nga ambientalistët. Kurse ideatori dhe nismëtari i këtij projek-

ti, Kushtrim Ahmeti, i cili është student i degës së Stomatologjisë në Universitetin Egje është nga Gjilani i Kosovës. Ahmeti bën të ditur se vënien në jetë të këtij projekti në Turqi e ndau edhe me bashkatdhetarët e tij kur shkoi për pushime në Kosovë dhe për një kohë të shkurtër njerëzit filluan të mbledhin kapakë blu edhe aty. Kushtrimi bën të ditur se pas Kosovës, projekti gjeti përkrahje të gjerë edhe në BosnjëHercegovinë dhe Shqipëri. Ndërkaq Ahmeti jep edhe informacione për projektin dhe bën të ditur se 250 kg kapakë plastikë janë të barabartë me 1 karrocë. Për 250 kg kapakë duhen mbledhur 15.000 kapakë blu. Për më tepër: www.77news.al

Kakao rrit vëmendjen intelektuale! Në jetën e përditshme përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse. Kakao është e pasur me flavanol. Flavanolis mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. 90 njerëz të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morën në analizë. Për rreth 8 javë, tri grupet kanë marrë kakao me nivele të ndryshme të flavanolisit (të lartë, të mesëm dhe të ulët).

Grupi që mori kakao me përmbajtje të lartë flavanolis, realizoi një performancë më të mirë se të tjerët për sa u përket testeve të vëmendjes dhe reflektimit. Ky përfundim u arrit nga studiuesit italianë të Universitetit të Akuilas, përcjell Civitas. Shkencëtarët kanë bërë me dije se kakaoja është përbërësi numër një për të përforcuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Agjent Shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692037070/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 17 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Naucodie: Liberalizimi i vizave do të ''shtojë kufijtë e Turqisë në BE''!

Këshilltari i parë i Delegacionit të Bashkimit Europian (BE) në Turqi, Francois Naucodie tha se marrëveshja e liberalizimit të vizave që do të nënshkruhet midis Turqisë dhe BE-së do të shtojë kufijtë e Turqisë në BE. “Me këtë marrëveshje, do të ndërmerren një numër hapash në lidhje me emigracionin e paligjshëm. Tani, kufijtë e Turqisë bëhen kufijtë e BE-së”, tha

ai. Vendimi për nënshkrimin e Marrëveshjes së ripranimit u njoftua në Bruksel më 4 dhjetor, pasi Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu zhvilloi takime me komisionarët europianë për zgjerim dhe çështjet e brendshme, Cecilia Malstom dhe Stefan Fule. Turqia ra dakord të pranoj emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territoret e BE-së nëpërmjet Turqisë, por

Lëvizja

Fondacioni Humanitar turk nis fushatën e ndihmave për Gazën! Vendet islamike dhuruan mbi 6.5 milionë dollarë për Gazën në kuadër të fushatës. Fondacioni Humanitar i Ndihmave të Turqisë (IHH) njoftoi të dielën se vendet islamike dhuruan mbi 6.5 milionë dollarë për Gazën në kuadër të fushatës të nisur nga organizata. Duke folur në Konferencën Islamike Botërore, Presidenti i IHH-së, Bylent Jëlldërëm tha se Gaza është rikthyer në gjendjen e para incidentit të Mavi Marmarasë në të cilin nëntë pasagjerë turq u vranë në një përleshje me forcat izraelite që bastisën anijen turke gjatë rrugëtimit të saj drejt Gazës. “Ne kemi nisur një fushatë ndihme për në Gaza, e cila është nën bllokadë. OJQ-të (Organizatat Jo Qeveritare) duhet të marrin masa për Gazën”, tha Jëlldërëm duke shtuar se “Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) duhet të ndihmojë për të hapur një korridor humanitar në Gaza përmes Egjiptit”. Fondacioni Humanitar i Ndihmave të Turqisë (IHH) është një organizatë joqeveritare e cila është aktive në më shumë se 100 vende. Për më tepër: www.77news.al

ajo ka të drejtë të pezullojë marrëveshjen në rast të mosrespektimit të BE-së ndaj procesit të liberalizimit të vizave. Nëse procesi shkon pa probleme, pas nënshkrimit të marrëveshjes, shtetasit turq do hyjnë në Europë pa viza pas tre vitesh. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Stamatologe. Dërgoni CV-të tuaja në: f_nandi09@hotmail.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

L U X Lëvizja

A d re s a : Rruga: "Besim Alla” Ce l : + 35 5 69 63 85 53 0

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 17 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013

Çaj Jeshil

Oferta më e mirë!

PËRBËRËSIT: Arotenoid, Klorofile, Vitamine C, E Kalium, Mangan, etj VETITË: Forcon sistemin e imunitetit. Ngadalëson plakjen. Ul nivelin e sheqerit. Lufton rënien e flokut. Parandalon aknet. Lufton alergjitë. PËRDORIMI: Merrni 1-2 lugë çaji dhe futeni në një filxhan me ujë të zier. Pasi ta lini për 5 min. sa uji të marri vlerat e çajit më pas me anë të një site shtijeni lëngun në një gotë me akull nëse e pëlqeni të ftohtë. Rekomandohet të pihen 3 filxhana çaj në ditë.

Çajra të tjerë: Çaj për gurë dhe infeksione në veshka, Milca Bar Blete, Çaj për uljen e yndyrnave në gjak, Çaj për forcimin e rrënjës së flokut, Çaj natyral për dobësim, etj.

310 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 20:00 E Dielë 08:00 - 20:00

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


17 dhjetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e re

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you