Gazeta 77 news botimi nr 194

Page 4

Welcome to Albania!

E DIELË, 16 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

22 vjeçari endacak: Katër vëllezërit e mi jetimë, mund të kthehen në lypsarë!

Ilir Saliu

N

ë një shtet social, fëmijët jetimë pasi dalin nga institucionet e përkujdesjes gjejnë mbështetjen nga shteti apo shoqatat me qëllim përshtatjen e tyre në shoqëri, por në Shqipëri shpeshherë ndodh e kundërta e këtij parimi. Kjo gjë ka ndodhur dhe me 22 vjeçarin Ilir Saliu (pas vdekjes së nënës), i cili pasi doli nga shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli”, për shkak të moshës, përfundoi në një endacak dhe ka rreth 4 vjet që “shëtit” në rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë. I riu shprehet se këtë fat do të përjetojnë dhe vëllezërit e tij më të vegjël pasi të dalin nga shtëpia e fëmijës, sepse babai është në një gjendje të rëndë

shëndetësore dhe qëndron në një barakë në kushte skandaloze. Nga jeni dhe ku banoni? Unë jam nga Tirana dhe jetoj bashkë me babain tim të sëmurë tek “Stacioni i Trenit” në Tiranë, në një barakë të vjetër dhe në kushte skandaloze. Jeta jonë u shkatërrua pesë vjet më parë, menjëherë pas vdekjes së nënës. Ajo u sëmur për rreth një vit e gjysëm dhe ishte shtruar në sanatorium për shkak të një sëmundjeje që kishte në mushkëri. Katër vëllezërit e mi, më të vegjël në moshë, për shkak se nuk kishte kush kujdesej për ta, u detyruam që t’i çonim në shtëpinë e fëmijës “Zuber Hallulli”, ndërsa babai një vit e gjysëm pas vdekjes së nënës u sëmur rëndë. A mjekohet babai juaj? Ai ka probleme të shëndetit mendor dhe qëndron i mbyllur në barakë pa marrë asnjë lloj mjekimi. Unë e kam të pamundur që të gjej një mënyrë për të ndihmuar babain, gjithashtu, asnjë shoqatë e komunitetit egjiptian apo përfaqësues nga bashkia, nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë për të evidentuar problemin e për t’i dhënë atij ndihmë mjekësore. Aktualisht, gjendja e babait është tepër e rëndë. Po ju, përse lypni? Unë jam i detyruar për shkak të vështirësive ekonomike që të shkoj në të gjitha lokalet e qendrës së Tiranës dhe të kërkoj lekë nga njerëzit, me qëllim për të mbije-

tuar si dhe për të ndihmuar babain. Edhe vetë kam qenë në shtëpinë e fëmijës një vit, po duke qenë se mbusha moshën, atëherë nuk mund të qëndroja më atje. Kam frikë se vëllezërit e mi, pasi të dalin nga ky institucion, do të përfundojnë të lypin ashtu si puna ime. Pjesën më të madhe të kohës jam i detyruar që të fle jashtë, sepse baraka ku unë qëndroj ka lagështirë. Bredh si endacak nga një vend në tjetrin. Cili është arsimimi juaj si dhe a keni kërkuar të punësoheni? Të them të drejtën, kam bërë vetëm dy klasë shkollë e më tej nuk kam vazhduar. Të paktën di të shkruaj dhe të lexoj. Kërkoj që të punoj si të gjithë njerëzit e tjerë, sepse jeta nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Nëse unë punoj atëherë besoj se shumë gjëra do të ndryshojnë, pasi unë do të kisha të ardhurat e mia, që do t’i vinin në ndihmë babait si dhe vëllezërve të mi në të ardhmen. Ne nuk gëzojmë statusin e jetimit dhe nuk kemi asnjë lloj mbrojtjeje ligjore e në këto kushte s’kemi asnjë lloj mundësie që të kërkojmë të drejtat tona ligjore. Prandaj, kërkoj që dikush të na mundësojë statusin e jetimit për vëllezërit, sepse babai është i papërgjegjshëm dhe nuk është i aftë të kujdeset për ta. Njëkohësisht, do të doja që të punoja në çfarëdolloj pune, vetëm e vetëm që të ndihesha një njeri me vlerë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Illyrians Shpk ofron vend pune Agjent Shitjeje. CV në adresën e email: shabanaj.adlino@illyrians.biz/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 410 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.