Issuu on Google+

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E DIELË, 16.09.2012 VITI I - NR.194 ...>>fq.4

MENDIMI POZITIV

Mëso të thuash jo!

N

jë problem madhor tek njerëQendra e zit që janë të mbingaMendimit Pozitiv rkuar më stres është se nuk thonë jo atëherë kur duhet. Ndoshta nëna iu kërkon të çoni gjyshen të supermarketi, por jeni në mes të një projekti të rëndësishëm. Ndoshta, mikja juaj më e mirë iu kërkon të kujdeseni për fëmijën e saj, kur ti ke bërë plan për të prerë flokët. Nuk ka asnjë arsye pse të thoni gjithmonë po. Në fakt, janë shumë herë që duhet t’i hidhni poshtë këto arsye. Nëse e gjeni veten duke bërë gjëra që nuk dëshironi, jeni një njeri pozitiv. Në përgjithësi, kjo nuk është një sjellje e keqe, por mund të kthehet në një stres të madh. Njerëzit që thonë gjithmonë po janë njerëz që mendojnë për nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre. Rrallë bëjnë gjëra për vetën e tyre dhe në një moment të caktuar ndihen fajtor për këtë. Është vështirë të jesh ai lloj njeriu që thotë vetëm po. Personat që thonë vetëm po frenojnë veten e tyre dhe nuk shprehin atë që mendojnë, ose se çfarë duan dhe nuk të kthejnë përgjigje se çfarë mendojnë nëse një person do merzitej me ta. Akoma ata rrinë me persona që nuk e vlerësojnë ndihmën e tyre. Në fakt, njerëzit që thonë vetëm po, shpesh nxitën të ndihmojnë njerëz të palumtur dhe të ndjeshëm, të ndjehen mirë edhe nëse kjo dëmton veten e tyre. Të përpiqesh të kënaqësh njerëz të tjerë është e tepërt dhe personat që dinë të thonë vetëm po, ndihen në ankth, të shqetësuar, të palumtur dhe të lodhur gjatë gjithë kohës. Ndoshta nuk e kuptojnë arsyen pse asnjë nuk bën asgjë për ta, kur ata bëjnë kaq shumë për të tjerët, këta persona nuk pyeten... >> VIJON NË FAQEN 2

22 vjeçari endacak:

Katër vëllezërit e mi jetimë, mund të kthehen në lypsarë! Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Pukë!.....................................f.2 Berisha biznesit finlandez: Investimet tuaja në Shqipëri, histori suksesi!............f.4 Intervistë/Ali Lilaj: Në spitalin e Tepelenës mungojnë mjekët specialistë!.................................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Blerda Kuliçi: Praktika mësimore, urë lidhëse me tregun e punës!.f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E DIELË, 16 SHTATOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Pukë!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

P

uka, ka qenë qyteti verior i radhës ku Lëvizja Shqipëria e Re organizoi tryezën me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 20122021”. Të rinjtë e shumtë pjesëmarrës në këtë tryezë të rrumbullakët kanë sugjeruar konkretisht ide sesi këta sektorë mund të zhvillohen për të sjellë mirëqenie dhe zhvillim në qytetin e tyre. Koordinatorja e LSHR-së, Lisana Subashi i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e platformës së kësaj force të re politike, e cila tashmë po organizon tryeza të tilla në të gjithë Shqipërinë.“Jemi në Pukë për të dëgjuar dhe mbledhur idetë tuaja, sesi ky qytet mund të zhvillohet. Platforma do të përcillet në institucionet vendimmarrëse, me synim përfaqësimin e zërit tuaj, pasi ne iu shohim si e ardhmja e vendit”, u shpreh ajo. E reja Besmira Aliaj, psikologe në profesion, sugjeroi rritjen e investimeve në sektorë të ndryshëm. Sipas saj, turizmi në Pukë do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik. “Ngritja e bujtinave të shumta si dhe zhvillimi i sportit

të skive, madje edhe organizimi i një kampionati, do të sillte turistë dhe të ardhura për ne. Puka ofron natyrë mbresëlënëse, ushqim të shëndetshëm (bio), ujë cilësor si dhe një mikpritje të ngrohtë”, tha ajo. Milain Qarri, berber në profesion, sugjeroi zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ngritjen e sipërmarrjeve të premtuara si dhe një transparencë më të madhe përsa i përket mënyrës sesi bashkia e qytetit menaxhon fondet, sidomos kur bëhet fjalë për masat që duhet të merren në rastet e bllokimit nga dëbora apo në ruajtjen e pyjeve nga zjarret, që shkaktohen nga temperaturat e larta gjatë stinës së verës. “Këtu ka shumë mundësi punësimi, dikur u premtua se do të ndërtohej burgu si dhe spitali Senatorium. Asgjë nuk është bërë. Ne kërkojmë të ndërtohen këto institucione, pasi Puka do të kishte më tepër punësim dhe zhvillim. Gjithashtu, propozoj ndërtimin e një fabrike e cila do të përpunonte drurin dhe menaxhonte këtë të fundit në mënyrë të dobishme”, u shpreh ai. Ndërsa, i riu Denis

Uka sugjeroi zhvillimin e sektorit minerar. “Puka ka shumë miniera të pashfrytëzuara, nëse ata do të hapen dhe menaxhohen siç duhet, atëherë do të ketë vende të shumta pune”, tha ai. Lidhur me sistemin arsimor, të rinjtë kërkuan rimëkëmbjen e bibliotekës së qytetit, më tepër aktivitete kulturore, rritje të cilësisë së arsimit në mënyrë që konkurenca në tregun e punës të jetë e fortë si dhe në shtimin e numrit të shkollave profesionale. “Tregu i punës duhet të jetë konkurues për të sjellë zhvillim. Kështu mund të ecim përpara. Që kjo të ndodhë duhet të rritet cilësia e arsimit dhe të ketë meritokraci në mënyrën e vlerësimit të nxënësve”, u shpreh Andi Arifaj. Të pranishmit sugjeruan gjithashtu një rini më aktive në ngritjen e zërit për më shumë problematika sociale e mjedisore deri tek përgatitja e peticioneve, si dhe një ndjenjë më të madhe vullnetarizmi në rradhët e tyre. Ata e cilësuan tryezën, të dobishme dhe të domosdoshme në organizimin e tyre, madje kërkuan edhe të përfaqësohen nga LSHR.“Ne duam të organizohemi dhe të përfaqësohemi, iu përgëzojmë për këtë nismë, e cila është e para në llojin e saj që vjen në Pukë”, u shpreh Ergys Aliaj. Përsa i përket shërbimeve sociale, sipas të rinjëve, ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët, ndërsa shërbimin spitalor e cilësuan në nivelet e duhura. Në përfundim të kësaj tryeze, Lisana Subashi, koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re i njohu të rinjtë edhe me platformën e kësaj force të re politike, e cila do të jetë një alternativë premtuese në zgjedhjet e ardhshme. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

keq, këta persona janë edukuar që vlerat e tyre të varen në të bërit të gjërave për të tjerët. Është e dhimbshme të thuash vetëm po. Besojeni këtë. Njerëzit që thonë vetëm po nuk janë të ndjeshëm vetëm më njerëzit e tjerë por edhe me problemet e tyre. Shpeshherë, këto probleme i vlerësojnë si personale, duke neglizhuar dhe harruar të përqen-

drohen tek problemet e tyre. Kur i kushtohen vetes në ndonjë moment, ndihen egoistë, tolerues dhe fajtorë, kjo është dhe arsyeja pse janë gjithë kohës në nxitim për të përfunduar gjërat shpejt, sepse këto njerëz bëjnë aq shumë për të tjerët. Janë tepër të prekshëm dhe mund të përfitosh shumë lehtë nga ata. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 fare nga të tjerët se çfarë iu nevojitet. Ky është kurthi në të cilin bien! E gjejnë veten e tyre gjithmonë duke ndihmuar të tjerët. Por, kur kërkojnë ndihmë nga të tjerët, të gjithë janë të zënë me punët e tyre. Kjo linjë vazhdon pasi këta persona që thonë vetëm po, ndihen të detyruar dhe jo gjithmonë bëjnë atë që duan. Për fat të Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 16 SHTATOR 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Berisha biznesit finlandez: Investimet tuaja në Shqipëri, histori suksesi!

K

ryeministri Berisha priti në takim, një delegacion finlandez, në përbërje të të cilit ishin politikanë dhe përfaqësues të biznesit, të kryesuar nga senatori Markus Aaltonen, njëherësh edhe themelues i grupit parlamen-

tar të miqësisë mes dy vendeve dhe i Shoqatës “Miqtë e Shqipërisë në Finlandë”. Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë prezantoi potencialet investuese në fushën e turizmit, detar dhe malor, në sektorin e energjisë dhe të minierave, sektorë që po zhvillohen me ritme shumë të shpejta në këto vitet e fundit. Energjia e rinovueshme, zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm janë shtylla kryesore të qeverisjes, tha Kryeministri. Ai prezantoi edhe zhvillimet e fundit politike, përpjekjet për të realizuar reformat e domosdoshme për marrjen e statusit kandidat dhe për thellimin e demokracisë në Shqipëri. Kryeministri e mbylli prezantimin, duke i ftuar ata të nxisnin investitorët finlandezë të shtrijnë projektet e tyre edhe në

Shqipëri, duke garantuar se qeveria do të jetë mbështetëse e fortë e iniciativave sipërmarrëse të tyre, për t’i kthyer ato në histori suksesi. Zoti Aaltonen vlerësoi potencialet turistike të Shqipërisë dhe zhvillimin e shpejtë të vendit tonë. “Na ra menjëherë në sy potenciali i mrekullueshëm turistik i Shqipërisë. Nga dy vizitat në këtë vend, e para në vitin ’83 dhe e dyta në vitin ’90, e gjeta Shqipërinë një vend tërësisht të zhvilluar në mënyrë impresionuese. Arritjet dhe zhvillimet janë vërtet të shënuara dhe përshtypjet tona do t’i transmetohen finlandezëve në forma të ndryshme”, tha Aaltonen. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Nis rikonstruksioni i 4 rrugëve, në Njësinë Bashkiake nr.8

B

a s h k i a e T i ra n ë s k a n i s u r rikonstruksionin e rrugëve të amortizuara të qytetit. Me një investim prej 7.8 milionë lekësh do të bëhet rikonstruksioni i 4 rrugëve që shtrihen në Njësinë Bashkiake Nr. 8. Afati i përfundimit të punimeve në këto rrugë, të cilat u shërbejnë 5000 banorëve, është 4 muaj. Nisja e punimeve është inspektuar nga Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku.“Pas 10 vitesh, Bashkia e Tiranës kthehet në Njësinë nr.8. Besoj se të gjithë e shikuat, se për 10 vite, rrugët, rrugicat e Njësisë Bashkiake nr.8, kanë qenë pothuajse të braktisura nga investimet e Bashkisë. Sot, ne fillojmë

me një investim prej 7.8 milionë lekësh të reja, në 4 rrugicat që ndodhen këtu në zemër të Tiranës, në rrugën “Riza Cerova”, “Thanas Ziko”, “Ramazan Farka” dhe “Demir Gashi”, një investim i Bashkisë i cili do i paraprijë dhe sigurisht do të jetë i integruar edhe me zhvillimet e planit urban të qytetit të Tiranës", është shprehur Tabaku. Krahas rikonstruksionit të këtyre rrugëve, zonja Tabaku ka përmendur edhe investime të tjera, që nisin së shpejti në këtë njësi bashkiake. "Në Njësinë Bashkiake nr.8 do të vazhdojë edhe sistemi i ujësjellës-kanalizimeve, për “Rrugën e Dibrës”, që do pasohet nga investimi

në rrugën e Dibrës, një investim rreth 90 milionë lekë i Bashkisë së Tiranës, për të rehabilituar komplet rrugën kryesore të kësaj zone por njëkohësisht edhe me 8 investime të tjera, si në zonën ku ndodhemi tani por edhe në zonën rurale sipër Unazës, duke filluar me rrugën “Pandi Stillo”, shumë shpejt", theksoi nënkryetarja e Bashkisë. Tabaku shtoi më tej se po identifikohen të gjithë zonat ku ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që qytetarët të ndiejnë në çdo pjesë të qytetit, vëmendjen e Bashkisë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

AVANCE SHPK ofron vend pune Pasticjere. CV në adresën e email: icarcani@sori-al.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E DIELË, 16 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

22 vjeçari endacak: Katër vëllezërit e mi jetimë, mund të kthehen në lypsarë!

Ilir Saliu

N

ë një shtet social, fëmijët jetimë pasi dalin nga institucionet e përkujdesjes gjejnë mbështetjen nga shteti apo shoqatat me qëllim përshtatjen e tyre në shoqëri, por në Shqipëri shpeshherë ndodh e kundërta e këtij parimi. Kjo gjë ka ndodhur dhe me 22 vjeçarin Ilir Saliu (pas vdekjes së nënës), i cili pasi doli nga shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli”, për shkak të moshës, përfundoi në një endacak dhe ka rreth 4 vjet që “shëtit” në rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë. I riu shprehet se këtë fat do të përjetojnë dhe vëllezërit e tij më të vegjël pasi të dalin nga shtëpia e fëmijës, sepse babai është në një gjendje të rëndë

shëndetësore dhe qëndron në një barakë në kushte skandaloze. Nga jeni dhe ku banoni? Unë jam nga Tirana dhe jetoj bashkë me babain tim të sëmurë tek “Stacioni i Trenit” në Tiranë, në një barakë të vjetër dhe në kushte skandaloze. Jeta jonë u shkatërrua pesë vjet më parë, menjëherë pas vdekjes së nënës. Ajo u sëmur për rreth një vit e gjysëm dhe ishte shtruar në sanatorium për shkak të një sëmundjeje që kishte në mushkëri. Katër vëllezërit e mi, më të vegjël në moshë, për shkak se nuk kishte kush kujdesej për ta, u detyruam që t’i çonim në shtëpinë e fëmijës “Zuber Hallulli”, ndërsa babai një vit e gjysëm pas vdekjes së nënës u sëmur rëndë. A mjekohet babai juaj? Ai ka probleme të shëndetit mendor dhe qëndron i mbyllur në barakë pa marrë asnjë lloj mjekimi. Unë e kam të pamundur që të gjej një mënyrë për të ndihmuar babain, gjithashtu, asnjë shoqatë e komunitetit egjiptian apo përfaqësues nga bashkia, nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë për të evidentuar problemin e për t’i dhënë atij ndihmë mjekësore. Aktualisht, gjendja e babait është tepër e rëndë. Po ju, përse lypni? Unë jam i detyruar për shkak të vështirësive ekonomike që të shkoj në të gjitha lokalet e qendrës së Tiranës dhe të kërkoj lekë nga njerëzit, me qëllim për të mbije-

tuar si dhe për të ndihmuar babain. Edhe vetë kam qenë në shtëpinë e fëmijës një vit, po duke qenë se mbusha moshën, atëherë nuk mund të qëndroja më atje. Kam frikë se vëllezërit e mi, pasi të dalin nga ky institucion, do të përfundojnë të lypin ashtu si puna ime. Pjesën më të madhe të kohës jam i detyruar që të fle jashtë, sepse baraka ku unë qëndroj ka lagështirë. Bredh si endacak nga një vend në tjetrin. Cili është arsimimi juaj si dhe a keni kërkuar të punësoheni? Të them të drejtën, kam bërë vetëm dy klasë shkollë e më tej nuk kam vazhduar. Të paktën di të shkruaj dhe të lexoj. Kërkoj që të punoj si të gjithë njerëzit e tjerë, sepse jeta nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Nëse unë punoj atëherë besoj se shumë gjëra do të ndryshojnë, pasi unë do të kisha të ardhurat e mia, që do t’i vinin në ndihmë babait si dhe vëllezërve të mi në të ardhmen. Ne nuk gëzojmë statusin e jetimit dhe nuk kemi asnjë lloj mbrojtjeje ligjore e në këto kushte s’kemi asnjë lloj mundësie që të kërkojmë të drejtat tona ligjore. Prandaj, kërkoj që dikush të na mundësojë statusin e jetimit për vëllezërit, sepse babai është i papërgjegjshëm dhe nuk është i aftë të kujdeset për ta. Njëkohësisht, do të doja që të punoja në çfarëdolloj pune, vetëm e vetëm që të ndihesha një njeri me vlerë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Illyrians Shpk ofron vend pune Agjent Shitjeje. CV në adresën e email: shabanaj.adlino@illyrians.biz/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 410 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 16 SHTATOR 2012

INTERVISTË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021 në Tepelenë”!

Ali Lilaj: Në spitalin e Tepelenës mungojnë mjekët specialistë!

Ali Lilaj

A

li Lilaj, në një intervistë për "77 News", thotë se në spitalin e Tepelenës mungojnë mjekët specialistë dhe kërkon që kjo problematikë të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të shkojnë në spitalin e Gjirokastrës apo në Tiranë. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Tepelenës? Qyteti i Tepelenës është i varfër. Në asnjë

drejtim nuk shohim mundësi punësimi. Të rinjtë enden rrugëve të papunë dhe situata bëhet çdo ditë e më e rënduar. Çfarë burimesh ka Tepelena për të krijuar mundësi të reja punësimi? Duke marrë parasysh që Tepelena është qytet i vogël, do mjaftonte një investim në fushën e turizmit apo hapja e një ndërmarrjeje qoftë private apo shtetërore, në mënyrë që të rinjtë të punësohen.

A ka problematika në sistemin arsimor dhe cilat janë ato? Nuk kam shumë informacion për arsimin por shoh që vitet e fundit ka patur përmirësime në infrastrukturën e shkollave. Po shërbimet sociale a funksionojnë siç duhet në këtë qytet? Nuk ka fonde për familjet në nevojë, janë lënë në mëshirë të fatit. Më shqetësuese situata shfaqet në spital, ku mungojnë mjekët specialistë. Shumë herë më është dashur të shkoj në spitalin e Gjirokastrës ose në Tiranë. Do të kërkoja nga institucioni që mban përgjegjësi, që kjo problematikë të zgjidhet sa më shpejt. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullaktë në qytetin e Tepelenës, ku fokusi ishte arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjëve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? Ka ardhur koha që të rinjtë të ngrihen dhe të kërkojnë më shumë nga vetja e tyre. Të ngrenë zërin për çdo padrejtësi dhe të ndryshojnë gjendjen, vetëm ata janë shpresa jonë. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Course Davidi ofron pune part time pedagog per Toefl. CV në adresën e email: qendra_davidi@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

Welcome to Albania!

E DIELË, 16 SHTATOR 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Tabeo, loja e re hitech për fëmijë!

P

ërdorimi i një tableti Android është një lojë? Po, sidomos kur bëhet fjalë për Tabeo, lojën e re hitech që do të shitet në zinxhirin e dyqaneve amerikane Toys R US. Do të jetë një mjet me të vërtetë i përpa-

ruar dhe performues, që do të ketë sistemin Android 4.1 Jelly Bean, e njëjta OS e brezit të fundit që gjendet në smartphonat dhe tabletet e kompanive të famshme. Përveç dizajnit të menduar posaçërisht për

të vegjëlit, ka edhe një software të projektuar pikërisht për targetin e preferuar. Në fillim ishte OLPC ose laptopi për fëmijë, projekti i Negroponte që ofronte për fëmijët e vendeve në zhvillim një lloj kompjuteri plotësisht funksional, prej 100 dollarësh, si mbështetje didaktike, më pas tabletet u bënë gradualisht më të përshtatshëm për mjediset shkollore. Toys R US është një zinxhir i përhapur në të gjithë botën që shet lojëra të stilit të vjetër dhe të brezit të fundit. Tabeo i përket kategorisë së dytë falë skedës teknike të një niveli të shkëlqyer që fillon me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean dhe me një procesor prej 1 GHz, një ekran 7 polesh me prekje, Wi-Fi për lidhjen me internetin, memorie 4 GB, kufje dhe mikrofon, etj. Tabeo do të fillojë të shitet në 21 tetor dhe do të ketë një çmim pak a shumë të përballueshëm prej 150 dollarësh. Do të ketë një software interesant, me aplikacione dhe lojëra të shumta. Përgatiti: Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

Kufjet Bluetooth… Nokia ka sjellë “Essence”, kufjet bluetooth. E veçanta e tyre është se punojnë me teknologjinë NFC. Mjafton t’i afrosh pranë celularit dhe lidhja bëhet menjëherë pa pasur nevojë të kërkosh opsione në menu. Kufjet janë të pajisura me zgjatëset prej silici in-ear, ndërsa

kanë teknologjinë Bass Perfection dhe Active Noise Cancelation, e cila është në gjëndje të anulojë deri në 99.8% të zhurmave anësore. Përgatiti: Xhulia Zefi Për më tepër: www.newnews.al

llukani ofron vend pune Recepsionist/e. Per me shume info na vizitoni ne: http://ëëë.albredstone.com/puna/ /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 16 SHTATOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Blerda Kuliçi: Praktika mësimore, urë lidhëse me tregun e punës!

B

77 NEWS

lerda Kuliçi ndjek studimet në degën Infermieri në Fakultetin e Mjekësisë në universitetin "Vitrina". Stafi i "77 News" dhe stafi pedagogjik i universitetit "Vitrina" zhvilluan një takim me Blerdën dhe familjen e saj në Hamalle të Durrësit. "Na keni nderuar me ardhjen tuaj në shtëpinë tonë dhe e vlerësojmë shumë këtë takim", shprehet zonja Kuliçi. Përsa i përket zgjedhjes së vajzës për të studiuar te "Vitrina", zonja Kuliçi thotë që është shumë e kënaqur me këtë zgjedhje. "Blerda ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi unë e kam vizituar kampusin "Vitrina" dhe aty ekziston rregulli, përgjegjësia dhe siguria", shprehet zonja Kuliçi. Në këtë takim, Blerda na tregon se rruga e saj është e sigurt falë përkrahjes së familjes. "Familja më ka mbështetur në çdo hap, edhe kur vendosa të studioja inferimeri", shprehet Blerda. Sipas Blerdës, universiteti "Vitrina" ofron mundësi, të cilat duhen shfrytëzuar. "Tek “Vitrina” kam

gjetur një staf pedagogjik të përgatitur, që përveç se janë shumë profesionistë në punën e tyre, janë edhe shumë të komunikueshëm dhe na qëndrojnë pranë", tha Blerda. Përsa i përket praktikës mësimore, Blerda thotë që për të, praktika ka rezultuar shumë mirë. "Unë përfundova vitin e parë dhe patëm mundësi të zhvillojmë praktikën tonë të parë, ku pedagogët kanë qenë të pranishëm për të na ndihmuar", shprehet studentja e infermierisë. Blerda thotë që ata janë gjendur pranë pacientëve për t’i dhënë ndihmë profesionale dhe morale. "Jam ndjerë e vlerësuar nga ana profesionale, kur m'u dha mundësia të gjendem pranë një pacienti për t’i dhënë ndihmën time, është një eksperiencë shumë e vlefshme, kur teoria vihet në zbatim me anë të praktikës, pasi na lidh me profesionin tonë’’, thotë Blerda. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Jeni duke nxituar pak shpejt për të bërë punët tuaja por kolegët nuk arrijnë t’iu ndjekin dot. Demi: Duke i parë me dritën e duhur gabimet e të kaluarës tashmë janë bërë eksperiencë e cila nuk ndërton pengesa ndaj shpirtit tuaj të inisiativës. Binjakët: Do t’iu duhet të hiqni dorë nga shoqëria dhe udhëtimet për të bërë diçka të jashtëzakonshme. Gaforrja: Nëse keni ndërmend të bëni një aktivitet autonom, qëndroni dhe vlerësoni besimin e propozimeve. Luani: Rreziku që iu kanoset është që të fshini gjërat dhe kjo jo gjithmonë është e këshillueshme. Virgjëresha: Jeni shtyrë tepër në ambicie ose keni llogaritur keq punët dhe tani jeni i zhgënjyer nga suksesi i munguar. Peshorja: Pavarësisht zotësisë tuaj nuk duroni dot të jeni i kontrolluar apo nën vëzhgim. Akrepi: Është i mundur një konflikt me një koleg por do të zgjasë pak sidomos nëse do kërkoni qartësime. Shigjetari: Shefi po bën gjithçka për t’iu vënë shkopinjtë nën rrota? Propozojini projekte dhe ide inteligjente. Bricjapi: Mund të nervozoheni vetëm me veten tuaj, nëse e keni tepruar. Ujori: Lini mënjanë për momentin ëndërrat dhe inisiativat dhe kushtojini vëmendje projekteve reale. Peshqit: Nëse keni bashkëpuntorë apo punë në ekip, dikush në vend që të bëjë punën në skuadër përpiqet t’iu prishë imazhin.

Bfsh Farma ofron vend pune FARMACISTE me provim shteti. CV në adresën e email: info@bfshpharma-al.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E DIELË, 16 SHTATOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mirësevini në hanin "Nikoll Polia" në Theth!

Turizmi në Theth, aty ku gjithçka është origjinale dhe e mahnitshme!

K

ëtu në Theth, në bjeshkët shqiptare, gjithçka është origjinale dhe e bukur. Mu në qëndër të kësaj natyre, i rrethuar nga gjelbërimi i pishave e aheve dhe ajri i pastër ndodhet hani i z.Nikoll Polia, i cili ofron mundësi për pushime të këndshme. Me ndihmën dhe shoqërimin e këti zotërie dhe punonjësve të tij, mund të bëjmë shëtitje në bjeshkë dhe prekin nga afër bukuritë natyrore, ujëvarat, mullirin e ujit dhe dy kullat e ngujimit 8 shekullore, element ky epik i jetesës shqiptare sipas kodit të lashtë të gjakmarrjes në malësinë e Shqipërisë. Ky han dhe gjithë ndërtesat e tjera janë të ndërtuara prej guri. Hani të heq mallin e një shtëpie të ngrohtë dhe të mobiluar në mënyrë shumë tradicionale për turistët vendas dhe të huaj, të cilët mund të shijojnë në mënyrë të paharruar pushimet e tyre. Veç bukurisë së rrallë natyrore, turistët vlerësojnë këtu dhe mikpritjen, një virtyt i trashëguar brez pas brezi. Në oborrin dhe bahçet e kësaj shtëpie, do të gjeni lloje të ndryshme pemësh e frutash, rrush, mollë, lajthi, kumbulla, thana, arrë, qershi, dardha, etj. Ushqimi që do t'iu shërbejnë në tavolinat tuaja është ai i zonës dhe të gjitha ushqimet janë bio dhe të marrë nga bjeshkët e këtij vendi. Gjithçka është e përgatitur nga nga vetë pronarët me shije, freski dhe aromë tradicionale. Bujtina është ndër shtëpitë më të vjetra, në një pozicion mjaft të mirë, shumë pranë sheshit qëndror të fshatit dhe kishës dhe është çdo kohë në shërbim tuaj. Jeni të mirëpritur në adresën Lagjja "Ndrejaj", Theth dhe mund të kontaktoni në numrin e telefonit Mob. + 355 69 301 67 81 me vetë Z.Polia. Kjo shtëpi

ka 3 dhoma dhe 10 shtretër të rregulluara në stil tradicional të gërshetuar edhe me modernen, të rehatshëm dhe të qetë, tualet, dush, guzhinë. Çmimi i tyre është vetëm 15 euro, një çmim shumë ekonomik. Për vlerat e tij klimaterike dhe të biodiversitetit, Thethi është shpallur një Park Kombëtar. Thethi në Bjeshkët e Namuna është pjesë e Parkut Ndërkufitar të Alpeve që përfshin hapësirën midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe

Kosovës. Kjo favorizon turistët për të vizituar vendet më piktoreske të Shqipërisë, si: Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë dhe burimet e ujërave të Okoli; të bëjnë shëtitje në pyll, në vendet malore për gjueti, kështu do të mund të kuptojnë që Thethi është me të vërtetë zemra e Alpeve Shqipetare. Nga Arberora Leti Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Gazeta 77 news botimi nr 194