Gazeta 77 News, Botimi nr. 422

Page 4

OPINION

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 02 MAJ 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kondi Ilia: Ne kemi synime dhe jo premtime!

Kondi Ilia

F

ushata sa vjen e bëhet më interesante, gara mes partive politike më e fortë, ndërsa popullin e shoh po aty, tek gëlon mes halleve, punës, kënaqësive, pakënaqësive, përditësisë,

ku tashmë duket se është mësuar nga fushatat elektorale. Ky është perceptimi im teksa takoj me dhjetëra njerëz në terren, në kuadër të kandidimit tim si deputet në qarkun e Tiranës pranë PLSHR. Teksa pyes qytetarët, një pjesë e tyre më thonë që në kohë fushate, partitë na kanë premtuar vende pune nëse fitojnë zgjedhjet, herë herë na kanë bërë presion për largime nga puna, etj. Sipas meje, kuptohet që e gjithë kjo mënyrë qasjeje parazgjedhore, (parti-qytetar) s’është gjë tjetër veçse një metodë korruptive, që kryet nga njerëz të korruptuar, për të udhëhequr popullin, viktimë e këtij korrupsioni. Ka ardhur koha ta luftojmë korrupsionin! Boll më! Korrupsioni luftohet që në momentin

që t’i si qytetar refuzon “ndihmën” thesin me miell, paratë, vendin e punës etj. PLSHR si një forcë politike ka treguar sesi luftohet korrupsioni, po e tregon këtë gjë, së pari në mënyrën sesi po bën fushatën e saj, duke i shpjeguar çdo qytetari synimet për përmirësimin dhe udhëheqjen e shoqërisë në bazë të vlerave. Ne jemi bashkëudhëtarë në rrugën tonë, drejt një Shqipërie të Re me plot të rinj e të reja, me një mentalitet të ri, si një parti me vizion që nuk hap thesin e premtimeve, që nesër mund të kthehet në zhgënjimin dhe mashtrimin më të madh ndaj zgjedhësve të tij. Ne kemi Synime të realizueshme, të cilat i realizojmë bashkë me ju! Për më tepër: www.77news.al

PLSHR synon përfshirjen e familjeve drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme!

F

amilja Shkëmbi, Ermir dhe Vilsona Shkëmbi, dy të rinj të cilët punojnë si ushtarakë në repartet tona të ushtrisë në Tiranë, ishin të ftuar pranë Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re dhe Unionit të Sipërmarrësve Shqiptar. Çifti Shkëmbi u shoqërua nga përfaqësuesit e USSH-së për një çaj në ambientet e Unionit, ku dhe u zhvillua një

bashkëbisedim mjaft interesant me ta. Ata u njohën me të gjithë ecurinë e Unionit, që në fillimet e ngritjes së tij deri në ditët e sotme dhe me të gjitha shërbimet që ofrohen për bizneset. Ata u njohën gjithashtu dhe me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, me platformën e saj politike dhe synimet. Ermir Shkëmbi u shpreh se kishte dëgjuar për këtë forcë politike, por, nuk kishte dëgjuar për pikat e platformës së saj. Gjatë diskutimit ata u ndalën në një nga pikat kryesore të kësaj platforme që është fuqizimi i familjes , duke theksuar synimin që ka kjo parti për orientimin e familjeve në përfshirjen e tyre drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme, nëpërmjet paneleve diellore, biomasës, etj. Për më tepër: www.77news.al

Ferari Hotel ofron vend pune Kuzhinier/e. Kontaktoni në Cel. : 069 25 75 172 / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.