Gazeta 77 News, Botimi nr. 422

Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 02.05.2013 VITI II - NR.422 ...>>fq.2

Juli Pjetri: Programi politik i PLSHR u ofron shqiptarëve modelin e AKP dhe kryeministrit Rexhep Erdogan! MENDIMI POZITIV

Vizionet tuaja për të ardhmen! Qendra e Mendimit Pozitiv

Pak rëndësi ka nëse ju gëzoheni apo shqetësoheni në Realitetin tuaj Virtual, ju krijoni një vibrim të cilin Ligji i Tërheqjes e përputh. Dikush na tha “E kam shumë të

vështire të krijoj vizione. >> VIJON NË FAQEN 2

Kongresmeni amerikan Engel: Reputacioni i Shqipërisë varet nga zgjedhjet!......fq.3 Kondi Ilia: Ne kemi synime dhe jo premtime!.......fq.4 Ismail Gjonaj: Kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë të më mundësojë kurimin e bashkëshortes!.........fq.5 Në kryeqytetin e Turqisë u realizuan takime të rëndësishme diplomatike!...................fq.7 Synimet e PLSHR për hapjen e 77000 vende të reja pune në vit, do të ndërtojnë Shqipërinë e Re!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E ENJTE, 02 MAJ 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Juli Pjetri: Programi politik i PLSHR u ofron shqiptarëve modelin e AKP dhe kryeministrit Erdogan!

Juli Pjetri

G

azetari Artur Nura, në kuadër të emisionit "Shqipëria e Re në Fokus” në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), kishte ftuar këtë radhë z. Juli Pjetri i lindur në qytetin e Pogradecit ku ka kryer arsimin tetëvjeçar për të vazhduar liceun në pikturë dhe Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë ku edhe kandidohet me siglën dhe projektin politik të kësaj partie. Juli Pjetri

si politikë-bërës i ri në moshë edhe në eksperiencë, tha se dimensioni shumë rinor e shumë social i PLSHR në favor të njerëzve të thjeshtë dhe veçanërisht vëmendja për familjet e reja, të sapo krijuara, siç ishte familja e tij, e kishte bërë atë të ishte pjesë dinamike e këtij projekti politik të veçantë për një Shqipëri më të mirë. “Dimensioni politik anti-korrupsion i PLSHR ka qenë gjithashtu nxitës që t’i bashkëngjitem këtij projekti politik. Unë besoj se shqiptarët janë të lodhur nga përmasat shumë të mëdha të korrupsionit në Shqipëri dhe ka ardhur koha që duhet reaguar fuqishëm”, tha kandidati për deputet Juli Pjetri duke argumentuar se ky reagim mund të kryhej më së miri nëpërmjet një partie politike si PLSHR. Kandidati i PLSHR në qarkun e Tiranës shtoi se dëshironte të zgjidhej deputet që të bënte të mundur, që në veprimtaritë parlamentare të ndihej modeli i të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë morale dhe qytetare për të mos e lejuar përdorimin e Tempullit të Demokracisë, si mundësi për akuza dhe kundër akuza personale, por në shërbim të programeve të cilët përmirësojnë jetën e qytetarëve kushdo qofshin ata. “Unë i them qytetarëve të më votojnë sepse kurrë nuk do e përdor

besimin e tyre për akuza personale dhe momente konfliktuale, por vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve, duke ruajtur gjithmonë etikën e duhur qytetare, pa fyer askënd dhe duke kërkuar vetëm Drejtësi dhe Zhvillim për vendin dhe shoqërinë shqiptare”, tha Juli Pjetri, duke shtuar se vullneti i të rinjve, jo vetëm të PLSHR, por të gjithë Shqipërisë duhet respektuar dhe vlerësuar nga e gjitha shoqëria sepse kjo do të jetë në favor të të gjithëve. Juli Pjetri beson se roli i rinisë nuk është shfrytëzuar si duhet nga shoqëria jonë dhe PLSHR me projektin e saj politik, e vlerëson atë siç e meriton, si motor me energji pozitive të pashfrytëzuara. "Programi politik i PLSHR për mua personalisht ka dhe një dimension tjetër që nuk e kanë partitë e tjera politike. PLSHR me sloganin për Drejtësi dhe Zhvillim iu ofron qytetarëve përtej paragjykimeve modelin e partisë AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) në Turqi, me kryeministrin Erdogan, i cili ka bërë të mundur që ta bëjë Turqinë të begatë dhe të drejtë vetëm brenda një dekade", tha në mbyllje të emisionit Juli Pjetri, duke sugjeruar se kjo eksperience duhet vlerësuar më shumë në Shqipëri. Për më tepër: www.77news.al

ndjeheni dhe sigurisht gjërat që ju dëshironi tani do fillojnë të shfaqen me shumë lehtësi në eksperiencat tuaja. Për shembull, imagjinoni skenarin e mëposhtëm: "Plazh me rërë të bardhë". “Është kohë dimri, por moti është shumë i bukur. Është 7 gradë dhe me pak re dhe ajri ndjehet i mrekullueshëm në lëkurën time”. “Nuk kam veshur këpucë dhe kështu ndjej nën këmbët e mia rërën e pastër dhe të freskët. Rrobat i kam të lirshme dhe shumë të rehatshme dhe mbesa e vogël 5 vjeçare është me mua dhe ajo po e shijon këtë ditë kaq të bukur po aq sa dhe unë. Ajo është e lumtur që është me mua, por nuk duket se ka nevojë për mua që ta argëtoj. Unë po kënaqem që e shoh atë të lumtur, të fuqishme në aktivitetin që po bën, gërmon rërën dhe po shijon plazhin e bukur. Ishte një zgjedhje shumë e goditur”.“Mbesa ime vjen tek unë duke vrapuar dhe duke mbajtur në dorë një guackë që sapo e ka gjetur. Me një zë plot gëzim dhe me sy të shkëlqyeshëm ajo thotë: “Gjyshe, jam shumë

e lumtur që jam këtu. Faleminderit që na solle këtu”. Unë i them asaj, - “Asgjë, e vogla ime e ëmbël. Edhe mua më pëlqen shumë që jam këtu me ty”.Shumë mësues që mësojnë meditimin, e përdorin këtë si një proces shumë të mirë për të rritur vibrimin. Një meditim efektiv do të ishte ai që të largon nga çdo gjë fizike që mund të shkaktojë rezistencë përbrenda vibrimit tuaj, sepse kur ju largoni vëmendjen tuaj nga gjërat që e mbajnë vibrimin tuaj në nivel të ulët, ai do të fillojë të ngrihet sërish në mënyrë të natyrshme. Është si të thuash një tërheqje e koshiencës, por kur jeni akoma zgjuar. Kur jeni në gjumë, po ashtu ju e tërhiqni koshiencën, por në gjendje gjumi ju nuk jeni të vetëdijshëm se si ndjehet të kesh vibrim të lartë, ndërsa kur ju jeni zgjuar dhe në gjendje meditimi, atëherë në mënyrë koshiente ju mund të kuptoni se si ndjehet të jesh në atë vibrim të lartë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Kur mendoj për Realitetin Virtual, më duket si një vend bosh. Nuk di se si ta bëj këtë”. Përgjigja që mori: a mund të kujtosh ngjarje që kanë ndodhur? Nëse të kujtohen, atëherë t’i mund ta bësh Realitetin Virtual, sepse asnjë prej tyre nuk është këtu tani dhe kur ju kujtoni, juve po e rikrijoni atë nga diçka. Kështu, vizioni apo Realiteti Virtual, nuk është më ndryshe. Ato kanë të njëjtin qëllim, t’ju kënaqin juve gjatë procesit. Ndërkohë që ju praktikoni procesin dhe stimuloni edhe më shumë imagjinatën tuaj, ju jo vetëm që do ta gjeni këtë proces të bukur, apo një mënyrë për të kaluar kohë duke u ndjerë mirë, por gjithashtu ju do të zbuloni se vibrimi juaj dominant në çështje të ndryshme, ndryshon. Eksperiencat e jetës tuaj do të fillojnë të reflektojnë këto përmirësime të mrekullueshme. Sa më shumë ta praktikoni Procesin e Realitetit Virtual, aq më shumë ju do të praktikoni vibrimin pa rezistencë. Sa më shumë ta praktikoni vibrimin pa rezistencë, aq më mirë do të Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 02 MAJ 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Engel: Reputacioni i Shqipërisë varet nga zgjedhjet! Z g j e d h j e t e l i ra j a n ë t e s t p ë r Shqipërinë,ka deklaruar kongresmeni amerikan, Eliot Engel. "E kundërta nuk do të ishte një lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke e vëzhguar. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Unë kam qenë në Shqipëri edhe në të kaluarën, kur atje janë mbajtur zgjedhjet dhe isha shumë i kënaqur me ata shumë njerëz që merrnin pjesë në demokraci. Gjithkush është duke

Eliot Engel

monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet", u shpreh Engel. Ndërsa për situatën në KQZ, ai thotë se ky institucion duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet. "Nuk më intereson shumë se kush është në Komisionin, por se komisioni është duke bërë punën në pajtim me ligjet në fuqi, që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike", deklaroi Engel. Ndërkaq, Engel ka folur dhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Beogradit, që sipas tij do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit në të ardhmen. Për më tepër: www.77news.al

KQZ: Ekspertët kontabël, të mos kenë lidhje me politikanët!

Drilona Hoxhaj

F

inancat e shpenzuara nga partitë do të auditohen nga ekspertë që do të përzgjidhen me short, ku kriter parësor do të jetë përveç përgatitjes, asnjë marrëdhënie krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar sot me një apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së

për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike. “Kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580,“Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga

partitë politike”, tha sot Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ. Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere: Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar në 5 vitet e fundit; Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël; Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit; Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse; Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie, deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Delta sh. a ofron vend pune Koordinatore. Dërgoni CV në: info@delta.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


OPINION

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 02 MAJ 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kondi Ilia: Ne kemi synime dhe jo premtime!

Kondi Ilia

F

ushata sa vjen e bëhet më interesante, gara mes partive politike më e fortë, ndërsa popullin e shoh po aty, tek gëlon mes halleve, punës, kënaqësive, pakënaqësive, përditësisë,

ku tashmë duket se është mësuar nga fushatat elektorale. Ky është perceptimi im teksa takoj me dhjetëra njerëz në terren, në kuadër të kandidimit tim si deputet në qarkun e Tiranës pranë PLSHR. Teksa pyes qytetarët, një pjesë e tyre më thonë që në kohë fushate, partitë na kanë premtuar vende pune nëse fitojnë zgjedhjet, herë herë na kanë bërë presion për largime nga puna, etj. Sipas meje, kuptohet që e gjithë kjo mënyrë qasjeje parazgjedhore, (parti-qytetar) s’është gjë tjetër veçse një metodë korruptive, që kryet nga njerëz të korruptuar, për të udhëhequr popullin, viktimë e këtij korrupsioni. Ka ardhur koha ta luftojmë korrupsionin! Boll më! Korrupsioni luftohet që në momentin

që t’i si qytetar refuzon “ndihmën” thesin me miell, paratë, vendin e punës etj. PLSHR si një forcë politike ka treguar sesi luftohet korrupsioni, po e tregon këtë gjë, së pari në mënyrën sesi po bën fushatën e saj, duke i shpjeguar çdo qytetari synimet për përmirësimin dhe udhëheqjen e shoqërisë në bazë të vlerave. Ne jemi bashkëudhëtarë në rrugën tonë, drejt një Shqipërie të Re me plot të rinj e të reja, me një mentalitet të ri, si një parti me vizion që nuk hap thesin e premtimeve, që nesër mund të kthehet në zhgënjimin dhe mashtrimin më të madh ndaj zgjedhësve të tij. Ne kemi Synime të realizueshme, të cilat i realizojmë bashkë me ju! Për më tepër: www.77news.al

PLSHR synon përfshirjen e familjeve drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme!

F

amilja Shkëmbi, Ermir dhe Vilsona Shkëmbi, dy të rinj të cilët punojnë si ushtarakë në repartet tona të ushtrisë në Tiranë, ishin të ftuar pranë Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re dhe Unionit të Sipërmarrësve Shqiptar. Çifti Shkëmbi u shoqërua nga përfaqësuesit e USSH-së për një çaj në ambientet e Unionit, ku dhe u zhvillua një

bashkëbisedim mjaft interesant me ta. Ata u njohën me të gjithë ecurinë e Unionit, që në fillimet e ngritjes së tij deri në ditët e sotme dhe me të gjitha shërbimet që ofrohen për bizneset. Ata u njohën gjithashtu dhe me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, me platformën e saj politike dhe synimet. Ermir Shkëmbi u shpreh se kishte dëgjuar për këtë forcë politike, por, nuk kishte dëgjuar për pikat e platformës së saj. Gjatë diskutimit ata u ndalën në një nga pikat kryesore të kësaj platforme që është fuqizimi i familjes , duke theksuar synimin që ka kjo parti për orientimin e familjeve në përfshirjen e tyre drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme, nëpërmjet paneleve diellore, biomasës, etj. Për më tepër: www.77news.al

Ferari Hotel ofron vend pune Kuzhinier/e. Kontaktoni në Cel. : 069 25 75 172 / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 02 MAJ 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ismail Gjonaj: Kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë të më mundësojë kurimin e bashkëshortes!

Ismail Gjonaj

I

smail Gjonaj 78 vjeç, i bën apel Ministrit të Shëndetësisë që të mundësojë kurimin e bashkëshortes së tij. Ai kërkon që shpenzimet e protezës të mundësohen nga shteti. Gjonaj thotë se ka vënë në dijeni kryeministrin në lidhje me kurimin e bashkëshortes dhe menjëherë janë marrë masa për zgjidhen e rastit, por institucionet kompetente kanë neglizhuar që të zbatojnë deri në fund urdhrin e kryeministrit. Nga jeni dhe cili ka qene profesioni juaj? Unë kam rreth 50 vite që kam ardhur në Tiranë. Nga martesa ime kam sjellë në jetë 6 fëmijë, tre vajza dhe tre djem. Një pjesë e tyre janë jashtë Shqipërisë të papunë, por dhe fëmijët që janë këtu gjithashtu janë të pa punë. Unë personalisht kam punuar 35 vite si punëtor asfaltimesh dhe marr 137 mijë

lekë të vjetra në muaj të cilat nuk më dalin as për kafe. Si është gjendja shëndetësore e bashkëshortes suaj? Fatkeqësisht para 5 viteve gruaja ime u rrëzua për shkak të tensionit dhe theu kockën mbi këmbë. Menjëherë e shtruam në spitalin civil. Në fillim doktorët dyshonin për cerozë në mëlçi, por në fakt ajo kishte problemin që ju përmenda më sipër. Si vepruat më pas? Në këto kushte ne i bëmë mesazh kryeministrit dhe ai menjëherë pas 4-5 ditësh mori masat dhe na çoi në Spitalin Ushtarak, por ky spital na çoi përsëri tek spitali civil. Doktorët e këtij të fundit na thanë që duhet një protezë, e cila kushton 4 mijë euro me qëllim që të shërohet bashkëshortja.

Çfarë pune ka bërë më parë gruaja juaj? Ajo ka punuar gjithë jetën si punonjëse sanitare pranë spitalit dhe përsëri askush nuk e ndihmoi në këtë rast, kur ajo me të vërtetë kishte nevojë. Tani bashkëshortja ka dhimbje të tmerrshme, vuan natë e ditë, nuk luan nga vendi, por asnjë lloj ndihme nuk kemi përfituar. Kush kujdeset për atë? Një nga vajzat e mia të martuara i shërben nënës nga mëngjesi dhe deri në darkë. Se kuptoj sesi institucionet nuk e kanë zbatuar urdhrin e kryeministrit. I bëj apel Ministrisë së Shëndetësisë që të shohë rastin dhe të ndërhyjë për ta zgjidhur atë. Bashkëshortja ime ka librezë shëndeti dhe ka punuar për vite të tëra e siguruar. Ky shërbim duhet që t’i kryet falas, pasi jo vetëm që i takon me ligj, jo vetëm që është e moshuar, por ka qenë dhe një punonjëse që jepte kontributin e saj të papërtuar në institucionet shëndetësore. Nëse Ministri i Shëndetësisë nuk e zgjidh rastin tim atëherë sërish unë do t’i drejtohem kryeministrit e ta vë në dijeni të të gjitha këtyre ngjarjeve. E kam të pamundur të shoh gruan time që vuan nga dhimbjet, ndaj dua që Ministri i Shëndetësisë të mundësojë protezën me shpenzimet e shtetit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

PIRRACI-U6 ofroj vend pune SEKRETARE. Dwrgoni CV nw: upirraci@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

IDE

E ENJTE, 02 MAJ 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ofrimi i shtëpive të banimit me kredi lehtësuese, mundësi fuqizimi për familjen shqiptare! Përfaqësuesi i PLSHR, si dhe kandidati për deputet i kësaj partie për Qarkun Lezhë, Nikolin Paloka vijon takimet me qytetarë të ndryshëm të këtij qyteti. Pjesëmarrës i takimit të radhës ishte i riu Xhulio, i cili u njoh me platformën politike, programin dhe synimet e kësaj partie. Si një i ri, Xhulio u përqendrua në pikat e punësimit dhe përfshirjes së të rinjve në administratën publike. Ai u shpreh se e vlerësonte maksimalisht rrugën që ka ndjekur dhe vazhdon të ndjek PLSHR, për të qenë sa më pranë njerëzve të thjeshtë dhe familjeve në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

Disa këshilla për të lënë duhanin! Dëshironi ta lini duhanin, por nuk dini se nga t’ia filloni. Ne po ju ndihmojmë. Pikërisht duke nisur nga hapi i parë. Vendosni pra një datë të caktuar se kur do ta nisni lënien e tij dhe komunikojuani atë gjithë kolegëve tuaj, anëtarëve të familjes apo miqve, në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë të vazhdoni në realizimin e këtij qëllimi tuaj. Hapi i dytë, është ai i shmangies së zakonit të të pirit kafe, në qoftë se e shoqëroni gjithmonë me cigare. Ndërkaq, është e këshillueshme që të shmangni edhe vendet të cilat frekuentohen nga duhanpirësit, sikundër, edhe pushimet për të pirë një cigare jashtë zyrës, apo ndërsa drekoni

në restorant. Hiqni nga mjediset e zyrës apo edhe shtëpisë suaj të gjitha objektet që ju kujtojnë cigaren, si taketuket etj. Para së gjithash, ajo që duhet të sqarohet është se varësia nga pirja e duhanit, është mbi të gjitha psikologjike, sesa fizike, për shkak të nikotinës, siç edhe mendohet. Tërheqja nga nikotina zgjat për një maksimum prej dy ose tre ditësh dhe ka simptoma si ajo e rritjes së urisë, pagjumësisë dhe irritimit. Në fund, mbani mend edhe këtë këshillë: Teksa ju çahet hunda për një cigare, më mirë bëni një shëtitje, një telefon, apo lexoni një libër. www.banka-ideve.com

Tatani ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Kontaktoni në Cel. : 0672013122 / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 02 MAJ 2013

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Në kryeqytetin e Turqisë u realizuan takime të rëndësishme diplomatike!

Xhemil Çiçek

E

77 NEWS

mra të rëndësishëm si Emiri i Katarit, Kryetari i Kuvendit të Somalisë, Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Qipron dhe personalitete nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvilluan takime të rëndësishme në Ankara. Një prej shprehjeve që mbeti në mendje gjatë këtyre takimeve ishin fjalët e Kryetarit të Kuvendit të Somalisë i cili tha: “Populli ynë, Turqinë e sheh si shpëtimtarin që vjen pas 400 vjetësh”. Gjatë ditës, Emiri i Kuvajtit zhvilloi takime të ndryshme në kryeqytet ndërsa në mbrëmje mori pjesë në darkën e shtruar për nder të tij në Pallatin Presidencial Çankaja. Gjatë darkës të dy liderët ju bënë thirrje biznesmenëve turq dhe kuvajtian për të bërë investime reciproke. Aty ishin të pranishëm Ministri i Shtetit, Hajati Jazëxhë (Hayati Yazıcı), Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoglu), Ministri i Financave, Mehmet

Shimshek (Mehmet Simsek), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz (ismet Yılmaz) dhe një numër i madh i biznesmenëve, u vu theksi mbi bashkëpunimin në rritje mes dy vendeve. Kryetari i Kuvendit të Somalisë Osman Jawari u prit nga Presidenti Gyl dhe më pas u takua edhe me homologun turk Xhemil Çiçek. Kurse Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Xhemil Çiçek tha: “Turqia, si një vend mik dhe vëlla, ashtu si sot, edhe në të ardhmen do të qëndrojë pranë popullit somalez”. Ndërkaq në Ankara erdhi edhe Bashkëkryesuesi i Grupit të miqësisë ndërparlamentare turko-amerikane Ed Whitfield dhe anëtarë të Kuvendit të përfaqësuesve. Ata u pritën në pallatin presidencial në Çankaja. Ndërsa në lidhje me Qipron, Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu priti në Ministri Përfaqësuesin e Posaçëm të OKB-së për Qipron, Aleksandër Daunër (Alexander Downer). Daunër e informoi Davutollunë për kontaktet me autoritetet e udhëheqjes grekoqipriote, të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe në Greqi. Në takim u shkëmbyen mendime mbi procesin në Qipro dhe me këtë rast Turqia rikonfirmoi edhe një herë vendosmërinë e saj për zgjidhjen e problemit qipriot. Kryediplomati turk theksoi se Turqia vazhdon përkrahjen e saj ndaj zgjidhjes së çështjes në Qipro duke nënvizuar se thirrja e palës turkoqipriote për bisedime është një ndërmarrje e rëndë-

Lëvizja

Antalia, nisin shëtitjet e para turistike me jahte! Jahtet me detin u takuan në Demre dhe filluan turnetë turistike për në Kekova. Nënprefektura Demre e Antalias është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit njëditor me jahte në Turqi. Jahtet pasi përfunduan përgatitjet e duhura për të pritur sezonin e ri turistik u takuan më në fund me ujin e kaltër të Mesdheut. Grupet e para të turistëve nisën turneun me jaht për në Kekova, një nga parajsat e botës. Pushuesit u ndalën gjatë turneut për të vizituar në fillim qytetin antik nënujor, Batık Kent. Përmes pjesës së posaçme me xham të dyshemesë së jahtit ata soditën nga lartë qytetin antik që prehet nën ujë dhe patën rastin të shikojnë edhe speciet ujore që jetojnë në këtë zonë. Pas soditjes së kësaj panorame të paparë nënujore jahtet kaluan përpara qytetit antik Simena, i cili zgjatet përgjatë bregut të detit dhe u ofron turistëve një gosti vizuale historike të pashoqe. Pushuesit fotografuan pa pushim këtë bukuri të rrallë natyrore dhe gjatë pushimeve të shkurtra të jahteve u hodhën në det për tu freskuar duke shijuar ujin e kaltër të Mesdheut. Për më tepër: www.77news.al sishme, të cilës i duhet dhënë përgjigje. Në takim Davutoglu tha se është e dobishme që palët të ulen sa më parë në tryezën e bisedimeve dhe i shpjegoi me detaje diplomatit të OKB-së opinionin e Turqisë lidhur me deklaratat e mëparshme të udhëheqjes grekoqipriote për gazin natyror. Për më tepër: www.77news.al

Number One ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në:vasku_almira@live.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Gëzohuni duke bërë

DIÇKA TË RE! Çdo regjistrim në SH.L.U.P. Vitrina në secilin prej Fakulteteve:

400 € / 1 vit ose 1100 € / 3 vite Pa asnjë detyrim tjetër!

Deri më 8 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 02 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Familja Ramadani: Kemi shumë besim se PLSHR do të eleminojë korrupsionin në institucionet shtetërore!

F

amiljen Ramadani, e përfaqësuar nga z. Ukë Ramadani dhe bashkëshortja e tij Ruzhdije Ramadani ishin pjesëmarrës në një tryezë të organizuar nga PLSHR dhe Banka e Ideve. Gjatë këtij takimi shumë të ngrohtë ndër të tjerat, të ftuarve iu prezantuan disa nga pikat e platformës politike të Partisë Lëvizja Shqipëria E Re. Një ndër temat që zuri më shumë diskutim ishte "Lufta kundër korrupsionit"dhe mënyrat më të mira për ta eleminuar nga shoqëria. Z. Ramadan u shpreh se pothuajse të gjithë jemi të prekur nga ky fenomen i shëmtuar. Përveç kësaj, ai shtoi: "Kam besim tek partitë e reja dhe sidomos PLSHR, pasi do të mund të sjellë drejtësi dhe zhvillim për vendin tonë". Të ftuarve, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi që u bënë pjesë e kësaj nisme, iu dhurua shporta "77 Energji. Për më tepër: www.77news.al

Synimet e PLSHR për hapjen e 77000 vende të reja pune në vit, do të ndërtojnë Shqipërinë e Re!

V

ladimir Gosturani, përfaqësues i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, njëkohësisht edhe kandidat për deputet i kësaj partie për Qarkun Tiranë, vijon me takime të shumta tek qytetarë dhe familjarë të ndryshëm. Në takimin e radhës Gasturani kishte të ftuar një të ri nga kryeqyteti, të cilin e njohu më nga afër me PLSHR. Ata diskutuan me shumë vëmendje pothuajse të gjitha pikat e platformës politike. Synimet e PLSHR për hapjen e 77000 vende të reja pune në vit të hapura në të gjithë Shqipërinë, proporcionalisht nga 5000 vende të reja pune në çdo qark, si dhe 17000 vende të reja pune, ishte fokusi kryesorë i këtij takimi. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.