Gazeta 4 qershor

Page 5

E MARTË, 04 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Petrit Huqi: Policia bashkiake e Durrësit të marrë masa, pemët e fqinjit më dëmtojnë biznesin!

Petrit Huqi

P

etrit Huqi, 62 vjeç, banor i Durrësit kërkon që bashkia e këtij qyteti të marrë masa për heqjen e pemëve të fqinjit të tij, i cili nuk e lejon që të ushtrojë veprimtarinë në mënyrë të qetë. Cili është problemi juaj? Unë jam një banor i qytetit të Durrësit, lagjia nr. 15. Jam me origjinë nga Kavaja dhe u bënë shumë vite që kam ardhur për të banuar në këtë qytet. Aty kam hapur para tetë muajsh dhe një biznes, i cili ndodhet në lagjen nr. 17, përballë “Stacionit të Trenit”. Në këtë biznes ne shesim produkte kozmetike. Por në fakt, kemi një shqetësim shumë të madh, sepse nuk ushtrojmë dot asnjë lloj aktiviteti, pasi përbri bisnesit tonë znj. Do-

nika Mustafa, e cila ka një bar ka vendosur disa pemë të mëdha, të mbjella nëpër vazo, ku kalimtarët as arrijnë ta shohin bisnesin tim e jo më që të vijnë e të blejnë aty. A u munduat ta zgjidhnit me marrëveshje këtë konflikt? Në këto kushte, pasi ne e blemë këtë objekt dhe u bëmë pronarë me dokumenta të rregullta, iu drejtova zonjës në fjalë dhe i bëra të ditur që ta zgjidhnim çështjen me marrëveshje dhe ajo t’i hiqte pemët për shkaqet që ua shpjegova më lart. Por ajo tha që do t’i hiqte dhe se ne kishim të drejtë, por nuk patëm asnjë veprim pozitiv nga ana e saj. Gjithashtu i thamë përsëri, por ajo pas premtimit, sërish nuk i hoqi pemët.

A ju drejtuat institucioneve përgjegjëse? Duke qënë se këtë çështje nuk arritëm ta zgjidhnim me marrëveshje, ne ju drejtuam kryetarit të njësisë z. Rexhep Bulku, i cili na dha përgjigje me shkrim ku thuhej se kjo përgjegjësi nuk ishte e tij, por e Policisë Bashkiake. Më pas ne iu drejtuam Policisë Bashkiake, por titullari i saj na tha se kemi shumë të drejtë, por ky institucion nuk ka mundësi që ta zgjidhë këtë çështje. Kurse përgjigjja me shkrim ishte që biznesi i znj. Donika dhe shfrytëzimi jashtë është me leje. A është publike hapësira përballë biznesit tuaj? Në fakt kjo është një hapësirë (rrugë) publike. Edhe sikur ajo të kishte leje nuk duhej që të lejohej të vendoste aty vazot me pemë. Ndërkohë, kur isha duke punuar në pronën time ajo nuk më ka lejuar, madje jemi konfliktuar që unë i thashë se po punoj në dyqanin tim. Në fakt ajo nuk do që unë të konkuroj atë nëpërmjet aktivitetit tim. Pas konfliktit menjëherë kam bërë kallëzim në polici dhe kjo çështje po shqyrtohet nga gjykata, ku kam kërkuar dëmshpërblim fizik, moral dhe njëkohësisht të heqë pemët përbri biznesit tim. Prandaj kërkoj prej jush si Qendër për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) ta ndiqni këtë çështje me qëllim që unë të fitoj të drejtën time, që më takon me ligj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kondi Ilia, kandidat për deputet i PLSHR, takime me banorë të njësisë bashkiake nr. 10!

K

andiadi për deputet Kondi Ilia vazhdon takimet me çdo banor të njësisë bashkiake nr. 10. Për pak çaste ai ka Lëvizja

ndërprerë nga puna këtë të ri, (që shihni në foto) banor i Tiranës, i cili punonte në një rrugë dytësore të kësaj njësie. Ai u shpreh se vetëm puna e rrit personalitetin dhe mirëqenien e çdo shqiptari. Për më tepër, në lidhje me punësimin z. Ilia i shpjegoi qytetarit se, PLSHR ka parashikuar në platformën e saj krijimin e zonave të lira industriale, krijimin e zonave të lira turistike, popullarizimin apo masivizimin e prodhimit të energjisë, industrinë e peshkut, industrinë e detit, përfshirë edhe transportin. Gjithashtu zhvillimin e industrisë minerale dhe metalurgjike, pra nxitja e investimeve në miniera, por

edhe në fabrikat dhe uzinat e përpunimit të kromit, hekur nikelit, bakrit dhe metaleve të tjera, si dhe thithja e investimeve për asemblimin apo montimin e produkteve të kompanive lindore kryesisht kineze, që do ta shndërronte Shqipërinë si një Trampolinë e Investitorëve të Lindjes për të hyrë në Mesdhe e më tej në Perëndim. Në fund të kësaj bisede qytetari i uroi z. Kondi Ilia fitore në zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim realizimin e synimeve të kësaj partie, pasi prej 23 vitesh një pjesë e madhe e shqiptarëve vazhdojnë të jenë të papunë, për shkaqe nga më të ndryshmet. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.