Gazeta 4 qershor

Page 1

Edmond Vlashaj Sms: +355 68 20 67 991 Sms: +355 68 54 11 254 Partia Lëvizja Shqipëria e Re Cel: +355 69 57 63 360

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 04.06.2013 VITI II - NR.455 ...>>fq.8 ...>>fq.2

Redjon Zefi: Njerëzit kanë nevojë për besim, të votojnë PLSHR për të ndërtuar Shqipërinë e Re! MENDIMI POZITIV

Lidhuni pas veprimit të frymëzuar! Qendra e Mendimit Pozitiv

P

roçesi i kthimit tek menaxheri do të kishte shumë vlerë për ju nëse pika juaj bazë emocionale do të luhatej midis: Pashpresës, irritimit, padurimit dhe

nevrikosjes. Imagjinoni... >> VIJON NË FAQEN 2

Propozimet e PLSHR për fuqizimin e familjes!......fq.3 Aida Marku, PLSHR në Shkodër, përballë Topallit dhe Hafizit!................................fq.4 Petrit Huqi: Policia bashkiake të marrë masa, pemët e fqinjit më dëmtojnë biznesin!.................fq.5 Partia e kryeministrit Erdogan përcakton objektivat e zhvillimit deri në 2023!.....................fq.7 Redjon Zefi: Njerëzit kanë nevojë për besim, të votojnë PLSHR për të ndërtuar Shqipërinë e Re!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Lëvizja

E MARTË, 04 QERSHOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Renald Lamaj, kandidat për deputet i PLSHR, takime në Bubullimë të Fierit:

Ndihmë nga shteti për hapjen e sipërmarrjeve private!

A

shtu si çdo kandidat tjetër dhe aktivist i PLSHR, të gjithë drejtuesit e kësaj partie janë përqendruar te informimi dhe te takimet me njerëz të ndryshëm. Ata çdo ditë bëjnë punë intensive, informojnë për synimet e tyre dhe gjithashtu marrin edhe sugjerimet që japin ata. Gjatë bashkëbisedimit me disa banorë të kësaj zone, theksi u vu më shumë te përparistë që do u japim zonave rurale në infrastrukturë rrugore, në asistimin me ndihmë nga shteti për hapjen e sipërmarrjeve private, kultivimin e kulturave të ndryshme që janë pjesë e asaj zone, krijimin e kushteve për shitjen e prodhimeve bujqësore etj. Banorët urojnë mirëseardhjen e kësaj force politike në zgjedhjet e 23 qershorit. Për më tepër: www.77news.al

Eneid Bezati, kandidat për deputet i PLSHR: Korrupsioni të luftohet në të gjitha nivelet!

E

neid Bezati, kandidat për deputet i PLSHR ka vijuar takimet me qytetarë të ndryshëm në qytetin e Tiranës. Në këto takime është shpërndarë platforma politike dhe është bashkëbiseduar për synimet e kësaj force politike gjatë katër viteve të ardhshme. Krahas shumë problemeve të tjera që shqetësojnë qytetarët, vëmendje e veçantë iu kushtua luftës kundër korrupsionit. Një nga qytetarët vlerësoi paketën e PLSHR që bënte fjalë për luftën kundër korrupsionit, si një paketë që i shërben zhvillimit dhe begatimit të vendit. Lufta kundër tij, duhet të shtrihet në të gjitha nivelet, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 sikur jeni pronari i një kompanie shumë të madhe dhe keni me mijëra njerëz që punojnë për ju. Keni njerëz që asistojnë në prodhimin dhe marketingun e produkteve, keni llogaritarë dhe këshilltarë, keni artistë dhe ekspertë në reklamim, me mijëra njerëz që punojnë për ta bërë kompaninë tuaj të suksesshme. Tani, imagjinoni se ju nuk punoni personalisht me asnjë nga këta njerëz, por keni një menaxher i cili punon me ta dhe menaxheri juaj i kupton ata, i këshillon dhe i drejton. Kështu, sa herë që ju keni një ide mbi diçka, ju ja shprehni atë menaxherit tuaj, i cili thotë: “Do të kujdesem për këtë menjëherë tani”. Dhe ai vepron ashtu, në Lëvizja

mënyrë efektive, të saktë, tamam ashtu siç ju pëlqen juve. Tani mund të jeni duke i thënë vetes tuaj,“Do të doja shumë të kisha një menaxher të tillë, dikë tek i cili mund të kem besim, dikush i cili mund të punojë në vendin tim”. Dhe përgjigja do të ishte, ju e keni një menaxher i cili bën edhe më tepër. Ju e keni një menaxher i cili punon në mënyrë të vazhdueshme për ju dhe që quhet Ligji i Tërheqjes dhe ju vetëm duhet të kërkoni në mënyrë që Menaxheri Universal të realizojë kërkesën tuaj. Por shumë prej jush nuk e shohin këtë menaxher në këtë mënyrë. Ju keni këtë menaxher, por vazhdoni ta mbani përgjegjësinë në zemrën tuaj. Me fjalë të tjera, “Oh po, Ligji i Tërhe-

qjes është atje, por mua më duhet të bëj të gjithë punën”. Dhe përgjigja do të ishte: Epo atëherë, për çfarë vlen Ligji i Tërheqjes? Është njësoj sikur të keni një menaxher që e paguani 500,000 euro në vit i cili ju pyet, “A ka ndonjë gjë që dëshironi prej meje”? Dhe ju i përgjigjeni,“Jo, jo, jo. Jam i lumtur t’ju paguaj që ju vetëm të mbani atë titull”. Ndërkohë, në anën tjetër jeni duke u përpëlitur duke bërë punën në ndërtim, në kompjuter...duke punuar vetë gjatë gjithë kohës, ndërkohë që menaxheri juaj është duke shijuar diellin dhe plazhin diku tjetër. Ju nuk do ta bënit një gjë të tillë, apo jo? *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E MARTË, 04 QERSHOR 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Propozimet e PLSHR për fuqizimin e familjes!

Zëdhënësja e shtypit të PLSHR, Fabiola Kajana.

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re, në konferencën e rregullt për shtyp, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Fabiola Kajana, ka sh-

prehur propozimet e saj për fuqizimin e familjes shqiptare. Në këtë propozim bie në sy ndalimi me ligj i abortit dhe i pro-

movimit të imoralitetit në media dhe në televizion. Më poshtë vijon deklarata për shtyp: “Sot do të vijojmë me pikën e pestë, një prej pikave që ka rëndësi të madhe në jetën e vendit: Fuqizimi i Familjes Shqiptare. Propozimet e PLSHR lidhur me realizimin e saj konsistojnë në: a. Ndalimi me ligj i abortit dhe krijimi i gjithë infrastrukturës së nevojshme për përkujdesjen ndaj nënave dhe fëmijëve të porsalindur deri në moshën e pjekurisë. b. Ndalimi me ligj i promovimit të imoralitetit në media, në televizion apo në vende, rrethana a forma të tjera. Ndalimi me ligj i promovimit të homoseksualitetit ndër meshkuaj apo ndër femra (çdokush është i lirë të jetojë jetën e tij private, por nëse sjelljet e tij përbëjnë turp dhe bëhen në publik, atëherë këto sjellje të turpshme duhet të ndëshkohen me ligj). Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se vepra të tilla kanë ndikim negativ në jetën sociale të çdo individi”. Për më tepër: www.77news.al

Dezdemona Porja, kandidate për deputete e PLSHR: 77.000 vende pune në vit, në të gjithë Shqipërinë!

V

ijojnë takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarë të kandidatëve për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR). Qëllimi kryesor i tyre është prezantimi i kësaj force politike te shtresa të ndryshme të popullsisë, çfarë ajo përfaqëson dhe çfarë synojnë të realizojnë në ndërtimin e Shqipërisë së Re. "Ne jemi popull punëtor, me dëshirë për të punuar, por lind pyetja se ku do të punojnë", - tha Dezdemona Porja. Ne e kemi përgjigjen dhe propozimin për 77.000 vende pune në vit në të gjithë Shqipërinë, promovimin e të rinjve në administratën shtetërore dhe përfshirjen e tyre në vendimarrje. Për më tepër: www.77news.al

Takim në komunën e Zall-Herrit, Fuat Mërkuri: Zhvillimi nis nga fuqizimi i sipërmarrjeve!

A

ktivisti i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Fuat Mërkuri ka vazhduar takimet me banorët e komunës së ZallHerrit. Gjatë takimit me një banore, ai e njohu me platformën e PLSHR dhe me synimet e saj. Pastaj iu kushtua vëmendje më e madhe propozimeve të PLSHR për fuqizimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si një bazë e mirë për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Lëvizja

Banorja u shpreh se sipërmarrësit shqiptarë kanë nevojë për mbështetje dhe drejtësi dhe ata do të mund të fuqizohen vetëm nëse do të gjejnë zbatim propozimet praktike që ka dhënë Partia Lëvizja Shqipëria e Re. Të gjithë jemi të angazhuar për arritjen e synimeve dhe zbutjen e shqetësimeve të shqiptarëve. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 04 QERSHOR 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR Shkodër:

Aida Marku përballë Topallit dhe Hafizit!

Aida Marku, kandidate për deputete e PLSHR, Shkodër.

S

hkodra, megjithëse jo kryeqytet, është gjithherë një kryeqendër shqiptare që rrezaton brenda dhe jashtë vendit falë njerëzve të zgjuar dhe punëtorë në qytet dhe në fshat, falë dhjetra intelektualëve dhe artistëve të të gjitha fushave dhe falë një

shpirti të brendshëm demokratik që s’ka mundur të mpaket edhe në mote shumë të vështira, në pesëdekadshin e regjimit totalitar dhe të vetmisë së madhe kundrejt perëndimit. Jo pa qëllim thuhet se “kur teshtin Shkodra, ftohet gjithë Shqipëria” sepse ajo ka ndikim të ndjeshëm në të gjitha viset. Si çdo qytet apo qark tjetër, edhe Shkodra ndodhet përpara sfidës së zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në Kuvendin e ri dhe këtë herë ka përballë kandidaten e Partisë Demokratike (PD) kryeparlamentaren Jozefina Topalli, kandidaten e Partisë Socialiste (PS) dhe ish punonjësen e Presidencës, Mimoza Hafizin dhe kandidaten e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) pedagogen e shkëlqyer të anglishtes Aida Markun. Ndryshe nga dy kandidaturat e para që janë kryesore për PD dhe PS, të cilat edhe herë të tjera kanë qenë të kandiduara apo të stacionuara deri në majat më të larta të pushtetit, Aida Marku kandidon

për herë të parë. Por nuk është vetëm kjo risi. Znj. Marku ka me vete një program politik prej 7 pikash dhe 12 synimesh që fatkeqësisht nuk gjendet në dy partitë e mëdha që këmbejnë pushtetin një herë në katër apo tetë vjet, znj. Marku është një prej 135 kandidaturave mjaft të reja të forcës së saj politike që konkurojnë denjësisht në 12 qarqe te vendit, znj. Marku është një prej 42 për qind nga femrat e PLSHR që kanë vënë aftësitë e tyre, ndershmërinë, përkushtimin, për të qenë të pakrahasueshme me figura të konsumuar e të stërkonsumuara që kemi parë gjatë këtij trancizioni të gjatë. Ndaj ka ardhur momenti që edhe Shkodra të bëjë zgjedhjen e saj, të votojë kandidaturën më të mirë që është Aida Marku, të votojë Partinë Lëvizja Shqipëria e re, të votojë nr. 56. Kthesa e mirëpritur duhet dhe do të fillojë nga Shkodra! Çerçiz loloçi, nënkryetar i PLSHR, kandidat për deputet i qarkut të Tiranës.

Sonada Gurra, kandidate e PLSHR, mirëpret familjen Cara në mjediset e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë!

N

jë tjetër takim miqësor u zhvillua në mjediset e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë (USSH). E ftuara e radhës ishte familja Cara, e cila u përfaqësua nga znj. Liza Cara. Ajo u njoh me gjithçka që Unioni i Sipërmarrësve ofron për bizneset, si dhe me synimet dhe pikat e platformës politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Pas bashkëbisedimit me përfaqësuesit e USSH znj. Caro shprehu edhe mbështetjen e saj për PLSHR, duke e cilësuar atë si një parti me synime dhe ide të qarta e mjaft pozitive. Për më tepër: www.77news.al

Irida Hazizi, kandidate e PLSHR, mirëpret të rinj në mjediset e Unionit të Krijuesve dhe Artistëve!

Unioni i Krijuesve dhe Artistëve” vazhdon takimet me të rinj, me qëllimin për t’ju prezantuar atyre pikat e platformës politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Gjatë këtij takimi, një i ri u ndal në veçanti në disa nga pikat kyçe dhe imediate që duhet të “riparohen” në funksionimin sa më të drejtë të gjërave. Reforma në drejtësi dhe arsim ishin disa nga temat dhe problematikat që u ngrit nga i ftuari. Gjithashtu, në fund të takimit, i riu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me aktivistët e kësaj partie, me qëllimin e vetëm dhe të përbashkët, për të vendosur drejtësi dhe zhvillim. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E MARTË, 04 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Petrit Huqi: Policia bashkiake e Durrësit të marrë masa, pemët e fqinjit më dëmtojnë biznesin!

Petrit Huqi

P

etrit Huqi, 62 vjeç, banor i Durrësit kërkon që bashkia e këtij qyteti të marrë masa për heqjen e pemëve të fqinjit të tij, i cili nuk e lejon që të ushtrojë veprimtarinë në mënyrë të qetë. Cili është problemi juaj? Unë jam një banor i qytetit të Durrësit, lagjia nr. 15. Jam me origjinë nga Kavaja dhe u bënë shumë vite që kam ardhur për të banuar në këtë qytet. Aty kam hapur para tetë muajsh dhe një biznes, i cili ndodhet në lagjen nr. 17, përballë “Stacionit të Trenit”. Në këtë biznes ne shesim produkte kozmetike. Por në fakt, kemi një shqetësim shumë të madh, sepse nuk ushtrojmë dot asnjë lloj aktiviteti, pasi përbri bisnesit tonë znj. Do-

nika Mustafa, e cila ka një bar ka vendosur disa pemë të mëdha, të mbjella nëpër vazo, ku kalimtarët as arrijnë ta shohin bisnesin tim e jo më që të vijnë e të blejnë aty. A u munduat ta zgjidhnit me marrëveshje këtë konflikt? Në këto kushte, pasi ne e blemë këtë objekt dhe u bëmë pronarë me dokumenta të rregullta, iu drejtova zonjës në fjalë dhe i bëra të ditur që ta zgjidhnim çështjen me marrëveshje dhe ajo t’i hiqte pemët për shkaqet që ua shpjegova më lart. Por ajo tha që do t’i hiqte dhe se ne kishim të drejtë, por nuk patëm asnjë veprim pozitiv nga ana e saj. Gjithashtu i thamë përsëri, por ajo pas premtimit, sërish nuk i hoqi pemët.

A ju drejtuat institucioneve përgjegjëse? Duke qënë se këtë çështje nuk arritëm ta zgjidhnim me marrëveshje, ne ju drejtuam kryetarit të njësisë z. Rexhep Bulku, i cili na dha përgjigje me shkrim ku thuhej se kjo përgjegjësi nuk ishte e tij, por e Policisë Bashkiake. Më pas ne iu drejtuam Policisë Bashkiake, por titullari i saj na tha se kemi shumë të drejtë, por ky institucion nuk ka mundësi që ta zgjidhë këtë çështje. Kurse përgjigjja me shkrim ishte që biznesi i znj. Donika dhe shfrytëzimi jashtë është me leje. A është publike hapësira përballë biznesit tuaj? Në fakt kjo është një hapësirë (rrugë) publike. Edhe sikur ajo të kishte leje nuk duhej që të lejohej të vendoste aty vazot me pemë. Ndërkohë, kur isha duke punuar në pronën time ajo nuk më ka lejuar, madje jemi konfliktuar që unë i thashë se po punoj në dyqanin tim. Në fakt ajo nuk do që unë të konkuroj atë nëpërmjet aktivitetit tim. Pas konfliktit menjëherë kam bërë kallëzim në polici dhe kjo çështje po shqyrtohet nga gjykata, ku kam kërkuar dëmshpërblim fizik, moral dhe njëkohësisht të heqë pemët përbri biznesit tim. Prandaj kërkoj prej jush si Qendër për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) ta ndiqni këtë çështje me qëllim që unë të fitoj të drejtën time, që më takon me ligj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kondi Ilia, kandidat për deputet i PLSHR, takime me banorë të njësisë bashkiake nr. 10!

K

andiadi për deputet Kondi Ilia vazhdon takimet me çdo banor të njësisë bashkiake nr. 10. Për pak çaste ai ka Lëvizja

ndërprerë nga puna këtë të ri, (që shihni në foto) banor i Tiranës, i cili punonte në një rrugë dytësore të kësaj njësie. Ai u shpreh se vetëm puna e rrit personalitetin dhe mirëqenien e çdo shqiptari. Për më tepër, në lidhje me punësimin z. Ilia i shpjegoi qytetarit se, PLSHR ka parashikuar në platformën e saj krijimin e zonave të lira industriale, krijimin e zonave të lira turistike, popullarizimin apo masivizimin e prodhimit të energjisë, industrinë e peshkut, industrinë e detit, përfshirë edhe transportin. Gjithashtu zhvillimin e industrisë minerale dhe metalurgjike, pra nxitja e investimeve në miniera, por

edhe në fabrikat dhe uzinat e përpunimit të kromit, hekur nikelit, bakrit dhe metaleve të tjera, si dhe thithja e investimeve për asemblimin apo montimin e produkteve të kompanive lindore kryesisht kineze, që do ta shndërronte Shqipërinë si një Trampolinë e Investitorëve të Lindjes për të hyrë në Mesdhe e më tej në Perëndim. Në fund të kësaj bisede qytetari i uroi z. Kondi Ilia fitore në zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim realizimin e synimeve të kësaj partie, pasi prej 23 vitesh një pjesë e madhe e shqiptarëve vazhdojnë të jenë të papunë, për shkaqe nga më të ndryshmet. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 04 QERSHOR 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hëna Paja, kandidate për deputete për PLSHR, takim me banorë të Shkozetit!

K

andidatja për deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, znj. Hëna Paja, realizoi një takim me banorë të zonës së Shkozetit në Durrës. Pas prezantimit paraprak me platformën e PLSHR, zotëria u ndal në një pikë shumë interesante. Ai u shpreh se ishte kënaqësi e madhe që në këtë parti pjesa dërrmuese përbëhet nga rinia dhe rrotacioni që duhet bërë prej tyre, për të krijuar një shtet të begatë. Mjaft më me fytyra të njohura e të plakura në qeveri, fryma e re dhe gjeneratat e reja sjellin me vete ndryshimin me punën e pastër që ata bëjnë. Fitore me 23 qershor. Voto PLSHR, voto nr. 56 për Drejtësi dhe Zhvillim. Për më tepër: www.77news.al

Lisana Subashi, nënkryetare e Forumit Rinor të PLSHR, takim me familjarët në Vorë!

N

ë bashkinë e Vorës janë realizuar një sërë takimesh me familjarë, me qëllim prezanitimin e paltformës politike. Bashkëbisedimi mori dimension të gjerë, bazuar te plagët sociale që ka shoqëria jonë dhe në mënyrën se si PLSHR ka vendosur ndërtimin e Shqipërisë së Re. Gjatë takimit me një burrë të moshuar u vu theksi se ndihet nevoja për Shqipërinë e Re. Zotëria shprehu mirënjohjen për veprimtaritë e kësaj force politike dhe sidomos për dimensionin social që ajo ka shfaqur edhe kur funksiononte si lëvizje qytetare dhe akoma më shumë tani që merr pjesë në zgjedhejt e përgjithshme parlamntare të 23 qershorit. Për më tepër: www.77news.al

Zamira Greva, kryetare e Forumit të Gruas të PLSHR: Në qendër të vëmendjes, familja!

T

akimi i radhës nga znj. Zamira Greva, kryetare e Forumit të Gruas të PLLëvizja

SHR, u krye në njësinë bashkiake nr.8, Tiranë. Takimi ishte miqësor dhe konsis-

toi në prezantimin e platformës politike dhe synimet që PLSHR ka për të ardhmen e Shqipërisë. Po punojmë fort dhe do të vazhdojmë të punojmë në dobi të Kombit tonë, tha znj. Greva. Ne duhet të marrim masa për parandalimin e dhunës në familje, shfrytëzimin e fëmijëve për punë, mos shkollimin e tyre për arsye ekonomike etj. Respekti dhe përkushtimi ndaj familjes sjell zhvillim në çdo aktivitet të shoqërisë. Zonja kishte një biznes familjar dhe tregoi shqetësimet që kishte në lidhje me tatimet. Ajo u informua mbi zgjidhjet që i ofron PLSHR për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Zonja uroi suksese në sfidën zgjedhore të PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E MARTË, 04 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Partia e kryeministrit Erdogan përcakton objektivat e zhvillimit deri në 2023!

Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çallajan

M

77 NEWS

inistri turk i Ekonomisë, Zafer Çallajan mbajti një fjalim me rastin e hapjes së televizionit turk "TIM TV". Ai foli mbi të ardhmen e Turqisë duke thënë se në planet e tyre kanë si objektiv një vend, i cili në vitin 2023 do të ketë një eksport prej 500 miliardë dollarë, do të ketë të ardhura kombëtare për person prej 25 mijë dollarë, si dhe do të jetë një ndër 10 ekonomitë e para në botë. Gjithashtu ai foli mbi rëndësinë përse kanë zgjedhur pikërisht vitin 2023 për realizimin e këtyre planeve dhe objektivave, duke u shprehur se ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e krijimit të Republikës së Turqisë. “Këtë strategji për

realizimin e planeve dhe objektivave tona në vitin 2023, e kemi zgjedhur pikërisht për t’i shlyer borxhin Mustafa Kemal Ataturkut dhe shokëve të tij luftëtarë, të cilët dhanë jetën e tyre me kënaqësi për liri dhe pavarësinë e vendit”, tha Çallajan. Gjithashtu ai foli edhe mbi rëndësinë që do të ketë kanali televiziv "TIM TV" në reklamimin e shumëllojshmërisë së tregjeve të eksportit turk brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se ky kanal televiziv po merr përsipër një detyrë të rëndësishme për transmetimin e zhvillimeve tregtare të vendit. Për më tepër: www.77news.al

Turistët francezë informohen për fenë islame!

Lëvizja

Erdogan prononcohet për ngjarjet e fundit! Kryeministri Erdogan, para nisjes për në turneun e vizitave në vendet e Afrikës Veriore që përfshinë Marokun, Algjerinë dhe Tunizinë, bëri një deklaratë në lidhje me ngjarjet që ndodhën në parkun "Gezi" të lagjes Taksim të Stambollit. Në lidhje me këto ngjarje Kryeministri Erdogan tha: “Kjo nuk ka të bëjë me parkun 'Gezi'. Përveç atyre që morën pjesë me qëllim të mirë ky ishte një organizim i ekstremistëve”. Duke bërë të ditur se këto ngjarje kanë lidhje me jashtë, Kryeministri Erdogan tha: “Shërbimi ynë informativ është duke punuar në lidhje me këto ngjarje. Por, nuk është e nevojshme që këtu të përmendim emrat e aktorëve. Natyrisht se do të kontaktojmë me përgjegjësit e tyre. Pra, jemi të vendosur në këtë drejtim. Janë disa realitete që duken. Ata të cilët na rekomandojnë maturi, duhet që fillimisht ata të jenë të matur”. Edhe kreu i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek në lidhje me ngjarjet në fjalë tha se duhen nxjerr mësime nga e kaluara dhe se protestat duhet të jenë në frymën e tyre. “Këto ngjarje të gjithë duhet ti vlerësojmë me ndërgjegje dhe gjakftohtësi”, u shpreh Çiçek. Ndërkaq Presidenti Abdullah Gyl bëri thirrje për ndërgjegje. Në deklaratën e tij Gyl tha se “Demokracia nuk do të thotë vetëm zgjedhje. Nga kjo u morën mesazhe të mira dhe do të bëhet ajo që është e nevojshme”. Për më tepër: www.77news.al

N

Nevshehir, Turqi Lëvizja

umri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë sa vjen dhe po shtohet edhe më shumë. Disa turistë francezë shëtitën Nevshehirin për të parë nga afër kulturën turke dhe islame. Turistët e moshave 65-85 vjeç e filluan udhëtimin e tyre me biçikleta nga Ankaraja dhe në itinerarin e tyre përfshihej edhe qyteti i Nevshehirit. Turistët, të cilët shëtitën objektet turistike dhe historike, u impresionuan shumë nga Kapadokja. Ata mblodhën informacione të reja në lidhje me Islamin duke shëtitur edhe në xhaminë e Kurshunllusë si dhe ansamblin përreth saj. Numri i turistëve që dëshirojnë të njohin nga afër kulturën turke, sa vjen dhe po shtohet edhe më shumë. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 04 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Redjon Zefi: Njerëzit kanë nevojë për besim, të votojnë PLSHR për të ndërtuar Shqipërinë e Re!

N

ë emisionin “Shqipëria e Re në Fokus" ishte sot i ftuar z. Redjon Zefi, një tjetër i ri kandidat për deputet nën siglën e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR). Z. Zefi me origjinë nga Puka dhe rritur në Tiranë, është 25 vjeç, vazhdon studimet Master për Drejtësi dhe ndërkohë drejton një biznes të vogël familjar. Ai kandidon në zonën e Laprakës në listën e qarkut të Tiranës dhe është një nga aktivistët më të angazhuar të PLSHR, i afruar herët pranë saj. Z. Zefi ndau me ne konceptin e tij për fushatën që po bën Partia Lëvizja Shqipëria e Re duke thënë se kjo parti nuk bën gabimin e partive të tjera që premtojnë, vetëm premtojnë, ndonjëherë dhe gjëra që duken absurde dhe pastaj zhgënjejnë. “Ne jemi ata që nuk premtojmë, por synojmë që bashkë me njerëzit që do të

kenë besim tek ne dhe do të na votojnë të ndërtojmë Shqipërinë e Re. Të gjitha synimet tona në platformën politike ne i diskutojmë përditë me qytetarët duke i ftuar ata të bëhen pjesë e kësaj platforme me idetë dhe propozimet e tyre konkrete, sepse të gjithë bashkë duhet të kemi një qëllim, të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, shprehet z. Zefi. Ndërkohë, ky djalë që ka punuar që 14 vjeç krahas studimeve, thotë se vlera e PLSHR është tek prioriteti që i jepet punës, kryesisht punësimit të të rinjve. Në zonën e Laprakës ku ai bën takime çdo ditë me qytetarë të moshave të ndryshme z. Zefi thotë se të rinjtë janë mosbesues për të ardhmen. “Ata thonë s’kemi çfarë të bëjmë? Duhet të heqin dorë së thënë s’kemi ç’të bëjmë, pasi mund të bëjmë shumë. Një shembull mund të jetë

kontributi i tyre për rikthimin në identitet të kinemasë së Laprakës që nuk funksionon. Ajo mund të vihet në funksion me një kontribut modest nga vetë banorët dhe t’u shërbejë atyre së pari”, shprehet z. Zefi. Ai u fokusua kryesisht tek zona e tij duke treguar një lidhje të fortë me banorët e kësaj zone që sot i ka votuesit e tij. Mesazhi i tij për ta është: “Votoni për të rinjtë, votoni për vërtetësinë, për një frymë të re që kërkon të ndryshojë gjërat për të mirën tuaj”. Ai thotë se njerëzit kanë nevojë për besim për shkak të lodhjes nga politika dhe këtë besim ua jep PLSHR. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni online në website 77News.al, në webiste shqipëriaere.al dhe në gazetën e përditshme “77 News”. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.