77news

Page 4

Lëvizja

E PREMTE, 26 PRILL 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hëna Paja: Media dhe Barazia Gjinore!

Hëna Paja

M

edia ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në pasqyrimin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend, por gjithashtu edhe në seleksionimin dhe pasqyrimin e diferencuar të të rëndësishmes dhe të parëndësishmes. Media drejtohet dhe përbëhet nga individë, njerëz profesionistë që janë pjesë

e kësaj kulture dominante, e cila ka përcaktuar tashmë cilët janë të pushtetshmit dhe cilët duhet të jenë. Edhe në këtë institucion vëmë re të njëjtin ndërtim strukturor dhe të diferencuar të meshkujve dhe femrave. Roli i grave në media duket si një problem që është zgjidhur me kohë, tani ato duken të barabarta dhe gjithnjë të pranishme. Në media, gratë përbëjnë dy të tretat e të diplomuarve në gazetari, por vetëm një të tretën e emrave që shihen në faqe të parë, një të pestën e gazetarëve televizivë dhe më pak se një të dhjetën e kryeredaktorëve. Reklamat ku paraqiten prindër me fëmijë japin katër here më shumë nëna se sa baballarë. Por, në përgjithësi, roli i krijimit të një familjeje të lumtur i lihet grave. Mediat gjithashtu

i përforcojnë rolet dhe hierarkitë gjinore duke mos i paraqitur gratë si plotësisht të pavarura jashtë marrëdhënies së tyre me burrat a familjet. Një problem i lidhur është mënyra se si e paraqesin lajmet dhe mediat zbavitëse abuzimin seksual. Ky pasqyrimi në media vazhdon të jetë selektiv dhe në përgjithësi mospërfillës ndaj lidhjeve midis këtyre çështjeve dhe skemave më të gjera të pabarazisë gjinore. Në botën e reklamave burrat ndjekin, gratë nënshtrohen dhe qëndresa është gjithnjë e përkohshme. Një prej aspekteve më shqetësuese të pasqyrimit në media është se si mediat e ndërtojnë, kufizojnë dhe shpesh e bëjnë të tyren lëvizjen e grave. Për më tepër: www.77news.al

Vilma Kërçiku: Aborti, kambanë alarmi dhe çfarë propozon PLSHR!

Vilma Kërçiku

S

hoqëria shqiptare dita-ditës është duke u njohur me fenomene të reja, por njëkohësisht duke prekur më nga afër regrese dhe progres. Një nga fenomenet negative që dua të përmend me kë opinion, është numri i madh i aborteve që gjatë vi-

teve të fundit janë rritur shumë. Ende nuk ka një statistikë fikse në lidhje me abortin, pasi çdo ditë kemi luhatje të numrit të tyre. Mjaft nëna dhe vajza të reja për arsye ekonomike, shoqërore, sociale janë të prirura të abortojnë fëmijët, duke “vrarë” një jetë krejt të pafajshme, një embrion i cili duhet të marrë leje përpara se të vijë në jetë. Rritja e numrit të aborteve njëherazi sjell dhe ulje të numrit të popullsisë, si dhe shkaqe të ndryshme për t’u divorcuar! Ndaj do të ishte më mirë nëse çdo familje e re të ecte me ritme sigurie në mënyrë që të krijohet një familje e shëndoshë. Në shumicën e vendeve perëndimore, aborti lejohet me ligj deri në javën e 12-të. Pra një

femër mund të bëjë abort me dëshirën e saj brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë. Pas kësaj moshe të shtatzënisë, aborti është i paligjshëm. Duke iu referuar programit politik të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, pikës së pestë, “Fuqizimi i familjes shqiptare”, ku thuhet se ‘duhet ndaluar me ligj aborti dhe duhet krijuar infrastruktura e nevojshme për përkujdesjen ndaj nënave dhe fëmijëve të porsalindur deri në moshën e pjekurisë, gjykoj se kjo është një nga mënyrat për të evituar abortin për të gjithë ato nëna që e shohin si rrugëzgjidhje të vetme këtë fenomen, por që me siguri asnjëra prej tyre nuk e dëshiron me zemër’. Për më tepër: www.77news.al

Adelina. Tiranë ofron vend pune Sekretare. Dërgoni CV në: adelinakas@live.it / Për më tepër: www.njoftime.com Prenotime për gëzime familjare! Bar-Restorant

VLLAZNIA

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Adresa: Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774

Ju mirëpresim!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.