Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 26.04.2013 VITI II - NR.416 ...>>fq.2

Vladimir Gosturani: Unë në Kuvend si përfaqësues i njerëzve të thjeshtë dhe punës së ndershme! MENDIMI POZITIV

Gëzohuni duke bërë diçka të re!

T

ë gjithë bëhen pjesë e rutinës Qendra e dhe e monotonisë Mendimit Pozitiv ndonjëherë. Ajo çfarë ndodh në momentin që bëheni pjesë e saj, varet nga ju. Ju ose mund të merrni të gjithë kënaqësinë e të jetu... >> VIJON NË FAQEN 2

Hëna Paja: Media dhe Barazia Gjinore!.................fq.4 Vilma Kërçiku: Aborti, kambanë alarmi dhe çfarë propozon PLSHR!....................................fq.4 45-vjeçarja Balia: Nuk përfitoj përkujdesjen që më takon me ligj!.............................................fq.5 Erdogan bën apel ndërkombëtar për t’i dhënë fund terrorit!...................................fq.7 QDS dhe shoqata ASAG: Të minimizojmë së bashku varfërinë e gruas së moshuar.!..............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 26 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vladimir Gosturani: Unë në Kuvend si përfaqësues i njerëzve të thjeshtë dhe punës së ndershme!

V

azhdon edicioni special i emisionit televiziv "Shqipëria e Re në Fokus” me kandidatët për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) për në Kuvendin e ri të pas 23 qershorit. I ftuar këtë radhë ishte z. Vladimir Gosturani, i lindur në qytetin e Tropojës dhe ardhur para 15 vitesh në kryeqytet, ku punon ndershmërisht në profesionin bazë të muratorit dhe që tashmë, nën siglën e PLSHR kandidohet për deputet për t’u bërë përfaqësues politik i shumicës së shoqërisë sonë, ose siç i pëlqen atij të thotë: njerëzve të thjeshtë dhe të punës së ndershme. Z. Vladimir Gosturani si politikëbërës i ri, sigurisht nuk e fsheh emocionin që i jep ky vlerësim i veçantë nga ana e drejtuesve të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për të personalisht, por nëpërmjet tij edhe të

gjithë njerëzve të thjeshtë të punës të cilët japin kontributin kryesor në zhvillimin e vendit dhe që, siç thotë ai, lihen gjithmonë jo rastësisht në harresë! "Unë kam punuar si në Tropojë ashtu edhe këtu në kryeqytet vetëm ndershmërisht dhe të gjithë jetën time. Duke banuar në komunën e Kasharit dhe duke punuar ku të më jepet mundësia, asnjëherë nuk jam ndjerë i vlerësuar sa duhet, apo siç po ndodh tashmë me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re e cila i tejkalon tabutë e dikurshme dhe i vlerëson si duhet njerëzit e thjeshtë të punës", tha Gosturani duke shtuar se kish pranuar të jetë kandidat për deputet për të ngritur zërin e njerëzve si ai, të cilët sipas tij, padyshim janë shumica e shoqërisë dhe meritojnë të përfaqësohen politikisht në parlamentin e ardhshëm. Kandidati për de-

putet i PLSHR Vladimir Gosturani tashmë si politikë-bërës tha se qytetarëve të Kasharit i premtonte në mënyrë të veçantë se do bëhej në institucionin më të lartë të demokracisë, zëri i apelit të tyre të përditshëm për më shumë punësim, më shumë ambiente kulturore të cilat mungojnë fare atje dhe sigurisht për realizimin e ujësjellësit me standarde. "Jam i ndërgjegjshëm që nevojë për këto drejtime ka e gjithë Tirana dhe e gjithë Shqipëria dhe jo rastësisht Koalicioni në të cilin bën pjesë tashmë edhe PLSHR është quajtur: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", tha Gosturani duke shtuar se në këtë dritë-vështrim angazhimi i tij politik nuk mbaronte këtu me Kasharin dhe Tiranën, por duke u mbështetur tek programi politik i PLSHR për turizmin, ai do bënte të pamundurën që bukurinë natyrore që i ka falur Zoti Tropojës ta bëjë më efiçente ndaj interesit të turistëve të ndryshëm rajonal dhe europianë dhe duke sensibilizuar për një reflektim të drejtë dhe të arsyeshëm nga ana e shtetit. Duke shtuar se të rinjtë që dëshirojnë një Shqipëri më të mirë, më të begatë dhe me solidaritet, e kanë mbështetur atë personalisht në këtë angazhim politik. Ai shtoi se pa mëdyshje edhe ai e mbështet projektin e PLSHR për Rininë, me të gjitha mundësitë e tij personale dhe familjare ndaj tyre në këtë rrugëtim të mundshëm drejt Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit dhe që edhe ata do të duhen të jenë përfaqësuar. Për më tepër: www.77news.al

Gjeni dikë me të cilin mund të dilni: Nëse po ndiheni të mërzitur, nuk është mirë që të qëndroni në vetmi. Do të ishte më mirë nëse do t’i telefononit një miku ose shoku dhe të qëndroni për disa kohë me të, qoftë sikur edhe për një kafe. Është një hap më pranë të qenurit të lumtur sesa thjesht të qëndroni vetëm në shtëpi. Bëni atë që doni: Në shumicën e rasteve ndodh që të ndiheni të mërzitur nëse bëni një punë që nuk ju pëlqen. Prandaj, kur të keni kohë të lirë, është më mirë që ta mbushni atë me gjërat dhe njerëzit që ju pëlqejnë. Bëni ato aktivitete që ju pëlqejnë shumë. Ka shumë mundësi që t’ju kthehet buzëqeshja në fytyrë për shumë pak kohë. Provoni të bëni diçka të re: Po ndiheni

pak të trishtuar sepse jeni të mërzitur? Mërzia sjell një energji negative që si rrjedhojë kthehet në trishtim. Përse të mos provoni një pasion të ri që e keni pëlqyer gjithmonë por që nuk keni pasur mundësi? Bëni ndonjë kurs: Zgjidhni një subjekt ku mund të keni interes dhe regjistrohuni. Të mësoni diçka të re do t’ju sjellë përvoja dhe mundësi të reja dhe lumturia që ju kërkoni mund të jetë shumë pranë. Nuk mund ta dini asnjëherë nëse nuk e provoni! Bëni disa ushtrime: Do të jeni më të lumtur thjesht duke lëvizur trupin tuaj. Dilni për një shëtitje në natyrë, ose ndizni radion dhe kërceni në dhomën tuaj të ndenjes. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 tuarit ose mund të gjeni një mënyrë tjetër për të qenë të lumtur. Në rast se nuk jeni të sigurt për ta bërë këtë, më poshtë keni disa sugjerime: Mos u zhysni më tepër në problemet që keni: Të mendoni për problemet është një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar lumturinë. Nëse keni diçka të veçantë që po ju shqetëson dhe po ju bën të ndiheni të mërzitur, gjeni një mënyrë për tu përballur me të. Veprimet janë një mënyrë më e mirë për të zgjidhur problemet sesa të zhyteni më shumë në to. Nëse nuk mund të bëni asgjë në këtë moment, atëherë merrni e lexoni një roman dhe mendoni nesër për problemin. Lëreni mënjanë dhe mendoni për diçka që mund t’ju bëjë të lumtur. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 PRILL 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Privatizohen doganat, amerikanët do të marrin kontrollin fizik!

K

ontrolli fizik i mjeteve dhe i udhëtarëve në dogana do të kryhet kundrejt një pagese. Faturat do të arkëtohen nga një kompani private, e cila ka marrë të drejtën të kontrollojë çdo gjë që hyn në Shqipëri. Kostoja u faturohet udhëtareve dhe tregtarëve, faturë, e cila do të paguhet të paktën për 15 vitet e ardhshme. Vendimi i Komisionit të Ekonomisë miratoi një kontratë që i jep koncesionin e skanimit në dogana një kompanie private amerikane kundrejt tarifës se përcaktuar prej 39 eurosh, që do të

paguhet nga tregtarët. Marrëveshja që i jep kompanisë 12 milionë euro në vit ka një afat prej 15 vjet që në total e çon koston e këtij shërbimi që do paguhet nga tregtarët në 180 milionë euro. Ky projekt është parashikuar të zbatohet minimalisht në pesë pika doganore kufitare përfshirë dhe portin e Durrësit. Sipas vendimit, që parashikon edhe kushtet e tenderit për përzgjedhjen e firmës koncesionare, në portin e Durrësit do vendoset të paktën një skaner fiks. Ndërsa vendndodhja për skanerët e tjerë do të përcaktohet nga

autoritetet doganore bazuar në ndryshimin e fluksit dhe analizës së riskut. Në vendimin e Ministrisë së Financave mësohet se në këto pika doganore do të skanohen 100 % e kontejnerëve dhe automjeteve që transportojnë mallra. Ndërkohë në listën e mjeteve që do të skanohen, mund të shtohen me kërkesën e autoritetit doganor edhe mjetet e transportit të udhëtarëve. Vendimi do të rëndojë barrën për bizneset dhe do të çlirojë administratën doganore nga përgjegjësia e verifikimit faktik të ngarkesave që hyjnë dhe dalin në pikat doganore të vendit. Përjashtohen nga pagesa e skanimit automjetet që transportojnë njerëz apo mjete, të cilat nuk janë subjekt deklarimi në dogane. Në vendim është parashikuar edhe mënyra se si qeveria do të vjelë të ardhurat nga kompania që do të instalojë skanerët. Gjithashtu aparatura që do të shërbejë për kontrollin e kontenierëve në pikat doganore duhet të jetë e pajisur me softwar-in dhe bazën e të dhënave për analizimin krahasues të imazheve. Për më tepër: www.77news.al

Shtyhet afati i përdorimit të bonove të privatizimit!

T

ë gjithë ata që zotërojnë bono privatizimi dhe nuk i kanë përdorur ato kanë mundësi deri në dhjetor të vitit 2014, për t'u bërë pjesë e proceseve të privatizimit. Komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen e afatit për përdorimin e bonove të privatizimit deri në vitin 2014. Këto ndryshime do t'u shërbejnë lehtësirave që u janë krijuar ish pronarëve të trua-

llit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, të cilët gëzojnë të drejtën e parablerjes. Në proces privatizimi janë një sërë objektesh nën administrim të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë apo organeve të pushtetit vendor. Të gjithë ata që zotërojnë bono mund të marrin pjesë në privatizimin e tyre. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Kafe Regina ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: regina@kresha-al.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 26 PRILL 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hëna Paja: Media dhe Barazia Gjinore!

Hëna Paja

M

edia ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në pasqyrimin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend, por gjithashtu edhe në seleksionimin dhe pasqyrimin e diferencuar të të rëndësishmes dhe të parëndësishmes. Media drejtohet dhe përbëhet nga individë, njerëz profesionistë që janë pjesë

e kësaj kulture dominante, e cila ka përcaktuar tashmë cilët janë të pushtetshmit dhe cilët duhet të jenë. Edhe në këtë institucion vëmë re të njëjtin ndërtim strukturor dhe të diferencuar të meshkujve dhe femrave. Roli i grave në media duket si një problem që është zgjidhur me kohë, tani ato duken të barabarta dhe gjithnjë të pranishme. Në media, gratë përbëjnë dy të tretat e të diplomuarve në gazetari, por vetëm një të tretën e emrave që shihen në faqe të parë, një të pestën e gazetarëve televizivë dhe më pak se një të dhjetën e kryeredaktorëve. Reklamat ku paraqiten prindër me fëmijë japin katër here më shumë nëna se sa baballarë. Por, në përgjithësi, roli i krijimit të një familjeje të lumtur i lihet grave. Mediat gjithashtu

i përforcojnë rolet dhe hierarkitë gjinore duke mos i paraqitur gratë si plotësisht të pavarura jashtë marrëdhënies së tyre me burrat a familjet. Një problem i lidhur është mënyra se si e paraqesin lajmet dhe mediat zbavitëse abuzimin seksual. Ky pasqyrimi në media vazhdon të jetë selektiv dhe në përgjithësi mospërfillës ndaj lidhjeve midis këtyre çështjeve dhe skemave më të gjera të pabarazisë gjinore. Në botën e reklamave burrat ndjekin, gratë nënshtrohen dhe qëndresa është gjithnjë e përkohshme. Një prej aspekteve më shqetësuese të pasqyrimit në media është se si mediat e ndërtojnë, kufizojnë dhe shpesh e bëjnë të tyren lëvizjen e grave. Për më tepër: www.77news.al

Vilma Kërçiku: Aborti, kambanë alarmi dhe çfarë propozon PLSHR!

Vilma Kërçiku

S

hoqëria shqiptare dita-ditës është duke u njohur me fenomene të reja, por njëkohësisht duke prekur më nga afër regrese dhe progres. Një nga fenomenet negative që dua të përmend me kë opinion, është numri i madh i aborteve që gjatë vi-

teve të fundit janë rritur shumë. Ende nuk ka një statistikë fikse në lidhje me abortin, pasi çdo ditë kemi luhatje të numrit të tyre. Mjaft nëna dhe vajza të reja për arsye ekonomike, shoqërore, sociale janë të prirura të abortojnë fëmijët, duke “vrarë” një jetë krejt të pafajshme, një embrion i cili duhet të marrë leje përpara se të vijë në jetë. Rritja e numrit të aborteve njëherazi sjell dhe ulje të numrit të popullsisë, si dhe shkaqe të ndryshme për t’u divorcuar! Ndaj do të ishte më mirë nëse çdo familje e re të ecte me ritme sigurie në mënyrë që të krijohet një familje e shëndoshë. Në shumicën e vendeve perëndimore, aborti lejohet me ligj deri në javën e 12-të. Pra një

femër mund të bëjë abort me dëshirën e saj brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë. Pas kësaj moshe të shtatzënisë, aborti është i paligjshëm. Duke iu referuar programit politik të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, pikës së pestë, “Fuqizimi i familjes shqiptare”, ku thuhet se ‘duhet ndaluar me ligj aborti dhe duhet krijuar infrastruktura e nevojshme për përkujdesjen ndaj nënave dhe fëmijëve të porsalindur deri në moshën e pjekurisë, gjykoj se kjo është një nga mënyrat për të evituar abortin për të gjithë ato nëna që e shohin si rrugëzgjidhje të vetme këtë fenomen, por që me siguri asnjëra prej tyre nuk e dëshiron me zemër’. Për më tepër: www.77news.al

Adelina. Tiranë ofron vend pune Sekretare. Dërgoni CV në: adelinakas@live.it / Për më tepër: www.njoftime.com Prenotime për gëzime familjare! Bar-Restorant

VLLAZNIA

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Adresa: Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774

Ju mirëpresim!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 PRILL 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

45-vjeçarja Balia: Nuk përfitoj përkujdesjen që më takon me ligj!

Bashkia Tiranë

M

onda Balia është e gjymtuar dhe ka kaluar mbi shtatë operacione kryesisht në këmbë. Ajo shprehet për gazetën “77News” shumë e indinjuar nga institucionet shtetërore për neglizhencën dhe abuzimin me të drejtën e saj që i takon me ligj, që të përfitoj pagën për përkujdesje. Për më tepër ndiqni intervistën Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Monda Balia dhe jam me origjinë nga qyteti i Elbasanit. Kam kaluar një fëmijëri të vështirë pasi kemi qenë shumë fëmijë dhe as me bukë nuk jemi ngopur. Në moshën 5-vjeçare jam aksidentuar dhe kam humbur këmbën e djathtë. Kur po luaja bashkë me shoqet më përplasi një makinë dhe nga frika se mos më rrezikohej jeta doktorët menduan të më prisnin këmbën. Jam në gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe psikologjike, pasi me bashkëshortin jam ndarë, u bënë 5 vite. Kam një vajzë e cila

është e fejuar dhe jeton te shtëpia e burrit pasi në shtëpinë tonë të ardhurat janë ato që na falin njerëzit për lëmoshë. Babai më ka vdekur, kam vetëm nënën pasi vëllezërit dhe motrat janë të martuar dhe nuk kanë mundësi të më ndihmojnë mua. Cili është problemi juaj? Unë siç e përmenda edhe më lart, jetoj në kushte të mjerueshme ekonomike dhe po vuaj nga problemet shëndetësorë, si dhe operacionet e shpeshta që kam kaluar. Kam operuar 7 herë këmbën dhe nuk përfitoj pension invaliditeti siç më takon, pasi është e logjikshme që me gjendjen që unë kam më takon pension shumë më i lartë si dhe kam të drejtë page për shoqërues. Jam e pastrehë dhe pa asnjë përkrahje, jetoj me frymën e popullit. Gjithashtu, unë marr 6 mijë lekë si pension invaliditeti, shumë e cila në qoftë se nuk do t’i shtoja nga lekët që më falin qytetarët do vdisja për bukë ose do

mbetesha në rrugë të madhe. Dua të theksoi se drejtësia po venitet dita ditës, pasi njerëz që janë shëndoshë e mirë po marrin lekë ilegalisht, ndërkohë unë nuk përfitoj që të kem një person që të përkujdeset për mua pasi jam e vetmuar dhe e gjymtuar. Kam kërkuar të marr shtëpi që ta paguaj me këste por nuk kam përfituar pasi e kam kempin shumë të ulët. Cili është apeli juaj ndaj institucioneve përgjegjëse? Unë kërkoj që të më jepet mundësia të punësohem në një punë që për gjendjen që jam të mundem ta kryej, pasi është shumë e vështirë të shtrish dorën për lëmoshë në rrugë dhe ndjehem jashtëzakonisht keq, por gjendja ekonomike e vështirë dhe halli më detyron të bëj një gjë të tillë. Gjithashtu, kërkoj që të rritet pensioni i invaliditetit që kam, pasi me kaq të ardhura dhe me gjendjen time shëndetësore që po përkeqësohet dita ditës nuk e përballoj jetesën. Njëkohësisht i bëj thirrje Bashkisë të më ndihmojë me ndonjë banesë sociale pasi jetoj në kushte të vështira, në lagështirë si dhe paguaj një qera të lartë që ma bën jetesën të papërballueshme. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Bar Restorant "ANI" ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Kontaktoni në Cel: +355 682379778 / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë Tel: +355 69 56 75 953 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 26 PRILL 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çaushi: Më shumë vëmendje ndaj zhvillimit të sporteve!

N

ë kuadër të nismës së ndërmarrë nga Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, për të ftuar pranë ambienteve të tij familje me qëllim rritjen e bashkëpunimit

me ta dhe njohjen e tyre me USSH dhe Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, këtë radhë e ftuar ishte familjen Çaushi, e përfaqësoi z. Bujar Çaushi.

Si administrator i palestrës "Ari Master Academy" z. Çaushi foli për biznesin e tij dhe për sportin në përgjithësi në vendin tonë, për eksperiencën e tij në sportin e arteve parciale. Në lidhje me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re z. Caushi u shpreh se ishte shumë dakord me synimet e kësaj force politike për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe përkrahjen që ajo jep për sipërmarrësit e rinj. Ai theksoi gjithashtu se do të ishte mjaft i lumtur nëse kjo forcë politike do t’i kushtonte po aq rëndësi dhe vëmendje sporteve, të cilat për fat të keq janë lënë shumë pas dore nga politika. Ai u tregua shumë i gatshëm për të gjitha bashkëpunimet në të ardhmen me USSH dhe PLSHR. Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi që u bë pjesë e kësaj nisme atij iu dhurua një shportë me produkte shqiptare. Për më tepër: www.77news.al

Kokosi, shumë i mirë për të rënë në peshë! Kokosi përmban substanca të cilat mund të ndihmojnë personat me mbipeshë të heqin dorë nga kilet e tepërta. Kërkimet braziliane kanë gjetur se femrat obeze të cilat kanë mbajtur dietë, kanë ndjekur një regjim stërvitor dhe kanë konsumuar një sasi prej 30 mililitër në ditë vaj kokosi, kanë lar-

guar me shumë centimetra nga beli i tyre se sa femrat të cilat kanë mbajtur dietë dhe janë stërvitur, e që kanë përdorur sojë. Por, studiuesit këshillojnë konsumuesit të përdorin vetëm vajin e prodhuar nga kokosi i freskët dhe jo të konsumojnë vajin e përpunuar. www.banka-ideve.com

Kompania "Teuta Durrës"ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@teutadurres.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan bën apel ndërkombëtar për t’i dhënë fund terrorit!

Kur terrori të ketë marrë fund, kur armët të kenë pushuar, kur të fillojë e të flasin mendimet dhe politika, nga këto zhvillime nuk është vetëm Turqia ajo që do të dalë e fituar, por e gjithë hapësira gjeografike e Lindjes së Mesme, Evropa dhe vendet e tjera perëndimore”, tha Erdogan në një forum ndërkombëtar që mbahet u mbajt në Stamboll. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kërkoi nga bota mbështetje për procesin që ndjek qeveria për t’i dhënë fund terrorit. Kryeministri Erdogan vuri theksin në lidhjen që ka terrori me kontrabandën, ndërsa shtoi se lufta kundër kontrabandës dhe narkotikëve, fenomene që sot janë kthyer në probleme globale, do të jetë akoma edhe më lehtë me mbarëvajtjen e procesit të zgjidhjes që vazhdon në vendin

Lëvizja

Shënohet me ceremoni 98-vjetori i betejave të Çanakalasë!

Rexhep Tajip Erdogan

tonë. Erdogan në fjalën që mbajti në sesionin e hapjes së mbledhjes së 7-të të Forumit Global për Luftën Kundër Falsifikimit dhe Piraterisë nënvizoi se terrori dhe kontrabanda janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. “Turqia gjatë 10 viteve të fundit përpiqet ta vazhdojë luftën kundër terrorit pa e kapërcyer kufirin e demokracisë dhe të sigurisë”, u shpreh Erdogan. Shefi i qeverisë turke u sqaroi pjesëmarrësve procesin e zgjidhjes dhe vuri theksin në ndikimet ndërkombëtare të tij. Erdogan theksoi se Turqia me procesin e zgjidhjes, i cili kohët e fundit ka marrë një shtysë të re, ka ardhur drejt dhënies fund tashmë të çështjes së terrorit.“Dhënia fund e terrorit në mbarë Turqinë ka krijuar në shoqëri një valë të madhe shprese për fillimin e një procesi të ri në kuadër të paqes,

Aktivitetet përkujtimore të organizuara në gadishullin Galipoli filluan me ceremoninë e organizuar në Monumentin e Dëshmorëve. Pas këndimit të himnit kombëtar u mbajt edhe një qëndrim nderi i shoqëruar me të shtënat e togës së nderit. Ministri i Rinisë dhe Sportit, Suat Këllëç (Suat Kılıç), i cili mori pjesë në këto aktivitete, ka thënë se të rrahurat e para të zemrës së Republikës së Turqisë janë dëgjuar në Betejat e Çanakalasë.“Ky është vendi ku ne përqafuam me dashuri dhe dhembshuri të ardhurit nga vendet dhe fetë e ndryshme”, deklaroi Ministri Këllëç. Pas fjalimit të mbajtur në emër të Forcave të Armatosura të Turqisë, Departamenti i Çështjeve Fetare të Turqisë, mbajti një fjalim me temë martirizimin. Pas lutjeve të bëra për dëshmorët, banda mehteran organizoi një shfaqje. Për më tepër: www.77news.al qetësisë, të drejtave demokratike, respektit reciprok dhe tolerancës”, shtoi shefi i qeverisë turke. “Në një kohë që në Turqi nuk do ta humbasë askush jetën nga plumbat dhe bombat, edhe jeta e të rinjve në Austri nuk do të shuhet më, nuk do të errësohet më duke u helmuar me drogë”, u shpreh Erdogan dhe kërkoi nga vendet mike dhe vëllezër si dhe nga të gjitha organizatat ndërkombëtare që të mbështesin Turqinë dhe të japin kontributin e tyre në procesin e eliminimit të terrorit. Për më tepër: www.77news.al

Belle Air ofron vend pune Pastrues Avioni. Dërgoni CV në: humanresources@flybellair.com / Për më tepër: www.njoftime.com

BËJ HAPIN E DUHUR PËR NJË FILLIM TË RI! Një kurs nëntëmujor për:

- Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 200 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 1 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E PREMTE, 26 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS dhe shoqata ASAG: Stop lypjes, të minimizojmë së bashku varfërinë e gruas së moshuar!

V

arfëria ka fytyrën e gruas së moshuar! Kjo ishte tema në tryezën e radhës të organizuar nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re me shoqërinë civile ku e ftuar ishte shoqata ASAG, “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, me drejtore ekzekutive znj. Mira Pirdeni. Kjo e fundit theksoi se: “Gratë jetojnë më shumë se burrat prandaj kërkojnë më shumë përkujdesje. Pushteti lokal nuk ka qendra sociale për të moshuarit dhe ne kërkojmë shtimin e qendrave ditore. Pensionet gjithashtu janë shumë të vogla. Ne si shoqëri civile, kemi bërë deklarata që ato gra të ndërgjegjësohen, edhe pse bëjnë të gjitha punët e shtëpisë ato përsëri janë të varfra, gjithashtu vëmendje duhet t’i kushtohet minimizimit të varfërisë”. Nga ana tjetër koordinatori i Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, Kondi Ilia bëri një thirrje publike

dhe kërkoi veprim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve që mund të ndryshojnë jetën e të moshuarve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale, përfaqësuesve të biznesit si dhe të aktorëve të tjerë, me qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e këtij grupi të margjinizuar të shoqërisë tonë. “Ne kërkojmë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë. Në Shqipëri sot numërohen 540 mijë pensionistë, nga të cilët rreth 90 mijë prej tyre jetojnë të vetëm, pa fëmijët e tyre. Njerëzit e moshuar përbëjnë një grup gjithmonë në rritje të popullsisë. Po shkojmë kështu drejt një shoqërie në të cilën të moshuarit përbëjnë një faktor gjithnjë në rritje, në planin social, ekonomik dhe shëndetësor. Plakja është proces që shoqërohet me ndryshime organike, por mbi të gjitha ndryshime në sjellje. Për të mos-

huarit është nevojë e domosdoshme kontakti me familjen, fëmijët, nipër e mbesa, por edhe me miq e shokë. Izolimi i tyre sjell një përkeqësim të shëndetit fizik dhe mendor”, u shpreh Kondi Ilia. Gjithashtu në tryezë dhanë mendimin e tyre dhe përfaqësues të shoqatave për moshimin si Osman Terziu dhe Bajram Furriku: “Vetëm në Tiranë kemi 969 të moshuar me sëmundje të pashërueshme. Kërkojmë një përkujdesje mjekësore ndaj këtyre personave, ku mjekët duhet t’u komunikojnë diagnozën e saktë pacientëve të moshuar”, përfunduan përfaqësuesit e shoqatave. Për më tepër Juristi Kondi Ilia u shpreh se QDS ka dhënë asistencë ligjore falas ndaj të moshuarve, gjithashtu ka bërë sensibilizim mediatik në gazetën “77 News" si dhe tryeza pafund me shoqatat kombëtare dhe lokale që kanë në fokus moshimin. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news