77 News

Page 7

E MËRKURË, 27 SHKURT 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kancelarja Merkel kërkon anëtarësimin e Turqisë në BE!

T

77 NEWS

RT-ALBANIA/Brukseli ka lëshuar reagimet e para ndaj deklaratës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian kishte thënë se ishte “pro hapjes së një kapitulli të ri për të shënuar përparim”. Deklarata e Merkelit kishte ardhur pas ndryshimit të toneve të Parisit zyrtar në lidhje me integrimin e Turqisë në BE. Komisioni Europian deklaroi se i ka pritur me kënaqësi përpjekjet e vendeve anëtare për progresin e negociatave. Deklarata erdhi nga Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit të zgjerimit, Stefan Fyle. Zëdhënësi duke aluduar për deklaratat që kanë ardhur nga Gjermania dhe Franca tha: “Ne i kemi pritur me kënaqësi përpjekjet e vendeve anëtare të

BE për gjallërimin dhe përparimin e procesit të negociatave me Turqinë. Kjo është në përshtatje të plotë edhe me përfundimet, që dolën nga samiti i liderëve të BE mbajtur dhjetorin e kaluar”. Stano rikujtoi se është në dorën e vendeve anëtare të përcaktojnë shpejtësinë e negociatave, duke nënvizuar se për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli ka nevojë për konsensusin e vendeve anëtare. Në lidhje me procesin e negociatave me Turqinë, vendet anëtare në muajt që lamë prapa bënë thirrje për t’i dhënë procesit një shtysë të re, nënvizoi zëdhënësi i Komisionit Europian, duke shprehur bindjen se kjo shtysë e re do të ketë ndikim këtë vit në procesin e anëtarësimit të saj. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Gjykimi i të tjerëve nuk iu intereson shumë dhe do të vazhdoni të ecni përpara në mënyrën tuaj. Demi: Nuk duhet të demoralizoheni. Vazhdoni me kokën lart të sigurt që gjërat do të përmirësohen shumë shpejt. Binjakët: Gjërat që doni të thoni nuk do të dalin ashtu si dëshironit dhe rrezikoni të thoni diçka që nuk e mendoni me të vërtetë. Gaforrja: Sot do të jeni dinamikë, perceptivë dhe shumë të aftë. Luani: Sot mund ta gjeni veten duke luftuar kundër një sërë ndjesish shumë të shëmtuara. Virgjëresha: Do të merrni një propozim pune shumë interesant dhe ju do të dini të bëni lojën në mënyrë që të jetë e favorshme për ju. Peshorja: Do të dini që të mos përfshiheni nga ngjarjet dhe të merrni një vendim sa më të menduar dhe të pjekur. Akrepi: Më në fund mbas një periudhe të lodhshme pune, do të merrni atë që kishit kohë që e kërkonit. Shigjetari: Sot nuk do iu mungojnë mundësitë për t’u takuar me persona interesantë. Bricjapi: Asnjëherë nuk është e lehtë që të merrni vendime e sidomos kur bëhet fjalë për vendime për ndjenjat. Ujori: Në këtë periudhë që është frenuar entuziazmi juaj duhet të jeni më të qetë dhe mos të mërziteni. Peshqit: Në dashuri duket sikur situata rinovohet me shumë lehtësi. Sot është dikush gati që t’iu bëjë tu rrahë zemra.

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@albweb.al / Për më tepër: www.njoftime.com

MBUSHE DITËN ME LAJME TË MIRA! Dituria është rruga e Mirësisë dhe e Begatisë!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 280 euro të gjitha të përfshira. Deri më 3 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.