Page 1

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 27.02.2013 VITI II - NR.358

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj në festën e Pavarësisë së Kuvajtit; takim i përzemërt me kryeministrin Berisha! MENDIMI POZITIV

Si të gjeni qëllimin e jetës tuaj! Qendra e Mendimit Pozitiv

N

ëse i keni parë ndonjëherë pyjet e Mëdha të Redwood në Kaliforni, do të kuptoni që janë pemët më të gjata dhe “gjallesat” më të vjetra në planet! Disa janë të

gjata deri në 35 metër... >> VIJON NË FAQEN 2

Basha: Hipotekimi i apartamenteve, lehtësim fiskal dhe kompetenca për 11 minibashki!.fq.3 Vëzhgimi: Pavioni në spitalin e Pediatrisë pa ilaçe, alarmohen prindërit!..............................fq.4 Shoqata e Pensionistëve: I kërkojmë bashkisë një festë për të moshuarit!....fq.5 Merkel kërkon anëtarësimin e Turqisë në BE!......fq.7 Nënkryetari i PLSHR, Domi: Në koalicion me PD synojmë një mandat të tretë qeverisës!................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E MËRKURË, 27 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj në festën e Pavarësisë së Kuvajtit; takim i përzemërt me kryeministrin Berisha!

K

ryesia e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe kryetari i saj Edmond Vlashaj morën pjesë në 25 shkurt 2013 në pritjen

e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit në Tiranë. Kuvajti feston ditën zyrtare të pavarësisë me datën 25 shkurt. Këtë vit

u mbushën plot 52 vjet nga pavarësia e tyre prej Britanisë së Madhe dhe 22 vjet nga çlirimi prej ushtrisë pushtuese së Sadam Huseinit. Pavarësia festohet më datë 25 shkurt, pasi lidhet drejtpërdrejtë me ditën ku Emiri Abdullah Al Salem Al Sabah, u ngjit në fron në vitin 1950. Në pritjen e organizuar nga ambasadori Najeeb Abdurrahman al Bader, kanë qenë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, deputetë, përfaqësues të biznesit, të medias dhe të jetës publike në vend. Kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj, gjatë kësaj pritjeje, pati një sërë takimesh, mes të cilave me kryeministrin Berisha, me ambasadorin e Kuvajtit, me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe me personalitet të tjera të sipërmarrjes, politikës dhe medias. Për më tepër: www.77news.al

veten tuaj. Kur të merrni pjesë në mënyrë aktive në kërkim të vizionit do të tërhiqni burimet që kërkohen për të zbuluar qëllimet tuaja. Parimi 3: Rregulli 80/20. 80% e popullsisë nuk shqetësohen se çfarë kanë për të ofruar. 20% e tyre shqetësohen shumë dhe është kjo përqindje e vogël që krijon ndryshime më të mëdha në botë. Ju mund të jeni pjesë e atij ndryshimi ose mund të notoni si një tapë në oqean. Pengesa e madhe për shumicën e njerëzve që duan të gjejnë rrugën e tyre është perceptimi i përgjegjësisë. Në momentin që të hedhin një hap në rrugën e tyre dhe një shikim që nuk ka kthim mbrapa se kjo i frikëson shumë njerëz. Luftëtari e shfrytëzon rrugën e tij dhe ecën me kurajo dhe kupton se si ata dhe dhuntitë e tyre mund të kontribuojnë me shoqërinë. Parimi 4: Jo çdo “pasion” është qëllimi juaj. Me siguri keni dëgjuar shumë njerëz në libra; video dhe seminare që ju thonë të ndiqni pasionin tuaj dhe që ky pasion është qëllimi juaj. Por si i bëhet kur nuk keni vetëm një pasion, por shumë dhe krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Do të lodheni shumë duke u munduar të gjeni një mënyrë për t'i lidhur dhe për të zgjedhur vetëm një për ta ndjekur. Do të kuptoni se do të keni një pasion vetëm për veten dhe një

pasion për ta ndarë me botën. Kur të gjeni ndryshimin … kjo do të përbëjë ndryshimin në botën tuaj. Parimi 5: Ka shumë grupe njerëzish që po shikojnë se çfarë mund të ofroni… dhuntitë tuaja, por nuk do munden ta zbulojnë pa e zbuluar ju përpara. Duhet që ju të shfaqeni përpara, të merrni një pozicion dhe thoni “Ky jam unë, këtë mundem të ofroj”! Në momentin që frenoheni nga bota, do të vini në lëvizje të gjitha forcat e fuqishme që shkojnë në favorin tuaj. Duhet të jeni të guximshëm, të patrembur dhe të angazhuar në rrugën tuaj. Kur të jeni të tillë, do të tërhiqni ato individë që ju kanë kërkuar dhe kjo gjë do t’ju ndihmojë të arrini sukses. Parimi 6: Kur të arrini të përqafoni qëllimin e vërtetë dhe planin tuaj të brendshëm, do të jeni të lumtur, të suksesshëm dhe të kënaqur. Dhe, nëse nuk do të mundeni ta bëni një gjë të tillë do të jeni të paplotësuar, të mërzitur dhe të irrituar. Madje mund të themi që ju duhet të krijoni dhe manifestoni një qëllim në jetë ose do të vdisni … të paktën në brendësi. Individët që nuk i rezistojnë qëllimit të jetës së tyre do të përfundojnë duke u sëmurur. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 dhe të vjetër mbi 2000 vjet. Secila nga këto pemë të stërmëdha dhe të mahnitshme ka filluar nga një farë e vogël. Kjo farë është kaq e vogël saqë mund ta mbani në pëllëmbë të dorës. Në atë farë të vogël është i gjithë projekti për manifestimin dhe shprehjen e vetes të atyre organizmave të gjalla. Ashtu si këto pemë, edhe ju keni planin ose projektin tuaj të mrekullueshëm dhe unik. Më poshtë janë disa parime të fuqisë mendore që ju ndihmojnë të gjeni rrugën e duhur në jetë… qëllimin e jetës tuaj. Këto janë parime që i kanë përdorur të gjithë njerëzit, ndërsa punonin me njëritjetrin për të qënë të qartë me jetën e tyre. Parimi 1: Kuptoni që keni një qëllim. Çdo qënie e gjallë ka një qëllim me të cilin ka lindur. Është pjesë e AND-së së tyre. Të tjerët mund të kenë qëllime të njëjta por i juaji është unik për ju dhe për metodat e demonstrimit dhe vënies në punë janë vetëm tuajat, janë unike. Parimi 2: Është detyra juaj për ta gjetur atë. Askush nuk mundet ta bëjë për ju sado që doni t’ju tregoni se çfarë është. Patjetër që të tjerët mund t’ju ndihmojnë për t’ju nxjerrë në pah dhuntitë tuaja, por në fund jeni vetëm ju ata që vendosni për Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tre vendime të bashkisë së Tiranës:

Hipotekimi i apartamenteve, lehtësim fiskal për biznesin e vogël dhe dhënie kompetencash për 11 minibashkitë!

Jorida Tabaku

D

isa vendime të bashkisë Tiranë pritet të merren në shqyrtim nga këshilli bashkiak në mbledhjen e rradhës në fund të shkurtit. Në një dalje për mediat nëkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku, bëri me dije tre prej vendimeve më të rendësishme, ku në krye qëndron ai për dhënien e hipotekave të aparatameneteve të banimit të mbajtura peng nga paraardhësi i tij. Akti normativ i miratuar nga qeveria shqiptare, më 6 shkurt i ka hapur rrugë procesit të hipotekimit të apartamenteve për rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës. “Miratimi

i kësaj liste i hap rrugën hipotekimit të 260 objekteve mbi 3 kate, me një sipërfaqe totale rreth 930 000 m2 dhe rreth 11 000 apartamente. Miratimi i kësaj liste me rreth 11 mijë apartamente i shtohet 5893 apartamenteve, që Bashkia e Tiranës ka dërguar për hipotekim gjatë vitit të shkuar, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive”, pohoi Tabaku. Lehtësimi fiskal për biznesin e vogël! Lehtësimi fiskal për biznesin e vogël është vënë sërishnë fokus të kreut të bashkisë. Këtë herë ai ka propozuar uljen me 30% të

taksave për 523 subjekte të punimeve artizanale.“Këtu përfshihen biznese në fushën e punimit të drurit, argjendarisë, artizanatit, punimeve të hekurit, rrobaqepësisë, qëndistarisë etj. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga janari i 2013”, tha Tabaku. Bashkia e kryeqytetit jep kopetenca për 11 njësi vendore! Bashkia e Tiranes do t’u delegojë 11 njësive vendore kompetenca që lidhen me kontrollin e territorit që kanë nën administrim. Vendimi për kalimin e kompetencave pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës së këshillit bashkiak në fund të këtij muaji. “Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njësitë vendore do të ushtrojnë pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik”, pohoi për mediat nënkryetarja e bashkisë së kryeqytetit, Tabaku. Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake do t’u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake, 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: gjergji.proko@orbico.al / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 27 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vëzhgimi: Pavioni në spitalin e Pediatrisë pa ilaçe, alarmohen prindërit!

D

hjetëra fëmijë të sëmurë me azëm në spitalin pediatrik në kryeqytet që prej disa muajsh përballen me mungesa të theksuara ilaçesh ndërsa prindërit e tyre të alarmuar kanë deklaruar për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se Ministria e Shëndetësisë po i lë fëmijët e tyre në mëshirë të fatit. Sipas një vëzhgimi të kryer nga QDS, prej disa muajsh, në pavionin e Alergopneumonisë, në spitalin pediatrik të QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, mungojnë medikamentet kryesore për fëmijët me azëm. Të indinjuar për mungesën e ilaçeve me receta në duar prindërit kanë deklaruar se shumica e ilaçeve kushtojnë tepër shtrenjtë dhe vetëm një pompë që shërben në çdo rastet urgjente kur fëmija ka kriza të frymëmarrjes kushton rreth 80 mijë lekë.

Ankesat Prindërit e fëmijëve që janë pacientë në pavionin e Alergopneumonisë tregojnë se gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital i kanë blerë ventolinat apo medikamentet e tjera specifike për sëmundjen, jashtë spitalit. Mungesat e barnave vërehen edhe në Reanimacionin e Pediatrisë. Kujtimi është një prej prindërve të cilit si rrallë herë mjekët i kanë dhënë një recetë me vlerën e ilaçeve që i kalon 40 mijë lekë. Ky prind ka fëmijën e tij të shtruar prej katër javësh në reanimacion me një sëmundje të rëndë që i ka prekur cipën e trurit. “Kemi dy muaj duke blerë ilaçe, kam shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe askush nuk e ka marrë në konsideratë hallin tim, kam marrë 1 milion lekë borxh, deri tani dhe prapë do marr, se fëmijën, se lë dot pa ilaçe”, shprehet prindi nga Fieri. Ndërkohë mjekët në spitalin pediatrik deklarojnë se në këtë periudhë ka patur fluks shtrimesh të fëmijëve me azëm dhe mungesa e ilaçeve është si shkak i mos çeljes së tenderëve nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ana tjetër problem në spitalin e Pediatrisë mbetet edhe mungesa e shtretërve. Një tjetër prind i një prej fëmijëve të shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në spitalin pediatrik shprehet gjithashtu për QDS, se prej janarit të këtij viti i ka blerë të gjitha ilaçet privatisht, duke përfshirë edhe serumet apo vigonët për të kryer serumet

e fëmijës së tij. “Këtu ka arritur gjendja që të blejmë edhe pambukun, edhe serumet, për ilaçet e tjera as që bëhet fjalë, që i blejmë të gjitha me para në dorë dhe jo vetëm drejtoria e spitalit por as Ministria e Shëndetësisë nuk shqetësohet për këtë fakt”, thotë Luan Qebapi, 45 vjeçari që ka disa javë që e ka shtruar fëmijën e tij në pediatri me bronkopneumoni. Mungesat Përsa i përket medikamenteve sipas mjekëve mungojnë kryesisht kortizonikët, prenizolon, ultrakorten, ilaçet për të bërë inhalacionet, ndërsa edhe antibiotikët janë të kufizuara. Burime nga drejtoria e QSUT kanë sqaruar për QDS se janë në pritje të hapjes së tenderave për vitin 2013 dhe deri në përfundim të procedurave po mbyllin kontratat shtesë me kompanitë farmaceutike për furnizimin e spitalit me medikamente. Por jo vetëm në pavionin e Alergopneumonisë, mungesat e ilaçeve janë evidente. Janë vetë mjekët dhe stafi mjekësor që japin alarmin se prej fillimit të vitit në përgjithësi të gjitha pavionet e Pediatrisë mungesa e ilaçeve është problemi kryesor për pacientët e vegjël e për prindërit e tyre. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Agjencia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune pedagog për programe grafike. Dërgoni CV në: info@ashp.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Bulevard Republika

KORÇË

Monarch Tel: +355 69 73 71 731 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shoqata për Integrimin e Pensionistëve: I kërkojmë bashkisë një festë për të moshuarit!

Liri Tahulla dhe Sabrie Kapllani

I

kërkojnë Bashkisë së Tiranës që t’u sponsorizojë një ditë feste. Përfaqësues të Shoqatës për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë, kanë zgjedhur t’i kërkojnë publikisht kryebashkiakut Basha që t’u japë mundësinë të festojnë në 8 mars. Liri Tahulla dhe Sabrie Kapllani, drejtueset e shoqatës, thonë se dikush duhet të mendojë edhe për t’i gëzuar të moshuarit. “Anëtarët e shoqatës sonë janë pleq të varfër, një pjesë e tyre të braktisur dhe nuk kanë parë prej vitesh një festë në jetën e tyre. Ditët e shpallura si festa, për pensionistët nuk janë veçse ditë të zakonshme në varfërinë e tyre të përditshme. I lutemi bashkisë dhe biznesmenëve t’u japë një ditë të paharrueshme, këtyre njerëzve”, thonë gratë përfaqësuese të shoqatës. Liri Tahulla tregon se numri i të moshuarve është i madh, së paku 100 pensionistë janë më nevojtarët nisur nga kushtet social-

ekonomike.“Megjithëse 8 marsi është dita e grave, ne mendojmë që po këtë ditë të festojnë edhe burrat bashkë me gratë”, thotë Sabrie Kapllani, nënkryetare për Tiranën. Kërkesat për t’i kthyer sytë drejt moshës së tretë, përtej një dite festive, lidhen me nevojat e tyre të përditshme. Në një listë të gjatë emërore, që nënkryetarja e shoqatës për Tiranën, mban përpara, ka të shënuara problemet specifike të secilit. “Kemi nevojë për një karrocë invalidi, thotë Sabrie Kapllani. - Në fakt, kërkojmë thjesht një ndërrim, sepse kemi një karrocë të re të ardhur nga Anglia, por e moshuara nuk hipën dot dhe kërkojmë një më të ulët. Kërkojmë gjithashtu sponsorizim për qese mjekësore për një të moshuar tjetër me tumor në zorrën e trashë, është nevojë imediate, pasi nuk ka mundësi t’i blejë. Kemi nevojë edhe për një klub a mensë të moshuarish ku t’u jepet ushqim, pasi kemi raste që janë të pangrënë. Marrin pension por nuk u del as për dritat dhe ujin”. Gjithashtu të moshuarit kërkojnë shtimin e qendrave ditore. Qendra tek Bulevardi “Zogu I” funksionon dhe ata shprehen të kënaqur me stafin, pasi aty ka edhe mjekë fizioterapistë që kryejnë masazhe falas. Por kërkesat për t’u rregjistruar në qendër janë shumë të mëdha, ndërsa kapacitetet pranuese shumë të vogla. Një nga të moshuarat, banore tek nësia nr.8, thotë: “Nuk më kanë pranuar të rregjistrohem

se nuk ka vende”. Një qendër e duam edhe tek Varri i Bamit, thotë Liri Tahulla,-pasi vetëm aty kemi 190 pensionistë të rregjistruar”. Nënkryetarja e shoqatës për Integrim të Pensionistëve, Liri Tahulla, shprehet se një pjesë e të moshuarve po grabiten me fatura aforfeje.“Ne kemi plot raste kur të moshuarve u vinë fatura të papërballueshme, ndërkohë që jetojnë të vetmuar dhe me kursime. E moshuara e vetmuar T.Ç. ngrohet me bidon me ujë të nxehtë por i ka ardhur fatura 60 mijë lekë. Në një familje pleqsh, shkuan ndërruan matësin, se ‘ky nuk bën, do të vëmë tjetër’ (ndërkohë që matësi rrotullohej). Pleqtë i thanë teknikut të CEZ: ‘Bëj ç’të duash, ne nuk marrim vesh’. Por pastaj u erdhi fatura 803 mijë lekë. Edhe uji u vjen nga 2-3 mijë lekë, kur janë kaq të sëmurë sa nuk lahen dot”. Përfaqësueset e shoqatës tregojnë se kanë raste të moshuarish që banojnë tek Kodra e Priftit që paguajnë detyrimet e të tjerëve, sepse zona ka lidhje të paligjshme dhe një pjesë nuk paguajnë prej vitesh. Ndërsa barra për të shlyer humbjet e ndërmarrjeve të shërbimeve, u ngarkohet padrejtësisht të moshuarve që janë më korrektët. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: s.pici@armundia.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 27 SHKURT 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të rinjtë mbështesin Platformën Politike të PLSHR!

N

jë takim mjaft i dobishëm ka vijuar gjatë ditës së sotme për Kryetaren e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku. Studentja për Stomatologji, Xhiliola Martani kishte dëgjuar për LSHRnë në mjediset e fakultetit të saj, por fakti që u njoh drejtpërdrejt me Platformën Politike e bëri atë të mendojë se kjo lëvizje do të sjell ndryshim pozitiv në shoqëri. Ndërsa dy të rinjtë e tjerë, Ardiani dhe Ermiri mbështetën rikthimin e dënimt me vdekje për një periudhë të caktuar kohore. Gjithashtu ata vlerësuan paketën programore të PLSHR për rikonceptimin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të Ministrisë së Rinisë, Turizmit, Kulturës dhe Sporteve si dhe Ministrinë e Diasporës. Për më tepër: www.77news.al

Stërvitja për trurin, ilaçi kundër sëmundjeve mendore!

N

jë grup shkencor ndërkombëtar gjeti gjenet që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze mendore. Duke evidentuar këto gjene falë ilaçeve mundet të zvogëlohet mundësia e sëmundjes. Ky është përfundimi i i studimit të 200 shkencëtarëve i publikuar në revistën “Nature Genetics”. Megjithatë, veprimi i çdo ilaçi duhet kombinuar me stërvitjen e trurit, mendojnë specialistët rusë. Grupi shkencor, që ka mbledhur hulumtues nga 100 institute të botës, kërkoi gjenet që ndikojnë në zhvilli-

min e skizofrenisë, psikozës depresive maniakale, depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit - demencës së pleqërisë. Sipas shpjegimit të profesorit të neurologjisë të Universitetit të Kalifornisë Pol Tompson, miliona njerëz kanë variacione në ADN-në e tyre, që ndihmojnë në rritjen ose zvogëlimin e qëndrueshmërisë së trurit ndaj një numri të madh sëmundjesh. “Kur ne të përcaktojmë këtë gjen, ne do mund të minimizojmë rrezikun e sëmundjes me ndihmën e ilaçeve”- thotë ai. www.banka-ideve.com

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Dërgoni CV në: info@diamond-dental.al / Për më tepër: www.njoftime.com

STUDIO

Shërbimet që ne ofrojmë janë: Printime inxhinierike A4-A0, bardh e zi dhe me ngjyra. Në letër 90gr/m2, 140gr/m2, photo paper 190gr/m2. Fotokopje inxhinierike A4-A0 bardh e zi dhe me ngjyra. Skanime inxhinierike A4-A0 bardh e zi dhe me ngjyra. Printime A4-A3 color në letër 270gr/m2. Kurse AutoCad-i 2D&3D, Punime Interiori dhe Exteriori.

Lëvizja

BENCI

Studio BENCI Albens Pumo administrator

web: www.studiobenci.net e-mail: studio.pumo@gmail.com mob. 069 40 61 753 mob. 069 40 61 749 tel. +35544506409 Rr. M. Gjollesha, P.54, (përballë Inst. të Ndërtimit)

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 SHKURT 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kancelarja Merkel kërkon anëtarësimin e Turqisë në BE!

T

77 NEWS

RT-ALBANIA/Brukseli ka lëshuar reagimet e para ndaj deklaratës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian kishte thënë se ishte “pro hapjes së një kapitulli të ri për të shënuar përparim”. Deklarata e Merkelit kishte ardhur pas ndryshimit të toneve të Parisit zyrtar në lidhje me integrimin e Turqisë në BE. Komisioni Europian deklaroi se i ka pritur me kënaqësi përpjekjet e vendeve anëtare për progresin e negociatave. Deklarata erdhi nga Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit të zgjerimit, Stefan Fyle. Zëdhënësi duke aluduar për deklaratat që kanë ardhur nga Gjermania dhe Franca tha: “Ne i kemi pritur me kënaqësi përpjekjet e vendeve anëtare të

BE për gjallërimin dhe përparimin e procesit të negociatave me Turqinë. Kjo është në përshtatje të plotë edhe me përfundimet, që dolën nga samiti i liderëve të BE mbajtur dhjetorin e kaluar”. Stano rikujtoi se është në dorën e vendeve anëtare të përcaktojnë shpejtësinë e negociatave, duke nënvizuar se për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli ka nevojë për konsensusin e vendeve anëtare. Në lidhje me procesin e negociatave me Turqinë, vendet anëtare në muajt që lamë prapa bënë thirrje për t’i dhënë procesit një shtysë të re, nënvizoi zëdhënësi i Komisionit Europian, duke shprehur bindjen se kjo shtysë e re do të ketë ndikim këtë vit në procesin e anëtarësimit të saj. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Gjykimi i të tjerëve nuk iu intereson shumë dhe do të vazhdoni të ecni përpara në mënyrën tuaj. Demi: Nuk duhet të demoralizoheni. Vazhdoni me kokën lart të sigurt që gjërat do të përmirësohen shumë shpejt. Binjakët: Gjërat që doni të thoni nuk do të dalin ashtu si dëshironit dhe rrezikoni të thoni diçka që nuk e mendoni me të vërtetë. Gaforrja: Sot do të jeni dinamikë, perceptivë dhe shumë të aftë. Luani: Sot mund ta gjeni veten duke luftuar kundër një sërë ndjesish shumë të shëmtuara. Virgjëresha: Do të merrni një propozim pune shumë interesant dhe ju do të dini të bëni lojën në mënyrë që të jetë e favorshme për ju. Peshorja: Do të dini që të mos përfshiheni nga ngjarjet dhe të merrni një vendim sa më të menduar dhe të pjekur. Akrepi: Më në fund mbas një periudhe të lodhshme pune, do të merrni atë që kishit kohë që e kërkonit. Shigjetari: Sot nuk do iu mungojnë mundësitë për t’u takuar me persona interesantë. Bricjapi: Asnjëherë nuk është e lehtë që të merrni vendime e sidomos kur bëhet fjalë për vendime për ndjenjat. Ujori: Në këtë periudhë që është frenuar entuziazmi juaj duhet të jeni më të qetë dhe mos të mërziteni. Peshqit: Në dashuri duket sikur situata rinovohet me shumë lehtësi. Sot është dikush gati që t’iu bëjë tu rrahë zemra.

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@albweb.al / Për më tepër: www.njoftime.com

MBUSHE DITËN ME LAJME TË MIRA! Dituria është rruga e Mirësisë dhe e Begatisë!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 280 euro të gjitha të përfshira. Deri më 3 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 27 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nënkryetari i PLSHR, Domi takon drejtuesit e Kukësit:

Në koalicion me PD synojmë një mandat të tretë qeverisës!

N

ënkryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe përgjegjës për koalicionet, Vullnet Domi u takua me sekretarët e Degëve të Qarkut të Kukësit. Gjatë këtij takimi ai i informoi të pranishmit për vizitën e suksesshme të delegacionit të PLSHR në Stamboll dhe për takimet e rëndësishme të zhvilluar në kryeqendrën turke. Nënkryetari Domi u tha drejtuesve të këtij qarku se PLSHR do të hyjë në zgjedhje së bashku me Partinë Demokratike duke synuar të jetë forca e dytë në koalicionin e djathtë. PLSHR, tha Domi, vlerëson drejtimin politik të koalicionit, por ka kritikat e saj për disa dikastere që duhen rikonceptuar dhe duhen shndërruar në ministri të fuqishme që sigurojnë begatimin dhe zhvillimin e vendit. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR do përjashtojë nga taksat sipërmarrësit e Përkujdesjes Sociale!

P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Agron Zani vazhdon perzantimin e programit politik të kësaj force politike me banorë të kryeqytetit. Në diskutimin e bërë me pensionisten Rabo Nuho u diskutua gjerësisht për shtatë pikat e Platformës Politike. Një ndër pikat që zonja Nuho përkrahu shumë ishte ajo e fuqizimit të shtetit shqiptar. Gjithashtu zonja Nuho e vlerësoi propozimin e PLSHR për përjashtimin nga taksat të sipërmarrësve në ngritjen e institucioneve të Përkujdesjes Sociale. Mosha e tretë, tha pensionistja, ka nevojë për më shumë përkujdesje, por në vendin tonë mungojnë institucione të tilla. Që të ngrihen institucione të tilla, duhet që edhe sipërmarrësit të jenë të interesuar dhe propozimet tuaj më duken me shumë vend. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

77 News  
77 News  

E përditshme politike,informative,sociale,kulturore etj

Advertisement