Gazeta 77 News botimi nr 231

Page 4

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kanceri i gjirit, Godaj:

Në Shqipëri mungon strategjia për ta luftuar këtë sëmundje!

"

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" pasi ka trajtuar dhe paraqitur histori njerëzore të cilat kanë përballur dhjetra pacientë që vuajnë nga kanceri në pavionin e Onkologjikut të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", synon të përcjellë këtë realitet edhe nëpërmjet eksperiencës së organizatave të ndryshme jofitimprurëse, që veprojnë në vendin tonë, lidhur me këtë çështje. Trajtuam ditë më parë rastin e një 40-vjeçareje, e cila arriti të shërohej nga kanceri i gjirit. Në rrëfimin e saj jepet edhe një informacion për mënyrën sesi sistemi shëndetësor publik në vend arrin të trajtojë këtë kategori pacientësh. Donika Godaj, drejtoreshë e organizatës kombëtare YWCA, e cila vepron prej vitesh në Shqipëri në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që prekin drejtpërsëdrejti shëndetin e grave dhe vajzave, në një intervistë për "77 News" ndalet tek situata në vend, përsa i përket përhapjes së kancerit të gjirit si dhe

`

tek mungesa e një strategjie kombëtare për ta luftuar këtë sëmundje. Z.Godaj sa i përhapur është kanceri i gjirit në Shqipëri? Statistikat për Shqipërinë dëshmojnë se kanceri i gjirit te gratë është sot një prej kancereve më të përhapura në vend dhe shkaktari kryesor i vdekjeve të tyre. Numri i grave të prekura ka ardhur duke u shtuar çdo vit për të mbërritur vetëm gjatë 2011-ës në afro 500 raste të reja. Po kështu, statistikat dëshmojnë se është ulur kufiri moshor i femrave që preken nga kjo sëmundje. Por, akoma më shqetësues paraqitet fakti se 75% e grave të prekura nga kanceri i gjirit, paraqiten te mjeku në një fazë kur sëmundja ka përparuar shumë, duke e bërë shpesh të pamundur shpëtimin e jetës së tyre. Sa të sensibilizuara janë femrat shqiptare, lidhur me kancerin e gjirit? Nga përvoja jonë, mund të them me siguri që niveli i informimit dhe i ndërgjegjësimit të grave për t’u kontrolluar rregullisht lë shumë për të dëshiruar. Ka një rritje të numrit të grave që kanë dëgjuar për mamografinë dhe numri i atyre që e kryejnë është rritur ndjeshëm sidomos këto 2 vitet e fundit, falë kjo edhe punës tonë të pandërprerë gjatë këtyre 4 viteve. Si e shihni sistemin shëndetësor shqiptar, sa funksional është në parandalimin e kancerit të gjirit? Numri i shtuar i rasteve të reja në vit dhe përqindja e lartë e grave që paraqiten te mjeku në fazë shumë të përparuar të kan-

cerit të gjirit, tregon së pari, për një nivel të ulët të informimit dhe të ndërgjegjësimit të grave shqiptare për rrugët dhe mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit; së dyti, për një akses të ulët të tyre ndaj shërbimeve shëndetësore përkatëse, përfshirë këtu vizitat e specializuara te mjeku dhe ekzaminimet klinike. Nisur nga kjo situatë, YWCA of Albania, ka hartuar një peticion me anë të cilit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që, në përputhje edhe me ligjin e shëndetit publik, të hartojë sa më shpejt një strategji të luftës kundër kësaj sëmundjeje, e më konkretisht që shteti, përmes strukturave të tij si dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të sigurojë për gratë dhe vajzat dhënien e informacionit të nevojshëm për rrugët dhe mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit. Shteti të sigurojë e të garantojë akses në vizitat dhe ekzaminimet klinike të kancerit të gjirit për të gjitha kategoritë e grave në nevojë. Si parandalohet kanceri i gjirit? Në çdo moshë, çdo femër mund të bëjë diçka për të zbuluar kancerin e gjirit. Ato femra që janë të grupmoshës 20-39 vjeç mund të kryejnë vetëkontrolle të gjirit çdo muaj (pas ciklit) si dhe të kryejnë kontrolle të mjeku çdo tre muaj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kompania Final ofrin vend pune Collection Manager.Dërgoni CV në: hr@fin.al /Për më tepër: www.njoftime.com

ALB SPUGNA sh.p.k

Tel: 066 20 70 150 E-mail: gjergj.krali@kraligroup.com Adresa: Rruga ‘’Princa Topia’’ Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.