Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 23.10.2012 VITI I - NR.231

R

e

Qendra p

L

ëv

hvillim eZ

rejtësi dh D ër

izj

a Shq

a i p ë ri

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

MENDIMI POZITIV

...>>fq.8

Aftësitë tuaja, fuqi e së ardhmes! N

jerëzit kanë çdo gjë që keni Qendra e nevojë për të patur Mendimit Pozitiv jetën që duan. Është në dorën tuaj të jeni ata që doni. Ndoshta mendimet tuaja po iu nxisin në atë lloj forme që iu po përfaqësoni ato dhurata të mrekullueshme që ju janë dhënë si pjesë e krijimit tuaj. Lajmi i mirë është se ato janë tuajat. Ju duhet vetëm t'i nxirrni në dritë dhe të ndërtoni me to diçka madhështore. Talentet dhe aftësitë tuaja janë pjesë e qenies tuaj. Në fakt, secili prej nesh ka një set të ndryshëm mjetesh që i zotërojmë dhe kjo është arsyeja përse erdhëm në këtë planet, që të ndajmë këto talente dhe aftësi me botën! Ndaloni çdo zë të brendshëm që iu thotë se jeni të destinuar të jetoni një jetë të vogël. Jo, patjetër që jo. Ju keni gjithë ato dhurata të brendshme (burime, energji, sjellje dhe shumë atribute pozitive) si dhe dhurata të jashtme (uji, ushqimi, natyra, njerëzit dhe burime të tjera). Nëse po mendoni “Dhurata ime e vetme është që mund të ngrihem në mëngjes dhe të jetoj”, hiqeni nga mendja. Ky është një mendim negativ! Nuk bën gjë tjetër veçse t'iu pezmatojë ndërsa ju meritoni më shumë. Dhuratat tuaja bëjnë të mundur gjëra të mëdha në jetën tuaj! Kur fiksoheni shumë në problemet, të metat dhe pengesat që hasni do të NGECNI. Nëse shikoni vetëm borxhet, mungesë parash, ëndrra të paplotësuara, ose një të ardhme të mjerë, nuk do të arrini të ndaloni momentin para se të ketë madje edhe një shans për të filluar. Nëse jeni nga ata që i thoni vetes që nuk mundeni ta përballoni një jetë më të madhe, ose që nuk keni kohë mjaftueshëm për të >> VIJON NË FAQEN 2

Qeraja tatimore, flet sipërmarrësi

Demiri: Taksë fikse për shmangien e informalitetit! Basha: Jo kthim tek socializmi pa taksa, ekonomia ka nevojë për kreditim!.........................fq.2 Kanceri i gjirit, Godaj: Mungon strategjia për ta luftuar këtë sëmundje!...............................fq.4 I riu i komunitetit rom: Dua një punë, të jetoj si gjithë të tjerët!......................................fq.5 Veprimtari në Kampusin "Vitrina" Mbishkrimet më të lashta, në gjuhën pellazge!....fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Basha: Jo kthim tek socializmi pa taksa, ekonomia ka nevojë për kreditim!

K

ryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është shprehur kundër heqjes së taksave për biznesin e vogël. Qëndrimin e tij mbi propozimin e opozitës, ai e ka

shprehur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik, ku mori pjesë si i ftuar nderi. Sipas tij, heqja e taksave për biznesin e vogël do të thotë kthim tek socializmi pa taksa. Basha ka theksuar se ekonomia ka nevojë për kreditim dhe jo për heqje të taksave. “Nuk besoj se është realiste, të flasësh për një ekonomi pa taksa. Nuk ka nevojë ekonomia jonë për një mungesë të tillë realizmi. Taksa e sheshtë, taksa e ulët funksion. Ekonomia ka nevojë për kreditim dhe ne duhet të mendojmë rrugë të reja inovative, për të hapur grushtin e mbledhur me të padrejtë të disa prej bankave të nivelit të dytë dhe për të stimuluar ekonominë nëpërmjet kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneset që do të hapen së shpejti edhe nga ju në sallë dhe kolegët tuaj anembanë Shqipërisë”, është

shprehur Basha.Ai ka sqaruar përpara studentëve edhe planin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e bizneseve të vogla. Ky projekt parashikon krijimin në buxhetin e vitit të ardhshëm të një fondi garancish prej 2 milionë eurosh, nga paratë e taksapaguesve të qytetit të Tiranës, për të kredituar ndërmarrje të vogla dhe të mesme që hapen nga qytetarë nën moshën 35-vjeçare. “Ekonomia ka nevojë për kreditim, bankat janë plot me likuiditet, të ulemi së bashku dhe të gjejmë çelësin e vërtetë, për të rritur mirëqënien dhe të mos rrezikojmë t’u kthehemi rrugëve të mbyllura dhe pa krye, të socializmit pa taksa”, është shprehur kryebashkiaku. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Faslia: Në 2013, skema të reja subvencioni për fermerët!

V

iti i ardhshëm do të njohë aplikimin e një skeme të re subvencioni për fermerët dhe agropërpunimin. Zëvendës ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Ndoc Fasllia ka bërë me dije se tanimë baza ligjore për krijimin e shoqërive të bashkëpunimit dhe për skemën e re të subvencionit të tyre është gati. Faslia ka bërë me dije për mediat se brenda pak javëve pritet plotësimi me aktet nënligjore i ligjit për kooperimin, çka dhe i hap rrugë formimit dhe ngritjes së shoqërive të bashkëpunimit. Zëvendës ministri i Bujqësisë ishte gjithashtu

i pranishëm në një takim kombëtar, ku morën pjesë fermerë nga i gjithë vendi. Në këtë takim zëvendës ministri Faslia sqaroi lehtësitë që do t'u krijohen grupeve që janë të interesuara për bashkëpunuar. “Qëllimi i takimit të sotshëm është që të promovojmë dhe nxisim iniciativat e kooperimit në sektorin bujqësor në Shqipëri. Bujqësia shqiptare karakterizohet përgjithësisht nga fermat e vogla, me sipërfaqe të vogël toke, shpesh herë dhe me nivel të ulët mekanizimi. Ajo çka vihet re është që dhe nivelet e kreditimit janë të limituara dhe për-

ballë kësaj situatë ka një alternativë të mirë, siç është kooperimi. Bashkëpunimi dhe bashkimi i fermerëve do të ishte një mundësi për të përballuar këto probleme. Kooperimi është një mundësi e mirë për të rritur prodhimin bujqësor, është alternativë për të përmirësuar standardet në prodhim. Është alternativë e mirë për të marketuar prodhimin dhe për të siguruar tregje e për të qenë konkurrues”, është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

bëni hapin e parë, do të shikoni rezultate të menjëhershme dhe shpërblime në formën e energjive pozitive dhe rigjeneruese si dhe optimizmin. Nëse e tregoni vlerën tuaj duke zgjeruar aftësitë dhe talentet tuaja pa u dalluar dhe paguar ajo i shteron energjitë dhe krijon një sjellje negative. Dhuratat ju bëjnë të ndiheni sikur keni superfuqi! Fuqitë tuaja të brendshme, aftësitë natyrale dhe mundësitë e përditshme janë porta për një të ardhme të shkëlqyer. Këtu është një ushtrim që mund t'iu ndihmojë të sistemoni mendjen tuaj dhe t'iu ndihmojë

të vlerësoni të gjitha dhuratat e mrekullueshme që keni. Filloni së pari duke shkruajtur çdo gjë për të cilat jeni mirënjohës, që jeni të aftë dhe që doni në fakt t'i bëni. Merrni zakonin e të menduarit pozitivisht për veten dhe për atë që jeni të aftë të bëni. Kur të ndryshoni bashkëbisedimin me veten, diçka e mrekullueshme do të ndodhë. Hapini “dyert” dhe lerini mundësitë të futen brenda dhe tua mbushin jetën me sukses.

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 bërë çfarë keni nevojë, ose jeni shumë të lodhur dhe keni një jetë pa gjallëri, ndaloni! Ka ardhur momenti ta ndryshoni mendjen dhe të krijoni rezultate pozitive! Fokusohuni në ato gjëra që keni, jo në ata që nuk keni. Ndërsa bisedoni me veten, silluni urtë e butë me të. Nëse duhet, mos u shoqëroni më me njerëz që nuk iu përshtaten. Merrni mbështetje dhe arrini atë që dëshironi. Afroni pranë vetes ata që mund t'iu ndihmojnë për të krijuar një jetë të madhe.Varet gjithçka nga ju, sepse i keni mundësitë dhe potencialet. Sapo të Lëvizja

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 23 TETOR 2012 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Borisov-Berishës: Vota jonë në Bruksel, pro integrimit të Shqipërisë!

B

ullgaria ka siguruar se do të votojë për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse përmbushen tre kushtet e vendosura nga Komisioni Europian më 10 tetor. Kryeministri bullgar Boiko Borisov ka zhvilluar gjatë vizitës në vendin tonë një takim me kreun e qeverisë Sali Berisha, të cilit i ka premtuar mbështetje për ecurinë e procesit të integrimit. “Dua t’ju siguroj se zëri i Bullgarisë

dëgjohet në Bruksel, do ndihmojnë edhe vendin tuaj siç bëmë me Kroacinë. Do t’iu japim kontribut për vendosjen e bisedimeve të aderimit me BE. Mund të shpresoni për votën tonë”, është shprehur Borisov. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka ftuar opozitën të votojë tre ligjet e mbetura duke ofruar konsensus të gjerë. “Ligjet janë në Kuvend dhe është duke u punuar për to. Ne ofrojmë konsensusin më të madh brenda kuadrit kushtetues. Unë shpresoj se nuk ekziston pengesa për t`i votuar ato. Natyrisht qeveria s`ka 3/5 e votave për të miratuar këto ligje pasi 2 prej tyre janë ligje organike. Cilido që të jetë qëndrimi i opozitës kjo varet nga kryetari i opozitës. Gjatë Kongresit të PPE-së, unë kam biseduar për problemin e integrimit me çdo kryetar qeverie që ndodhej në kongres. Natyrisht, kërkesa ime ka qenë shumë korrekte dhe këtë ia paraqita edhe mikut tim, mbështetje nëse miratohen ligjet. Nuk

mund t'u kërkojmë të tjerëve atë që nuk e bëjmë vetë”, është shprehur kryeministri Berisha. Gjatë takimit të dy kryeministrave janë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Bullgari në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit, mbrojtjes, bujqësisë rendit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kreu i qeverisë shqiptare ka ftuar investitorët bullgarë të investojnë në Shqipëri. Në përgjigje të kësaj ftese, kryeministri Bullgar shprehu interes për energjitikën dhe veçanërisht për importin e bitumit. "Ne eksportojmë energji në Shqipëri përmes Kosovës. Ne kemi një kërkesë për Shqipërinë që ajo të eksportojë bitum në Bullgari pasi ka rrugë që janë ndërtuar në vendin tonë me bitumin e ardhur nga Shqipëria. Jemi të gatshëm të marrim të gjithë sasinë që ka vendi juaj”, është shprehur kryeministri bullgar. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Ujësjellësi privatizon HEC-in e Lanabregasit, opozita voton kundër!

H

idrocentrali i Lanabregasit do të blihet nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës me një vlerë prej 15 milionë euro. Projektligji i privatizmit u miratua vetëm nga deputetët e maxhorancës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Opozita refuzoi të votojë draftin me pretendimin se ky privatizim bëhet vetëm për të mbushur arkën e buxhetit të shtetit. Ndërkohë, drejtori juridik i Ministrisë së Ekonomisë Zamir Stefani ka sqaruar bazën ligjore mbi të cilën do të bëhet privatizimi

i hidrocentralit të Lanabregasit. "Ligji për transformimin e ndërmarrjes shtetërore në shoqëri tregtare, neni 4, i jep të drejtë ministrit të Ekonomisë të jetë përfaqësuesi i pronës publike, pra i legjitimohet të kryejë këtë lloj transaksioni. Baza tjetër ligjore e kësaj kontrate është për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, ligji 9901, i ndryshuar. Çka do të thotë se nëpërmjet këtij ligji ke të drejtë, dy shoqëri tregtare, pavarësisht se kush janë përfaqësuesit ligjorë të bëjnë transaksione nga dhënia me hua,

falje, shitje, koncesion e të gjitha", deklaroi Stefani. Hidrocentrali i Lanabregasit ka një kapacitet 5 megavat. Ujësjellësi do të marrë kredi në vlerën 15 milionë për të blerë hidrocentralin. Energjia e prodhuar nga ky hidrocentral do të përdoret nga ujësjellësi për depot e ujit, stacionet e pompimit, duke ulur koston e prodhimit të ujit, dhe për rrjedhojë edhe çmimin e tij për konsumatorët. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

IALC Group ofron vend pune teleëork Online Language Tutor/Teacher. Dërgoni CV në: jobs@ialc-group.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 700 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 29 Tetor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kanceri i gjirit, Godaj:

Në Shqipëri mungon strategjia për ta luftuar këtë sëmundje!

"

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" pasi ka trajtuar dhe paraqitur histori njerëzore të cilat kanë përballur dhjetra pacientë që vuajnë nga kanceri në pavionin e Onkologjikut të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", synon të përcjellë këtë realitet edhe nëpërmjet eksperiencës së organizatave të ndryshme jofitimprurëse, që veprojnë në vendin tonë, lidhur me këtë çështje. Trajtuam ditë më parë rastin e një 40-vjeçareje, e cila arriti të shërohej nga kanceri i gjirit. Në rrëfimin e saj jepet edhe një informacion për mënyrën sesi sistemi shëndetësor publik në vend arrin të trajtojë këtë kategori pacientësh. Donika Godaj, drejtoreshë e organizatës kombëtare YWCA, e cila vepron prej vitesh në Shqipëri në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që prekin drejtpërsëdrejti shëndetin e grave dhe vajzave, në një intervistë për "77 News" ndalet tek situata në vend, përsa i përket përhapjes së kancerit të gjirit si dhe

`

tek mungesa e një strategjie kombëtare për ta luftuar këtë sëmundje. Z.Godaj sa i përhapur është kanceri i gjirit në Shqipëri? Statistikat për Shqipërinë dëshmojnë se kanceri i gjirit te gratë është sot një prej kancereve më të përhapura në vend dhe shkaktari kryesor i vdekjeve të tyre. Numri i grave të prekura ka ardhur duke u shtuar çdo vit për të mbërritur vetëm gjatë 2011-ës në afro 500 raste të reja. Po kështu, statistikat dëshmojnë se është ulur kufiri moshor i femrave që preken nga kjo sëmundje. Por, akoma më shqetësues paraqitet fakti se 75% e grave të prekura nga kanceri i gjirit, paraqiten te mjeku në një fazë kur sëmundja ka përparuar shumë, duke e bërë shpesh të pamundur shpëtimin e jetës së tyre. Sa të sensibilizuara janë femrat shqiptare, lidhur me kancerin e gjirit? Nga përvoja jonë, mund të them me siguri që niveli i informimit dhe i ndërgjegjësimit të grave për t’u kontrolluar rregullisht lë shumë për të dëshiruar. Ka një rritje të numrit të grave që kanë dëgjuar për mamografinë dhe numri i atyre që e kryejnë është rritur ndjeshëm sidomos këto 2 vitet e fundit, falë kjo edhe punës tonë të pandërprerë gjatë këtyre 4 viteve. Si e shihni sistemin shëndetësor shqiptar, sa funksional është në parandalimin e kancerit të gjirit? Numri i shtuar i rasteve të reja në vit dhe përqindja e lartë e grave që paraqiten te mjeku në fazë shumë të përparuar të kan-

cerit të gjirit, tregon së pari, për një nivel të ulët të informimit dhe të ndërgjegjësimit të grave shqiptare për rrugët dhe mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit; së dyti, për një akses të ulët të tyre ndaj shërbimeve shëndetësore përkatëse, përfshirë këtu vizitat e specializuara te mjeku dhe ekzaminimet klinike. Nisur nga kjo situatë, YWCA of Albania, ka hartuar një peticion me anë të cilit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që, në përputhje edhe me ligjin e shëndetit publik, të hartojë sa më shpejt një strategji të luftës kundër kësaj sëmundjeje, e më konkretisht që shteti, përmes strukturave të tij si dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të sigurojë për gratë dhe vajzat dhënien e informacionit të nevojshëm për rrugët dhe mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit. Shteti të sigurojë e të garantojë akses në vizitat dhe ekzaminimet klinike të kancerit të gjirit për të gjitha kategoritë e grave në nevojë. Si parandalohet kanceri i gjirit? Në çdo moshë, çdo femër mund të bëjë diçka për të zbuluar kancerin e gjirit. Ato femra që janë të grupmoshës 20-39 vjeç mund të kryejnë vetëkontrolle të gjirit çdo muaj (pas ciklit) si dhe të kryejnë kontrolle të mjeku çdo tre muaj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kompania Final ofrin vend pune Collection Manager.Dërgoni CV në: hr@fin.al /Për më tepër: www.njoftime.com

ALB SPUGNA sh.p.k

Tel: 066 20 70 150 E-mail: gjergj.krali@kraligroup.com Adresa: Rruga ‘’Princa Topia’’ Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 23 TETOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

I riu i komunitetit rom, Q.S:

Dua një punë, të jetoj si gjithë të tjerët!

D

iku, nëpër lagjet e kryeqytetit ecën i zbathur e i reckosur. Endet me shpresën se një ditë do të gjejë një punë të çfarëdoshme, e cila do ta bëjë të jetojë denjësisht si të gjithë ata kalimtarë të zakonshëm që e shohin me përçmim. Q.S, pjesë e komunitetit rom, një 30-vjeçar i cili për të mbijetuar mbledh hekurishte nëpër vendgrumbullimet e mbeturinave të kryeqytetit, shprehet se e gjithë jeta e tij është vetëm vuajtje dhe mjerim. Por asnjëherë ai nuk i ka humbur shpresat se një ditë do të arrijë të gjejë një punë, e cila do ta shkëpusë nga bota ku jeton aktualisht. Ai rrëfen për "Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet" vështirësitë, mungesën e arsimimit, mungesën e një vendbanimi si dhe dëshirat që ka patur siç do i ri e që i janë venitur ndër vite.

Si ka qënë fëmijëria juaj? Unë jam pjesë e komunitetit rom. Jetoj pranë bregut të lumit. Kur më pyesni për fëmijërinë, ende sot nuk e di nëse e kam pasur një të tillë. Familja ime përbëhet nga shumë antarë. Gjithmonë kemi qënë të varfër dhe s'kemi pasur kurrë një përkrahje. Që fëmijë më kanë mësuar të lyp ose të gërmoj në kazanët e mbeturinave. E vetmja gjë që kam mësuar është se duhet të fitoj para për t'u ushqyer. Ky komunitet i rrit fëmijët rrugëve. Ne nuk jemi si gjithë të tjerët, nuk rritemi midis lodrave dhe përkëdheljeve. Keni patur dëshirë të vazhdonit shkollën? Patjetër që po. Shumë njerëz mendojnë duke na parë ne në rrugë se ky komunitet nuk dëshiron të shkollohet, por nuk është kështu. Problemi qëndron se sa duan të na afrojnë ne të tjerët? Sa kanë dëshirë të na ndihmojnë dhe jo të na shohin me përçmim. Ju e shihni edhe vetë, shteti na ka braktisur totalisht. Fëmijët rom në shkolla paragjykohen dhe nuk trajtohen si gjithë të tjerët. Gjithashtu edhe në tregun e punës ndodh po e njëjta gjë. Ne na mungojnë kushtet më minimale, s'kemi shtëpi, jetojmë në barake, pa ujë, pa drita, mes pisllekut. Ju e keni ndërtuar familjen tuaj? Po, jam babai i një djali. Nuk e marr me vete tim bir. Do të mundohem ta çoj në shkollë. Të paktën të mësojë të shkruajë

e të lexojë. Nuk do të dëshiroja që ai të ishte si unë. Edhe pse jam i paarsimur, mos mendoni se nuk e kuptoj çdo të thotë kjo gjë. Megjithatë, mundësitë që im bir të ketë një jetë normale janë të pakta pasi unë nuk mund t'i siguroj asgjë. Jeni përpjekur të kërkoni një punë? Shumë herë jam përpjekur të gjej një punë si hamall apo edhe roje, por është e kotë. Kushdo që sheh një rom i cili kërkon punë mendon ndoshta ky do të më vjedhë ose mos më bën ndonjë gjë të keqe. Ky është realiteti shqiptar. Punë tjetër s'kam kërkuar, pasi siç ju thashë jam pa shkollë. Kujt i bëni apel? Shoqërisë e cila duhet të përkrahë njerëzit në nevojë e sidomos komunitetin rom, i cili sipas mendimit tim, në shumë raste nuk përfshihet as në listat e asistencës sociale. Gjithashtu, thirrje i bëj edhe shtetit. Ky i fundit duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj problemeve të qytetarëve si dhe të veproj konkretisht. Ne na thonë se ka një strategji për të përmirësuar dhe integruar romët, por realisht asgjë nuk është e vërtetë përderisa nuk po i shohim përfitimet e kësaj të fundit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Alba.al ofron vend pune Marketingu MLM: Dërgoni CV në: albanatirane@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Arra, një frut për t’u rizbuluar, fakte interesante!

A

rra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700ën! 99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia. Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mje-

kimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Grekët i quanin “karyon”, që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kaf kën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin. Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallatat e ndryshme. Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor. Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra. Ekzistojnë rreth 30 lloje të ndryshme arrash! Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të

lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, “Një arrë në ditë e mban mjekun larg”. Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Nga Armela Mema www.77news.al

Rregullat e sjelljes në lokale!

K

ëto janë disa rregulla të cilat vlejnë për sjelljet në mjedise si restaurant apo kafene, e të cilat janë edhe pjesë e rregullave të Bontonit: Në kafene, restorante apo në ndonjë lokal të ngjashëm gjithmonë mashkulli hyn i pari. Me rastin e daljes nga lokali, femra del e para. Nëse femra nuk e ka lënë pallton në gardërobë, mashkulli i ndihmon asaj ta zhveshë dhe nuk lejon t’i ndihmojë kamerieri. Te tavolina, e para ulet femra.

Ushqimet dhe pijet i porosit mashkulli, mirëpo vetëm kur është këshilluar më parë me femrën. Gotën me pije e mbush mashkulli. Nuk është mirë të shihet femra në shoqëri të meshkujve të cilët mbushin gotat e veta me pije. Tani kur shumica e femrave punojnë dhe fitojnë vetë para, nuk mund të pritet që gjithmonë mashkulli të paguajë. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Filara ofron vend pune Grafik Designer. Dërgoni CV në: filarabotime@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Bar Restorant Hotel

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 23 TETOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Takim me studiues në Kampusin Universitar "Vitrina"

Mbishkrimet më të lashta europiane janë në gjuhën pellazge-shqipe!

Luftulla Peza

Q

77 NEWS

endra e Studimeve Pellazgjike pranë Sh.L.U.P "Vitrina" organizoi takimin me temë “Mbishkrimet më të lashta Europiane janë në gjuhën pellazge-shqipe". Në këtë takim referuan Prof. Dr Luftulla Peza dhe Msc. Liljana Peza. Sipas Prof. Dr Luftulla Peza, mbishkrimet më të vjetra janë në gjuhën pellazge duke dëshmuar kështu se çfarë rëndësie paraqesin. Ai solli gjithashtu disa interpretime dhe argumente se alfabeti më i vjetër është ai pellazg. Helenët e lashtë, sipas studimeve, erdhën më vonë prandaj dhe shkrimi i tyre nuk ekziston. Në këtë kulturë janë gjetur shumë simbole të tjera si objekte (enë prej balte) apo shenja ku paraqiten fjalë në gjuhën shqipe të përkthyera nga gjuha Sanskrishte. Janë gjetur varse tje-

gulle e datuar 5300 p.e.s me mbishkrime pellazge/shqip. Janë gjetur gërma dhe në kultura të tjera që mbështesin se gjuha pellazge ka patur shumë përhapje në Ballkan, si: 1- Prania e fjalëve 2- Prania e simboleve 3- Prania e fustanellës 4- Prania e gërmave Janë gjetur sasi e madhe mbishkrimesh dhe kjo sjell dhe një rritje të gërmave, alfabeti i pasur i gjuhës pellazge. Një tjetër shkrim i lashtë është ILIADA, 750 BC. Kjo është vepra e parë e letërsisë europiane e shkruar në gjuhën pellazge nga Homeri. Kjo vepër përshkruan ditët e fundit të luftës së Trojës. Profesor Luftullai ka studiuar hipotezën se: Në ccfarë gjuhe ka folur Homeri? Ai tregon se në bazë të fakteve dhe studimeve të shumta është vërtetuar se ka përdorur gjuhën pellazge, gjuha e vetme në kohën e tij. Ndër të tjera, profesori theksoi se mbishkrimet e lashta janë falsifikime si mbishkrime greke. Ai argumentoi se dhe kontinentet, emërtimet e tyre shpjegohen nga gjuha pellazge. Nga hulumtimet janë nxjerrë se pellazgët kanë qënë të shpërndarë në të gjithë botën. Ato janë një realitet historik që duhen pranuar dhe mbështetur nga shkenca si themeluesit e qytetërimit në lashtësinë e botës. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Duhet të kontrolloni disa frikëra tuajat që iu bëjnë të jeni të ngurtë. Demi: Edhe pse kjo gjë iu tremb shumë, përse nuk mendoni një herë që të lini pas rrugën e vjetër e të nisni një rrugë të re? Binjakët: Me kolegët do të keni një mirëkuptim të jashtëzakonshëm dhe kjo do të jetë diçka shumë e mirë për bashkëpunimin tuaj në punë. Gaforrja: Mundohuni që këshilla t’u kërkoni dhe të merrni vetëm nga miqtë tuaj të vjetër. Luani: Duhet të tregoheni të fortë dhe të ecni përpara, pasi durimi juaj do të vihet në provë. Virgjëresha: Lëreni veten të lirë dhe ndiqni rrjedhën e eventeve pa u shqetësuar shumë dhe do të shihni që rruga juaj drejt suksesit është e shënuar tashmë. Peshorja: Nëse jeni beqar duhet të dini që dashuria është aty duke iu pritur dhe është më afër nga sa ju e kishit menduar. Akrepi: Mundohuni të qeshni me anët e karakterit tuaj dhe do të shihni që është më mirë. Shigjetari: Kjo nuk do të thotë që nuk jeni të aftë të impenjoheni, por vetëm që për momentin keni nevojë për pavarësi. Bricjapi: Mos qëndroni të shurdhër përballë kërkesave të përsëritura të partnerit tuaj. Ujori: Kontakte të reja dhe mundësi për bashkëpunim do të bëjnë jetën tuaj më interesante dhe të mbushur me projekte. Peshqit: Sot do të ndjeheni më mirë në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur. Ditë me fat për të dashuruarit.

Hair Style B@B ofron vend pune Parukiere. Kontaktoni në Cel:0692710585 /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 470 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 29 Tetor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qeraja tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve

Demiri: Taksë fikse për shmangien e informalitetit!

Roland Demiri

S

ipërmarrësi Roland Demiri, është bërë pjesë e ciklit të intervistave që "77 News", po zhvillon mbi qeranë tatimore, një reformim i sistemit tatimor që propozohet nga Lëvizja Shqipëria e Re. Ai ka përkrahur idenë e mbledhjes së taksave në një të vetme, duke theksuar se do të ndjehej i lehtësuar në rast se do ta kishte të qartë që në fillim se çfarë detyrimi do t'i paguante shtetit gjatë gjithë vitit. Z. Demiri përkrah masën e parashikuar nga LSHR-ja në rastet e transaksioneve pa faturë. Sipas tij, frika se biznesi do të mund t'i sekuestrohet, do të bëjë që sipërmarrësi të mos lejojë asnjë transaksion pa faturë dhe për rrjedhojë do të shmanget informaliteti. Cili është opinioni juaj mbi qeranë tatimore? Nga sa kam lexuar dhe jam informuar, qeraja tatimore më duket një propozim i mirë. Mendoj se është pozitive që të gjitha taksat ndaj biznesit të mblidhen në një të vetme.

A do të ndjeheshit më të lehtësuar nëse do ta kishit të përcaktuar që në fillim detyrimin që do t'i paguani shtetit për gjatë gjithë vitit? Sigurisht që do të ndjehesha më i lehtësuar dhe më i qetë, nëse do ta kisha të përcaktuar se sa do të paguaja gjatë gjithë vitit. Mendoj se kjo do të ndikojë edhe në shmangien e burokracive. Lëvizja Shqipëria e Re beson se inspektorët tatimorë janë burim korrupsioni, për këtë arsye propozon që ata të mos egzistojnë dhe kontrolli i sistemit të bëhet vetëm nga policia tatimore. Si iu duket ju një propozim i tillë? Më duket ide e mirë. Është mirë që të hiqen sa më shumë burokraci nga ato që egzistojnë aktualisht në mënyrë që të mos krijohen pengesa për sipërmarrësit. Për mbajtjen e sistemit nën kontroll dhe për shmangien e informalitetit, LSHR-ja propozon edhe masa të rrepta. Konkretisht, në rast se polici tatimor konstaton një transakson të vetëm pa faturë, atëherë

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

biznesi sekuestrohet dhe gjysma e tij i kalon policit që e gjeti një rast të tillë, gjysma tjetër shtetit. Si e gjykoni këtë propozim? Unë jam pro këtyre masave të rrepta. Mendoj se duhet të merren edhe masa të tjera për të shmangur abuzimet. Unë personalisht nuk do ta rrezikoja biznesin tim, apo t’ia falja policit tatimor apo shtetit, për një faturë që nuk do t’ia jepja klientit. Unë nuk do ta rrezikoja biznesin për një neglizhencë dhe besoj se të njëjtën gjë do të bënte kushdo, prandaj një masë e tillë është e duhur dhe mendoj se ka edhe masa të tjera që duhet të studiohen dhe t'i bashkangjiten për të ulur informalitetin. Një tjetër masë për kontollin e sistemit është motivimi i qytetarëve që të kërkojnë faturën, duke i kompesuar atyre 2% të shpenzimeve vjetore. Mendoni se ky propozim do të ndikonte në uljen e informalitetit? Më duket një propozim shumë i vlefshëm. Stimulimet janë gjithmonë shumë të mira. Egzistojnë shumë stimulime të tjera që ndikojnë në përmirësimin e sistemeve. Një propozim i tillë mendoj se do të zbuste ndjeshëm informalitetin. Çfarë propozimesh shtesë keni ju për qeranë tatimore? Qeraja tatimore është një koncept i ri, i pa aplikuar më parë dhe për këtë arsye mendoj se ka nevojë për një diskutim të gjerë. Mua më ka mbetur e paqartë pjesa e sigurimeve shoqërore. Besoj se kjo duhet të jetë e ndarë nga qeraja tatimore, megjithatë kam nevojë për të qenë më i qartë për këtë pjesë të sistemit. Nga: Denisa Plaka «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim» Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News botimi nr 231