13 korrik

Page 6

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 13 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Terminali i Pekinit, godina më e madhe në botë! T

erminali i aeroportit të Pekinit konsiderohet si godina më e madhe në botë dhe njëherazi edhe më e çuditshmja. Për të mbërritur në terminalin e ri e të mrekullueshëm të Pekinit, është njësoj si të hysh në vizionin e Kinës së mijëvjeçarit të ri. Madje, edhe për vetë kinezët terminali madhështor e ultramodern është një risi e jashtëzakonshme, që u mëson se si do të shndërrohet vendi i tyre në vitet e ardhshme. Në këtë ngrehinë ndërthuret modernia me antiken. Simbolet tipike e të gjithëkohshme kineze, si dragoi, janë prezente përmes teknologjive që e bëjnë figurën të duket tredimensionale, por edhe vetë godinën të bukur, praktike e pro mjedisit. Për më tepër: www.77news.al

Gënjeshtrat mbi ujin. Jo të gjithë i dinë!

U

ji është një domosdoshmëri themelore, ai luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionimit të duhur të

trupit tonë. Trupi ynë në fakt është i përbërë nga më shumë se 90% ujë, që është i domosdoshëm për mbijetesën në Tokë. Prandaj ne kemi vendosur që të përpilojmë një listë në të cilën janë përcaktuar disa gënjeshtra rreth ujit: 1. Nuk është e vërtetë se gjatë kohës së ngrënies duhet të pijmë shumë ujë. Nëse pijmë tepër, mund të zgjasim kohën e tretjes, sepse lëngjet e stomakut do të jenë më të holluara. 2. Pirja e një sasie të mirë të ujit (rreth 500 ml) gjatë një vakti ndihmon dhe përmirëson tretjen.

3. Uji nuk përmban kalori dhe asnjë yndyrë. Ndryshimet në peshë janë pasojë e humbjes së lëngjeve për shkak të urinimit dhe djersitjes. 4. Nuk është e vërtetë se pirja e tepërt e ujit ju ndihmon të ruani linjat dhe të luftoni celulitin. 5. Për fëmijët është më mirë të alternojnë ujin mineral me ujin e pasur me kripëra, me ujërat më të pasura në kripëra minerale, për shkak se një diurezë e tepruar mund të varfërojë dietën e kripërave të trupit në rritje të dobishme. Për më tepër: www.77news.al

Newmoment, ofron vend pune Media planner. Dërgoni CV, në applications@newmoment.com.al / Për më tepër www.njoftime.com

Hotel SHARRI

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.