Burim karameta shëndrrohet edhe në nënçmues ndaj mjekëve

Page 1

Punëtorët shëndetësor të mjekësisë primare në Ferizaj, janë të indinjuar me deklaratat e drejtorit të shëndetësisë në Ferizaj Burim Karameta, i cili ditë më parë në emisionin ‘’Logu’’, të Televizionit Tema, gjatë debatit me ish-drejtorin e QKMF-së Asllan Bajrami, plasoi disa akuza për keqmenaxhim në adresë të menaxhmentit të këtij institucioni. Këtë irritim të tyre e ka shprehur kryeshefi i QKMF-së, Heset Shatrolli, i cili tha se lufta mes ish kreut të QKMF-së dhe drejtorit Burim Karameta, nuk duhet të ndikojë negativisht për punën që e bëjnë punëtorët shëndetësor. Shatrolli tha se drejtori Karameta ka gabuar rëndë, derisa ka cilësuar mjekët të pa ditur për ‘’monitorët pacient’’, dhe jo professional për vaksinimin në rrugë. “Jam tejet i habitur se si drejtori i shëndetësisë flet ashtu për shtëpinë e vet, për gjëra të cilat nuk qëndrojnë në qendrën e vaksinimit ashtu si thotë ai. Unë nuk kam mundur të prononcohem më herët derisa nuk jam konsultuar me kryeshefen e qendrës së vaksinimit. Mandej edhe çështja për pacient – monitorët, shiring pompat që kanë kushtuar diku mbi 50 mijë euro, e për çka drejtori Karameta ka deklaruar se mjekët familjarë nuk kanë njohuri, se nuk kanë dalur jashtë, ky është një ofendim për neve si profesionistë shëndetësor, të cilët kemi arritur që nga zero, përmes një programi anglez të arrijmë të zgjidhemi dhe të certifikohemi si mjekët më të mirë familjarë në Kosovë”, theksoi Heset Shatrolli. Në anën tjetër drejtori i shëndetësisë në Ferizaj Burim Karameta, thotë se nuk ka pasur për qëllim ta ofendojë stafin shëndetësor , por se keqmenaxhimi i ish drejtorit të QKMFsë Asllan Bajrami, ka ndikuar në performancën e stafit në terren, ndërsa për monitorët mohon t’i ketë quajtur të paditur, porse janë takuar për herë të parë me teknologji të tillë në Ferizaj. “Dihet që qendra e vaksinimit është shumë funksionale dhe se gjithëherë ka bërë me kohë imunizimin, ndërsa për faj të ish- drejtorit ajo inferimere është detyruar që atë vaksinë ta jep në rrugë. Mirëpo unë prapë e them se nuk është e drejtë, sepse në një fshat ku ekziston edhe ambulanca e mjekësisë familjare edhe shkolla e fshatit, të jipet vaksina në rrugë, është njëmend jo e drejtë dhe është tejet kundërindikuese. Mirëpo nuk mendoj se kolegët e mi janë ofenduar nga unë, sepse kjo s’ka ngjarë në të kaluarën e as nuk do të ngjajë në të ardhmen. Ndërsa për monitorët, ish- drejtori Bajrami ka pasur tendencë që të minimizojë punën e investimeve me këtë aparturë, sepse në mbledhje të organeve të këtij institucioni të gjithë mjekët më kanë falënderuar dhe e kanë mirëpritur atë investim”, shtoi Burim Karameta. Derisa drejtori komunal Karameta thotë se këta monitorë dhe pajisjet e reja në emergjencën e shëndetësisë primare në Ferizaj mund të ndihmojnë së paku për ndihmën e parë tek pacientët me endemë pulomulare, kryshefi i QKMF-së, thotë se shëndetësia primare trajtimin e këtyre rasteve e ka të ndaluar, sepse ato raste duhet t’i trajtojë shëndetësia sekondare, madje edhe ajo terciale, raporton Tv Tema.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.