Burim karameta kërcënon kryetaren e sindikatës të qkmf së

Page 1

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar dhe ka shprehur shqetësimin, lidhur me kërcënimin dhe ofendimin e kryetares së Sindikatës së QKMF-së në Ferizaj, Tevide Imeri, nga drejtori i Shëndetësisë, Burim Karameta. Kryesindikalistja e QKMF-së në Ferizaj, Imeri, ndërkaq, të hënën kishte deponuar edhe një padi në Prokurorinë e Ferizajt kundër drejtorit Karameta për kërcënim dhe ofendim pas një deklarimi të saj publik në gazetë, duke kundërshtuar Klinikën Indiane të Syrit brenda objektit të QKMF-së, shkruan sot “Koha Ditore”. “Menjëherë pasi kam dhënë deklaratë për “Kohën ditore” me ka thirrur në telefon drejtori Karameta, më ka kërcënuar se pse po flisja për media dhe më ka ofenduar rëndë. Madje, më ka thënë që edhe zyrën ta liroja. Unë i kam bërë padi dhe tashti, do të shihemi në gjykatë”, ka thënë Imeri. Pas kësaj, menjëherë ka reaguar edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës (FSSHK), që ka thënë se për mision ka mbrojtjen e institucioneve publike shëndetësore dhe se çdo herë që gjendet para një situate të tillë do të reagojë. “Në kohën kur ka instalim të bizneseve private të huaja në institucion publik shëndetësor është obligim yni që ta kundërshtojmë, duke marrë të gjitha masat, të cilat i takojnë një organizimi sindikal”, thuhet në reagimin e FSSHK-së, firmosur nga nënkryetari Blerim Delija. FSSHK-ja, po ashtu ka konstatuar se kërcënimet, fyerjet dhe largimi nga zyra e Sindikatës së QKMF-së janë veprime të ulëta, ndërsa kanë bërë edhe ftesë kryetarit Muharrem Svarça që të thërrasë në përgjegjësi drejtorin Karameta. Të martën me gjithë përpjekjet nuk ka qenë i mundur kontakti me drejtorin Karameta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.