Burim karameta largon mjekun nga puna për arsye partiake

Page 1

Një mjek në Ferizaj ankohet se u largua nga vendi i punës pa të drejtë, vetëm pse ngriti zërin ndaj keqpërdorimeve të shumta në sektorin e shëndetësisë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit thotë se nuk pati vërejtje për punën e mjekut, por vendimi u mor nga Drejtoria e Shëndetësisë së komunës, transmeton KTV. Mjeku Enver Ismajli kishte kontratë deri në fund të vitit. Megjithatë u largua nga vendi i tij i punës dy muaj më herët. Ismajli konsideron se orientimi i tij politik bëri që atij t’i ndërpritet kontrata e punës. Të bindur se anëtari i tyre u largua padrejtësisht nga vendi i punës vetëm se i përket një partie opozitare, Vetëvendosje, në një konferencë shtypi kërkoi përgjegjësi për këtë çështje. Për më tepër, në këtë vend pune u soll dikush tjetër, pa u hapur fare konkurs. KTV-ja ka kërkuar sqarime nga drejtori i Shëndetësisë, Burim Karameta, por ai nuk ka qenë në gjendje për një gjë të tillë me arsyetimin se është me grip.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.