Burim karameta i lë punëtorë shëndetësorë pa rroga për 4 muaj

Page 1

Dy Muaj Pa Paga Punëtorët e Projektit të “Caritasit” dhe Komunës në Ferizaj Punëtorët e një projekti të përbashkët në sektorin shëndetësor mes “Caritasit” të Kosovës dhe Komunës së Ferizajt ka dy muaj që nuk kanë marrë pagat, për shkak se marrëveshja nuk është ripërtërirë në fillim të 2015-ës. Punëtorët e një projekti të përbashkët në sektorin shëndetësor mes “Caritasit” të Kosovës dhe Komunës së Ferizajt ka dy muaj që nuk kanë marrë pagat, për shkak se marrëveshja nuk është ripërtërirë në fillim të 2015-ës. Enver Ismajli akuzon drejtorin e shëndetësisë Burim Karametën se disa të punësuar nëpërmjet “Caritasit” në këtë sektor nuk po i marrin pagat me rregull. “Të gjithë punëtorët e punësuar me Caritas Kosova kanë probleme, sepse nuk po u jepet paga me rregull. Ka rreth dy muaj që nuk e marrin pagën dhe këta punëtorë janë të kërcënuar vazhdimisht nga Drejtoria e Shëndetësisë,“ tregon Enver Ismajli, njëri nga të punësuarit nga marrëveshja mes “Caritasit” e komunës. As përfaqësues të kësaj organizate nuk e mohojnë problemin e dhënies së pagave, por këtë e arsyetojnë me përfundim të projektit. “Në segmentin e shëndetësisë ne projektin e kemi përfunduar më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe marrëveshja nuk është aktivizuar menjëherë për vitin 2015. Komuna nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e punës, sepse ka pasur nevojë për atë staf dhe në mënyrë të njëanshme e ka procesuar marrëdhënien e punës së tyre me bindjen që shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për vitin 2015,” thotë Bajftiaj nga “Caritasi”. Por ai u jep shpresë punëtorëve të pakënaqur se pagat do të zhbllokohen, pasi tash është nënshkruar marrëveshja me komunën për 2015-ën. “Kjo është prolonguar pak për shkak se është një projekt i madh dhe kanë qenë edhe çështje buxhetore, por tani është nënshkruar kjo marrëveshje edhe për vitin 2015 për periudhën njëvjeçare. Të gjithë punëtorët do të paguhen për punën e tyre,” sqaroi Baftiaj. Enver Ismajli bën ma dije se pasi nuk po i marrin pagat me rregull disa punëtorë shëndetësorë të projektit të përbashkët të punësimit me “Caritasin” kanë shkuar në zyrën e drejtorit Karameta për të folur rreth këtij problemi, por nuk kanë mundur të takohen me të. Sipas Ismajlit, pasi nuk mundën të takohen me drejtorin, i trokitën në zyrë kryetarit Svarqa, i cili në atë moment nuk ishte aty.


Ismajli tregon se një zyrtar i kabinetit të Svarqës e thirri me telefon drejtorin Karameta, ndërsa ky i fundit iu kërcënua, njërit nga të punësuarit me ndihmën e “Caritasit”. “Zyrtari që ishte aty, e thirri në telefon drejtorin e shëndetësisë i cili përmes telefonit e kërcënoi kolegun tim dhe i tha ‘ju do të jepni llogari për këtë problem dhe për këtë që keni kërkuar takim me kryetarin e komunës,” rrëfen Ismajli. Enver Ismalji që është aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se drejtori Karameta i është kërcënuar gjatë një takimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. “Një ditë ai na thirrë në takim në QKMF dhe na kërcënon direkt për kërkimin e takimit me kryetarin duke na thënë që nuk kemi të drejtë me shku aty t’i kërkojmë pagat dhe mua personalisht më ka larguar nga takimi dhe më ka kërcënuar dhe ka kërkuar nga drejtori i QKMF-së të ndërmarrë masa ndaj meje duke i thënë ‘Merr masa ndaj këtij kolegu që nuk e respekton hierarkine e takimeve’” tha Ismajli. Burim Karameta, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt thotë se nuk e përdor asnjëherë presionin kundër askujt, ndërsa problemin me punëtorët që nuk po paguhen me rregull e quan mosmarrëveshje të vogël. “Nëse dikush është thirrë në një mosmarrëveshje të vogël të cilën e kemi pasur unë nga distanca me pesë punëtorë shëndetësorë, ka qenë një këshillë e imja e ndoshta edhe rekomandim i imi që për secilën ankesë të tyre ata të ndjekin nivelet protokollare dhe hiearkike të tyre dhe jo për një pakënaqësi ose kënaqësi të kalojnë drejtorin e tyre të QKMF-së i cili është në shërbim të tyre,” thotë Karameta. Ai ka njohuri për problemin me paga të punëtorëve ankues, por thotë se ky problem së shpejti do të zgjidhet. “Ne i kemi rishiku pozicionet e tona në marrëveshjet që i kemi pasë. Bëhet fjalë për pagën e muajit janar dhe shkurt të vitit 2015, asgjë më tepër. Ne në javën e kaluar veç e kemi transferu një shumë të mjeteve në llogari të ‘Caritasit’ dhe ata vetëm i kanë ekzekutuar për pagat e tyre,” njofton Karameta. ”Caritasi” i Kosovës në bashkëpunim me përfaqësitë e kësaj organizate nëpër disa vende të Evropës Perëndimore dhe Komunën e Ferizajt është i përfshirë në disa projekte të këtij qyteti dhe rrethinës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.