Zhurnal plus #632

Page 1

Moti min.

2

max.

VITI 3 | Nr. 632 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

12

E HËNË, 18 NËNTOR 2013

“Jo” e Ramës nuk rrezikon gjë

Zgjedhjet, 5 milionë euro për KSHZ-në

Sherri për rrahjet e nxënësve

Fryrja e rrezikut nga armët kimike dhe më pas refuzimi i Tiranës për t'i shkatërruar ato, i ka shkuar për shtati politikës së ndjekur nga Rusia dhe e pasuar nga aleatët e saj sllavë në Ballkan

Opsioni i organizimit në pako të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare të parakohshme, po bëhet gjithnjë e më i realët. Së fundmi, Qeveria ka ndarë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, për KSHZ, rreth 1.6 milionë euro FQ.2

LSDM ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovska menjëherë t’i harmonizojnë pozicionet dhe t’i kumtojnë publikut çfarë ndodhë pasi që fëmijë pësuan në disa incidente serioze nëpër autobusë FQ.3

FQ.4

FQ.3

K O S O V Ë

FQ.2

Krasniqi kërkon qeveri teknike FQ.8

FQ.5


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Zgjedhjet, 5 milionë euro për KSHZ në Opsioni i organizimit në pako të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare të parakohshme, po bëhet gjithnjë e më i realët. Së fundmi, Qeveria ka ndarë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), rreth 1.6 milionë euro më shumë se në vitin elektoral që po lëmë pas, njofton "Zhurnal". Për organizimin e zgjedhjeve lokale të këtij viti, Qeveria kishte planifikuar shpenzimin deri në mbi 3 milionë euro. Mundësia e shumëpërfolur ose mbase një vendim që mbahet ende në fshehtësi për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ka rritur planifikimin e shpenzimeve deri në gati 5 milionë euro. Kjo rritje e “panatyrshme” e buxhetit të KSHZ-së, nuk shpjegohet ndryshe veçse me organizimin paralel të dy palë zgjedhjeve në vitin 2014, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se një proces zgjedhor, sikundër dihet nga zgjedhjet e sivjetme, nuk rrok shifrën prej më shumë se 3 milionë eurove.

Qeveria rrit buxhetin e vet Qeveria aktuale mund të shpallet lirisht si “qeveria e udhëtimeve”. Sikundër dy-tre vitet e fundit, Qeveria ka planifikuar edhe në vitin 2014 realizimin e 800 udhëtimeve jashtë dhe brenda vendit tonë. Por ky nuk është i vetmi “luks” që ia mundësojnë vetes qeveritarët tanë, pasi ata kanë planifikuar edhe një buxhet të majmë. Në vitin 2014, vetëm Qeveria, pa ministritë, do të ketë në dispozicion 20 milionë euro, që përbën rritje prej 3.3 milionë eurosh krahasuar me vitin aktual. Buxheti i këtij viti për qeverinë tonë kap vlerën 17 milionë euro, por kjo vlerë rezulton e pakët për urinë që kanë qeveritarët tanë. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria ka planifikuar edhe rritjen e numrit të administratës me 11 të punësuar të rinj.

Vazhdon të investojë në arsimin maqedonas Kryeministri Nikolla Gruevski dje ka marrë pjesë në hapjen e shkollë së rikonstruar “Tosho Arsov” në lagjen Makedonska në Shtip. Ai ka dhënë arsyet e investimeve që bën Qeveria për arsimin dhe shtoi se është e vetmja rrugë që të rinjve u hap dyert e jetës dhe rrugë e cila siguron përparim në shtet. “Për këtë shkak Qeveria ka ndarë rreth 7 milionë denarë apo 100 mijë euro për rikonstruim të tërësishëm të shkollës. Shkolla fitoi pamje të re, kushte të reja për punë dhe si e tillë mund të përgjigjet në nevojat e nxënësve dhe arsimtarëve”, tha ai. Ai ka shtuar se Qeveria ka investuar në numër të madh të shkollave mes të cilave edhe në “Goce Dellçev”, “Dimitar Vllahov”, në shkollën e mesme “Sergej Mihajllov”, “Iskra”, “Kole Nehtenin” dhe tjera.

Ahmeti i shkruan OSBE së Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka nisur një letër kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ranko Krivokapiç. Në letrën e tij, Ahmeti çmon kontributin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, ndërsa e fton të japë kontribut edhe në sjelljen e çështjes së emrit në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ahmeti ka kërkuar gjithashtu nga z. Krivokapiç nxitjen e palëve dhe dialogun në nivel të lartë për arritjen e kompromisit për emrin.

e hënë, 18 nëntor 2013

VAZHDON BLLOKIMI I GRUPIT TË PUNËS PËR REKOMANDIMET E 24 DHJETORIT

Rikujtojnë kushtëzimet Bllokimi i punës së Grupit punues për implementimin e rekomandimeve të Komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit, dëshmon papjekuri politike të kësaj elite në vend lidhur me çështjet më të rëndësime politike për vendin siç janë edhe euro-integrimet, theksojnë analistët politik. Ndërsa, përfaqësuesit e partive vazhdojnë të përmendin kushtëzimet për t'iu kthyer punëve në komisione Mefail ISMAILI hqyrtimi i Propozim-Buxhetit të Qeverisë për vitin 2014 nga ana e Kuvendit me Rregulloren për Punën e Kuvendit mund të sjellin kriza të reja politike në vend. Kjo për shkak se nga shumica qeveritare thonë se ata janë të gatshëm të vazhdojnë me punën e këtij grupi, por nga opozita deklarojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri sa të lëshohet për t'u mbrojtur në liri, kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Tomisllav Shipoviq, i cili, me flet-arrest të gjykatës në vend, në muajin tetor u arrestua në Vjenë. Koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Nexhati Jakupi, deklaron se janë të gatshëm të fillojnë punën, por gjithçka varet nga opozita. “Pa konsensus më të gjerë nuk mund të sillen ndryshime. Ne si parti e shumicës parlamentare jemi të gatshëm që të vazhdojë puna e Grupit punues, por gjithçka varet prej asaj që do të vendosë opozita”, tha deputeti BDIsë, Nexhati Jakupi. Ndërsa nga LSDM, vazhdojnë të shprehin qëndrimin se kushti për kthimin e funksionimit të këtij grupi të punës është lirimi i Shipoviqit. “Ne e ngrimë angazhimin, përderisa nuk vendoset statusi i Shipoviqit. Në qoftë se mundësojnë që të mbrohet në liri, në parim do të kthehemi”, thonë nga LSDM-ja opozitare. Por, për shkak se debati për Buxhetin e vitin 2014 veçmë po zhvillohet sipas rregullores së kaluar, tani janë shkelur edhe terminet për arritjen e konsensusit, për njërin nga rekomandimet më të rëndësishme për të cilin grupi punonte. Kjo krizë e re politike, sipas deklaratave jozyrtare të deputetëve në Kuvend, me siguri do të kërkojë ndërhyrje të sërishme të ndërkombëtareve, më konkretisht të Komisionit Evropian ose të Bashkimit Evropian në përgjithësi. Ndërsa, sipas analistëve politik, bllokimi i Grupit të Punës dhe shkaktimi i krizave të reja politike në vend tregon papjekuri politike. Bashkim Bakiu nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjen e Mirë, thotë se në shumë raste, elitat politike në Maqedoni nuk kanë dëshmuar pjekuri politike, sido-

S

Gjatë formimit dhe konsolidimit të degëve të PDSH-së në Studeniçan Çair e Saraj, lideri i kësaj partie Menduh Thaçi ka shfrytëzuar rastin që të sulmojë kreun e BDI-së Ali Ahmeti. “Unë kam dallim prej të tjerëve në politik, kur flas fjalët më dalin tamam. Por këtë herë gjithë ai investim i partisë tonë dhe gjithë neve bashkërisht, për Shkupin dhe Kumanovën ku shumë njerëz ishin zhgënjyer se këtu nuk ka forcë dhe potencial të shqiptarëve. Dhe këtu shfrytëzoj rastin që ta them sonte, se ta kisha thënë në zgjedhje do të bënte eufori. Ne aq fortë kemi kaluar këtë herë në Shkup dhe Kumanovë, ma fortë se në Tetovë dhe Gostivar, dihen votat janë shumë ashiqare. Nëse dreqin dhe shejtanin e ke aleat t’i nuk mund të mërish atje ku duhet. Këta i ka aleatë Ali Ahmeti – dreqin

BDI KËRKON KONSENSUS MË TË GJERË “Pa konsensus më të gjerë nuk mund të sillen ndryshime. Ne si parti e shumicës parlamentare jemi të gatshëm që të vazhdojë puna e Grupit punues, por gjithçka varet prej asaj që do të vendosë opozita”, tha deputeti BDI së, Nexhati Jakupi. EURO INTEGRIMET ISHIN KARREM PËR ZHBLLOKIMIN E PROCESIT "Mesazhi kryesor i atyre rekomandimeve ishte që të krijohet një konsensus politik edhe i opozitës edhe i pozitës për hir të asaj që politikat, ose proceset që kanë nevojë për euro integrimet për Maqedoninë, të krijohet një bashkëpunim qoftë për politika ose procese të cilat ndonjëherë edhe dëmtojnë imazhet e tyre politike apo karri erën e tyre politike”, thotë analisti Bashkim Bakiu. mos sa u përket proceseve më serioze për vendin. “Nëse e analizojmë rastin e Grupit punues për 24 Dhjetorin, kishte rekomandime konkrete nga KE dhe BE në përgjithësi që këto çështje sa më shpejtë të zgjidhen. Mendoj se mesazhi kryesor i atyre rekomandimeve ishte që të krijohet

një konsensus politik edhe i opozitës edhe i pozitës për hir të asaj që politikat, ose proceset që kanë nevojë për euro-integrimet për Maqedoninë, të krijohet një bashkëpunim qoftë për politika ose procese të cilat ndonjëherë edhe dëmtojnë imazhet e tyre politike apo karrierën e tyre politike”, thotë analisti Bakiu, i cili shton se

Thaçi sulmon Ahmetin

dhe shejtanin. Kjo tregon se rruga e tyre është rrugë tërësisht e gabuar.

Pse ne s’mund të fitojmë lehtë, për shkak se të gjithë edhe VMRO-ja

rasti konkret për Grupin punues për 24 Dhjetorin dëshmon papjekurinë dhe gatishmërinë e elitës politike në Maqedoni për të arritur një konsensus, madje edhe për politikat që janë shumë të rëndësishme në këtë rast politikat euro-integruese. "Në fakt ne kemi një fazë apo proces ku ndoshta merren vesh shkurtimisht për çështje të caktuara, megjithatë dëshmohet fakti se në realitet me një vendim madje edhe shkojmë edhe prapa, siç është çështja e formimit të Komisionit për 24 Dhjetorin, qëllimi kryesor i të cilit që politikat e sjelljes së buxhetit të rregullohen me rregulloren e parlamentit që të ketë më së shumti konsensus dhe të mos përsëriten konfliktet e tilla”. Sipas analistit Bashkim Bakiu, politika të cilat fatkeqësisht ndikojnë negativisht për krijimin e konsensusit madje edhe për politikat të cilat janë të rëndësishme për vendin apo eurointegrimet, përsëriten shumë shpesh në vend. Në 11 rekomandimet e Raportit të Komisionit anketues, çështjet më të potencuara ishin edhe harmonizimi i ligji për Kuvendin me Rregulloren, ndryshimi i procedurave të caktuara nga Rregullorja dhe Procedura për sjellje të buxhetit. edhe LSDM-ja edhe institucionet e shtetit mundohen natë e ditë që mos të vijë deri të fitorja jonë, ato e kanë të qartë se fitorja e PDSH-së e zgjidh problemin e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Thaçi. Sipas tij shqiptarët shumë shpejt do të dalin atje ku duhet. “Nuk ka nevojë që të na bind askush se shqiptarëve të Maqedonisë me cikrima mundë t’u zgjidhen të drejtat, ne jemi komb dhe kërkesat tona janë kombëtare. Nuk mund të na bindë askush se të gjitha paret e buxhetit që vijnë prej xhepave tonë, mundë të na jep lëmoshë dikush tjetër, ne e kërkojmë hisen tonë. Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe këmbëngulës, ata duhet të munden, struktura e cila do t’i mund është PDSH-ja edhe në emër të zotit edhe në emër të idesë”, tha ai.


K r o n ik ë

e hënë, 18 nëntor 2013

3

NEVOJA PËR ZHBLLOKIMIN E KUFIZIMEVE ABSURDE

Shqipja nën “prangat” e ligjit

Nëse nuk miratohet ligj gjithëpërfshirës për përdorimin zyrtar të gjuhë shqipe në të gjitha nivelet shtetërore, gjithmonë do të ketë probleme dhe zënka se ku u përdor dhe ku nuk u përdor gjuha shqipe, thonë ekspertët juridik dhe politik. Sipas tyre, ligji ekzistues e kufizon përdorimin e shqipes ndaj me të drejtë paraqitet nevoja për ndryshim-plotësimin e tij që do të favorizonte përdorimin e shqipes duke filluar nga kompanitë e deri tek institucionet më të larta shtetërore Bekim BUÇI ërdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni çdo herë do të mbetet mes polemikave dhe akuzave të ndryshme herë midis faktorit politik shqiptar dhe atij maqedonas dhe shpesh edhe mes vetë subjekteve politike shqiptare. Përderisa nuk miratohet një ligj gjithëpërfshirës që do të zgjeronte përdorimin zyrtar të gjuhë shqipe në të gjitha nivelet shtetërore, gjithmonë do të kemi probleme dhe zënka se ku u përdor dhe ku nuk u përdor gjuha shqipe. Këtë e thonë edhe ekspertët juridik dhe analistët politik, të cilët i njohin mirë zhvillimet në Maqedoni.

P

Ligj të ri për tejkalimin e pengesave ligjore Sipas tyre, ligji ekzistues e kufizon përdorimin e shqipes ndaj me të drejtë paraqitet nevoja për ndryshim-plotësimin e saj që do të favorizonte përdorimin e shqipes ose nga ana tjetër të miratohet një ligj i ri dhe decid, për të mënjanuar njëherë e përgjithmonë këto pengesa apo kufizime. Dhe, si rezultat i këtij ligji të cunguar ekzistues nënkryetarja shqiptare e Parlamentit nuk mund të udhëheqës seancat në gjuhën shqipe, ndërsa ministrat shqiptarë në Qeveri po ashtu nuk mund ta përdorin gjuhën shqipe në seancat qeveritare. Ku mbet përdorimi i saj madje në polici, ushtri...Profesori universitar Bekim Kadriu thotë amendamenti 7 kushtetues e rregullon edhe përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, e definon në Kushtetutë si gjuhë zyrtare, mirëpo parasheh rregullimin me ligj përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare ose gjuhën të cilën e flasin mbi 20 për qind të popullatës. Sipas tij, pikërisht këtu ekziston kufizimi për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare për arsye se ligji paraqitet si kufizim i përdorimit të gjuhës shqipe, pasi ligji përcakton se në cilat fusha zbatohet dhe përdoret gjuha shqipe si gjuhë zyrtare. “Ajo do të thotë ‘argumentum

AMENDAMENTI 7 ËSHTË FLEKSIBIL “Edhe me plotësimin e ligjit mund të arrihet ndonjë qëllim i caktuar. Poenta kryesore në këtë drejtim është marrëveshja politike ndërmjet subjekteve në shoqëri, fak torët politik të koalicionmit qeveritar duhet të merren vesh dhe të tregojnë se në cilat fusha janë të gatshëm ta pranojnë përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Këtu ekziston ai moment kryesor. Amendamenti 7 është tepër fleksibil dhe parasheh se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa përdorimi i saj mund të rregullohet me ligj, të zgjerohet ose të mbetet këtu ku është”, thotë profesori uni versitar Bekim Kadriu. EDHE KOMPANITË DUHET TË FLASIN SHQIP “Duhet një analizë e thuktë e ekspertëve edhe atë jo vetëm të një lëmie por të shumë lëmive, duke filluar nga ai komercial. Në bazë të shumë konventave ndërmarrjet e kanë për obligim që në produktet e tyre të përdorin edhe gjuhën shqipe në këtë rast. Dhe, aspekti zyrtar i përdorimit të gjuhës që nënkupton domosdo te institucionet shtetërore të përdoret gjuha qoftë edhe në aspekt të së drejtës personale, në atë vend ku nuk kemi shumicë siç parashihet në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen e Ohrit, pra si frymë e MO së dhe e formulimit kushtetues si e drejtë e qytetarit”, deklaroi analisti politik Mersel Bilalli. acontrario’ në sferat që ligji nuk i parasheh, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare. Unë këtë e them një kohë më të gjatë sepse Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe ‘de facto’ paraqitet si kufizim. Ky ligj e lejon përdorimin e shqipes por e lejon në ato fusha që i parasheh

LSDM, paga minimale 450 euro Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, po “befason” me premtimet e tij. Pas zotimit se po qe se LSDM vjen në pushtet, do të aplikojë taksën progresive, me të cilën të varfrit do të paguajnë më pak taksa, kurse të pasurit progresivisht më shumë, Zaev ka premtuar se paga minimale në sektorin privat do të jetë 450 euro. “Programi ynë parasheh që çdokush i cili është i punësuar jashtë sektorit publik të ketë rrogë minimale prej 450 eurosh. Këtë pagë do ta kenë edhe punonjësit e tekstilit, zejtarët dhe bujqit. Ky është minimumi i nevojshëm për mbijetesën e një familje. Këtë do ta sigurojmë

me një pako masash ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore. Qeveria aktuale po sillet me papërgjegjësi me mjetet e buxhetit. Çdo vit shpenzon nga 180 milionë euro për përmendore. Këto para ne do t’i përqendrojmë në programe sociale për qytetarët më të varfër”, ka theksuar Zaev.

ligji, ndërsa në ato fusha që nuk e parasheh nuk e lejon përdorimin e gjuhës shqipe. Për shembull udhëheqja e seancës parlamentare nga nënkryetarja e Parlamentit nuk mund të udhëhiqet në gjuhën shqipe sepse ligji nuk e lejon, pastaj në Qeveri e kështu me radhë.

Dhe tani parashtrohet pyetja a mundet ligji të ndryshohet? Normalisht një ligj që ekziston mund të ndryshohet”, deklaron profesori universitar Bekim Kadriu. Në vijim ai shton se ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të shkojë në favor të zg-

jerimit të përdorimit të gjuhës shqipe dhe gjuha shqipe si gjuhë zyrtare ekziston në fusha të caktuara. Kadriu potencon se tendencat dhe kërkesat legjitime janë në drejtim të zgjerimit të aplikimit të përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare dhe ndryshimi i ligjit duhet të shkojë në favor. “Edhe me plotësimin e ligjit mund të arrihet ndonjë qëllim i caktuar. Poenta kryesore në këtë drejtim është marrëveshja politike ndërmjet subjekteve në shoqëri, faktorët politik të koalicionit qeveritar duhet të merren vesh dhe të tregojnë se në cilat fusha janë të gatshëm ta pranojnë përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Këtu ekziston ai moment kryesor. Amendamenti 7 është tepër fleksibil dhe parasheh se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa përdorimi i saj mund të rregullohet me ligj, të zgjerohet ose të mbetet këtu ku është. Pyetja esenciale është cili është konsensusi ndërmjet subjekteve politike për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Nëse është ky konsensusi që është aktualisht atëherë përdorimi i shqipes do të mbetet në këto korniza ligjore, mirëpo tendenca është që të zgjerohet aplikimi i përdorimit të

Sherri për rrahjet e nxënësve LSDM ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovska menjëherë t’i harmonizojnë pozicionet dhe t’i kumtojnë publikut çfarë ndodhë pasi që fëmijë pësuan në disa incidente serioze nëpër autobusë. “Vallë fëmijët keqpërdorën për qëllime politike? Deklaratat ndryshe të Gruevskit e Jankullovksës kanë hutuar qytetarët se qeveria nuk din çka bën…Jankullovska tha se ‘njeriu i cili mendon me mendje të shëndoshë nuk do të mund të bëjë një konstruktim të tillë monstruoz dhe t’i keqpërdor fëmijët që të krijojë kriza’. Por të njëjtën ditë kryeministri

Gruevski konstatoi se ‘ndodhitë e këtilla përsëriten kur afrohet ndonjë datë e rëndësishme si që është Samiti i BE-së”, thuhet në

komunikatën e LSDM-së, duke shtuar se në vend që të merren me politikë, MPB dhe Gruevski me urgjencë të pastrojnë edhe

saj”, shprehet doktori i Shkencave juridike, Bekim Kadriu. Ai thotë se ndaj rruga ligjore është ndryshim-plotësimi i i ligjit aktual ose miratimi i ligjit të ri.

Gjuha shqipe nga kompanitë deri tek kreu shtetëror Analisti politik Mersel Bilalli thotë se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të rregullohet duke filluar nga përdorimi në përmbajtjen e ilaçeve dhe prodhimet tjera e deri tek përdorimi administrative dhe nivelit më të lartë shtetëror. “Duhet një analizë e thuktë e ekspertëve edhe atë jo vetëm të një lëmie por të shumë lëmive, duke filluar nga ai komercial. Në bazë të shumë konventave ndërmarrjet e kanë për obligim që në produktet e tyre të përdorin edhe gjuhën shqipe në këtë rast. Dhe, aspekti zyrtar i përdorimit të gjuhës që nënkupton domosdo te institucionet shtetërore të përdoret gjuha qoftë edhe në aspekt të së drejtës personale, në atë vend ku nuk kemi shumicë siç parashihet në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen e Ohrit, pra si frymë e MO-së dhe e formulimit kushtetues si e drejtë e qytetarit”, deklaroi analisti politik Mersel Bilalli. Ai thotë se duhet të kemi dy parime mbi 20 për qind dhe nën 20 për qind ku ata nën 20 për qind duhet të kenë të drejtë të shfrytëzimit të gjuhës së tyre në komunikim në organet shtetërore por edhe në aspekt të obligimit të prodhuesve që produktet ti shënojnë edhe në gjuhën shqipe. “Ne kemi prodhues të barërave të cilët ende nuk i shënojnë në gjuhën shqipe edhe pse janë të obliguar me Konventat, pasi çdo konventë e merr fuqinë e ligjit dhe është e zbatueshme drejtpërdrejtë. Duhet shumë reforma në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, financave, drejtësisë si dhe të aspekteve sociologjike, sociale që të mund ti mbulojë të gjitha ato nevoja të cilat nënkuptojnë përdorimin e gjuhës shqipe si dhe kapacitetin e saj, gjithsesi të ranguar”, thekson analisti Bilalli. Sipas tij, nëse përdorimi i gjuhës shqipe nuk rregullohet përmes një ligji gjithëpërfshirës atëherë çdo herë do të kemi probleme në qoftë se ‘ad hok’ merremi me këtë çështje dhe harxhojmë energji. Bilalli shton më tej se në vend që të merremi me çështjet kruciale ne edhe më tej do të merremi me atë se ku u përdor dhe ku nuk u përdor gjuha shqipe, kështu që duhet të kemi një ligj decid i cili do ta definojë njëherë e përgjithmonë përdorimin e gjuhës. këtë incident dhe të tjera që nuk janë ndriçuar”, kanë thënë në LSDM. Por, ndaj komunikatës së LSDM-së për rrahjet e shënuara mes nxënësve ka reaguar VMRO-DPMNE në pushtet. Ata thonë se u pa fytyra e LSDM-së rreth rrahjeve, pasi vetëm ata dhe askush tjetër ndodhitë rreth rrahjes së fëmijëve nëpër autobusë po i shfrytëzojnë për qërim hesapesh me partitë tjera. “Kjo flet shumë për këtë. Aq poshtë ranë dhe aq shumë frustracione mblodhën që lejojnë që edhe raste të tilla të padëshirueshme t’i keqpërdorin për qërim hesapesh politike. Ashiqare është se pafuqinë e tij, mosdijen dhe moskreativitetin e dëshmojnë në mënyrën e vet. Po shihet se në LSDM asgjë nuk ndryshon”, kanë thënë në VMRo-DPMNE.


K r o n ik ë

4 Ka kaluar një vit i tërë që ende shmanget vendosja e përmendoreve të tre personaliteteve shqiptare të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Tre përmendoret shqiptare, që duhej të ndryshonin karakterin monoetnik të projektit “Shkupi 2014”, kanë ngecur në fazën e derdhjes në bronz, ndonëse ky proces ka nisur që para shumë një viti. Në gusht të vitit 2012, Komuna Qendër kishte informuar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vihen deri në fund të vitit 2012, ndërsa po vjen fundi i vitit 2013 dhe përmendoret

e hënë, 18 nëntor 2013

Përmendoret shqiptare në ajër! shqiptare s’janë askund. Burime të “Zhurnal” kanë theksuar se vonimin e qëllimshëm të mosvendosjes së përmendoreve shqiptare në qendër të Shkupit po e bën partneri i koalicionit shqiptar, partia maqedonase VMRO DPMNE, por kjo ndodhë edhe pasi nuk përfillet kërkesa e BDI-së që përmendoret shqiptare të vendosen sa më shpejtë dhe në këtë mënyrë të ndryshohet pak a shumë karakteri maqedonas i kryeqytetit.

Pasi komunën Qendër të Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale e kishte fituar partia opozitare LSDM, edhe pse këta të fundit patën deklaruar se do të bllokojnë gjithçka sa i përket projektit “Shkupi 2014”, për përmendoret shqiptare patën deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë problem. Komuna Qendër do të heq dorë nga detyrimet e saj për një pjesë të ”Shkupit 2014”. Ajo planifikon të tërhiqet nga mirëmbajtja e gjitha për-

mendoreve dhe fontanave të projektit qeveritar. Kryetari i komunës Andrej Zhernovski kishet deklaruar se Qyteti i Shkupit është përgjegjës për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe nuk do të ketë ndonjë problem sa i përket përmendoreve shqiptare. “Me qëllim që të sigurohet menaxhim më efikas dhe ekonomik për objektet në fjalë, propozohet që ata t’i jepen për mirëmbajtje, mbrojtje dhe shfrytëzim Qytetit të Shkupit,

me çka edhe mjetet e nevojshme do të ishin siguruar nga buxheti i qytetit”, thuhet në sqarimin e propozim-vendimit të nënshkruar nga Zhernovski. Thuajse të gjitha objektet që janë dashur të përfundohen në të njëjtën periudhë me përmendoret shqiptare siç ishin

skulpturat në urën “Syri” dhe në “Urën e artit”, përmendorja e Petar Çulevit etj, kanë përfunduar, ndërsa përmendoret për tre figurat shqiptare, Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani nuk janë askund. Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë se ka harxhuar 60 milionë euro para të dyshimta nga anekse për projektin “Shkupi 2014”, më tepër se kontratat paraprake. Edhe për kundër këtyre milionave euro të harxhuara edhe nga paratë e shqiptarëve të Maqedonisë, mbeten ende pa u realizuar përmendoret e figurave shqiptare. (R.Z.)

DEMASKOHET POLITIKA "RUSO SLLAVE" Fryrja e rrezikut nga armët kimike dhe më pas refuzimi i Tiranës për t'i shkatërruar ato, i ka shkuar për shtati politikës së ndjekur nga Rusia dhe e pasuar nga aleatët e saj sllavë në Ballkan. Megjithatë, zyrtarë qeveritarë dhe analistë politik theksojnë se megjithatë, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës do të mbesin të palëkundura

“Jo” e Ramës nuk rrezikon gjë

Agim FAZLIU ur është thënë JO nga Shqipëria për asgjësimin e armëve kimike në këtë vend, është duke u komentuar se cilat do të jenë pasojat për marrëdhëniet e afërta shqiptaro amerikane. Ka vlerësime se tashmë është krijuar një çarje e madhe në këto marrëdhënie të shkëlqyeshme, ndërsa përfituesja më e madhe nga gjithë kjo situatë është Rusia dhe aleatët e saj në Ballkan, të cilët tashmë fërkojnë duart pas kësaj thyerje të besnikërisë shqiptare ndaj Amerikës. Në këtë rrafsh, është duke u kritikuar fushata shumë e zhurmshme kundër asgjësimit të armëve në Shqipëri, në të cilën u përfshi edhe Maqedonia. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, ka thënë se është fryrë për së tepërmi mundësia e rrezikut për vetë Shqipërinë dhe në veçanti për rajonin. Kjo edhe për faktin se në procesin e asgjësimit do të asistonin drejtpërsëdrejti edhe ekspertët ndërkombëtarë me mbështetje të fuqishme, logjistike e materiale. "Mundësia e rrezikut ekzistonte,

K

ËSHTË FRYRË PËR SË TEPËRMI MUNDËSIA E RREZIKUT

ANTIAMERIKANIZMI NUK DO TË TRIUMFOJË

"Është fryrë për së tepërmi mundësia e rrezikut për vetë Shqipërinë dhe në veçanti për ra jonin. Kjo edhe për faktin se në procesin e as gjësimit do të asistonin drejtpërsëdrejti edhe ekspertët ndërkombëtarë me mbështetje të fuqishme, logjistike e materiale", ka thënë ministri Abdilaqim Ademi.

"Shqipëria zgjodhi sovranitetin e vet, pa SHBA të, prandaj duhet t'i dalë për zot. Natyrisht, në Beograd, Athinë dhe Shkup ka shumë klane pushteti anti amerikane që gëzohen për këtë çështje. Por, një gjë është e sig urt, që dhe në planin e brendshëm antiamerikanizmi nuk do të triumfojë, shumë gjera shumë shpejt do të ndryshojnë", ka thënë analisti Ilir Kulla.

por të kuptohemi, ndërmarrjet e tilla kërkojnë seriozitet dhe përgjegjësi, aq më tepër kur kihen parasysh garancitë e ofruara se gjithë kjo punë do të bëhej nën kontrollin e rreptë te ekspertëve ndërkombëtarë", ka thënë Ademi, për "Zhurnal plus" Ai ka thënë se çdo proces kimik, përfshirë këtu edhe asgjësimin e armëve kimike, ngërthen në vetvete edhe rreziqe. Mirëpo, para çdo procesi të tillë, sipas mundësisë së rreziqeve, doemos mbahet llogari edhe për kundërmasat, me qëllim të evitimit të plotë të çfarëdo rreziku. "Në këtë rrafsh, Shqipëria ka një përvojë, disponon kapacitete dhe ka

Rekomandimi i KE së, BDI përvetëson meritën Pas katër vitesh rekomandim për fillimin e negociatave me BEnë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se rekomandimi i pestë me radhë i detyrohet pikërisht asaj. Kështu thotë të paktën zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, në intervistën e përjavshme për Radion Evropën e Lirë (REL). I pyetur nga gazetari i REL, nëse takimet në Bruksel, Berlin e Paris kanë prodhuar rezultate, Besimi thotë se ato kanë sjellë madje dy të tilla të rëndësishme. “Rezultati i parë është se Raporti përmban rekomandimin për fillimin e negociatave. Kjo është

shumë me rëndësi sepse kishte periudha përgjatë vitit kur kjo çështje ishte vënë nën shenjën e pikëpyetjes. Dhe rezultati i dytë, është se Komisioni Evropian propozon në këtë fazë fillimin e negociatave për anëtarësim dhe zhvillimin paralel të bisedimeve për emrin”, ka deklaruar Besimi.

lënë pas vetes arritje të prekshme në asgjësimin e armëve, përfshirë këtu dhe ato kimike, të asgjësuara vite më parë. Kujtoj se pikërisht këto kanë qenë faktorët që nga bashkësia ndërkombëtare i bëri një ofertë konkrete Tiranës zyrtare", ka thënë Ademi. Ai mendon se ka pasur hapësirë për të biseduar më shumë, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme në publik, duke sqaruar rrezikun, por dhe kundërmasat evidente për minimalizimin e tij. "U fitua përshtypja se Shqipëria po sulmohej nga armë kimike e jo se bashkësia ndërkombëtare dhe veçmas SHBA e shikonte me besim fuqinë e saj, edhe profesionale, për t’u përballur me një punë të tillë, të vështirë ama edhe të zgjidhshme", ka theksuar Ademi. Sa i përket frikës se refuzimi i Shqipërisë mund të krijojë çarje në raportet shqiptaro-amerikane, ministri Ademi thekson se kjo frikë është e paqëndrueshme, ngaqë marrëdhëniet tashmë janë dëshmuar si strategjike dhe në funksion të ruajtjes se paqes dhe të qëndrueshmerisë së

mbarë rajonit. "Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve nuk mbështeten vetëm në një zhvillim", ka theksuar Ademi. Në anën tjetër, analisti politik nga Tirana, Ilir Kulla, ka deklaruar për "Zhurnal plus", se pranimi i Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane nuk do t'i shkonte për shtat fqinjëve, të cilët iu bashkuan korit me opozitën e brendshme në Shqipëri, dhe në fakt kryen argatllëkun e radhës për Rusinë. "Moska do jetë shumë e gëzuar për dështimin e madh politik të SHBA-së me aleatin e vet më të madh në Mesdhe, Shqipërinë. E, si do të kishte mundur SHBA të bënte luftë me Sirinë kur nuk kishte me vete në prapavijë as shqiptarët. As në Luftën e Ftohtë, kur Bashkimi Sovjetik ishte shumë më i fortë, nuk e kishte pasur një rezultat të tillë', ka thënë Kulla. Ai thotë se është e natyrshme që refuzimi shqiptar në Washington nuk është pritur mirë, por nuk duhet pritur që SHBA të hakmerret ndaj Shqipërisë. Thjesht Uashingtoni do ta bëjë mësim këtë që ndodhi dhe tash e tutje, marrëdhëniet me Shqipërinë do

të kenë disa baza tjera sigurie reciproke. Kulla thotë se në planin e brendshëm, Shqipërisë do t'i duhet të gjejë paratë për të dalë nga kriza, të luftojë korrupsionin, krimin, drogën, ta pastrojë territorin e vet, të bëjë zgjedhje demokratike, duke mos pritur rolin e SHBA-së në proceset demokratike të saj dhe duke mos shtresuar në Ndërmjetësimin Amerikan. "Me pak fjalë, Shqipëria zgjodhi sovranitetin e vet, pa SHBAtë, prandaj duhet t'i dalë për zot. Natyrisht, në Beograd, Athinë dhe Shkup ka shumë klane pushteti antiamerikane që gëzohen për këtë çështje. Por, një gjë është e sigurt, që dhe në planin e brendshëm antiamerikanizmi nuk do të triumfojë, shume gjera shume shpejt do të ndryshojnë", ka thënë Kulla. Duke folur për frikën e shfaqur se shkatërrimi i armëve kimike do ta helmonte Ballkanin, analisti Kulla thotë se jo vetëm që është qesharak, por për të gjithë ata që e kuptojnë se si bëhet ky proces, në cilat kushte teknologjike kryhet dhe në çfarë rrethanash sigurie realizohet, tregon në fakt arsyet e

vërteta të kundërshtive të ngritura. "Në planin e brendshëm, nëse ky projekt do të realizohej do të forconte përfundimisht pozitat politike të kryeministrit Edi Rama, duke i krijuar atij një pozicion të pathyeshëm politik në marrëdhëniet me SHBA. Do t'i siguronte atij mundësinë gati përfundimtare të zgjidhjes së krizës së borxhit publik nëpërmjet ndihmës ekonomike amerikane, investimeve dhe të ristrukturimit të borxheve me FMN-në. Njëkohësisht, do të përfshihej kandidatura për çmimin Nobel për paqen të Shqipërisë dhe një vizite shtetërore e kryeministrit në SHBA, e pritur nga presidenti Obama dhe fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve. Por, ku e kishte burimin dyshimi i shprehur në shtypin maqedonas për rrezikun nga armët kimike siriane në Shqipëri. Analisti i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani thekson se këto deklarata janë thjeshtë shprehje e xhelozisë nga pala maqedonase për faktin se Shqipërisë i ishte besuar një mision i rëndësishëm me karakter ndërkombëtar. "Maqedonia nuk ka përse të frikësohet nga shkatërrimi i armëve kimike. Nuk ka kapacitet Maqedonia që të krahasohet me Shqipërinë, sepse kjo e fundit ka traditë për këto çështje. Kur një çështje ka karakter ndërkombëtar, ekspertët e huaj paraprakisht e kanë vlerësuar se Shqipëria ka kapacitete të kësaj natyre. Prandaj, jo rastësisht është zgjedhur Shqipëria për këtë punë", ka thënë Selmani, për "Zhurnal plus". Në anën tjetër, Naser Sertolli, redaktor i lajmeve ndërkombëtare në gazetën "Zëri", shkruan se vendimi për të pranuar ose jo shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri ishte një thikë me dy tehe për njeriun që ka ardhur në krye të qeverisë vetëm dy muaj më parë. "Po që se do të pranonte propozimin amerikan, në bazë të reagimit të opinionit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, kryeministri Rama rrezikonte të përballej me protestën qytetare, e cila bëhej gjithnjë e më masive, dhe e cila pashmangshëm dhe shumë lehtë do të mund të përfundonte në një revoltë popullore, rezultat i të cilës pa pikë dyshimi do të mund të ishte rrëzimi i tij nga pushteti", ka shkruar Sertolli. Sipas tij, edhe refuzimi brutal i kërkesës së mikut shpëtimtar të shqiptarëve do të ishte fatal për Ramën si burrështetas, sidomos kur kemi parasysh presionin që thuhet t’i jetë bërë kryeministrit nga ambasadori amerikan në Tiranë që të mos thoshte “JO”.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: e mail: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17 815, 32 17 816, Fax: 32 17 817, E mail: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210 0654050301 91, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/6 4, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e hënë, 18 nëntor 2013

5

Kronikë e zezë

Tetova përkujton viktimat në aksidente Dje në sheshin Iliria në Tetovë u mbajt manifestimi me rastin e Ditës Botërore për Shënimin dhe Kujtimin e viktimave të aksidenteve në komunikacion. Manifestimi u organizua nga Sektori për

komunikacion i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, ndërsa u bashkëngjitet përpjekjeve globale për zmadhimin e sigurisë në komunikacion dhe

Grabitje me pistoletë të rreme

rrugë si dhe zvogëlimin e aksidenteve me pasoja fatale. Ndryshe, manifestimi qendror mbahet në Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit.

PROPOZIMI I LSDM së NË OPTIKËN E DREJTORËVE TË SHKOLLAVE Skepticizmi rezulton i pashmangshëm në qëndrimet e drejtuesve të shkollave lidhur me paralajmërimin e opozitës maqedonase, për heqjen e testimit ekstern. Të intervistuar nga gazeta, ata thonë se nuk besojnë në heqjen e tërësishme të sistemit, ndonëse pranojnë se ai ka shumë gabime e mangësi

Duhet hequr apo ndryshuar testimi ekstern?

Enis MURTEZI deja për heqjen e tërësishme të provimit ekstern duket se nuk ka entuziazmuar drejtuesit e shkollave. Të paktën janë dy drejtues shkollash që i ka intervistuar “Zhurnal Plus”, që e shohin me skepticizëm idenë e propozuar nga Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë (LSDM). Drejtoresha e Shkollës Fillore “Imri Elezi” në Çair, Merita Koxhaxhiku, thotë se është skeptike përsa i përket këtij paralajmërimi duke thënë se beson në ndonjë ndryshim eventual por jo në heqjen e tërësishme të testimit. “Nuk besoj se do ta largojnë krejtësisht testimin ekstern nëse partia që ka bërë këtë premtim vjen në pushtet. Edhe ata do të sjellin diçka tjetër si risi, megjithëse më e dobishme do të ishte nëse hiqet krejtësisht. Por personalisht nuk besoj në një gjë të tillë. Ka pasur vështirësi në zbatimin e saj, në

I

MASH: IDEJA ËSHTË GABIM, LSDM PËR KEQARDHJE “Nëse ky sistem i vlerësimit dhe i kontrollimit të diturisë nuk është i mirë, nuk do të ishte prezent dhe nuk do të zbatohet në të gjitha vendet e Evropës. Është për ke qardhje edhe tallja me matematikën. Mendoj se në atë parti ka shumë inxhinierë, njerëz të cilët e dinë se çka është matematika dhe mendoj se duhet të konsul tohen me ta”, ka thënë ministri i Arsimit, Spiro Ristovski. fillim ka pasur shumë gabime në përkthim, në planprogramet kishte njësi mësimore që nuk ishin marrë sepse nuk kishte përfunduar viti shkollor ndërsa pyetjet i kishin futur në testimin”, thekson Koxhaxhiku. Edhe sipas Vullnet Isenit, përgjegjës në shkollën profe-

sionale “8 Shtatori”, çdo parti e re e cila vjen në pushtet ka programin dhe idetë e saj të cilat dëshiron t’i zbatojë, por nuk beson se testimi ekstern do të anulohet. Ai thotë se sistemi aktual do të mbetej, por duke u mënjanuar të gjitha pengesat që shoqëruan zbatimin e parë të tij.

“Jam i mendimit se nxënësit duhet të testohen por ajo që duhet është që të gjitha pengesat që kanë qenë duhet mënjanuar. Sepse me të vërtetë këtë vit ka qenë një testim i stresuar për nxënësit por edhe për ne profesorët për shkak se jemi ballafaquar me shumë probleme të

cilat tashmë janë të njohura”, thotë Iseni. Lidhur me këtë propozim është shprehur disa ditë më parë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski. Ai ka thënë se propozimi i LSDMsë është gabim dhe se ka si qëllim përfitimin e poenëve politikë. “Nëse ky sistem i vlerësimit dhe i kontrollimit të diturisë nuk është i mirë, nuk do të ishte prezent dhe nuk do të zbatohet në të gjitha vendet e Evropës. Është për keqardhje edhe tallja me matematikën. Mendoj se në atë parti ka shumë inxhinierë, njerëz të cilët e dinë se çka është matematika dhe mendoj se duhet të konsultohen me ta”, ka thënë Ristovski. Ndërkohë, LSDM po vazhdon të promovojë idenë e saj në të gjitha takimet me qytetarët anekënd vendit. Nënkryetarja Radmila Shekerinska thënë gjatë një takimi me banorët e fshatit Vrapçishtë se “provimi ekstern është një ndëshkim për mësimdhënësit, për nxënësit dhe për prindërit”. Ajo ka premtuar një sistem arsimor më cilësor dhe më efikas dhe se në vend të provimit ekstern do të zbatojë parimin e shpërblimit të shkollave dhe mësimdhënësve më të mirë. Në takimin me banorët e fshatit, zyrtarja socialdemokrate dëgjoi ankesat dhe kritikat për sistemin aktual arsimor, duke thënë se mësimdhënësit janë shndërruar nga edukatorë në punonjës administrate.

Vizita shtëpiake për personat në moshë

65 milionë euro për pushimet në Greqi Gjysmë milionë maqedonas gjatë muajit gusht kanë kaluar pushimet verore në Greqi dhe për këto shërbime ata kanë harxhuar 65 milionë euro. Siç ka transmetuar Kanal 5, sipas të dhënave statistikore të publikuar nga ana e Odës greke për hotelieri, 473.819 maqedonas kanë hyrë në Greqi me 1 826 851 bujtje, ndërsa

kanë lënë 65.888.279,9 euro. Për një ditë, maqedonasit në Greqi gjatë hyrjes kanë harxhuar 139,1 euro, ndërsa për bujtje 36,1. Në listën që i dedikohet hyrjes më vetura për në Greqi, pas Maqedonisë rreshtohet Serbia. Sipas të dhënave, Maqedonia është në vendin e 15 me 11 266 bujtje, për 8 muajt e parë të vitit.

“Vizita shtëpiake”, është projekti më i ri i Ministrisë për Shëndetësi, i cili do të startojë nga dita e sotme. Projekti parasheh kontrolle parandaluese shëndetësore, ku do të përfshihen mbi nëntë mijë persona në moshë, ndërsa kontrollet do të bëhen në shtëpitë e tyre. Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar 340 infermiere që punojnë në shtëpitë e shëndetit. Projekti, siç bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Todorov, do të përfshijë tërë territorin e vendit, në 652 vendbanime të shpërndara në 84 komuna. Projekti do të startojë në mënyrë simbolike para Javës së Kujdesit për Personat e Moshuar, nga 18 deri 24 nëntor. “Kjo është një masë rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila në të njëjtën kohë do të mundësojë përkujdesje dhe parandalim për pacientët”, theksoi Todorov.

Rreth 16 mijë denarë janë grabitur nën kërcënimin me armë nga ekspozitura e Postës së Maqedonisë në Ohër. Policia ka informuar se grabitja ka ndodhur ditën e shtunë, në orët e pasdites, sapo kishte rënë terri. Grabitësi i maskuar dhe me një pistoletë, për të cilën do të zbulohej më pas se ishte lodër, ka kërcënuar të punësuarën duke i kërkuar paratë e kasafortës. Por jo gjithçka do të shkonte mirë, sepse në të dalë nga ekspozitura me paratë në dorë do të haste në reagimin e një kalimtari të rastit, i cili kish tentuar ta ndalonte. Gjatë largimit, atij do t’i binte nga dora pistoleta e rreme. Policia ka informuar se një grabitje e ngjashme, gjithashtu nën kërcënimin e pistoletës së rremë, ka ndodhur në janar të vitit 2010.

Plaçkiten stoli, para dhe një armë Apartamenti i shtetasit V.G, me adresë në Shkup, ka qenë objektiv i plaçkitësve ditën e premte. Plaçkitja ka ndodhur teksa në apartament mungonin të zotët e tij. Sipas Policisë, plaçkitësit janë futur brenda banesës dhe kanë marrë që atje stoli ari, 8.000 denarë, 100 euro, 200 sterlina dhe një pistoletë me plumba. Keqbërësi kishte arritur të futet brenda përmes dritares së papafingos. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Aksidentohet në Shqipëri, sillet me helikopter Një shtetas i Maqedonisë i aksidentuar në Shqipëri është sjellë dje në gjendje rreziku për jetë në klinikat e Shkupit. Mediat maqedonase shkruajnë se transporti i shtetasit është bërë me helikopter. Mjekët e Qendrës Urgjente po përpiqen të shpëtojnë jetën e të aksidentuarit. Nuk ka ende informacione për aksidentin dhe vendin ku ka ndodhur.

Plaçkiten 2.000 euro stoli Ai shtoi se infermieret do të kenë obligim t’i vizitojnë çdo ditë personat në moshë, personat e paaftë dhe ata me sëmundje kronike, të cilët janë përzgjedhur sipas diagnozave të evidentuar në sistemin elektronik nacional “Termin im”. “Në dy muajt e ardhshëm do të vizitohen 9.110 persona në moshë, prej të cilëve 5.794 pacientë që vuajnë nga diabet melitus tip 2, 2.747 pacientë që

vuajnë nga diabet melitus tip 1 dhe 569 pacientë që vuajnë nga astma. Do të vizitohen pacientë të moshës mbi 60 vjeç”, theksoi Toidorov. Është e paraparë që vizitat të kryhen në periudhë deri në 2 muaj, ndërsa në disa rajone edhe më shpejt. Një vizitë do të zgjasë rreth një orë e gjysmë, ndërsa ekipet do të kenë për obligim të vizitojnë 4deri në 5 shtëpi në ditë.

Një person ende i paidentifikuar ka plaçkitur shtëpinë e 50-vjeçarit SH.M në Gostivar. Plaçkitja ka ndodhur natën ndërmjet datës 15 dhe 16 nëntor, teksa shtëpia ndodhej pa të zotët e saj. Plaçkitësi ka hyrë forcërisht përmes dritares, ka marrë një sasi të konsiderueshme ari dhe është larguar në drejtim të paditur. Dëmi përllogaritet në vlerë 120 mijë denarë. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e plaçkitësit.


V ë s h t r im e

6

e hënë, 18 nëntor 2013

Një fitore si e Pirros!

Nebil ÇIKA

J

O shqiptare ndaj

de-

montimit te armeve kimike është përjetuar si “feste” apo fitore e madhe nga të gjithë Qeveria , opozita , shoqëria civile,media etje kanë nxituar te marrin autorësinë e kësaj “fitoreje” që në pamje të parë duket se ka vetëm “fitimtarë”. Pyetja pa përgjigje në këtë “betejë” te çuditshme “fitimtaresh” është : Kush është humbësi? Si në çdo përplasje apo betejë politike shoqërore apo ushtarake ka fitimtarë e humbës por në betejën shqiptare për armët kimike siriane këta të fundit duket se nuk ekzistojnë të paktën publikisht. Thua të jetë vërtetë kështu ?! “Beteja” shqiptare për amet kimike siriane që zgjati pothuaj një javë përfundoi me deklarimin “Jo” të qeverisë pas një fjalimi të gjatë të shkaktarit kryesor të gjithë kësaj historie groteske , kryeministrit Edi Rama i duartrokitur çuditërish nga ata që kishin dalë për disa ditë në rruge për të ndalur “marrëzinë” e tij. Mijëra njerëz s kryesisht te rinj mes tyre edhe fëmijë u ftuan të linin bankat e shkollave dhe punët e tyre(ne se kishin një të tillë) për të ndalur rrezikun e armëve kimike që z. Rama dhe qeveria e tij po i sillnin Shqipërisë .Një pjesë e mire e tyre nuk e dinte çfarë ishin armët kimike siriane e megjithatë organizatorët ende anonimë arritën te krijojnë një lëvizje që detyroi qeverinë të thoshte “Jo” ndërkohë që i kishte kohë që i kishte thëne “Po” miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar të cilët në mirëbesim kishin ndërtuar edhe strategjinë e një aksioni te madh ndërkombëtar siç është shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë të cilën sigurisht që e ndryshuan pas tërheqjes së Shqipërisë .Me pak fjalë gurguleja shqiptare e armëve kimike siriane solli efekte negative jo vetëm në Shqipëri por edhe te miqtë e aleatët tanë aq të rëndësishëm e të domosdoshëm . Për mënyrën se si u zhvillua protesta dhe gjithë historia shqiptare e armëve kimike shqiptare mund të gjenden shumë dyshime e enigma për qëllimin dhe produktin e sajë të shprehur më së miri në përfundimin vetëm me “fitimtarë” te sajë se shumë media e politikane nxituan ta

cilësojnë si “fitore historike” .Lëvizja kundra armëve kimike siriane dhe komentet e analizat rreth sajë ishin sa të pa qarta aq edhe dyshuese ndërkohë që përcaktimi si “fitore historike” e të gjithë palëve një hipokrizi kolektive që në fakt synon apo tenton të mbulojë te vërtetën e kësaj beteje pa humbës te përcaktuar publikisht, Por a kishte edhe humbje e të humbur kjo betejë “historike” ? ! Sigurisht që po . Si njëri prej atyre që nuk ndjehem pjesë e fituesve euforike mendoj së “fitorja” shqiptare ndaj armëve kimike të Shqipërisë ishte: “një fitore si e Pirros”. Them kështu pasi mendoj se fitorja dhe humbja për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë betejë ishin në të njëjtën masë për mos thënë ne favor të kësaj të fundit. Përtej idiotësisë mediatike se "fituam një lëvizje qytetare, një Shqipëri tjetër etje ",unë mendoj se e vetmja gjë që fituam ishte mos ardhja e armëve kimike siriane në Shqipëri , një zhvillim më shumë i aspektit teknik i cili mund te ishte shmangur pa gurgulenë që amplifikoi në "kauzë" një çështje që e shkaktuan vetë shqiptarët me zgjedhjet dhe përcaktimet e tyre aktuale e historike, politike e shoqërore. Të gjithë e dimë se kjo nuk do të kishte qenë fare çështje , madje sa do të ishte marrë vesh kurrë në se kryeministri i vendit nuk do të kishte premtuar apriori një sipërmarrje që nuk ishte as në kompetencën e nuk varej nga dëshira e tij. E gjitha nisi, ndoshta e planifikuar, nga një arrogancë e kreut të qeverisë që tentoi të kthente në pazar politik e personal të një angazhim ndërkombëtar të vendit ,mbajtja sekret e të cilit e intrigoi edhe me shumë situatën duke u dhënë mundësi shumë interesave , rrymave e grupimeve të ndryshme ti përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë të pa ndershme kreut te qeverisë e të manipulonin situatën në kërkim të realizimit të qëllimeve të tyre. Situata hermetike që z. Rama krijoi me heshtjen e tij çoi në spekulime e mashtrime nga bashkëpunëtorët dhe media afër tij që demontimi i armëve kimike siriane në Shqipëri ishte një kërkesë apo kusht i NATO dhe i SHBA një veprim i dyshimtë që synonte justifikimin e kreut të qeverisë dhe u ngecte fajin partnereve euroatlantik dhe sidomos orientimin e zemërimit të turmave drejt tyre , gjë që edhe ndodhi me protestën tek ambasada e SHBA dhe thirrjet kundër sajë dhe NATO-s ,një pjese të tyre

“Beteja” shqiptare për amet kimike siriane që zgjati pothuaj një javë përfundoi me deklarimin “Jo” të qeverisë pas një fjalimi të gjatë të shkaktarit kryesor të gjithë kësaj historie groteske , kryeministrit Edi Rama i duartrokitur çuditërish nga ata që kishin dalë për disa ditë në rruge për të ndalur “marrëzinë” e tij para kamerave , një lajm që beri xhiron e botës dhe tronditi fort opinionin publik shqiptar .Miqësia shqiptaroamerikane e shenjtë për shumicën e shqiptarëve u vu në dyshim dhe u kris për shkak të një veprimi të te pamoralshëm të kryeministrit dhe manipulimit të situatës të mundësuar nga mungesa e transparencës së qeverisë. Me gjithë përbetimin e palëve për vazhdimësi të miqësisë shqiptaro -amerikane situata e krijuar me protestën antiamerikane tek ambasada në Tiranë ka efektet e saje dhe besoj se ishte një provë për antiamerikanët shqiptarë dhe mbështetësit e tyre të huaj. Besoj se kjo përpjekje e pastër për te goditur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishte me e keqja e përfituar nga historia shqiptare e armëve kimike siriane në sajimin e se cilës të palët kanë kontribute të konsiderueshme pothuaj të barabarta. Besoj se kjo lojë me marrëdhëniet shqiptaroamerikane fillon që me premtimin apo me mire të themi me mashtrimin që kryeministri u bëri miqve nga SHBA për përfshirje të Shqipërisë ne procesin e demontimit të armëve të Sirisë gjë që nuk mund ta bënte pa marre më parë mbështetjen qeverisë e Kuvendit , Presidentit etje me të cilët , të paktën sipas njoftimeve të deritanishme, nuk ka biseduar për këtë çështje . Fakti që shqiptarët e morën vesh nga media e huaj atë çfarë kishte marrë përsipër kryeministri i tyre ndërkohë që media shqiptare u injorua tërësisht, ishte shumë tronditës. Pas kësaj situate akuzat e kryeministrit Rama ndaj një pjese te media për manipulim të opinionit publik ngjanë shumë fyese dhe të pa vërtet pasi ishte ai që shkeli të drejtën e informimit të publikut si e drejte themelore e njeriut . Por siç thashë edhe pjesa tjetër ajo e

protestuesve nuk duket edhe aq e pafajshme në veprimet e sajë. Kur falas për protestuesit kam parasysh drejtuesit dhe organizatoret e tyre dhe jo masën kryesisht adoleshente dhe fëmijë .Drejtimi i turmës kundër ambasadës amerikane është një veprim e përgjegjësi e tyre .Sot një pjese e tyre distancohet nga ky veprim por kur ndodhi kjo askush nuk beri thirrje apo veprime të tjera për ta penguar, shpërndarë apo edhe distancuar prej sajë në kohen kur ajo ndodhi e pamjet e sajë bënë xhiron e botës . E kam bërë edhe herë tjetër pyetjen: perse demonstruesit nuk shkuan edhe tek ambasada e Rusisë apo e Kinës që janë përgjegjëse po aq sa SHBA-të si autorë të marrëveshjes për armët kimike të Sirisë? Përgjigja e kesh pyetje shpjegon qartë qëllimet e organizatoreve të protestës por nuk është i vetmi argument i drejtimit të majte të sajë . “Shumë nga protestuesit kanë qenë në krah me mua në protestat e PS-së” , tha në fjalën e tij Edi Rama ,një gjë e vërtetë e verifikuar lehtësisht si e tillë . Një nga bashkëpunëtorët e afërt të z. Rama , ministri Erion Velia bëri një pohim tjetër domethënës: “ Mburrem që në krye të protestave është “MJAFT” “ . një OJF të njohur për qëndrime të forta majtiste e themeluar dhe drejtuar prej tij. Një fakt interesant që vërteton orientimin e majtë të protestës ishte përgjigja e një prej drejtuesve te sajë ndaj nje provokimi të Fahri Balliut ne emisionin Opinion : “Nuk jam kundër Ramës por në mbështetje të tij për të thënë “Jo” armëve kimike "–tha ai duke sjelle edhe një tjetër argument të fort mbi dyshimet për qëllimin kryesor të protestës që me shume se as armët kimike synonte të instalonte një fryme antiamerikane farën e se cilës besoj se e ka hedhë .

Porositë nga Lugina Dush GASHI everitarët kosovarë ndonëse kreu i tyre, Hashim Thaçi, ka dhënë shembuj të mirë si mund t’i kthejë mbrapshtë deklaratat e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, ashtu siç i shkon për shtati atij - me gjasë kurrsesi nuk duan të kuptojnë se ç’porosi poshtëruese u dërgoi pushteti serb me veprimet në Preshevë. Në fillim të këtij muaji, ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, i porosiste preshevarët, gjatë vizitës së atjeshme, që “ta ruajnë identitetin kombëtar”. Vetëm ndonjë ditë më vonë, pushteti serb, për të treguar se sa vlen

Q

Vetëm ndonjë ditë më vonë, pushteti serb, për të treguar se sa vlen për ta kjo porosi e ministres kosovare, i konfiskoi librat e dërguara nga Kosova për shkollat e atjeshme për ta kjo porosi e ministres kosovare, i konfiskoi librat e dërguara nga Kosova për shkollat e atjeshme. Ndërhyrja policore ishte e tillë që porosia kurrsesi të mos mbetet e pakuptuar dhe të fshijë çdo shenjë që mund të lerë përshtypjen sikur po krijohet njëfarë reciprociteti ndërmjet Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës. Pa u brengosur aspak për asociacionet për do kohëra të kaluara që zgjon rrëmbimi i librave, së paku sipas përshkrimit të kryetarit të Pre-

shevës, Ragmi Mustafa, aksioni në shkollën fillore të fshatit Raincë të kësaj komune ishte i madh dhe u realizua me forca të shumta policore, të cilat “kanë hyrë nëpër klasë për të konfiskuar librat shqip, duke përfshirë Abetaren mbarëkombëtare”. Zyrtarë serbë e mohuan që aksionin ta ketë organizuar policia, por thanë ta kishte bërë këtë prokuroria, për shkak se librave u paska munguar dokumentacioni përcjellës dhe se ato nuk janë lejuar nga Ministria serbe Arsimit, ngase nuk janë

në përputhje me plan-programin e atjeshëm të mësimit. Por, në shtypin e verdhë, i cili në Serbi sipas rregullit është shovinist, nuk munguan titujt përçmues, si “Abetaret e Thaçit në Jug të Serbisë”, për të krijuar idenë se, kryeministri kosovar po merr guximin të komplotojë diçka atje. Për fat të mirë, edhe preshevarët tashmë njëherë e mirë e kanë kaluar adoleshencën politike dhe është larg mendsh t’i ngrejë në këmbë çdo klithmë patriotike që vjen nga

Kujt do ti thoshte jo me ndihmën e protestuesve kryeministri , atyre qe u kishte më parë PO ?! Mendoj se pa dashje natyrën e protestës dhe qëllimin e sajë e përcaktoi një prej aktivisteve të njohura te sajë deputetja e PD , Mesila Doda . Zonja Doda e krahasoi atë me lëvizjet marksiste e anarkiste të rinisë në Evropën perimore në vitet 1970, lëvizje anrkiste e terroriste e organizuara e sponsorizuara nga isha Bashkimi Sovjetik mbeturina të se cilit mund të jenë edhe pas protestës shqiptare gjë që mund të shpjegojë edhe natyrën apo tendencën antiamerikane e antiNATO të sajë. Në fjalimin e tij z. Rama u përpoq që natyrën dhe frymën antiamerikane të protestës t’ia faturonte opozitës por edhe ne këtë pikë faktet duket se janë kundër tij. E konsideroj gabim pjesëmarrjen fizike në proteste të liderëve të PD që çoi ne një incident te pa këndshëm i z. Basha e z Berisha me një prej drejtuesve të sajë ,gjë që përdor nga qeveri si argument kundër sajë. Por një ditë me parë bashkëkryetari i qeverisë kryetari zyrtar i te ciles donte të sillte armët kimike ne Shqipëri , Ilir Meta, u fut në mes të protestuesve para kuvendit ku drejtuesit e tyre i dhanë mundësinë te mbante edhe një fjalim e askush nuk i kërkoi te largohej për faktin se protesta ishte “e depolitizuar” gjë që një ditë ja kërkuan drejtuesve te opozitës edhe pse ata mbështetën protestën dhe veçanërisht nuk ishin përgjegjës për sjelljen e armëve kimike këtu . Ky fakt tregon qartë se pas kësaj proteste nuk ishte opozita por e majta e ndoshta edhe vete z. Rama me njerëzit e tij, gjë që i ngarkon ata edhe me përgjegjësinë e frymës antiamerikane dhe sidomos organizimin e protestës tek ambasada e SHBA. Në se z. Velia mburret që në krye te protestave është “Mjaft” atëherë i bie të dije edhe kush e pse i çuan protestuesit tek ambasada amerikane e ndoshta e ka pjese të mburrjes edhe këtë . Por pavarësisht mospërfshirjes drejtpërdrejtë ne protestë besoj që edhe pala amerikane ka hisen e sajë te përgjegjësisë në këtë gurgule antiamerikane. Mendoj se raportet e tyre me ish -komunistët shqiptarë janë shkak qenësishëm i zhvillimeve të tilla negative në marrëdhëniet midis dy vendeve . Në historinë 91 vjeçare të marrëdhënieve ndërshtetërore pjesa me e madhe e saje ka qenë armiqësore pers hak te regjimit ko-

Kosova. Pasi që një portal i atjeshëm kishte publikuar shumë fotografi nga vizita e ministres kosovare, një komentues mendjemprehtë kishte shkruar me ironi të hapur se “(për) këtë ditë duhet shkruar një histori, që të mbahet mend”, ndërsa një tjetër, edhe më sarkastik: “Falemiderit z. ministre, por nuk kemi nevojë për bibliotekë, se edhe atë që e kemi nuk e shfrytëzojmë. Po shiko, qato taksa (të kufirit), po qe e mundur, mos i vini prapë.” Një tjetër, duke përshkruar “protokollin” dhe kushtet në të cilat udhëtoi ministrja kosovare, nxjerr përfundimin se ajo s’ka si të trajtohet ndryshe, pos si një vizitë private, duke mos harruar të përkujtojë edhe se, “kur Daçiqi apo ndonjë ministër tjetër serb viziton Kosovën, e gjithë policia i bllokon rrugët për t’i ruajtur”. Dhe, për të dëshmuar se preshevarëve vërtet s’u ka shpëtuar gjë, njëri syresh, duke vlerësuar se vizita s’kishte të bënte asgjë me Luginën, pos se kosovarët, “duke shpresuar në ndonjë përkrahje, donin të provonin se po zbatohet mar-

munist te Hoxhës që u vendos ne Shqipëri në vitin 1944 edhe me ndihmën e SHBA . Këto dite shtypi shqiptar ribotoi një intervistë e diktatorit Enver Hoxha dhënë shtypit amerikan në vitin 1946, ku ai betohej për forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis dy vendeve ndërkohë që vetëm pak muaj me vonë i ndërpreu për 45 vjet marrëdhëniet diplomatike dhe e konsideroi SHBA-në si armikun me te madh të popujve . Besoj se Hoxha ne 1946 kishte në parlament po kaq deputete sa Rama, pra pothuaj të njëjtin pushtet politik dhe i mashtronte amerikanët duke u premtuar miqësi ndërkohë që beri krejt te kundërtën . Besoj që edhe z. Rama e ka nisur në të njëjtën mënyrë me gënjeshtër marrëdhënien e parë si kryeministër me ta . Tërheqja nga premtimi për armët kimike kur kishte dhënë garanci maksimale për to sigurisht që përbën një problem në marrëdhëniet midis dy vendeve . Pavarësish deklaratave diplomatike besimi është tronditur dhe sa te jetë ky kryeministër, marrëveshjet dhe krejt marrëdhënia diplomatike por edhe miqësia e premtuar se nuk do të ndryshojë do të jete në rastin me të mirë e dyshuar. Besoj se një përgjegjësi me të drejtpërdrejtë ka ambasadori amerikan z. Arvizu , njeri i cili ka negociuar këtë marrëveshje tashmë te kthyer në bumerang . Besoj se përkrahja personale politike që iu ka dhënë të majtëve ne politik por edhe si shoqëri civile po i del nga hundët . Ai mund te jetë në fund të karrierës diplomatike dhe mund te mos e ketë problem një gjë të tillë , por ai ka hyre ne histori si ambasadori i parë amerikan ne 91 vjet te marrëdhënieve diplomatike që i është bere një proteste antiamerikane pranë zyrës se tij dhe i vetmi që i kanë kërkuar publikisht te shpallet , “nongrata” një thirrje që erdhi dy ditë më nga një prej inspiruesit më të madh të protestave , një i majtë i thekur i sponsorizuar e i përkrahur materialisht dhe politikisht nga institucione dhe fonde publike amerikane që veprojnë në Shqipëri. Si përfundim dua të theksoj serish faktin se fitorja aq e trumbetuar si e tillë nga politika media dhe shoqëria civile ne Shqipëri ishte si ajo e Pirros. Mendoj se krisja miqësisë apo edhe dobësimi apo humbja e mbështetjes amerikane është për ne si popull e komb shumë më e rëndë se armët kimike të Sirisë. Në historinë e armeve kimike siriane të Shqipërisë, në rastin me të keq , askush nuk e llogarit këtë humbje kolosale ndërkohë që të dy palët si protestuesit edhe qeveria e z. Rama , kontribuuan me vullnet në këtë zhvillim tejet negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët . rëveshja mes Serbisë e Kosovës”, dërgonte porosi mjaft të dhimbshme: “Mos bëni politikë me ne, mos luani me jetën tonë, mos u tallni me ndjenjat tona”. Porosia e serbëve, ndërkaq, është e thjeshtë: ne mund të “përzihemi” në Kosovë sa të duam, por ju s’keni çfarë kërkoni në Preshevë. Natyrisht, s’ka si të ndodhë ndryshe, deri sa kryeministri kosovar, për interesa para së gjithash të vetat, bën marrëveshje të dëmshme me Daçiqin, të cilat ky i fundit as si të tilla nuk i respekton, por, pas ankesave e vajtimeve kërkon lëshime të reja, edhe më poshtëruese, të cilat i fiton mu ashtu siç i ka kërkuar. Së fundi, me gjasë, brengën e kosovarëve se më lëshimet që po i bëhen Serbisë, Kosova po e rrezikon funksionimin e saj si shtet dhe se udhëheqjes aktuale të Kosovës i mungon legjitimiteti demokratik, po e kuptojnë edhe perëndimorët. Të shpresojmë se raporti me këso vlerësimesh i Këshillit të Politikave për Demokratizim do të ketë jehonë të mjaftueshme për këtë.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


V ë s h t r im e

e hënë, 18 nëntor 2013

SHQIPTARËT DHE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Xhelal ZEJNELI hqiptarët në Ballkan janë një popull që rrethohen nga armiq: nga serbë, grekë, bullgarë, malazezë dhe sllavo-maqedonas. Pra, shqiptarët e Gadishullit rrethohen kryesisht nga popuj sllavë. Këta janë popuj të cilët i takojnë të njëjtës familje – asaj sllave. Sllavët e Ballkanit historikisht kanë qenë nën mbrojtjen e Rusisë së madhe. Shqiptarët, jo vetëm që rrethohen nga popujt sllavë të rajonit, por këta popuj e kanë edhe mbështetjen e një fuqie të madhe – Rusisë. *** Në Luftën e Parë Botërore, Greqia dhe Serbia luftuan në anën e Francës dhe të Anglisë, kundër Fuqive Qendrore – Gjermanisë, Austro-Hungarisë... Mbi këtë bazë, grekët dhe serbët që nga viti 1914 e deri në ditët tona, e gëzojnë mbështetjen e fuqishme të Parisit. Në kështjellën Kalemegdan të Beogradit, që ndodhet 500-600 m larg qendrës së këtij qyteti, ka një përmendore monumentale prej mermeri të bardhë, në të cilën shkruan: “E duam Francën, ngase edhe ajo na ka dashur neve” (Volimo Francusku jer je i ona volela nas). Një president francez, gjatë vizitës së tij në Beograd në vitet ’80, në përputhje me agjendën e tij, vuri kurorë në përmendoren e lartpërmendur. Nga kjo që u tha më sipër rezulton se serbët dhe grekët, këta armiq historikë të shqiptarëve, mbështeten jo vetëm nga Rusia sllave, por edhe nga Franca. *** Një pjesë e madhe e shqiptarëve, si pasojë e sundimit të Perandorisë Osmane u konvertuan në fesë islame. Evropa ndërkaq, është kontinent i popujve të krishterë. Të jesh popull me fe islame, në kontinentin e popujve të krishterë, do të thotë të mos e gëzosh mbështetjen e njëmendët të kancelarive të Evropës. Fuqitë e mëdha të Evropës shqiptarët i kanë konsideruar si mbetje turke në Ballkan, si përçues të interesit turk në rajon dhe si popull që funksionon me vlera orientale – turke, arabe, persiane dhe islamike në Evropën e krishterë. Si të tillë, shqiptarët janë privuar nga mbrojtja e Perëndimit. *** Si rrjedhojë e rrethanave të lartpërmendura, me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër të mbajtur në vitet 19121913, më tepër se gjysma e popullit shqiptar dhe e territorit të tij mbetën jashtë vendit amë – Shqipërisë dhe sot shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Çamëri. Territoret e shqiptarëve u grabitën prej vendeve armike: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. *** Shqiptarët, një popull i vogël, si pasojë e rrethanave historike u përkasin tri feve: katolike, ortodokse dhe islame. Gjatë historisë politike të kohës më të re, shqiptarët ishin nën ndikimin e Romës, të Athinës dhe të Stambollit. Ndikimet e qendrave të sipërthëna, me të madhe ushtrohen

S

7

dhe sot. Roma dhe Vatikani synojnë të ushtrojnë ndikim mbi shqiptarët e besimit katolik; Athina dhe Moska synojnë të ushtrojnë ndikim mbi shqiptarët e besimit ortodoks; ndërkaq Ankaraja dhe bota arabe, përkatësisht ajo islamike synojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi një pjesë të shqiptarëve të besimit islam. Përçarja eventuale e shqiptarëve mbi baza fetare do të shkaktonte bosnizimin, për të mos thënë dhe libanizimin e kombit shqiptar. *** Duke qenë një gjysmështeti, Shqipëria gjatë tërë shekullit XX nuk arriti ta marrë veten. Ajo mbeti rajoni më i pazhvilluar i Ballkanit dhe i Evropës. Viset shqiptare që u pushtuan nga Serbia, iu nënshtruan terrorit shtetëror të boshtit antishqiptar të krimit Shkup-Beograd-Titograd (Podgoricë). Golgotë, prej eskadroneve të krimit dhe të vdekjes, të udhëhequra nga gjenerali kriminel Napoleon Zervas (1891-1957) përjetuan dhe çamët. E përgjysmuar, Shqipëria nuk mund të konsolidohej, nuk mund të zhvillohej dhe as të ngrihej në shtet demokratik. Pjesën më të madhe të shekullit XX, si pasojë e përgjysmimit të trungut kombëtar dhe e ngecjes në zhvillim, ajo e kaloi nën diktaturë, si para Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas saj. Pra, shqiptarët: - ballafaqohen me një rrethim tragjik; d.m.th. janë të rrethuar prej popujve sllavë të Gadishullit: serbëve, bullgarëve, malazezëve dhe sllavo-maqedonasve; - shqiptarët rrethohen edhe prej armiqve grekë; - fqinjët e shqiptarëve gjithmonë kanë pasur aspirata t’i pushtojnë pothuajse të gjitha territoret e tyre; - fqinjët grabitqarë të shqiptarëve kanë pasur mbështetjen e Rusisë; - Serbia dhe Greqia e kanë gëzuar mbështetjen e Francës; - një pjesë e kombit shqiptar i takon fesë islame, ndërsa gjeografikisht Shqipëria i takon Evropës së krishterë; - shqiptarët u përkasin tre besimeve fetare dhe si të tillë mbi ta synojnë të ushtrojnë ndikim Perëndimi, Lindja dhe Orienti turkoarabo-islamik. - shqiptarët janë popull i veçantë i botës indoevropiane. Me fjalë të tjera, ata nuk i takojnë asnjë familjeje të popujve idnoevropianë. Në gjirin e botës indoevropiane shqiptarët përbëjnë familje të veçantë. Duke qenë popull i veçantë, janë edhe të vetmuar. *** Duke qenë të vetmuar, shqiptarët janë edhe të rrezikuar. Duke qenë popull i islamizuar, me pozitë në Evropën e krishterë, prej disa kancelarive të kontinentit, e sidomos nga Moska, që nga kriza e dytë lindore (1877) e deri më sot, shqiptarët janë konsideruar si popull me identitet të diskutueshëm. Një popull, fajet për ngecjen e vet në histori, më parë se te të tjerët, duhet t’i kërkojë në vetvete. *** Shqiptarët janë i vetmi popull në rajon i cili nuk ka të ndërtuar një projekt apo një program kombëtar. Shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Gadishull i cili nuk ka të përku-

Sllavët e Ballkanit historikisht kanë qenë nën mbrojtjen e Rusisë së madhe. Shqiptarët, jo vetëm që rrethohen nga popujt sllavë të rajonit, por këta popuj e kanë edhe mbështetjen e një fuqie të madhe – Rusisë fizuar ideologji kombëtare. Duke mos pasur një program kombëtar dhe një ideologji kombëtare, shqiptarët nuk e kanë të përkufizuar as edhe interesin strategjik kombëtar. Shqiptarët nuk e njohin sa duhet historinë e vet kombëtare. Shqiptarët nuk u kushtojnë rëndësi të duhur vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe ngritet vetëdija kombëtare, siç janë: gjuha dhe historia e saj, arti popullor, historia kombëtare, prejardhja e racës, pastërtia e racës, autoktonia, personalitetet historike, gjeografia kombëtare, etnografia, virtytet kombëtare, traditat kombëtare, arti muzikor popullor, arti figurativ kombëtar, raportet me fqinjët, armiqtë historikë, aleatët historikë, aleatët e natyrshëm. Njohja e vlerave kombëtare dhe e vlerave shpirtërore është conditio sine qua non e ndërtimit të vetëdijes kombëtare. Duke qenë se shqiptarët nuk e njohin sa duhet historinë e vet kombëtare, rrjedhimisht ata kanë një shkallë të ulët të vetëdijes kombëtare. Pak shqiptarë e dinë se studiuesit gjermanë janë marrë me studime shqiptare, duke filluar që nga filozofi dhe matematikani Gotfrid Vilhelm Lajbnic (Gottfried Ëilhelm Leibniz, 1646-1716), i cili më 1705, bashkë me studiuesin e hershëm të gjuhës shqipe Erik Hemp i paraqitën teoritë e para të prejardhjes ilire të shqipes dhe këtë, gjermanët nuk e bëjnë rastësisht. Këto studime janë pjesë e interesit kombëtar të faktorit gjerman. Në mungesë të programit kombëtar, shqiptarët nuk ia dolën të ngriten gjatë historisë, e deri në ditët tona, në popull politik. Më kot je atdhetar, po qe se nuk ke formim politik. Atdhetarizmi nuk është vetëm folklorizëm. Politika nuk është punë individësh, grupesh të interesit apo partish politike. Ajo është çështje që përpunohet deri në përkryerje dhe që ndiqet nga institucionet më të larta të shtetit, bazuar në studimet komplekse shumëdimensionale të institucioneve më të larta shkencore të kombit. Si pasojë e rrethanave historike dhe e rrethimi tragjik, shqiptarët janë vonuar gjatë historisë. Të vonuar në histori, shqiptarët kanë ngecur edhe ekonomikisht. Si rrjedhojë e ngecjes në zhvillim, shqiptarët nuk kanë arritur të krijojnë determinantë sociologjikë dhe politikë relevantë të zhvillimit kombëtar. Me fjalë të tjera, nuk kanë arritur të krijojnë klasë politike, klasë intelektuale dhe klasë shoqërore të konsoliduar. Për elitë politike, intelektuale dhe shoqërore shqiptare as që mund të flitet. Të vonuar në histori, të ngecur në zhvillim, me klasë politike, intelektuale dhe shoqërore të kufizuar dhe pa elitë politike, intelektuale dhe

shoqërore, shqiptarët në Ballkan mbetën një popull social. E popujt socialë, preokupim kryesor e kanë, jo kombin dhe shtetin, por ekzistencën dhe mbijetesën. Shqiptarët si popull social, përbëhen prej dy segmenteve shoqërore: - e para, një pakicë e vogël e kombit, në rrugën abuzive synon të pasurohet brenda natës dhe të shndërrohet në shtresë të lartë të shoqërisë; - pjesa dërmuese e shqiptarëve luftojnë për të mbijetuar, ose synojnë t’i lënë trojet amtare, për të emigruar në Perëndim, deri edhe përtej deteve dhe oqeaneve, drejt SHBA-së. Shqiptari i varfër nuk e ka preokupim parësor gjuhën amtare, flamurin, historinë kombëtare, Skënderbeun, fenë, virtytet dhe traditat kombëtare, lashtësinë e racës dhe pastërtinë e saj, prejardhjen ilire, të qenët autoktonë. Në mungesë të vetëdijes historike dhe të kujtesës historike, në mungesë të programit kombëtar dhe të ideologjisë kombëtare, pas Luftës së Dytë Botërore Enver Hoxha e lidhi Shqipërinë me Lindjen bizantine dhe me lindjen e largët: me Beogradin, me Moskën dhe me Pekinin. Me fjalë të tjera, Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga Perëndimi, d.m.th. nga angloamerikanët për t’u lidhur me armiqtë e përbetuar të shqiptarëve – me Jugosllavinë të dominuar prej serbëve dhe me BRSS-në, të mbizotëruar prej rusëve. Komunizmi rus nuk ishte veçse pansllavizëm. *** Në rrethana të rrethimit tragjik, shqiptarët duhet të ndërtojnë projekt kombëtar. Projekti kombëtar shqiptar duhet ta ketë të përkufizuar ideologjinë kombëtare shqiptare dhe interesin strategjik të kombit shqiptar. Shqiptarët janë popull me pozitë gjeografike në Evropë. Por, duhet ditur se nuk ekziston subjekti politik evropian. Me fjalë të tjera, Evropa nuk paraqet subjekt politik. Rrjedhimisht, aleat i vetëm dhe i përjetshëm i shqiptarëve duhet të jetë SHBA-ja. Shqiptarët duhet ta dinë se kombi i tyre në Ballkan, pa SHBAnë nuk mund të bëjë asnjë hap përpara. Shumëçka në Evropë, për të mos thënë çdo gjë, është në duart e Uashingtonit. Shqiptarët nga ky rrethim tragjik dhe fatal mund t’i mbrojë vetëm SHBA-ja dhe askush tjetër. Miqësia me SHBA-në nuk duhet të shndërrohet në mit dhe në retorikë të zbrazët. Nuk mjafton të thuhet se shqiptarët janë populli më proamerikan në botë. Miqësinë ndaj amerikanëve duhet treguar me vepër. Shqiptarët duhet ta dinë se nuk janë amerikanët ata që i lusin shqiptarët për t’i bërë aleatë dhe partnerë

strategjikë. Përkundrazi, janë shqiptarët ata që kanë nevojë jetike për SHBA-në. Pikëpamjet se Uashingtoni u ndihmon shqiptarëve për interesa të veta – strategjike, jo vetëm që janë të diskutueshme dhe relative, por janë dhe thellësisht antishqiptare. Shqiptarët duhet ta dinë se popujt e vegjël, shtetet e vogla dhe ekonomikisht të pazhvilluara nuk mund të bëjnë politikë dhe nuk mund të merren me politikë. Një popull i vogël dhe me shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik dhe social, duhet të lidhet me një shtet të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa një pjesë të politikës kombëtare duhet t’ia lërë aleatit apo partnerit strategjik. Ndërkaq, detyrë e aleatit të madh dhe të fuqishëm është që këtij populli të vogël t’i mundësojë: - bashkimin kombëtar; - zhvillimin ekonomik; ndërtimin e shtetit demokratik dhe - sigurinë dhe mbrojtjen prej fqinjëve grabitqarë Bashkimin Evropian e udhëheqin Gjermania dhe Franca. Përballë tyre, jo rrallë dhe si oponente, qëndron Britania e Madhe, e cila ka lidhje speciale me SHBA-në. Shtetet e tjera të BE-së, sidomos ato që janë më të vogla, fare pak implikohen në punët politike dhe ushtarake të Unionit. Qëllimi parësor i tyre është zhvillimi ekonomik dhe jo ndërtimi i politikës së Brukselit. Shqiptarët pra duhet ta dinë se, duke qenë një popull jo i madh dhe në zhvillim e sipër, nuk duhet të pretendojnë e të bëhen kreatorë të politikës. Ata duhet të kenë synim bashkimin kombëtar, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e shtetit demokratik dhe mbrojtjen e sovranitetit. Shqiptarët kurrë s’duhet të harrojnë se nuk janë shtet i plotë, por janë një gjysmështeti. Si të tillë nuk duhet të pretendojnë të luajnë rol të madh në politikën globale, në NATO apo dhe në BE. Enver Hoxha dikur mendonte se ndjek politikë të madhe duke sulmuar verbalisht imperialistët amerikanë, revizionistët sovjetikë dhe socialimperialistët kinezë. Politika e tij e madhe, të vetmen mbështetje e gjente në grupet marksiste-leniniste të Amerikës latine. Popujt që nuk kanë të ndërtuar projekt kombëtar, që nuk kanë të hartuar ideologji kombëtare dhe që nuk e kanë të përkufizuar interesin strategjik kombëtar, enden vazhdimisht, sa në Perëndim aq edhe në Lindje. Emisarët e tyre herë i gjen në Uashington e Moskë, herë në Bruksel e Ankara. Politikat jokonzistente duken joserioze. Popujt e tillë kurrë s’mund të gjejnë aleatë të vërtetë, të sigurt, të besueshëm dhe afatgjatë. Popujve të tillë, partnerët strategjikë nuk u besojnë sa duhet. Ndër shqiptarë ka edhe të tillë që duan t’i vënë kushte Uashingtonit. Të tillët duhet ta dinë se, sot e mot, s’ka fuqi në rruzullin tokësor që mund t’i vërë çfarëdo kushti SHBA-së. Shqiptarët duhet ta dinë se në Konferencën e Paqes në Paris (1919) i mbrojti presidenti Vudro Uillson; në vitin 1992, presidenti Xhorxh Bush me rastin e Krishtlindjeve, e paralajmëroi Sllobodan Millosheviqin që të ndal dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës

të cilët përbëjnë mbi 90% të popullsisë së saj. Përndryshe, po qe se Beogradi e kalon këtë vijë të kuqe – paralajmëron presidenti Bush - me këtë rast interesat amerikane në Evropën juglindore do të rrezikoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për ta ndalur dhunën serbe, SHBA-ja do të ndërhynte me forca dhe në mënyrë unilaterale. Në vitin 1999, për ta ndaluar kalvarin dhe eksodin biblik shqiptar të shkaktuar nga dhuna serbe, dha urdhër të bombardohen forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi. Presidenti Xhorxh W. Bush, me rastin e vizitës së tij historike në Tiranë, paralajmëroi se Kosova do ta shpallë pavarësinë. Me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, ndërsa me ndihmën kryesisht të Uashingtonit, Kosova u njoh nga më se 100 vende të botës. Me ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ruhet dhe sigurohet edhe tërësia tokësore e Kosovës dhe sovraniteti i saj. Në saje të SHBAsë, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, në Kosovë u shmang një tragjedi si ajo në Bosnjë dhe Hercegovinë. Roli i SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ka qenë dhe është vendimtar. Integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike, pra në NATO dhe në BE varet, jo aq nga Brukseli sa nga Uashingtoni. *** Armiqtë e shqiptarëve bëjnë çmos dhe të pamundurën që ta prishin miqësinë e përjetshme të shqiptarëve me SHBA-në. Marrëdhëniet strategjike midis shqiptarëve dhe SHBA-së u pengojnë: Beogradit, Athinës, Moskës dhe lakejve të tyre në Shkup. Në radhët e shqiptarëve ka edhe ndonjë mercenar. Këta i gjen ndër të ashtuquajtur analistë, botues gazetash dhe revistash, drejtues mediumesh, opinionbërës, klerikë, deputetë, ministra dhe politikanë. Të ashtuquajturit analistë që i shtrojnë pyetje Uashingtonit, duhet ta pyesin veten: perse shqiptarët janë të ndarë në gjashtë njësi shtetërore? Përse shqiptarët, ekonomikisht janë ndër popujt më të pazhvilluar të rajonit dhe të Evropës? Përse shqiptarët pothuajse tërë shekullin XX e kalojnë nën diktaturë? Përse konsolidimi i kombit shqiptar dhe faza e tranzicionit është stërzgjatur? Përse shqiptarët me shumë mund e ndërtojnë shtetin ligjor dhe rendin demokratik? Po qe se vazhdimisht do t’i fajësojmë: Kongresin e Berlinit (1878), Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe po qe se sundimtarët e egër shekullorë do t’i shpallim vëllezër, pa e kërkuar kurrë fajin dhe përgjegjësinë në vetvete, ne rrezikojmë që të na përsëritet historia. Lidhur me asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, të rinjtë shqiptarë protestuan në mënyrë të kulturuar. Ndërkaq, para ambasadës së Shqipërisë në Shkup protestuan do sllavo-maqedonas, në mesin e të cilëve ishin edhe dy a tre mercenarë shqiptarë. Këta kuaj troje të Beogradit, të Athinës, të Moskës dhe të lakejve të tyre anekënd, të infiltruar në shqiptarë, kurrë s’do t’ia dalin ta vënë në dyshim miqësinë e përjetshme të kombit shqiptar në Ballkan me SHBA-në. Shqiptarët, duke mos qenë sllavë, janë aleatë të natyrshëm të SHBA-së dhe të faktorit gjerman. Si të tillë, janë dhe përçues të drejtpërdrejtë dhe të vetëm të interesit të tyre në rajon.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e hënë, 18 nëntor 2013

"Hajde sonte" bëhet hit "Hajde sonte" bëhet hit Bashkimi bën fuqinë… Ky është një postulat që shërben në çdo fushë të jetës, por me sa po shohim, po rezulton shumë efikas edhe në muzikë. Tashmë këngëtarët, duke kërkuar të eksplorojnë gjëra të reja për të ardhur sa më të freskët në muzikë, i kanë kthyer sytë nga kolegët, mundësisht shumë të ndryshëm prej tyre,

duke bërë duete që në përgjithësi po rezultojnë të suksesshme. Rasti më tipik i suksesit është ai i Silva Gunbardhit me Mandin, me klikime marramendëse, diku rreth 15 milionë. Ndërkohë, një nga hitet e kësaj vere ishte dueti i Nora Istrefit me Genën. Me sa duket, këtij “trendy” nuk mund t’i shpëtonte as këngëtarja Ingrid Gjoni. E njohur vetëm për një repertor të

këngë më gjithpërfshirëse në shije, falë një këngëtari popullor. Edhe pse duket si një çift i çuditshëm, në fakt kanë bërë një këngë që ka rezultuar e suksesshme, madje mund të themi se, edhe pse ka vetëm 10 ditë që ka dalë, kënga është parë në youtube 230 mijë herë, një rekord ky krahasuar me këngët e tjera të Ingridit. Pra, nëse Ingridi ka dashur të bëjë diçka për tregun, që të bëjë boom, mund të themi se ia ka dalë.

muzikës së lehtë, kësaj here ajo ka bërë një bashkëpunim me një këngëtar të muzikës popullore, Gjeto Lucaj, transmeton Panorama. Lucaj, që njihet me repertorin e këngëve popullore të veriut dhe me një zë potent, ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për t’u bërë i pranuar nga një publik pak më modern, falë Ingridit, ndërkohë që Ingridi ka sjellë një

Linda ftohet nga "The Voice" dhe "America Got Talent" Rita i kthehet zanatit të vjetër Ka shumë pak nga ata që e dinë se këngëtarja kosovare Rita Ora, para se të fillonte me këngën në mënyrë profesionale, ka punuar si banakiere në bar-kafenenë e babait të saj. Dhe tani ylli 22-vjeçe është kthyer në Queens Arms në Kilburn, që gjendet në veri të Londrës, për ta kujtuar se sa e vështirë ishte jeta e saj dhe të vlerësojë atë që ka arritur tani. “Ajo është kthyer në zanatin e saj të vjetër për një ditë, për t’ia kujtuar vetes se sa të vështirë e kishte dikur, kur i ndihmonte babait të saj në bar-kafane”, ka deklaruar miku i saj Jazz Smedley. Por tani Rita nuk ka nevojë për ta bërë një punë të tillë, pasi ka arritur të fitoj miliona nga muzika e saj.

Megjithëse ka arritur të jetë ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, karriera e krijuar këtu nuk i bënë punë në Amerikë, atje ku po jeton tash e një kohe të gjatë dhe punon me forcë për të hyrë në tregun muzikorë amerikan. Këtë gjë si duket e ka kuptuar edhe vetë këngëtarja Linda Halimi, e cila ka vendosur që të nisë gjithçka nga fillimi. Përmes rrjeteve sociale ku është mjaft aktive, Linda ka njoftuar fansat se ka marrë ftesë për të qenë konkurrente në "The Voice of America" dhe "America Got Talent", spektakël këto që edhe vetë këngëtarja e ka pranuar se janë për artistë që janë në fillimet e tyre. Këto ftesa si duket e kanë tunduar pak këngëtaren, e cila ka kërkuar edhe mendimin e fansave te saj se çfarë të vendosë dhe ku të marrë pjesë për të treguar talentin e saj, ku do

Sulltanesha Hurem ndërron pelena për 547 mijë euro

reklama

Dafina Zeqiri kthehet nga Amerika “Pink”

të depërtonte më lehtë në skenën muzikore amerikane, shkruan Tribuna. Ndryshe këngëtarja shqiptare karakter-

Aktorja turke Meryem Uzerlie cila është bërë e njohur me rolin e Sulltaneshës Hurem, megjithëse shtatzënë për të xhiruar një reklamë për pelena mori saktësisht 547 mijë euro. Reklama është realizuar në Gjermani, ndërsa në të shfaqet aktorja duke mbajtur një vajzë në krahë dhe shprehet se është e lumtur pasi edhe ajo pritet të lind një vajzë. Ajo ka thënë se reklama ishte e dobishme për të, sepse ka mësuar për të ndërruar pelenat.

izohet për një zë të veçantë dhe mbase pjesëmarrja në ndonjërën nga garat do t'i hapte rrugë drejt suksesit atje.

Kur të gjithë presin që këngëtarja Dafina Zeqiri të kthehet nga Amerika me ndonjë projekt të ri apo këngën që mendohet se është bërë tashmë edhe në versionin anglisht, ku flitet se është një “diss” për kolegët e saj, ajo na shfaqet ndryshe por si look. Ja ku po vjen Dafina me look të ri, me flokë pink, që të japin më shumë përshtypje se janë një palë paruke, sesa të vetat, por që

gjithsesi duket shumë seksi. Ajo këto foto mësojmë se e ka realizuar në New York, ku vazhdon të qëndrojë ende atje, por deri tani në programet festive të produksioneve të ndryshme filmike dhe televizive nuk ka marrë pjesë askund. Por janë thjesht foto në këtë stil apo të shkëputura nga videoja më e re, pritet të shihet pasi ajo është një nga këngëtaret e befasive.

Ricky Martin, “imazhi” i Brazil 2014 Do të jetë Ricky Martin këngëtari që do të interpretojë këngën e Botërorit të vitit të ardhshëm në Brazil. Ndonëse besohej se këtë nder do ta kishte një këngëtar vendas, FIFA vendosi që të përzgjedhë spanjollin me origjinë portorikane, vendim i komunikuar të dielën. Himni i Botërorit do të jetë i destinuar të shndërrohet në një prej këngëve hit të verës së ardhshme, ashtu si “Waka-Waka” e Shakirës në vitin 2010. Kjo nuk është hera e parë që Ricky Martin do të interpretojë himnin e një Botërori, pas “La Copa de la Vida” në Francë 1998.


Receta

e hënë, 18 nëntor 2013

SHISHQEBAP ME FILETO DHE KUNGUJ

Përbërësit • 400 gr fileto • 150 Mortadel • 3 kunguj • 2 thelbi hurdha • vaj ulliri • 1 tufëz rozmarine • 1 gjethe dafine • kripe, piper • aceto

9

KUNGUJ TË MBUSHUR

Përgatitja: Pritni filetat ne kuba gjë vërini ne një ene, me pas hidhini sipër gjysme gote aceto, shtoni gjethen e dafinës, një tufëz rozmarine dhe hurdhat te prera. Mbulojini me vaj ulliri, kriposini dhe aromatizojini me piper dhe lëreni ne qetësi për te paktën një ore. Pritni mortadelen ne copa te njëjta gjithashtu dhe kungujt ne rrathë. Merrni kubat e mishit te marinuar dhe ngulini ne shkop duke i alternuar me mortadelen dhe kungujt. Vërini ne flake te madhe një piastër dhe pasi te jete ngrohur mire sistemoni shishqebapet. Piqini për 10 minuta duke i kthyer here pas here dhe duke i lyer me lëngun e marinuar. Shërbejini te ngrohta.

BYREKË TË VEGJËL TË MBUSHUR ME MISH Përbërësit: • 1/2 mish i grirë viçi, • pak vaj, • 1 qepë e thatë, 1/2 gotë verë e bardhë e thartë. • 1 domate e grirë, • pak kanellë, • 1 filxhan çaji • djathë graviera • petë të gatshme të holla • gjalpë ose vaj për lyerjen e petëve.

Përgatitja: Në një tenxhere vëmë pak vaj dhe skuqim qepën, shtojmë mishin dhe kanellën (mund të shtojmë piper të zi e pak kripë). E skuqim mirë mishin deri sa ta pijë të gjithë ujin. E shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë, shtojmë domaten e grirë dhe vazhdon të zihen bashkë. Kur kanë pirë të gjithë ujin, e heqim tenxheren në anë dhe shtojmë djathin e grirë. Hapim një petë e presim në shirita të hollë dhe i lyejmë me një penel me gjalpë,në çdo shirit vendosim pak nga mbushja me mish, i mbyllim mirë nga fillimi për të mos dalë mbushja dhe i rrotullojmë në forme rolli, i vendosim me tepsi me letër për mos u ngjitur. I pjekim në 170 gradë deri sa të jenë skuqur mirë sipër.

KËRPUDHA ME FILETO MISH LOPE TË TYMOSUR Përbërësit 400 gr kërpudha 400 gr fileto mish lope te tymosur 3 luge vaj ulliri 1 luge mustarde lëng limoni majdanoz kripe, piper

reklama

Përgatitja: Pastroni kërpudhat dhe pritini, me pas futini ne ujë me limon, për te evituar te thahen, me pas thajini me letër kuzhine. Shpërndani ne pjate filetat e mishit te lopës si dhe kërpudhat. Vini ne një tas 3 luge mustarde, vaj ulliri, lëngun e një limoni, kripe, piper, mbyllni kapakun dhe përziejini. Spërkatni filetat e mishit dhe kërpudhat me salcën e përgatitur, dekoroni sipas dëshirës, me feta limoni dhe gjethe majdanozi dhe me pas shërbejeni.

Përbërësit: 30 gr miell 30 gr djathë parmixhan 3 dl qumësht 10 gr bajame kripe 1 tufëz trumze 1 e verdhe veze 4 kunguj 30 gr gjalpë Përgatitja Zieni kungujt për rreth 15 minuta, qërojini lëkuren dhe lëreni te ftohen. Shkrini 30 gr gjalpë ne një ene dhe bashkoni

MUFFINS ME MOLLË

30 gr miell, skuqeni për disa sekonda dhe shtoni qumështin e nxehte, lëreni ne zjarre dhe për 6-7 minuta, rregullojini me kripe dhe bashkoni dhe bajamet pluhur, një luge trumze te grire dhe djathin e grire. Prisni kungujt ne gjysme me drejtim vertikal dhe boshatisni tulin me luge. Bashkoni te verdhen e vezës ne salcën e përgatitur dhe te vaket, përziejini dhe ndajini ne gjysmat e kungujve, me pas futini kungujt ne furre me 200'C për 6-7 minuta. Lërini te ftohen dhe shërbejini. Nëse dëshironi te shpejtoni përgatitjen mund te përdorni beshamel te gatshëm.

Përbërësit 2 molle 250 gr miell 2 veze 180 ml qumësht 50 gr sheqer 50 gr gjalpë 1 bustin maja birre 1 luge sode buke 1 bustin vanilje lëkurë e grire limoni

Përgatitja: Qëroni mollët, pritini ne copa te vogla dhe frulojini, ne zjarre te vogël shkrini gjalpin. Ndërkohë ndizni furrën dhe lyeni tasat me pak gjalpë. Ne një ene hidhni miellin, majën e birrës, vaniljen, sodën e bukës dhe sheqerin. Ne një ene tjetër përzieni vezët me gjalpë, qumësht dhe lëkurën e grire te limonit. Hidhni kremin e vezëve ne një ene dhe mbulojeni me miell. Shtoni mollët dhe përziejini te gjithë përbërësit me një luge. Hidhni përbërjen ne tasa te vegjël dhe futini ne furre për rreth 20 minuta derisa muffin te marrin një ngjyre te arte.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e hënë, 18 nëntor 2013

Paloka: Në protestë ishin qytetarët, dhunuesit në pushtet Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, me anë të një publikimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, i është përgjigjur duke ironizuar, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për deklaratat e tij po në “Facebook”, se nuk ka proçedime penale për protestuesit kundër armëve kimike.

Më 6 dhjetor, seanca e parë për Grupin e Drenicës Mbrojtja e të akuzuarve në rastin e Grupit të Drenicës ka marr sot njoftimin për caktimin e seancës fillestare. Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka thënë se më 6 dhjetor të këtij vitit do të mbahet seanca fillestare në rastin e akuzimit të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Agim Demajt, Bashkim Demajt, Driton Demajt, Selman Demajt, Fadil Demakut, Jahir Demakut, Nexhat Demakut, Zeqir Demakut, Sabit Gecit, Ismet Haxhes, Sahit Jasharit, Isni Thaçit dhe Avni Zabelit. Sipas tij, edhe pse kjo çështje është në kompetencë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, lënda për shkaqe sigurie, me vendim të Gjykatës, është transferuar që të gjykohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Seanca do të mbahet në Sallën e Kinemasë ABC1. Kryetar i trupit gjykues është caktuar gjyqtari i EULEX-it, Dariusz Sielicki. Nëse deri më datën 23 nëntor nuk ndërpritet paraburgimi ndaj Sylejman Selimit dhe 6 bashkëluftëtarëve të tij, ne mbrojtja, për klientët tanë, atë ditë do të kërkojmë nga kryetari i trupit gjykues që të ndërpres masën e paraburgimit dhe që, edhe Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët, të mbrohen në liri sikurse edhe tetë të akuzuarit e tjerë”, ka thënë Gashi.

Rivotohet nën masa të rrepte sigurie në veri Tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, me rreth 23 mijë qytetarë me të drejtë vote, janë hapur dje në orën 7:00 të mëngjesit dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Nuk ka pasur vonesa apo mungesë të materialit sensitive në këto qendra, përveç në shkollën e mesme të mjekësisë, e cila është hapur me dhjetë minuta vonese. Pjesëmarrja e qytetarëve, deri në mesditë ka qenë simbolike, ndërsa zgjedhjet u vëzhguan nga vëzhgues vendor e ndërkombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u bazuar në raportin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, ka njoftuar se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në tri Qendrat e Votimit në Mitrovicën Veriore ku sot do të zhvillohet procesi i rivotimit.

Paloka i ka quajtur qesharake deklaratat e Tahirit se mbi qytetarët nuk është përdorur dhunë. Ai shprehet gjithshtu se këto deklarata tregojnë se sa qesharake është kjo qeveri. “A mund të mburret një ministër se nuk dhunoi qytetarët paqësorë? A është meritë e tij demonstrimi paqësor apo meritë e

qytetarëve? Qesharake….Nuk kishte shqetësim policia, pasi në protestë ishin qytetarët dhe jo dhunuesit e saj, pasi ata jane në pushtet. Policët e dinë shume mirë këtë”, shkruan Paloka. Kreu i grupit parlamentar të PD-së shprehet gjithashtu se ata që dhunojnë institucionet, djegin e sulmojnë policinë, janë sot min-

istra e kryeministra ndaj policia nuk kishte pse të shqetësohej. “Të dashur miq, deklaratat e Tahirit tregojnë se sa qesharake është kjo qeveri. Tahiri quan arritje se nuk përdori dhunë mbi qytetarët. A është parë e dëgjuar ndonjëherë një deklaratë e tillë? A mund të mburret një ministër se nuk dhunoi qytetarët paqë-

KALIMET E DEPUTETËVE NGA POZITA NË KAMPIN OPOZITAR Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçiu, ka thënë se pozita që ka udhëheq edhe shtetin edhe Kuvendin ka qenë një pozitë që ka pasur më pak numra se sa që ka pasur numra real të votave në opozitë oalicioni qeverisës vazhdon të tkurret. Lëvizjet e fundit të deputetëve të pozitës, të cilët kanë kaluar nëpër parti opozitare, si dhe deputetët të cilët vazhdojnë të jenë kundër brenda koalicionit qeverisës, siç janë Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi e Hydajet Hyseni, kanë bërë që partitë në Qeveri ta humbin shumicën në Kuvend. Ndërsa, në anën tjetër opozita, pavarësisht se kanë kaluar disa deputetë në radhët e saj, nuk mund të ngre një mocion votëbesimi për Qeverinë, meqë as ajo nuk mund të llogaris në 61 deputetë, duke qenë se janë një numër i madh i deputetëve të pavarur. Por, sipas opozitarëve, duke parë se koalicioni qeverisës ka mbetur pakicë, nuk është larg edhe ngritja e votëbesimit ndaj Qeverisë dhe rrëzimit të saj. Megjithatë, pozita nuk e pohon se e ka humbur fuqinë në Kuvendin e Kosovës, ndonëse kohëve të fundit kanë dështuar disa seanca pasi opozita braktiste seancat, e pozita nuk arrinte ta sigurojë kuorumin. Por, pavarësisht kësaj, nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci thotë se kalimi i deputetëve nga një parti në tjetrën është e drejtë e tyre. Përkundër kësaj, sipas tij, pozita nuk frikësohet nga opozita për ngritjen e ndonjë mocioni votëbesimi dhe

Opozita planifikon votëbesim ndaj Qeverisë

K

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Kosovë, pasi që ekzekutivi aktual po përballet me mungesën e numrave të nevojshëm në legjislativ. “Në këtë fazë të zhvillimeve politike në Kosovë, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një qeverie teknike”, pohon Krasniqi, gjatë një inter-

AAK: KALIMI I DEPUTETËVE, NORMAL NË KËTO KUSHTE Edhe, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se kalimin e deputetëve nga pozita në opozitë e shohin si një trend normal kur kihet parasysh se angazhimet e kësaj qeverie kanë qenë sipërfaqësore dhe kryesisht kanë qenë për motive që edhe nga raporti i progresit edhe nga raportet vendore ka dalë se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar. mundësisë së rrëzimit të Qeverisë. “Të them të drejtën nuk e kemi atë shqetësim. PDK-ja është një parti mirë e organizuar dhe mirë e konsoliduar dhe absolutisht nuk e kemi atë shqetësim, dhe ne e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se viti që do të vije është vit zgjedhor dhe ne do të hyjmë në atë fazën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen. Pra, është përfundimi i këtij mandati dhe patjetër duhet të organizohen zgjedhjet, por paraprakisht e kemi të qartë se duhet të bëhet reforma zgjedhore, duhet të plotësohen disa kushte dhe në zgjedhjet e ardhshme duhet të dalim sa më të

përgatitur dhe t’u ofrojmë kushte dhe mundësi qytetarëve që ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës së tyre”, ka thënë Grabovci, transmeton Kosovapress. Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, thotë se dështimi i seancave ka ndodhur si pasoj e udhëtimeve të shumta të deputetëve, e jo si shkak i humbjes së shumicës në Kuvend, pasi që numri është i kufizuar i deputetëve dhe në rast se mungojnë një apo dy deputet dhe nganjëherë ndodh të jenë në udhëtime zyrtare deri në 20 deputetë apo me shumë, atëherë kjo paraqet pengesë.

Por, në anën tjetër, opozita thotë se kjo qeveri dhe koalicioni qeverisës në Kuvend e ka humbur shumicën parlamentare dhe se nuk është larg ngritja e mocionit të votëbesimit për Qeverinë dhe rrëzimit të saj. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçiu, ka thënë se pozita që ka udhëheq edhe shtetin edhe Kuvendin ka qenë një pozitë që ka pasur më pak numra se sa që ka pasur numra real të votave në opozitë. Sipas saj, e gjithë kjo po shihet se është një pozitë jo e fuqishme,

ka vazhduar dhe në fundjavë me prishjen e dhjetra objekteve përgjatë vijës bregdetare por dhe sipër rrugës nacionale ku do të kaloj shëtitorja “Lungo Mare” por dhe zgjerimi rrugës. Operacioni i shembjeve dhe i lirimit të hapësirave nga ndërtesat është ndjekur edhe nga vetë kreu i INUK Zybi Dajti. Mbrëmjen e së shtunës aksioni

një pozitë që po degradohet, dita ditës, dhe tash sidomos kohëve të fundit është parë efekti i kalimit të deputetëve prej pozitës në opozitë, por edhe në të pavarur, të cilët kanë dal prej partive. “Ngritja e mocionit të votëbesimit është një proces i cili duhet të paramendohet mirë dhe duhet të vazhdohet vetëm atëherë kur i ke numrat. Tash për tash mendoj që na duhen edhe disa numra tjerë për të pasur mundësi të ngritët së votëbesimit. Por nëse e përcjellim mënyrën se si po degradon kjo Qeveri, shihet që ndoshta nuk ka me qenë larg koha, kur edhe ajo do të ndodh”, ka thënë Sahatçiu, duke mos specifikuar se kur mund të ndodh ngritja e këtij mocioni nga opozita. Mirëpo, Grabovci, thotë se ata si mazhorancë besojnë fuqishëm në deputetët e ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm të cilët vërtetë e kuptojnë realitetin, i kuptojnë kërkesat e kohës, i kuptojnë përgjegjësitë dhe obligimet që kanë marr nga qytetarët. Edhe, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se kalimin e deputetëve nga pozita në opozitë e shohin si një trend normal kur kihet parasysh se angazhimet e kësaj qeverie kanë qenë sipërfaqësore dhe kryesisht kanë qenë për motive që edhe nga raporti i progresit edhe nga raportet vendore ka dalë se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar, prandaj edhe deputetët e partisë në pushtet kanë filluar të largohen shkaku i këtyre dobësive që janë paraqitur në udhëheqjen e vendit.

Krasniqi kërkon qeveri teknike viste për “Zërin”, duke shtuar se nëse Qeveria nuk i ka numrat, duhet gjetur ndonjë mënyrë për ta bërë shumicën në Kuvend. Duke folur për mundësinë e miratimit të buxhetit të vitit 2014 në Kuvend, i pari i këtij institucioni është shprehur se

buxheti duhet të miratohet, por jo, siç ka thënë ai, ashtu siç ka ardhur nga qeveria. Krasniqi megjithatë nuk ka treguar nëse do ta votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, duke u arsyetuar se votën do ta japë konform interesit të vendit. Kryeparlamentari gjatë kësaj interviste i ka

quajtur shpifje të orkestruara përfoljet që u bënë ditë më parë në media se të burgosurave në fshatin Likoc të Drenicës u ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën. Ai po ashtu ka theksuar se Kuvendi në seancë plenare do të duhej të merrte vendimin

Rama në Vlorë, inspekton aksionin prishjen e ndërtimeve Kryeministri Edi Rama është ndalur dje në Vlorë, duke inspektuar aksionin e INUK për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonen bregdetare. Gjatë inspektimit kreu i qeverisë shoqërohet nga kreu i INUK, Zyhdi Dajti, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe prefekti. Ndërkohë vazhdon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar të Vlorës. INUK

sorë? A është meritë e tij demonstrimi paqësor apo meritë e qytetarëve? Qesharake….Nuk kishte shqetësim policia, pasi në protestë ishin qytetarët dhe jo dhunuesit e saj, pasi ata jane në pushtet. Policët e dinë shume mirë këtë. Ata që dhunojnë institucionet, djegin e sulmojnë policinë, janë sot ministra e kryeministra ndaj nuk kishte pse të shqetësohej policia.EP”, shkruan Paloka në “Facebook”.

u shtri në zonën e Aulonës ku u prishën objekte disa katëshe të cilat qëndronin aty pa leje prej shumë vitesh kryesisht në krahun e sipërm të rrugës nacionale. Gjatë gjithë kohës në terren kanë qenë inspektoriatët e INUKut si dhe policia e shtetit FNSH dhe policia e qarkullimit rrugor e cila devijonte qarkullimin e automjeteteve në të tjera akse.

Deri me tani nga inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar janë prishur 60 objekte si lokale, restorante, bare, banesa, diskoteka, karburante dhe tenda kryesisht poshtë pallateve. Aksioni vazhdon edhe gjatë së dielës me prishje të reja në zonën e “Ujit të Ftohtë” njëherësh dhe me pastrimin e gërmadhave nga fadromat .

adekuat për deputetët që bëjnë mashtrime me shpenzimet e udhëtimit. Zyrtarë të INUK thonë se deri në fund të vitit do të prishen të tëra objektet pa leje në Vlorë, Jonufër,Radhimë, Orikum dhe Llogara si dhe pa ndërprerje do të ketë një tjetër fazë brenda këtij viti për prishjen e atyre objekteve, dokumentacioni i të cilave është ende nën shqyrtim. Deri më tani janë menduar të prishen 200 objekte me dhe pa leje por aksioni pritet të shtrihet më pas në të gjithë jugun deri në kufi me Greqinë.


R a jo n / B o t ë

e hënë, 18 nëntor 2013

Kockat e gjetura në shkretëtirën në jug të Kalifornisë dyshohet se i përkasin një familjeje amerikane që u zhduk në shkurt të vitit 2010. Hetuesit amerikanë konfirmuan se Joseph McStay, 40 vjeç dhe bashkëshortja e tij Summer, 43, u gjetën në një varr të cekët rreth 95 kilometra jashtë Los Anxhelesit. Autoritetet dyshojnë se

Eshtrat e familjes së zhdukur në Kaliforni shët, deklaroi policia. Fillimisht besohej se familja McStay kishte kaluar kufirin për në Meksikë. Por sherifi i Kontesë San Bernardino, John McMahon deklaroi se nuk kishte asnjë provë që familja të kishte kaluar

mbetjet e tjera u përkasin dy fëmijëve të çiftit, por ato ende nuk e kanë përfunduar testin e ADN-së. Mbetjet trupore u gjetën të hënën nga një motoçiklist që po kalonte rastësisht. Disa nga kockat ishin nxjerrë në sipërfaqe nga kaf-

APEL PËR TË PREKURIT NGA TAJFUNI HAIYAN

Bota në ndihmë të Filipineve

Deri të premten, 20 vende kishin dërguar ndihma për Filipinet me një vlerë totale prej 159 milionë dollarësh. Australia kryeson në listë me 28 milionë dollarë deri tani merikanët i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar filipinasit që mbijetuan në mes të shkatërrimit që la pas tajfuni Haiyan. Një nga personat që u mobilizua është emigrantja filipinase Teresa Descalzota, e cila ka pesë motra e vëllezër të prekur nga pasojat e tajfunit në provincën e goditur rëndë Iloilo. Ajo u intervistua dje nga Zëri i Amerikës në një kishë në Uashington, ku shumë të tjerë si Tereza po grumbullonin ushqim, veshje dhe këpucë për t’ua dërguar viktimave. “Numri i personave të pastrehë e të uritur është kolosal, veçanërisht për banorët që jetojnë në zona bregdetare. Komunitetet e tyre janë rrafshuar. Ata kanë humbur gjithçka. Prandaj po bëjmë thirrje për ndihmë”. Megjithëse ende nuk është llogaritur sasia e mallit të dhuruar, zonja Descalzota thotë se dhurimet janë mbresë-lënëse. Deri të premten, 20 vende kishin dërguar ndihma për Filipinet me një vlerë totale prej 159 milionë dollarësh. Australia kryeson në listë me 28 milionë dollarë deri tani. Shtetet e Bashkuara janë të tretat në këtë listë, me zotimin për të dhuruar mbi 22 milionë dollarë. Ekspertët thonë se dhurimet në rrugë private nga amerikanët do të jenë më të lartat të grumbulluara ndonjëherë për një katastrofë ndërkombëtare. Një raport parashikon një shumë totale prej 1 miliard dollarësh. Shoqatat bamirëse thonë se po marrin ushqime, por sasia e grumbulluar përfundon shpejt. Ata bëjnë thirrje për vazhdimin

11

A

në vendin fqinj, duke shtuar se vdekja e saj duket të jetë një vrasje e pastër. Gjithësesi, mbetet e paqartë nëse anëtarët e familjes McStays u vranë, apo humbën jetën duke u endur në shkretëtirë. “Janë provat e gjetura në vendin

e ngjarjes që do të ndihmojnë në kompletimin e hetimeve”, deklaroi sherifi McMahon. Autoritetet thanë se katër trupat kishin qëndruar në shkretëtirë për një periudhë shumë të gjatë. Familja la shtëpinë e saj me pesë thoma gjumi në komunitetin Follbruk, në veri të San Diegos, pa i thënë askujt dhe duke lënë në pronën e tyre vetëm dy qentë.

Lavrov: Pranë marrëveshjes për Iranin Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani janë pranë marrëveshjes paraprake për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit. Ata nuk duhet të humbasin këtë shans të mirë, ka thënë Lavrov në një intervistë për mediat ruse. “Tani nuk ka mosmarrëveshje të mëdha për çështjet që kërkojnë zgjidhje praktike. Të gjitha të arriturat duhet të vihen në letër në mënyrë të duhur, me gjuhë diplomatike dhe të kemi një dokument të përbashkët, i cili nuk është nxitur nga jashtë”, ka thënë Lavrov. Komentet e tij janë bërë një ditë pasi ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, po ashtu ka sh-

prehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes. Zyrtarët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Britania do të mbajnë një tjetër raund negociatash javën e ardhshme në Gjenevë. Bisedimet e para disa ditëve nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje, ndonëse është raportuar për përparim. Irani mohon akuzat se programi i tij bërthamor ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Kerry dënon dhunën në Libi KI MOON: PARALAJMËRIM PËR NJERËZIMIN Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon, ka thënë se super tajfuni, i cili ka vrarë mijëra njerëz në Filipine, është shembull i ndryshimeve klimatike dhe duhet të shërbejë si paralajmërim për njerëzimin. Ban, i cili është ithtar i reduktimit të emetimit të gazrave, i ka bërë këto komente në Universitetin Tallin të Estonisë, raporton AFP e donacioneve pasi nevojat do të vazhdojnë për një periudhë të gjatë. Ndërkaq, Teresa Descalzota shpreh mirënjohje për ndihmat që kanë ofruar fqinjët e saj. “E di që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sasi shumë të mëdha ndihmash. I falënderoj të gjithë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Filipinet”. Tajfuni ka shkaktuar vdekjen e mbi 3600 vetëve. Kombet e Bashkuara përllogarisin se afro 2 milionë vetë janë de-

tyruar të zhvendosen si pasojë e kësaj katastrofe natyrore. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se super-tajfuni, i cili ka vrarë mijëra njerëz në Filipine, është shembull i ndryshimeve klimatike dhe duhet të shërbejë si paralajmërim për njerëzimin. Ban, i cili është ithtar i reduktimit të emetimit të gazrave, i ka bërë këto komente në Universitetin Tallin të Estonisë, raporton AFP. “Ka shumë njerëz në Tokë

që besojnë se kemi dy Toka”, ka thënë Ban. “Ne kemi parë se çfarë ka ndodhur në Filipine dhe ky është një paralajmërim urgjent, një shembull i ndryshimeve të motit dhe i ndikimit të këtyre ndryshimeve në Tokë”, ka shtuar ai. Kombet e Bashkuara kanë thënë se 4,460 njerëz janë konfirmuar të vrarë nga tajfuni Haiyan, i cili ka goditur Filipinet më 8 nëntor. Ai konsiderohet të ketë qenë tajfuni më i fuqishëm që ka zbarkuar ndonjëherë në tokë.

Talibanët përgjegjës për sulmin në Kabul Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës që ka tronditur të shtunën Kabulin. Policia afgane ka thënë se të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine pranë objektit, ku mijëra

afganë me ndikim do të mblidhen javën e ardhshme për të debatuar marrëveshjen e sigurisë ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara. Ministria e Brendshme ka thënë se një nga të vrarët është ushtar.

Rreth 3,000 pleq fisnorë dhe figura të tjera të shquara nga i gjithë Afganistani do të mblidhen më 21 nëntor, për të diskutuar marrëveshjen, e cila do t’iu lejojë trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare në vitin 2014.

Armët kimike, përcaktohet plani Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike aprovoi një plan të detajuar për shkatërrimin e arsenalit sirian deri në mesin e 2014-s, raportoi të dielën rrjeti “CNN”. Sipas informacionit, vendi ku mund të shkatërrohen këto armë pas refuzimit të Shqipërisë mund të jetë

përcaktuar, por ai ende nuk bëhet ende i njohur. Një mision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ONAKut ndodhet në Siri që prej muajit Tetor, duke mbikëqyrur inspektimin dhe magazinimin e armëve kimike të deklaruara nga Bashar al-Assad.

ONAK-u supozohej të arrinte në një plan përfundimtar ditën e premte, ndaj edhe 15 Nëntori ishte kufiri brenda të cilit Tirana zyrtare duhet t’i jepte një përgjigje propozimit amerikan për të qenë ne vendi pritës i 1,3 tonëve lëndë kimike të Sirisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dënuar dhunën në kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Në deklaratën e tij, Kerry ka thënë se “libianët nuk kanë rrezikuar jetët e tyre në revolucionin e vitit 2011 për të vazhduar këtë dhunë”.

Kerry u ka bërë thirrje libianëve që të ndërpresin ciklin e dhunës përmes dialogut dhe pajtimit. Ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin autoritetet dhe popullin libian, teksa vendi kalon nëpër “këtë periudhë të vështirë”. Komentet e tij pasojnë dhunën e dy ditëve të fundit midis milicive rivale në periferi të Tripolit. Mbi 40 njerëz kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë janë plagosur në përleshjet e së premtes.

Lëndët toksike, edhe Napoli në protestë Dhjetëra mijëra qytetarë të Napolit manifestuan masivisht kundër depozitimit të mbeturinave toksike në krahinën e tyre pasditen e së shtunës, një akt për të cilin fajësohet mafia vendase. Protestuesit mbanin në duar fotografi të të afërmve, të cilët sipas tyre kanë ndërruar jetë për shkak të kancerave të shkaktuar prej ndotjes. Për napolitanët, zona midis Napolit dhe Kasertës është shndërruar në “Trekëndëshin e Vdekjes”, për shkak të gazrave që çlirohen nga djegia e lëndëve toksike. Rreth 10 milionë tonë mbetje industriale raportohet të jenë depozituar në krahinën e Kampanjës gjatë 20 viteve të shkuara. Grupi mjedisor i “Legaambiente”, i cili organizoi

protestën e ditës së shtunë, deklaroi se rreth 440 biznese në Italinë Qendrore dhe Veriore kanë marrë pjesë në këtë krim kolektiv kundër qytetarëve të Napolit dhe zonave përreth. “Është thelbësore që përveç zgjidhjes së problemit të mbetjeve toksike, të identifikohet edhe kush është përgjegjës për këtë krim”, deklaroi drejtoresha e organizatës ambientale, Rosella Muroni, për “Associated Press”.

Pavarësisht se cili do të jetë vendi pritës, në bazë të planit të miratuar, armët kimike duhet të largohen nga Siria përpara 5 Shkurtit 2014, ndërsa shkatërrimi i tyre i plotë duhet të ndodhë jo më vonë se Korriku i vitit të ardhshëm. ONAKu përcaktoi të dielën se substancat më të rrezikshme, ato që përbëjnë armët kimike do të largohen nga Siria përpara fundit të këtij viti.


F e jt o n

12

e hënë, 18 nëntor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (20)

Komiteti i Kosovës Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski acionalistët shqiptarë të Kosovës deri në depërtimin e frontit maqedonas besonin në zbatimin e dispozitave për vetë-përcaktim të popujve të deklaruara nga kryetari amerikan, Vilson kah fundit i Luftës së Parë Botërore, kurse në praktikë mbahej me okupatorin austro-hungarez. Ata që ishin të dëshpëruar, ikën në male, kështu që më 17 dhjetor në Shkodër e themeluan Komitetin Revolucionar, me qëllim të përfshirjes së Kosovës, Dukagjinit dhe Podrimjes në kuadër të Shqipërisë. Atëbotë, në qytetin më të madh shqiptar, Shkodër, Dita e Flamurit shqiptar (28 nëntori) ishte sidomos i veçantë. Qysh para shënimit italianët i nxisnin shqiptarët nga rreth i Shkodrës, kurse ata e përhapnin idenë për pavarësinë e Shqipërisë nën mbrojtjen e Italisë. Themelues të Komitetit të Kosovës ishin Hoxhë Kadriu nga Prishtina, ish mjek ushtarak dhe një kohë edhe ministër i Drejtësisë i Shqipërisë, Qerim Begolli, Hysni Curri (nipi i Bajram Currit) e personalitete tjera. Bajram Curri atëherë ishte në mal si lider i luftëtarëve, kurse Hasan Prishtina qëndronte në Romë, ku nuk ishte pritur nga ministri italian i Punëve të jashtme. Anëtarët e Këshillit në Shkodër dhe Durrës zhvilluan aktivitete në planin kombëtar se si përmes përfaqësuesve të Italisë dhe Anglisë ta bashkojnë rajonin e tyre me Shqipërinë. Për këtë qëllim, ata hartuan edhe memorandum dhe dërguan botime propagandues jo vetëm kundër posedimit të Kosovës nga ana e ushtrisë serbe, por edhe kundër okupimit të Shqipërisë nga Italia. Teza e Komitetit të Kosovës, i cili kah fillimi i vitit 1919 numëronte 28 anëtarë, për tubimin e të gjithë shqiptarëve, të cilët në përqindje të ndryshme jetojnë në zonat e banuara me shqiptarë, nuk ishte vetëm tezë e Komitetit të Kosovës, por edhe i Organizatës “Vatra” në Boston të SHBAve si dhe i qarqeve të emigracionit shqiptar në Llozanë të Zvicrës dhe kuptohet në Këshillin e bejlerëve-agallarëve në Shkodër. Komiteti menjëherë filloi me botimin e organit të saj, “Populli”, numri i parë i të cilit doli në janar të viti 1919. Kryetar i Komitetit deri në vjeshtën e viti 1920 ishte Hoxhë Kadriu. Në periudha të ndryshme, si anëtarë të komitetit ishin dhe punuan me zell të madh edhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri,

N

reklama

Teza e Komitetit të Kosovës, i cili kah fillimi i vitit 1919 numëronte 28 anëtarë, për tubimin e të gjithë shqiptarëve, të cilët në përqindje të ndryshme jetojnë në zonat e banuara me shqiptarë, nuk ishte vetëm tezë e Komitetit të Kosovës, por edhe i Organizatës “Vatra” në Boston të SHBA-ve si dhe i qarqeve të emigracionit shqiptar në Llozanë të Zvicrës dhe kuptohet në Këshillin e bejlerëve-agallarëve në Shkodër Bedri Pejani, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Jusufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Qerim Begolli e shumë të tjerë. Veprimtarinë e Komitetit të Kosovës e ndihmuan edhe intelektualë tjerë, me qëllim që ta fitojnë përkrahjen e komandantëve ushtarak anglez, francez dhe italian në Shkodër. Rrethanat politik në Shqipërinë fqinje, sipas raporteve të oficerëve amerikan gjatë pranverës së vitit 1919, ishin shumë të vështira për shqiptarët. Të shpeshta ishin konfliktet e armatosura me malazezët, kështu që në Shkodër pati shpërngulje të sërishme të rreth 30.000 shqiptarëve. Komiteti Kosovës kishte njoftuar se janë flijuar diku rreth 83.000 shqiptarë. Organizata inicoi dërgim të një Protestë deri te Konferenca paqësore kundër ndarjes së Shqipërisë dhe bashkimit me pjesët e fqinjëve. Meqë rrethanat nuk ndryshuan as gjatë pranverës e deri në mesin e vitit 1919, Qeveria e përkohshme shqiptare kërkoi që Italia ta vendosë në Paris çështjen e kryengritjes së Kosovës. Pas nënshkrimit fshehtas të marrëveshjes për paraqitje të përbashkët në Konferencën paqësore midis E. Venizelos dhe ministrit italian për Punë të jashtme, Titoni, ishte paraparë që Greqisë t’i takojë i ashtuquajturi Epiri Verior, përkatësisht një pjesë e Shqipërisë jugore ortodokse, ndërkaq Italia do ta aneksonte Vlorën me rrethinën e saj të gjerë. Komiteti i Kosovës reagoi. Qytetarët e Beratit kryetarit të SHBA-ve i dërguan një protestë kundër kësaj marrëveshje. Duke tubuar rreth vetes, qytetarë të shquar, jo vetëm nga qytetet e Kosovës, Komiteti i Kosovës në mbledhjen e saj hartoi Aktin protestues, me këtë përmbajtje: 1) Shkodra dhe rrethina e saj të marrin formë të njëjtë politike si shteti shqiptar 2) Italisë t’i kontestohet marrja e Vlorës

3) Ushtria serbe t’i çlirojë kufijtë të vendosura me vendim të Konferencës së ambasadorëve në Londër. Në Shqipëri dhe Kosovë aktiv sidomos ishte Hasan Prishtina. Ai jo vetëm që kuptoi se rezistenca stihike dhe e paorganizuar e popullit shqiptar nuk mund të japë rezultate të shpejta dhe efikase, por intensivisht punoi në përgatitjen e një programi të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare. Një pjesë nga ai program qe ndriçuar nga ana e mikut të tij dhe revolucionarit, Azem Galica në tetor të viti 1919, i cili përbëhej prej 8 pikave, në të cilat kërkohej: 1. Të njihet e drejta e popullit shqiptar të Kosovës që të bashkohet me Shqipërinë. 2. Të ndërpriten menjëherë vrasjet, djegia dhe plaçkitja e shqiptarëve 3. Të ndërpritet marrja e tokave shqiptare me vendosjen e kolonëve serb dhe malazez dhe shpërngula e shqiptarëve jashtë Kosovës 4. Të ndërpriten ekspeditat ndëshkuese të ushtrisë kundër shqiptarëve, që arsyetohen kinse me marrjen e armëve dhe ndjekjen e çetave 5. Të lejohet hapja e shkollave shqipe 6. Gjuha shqipe të bëhet zyrtare,

kurse administratorët e huaj të zëvendësohen me shqiptarë 7. Të ndalohen burgosjet dhe internimet e familjeve të luftëtarëve të çetave dhe të atyre të cilët të njëjtët i ndihmojnë 8. T’i ndalojnë ndjekjet e çetave shqiptare, kurse të gjithë ata që janë përcjellë të mbrohen nga çetat. Përmbajtja e programit e paralajmëroi rritjen e veprimtarisë së Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare nga korniza guerile lokale, në Lëvizje të përgjithshme shqiptare, qëllimi kryesor i së cilës ishte lufta gjithë-popullore kundër okupimit të huaj. Për ta shtuar edhe më shumë fuqinë e Lëvizjes, Hasan Prishtina shkoi në Shkup, por atje u kap dhe u burgos nga armata bullgare. Por, me ndihmën e anëtarëve të Komitetit, shume shpejt u la i lirë. Hasan Prishtina e përgatit edhe Programin e përgjithshëm për kryengritjen e Kosovës në vitin 1919, e cila përmbante 10 pika: 1. As një kryengritës nuk guxon me i dëmtua shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar. 2. As një kryengritës nuk guxon me djeg shtëpia, e me rrënua kisha. 3. Plaçka është jatak kryengritjes

4. As një kryengritës nuk guxon me bë ndonjë shëmtim mbi trupat e vrarë të armikut, as me i zhveshë ata armiqë që mbesin vdekur e të plagosun ose të nxënë robër. 5. Veprimi më i gjallë ka me qenë kundra ushtrisë, xhandarmërisë kundra komiteteve të armikut që kundërshtojnë me armë në dorë edhe kjo qoftë se armiku bënë mizorina shqiptarëve pa armë (1, 2, 3, 4), kanë për t’iu përmbajtë plotësisht e rreptësisht. 6. Një tradhtarë që kundërshton luftën krahas me armikun ose veç është kundra qëllimit shqiptar ka për tu vrarë pa gjyqë e pa afat e kush do që të jetë. Por, një tradjëtar pa armë në dorë ka me u gjykua para gjyqit të kryengritjes e ka me u dënua mbas dokumentesh e jo me prralla të hallkut. 7. Me të zaptuemit e një shehri ose të një katundi serbë shkiet e vendit ashtu edhe qarshia të ruhen te gjindët, besnikja e kryengritësit të ndjeki armikun pa afat e pa bjerë as një dakik nëpër shehre e katunde. 8. Kot e pa nevojë as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit armik s’ka me muajt me u derdhë. Por, aty ku është nevoja një kryengritës s’ka me guxua me kursy as pak gjakun e vet e vetme. 9. Aeroplanët, konsullat e çka ka që i përket këtyre ka për t’i ruajt me gjindëmë besnik e më të marrukë vesh. 10. Të vrarët shqiptar, s’kanë për tu futur në dhe deri sa të vije ndonjë komision i huaj. Mizorit e bëra prej armikut kanë për të mbet shënua edhe për t’u dëftua Evropës e Amerikës. Hasan Prishtinës dhe Azem Galicës, në luftën e tyre revolucionare, shumë u ndihmuan nga gratë e tyre, Igballja dhe Shota. Pos pjesëmarrjes në aksionet ushtarake, këto dy gra të guximshme, morën pjesë edhe në zgjerimin e arsimimit në gjuhën shqipe te masat e gjëra popullore, të cilëve u ndaheshin abetare dhe libra. Të gjithë

Hasan Prishtinës dhe Azem Galicës, në luftën e tyre revolucionare, shumë u ndihmuan nga gratë e tyre, Igballja dhe Shota. Pos pjesëmarrjes në aksionet ushtarake, këto dy gra të guximshme, morën pjesë edhe në zgjerimin e arsimimit në gjuhën shqipe te masat e gjëra popullore, të cilëve u ndaheshin abetare dhe libra. Të gjithë ata me zemër të thyer i pranonin krimet e okupatorit serb në Kosovë dhe Shqipëri. Mirëpo, maltretimet, rrahjet, vrasjet, internimi, shpërngulja masive, po edhe dje gia e fshatrave të tërë, edhe më tepër e kalitnin shpirtin e tyre luftarak dhe besimin në fitoren përfundimtare. Kështu, të gjithë ata për një kohë të shkurtër u ngritën në simbol dhe sinonim të mosbindjes shqiptare dhe i luftës së popullit shqip tar për liri dhe pavarësi. Në mbështetje të kësaj flet edhe akti se pushteti serb shumë rëndë vendosej në Kosovë.

ata me zemër të thyer i pranonin krimet e okupatorit serb në Kosovë dhe Shqipëri. Mirëpo, maltretimet, rrahjet, vrasjet, internimi, shpërngulja masive, po edhe djegia e fshatrave të tërë, edhe më tepër e kalitnin shpirtin e tyre luftarak dhe besimin në fitoren përfundimtare. Kështu, të gjithë ata për një kohë të shkurtër u ngritën në simbol dhe sinonim të mosbindjes shqiptare dhe i luftës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Në mbështetje të kësaj flet edhe akti se pushteti serb shumë rëndë vendosej në Kosovë. Për kërkesat e parashtruar Hoxhë Kadriu e njoftoi delegacionin shqiptar në Paris. Nga ditët e para të ekzistimit e saj Komiteti i Kosovës jo vetëm që i ndihmoi, por edhe i përgatiti lëvizjet kaçake-kryengritëse në Kosovë, Dukagjin dhe në rajonin e Gjilanit, edhe atë me përkrahje të rëndësishme të italianëve rreth Shkodrës. Për shembull, italianë në Barbullush (në veri të Shkodrës) aftësuan dhe i armatosën rreth 10.000 shqiptarë dhe rebelë malazezë. Ata në vitin 1919 kaçakët i dërguan në çetën e Azem Bejtës, Sadik Ramës dhe të tjerë, duke u dhënë jo vetëm pushka dhe bomba dore, por edhe topa dhe mitraloza. Italianët me anijet e tyre i bartnin delegatët shqiptarë prej Durrësit deri në Stamboll, ku e konsultonin Qeverinë e Stambollit dhe Klubin shqiptar. Burimi kryesor i informatave italiane për Kosovë në vitet 1919-1920 ishte nipi i Bajram Currit – Hyseni, raportet dy-javore apo mujore të të cilit dërgoheshin në Romë, ndonjëherë edhe përmes Mehmet bej Konicës. Organizata partnere e Komitetit të Shkodrës në Stamboll ishte Klubi shqiptar, i cili faktikisht ishte pasardhës, por me më pak autoritet nga ajo e dikurshmja në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Në muajt e parë, pos dërgimit të delegacioneve shqiptare në konsultime, akoma nuk ekzistonte bashkëpunimi operativ i klubit me komitetin. Më vonë, një rreth i fshehtë politik nga Durrësi në Vushtrri themeloi këshill të fshehtë, i cili i zbatonte udhëzimet e Hasan Prishtinës, anëtar i Komitetit të Kosovës dhe më vonë figura kryesore e Komitetit. Në pjesën e parë të dhjetorit, 1919, 30 krerë shqiptarë nga Kosova dhe Prishtina dhe Shkupi shkuan në Durrës, duke bartur me vete 200.000 qese me para. Në Stamboll popullata myslimane nga Maqedonia dëshironte formimin e autonomisë administrative në Maqedoni, me çka, nën mbrojtjen e Shoqatës së Popujve do të zbatohej në mënyrë plebishite. Pashiqi e udhëzoi Basri bej Dukagjinin në Stamboll të punojë në dobi të Jugosllavisë. Në Stamboll pranë Klubit shqiptar aktiv ishin edhe disa individë nga Novi Pazari, kurse më vonë Komiteti i Kosovës do ta koordinojë punën me Komitetin turk të Trakisë perëndimore, nën udhëheqje e shqiptarit, Xhafer Tajari. (vijon)


S p e c ia le

e hënë, 18 nëntor 2013

Matei është kthyer mes njerëzve që e duan, duke pushuar për fotografi dhe duke shtypur butonin. Është kthyer në Navodari, qytetin që e ka zbukuruar me skulptura të arta të luanëve, kafshës së tij të preferuar ryebashkiakut Nicola Matei po i shndrit ylli. I sapodalë nga burgu, ai është në maksimum të popullaritetit si drejtues. Javën tjetër bëhet 46 vjeç. Lindur në shenjën zodiakale të Luanit, ai e paraqet veten si luan në mesin e njerëzve: krenar, ambicioz dhe pompoz. Ky vit ka qenë stërmundues për kryebashkiakun, me atë punën e ngatërruar të shitblerjes së tokës dhe policin, akuzat për korruptim dhe dënimin me burg. “Vdekja do të kishte qenë më e lehtë”, thotë Matei për kohën prapa grilave. “Është e vështirë të pranohet poshtërimi”. Por sot dielli po shkëlqen, qyteti po feston, ndërsa luani azdiset jashtë kafazit. Matei është kthyer mes njerëzve që e duan, duke pushuar për fotografi dhe duke shtypur butonin. Është kthyer në Navodari, qytetin që e ka zbukuruar me skulptura të arta të luanëve, kafshës së tij të preferuar. Është ditë e nxehtë korriku në bregdetin rumun të Detit të Zi. Në një fushë futbolli që shërben si shesh panairi i përkohshëm, Navodari feston karnavalet e përvitshme, një javë para se kryebashkiaku i tij të festojë ditëlindjen. Dy ngjarjet mundet edhe të koincidojnë. Në ditëlindjen e vjetshme, Matei u urua nga qytetarë të thjeshtë dhe iu këndua një serenatë nga krejt stafi i televizionit lokal. Në karnavalet e këtij viti ai është ylli i festimeve. Emri i tij zbukuron banderolën mbi skenë. Artistët që performojnë aty, përfshirë popstarin e tij të preferuar, e falënderojnë personalisht që i ka ftuar. Kur Matei i referohet vetes si “perandori” i Navodarit, siç pretendohet në dëshmitë e gjyqit, nuk është se po tallet. “Ai është si ati ynë”, thotë një plak që është filmuar nga televizioni lokal duke protestuar ndaj arrestimit të kryebashkiakut vitin e kaluar. “Ai është shpirti i këtij qyteti”. Matei duket si patriark në moshë të re, me flokët pak të thinjura në tëmtha. Ai përzihet me admiruesit e vet në karnavale, ndërkohë që vetullat me hark i japin një pamje gjithmonë të shqetësuar. Matei është njëri nga ai lloj drejtuesish rumunë që ka nxjerrë kapital politik nga hetimet për korrupsion. Në mbarë vendin kryebashkiakët janë dënuar nga gjykatat, por janë ringjallur përsëri nga kutitë e votimit. Ngulmimi i tyre në skenë shpalos një paradoks të fushatës së Bashkimit Europian për të përmirësuar qeverisjen në shtetet e reja anëtare. Prokurorët antikorrupsion të Rumanisë, mbështetur nga Bashkimi Europian, kanë qenë në mënyrë spektakolare të suksesshëm, duke u bërë të famshëm edhe pse “i prenë kokën” një Kryeministri Adrian Nastases. Por, shpesh, objektivat e tyre me rang më të ulët janë rikthyer në skenë. Në këshilla bashkiake dhe bashki, gjyqet për korrupsion më fort kanë qenë brumi i ndërtimit të karrierave politike sesa shkatërrimi i tyre. Këta drejtues kanë shfrytëzuar kontrollin që kishin mbi institucionet vendore – si dhe mosbesimin popullor ndaj atyre qendrore – për t’i kthyer dënimet në favor të vet. Ky artikull nga Rrjeti Ballkanik për Hetim dhe Raportim (BIRN) tregon se si një fushatë kundër qeverisjes së korruptuar, urdhëruar nga

13

Si të ecësh përpara në politikën rumune

K

Ndërkohë që lista e zyrtarëve me hije pasqyron dobësinë e skenës politike, ajo pasqyron edhe triumfin e prokurorëve. Agjencia kombëtare e antikorrupsionit, e njohur nga shkurtesa DNA, u themelua më 2005. N’at kohë, Bukureshti po përpiqej ta bindte Brukselin se ishte se rioz në pengimin e korrupsionit kronik, kusht kyç për hyr jen në Bashkimin Europian. Me pak mbikëqyrje nga Gjykata e Lartë, DNA së iu dha pushtet i jashtëzakonshëm, përfshi shërbimin e përgjimeve dhe një njësi policore që e lejonte të anashkalonte Ministrinë e Brendshme. Shpejt agjencia e tregoi veten duke hetuar ish kryemi nistrin Nastase për abuzime me fondet publike. Ajo krijoi armiq në elitën politike dhe fitoi lavdërimet e Brukselit. Më 2012, DNA paditi rreth 25 kryebashkiakë, 8 nënkryetarë bashkie dhe katër deputetë. Puna e saj çoi në dënimin e 743 njerëzve vitin e kaluar – dyfishi i num rit të vitit të mëparshëm. Afërsisht 90 për qind e rasteve t’agjencisë që u mbyllën më 2012 rezultuan në dënime fajësie. Të dënuarit përfshinin dy anëtarë parlamenti, një min istër kabineti, nëntë kryebashkiakë dhe tre nënkryetarë bashkie. Ish kryeministri Nastase u dënua po ashtu vitin e kaluar. Kur policia shkoi ta arrestonte, ai deshi të vriste veten, por vetëm u plagos në qafë. Tani gjendet në burg.

Bashkimi Europian, i ka arritur objektivat juridikë, por nuk e ka pastruar politikën. Ka realizuar dënime, por nuk i ka dëmtuar reputacionet. Kontroll i plotë Në karnavalet e Navodarit, dritat janë ndezë dhe shitësit po pjekin mish. Matei ec përmes tymit të zgarave. Blicet e aparateve përplasen mbi kostumin e tij të bardhë. Ai ndalon të provojë fuqinë përballë një topi që goditet me grusht. Kur i bien topit, turma e uron. Matei u arrestua në nëntor 2012, disa muaj pasi u zgjodh për herë të dytë si kryebashkiak. N’atë kohë, rreth një mijë mbështetës të tij protestuan për ndalimin e tij duke mbajtur pllakata ku shkruhej “Na e ktheni kryetarin” dhe “Na jepni njeriun tonë, na jepni jetën tonë”. Matei u akuzua për përpjekjet për korruptim të një polici në qytetin fqinj të Konstancës. Prokurorët, duke përdorur prova nga përgjimet, pretenduan se kryebashkiaku i kishte ofruar policit dy ngastra toke me vlerë 13.000 euro. Në këmbim, ai kishte pritur të përjashtohej nga objekti i një vargu hetimesh kriminale. Matei i hodhi poshtë akuzat për korruptim. Si mbrojtje, avokatët e tij cituan popullaritetin si kryebashkiak. Gjyqtarëve nuk iu mbush mendja nga kjo dhe e dënuam me paraburgim. Ai kaloi pesë muaj në burg. I rrethuar nga mbështetësit kur u lirua, Perandorit të Navodarit i rrodhën lot. “Kishte më shumë njerëz që më prisnin kur u lirova sesa kur fitova zgjedhjet”, kujton ai. Matei ka rifilluar detyrën ndërkohë që gjyqi ndaj tij vazhdon. Vendimi pritet brenda vitit tjetër. Nëse

“JETA VAZHDON” Nga zyra e tij në katin e parë, zv/kryeprokurori Nistor Kalin mund të shohë ndërtesën gri të parlamentit, ku rrinë mjaft objektivë të agjencisë së tij. Ai e krahason ndjekjen e politikanëve nga DNA ja me gjuetinë e madhe. Ai nënqesh kur bie fjala tek ankesat e disa rumunëve që agjencia po e prish imazhin e vendit duke nxjerrë në shesh korrupsionin e tij. Prokurorët e DNA së janë kre narë për përqindjen e dënimeve të tyre. Rikthimet e poli tikanëve të dënuar nuk i shqetësojnë fort. Daniel Morar, gjyqtar kushtetues që i ka dalë nami si shefi kryqëzues në DNA, thotë se ndërkohë që protestat në mbështetje të drejtuesve të korruptuar mund të fyejë nd jesinë e moralitetit të një qytetari, ato janë të parëndë sishme për prokurorin. “Ajo që gjithkush duhet të dijë është që drejtësia nuk jepet nga masat, pavarësisht se sa protesta bëhen”, thotë ai. “Drejtësia jepet nga specialistët”. Monica Makovei, ish ministrja e drejtësisë në kohën e krijimit të DNA së, thotë se reformat e vërteta shpesh u kërkojnë politikanëve të marrin vendime që shkojnë kundër interesave të tyre. “Kjo mund të bëhet vetëm në vigjilje të hyrjes në NATO apo në Bashkimin Europian”. tha ajo.

dënohet, mund të kalojë mes gjashtë muajve dhe pesë viteve në burg. Zëvendësi i tij do të angazhohet për çdo mungesë, duke marrë urdhra nga bosi i tij siç bëri gjatë kohës së fundit që Matei e kaloi në qeli. Si u dënua si u shfajësua, perspektiva afatgjatë e Mateit nuk ka gjasa të dëmtohet. Ai mbetet tmerrësisht popullor në Navodari dhe nuk ka rivalë të besueshëm. Në rizgjedhjen e vitit 2012, ai mori 70 për qind të votave. Kontrolli i tij mbi qytetin është pothuajse i plotë. Këshilli bashkiak përfshin përfaqësues nga katër parti, që votuan për 114 vendime mes janarit dhe fillimit të shtatorit 2013 – periudhë që përfshinte burgosjen e Mateit. Të gjithë u miratuan me unanimitet. Matei është njeri i thjeshtë, me gjeste të shpejta. Në zyrën e bashkisë ai ndez një qiri, bën kryq disa herë dhe ulet në divan. Në fjalime është më i lëshuar se

Pas hyrjes në Bashkimin Europian më 2007, Rumania s’ka pasë fort nxitje për ta luftuar korrupsionin. Poli tikanët janë përpjekë të ndikojnë mbi DNA në apo ta frikësojnë, dhe mediat e anshme e kanë demonizuar stafin e agjencisë. Një raport i janarit 2013 nga Komi sioni Europian nxori përfundimin që prokurorët antiko rrupsion u ishin nënshtruar “fushatave mediatike që shkonin deri në kërcënim”. Makovei, që tashti është anëtare e Parlamentit Eu ropian, thotë se gjendja mund të jetë edhe më e keqe. Politikanët rumunë janë përpjekë ta zbehin besimin publik te DNA ja si mjet i fundit. Ata ende s’mund ta pengojnë apo ta shpërbëjnë drejtpërdrejt institucionin pa shkaktuar reagimin e Bashkimit Europian, thotë ajo. Brukseli vazhdon t’i mbikëqyrë reformat që i ka urd hëruar Rumanisë, duke botuar një raport vjetor për parimi si formë presioni ndaj qeverisë. “Politikanët menduan se çdo gjë do të kthehej “si më parë” pas integrimit në Bashkimin Europian”, thotë ajo. “Për fat, nuk u kthyem mbrapa”. Vlad Odobesku është gazetar nga Bukureshti. Ky ar tikull u redaktua nga Neil Arun dhe u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, nisëm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Balkan Investigative Reporting Net work.

politikanët e tjerë dhe mburret për autoritetin e vet. “Mos mendoni se i llastoj njerëzit”, thotë ai. “Dje kam shkarkuar pesë kryetarë departamentesh”. Ai e shkarkon pa teklif përbuzjen për drejtësinë rumune dhe hipokrizinë e politikës së Bashkimit Perëndimor. “A mendoni se perëndimorët nuk kanë bërë gabime? Si ta pret mendja se janë zhvilluar?”, ngre pyetjen. Matei ia nisi punës si sipërmarrës, duke importuar mallra nga Turqia pas rënies së komunizmit më 1989. Sipërmarrja tregtare e tij u ngrit nga një magazinë ku tregtonte nga xhinsat te pjesët industriale. “Nuk mashtrova kënd dhe askush s’e mashtroi Matein”, qesh. “Dhe bëra para”. Mjaftueshëm para, thotë, për t’i ndarë me komunitetin. “Është vërtet idiotike të thuhet se gjithë tregtarët janë hajdutë”, shtjellon ai duke iu referuar fushatave antikorrupsion të Rumanisë. Ai zgjerohet në versionin e

tij të teorisë së rrjedhjes teposhtë, duke përshkruar se si pasuria e tij e ka kamur ekonominë vendore. “A mund të nisë dy makina përnjëherë? A ha me dy gojë? A veshi dy kostume? Jo, veç një”, thotë. “Disa nga punëtorët e mi vishen më mirë se unë. Shkojnë me pushime më shumë se unë.” Navodari ishte fshat i vogël peshkatarësh kur diktatori komunist, Nikolae Çaushesku, mori përsipër industrializimin e bregut të Detit të Zi. Qytet me afërsisht 40.000 banorë, ekonomia e tij tashti sillet rreth një rafinerie nafte aty afër. Shenjat e drejtimit të Mateit janë tejet të dukshme në hapësirat publike të Navodarit. Një rrugë kryesore është zbukuruar me skulptura sirenash veshur në ar. Shtylla me kapitele klasike janë ngritur përbri blloqeve të apartamenteve të kohës së komunizmit. Vëzhgues të kësaj vathe kafshësh prej metali dhe guri janë të kudondodhurit luanët e gdhendur, simbole t’autoritetit të Mateit. Edhe dhoma e pritjes e këshillit bashkiak ka koleksionin e vet të luanëve në miniaturë, të zgavruar mes ikonave dhe numratorëve telefonikë. Duke qeshur, kryebashkiaku e pranon se e ka pikë të dobët mbretin e pyllit. I pakënaqur me skulpturat, ka blerë dy luanë të gjallë nga një kopsht zoologjik privat. Kafshët janë vendosur në një kafaz të madh në pronat e tij. Ulërimat e tyre mund të dëgjohen në gjithë lagjen. Në Krishtlindje dhe Pashkë, me mija familje në nevojë marrin një pako me pula, vezë dhe vaj, të gjitha paguar nga buxheti i bashkisë.

Qytetarët kanë simpati për vështirësitë e Mateit me ligjin. Akuzat për keqpërdorime bashkiake nuk janë asgjë e re në Navodari. Paraardhësi i Mateit dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet e vitit 2012, Tudorel Kalapodi, u dënua për korrupsion dhe tani është larguar nga politika. Konstantin Balakeanu, punëtor fabrike në pension, thotë se Navodari s’ka qenë kurrë më mirë. “Shikoje këtë asfalt”, thotë ai, duke treguar një rrugë të saposhtruar. “Askush nuk mund ta bënte ç’ka bërë ky kryebashkiak. Prandaj na vjen keq për të”. Në një park të ri në rrethina të qytetit, Laura dhe Julia, dy nëna të reja që nuk e dhanë mbiemrin, e pranuan se do ta falnin kryebashkiakun edhe nëse gjykatat do ta dënonin. “Të gjithë politikanët vjedhin”, thotë Laura e bindur. Julia pohon. “Në çdo punë nuk ke mjaftueshëm nëse nuk vjedh. Kështu shkon puna sot”. Shumë rumunë ndiejnë simpati instinktive për një kryebashkiak që ka tërheqë vëmendjen e prokurorëve. Mbështetja për individin zyrtar në rastet e korrupsionit pasqyron mosbesimin ndaj institucioneve që e ka zanafillën në kohët e komunizmit. Vintila Mihailesku, profesor antropologjie në Bukuresht, thotë se rumunët ende i krijojnë simpatizimet në mënyrë t’i improvizuar, duke marrë anën e kryebashkiakëve dhe duke iu kundërvënë shtetit. “Nëse unë nuk u besoj institucioneve në përgjithësi, gjithashtu nuk u besoj në përcaktimin se çka është e saktë dhe çka e korruptuar”, thotë ai, duke përgjithësuar mënyrën e mendimit të shumicës. “Prandaj, u besoj atyre që i gjykoj si të vlershëm.” Protesta për të akuzuarit Politikanët anembanë Rumanisë i kanë përdorë hetimet mbi korrupsionin për të mbarështruar apo për të nisur karrierat e veta. Dan Diakonesku, gazetar i një emisioni televiziv sensacionalist, u arrestua më 2010 me akuzën e përpjekjes së korruptimit të një zyrtari lokal. Ai i mohoi akuzat dhe, pasi u lirua, menjëherë shpalli krijimin e një partie të re politike. Ndërkohë që rasti i tij ende s’është mbyllur, partia e Diakoneskut është e treta në Parlament me 14 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. Ajo e mbështeti fushatën mbi një platformë populiste, duke premtuar pagesa prej 20.000 eurosh për çdo qytetar nga rishtetëzimi i industrive. “Partia nuk do të kishte ekzistuar pa arrestimin tim”, thotë Diakonesku. “Arrestimi nuk ishte thjesht domethënës, ai nënkuptonte gjithçka”. Ai tashti i hedh sytë drejt zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. “Shpresoj se padrejtësia që m’u bë do të ma forcojë pozitën”, thotë ai, duke iu referuar akuzave për shantazh. Në resortin bregdetar dhe portin e Konstancës, kryebashkiaku Radu Mazare po hetohet për shitjen e një toke në bregdet që me gjasë u shit nën vlerë duke i kushtuar shtetit rumun 114 milionë euro. Duke mbrojtur pafajësinë para kamerave televizive, Mazare shfaqet i veshur në rroba ushtarake me beretë të kuqe, uniformën për atë që ai e quan “luftën” e tij kundër prokurorëve. Në verë 2012, kryebashkiaku i stuhishëm që është fotografuar i veshur si oficer nazist dhe si sulltan, fitoi zgjedhjet për herë të katërt me 62 për qind të votave. Jashtë sallave të gjyqit, politikanët e akuzuar e paraqesin veten si njerëz të popullit, të viktimizuar nga gjuetia e shtrigave. Mbështetësit e tyre e pëlqejnë këtë imazh. Protestat e shkaktuara nga arrestimi i Mateit në Navodari ishin të ngjashme me ato në qytetet e Krajovës dhe Baia Mares më 2010 në favor të kryebashkiakëve që më vonë u dënuan për korrupsion. Qytetarët e Ramniku Valkeas e shpallën kryebashkiakun Mircia Gutau qytetar nderi mbasi ai u shpall fajtor për korrupsion. Parlamenti i zgjedhur vitin e kaluar ishte më i korruptuari në historinë e Rumanisë. 19 nga 588 anëtarët e tij janë nën hetime për shpërdorim detyre dhe dy deri tani janë dënuar.


Sport

14

e hënë, 18 nëntor 2013

pikë, Karakolev 11 dhe Gjurishiq 10. Ndoshta një prej arsyeve që edhe Liria pësoi disfatë ishte edhe paraqitja e dobët e amerikanit Tyron Nared, i cili në të gjitha ndeshjet e mëparshme ishte i pa kompromis, kësaj radhe shënoi vetëm dy pikë. Liria tani është e dyta në tabelë me 1 pikë më pak se lideri Rabotniçki. Në xhiron e ardhshme ekipi i Lirisë do të luajë kundër Kumanovës. (A.S.)

Rabotniçki e mposht Lirinë

Sulejmani: Humbëm por treguam se kemi kualitet Pushimin në kampionat e kanë shfrytëzuar ekipet për të zhvilluar ndeshje kontrolluese. Njëra prej atyre ka qen takimi mes Metallurgut dhe Vrapçishtit që u zhvillua në stadiumin Marino në Shkup. Fitues doli skuadra nikoqire që mposhti ekipin shqiptar me rezultat 5:4. Pjesa e parë i takoi Vrapçishtit pasi skuadra e trajnerit Xhengiz Rexhepi falë golave të shënuar nga Bajram Memedi në minutën e 5-të, Brilijant Sylës në minutën e 20-të dhe të Shaban Sulejmanit në të 30-tën, 45 minutëshin e parë e mbylli me avantazhin 2:3. Megjithatë në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe ishte Metalurgu që shënoi kësaj radhe tre gola, ndërsa Vrapçishti arriti që të shënojë vetëm një, edhe atë në minutën e 75-të, sërish me anë të Shaban Sulejmanit. Ky i fundit u shpreh i kënaqur nga loja e bukur që treguan. “Ka qen një lojë shumë e mirë e jona, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën ra koncetrimi tek ne dhe në fund pësuam. Poashtu si arsye për këtë humbje e shoh edhe tek gjyqtari i cili na dëmtoi në disa raste”, tha për gazetën “Zhurnal Plus”, Sulejmani. Nga ana tjetër, i pakënaqur me mbrojtjen ka qen trajneri i klubit Xhengiz Rexhepi. “Mbrojtja nuk funksionoi ashtu si duhet në këtë ndeshje. Tek futbollistët e repartit mbrojtës mungoi koncetrimi dhe koordinimi me portierin, që në fund rezultoi me dy autogola. Shpresojmë që këto gabime ti evitojmë shumë shpejt dhe mos të na përsëriten në ndeshjet kampionale” – përfundoi deklaratën e tij, Rexhepi. (A.S.)

Ekipi i Lirisë më në fund ka humbur kurse për këtë është përkujdesur skuadra e Rabotniçkit e cila në palestrën “Parku i qytetit” mposhti ekipin shqiptar me rezultat 87:71. Ndryshe, Liria çerekun e parë e fitoi me 5 pikë diferencë, 20:25, ndërsa në të dytin forcat

ishin të barabartë duke e përmbyllur këtë prridh me 20:20. Edhe çereku i fundit u takoi nikoqirëve, që u mbyll me rezultat 21:15. Te Rabotniçkit më të dalluar ishin Kenzheviç me 22 dhe Sokolov 21 pikë, ndërsa te Liria malazezi Mijoviç shënoi 15 dhe Tasosvki 13

ERUAN MEMETI MUNDËSI MË I MIRË I TURNEUT

KM Tefejuz me sukses e festoi ditëlindjen

“Të gjithë mbetëm të kënaqur nga mundja që u prezantua. Të gjitha ekipet kanë qenë të kënaqura me kushtet dhe organizimin dhe suksesi për të gjithë ishte i pranueshëm. Së bashku me koordinatorin Nazmi Aliu, falënderoj komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit që na kanë ndihmuar dhe shpresojmë që vit pas viti ky turne të jetë edhe më i fortë”, tha Aliu

Shkëndija vazhdon të shkel

lubi i mundjes “Tefejuz” gjatë fundjavës ka festuar ditëlindjen e 20-të. Me këtë rast si dhe me rastin e “13 nëntorit” (ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit) kanë organizuar një turne ndërkombëtar në mundje për kadetë, në të cilin morën pjesë garues nga: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Franca dhe Maqedonia. Epiteti mundës më i mirë i turneut i takoi Erduan Memetit nga KM Tefejuz, mundësi më i mirë teknik u shpall Drilon Syla nga Kosova, Januz Emre nga Turqia u shpall mundësi më i mirë i huaj, ndërsa Adem Adem i KM Tefejuz u shpall mundësi më i mirë nga vendi. “Turneu ka rrjedhur ashtu siç e kishim planifikuar. Të

përse nuk vinte të luante me Kombëtaren tonë, ai u përgjigj se nuk e ka thirrur askush, ai luan tashme për U-19 të Maqedonisë dhe ka ëndërr që të luaj për Kombëtaren e tij dhe të të gjithë shqiptarëve”, ka treguar Mërgim Mavraj i cili më pas ka shtuar duke ju drejtuar edhe menaxherëve . “Menaxherë të nderuar të Kombëtares, ju lutem mos i lini të ikin lojtarët tanë, ju lutem përvishuni punës për ta vesh Enisin Kuq&Zi, e jo ta humbim edhe atë, siç kemi humbur shumë të tjerë”, ka thënë Mavraj. (A.S.)

K

gjithë në klub i kanë kryer detyrat e tyre me përpikëri në mënyrë që organizimi të jetë në nivelin sa më të lartë. Ishte një ditë e veçantë për të gjithë anëtarët e klubit, sepse po festonim 20-vjetorin e themelimit. Pas ca ditësh në klub do të kemi një mbledhje lidhur me organizimin e një koktej rasti, ku do të respektojmë të gjithë ata që kanë mbështetur në mënyra të ndryshme KM Tefejuz në këto 20 vite të mundimshme, por edhe të kënaqshme”, tha koordinatori i klubit Nazmi Aliu. Nga ana tjetër, i kënaqur ka qen edhe trajneri i klubit Rexhep Asani.

“Të gjithë mbetëm të kënaqur nga mundja që u prezantua. Të gjitha ekipet kanë qenë të kënaqura me kushtet dhe organizimin dhe suksesi për të gjithë ishte i pranueshëm. Së bashku me koordinatorin Nazmi Aliu, falënderoj komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit që na kanë ndihmuar dhe shpresojmë që vit pas viti ky turne të jetë edhe më i fortë”, tha Aliu. Në plasmani përfundimtar KM Tefejuz grumbulloi 31 pikë, Liria e dyta me 23, kurse klubi turk “Javuz Sultan” u renditë në vendin e tretë me 22 pikë. Tek ekipi i Tefejuzit me medalje të artë u stolisën Er-

lartë në tabelë. Këtu kam gjet dhe shumë bashkatdhetarë që luajnë në këtë ekip, si dhe trajnerët Agim edhe Bashkim Sopi”, th Bardhi. Të përkujtojmë se Enis Bardhi një kohë ishte futbollit i KF Shkupi, por me paraqitjet e tija të mrekullueshme në turneun “Çair Cup”, ai ra në sy të shumë ekipeve evropiane, ndërsa rol të madh për angazhimin e tij jashtë vendit ka luajtur dhe trajneri i tij te Shkupi, Meriton Berisha. Ndryshe, ky transferim ka qen

Bilalli fitues i trofeut ‘Adem Jashari’ Asmer Bilalli ka fituar trofeun “Adem Jashari” që u mbajt të shtunën në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në praninë e rreth 2.000 shikuesve. Boksierët kosovarë patën paraqitje të mirë. Xhoxhaj, Gashi dhe Zeqiri shënuan fitore ndaj rivalëve të tyre, derisa Gashi e dorëzoi meçin për shkak të lëndimit të arkadës. Boksieri më ‘fair-play’ u shpall Zeqiri, kurse epiteti i bok-

alarmues për futbollistin Mërgim Mavraj i cili ka kërkuar përgjigje përmes faqes së tij zyrtare në facebook, se pse futbollist nga Maqedonia nuk po përfshihen në kombëtaren e Shqipërisë. “Nuk e kuptoj FSHF-n se përse nuk bën trysni për të marrë talentet shqiptare që jetojnë në Maqedoni, janë shumë ata që sot po shkëlqejnë dhe të gjithë të gjeneratave të reja. Njëri prej tyre është Enis Bardhi, talenti që ka më se të sigurt të ardhmen. Sot po kalon ditë e përditë nëpër shumë klube me traditë dhe me emër. Në intervistën qe pata me te e pyeta se

Avdyl SALIHU

Bardhi lojtar i ri i KSF Prespa, reagon Mavraj Futbollisti i talentuar shqiptar, Enis Bardhi, gjatë fundjavës ka arritur që të nënshkruaj marrëveshje me ekipin e divizionit të dytë të Suedisë, KSF Prespa Birlik. Me drejtuesit e këtij klubi tani më ish futbollisti i Brondbit nga Danimarka ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi që të njëjtën ta vazhdoje. “Jam i kënaqur për kontratën e re te ekipi i KSF Prespa dhe shpresoj se do të jap më të mirën prej meje që të ndihmoj skuadrën të ngjitet sa më

duan Memeti (58kg) dhe Adem Adem (+96kg). Me argjend Salihasi (32kg), kurse me bronz Erkan Shakiri (32kg), Amar Murati (42kg), Adem Asani (46kg), Burak Ziberi (53kg), Bujamin Nuishi (69kg), Shukri Asani (85kg) dhe Martin Srbinovski. Te KM Liria vendin e parë e mori Besir Alili (32kg). Argjend Samir Rexhepi (53kg), Jusuf Sahiti (63kg) dhe bronz Shaip Brava (42kg) Amir Rexhepi (50kg), Jasin Sejfuli (58kg) Milaim Curi (76kg), Tek KM Çair, ari ka fituar Besim Ahmeti (46kg), ndërsa bronz Armin Idrizi (50kg).

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiroja e pestë e kampionatit të Maqedonisë në volejboll, kurse ekipi i Shkëndijës ka arrit fitoren e katërt në seri. Kësaj radhe ekipi kuqezi ka mposht skuadrën Mavis me 3:0, në sete 25:20, 25:15 dhe 25:14. Trajneri Durim Luma pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me rrjedhën e ekipit të tij, duke thënë se gjithë ky sukses vjen pas punës maksimale dhe organizimit që kanë në klub. Në këtë javë ndeshjen e saj e ka luajtur edhe ekipi tjetër shqiptar Liria, por kjo e fundit ka pësuar në cilësinë e nikoqirit nga ekipi i Strumicës me rezultat 0:3, në sete 10:25, 12:25 dhe 15:25. Në ndeshjet tjera, Sushevo ka mposht Sinalkon me 3:1, kurse Probishtip ka humbur nga Vardari me 3:2. Në tabelën e klasifikimit e para gjendet Strumica me 15 pikë të tubuara, kurse Shkëndija gjendet e dyta me 12të. Liria gjendet e fundit me vetëm 1 pikë. Në konkurrencën e femrave, Shkëndija ka humbur në teren nikoqir nga ekipi Bami Mor me 1:3. (A.S.)

sierit më teknik i takoi Radoniqit. Bilalli fitoi në duel me boksierin maqedonas, Ristevski, pas një meçi mjaft joshës dhe rivalizues. Një duel tejet interesant ishte edhe ai ndërmjet Gashit të Kosovës dhe italianit Caplen. Ndërkohë, Zeqiri pati një paraqitje të shkëlqyeshme në duel me malazezin, Sekoliq, duke e detyruar trajnerin e këtij të fundit që ta dorëzojë meçin pas rundit të parë.

Sherifi barazoi në ringun amerikan Në duelin e tij të dytë në boksin profesionist amerikan, Sevdail Sherifi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me amerikanit, Quantis Graves. Dueli i peshës cruiser u zhvilluar në New York të SHBA-ve, ndërsa arbitrat atë e vlerësuan me pikët 57:57, 57:57, 56:58. Në duelin e parë në SHBA, para 7 muajve, boksieri shqiptar kishte pësuar humbje nga Joshua

Harris. Sherifi tani ka 9 fitore (8 me nokaut), 2 humbje dhe 3 barazime, dero sa për Graves ky ishte barazimi i parë pas 9 fitoreve. “Ndeshja mbaroj pas 6 rundeve aktive me një barazim. Por unë dhe shikuesit e panë që isha më i mirë se Graves dhe që duhej të na takon fitorja. Por gjyqtarët ishin në favor të Graves! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje”, tha Sherifi


Sport

e hënë, 18 nëntor 2013

Kaka e shikon të ardhmen në regji. Nuk bëhet fjalë për ndonjë punë të re në Hollywood por për pozicionin e ri që do të mbajë në fushën e blertë. Ky është vendimi i marrë nga Allegri që kërkon ta blindojë sa më shumë repartin e tërhequr dhe t’i japë më shumë fantazi ekipit që në fazën e ndërtimit të aksioneve. Braziliani u testua në pozicionin e ri gjatë

rajneri i Anglisë Roi Hodgson paralajmëron portierin Joe Hart se do të humbasë vendin e titullarit në kombëtare nëse do të bëjë gabime në miqësoren e radhës me Gjermaninë, që do të zhvillohet të Martën. Portieri I Manchester City do ta nisë titullar ndeshjen ndaj pancerave, ndërkohë që në humbjen 0-2 ndaj Kilit të Premtën e kaluar, qëndroi gjithë kohën në stol, me Fortser që ishte zgjedhja e parë e Hodgson. “Gjithçka mund të bëj është t’i jap Hart shansin për të luajtur. Nëse do të luajë mirë, e mban të papkreur portën dhe ne fitojmë, jam I sigurtë se njerëzit do të flasin mirë për të. Por nëse kjo nuk ndodh dhe ai pëson sërish gola të lehtë, ai duhet t’I pranojë kritikat, sepse kjo është bota ku jetojmë. Hodgson shtoi gjtihashtu se Hart e ka të qartë situatën ku ndodhet dhe nuk është e nevojshme për t’ia shpjeguar sesa e

miqësores kundër Young Boys dhe tekniku mori sinjale pozitive duke u shprehur se braziliani mund të luajë në çdo pozicion që i caktohet. Gjithsesi, mentaliteti në lojën e Kaka vështirë se mund të ndryshojë pasi ai është një loj-

tar që kujdeset pak për fazën mbrojtëse dhe Allegri duhet të punojë shumë në këtë aspekt. Nga ana tjetër, Kaka gëzon stofin e një kampioni të madh sepse di ta bëjë shumë mirë detyrën e regjisorit. Për momentin, sinjalet

janë pozitive dhe aktivizimi i tij në pozicionin ku në të shkuarën luante Pirlo, po i jep më shumë alternativa trajnerit që tashmë do të mendojë për Polin më të avancuar dhe Montolivon ose Muntarin në krah të brazilianit.

S’mund të gabosh ndaj Gjermanisë!

T

rëndësishme është një paraqitje e tij e mirë. Sa herë që çdo futbollist vesh fanellën e Anglisë është në provë psikologjike dhe sjelljeje në fushën e blertë. Një portier me eksperiencë si Hart e di sesi funksionojnë gjërat në këtë botë. Ai e

di se nëse e humbet vendin e titullarit te Manchester City dhe kritkohet për pësimin e disa golave të lehtë, ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë. Unë nuk mund ta marr veçmas portierin tim dhe t’i them “Joe këto gjëra ndodhin në futboll.” Unë kam

shumë respekt për të si profesionist por edhe si njeri.” Asnjë trajner nuk mund të flasë më shkoqur se kaq. Joe Hart nuk mund të bëjë më gabime sikur të ishte një portier amator, aq më tepër që jemi vetëm 7 muaj larg Brazil 2014.

Dita e parë si president i Interit për Erick Thohir nuk nisi ndoshta siç pritej, pasi ekipi u mund në një miqësore nga Chiasso. Pas kësaj ndeshjeje, manjati indonezian hodhi hapin e parë që mund të çojë tek ndërtimi i një stadiumi të ri

nënkuptohej. Sipas kryebashkiakut, ky takim me presidentin e

ri të zikaltërve ishte miqësor me shkëmbime idesh që kanë

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka bërë shumë gabime kur ka qenë i ri si lojtar, teksa ka refuzuar që të flasë për Blatterin. Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter preferoi Messin para Ronaldos muaj më parë në një universitet britanik, por Ronaldo në vend se të fliste për këtë problem, foli për veten dhe për fakin se sa i çmendur ka qenë në vitet e tij të rinisë te Manchester United. “Unë nuk dua të flas për Blatterin – ai tregim është i mbaruar”. “Unë shoh fotografi të mia kur kam qenë 16 apo 17 vjeç dhe them: ‘Çfarë kam bërë?’. Kjo për shkak të stilit tim të

flokëve, apo ngjyrës”. “Kur kam qenë te Manchester United, unë kam pasur flokët ‘shpagetë’ – të gjatë e me fije të verdha. Të më tregojë dikush, si kam mundur ta bëj këtë”, ka deklaruar Ronaldo për revistën ShortList.

lidhje me sportin, si dhe me zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen në Milano. Për Pisapian, ky ishte hapi i parë i një dialogu dhe bashkëpunimi në të mirë të qytetit. Investimi më i rëndësishëm për Erick Thohir mban emrin e Interit dhe shumë shpejt projekti do të vazhdojë me shtëpinë e re të zikaltërve. Edhe zona ku do të ngrihet ky stadium është identifikuar. Thohir në kërkim të mundësive për të bërë biznes, gjithmonë në interes të Interit, takimin e radhës e ka me presidentin e rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni.

Ish-kampioni i Evropës dhe ishsfiduesi i titullit të botës në peshën e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi e ka fituar të shtunën në mbrëmje duelin e bamirësisë ndaj biznesmenit gjerman, Uwe Hueck.

Paraqitja e Krasniqit në këtë duel është kontribut direkt për SOS Kinderdorf në Prishtinë. Dueli shkoi në 8 raundet e caktuara ku boksieri bindshëm më i mirë ishte natyrisht Krasniqi. Veç këtij dueli janë zhvilluar edhe disa përballje tjera interesantë. Ndër to dallohet fitorja e Timo Schwarzkopf apo Festim Kryeziut të lindur ndaj ish-kampionit të botës në peshën velter, Junior Witter me pikë. Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane arriti të hedh në nok-daun një herë kundërshtarin e tij në rundin e 10-të.

Blic

Torres në paketën për Falcaon Jose Mourinho është i vendosur që të sjellë në Stamford Bridge supersulmuesin e Monacos, Radamel Falcao. Për këtë portugezi ka menduar sipas mediave angleze një paketë të jashtëzakonshme transferuese. Në këtë paketë do të përfshihej Fernando Torres dhe do të

paguhej një shumë tjetër shtesë të hollash deri në arritjen e vlerës prej 52 milionë funte në mënyrë që Monaco të bindet ta shesë kolumbianin. Mourinho e konfirmoi interesimin e tij për Falcaon pasi ishte prezent në ndeshjen e fundit miqësore mes Belgjikës dhe Kolumbisë.

Etoo: Nuk më pasojnë topin Samuel Eto ka treguar se pse është i pakënaqur me përfaqësuesen e Kamerunit. Sulmuesi fantastik i Chelseat ka thënë se te Kameruni bashkëlojtarët e tij nuk i pasojnë topin. "Shokët e mi të skuadrës kanë vendosur që të mos më pasojnë.

Për këtë arsye kam vendosur që të luaj në mesfushë, që të kem mundësi ta marr vetë topin" ka thënë Eto. Pikërisht sot Kameruni do të ketë sfidën vendimtare për kualifikim në Botëror ku do të ndeshet me Tunizinë.

Lëndohet edhe Alonso

Anglezet pas Pirlos Përderisa Andrea Pirlo ka deklaruar se ai nuk e di nëse do të rinovojë për Juventusin, raportohet se Arsenali, Tottenhami, Chelsea dhe Manchester United po e kërkojnë atë. Mesfushori veteran të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, ka pranuar se negociatat për rinovim nuk kanë avansuar dhe ka shumë mundësi që ai të largohet nga

Ronaldo: Ahh, sa budalla kam qenë...

Krasniqi e fitoi duelin e bamirësisë

Thohir mendon për stadiumin e ri të Interit Pas takimit të ngrohtë me tifozët në Pinetina, në axhendë ishte një bisedë me kryebashkiakun e Milanos, Giuliano Pisapia. Dita e parë si president i Interit për Erick Thohir nuk nisi ndoshta siç pritej, pasi ekipi u mund në një miqësore nga Chiasso. Pas kësaj ndeshjeje, manjati indonezian hodhi hapin e parë që mund të çojë tek ndërtimi i një stadiumi të ri, ndonëse në të vërtetë fjala stadium nuk u përdor, por shpjegoi se është në kërkim të mundësive për të bërë biznes. Edhe Pisapia, ashtu si Thohir nuk u prononcua hapur por diçka la të

Një lëvizje që mund të konsiderohet edhe si një bast personal i Allegrit sepse të eksperimentish në mes të një sezoni delikat mund të shkaktojë katastrofën në një skuadër në krizë të vërtetë rezultatesh por në të njëjtën kohë Allegri mund të buzëqeshë sepse mbi të gjithë është ai që mbetet nyja më e sulmuar e hallkës kuqezi.

Allegri vendos Kaka në regji

HODGSON PARALAJMËRON HART Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson paralajmëron portierin Joe Hart se do të humbasë vendin e titullarit në kombëtare nëse do të bëjë gabime në miqësoren e radhës me Gjermaninë, që do të zhvillohet të Martën

15

Juventusi qysh në janar. Sipas Daily Star, kjo do të thotë se katër klube të Ligës Premier mund të zyrtarizojnë interesimin e tij qysh në janar, apo edhe të presin që kontrata e tij të skadojë. Arsenali, Tottenham, Chelsea dhe Manchester United besohet se janë të gatshëm të marrin në ekip maestron italian.

Real Madridi ka marrë një tjetër lajm të keq me Xabi Alonson që u detyrua të largohej nga miqësorja e Spanjës ndaj Guineas Ekuatoriale. 30 vjeçari luajti në pjesën e parë të ndeshjes së kombëtares së tij ku u rikthye pas gjashtë muajve, teksa duket se rikuperimin nga lëndimi nuk e shijoi mirë Alonso, që u lëndua men-

jëherë në sfidën miqësore.Ai u detyrua të largohej nga ndeshja, por sipas informacioneve nga kryeqyteti spanjoll lëndimi është i lehtë. Dëmtimi i lehtë i Alonsos vjen pas konfirmimit se sezoni ka mbaruar për mesfushorin gjerman të Real Madridit, Sami Khedira, i cili u lëndua në miqësoren e kombëtares së tij ndaj Italisë.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.