Fatbardha Alixhiku: Dëshmi Personale

Page 4

Zanafilla | Dëshmi Personale

bërë për njerëzit. Më kujtohet që në atë kohë unë po bëja gjëra të marra vetëm sa për ta arritur vëmendjen e familjes apo edhe të shoqërisë. Në atë kohë unë fillova gjithashtu që ta kërkoja se kush ishte Zoti i vërtetë, fillova ta lexoja Kuranin më shpesh dhe gjithashtu edhe libra të tjerë në lidhje me Islamin. Mësova përmendësh shumë vargje që ishin obligative për çdo mysliman, por edhe kur bëja këtë, unë ndihesha plotësisht e zbrasur brenda meje. Nuk kisha asnjë sukses në gjetjen e asaj që po kërkoja. Në anën tjetër familja ime ishte shumë kundër asaj që po bëja në lidhje me fenë dhe kështu ata filluan të më angazhonin nëpër shumë gjëra edukative. Ata poashtu më inkurajonin që të dilja jashtë e të bëja më shumë miq, gjë të cilën unë fillova ta bëja, por pas një kohe fillova të rebeloja kundër familjes time dhe nuk u bindesha më, dhe bëra miq për të cilët nuk jam edhe aq shumë krenare sot. Gjatë kësaj kohe unë dëgjova për Kishën dhe për gjërat që njerëzit bënin aty, unë e vizitova një Kishë dy herë dhe njerëzit që takova aty ishin shumë të dashur dhe aspak paragjykues. Në fillim isha plotësisht kundër çdo gjëje që pastori i Kishës po ndante dhe kisha shumë diskutime dhe argumente kundër shoqës sime të ngushtë që në atë kohë kishte pranuar Jezusin në jetën e saj. Kur fillova të shihja ndryshimet në jetën e shoqes sime, kjo gjë më shtyu që të mendoja për të gjitha kërkimet qe kisha qenë duke i bërë këto 2 vitet e fundit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.