Issuu on Google+

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Fatbardha Alixhiku Prishtinë, 2014

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Le të jetë jeta ime një letër e shkruar nga Perëndia Kur shikoj jetën time qysh nga dita që u linda e deri më sot, e shoh se sa të mrekullueshme janë planet e Perëndisë për fëmijët e Tij. Unë jam fëmija i dytë në familjen time, e lindur në një familje që ishte shumë e fokusuar në karrierë. Të dy prindërit e mi ishin profesorë dhe qëllimi i tyre gjithmonë ishte që t’i mësonin fëmijët e tyre se si të mësojnë dhe të jenë të suksesshëm në karrierën e tyre. Si fëmijë unë gjithmonë kam qenë ajo e turpshmja, nuk kam komunikuar shumë me të tjerët, por prindërit e mi gjithmonë kanë pasur shumë pritje nga unë. Në traditën shqiptare, të kesh një djalë do të thotë që ti do të bësh gjithçka për të, e kjo i përfshinë edhe motrat e djalit, të cilat sakrifikojnë vazhdimisht vetën e tyre për të. Unë kam një vëlla më të madh dhe për prindërit e mi ai ishte gjithmonë prioriteti i tyre kryesor, pastaj fëmija i dytë isha unë dhe kam një motër që është dy vjet më e vogël se unë qe gjithmonë ka qenë më e llastuara (edhe kjo është njëfarëlloj tradite, që nëse je fëmija më i vogël do të kesh poashtu më shumë përparësi). Në familjen time, Perëndia kurrë nuk ka qenë pjesë e bisedave apo edukimit tonë, prindërit e mi na kishin mësuar që Perëndia nuk ekzistonte në të vërtet, që Ai ishte vetëm pjesë e përrallave dhe që ishte shpresë për


Zanafilla | Dëshmi Personale

të varfërit sepse ata ishin njerëzit që kishin nevojë të mbështeteshin tek dikush, prandaj Zoti është një arsye e mire për ta për të vazhduar të shpresojnë që gjithçka do të bëhet mirë. Njeriu i vetëm që fliste për ekzistencën e Perëndisë në familjen time ishte gjyshi im i cili vazhdimisht shkonte në Xhami çdo të premte dhe çdo herë kur kthehej ai mundohej të na tregonte për Zotin. Kurdo here që ne shkonim ta vizitonim ai fliste për Zotin. Ai ishte kundër prindërve të mi që nuk na lejonin të dinimi më shumë rreth Zotit andaj kjo ishte pse ai na mblidhte dhe fillonte të na tregonte histori nga Kurani. Në ate kohë unë ishte vetëm 5 ose 6 vjeçare, dhe unë qysh në atë moshë kisha filluar të mësoja përmendësh vargje nga Kurani edhe pse prindërit e mi ishin shumë kundër kësaj gjëje. Pasi u zhvendosëm në Prishtinë, kur unë i mbusha gati 7 vjet stili ynë i jetës kishte ndryshuar plotësisht. Ne ishim aq të përqëndruar për t’u adaptuar me qytetin e madh, sa që në njëfarë mënyre unë nuk po mendoja më fare për Zotin dhe se kush ishte ai, e kjo gjë vazhdoi deri kur u bëra 14 vjet. Kur i mbusha 15 vjet, më kujtohet që po kaloja nëpër shumë vështirësi duke u munduar të gjeja se kush isha dhe se çfarë po bëja në këtë botë. Unë nuk e njihja Krishtin apo ndonjë gjë rreth Tij, ne e kishim përmendur pak në disa mësime në shkollë por kurrë nuk kishim folur se kush ishte Ai në të vërtet dhe se çfarë kishte


Zanafilla | Dëshmi Personale

bërë për njerëzit. Më kujtohet që në atë kohë unë po bëja gjëra të marra vetëm sa për ta arritur vëmendjen e familjes apo edhe të shoqërisë. Në atë kohë unë fillova gjithashtu që ta kërkoja se kush ishte Zoti i vërtetë, fillova ta lexoja Kuranin më shpesh dhe gjithashtu edhe libra të tjerë në lidhje me Islamin. Mësova përmendësh shumë vargje që ishin obligative për çdo mysliman, por edhe kur bëja këtë, unë ndihesha plotësisht e zbrasur brenda meje. Nuk kisha asnjë sukses në gjetjen e asaj që po kërkoja. Në anën tjetër familja ime ishte shumë kundër asaj që po bëja në lidhje me fenë dhe kështu ata filluan të më angazhonin nëpër shumë gjëra edukative. Ata poashtu më inkurajonin që të dilja jashtë e të bëja më shumë miq, gjë të cilën unë fillova ta bëja, por pas një kohe fillova të rebeloja kundër familjes time dhe nuk u bindesha më, dhe bëra miq për të cilët nuk jam edhe aq shumë krenare sot. Gjatë kësaj kohe unë dëgjova për Kishën dhe për gjërat që njerëzit bënin aty, unë e vizitova një Kishë dy herë dhe njerëzit që takova aty ishin shumë të dashur dhe aspak paragjykues. Në fillim isha plotësisht kundër çdo gjëje që pastori i Kishës po ndante dhe kisha shumë diskutime dhe argumente kundër shoqës sime të ngushtë që në atë kohë kishte pranuar Jezusin në jetën e saj. Kur fillova të shihja ndryshimet në jetën e shoqes sime, kjo gjë më shtyu që të mendoja për të gjitha kërkimet qe kisha qenë duke i bërë këto 2 vitet e fundit.


Zanafilla | Dëshmi Personale

Gjitha gjërat që i kisha lexuar rreth Zotit, gjërat që më tregonin se si duhej të bëj këtë apo atë, gjithçka po më vinte në mendje, madje edhe fakti që unë kurrë nuk kisha lexuar një libër të fesë islame që më tregonte se sa shumë Zoti më do, se si më falë, si më pranon dhe kur shihja shoqen time, kjo gjë më shtynte edhe më shumë të mendoja e të kuptoja se çfarë kishte gjetur ajo. Pas një kohe kur unë mbusha 18 vjet, unë pranova Krishtin në jetën time dhe ende e mbajë mend se çfarë ndjenje ishte. Shoqja ime është dhe ende vazhdon të jetë personi të cilin Perëndia e përdori për të më treguar dashurinë e Tij. Mendoj që duke e parë atë, paqen që ajo kishe dhe gjitha mënyrat se si ajo kishte ndryshuar, kjo më shtyu edhe mua që të qëndroja në rrugën e drejtë. Në fakt e gjithë Kisha, çdo vëlla dhe motër në Krishtin kanë ndikuar shumë jetën time. Në fillimin e jetës time si një e Krishtere, nëse nuk do të ishin ata, do të kishte qenë shumë më e vështirë për mua që ta merrja këtë hap. Leximi i Biblës më dha shumë forcë për ta ndjekur Jezusin, por edhe prania e të Krishterëve të tjerë në jetën time e bëri edhe më të lehtë këtë gjë. Perëndia e ndryshoi jetën time për një periudhë aq të shkurtër kohore sa që edhe të gjitha mospajtimet dhe kërcënimet që ishin mes meje dhe prindërve të mi (e të të gjithë familjes) nuk ishin asgjë në krahasim me


Zanafilla | Dëshmi Personale

dashurinë e Zotit për mua që unë e ndjeja kur qëndroja në prezencën e Tij. Kur unë u bëra e Krishterë gjithmonë e pyesja Perëndinë se pse më kishte zgjedhur mua, ndoshta po të kishte zgjedhur vëllain ose motrën time, ata do të kishin pasur më shumë ndikim në familjen time se sa që unë do të mund të kisha, por Perëndia më tregoi që Ai nuk shikon se kush është më i fortë dhe i fuqishëm por Ai dëshiron të përdorë të dobëtit. Një sfidë të madhe që mua mu desh që ta përballoja në jetën time të hershme me Krishtin ishte kur vendi im po kalonte në një kohë të tmerrshme lufte. Kur i kujtojë këto ditë sot, unë e shoh se si Perëndia e kishte mbajtur dhe mbrojtur familjen time dhe jo vetëm kaq por Ai u kujdes aq shumë për mua sa që edhe kur isha refugjat Ai më gjeti një Kishë në të cilën mund të shkoja dhe të inkurajohesh për çdo ditë. Këto ditë ishin shumë të pikëllueshme por prapë se prapë unë i kujtojë ato si ditët ku Perëndia më kishte folur më së shumti, prania e Tij më mbushte çdo mëngjes dhe më jepte forcë jo vetëm mua por kisha mjaft forcë sa të mund t’i inkurajoja edhe të tjerët tek kampi i refugjatëve. Shoqja ime e ngushtë që më kishte drejtuar tek Krishti ishte poashtu tek ky kampi me mua, dhe prania e saj aty bëri një ndryshim të madh për mua. Pas 4 muajve duke jetuar si refugjatë në Shqipëri, ne u kthyem në Kosovë, dhe rrugës për në shtëpi ne shihnim


Zanafilla | Dëshmi Personale

se si çdo gjë ishte e shkatërruar dhe kjo gjë më bëri që të mbështetesha edhe më shumë në Perëndinë. Ishte një befasi e madhe që kur u kthyem në shtëpinë tonë, nuk na mungonte as edhe një gjë dhe gjithçka ishte në vendin e vet. Perëndia kishte mbrojtur shtëpinë tonë dhe gjithçka ishte ashtu siç e kishim lënë. Ai nuk kishte mbrojtur vetëm njerëzit e mi më të dashur por edhe të gjitha gjërat materiale që na përkisnin neve. Pas mbarimit të luftës, unë dedikova jetën time për t’i shërbyer Perëndisë. U përfshiva në shumë aktivitete e shërbesa të ndryshme që po ndodhnin në Kishën tonë në atë kohë dhe kjo gjë më ndihmoi shumë të rritesha në jetën time shpirtërore. Tani, unë jam e martuar dhe sëbashku me burrin tim ne jemi duke punuar me shërbesën e adoleshentëve në Kishë. Ne kemi një vajzë dy vjeçare, e cila është gëzimi i zemrës sonë, dhe jemi tejet të bekuar që t’i shërbejmë Mbretërisë së Tij si një familje. Unë dua që jeta ime të jetë një letër e shkruar nga Perëndia e që i drejtohet njerëzve që kombit tim dhe dëshira ime është që Zoti ta përdorë jetën time për të ndikuar jetën e të tjerëve që ata të kenë etje në zemrën e tyre për ta njohur dashurinë dhe mëshirën e Tij!

Fatbardha Alixhiku Prishtinë, 2014


Fatbardha Alixhiku: Dëshmi Personale