Raporti "Hulumtimi i Tregut të Ulpianës në Prishtinë"

Page 1


Pjesëmarrësit: Art Agushi Dalib Berisha Elma Gashi Eltion Shatri Flutura Loshaj Gentrit Hoti Isuf Shala Jona Brahimi Rea Mehana Shkurte Musliu Vanesa Nikqi

Mentore: Rrona Berisha

Botuar nga: Youth Are The Real Leaders

Mbështetur dhe financuar nga: Komuna e Prishtinës

Nëntor 2021, Prishtinë


Kosovare Sadiku - Drejtore e “ArchiTech Festival” Rezarta Krasniqi - Koordinatore & Dizajnere Isuf Shala - Fotograf

Shënim: Punëtoria “Hapësirat publike dhe komuniteti” është mbajtur në kuader të Festivalit Architech – Edicioni i dytë. Festivali është mbështetur dhe financuar nga Komuna e Prishtinës. Fokus në punëtori kanë qene hapësirat publike, përkatësisht tregjet në Prishtinë. Me theks të veçantë është analizuar tregu i Ulpianës. Në kuadër të punëtorisë janë organizuar ligjeratat, vizitat në terren, diskutimet mes pjesëmarrësve dhe me ekspertë, hulumtimi në klasë, e më shumë, për të kuptuar metodat e hulumtimit statistikor e hapësinor dhe gjenden ekzistuese dhe kërkesat e shfrytezuesve të tregut të Ulpianës.


Përmbajt ja:

1

Hyrje ..................................5

2

Qëllimi....................9

3

Metodologjia .....................10

4

Rezultatet..............11

5

Diskutime ..........................24

6

Përfundimi.............26


1. Hyrje

Prishtina dhe tregjet e saj

Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, njëherish edhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, edukative dhe kulturore e saj (PZHU, 2012-2022). Shtrihet në sipërfaqe rreth 523 km2 (Prishtina Online, n.d.). Prejardhja e emrit të qytetit ende nuk dihet saktë. Shumë studiues thonë se emri Prishtinë vjen nga gjuha indoevropiane që do të thotë diçka e vjetër. Sipas të gjeturave arkeologjike në Prishtinë, në PZHU (2012-2022) thuhet se kjo zonë ka qene e banuar nga njeriu nga paleoliti i vonë. Zhvillimi urban i Prishtinës ka kaluar në faza të ndryshme dhe ka qenë i influencuar nga faktorë të ndryshëm, sikur faktorët politik dhe kulturor (PZHU, 2012-2022). Pas Luftës së Dytë Botërore, Prishtina filloj të rindërtohej me hov. Trendi i krijimit të qyteteve socialiste në Jugosllavi, që synonte modernizimin e qyteteve, pati ndikim në zhvillimin urban në Prishtinë. Pra, nga një qytet me karakter otoman, Prishtina rreth viteve të 50-ta e në vazhdim, gradualisht u shndërrua në qytet socialist (Jerliu, F., Navakazi, V., 2019). Fatkeqësisht, si rrjedhojë e këtyre ndryshimve në strukturen urbane të qytetit, u shkatërrua çarshia e vjetër e qytetit bashkë me arkitekturën popullore shqipëtare-turke, mbi të cilat u ndërtua qyteti “modern” i Prishtinës. Çarshija apo Tregu në Prishtinë, përpos rolit primar për shkëmbim të mallit, shërbente edhe si vendtakim, dhe pikë informuese për qytetarët. Çdo qytet në Kosovë, e kishte të caktuar ditën e tregut, dhe kjo ditë pritej me interesim të madh. Fillimisht në Prishtinë, produktet bujqësore, blegtorale e deri tek ato zejtare u prodhuan për nevoja personale, pa qenë e theksuar nevoja për shkëmbim të mallit apo shfrytëzimin e tregut. Mëtutje, me rritjen e qytetit, në Prishtinë shkëmbimi i mallit është bërë përmes formulës M-M, shkëmbimi i mallit me mall, për arsye se tregtia ne atë kohë nuk kishte per qëllim fitimin por këmbimin e mallrave të ndryshme (Stublla, 2018). Ashtu si është përmendur nga Stublla (2018), në Prishtinë pazari ndahej ne disa lëmi, varësisht nga lloji i mallit që ofrohej: - Lëmi i drithit - Lëmi i bulmetit - Lëmi i druve - Lëmi i pemëve dhe perimeve - Pazari i qilimave, sixhadeve e janave - Pazari i leshit dhe tjerrit - Pazari i produkteve drusore: arka, shkama, bishta druri për vegla të punës etj. Përveç këtyre artikujve, në pazarin e Prishtinës shitej edhe lëkura e kafshëve të buta dhe të egra: të lopëve, të dhenve, dhive, buallicave, arushës, dhelprës, lepurit, ketrit.

5 4


Një ndër sfidat e shitësve ishte shitja e produkteve para perëndimit të diellit. Nëse shitësi nuk arrinte ti shiste prodhimet e veta deri në perëndim të diellit detyrohej ti hudhte prodhimet në mbeturina. Prandaj, prodhimet shiteshin me çmime shumë të ulëta në krahasim me vleren e tyre reale. Kjo quhej “Aksham pazari” dhe ishte njëra nga arsyet pse fshatarët vuanin nga çmimet e ulta të prodhimeve të tyre (Stublla, 2018). Deri vonë gjërat peshoheshin "me sy", nga vitet e '30-ta filloi aplikimi i matjes së mallit me peshoren (vagën) e shtetit apo edhe kandari me boçë dhe terezitë (Stublla, 2018). Sektorët e mallrave u ndane në bazë te llojit të mallit që u shiste. Vendi i vendosjes së këtyre sektorëve ishte shumë i papërshtatshem dhe jo higjienik, për këtë arsye malli shitej në thasë. Dita e njohur për të bërë pazarin në Prishtinë ishte dita e martë, ndryshe njihej edhe si dita e burrave për arsye se në ditë pazari nuk dilte asnjë grua për të bërë pazar. Fillimisht, në Prishtinë, dita e diel ishte ditë pazari. Mirëpo, për shkak të obligimeve fetare të të krishterëve, nga viti 1894 e tutje, në Prishtinë u caktua e marta si ditë pazari (Stublla, 2018). Aktualisht, Prishtina ka disa tregje që ende e ruajnë konceptin e tregjeve te të asaj kohe, të paraqitura më poshtë.

Fig.1 Tregjet e Prishtinës

6


Tregu i Gjelbër Gjendet në pjesen e vjeter të qytetit të Prishtinës, në afërsi të objektit të komunës, kuvendit dhe qeverisë. Shtrihet nga Xhamia e Madhe në drejtim të objektit të RTK-së e deri te lumi Prishtevka. Këtu tregtohen produktet vendore, bujqësore e zejtare, e gjithashtu tregtohen dhe mallrat e importuara. Tregu i gjelbër nuk ka infrastrukturën e duhur dhe nuk i plotëson kushtet fuksionale dhe higjienike. Komuna e Prishtinës ka bërë një projekt që të renovojë tërësisht këtë treg. Tregu i gjelbër aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Tregu i Automjeteve Tregu i automjeteve është tregu më i frekuentuar në Kosovë dhe funksionon vetëm të dieleve. Gjendet ne veri-perëndim të Prishtinës, në Zonën Industriale përskaj rrugës kryesore për Fushë Kosovë. Është treg i hapur, ku tregtohen automjete të ndryshme, vegla për punë, drunjë dekorativë e frutor, shpeze, lepuj të butë, qenë, mace, mobilje, gjëra antike, veshmbathje, e gjëra tjera. Edhe pse quhet tregu i automjeteve, në të ka llojllojshmëri të produkteve, pra është një treg miks. Ky treg as minimalisht nuk i plotëson kushtet për të funksionuar. Gjendja fizike nuk është e mirë, ka vetëm një rrethojë dhe është i shtruar në zhavor, poashtu, kushtet sanitare dhe higjienike janë në nivel të dobët.

Tregu me shumicë Tregu me shumicë shtrihet në perëndim të Prishtinës, në anën e majtë të rrugës për Fushë Kosovë. Është treg i tipit të mbyllur. Tregtohet vetëm me shumicë, e blerësit janë nga të gjitha qytetet e Kosovës. Mallrat që tregtohen këtu janë të larmishme, si pemë e perime, vendore e të importuara, mallra higjienenike e kozmetike, tekstil, mjete pune, e të tjera. Tregu ka kushte të mira në raport me tregjet tjera në Prishtinë, por edhe këtu ka hapësirë për përmirësim.

7


Tregu lëvizës Është tregu i parë në Prishtinë i llojit të tillë, që lëvizë nga një lagje në tjetrën. Zhvillohet tri herë në javë dhe leviz në tri lagje, në secilën ditë nga një lagje (Ekonomia, n.d.). Është hapur me 3 Nëntor 2015, shiten pemë, perime, prodhime të bylmetit, e të tjera, të gjitha prodhime vendore të fresketa. Ky treg ka arritur që të krijojë klientelën e rregullt të banorëve të lagjeve përkatëse të kryeqytetit, si rezultat i afërsisë me banorët dhe produkteve cilësore.

Tregu i Ulpianës Tregu i Ulpianes gjendet në pjesën jugore të lagjës Ulpiana në Prishtinë. Ka pozitë të mirë me qendren e qytetit, në anën perëndimore kufizohet me lagjën Dardania, dhe shtrihet përgjat rrugës “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” që është rruga qe e lidh njëren nga hyrjet e Prishtinës me qendren e qytetit. Ky treg ka llojllojshmëri të produkteve, dhe shfrytëzohet edhe nga banorët e lagjeve përreth. Kushtet funksionale dhe higjienike edhe në këtë treg nuk janë në nivelin e duhur. Mëposhtë, në këtë hulumtim, është analizuar më detajisht Tregu i Ulpianës.

8


2. Qëllimi Qëllimi i këtij punimi është që të analizohet Tregu i Ulpianës, për të kuptuar gjendjen ekzistuese dhe kërkesat e qytetarëve për këtë treg.

Pyetjet kërkimore:

Si është gjendja funksionale e hapësirës së Tregut të Ulpianës?

Cilat janë kërkesat e qytetarëve (tregtarëve dhe konsumatorëve) lidhur me Tregun e Ulpianës?

Cilat janë bindjet e palëve të interesuara për Tregun e Ulpianës?

9


3. Metodologjia Për realizimin e hulumitimit lidhur me tregun e Ulpianës, është analizuar gjendja ekzistuese funksionale hapësinore e tregut, kërkesat e qytetarëve dhe bindjet e palëve të interesuara për tregun në fjalë. Hulumtimi ka kaluar nëpër disa faza. Fillimisht është bërë hulumtimi i literaturës lidhur me rolin e tregut në Prishtine, si është organizuar tregu, tregjet më kryesore të Prishtinës, dhe me theks është analizuar Tregu i Ulpianës në Prishtinë. Më tutje, për realizimin e hulumtimit janë përdorur metodat e kombinuara, kualitative dhe kuantitative, përfshi dhe analizat hapësinore. Për kuptimin e gjendjes ekzistuese funksionale hapësinore të Tregut, janë bërë analizat në terren dhe analizat hapësinore urb-arkitektonike. Përmes metodës kuantitative janë identifikuar opinionet dhe kërkesat e qytetarëve për gjendjen ekzistuese dhe për të ardhmen e tregut në fjalë. Kjo është realizuar përmes pyetësorit të standardizuar me pyetje të mbyllura. Mostra e targetuar varijon në bazë të metodës që është përdorur. Për metodën kuantitaive është përzgjedhur mostra e rastit. Struktura e mostrës përfshin qytetarë nga grup mosha të ndryshme, me dominim grupmosha 35-64 me 47%, raporti gjinor është 43% gra dhe 57% burra, gjersa janë realizuar 400 pyetesor në zonën urbane. Metoda kualitative është përdorur për të kuptuar bindjet dhe vlerësimet e tregëtarëve dhe konsumatorëve për gjendjen ekzistuese dhe të ardhmen e tregut. Kjo është realizuar përmes intervistave gjysëm të strukturuara, numri i mostrës ka qenë 2 dhe në cilësinë e respodentëve janë inervistuar një tregtar dhe një konsumator. Ky punim përbëhet nga gjashtë kapituj kryesorë: Hyrja; Qëllimi i Punimit; Metodologjia; Rezultatet; Diskutime dhe Përfundimi.

10


4. Rezultatet 4.1 Rezultatet nga analizat hapësinore

Fig. 2 Objektet referuese në relacion me Tregun e Ulpianës

Tregu i Ulpianës gjendet përgjatë rrugës kryesore “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, rrugë e cila e lidh njërën nga hyrjet në Prishtinë me qendrën e qytetit. Tregu ndodhet në lagjen Ulpiana dhe është në kufi me lagjën Dardania. Në afërsi të tregut ka disa objekte ikonë të qytetit si Posta e Kosovës, Katedrala “Nënë Teresa”, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Qendra e Studentëve, e të tjera. Nga objektet rrethuese kuptojmë se tregu ka pozitë të mirë. Në hartën e mëposhtme të analizave hapësinore në kontekst të gjerë tregohet relacioni i tregut me objektet referusese në rrethinë.

11


Në hartën e mëposhtme është paraqitur infrastruktura rrugore. Në anën lindore është lagjja Ulpiana, në anën perëndimore lagjja Dardania, dhe në rrugën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” është paraqitur rrjeti rrugor primar/sekondar dhe transporti urban. Poashtu, përgjatë kësaj rruge, janë paraqitur stacionet e transportit publik në të cilat kalojnë linjat e autobuseve publik “3” dhe “4”.

Fig. 4 Infrastruktura rrugore

Në hartën e mëposhtme janë paraqitur shtigjet e këmbësorëve brenda dhe jashtë tregut. Qasja e këmbësorëve në treg arrihet përmes tri hyrjeve: hyrja kryesore në anën perëndimore dhe dy hyrje sekondare në veri dhe jug.

Fig. 4 Shtigjet e këmbësorëve

12


Në hartën e analizës funksionale janë paraqitur në kontekst më të ngushtë hyrjet, lëvizja e këmbësorve dhe përmbajtja. Tregu në tërësi ka 5 hyrje: hyrja kryesore në perëndim, hyrja jugore dhe tri hyrje sekondare. Lëvizja e këmbësorëve përmes hyrjes kryesore tangjentohet me të gjitha hyrjet tjera. Tezgat janë paraqitur me ngjyra të ndryshme dhe janë të grupuara në bazë të përmbajtjeve sikur: produkte ushqimore, produkte të tekstilit, teknikë të bardhë, amvisëri, orëtari, inventar dhe tezga të pashfrytëzuara. Përpos këtyre, janë paraqitur edhe kafenetë dhe WC-të.

Fig. 5 Analiza funksionale

13


Mëtutje, në figuren 6 është paraqitur harta me problematikat më të theksuara te tregut dhe disa pamje të tregut nga analizat në terren. Ndër problematikat më kryesore janë: gjendja fizike në përgjithësi, hyrjet, tezgat, kafenetë, ndriçimi natyror, mbulesa, qasja e këmbësorëve dhe e automjeteve, vendosja e produkteve në tezga dhe jasht tyre, pastërtija, e të tjera.

Fig. 6 Problematikat më të theksuara të tregut

14


4.2. Rezultatet nga anketat Më poshtë janë të paraqitura rezultatet nga anketat me qytetarët e Prishtinës. Në anketim kanë marrë pjesë 400 qytetar. Pjesëmarrja gjinore është pothuajse e barabartë , 57% Meshkuj dhe 43% Femra. Poashtu, në anketim janë përfshi mosha të ndryshme, të grupuara si në vijim: 0-17 vjeç; 18-34 vjeç; 35-64 vjeç; dhe 65 vjeç e më shumë. Me theks dominon grupmosha 18-34 vjeç, me 47% nga numri total i të anketuarve, ndërsa më pak dominon grupmosha nën 18 vjeç, me 2% nga numri total, ku janë intervistuar një 11 vjeçare dhe një 17 vjeçare.

Grafikoni 1: Struktura gjinore

Grafikoni 2: Struktura e moshës

15


Në Grafikonin 3 janë paraqitur përgjigjet e qytetarëve për pyetjen se sa shpesh e shfrytëzojnë tregun. Shumica e tyre e shfrytëzojnë ndonjëherë, apo shpesh. Mëtutje, kjo pyetje është ndarë edhe në gjini, e paraqitur në grafikonin 4, nga i cili e kuptojmë se në të gjitha përgjigjet në përqindje më të madhe dominojnë meshkujt, përpos në përgjigjen “Asnjëherë” ku dominojnë femrat.

Grafikoni 3: Shfrytëzimi i tregut

Grafikoni 4: Shfrytëzimi i tregut sipas strukturës gjinore

16


Kënaqshmëria e qytetarëve sa i përket shërbimeve të cilat ofrohen në këtë hapësirë është kryesisht pozitive. Nga të gjithë të anketuarit, një numër i vogël i qytetarëve janë shprehur se janë të pakënaqur, ndërsa shumica janë përgjigjur se janë të kënaqur ose mesatarisht të kënaqur.

Grafikoni 5: Kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet që ofrohen.

Nga të anketuarit, 86.5% janë të mendimit se prania e tregut në lagje apo në afërsi të lagjës ku jetojnë është dicka pozitive, vetëm një pjesë e vogel e tyre kanë menduar të kundërtën.

Grafikoni 6: Kënaqshmëria e qytetarëve me pozitën e tregut.

17


Sa i perket qasjes dhe furnizimit me automjet, numri më i madh i të anketuarve janë shprehur se jnuk anë aspak të kënaqur, dhe shpresojnë se ky aspekt do të rregullohet nga komuna.

Grafikoni 7: Kënaqshmëria e qytetarëve për qasjen/furnizimin me automjet. Mëtutje, gjatë anketimit është analizuar se sa janë të kënaqur qytetarët me lëvizjen brenda tregut në këmbë, përfshirë edhe nënat me karroca dhe personat me nevoja të veçanta. Nga grafikoni shohim se shumica e të anketuarve janë pak të kënaqur dhe mesatarisht të kënaqur.

Grafikoni 8: Kënaqshmëria e qytetarëve për qasjen/lëvizjen brenda tregut.

18


Sa i përket mobiliarit urban, ku përfshihen ulëset, shportat për mbeturina e të tjera, shohim se numri më i madh i të anketuarve janë shprehur se nuk janë aspak të kënaqur. Ndërsa, sa i përket ndriçimit natyror dhe artificial, shumica e të ntervistuarve janë aspak të kënaqur apo në përqindje shumë të afërt, mesatarisht të kënaqur.

Grafikoni 9: Kënaqshmëria e qytetarëve për mobilarin urban.

Grafikoni 10: Kënaqshmëria e qytetarëve për ndriçimin në treg.

19


Më poshtë janë të paraqitura opinionet e qytetarëve për pastërtinë në treg dhe se sa ndikojnë kushtet klimatike në shit-blerje.

Grafikoni 11: Kënaqshmëria e qytetarëve për pastërtinë në treg.

Grafikoni 12: Ndikimi i kushteve klimatike në shit-blerje..

20


Sa i përket sigurisë në treg pjesa më e madhe e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurtë dhe mesatarisht të sigurtë.

Grafikoni 13: Pastërtia në treg Mendimet e qytetareve se si do të dëshironin që të ishte tregu në aspektin arkitektonik; I hapur apo I mbyllur, janë pothuajse të njejta, lehtë dominon përgjigjja që tregu të jetë I hapur.

Grafikoni 14: Mendimet e qytetarëve lidhur me aspektin arkitektonik të tregut.

21


Shumica e qytetarëve kanë vlerësuar se rindërtimi i tregut është zgjidhja e duhur, një pjesë më e vogël kanë vlerësuar se duhet renovohet.

Grafikoni 15: Zgjidhja e duhur për tregun.

Në pyetjen se sa janë të gatshëm të kontribuojnë të anketuarit në përmirësimin e kushteve të tregut, ka përgjigjje të ndryshme, nga shumë të gatshëm, në aspak të gatshëm, por në numër më të madh, të anketuarit janë shprehur se janë të gatshëm të kontribuojnë.

Grafikoni 16: Gatishmëria e qytetarëve për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes në treg.

22


4.3. Rezultatet nga intervistat

Pyetjet e intervistës

Respodenti 1

Tregtar

Respodenti 2

Konsumator

Aspak i kënaqur, për më shumë se 2 dekada nuk është bërë asnjë përmirësim në gjendjen fizike të tregut.

Nuk janë kushtet e volitshme, produktet shpesh herë vendosen edhe në tokë.

Cilat janë përparësitë e këtij tregu?

Përparësia e vetme është se ofron produkte të freskëta.

Nuk mendoj se ka ndonjë përparësi, përveç lokacionit në të cilin gjendet.

Cilat janë problemet më të theksuara në treg?

Ka mungesë të parkingjeve, mungesë të ndriçimit, gjendja fizike nuk është e mirë, qasja në treg nuk është e mirë dhe mungon pastërtija.

Çfarë mendoni se do të ishte zgjidhja e duhur për tregun?

Rindërtimi do ishte zgjidhja e duhur, poashtu të ketë renditje më të mirë dhe rrugë të mbyllura.

Sa jeni të kënaqur me gjendjen fizike momentale të tregut të Ulpianës?

23

Ndriçimi, tavolinat, renditja e shërbimeve që ofrohen dhe lëvizja nëpër treg.

Renovimi ose rindertimi i tregut.


5. Diskutime Sipas analizave hapësinore mund të vijm në përfundim se Tregu i Ulpianës ka pozitë shumë të favorshme pasi që gjendet afër objekteve me rëndësi të veçant të qytetit. Këto objekte “thirrin” lëvizjen e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit dhe rrjedhimisht me frekuencë më të madhe të kalimtarëve, rritet edhe perdorimi i tregut. Ky treg është tregu i vetëm në lagjen Ulpiana prandaj banorët e Ulpianës zgjedhin ta frekuentojnë më shumë në krahasim me tregjet e tjera në largësi. Rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” është rruga e cila e lidh njërën nga hyrjet në qytetin e Prishtinës me qendren e qytetit, gjë që e bënë këtë treg lehtë të qasshem edhe nga banorët jasht qytetit dhe nga lagjet tjera. Në këtë rrugë kalojnë linja të ndryshme të transportit urban dhe ndikon pozitivisht në ardhjen më të lehtë të qytetarëve në treg. Tregu është lehtë i qasshëm, ka qasje në tri anë, mirëpo problemi i vetem i qasjeve është gjendja fizike e tyre. Ngjashëm, ka shtigje të shumta të këmbesorëve në të gjitha anët e tregut, gjë që rrit fleksibilitetin e qytetarëve përreth tregut, mirëpo jo të gjitha janë të mirëmbajtura. Në brendësi, tregu shtrihet në terren te pjerret dhe përmban vetëm shkallë (jo rampa), kjo e bënë tregun aspak të përshtatshëm për persona me aftësi të kufizuara dhe për prindër me fëmij me karroca. Forma gjeometrike jo e rregullt e tregut ka ndikuar që organizimi I hapësirës të jetë jo i mirë. Sipas analizave, në treg vërehet se një pjesë e madhe e tezgave në lindje dhe në veri nuk përdoren. Tezgat të cilat shfrytëzohen janë të koncentruara në anën jugore dhe perëndimore (te hyrja kryesore dhe hyrja jugore). Përveq tezgave të paperdorura, një pjesë e madhe e sipërfaqës së tregut në veri-lindje nuk përdoret për asgjë. Nga analizat në terren është parë se në fillim të hyrjes kryesore dhe jugore janë të vendosura produktet ushqimore, pastaj në pjesët e brendshme është tekstil, orëtara, teknika e bardhë, amviseria, e përmbajtje tjera. Në dy hyrjet ku janë produktet ushqimore ka ventilim të mirë të ajrit, dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse janë të pozicionuara aty këto përmbajtje. Si problematikë kryesore në treg e kemi gjendjen fizike në përgjithësi p.sh. trotuarin e ngushtë në hyjen jugore, ndriqimin natyror, mbulesat, tezgat, e shumë tjera. Braktisja e tregut nga shitësit për arsye të ndryshme shihet edhe nga numri i madh i tezgave të papërdorura. Qasja jugore është cilësuar si problematike pasi që trotuari i këmbësorëve te pika e hyrjes përdoret për parkimin e veturave dhe poashtu tezgat përfshijnë pjesë të trotuarit të këmbësorëve jasht tregut. Te qasja jugore si problematikë tjetër është vlerësuar vendosja e produkteve në dy anët e trotuarit duke bërë kështu lëvizjen e këmbësorëve edhe më të ngushtë. Mbulesa e tregut është gjithashtu sfidë e madhe, posaqërisht në kohërat jo të mira atmosferike, pasi që nuk ofrojn mbrojtje të mjaftueshme ndaj shiut, borës dhe rrezatimit të tepërt të diellit në disa zona.

24


Ndriçimi natyror nuk është i mjaftueshëm dhe bëhet përmes hapësirave ndërmjet mbulesave, pra kemi të bëjmë me lidhje të problematikës së ndriçimit me problematikën e mbulesave. Kafenetë janë në gjendje jo të mirë fizike, kanë nevojë për rindërtim apo renovim. Në treg kemi gjelbërim në përqindje shumë të vogël, më pak se 10%, gjë që është kundër normativave të një tregu të suksesshem. Tregu poashtu ka mungesë të parkingjeve, dhe kjo shpesh herë i dekurajon qytetarët të përdorin tregun. Tjetër problematikë është mungesa e hyrjës ekonomike për furnizimin e tregut me produkte. Shitësit obligohen që furnizimin ta kryejn përmes rrugës kryesore, duke e penguar komunikacionin. Nga përgjigjet e të intervistuarve arrijmë në një përfundim se si tregtarët, ashtu edhe shfrytëzuesit e tregut janë të pa kënaqur me gjendjen aktuale të Tregut të Ulpianës, dhe se nuk ndihen mirë me faktin se si është neglizhuar përmirësimi I kushteve në këtë treg qe më shumë se 20 vite. Poashtu, nga intervistat kuptojmë se gjendja fizike nuk është në nivelin e dukur dhe se produktet shumë shpesh ndodhë të dëmtohen apo bëhen të pa përdorshme si rezultat i kushteve jo të mira që ofrohen aty. Sipas të intervistuarve, përveç lokacionit në të cilin gjendet tregu dhe produkteve të freskëta ushqimore që ofrohen, tregu nuk ka ndonjë përparësi në krahasim me marketet qe ndodhen afër tij. Si mundësi të mirë për përmirësimin e gjendjes ekzistuese, të intervistuarit e vleresojnë rindertimin apo renovimin e hapësirës. Me një fjalë, kërkohet një intervenim që do përmirësonte gjendjen e tregut dhe përveç funksionalitetit, të shndërrohet edhe në diçka atraktive pasi që qytetarët që banojnë afër e vizitojnë atë shumë shpesh.

25


6. Përfundimi Tregu i Ulpianës përballet me probleme të ndryshme, në aspektin funksional, socio-hapësinor, arkitektonik, e më shumë. Hapësira e tregut është nënshrtuar dinamikave të shumta shoqërore dhe hapësinore, ndaj kjo ka bërë që të krijohen dhe të trashëgohen shumë probleme. Sipas hulumtimit që është bërë për tregun e Ulpianës, kemi arritur me një konkludim se tregu ka probleme te ndryshme, duke filluar nga ato të natyrës funksionale e deri tek ato në aspekte fizike/infrastrukturore. Problemet më të shpeshta që janë adresuar nga qytetarët, arkitektët, shfrytëzuesit e tregut, banorët që jetojnë në afërsi të tregut, e deri tek profesionistët e fushave të përafërta janë: mos shfrytëzimi i hapësirës së plotë, kushtet jo të mira për shfrytëzim, qasja jo e mirë, mungesa e gjelbrimit, mungesa e mobiliarit urban, e më shumë. Këto probleme mund të jenë edhe një ndër shkaqet kryesore të cilat e pengojnë funksionimin dhe sherbimin e plotë në këtë treg. Të nxjerrat nga pjesa kualitative tregojnë se edhe kategoritë e ndryshme profesionale si tregtar, përfaqësues nga institucionet e kulturës, arkitekt, e tjerë, identifikojnë shfrytëzimin e hapësirës si një ndër problemet kryesore. Mungesa e përgjithshme e aktiviteteve, sipas tyre, e bëjnë hapësirën jo atraktive dhe jo shumë funksionale. Pra, mund të përfundojme se sygjerimet e nxjerra nga respodentët korrespodojnë me të nxjerrat nga pjesa e anketimeve. Nga të dhënat e fituara përmes anektimit, kërkesat dhe rekomandimet e qytetarëve në lidhje me këtë hapësirë janë si vijojnë: Të rregullohet qasja dhe furnizimi në treg, të vendosen ulset dhe shportat e mbeturinave në hapësira të ndryshme të tregut, të rregullohet cështja e ndriçimit dhe papastërtisë në treg. Sipas tyre, këto arrihen përmes renovimit apo rindertimit të tregut, duke qenë shumica e të anketuarve të gatshëm të kontribojnë. Gjendja momentale e Tregut të Ulpianës nuk është e mirë. Në më shumë se dy dekada, nuk është bërë asnjë investim për përmirësimin e kushteve në treg. Sidocoftë, tregu ruan konceptin e tregjeve të dikurshme, ka pozitë të mirë në raport më qytetin dhe lagjet përreth, ofron produkte të freskëta, dhe konsumatorët kanë besim ne produktet që i blejnë. Tregu ende vlerësohet nga konsumatorët, mirëpo nevoja për ti përmirësuar kushtet hapësinore e funksionale të saj, është e pa mohueshme.

26


Referencat PZHU (2012-2022) – Plani Zhvillimor Urban i Prishtinës (2012 – 2022). https://kk.rks-gov.net/prishtine/wp-content/uploads/sites/45/2018/02/PZHU-_Prishtina.pdf Jerliu, F., Navakazi, V., (2019). The socialist modernization of Prishtina: Interrogating Types of Urban and Architectural Contributions to the City. Mesto a Dejiny. Vol. 7, 2018, 2, pp. 55-74. Ekonomia. (n.d.) Hapet tregu i parë mobil në Prishtinë. Ekonomia. E shiquar më 03.11.2021. http://ekonomia-ks.com/sq/tregti/hapet-tregu-i-pare-mobil-ne-prishtine Stublla, Sh. (2018) Biografia e Prishtines (Aspektet Antropologjike). Shtëpia Botuese – Rozafa. Prishtinë, Kosovë. Prishtina Online (n.d.) – Qyteti. Komuna e Prishtinës. E shiquar më 03.11.2021. https://prishtinaonline.com/qyteti

27


ArchiTech Festival Edicioni 2

2021



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.