Hulumtimi "Rinia në karantinë" - YARL

Page 1

OJQ - YOUTH ARE THE REAL LEADERS

HULUMTIM SOCIAL “RINIA NË KARANTINË” QERSHOR 2020 - PRISHTINË


BOTUES

YOUTH ARE THE REAL LEADERS

AUTORË

KOSOVARE SADIKU GENTA JAHIU

DONATORË

KOMUNA E PRISHTINËS

BASHKËPUNËTORË

KUVENDI RINOR I PRISHTINËS

DIZAJNI DHE FAQOSJA SHTYPSHKRONJA BLENDI

Përmbajtja e raportit hulumtues “Rinia në karantinë” është përgjegjësi e “Youth are the real leaders” dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit. E drejta e autorit © 2020: Youth are the real leaders Të gjitha të drejtat e rezervuara bazuar në Ligjin NR.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Përveç citimit të fragmenteve të shkurtëra, pjesët e këtij raporti hulumtues nuk mund të riprodhohen apo transmetohen në çfaërdo forme apo përmes çfaërdo mjeti elektornik, mekanik, fotokopjohen dhe inçizohen pa lejen paraprake të “Youth are the real leaders”. RINIA NË KARANTINË - YARL

2


PËRMBAJTJA

04 MIRËNJOHJE

06 GJETJET KYÇE

09 METODOLOGJIA DHE QËLLIMI I HULUMTIMIT

13 REZULTATET

05 PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

07 HYRJE

11 PËRSHKRIMI I TË DHËNAVE DEMOGRAFIKE

21 PËRFUNDIMI DHE DISKUTIMI

23

24

REKOMANDIMET

LITERATURA

RINIA NË KARANTINË - YARL

3


MIRËNJOHJE

Youth are the real leaders (YARL) falenderon Komunën e Prishtinës për përkrahjen financiare të botimit të raportit hulumtues “Rinia në karantinë”. Njëherit falenderojmë të gjithë akterët e përfshirë në hulumtim. Për punën e mirë dhe profesionale YARL falenderon ekipin hulumtues, duke filluar nga hulumtuesja kryesore, Kosovare Sadiku dhe bashkëautores së raportit, Genta Jahiu. Njëkohësisht bashkëpunëtorët tonë të këtij hulumtimi Kuvendi Rinor i Prishtinës me të gjithë anëtarët e saj të cilët ndihmuan në baza vullnetare në këtë hulumtim.

RINIA NË KARANTINË - YARL

4


PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

Pandemia e virusit Covid-19 ka sjellë ndryshime në dinamikën jetësore tek të rinjtë në Kosovë. Ky raport hulumtues “Rinia në karantinë” shpalosë rezultatet e nxjerra nga të dhënat dhe hulumtimi i kryer me metoda sasiore dhe cilësore prej mostrës e cila ka qenë e përbërë nga 255 të rinjë të moshës 1830 vjeçar, të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës. Karantina ishte një ndër masat parandaluese të përhapjes së COVID-19, e cila ka ndikuar ndjeshëm në dinamikën jetësore, mirëqenien psiko-fizike dhe emocianle tek të rinjtë. Përmes të dhënave të mbledhura është kuptuar se cilat ishin aktivitetet më të shpeshta me të cilat janë angazhuar në kohën e karantinës, aspketet që kanë ndikuar pozitivisht dhe negativisht tek të rinjtë në kohën e izolimit, dilemat krysore që kanë pasur, ndikimi i izolimit në ndërveprimet sociale pas kthimit në normalitet, ndikimi i teknologjisë (aspketi pozitiv dhe negativ) me fokus në formatin e mësimit online gjatë periudhës me Covid-19, si dhe mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrur nga e tërë kjo situatë dhe ditët e izolimit. Të gjeturat theksojnë nevojën e mbështetjes së të rinjëve në aspekte të ndryshme pas ndryshimeve të përjetuara në kohën e izolimit, pasi që ajo periudhë mund të ketë efekt më afatgjatë. U diskutuan rezultatet e hulumtimit, aspekte kontekstuale dhe janë përfshirë rekomandimet përaktëse.

RINIA NË KARANTINË - YARL

5


GJETJET KYCE

Aktivitetet krysore që më së shumti janë bërë nga të rinjtë gjatë kohës së karantinës kanë qenë leximi i librave ose romaneve dhe libra të fushës së interesimit. Gjatë kohës së izolimit ata kanë pasur mungesë për rutinën e mëhershme e punës. Disa aspekte pozitve që kanë ndikuar pozitivisht tek të rinjtë në kohën e karantinës është qëndrimi më i afërt me familjarët dhe komunikim më i shpeshtë me ta, ndërsa prej gjërave që të rinjtë mendojnë se kanë ndikuar negativisht në kohën e izolimit në shtëpi tregohet ishte vazhdueshme e lajmeve me Covid-19 dhe rritja e reagimeve të papërshtatshme apo stresit psikologjik. Dilemat më të shpeshta ishin pyetjet e vazhdueshme për kohëzgjatjen e gjendjes së pazakontë dhe rikthimi në normalitetit. Karantinimi do të ndikojë në rezistencën e të rinjëve për të pasur kontakte fizike (prekje me dorë, përqafime) me shoqërinë, kolegët e punës apo fakultetit, do ta kenë më të vështirë të adaptohen që të dalin lirshëm në ambiente të mbushura me njerëz, si dhe do të nevojitet kohë që t’i kthehen rutinave të mëhershme dhe takimeve të shpeshta me njerëz gjatë ditës. Sa i përket vlerësimit të tyre në aspektin e përdorimit të teknologjisë për zhvillimin e mësimit në formën online dhe realizimit të detyrimeve apo nevojave tjera, përqindja më e lartë e respodentëve tregohet se përdorimi i teknologjisë ka efektet pozitive në zhvillim të orëve mësimore dhe kryjnë obligimet mësimore. Ndërsa, në faktin se si ka ndikuar përdorimi përdorimi i teknologjisë në rolet dhe raportet ndërnjerëzore pas periudhës së COVID-19, raportohet ata nuk mendojnë se ka ndonjë ndryshim të theksuar sa i përket aspektit të ndikimit të teknologjisë. Mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrë pas kalimit të ditëve të karantinës janë më së shumti mbi reflektim mbi rëndësinë e kujdesit më të shtuar personal, kujdesit higjenik, që parandalon mundësinë e infektimit me virus dhe respektimi nga ana e të gjithë qytetarëve i rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse është detyrim për të mirën e shëndetit publik.

RINIA NË KARANTINË - YARL

6


HYRJE

Rrethanat e fundit që u krijuan me pandeminë COVID-19 në një masë të konsiderueshme kanë ndryshuar rutinën e jetës së njerëzve dhe mënyrën e funkionimit të përditshëm të shoqërisë në përgjithësi. Studimet tregojnë se mënyra e ballafaqimit me situatat stresuese ka ndikim në mirëqenien psikologjike, fizike dhe sociale. Përhapja e COVID-19 gjithashtu ka shkaktuar frikë, ankth dhe shqetësime të tjera tek njerëzit në vende të ndryshme të botës (NCIRD, 2020). Kalimi i ditëve në shtëpi me burime dhe kontakte sociale të kufizuara mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe mirëqenien e të rinjëve. Masat parandaluese të shpallura nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së virusit COVID-19, të datës 11 mars 2020, kanë prekur të gjitha grupet e popullatës së përgjithshme në vend, në disa aspekte të ndryshme pasi u bë karantinimi i njerëzve. Karantina paraqet ndarjen ose kufizimin e lëvizjes së njerëzve që janë të ekspozuar ndaj ndonjë sëmundjeje ngjitëse ose pandemie që të ulet mundësia e infektimit të të tjerëve (NCSL, 2014). Nga të gjeturat e studimeve në periudhën e virusit COVID-19, evidentohet se kjo fazë ka sjellur disa ndryshime në dinamikën jetësore të popullatës, gjë që ka prodhuar efekte të ndryshme psikologjike (Ëang, 2020). Kur analizojmë aspektet e ndryshme që janë ndikuar nga periudha e izolimit, është e nevojshme të përfshihet ndikimi i teknologjisë dhe internetit nga ana e të rinjëve që janë në ndjekje të mësimit dhe studimeve. Përfshirja e teknologjisë në procesin mësimor, në procesin e punës ka ndikuar në mënyrën e realizimit të tyre, që ka përparësitë dhe të mangësitë e veta. Përkundër faktit se zhvendosja e mësimit në formatin online është bërë tani pjesë e shumë sistemeve arsimore në botë, niveli dhe mënyra e përdorimit të teknologjisë me synim arritjen e cilësisë së mësimit në distancë konsiderohet se mund të jetë e ndryshueshme dhe varet nga disa faktorë të ndërlidhur me palët e ndryshme të përfshira në realizimin e këtij formati të mësimit dhe integrimin e teknologjisë në sistemet arsimore para periudhës së ndërmarrjes së masave për mbylljet e shkollave si rezultat i pandemisë COVID-19.

RINIA NË KARANTINË - YARL

7


Përveç tjerash, faktor tjetër kontribues në realizimin me sukses të mësimit në distancë ose online në Kosovë është numri relativisht i lartë i të rinjëve në Kosovë që janë përdorues të teknologjisë. Sipas të gjeturave nga studimet paraprake të realizuara në vitet e fundit, rreth 76.6% e qytetarëve në Kosovë janë përdorues të internetit, sidoqoftë përdorimi i internetit është raportuar të bëhet më së shumti për qëllime argëtimi (rrjete sociale). Për më shumë, numri i përdoruesve të internetit në numër më të madh është raportuar të jenë nga zonat rurale, familjet me të ardhura më të ulëta qytetarë me shkollim të mesëm. Ndërsa sa i përket grupmoshave, nivelet më të larta të përdorimit kanë raportuar të rinjtë e moshës 10-19 dhe 20-29 vjeç, ndërsa më pak ato të grupmoshave mbi 30 vjeç (STIKK, 2013). Interneti ju mundëson të rinjëve të komunikojnë me të afërmit dhe shoqërinë rrjedhimisht kjo zvogëlon ndjenjat e izolimit, stresit dhe panikut (Manuell & Cukor, 2011). Në këtë hulumtim është analizuar ndikimi i karantinës në mirëqenien e përgjitshme psikologjike, fizike dhe emocionale tek të rinjtë. Përmes të dhënave të mbledhura është tentuar të kuptohet se cilat janë aktivitetet më të shpeshta me të cilat janë angazhuar në kohën e karantinës, aspketet që kanë ndikuar pozitivisht dhe negativisht tek të rinjtë në kohën e izolimit, dilemat krysore që kanë pasur, ndikimi i izolimit në ndërveprimet sociale pas kthimit në normalitet, ndikimi i teknologjisë (aspketi pozitiv/negativ) me fokus në formatin e mësimit online gjatë periudhës me Covid-19, si dhe mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrur nga e tërë kjo situatë dhe ditët e izolimit.

RINIA NË KARANTINË - YARL

8


METODOLOGJIA

Mostra Në hulumtim pjesëmarrës ishin 255 respondentë, prej moshës 18 deri në 30 vjeç, prej tyre 79.2% femra dhe 20.8% meshkuj. (Shih grafikonin tek përshkrimi i karakterstikave demografike të pjesëmarrësve)

Qasja dhe dizajni i hulumtimit Për këtë studim është përdorur dizajni hulumtues kuantitativ. Në kuadër të qëllimit të studimit është synuar të eksplorohen perspektivat e të rinjëve pjesëmarrës, në raport me temën e trajtuar. Dizajni i hulumtimit në nivelin e paraqitjes së të dhënave është deskriptiv pasi që i përshkruan variablat e ndryshme të pjesëmarrësve duke filluar nga ato demografike, pastaj statistikat e dalura në secilën fushë që është analizuar nga përgjigjet e pjesëmarrësve në hulumtim.

Qëllimi i studimit dhe fushat e eksploruara Qëllimi i këtij studimi është që të përshkruajë, eksplorojë dhe kuptojë gjendjen e të rinjëve gjatë kohës së karantinës apo qëndrimit në shtëpi si masë parandaluese e përhapjes së virusit Covid-19 në vendin tonë. Hulumtimi analizon aspektet kryesore që ndikojnë në mirëqenien e tyre fizike, psikologjike dhe emocionale si në aspekt pozitiv ashtu edhe negativ në këtë periudhë të izolimit, të dihen se cilat janë aktivitetet që bëjnë më së shpeshti këto kohë dhe si mendojnë se do të ndikojë kjo gjendje pasi që të përfundojë., prindërve dhe mësimdhënësve të ndërlidhura me rrethanat e shkaktuara për shkak të izolimit social dhe perspektivën e mësimdhënësve dhe të prindërve për mësimin në distancë ose online.

RINIA NË KARANTINË - YARL

9


Në përputhje me qëllimin e studimit, përmes pyetesorit, nga pjesëmarrësit janë eksploruar fushat në vazhdim: 1. Aktivitetet më të shpeshta me të cilat janë angazhuar në këtë kohë të izolimit; 2. Gjërat që u mungojnë më së shumti të rinjëve gjatë kësaj kohës së izolimit; 3. Aspketet që kanë ndikuar pozitivisht dhe negativisht tek të rinjtë në kohën e izolimit; 4. Dilemat krysore në kohën e karantinës; 5. Ndikimi i izolimit në ndërveprimet sociale pas kthimit në normalitet; 6. Ndikimi i teknologjisë (aspketi pozitiv/benefitet, aspekti negativ/mangësitë) gjatë periudhës me Covid-19; si dhe 7. Mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrur nga e tërë kjo situatë dhe ditët e izolimit.

Procedura dhe ҫështjet etike Sa i përket procedurës së mbledhjes së të dhënave, ato janë mbledhur përmes pyetësorit relevant që është hartuar për të matur efeket e karantinës tek të rinjtë, i cili u shpërnda në formën elektronike(online) tek grupi i targetuar me metodën rastësore. Përgjatë tërë procesit janë respektuar parimet etike në raport me pjesëmarrësit që janë përfshirë në hulumtim. Atyre iu është qartësuar se pjesëmarrja e tyre është vullnetare dhe të dhënat që mblidhen janë anonime. Pjesmarrësve u është bërë e qartë që të dhënat mbesin konfidenciale duke u përdorur vetëm për qëllime të studimit si dhe për raportin përmbledhës që mund të shërbejë për qytetarët, insitucionet përkatëse, profesionistët e shëndetit mendor nëse e shohin të arsyeshme për të ditur të gjeturat e studimit në lidhje me rininë gjatë periudhës me Covid-19, me qëndrimin në izolim/karantinë.

RINIA NË KARANTINË - YARL

10


PËRSHKRIMI I TË DHËNAVE DEMOGRAFIKE

Më poshtë janë të përshkruara rezultatet e gjeturave kryesore nga hulumtimi, ku fillimisht prezentohen disa statistika deskriptive për variablat demografike (moshën, gjininë, vendbanimi). Nga 255 respodentë gjithësej të këtij hulumtimi, 61.5% ishin të moshës nga 18 deri 23 vjeqare kurse 27.8% ishin të moshës 24 deri 26 vjeqare dhe 11% ishin të moshës 27 deri 30 vjeqare (Grafikoni 1).

RESPODENTET SIPAS MOSHES

11%

27.80% 61.50%

18-23 vjeqare

24-26 vjeqare

27-3- vjeqare

GRAFIKONI 1

RINIA NË KARANTINË - YARL

11


Nga 255 respodentë gjithësej të këtij hulumtimi, 79.2% ishin të gjinisë femrore dhe 20.8% ishin të gjinisë mashkullore (Grafikoni 2).

RESPONDETET SIPAS GJINISE

20.80%

79.20%

Femer

Mashkull

GRAFIKONI 2

Shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve Pjesëmarrësit në këtë studim ishin me vendbanim në qytetet e katër rajoneve të Kosovës.

RINIA NË KARANTINË - YARL

12


REZULTATET

Aktivitetet krysore me të cilat po e kalojnë më së shumti kohën të rinjtë Aktivitetet me të cilat më së shumti e kanë shpenzuar kohën gjatë izolimit në shtëpi, janë leximi i librave ose romaneve/ libra të fushës së interesimit (34.4 %), duke u pasuar me shikimin e filmave apo dokumentarëve (17.7%), përcjellje të vazhdueshme e më të shtuar e mediave dhe mjeteve informuese (TV, telefon, radio) për aktualitetet me luftën ndaj Covid-19, dhe tjera zhvillime në vend (12.6%), dëgjim i muzikës, ushtrime fizike në kushte shtëpiake dhe aplikim teknikave tjera relaksuese për zhvendosje të vëmendjes ndaj virusit (11%), pastrim të shtëpisë në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdes më i shtuar i higjenës personale si , shkak i një frikës nga infektimi me Covid-19 (8.7%), (Grafikoni 3).

AKTIVITET KRYESORE GJATE KARANTINES

Lexim të librave (romane, libra të fushës së studimit dhe të interesimit personal, materiale informuese etj.)

Shikim të filmave apo dokumentarëve

15% 35%

Pastrim të shtëpisë në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdes më i shtuar i higjenës personale si shkak i një frikës nga infektimi me Koronavirus

11% Përcjellje e vazhdueshme dhe më e shtuar e mediave dhe mjeteve informuese (TV, telefon, radio) për aktualitetet me luftën ndaj Covid-19, dhe tjera zhvillime në vend

12% 9%

18%

Dëgjim i muzikës, ushtrime fizike në kushte shtëpiake dhe aplikim teknikave tjera relaksuese për zhvendosje të vëmendjes ndaj virusit

Të tjera

GRAFIKONI 3 RINIA NË KARANTINË - YARL

13


Gjërat që u mungojnë më së shumti të rinjëve gjatë kohës së izolimit Gjatë kohës së izolimit, gjërat që më së shumti u mungojnë të rinjëve janë: Rutina e mëhershme e punës, apo angazhimit aktiv në fakultet (41.7%); Lëvizja e lirshme në qytet për punë personale të natyrave të ndryshme (25.8%), daljet me shoqëri (kafe, parqe, kinema apo ambiente qe i keni frekuentuar bashkë (16.7%); takimi me të dashurin/en (12.7%), (Grafikoni 4).

Gjërat që u mungojnë më së shumti të rinjëve gjatë kohës së izolimit Rutina e mëhershme e punës, apo angazhimit aktiv në fakultet, 41.7

45 40 35 30 25 20

15

Lëvizja e lirshme në qytet për punë Daljet me shoqëri personale të natyrave (kafe, parqe, kinema të ndryshme, 25.8 apo ambiente qe i keni frekuentuar bashkë), Takimi me të 16.7 dashurin/en sikur e keni bërë më herët në ditët e zakonshme, 12.7

10 5

Tjeter, 3.1

0

GRAFIKONI 4

RINIA NË KARANTINË - YARL

14


Aspketet që kanë ndikuar pozitivisht dhe negativisht tek të rinjtë në kohën e izolimit

Sa i përket gjërave që kanë ndikuar pozitivisht tek të rinjtë gjatë kohës së izolimit në shtëpi, rezulton se qëndrimi më i afërt me familjarët dhe komunikim më i shpeshtë me ta (46.7%); mundësia e bërjes së aktiviteteve të dobishme që skanë pasur kohë/rast t’i realizojnë më herët (21.6%); mundësi reflektimi i brendshëm dhe kohë e leximeve apo shtim të informacione të dobishme (9.8%); kohë e lirë dhe mundësi zbulimi i talenteve dëshirave të pazbuluara tjera (6.7%). Prej gjërave që mendojnë se kanë ndikuar negativisht në kohën e izolimit në shtëpi tregohet që përqindja më e lartë është tek: Përcjellja e vazhdueshme e lajmeve/aktualiteteve, ideja e mosdaljes nga shtëpia përveҫ rasteve urgjente ndikon direkt në reagime të shpejta dhe të pa menduara mire (35%), për tu pasuar nga mos realizimi i rutinave të mëhershme dhe frika nga virusi afekton negativisht shëndetin e tyre mental (26.8%); fakti që duhet që duhet qëndruar izoluar në shtëpi shkakton pasiguri apo frikë në raste të caktuara edhe panikë në përballje me situatën (16.9%). (Grafikoni 5). Aspketet që kanë ndikuar negativisht 5%

Fakti që duhet qëndruar të izoluar në shtëpi shkakton tek ju pasiguri apo frikë në raste të caktuara edhe panikë në përballje me tërë këtë situate

4%

Izolimi në shtëpi shkakton mosmarrëveshje më të shpeshta me disa nga familjarët që ndikon dirket në disponim dhe gjendje psiko-emocionale

17%

10%

29%

Përcjellja e vazhdueshme e lajmeve/aktualiteteve, ideja e mosdaljes nga shtëpia përveҫ rasteve urgjente ndikon direkt në shëndetin mendor, frustrim apo reagime të shpejta dhe të pa menduara mirë Mos realizimi i rutinave të mëhershme dhe frika nga virusi afekton negativisht shëndetin mental

35%

Përcjellja e vazhdueshme e lajmeve/aktualiteteve, ideja e mosdaljes nga shtëpia përveҫ rasteve urgjente ndikon direkt në shëndetin mental, frustrim apo reagime të shpejta dhe të pa menduara mire Tjera

GRAFIKONI 5

RINIA NË KARANTINË - YARL

15


Dilemat kryesore në kohën e karantinës

Sa i përket dilemave kryesore që parashtrohen tek të rinjtë në kohën e karantinës, raportohet se një ndër dilemat më të shpeshta janë: pyetjet e vazhdueshme për kohën do të zgjasë kjo gjendje jo e zakontë dhe rikthimi në normalitetit (67.5%); vështirësitë financiare që mund të pasojnë pas kalimit të kësaj gjendje (13.3%); brengosjet/preukupimet për mirëqenien fizike, stabiliteti emocional dhe psikologjik pas daljes nga karantina (9%); dilema se a do të jetë e vështirë për t’i rikthehen aktiviteteve të mëhershme (8.2%). (Grafikoni 6). Dilemat krysore në kohën e karantinës

Pyetjet e vazhdueshme të mija edhe sa kohë do të zgjasë kjo gjendje jo e zakontë në mënyrë që t’i rikthehemi normalitetit

2%

13% Dilema se a do të jetë e vështirë për mua t’i rikthehem aktiviteteve të mëhershme

9% Brengosjet/preukupimet e mia për mirëqenien fizike, stabiliteti emocional dhe psikologjik pas daljes nga karantina

8% 68%

Vështirësitë financiare që mund të pasojnë pas kalimit të kësaj gjendje

Tjera

GRAFIKONI 6

RINIA NË KARANTINË - YARL

16


Ndikimi i izolimit në ndërveprimet sociale pas kthimit në normalitet

Në pyetjen se a mendojnë të rinjtë që izolimi do të ndikojë në ndëveprimet sociale pas daljes nga karantimi/izolimi, rezulton se ata besojnë se do të rezistojnë për disa ditë të kenë kontakte fizike (prekje me dorë, përqafime) me shoqërinë e afërt, kolegët e punës apo fakultetit (37.5%); do ta kenë më të vështirë të adaptohen që të dalin lirshëm në ambiente të mbushura me njerëz (tubime, teatër, biblotekë, etj) (28.9%); do të nevojitet kohë që t’i kthehen rutinave të mëhershme dhe takimeve të shpeshta me njerëz gjatë ditës (19%); si dhe nuk do të ketë efekte të theksuara në aspektin e ndërveprimit social (9.5%), (Grafikoni 7).

Do të rezistoj për disa ditë të kem kontakte fizike (prekje me dorë, përqafime) me shoqërinë e afërt, kolegët e punës apo fakultetit, 37.5

Do ta kem më të vështirë të adaptohem që të dal lirshëm në ambiente të mbushura me njerëz (tubime, teatër, biblotekë, apo ambiente tjera ku ka një numër më të madh të njerëzve), 28.9

Do më nevojitet kohë që t’i kthehem rutinave të mëhershme dhe takimeve të shpeshta me njerëz gjatë ditës, 19

Nuk do të ketë efekte të theksuara në aspektin e ndëveprimit social pas kalimit të gjendjes, 9.5

Tjera, 5.1

GRAFIKONI 7

RINIA NË KARANTINË - YARL

17


Ndikimi i teknologjisë gjatë periudhës me Covid-19 Sa i përket vlerësimit të tyre në aspektin e përdorimit të teknologjisë për zhvillimin e mësimit në formën online dhe realizimit të detyrimeve apo nevojave tjera, përqindja më e lartë e respodentëve tregohet se poërdorimi i teknologjisë ka efektet pozitive në zhvillim të orëve mësimore dhe kryejnë obligimet ku është e vetmja formë në kushte të karantinës (62%); Mësimi online nuk lejon diskutim të gjerë të temave që zhvillohen (22%); Përdorimi i teknologjisë ka ndikim të dukshëm në raportet ndërpersonale dhe forma e tillë e komunikimit mund të ketë efekte në disa aspekte njerëzore (13.7%), (Grafikoni 8). NDIKIMI I TEKNOLOGJISË GJATË PERIUDHËS ME COVID-19 Përdorimi i teknologjisë ka efektet pozitive në zhvillim të orëve mësimore dhe kryjmë obligimet tona ku është e vetmja formë në kushte të karantinës, 62

Mësimi online nuk lejon diskutim të gjerë të temave që zhvillohen, 22

Përdorimi i teknologjisë ka ndikim të dukshëm në raportet ndërpersonale dhe forma e tillë e komunikimit mund të ketë efekte në disa aspekte njerëzore, 13.7 Tjeter, 2.3

GRAFIKONI 8

RINIA NË KARANTINË - YARL

18


Ndikimi i përdorimit të teknologjisë në rolet dhe raportet ndërnjerëzore pas periudhës së koronavirusit Ndërsa, në faktin se a do të ndikojë përdorimi përdorimi i teknologjisë në rolet dhe raportet ndërnjerëzore pas periudhës së Covid-19, raportohet ata nuk mendojnë se ka ndonjë ndryshim të theksuar sa i përket aspektit të ndikimit të teknologjisë (45.9%); pastaj se përdorimi i tepërt i teknologjisë sidomos i rrjeteve të ndryshme sociale do të ndikojë në zbehje të raporteve ndërnjerëzore kur t'i kthehemi normalitetit (20.4%); Shtimi i komunikimit virtual do të ketë pasoja në ulje të kontakteve fizike apo direkte me njerëzit (12.9%); Teknologjia do të ketë efekte në rolet sociale pas kthimit në rutinë (8.2%), (Grafikoni 9). Përdorimi i tepërt i teknologjisë sidomos i rrjeteve të ndryshme sociale do të ndikojë në zbehje të raporteve ndërnjerëzore kur t'i kthehemi normalitetit

Ndikimi i teknologjisë në raportet ndërnjerëzore

Shtimi i komunikimit virtual do të ketë pasoja në ulje të kontakteve fizike apo direkte me njerëzit

1% 3% 3% 6%

20%

Teknologjia do të ketë efekte në rolet tona sociale pas kthimit në rutinë

Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim të theksuar sa i përket aspektit të ndikimit të teknologjisë

13%

46%

8%

Reflektim mbi rëndësinë e kujdesit më të shtuar personal, kujdesit higjenik, që kontribojnë në parandalim të shumë sëmundjeve dhe infektimeve

Komunikimi virtual është i rëndësishëm dhe i mundshëm falë zhvillimit të teknologjisë, por nuk e zëvendëson mirë komunikimin direkt (me kontakt të drejtpëdrejtë e fizik) dhe pa ndalesa të caktuara Respektimi nga ana e të gjithë qytetarëve i rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse është detyrim i jonë për të mirën e shëndetit publik Tjeter

GRAFIKONI 9

RINIA NË KARANTINË - YARL

19


Mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrur nga e tërë kjo situatë dhe ditët e izolimit Përveҫ tjerash, është tentuar të kuptohet se cilat janë mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrë pas kalimit të ditëve të karantinës, dhe rezulton se ata kanë pasur mundësi për reflektim mbi rëndësinë e kujdesit më të shtuar personal, kujdesit higjenik, që kontribojnë në parandalim të shumë sëmundjeve dhe infektimeve (44.2%); Komunikimi virtual është i rëndësishëm dhe i mundshëm falë zhvillimit të teknologjisë, por nuk e zëvendëson mirë komunikimin direkt (me kontakt të drejtpëdrejtë e fizik) dhe pa ndalesa të caktuara (27.3%); respektimi nga ana e të gjithë qytetarëve i rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse është detyrim për të mirën e shëndetit publik (26%), (Grafikoni 10). Mësimet kryesore gjatë karantinës

45 40 35 30 25 20 15

10

Reflektim mbi rëndësinë e kujdesit më të shtuar personal, kujdesit higjenik, që kontribojnë në parandalim të shumë sëmundjeve dhe infektimeve, 44.2

Respektimi nga ana e të gjithë qytetarëve i rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse është detyrim i jonë për të mirën e shëndetit publik, 26 Komunikimi virtual është i rëndësishëm dhe i mundshëm falë zhvillimit të teknologjisë, por nuk e zëvendëson mirë komunikimin direkt (me kontakt të drejtpëdrejtë e fizik) dhe pa ndalesa të caktuara, 27.3

Tjeter, 2.5 5 0

GRAFIKONI 10

RINIA NË KARANTINË - YARL

20


PËRFUNDIMI DHE DISKUTIMI

Pandemia e virusit Covid-19 ka sjellë ndryshime në dinamikën jetësore tek të rinjtë në Kosovë. Karantina ishte një ndër masat parandaluese të përhapjes së COVID-19, e cila ka ndikuar ndjeshëm në dinamikën jetësore, mirëqenien psiko-fizike dhe emocianle tek të rinjtë. Të gjeturat e hulumtimit pasqyrojnë të dhënat mbi efektet e karantinës tek të rinjtë e moshës nga 18 deri 30 vjeҫ. Sipas fushave të eksploruara në vijim përmblidhen të gjeturat e hulumtimit. Aktivitetet krysore që më së shumti janë bërë nga të rinjtë gjatë kohës së karantinës kanë qenë leximi i librave ose romaneve dhe libra të fushës së interesimit, pastaj duke u pasuar me shikimin e filmave apo dokumentarëve, përcjellje të vazhdueshme e më të shtuar e mediave dhe mjeteve informuese për aktualitetet me luftën ndaj Covid-19, dhe tjera zhvillime në vend etj. Gjatë kohës së izolimit ata kanë pasur mungesë për rutinën e mëhershme e punës, apo angazhimit aktiv në fakultet, lëvizja e lirshme në qytet për punë personale të natyrave të ndryshme etj. Ndër tjerash është kuptuar se janë disa aspekte pozitve që kanë ndikuar pozitivisht tek të rinjtë në kohën e karantinës, siҫ është në përqindje më të lartë qëndrimi më i afërt me familjarët dhe komunikim më i shpeshtë me ta, ndërsa prej gjërave që mendojnë se kanë ndikuar negativisht në kohën e izolimit në shtëpi tregohet që përqindja më e lartë është tek përcjellja e vazhdueshme e lajmeve me Covid-19, ku ideja e mosdaljes nga shtëpia përveҫ rasteve urgjente ka ndikuar në shtimin e reagimeve të shpejta dhe të pa menduara mirë, për t’u pasuar nga mos realizimi i rutinave të mëhershme dhe frika nga virusi afekton negativisht shëndetin e tyre mental; si dhe fakti që duhet që duhet qëndruar izoluar në shtëpi ju shkakton pasiguri apo frikë në raste të caktuara edhe panikë në përballje me situatën. Sa i përket dilemave kryesore që parashtrohen tek të rinjtë në kohën e karantinës, sipas rezultateve një ndër dilemat më të shpeshta ishin pyetjet e vazhdueshme për kohëzgjatjen e gjendjes së pazakontë dhe rikthimi në normalitetit, pastaj vështirësitë financiare që mund të pasojnë pas kalimit të kësaj gjendje, brengosjet për mirëqenien fizike, stabilitetin emocional dhe psikologjik pas daljes nga karantina dhe dilema nëse do të jetë e vështirë t’i rikthehen aktiviteteve të mëhershme. Sipas përgjigjeve, rezulton se karantinimi do të ndikojë në rezistencën e të rinjëve për të pasur kontakte fizike (prekje me dorë, përqafime) me RINIA NË KARANTINË - YARL

21


shoqërinë, kolegët e punës apo fakultetit, do ta kenë më të vështirë të adaptohen që të dalin lirshëm në ambiente të mbushura me njerëz si dhe do të nevojitet kohë që t’i kthehen rutinave të mëhershme dhe takimeve të shpeshta me njerëz gjatë ditës. Sa i përket vlerësimit të tyre në aspektin e përdorimit të teknologjisë për zhvillimin e mësimit në formën online dhe realizimit të detyrimeve apo nevojave tjera, përqindja më e lartë e respodentëve tregohet se përdorimi i teknologjisë ka efektet pozitive në zhvillim të orëve mësimore dhe kryjnë obligimet mësimore. Ndërsa, në faktin se si ka ndikuar përdorimi përdorimi i teknologjisë në rolet dhe raportet ndërnjerëzore pas periudhës së COVID-19, raportohet ata nuk mendojnë se ka ndonjë ndryshim të theksuar sa i përket aspektit të ndikimit të teknologjisë. Mësimet kryesore që të rinjtë kanë nxjerrë pas kalimit të ditëve të karantinës janë më së shumti mbi reflektim mbi rëndësinë e kujdesit më të shtuar personal, kujdesit higjenik, që parandalon mundësinë e infektimit me virus; duke u pasuar me atë se komunikimi virtual është i rëndësishëm dhe i mundshëm falë zhvillimit të teknologjisë, por nuk e zëvendëson mirë komunikimin direkt (me kontakt të drejtpëdrejtë e fizik) dhe pa ndalesa të caktuara; si dhe e fundit respektimi nga ana e të gjithë qytetarëve i rregullave të vendosura nga autoritetet përkatëse është detyrim për të mirën e shëndetit publik.

RINIA NË KARANTINË - YARL

22


REKOMANDIMET

Përveç intervenimeve apo masave të shëndetit publik që fokusohen në parandalimin e e përhapjes së pandemisë COVID-19, janë të rëndësishme të merren në konsideratë disa rekomadime. Rezultatet e këtij hulumtimi duhet të merren me rezerva, pasi që të dhënat janë mbledhur në javën e dytë të pandemisë, dhe konsiderohet se në fillim të procesit të pandemisë njerëzit mund të kenë më shumë burime psikologjike, të cilat potencialisht mund të ndryshojnë në javët në vijim. Ndryshimet mund të vijnë, pasi që është e evidentuar se stresi rritet me zgjatjen e izolimit apo të karantinës (Brooks et al, 2020). Është e nevojshme, që hulumtime të tilla të përsëriten dhe trajtohen në vazhdim, duke parë edhe zhvillimet lidhur me pandeminë COVID-19, sidomos në efektet që shkakton izolimi tek të rinjtë.

Për më tepër, përveç

masave të shëndetit publik për parandalim të infektimit si një ndër masat kryesore që është ndërrmarë në fillim të pandemisë COVID-19, Kosova ka nevojë për adresim edhe të çështjeve potenciale të shëndetit mendor të ndërlidhura me këtë pandemi dhe pasojat e karantinës tek grupe të caktuara të popullatës. Ky adresim mund të bëhet përmes informimit të rregullt të qytetarëve, ku mënyrat informimit më efikase mund të jenë përdorimi i mediave elektronike, krijimi i mundësive për këshillim përmes telefonit apo në formën online, qasja në faqet online që ofrojnë materiale psikoedukative, si dhe këshilla të tjera përkatëse që mund të jenë në dobi të të rinjëve, duke iu kushtuar vëmendje e veçantë shëndetit dhe mirëqenies psikologjike e fizike. Po ashtu është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme të realizohen intervenimet në mbrojtjen e shëndetit mendor publik në Kosovë, veҫanërisht në këto periudha sfiduese për të rinjtë dhe gjithë shoqërinë në përgjithësi.

RINIA NË KARANTINË - YARL

23


LITERATURA

 Brooks, S. K., Ëebster, R. K., Smith, L. E., Ëoodland, L., Ëessely, S., Greenberg, N., & Rubin, G. J. (2020). The psychological impact of quarantine and hoë to reduce it: rapid revieë of the evidence. The Lancet.  Manuell, M. E., & Cukor, J. (2011). Mother Nature versus human nature: public compliance ëith evacuation and quarantine. Disasters, 35(2), 417-442.  NCIRD, (2020). Coronavirus Disease 2019. National Center for Immunization and Respiratory Diseases ( NCIRD). Division of Virtul Diseases. Marre nga: https://ëëë.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/daily-life-coping/managing-stress-anxiety.html  NCSL-National Conference of State Legislatures. (2014). State quarantine and isolation statutes.  STIKK (2013). Internet penetration and use in Kosovo. Association for Information and Communication Technology of Kosovo, STIKK. Kosovë. Marrë nga: https://stikk.org/ëpcontent/uploads/2018/11/Publications_2013_-_Internet_Penetration_SQ.pdf  Ëang, C., Pan, R., Ëan, X., Tan, Y., Xu, L., Ho, C. S., & Ho, R. C. (2020). Immediate psychological responses and associated factors during the initial stage of the 2019 coronavirus disease (COVID-19) epidemic among the general population in China. International journal of environmental research and public health, 17(5), 1729.

RINIA NË KARANTINË - YARL

24


YARL – YOUTH ARE THE REAL LEADERS

YARLKOSOVO RINIA NË KARANTINË - YARL

25


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.