Handbook for GIS AL

Page 8

DORACAK PËR THEMELIMIN E GIS-it NË KOMUNA

Nivelet e GIS-it Termini “GIS korporativ“, respektivisht GIS në nivel të organizatës, ka diapazon të gjërë të përdorimit, por zakonisht në mënyrë të gabuar, në kontlst të gabuar dhe aplikim të gabuar. Përdoret edhe për licencë globale për softver me mundësi kartografike, edhe për bayë qendrore të dhënash, edhe për Web faqe të përbashkët me mundësi për krijimin e hartave dhe aplikacione të ngjashme me elemente të thjeshta apo komplekse kartografike. Edhe pse secili nga këta shembuj është komponentë e GIS-it korporativ, ata vet për vete nuk paraqesin qasje gjithpërfshirëse në GIS, që është në vijë me prioritetet dhe funksionet e organizatëes, cilës i shërben. GIS-i korporativ, respektivisht, GIS-i në nivel të organizatës, siguron paltë gjithpërfshirëse të mjeteve dhe funksioneve, të integruara në proceset e punës së organizatës. Këto mjete mbështesin dhe ndihmojnë proceset e punës që të arrihen qëllimet e organizatës. Çdo komunë duhet të synojë kah aritja e këtij niveli të integrimit të të dhënave dhe aplikacioneve. Ky spjegim nuk vlen vetëm për vendosjen e platformave apo teknologjive të reja, por edhe për aplikimin e tyre në proceset e punës. Gis korporativ nuk don të thotë edhe GIS i shtrenjtë. Përderisa organizatave të mëdhaja me sisteme dhe baya të dhënash të mëdhaja ju duhet investim i madh në GIS teknologjitë, organizatat me madhësi të komunave në Maqedoni mund të arrijnë nivel të mjaftueshëm të GIS-it duke drejtuar me kujdes resurset e veta kah prioritetet kyçe. Karakteristikat kryesore të GIS-it korporativ janë: Qasje deri te të gjithë nivelet e përdoruesve; Arkitekturë e të dhënave dhe udhëheqje kualitative; Integrim me sistemin e funksioneve dhe proceseve punuese; Investim i kthyer i dëshmuar; Qëndrueshmëri e sistemit. Ndryshimet që pasojnë si në teknologjinë e përpunimit të të dhënave hapësinore, ashtu edhe në softverët për drejtimin me resurset në organizatat, janë ndryshime kryesore në botën dikur të izoluar të GIS-it. Edhe pse organizatat mund ta dallojnë vlerën strategjike të përdorimit të GIS-it, nuk do të nisen kah të dhënat e padisponueshme dhe obligimet e mëyitshme të punës. Entuziastët e veçantë tashmë paraqesin një masë kritike të njohësve të GIS – it, të cilët mund të formojnë grup punues ose seksion për GIS, si pikë nismëtare në rrugën drejt arritjes së nivelit të GIS-it korporativ.

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.