Issuu on Google+

DONI TË NDËRTONI, MERRNI INFORMATA NË KOMUNËN TUAJ! NË KATEGORINË E PARË janë të përfshira ndërtimet me rëndësi për Republikën, për të cilat leje ndërtimi lëshon Ministria për Transport dhe Lidhje

NË KATEGORINË E DYTË janë të përfshira ndërtimet me rëndësi lokale, për të cilat leje ndërtimi lëshon kryetari i komunës, respektivisht kryetarët e komunave në qytetin Shkup.

Ndërtime të kategorisë së parë :

Centrale nukleare, termocentrale dhe hidrocentrale me kapacitet prej dhe mbi 1MB; largperçues me tension prej dhe mbi 35 KB; objekte për prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet më të madh se 1MW; trafostacione me nivel prej dhe mbi 10 KB; perçues të naftës; përçues të produkteve; përçues magjistral të gazit; stacione matëse të përçuesve të gazit; kabllo optike për nevojat e organeve shtetërore; rugë shtetërore; objekte shërbyese përcjellëse të rrugëve shtetërore të parapara me ligj; hekurudha; stacione hekurudhore në hekurudha; aeroporte; deponi për mbeturina të parrezikshme dhe deponi për mbeturina të rrezikshme; diga me akumulim; objekte për industrinë kimike; objekte për metalurgjinë e zezë dhe të ngjyrosur; objekte për prodhimin e celulozes dhe letrës; objekte për përpunimin e lëkurës dhe leshit; objekte për përpunimin e kauçukut, barutit dhe municionit eksploziv; objekte për deponimin e materijalit eksploziv; deponi për derivatet e naftës, gazit natyror dhe TNT-së me kapacitet të deponimit deri dhe mbi 1.000 t; objekte për sanim të rrëshqitjeve të dheut; objekte të cilat mund të rrezikojnë ambientit jetësor; objekte për nevojat e organeve shtetërore dhe fondeve e agjencioneve të themeluara nga Republika e Maqedonisë; objekte për zyrat diplomatike e konzulare dhe organizatave ndërkombetare; zona për zhvillim teknologjik dhe industrial të formuara nga Republika e Maqedonisë me objekte përcjellëse në këto zona; objekte për arsim të lartë; observatoriume; institucione nacionale në lëminë e kulturës; objekte të cilat paraqesin trashëgimi kulturore dhe tërësi monumentale të shpallura me ligj apo me akt tjetër për mbrojtje si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë ose si trashëgimi e rëndësishme kulturore; monumente memoriale; objekte të destinuara për mbrojtjen shëndetësore terciale; qendra të telekomunikacionit për pranimin e sinjaleve satelitore; objekte për nevojat e kalimeve kufitare; sisteme regjionale të ujësjellësit dhe kanalizimit me sisteme për pastrim; deponi regjionale; teleferik; objekte të parashikuara në zonë të dy apo më tepër komunave; objekte në të cilat ekzistojnë instalime për prodhim të energjisë së ngrohte; të porteve në lumenj dhe liqene; stadiumeve dhe sallave të sportit me kapacitet mbi 10.000 spektatorë.

Objekte të kategorisë së dytë janë:

Objekte të destinuara për arsim fillor dhe të mesëm; objekte nga lëmia e kulturës; objekte të destinuara për mbrojtjen primare dhe sekundare; objekte për nevojat e komuniteteve religjioze; zona për zhvillim tekologjik industrial të themeluara nga persona juridik dhe objektet përcjellëse në këto zona; objekte industriale; objekte ekonomike; objekte afariste; objekte banimore; objekte të banimit individual; uikend shtëpiza; objekte të banimit kolektiv; objekte për nevojat e agroberzës; qendra tregtare; hotele; qendra rekreative; objekte për hulumtime shkencore; pazare; rrugë komunale; objekte shërbyese përcjellëse të rrugëve komunale të parapara me ligj; rrjetë dhe mjete të komunikacionit elektronik; termocentrale dhe hidrocentrale me kapacitet deri më 1MW, objekte për prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri më 1MW, largpërçues me nivel tensioni deri më 35КВ; trafostacioni me nivel tensioni deri më 10 КВ; depo për derivate të naftës; gaz natyror dhe TNT me kapacitet të deponimit deri më 1000t; rrjet sekundar të përçuesit të gasit; hekurudhë tramvai; objekte për mbrojtje kundërzjarrit; objekte për mbrojtje veterinare; çerdhe për fëmijë; objekte në suaza të parqeve nacionale; objekte për separim të materijaleve për prodhim të betonit; baza të betonit; baza të asfaltit; sisteme lokale të ujësjellësit dhe kanalizimit me sisteme për pastrim; objekte që janë në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë natyrore (qendra informative); deponi për mbeturina inerte; objekte për deponim, trajtim dhe/ ose përpunim të mbeturinave; stacione të autobusëve; kopshte zoologjike; stadiume dhe salla sportive me kapacitet deri më 10.000 spektatorë; fusha të hapura sporti; pishina ne nivel të terenit për përdorim publik; parqe publike; parkingje publike dhe ski-lifte.

Ndërtime për të cilat nuk nevojitet leje ndërtimi:

Stacione matëse për mbrojtje të mediumeve të ambientit jetësor; objekte të përkohshme për aktivitete hulumtuese (për periudhe prej 3 vitesh); objekte në funksion të mbrojtjes nga breshërat dhe objekte për sinjalizim në komunikacionin ajror; udhë të pakategorizuara që shërbejnë për menaxhim të pyjeve dhe shfrytëzim të resurseve tjera natyrore të miratuara me rregullore të veçantë; monumente; monumente dhe skulptura; varre dhe monumente në varre në suaza të varrezave të parapara me plan urbanistik; objekte me të cilat mundësohet dhe lehtësohet lëvizja e personave me aftësi të kufizuara deri te dhe në objekt; gjatë instalimit dhe zëvendësimit të pajisjes në objekt i cili është në shfrytëzim për shkak të zgjerimit të kapacitetit; gardhe; pajisje të komunikacionit elektronik për transmetim të imazhit dhe të të folurit dhe të dhënave të tjera, që vendoset në objekt; muret mbështetëse; objekte ndihmëse që janë në funksion të objektit për banim apo në ndonjë tjeter lloj objekti dhe ndërtohen në parcelë të njejtë urbanistike (garazhë, depo, gropë septike etj.)

NDËRTIMI NË MËNYRË TË PALIGJSHME ËSHTË VEPËR PENALE sipas ligjit penal. Kryetari i komunës lëshon këta lloje të lejeve të ndërtimit dhe vendimeve në kontekst të ndërtimit: • LEJE NDËRTIMI (për objekt të ri, shtesë anësore, mbindërtim) • LEJE NDËRTIMI PËR NJË APO MË SHUMË PJESË TË NDËRTIMIT (që së bashku paraqesin një tërësi funkcionale) • LEJE PËR PUNË PËRGADITORE • LEJE PËR ADAPTIM, RIDESTINIM DHE REKONSTRUIM • LEJE PËR VENDOSJE TË OBJEKTEVE TË PËRKOHSHME DHE PAJISJES URBANE • LEJE PËR LARGIM TË OBJEKTIT • VENDIM PËR NDRYSHIM GJATË NDËRTIMIT • VENDIM PËR NDRYSHIM TË INVESTITORIT • VENDIM PËR NDËRTIM PËR OBJEKTE PËR TË CILËT NUK NEVOJITET LEJE PËR NDËRTIM • LEJE NDËRTIMI PËR NDËRTIM TË OBJEKTEVE NË TOKË BUJQËSORE Leja e ndërtimit lëshohet në afat prej 5 ditësh nga dita e kompletimit të dokumentacionit dhe pagesës së kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore. Lejes së ndërtimit i mundësohet realizimi i të drejtës së ankesës deri te Ministri në Ministrinë për Transport dhe Lidhje. Leja e ndërtimit bëhet e plotfuqishme 15 ditë pas dorëzimit dhe vlen në afat prej 2 vitesh.

INFORMATA TË HOLLËSISHME PËR TË GJITHA PROCEDURAT E LARTPËRMENDURA MUND TË MERRNI NË KOMUNËN TUAJ


Постер за одобренија за градење (Albanian)